ENVER HOXHA


 FLET  ENVER  HOXHA  PËR  KOSOVËN  



 Biografia e ENVER HOXHËS  

DY HERË HERO I POPULLIT DHE HERO I PUNËS SOCIALISTE

Udhëheqës i madh e i lavdishëm i PPSH-së, PRS të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë ( më vonë Parti e Punës së Shqipërisë ). Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare e i revolucionit profesionist popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar.
Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.
Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908, në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirimin kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që quan në Shpalljen e Pavarësisë dhe më përpjekjet për sigurimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e shovinistëve fqinjë.
Pasi përfundoi shkollën qyetëse "Drita" (1917-1924) vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër (1924-1927) dhe më pas në Korçë (1927-1930). Në këtë periudhë, nxënës i zellshëm, i etur për dije e kulturë, ai u formua edhe si një i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Pas kthesës kundërrevolucionare dhe ardhjes në fuqi të A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do të rreshtohej me forcat kundërshtare të regjimit obskurantist e mesjetar që sundonte në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë, vitet e qëndrimit në Korçë (për të përfunduar Liceun) luajtën një rol të madh për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, përmes të cilëve ra në kontakt me literaturë dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste.
Pas përfundimit të Liceut me rezultate të larta, në tetor 1930 fiton të drejtën për të vazhduar studimet universitare, por në kundërshtim me dëshirat dhe pasionin e tij për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë në Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga mbretëria zogiste dhe shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935.
Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta dhe një kohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientët e punëtorëve parisienë, frekuenton klubet e edukimit marksist të Partisë Komuniste të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF-së "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, por pas disa muajshë (në fillim të verës 1936) pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.
Në korrik të viti 1936 kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve i përkushtohet luftës për çlirimin e popollit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.
Pasi mbetet muajë të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës, kurse në prill të vitit 1937 mundi të siguroj një vend si profesor në Liceun e Korçës, ku shumë shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës, dhe me horizontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste të Shqipërisë.
Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë ( prill 1936 ), së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, Enver Hoxha veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnëtarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjëra që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë.
Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra në sy të fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: "element kundër regjimit". Me kërkesën e tij dhe me vendim të qëndrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të v. 1940, Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit. Që në këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, vështirë dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist.
Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qëndër të rëndësishme të lëvizjës komuniste antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinë e tij me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit u hodh në ilegalitet.
Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai e kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe së bashku me ta luftoi për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t'i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror.
Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nëntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar I KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Dorës së tij, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takojnë dy dokumentet e para programore të PKSh, ku përcaktohen bazat politike e organizative të Partisë: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSh drejtuar popullit shqiptar". Më 23 nëntor Ai merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSh, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.
I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet: "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregëtar e intelektual, ai gjatë gjithë dimrit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer në maj 1943 vepron kryesishtë në zonën e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.
Të gjitha ngjarjet e shënuara e jetike të Partisë e të popullit gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë vulën e mendimit e të veprimit të shquar revolucionare të Enver Hoxhës. Me inisiativë e nën drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet mbledhje të rëndësishme si: Konsulta e Parë e Aktivit të PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSh ( qershor 1942 ) dhe Konferenca e Parë e Vendit e PKSh ( mars 1943 ), e cila për problemet e mëdha që analizoi zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithëshëm të PKSh.
Enver Hoxha, në krye të Partisë, zhvilloi një punë të pandërprerë për krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, për t'i bërë këto të ndërgjegjshme e për t'i bashkuar në një lëvizje të fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezës ( shtator 1942 ) e organizuar me iniciativën e PKSh e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlrimitar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSh.
Në krye të KQ të PKSh, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të Partisë për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e atdheut dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ ( korrik 1943 ) e më pas Komandant i Përgjithshëm i UNÇ ( maj 1944 ), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇ Shqiptare, si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike ë Luftës Anitfashiste Nacionalçlirimtare: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.
Më 28 Nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.
Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vllezërve shqiptarë të Kosovës me troje. Për këtë qëndrim parimor, të drejtë e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i repeketuar dhe i nderuar nga revolucionarët kosovarë konsiderohet udhëheqës shpirtëror për çlirim e ribashkim kombëtar.
Enver Hoxha vdiq me 11. 4. 1985. Kjo ishte një humbje e rëndë për Partinë e Punës së Shqipërisë, populli shqiptar, lëvizjen revolucionare të Kosovës dhe lëvizjen punëtore e komuniste ndërkombëtare.
Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha. Janë botuar 46 vëllime. Krahas tyre janë botuar edhe seri me "Raparte e fjalime", dhe një varg veprash të veçanta si: "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav..."(1978), "Eurokomunizmi është antikomunizëm" (1980). Gjithëashtu janë botuar edhe një seri librash me kujtimet e shënimet Historike të Heroit të Kombit - Enver Hoxha, si: "Më Stalinin", "Hrushovianët" (1980), "Kur lindi Partia" (1981), "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë" (1982), "Titistët" (1982), "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re" 1984. Nga ditari politik i këti
burri të madh të kombit tonë janë botuar vëllime më vete: "Shënime për Kinën" (1979), "Shënime për Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985).
Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kan ngjallur një interes vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror.
Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSh e shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njërzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë marksizëm-lininizmit.

