HISTORIA E SHQIPËRIS





 HISTORIA  E  POPULLIT  SHQIPTAR
Akademia Shqiptare e Shkencave - Shtëpia Botuese  «TOEN A»  Tiranë, 2002

P A R A T H  Ë N  I E
Në vitin 1959  u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së  Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin  e  dytë,  që  doli  më  1965,  përbën  veprën  e  parë  shkencore  përgjithësuese  për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959.Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgati t dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973.  Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare.  Ajo u përgatit nga prof.  Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali.Në vitin 1977,historia  e lashtë u  botua  e ripunuar dhe e  plotësuar me  të dhëna  të reja nga këta autorë, në formë  dispense, për përdorim të brendshëm.  Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht  më  1985  si  vëllim  më  vete,  për  t’u  shfrytëzuar  nga  studiuesit  dhe nga  lexuesit  e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.Pjesa  e  parë,  Ilirët,  që  përfshihet  në  këtë  botim  të  ri  (vëllimi  i  parë),  është  mbështetur  në variantet  e  vitit  1977  dhe  1985,  por  të  ripunuara  dhe  të  plotësuara  prej  të  njëjtit  grup autorësh: Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti. Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami. Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.Prof.  dr. Edi  Shukriu  ka  shkruar  në pjesën  Mbretëria  Dardane  (Kreu  VI)  sythet: Territori,popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.Përgatitja për boti m  (redaktimi) e  pjesës  Ilirët,  me ndryshimet  përkatëse u bë  nga  prof. dr.Muzafer Korkuti.
Faqe - 2

Faqe - 3 -----  « ILIRËT »

 K R E U    I
LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSISË PRIMITIVE
1.  SHFAQJA E SHOQËRISË NJERËZORE.  PALEOLITI
Gjurm ët m ë të hershm e të jetës njerëzore Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan  grupet  e  para të  njerëzve  primi gjenë.   Kjo  ndarje  e  njeriut  nga  bota  e  kafshëve  u krye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.Periudha  më  e  hershme  e  zhvillimit  të  kësaj  shoqërie  primitive  njihet  arkeologjikisht  me emrin  e  paleolitit  (nga  greqishtja  palaios  -  i  vjetër,  lithos  -  gur)  dhe  përfshin  periudhën afërsisht  nga 1  500 000  deri  në 10 000  vjet  më  parë. Kjo  epokë  ndahet  nga  ana  e  saj  në paleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Në  vendin tonë  nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë  të madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss. Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë  shfaqen në periudhën musteriane,  që  i  përket  paleolitit  të  mesëm  (100  000-30  000  vjet  më  parë).Këto përfaqësohen  nga  vegla  prej  stralli  të  punuara  mirë,  me  forma  tipike  musteriane,  të  cilat  i kanë  shërbyer njeriut  primitiv  për  procese të  ndryshme pune  që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm.  Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur,  deri më  sot,  në stacionin  prehistorik  të  Xarës në rrethin e  Sarandës,  në  stacionin e Kryegjatës, në afërsi  të  Apolonisë (Fier)  dhe  në stacionin  e  Gajtanit  në rrethin  e  Shkodrës. Nga  format  dhe  përmasat  e  tyre  të  vogla  këto  vegla  ngjasojnë mjaft  me  veglat  e  strallit  të zbuluara në  depoziti met musteriane  të  krahinave fqinje të  Greqisë  Veriore, të Thesalisë,  të Malit të Zi etj.. Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit .Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë klima  të  pësojë  ndryshime  të  mëdha.    Në  malet  e  larta  të  Shqipërisë  u  formuan  akuj  të përhershëm,  që  zbritën  deri  në  lartësinë  1  000  m  mbi  nivelin  e  detit.    Si  pasojë  e  këtyre ndryshimeve  klimatike  ndryshoi  dhe  fauna  e  flora  e vendit.  Nga  kafshët e vjetra qëndruan vetëm  ato që mundën  ta  përballonin  të  ftohtit.    Krahas  tyre  u  shfaqën  dhe kafshët karakteristike  vetëm  për  kushtet  e  klimës  së  ftohtë.Të  tilla  ishin  mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj..
Faqe - 4
 
Të  ftohtët  ndikoi  edhe  në  mënyrën  e  jetesës.    Në  luftën  për  të  përballuar  vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; u  strehua  në  shpella  pasi  triumfoi  në luftën për jetë a  vdekje me  kafshët  e  egra  që i  kishin zënë  që  më  përpara  këto  vend-strehime  natyrore.    U  vesh  duke  shfrytëzuar  lëkurët  e kafshëve,  mësoi  të  ndezë  vetë  zjarrin,  të  cilin  e  përdori  me  sukses  kundër  të  ftohtit  dhe bishave  të  egra,  por  sidomos  për  të  përmirësuar  strukturën  e  ushqimit,  duke  përdorur gjerësisht mi shin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjik të tij.Zjarri qe një arritje shumë  e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të  parën herë  zotërimin  mbi  një  fuqi  të  caktuar  të  natyrës,  që  e  ndau  atë  përfundimisht  nga bota e kafshëve. Banorët  e  paleolitit  të  mesëm  jetonin  me  prodhimet,  që  i  gjenin  të  gatshme  në  natyrë dhe sidomos me gjueti, e  cila përbënte edhe drejtimin  kryesor të veprimtarisë së neandertalasve.Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej me përgatitjen  e  veglave  të  punës  dhe  të  armëve.Gjuetia  e  kafshëve  të  mëdha,  në  kushtet  e nivelit  të  atëhershëm,  primitiv  të  veglave  të  punës,  mund  të  bëhej  vetëm  në  mënyrë kolektive.Në këto rrethana ajo ndihmoi  shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e bashkësisë primitive. Lindja e gjinisë matriarkale Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë më gjerë.  Vegla pune të kësaj periudhe janë zbuluar me  shumicë  në  sipërfaqen  e  stacionit  të  Xarës  (Xara  II),  në  shpellën  e  Shën  Marinës  në Bogas të Sarandës, në shpellën e Konispolit, në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe në Gajtanin III, pra në një  rreze të tillë që nënkupton shtrirjen e vendbanimeve të  kësaj kohe në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.Këto materiale përbëhen kryesisht nga vegla stralli tëtipit  aurinjacien,  të  një  përvoje  më  të  përparuar  teknike  dhe  me  forma  më  të larmishme,kryesisht  thika,  kruese  dhe  gërryese.    Së  bashku  me  veglat  prej  stralli  në  depozitën  rrëzë Dajtit  janë  gjetur  edhe  disa vegla  prej  kocke, të  cilat  në  këtë  kohë  marrin  një  përdorim  të gjerë krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit.  Në shtresën paleolitike të shpellës së Shën Marinës përveç veglave të punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, si dhe fosile kafshësh të pleistocenit të vonë (capra ibex - dhi e egër), që tregojnë për një faunë të ngjashme me atë të paleolitit të mesëm, gjë që është dhe e kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi të ishte e ftohtë dhe e lagësht si m ë parë.Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës së Konispolit I, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri veglash pune të përgatitura nga gur-stralli i bardhë me  retush  të  varfër,  kocka  kafshësh  të  egra  si  edhe  farë  rrushi  të  egër  dhe  thjerrëza  të karbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun Lindor paraneolitik.Gjuetia  e  kafshëve  të  egra  vazhdon  edhe  në  këtë  etapë  të fundit  të  zhvillimit  paleolitik  tëvendit  tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit të ushqimit.  Madje në  këtë  kohë  përsosen dhe
Faqe - 5
 
më tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj.  Mbledhja e prodhimeve të gatshme, gjithashtu,mbetet një nga mënyrat e siguri mit të ushqimit të përditshëm.Gjatë kësaj  epoke  përfundon  procesi  i  gjatë  dhe  i  ndërlikuar i antropogjenezës.Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani në tipin e njeriut të sotëm - homo sapiens.Si  rrjedhim  i përsosjes  së  veglave  të  punës  prej stralli  e  kocke  u  rrit  ndjeshëm  mundësia e sigurimit  më  me  shumicë  të  produkteve  ushqimore,  gjë  që  solli  ndryshime  dhe  në organizimin e bashkësisë primitive.Formohen  tani  grupe  të  qëndrueshme  njerëzish  të  bashkuar  jo  vetëm  nga  forma  e përbashkët e prodhimit, por edhe nga  lidhjet e gjakut  dhe  nga origjina e  tyre e përbashkët.Gradualisht  kalohet  në  bërthamën  e  parë  të  organizimit  shoqëror,  në  gjininë  matriarkale.Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë në ekonomi dhe në jetën shoqërore të kësaj bashkësie  gjinore.   Forma kryesore  e familjes në këtë gjini  ishte  martesa  me  grupe, prej së cilës origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet nënës.Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000-7 000 vjet p.e. re ndodhën ndryshi me të mëdha në florën dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht edhe në territorin e Ballkanit.  U zhdukën të gjitha kafshët tipike të pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse një pjesë e kafshëve që vazhduan të  jetonin  ndryshuan  përhapjen  gjeografike.Në  kushtet e reja gjeo-klimatike,njeriu  i  mezolitit  filloi  të  kalojë  nga  ekonomia  që  mbështetej  në  gjuetinë  e  mbledhjen  e produkteve të gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë primitive.Epoka e mezoliti t  dallohet nga ajo  e paleolitit edhe prej veglave  të punës, të  cilat janë bërë nga  ashkla  stralli  shumë  të  vogla  me  forma  të  rregullta  gjeometrike,  si  trekëndësha,trapezoidale, në formë segmenti etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.Në  territorin  e  Shqipërisë  vendbanime  mezolitike  janë  zbuluar  në  shpellën  e  Konispolit (Konispol II) dhe në Kryegjatë.  Në të dyja këto vendbanime veglat prej stralli janë të cilësisë shumë  të  mirë,  kanë  forma  tipike  mezolitike,  me  retush  të  imët  të  cilësisë  së  lartë.Në Konispol ato janë datuar saktësisht në vitet 8 500 p.e. sonë (në bazë të C14).Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (rrethi i Skraparit), ku janë zbuluar vegla stralli tipike mezolitike.  Këto vegla janë gjetur së bashku me fragmente enësh shumë  primitive,  fakt  që  e  daton  Vlushën  në  fillimet  e  epokës  neolitike.Sidoqoftë,ato i takojnë një kulture me tradita të forta mezolitike, dhe Vlusha përfaqëson një kulturë që vë në lidhje  të  drejtpërdrejtë  epokën  e  mezolitit  me  fillimet  e  epokës  së  neolitit.Të  marra  së bashku,  Konispoli  II,  Kryegjata  dhe  Vlusha,  përbëjnë  një  dëshmi  të  rëndësishme  për formimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.
Faqe - 6
 
2.  NEOLITI
Vendbanim et neolitike - Neoliti (nga  greq.  neos - i ri dhe lithos - gur)  përfaqëson  etapën e  fundit dhe njëkohësisht më  të zhvilluarën  të epokës së  gurit.  Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë.  Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha  të  mëdha:  e  hershme,  e  mesme  dhe  e  vonë.    Në  këtë  të  fundit  përfshihet  dhe periudha e bakrit ose eneoliti(nga bashkimi i fjalës lat.  eneos - bakër dhe greq.  lithos - gur),që përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit.Në  këta  tridhjetë  vjetët  e  fundit  janë  zbuluar  e  gërmuar  një  numër  i  madh  vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi,në Burimas, në Podgorie, në Barç e në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës,në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh  të Kukësit, në  Rajcë e në Rashtan të  Librazhdit e  nga  gjetje të rastit në  pika të tjera.Më  mirë  është  njohur  e  studiuar  pellgu  i  Korçës,  i  cili  gjatë  epokës  prehistorike  ka  pasur kushte  shumë  të  mira  gjeoklimatike.    Ai  paraqet  sot  zonën  më  të  pasur  e  më  të  zhvilluar kulturore  të  neolitit  si  edhe  pellgun  ku  mund  të  ndiqet  pa  ndërprerje  zhvillimi  i kulturës neolitike  në  gjithë  shtrirjen  e tij  kohore.    Materialet  e  gjetura  në  këto  qendra  prehistorike,krahas  atyre  të  dala  në  dritë  shumë  kohë  më  parë  si  në  Velçë  të  Vlorës  ose  rastësisht  në rrethet  e  tjera  të  vendit,  kanë  dhënë  mundësi  që  të  njihen  aspekte  të  ndryshm e  të  jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të terri torit tonë, ndërsa përhapja e gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje.Jeta  në  vendin  tonë  gjatë  neolitit  u  zhvillua  në  kushte  shumë  të  përshtatshme  natyrore.Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme.Si rrjedhim edheflora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.Këto  rrethana  të  favorshme  natyrore  ndihmuan  që  vendi  ynë  gjatë neolitit  të  arrijë  në  një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë  kohë.Njeriu nga skllav i natyrës,  siç ishte  në paleolit, shndërrohet  tani,  pak e nga pak,në zotërues  i saj.Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund  të  merren  si  zanafilla  e  degëve  të  veçanta  të  ekonomisë  dhe  të  përparimit  teknik  e kulturor të shoqërisë së sotme.Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj..Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri.Hyn në  përdorim  të gjerë  dhe bëhet  karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit.  Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalin dhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.Në  këto periudha të largëta të  prehistorisë,  vendbanimet i  ndeshim  zakonisht  nëpër tarraca lumore, pranë burimeve ose në vende  me  toka  pjellore dhe të  pasura  me pyje që strehonin
Faqe - 7
 
shumë kafshë të egra.  Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.).  Banesat paraqiten dy llojesh: në formë gropash  nëndhese  (Cakran)  dhe  të  tilla  të ndërtuara  drejt  mbi  tokë  (Maliq,  Kamnik,  Kolsh etj.). Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dy dhomëshe.  Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në të dy  faqet  e  tyre.    Dyshemetë  ishin  gjithashtu  prej  balte;  në  disa  raste  ato  vendoseshin  mbi shtroje trarësh për të izoluar lagështirën.  Në Dunavec dhe në Maliq të Korçës janë zbuluar banime  të  ngritura  mbi  hunj  (palafite).    Mbi  hunjtë  vertikalë  qëndronte  një platformë  prej trarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë.Palafiti i  Maliqit ka qenë i  rrethuar  me  një gardh që e mbronte nga vërshimi i  ujit apo nga rreziqe të tjera.Ekonom ia.  Lulëzim i i gjinisë m atriarkale Nga materialet e  zbuluara në vendbanimet  neolitike të vendit tonë del se  bujqësia  përbënte një nga format kryesore të prodhi mit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore,  si  p.sh.   në  pellgun  e  Korçës, në  fushën  e  Cakrani t  (Fier)  etj..Toka  punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri.  Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës.Në këtë  kohë mbillej  gruri  si  dhe  llojet  e  tjera  të  drithërave.Këtë  e  tregoj në  farërat e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit,  të Maliqit apo në muret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siç i gjejmë në vendbanimet më të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.). Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar  me  shumicë  dhe  kocka  bagëtish  të  imëta  dhe  të  trasha,  që  tregojnë  se  krahas bujqësisë  banorët  neolitikë  merreshin  edhe  me  blegtori.    Prej  bagëtive  ata  siguronin qumështin, mishin,  leshin,  lëkurën etj..   Një  pjesë të këtyre produkteve ata i  siguronin dhe nëpërmjet gjuetisë  së kafshëve të  egra, kockat dhe brirët  e të cilave i ndeshim  gjithashtu në qendrat  e  banuara  të kësaj  kohe.    Dreri  ishte  një  nga  kafshët  e  egra  më  të  parapëlqyera  të gjahut, i cili përveç mishit  dhe  lëkurës, u siguronte bujqve  primitivë edhe  brirët  me  të cilët bënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirë sidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit.  Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash,  gropa  etj.,  që  dëshmojnë  se  një  formë  tjetër  e  si gurimit  të  ushqimit  të  banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi.Banorët neolitikë të  vendit tonë dinin  gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rroba me  anë  të  vegjës  primitive  vertikale.    Këtë  e  tregojnë  rrotullat  e  boshtit  dhe  peshat  për tërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë.Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë si kudo  gjetjet  më  të  shumta  e  më  të  rëndësishme  në  vendbanimet  e  kësaj  kohe.Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punën e gruas.Çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj.Ato punoheshin me  dorë  në  forma  e  madhësi  të  ndryshme,  me  faqe  të  trasha  ose  të  holla,  me  ose  pa
Faqe - 8
 
zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik.Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve të veglave  të punës dhe në  përmirësimin teknik  të  punimit të  tyre, në zhvillimin  e  formave  të tilla  të  ekonomisë,  siç  ishin bujqësia  dhe  blegtoria  etj.,  solli  ndryshime  dhe në organizimin shoqëror,  që  u  pasqyrua  në  përmirësimin  e  mëtejshëm  të  strukturës  gjinore.Gjinia matriarkale e lindur  që  në  paleolitin e lartë  dhe  e  zhvilluar  dalëngadalë  gjatë  mezolitit arrin tani fazën e lulëzimit të saj.  Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqësisë  primitive, e cila duke  qenë punë e gruas,  i jepte asaj një vend  me  rëndësi  në  prodhimin  shoqëror.    Paraqitja  e  saj  me  figurat  e  shumta  prej  balte,dëshmon  se  ajo  kishte  një  pozitë  parësore  në  gjini.    Martesa  me  grupe,  karakteristike  për periudhën e hershme të matriarkatit, zëvendësohet tani në periudhën e lulëzimit të saj me një formë të re më të përsosur, me martesën me çifte.Gjatë  gjithë  kohës  së  neolitit,  gjinia  mbetet  e  vetmja  njësi  shoqërore  dhe  ekonomike  në bashkësinë primitive.  Në këtë gjini kishte jo vetëm bashkësi familjesh me çifte, por edhe një organizim  pune  dhe  konsumi   kolektiv.    Puna  e  përbashkët  i  shpinte  njerëzit  në  pronën  e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit. Ndërmjet  gjinive,  që  jetonin  në  afërsi  të  njëra-tjetrës,  u  vendosën  gjatë  kësaj  periudhe marrëdhënie  të  tilla  ekonomike  e  shoqërore  që  shpunë  në  formimin  e  bashkësive  fisnore. Midis  këtyre  njësive  të  mëdha  fisnore  fqinje  ose  më  të  largëta,  ekzistonin  marrëdhënie këmbimi.  Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta, siç  janë  p.sh.,  importet  e poçerisë  diminiane  të  Thesalisë  në  depozitimet  e  vendbanimit  të Cakranit apo të Kamnikut etj..Arti dhe botëkuptim i Arti  i  bujqve  dhe  i  blegtorëve  neolitikë  priret  drejt  formave  dekorative  gjeometrike  dhe figurative skematike.Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë  nga  format  e  enëve  me  harmoninë  dhe  me elegancën  e  trupit  të  tyre  i  tejkalojnë kërkesat e ngushta utilitare dhe hyj në në fushën e realizimeve artistike.Në  tërë  kulturat  neolitike  të  vendit  tonë qeramika paraqitet  e  zbukuruar me  ornamente  të shumta  të  realizuara  me  teknika  të  ndryshme (pikturim,  gërvishtje,  ngulitje,  inkrustim,  etj.) dhe  trajtime  të  veçanta  stilistike,sipas  fazave  të  zhvillimit  përparues  të  saj.Motivet  e zbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekëndësha e rombe me fushë të zbrazët ose të vizatuar, nga rrathë,  spirale,  meandra,  etj..    Këto  motive,  përveç  zhvillimit  të  thjeshtë  për  të  zbukuruar enët, kanë shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur ambientin, sendet apo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të njerëzve neolitikë.
Faqe - 9
 
Arti  figurativ  i  kësaj  kohe  përfaqësohet  kryesisht  nga  figurat  antropomorfe apo  zoomorfe prej  balte  të  pjekur, të cilat  kryesisht  janë  të  vogla.Tipari  më  karakteristik i tyre  është skematizimi  i  formës,  nganjëherë  jashtë  masës,  ashtu  sikurse  është  në  artin  dekorativ  të qeramikës  gjeometrizim i i  theksuar  i  ornamentit.    Këto figura qeniesh  paraqiten  në  formë cilindrike,  plaçke  apo steatopi gjike (vithegjera),  në këmbë  ose  ulur. Një pjesë e tyre janë  të ngjashme me tipat përkatës të Azisë së Përparme dhe të Mesdheut Lindor, gjë që tregon për lidhje  e  ndikime  kulturore të  drejtpërdrejta  të  kulturave  neolitike  të  vendit  tonë  me  ato  të këtij areali.Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetër, ato fuqi të panjohura, të cilat  sipas  bujqve  dhe  blegtorëve  primitivë,  kishin  në dorë  pjellorinë  e  tokës dhe  mbarështimi n  e kafshëve.Kështu,  figurat  e  grave,  të  cilat  mbizotërojnë  në  plastikën
antropomorfe  neolitike,  janë  të  lidhura me  kultin  e  pjellorisë  së  tokës-nënë,  ndërsa ato  që riprodhojnë figura zoomorfe -  me kultin  e kafshëve  shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhe bujqësia, një rol të rëndësishëm në ekonominë e bashkësisë neolitike.Me kultin e tokës-nënë dhe  të kafshëve  lidhen  edhe  vazot  antropomorfe  e  zoomorfe  të  zbuluara  në  vendbanimet neolitike të Maliqit, të Dunavecit etj..Botëkuptimi  i  banorëve  neolitikë  është  shprehur  edhe  në  kultin  e  varrimit.Varrosja  e  të vdekurve  bëhej  pranë  ose  brenda  territorit  të  vendbanimit.Varret  nuk  kishin  ndonjë ndërtim të veçantë; kufoma vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë të mbledhura pa  takëm  funeral.  Riti  i varrimit brenda  territorit të  banuar  ose brenda banesës ishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në përgjithësi në rajonin  e  gjerë të  Mesdheut.Siç duket,  ai kishte karakter flijimi  dhe  u  kushtohej fuqive që
mbronin vendbanimin.Grupet etno-kulturore neolitike Numri i konsiderueshëm i vendbanimeve neolitike të zbuluara në tërë territorin e Shqipërisë si edhe  përkatësia  kohore e tyre  nga neoliti  i hershëm në  neolitin  e  mesëm, të vonë,  duke përfshirë  dhe  epokën  e  bakrit,  e  bëjnë  të  mundur  të  veçojmë  disa  grupe  kulturore  dhe  ta ndjekim zhvillimin e kulturës pa ndërprerje nga fillimet e mijëvjeçarit të shtatë e deri në fund të mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë. Neoliti  i  hershëm,  përfaqësohet  nga  Vlushi,  Podgoria  I,  Vashtëmia,  Kolshi  I,  Burimi  dhe Blazi I e  II. Vendbani mi i Vlushit karakterizohet nga një qeramikë  trashanike ngjyrë gri  të zezë, me forma tepër të thjeshta e me pak zbukurime të bëra me shtypj e.Qeramika gjendet së bashku m e vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhës kalimtare nga mezoliti në neoli t. Kultura Podgorie I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, të cilat janë njohur e studiuar mirë,  i  takojnë  neolitit  të  hershëm  të  zhvilluar. Kjo  periudhë  në  territorin  e  Shqipërisë Juglindore  është dokumentuar nga kultura Podgorie  I. Falë  një shtrese kulturore  të  trashë rreth 3 m e mjaft të qartë, në Podgorie, dhe të një lënde shumë të pasur arkeologjike mund të
Faqe - 10
 
rindërtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe me shkëlqim, nga qeramika e pikturuar me bojë të bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të cilat i vënë në raporte të drej tpërdrejta kulturore  e  kronologjike  me  neolitin  e  hershëm  të  Thesalisë  (faza  Presesklo  e  pjesërisht Protosesklo),  si  edhe  me  neolitin  e  hershëm  të  Maqedonisë  (Vrshnik-Anzabegovo  Ib,  c). Elementet e tjera të pranishme në Podgorie I, si qeramika impreso e tipit të Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtë e vënë atë në lidhje me kulturat e neolitit të hershëm adriatik e ballkano-qendror. Kultura  përfaqësuese  e  Shqipërisë  Verilindore,  Kolshi  I  ka  si  tregues  themelor  qeramikën barbotine  në  reliev  të  ngritur,  qeramikën  e  pikturuar  me  bojë  kafe  mbi  sfond  të  kuq  dhe qeramikën  impreso,  të  cilat  vendosen  mjaft  qartë  në  raporte  kulturore  e  kronologjike  me Rudnikun (Rudniku III) në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit Qendror.Blazi I e II në zonën e Matit  ka qeramikë të tipit impreso-kardium me motive të ndryshme, si edhe qeramikë njëngjyrëshe gri e të zezë me shkëlqim që i japin kulturës së këtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilçiç I). Kalimi nga neoliti i hershëm  në neolitin  e mesëm shënon një  kthesë në  të gjithë zhvillimin kulturor të terri torit të vendit tonë, gjë që është pasqyruar mjaft qartë në kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, të cilat përfaqësojnë dhe tri fazat kryesore të zhvillimit të neoliti t të mesëm në Shqipëri.  Tipar themelor për të gjitha fazat e kësaj periudhe është qeramika ngjyrë gri, gri e zezë dhe e zezë me sipërfaqe të lëmuar me ose pa shkëlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso të  trashëguara nga  neoliti i  hershëm.Qeramika shquhet  për  një larmi formash ku mbizotërojnë kupat  bikonike  me variante të ndryshme,  tasat trung konikë me fund të lartë, enët me trup sferik me profile të ndryshme etj..Qeramika e neolitit të mesëm dallohet edhe për pasurinë e  zbukurimeve të bëra me incizim e thellim, hera-herës të inkrustuara me bojë të kuqe ose të  bardhë,  për zbukurimet plastike  variantesh të  ndryshme,  për zbukurimin  me kanelyra, me pikturim etj.. Çdo  njëra  nga  tri  kulturat  përfaqësuese  ka  tiparet  dhe  veçoritë  lokale  që  burojnë  nga diferencat në kronologjinë relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet që ato kishin me kulturat fqinje. Faza  Dunavec  I  që  përfaqëson shtresën më të  hershme  të neolitit  të  mesëm  është e lidhur me ekzistencën e një vendbanimi palafit, i cili, sot për sot, është më i hershmi në territorin e Ballkanit.   Në Dunavecin  I,  krahas  qeramikës së zezë  të  cilësisë  shumë  të  mirë vazhdoi  të përdorej gjerësisht qeramika barbotine me reliev të zhvilluar, traditë kjo e neolitit të hershëm Starçevian. Por tonin kulturës së Dunavecit I ia jepnin format e reja të enëve të zbukurimit në reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj..Gjatë  Dunavecit  II, krahas elementeve që  u  trashëguan nga  periudha paraardhëse, që  edhe këtu përbëjnë  shumicën, ka edhe një tog  elementesh të reja që e veçojnë atë  si  një fazë  më vete.Zbukurimi në reliev njeh zhvillimin e tij më të gjerë, po ashtu bëhet tipik zbukurimi me gërvishtje i llojit adriatik, kanelyra përmirësohet  cilësisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe
Faqe - 11
 
qeramika e pikturuar me bojë të kuqërremtë.  Në këtë fazë shfaqen edhe fragmentet e para të qeramikës dyngjyrëshe kuq e zi.Cakrani dhe Dunaveci II kanë  përputhje të plotë kulturore  e kronologjike.Për t’u  shënuar është  gjetja  në  Cakran  e  disa  fragmenteve  enësh  të  pikturuara  dhe  në  Dunavec  II  e  një fragmenti,  të  cilat  janë  të  importuara  nga  kultura  Thesalike  e  Diminit  të  hershëm  (faza Tsangli). Ato  japin  një  datë  të  saktë  për  ekzistencën  e  njëkohshme  të  Cakranit  e  të Dunavecit II me Tsanglin dhe në të njëjtën kohë dëshmojnë për zhvillimin e këmbimit midis trevave tona me Thesali në.   Edhe kultura e Kolshit II në territorin e Shqipërisë Verilindore gjen përputhje të plotë me atë të Cakranit.Faza  fundore e neolitit të mesëm është dëshmuar nga  Blazi  III  në territorin e Shqipërisë së brendshme qendrore.Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrë gri, gri e zezë e ngjyrë kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, të cilat janë elemente karakteristike për kulturat danilike të bregdetit dalmatin.  Krahas tyre ka edhe enë të zbukuruara me ornamente me  vija  të  thelluara,  të  cilat  mjaft  mirë  e  vënë  këtë  fazë  të  neolitit  të  mesëm  në  raporte kulturore e kronologjike me kulturën Lisiçiç (Hvar I) të neolitit të vonë të Adriatikut.Kulturat e neolitit të mesëm të vendit tonë kanë edhe disa tregues të rëndësishëm të kultit e të botës shpirtërore.Si shfaqje e re dhe kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katër këmbë me grykë vezake të vendosur pjerrtas me një dorezë të madhe në pjesën e sipërme të trupit dhe të lyera me bojë të kuqe.  Këto ritone sipas mendimit  të shumë studiuesve duhet të kenë shërbyer në ceremoni ri tuale kushtuar kulteve të rëndësishme, siç është ai i pjellorisë së tokës, i nënës së madhe, kulte që ishin të lidhura  me riprodhimin e  jetës, me pjellorinë  e tokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët bazë të ekonomisë.Një kult tjetër i epokës neolitike është ai i varrimit të fëmijëve në vendbanim, të vendosur në pozicion kruspull, dëshmi e një flijimi për vetë vendbanimin.Kalimi nga periudha e neolitit të mesëm në neolitin e vonë është bërë shkallë-shkallë, gjë që provohet nga kultura e vendbanimeve të Dërsnikut, të Barçit II dhe të Maliqit I (Kamnik) ku disa  tregues të kulturës  vazhdojnë  edhe gjatë neolitit  të  vonë,madje  zhvillohen  më  tej dhe bëhen  karakteristike.E  tillë  është  qeramika  me  tone  të  çelëta  e  punuar  me  kujdes  dhe  e pikturuar me ngjyra të ndryshme, me motive të larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro- spiralike.  Kjo qeramikë krijon efekte shumë të ngjashme me qeramikën e neolitit të vonë të Thesalisë, që njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik.  Këto elemente kulturore luajtën një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së neolitit të vonë të vendit tonë. Fazën finale të epokës së  gurit të ri ose  siç quhet  ndryshe epoka e bakrit, e përfaqësojnë tri vendbanime me një vijimësi kulturore e kronologjike: Burimasi,  Maliqi II  a dhe  Maliqi II  b.Kultura e tyre karakterizohet nga përsosja e veglave të strallit, e veglave me gur të lëmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave të para prej bakri (sëpata të tipit daltë, biza e grepa peshkimi), të cilat për shkak të cilësisë  së butë të bakrit nuk mundën të zëvendësonin veglat e traditës neolitike.
Faqe - 12
 
Tiparin themelor të kësaj faze e përbën qeramika, e cila dallohet për cil ësinë e punimit të saj,për larminë e formave të enëve, për ngjyrën e zezë e gri të zezë shpeshherë me shkëlqim, si edhe për zbukurimet e  shumëllojshme (me pikturim gri, me bojë të bardhë ose të kuqe,  me incizim,  me  ornamente  plastike  apo  kanelyra  etj.). Kultura  shquhet  edhe  për  një  pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe  e  zoomorfe, tavolina kulti  e objekte të tjera të karakterit ritual. Kultura  neolitike  e  vendit  tonë  u  zhvillua  në  lidhje  e  marrëdhënie  të  ngushta  me  kulturat bashkëkohëse  të  vendeve  fqinje,  si  me  kulturën  Crnobuki-Shuplevac  të  Pelagonisë,  me kulturën Rahmani të Thesalisë dhe me kulturat egjeane të bronzi t të hershëm. Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa  ndonjë  ndërprerje  dhe  mbi  një  bazë  autoktone.Njohuritë  e  deritanishm e  nuk  janë  të mjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve më të  gjera etnokulturore ballkanike  të kësaj kohe.Mendimet e ndryshme  sipas të cilave  këto mund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme, sa kohë që të dhënat gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të Ballkanit është vështirë të përputhen me  siguri  me  të  dhënat  arkeologjike. Në  këto  rrethana, banorët  e  kësaj  lashtësie  të  largët, këto grupe kulturore ka shumë gjasë t’i takonin një popullsie paleoindoevropiane.