FAMILJA HOXHAJ
VDEKJA, VARRIMI DHE Zhvarrimi I BABAIT TIM, ENVER HOXHËS
Përpara se të përshkruaj mbresat për këtë ngjarje, që ka qenë më e hidhu
a në jetën time, po shkruaj shkurtimisht më përpara për momentin e vdekjes, për varrimin e pastaj për zhvarrimin. Më 9 prill, rreth ores 9 të mëngjesit, babai pësoi një ata në zemër dhe ra në koma. Mamaja, që i rrinte pranë si përhere, menjëherë lajmëroi mjekët. Ata erdhën në moment, mbasi ishin në gatishmëri, për vetë gjendjen shëndetësore të rënduar të babait. Ata e vunë përsëri zemrën në funksionim, por ai nuk doli më nga koma.
Unë isha në punë. Më lajmëruan dhe menjëherë shkova në shtëpi. E gjeta në krevatin e tij, me plot aparatura rrotull. Një lëmsh m'u blodh në grykë. E përkëdhela në kokë dhe i thashë:
”Babai, jam Lilo!”
Orët kalonin, por gjendja s'ndryshonte, shpresat në vetvete po më humbësnin. Herë pas here ulësha pranë krevatit, ia kapja dorën dhe thosha me vete:
”Patjetër që ai e ndien prekjen time, e ndien që më ka pranë”. I flisja, me shpresë se më dëgjonte, pavarësisht që ai nuk më përgjigjej. Kjo gjendje zgjati deri më 11 prill, reth ores 2 të mëngjesit, kur përfundimisht zemra e tij pushoi së rrahuri. Unë sapo kisha rënë të pushoja pak mbi krevat me gjithë rroba, se kisha dy ditë që nuk flija. U ngrita menjëherë dhe skova në dhomën e tij. E putha: ishte lamtumira e fundit. Pas këtij momenti intim, nu do të kisha më rast të rrija vetëm me të, sepse cerimonia e varrimit nuk do të na lejonte: Ai nuk na përkiste vetëm neve, por popullit të tij.
U ktheva në dhomën time, qava për t'u çliruar nga dhembja e madhe që ndieja, por e mblodha veten sepse duhej t'ua thosha fëmijëve, që ishin të vegjël, 10 vjeç dhe 6 vjeç, ndërsa Besmiri ishte 3 muaj dhe nuk kuptonte gjë. Ishte një ngjarje e rëndë dhe për ta. Gjyshi, që e donin dhe i donte aq shumë, nuk ishte më.
Në mëngjes, përpara derës së shtëpisë, ishin mbledhur të gjithë. Babai po dilte për herë të fundit nga shtëpia e tij. Përpara derës nuk qëndronte “benzi” i zi, por “benzi” i bardhë ambulancë. Nuk po shkonte në zyrë, por në morg. Shoferi që po ngiste ambulancën qe po ai, Myslimi. Mamaja, kur i mbyllën derën, i tha duke qarë:
” Myslimi, ku po e shpie sot!”
Ndërsa ai nuk jepte dot përgjigje nga të qarët.
Më pas çdo gjë është publike. Cerimonia në Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatë i njerëzve s'u shkëput për disa ditë. Lamtumira që i jepte populli në heshtje e duke qarë, me arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, të mbuluar me flamurin kombëtar. Cerimonia në sheshin “Skënderbej” dhe pastaj varrimi në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.
”Të rënët” këtë herë ishin “ngritur në këmbë” se prisnin komandantin e tyre. Sa e sa herë i kishte vizituar komandanti i tyre ata, kudo nëpër Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, duke u thënë:
”Pushoni të qetë, gjaku që derdhët, ideali për të cilin luftuat, nuk shkoi kot”. Populli e përcolli Enver Hoxhën në banesën e tij të fundit me dhembje, duke qarë, gjë që tregoi se ai kishte punuar gjithë jetën për ta.
Por le të kthehemi tek zhvarrimi, tek ky akt makabër.
Në një nga ditët e para të majit të vitit 1992, në orën 21, trokiti dera e shtëpisë. E hap. Një person i panjohur më dorëzoi një zarf me një shkresë nga bashkia dhe pastaj u zhduk si era. Mbylla derën dhe hapa zarfin. Brenda gjeta njoftimin që na bëhej ne, familjarëve, se të nesërmen, në ora 6.00 të mëngjesit, duhej të paraqiteshim në varrezat publike të Sharrës, sepse do të bëhej (ri)varrimi i zotit Enver Hoxha.
Si kishte mundësi?! Të të lajmërojnë në ora 21.00 të natës që të paraqitesh në ora 6 në mëngjesit, pa dalë dielli akoma, për një gjë kaq trodnitëse?! Si kishte mundësi që zhvarrimi të bëhej fshehurazi, natën, pa prezencën e familjarëve?!
Ishte një moment i vështirë për familjen tonë. Nënën 70-vjeçare e kishin marrë në qeli. Kushedi sa do të mërzitej e do të dëshpërohej atje në qeli, e vetmuar, kur ta merrte vesh këtë gjë.
Lajmërova vëllain dhe Klemin, gjetëm një makinë dhe u nisëm menjëherë për tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Policia kishte bllokuar hyrjen për te varrezat dhe nuk lejonte të kalonte njeri.
”Kemi urdhër ng lart të mos lejojmë njeri”, m'u përgjigjën.
Ndërsa unë u thashë:
”Nuk më ndalon dot njeri të jem pranë babait tim kur të zhvarroset”.
Ata lajmëruan dhe, duke parë insistimin tonë, na thanë që të shkonim në shtëpi dhe, kur ta nxirrnin, do të na lajmëronin që të shkonim. Natyrisht, vendi ynë atë natë nuk ishte shtëpia, por sa më pranë babait. Gjithë atë natë e gëdhimë tek dera e varrezave. Lart, nën dritën e prozhektorëve, punohej me intensitet. Dëgjoshein zhurma e matrapikëve (pistoletave të minatorëve). Më pas pushuan dhe një makinë u largua me shpejtësi. Ishin thyer instrumentet që duhej të çanin betonin për të hapur varrin.
Pas dy orëve kishin gjetur instrumente të tjerë, kushedi se në çfarë miniere. Nuk po e realizonin dot “planin” që në ora 6, pa lindur dielli, të kishte përfunduar zhvarrimi dhe varrimi. Ngutje e madhe, sepse kishin shumë frikë nga lindja e diellit. Punët e pandershme gjithmonë bëhen fshehurazi, natën, pa praninë e njerëzve.