3.  EPOKA E BRONZIT.  KALIMI NË ORGANIZIMIN  FISNOR PATRIARKAL

 Gjurm ë të kohës së bronzit.  Vendbanim et Epoka e bronzit në  Shqipëri  përfshin mijëvjeçarin e  tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e. sonë, e deri  në fundin  e shek.XII p.e.r. Ajo  njihet prej të dhënave  të fituara  nga  shtresat  e kulturës  së bronzit në  vendbanimet  e  Maliqit,  të Trenit  e  të  Sovijanit  në  pellgun  e  Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit  të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës.Gjithashtu njihet  nga  varrezat tumulare  në Mat,  në  Kukës,  në Barç  (Korçë),  në Pazhok  (Elbasan),  në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetj e të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj..Këto  të  dhëna  dëshm ojnë  se  territori  i  Shqipërisë  gjatë  kësaj  epoke  ka  qenë  i  populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore.Njerëzit banonin kryesisht në  vendbanime të  hapura.  Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të  fundit në  vendbanimin palafit të  Sovijanit.Nga fundi i  kësaj epoke lindin edhe  vendbanimet e para të  fortifikuara, të cilat  rrethohen  me  mure gurësh  të palatuar e të  lidhur në  të  thatë apo me ledhe  e  hunj.Një pjesë  e  mirë e vendbanimeve  të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë
Faqe - 13
 
dhe  do të bëhen karakteristike për  epokën  pasuese, atë të hekurit, e  kanë origjinën e vet në këtë periudhë.Banesat  kanë  qenë kasolle,  që  ndërtoheshin me lëndë  drusore,  kallama e kashtë.Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdori m edhe tipi  me  bazë  të  rrumbullakët  e trup konik.Dyshemetë  kanë  qenë  të  shtruara  me  baltë  të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën  e  një  korite  që  nuk njihet  në banesat  neolitike. Vlen  të  përmendim një  kompleks banesash  të  bronzit  të  vonë  të  zbuluara  në  kalanë  e  Badherës,  të  cilat  kanë  formë katërkëndëshe ose  rrethore të ndërtuara  me  një  xokolaturë  gurësh,  mbi të  cilën  ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë. Lindja e m etalurgjisë së bronzit dhe përparim et në degët e tjera të ekonom isë Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrin dhe  vetë epokës.Për zhvillimin e saj  ndihmoi shumë dhe  pasuria me  bakër e  vendit  tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj..Vendin kryesor  në  prodhimin  e  metalurgjisë e zënë  veglat  e  punës dhe  sidomos armët,  siç janë sëpatat, drapërinjtë,  shpatat, kamat, thikat dhe  majat e heshtave  e të  shigjetave. Veglat dhe  armët  e  reja  nuk  mundën  të  përjashtonin plotësi sht nga  përdorimi  veglat  dhe  armët  e traditës neolitike.  Madje në periudhën e parë të bronzit ato  janë ende të  pakta e të dobëta, por  gradualisht  shtohen  e  përsosen  dhe  hyjnë  gjerësisht  në  përdori m,duke  ushtruar  një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut.Përsosuria e derdhjes dhe  pastërtia e objekteve të  prodhuara në fundin e  epokës së  bronzit arrin një  nivel të  tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të  plotë  dhe  ishte  kthyer në  një zejtari të  mirëfilltë.Midis  këtyre  prodhimeve  meritojnë  të përmenden sëpatat  me  forma  karakteristike  vendase siç janë  sëpatat me emrin « shqiptaro-dalmate ».Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose m e origjinë nga  Evropa  Qendrore,  të  tilla,  si  sëpatat  dytehëshe  të  tipit  minoik,  shpatat  e  gjata  të  ti pit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.Arritjet  në  fushën e  metalurgjisë së bronzit  ndihmuan veprimtarinë  prodhuese dhe  u  bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë.Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë.  Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, si  kali,  gjedhët  dhe bagëtitë  e imëta, që  i gjejmë  të  përfaqësuara  gjerësisht  midis materialit kockor në  shtresat kulturore të  vendbanimeve  të  bronzit  dhe në  varrezat  e  kësaj kohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzi min e sipërfaqeve më të gjera, që  i  punonin  me  parmendë  druri,  duke  shfrytëzuar  forcën  tërheqëse  të  kafshëve. Tokat hapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të  shkriftuara nga zjarri  i fortë  dhe të pasuruara  me plehun e hirit,  ato  ishin  të gatshme  për  t’u mbjellë. Bujkut primitiv  nuk  i mbetej  veçse  të hidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët.Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej
Faqe - 14
 
për shumë vjet, sepse  ngjishej dhe nuk mund të punohej më  me veglat e thjeshta të  kohës,prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika e bronzit  të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e zbukurimit.  Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa një element i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët.Më tipike në këtë qeramikë janë vazot me dy vegjë të larta mbi buzë, ato me dy ose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me një vegjë  të  lartë  mbi  buzë  dhe  brokat  me  trup  të  fryrë  dhe  qafë  cilindri ke  me  një  vegjë  nën grykë.Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim.  E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika « shiritore », ajo përbën  tani  një element  të  ri kulturor  që nuk  lidhet  me  traditën neolitike.Prototipat  e  saj janë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si  dhe  në  krahinat  e  tjera  të  Evropës  është  e  lidhur  me  dyndjen  e  madhe  të një  popullsie baritore që vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakët në  fillimet  e  shtresave  kulturore  dhe  gradualisht  vjen  e  zë  vend  parësor  në  qeramikën  e bronzit.Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të bronzit të hershëm dhe riprodhon të njëjtat forma e si stem  zbukurimi, por me  një teknikë m ë të  përparuar. Shfaqen  tani dhe forma  të reja,  prej të cil ave  më  karakteristike  janë enët  pseudominoike me dy  vegjë  të larta mbi buzë, sahanët me dy vegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen mbi to, etj..Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet.  Enët paraqiten me forma më të evoluara, më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike.Zakonisht enët me parete të holla  janë  të  pjekura  mirë  dhe  kanë  ngjyra  kryesisht  të  çelëta, okër, të  kuqe  dhe  gri  në  të blertë.Në fillim  kjo  qeramikë  është  e  thjeshtë, por në fazat  e mëpastajme  pasurohet  me zbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike.Tek qeramika më e hershme e këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme.Në  literaturën  arkeologjike kjo  qeramikë është  pagëzuar  me  emrin  « devollite  », nga  emri  i krahinës  ku  është  zbuluar më  parë.Por  djepi i  saj  duket  se  është  pellgu  i  Korçës,ku  ajo kronologjikisht paraqitet deri  tani si më e hershme. Këndej  ajo  përhapet pastaj në të gjithë Shqipërinë  e  Jugut  dhe  në  krahinat  fqinje  të  Maqedonisë, të  Thesalisë  dhe  të  Epirit,  ku datohet si më e vonë. Nga fundi i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues të qeramikës  «  devollite  »  futen  dhe  elemente  të  zbukurimit  mikenas,  si  rezultat  i  lidhjeve gjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e Egjeut.Si e tillë qeramika « devollite » paraqitet si përfaqësuese e një grupi të veçantë kulturor me një shtrirje të gjerë në territorin jugor të Shqipërisë dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore, i  cili  nuk  zbaton  pikturimin  e  qeramikës  dhe  as  teknologjinë  e  grupit  «  devollit  », duke  u
Faqe - 15
 
treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimi t tradicional të periudhave pararendëse të epokës së bronzit.Prodhimet  zejtare  dhe  ato  bujqësore-blegtorale  bënë  të  mundshme  edhe  zhvillimin  e këmbimeve.Tregues i  rëndësishëm  në këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, që përbëjnë një dukuri të  rëndomtë në  bronzin e  vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendin tonë.Depo të tilla  janë  gjetur  buzë  liqenit të Shkodrës dhe  Bunës,  në  afërsi të  Shirokës  e Beltojës me sëpata të  tipit « shqiptaro-dalmat », në  një shpellë afër Koplikut  dhe në  fshatin Bushat me sëpata  të tipit « kelt », etj..   Këto  depo, që  krijohen  në raste rreziku  nga zejtarë endacakë, të cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden zakonisht gjatë rrugës  natyrore.Ato përmbajnë  objekte  të  pavëna  në  përdorim,  shpesh  prodhime  të  një kallëpi, të cilat, për shkak të formave standarde, shërbej në edhe si njësi vlere për këmbim .Objektet  e  importit egjean,  italik  dhe  ato  me  prejardhje  nga  viset  e  Evropës  Qendrore,  të përfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve të tjera të  luksit, janë  dëshmi  e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit.Zhvillimi  i tyre dhe lidhjet m e krahina  kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportit tokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera.Që  nga kjo kohë banorët e bronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin këto të afërta apo të largëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetet gjithnjë një gjë e rastit.N dryshim et në strukturën shoqërore Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë çuan në rindarjen e punës midis sekseve dhe për pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të burrit dhe të gruas.  Burri duke u marrë tani si  me  bujqësi  e  blegtori,  ashtu  edhe  me  prodhimin  metalurgjik,  zuri  vendin  drejtues  në ekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua.  Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhëniet shoqërore,  të  cilat  u  shprehën  në  zëvendësimin  e  rendi t  gjinor  matriarkal  me  atë  patriarkal dhe në kalimin nga familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bë dhe  bërthamë  e  shoqërisë  fisnore  të  kësaj  kohe. Brenda  fisit  ajo  formonte  një  njësi  të pavarur  ekonomike  e shoqërore.Pjesëtarët  e  saj  i  lidhte  prona  e  përbashkët  e  familjes,prodhimi dhe  konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët  e familjes ishi n të  barabartë midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve. Gjatë  epokës  së  bronzi t  struktura  e  fisit  u  bë  më  e  ndërlikuar.Midis  familjes  dhe  fisit  u krijua një hallkë tjetër, vëllazëria, e cila përmblidhte disa familje të mëdha patriarkale, të dala nga ndarja e familjes mëmë.Pasqyrë  e këtij  organizimi  shoqëror  janë m onumentet  skulpturore  të  kësaj  kohe,tumat,të cilat janë varre apo varreza kolektive të një familjeje, vëllazërie ose fisi.Inventari i varreve të
Faqe - 16
 
tyre  flet  dhe  për  diferencim  social  të  popullsisë  dhe një  shtresëzim  fillestar  të  saj,  që  e  ka bazën te përparimet e shënuara në ekonomi dhe te mundësia që u krijua për grumbullimin e një lloj pasurie prej kësaj.  Vetë ky fakt nënkupton krijimin e premisave për lindjen e pronës private, që do të sjellë në të ardhmen shpërbërjen e bashkësisë primitive.Prirja  për  të  shtuar  pasurinë,  për  të  fituar  toka  e kullota  të  reja  çoi  gjatë  kësaj  epoke  në konflikte e lufta të vazhdueshme.Lëvizjet dhe dyndjet e mëdha të popullsive që vërtetohen në mënyrë të qartë, përmes të dhënave arkeologjike, janë një shfaqje e kësaj dukurie.  Lindja e  vendbanimeve të fortifikuara,  përsosja  e  armëve  dhe  vendi  që  zënë  ato  në  inventarin e varreve,  dëshmojnë  se  nga  fundi  i  epokës  lufta  ishte  bërë  një  funksion  i  rregullt  në  jetë.Plaçkitjet dhe përfitimet e tjera që vinin prej saj, rritën një shtresë udhëheqësish ushtarakë, e cila  filloi  të  veçohet  nga  masa  e  gjerë  e  anëtarëve  të  fisit,  duke  u  pasuruar  përmes përvetësimit të pjesës më të madhe të plaçkës së luftës dhe të robërve të saj.Këta të fundit do  të  bëhen  pastaj  burim  për  format  më  të  hershme  të  shfrytëzimit  të  njeriut  si  skllav  në familjet patriarkale ose ndryshe për lindjen e skllavërisë patriarkale .Botëkuptim i dhe arti Niveli  i  ulët  i  faktorëve  të  prodhimit  dhe  karakteri  empirik  i  njohurive  krijuan  te  njeriu primitiv një botëkuptim magjik-mistik për botën që e rrethonte dhe fenomenet e veçanta të saj.Mbi këtë bazë gjatë epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë rite e besime të trashëguara nga  shoqëria  neolitike  siç  është  kulti  i  tokës-mëmë  që  vazhdon  të  ushtrohet  edhe  gjatë periudhës së parë të bronzit dhe që shprehet nëpërmjet figurave prej balte të pjekur, të cilat paraqesin gruan-mëmë,  apo  ri ti  i  flijimit  dhe  i  varrimit  të  fëmijëve  brenda  territorit  të vendbanimit, që  i  shërbejnë  mbrojtjes  nga  fuqitë  mistike  keqbërëse,  që  vërtetohen  me horizontin  e  bronzit  të hershëm në  Maliq  dhe  më  vonë  në  grupin  e  urnave  të  shtresës  së fundit të bronzit në Tren.Shqetësimi  për  fatin  e  njeriut  pas  vdekjes  krijoi  tek  njerëzit  primitivë  botëkuptimin  e vazhdimit të jetës përtej varrit, që shprehet në këtë epokë me kujdesin e veçantë që tregohet për të vdekurin, për plotësimin e riteve të varri mit dhe për ndërtimin e vetë varreve.Krahas varreve të  dysta  të trashëguara nga neoliti,  shfaqen në fillim të epokës  së bronzit varret  me tuma.Këto janë varre monumentale në formën e kodrave të vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e me diametër 15-30 m, të ngri tura me dhé e me gurë.  Disa prej tyre kanë në bazë nga një ose  dy unaza  kufizuese me gurë, të cilat  shërbenin  si kufi për  masën  e dheut që  hidhej mbi varret.Në qendër të  tumës  zakonisht është  vendosur varri  më i  hershëm, për të cilin është  ngritur  tuma,  kurse përreth  e  mbi  të  janë  vendosur  varre  të  tjera  të  mëvonshme.Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë gropash të rrumbullakëta ose katërkëndëshe të rrethuara e të mbuluara me gurë, apo arkash katërkëndëshe prej druri apo gurësh.Varrimi  bëhej  duke  e  vendosur  trupin  me  këmbë  dhe  me  duar  të  mbledhura  në  pozicion fjetjeje.Kjo mënyrë varrimi e njohur që në neolit bëhet më karakteristike gjatë gjithë epokës së  bronzit.Varrimi  me  djegie  përkundrazi  ndeshet  më  rrallë.Në  këtë  rast  hiri  dhe mbeturinat e djegura të trupit vendoseshin zakonisht në gropa të mbuluara me gurë ose me
Faqe - 17
 
urna.Të vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar, karakteri  i të cilit përcaktohej nga  seksi  dhe  pozita  shoqërore e  të  vdekurit.    Që  nga bronzi  i  mesëm  fillojnë  të  shfaqen dallimet  midis  varreve  me  inventar  të  pasur  e  të  thjeshtë.    Në  disa  raste  të  vdekurin  e shoqëronin në varr edhe kafshë që adhuroheshin, siç është rasti i varrit qendror  të tumës së madhe  të  Pazhokut,  i  cili  krahas  dy  skeleteve  përmbante  dhe  një  kokë  kau,  kafshë  kjo  e lidhur me kul tin e bujqësisë me parmendë,  mjaft  i përhapur si i  tillë  në botën  e Mesdheut. Dy  unazat  bashkëqendrore  me  gurë  të  kësaj  tume  janë  me  sa duket, shprehje  e  kultit  të diellit,  që  adhurohej  nga  përfaqësuesi t  e  këtyre tumave  si një  fuqi  jetëdhënëse  dhe  burim  i prodhimtarisë së tokës.Arti  i  kohës  së  bronzit  është  kryesisht  një  art  i  zbatuar  i  stilit  gjeometrik, që  përdoret  në zbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi.  Arti pl astik, që përfaqësohet me figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak jetë gjatë periudhës së  parë  të kësaj epoke  derisa më vonë zhduket krejt.Në bronzin  e hershëm një rënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës,  por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, ky  art njeh një  ngritje të re.   Në  qeramikën e tumave  të  Pazhokut  ai  është  zbatuar në  teknikën  e incizimit.Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija të pjerrëta  paralele.Në  qeramikën « devollite  »  këto  motive  janë  të  pikturuara  me  tone pashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe.Thurja e harmonishme e kompozi cionale e tyre në enë me  forma  elegante  përfaqëson  një  nga  arritjet  më  të  mira  të  artit  dekorativ  të  epokës  së bronzit.Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra.  Vlerat artistike i shohim të shprehura më tepër  në  format  e bukura të disa  veglave,  sidomos  te  sëpatat «  shkodrane  »  e  «  shqiptaro-dalmate » të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën e zhdërvjellët të vetë objekteve.
Faqe - 18
 
K R E U    I I
SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE   I L I R Ë T (SHEK. XI - V   P.E. SONË)
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë
objekte prej hekuri.Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike.  Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera
të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimi e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik.Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet,  kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire.Ky proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir.  M ë shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa  më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore.Njohuritë tona për  këtë periudhë  mbështeten kryesisht në  të dhënat  arkeologjike, por këtu  vijnë në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.
Faqe - 19
 
1.  ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIRËVE
Teoritë rreth origjinës Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e  kulturore, ka  përbërë  një  nga  synimet  më  kryesore  të  ilirologjisë.Rreth  tij  janë  shfaqur pikëpamje  të  ndryshme,  të  cilat  ndriçojnë  në  mënyrë  të  mjaftueshme  gjithë  këtë  proces  të ndërlikuar  etnogjenetik.Kërkimet  komplekse  arkeologjike,  gjuhësore  dhe  historike  të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje.Sado  të  ndryshme  që  mund  të  paraqiten  nga  forma  teoritë  mbi  prejardhjen  e  ilirëve,  në përmbajtje  ato shprehin  vetëm dy  pikëpamje,  njëra  nga të  cilat  i  quan  ilirët  si  të  ardhur  në Gadishullin  Ballkanik,  ndërsa  tjetra  si  popullsi  autoktone  të  formuar  në  truallin  historik  të Ilirisë.Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon  vendit nga vijnë,  ashtu edhe kohës së  ardhjes së tyre.Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas  tyre,  në  kapërcyell  të  mijëvjeçarit  të  dytë  p.e.  sonë  ilirët  morën  pjesë  në  lëvizjet  e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbri tur
nga Evropa Qendrore, në  fillim të epokës së  hekurit, u ngulën në  Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike.Pikëpamje  më  e  re  është  ajo  që  e  konsideron  kulturën  ilire  si  një  dukuri  të  formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të  pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit.Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të  pandërprerë  etnik,  gjen  prova  të  shumta  në  territorin  historik  të  ilirëve,  sidomos  me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut,  të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat  tumulare të  pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë.Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna.Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet  kurrsesi etnikisht me ilirët.Duke krahasuar  truallin  e  kulturës  së  fushave  me  urna  me  atë  të  kulturës  së  mirëfilltë  ilire  Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në  qeramikë,  në  objektet  metalike  etj.,  ashtu  edhe  në  atë  shpirtërore,  që  ka  një  rëndësi  të
veçantë në  përcaktimin etnik  të një  popullsie.Trualli i  Panonisë  ndjek mënyrën e varrimit me  djegie duke vendosur mbeturinat  e saj në  vazo të  veçanta  (urna), ndërsa ai i  Matit dhe i Glasinacit, varrimin në  tuma e kryesisht me vendosje kufome.Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup  etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve.Përveç kësaj të
Faqe - 20
 
dhënat  arkeologjike  kanë  treguar  se  dyndjet  panono-ballkanike,  dorike  a  egjeane  nuk  e përfshinë  pjesën  perëndimore  të  Gadishullit  Ballkanik  dhe  si  pasojë  nuk  shpunë  në ndryshime dhe  zhvendosje  të theksuara  të ilirëve.   Kjo  shihet qartë  si domos në  territorin e vendit  tonë,  ku  materialet  arkeologjike  të kësaj  kohe,  flasin jo  për  ndërprerje në  zhvillimin autokton  të  kulturës,  por  për  një  vazhdimësi  të  saj  që  nga  epoka  e  hershme  e  bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e. sonë, mund të  lidhen  me  ndikimet  kulturore  të  ardhura  përmes  dyndjeve  nga  veriu.Ky  zhvillim  i pandërprerë  kulturor  në  vendin  tonë  shfaqet  akoma  më  mirë  në qeramikë,  e  cila është  një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj.  Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e. sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire.Të  gjitha  këto  të  dhëna  arkeologjike  të  grumbulluara  në  pesëdhjetë  vjetët  e  fundit,  në territorin  e  Shqipërisë  së  bashku  tregojnë  se  etnogjeneza  ilire  nuk  duhet  parë  kurrsesi  në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe  i  ndërlikuar  autokton.Ky  proces  fillon  shumë  kohë  përpara  këtyre  dyndjeve (dorike, egjeane  a  panono-ballkanike)  dhe  konkretisht  me  dyndjen  e  madhe  të  periudhës  kalimtare nga neoliti në epokën e bronzi t, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike.Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të  ndryshme popullsish  baritore  të  ardhura  nga  stepat e Lindjes.Është provuar arkeologjikisht  se  ajo  nuk  u  bë  menjëherë,  por  valë-valë  dhe  se  krahinat  perëndimore  të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë  kësaj dyndjeje  grupe  të ndryshme kulturore  të Evropës  u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë  migratore,  të  cilat u imponuan me  këtë rast  vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta.Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në  territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një  kulturë  më e ulët e  karakterizuar me qeramikën e  saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.Në  procesin  e  shtjellimit  të  këtyre  ngjarjeve  dhe  të  përzierjeve  etnike  dhe  kulturore  të popullsive  neolitike vendase, paraindoevropiane  ose  sipas  disa studiuesve, indoevropiane  të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të  zhvillohen  në  kushte  të  veçanta  edhe  proceset  etnogjenetike  të  popullsive  të  vjetra historike  të  Ballkanit  Perëndimor,  rrjedhimisht  dhe  procesi  i  formimit  historik  të  trungut etnik ilir  me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera  fqinje jo
ilire.Në  këtë  proces, i  cili  u zhvillua  gjatë  gjithë  mijëvjeçarit  të  dytë p.e.  sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm.Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave
Faqe - 21
 
ballkano-perëndimore,  ishte  shumë  larg  për  t’i  dhënë  asaj  karakter  të përcaktuar  ilir,  të dallueshëm  prej  atyre  të territoreve të  tjera, ky diferencim  i tipareve  kulturore  vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit.Në  rrugën e këtij  zhvillimi  të brendshëm krahi nat  jugore  të kësaj treve ishin të kthyera  më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta  ekonomike  e  kulturore.Veriu, përkundrazi,  shfaq  prirje  drejt  Evropës  Qendrore por  me  lidhje  më  të  dobëta  me  të.Këto  lidhje  ndikuan  sadopak  në  formimin  dhe  nëdiferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire,atij jugor dhe verior.Kështu  duke  zënë  fill  në  kapërcyell  të  epokës  së  bronzit,  procesi  i  formimit  të  etnosit  ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon  nga fundi i  këtij mijëvjeçari.Si  e tillë,  kjo  epokë  krijon  në  pjesën  perëndimore  të  Ballkanit  atë  substrat  etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire.  Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge.Pavarësisht  nga  kjo  hipotezë  për  parailirët,  thelbësor  është  fakti  se  në  fund  të  epokës  së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila  në epokën e hekurit  në bazë  të zhvillimit  të brendshëm  ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike.Kjo  është  dhe  periudha e  formimit të  plotë të  bashkësisë  së madhe ilire dhe  të  grupeve  të  veçanta  etnokulturore,  ashtu  siç  përmenden  tek  autorët  më  të  hershëm antikë. Trualli historik i ilirëve Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.Me  emrin  ilir  në  fillim  njiheshin  vetëm  krahinat  jugore  të  ilirëve.Këtu  banonin  sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak.Ky emër u shtri  gradualisht prej grekëve edhe në vise  të tjera të njohura më vonë prej tyre,popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.Në  kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e. sonë), emri ilir  shtrihej mbi një territor mjaft të  gjerë, i cili arrinte në lindje  deri tek rrjedhja e lumit Moravë.Një shekull më vonë,sipas  Pseudo-Skylaksit,  ky  emërtim  do  të  përfshinte  territore  akoma  më  të  gjera  në veriperëndim të  Ballkanit.   Sipas  tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut  duke filluar që nga liburnët  në  veri  e  deri  tek  kufijtë  e  Kaonisë  në  jug.Përhapjen  më  të  madhe  dhe përfundimtare  të  emrit  dhe  të  territorit  ilir,na  e  jep  Apiani  i  Aleksandrisë,  i  cili  duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë  e ilirëve,  shkruante: « grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri
Faqe - 22
 
tek lumi Istër.Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve ».Nga studim et më të reja  të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në  të  dhënat  arkeologjike  si  dhe  në  ato  gjuhësore,  rezulton  se  trualli  historik  i ilirëve përfshinte  tërë  pjesën  perëndimore  të  Gadishullit  Ballkanik,  që  nga  rrjedhja  e  lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër.Burimet  historike  dhe  ato  arkeologjike  e  gjuhësore  dëshmojnë  për  praninë  e  ilirëve  edhe jashtë  trevës  historike  të tyre.Grupe  të  tëra ilirësh,  midis  tyre  dhe mesapët  dhe  japigët  u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj.Në  Azi të Vogël  u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione,  të cilat do të përmenden edhe në  eposin  homerik si  pjesëmarrës, përkrah  trojanëve  në luftën  e  tyre kundër grekëve.Prania e  elementit etnik ilir është  vërtetuar  arkeologjikisht  nga burimet  e  shkruara edhe  në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli.Të gjitha këto lëvizje grupesh  etnike  ilire  përtej  trevës  historike  të  tyre  ndodhën,siç  mund  të  provohet  dhe arkeologjikisht, kryesisht  gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç  dihet fillon  të vërshojë  në drejtim të jugut  që  në fund të  shek. XIII-XII  p.e.  sonë.Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e rej a ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.Topografia e fiseve m ë të rëndësishm e ilire Në  shekujt  e  parë  të  mijëvjeçarit  të  fundit para  erës sonë  ishin form uar  tanimë  bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike.  Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike  të  mëvonshme,  për  t’u  përmendur  janë:  thesprotët,  të  cilët  zinin  ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit  (Kalama), në veri të  tyre  vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe  gryka e lumit Drinos.Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës.Gjatë luginës së Vjosës në të maj të banonin amantët,  ndërsa  në  të  djathtë  bylinët,  kurse  në  rrjedhjen  e  sipërme  të  Vjosës  banonin parauejtë.Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve.  Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve.  Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të  rëndësishme ilire:  paionët  në  luginën  e mesme  të  Vardarit, dhe  dardanët që  banoni n  në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe.Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin  liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.
Faqe - 23
 
Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj..Përhapja  e  fiseve  më  të  rëndësishme  e  të  hershme  ilire  dëshmohet  në  burimet  e  autorëve antikë,  të  cilat  në  mjaft  raste  janë,  megjithatë,  të  fragmentuara,  madje  dhe  kontradiktore.Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme.

2.  GJENDJA EKONOMIKO-SHOQËRORE E ILIRËVE (SHEK. XI-V P.E. SON Ë)
Vendbanimet - Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara.Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme.Në burimet e shkruara  ato  dokumentohen  nga  fundi i  kësaj periudhe,  në  fiset  më  jugore  ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit,  i  cili  thotë se  kaonët,  thesprotët  dhe  molosët  banonin  në  fshatra.    Ky njoftim  i  shkurtër,  që  me  sa  duket  i  referohet  një  burimi  më  të  hershëm, nuk  ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin  nga  grupe  shtëpish  të  grumbulluara  sipas  njësive  shoqërore  që  përfaqësonin,d.m.th.  mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin  një vëllazërie.Një  mendim  të  tillë  e  sugjerojnë,  të  paktën  për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash,të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit.Po kjo gjë përsëritet në  tumat  e  Kukësit,  ato  të  pellgut  të  Korçës,  të  luginës  së  Drinos  e  gjetkë.Edhe vendbanimet  fshatare  të  gjurmuara  në  luginën  e  Vjosës  japin  të njëjtën  tablo.Në  të  gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.Burimet e  shek.  V  p.e.  sonë dëshmojnë  se vendbanimet  e hapura fshatare të këtij lloji  kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug.Gjatë  kohës së  hekurit  vazhdojnë  të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të  trashëguara nga epokat e mëparshme.Herodoti  në « Historitë » e tij përshkruan me  shumë hollësi një vendbanim  të  tillë  buzë  liqenit  Prasaida  të Panonisë .Arkeologjikisht  ato  janë  vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.
Faqe - 24
 
Krahas  vendbanimeve  fshatare  të  pambrojtura  në  kohën  e  hekurit  përhapen  gjerësisht vendbanimet  e  fortifikuara  me  mure. Të  njohura  që  nga  koha  e  bronzi t  të  vonë,  ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit.Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure  gurësh.Ato janë  të  ngritura  mbi  kodra  të  mbrojtura  dhe  me  pozitë  mbizotëruese  e  horizont  të  gjerë shikimi.Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij  dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme.Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha  anësore  dhe  bërthama  e  mesit  që  mbushej  me  gurë  të  vegjël.Trashësia  e  tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur  me një  korridor  që  ndihmonte mbroj tjen.Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësia e  tyre  tregon  se  kanë  pasur  një  ngritje  të  madhe. Megjithatë  duhet  menduar  se  mbi  këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh. Madhësitë  e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin.  Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha.Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha.Në këto raste vendbanimet paraqi ten me 2-3 e më shumë radhë muresh.Shumë të  pakta  janë dijet  për  ndërtimet e brendshme  të  këtyre  vendbanimeve.Gjurmët e ruajtura  në  sipërfaqe  dëshmojnë  se  për  ndërtimin  e  banesave  është  përdorur  gjerësisht sistemi  i  tarracave,  që  përcaktohej  nga  terreni  i  thyer  i  faqeve  të  kodrave  mbi  të  cilat shtriheshin vendbanimet.Si lëndë për ndërtimi n e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri.Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin « gradina ».Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë.  I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai  i  zbuluar  në  Shuec  të  Bilishtit.Gradinat  janë  të  vendosura  mbi  kodra mbizotëruese.Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi.Sistemi i mbrojtjes pl otësohej me sa  duket nga një gardh  hunjsh,  që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.Vendbanimet  e  fortifikuara  i  gjejmë  të  vendosura  në  një  mjedis  të  pasur  me  toka  buke  e kullota,  që  formonin  bazën  e  ekonomisë  së  tyre. Në  disa  raste,  siç  tregojnë  të  dhënat arkeologjike,  në  to zhvillohej  edhe një  veprim tari  e kufizuar zejtare.Rreth  tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore. Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht
Faqe - 25
 
më  të  vogla  se  vendbanimet  e  fortifikuara  të  Ilirisë  Jugore. Në  shumicën  e  rasteve  ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.Në të dyja rastet lindën në këtë  kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të  tjerat  prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike  qendrore.Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një  fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor.  Aty nga fundi  i  kohës  së  hekurit  (shek.  VII-V  p.e.  sonë),  disa  prej  tyre  marrin  pamjen  e  qendrave protourbane.Zhvillim i i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këm bim eve Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshm ojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore  dhe në  përgjithësi  në krahinat  pjellore të vendit.   Ilirët  kultivonin  në  këtë  kohë  të gjitha  llojet  e  drithërave. Jo  rastësisht,  krahina  të  veçanta  ilire,  si  Paionia  dhe  Thesprotia,përmenden që në eposi n homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th.  të përshtatshme ushtrive  të Karlit Anzhu në brendësi të  vendit.Është për këto arsye që Karli I  i shkruante gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek.  VI-V  p.e.  sonë),  në  Iliri  kishte  krahina  që  prodhonin  deri  dy  herë  në  vit.Më  vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës.Krahas  bujqësisë,  në  Iliri,  veçanërisht  në  zonat  bregdetare  të  saj  dhe  në  krahinat  e  ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri.  « I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan  historiani dhe gjeografi grek  Straboni  në veprën e tij  «  Gjeografia »(shek. I e. sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta », vijon ky autor, përveç disa krahinave të  pakta  ku  toka  është  fare  e  ashpër.    Që  ilirët  merreshin  me vreshtari,  këtë  e  dëshmojnë farërat  e  rrushit  të  zbuluara  në  disa  nga  vendbanimet  e  kohës.Kushtet  e  përshtatshme tokësore dhe klimatike  ndihmuan jo  më pak edhe për kultivimin e perimeve, si  të bishtajës,të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh.  të mollës, të dardhës, të qershisë etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike.Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin.Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë.Tek  ilirët  ishte  e  zhvilluar  edhe  blegtoria,  m adje  në  krahinat  e  brendshme  malore  ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre.  Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar,  ndërsa  Pindari,  do  ta  vlerësonte,  në  shek.  V  p.e.  sonë,  këtë  krahinë  si ushqyese  të  shkëlqyeshme  të gjedhit Hekateu gjithashtu  bën fjalë  për  kullota  të pasura  të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë.   Si te ky autor  i  hershëm, ashtu  dhe  tek  të  tjerët,  që përsërisnin  më  vonë  këto  njoftime,  ato  shpesh
Faqe - 26
 
paraqiten të  veshura  me hollësira  fantastike.Por  duke lënë  mënjanë  teprimet  e  tyre,këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët.Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështi min e bagëtisë vihet re edhe  nga tregimi i Aristotelit për  kriporet  e  autariatëve  dhe ardianëve.Konfliktet  e  shpeshta  midis këtyre  dy  fiseve  për këtë  kripore,  shprehin  shqetësimet  e  blegtorëve  ilirë  lidhur  me  këtë  produkt  shumë  të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë.  « Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh ».Midis kafshëve  shtëpiake më të  parapëlqyera  ishin qetë, delet,  derrat,  qentë  etj., për  të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e  ndryshme  të  kësaj periudhe.   Ilirët  shquheshin  edhe  si  rritës  të  mirë  të  kuajve.Këta  të fundit  ishin  të  shpejtë  në  vrapime  dhe  të  qëndrueshëm  në  punë,  siç  na  thonë  burimet  e mëvonshme.Krahas  blegtorisë,  ilirët  merreshin  edhe  me  gjueti,  megjithëse  kjo  veprimtari  nuk  luante ndonjë rol aq të  rëndësishëm  në jetën ekonomike  të tyre.  Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive.Këta të fundit  sipas  burimeve  të  shkruara,  ua  kalonin  qenve  të  tjerë  për  trupi n  e  tyre  të  lartë  dhe guximin e madh në kacafytje me bi sha të egra.  Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruar edhe  në  artin  figurativ  ilir  të  kësaj  kohe.Për  t’u  përmendur  në  këtë  drejtim  janë  ato  që zbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të  zbuluara në  krahinat  verioretëIlirisë. Nga kafshët e egra më tepër çmoheshin derri, dreri etj..  Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilirë  jo  vetëm  mishin  dhe  lëkurën,  por  edhe  brirët  prej  të  cilëve  ata  punonin  vegla  të ndryshme  dhe  zbukurime.    Të  tilla  vegla  ndeshen  shpesh  nëpër  vendbanimet  ilire  të periudhës së hekurit.Deti,  liqenet  si  dhe  lumenjtë,  që  e  përshkonin  Ilirinë  në  drejtime  të  ndryshme,  u  dhanë mundësi banorëve  pranë  tyre të  merreshin  që herët edhe  me  peshkim.   Këto  burime ujore përmbanin  sasi të  shumta peshku.   Kështu, p.sh.   ilirët që jetonin  pranë  liqenit  Prasiada  të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk. Përparime të dukshme vihen re edhe në metalurgji.  Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjes së  mineraleve,  ashtu  dhe në  zgjerimin  e  madh  të  prodhimit  të  objekteve  metalike.Nëpërvendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë sasira të konsiderueshme armësh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumë të larmishme stolish, të  cilat tregojnë  pa dyshim  për një konsum  të madh të  lëndës  së parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë.Në  shek.  XI-IX  p.e.  sonë  ilirët  nuk  e  zotëronin  ende  mirë  mjeshtërinë  e  përpunimit  të hekurit dhe  nuk është aspak e rastit që në  varret e kësaj  periudhe, objektet prej  hekuri  janë shfaqje tepër  të rralla, ndërsa ato prej bronzi,  të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej traditën e kohës së bronzit, janë të shumta.
Faqe - 27
 
Vetëm  në  shek.  VIII-VII  p.e.  sonë  prodhimi  metalurgjik  i  hekurit  arrin  zhvillimin  e  tij  të plotë  tek  ilirët. Ky m etal e zëvendëson  në një  masë  të  ndjeshm e bronzin, në  prodhimin e armëve  dhe  të  veglave  të  punës,  të  cilat  tani  bëhen më  të  forta  dhe  më  me  rendiment  në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimi n e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe. Sendet metalike të kësaj  faze  të zhvilluar  të epokës së hekurit, tregojnë  se sa përpara kishte shkuar teknika e punimit të tij.  Për këtë dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumë të përsosura të armëve dhe  sidom os të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese  pune mjaft të  ndërlikuara,  si  edhe vetë  zbukurimi  i pasur gjeometrik i  këtyre  objekteve të  punuara  me mjeshtëri  dhe  me  një  radhitje simetrike  të motiveve.Kjo  pasqyrohet  më në fund edhe  në vetë trajtimin plastik të figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh. Përpunimi i metaleve  ishte  përqendruar kryesisht në qendrat  metalurgjike  të Ilirisë. Të tilla ishin në  vendin  tonë, p.sh.   zona e Mirditës dhe e Matit,  ku  janë  përcaktuar  edhe vendet e shkrirjes  së bakrit, si zona e  Kukësit,  ajo e Korçës, e nj ohur  për  punimin e metaleve  që  në kohën e bakrit dhe të bronzit etj.. Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave.  Në to prodhohej jo vetëm për të plotësuar  nevojat  e  brendshme  të  fisit  ose  të  një  krahine  më  të  madhe,  por  edhe  për  t’u përdorur si mall këmbimi. Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila qëndron nga pikëpamja e teknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit të saj, më lart se poçeria e epokës pararendëse të bronzit.  Duke filluar nga shek. VI p.e. sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugore
të  Ilirisë,  kalohet gradualisht nga punimi me dorë  të lirë i  enëve prej  balte, në  prodhimin e tyre  me  çark.Prodhimet  e para  i  kemi  nga  vendbanimi  i  Trenit  (shek.  VII).Një pjesë e madhe e poçerisë vendore të kohës arkaike  e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi të Korçës, del e punuar me çark.  Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës  së re në  prodhimin  e enëve,  bëri  që  poçeria të  shndërrohet në  një degë  të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit. Zhvillimi  i  madh  i  degëve  të  ndryshme  të  prodhimit  bujqësor  dhe  zejtar,  bëri   që  të
zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta.  Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe  pozita e  favorshme gjeografike  e territorit të  Ilirisë,  e ndodhur midis botës mesdhetare dhe  Evropës Qendrore,  si edhe  rrugët  e  tij  të  hapura të  komunikimit natyror, tokësor  dhe detar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme  të zejtarisë greke apo në  imitacionet  lokale  të  modeleve  të  tyre,  në  stolitë  e  tipave  italikë  ose  në  qelibarin  me prejardhje  nga  Baltiku.Nga  ana  tjetër,  stolitë  dhe  armët  tipike  ilire  që  gjenden  në  Traki, Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare që ekzistonin  midis  ilirëve  dhe  vendeve  të  tjera  përreth. Një  zhvillim  të  madh  morën veçanërisht  shkëmbimet  tradicionale  me  Greqinë  sidomos  pas  shek.  VIII  p.e.  sonë,  me
Faqe - 28
 
themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë.Shtrirja  e  territorit të Ilirisë  gjatë brigjeve të  Adriatikut dhe të  Jonit krijonte  mundësinë  për një hov të madh të lundrimit.  Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të  shpejta ujërat  e  këtyre deteve duke kaluar  deri në  brigjet perëndimore  të Greqisë dhe  në ato jugore të  Italisë.  Di sa  prej fiseve ilire,  si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut.Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos  liburnët, të  cilët  themeluan  edhe vendbanime të  veçanta në  ishullin  e Korkyrës, si dhe në brigjet e Gadishullit Apenin. Lindja e pronës private dhe diferencim i shoqëror Përparimet  që  u  bënë  në  degët  e  ndryshme  të  ekonomisë  gjatë  epokës  së  hekurit  sollën ndryshime edhe në vetë  strukturën e shoqërisë ilire.  Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi  të shfaqet tek fiset  ekonomikisht më të zhvilluara, në  fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën.  Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se  ato  ishin  pronë  e  njerëzve  të  veçantë. Karakteri  dhe  shkalla  e  zhvillimit  të  zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private.Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë.Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon  se  zotërimi periodik  i  saj  ishte  një  hallkë  e  ndërmjetme  në  procesin  e  formimit  të pronës private. Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë  të  thjeshtë  të  fisit.    Këtyre  u  shtohet  edhe  një  shtresë  e  re,  më  e  kufizuar,  ajo  e zejtarëve.Nga ana tjetër, nga masa  e  gjerë e  popullsisë, fillon të  veçohet si  një shtresë  më vete ari stokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga  prodhimi  dhe nëpërmjet përvetësimit të  pasurisë  së  përbashkët,  vihet  në  një  pozitë  të  privilegjuar  derisa  bëhet  dalëngadalë zotëruese e pronave  të  mëdha tokësore  dhe blegtorale.Ajo  gradualisht  mënjanon  organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin. Nga buri met e  shkruara më të hershme, siç është  eposi homerik, shihet  se në disa nga fiset ilire  ekzistonte,  tanimë,  diferencimi  shoqëror,  të  paktën  në  shekujt  VIII-VII  p.e.re  kur  u krijuan « Iliada »  e  « Odisea ». Duke  folur  për  pjesëmarrjen  e ilirëve  paionë  në  luftën  e Trojës  kundër  ahejve,  Homeri  i   barazon  prijësit  e  tyre  ushtarakë, që  vinin  nga  «  Paionia pjellore » me prijësi t e ahejve dhe të trojanëve.Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë  të ngjashme me atë të fiseve fqinje të  Greqisë.Në një vend të poemës « Odisea » flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet  Odi senë, gjatë  kthimit për në  atdhe, përgatiti  një nga  anijet e  tij të  shpejta për  ta  dërguar  atë  në  Itakë.    Sipas  këtij  tregimi  mitik,  Feidoni  përfaqëson  këtu  njërin  nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve.  Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni,
Faqe - 29
 
kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e. sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni  nga  Molosia.  Sipas këtij tregimi, ky  molosas  duhet  të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni. Të  dhënat  arkeologjike  nga  varrezat  tumulare  të  luginës  së  Drinos,  pellgut  të  Korçës  dhe Ohrit (Trebenisht),  zonës qendrore ilire të  Glasinacit etj., dëshmojnë  gjithashtu se  në shek. VIII-V  p.e.  sonë, diferencimi shoqëror  në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe  kishte  prekur  edhe  krahinat  e  thella  të  Ilirisë  Qendrore  e  Veriore.Në  këto  varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të  kushtueshm e, sende  luksi prej ari e argjendi  dhe  objekte  të tjera  të  importuara  nga  viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore. Federatat fisnore Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e. sonë.  Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut.  Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpej ta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.Gjendja  e  krijuar  nga  këto  luftëra  dhe  inkursione,  që  i   sillnin  aristokracisë  fisnore  ilire  të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në  zhvillimin  e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç  ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të  përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake. Në  procesin  e  këtyre  konflikteve,  fiset  e  vogla  ilire  filluan  të  lidhen  dhe  të  formojnë  gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek. VII p.e. sonë, federatat e para.  Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e. sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakri fica të mëdha në njerëz.  Gjatë shek. VI-V p.e. sonë federata të tilla formuan  edhe  disa  fise  të  tjera,  si m olosët, thesprotët,  kaonët, parauejtë, orestët,  lynkestët, paionët, dardanët etj.. Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus.  Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga  gjiri i fisit sundues të federatës.Në burimet e  fundit të shek. V vihet re se  funksioni i  basileut nuk i  takonte  më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti  e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes  fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë
Faqe - 30
 
e më shumë në sajë të l uftërave.  Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila  dallohej  nga  pjesa  tjetër  e  popullsisë  së  thjeshtë.    Ajo  e  konsideronte  si  një  gjë  të turpshme të  merrej  me punimin e  tokës,  me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin  zejtar etj..Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të lirë  ose  gjysmë  të  lirë.Zanati  më  i  nderuar  për  ta  ishin  lufta,  gjuetia,  garat  sportive  etj., skenat e të  cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.Në gjysmën e dytë të shek. V p.e. sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik.Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore:  kaonët,  thesprotët  e  molosët merrnin pjesë  në ngjarje të  tilla politike të historisë  së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e. sonë.  Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një  nga  ato  forca  që  në  aleancë  me  Athinën,  kundër  lidhjes  së  Peloponezit,  ndihmuan aristokracinë  epidamnase  të  rikthehet  në  pushtet.    Kjo  ngjarje  shënoi  një  kthesë  të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të li dhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire. Dy  njoftime  të  tjera  kanë  të  bëjnë  me  ngjarjet  e  vitit  423.    I  pari  bën  fjalë  për  kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses. Njofti mi  i  dytë  lidhet  me  luftën  që  zhvilluan  ilirët  e  krahinave  juglindore  kundër maqedonëve.  Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët  maqedonë, të cilët synonin ta nënshtronin.  Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihm uar nga persët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij.Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej  sa  në  njërën  anë  në  tjetrën,  duke  u  lidhur  herë  me  Athinën  e  herë  me  Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të  vet,  komandantit  të  forcave  lakedemone,  Brasidës,  të  cilit  i  kishte  besuar  luftën  kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake.  Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e  Perdikës  dhe  të Brasidës provoi të thyente  Arrabeun  me  anën e  bisedimeve dhe  të bëhej  aleat  i  lakedemonëve.    Por  përpjekjet  dështuan  dhe  bashkë  me  to  dështoi  edhe ekspedita kundër lynkestëve.  Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat. Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër  barbarësh  sulmuan  Arrabeun. Por  këtë  radhë  lynkestët  kishin  siguruar  ndihmën  e vëllezërve të tyre  ilirë. Forcat  e  bashkuara  të  ilirëve  dhe  lynkestëve  e shpartalluan  veçmas
Faqe - 31
 
mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu  Brasida  u  gjend  i  rrethuar  keq  dhe  vetëm  me  përpjekje  të  mëdha  mundi  t’i shpëtojë  forcat  e  veta  nga  asgjësimi  i  plotë. Kjo  luftë  ndryshoi  krejt  drejtimin  që  kishin marrë  ngjarjet në frontin halkidik.   « I detyruar nga rrethanat e  rënda,  - shkruan Tukididi, - Perdika  u  përpoq  të  hynte  sa  më  parë  në  marrëveshje  me  athinasit  dhe  t’i  hiqte  qafe peloponezasi t ». Duke  i  përshkruar  këto ngjarje  të  shek.  V,  Tukididi  na  ka  lënë  edhe  një  shënim  me  mjaft interes  për  vlerësimin  e  jetës  social-politike  të  ilirëve.    Prej  fjalimit,  që  sipas  tij  Brasida  u mbajti ushtarëve  të  tij  para  tërheqjes,  ne  mësojmë  se  shoqëria  ilire  ruan ende  në  fundin  e shek. V mbeturina  të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë  vetëm  për  inkursionet  e  ilirëve  dhe  atyre  të  Tukididit,  që  i  përmend  ata  si  një  forcë aktive, pjesëmarrëse  në ngjarjet  më të rëndësishme të  kohës, ku luajti ndonjëherë  një rol jo pa  rëndësi,  ka  një  ndryshim  të  dukshëm. E  re  në  njoftimet  e  Tukididit  është  se  lufta  e federatave ilire  si  në rastin  e  ndërhyrjes  në luftën  civile të  Epidamnit,  ashtu  dhe  në luftën kundër  maqedonëve  dhe  aleatëve  të  tyre  peloponezas,  nuk  kishte  më  karakterin  e  një inkursioni  grabitqar,  por  synime  politike  të  caktuara  dhe  kjo  nënkupton  një  stad  mjaft  të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore. I gjithë  ky  zhvillim  social-politik,  që  vihet  re,  veçanërisht  tek  fiset  ilire të jugut  në fund  të shek. V p.e. sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizi mit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar.  Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e. sonë formacionet e para shtetërore ilire.
Faqe - 32

3.  KULTURA ILIRE

N jësia dhe veçantitë kulturore lokale Kultura  ilire  u  formua  me  tiparet  e  saj  karakteristike  që  e  dallojnë  nga  kulturat  e  popujve fqinjë në  periudhën e zhvilluar të  epokës  së hekurit.   Ajo ishte një  kulturë  autoktone  që  u krijua  në truallin  historik  të ilirëve, në  procesin  e  formimit të  vetë etnosit  ilir,  mbi  bazën  e zhvillimit  të  brendshëm  social-ekonomik  të  shoqërisë  ilire  dhe  pa  dyshim  edhe  të marrëdhënieve  me  popujt  fqinjë.    Tiparet  themelore  të  saj  janë shprehur  në  arritjet  më  të rëndësishme të  ilirëve në  fushën  e  zhvillimit  të tyre  ekonomik e shoqëror, në  mënyrën e  të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre. Krahas  tipareve themelore  të  përbashkëta  të  kësaj  kulture,  që  janë karakteristike  për gjithë truallin  ilir,  vihen  re  edhe  veçanti  lokale.    Në  kushtet  e  një  territori  të  gjerë,  me  larmi  të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie  e  marrëdhënie  me  krahina  që  i  karakterizonte  një  zhvillim  i  ndryshëm  social-kulturor,  sidomos  i  theksuar  midis  veriut  të prapambetur  qendërevropian  dhe  jugut  më  të përparuar egjeo-mesdhetar, këto  ndryshime lokale në  kulturë janë po aq  të  kuptueshme  sa edhe  zhvillimi  jo  i  njëjtë  social-ekonomik  që  njohën  ilirët  e  kësaj  kohe.Të  dhënat arkeologjike  dëshmojnë  për  ndryshime  lokale  edhe  në  aspekte  të  veçanta  të  jetës  dhe  të krijimtarisë  së  ilirëve,  ndryshime  të  cilat  janë  thjesht  të  karakterit  etnografik. Sipas  të  dhënave  arkeologjike,  në  truallin  ilir  dallohen  në  epokën  e  hekurit  disa  grupe kulturore:  grupi  jonik  ose  epirot,  që  përfshin  krahinën  e  banuar  nga  kaonët,  thesprotët, molosët dhe fiset  e tjera  më të  vogla të viseve  më jugore; grupi adriati k-jugor ose taulanto- ardian, që shtrihet në  gj ithë  ultësirën  bregdetare nga Vjosa në  Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore  dhe  ai  pai on  në  atë  lindore,  grupi  i  Matit  ose  pirust,  që  përfshin  krahinat  e brendshme  të Shqipërisë  Verilindore  (Mat,  Dibër  Kukës) dhe ai  dardan  në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet  krahinës  së  banuar  nga  autariatët;  grupi  dalmatin,  që  përfshin  krahinën  midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje. Çdo  njeri nga këto grupe kulturore  i përgjigjet kryesisht  terri toreve të banuara nga fiset ose bashkimet  e mëdha  fisnore ilire.Sa  më  të  afërta  gjeografikisht  ishin  këto grupe, aq  më  të mëdha  ishin  ngjashmëritë  kulturore  midis  tyre.    Kështu,  p.sh.,  grupi  japod  paraqet  mjaft paralele me atë fqinjë liburn.  Në  Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet  aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot. Këto  ndryshime  dhe ngjashmëri  lokale,  që  burojnë  nga  baza  e  përbashkët  etnike,  kushtet herë  të  përafërta  e  herë  të  ndryshme  të  zhvillimit  social-ekonomik  dhe  marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët,  qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të  zhvillimit  të  ilirëve.    Veçoritë  lokale  etnografike  në  kulturë,  ashtu  sikurse  dhe  ato dialektore  në  gjuhë,  nuk  cenojnë  unitetin  e  kulturës  ilire  dhe  të  bartësve  të  saj,  ato  janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë. Gjuha Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit.Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me  gjuhë të tjera të  gadishullit dhe jashtë tij.Janë konstatuar elemente të  përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme. Një  varg  dijetarësh  të  shquar  historianë,  arkeologë  e  gjuhëtarë,  kanë  sjellë  një  sërë argumentesh  hi storike  dhe  gjuhësore  për  origjinën  e  shqiptarëve  dhe  të  gjuhës  së  tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës
Faqe - 33
 
shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto: Shqiptarët  banojnë sot në  një pjesë të  trojeve, ku në periudhën antike  kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera  në  trojet  e  sotme;  një  pjesë  e  elementeve  gjuhësore:  emra  vendesh,  fisesh,  emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.  Format e  toponimeve  të  lashta  të  trojeve  ilire  shqiptare,  të  krahasuara  me  format  përgjegjëse  të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me lati nishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në bri gjet e Adriatikut dhe të Joni t; të dhënat arkeologjike dhe  ato  të  kulturës  materiale  e  shpirtërore,  dëshmojnë  se  ka  vijimësi  kulturore  nga  ilirët antikë te shqiptarët e sotëm. Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.  Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është  gjetur  gjë  e  shkruar  dhe  është  menduar  se  nuk  ka  qenë  e  shkruar. Dëshmohet  e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që  është mbajtur  e  mbahet  përgjithësisht si një  degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor.  Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në  një  alfabet  grek  (dorik)  me  disa  ndryshime  për  të  riprodhuar  disa  tinguj  të  posaçëm  të gjuhës  së  tyre. Një  mbishkrim  i  Kalasë  së  Dalmaces  afër  Pukës,  që  për  dekada  të  tëra  qe mbajtur  si  i  vetmi  mbishkrim  ilir,  u  provua  nga  gjuhësia  e  re  shqiptare  se  nuk  ishte tjetër veçse një mbi shkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar  me  një  alfabet  të  panjohur  dhe  të  një  mbishkrimi  të  gjetur  në  Bugojë  të  Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva.  Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund  të japin  ndonjë  tekst  ilir të  shkruar  me alfabet të veçantë  ose  me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë  zyrtare  administrative,  nuk  u  bënë  kurrë  gjuhë  të  të  gjithë  popullit,  i  cili  vazhdoi  të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare.  Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e. sonë, Polibit, për  bisedimet  e mbretit  Gent me  delegatët maqedonas  përmes  përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve. Nga  gjuha e  ilirëve kanë  mbetur  disa  materiale, por që  nuk  janë  të  mj aftueshme:  elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një  numër  i  madh  (rreth  1  000)  emrash  të  përveçëm,  emra  personash,  perëndish,  fisesh, vendesh  dhe  disa  emra  lumenjsh  e  malesh.   Fjalët  ilire i  kemi  në formën  që na  janë dhënë prej  autorëve  grekë  e  latinë, jo  në formën  autentike  të  tyre. Ndër  ato  fjalë mund  të përmenden  rhinos  =  mjegull,  sabaia  =  birrë  meli  etj..    Emrat  e  përveçëm  ilirë  që  na  janë transmetuar në  burimet  e  shkruara antike  (autorë  grekë e latinë,  mbishkrime  greke e latine,
Faqe - 34
 
monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut  të saj dhe material krahasimi  me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj. Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj.  Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër  to  përmendim:  lat.   mannus =  kalë  i vogël,  krhs.    shqipen  maz/mëz;  gr.balios  =  i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.. Material  më  të  pasur  jep  mesapishtja  e  Italisë  Jugore.Prej  saj  kanë  ardhur  një numër mbishkrimesh  zakonisht  të shkurtra  e  shpesh  fragmentare të  shek. VI-I  p.e. sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël.  Kemi disa  glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh. Janë vënë re gjithashtu  edhe bashkëpërkime të  rëndësishme midis  mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh.  reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|,  evolucioni  |-m|>|-n| i  mbaresës  së  rasës  kallëzore  njëjës  të  emrave  në  të  dyja  këto gjuhë etj.. Arti dhe botëkuptim i Arti ilir në periudhën e hershme të hekuri t karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të  epokës  së  bronzit,  por  lulëzimin  e  arrin  në  fillim  të  epokës  së  plotë  të  hekurit,  d.m.th. rreth  shek.  VIII-VII  p.e. sonë në  kushtet e  zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror  të ilirëve.  Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj..    Ky  stil  zbukurimi,  i  aplikuar  jo  vetëm  në  objektet  e  veçanta  metalike,  kryesisht  prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet  nga  një  gamë  e  pasur  figurash  gjeometrike,  si  rrathë  të  veçantë  e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik. Ky stil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri në fund  të  periudhës  së  hershme  të  hekurit,  duke  përbërë  kështu  bazën  kryesore  dhe  më  të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi.  Arti figurativ në Iliri u zhvillua më  vonë;  atë  e  shohim  të  përfaqësuar  në  figura  njerëzish  dhe  kafshësh  të  trajtuara skematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike. Nga  shek.  VI  p.e.  sonë  tek  fiset  e  Ilirisë  së  Veriut  nën  ndikimin  e  fuqishëm  të  kulturave mesdhetare  dhe  në  kornizën  e  lidhjeve  të  shumëfishta  të  popullsive  përreth  Adriatikut Verior,  lindi  një  art  i  pasur  figurativ,  shprehjen  më  të  lartë  të  të  cilit  e  gjejmë  tek  situlat
Faqe - 35
 
liburne  e  tek  urnat  japode. Në  një  stil  të  pjekur  arkaik  të  kohës  janë  paraqitur  në  këto monumente pamje nga jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasura të shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siç është rasti i një valleje grash lidhur dorë për dore, apo i një procesioni funeral, ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu të gjatë kurorash luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solem ne.  Në raste të tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj..  Këto manifestime artistike, megjithëse të  ndikuara  nga  pikëpamja  e  stilit  dhe  e  karakterit  tregimtar  të  ornamentit  prej  artit  arkaik grek dhe ai etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe përmbajtjes së  tregimit, kanë  mjaft  elemente vendëse,  që  tregojnë  për  natyrën  vendore  të  prodhimit  të shumë  prej  tyre.   Në  këtë  drejtim  përveç  vlerave  artistike,  këto monumente  përbëjnë  edhe
një burim historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të shoqërisë ilire në shek. VI-V p.e. sonë. Përsa  u  përket  besimeve  të  ilirëve  të  epokës  së  hekurit,  ato  nuk  ndryshonin  prej  atyre  të epokës së bronzit.  Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e  saj  dhe  me  zhvillimin  e  bujqësisë  në  përgjithësi.    Shumë  e  përhapur  tek  ilirët  ishte heliolatria  (adhurimi  i  diellit).    Gjurmët  e  shumta  të  saj  shprehen  përmes  motiveve  të ndryshme,  që zbukuronin objektet  e veçanta dhe që  në mënyrë grafike simbolizonin diellin. Të  tilla ishin,  p.sh.:  rrathët  bashkëqendrorë,  svastikat,  spiralja  etj.. Ky  kult diellor  tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj.. Një  kult  tjetër  shumë  i  zhvilluar  tek  ilirët,  sidomos  tek  ata  të  krahinave  jugore,  ishte  dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj.. Vendosja  e  varreve në  tuma  përreth një  varri  më  të  hershëm të pasur dhe  qendror,  si  dhe shoqërimi  i të  vdekurit  në  varr me objekte  të ndryshme, tregon  se tek ilirët e periudhës  së hershme  të  hekurit  ishte i  zhvilluar  dhe  kulti  i të  parëve,  si edhe  besimi mbi jetën e përtej varrit. Ilirët  besonin  edhe  në ekzistencën  e  fuqive  mistike, që  rronin  midis  tyre dhe  u  shkaktonin njerëzve  sëmundjet  dhe  fatkeqësitë  e  tjera  shoqërore.    Për  t’i  larguar  këto  të  këqija,  ilirët sajuan forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj..
Faqe - 36

4.  KOLONITË HELENE TË BREGDETIT ILIR

Them elim i i kolonive helene dhe m arrëdhëniet m e botën ilire Vendosja  e  kolonive  helene  në bregdetin  ilir  është  pjesë  e  drejtimit  të  lëvizjes  kolonizuese
helene,  në  të  cilën  më  aktiv  u  tregua  Korinthi.    Kjo  dukuri  u  zhvillua,  nga  njëra  anë,  me shtytjen e faktorëve ekonomikë e shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana tjetër, qe një hap i mëtej shëm në përfshirjen e zonave ilire në sferën e ekonomisë së Mesdheut.  Kolonitë më të hershme  u  vendosën  në  tokat  e  Ilirisë  së  Jugut. Këto  zona  të  banuara  nga  ilirët  kishin marrëdhënie tregtare  me vendet e Greqisë  që nga epoka  kreto-mikene. Kjo tregti  fitoi  një bazë më të  gjerë në kushtet  e  shthurjes  së rendit fisnor tek  ilirët.   Vendosja dhe zhvillimi  i mëtej shëm  i  kolonive  ka  qenë  pasojë  e  këtij  procesi. Në  fillim  u  vendosën  pranë vendbanimeve  ilire  pikat  tregtare, të cilat me  zhvillimin  e mëtejshëm të marrëdhënieve  me brendatokën  ilire  u  populluan  nga  grupe  kolonistësh  helenë  dhe  u  kthyen  në  qendra  të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke. Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që banohej atëhere nga liburnët. Nga  këtej  një  valë  kolonistësh  u  vendosën  në  Dyrrah  (627  p.e.  sonë,  ka  shumë gjasë edhe më herët).  Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluar nga kolonistë të  ardhur nga Dyrrahu.  Për  gjithë  kohën antike  midis dy  qyteteve  u mbajtën lidhje  të  ngushta  ekonomike  dhe  politike,  që  janë  karakteristike  për  marrëdhëniet  midis metropoleve  dhe  apoikeve. Në  të  njëjtën  kohë  me  Apoloninë  u  formua  nga  banorët  të ardhur  nga  Eubea  edhe  kolonia  helene  në  Orik,  e  cila  për  vetë  mundësitë  e  kufizuara  të kontakteve  me  prapatokën  ilire nuk  arriti  kurrë  rëndësinë  ekonomike,  as  edhe famën  e  dy kolonive  të  tjera.    Kaluan  edhe  dy  shekuj  të  tjerë  derisa  kolonistët  helenë  të  ardhur  nga Parosi, Sirakuza e Sicilisë dhe Knidi të vendoseshin në ishuj t e Ilirisë së Veriut, ku themeluan Faron  (sot  Hvar),  Isën  (sot  Vish)  dhe  Korkyrën  e  Zezë  (sot  Korculla). Në  fillimet  e  veprimtarisë  së kolonive  peshën  kryesore  në ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga  tokat  ilire  merreshin  prodhime  bujqësore,  lëndë  druri  dhe  mi nerale  për  nevojat  e metropoleve, kundrejt shkëmbimit mall me mall me prodhime të zejtarisë. Por  në  shek.  V  p.e.  sonë  kolonitë  e  bregdetit  ilir  nuk  janë  më  shtojca  të  ekonomisë  e furnizuese  të  thjeshta  lëndësh  të  para  të  qyteteve  mëma. Prodhimi  lokal,  i  mbështetur kryesisht  në  shfrytëzimin  e  punës  së  skllevërve,  arrin  në  këtë  periudhë  një  shkallë  të  tillë zhvillimi saqë ishte në gjendje të mbulonte jo vetëm kërkesat e popullsi së së këtyre qyteteve, por  edhe  të  botës  ilire  përreth,  gjallëruese  dhe  nxitëse  e  drejtpërdrejtë  e  këtij zhvillimi. Importimet  nga  qytetet  mëma  dhe  Greqia  u  kufizuan  kryesisht  në  sendet  e  luksit  dhe  në veprat  e  arti t.    Dyrrahu  dhe  Apolonia  vepronin  tani  si  njësi  ekonomike  krejt  të  pavarura, duke e shprehur këtë edhe në prerjen e monedhave të tyre të veçanta. Zejtaria u orientua nga  prodhimi  i  sendeve  të  konsumit  të gjerë:  qeramika, veglat e punës, armët që hidheshin në tregun e brendshëm dhe në atë të prapatokës.  Punishtet e prodhimit të  gjerë të  enëve  prej balte,  të  tjegullave e të  tullave,  të punimit  të  gurit  etj., ishin  prona  të skllavopronarëve dhe kishin karakterin e ergasterive antike. Në  marrëdhëniet tregtare me botën  ilire, veç  prodhimeve  bujqësore  e  blegtorale,  lëndës  së drurit  për  ndërti min  e  anijeve  dhe  skllevërve,  për  të  cilat  tregu  grek  kishte  mungesë, vëmendja  e  koloni stëve u përqendrua  në pasuritë minerale  të Ilirisë  së  Jugut. Në  shkrirjen dhe  në përpunimin  e hekurit, të bakrit  dhe  të  argjendit,  ilirët kishin një  përvojë  shekullore, nga  e  cila  përfituan  edhe  kolonistët. Veçanërisht  eksportimi  i  argjendit  që  nxirrej  nga minierat  e  pirustëve  dhe  të  Dardanisë,  u  bë  një  nga  burimet  kryesore  të  pasurimit  e  të lulëzimit  të  dy  kolonive të mëdha, Dyrrahut  dhe Apolonisë.Ai eksportohej kryesisht  në formën e monedhave, të cilat gjetën një përkrahje të gjerë në krahinat e afërta dhe të largëta
Faqe - 37
 
ilire.
Për të nxjerrë fitime sa më të mëdha nga marrëdhëniet tregtare me ilirët, sidomos nga tregtia me  shumicë e lëndëve  të para, e gjithë  kjo  veprimtari  kryhej nëpërmjet një  përfaqësuesi  të veçantë të kolonive, të quajtur poleti.Duke qenë se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqësia e blegtoria zinte në to një vend të dorës së dytë. Në rrethet e afërta të qytetit pronarët e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipërfaqe e prodhi m të kufizuar, sepse kufiri me ilirët nuk shtrihej shumë larg mureve të qytetit. Rendi shoqëror dhe organizim i politik Që  në  fillim  në  kolonitë  helene të bregdetit  ilir  u  vendos  mënyra  antike  e prodhimit.    Në ndarjen  e  shoqërisë  në  kolonitë  rol  të  veçantë  luante  prejardhja  shoqërore  dhe  etnike  e njerëzve. Në  kushte  më  të  privilegjuara  i shte  shtresa  me  prejardhje  aristokrate,  që  kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive.  Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e  larmishme. Krahas  të  mërguarve,  për  arsye  politike  gjatë  luftërave  të  demosit  me aristokracinë  në  metropole,  kishte  fisnikë  të  varfëruar,  zejtarë  të  zhveshur  nga  mjetet  e prodhimit,  fshatarë  të  shpronësuar,  tregtarë  e  detarë. Kjo  masë  e  popullsisë  shtohej vazhdimisht  si  rrjedhim  i  dyndjeve  të  herëpashershme  nga  metropolet. Në  Dyrrah  një kontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek. V. Në  Dyrrah  e  në  Apoloni  shtresa e  skllevërve  përbënte  forcën  kryesore  të  fuqisë  punëtore. Ajo  ndahej  në  tri  kategori:  në  skllevër  të  qytet-shtetit  skllavopronar,  të  cilët  punonin  në punishtet e tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, në përpunimin e  metaleve  e  në  prerjen  e monedhave,  pra  në  punët  më  të rënda. Të  shumtë ishin  edhe  skllevërit  privatë  që  përbënin  kategorinë  e  dytë,  të  cilët  përveç  ergasterive shërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake. Një  pjesë  të  popullsisë,  gjithmonë  në  rritje,  e  përbënin  «  të  huajt  »,  kategoria  e  tretë  ose banorët  me  origjinë  ilire.    Këta  në  dhjetëvjeçarët  e  parë  ishin  të  privuar  nga  të  drejtat shoqërore dhe politike. Në  përputhje  me  këtë  përbërje  shoqërore  të  popullsisë,  rendi  politik  në  Apoloni  e  Dyrrah kishte në  fillim karakter  oligarkik.    Pushteti  i  takonte  një  pakice  me  prejardhje aristokrate. Shumica  dërrmuese  e  popullsisë,  ashtu  edhe  ilirët,  duke  mos  bërë  fjalë  për  skllevërit,  nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit. Zhvillimi  i  vrullshëm  ekonomik  i Dyrrahut dhe i  Apolonisë  në  shek. VI-V shoqërohet  me ndryshime në rendin shoqëror e poli tik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të  shkëm bimit të mallrave me ilirët dhe  me Greqinë,  u  pasuruan  dhe  u  forcuan  ekonomikisht  shtresat  tregtare  e  zejtare  të  kolonive. Këto  shtresa dolën tani  si  forca të pavarura në arenën politike kundër grupi t  oligarkik,  me
Faqe - 38
 
synimin  për  të  marrë  pushtetin  dhe  për  ta  përdorur  atë  në  dobi  të  interesave  të  tyre. Si rrjedhim  i  kësaj,  në  vitin  437  shpërtheu  në  Dyrrah  një  kryengritje  e  demosit,  e  njohur  në historinë antike  për rolin që luajti  në prag të luftës  së Peloponezit.  Në arenën e kësaj lufte përveç  forcave  të demosit dhe  aristokracisë, u  duk edhe  ndeshja e  interesave  të  Korkyrës, prapa së cilës qëndronte Athina dhe Korinthi.  Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësi më të gjera në tregun ilir. Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, të cilët  duke  ndihmuar  aristokratët  e  dëbuar  nga  qyteti,  u  radhitën  me  forcat  që  përkahnin Athinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit. Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë i parimit të ndarjes klasore të shoqërisë,  forcimi  i  polisit  skllavopronar. Pushteti  tani  kalon  nga  rrethi  i  kufizuar  i aristokracisë skllavopronare në duart e gjithë skllavopronarëve si klasë.  Baza shoqërore e tij u zgjerua me pjesëmarrjen e shtresave më të gjera skllavopronare, të pronarëve të punishteve, të tregtarëve etj., duke bërë kështu më të theksuar mënyrën antike të prodhimit.  Që nga kjo kohë  u  forcua  edhe  pozita  shoqërore  e  ilirëve  që  banonin  në  qytet. Një  dukuri  e  tillë  e ngjashme u zhvillua edhe në Apoloni. Këto  ndryshime  u  pasqyruan  edhe  në  përbërjen  dhe  në  funksi onet  shtetërore. Vendin  e krerëve  (fylarkëve)  aristokratë,  në  duart  e  të  cilëve  qe  përqendruar  pushteti  gjatë  regjimit oligarkik,  e  zuri  tani  një  organ  kolegjial,  buleja  (këshilli).    Anëtarët  e  saj  mund  të  ishin  jo vetëm nga fisnikët, por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronarëve.  U krijua edhe organi i mbledhjes së përgjithshme të popullit, helieja.  Detyrat kryesore të saj ishin mirati mi i ligjeve, marrja  e  vendimeve  me  rëndësi  dhe  zgjedhja  e  kontrollimi  i  veprimtarisë  së  organeve ekzekutive të qytetit.  Me gjithë pjesëmarrjen e popullit të lirë, edhe ky organ ishte në duart e skllavopronarëve, pa praninë e të cilëve helieja nuk kishte të drejtë të zgjidhte organet e larta ekzekutive  të  qytetit.   Nga  anëtarët  e  bulesë  në  krye të çdo viti  zgjidhej prytani,  i  cili  ishte funksionari  më  i  lartë  civil  i  qytetit.Me  emrin  e  tij  lidheshin  të  gjitha  ligjet,  dekretet  e vendimet me  rëndësi të shpallura gjatë vitit.Me  çështjet  që  kishin të bënin me m brojtjen ushtarake  dhe  me  luftën  merrej  toksarku,  që  ishte  komandanti  i  shigjetarëve. Sekretarit  i binte për detyrë kryesore të kujdesej për ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri të ligjeve, të dekreteve e vendimeve të marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t’i shpall te ato publikisht.  Të tre hieramnamonët, merreshin jo vetëm me çështjet e kultit, me organizimin e lojërave  e  të  festave,  por  me  sa  duket  edhe  me  çështjet  financiare  të  qytetit.Veç  këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë, të  një rangu  më të  ulët, por që në të  vërtetë luanin një rol  me rëndësi në jetën ekonomike. I tillë ishte nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte për  detyrë të kujdesej  si  për sigurimin  e lëndës  së  parë,  ashtu  edhe  për  prerjen dhe shpërndarjen  e  monedhave. Mbi  drahmet  e  argjendta  emri  i  tij  vendosej  krahas  atij  të prytanit.  Një funksionar tjetër ishte poleti që m errej me rregullimin e tregtisë me ilirët. Kulti fetar ishte në harmoni me institucionet shoqërore e politike të qytetit.  Kjo duket edhe nga  shkrirja  e  funksioneve  fetare  me  ato  shtetërore  (hieramnamonët).Hyjnitë  më  të adhuruara në Apoloni ishin Apoloni, që i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga koloni stët me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj..  Perënditë kryesore, të cilëve u  faleshin më  shumë dyrrahasit, ishin Zeusi,  Dielli dhe bashkëthemeluesi legjendar i qytetit
Faqe - 39
 
Herakliu.
Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me ilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazë për  t’u  mbështetur  në  synimet  e  tyre  për  çlirimin  e  plotë  ekonomik  dhe  politik  nga metropolet. Nuk kanë munguar  edhe  konfliktet  midis ilirëve  dhe kolonive, me  sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre. Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të shek. V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e. sonë. Që  nga gjysma e dytë  e shek. IV p.e.  sonë  historia  e  kolonive  helene  të  bregdetit të  Ilirisë zhvillohet në  marrëdhënie të  ngushta  me  hi storinë  politike  të shtetit  ilir  dhe në  kornizën e saj.
Faqe - 40
 
K R E U    I I I  -   SHTETET ILIRE

Në fundin e shek. V p.e. sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në  pushtimin romak  krahinat  më  të përparuara  ilire,  ato jugore, kryesisht  bregdetare,  njohën  zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur.   Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që  mori, për
pasojë, mënyra antike e prodhimit në shek. IV-III p.e. sonë çoi në krijimin e një shoqërie antike të mirëfilltë dhe  në  formimin  e  një  vargu  shtetesh  ilire,  të  cilat  u  inkuadruan  në  qytetërimin  e  përparuar  të  botës mesdhetare. Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir apo M bretëria Ilire.  Që nga dukja e  këtij  shteti  emrat  ilir  dhe  Iliri  morën,  përveç  kuptimit të  gjerë etnik,  edhe  një  kuptim  të ngushtë politik, që u lidhën me fatet historike të këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë).  Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi  pushtetin  e  vet,  natyrisht  me  luhatjet  që  i  imponuan  rrethanat  politike, në  një  territor  të  gjerë  që përfshinte krahinat prej lumit Naretva (N arona) në veri e deri te lumi V josa (Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me M aqedoninë dhe më në veri me M bretërinë Dardane. Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili  shquhet  sidomos në ngjarjet politike të fundit të shek. IV  dhe  të çerekut  të parë të shek. III p.e. sonë. Në kohën e shtrirjes më të gjerë  të tij, ai përfshinte tokat prej lumit Vjosa  (Aous)  e deri  në gjirin e Artës (N ikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë e Maqedonisë. Në  këtë  hapësirë  kanë  ekzistuar  si  formacione  shtetërore  të  pavarura  edhe  një  varg  qytetesh  shtete,  si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të  cilave u zhvillua  herë në  lidhje të  ngushtë  e herë  në kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit.  Në rrethana të caktuara politike lindin gjithashtu formacione më pak  të  rëndësishme në formën e lidhjeve qytetare  (Koinon), si ajo e Bylinëve etj., që kanë një peshë më të vogël në historinë politike të Ilirisë. Në  krahinat  e  brendshme  jugore  dhe qendrore  ilire  u  formuan  tri  mbretëri  të  vogla  ilire:  e  paionëve,  e dardanëve dhe e athamanëve.  E para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në shek. IV p.e. sonë për të rënë pastaj shpejt  nën goditjet  e politikës ekspansioniste  të  shtetit  maqedon, kurse  dy të  fundit  dalin në  arenën politike në shek. III me një rol të parëndësishëm. Popullsitë  ilire  të  krahinave  të  brendshme  qendrore  e  veriore  nuk  njohën  deri  në  fillim  të erës  sonë  një organizim politik shtetëror;  edhe në këtë kohë ato arritën  të organizohen vetëm në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve ose i fiseve të tjera.
Faqe - 41
 
1.  ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË SHEK. IV P.E. SONË

Lindja e qyteteve dhe e jetës qytetare Zhvillimi  ekonomik  e  shoqëror  i  Ilirisë  gjatë  epokës së hekurit  dhe  veçanërisht gjatë shek. VII-V  p.e.  sonë  kishte  përgatitur  kushtet  për  lindjen  e  qyteteve  dhe  të  jetës  qytetare. Siç dëshmojnë  të  dhënat  arkeologjike,  qytetet  ilire  ngrihen  mbi  bazën  e  vendbanimeve  të fortifikuara  të  epokës  së  hekurit  dhe  të  qendrave  protourbane  që  u  krijuan  si  rezultat  i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit  me  botën  greke. Kjo  dëshmohet  nga  prania  e  gjerë  e  qeramikës  së  importuar korinthike  e  jonike  dhe  më  pas  edhe  nga  prodhimet  e  kolonive  greke  në  Dyrrah  e  në Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire. Lindja  dhe  zhvillimi  i  jetës  qytetare  ishte  një  dukuri  me  karakter  ekonomik  e  shoqëror tërësisht e re.  Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin  e  qyteteve  si  qendra  prodhimi  e  shkëmbimi. Kjo  është  e  lidhur  me  shkëputjen  e plotë të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë. Njofti met më të hershme për  ekzistencën e qyteteve në Iliri i  takojnë mesit  të shek. IV p.e.
sonë.Historiani grek, Diodori, duke  përshkruar fushatat e Filipit II kundër ilirëve thotë se mbreti i  Maqedonisë « u lëshua mbi Ilirinë me një ushtri të fortë, plaçkiti vendin, nënshtroi shumë  qytete  të  vogla  dhe  u  kthye  në  Maqedoni  me  plaçkë  të  madhe  ». Oratori  i  madh, Demosteni,  duke paralajmëruar  athinasit për rrezikun që i kërcënonte nga mbreti maqedon, vë në  dukje  gjithashtu  se  «  Filipi po fortifikonte qytete  në Iliri  ». Pak  më vonë  historianët grekë të shek. II p.e.  sonë Ariani  e Rufi përmendin me emër Polionin  si  qytet  i Dasaretisë, kurse historiani i shek. IV p.e. sonë Theopompi përmend qytetin Oidanton.  Më në fund nga të  dhënat  numizmatike  të  fillimit  të  shek.  IV  p.e.  sonë  mësojmë  emrin  e  një  qyteti  të rëndësishëm ilir, Damastion.  Kuptohet se  origjinën e  këtyre qyteteve, që janë të pranishme në mesin  e shek.  IV p.e.  sonë, (një rast vërtetohet  qysh në  fillim të  këtij  shekulli),  duhet ta kërkojmë pak më parë, d.m.th.  në fundin e shek. V p.e. sonë. Nuk  dihet  me  saktësi  se  ç’paraqesin  në  vetvete  këto  qytete  të  hershme  ilire. Dëshmitë  e autorëve  antikë,  përveç  faktit  që  kumtojnë  ekzistencën  e  tyre,  janë  tepër  të  varfra  për  të ndihmuar që të rindërtohet pamja reale e këtyre qendrave urbane. Edhe  nga  pikëpamja  arkeologjike  nuk  ka  ende  gjurmime  të  tilla,  nëpërmjet  të  cilave  të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe.  Megjithatë, prej qyteteve antike, rrënojat e të cilave ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se qyteti i mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek. IV  p.e.  sonë. Në  këtë  kohë  kemi edhe  dëshmitë  e  qarta  si  nga  burimet  e shkruara,  ashtu edhe nga ato arkeologjike.
Faqe - 42
 
Këto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara të epokës së hekurit, ngrihen mbi kodra të  mbrojtura  nga  pikëpamja  natyrore,  por  shtrihen  me  sipërfaqe relativisht  më  të  gjera,  që arrijnë deri në 10-20 ha.  Muret e tyre rrethuese janë ndërtuar me një teknikë më të përparuar me  blloqe  shumëkëndëshe,  trapezoidale;  ato  janë  mjaft  të  fuqishme  dhe  me  një  bukuri  të rrallë (Amantia, Klos, Çuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit në përgjithësi është ende i thjeshtë; ai nuk njeh kullat,  rolin e të cilave e luajnë deri  diku kthesat me kënd të drejtë, që bën muri herë mbas here për arsye qëndrueshmërie; edhe portat në këtë sistem janë të pakta e me një mbrojtje më të dobët. Qytetet  e  mëdha  zënë  një  pozitë  qendrore  në  krahinën  që  zotërojnë  dhe  shtrihen  në  një hapësirë prej 30-40 ha, siç është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit etj., dhe janë të mbrojtura me mure të fuqishme. Duke folur për qytetet  e  kësaj kohe  Diodori i  quan  ato me termin  polisma, që do të  thotë qytete të vogla, me  sa duket ende  në shkallën fillestare  të zhvillimit të  tyre. Demosteni, në shek.  IV  p.e.  sonë  përkundrazi,  përdor  termin  poleis  që  do  të  thotë  qytet. Ndryshimi  që vërehet në termat e përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të jetë i rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u bëhet këtyre qendrave urbane ilire dhe që lidhet me karakterin e tyre. Pak dritë mbi këtë çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si « qytetin më të fortë  » midis qyteteve  të  Dasaretisë. Duket  se  disa  qytete  kishin  mundur të ecnin  përpara dhe  të dalloheshin prej të  tjerave.   Interes  të veçantë  paraqet në  këtë drejtim Damastioni, i cili  është  dhe  i  pari  qytet  ilir  që  pret  monedha. Burimet  tregojnë  se  ky  qytet  gjendej  në shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur për këtë Straboni  në  shekullin e parë  shkruan kështu: « Pas Epidamnit  dhe Apolonisë  gjer  te  malet Keraune  ndodhen  bylinët,  taulantët,  parthinët  dhe  brygët;  aty  afër  gjenden  dhe  minierat  e argjendit në  Damasti on,  mbi  të  cilat  diestët  vendosën sundimin  e tyre,  si  dhe  enkelejtë,  të cilët i quajnë dasaretë; afër këtyre vijnë lynkestët...». Mungesa e të dhënave më të sigurta ka penguar  që  ky  qytet  të  lokalizohet  me  saktësi,  por  duke  u  ni sur  nga  arsenali  i  gjetjeve  të monedhave të tij, ai duhet kërkuar në krahinat e brendshme ilire, diku në lindje  të Drinit të Sipërm. Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të veçantë dhe për një fakt tjetër.  Ai tregon se Damastioni qe një  qytet  që  lindi  dhe  u  zhvillua  në një  zonë  të  pasur  me  miniera, të  cilat,  me  sa  duket përbënin  edhe  bazën  ekonomike  të  tij. Shfrytëzimi  i  tyre  dhe  zhvillimi  i  zejtarisë  së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore  të kësaj ekonomie.  Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga simbolet që mbajnë monedhat e qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat metalike. Damastioni  është, kështu,  shembulli  i  një  qyteti  zejtar  të  përparuar  të  kësaj  kohe,  por padyshim jo i vetmi.  Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si qyteti më i fortë midis qyteteve të Dasaretisë, por edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundësi që qytetet e tjera  më  të vogla, ato  që Diodori  i quan polisma,  do  të kenë qenë  qendra  njësi sh gjeografiko-ekonomike, ku do të ketë mbisunduar ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë
Faqe - 43
 
degë të kufizuar të zejtarisë. Zejtaria, bujqësia e blegtoria Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të  ndryshme  të ekonomisë ilire. Zejtarinë  e  shfrytëzimit të minierave  dhe të  përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe  më parë,  por  asnjëherë  si  tani ajo  nuk  paraqitet si  degë  e  veçantë  e  një  qyteti, siç  është  rasti  i Damastionit. Në  shek.  IV  në  zejtarinë  e  punimit  të  metaleve  nuk  vihet  re  ende  ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës.  Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë  metalpunuese. Bie  në  sy  në  mënyrë  të  veçantë  rritja  e  prodhimit  të  armëve,  që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet. Megjithatë,  nuk  pati  ndonjë  përparim,  në  fushën  e  zejtarisë  së  prodhimit  qeramik,  madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të zejtarisë ilire. Ndërkaq  në  fushën  e  ndërtimeve  ndodh  një  revolucion  i  vërtetë.    Mjeshtrat  e  ndërtimit shquhen në shek. IV për aftësitë e tyre arkitektonike e teknike dhe për  njohuritë e thella në fushën e artit të fortifikimeve, që i zbatonin në nivelin më të përparuar të kohës, ashtu si në shumë  vise të  tjera të  botës mesdhetare.   Muret  rrethuese  të qyteteve të ndërtuara në  stilin poligonal janë dëshmia më e qartë e arri tjeve në këtë fushë. Të  dhënat  për  bujqësi në  dhe  blegtorinë  e  ilirëve  për  shek. IV  janë  të  varfra.Autorët bashkëkohës, si Ari stoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bëjnë tjetër veçse përsërisin Hekateun, për shkak  të  njohjes  ende  të  pamjaftueshme  të  Ilirisë;  megjithatë  Iliria  për  autorët  grekë  ishte vendi i një bujqësie e blegtorie të  zhvilluar, tokat  pjellore të  së cilës shfrytëzoheshin vende-vende  në  mënyrë  intensive  dhe  që  krahas  kul turave  bujqësore  (rritja  e  ullirit,  kopshtaria  e bletaria), në kullotat e pasura rritnin bagëti të mira të racës. Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto njoftime.  Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës,  si kalliri i grurit, dega e  ullirit, bistaku i rrushit,  bleta, lopa  si  dhe briri i  bollëkut, simbol  i  pjellorisë  dhe  i  begatisë, u bëjnë  jehonë pasurive të tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire në këtë kohë. Tregtia dhe qarkullim i m onetar Si  rrjedhim  i  zhvillimit  të  zejtarisë  dhe  të  degëve  të  tjera  të  ekonomisë  ilire  u  zgjeruan shkëmbimet  dhe  tregtia. Gjetjet  arkeologjike  dëshmojnë  për  një  shtrirje  të  gjerë  të prodhimeve të  zejtarisë  ilire.Tipat standardë  të  armëve, të  zbukurimeve  dhe  të enëve  prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën, dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis  popullsisë  së  krahinave  të  ndryshme  dhe  për  një  zhvillim  të  konsiderueshëm  të këmbimeve midis tyre.
Faqe - 44
 
Një  zhvillim  më  të  gjerë  morën  në  këtë  kohë  shkëmbim et  me  botën  greke.    Jo  më  kot pasuritë  minerale  dhe  disa  prodhime  bujqësore  tërhoqën vëmendjen  e  autorëve  antikë  të kësaj  kohe.  Duket se këto prodhime  ishin  ndër artikujt kryesorë të eksportit ilir. Një vend me rëndësi zinin këmbimet me kolonitë greke të bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidës, të cilat  merrnin nga  Damastioni argjendin për prerjen  e monedhave të  tyre, kurse  nga  tokat  e afërta  të  Atintanisë  serën,  që  u  duhej  për  ndërtimin  e  anijeve  dhe  lyerjen  e  enëve  të transportit. Kundrejt  tyre  ilirët  merrnin prodhime luksi  të  artizanatit  grek, midis  të  tjerave prodhime  atike  e  italike. Krahas  prodhimeve  të  Dyrrahut  e  të  Apolonisë,  enët  e  këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës bregdetare.  Por ato fillojnë të duken më dendur edhe në krahinat e brendshme ilire.  Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe në luginën e mesme të Drinit, në afërsi të Kukësit e të Krumës.  Këto prodhime arrijnë këtu nëpërmjet rrugëve  tregtare  të  shkelura  qysh  në  shek.  VI-V,  duke  ndjekur  luginat  e  lumenjve  me pikënisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe të Egjeut. Monedhat e  argjendit  përdoren gjerësisht si ekuivalent shkëmbimi.Në  krahinat bregdetare gjejnë  një  përhapje  të  madhe  monedhat  e  Dyrrahut  e  të  Apolonisë,  kurse  në  ato  të brendshme  dhe  lindore  monedha  e  Damastionit. Gjetjet  e  deritanishme  tregojnë  se  kjo monedhë  qarkulloi  në  një  zonë  të  gjerë  që  përfshinte  krahinën  e  diestëve,  penestëve  dhe pjesërisht atë të lynkestëve. Prerja  dhe  hedhja  në  treg  e  monedhave  nga  një  qytet  ilir  si  Damastioni  është  një  fakt  me rëndësi të veçantë. Ai tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e. sonë, krahas Dyrrahut dhe  Apolonisë,  të  cilat  me  monedhat  e  tyre,  qysh  nga  shek.  V  p.e.  sonë  kishin  mbuluar krahinat e afërta të ultësirës bregdetare dhe i kishin tërhequr ato në orbitën e marrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme.  Ai hodhi në treg monedhën e vet  dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtej shme  të  sistemit  monetar  në  krahinat  e  brendshme  të  Ilirisë  Jugore. Ekonomia monetare theu kështu dhe në këtë pjesë të Ilirisë ekonominë e prapambetur natyrore, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri ekonomik, skllavopronarisë. Vendosja e skllavopronarisë Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një popullsi qytetare, e cila më parë nuk njihej.  Burimet nuk e bëjnë të qartë përbërjen dhe karakterin e kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve zejtarë, bujq e  blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare,  tregtarët  dhe aristokracia e vjetër fisnore që përbënte parinë  e  qytetit.   Si  e tillë,  popullsia e qytetit paraqitej  e  diferencuar  në shtresa shoqërore, me interesa të  ndryshme. Prej tyre, pronarët  e  punishteve dhe tregtarët formonin  shtresën  e  re  të  pasuruar,  e  cila  zhvendos  përfundimisht  në  plan  të  dytë aristokracinë e vjetër fisnore. Si qendra ekonomike e politike m ë vete qytetet i rrethonte një popullsi fshatare e lidhur me ta nëpërmjet interesave ekonomikë të ndërsjelltë.  Në burimet këto popullsi njihen akoma si
Faqe - 45
 
fise  të mëdha apo të  vogla,  por  fisi  nuk ka më  kuptimin  e tij klasik. Vetë dukja e qyteteve dhe  prerja e  qarkullimi i  monedhave janë elemente që nuk pajtohen me  rendin fisnor, ato i japin bashkësisë një përmbajtje të re nga pikëpamja e marrëdhënieve ekonomike e shoqërore. Ashtu  si  në  Maqedoni,  edhe  në  Epirin  fqinjë  të  kësaj  kohe,  shumica  e  popull sisë  në  Iliri jetonte në fshatra; qytetet ishin ende në numër të vogël.  Masën kryesore të kësaj popullsie e formonte fshatarësia  e  lirë,  por burimet bëjnë  fjalë  edhe për një  popullsi  fshatare  të  varur. Theopompi  në  veprën  e  tij  «  Filipika  »  shkruan  se  «  ardianët  kanë  300  mijë  prospelatë  si helotë...  ». Me  prospelatë  autorët  e  vjetër  kuptonin  një  popullsi  të  varur  që  merrej  me punimin e tokës dhe që u  jepte zotëruesve të  saj si detyrim  një pjesë të prodhimi t. Duke i krahasuar  prospelatët  e  ardianëve  me  helotët  e  Spartës,  Theopompi  e  përcakton  edhe  më mirë  gjendjen  e  tyre  sociale.    Me  sa  duket  edhe  këta  ishin,  sikurse  helotët,  një  popullsi  e nënshtruar  që  pas  pushtimit  ishin  shpronësuar  dhe  ishin  kthyer  në  gjendje  vartësie. Nuk kemi  prova nëse kjo ishte një popullsi e huaj apo një fis tjetër ilir që pësoi këtë fat; numri i tyre gjithashtu duhet të jetë i tepruar, por mbetet i padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike. Midis  ilirëve  ky  nuk  ishte  një  fenomen  i  veçantë  për  ardianët. Një  shekull  më  vonë Agatharkidi  në  veprën  e  tij  «  Evropaikon  »  do  të  pohojë  se  «  dardanët  kanë  kaq  shumë skllevër (ai i  quan  këta  me emrin « dullos »), sa dikush kishte  1 000, kurse  të tjerë edhe  më shumë.  Secili nga këta në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri duke pasur si prijës zotin (« despotes ») e tij ». Edhe pse Agatharkidi përdor termin dullos, shpjegimet e mëtejshme e bëjnë të qartë se kemi të  bëjmë  me  një  popullsi  të  tipit  të  prospelatëve  ardianë. Nuk  ka  asnjë  dyshim  që  termi «  dullos  » përdoret këtu  me  kupti min  më  të  gjerë,  ashtu  sikurse  ndodh  shpesh që  autorët antikë i quajnë helotët « dullë të lakeldemonëve ». Një rast tjetër është ai që përmend Atheneu, për penestët.  Sipas tij « thesalët quajnë penestë jo ata  që  lindin  skllevër, por  ata që  shtihen  në dorë me anë  të luftës ».  Dihet  se me  emrin penestë quhej një fis i tërë në territorin e Mbretërisë Ilire.  Përkufizimi i Atheneut të çon në përfundimin se popullsia e këtij fisi duhet të ketë qenë e ngjashme nga pikëpamja e gjendjes shoqërore me prospelatët e ardianëve dhe dullët e dardanëve. Prania e një  popullsie të tillë  të varur e të  shfrytëzuar ekonomikisht  midis ilirëve,  është një dëshmi  e  rëndësishme  për  të  përcaktuar  karakterin  dhe  strukturën  e  shoqërisë  ilire. Siç tregojnë  të  dhënat  e  autorëve  antikë,  popullsia  e  varur  e  tipit  prospelatë-helotë-penestë përfaqësonte në këtë kohë në Iliri një  formë të hershme të  skllavërisë që ekzistonte në disa nga popullsi të kryesore ilire.  Kjo kategori njerëzish përdorej në masë në punimet bujqësore dhe mbase edhe në shfrytëzimin e minierave.  Zotërit e tyre (despotët) duket se banonin në qendrat  e vogla  të fortifikuara ose  në qytete.   Kohën më të  madhe  ata  e  kalonin në  luftëra dhe jo rrallë me dëfrime.  Theopompi na thotë se sunduesit e prospelatëve ardianë « çdo ditë deheshin,  bënin  mbledhje  dhe  shtroheshin  në  gosti,  të  dhënë  pas  të  ngrënit  e  të  pirit  ». Pjesën  tjetër  të popullsisë  e përbënte masa e fshatarëve  të lirë që luante, me  sa duket, ende
Faqe - 46
 
një rol kryesor në prodhimin shoqëror.Përveç përfitimit nga puna e popullsisë vendase, shtresa e pasur siguronte të mira  materiale nëpërmjet grabitjes kolektive të popujve fqinjë me anë të luftërave.Tributet e përvitshme që detyroheshin të paguanin popujt e nënshtruar tregojnë se këto grabitje kryheshin në mënyrë sistematike. Kështu në shek. IV p.e. sonë, shoqëria ilire paraqitet si një shoqëri e ndarë në klasa e shtresa shoqërore.  Kjo shoqëri njihte atëherë format e hershme të varësisë skllavopronare, prandaj edhe ishte një shoqëri skllavopronare.  Lindja e qyteteve ndihmoi për thellimin e diferencimit shoqëror,  sepse duke  u  bërë  qendra të rëndësishme  të  zejtarisë  dhe të tregtisë ato  i  dhanë hov rritjes së prodhimit, shkëmbimit me para dhe shfrytëzimit të punës së huaj. Pa mbivlerësuar peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të hershme mund të thuhet se ai vepron jo vetëm si bartës i skllavopronarisë, por edhe si përçues i saj në botën fshatare që e  rrethon. E  lidhur  me  qytetin  me  anë  të  marrëdhënieve  ekonomike  dhe  e  varur  prej  tij përmes këtyre marrëdhënieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej rreth qyteteve nuk është  më  bota  e  organizimit  fisnor. Ajo  njeh  tani  marrëdhënie  vartësie  në  formën  e skllavërisë së tipit helot. Kështu,  në  shek.  IV  qyteti  ilir  na  paraqitet  me  një  rol  e  peshë  të  ndjeshme  në  jetën ekonomike e shoqërore të Ilirisë.  Si i tillë ai shërbeu si bazë e organizimit politik shtetëror.

2.  MBRETËRIA E PARË ILIRE.  DINASTIA E BARDHYLIT (FILLIMI I SHEK. IV-335 P.E. SONË)
Ardhja në fuqi e Bardhylit Shekulli i ri, i katërt, i gjen përsëri ilirët në konflikt me fqinjët e tyre maqedonë për çështjen e Lynkestisë. Në  vitet  e  fundit  të  sundimi t  të  mbretit  maqedon,  Arhelaut,  në  kapërcyell  të shekullit, u zhvillua një luftë e re midis ilirëve  dhe  maqedonëve për  këtë krahi në.   Në këtë luftë mbreti i lynkestëve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra.  Ari stoteli, që e përmend këtë fakt,  nuk e cilëson origjinën etnike të  Syras,  por burimet e tjera e bëjnë  të qartë se  ai ishte mbreti i ilirëve.  Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka të ngjarë ta ketë zanafillën e saj në ngjarjet e  vitit  423  p.e.  sonë  dhe  duket se ka  qenë përforcuar  me një  martesë dinastike midis  Syras dhe  një  vajze  të  Arrabeut.    Rezultatet  e  kësaj  lufte  nuk  njihen,  por  ngjarjet  e  mëpastajme tregojnë se nuk ndodhi ndonjë ndryshim në gjendjen ekzistuese. Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399  p.e. sonë), shënoi për Maqedoninë  fillimin e një periudhe trazirash që zgjatën katër dekada me radhë.  Kontradiktat e brendshme që u bënë shkak për këtë  vrasje  dhe  për  intrigat  e  mëvonshme  dinastike,  krijuan  rast  për  hapjen  e  konflikteve midis  Maqedonisë  dhe  fqinjëve  të  saj. Në  fillim  të  sundimit  të  Amyntës  II,  që  pasoi
Faqe - 47
 
Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti një zgjidhje.  Martesa e Amyntës me një bijë të mbretit Syra, të quajtur Eurydike, që ishte në të njëjtën kohë edhe mbesë e Arrabeut, fsheh  në  vetvete faktin  që midis ilirëve  e  maqedonëve ishte arritur një marrëveshje pajtimi për çështjen e lynkestëve. Por  kjo  gjendje  nuk zgjati  shumë.  Ilirët,  interesat e të  cilëve ishin ndeshur prej kohësh  me ato të Maqedonisë në Lynkesti, ishin të interesuar për dobësimin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe  jo  për  pajtim.    Rasti  i  volitshëm  për  ta  arritur  këtë  qëllim  paraqitet  pikërisht  tani,  që Maqedoninë e kishte pushtuar vala e turbullirave të brendshme.  Në vitin 393 p.e. sonë, ilirët u  dyndën  në Maqedoni,  pushtuan  një pjesë të  saj  dhe  pasi dëbuan  Amyntën, vendosën  në fron  një  farë  Argeu,  që  thuhet  se  zbriste  prej  dinastisë  së  lynkestëve.    Nën  presionin  e pushtimit ilir, një pjesë e tokave të Maqedonisë Lindore me pëlqimin e mbretit të rrëzuar hyri
në  Lidhjen  e  Olinthit.    Amynta  u  strehua  në  Thesali dhe vetëm pas  dy vjetësh  mërgimi,  ai mundi të kthehej në vend me ndihmën e thesalëve, të cilët preferonin më mirë sundimin e tij se atë të Argeut që përkrahej nga ilirët.  Paqen me ilirët ai qe detyruar ta blinte me një tribut vjetor që do t’ua paguante atyre. Rrethanat në të cilat ndodhi ky ndryshim në marrëdhëniet e vendosura së fundi midis ilirëve dhe maqedonëve nuk janë të qarta.Dihet vetëm se ngjarjet e mëpastaj me nuk janë të lidhura me  Syran,  por  me  emrin  e  një  mbreti  të  ri  ilir,  të  quajtur  Bardhyl. Megjithëse  emri  i  tij shfaqet në burimet shumë më vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e. sonë, prapë se prapë duket se ai  i udhëhiqte  ilirët shumë  kohë përpara. Sipas  këtyre  burimeve  Bardhyli jetoi  një kohë  të gjatë dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e. sonë), ose pak më vonë, ishte në një moshë të thyer, 90 vjeçare.  Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet që e paraqesin si një mbret  me  prejardhje  të  ulët,  në  fillim  qymyrxhi  e  pastaj  kryengritës  (latro), që  e pat  fituar pushtetin me forcë  dhe që gëzonte simpatinë e luftëtarëve, meqenëse  në ndarjen  e  plaçkës ishte i drejtë e i paanshëm.  Këto njoftime e paraqesin atë jo si një trashëgimtar të Syras, por si një përmbysës të tij.  Vetëm duke pranuar këtë fakt, mund t’i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve me maqedonët në vitin 393 p.e. sonë.Duket se në Iliri forca të reja,  në të cilat rol të  rëndësishëm  ka pasur Bardhyli, e kundërshtuan  marrëveshjen me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe invaduan Maqedoninë.  Pra, duhet të ketë qenë Bardhyli ai  që  udhëhoqi  ilirët  në fushatën  e vitit 393 p.e. sonë kundër  Amyntës dhe e detyroi atë t’i paguante tribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 dhe të Perdikës III më 360 p.e. sonë për t’u çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikës përfundoi me  dështim të plotë. Ai mbeti në  fushën e  betejës së  bashku  me 4  000 maqedonë  të tjerë. Kjo  qe  humbja  më  e  rëndë  që  pësuan  maqedonët  në  vargun  e  përpjekjeve  të  tyre  për  t’u çliruar nga ilirët. Gjatë  gjysmës  së  parë  të  shek.  IV p.e.  sonë  burimet  përmendin  edhe  një  ngjarje  tjetër  me rëndësi. Në  vitin  385  p.e.  sonë  ilirët  përfunduan  një  aleancë  me  tiranin  e  Syrakuzës, Dionizin.  Ndërmjetës për këtë u bë mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej partisë filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë. Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e  Alketës  në  fronin  molos. Të  dyja  palët  qenë  të  interesuara  për  këtë,  sepse  ilirëve  kjo aleancë u siguronte dobësimin  e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht të atij maqedon në Epir,
Faqe - 48
 
kurse Dionizit i jepte m undësi të forconte pozitat e tregtisë sirakuzane në brigjet e Adriatikut e  të Jonit. Në tregimin  e  tij  Diodori vinte  në dukje se  Dionizi  u  dërgoi  ilirëve një  ndihmë ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armë « meqenëse ilirët ishin në luftë ». Por nuk thotë se me cilët luftonin ilirët në këtë kohë.  Është supozuar se Diodori e ka fjalën për luftën që përfundoi me dëbimin e Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë është datuar në vitin 393 dhe jo më 385. Nuk qëndron as pikëpamja se ilirët qenë duke luftuar me molosët, kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se ky e shfrytëzoi këtë luftë vetëm për të kthyer Alketën. Vetë Diodori e  ka  sqaruar  këtë  fakt  kur pohon  se ilirët hynë  në Epir pasi u erdhi kjo  ndihmë dhe « pasi mblodhën  një fuqi  të  madhe  ». Në  këtë  rast  duhet  të  jetë  fjala për faktin  se ilirët ishin  në gjendje lufte  pothuajse  të  pandërprerë  me  fqinjët e  tyre,  maqedonët.Ndihma  ushtarake  e Dionizit  duket  se  i lehtësonte  pak  ilirët  nga  kjo  barrë. Ky  fakt  dhe  pjesëmarrja  aktive  në aksion kundër molosëve për të sjellë në  fronin e tyre Alketën e vuri Sirakuzën  në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre, maqedonëve.  Megjithatë forcat kryesore në  këtë  aksion  ishin  ato  ilire;  ushtarëve  të  Dionizit  nuk  iu  caktua  ndonjë  rol  i  pavarur, përkundrazi  Diodori  thotë  se  «  ushtrinë  që  u  erdhi  në ndihmë ilirët  e  përzien me  trupat e tyre  ». Ndërmarrja  përfundoi  me  sukses  të  plotë. Në  betejën  e rreptë  që  u  zhvillua  ilirët dolën  fitues  dhe  molosët  lanë  në  fushën  e  luftës  shumë  të  vrarë.Ndihma  që  u  dërguan spartanët  nuk  u  solli  ndonjë  dobi  molosëve  dhe  Alketa  zuri  përsëri  fronin  e  vet  në Mbretërinë Molose.  Kjo ngjarje sqaron politikën që Bardhyli ndiqte me fqinjët perëndimorë. Me sa duket, aleanca me Syrakuzën ishte për të një mbështetje e shëndoshë në luftën kundër Maqedonisë. Fushata maqedone kundër M bretërisë Ilire Në vitin 359 Maqedonia mundi të dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e  kishte kapërcyer  gjendjen  e  kaosit  të  brendshëm  politik  dhe  kishte mënjanuar  rrezikun e sulmit  nga  kundërshtarët  e  tjerë. Sundimtari  i  ri  i  saj,  Filipi  II,  filloi  fushatën  kundër Mbretërisë Ilire pasi i shte pajtuar me Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I çliruar, në këtë mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i doli përpara armikut me një  ushtri  po  kaq  të  madhe,  10  000  këmbësorë  të  zgjedhur  dhe  500  kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje  për  marrëveshje. Ai  i  propozoi  Filipit  paqe,  me  kusht  që  të  dy  palët  të  mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha  qytetet  që  i  kishin  pushtuar  Maqedonisë. Meqenëse  nuk  u  arrit  marrëveshja,  filloi përleshja. Të dy ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe.  Ushtria ilire i përballoi për mjaft kohë sulmet e armikut.  Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. « Në  krye, -  shkruan Diodori, - fitorja nuk  anoi as nga njëra, as  nga  tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë.  Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën ». Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun.  Më vonë ilirët dërguan
Faqe - 49
 
përfaqësues  dhe  përfunduan  paqen,  pasi  liruan  të  gjitha  qytetet  e  Maqedonisë  që  kishin pushtuar.   Diodori bën  të qartë  edhe faktin  se për cilat toka ishte fjala,  kur  thotë se,  pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid, Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në favor të Maqedonisë. Në  kushtet  e  krijuara rishtas  ilirët  u  përpoqën  të  dilnin  nga  gjendja  e  krijuar  duke  kërkuar aleatë kundër Maqedonisë.  Në vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke  synuar që t’i shkëpuste nga ndikimi maqedon.    Ushtria  ilire  invadoi  tokat  molose,  por  ndeshi  në  një  qëndresë  të  fortë  dhe  u detyrua të tërhiqej.  Në vitin 356 p.e. sonë ky synim u përsërit në përpjekjen për një aleancë të gjerë antimaqedone.  Këtë ngjarje Diodori e përshkruan kështu: « tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin bashkuar për të sulmuar Filipin.  Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë  smirë  rritjen  e  fuqisë  së  Filipit  dhe  duke  qenë  se  nuk  ishin  aq  të  fortë  për  ta  luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia arrinin më lehtë qëllimit ».  Por ata ishin të zënë me grum bullimin e ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat e  tyre.    Ky  lajm  vërtetohet  edhe  me  një  mbishkrim  atik,  që  përkujton  përfundimin  e  një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të përmendur më lart.  Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo.  Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket më  i  pranueshëm  supozimi  sipas  të  cilit  Grabo  ka  qenë  pasardhës  i  Bardhylit,  që  në  këtë kohë duhet të ketë vdekur. Frenimi  që  arriti  t’u  bënte  ilirëve  nuk  e  kënaqte  Filipin. Ai  nuk  e  ndiente  veten  të  qetë sidomos kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte gjithë energjitë dhe forcat e  tij.  Për t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje. Prandaj, në vitin 344 p.e. sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleuria.  Ata i bënë nj ë qëndresë të ashpër dhe  i  shkaktuan  armikut  humbje  të  rënda.    Vetë  Filipi  mbeti  i  plagosur  dhe  në  fushën  e betejës  ranë  shumë  nga  rrethi  i  tij  i  afërm. Megjithatë,  ai  mundi  të  hyjë  në  Iliri  dhe  të pushtojë di sa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe.  Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për cilën pjesë të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë.  Ka të ngjarë që ai të ketë vënë  dorë  mbi  një  pjesë  të  krahinës  së  banuar  nga  fisi  i  dasaretëve  dhe  si  kufi  të  kenë shërbyer  ato  që  në  burimet  quhen  malet  e  Ilirisë  ose  të  taulantëve  dhe  që  mund  të identifikohen me vargun e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës. Kryengritja e vitit 335 p.e. sonë Pas vdekjes së Filipit II, ilirët e krahinave të nënshtruara ngritën krye  në vitin 355 p.e. sonë kundër  pasardhësit  të  tij,  Aleksandrit,  kur  ky  ndodhej larg  vendit,  duke  luftuar me  tribalët dhe  popullsi të tjera veriore. Këtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kësaj lëvizjeje në Iliri.  Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkëputur prej tij dhe me të ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirëve taulantë.  Si mësoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij
Faqe - 50
 
kundër këtij qyteti. Rufi dhe Ariani që bëjnë fjalë  për këtë ngjarje,  përshkruajnë me  hollësi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundërshtare dhe stratagjemat që përdorën të dyja palët. Sipas tyre Pelioni ishte një qytet i Dasaretisë, buzë lumit Eordai, dhe më i forti në këtë vend. Ushtria  ilire  ishte  ndarë  në  dy  pjesë:  garnizoni  që  mbronte  qytetin  dhe  repartet  e lëvizshme që kishin zënë rrugët dhe majat përqark tij.  Aleksandri vendosi t’i shkëpusë lidhjet midis  tyre;  ngriti  lëmin  pranë  qytetit  dhe  filloi  ndërtimin  e  një  muri  që  do  të  pengonte garnizonin  të  dilte  për  të  marrë  pjesë  në  luftimet  e  jashtme. Mbërritja  e  befasishme  e Glaukisë me një ushtri taulantësh e vuri ushtrinë maqedone në pozitë të vështirë dhe vetëm në sajë të një manovre të shpejtë, Aleksandri mundi të tërhiqte pa humbje të mëdha trupat e veta.   Por ilirët nuk  ditën ta shfrytëzoni n fitoren.  Duke besuar në një sukses të plotë, ata e lanë ushtrinë e tyre pranë Pelionit në shkujdesje.  Kjo i dha mundësi Aleksandrit, që tri ditë pas tërheqjes,  të kthehej  fshehtas  përsëri në  fushën e  betejës dhe  ta godiste  natën  ushtrinë ilire. Pasi  pësoi  humbje  të  mëdha,  masa  kryesore  e  ushtrisë  ilire  u  tërhoq  në  malet  e taulantëve. Vetë Kliti, pas dështimit të kryengritjes u mërgua në vendin e taulantëve, ndërsa garnizoni  u  largua  duke  i  vënë  zjarrin  qytetit. Deri  në  prag  të  kryengritjes  duket  se  Kliti sundonte në mbretërinë e tij të dobësuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon.  Kjo të  paktën  mund  të  nënkuptohet  nga  shprehja  e  Arianit  që thotë  se  ai  «  u  shkëput  »  prej Aleksandrit, kur e njoftuan për fillimin e kryengritjes.   Por në burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike që u vendos në këtë pjesë të Ilirisë pas largimit të Klitit.  Aleksandri duket se u  kënaq  me  rivendosjen e  gjendjes  së  mëparshme  në këtë  pjesë  të  shtetit  të  tij  dhe nuk e vazhdoi më tej konfliktin me ilirët; telashe të tjera e prisnin në Greqi. Taulantët, të cilët Filipi nuk  kishte  mundur  t’i  shkelte,  paraqiten  në  këtë  konflikt  si  një  fuqi  më  vete  dhe  me  një mbret  të  tyre. Tokat  e  këtij  fisi  përbënin  siç  duket  atë  pjesë  të  Mbretërisë  Ilire  që  kishte mbetur e pavarur. Organizim i politik i M bretërisë Ilire Gjatë  vepri mtarisë  së  tij  tridhjetëvjeçare  deri në vitin 360 p.e.  sonë  Bardhyli  e  kishte  rritur pushtetin  e  vet  dhe  kishte  krijuar  një  mbretëri  të  fortë. Pellgu  rreth  liqenit  Lyhnid  ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rëndësishme të gjysmës së parë të shek. IV, por kjo krahinë nuk mund të identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotë e të cilit është vështirë të rindërtohet. Sidoqoftë  ai  na  paraqitet  si  një  forcë  që  ishte  në  gjendje  t’i  kundërvihej  me sukses Maqedonisë. Kuptohet  vetiu  që  si  i tillë  ai përbënte një  njësi të paktën  të barabartë me  të,  si  nga  pikëpamja  e  territorit,  ashtu  edhe  e  forcës  së  gjallë  njerëzore. Si  rrjedhim, krahina  të  tjera  të  Ilirisë  së  Jugut,  pa  përjashtuar  ultësirën  bregdetare,  duhet  të  kenë  bërë pjesë në këtë njësi. Organizimi politik i këtij formacioni shtetëror nuk njihet mirë.  Bardhyli quhet prej autorëve antikë  «  mbret  i  ilirëve  »;  po  kështu  emërtohen  dhe  pasardhësit  e  tij. Kjo  lejon  që  ky formacion të konsiderohet si një mbretëri, e cila nuk kishte marrë ende tiparet e qarta të një monarkie. Vetë  Bardhyli,  në  fillimet  e  tij  na  paraqitet  si  një  prijës  i  thjeshtë  ushtarak  që respekton shumë zakone të rendit fisnor.  Duket më e besueshme, që mbretëria e tij të ketë qenë në fillim një bashkim i thjeshtë bashkësish ilire, të cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike,  në radhë të parë interesi  i mbrojtjes nga rreziku  i jashtëm.Çdo bashkësi kishte në
Faqe - 51
 
krye mbretin e vet të vogël që njihte sovranitetin e mbretit të federatës dhe i nënshtrohej atij. Me kalimin e kohës, autoriteti dhe pushteti i  Bardhylit si mbret u rrit e u forcua së tepërmi. Ky pushtet mbështetej në forcat e armatosura.  Në vitet 60 të shek. IV p.e. sonë, ai kishte një ushtri të rregullt,  me një organizim dhe  taktikë luftarake të  përparuar. Kjo ushtri formohej nga  një  këmbësori  e organizuar  dhe  e  armatosur  mirë  që  përbënte  bazën  e  forcave  të armatosura dhe nga kaloria,  e cila, megjithëse e vogël në  numër, ekzistonte  si  njësi  më vete me cilësinë e një force të manovrueshme goditëse. Ngjarjet politike që jetoi Mbretëria Ilire e kohës së Bardhylit dhe e pasardhësve të tij tregojnë gjithashtu se ajo përfaqësonte një forcë serioze.  Veprimet e saj nuk janë të shkëputura, por gjejnë vend në kuadrin politik të kohës dhe janë shprehje e një qëndrimi që ka si objektiv të qartë dobësimin e kundërshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave të veta në raport me shtetet fqinje.  Kjo politikë mbështetej në marrëveshje e aleanca politike e ushtarake.Nuk mund të përfytyrohet  dot  një  organizim  fisnor  apo  një  demokraci  ushtarake  që  të  luajë  një  rol  kaq aktiv  në  situatën  ndërkombëtare  dhe  të  ketë  pikësynime  kaq  të  qarta  politike,  të  cilat kërkonin përqendrim forcash e mjetesh, siç është rasti  i Mbretërisë Ilire  të kësaj  kohe. Një veprimtari kaq e gjerë dhe kaq e guximshme në politikën e jashtme mund të ketë vend vetëm në kushtet e një organizi mi shtetëror. Por  nuk  duhet  të  kujtojmë  se  shteti  ilir  i  kësaj  kohe  ishte  një  organizëm  i  përkryer  që  u përgjigjej  të  gjitha  kërkesave  të  këtij  nocioni  në  kupti min  e  plotë  të  fjalës. Megjithatë  ai kishte  tiparet  thelbësore  që  i  duhen  një  shteti :  territorin,  ndarjen  territoriale  të  popullsisë sipas  njësive  gjeografike-etnografike  dhe  pushtetin  publik  në  duart  e  klasës  sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar në gjirin e shoqërisë ilire të kësaj kohe çoi gradualisht në lindjen e këtij shteti, si një mjet që i duhej klasës sunduese për të nënshtruar shtresat e tjera dhe  për  të mbrojtur interesat e saj. Nuk mund të  detyrohej masa e  madhe  e  prospelatëve- dulle të  punonte për pjesën tjetër të shoqërisë  ilire, për despotët  pa  një aparat shtrëngimi të përhershëm  siç  ishte  aparati  shtetëror. Kjo  përbënte  funksionin  kryesor  të  brendshëm  të shtetit ilir.  Karakteri i shtetit shprehet edhe në funksionin e jashtëm që realizohet nëpërmjet ndeshjeve me popujt fqinjë me anë të fushatave pushtuese dhe ngarkimit të tyre m e tribute. Shteti ilir ndodhej në  stadin  e  tij fillestar  dhe  karakterizohej  nga  mbeturina  të  theksuara  të rendit  fisnor  që  gjenin  shprehje  në  anë  të  veçanta  të  jetës  shoqërore. Por  qytetet  dhe popullsia e tyre, që përbënin bazën themelore ekonomike e shoqërore të tij, kishin marrë një zhvillim të dukshëm.   Pozita dhe roli i  tyre  në jetën politike u bë më  i qartë në  periudhat  e mëpastajme, dora-dorës me zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë antike ilire. Shteti ilir  lindi  si  rezultat  i zhvillimit  të brendshëm të  forcave  prodhuese  në Ilirinë  e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit të tij përkon m e periudhën e sundimit të mbretit Bardhyl; ai mund të  konsiderohet edhe  si themeluesi  i shtetit  ilir. Luftërat  me  Maqedoninë  qenë, nga ana tjetër, një faktor i jashtëm me rëndësi që e shpejtoi këtë proces.  Dështimi i përkohshëm në  luftërat  me  Filipin  II  dhe Aleksandrin nuk e  ndërpreu  jetën  shtetërore  të  ilirëve. Këto luftëra  përbëjnë  vetëm  një  episod  të  shkurtër  politik  që  nuk  e  ndali  këtë  proces  të  thellë shoqëror në Iliri. Shteti ilir lindi brenda territorit, të cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak të shek. I, Melës « ilirët e mirëfilltë » dhe do të zhvillohet më tej në kuadrin e po këtij territori.
Faqe - 52
 
3.  MBRETËRIA E DYTË ILIRE.  DINASTIA E GLAUKISË  (335-231 P.E. SONË)

Rimëkëm bja e shtetit ilir Shumë shpejt pasi pajtoi fqinjët veriorë dhe Greqinë, Maqedonia u drej tua nga lindja duke e lënë  të qetë  shtetin  ilir. Fqinjësia  me  Maqedoninë  nuk  përbënte  më  atë  rrezik  serioz  dhe ilirët  u  munduan ta  shfrytëzonin gjendjen  e  krijuar  për  rimëkëmbjen e shtetit  të  tyre. Rufi njofton për trazira të  reja në Iliri, por duket se ato nuk patën sukses, sepse  në vitin 323 p.e. sonë,  kur  u  bë  ndarja  e  perandorisë  së  Aleksandrit,  një  pjesë  e  ilirëve  ishte  ende  nën sundimin  e  Antipatri t,  që  u  bë  mbret  i  Maqedonisë,  i  Greqisë,  i  Ilirisë,  i  Epirit  dhe  i popullsive të tjera të pushtuara në Ballkan.
Gjendja  e  turbullt  që  u  krijua  në  perandori  pas  vdekjes  së  Aleksandrit  dhe  shthurjes  së perandorisë së tij krijoi kushte më të përshtatshme për çlirimin e tokave lindore ilire.  Duke u lidhur me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti t’i çlirojë këto toka dhe t’i bashkojë me mbretërinë e tij.   Duket se pas kësaj ai  mori edhe titullin  « mbret i ilirëve » në vend të titullit të mëparshëm « mbret i taulantëve ». Pasi  realizoi  bashkimin  e  tokave  ilire  dhe  rimëkëmbi  shtetin  ilir,  Glaukia  u  përpoq  të dobësonte  ndikimin maqedon në  Epir.   Për  këtë  qëllim  ai  u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u martua me Berojën, një bijë nga dera mbretërore molose.  Në këtë politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë përpjekjesh ishte vendosur në krye të Maqedonisë.  Në vitin  317 p.e. sonë, Kasandri rrëzoi nga froni molos aleatin  e Glaukisë, Ajakidin,  i  cili  kishte  ndërhyrë  në  grindjet  e  brendshme  për  fronin  maqedon,  duke  marrë anën e Olimbisë, nënës së Aleksandrit.  Në këtë kohë Glaukia mori nën mbrojtje dhe mbajti në pallatin e tij birin e mbretit të rrëzuar, Pirron dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulëse të  Kasandrit,  Glaukia  nuk  e  dorëzoi  Pirron;  ai  nuk  e  bëri  këtë  as  kur  mbreti  maqedon  i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kërcënoi me luftë. Shtrirja e sovranitetit m bi Dyrrahun e Apoloninë Tre vjet mbas kësaj ngjarjeje, në vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninë, pastaj Dyrrahun dhe u fut në Iliri.  Në këtë luftë Glaukia u mund dhe Kasandri u bë zot i dy qyteteve të mëdha të Adriatikut. Trazirat politike e detyruan të kthehej në Greqi pasi  la  këtu  garnizone  të  fuqi shme. Një  vit  më  vonë,  më  313  p.e.  sonë, Glaukia  rrethoi Apoloninë, por pa sukses.Sipas Diodorit, me ndërmjetësinë e spartanëve ai pranoi të heqë rrethimin dhe  të përfundojë  një traktat paqeje  me  apoloniatët. Kushtet e paqes nuk  dihen dhe  as  që  bëhej  fjalë  për  vendosjen  e  ndonjë  forcë  maqedone  në  qytet;  por  ngjarjet  e
Faqe - 53
 
mëpastajme,  të  vitit  312  p.e.  sonë,  tregojnë  se  të  dy  qytetet  mbroheshin  nga  garnizonet maqedone. Në  këtë  vit  apoloniatët  dhe  dyrrahasit  ngritën  krye  dhe  i  dëbuan  forcat  e Kasandrit  nga  qytetet  e  tyre. Një  rol  të  veçantë  u  atribuon  Diodori  në  këtë  ngjarje korkyrasve, të cilët kishi n ardhur për ndihmë. Sipas tij ata « çliruan Apoloninë dhe Dyrrahun ia  dorëzuan  Glaukisë, mbretit  të  ilirëve ». Burimet nuk  japin  një përgjigje të drejtpërdrejtë për  çështjet se  përse  korkyrasit  ua  dorëzuan Dyrrahun ilirëve, cili  ishte  roli i ilirëve në këtë ngjarje,  cilat  kishin  qenë  raportet  e  tyre  m e  Dyrrahun  dhe  ç’raporte  u  vendosën  me
Apoloninë. Megjithatë nuk  është  vështirë  të kuptohet  se korkyrasit në  këtë  rast vepruan si aleatë jo vetëm të apoloniatëve dhe të dyrrahasve, por edhe të ilirëve.  Dalja e Maqedonisë në brigjet  e  Adriatikut  cenonte  interesat  ekonomi kë  e  politikë  si  të  shtetit  ilir,  ashtu  edhe  të Dyrrahut, Apolonisë e të Korkyrës, prandaj ato u bashkuan kundër  rrezikut maqedon. Dy qytetet e mëdha ishin, siç duket, për ruajtjen e marrëdhënieve të vjetra me shtetin ilir dhe nuk dëshironin  t’i nënshtroheshin  me  dhunë  mbretit  të  Maqedonisë. Dyrrahu  duket  se  kishte qenë para kësaj në duart e ilirëve ose kishte njohur sovranitetin e m bretit ilir. Kundërshtimi që i bënë  apoloniatët Glaukisë më 313  p.e.  sonë tregon për një mbizotërim të përkohshëm në këtë qytet të një grupi promaqedon, i cili më vonë u përmbys nga kryengritja e qytetarëve që dëbuan forcat e Kasandrit. Mbreti  maqedon  u  shpejtua të  vijë  me  forcat e tij përsëri  para  mureve të  Apolonisë  për  të rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori  pohon se  «  apoloniatët ishin  lidhur  me  ilirët ». Megjithatë, nuk dihet nëse ishte kjo një aleancë e thjeshtë ushtarake apo diçka më tepër, por duhet nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i dorës së parë qëkurse forcat që mbronin qytetin  «  ishin  më  të  mëdha  »  se  ato maqedone.   Kasandri  u  thye  keqas  dhe  u  detyrua  të largohej, pasi kishte humbur  një pjesë të mirë të ushtrisë.   Përpjekjet  e tij për t’u ngulur në Ilirinë bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto anë. Luftërat me Kasandrin  tregojnë se fuqia  e shtetit  ilir ishte rritur aq shumë  saqë  ai mundi të matej me sukses me Maqedoninë për zotërimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti prej  kohësh kishin njohur sovranitetin  e mbreti t ilir; të paktën mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por që nga viti 312 p.e. sonë edhe ndikimi mbi Apoloninë nuk duhet të  ketë qenë  më i  vogël,  megjithëse  pozita  juridike  e këtij qyteti  ndaj  shtetit  ilir formalisht mund të ketë qenë pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut. Pas  fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në  Dyrrah e  në Apoloni, Glaukia  u mor  me  përgatitjen  e  ekspeditës  që  do  të  vinte  Pirron  në  fronin  molos. Nuk  ishte zemërgjerësia ndaj tij, as  lidhjet që kishte me  të nëpërmjet  së shoqes, Berojës, bijë  nga  dera molose, ato që e shtynë Glaukinë në këtë ndërmarrje të guximshme.  Epiri në këtë kohë ishte pika më nevralgjike e kontaktit dhe hallka më e rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia  duhej  ta  shkëpuste  këtë  vend  nga  ndikimi  maqedon  dhe  t’i  rikthente  shtetit  ilir aleatin e humbur. Për këtë qëllim, në vitin 309 p.e. sonë, në krye të një ushtrie të madhe, ai hyri  në  Epir  dhe  pasi  mposhti  kundërshtimin  e  grupit  promaqedon  që  përfaqësohej  nga mbreti  Alketa  (ungji  i Pirros),  vuri në  krye  të  shtetit molos  12-vjeçarin  Pirro. Me këtë  akt konflikti  me Maqedoninë u zgjidh në favor të  ilirëve. Veprimtaria  politike dhe ushtarake  e Glaukisë për rimëkëmbjen e forcimin e pozitave të shtetit ilir u kurorëzua me sukses.
Faqe - 54
 
Gjatë  sundimit  të  Glaukisë,  shteti  ilir  jetoi  ditë  lavdie;  ai  u  bë  një  shtet  i  fuqishëm,  duke përfshirë në gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni.  Ai ishte e vetmja forcë serioze që iu kundërvu Maqedonisë në këtë pjesë të Ballkanit, dhe u bë një faktor i rëndësishëm që ushtroi një ndikim të fuqishëm në ngjarjet politike të kohës. Forcim i i pushtetit m bretëror Në  vitin  302  p.e.  sonë  Glaukia  ishte  ende  në  krye  të  shtetit  ilir. Pas  kësaj  date  ai  nuk përmendet më.  Periudha që pason është mjaft e errët dhe njihet vetëm nëpërmjet burimeve të fragmentuara, por ndonjëherë tepër të rëndësishme. Rreth vitit 295 p.e. sonë si mbret i ilirëve përmendet Bardhyli i ri.  Rrethanat në të cilat ai u gjend në krye të shtetit ilir dhe marrëdhëniet e tij me Glaukinë, të cilin e zëvendësoi, janë të paqarta. Një  lidhje  martesore e paraqet  Bardhylin si  aleat  të Pirros. Plutarku  thotë  se pas vdekjes së gruas së parë, Antigonës, Pirroja « u martua me shumë gra, për arsye politike dhe për të rritur fuqinë e tij ».  Një ndër to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit të ilirëve. Historiani romak Justini dhe shkrim tari romak i shek. I Frontini njoftojnë nga ana e tyre për një fushatë të Pirros kundër ilirëve, në të cilën ai kishte dalë fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin  që ishte kryeqendra  e  tyre, pa  na thënë  emrin  e  tij. Edhe  historiani  grek  i shek.  II Apiani,  gjithashtu,  i bën jehonë kësaj ngjarjeje, duke thënë se Pirroja zotëronte  një pjesë  të Ilirisë gjatë bregdetit Jon.  Të gjitha këto burim e nuk e përcaktojnë, megjithatë, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi që ai i rritur në oborrin e Glaukisë ndërhyri me forcë në shtetin e tij. Pas gjithë këtyre ngjarjeve fshihet një grindje e brendshme midis  trashëgimtarëve  apo  pretendentëve  për  fronin  e  Glaukisë,  e  cila  u  shfrytëzua  nga Pirroja. Por nuk është për t’u përjashtuar edhe pikëpamja sipas  së cilës Bardhyli  i ri të ketë qenë një  pinjoll  i Bardhylit  I,  që vjen  në  fuqi me ndihmën  e  Pirros,  duke  i  lëshuar  këtij  të fundit një pjesë të Mbretërisë Ilire. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si Pirroja u bë zot i krahinave  perëndi more  të  Mbretërisë  Ilire, ndofta  edhe  i  Apolonisë,  kurse  Bardhylit  i  la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose në perëndim të tij. Por pushtimi  i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi  i Bardhylit  të ri  si « mbret i lirëve » mbi një pjesë  të shtetit ilir nuk duhet të kenë zgjatur shumë. Pasazhi i Apianit që thotë  se këto toka i  trashëguan dhe  pasardhësit e Pirros bie  në kundërshtim me zhvillimin e ngjarjeve  të mëpastajme. Grindjet  e  brendshme  për  trashëgimin  e  fronit  të  Glaukisë  duket  se  u kapërcyen  shpejt. Në  prologun  e  librit  XXIV  të  historianit  latin  Trogut  bëhet  fjalë  për « luftën që Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisë) bënë me Monunin ilir dhe Ptolemeun, të  birin e  Lysimahut  ». Ky lajm  që  i  takon  një  ngjarjeje  të  vitit 280  p.e.  sonë flet  për  një sundimtar ilir që ndërhyn në grindjet për fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetër, biri t të Lysimahut.  Sipas renditjes së Trogut, Monuni është kundërshtar i parë i Keraunit dhe mund të supozohet edhe iniciator i kësaj lufte.  Sidoqoftë ky Monun duhet të ishte sundimtar i një vendi,kufijtë e të cilit takonin me Maqedoninë. Supozimi  se ai ishte një mbret dardan, sot  është zhvleftësuar duke i  lënë vend mendimit  se
Faqe - 55
 
në rastin konkret kemi të bëjmë me një sundimtar të shteti t ilir.  Figura dhe veprimtaria e tij bëhet më e qartë nëpërmjet një monedhe të Dyrrahut.  Kjo është një tridrahme, e cila mban simbolet e njohura të tridrahmes së mëparshme  autonome të  Dyrrahut; në faqe  ka një lopë duke e pirë viçi, në shpinë një katror të mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej së parës monedha e re ka një  peshë  më të vogël (10,3-10,5 gr.   në vend të 10,4-11,5 gr.) dhe  krahas legjendës ?? apo ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ??????) dhe një nofull derri mbi lopën, që mungojnë në  tridrahmat e  vjetra. Në një variant tjetër monedhave të Monunit  u është  hequr  legjenda  e  shkurtuar  e  qytetit  dhe  është  zëvendësuar  me  një  heshtë. Këto tridrahme janë datuar me të drejtë pas vitit 300 p.e. sonë dhe përputhen si kohë me Monunin e përmendur prej Trogut. Njofti mi i Trogut  dhe  prerja e kësaj monedhe  dëshmojnë se  me  gjithë  tronditjen që kishte pësuar shteti ilir mbas vdekjes së Glaukisë nga ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur të rimëkëmbte shtetin e tij në të gjithë territorin e dikurshëm, prej brigjeve të Adriatikut deri në kufi të Maqedonisë. Si duket, ai përfitoi nga largimi i Pirros për në Itali për t’i rikthyer shtetit të  vet  tokat  e  pushtuara. Pushteti  i  tij  mbi  Dyrrahun  ishte  rritur. Duke  vënë  dorë  mbi punishten e monedhave, ai i thelloi më shumë se paraardhësi i tij marrëdhëniet me këtë qytet. Varianti i fundit i prerjeve të Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta ketë ndjerë veten mjaft të fortë qysh se hoqi prej kësaj monedhe emrin e shkurtuar të Dyrrahut. Nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet e tij me Apoloninë, por s’ka ndonjë arsye për t’i konsideruar të ndryshme. Edhe ky qytet duhet të ketë njohur sovranitetin e plotë të mbretit ilir, duke iu nënshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht. Pasardhës  i Monunit dhe i  fundit  prej dinastisë  së Glaukisë  ka qenë  Mytili. Edhe  për  të si traditë  letrare  kemi  vetëm  një  njoftim  të  shkurtër  në  prologun  e  librit  XXV  të  Trogut  ku thuhet se « ...i biri i tij [Pirros], Aleksandri bëri me Mytilin luftën ilire ». Një monedhë bronzi e prerë edhe kjo në punishten e Dyrrahut vërteton plotësi sht natyrën historike të personit të Mytilit.  Kjo monedhë, e cila ka si simbole kryet e Herakliut në faqe dhe armët karakteristike të  këtij  heroi   (harkun,  mëzdragun  dhe  millin)  në  shpinë, ndryshon  prej  prototipit  të  vet, sepse  në  vend  të  nëpunësit  monetar  të  Dyrrahut  atë  e  siglon  këtë  radhë  mbreti  Mytil (??S???OS ????), i cili ka  hequr përveç kësaj nga monedha edhe legjendën e qyteti t. Vetë këto të  dhëna  të monedhës  tregojnë se  Mytili ishte zoti i  Dyrrahut dhe ushtronte mbi këtë qytet po atë pushtet që  kishte edhe paraardhësi i tij Monuni.  Monedha  është  tepër e rrallë, gjë që tregon se sundimi i tij ka qenë i shkurtër. Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, për të cilën bënte fjalë Trogu, i takon vitit 270 p.e. sonë. Për fat të keq nuk është ruajtur ndonjë njoftim i saktë mbi shkaqet dhe përfundimet e kësaj lufte, gjë që ka dhënë shkas edhe për  supozim e të ndryshme. Mendimi se ajo përfundoi në favor të Aleksandrit dhe se ky u bë përsëri zot i krahinave jugore të shtetit ilir, madje edhe i Apolonisë, u referohet Frontinit dhe Apianit. Një shqyrtim më i kujdesshëm i njoftimeve të tyre tregon se këto përfundime nuk janë plotësisht të drejta.  Është e vërtetë se Frontini, që plotëson Trogun, bën fjalë për një ndeshje  në të cilën Aleksandri mundi ilirët, por përleshja zhvillohet në  tokën  epirote  dhe  nga  ky lajm  nuk  del se  ai  pushtoi  qoftë  edhe  ndonjë  pjesë nga tokat e shtetit ilir. Sa për njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepër të përgjithshëm dhe as ky  dhe  as  ndonjë  autor  tjetër  nuk  paraqesin  prova  se  Apolonia  ka  qenë  nën  sundimin  e ndonjë mbreti epirot.
Faqe - 56

4.  FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISË

Lulëzim i i qyteteve. Pam ja e tyre Periudha midis viteve 335-230 p.e. sonë është koha e shtrirjes së mëtejshme të jetës qytetare në Iliri, e zhvillimit të vrullshëm  dhe  e lulëzimit të qytetit ilir. Ajo  përputhet me fuqizimin më  të  madh  të  shtetit  ilir. Jeta  qytetare  u  zhvillua  veçanërisht  në  krahinat  e  ultësirës bregdetare, në shpinë  të Dyrrahut e Apolonisë,  zonë që përbënte tani qendrën e  shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes së  disa  krahinave  lindore  në përbërjen  e  shtetit maqedon, këto  qytete e humbën rëndësinë  që  kishin  në  kuadrin  e  shtetit  ilir. Qytete  të  tjera,  si  Bylisi,  Amantia,  Kanina (Thronioni ?) janë ndër ato qytete të vjetra, që u rritën e u zhvilluan dhe luajtën në këtë kohë një rol  të dorës  së parë. Krahas tyre lindën  në  këtë  zonë edhe  një varg qytetesh të  reja, si Dimli,  Olympe  (Mavrovë-Vlorë),  Gurzeza  (Cakran),  Antipatrea,  qytetet  në  Zgërdhesh (Albanopoli ?), në Gradishtën e Belshi t, në Selcën e Poshtme, në Irmaj etj., të panj ohura më parë.  Që nga kjo kohë jeta qytetare shtrihet edhe në krahinat bregdetare në veri të lumit Mat. Qendrat e para  urbane  në këto anë,  Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini,  Rizoni  etj., lindën vetëm në fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e. sonë.  Por në krahinat e brendshme të luginës së  Matit  e  të  Drinit  të  mesëm  nuk  ka  ende  dëshmi  të  qendrave  urbane  dhe  duket  se  jeta qytetare këtu nuk u zhvillua. Qytetet  e  reja  si  edhe  më  parë,  zënë  një  vend  qendror  midis  një  krahine  të  pasur  nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit, por në disa raste si në Dimale, Olympe, Selcë  e  Poshtme  etj., qyteti lind  mbi  një truall të ri. Karakteristikë  e veçantë  e  qyteteve  në veri të  lumit Mat është se ato  janë të  kthyera me fytyrë  nga  deti.   Për ndërtimin  e tyre  janë zgjedhur  gjiret  e  futura  apo  grykat  e  lumenjve,  vende  të  lidhura  me  detin,  por  edhe  të mbroj tura nga rreziqet dhe të papriturat e tij. Pamja e përgjithshme  urbanistike  nuk është e njëjtë për  të gjitha qytetet  ilire  të kësaj kohe. Ato  dallohen  sipas  madhësisë  dhe  rolit  ekonomik  e  politik  të  tyre:  ka  qendra  të  mëdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra më të vogla  prodhimi,  si  Albanopoli,  Belshi,  Irmaj,  Symiza,  Gurzeza,  Kanina,  Treporti,  Çuka  e Ajtojt  etj. Një  kategori  tjetër  formojnë  qendrat  me  fizionomi  qytetare,  por  me  funksione ushtarake  dhe  administrative,  si  Beltoja,  Xibri,  Dorezi,  Peshtani,  Rabija,  Cerja,  Lekli,  Selo, Ripsi etj.. Duke  u  mbështetur  në  kushtet  e  terrenit  dhe  të  rrethanave  në të cilat  lindi  dhe  u  zhvillua
Faqe - 57
 
qyteti ilir mund të veçohen tre tipa qytetesh. Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat  kanë  një akropol  në majë dhe qytetin poshtë tij. Të  tilla  janë  Lisi,Zgërdheshi  dhe  ndonjë  qendër  tjetër  që  u  ndërtuan  në  faqe  kodrash. Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e  kohës  kufijtë  e  ngushtë  të  këtyre  qendrave  u  kapërcyen  dhe  qyteti  u  shtri  nëpër  faqet  e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet  rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke  i  zgjatur  ato  në  vijim  të  mureve  ekzistuese  të vendbanimit  të  mëparshëm;  muri  i poshtëm i  qendrës  së  vjetër u kthye në  këtë  rast  në një  mur të  brendshëm  të  tërthortë, që ndante  qytetin  në  dy  pjesë:  në  atë  të  sipërm -  akropolin,  dhe  në  atë  përfund tij  -  qytetin  e poshtëm. Në Lis, ky tip qyteti pati një zhvillim të mëtej shëm, duke krijuar një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur të dytë të brendshëm. Qendra e vjetër  e  tyre ishte ndërtuar mbi pllajën  e vogël  të një  kodre të  veçuar me faqe  të thepisura, prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër.  U krijua kështu një tip qyteti me akropolin në mes dhe qytetin rreth ti j. Qytetet e këtij tipi duket se nuk kishin një mur  të  jashtëm  rrethues  për  lagjet  e  jashtme  dhe  mjaftoheshin  vetëm  me  fortifikimin  e akropolit. Ndryshe prej këtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margëlliçi, Irmaj etj., u ngritën  mbi kodra që kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë me kurrize e thyerje të buta.  Këto qytete që lindën mbi një truall të ri duket se nuk kanë pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm. Ato përbëjnë tipin e tretë të qyteteve ilire. Prej qyteteve të  vjetra Bylisi ndoqi  një rrugë  të veçantë  në zhvillimin e tij. Kodra  e Klosit, mbi të  cilën i shte ngritur qyteti i  vjetër, në  fund  të shek.  IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit  të  kësaj  qendre. I  vetmi  vend  që  paraqiste  kushte  më  të  përshtatshme  për  këtë qëllim  ishte  kodra  e  Hekalit,  1  500 m  prej  Klosit,  ku  filluan  të  vendosen qytetarët,  duke  i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo kohë të dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë  të  veçanta,  por  të ndërlidhura,  të  një  dyqytetshi,  ku  i  riu  fitoi  epërsinë  dhe  u  bë  më përfaqësuesi.  I parë më vete Bylisi ka të gjitha tiparet e qyteteve të tipit të tretë, pa akropol. por së bashku me Kl osin ai përbën një kategori të veçantë qyteti. Pavarësisht  nga  klasifikimet  e  ndryshme  që  mund  t’u  bëhen  qyteteve  ilire,  trajtimi  i  tyre urbanistik u përgjigjej disa kërkesave themelore, siç ishin vendosja e qendrës së banuar në një terren  jo  të  sheshtë, rrethimi  i  saj  me  mure,  ndarja  e  territorit  brenda  mureve  në  tri  pjesë kryesore,  për  banim,  për  veprimtari  shoqërore  e  mbrojtje  dhe  krijimi  sipas  kushteve  të terrenit, i unitetit midis agorasë dhe komplekseve të banimit. Një nga kri teret bazë të qyteti t ilir të asaj kohe ishte modelimi sipas vijës së jashtme i mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më m irë mundësitë mbrojtëse të terrenit.  Në këtë sistem  fortifikimi  muret  e  qendrave  të  vjetra  të  epokës  së  hekurit  shfrytëzoheshin  vetëm pjesërisht. Qytetet  e ngritën mbrojtjen  e tyre  mbi një  bazë krejt  të re që u përgjigjej nivelit dhe  kërkesave  të  kohës. Muret  rrethuese  të  Lisit  dhe  të  Shkodrës  u  ndërtuan  në  stilin  e
Faqe - 58
 
njohur  trapezoidal-poligonal, kurse  ato të  Bylisit, Dimales, Margëlliçit,  Irmajt  e  të Zgërdheshit, ndiqnin stilin kuadratik.  Këto ishin mure të fuqishme të ndërtuara me blloqe të mëdha e të skalitura me një trashësi prej 2,70-3,50 m dhe që në kohën e vet arrinin një lartësi prej 10-12 m.  Ato përforcohen tani me kulla të shumta. Në  qoftë se vendbanimet e  para kishin  një ose dy porta,  qytetet  që  kanë tani një jetë më të dendur  dhe  lëvizje  të  madhe  kanë  porta  të  shumta,  të  mëdha  e  të  vogla,  për  të  lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve. Meqenëse portat  përbënin pikat më të prekshme, mbrojtjes së tyre  i kushtohej një  kuj des  i  veçantë. Ato  zakonisht  vendoseshin  midis  dy  kullave  dhe  në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të shfrytëzohej krahu i zbuluar i armikut. Nuk  njihet ende në  masën e duhur ndërtimi  i brendshëm i këtyre qyteteve, por  edhe ato  të dhëna  të  pakta  që  kemi dëshmojnë  se  ato  janë  ndërtuar  sipas  shembullit  të  qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe  në Epir, në  bazë  të parimeve urbanistike të njohura të kohës helenistike.Përveç ndarjeve të mëdha, akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit.  Skodra e Lisi dhe qytete të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre. Rrugët ishin një  element  themelor urbanistik që e ndanin qytetin në  insola, që niseshin nga hyrjet  kryesore  apo  të  dyta,  përshkonin  qytetin  në  drejtime  të  ndryshme  dhe  lidhnin  në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij.
Vendet  më  në  dukshme  janë  përdorur  në  qytetet  ilire  për  ndërtimin  e  godinave  të rëndësishme  shoqërore. Vende  të  tilla  zinin  tempujt,  teatrot,  portikët,  stadiumi  në  Bylis, Amantie,  Dimale  etj.,  varret  monumentale  në  Selcë  të  Poshtme  etj.. Kur  terreni  ishte  i pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë tarracash. Një  kujdes  i  veçantë  i  kushtohej  pajisjes  së  qytetit  me  kanale  kulluese,  të  cilat  shkarkonin ujërat  jashtë  mureve  rrethuese.   Furnizimi  me  ujë  të pijshëm mbështetej  kryesisht në  sterat
dhe rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose në trashësinë e mureve rrethuese. Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire e japin hapësira që ato zinin dhe perimetri i mureve të tyre  rrethuese. Kështu,  Lisi  zinte  një sipërfaqe  prej  rreth  20  ha  dhe  muret e  tij  kishin  një gjatësi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha, ndërsa muret ishin 25 550 m të gjatë, kurse Klosi kishte pushtuar në kodrën e vet 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1 850 m.  Nuk dimë shtrirjen e saktë të Skodrës, por duket se ka qenë pak
më  e  madhe  se  ajo  e  Lisit. Qytetet  e  tjera,  si  Antipatrea,  Dimale,  Zgërdheshi  kishin  një madhësi  mesatare:  sipërfaqja  e  shtrirjes  së  tyre  arrinte  deri  në  10-15  ha,  kurse  muret perimetrale nuk i kalonin të 1 400 m.  Një grup i tretë qytetesh, si Irmaj, Margëlliçi etj., ishin më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1 400 m të gjatë dhe rrethonin sipërfaqe të vogla prej 5-7 ha.  Megjithëse qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempuj e ndërtime të tjera), prapëseprapë truallin kryesor të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.
Faqe - 59
 
Muret  rrethuese  dhe  godinat  shoqërore  që  janë  ruajtur  dëshmojnë  se ndërtimet  e  tyre  u nënshtroheshin parimeve të njohura të urbanistikës  antike.  Vetëm ndërtues të aftë dhe  me njohuri  të  thella  teknike  mund  të  zgjidhnin  detyrat  e  ndërlikuara  që  paraqisnin  ndërtimet mbroj tëse dhe ato me karakter publik e privat, në atë shkallë të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i shek. IV deri në mesin e shek. III.  Jeta dhe kërkesat e kohës  i  përgatitën  këta  ndërtues  midis  vetë  popullsisë  ilire. Realizimi  i  këtyre  ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare që kishte mundësitë e organizimit dhe të sigurimit të materialeve për një veprimtari kaq të gjerë ndërtuese. Procesi  i  shndërri mit  të  disa  qendrave  të  fortifikuara  të  epokës  së  hekurit  në  qytete  nuk përfshin  dhe  as  që  mund  të  përfshinte  të  gjitha  këto  qendra. Midis  tyre  u  veçuan  dhe  u kthyen në qytete vetëm  ato që kishin një pozitë gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më  të  lartë. Pjesa  tjetër,  më  e  madhja  e  tyre,  ruajti  pamjen  e  dikurshme  me  një  jetë ekonomike të  kufizuar. Nevojat  e  mbrojtjes  dhe  të tregtisë  bënë, nga  ana tjetër, që  krahas këtyre  qendrave  të  lindin  në  rrugët  e  komunikacionit  ose  rreth  qyteteve  edhe  një  varg vendbanimesh  të  vogla,  të  fortifikuara,  me  funksione  ushtarake  e  administrative. Të  tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte prej  Dyrrahut  në  krahinat  e  brendshme  lindore nëpër  Shkallën  e  Tujanit  -  Qafë  Murrizë  - Dibër  - Maqedoni; qyteza e Shkamit  në rrugën  e Krrabës,  kulla e  Kamunaut  në Sulovë, në rrugën  që  lidhte  ultësirën  bregdetare  pas  Apolonisë  me  luginën  e  Devollit;  pikëvrojtimi  i Rabies në Mallakastër, në rrugën që ndjek krahun e djathtë të Vjosës e të tjera si këto, të cilat gjenden pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkonin truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë dhe në burimet epigrafike këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia.  Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja  strategjike  dhe  administrative,  qoftë  nga  ajo  ekonomike. E  para  duket  në vendosjen e tyre  pranë qafave  ose  rrugëve  që të  çojnë drejt  qytetit,  duke  krijuar një  kurorë fortifikimesh  në  zonën  gjeografike  ku  qyteti  mbizotëron  me  ekonominë  e  vet. E  dyta shprehet në faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit sesa prodhojnë vetë. Rritja e prodhim it zejtar dhe e tregut Në  fushën  e  prodhimit  kjo  periudhë  shënon  përparime  të  dukshme. Punishte  të  shumta metalesh funksiononin në çdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, të cilat janë ndër gjetjet e zakonshme në trojet e këtyre qyteteve, dëshmojnë qartë për këtë. Pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut, veçanërisht ato të bakrit dhe të hekurit u siguronin atyre lëndë të parë të bollshme. Në këto punishte farkëtoheshin veglat e punës, armët dhe punoheshin stolitë e enët metalike që u  nevojiteshin qytetarëve dhe  banorëve të  rretheve në jetën e tyre të përditshme. Gjetj a me shumicë e këtyre sendeve në qytetet dhe në varrezat e kësaj kohe dëshmon për karakterin intensiv të prodhimit zejtar dhe për konsumin e gjerë të këtyre mallrave. Në  qytete  kishte  edhe  punishte  zejesh  të  tjera  si  ato  për  regjjen  e  lëkurave,  punimin  e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj..  Një nga zejet më të rëndësishme ishte ajo e gurgdhendësve, të cilët angazhoheshin në ndërtimet monumentale të qytetit, si në ndërtimin
Faqe - 60
 
e mureve rrethuese të qytetit, në godinat shoqërore, në ngritjen e varreve monumentale etj.. Veprimtaria e grupeve të specializuara të gurgdhendësve provohet nga guroret e zbuluara në Selcë të Poshtme, Bylis, Amantia, në shkallët e Konispolit etj.. Zhvillim  të dukshëm  mori edhe  zejtaria  e  prodhimeve  qeramike. Enët prej balte  që dilnin tani nga  punishtet  e  qyteteve  ishin  të  punuara kryesisht me çarkun e poçarit,  kurse  sasia e atyre  të  punuara  me  dorë  është  tepër  e  kufizuar. Kalimi  në  teknikën  e  re  të prodhimit  të enëve u shoqërua me largimin nga format tradicionale dhe me përshtatjen në shkallë të gjerë të  formave  greke. Nuk  mungojnë  edhe  përpjekjet  për  të  zhvilluar  format  e  vjetra,  por zakonisht ato çojnë në ndërthurje eklektike që nuk gjejnë përhapje të  gjerë, me sa duket për shkak se nuk u përgjigjeshin kërkesave  të tregut dhe shijeve të kohës. Prodhimi i enëve me forma greke merr përhapje të gjerë.  Kështu nga furrat e punishteve qeramike të qyteteve ilire dalin  tani enë  të  llojeve  të ndryshme, duke filluar prej  atyre  të mëdha,  si  pitosa e amfora  e deri tek enët e përdorim it të gjerë apo të luksit të lyera me vernik të zi apo të pikturuara. Një vend  me  rëndësi  në  këtë  kohë  zë  edhe  prodhimi  i  tullave  e  sidomos  i  tjegullave, që përdoreshin në ndërtimin  e banesave dhe të  godinave shoqërore. Sot njihen  pothuajse  për çdo qytet punishte qeramike të tilla që ishin pronë private e qytetarëve ilirë. Sipas vulave që kanë  enët  apo  tjegullat  del  se  një  punishte  në  Lis  ishte  pronë  e  një  farë  O rtai;  në  Irmaj pronarët e  punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito;  një vulë  me emrin e Kleitit, nga rrethi  i  Gramshi t  i  takon  një  punishteje  në  Irmaj. Një  Plator  vulos  buzën  e  një  pi tosi  të gjetur në Tren të Korçës, kurse një Epikad te një enë tjetër e këtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i një punishteje qeramike në Selcë të Poshtme (Polion) quhej Gent , në Bylis (Klos) një punishte e tillë i takonte Balaneut , kurse në Dimal kemi pronarët Epikad dhe Olnio.  Në qytete  të  tjera,  si  në  Zgërdhesh  e  Margëlliç  vulat  e  pronarëve  janë  të  shënuara  me monograme apo shenja simbolike.  Krahas këtyre, nëpër këto qendra ka edhe vula që mbajnë emra grekë e maqedonë.  Prania e këtyre emrave në vulat e punishteve qeramike të qyteteve ilire  nuk  është  domosdo  e  lidhur  me  qytetarë  të  origjinës  greke  apo  maqedone  në  këto qendra.  Në periudha të caktuara dhe aty ku pati vend një pushtim i qëndrueshëm maqedon, kjo gjë padyshim edhe mund të ketë ndodhur.  Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime të karakterit kulturor, si pasojë e të cilave këta emra u përhapën dhe u adaptuan nga popullsia ilire.  Dëshmi të gjalla të kësaj dukurie vihen re në mbishkrimet varrimore të Apolonisë e të Dyrrahut ku emri i parë është grek, kurse i  dyti, ai i atit, është ilir ose anasjelltas.  Në Apoloni kemi  emra  të tillë,  si Nikanori  i Gentit (???a???a  Ge?????),  ose në  Dyrrah  Anaia e Glaukisë (?????a  G?a???a),  Epiktesi  i  Tritos  (?p??t????  t??),  Teutaia  e  Aristionit  (?e?t??a  ??e?????), Euklidi  i  Tritos  (?p??t?a??  t??),  Teutaia  e  Aleksenit  (?e?t??a  ??e??????),  Brygu  i  Afrodisit (?????? ?f??d?s?) etj.. Rritja  e  prodhimit  zejtar  i  dha  hov  qarkullimit  më  të  dendur  të  mallrave  dhe  zgjerimit  të tregtisë. Prodhimet e  zejtarisë  së qyteteve  ilire  mbulojnë  tani  rrethin  e  tyre  të ngushtë dhe lëvizin në drejtimet më të ndryshme për të ushqyer reciprokisht tregjet e njëri-tjetrit; jo rrallë ato  shtrihen  në  krahina  të  brendshme.    Në  qoftë  se  deri  në  fund  të  shek.  IV  popullsia  e këtyre  krahinave  të  largëta  kënaqej  me  prodhimet  e  qeramikës  lokale  të  punuar  me  dorë ndërsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepër të rralla, më vonë prodhimet e qeramikës qytetare  ilire  depërtojnë  gjerësisht  në  këto  anë  dhe  hyjnë  në  konsumin  e  përditshëm  të
Faqe - 61
 
popullsisë. Zonat  e  thella  të  dasaretëve  dhe  të  fiseve  të  tjera  më  të  vogla  që  banonin  në krahinat malore të rrjedhjeve të sipërme të Shkumbinit, të Devollit dhe të O sumit furnizonin me  prodhimet  e  tyre  qytetet  e  jugut,  të  cilat  ishin  më  të  dendura  dhe  më  të  zhvilluara. Marrëdhëniet  e  botës ilire me Dyrrahun e Apoloninë  bëhen  më  intensive. Megjithëse këto nuk janë më qendrat e vetme që furnizojnë tregun ilir, prapëseprapë vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm.  Midis tyre duket se ka një ndarje të qartë të zonave të tregtimit: ndërsa Dyrrahu shtrin veprimtarinë e vet kryesisht mbi krahinat në veri të Shkumbinit, në orbitën e Apolonisë hyjnë ato në jug të këtij lumi.  Përmes këtyre dy qendrave përhapen gjerësisht në Iliri edhe prodhimet e qyteteve të Apulisë.  Mallrat e qendrave greke që gjenden krahas tyre janë përkundrazi  më të rralla, kurse ato maqedone  dhe të Epirit ndeshen kryesisht në zonat kufitare. Rrugët  kryesore  nëpër  të  cilat  lëviznin  mallrat  dhe  zhvillohej  tregtia  me  botën  ilire  ishin luginat  e  lumenjve;  ndër  to  ajo  e  Drinit,  e Shkumbinit, e  Devollit,  e O sumit  dhe e  Vj osës formonin arteriet më të rëndësishme. Rrugë të tjera të shumta, të dorës së dytë, përshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve për të lidhur njërën krahinë me tjetrën. Sado të vështira që ishin këto rrugë, asnj ë krahinë e Ilirisë Jugore nuk mbeti në këtë kohë e izoluar dhe jashtë ndikimit  të  marrëdhënieve  tregtare  me  qytetet. Më  e  rëndësishmja  është  se  në  tregun  e brendshëm  mbizotëronin  prodhimet  lokale,  të  cilat  konkurronin  si me  prodhimet  që  vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato të importit dhe që i shin kryesisht sende luksi. Fuqizimi  ekonomik  dhe  rritja  e  prodhimit  zejtar  u  lejoi  qyteteve  Skodra,  Bylis,  Amantia  e Olympe të presin gjatë gjysmës  së parë të shek. III monedhat e tyre prej bronzi në emër të bashkësive qytetare përkatëse. Organizim i shoqëror e politik Burimet  nuk  hedhin  dritë  plotësisht  mbi  strukturën  shoqërore  dhe  organizimin  politik  të qytetit ilir.  Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se një bazë ekonomike e tillë si ajo që u krijua në Iliri në kohën e  lulëzimit të jetës qytetare i  takonte një shoqërie antike të zhvilluar me të gjitha tiparet e saj. Duke qenë qendra ekonomike, një vend me rëndësi në popullsinë e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarë dhe e mjeshtërve ndërtues, të cilët mund të ishin qytetarë të lirë ose dhe skllevër. Prania  e  këtyre  të  fundit  dëshmohet  në  qytetet  ilire  vetëm  përmes  burimeve  që lidhen me ngjarjet e mbarimit të shek. III dhe ato të fillimit të shek. II p.e. sonë, por nuk ka dyshim  se  në  këtë  kohë  ato  nuk  janë  një  dukuri  e  re, ashtu  si  nuk  janë  vetë  qytetet  që përmendëm. Shtresën tjetër të popullsisë e përbënin pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe  në  qytetet bregdetare, detarët. Krahas  tyre,  në qytetet  ilire jetonin, me  sa duket,  edhe përfaqësues  të aristrokracisë së vjetër  fisnore  që  mbështeteshin  në pronën e  tokave dhe  të blegtorisë.  Si e tillë popullsia e qyteteve paraqitej në këtë etapë e diferencuar shumë qartë në shtresa shoqërore me interesa të ndryshme. Nga pikëpamja e organizimit  politik mbi  bazën  e federalizmit qyteti  së bashku me  rrethinat
Faqe - 62
 
fshatare  dhe  kështjellat  që  formonin  sistemin  e  tij  mbrojtës  dhe  u  shërbenin  nevojave  të tregtisë,  përbënin  koinonin  që  mbante  emrin  e  qytetit  kryesor,  i  cili  ishte  qendra  e  kësaj njësie. Koinoni  kishte  organe  që  zgjidheshin  çdo  vit  nga  eklesia  ose  mbledhja  e përgjithshme. Prej saj dilte këshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi përfaqësues i njësive i përbërë  nga  damiorgët. Zbatimi  i  vendimeve  bëhej  nga  një  kolegj  nëpunësish,  të  quajtur prytanë që zgjidheshin çdo vit, të shoqëruar nga një sekretar.  Në krye të koinonit qëndronte strategu. Në koinonin e bylinëve strategu ishte një nëpunës ushtarak që shoqërohej në këtë funksion  edhe  nga  hiparku,  komandanti  i  kalorisë. Pastaj  vinin  me  radhë  nëpunësit  e ngarkuar  me  edukimin  e  rinisë  (gymnasiarkët),  me  organizimin  e  festave  dhe  të  garave sportive (epimeletët), me drejtimin e rojeve (toksarkët, peripolarkët) etj.. Koinoni duke qenë një organizëm autonom përbënte një njësi administrative të shtetit ilir.  Si rrjedhim, shteti përbëhej nga disa koinone të organizuara mbi bazën e federatizmit. Veprimtari e rëndësishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave.  Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat  e  tyre  në  emër  të  bashkësive  qytetare,  gjë  që  dëshmon  jo  vetëm  për  fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe për një autonomi politike që ato gëzonin në kuadrin e  shteti t  ilir. Simbolet  e  monedhave  të  tyre  hedhin  dritë,  mbase  edhe  mbi  karakterin  e pushtetit  politik  në  këto qytete. Pasqyrimi i  anijes  në  monedhat  e  Skodrës  ka  mundësi  të përfaqësojë një shenjë për tregtinë detare që zhvillonte qyteti dhe të jetë, në këtë mënyrë, një e dhënë e tërthortë për peshën sunduese të shtresës tregtare në qytet. Në Bylis, përkundrazi, përdoret  si  simbol fytyra e  themeluesit  legjendar  të qytetit, duke theksuar me këtë traditën, me të cilën lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit. Pak më i qartë bëhet ky problem në burimet e çerekut të fundit të shek. III. Këtu për herë të parë bëhet fjalë se në krye të qyteteve qëndronin polidinastet (sundimtarë të qyteteve), të cilët i nënshtroheshin plotësisht pushtetit të mbretit. Dyrrahu dhe Apolonia Përfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisë në gjirin e shtetit ilir pati pasoja të rëndësishme si për jetën e këtyre qyteteve, ashtu edhe për vetë shtetin ilir. Të  dhënat  arkeologjike  tregojnë se  qysh  nga  çereku  i fundit  të  shek.  IV  p.e. sonë,  lidhjet  e këtyre  qyteteve  me  botën  ilire bëhen  më  të  dendura  dhe  më të  drejtpërdrejta. Tregtisë  së Dyrrahut dhe të Apolonisë iu hapën lirisht rrugët e  gjera të tregut ilir. Që nga kjo kohë në krahinat e brendshme ilire fillojnë të depërtojnë me lehtësi prodhimet e zejtarisë së zhvilluar të  tyre. Nëpërmjet  këtyre  qyteteve,  në Iliri  hynin mallrat e importit,  midis  të cilave  vendin më të rëndësishëm e zinin ato që vinin nga brigjet e përtejme të Adriatikut. Dyrrahu  dhe  Apolonia  fillojnë  të  hedhin  në  treg  monedha  të  reja  argjendi,  ndër  të  cilat përhapje të gjerë merr drahma e argjendtë e këtyre dy qyteteve.  Ajo ishte destinuar kryesisht për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar « drahma ilire ». Shfaqje e  re  e kësaj kohe është prerja nga këto  qytete e monedhave  të bronzit.  Vënia në qarkullim
Faqe - 63
 
dhe  pranimi në  masë,  siç  tregojnë  gjetjet,  i këtyre monedhave me vleftë  shumë herë  më  të vogël se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar në një shkallë të gjerë në Iliri. Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia  jetojnë një  periudhë të vërtetë  lulëzimi.  Ndërtimet më të rëndësishme e më monumentale në këto qytete i përkasin periudhës pas mesit të shek. IV  p.e. sonë.   Forcimi ekonomik dhe  pasurimi  i tyre  nga tregtia me botën  ilire  u  lejuan  të
ndërtonin mure të fuqishme mbrojtëse, që përfshinin në gjirin e tyre sipërfaqe shumë më të mëdha  nga  ato  që  njihnin  më  parë,  të  ngrinin  tregje  e  sheshe  publike,  shëtitore,  tempuj, gjimnaze e godina të mëdha admini strative. Një dukuri e re filloi të përshkojë dhe të ndryshojë në një drejtim të caktuar jetën shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e mëparshme etnike të tyre. Emrat ilirë që janë gjetur vitet e fundit mbi gurët e varreve të zbuluara në nekropolin e Dyrrahut, përbëj në mbi 1/3 e tërësisë së  emrave  të  njohur  në  këtë  qytet  nga  monumentet  epigrafike. Këto  emra  dëshmojnë praninë  në  masë  të  popullsisë  ilire  në  to. Emrat  ilirë  të  prytanëve  dhe  të  nëpunësve monetarë  që gjenden në  të  dyja  faqet  e monedhave prej argjendi  dhe  bronzi dhe emrat  në vulat e tjegullave të Dyrrahut dhe të Apolonisë, tregojnë se popullsia ilire kishte një peshë me rëndësi në  jetën  ekonomike, dhe kishte siguruar  të  drejta qytetare  të plota deri  në zënien e posteve më të larta në jetën administrative e politike të qytetit.  Midis emrave të shumtë ishin edhe  këta:  ???,  për  Dyrrahun,  ?at??,?p??ad?? etj., për Apoloninë.Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.e. sonë, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik të  një  kolonie,  mbasi  popullsia  e  tyre  përbëhet  në  një  përqindje  të  madhe  edhe  nga  ilirët. Procesi i ilirizimit të këtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes së sovranitetit ilir mbi to, ushtroi një ndikim  të  thellë  mbi  gjithë  jetën  sociale-politike  e  kulturore  të  Ilirisë  në  shekujt  e mëpastajmë. Rezul tati  i këtij  procesi qe shkëputja  e plotë e Dyrrahut  dhe e Apolonisë nga qytetet mëmë dhe integrimi  i tyre i plotë në  jetën ekonomike e politike të shtetit  ilir. Këtë integrim e favorizonte përputhja e interesave  të tyre ekonomike  e  politike me ato të  shtetit ilir.  Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve të  mëdha,  kurse  skllavopronarët  e  Dyrrahut  dhe  të  Apoloni së  pushtetin  e  fuqi shëm  të sundimtarëve  ilirë  mbi  një krahinë shumë më të gjerë se sa  territoret  e ngushta të qyteteve- shtete të tyre me pasuri dhe treg të gjerë. Rezultati u arrit, siç tregojnë faktet, sado të pakta, nëpërmjet një lufte të ashpër politike, mjaft të ndërlikuar, ku u përzien edhe fuqi të jashtme, por edhe si rrjedhojë e një domosdoshmërie të diktuar nga kushtet objektive të kohës.
Faqe - 64
 
5.  RËNIA E DINASTISË SË GLAUKISË - Gjendja politike në vitet 270-231
Pas luftës së  fundit të  Mytilit  kundër Aleksandrit II të Epirit, në vitin 270,  nuk flitet më në burimet për shtetin ilir.  Duke zbritur drejt vitit 230 dalin të dhëna të reja mbi këtë shtet. Megjithëse në vështrimin e parë kjo duket si një periudhë e errët,  ajo  përbën në vetvete një faqe me shumë interes në historinë ilire.  Gjatë gjysmë shekulli, që nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i bënte ballë me sukses agresionit të Kasandrit dhe më pas të Pirros e pasardhësit të tij.  Të gjithë këta kishin dështuar në ndërmarrjet e tyre dhe më në fund qenë detyruar  të  hiqnin  dorë  prej  Ilirisë. Ndërkaq  gjendja  në  Greqi  mbetej  e  paqëndrueshme. Sundimtarët  maqedonë,  Antigon  Gonata  dhe  i  biri  i  tij  Demetri,  u  gjendën  tërësisht  të angazhuar  në  teatrin  grek  të  veprimeve  politike  e  ushtarake  për  të  ruajtur  hegjemoninë  e Maqedonisë në këto anë. Për  shtetin  ilir  kjo  qe  një  periudhë  qetësie  në  marrëdhëniet  me  fqinjët,  veçanërisht  me Maqedoninë, dhe me këtë duhet shpjeguar edhe heshtja e  burimeve.  Por nuk qe Gonata ai që « diti, siç pretendohet, t’u imponojë paqen fqinjëve veriperëndimorë ».  Burimet nuk bëjnë fjalë  për  një  gjë  të tillë.   Në  qoftë  se  midis  Ilirisë  dhe  Maqedonisë  nuk  pati  në këtë  kohë ndonjë  konflikt,  kjo  duhet  shpjeguar  më  tepër  me  faktin  se  ilirët,  të  lodhur  nga  luftërat  e deriatëhershme,  nuk  mundnin,  pra,  edhe  nuk  kërkuan  t’i  shfrytëzonin  vështirësitë  e Maqedonisë në interes të tyre. Ndërkaq  ka  të  ngjarë  që  nga  mesi  i  shek.  III  p.e. sonë  ose pak  më  parë shteti  ilir  të  ketë njohur një periudhë trazirash të brendshme, hollësitë e të cilave nuk njihen mirë.  Nuk është çudi  që  zhvillimi  i vrullshëm  i qyteteve të  veriut, të  mbetura jashtë konflikteve luftarake që prekën  pjesën  jugore  të  shtetit  ilir  bashkë  me  qytetet  e  tij,  të  ketë  ndryshuar  raportin  e forcave  dhe  të  ketë  ndikuar  apo  të  jetë  bërë  bazë  e  ndryshimeve  politike  që  pasqyrohen vetëm në zëvendësimin e dinastisë sunduese të Glaukisë me atë të Agronit dhe në shkëputjen e dy qyteteve të rëndësishme të Adriatikut Lindor, të Dyrrahut e të Apolonisë, nga shteti ilir.
Faqe - 65
 
K R E U    I V
SHTETI I EPIRIT - 1.  LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTËT

Territori dhe popullsia Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në kufijtë e Etoli së në jug, që nga malet e  Pindit  në lindje  e  deri  tek brigjet  e  detit  Jon  në perëndim, përbënte një  njësi  gjeografike- politike më vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetër Apeiros që do të thotë stere, tokë. Me  fjalën  Epir  autorët  grekë  nënkuptonin  në  fillim  çdo  vend  kontinental  përballë  ishujve. Po  me  këtë  kuptim,  p.sh.,  Homeri  e  quan  Akarnaninë  Epir,  gjithashtu  më  vonë  edhe Tukididi.   Kështu  i quanin  edhe  bri gjet përkundrejt tyre  banorët e  ishujve  të  Jonit,  duke  u nisur nga pozita e vet ishullore. Ky emër i përdorur në fillim si një emër i përgjithshëm për të caktuar pozitën kontinentale të krahinës  etnikisht  ilire,  që  ndodhej  përballë  tyre,  u  shndërrua  më  vonë  në  një  nocion  të përveçëm  gjeografik,  që  i  atribuohej  një  krahine  të  veçantë  me  kufijtë  pak  a  shumë  të përcaktuar historikisht. Në këtë kuptim emri Epir ndeshet për të parën herë tek shkrimtari grek i fundit të shek. VI p.e. sonë, Hekateu, kur thotë se Oriku është liman i Epirit, dhe pak më vonë tek Pindari, i cili e quan Epirin « të famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyeshme... që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit ». Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e. sonë, me transformimin e bashkësisë molose në një shtet të  ri  federativ,  të  quajtur  epirot,  që  përfshinte  pjesën  më  të  madhe  të  popullsisë  së  këtij territori  duke  pasur  një  nënshtetësi  të  vetme,  epirote,  emri  Epir  merr  tani  një  kuptim  të përcaktuar qartë politik. Shkrimtari grek i shek. IV p.e. sonë numëron në  këtë  kohë në Epir vetëm 14  fise, por nga burimet  e  tjera  historike-epigrafike  rezulton  që  ky  numër  të  ketë  qenë  shumë  më  i  madh. Nga fiset më kryesore ilire, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë politike të kësaj krahine,  përmenden  sidomos  thesprotët,  kaonët,  molosët  etj.. Ndërmjet  këtyre  fiseve ndodhnin luftëra të vazhdueshme për epërsi territoriale dhe politike dhe kishte një prirje për separatizëm  midis  sundimtarëve të veçantë  të  tyre. Kjo  gjendje  vazhdoi  të paktën  deri  në fillim  të shek.  IV  p.e. sonë,  kur mbretërit  molosë  arri tën  t’u  imponohen shumë prej fiseve fqinje epirote dhe të krijonin një mbretëri të fuqishme, me bazë federative, që autorët grekë e quanin Koinon të molosëve.
Faqe - 66
 
Prem isat për krijim in e shtetit në Epir Si rezultat i zhvillimit të mëparshëm ekonomiko-shoqëror, në shek. V p.e. sonë në Epir ishin krijuar të gjitha premisat për lindjen e formacioneve të hershme shtetërore. Diferencimi  social,  sidomos  tek  fiset  ekonomikisht  më  të  përparuara  të  kësaj  krahine,  siç ishin molosët, kaonët, thesprotët etj., pasqyrohet qartë në burimet historike që në shek. VIII- VII p.e. sonë, por tani ai merr përpjesëtime  më të gjera.  Aristokracia epirote e tokës dhe e bagëtive,  kishte arritur  t’u  impononte  pushtetin e  vet  prodhuesve të vegjël  fshatarë dhe  të shfrytëzonte për interesat e saja ekonomike punën e shtresave të tjera e të skllevërve. Në duart e kësaj aristokracie ishin grumbulluar tashmë pasuri të mëdha që i mundësonin asaj të hynte në marrëdhënie të ngushta me shoqërinë antike të Greqisë. Në  gjysmën  e  dytë  të  shek.  V  p.e.  sonë,  në  Epir  ekzistonin  edhe  shtresa  të  tjera;  përveç aristokracisë  së  tokës,  ishte  fuqizuar  edhe  shtresa  e  zejtarëve  e  tregtarëve. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim paraqitet një mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar në sanktuarin e Poseidonit në Tenarë, sipas të cilit një  farë Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar këtë akt hyut të detrave.  Sipas përmbajtjes dhe vendgjetjes së mbishkrimit Eskrioni  duhej  të  kishte  qenë  pikërisht  njëri  nga  përfaqësuesit  e  tregtarëve  skllavopronarë epirotas të lidhur me tregtinë detare.  Kjo është prova më e hershme epi grafike, që dëshmon për ekzistencën e institucionit të skllavërisë në Epir të paktën që nga gjysma e dytë e shek. V p.e. sonë. Mbi  bazën  e  këtij  diferencimi  të  brendshëm  dhe  të  luftës  së  vazhdueshme  që  bënin sundimtarët  e  fi seve  të  veçanta  për  nënshtrimin  e  fqinjëve  të  tyre,  në  Epir  lindën  një  tok federatash, sistemi politik i të cilave  mbështetej në bashkimin e një grupi fisesh të federuara të quajtura koine. Më herët këto bashkësi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht më të fuqishme të Epirit,  si  tek  thesprotët, kaonët  dhe  molosët. Ashtu  siç paraqiten  në mesin  e  shek. V, ato ndryshonin midis tyre jo vetëm nga madhësia dhe rëndësia politike, por edhe nga struktura e tyre  organizative. Sipas  një  lajmi  të  Tukididit,  i  cili  u  referohet  viteve  të  para  të  luftës  së Peloponezit, Koinonet e kaonëve dhe  të thesprotëve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Në krye të tyre qëndronin dy magjistratë më  të lartë ekzekutivë të quajtur  në traditën  historike, prostatë, të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethet aristokratike të fisit që kryesonte Koinonin. Molosët,  ndryshe nga  dy  koinonet  e  para,  sundoheshin  nga  mbretër,  pushteti  i  të  cilëve tanimë  ishte  bërë i  trashëgueshëm. Tukididi  përmend që  në  vitin  470  p.e. sonë një  mbret molos  Admetin,  që  i  dha  strehim  politik  gj eneralit  grek  Themistokliut  të  dëbuar  me ostrakizëm  nga  Greqia. Sipas  përshkrimit  të  kësaj  ngjarjeje,  Admeti  paraqitet  si  një sundimtar  me  ori gjinë  fisnike,  i  fuqishëm  dhe  me  influencë  deri  në  rrethet  qeveritare  të Athinës. Për  veprimtarinë  politike  të  federatave  të  Epirit  burimet  historike  heshtin  pothuajse  fare. Ato  i  shohim  të  dalin  në  skenën  e  historisë  vetëm   në  kohën  e  luftës  së  Peloponezit,  kur ushtritë  e  kaonëve,  të  thesprotëve,  të  molosëve etj.,  me  sundimtarët e  tyre  në  krye,  marrin pjesë në anën e Spartës në ekspeditën luftarake kundër qytetit Strato të Akarnanisë. Midis këtyre bashkësive të veçanta rolin më të rëndësishëm dhe aktiv në historinë politike të vendit  filloi  ta luajë  Mbretëria e  Molosëve. Në  qoftë se deri në  fundin e shek. V p.e. sonë këto bashkësi vepronin të veçuara dhe në konflikte të brendshme me njëra-tjetrën, tani është Mbretëria  Molose  ajo që  do  të  marrë  iniciativën  për  të zgjeruar pushtetin  e saj  dhe  për  ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit të tij politiko-ushtarak.
Faqe - 67

2.  KOINON I (LIDHJA) E MOLOSËVE

Gjendja  ekonom iko-shoqërore  dhe  kulturore e  Epirit në fundin  e  shek. V dhe gjatë shek. IV p.e. sonë Nga  fundi i  shek.  V  dhe  sidomos  gjatë shek.  IV  p.e.  sonë,  në  Epir  vihet  re  një  zhvillim  i mëtej shëm  i  ekonomisë  në  të  gjitha degët  e  saj:  në bujqësi,  blegtori,  e  sidomos  në  zejtari; zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj.. Në  Epir  shfaqet  tani  një  faktor  shumë  i  rëndësishëm  që  luan  një  rol  të  ndjeshëm  në zhvillimin e mëtejshëm, ky është qyteti epirot.  Kështu në fundin e shek. V dhe në gjysmën e parë të shek. IV, sipas të dhënave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, në krahinën e Kasopisë në skajin jugperëndimor të Epirit dhe Elea afër Velianit në krahinën Eleatis të Thesprotisë. Në Epirin  Qendror  lindin qytetet  Passaron  (Gardhiqi),  kryeqendra tradicionale  e  shtetit  të  molosëve  dhe  qyteti i  Kastrisë  që  identifikohet  me  Euremenin  ose Tekmonin antik. Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e. sonë urbanizimi në Epir mori përpjesëti me më të mëdha dhe rritet akoma më shumë pesha e tij në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.  Lindin qytete të reja, midis të cilave në Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutçi dhe Gitana (Gumani) që sipas Tit-Livit, duhet të ishte qendra kryesore e Koinonit të thesprotëve; në Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), që ishte qyteti më i madh dhe më i  fortë i Kaonisë dhe kryeqendra e saj. Qytetet e Epirit,  ashtu  sikurse  dhe  ato  të Ilirisë,  ishin  të fortifikuara  me  mure të fuqishme prej  blloqesh  shumëkëndëshe  ose  të  ndërthurura  me  teknikë  muraturash  trapezoidale  apo kuadratike sipas kushteve të  veçanta të  terrenit  ose  të guroreve.  Për  përforcimin  e mureve ngriheshin  kulla  në  vendet  më  të  atakueshme  nga  armiku. Në  sistemet  më  të  hershme fortifikuese këto kulla mungonin ose ishin dukuri të rralla.  Vetëm nga gjysma e dytë e shek. IV,  ato  hynë  në përdorim  të  gjerë  si  një  komponent  i  nevojshëm  dhe  i  domosdoshëm  në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm të teknikës luftarake.
Faqe - 68
 
Mënyra  antike  e  prodhimit  i  dha  një  hov  të  menjëhershëm  prodhimit  zejtar  dhe  sidomos atyre degëve që lidheshin me ndërtimet.  Brenda mureve mbrojtëse të këtyre qyteteve kishte muratorë, gurskalitës, farkëtarë, poçarë, tjegullabërës, arkitektë  etj.. Zhvillimi  i  degëve  të ndryshme të  zejtarisë dhe  shtimi i prodhimeve  bujqësore  dhe blegtorale nxitën dhe  më  tej zgjerimin e tregtisë brendapërbrenda, me kolonitë helene të bregut të Jonit dhe sidomos me krahinat  fqinje  mesdhetare. Kjo  e  fundit  zhvillohej  më  tepër  përmes  trafikut  detar,  të përcaktuar nga vetë pozicioni i favorshëm bregdetar i krahinave, megjithëse funksiononin në këtë drejtim dhe rrugët tokësore. Në  qoftë  se  deri  në  shek. V  p.e.  sonë  Epiri  lidhjet  ekonomike  i  mbante  kryesisht  me Korinthin dhe koloni të e tij në brigjet e Jonit, nga fundi i këtij shekulli ai filloi të orientohet edhe nga Athina. Tani janë mallrat e prodhimit atik, ata që mbizotërojnë në tregjet e Epirit. Prej këtej Athina si këmbim tërhiqte prodhime bujqësore e sidomos blegtorale, lëkura, lëndë druri etj., për të cilat ajo kishte gjithnjë nevojë. Në zhvillimin e tregtisë detare rol të veçantë luanin edhe portet detare në brigjet e Kaonisë, si Onkesmi, Himara, Butrinti etj.. Zgjerimi  dhe  intensifikimi  i tregtisë  çoi  nga  ana  e  vet në  shtimin progresiv  të  prodhi mit  të mallrave, bëri të nevojshme lindjen dhe qarkullimin e  monedhës  autonome. Në fillim  ishte Lidhja e Molosëve  ajo që hedh  e para në  treg monedhën e vet (rreth viteve 400 p.e. sonë). Këto  ishin  monedha  kryesisht  prej  bronzi,  megjithëse  pati  në  këtë  kohë  edhe  prerje jetëshkurtër  dhe  të  kufizuar  monedhash  prej  argjendi. Më vonë  filluan  të  presin  monedha edhe qytete të veçanta dhe në fund të shek. IV edhe shteti federativ i epirotëve. M bretëria e M olosëve gjatë sundim it të Tharypës (423-385 p.e. sonë) Në  çerekun  e fundit të  shek.  V p.e. sonë  shtetin e  molosëve e  kryesonte  Tharypa  (423-385 p.e.  sonë), i  cili,  sipas  një  lajmi  të  Tukididit, e  trashëgoi fronin  mbretëror  të  babait  në  një moshë të mitur duke pasur për një kohë si tutor Sabylintin, prijësin e atintanëve. Tradita  historike  i  atribuon  këtij  sundimtari  një  seri  reformash  të  karakterit  ekonomik, ushtarak dhe kulturor, të cilat çuan në zgjerimin dhe në forcimin e mëtejshëm të Mbretërisë Molose. Në  radhë  të  parë  ato prekën  formën  e  hershme  të  qeverisjes  dhe legjislacionin e vjetër të vendit.  Kuvendi i popullit si organ i trashëguar nga rendi i komunës primitive, mori tani  përmbajtje  të  re. Në  organet  drejtuese  të  shtetit, rol  të  rëndësishëm  fillon  të  luajë prostati, funksionari më i lartë  i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej për çdo vit në Kuvendin e Popullit  nga  rrethet  aristokratike, të  cilat  ushtronin fuqishëm  autoritetin  e  tyre  në  kuvend. Duke  qëndruar  pranë  mbretit, si  mbrojtës  i  ligjeve  të  vendit,  prostati  në  fakt  e  kufizonte shumë pushtetin mbretëror, dhe me këtë ai ruante të palëkundshme pozitat e aristokracisë në veprimtarinë politike të shtetit. Kjo  formë  e  kufizuar  e  pushtetit  qendror  nga  aristokracia  e  tokës,  si  edhe  ligjërimi  i  të drejtave  të  tjera  të  saj, i  japin  Mbretërisë  Molose  atributet  e  një  shteti  me  mbeturina  të theksuara të rendit fisnor.
Faqe - 69
 
Mbretëria  Molose  që në  fillim  të  veprimtarisë  së  saj politike  tërhoqi  vëmendjen  e  shteteve fqinje të  Mesdheut dhe sidomos të  Athinës  dhe  të  Spartës,  të cilat sapo kishin  nisur  midis tyre  konfliktin  e  armatosur  për  supremaci  ekonomike  dhe  politike  në  Greqi. Në  këtë konflikt historikisht të njohur si Lufta e Peloponezit dhe që, siç dihet, zgjati me ndërprerje të vogla  plot  28  vjet  (432-404  p.e.  sonë)  dhe  pati  pasoja  të  rënda  për  Greqinë,  të  dyja  palët ndërluftuese  bënë  përpjekje  që  të  siguronin  përkrahjen  e  shtetit  të  ri  të  molosëve,  meqë territori  i  tij  zinte  një  pozicion  mjaft  të  favorshëm  strategjik  me  rrugën  midis  brigjeve veriperëndimore të Greqisë dhe të Maqedonisë e Thesalisë. Në  fillim  ishte  Sparta  ajo  që  ushtroi  ndikimin  e  saj  mbi  shtetin  molos. Në  vitin  429  p.e. sonë,  molosët  i  ofrojnë  asaj  deri  ndihmën  ushtarake,  duke  dërguar kontingjente  të konsiderueshme luftëtarësh për pushtimin e qytetit Stratos të Akarnanisë. Mirëpo  edhe  pas  kësaj  fushate  të  pasuksesshme,  e  cila  synonte  të  dobësonte  ndikimin  e Athinës në këtë zonë kufitare të Epirit, diplom acia athinjote  nuk hoqi dorë nga përpjekjet e saj  për  të  përmirësuar marrëdhëniet  me  shteti n  e  molosëve. Ajo  kishte  shumë  nevojë  për përkrahjen  e  këtij  shteti  të  ri  energjik  në  qendër  të  Epirit. Përmes  territori t  të  tij  Athina mund  të  kontrollonte  nga  shpina  maqedonët  e paqëndrueshëm  të  Perdikës  si  dhe  thesalët, me  të  cilët  ajo  sapo  kishte  krijuar  lidhje  miqësore  pas  kryengritjes  së  lynkestëve  (433  p.e. sonë). Nga ana tjetër, me këto marrëdhënie Athina synonte të kishte edhe përfitime ekonomike.  Se sa  rëndësi  i jepte  Athina  lidhjeve  me  shtetin  molos, këtë  e  tregon dhe  fakti  se  ajo  në këtë kohë merr përsipër edukimin e Tharipës së vogël në një nga shkollat e Athinës dhe e pret atë më vonë në Athinë me nderime të veçanta duke e regjistruar si qytetar nderi. Për  vendosjen  e  marrëdhënieve  të  mira  me  Athinën i shte  i  interesuar  gjithashtu  edhe  vetë shteti i mol osëve, i cili kërkonte të si guronte përkrahje për politikën e zgjerimit territorial që projektoi Tharypa, të cilën ai filloi ta realizonte në vitet e fundi t të jetës së tij. Këto  marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe politike  me Athinën i  hapën  rrugë depërtimit të  ndikimit  të  qytetërimit  helen,  i  cili  u  shfaq  në  strukturën  organizative  të  shtetit,  në ndërtimet,  në  përdorimin  e  gjuhës  dhe  të  shkrimit  grek  në  rrethet  e  aristokracisë  dhe  të administratës  shtetërore,  në  traj timin  tipologjik  dhe  metrologjik  të  monedhave  të  para molose sipas prototipave të monedhës atike të fundit të shek. V dhe fillimit të shek. IV p.e. sonë.  Ky ndikim do të shfaqet gjithashtu dhe në jetën kulturore e artistike, qendra e së cilës bëhen qytetet.  Në Passaron, p.sh., mendohet të jetë ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, për  të  vënë  në  skenë  tragjedinë  e  tij  «  Andromaka  »,  ku  lavdërohej  origjina  dinastike  e mbretërve  molosë.  Kjo vepër ndikoi shumë në kultivimin e mitit  gjenealogjik të molosëve, sipas  të  cilit  zanafilla  e  tyre  i  referohet  tani  Molosit,  biri  i  Neoptolemit  të  Akilit  dhe  i Andromakës,  të  vesë  së  Hektorit,  që pas shkatërrimit të Trojës  erdhën dhe u vendosën  në Epir.
Faqe - 70
 
Lidhja M olose (çereku i parë i shek. IV p.e. sonë).Struktura e saj organizative Gjatë sundimit  të Alketës, birit të Tharypës, shteti  molos mori zhvillim të mëtejshëm. Nuk është përcaktuar me saktësi se në ç’kohë  dhe në  ç’rrethana e  trashëgoi  fronin. Dihet se në vitin  385 p.e.  sonë  ai  gjendej  i strehuar  politik  tek  Dionizi, tirani  i  Sirakuzës. Në burimet historike nuk  jepen as motivet që  e shtynë Alketën të  braktiste fronin. Ka  mundësi  që  ky, duke dashur të vazhdonte politikën e aleancës me Athinën, në një kohë kur kjo kishte pësuar tashmë humbje  ushtarake  dhe  diplomatike  nga  Sparta,  të  ketë  ndeshur në  kundërshtimin e partisë  filospartane.   Në këtë  kohë kjo  filloi  të  aktivizohej  shumë,  sidomos  pas  fitoreve  të Agesilaut në Akarnani (389-388 p.e. sonë), që i hapën rrugën Spartës për të shtrirë ndikimin e vet jo vetëm në Greqinë Veriperëndimore, por edhe në Epir. Dionizi që ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht për të vendosur një kontroll efektiv në detin Adriatik dhe mbi rrugët që të çonin për në Epir, e mirëpriti Alketën dhe e ndi hmoi atë që të rikthehej në fronin e humbur.  Me këtë mënyrë tirani i  Sirakuzës synonte të siguronte një aleat të ri, që do të përkrahte pikësynimet e tij politike dhe tregtare në brigjet e Ilirisë dhe të Epirit.  Për këtë qëllim në vitin 385 p.e. sonë, Dionizi bëri një marrëveshje me Alketën për të  ndërhyrë  ushtarakisht  në  territorin  e  shtetit  të  molosëve  duke  i  siguruar  një  ndihmë efektive  në kontingjente luftarake dhe armatime.  Ky sulm i  papritur i forcave të bashkuara iliro-sirakuzane,  u  shkaktoi  molosëve  rreth  15  000  të  vrarë  sipas  Diodorit  të  Sicilisë. Përforcimet që  u  dërgoi  Sparta  molosëve  nuk e ndryshuan  gjendjen e  tyre të  vështirë. Siç duket,  ajo nuk  u angazhua  aq  shumë  në  këtë luftë,  pasi  nuk  ishte  e interesuar të hynte  në konflikt me Dionizin. Kështu ky aksion i nxitur prej tiranit të Sirakuzës përfundoi me sukses dhe me rivendosjen e Al ketës në krye të shtetit molos. Pasi  përforcoi  pozitat  brendapërbrenda  mbretërisë,  Alketa  vazhdoi  politikën  e  zgjerimit territorial  të  shtetit  të  tij  të  filluar  që  në  kohën  e  Tharypës,  rivendosi  marrëdhëniet  e ndërprera për pak kohë, me Athinën.  Në vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytë detare të  Athinës,  duke  lehtësuar  veprimet  e  saj  luftarake  kundër  Spartës  në  pellgun e  Jonit. Në vitin 372 p.e. sonë Alketa i dha mundësi një reparti prej 600 pelltastësh të Stesiklit, të kalonin nëpër territorin molos dhe të lidheshin në Korkyrë përmes bregut të Epirit. Me politikën e tij ekspansioni ste, Alketa arriti  të shtrijë sovranitetin e vet mbi një territor të konsiderueshëm të Epirit.  Sipas një mbishkrimi dekretor të viteve 370-368 p.e. sonë kufijtë e Mbretërisë Molose që trashëgoi në këtë kohë i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin në lindje deri në Hestiotiden perëndimore, në verilindje deri në kufijtë e Orestides në luginën e sipërme të Haliakmonit  dhe  në  veriperëndim  përmes  një  rripi  toke  deri  në  kufijtë  e  Parauejes  në rrjedhjen e mesme të Vjosës.  Molosët dolën në det siç duket në zonën e Kestrinës, në veri të lumit Kalama (Thiamis).  Nga  perëndi mi pas  aneksimit  të Dodonës në fund të shek. V p.e. sonë, molosët e shtrinë kontrollin e tyre deri tek lugina e sipërme e Aheronit. Kjo  shtrirje  territoriale  e  Mbretërisë  Molose  në  kohën  e  Alketës,  duket  se  përputhet plotësisht  me  cilësimin  që  i  bën  këtij  sundi mtari  Polidami  i  Fardales  në  një  fjalim  të
Faqe - 71
 
transmetuar nga histori ani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atë « sundimtar suprem të Epirit ». Këto  të  dhëna  burimore  dhe  epigrafike  tregojnë  se  në  kohën  e  këtij  sundimtari  dhe  të pasardhësit të tij kishte avancuar mjaft procesi i bashkimit poli tik të popullsive të veçanta të Epirit,  proces ky që  çoi në  krijimin e organizimit  më  të gjerë  shtetëror që  njihet  me  emrin Lidhja e Molosëve. Duke gjykuar nga të dhënat mbishkrimore të kësaj periudhe, në këtë Lidhje përveç molosëve bënin  pjesë  edhe  shumë  popullsi  të  tjera  epirote,  si  tripolitët,  kelaithët,  paialët,  arktanët, genoait, ethenestët, onopernët, etj.. Këto grupe të veçanta etnike merrnin pjesë në qeverisjen e  kësaj  lidhjeje përmes përfaqësuesve të  zgjedhur  të tyre,  të cilët në  dekretet mbishkrimore quhen demiorgë ose synarhontë. Një  mënyrë  e  tillë qeverisjeje,  i  jepte këtij  formacioni  të ri shtetëror  karakter federativ,  por nën hegjemoninë e molosëve. Lidhja Molose, e cila përfaqësonte etapën e parë në procesin e zgjerimit dhe të konsolidimit progresiv  të  shtetit  federativ  të  Epirit,  kishte  një  strukturë  organizative  të  brendshme  të përcaktuar qartë me institucione legjislative dhe ekzekutive.  Në krye të Lidhjes së Molosëve qëndronte mbreti  nga familja  e  Eakidëve.   Por  pushteti i  tij, ashtu  siç e thekson  Aristoteli, ishte i kufizuar.  Mbreti kur merrte pushtetin në dorë, ishte i detyruar të bënte fli në altarin e hyut  të luftës  në Passaron dhe të  betohej  përpara përfaqësuesve  të shtetasve të  tij,  se do  të sundonte sipas ligjeve të vendit.   Përfaqësuesit nga ana  e tyre, i  premtonin mbretit se  do ta përkrahnin atë gjatë  sundimit të  tij.   Ky betim  tradicional  midis mbretit  dhe  përfaqësuesve, ishte  një formë e trashëguar  nga  rendi i vjetër  fisnor,  por  që  tani  merr një  përmbajtje  të re duke siguruar me këtë ndikimin e aristokracisë në drejtimin e kësaj lidhjeje shtetërore. Mbreti  ishte  komandant  suprem  i  ushtrisë  së  Lidhjes  Molose  dhe  gëzonte  një  pushtet  të padiskutueshëm në  kohë  lufte.   Pas  mbretit funksionari më i lartë në  Lidhjen  Molose vinte Prostati, një magjistrat eponym që zgjidhej për çdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike të bashkuara në këtë lidhje.  Ai kryesonte kuvendi n e popullit, e thirrte atë, drejtonte punët e tij, paraqiste propozimet për t’u miratuar etj.. Në  mbishkrime  së  bashku  me  prostatin  përmendet  edhe  sekretari,  që  zgjidhej  për  çdo  vit zakonisht  nga  i njëjti fis, të cilit i përkiste  dhe  prostati.  Kuvendi i popullit  përbëhej, me  sa duket, nga të gji thë burrat e aftë për luftë, qofshin këta molosë apo anëtarë të bashkësive të tjera  që  përfshiheshin  në  Lidhjen  e  Molosëve. Ky  kuvend  votonte  vendime,  të  cilat akordonin  të  drejta  qytetarie,  proksenie  dhe  privilegje  të  tjera. Në  këtë  kuvend  legjislativ mund  të merrnin  pjesë të  gjithë burrat e aftë për  të mbajtur  armë të të  gjitha komuniteteve etnike të  përfshira në Lidhjen e  Molosëve. Kuvendi mund  të mblidhej disa herë  në vit,  me përjashtim  të  rasteve  të  jashtëzakonshme.    Vendi  i  mbledhjeve  të  tij  ishte  Passaroni, megjithëse  ato  mbaheshin  edhe  në  qendra  të  tjera, si  p.sh. në  Dodonë  etj.. Vendimet  apo ligjet për të cilat votonte  Kuvendi, përgatiteshin siç duket nga një institucion
Faqe - 72
 
tjetër i veçantë, nga Këshilli.  Ky ndoshta ishte ai senat për të cilin flet Justini duke ia atribuar krijimin e tij mbretit Tharypë. Organ  tjetër,  i  ndryshëm  nga Këshilli, ishte dhe  kolegji  i  përfaqësuesve  të  komuniteteve  të ndryshme  në  Lidhjen  e Molosëve,  me  anë  të  të  cilëve  ato  merrnin  pjesë  në  drejtimin  e përbashkët  të  punëve  të  shtetit.    Në  krye  të  këtij  kolegji,  qëndronte  mbreti  nga  familja  e Eakidëve dhe dy magjistratët e zgjedhur çdo vit, prostati dhe sekretari, të cilët mund të ishin molosë  ose  jo.    I  tërë  ky  organizim   shtetëror  i  jepte  Lidhjes  Molose,  që  përfaqësonte njëkohësi sht dhe shtetin  më  të  fuqishëm në  Epir  deri  në  çerekun  e  fundit  të  shek. IV p.e. sonë, formën e një shteti federativ monarkik. Marrëdhëniet politike të Lidhjes m e M aqedoninë Pas  viteve  60  të  shek.  IV  p.e.  sonë  në  politikën  e  jashtme  të  Lidhjes  Molose  vihen  re ndryshime të dukshme, që çuan në zgjerimin territorial dhe në fuqizimin e mëtej shëm politik të saj. Në këtë kohë në kufijtë verilindorë të Epirit filloi të mëkëmbet me shpejtësi shteti maqedon. Gjatë  sundi mit  të  Filipit  II  Maqedonia  u  shndërrua  në  një  monarki  të fuqishme  të centralizuar, në një forcë kryesore politike dhe ushtarake në Ballkan. Duke shfrytëzuar krizën e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi  të  ndërhynte  edhe  në  çështjet  e  brendshme  të  tyre  duke  zhvilluar  një  politikë konsekuente  hegjemoniste  mbi  to.    Në  këtë  drejtim  Epiri  duhet  të  shërbente  si  një mbështetje  për  të  shtrirë  kontrollin  maqedon  në  brigjet  perëndimore  të  Greqisë,  për  këtë qëllim  Filipi  II  i  dha  një  rëndësi  të  veçantë  vendosjes  së  një  aleance  të  qëndrueshme  me Lidhjen Mol ose.  Për këtë aleancë ishte interesuar dhe vetë Lidhja, sa kohë që Maqedonia do t’i linte dorë të lirë për ta çuar më tej politikën e zgjerimit të mëtejshëm të kufijve të saj.  Dhe jo  rastësi sht  Arryba,  i  cili  kryesonte  në  këtë  kohë  Lidhjen,  shpej toi  të  lidhte  krushqi  me Filipin II, duke i dhënë këtij të fundit në vitin 357 p.e. sonë mbesën e tij, Olymbinë për grua. Midis viteve 360-344 p.e. sonë, Lidhja Molose shënon një  zgjerim  të mëtejshëm të  territorit të  saj  nga  verilindja  duke  arritur  kufirin  më  të largët  në  këtë drejtim  deri  tek  Parauejtë  në pellgun e Përmetit, Timfejtë dhe Orestët në luginën e sipërme të Haliakmonit. Por në vitin 344 p.e. sonë, Lidhja detyrohet të heqë dorë nga këto krahina, të cilat Filipi II ia kaloi  Maqedonisë.    Kur  pak  më  vonë  Athina  nisi  të  përzihet  në  çështjet  e  brendshme  të Epirit, duke rrezikuar pozitat e Maqedonisë në Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakinë duke  kaluar  nëpër  territorin  shtetëror  të  Lidhjes. Pasi  mposhti  Ambrakinë  dhe nënshtroi kolonitë helene të elejve në Kasopi, Buketin, Pandosinë dhe Eletren, zboi nga froni Arrybën, aleatin e lëkundur dhe të pabindur të Maqedonisë, i cili kërkoi strehim në Athinë.  Në krye të Lidhjes  Molose  vuri  kunatin  e  vet  Aleksandrin  20-vjeçar,  të  mbiquajtur  Molos,  të  cilit  i dorëzoi  dhe  qytetet  që  sapo  i  kishte  pushtuar.    Për  ta  angazhuar  edhe  më  shumë  ndaj Maqedonisë, Filipi II i dha Aleksandrit për grua të bijën, Kleopatrën, dhe e përkrahu atë në
Faqe - 73
 
politikën e zgjerimit territorial të shtetit molos. Gjatë sundimit të Aleksandrit (342-331 p.e. sonë),  Lidhja  Molose  i  zgjeroi  shumë  kufijtë  e  saj  në  drejtim  të  krahinave  jugore  dhe veriperëndimore të Epirit.  Nën kontrollin e Lidhjes hynë tani jo vetëm kolonitë elease, por edhe  tërë  Kasopia  fqinje,  të  cilat  u  bënë  aleatë  të  saj  (symnatios),  duke  gëzuar  një  farë autonomie dhe të drejtën që të prisnin monedhat e tyre. Aleksandri  arriti  t’i  imponojë  pushtetin  e  tij  dhe  Koinonit  të  thesprotëve,  deri  atëhere  i pavarur,  megjithëse  territorialisht  në  përfitim  të  Lidhjes  Molose,  e  cila  ushtronte  mbi  të presion të vazhdueshëm, për të dalë në det.  Jashtë kontrollit të shtetit molos ende mbetej në këtë kohë Koinoni i  kaonëve,  që  vazhdoi  të  ruante pavarësinë e tij.   Zgjerimi  territorial  në drejtim të pjesës më të zhvilluar nga pikëpamja social-ekonomike të Epirit dhe në mënyrë të veçantë dalja e tij gjerësisht në det, e fuqizuan edhe më shumë ekonomikisht dhe politikisht shtetin  molos,  dhe  hapën  rrugë  për  një  intensifikim  të  lidhjeve  sidomos  me  brigjet perëndimore të Mesdheut. Në vitin 334 p.e. sonë Tarenti kërkoi nga Aleksandri molos ndihmë ushtarake, meqenëse po rrezikohej  pavarësia  e  qytetit  dhe  e  aleatëve  të  tij  nga  lukanët. Aleksandrit  do  t’i  jepej mundësia që të përhapte influencën e Epirit edhe në qytetet e tjera të Italisë së Jugut, për të cilën  ishin  të  interesuara  shtresat  sunduese  të  vendit,  që  ai  përfaqësonte  dhe  në  mënyrë  të posaçme  ajo  tregtare. Kjo  u  bë  nxitje  që  Aleksandri  të  ndërhynte  aktivisht  në  çështjet  e qyteteve greke të Italisë së Jugut. Pasi  ia  la  sundimin  e  Mbretërisë  Epirote  gruas  së  vet  sa  kohë  që  ai  do  të  mungonte, Aleksandri u nis për në Itali me forca të kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me të zbritur në Itali, ai e zgjeroi bërthamën e ushtrisë së tij relativisht të vogël, me forca tarentine si edhe me mercenarë, me lukanë të dëbuar dhe me kontingjentet që i vunë në dispozicion qytetet e tjera greke të kërcënuara nga fiset italike. Në  fillim  Aleksandri  korri  një  sërë  fitoresh  kundër  lukanëve  dhe  samnitëve,  futi  në  dorë Heraklenë, koloninë e Tarentit, Sipontin e Apuljes etj., dhe për një kohë ai e konsideroi veten sundimtar të plotë mbi to. Nga kjo pozitë, ai bëri marrëveshje dhe me qytete të tjera, madje dhe me Romën. Nga vendet e kontrolluara prej tij dërgoi për në atdhe 300 familje të shquara si  pengje.    Më  vonë  lukanët  dhe  samnitët  e  morën  veten  dhe  me  forca  të  shumta  të bashkuara, filluan  të  ushtrojnë  përherë  e  m ë  tepër  presion  mbi  ushtrinë  epirote  dhe  të aleatëve të saj  numerikisht  më  të  pakët, derisa në  dimrin e vitit  331-330 p.e.  sonë,  pas  një beteje të përgjakshme pranë Pandosisë, jo larg Kozencës, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarë në këtë betejë. Me rrjedhimet që patën këto ngjarje në Epir m byllet dhe etapa e parë e zhvillimit historik të shtetit federativ epirot.
Faqe - 74
 
3.  ALEANCA (SYMAHIA) EPIROTE
Form im i i shtetit të epirotëve dhe organizim i politik i tij Në  gjysmën  e dytë të  shek. IV p.e. sonë ndodhën  ndryshime të  një  rëndësie  të veçantë  në organizimin  shtetëror  të  Epirit.    Lidhja  e  Molosëve  shndërrohet  tani  në  një  formë  të  re shtetërore  të  një  karakteri  gjithnjë  federativ,  si  edhe  më  parë,  por  me  një  emërtim  të  ri kushtetues, të quajtur aleancë e epirotëve. Ky shtet i epirotëve, siç rezulton nga të dhënat e ndryshme burimore të kohës, u formua nga bashkimi i shtetit  të molosëve me aleatët (symahoi)  e tij, me Kasopene dhe qytetet e Eleasë fqinje me të, si edhe me shtetin e thesprotëve. Nuk  njihen  me  saktësi  motivet  që  çuan  në  konsolidimin  juridik  të  këtij  organizimi  të  ri shtetëror;  po  kështu  ekzistojnë  mendime  të  ndryshme  rreth  saktësimit  të  datës  së  kësaj ngjarjeje, duke  e  vendosur  atë  në  kohën  e  Aleksandrit  ose  fill  pas  vdekjes  së  tij  kur  ishte regjente e shoqja e tij Kleopatra.  Në qoftë se do të pranohet se organizimi i kësaj forme të re shtetërore  u  bë  nga  Al eksandri  Molos,  përpara  se  ai  të  fillonte  fushatën  luftarake  në  Itali, atëherë kjo duhet të ketë qenë rrjedhojë e fuqizimit të mëtejshëm të Mbretërisë Molose. Por, nëse formimi i saj do të ketë ndodhur fill pas vdekjes së Aleksandrit, ky organizim duhet parë si rrjedhojë  e  dobësisë së  autoritetit  të sundimtarëve molosë. Megjithatë, është  e  sigurt,  se rruga drejt kësaj zgjidhj eje  të re në organizimin shtetëror të vendit qe hapur nga Aleksandri me politikën e federi mit të territoreve të reja që i ishin atashuar Lidhjes Molose. Federata  epirote nga  pi këpamja  e  formës  së qeverisjes, përfaqësonte një shtet  federativ  me bazë monarkike dhe me të drejta të barabarta të të gjithë pjesëmarrësve në të.  Në kuadrin e kësaj  federate çdo bashkësi e madhe apo e vogël etnike kishte organizimin e brendshëm  të saj,  Kuvendin  e  popullit,  prostatin  e  tij. Bashkësitë  merrnin  pjesë  në  qeverisjen  e  shtetit epirot nëpërmjet  kolegjit  të  përfaqësuesve (damiorgë)  të  tyre,  që dilte  nga çdo komunitet  i veçantë etnik. Institucionet drej tuese  të  këtij  shteti  nuk ndryshonin  nga pikëpamja  funksionale  nga ato  të Lidhjes Molose. Ndryshimi i emrave të tyre nga molos në epirot, nuk shprehin ende ndonjë diferencim  real  të  institucioneve  shtetërore.    Në  këtë  drejtim  mund  të  thuhet  se  Lidhja  e Molosëve vazhdon, zgjerohet, por pa u dobësuar, në një formë të re, në atë të shtetit epirot. Në krye të shtetit qëndronte mbreti, i cili zgjidhej gjithnjë nga familja mbretërore e molosëve të  dinastisë  tradicionale  të  Eakidëve,  por  tani  si  mbret  i  shtetit  epirot. Si  edhe  më  parë, pushteti  i  tij  vazhdoi  të  ishte  i  kufizuar  nga  prostati,  i  cili  megjithëse  ruante  titullin « i molosëve » ushtronte autoritetin  e  tij  mbi  të  gjithë  territorin e shteti t  epirot. Ai kishte  për detyrë  të  ruante  ligjet, të  organizonte  mbledhjet  e  asamblesë  të  nënshtetasve  epirotë, t’i drejtonte ato, të bëhej  interpret midis mbretit dhe nënshtetasve në  këmbimin e premtimeve reciproke në faltoren e Zeusit Arcios, në Passaron etj..
Faqe - 75
 
Eklesia  e  molosëve,  ia  lëshon  vendin  tani  një  asambleje  të  re  më  të gjerë  ku  merrnin  pjesë popullsia  e  tërë  shtetit  epirot. Kjo  asamble  me  funksione  legjislative,  që  miratonte  edhe dekretet shtetërore quhej Symahia e epirotëve. Kjo  federatë  me  karakter  të  theksuar  politik-ushtarak  merrej  edhe  me  çështje  të  veçanta ekonomike  dhe  financiare  që  ishin  në  funksion  të  saj. Kështu  p.sh.    në  bazë  të  një mbishkrimi dekretor të viteve 317-312 p.e. sonë, gjetur në Dodonë, nxirret përfundimi se të ardhurat doganore ishin caktuar të mblidheshin për llogari të kësaj aleance. Me  krijimin  e  kësaj  kushtetute  konfederale  epirote,  ndryshoi  dhe  sistemi  i  mëparshëm monetar. Monedhat e molosëve,  të thesprotëve  dhe  të  kasopasve, të  cilat  qarkullonin  deri atëherë në Epir si monedha autonome, zëvendësohen tani me një prerje të përbashkët për të tërë Epirin, gjë që pasqyrohet qartë dhe në legjendën e tyre, « e epirotëve  ».  Nuk dihet me saktësi  se  ku  qenë  prerë  këto  monedha  të  Symahisë. Mund  të  mendohet  të  ketë  qenë Dodona, ku më vonë do të provohet dhe ekzistenca e një punishteje monetare. Por kjo nuk përjashton mundësinë që ato të jenë prerë dhe në ndonjë vend tjetër, si p.sh.  në Pasaron. Aleanca epirote, me gjithë  ndryshimet që mund të ketë pësuar gjatë  jetës së  saj, historikisht vazhdoi të ekzistonte rreth një shekulli deri në vitet 334-233 p.e. sonë, kur u zëvendësua nga Lidhja Republikane Epirote. Shteti i ri epirot në çerekun e fundit të shek. IV p.e. sonë Pas  vdekjes  së  Aleksandrit  molos,  shteti  i  Epirit  u  gjet  përpara  vështirësive  serioze,  të shkaktuara  nga  grindjet  e  brendshme  midis  grupeve  të  ndryshme  politike  të  shtresave sunduese, si edhe nga krijimi i situatave të jashtme të jo të favorshme, që çuan në prishjen e ekuilibrit në marrëdhëniet midi s shtetit të Epirit dhe të Maqedonisë. Në  krye të luftës kundër Maqedonisë  u vu tani  Olymbia.  Kjo,  fill pas vdekjes së  vëllait, qe kthyer  në  vendlindje  për  t’iu  kundërvënë  Antipatresit  të  Aleksandrit  maqedon, me  të  cilin ishte në opozitë.  Duke ardhur në Epir ajo zboi nga regjenca Kleopatrën (330-328 p.e. sonë) dhe  filloi të sundojë shtetin epirot si tutore e të nipit të mitur,Neoptolemit II  për një kohë dhe bashkë me Ajakidin të birin e Arrybës. Në  vitin  317  p.e.  sonë,  përpjekjet  e  Olymbisë  për  të  marrë  pushtetin  në  Maqedoni,  u kurorëzuan me sukses, por vetëm për pak kohë, pasi qe e detyruar ta lëshojë atë nga presioni ushtarak  që  i bëri asaj Kasandri, i biri  i Antipatrit.  E ndjekur prej tij Olymbia u strehua në Pella,  ku  më  kot  priti  ndihmën  e  Ajakidit,  meqenëse  një  pjesë  e  madhe  e  ushtri së  së  tij kundërshtoi  vendimin  për  të  hyrë  në  luftë  me  Maqedoninë. Kjo  revoltë  e  ushtarëve, aktivizoi në prapavijë elementët promaqedonë, të cilët e detyruan këshi llin e aleancës më në fund  të  dëbojë  Ajakidin  nga  froni  dhe  të  rivendosë  lidhjet  me  Maqedoninë. Olymbia  e lodhur  nga rrethimi  i  gjatë, uria  dhe nga  sulmet  e  pareshtura  të armikut,  u  dorëzua  më  në fund dhe u vra nga kundërshtarët e saj. Kjo disfatë në frontin e luftës, i dha shkas një vale të tërbuar ndjekjesh kundër përkrahësve të Ajakidit.  Opozita kërkoi të zhdukte edhe të birin e
Faqe - 76
 
tij, Pirron  dyvjeçar,  por  nuk  arriti,  pasi  njerëzit  e  tij  e  dërguan  fshehurazi  tek  mbreti  ilir Glaukia, me të cilin Ajakidët kishin lidhje. Për  të  shuar  qëndresën  antimaqedone  në  vend, Kasandri  vendosi  në  Epir  një  regjim pushtimi. Ai  e bëri këtë siç  duket, me  qëllim  që të i shte i  lirë  në zbatimin e politikës  së tij pushtuese  në  brigjet  e  Jonit  dhe  të  Adriatikut. Por  ky  presion  i  vazhdueshëm politik  dhe shoqëror i Maqedonisë, shkaktoi një valë të papërmbajtur zemërimi midis popullsisë epirote, e  cila  u  hodh  në  opozitë  të  hapur  me  shkelësit  e  të  drejtave  të  saj.    Këtë  pakënaqësi  e shfrytëzoi  Ajakidi. Ky,  pasi  u  kthye  në  atdhe  në  vitin  313  p.e. sonë, me  ndihmën  e përkrahësve  të  tij  nga  Etolia, mundi  të  organizojë  me  lehtësi  ushtrinë  epirote  dhe  sulmoi kundërshtarët  e  tij të  brendshëm  dhe  të  jashtëm.   Kjo  ndodhi  në  një kohë  kur Maqedonia sapo  kishte  filluar  luftën  kundër  etolëve dhe il irëve. Megjithatë kjo  fushatë  e  Ajakidit  nuk pati sukses dhe vetë mbreti m beti i vrarë në fushën e betejës. Gjendja në Epir nuk ndryshoi as më vonë, kur në krye të shtetit epirot u vendos Alketa II, i biri  i Ajakidit.   Ai bëri  shumë përpjekje  për  t’u  shkëputur  nga  Maqedonia,  por  pavarësisht nga sukseset e përkohshme, ai u detyrua më në fund të pranonte paqen me kundërshtarin në kushte të favorshme për  këtë. Alketës II  iu  desh të ndryshonte dhe politikën e  vet  dhe  të bënte aleancë me Maqedoninë.  Ky veprim krij oi një opozi të të fortë në Epir, kundër së cilës ai luftoi me ashpërsi, por pa rezultat.  Ndërkaq, veprimet e tij arbitrare, shkaktuan zemërimin e  popullsisë,  që  shpërtheu  në  një  kryengritje  hakmarrëse  dhe  që  përfundoi  me  vrasjen  e Alketës II dhe të bijve të tij. Në vitin 307 p.e. sonë u duk sikur gjendja do të ndryshonte.Glaukia, duke mos e parë me sy të mirë fuqizimin e ndikimit maqedon në Epir, ndërhyri me forcë në punët e brendshme të tij dhe  vendosi në fronin mbretëror Pirron 12-vjeçar  dhe bashkë me të  edhe  ndikimin  e tij. Por ky nuk zgjati më shumë se 5 vjet, pasi Kasandri organizoi me njerëzit e vet shfronësimin
e  Pirros, në një  kohë  kur  ai ende nuk  kishte  forcuar mirë pozitat e tij, dhe  vendosi në fron Neoptolemin  II.    I  ndodhur  në  këtë  kohë  jashtë  Epirit,  Pirroja  u  vu  në  shërbim  të sundimtarëve  helenistikë,  Demetër  Poliorketit  dhe  Ptolemeut  të  Egjiptit  për  disa  vite  me radhë.  Në këto vende ai pati rast që të shohë e të mësojë shumë si nga jeta shoqërore, ashtu edhe nga arti luftarak  i këtyre vendeve,  ku  dhe  u dallua së  tepërmi  duke treguar shkathtësi, guxim dhe trimëri të rrallë në një varg betejash. Në  vitin  297  vdekja  e  Kasandrit  të  Maqedonisë  dhe  zemërimi  i  popullsisë  epirote  ndaj sundimit arbitrar  të  Neoptolemit II,  e  ndihmuan Pirron që të  rikthehej  në atdhe. Për këtë veprim ai qe përkrahur dhe nga Ptolemeu, i cili shpresonte të kishte në personin e Pirros një mbështetje efektive për planet e tij në Greqi.  Pasi zbarkoi në brigjet e Epirit me forcat e veta ushtarake të sjella nga Egjipti dhe duke gjetur përkrahjen e popullit që, sipas Plutarkut, e priti duke  e përshëndetur  me  mbiemrin  «  Shqiponjë  », Pirroja  u vendos  më në  fund  në fronin  e Mbretërisë  Epirote. Në fillim ai  u përpoq  të  përforconte  pozitat e  ti j në  Epir, dhe  këtë  e arriti  me  durim,  duke  e  ndarë  për  një  kohë  fronin  me  Neoptolemin  II,  i  cili  kishte  ende përkrahës në qarqet sunduese.  Kur ia arriti këtij  qëllimi, dhe, pasi mori vesh se rreth tij  po kurdisej një kurth nga përkrahësit e Neoptolemit, Pirroja e vrau këtë, dhe pas kësaj shpejtoi
Faqe - 77
 
të përqendronte të tërë pushtetin mbretëror në duart e veta. Epiri në kohën e sundim it të Pirros (297-272 p.e. sonë) Në fillim të shek. III p.e. sonë, Epiri del nga kriza e vështirë dhe me pasoja të rënda politike që e kishte mbërthyer pas vdekjes së  Aleksandrit Molos  dhe  vihet  në rrugën  e  zhvillimit  të mëtej shëm ekonomiko-shoqëror dhe politiko-kulturor. Nga një politikë e paqëndrueshme e brejtur nga kontradikta të brendshme dhe presione nga jashtë, shteti epirot kalon tani në një politikë energjike të pavarur, me nj ë perspektivë të gjerë në fushën e forcimit të pushtetit shtetëror dhe të zgjerimit territorial të tij, që u realizuan me
një shpejtësi dhe me një mënyrë të paparë deri atëherë. Gjatë sundimit të Pirros shteti epirot bëhet  një  fuqi  imponuese  e  kohës  me  një  pushtet  të  fortë  mbretëror, me  një  potencial  të madh ushtarak si dhe me një autoritet politik të shquar në botën mesdhetare të kësaj kohe. Pirroja vendosi marrëdhënie diplomatike me disa shtete të fuqi shme të asaj kohe dhe i forcoi lidhjet  me  martesa  të  shumta  që  bëri  me  bijat  e  sundimtarëve  të  tyre. Që  kur  i shte  në oborrin e Ptolemeut I, Pirroja qe martuar me të bijën e tij Anti gonën, më vonë pas vdekjes së saj, me Lanasen, të bijën e  Agathoklit të Sirakuzës, prej së  cilës mori si prikë dhe Korkyrën që ai kishte pushtuar dhe pastaj edhe me të bijat e sundimtarëve ilirë, Audoleonit të paionëve dhe  të  Bardhylit  të  Ri. Pirroja  i  kushtoi  vëmendje  të  posaçme  organizimit  të  ushtrisë, përpunimit të një strategjie efektive luftarake, për të cilat kishte njohuri  të mëdha teorike, si dhe rritjes së aftësisë luftarake të ushtrisë.  Ai favorizoi gjithashtu dhe përparimin ekonomik dhe  kulturor  të  vendit  që  u  pasqyrua  në  zhvillimin  dhe  në  intensifikimin  e  mëtejshëm  të urbanizimit  të Epirit. U  zhvillua  një veprimtari e dendur ndërtuese në qytetet ekzistuese si në Dodonë, Ambraki apo në qytetet e tjera të reja  epirote, midis të cilëve Berenike, Kasopi dhe  Anti gonea  në  Kaoni,  të  cilët  mbajnë  emra  që  kanë  të  bëjnë  me  siguri  me  kohën  e sundimit të  Pirros.   Për një nivel  të lartë të  artit të  ndërtimit në  këtë  kohë  dëshmojnë edhe shtëpitë shumë të bukura dhe të ruajtura mirë të Amotoposit në Molosi, ku mendohet të ketë qenë dhe Fylakeja antike. Pirroja  projektoi  një  politikë  të  jashtme  aktive  ekspansioniste. Ai  ndërhyri  në  çështjet  e ndërlikuara  të  botës  greko-maqedone  dhe  italike  me  mendimin  që  të  krijonte  një  shtet  të madh epirot, i cili do të përfshinte Ballkanin dhe përtej detit, Gadishullin Italik. Së  pari, Pirroja  e  drejtoi  vëmendjen  nga  Maqedonia, ku  pas  vdekjes  së  Kasandri t  kishin shpërthyer  turbullira  për  trashëgimin  e  fronit.    Këtë  gjendje  të  vështirë  të  Maqedonisë  e shfrytëzoi për të ndërhyrë në punët e brendshme të saj si  përkrahës i  Aleksandrit, të birit të Kasandrit. Me këtë  rast Pirroja  i  shkëputi  Maqedonisë  mjaft  krahina  që gjendeshin  në atë kohë nën kontrollin e saj dhe pikërisht Tymfenë e Paraunenë epirote të pushtuara nga Filipi II, Amfilokinë, Akarnaninë dhe Ambrakinë, të cilën e bëri kryeqytet të mbretërisë së tij. Marrëdhëniet  e fqinjësisë  së  mirë  me  Maqedoninë  nuk  vazhduan  shumë  dhe  u  prishën  në vitin 294 p.e. sonë, kur Demetër Poliorketi zhduku aleatin e tij Aleksandrin dhe mori në duar
Faqe - 78
 
frenat e Mbretërisë Maqedone. Në këtë situatë Pirroja duke mos qenë më i sigurt në kufijtë lindorë të mbretërisë së tij, u vu në opozitë të hapur me sundimtarin e ri maqedon dhe aderoi në  aleancën  antimaqedone  që  u  krijua  pak  më  vonë  në  Greqi.    Në  vitin  289  p.e.  sonë, Demetri  duke  dashur  t’u  imponohej kundërshtarëve  të  vet,  pushtoi  Etolinë  dhe  sulmoi Epirin,  por  Pirroja  kundërveproi  menjëherë. Pasi  theu  maqedonët  në  Etoli,  duke  u shkaktuar atyre humbje shumë të mëdha, i detyroi ata të tërhiqeshin dhe nga Epiri.Kundër  Demetrit  të  Maqedonisë  filloi  të  veprojë  pak  më  vonë  koalicioni  i  sundimtarëve
helenistikë:  Ptolemeu i  Egjiptit u  nis  me  një  flotë  të  madhe  dhe  ngriti  kundër  tij  qytetet e Greqisë,  kurse  Lysimaku,  sundimtar  i  Trakisë  dhe  i  një  pjese  të  Azisë  së  Vogël,  hyri  në Maqedoninë Veriore  duke  e  shkretuar atë. Kjo  gjendje  vuri në  lëvizje  edhe Pirron, i  cili  e sulmoi  Maqedoninë  nga  jugu. Ky  iu drejtua  qyteti t  Edisa,  dhe  e  pushtoi  atë  pa  hasur  në ndonjë  qëndresë  të  madhe,  meqë  forcat  më  të  rëndësishme  të  ushtrisë  së  Demetrit  ishin dislokuar në veri kundër Lysimakut.  Pirroja ndërkaq përparonte pa ndonjë qëndresë nga ana e  maqedonëve  dhe arriti, madje, të shpallej  mbret i tyre.   Por kjo gjendje nuk zgjati shumë, pasi qe detyruar  t’i ndante zotërimet e  tij  në Maqedoni me Lysimakun,  i cili pretendonte se kishte dhënë ndihmesë në sukseset e Pirros duke mbërthyer për një kohë forca të shumta të Demetrit në  kufirin verior  të  Maqedonisë. Këto  lëshime  të  Pirros  mënjanuan  konfliktin e mundshëm me Lysimakun, por nuk zhdukën kontradiktat midis tyre. Në  këtë  kohë,  zotërimet  e  shtetit  epirot  në  Ballkan  arritën  zgjerimin  e  tyre  më  të  madh. Pirroja  sundonte  tani  j o  vetëm  mbi  tërë  Epi rin,  por  edhe  mbi  një  pjesë  të  madhe  të Maqedonisë dhe të Thesalisë  në  lindje,  mbi  krahinat greke  në  jug të Epirit,  ku  bënin  pjesë Ambrakia,  Amfilokia e  Akarnania. Në  veri  zotërimet e  tij shtriheshin  dhe  mbi  një pjesë  të vogël të Ilirisë,  si  edhe  mbi  disa  ishuj të  Jonit  ku bënte  pjesë edhe  Korkyra. Kjo hapësirë territoriale,  megjithatë,  nuk  përbënte  një  organizim  të  qëndrueshëm  poli tik  rreth  një bërthame  të  fuqishme  qendrore,  as  edhe  një  komunitet  terri toresh  dhe  popullsish  të bashkuara  me  interesa  të  përbashkëta,  por  një  konglomerat  popujsh  me  zhvillim  jo  të njëllojtë  social,  ekonomik  dhe  politik,  të  nënshtruar  nga  ushtria  epirote  në  krye  të  së  cilës qëndronte  si  komandant  Pirroja.    Kjo  ishte  arsyeja  që  këto  zotëri me,  në  rastin  më  të volitshëm, u shkëputën nga varësia e Epirit.  Dhe ky rast u shfaq menjëherë pas shpartallimit të Demetrit në Azi.  Lysimaku që e ndiente tani veten të lirë dhe kohën të përshtatshme për të aneksuar tërë Maqedoninë, u drejtua me forca të mëdha kundër Pirros dhe e detyroi atë të hiqte dorë nga pushtimet në Maqedoni dhe në Thesali. Ndërkaq  në  Italinë  e  Jugut  u  zhvilluan  ngjarje,  të  cilat  nuk  lanë  pa  tërhequr  vëmendjen  e sundimtarit  epirot,  sidomos  tani  pas  humbjes  së  Maqedonisë. Qytetet  greke  të  Italisë  së  Jugut,  me  të  cilat  Epiri  kishte  vendosur  me  kohë  lidhje  tregtare,  të  dobësuara  nga  lufta  e konkurrenca  ndërmjet  tyre,  nuk  qenë  në  gjendje  të  zhduknin  kontradiktat  e  ashpra  që karakterizonin marrëdhëniet midis tyre. Këtë gjendje e shfrytëzoi me sukses Roma, e cila ndërhyri për t’i zgjidhur këto kontradikta në të mirën e vet.  Por ky fakt ngjalli pakënaqësi tek Tarentinët, që hynë në konflikt të hapur me romakët.  Duke mos e përballuar epërsinë e forcave romake, me të cilët u bashkuan si aleatë
Faqe - 79
 
edhe lukanët, mesapët dhe tarentinët kërkuan ndihmën e Pirros. Shtetit  epirot  iu  dha  për  të  dytën  herë  mundësia  që  të  ndërhynte  aktivisht  në  punët  e
brendshme të qyteteve të Italisë së Jugut.  Qarqet sunduese të Epirit e mirëpritën këtë ftesë, duke  shpresuar  se  lufta  në  Itali  do  t’u  sillte  përfitime  të  mëdha.    Pirroja  iu  përgjigj  me kënaqësi kësaj thirrjeje, duke menduar se kishte ardhur koha për të bërë hapin e rëndësishëm në formimin e një perandorie të madhe në perëndim. Pirroja në Itali Në vitin 280 p.e. sonë, në krye të një ushtrie të madhe të përbërë kryesisht nga kontingjente molosësh, thesprotësh dhe kaonësh (20 000 këmbësorë, 3 000 kalorës, 2 000 varkëtarë e 500 hobetarë),  Pirroja  u  nis  për  në  Itali, duke  pasur  me  vete  dhe  200  elefantë. Pasi  arriti  në Tarent  ai  mori  menjëherë  masa  për  ta  vënë  qytetin  në  pozita  lufte;  rekrutoi  ushtarë  nga popullsia qytetare dhe në krye të forcave  të bashkuara i doli  përpara  ushtrisë  romake  që  po përparonte  në  drejtim  të  qyteti t.    Të  dy  ushtritë  kundërshtare  u  ndeshën  pranë  Heraklesë. Këtu u zhvillua beteja e parë, në të cilën Pirroja korri një fitore të shkëlqyer, që ia ngriti lart autoritetin  mbretit  epirot  në  sy  të aleatëve. Në  anën  e  tij  kaluan  tani  dhe  fiset  italike kundërshtare të Romës, si edhe pjesa më e madhe e qyteteve greke të Italisë së Jugut. Fitorja  e Heraklesë,  megjithatë  nuk  e  zgjidhi  fatin  e  luftës.   Në  vitin  277  p.e.  sonë,  Roma grum bulloi forca të tjera të mëdha dhe e detyroi Pirron të hynte përsëri në luftë me të. Por në  një  betejë  të  ashpër  dhe  të  përgjakshme  që  u  zhvillua  pranë  Askulit,  Pirroja  arriti  t’i thyente për të dytën herë romakët. Ata nuk mundën t’i qëndronin manovrimit taktik luftarak të  Pirros  dhe  aq  më  pak  sulmit  të  tërbuar  të  elefantëve,  të  cilët  sollën  panik  në  ushtrinë romake. Pirroja fitoi edhe kësaj radhe, por kjo fitore i kushtoi atij hum bje shumë të mëdha. Që atëherë fitore të tilla me humbje u bënë zakon të quhen fitore pirrike ose « fitore e Pirros ».  Pavarësisht nga sukseset e para të shpejta dhe të bujshme të Pirros, gjendja e tij në Itali sa vinte e  vështirësohej. Forcat  epirote të ndodhura larg atdheut të tyre, vinin gjithnjë duke u pakësuar  dhe  duke  u  dobësuar,  ndërsa  Roma  kishte  ende  rezerva  të  shumta  materiale  e njerëzore për të vazhduar luftën.  Pirroja, megjithatë, nuk u tërhoq nga fushata e tij në Itali. Mirëpo, pa përfunduar ende paqen me romakët, ai u nis për në Sicili për t’i shkuar në ndihmë Sirakuzës, të cilën e kishin  sulmuar  kartagjenasit. Për  të kontrolluar gjendjen në  Itali, ai  la vetëm disa garnizone. Në  vitin 276 p.e. sonë, forcat aleate  epirote, greke  dhe italike  të  udhëhequra  nga  Pirroja,  i shpartalluan keqas pushtuesit e ishullit dhe i zbuan ata pothuaj nga tërë Sicilia. Kjo fitore e shpejtë  dhe  e  shkëlqyer  e  rriti  pushtetin  politik  dhe  ushtarak  të  Pirros,  saqë  siciliasit  e deklaruan atë prijës dhe mbret të tyre. Por Pirroja, si gjithnjë i papërmbajtur në aspiratat e tij të guximshme politike, filloi menjëherë të  ushqejë mendimin për  t’u hedhur në Afrikë edhe pse  nuk  e  kishte  të  sigurt  akoma  gjendjen  në  Itali. I  prerë  në  vendimin  e  tij,  ai  iu  vu përgatitjes së flotës dhe organizimit të ushtrisë, pa menduar se ata kërkonin rezerva të mëdha njerëzore dhe financiare, të cilat siciliasit e lodhur nga luftërat dhe anarkia që kishte pllakosur vendin pas vdekjes së Agathoklit, nuk mund t’i siguronin. Nga ana tjetër, ndërhyrja arbitrare
Faqe - 80
 
e  Pirros  në  punët e brendshme  të qyteteve  të  Sicilisë dhe  shkelja nga  ai  e  traditave  të  tyre demokratike, bëri që Pirroja të humbi ste dita-ditës e më shumë besi min në ishull dhe të bëhej objekt  sulmesh  dhe  komplotesh  të  rrezikshme  për  jetën  e  tij  dhe  fatin  e  ushtrisë  epirote. Këtë situatë të brendshme plot turbullira dhe  pasiguri,  e shfrytëzoi menjëherë Kartagjena, e cila  dërgoi  ushtri  të  mëdha  për  ripushtimin  e  ishullit. Të  përkrahur  tani  edhe  nga  qytetet opozitare, kartagjenasit arritën me lehtësi t’i shkaktonin humbje mbretit epirot. Në duart e tij mbeti vetëm  Sirakuza,  por  edhe prej saj  atij  iu  desh  të  hiqte  dorë, meqenëse  në  këtë  kohë romakët kishin rifilluar sulmet kundër aleatëve dhe garnizoneve të tij në Itali.  Me t’u kthyer në Itali, Pirroja riorganizoi forcat e veta dhe të aleatëve të tij dhe u drejtua menjëherë kundër dy konsujve romakë, të cilët  me legjionet e tyre  po vepronin  në drejtime  të ndryshme. Në këtë situatë ai vendosi t’i thyejë ato veçmas, sa kohë që ende nuk ishin bashkuar. Sulmoi në befasi legjionin romak që gjendej pranë Beneventit.  Këtu u zhvillua edhe beteja e tretë dhe e fundit për Pirron në Ital i, ku pësoi disfatë të plotë.  Pasi qe tërhequr me humbje të mëdha në Tarent,  Pirroja  provoi  të  kërkojë  ndihma  nga  Anti gon G onata  dhe Antiohu  i  Sirisë  për  ta vazhduar  luftën kundër Romës,  por  më  kot.   I  lodhur  dhe  pa pasur  ndonjë shpresë  për  të realizuar i vetëm qëllimet e tij në Gadishullin Italik, ai u kthye në Epir me ushtrinë epirote që i kishte mbetur, duke lënë në Tarent vetëm të birin e tij Helenin. Në  luftën  kundër  Romës Pirroja  angazhoi forca  të  mëdha epirote  dhe aleate,  që  mbulonin mjaft  mirë legjionet  e  kundërshtarit  dhe  manovroi  me  sukses  për  një  kohë  në  operacionet luftarake,  duke  vënë  në  përdorim  një  