Mbas shumë mundimesh, rreth orës 10, në makinë zyrtare iku me shpejtësi për të lajmëruar eprorët për përfundimin. Siç më thanë më vonë, kur e nxorrën, ata ishin bërë të verdhë si limoni. Ndërmjet tyre kishte dhe doktorë për të vërtetuar plotësisht që Enver Hoxha ishte aty, i vdekur, dhe ata mund të vazhdonin punën që kishin nisur. Por u befasuan, sepse ai nuk ishte prishur fare, u ngjau si i gjallë.
Ka shumë mënyra që një njeri të të duket i vdekur apo i gjallë.
Na thanë që mund të shkonim tek arkivoli. Shkuan. Ç'të shihnim?! Aty ishte një kantier zhvarrimi. Rreth 10 zhvarrosje, dhjetë gropa. Njerëzit që kishin punuar ishin shumë të lodhur. Nuk ishin mësuar të bënin të tillë punë.
Iu afruam arkivolit tonë. Ora ishte 11. Gjëja e parë ishte të siguroheshim që babai ndodhej aty dhe nuk e kishin hequr. Që prej atij momenti unë nuk iu ndava më arkivolit.
E morëm dhe e çuam në varrezat e popullit. Aty përsëri gjetëm 10 varre të hapur. Varret nuk kishin as pllaka çimentoje. Na thane: nuk kemi. E varrosëm direkt në dhe.
Nga dita e parë e në vazhdim, pranë varrit të tij bënin roje disa veteranë, ish-partizanë. Ata ruanin komandantin e tyre. Nga ata që e zhvarrosën mund të pritej çdo gjë.
Pas disa ditësh na u desh ta nxirrnim edhe një herë arkivolin. Këtë radhë ia rregulluam varrin me pllaka betonarme, duke i salduar, ndërsa nga jashtë vendosëm që varri të jetë krejtësisht i thjeshtë.
Ky zhvarrim makabër u bë në prag të 5 majit, ditë së dëshmorëve. Pushtetarët më të lartë do të vinin kurora në varrezat e dëshmorëve, tek monumenti “Nëne Shqipëri”. Por nuk mund t'i vendosnin po të ishte aty Enver Hoxha, po të ishin komandantët e tjerë të luftës nacionalçlirimtare.
Do të nderonte të rënët (ish)-presidenti Sali Berisha, ai që dekoroi kriminelët që vranë e prenë partizanë dhe popull, pa përjashtuar gratë dhe fëmijët. Do të nderonte Pjetër Arbnori, (ish)-kryetar i Kuvendit Popullor, bir fashisti. I ati i tij i luftoi partizanët. Do të nderonte të Rënët Alaksandër Meksi, (ish)-kryeministri që drejtoi Shqipërinë drejt shkatërrimit total, për të cilin ne të gjithë jemi dëshmitarë.
Ç farë hipokrizie dhe ironie!
Por cerimonia u dështoi. Aty ku ishte varri i Enver Hoxhës vendi ishte rrethuar nga shumë të rinj, që kishin vendosur mjaft lule dhe një flamur të madh kombëtar. Ata dhe shumë familjarë të dëshmorëve filluan të bërtisnin:
” Ikni, bëni homazhe tek varrezat tuaja. Këto janë të bijve, vëllezërve e motrave tona. I lini të qetë dëshmorët!”
Pushtetarët e panë revolitimin e njerëzve dhe as ceremoninë nuk e mbaruan dot.
Kujtova se tani, së paku, varri do të ishte “më personal”, por jo! Shumë njerëz shkojnë atje jo vetëm në ditët e tij të shënuara, po madje kthehen edhe në ditë të zakonta e vënë ndonjë tufë lule, apo ndezin qirinj tek ky varr i thjeshtë, që është varri i Enver Hoxhës.

Shkëlzeni, një mal, një emër
Lindja e një fëmije në familje gjithmonë është gëzim. Sidomos për gjyshërit e gjyshet është një ngjarje që i gjallëron. Në mënyrë të veçantë këtë gëzim, këtë gjallërim, e ndiente babai im. Nipërit dhe mbesat, që ai i donte shumë, ishin për të si një magji çlodhëse, dhe ai nuk lodhej duke u treguar me gjuhën e tyre të bukur fëminore. Po bëj një parantezë. Gjithmonë babai na fliste për Kosovën, për këtë pjesë të Shqipërisë, shkëputur padrejtësisht nga trualli mëmë, për patriotët që kishte nxjerrë Kosova, për kosovarët e detyruar të largohen të persekutuar nga trojet e tyre, duke u shpërndarë në të gjithë Europën e në botë, për rininë e saj që punon në kushte të vështira dhe represioni të vazdueshëm. Është viti 1979, kur situata në Kosovë ishte rënduar dhe, siç e dimë, më 1981 shpërthyen demonstratat e rinisë në Kosovë.
Një mal madhështor, Shkëlzeni.
„ Që andej, - më thoshte babai, - shihet nga njëra anë Shqipëria dhe nga ana tjetër pjesa e shkëputur nga Shqipëria, Kosova e martirizuar. Është një mal që lidh këto dy pjesë të pandashme. Ashtu sa ç'mund të sheshohet mali i Shkëlzenit, ashtu s'mund të ndahet dhe Kosova nga Shqipëria.“
Po pse e bëra këtë parantezë?
Nxirreni vetë konkluzionin. Unë po ju vë në këto kujtime çka ai më shkruante në ditarin familjar më 27 mars 1979:
“ Sot më erdhi në zyrë një lajm shumë i gëzuar, Teuta me Ilirin kanë djalin e dytë. Në ora 10, Teuta lindi një çun të bukur, të gjatë e me peshë shumë të mirë, me fytyrë të kuqe si mollë. Ndjeva një gëzim jashtëzakonisht të madh dhe përnjëherë shkova ndërmend si të gjej emrin. Pa hezituar, nga ana ime e caktova ta quajmë Shkëlzen, emrin e alpit të madh të malësisë së Tropojës. Kështu mendoj ta quajmë, se atje te alpet kreshnike të këtij rrethi gjendet Dragobia, vend ku luftoi Bajram Curri, ku luftuan shokët tanë partizanë. Shkëlzenin e përmend me admirim dhe me dashuri dhe Kosova shqiptare, burrat e së cilës kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë si tërë jetën për lirinë e tyre. Unë besoj se këtë emër do ta pëlqejnë edhe babai dhe nëna e tij.
Me fjalë të tjera ju jam qepur maleve: Valbona është pseudonimi im i luftës, emri i lumit me ujë të kthejellët që buron nga bjeshkët e larta të Tropojës, që rrjedh pikërisht rreth e rrotull Shkëlzenit; tjetri, Ermal, që të kujton erën e freskët të maleve tona, që kanë qenë tërë jetën, që janë dhe do të jenë kështjellat e popullit tonë për liri; të tretin fëmijë e quajnë Shpat, që dhe ky është një nga pseudonimet e mi të luftës, emri i një mali të Shqipërisë së mesme, ku kam luftuar dhe ku më kanë strehuar fshatarët patriotë të këtyre anëve; të katërtit që e kam quajtur Dritan lindur më 25 tetor, ditën e elektrifikimit të plotë të Shqipërisë, që të sjell ndërmend dritën që lëshon partia.
Kur erdhi Lilua në shtëpi, ia propozova këtë emër. Bukur e ke gjetur, më tha ai me gëzim. Edhe Nexhmija e pëlqeu menjëherë. Shumë bukur, u thashë të gjithëve, tash na mbetet të japë mendimin edhe Teuta. I vajti dhe kësaj fjala në maternitet dhe ajo ishte dakord. Kështu, më duket se ky emër që i gjeta djali9t ishte i përshtatshëm se, në fakt, është i bukur dhe duam që ai të na rrojë si mali i Shkëlzenit. Fëmijëve u kam thënë që të mos mbeten me pesë fëmijë sa janë bërë deri tash, deri sa unë të jem gjallë dua që ata të arrijnë 15, pastaj, po të duan le të bëjnë edhe më shumë. Pas tyre lindën Blerina, vajza e motrës dhe djali im i vogël, Besmiri. Emër që sipas babait përfaqëson një nga virtytet e shqiptarit.



WWW.ALBASTRIMA.FR.GD
 
 

 RADIO  SHQIP

 
 
Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement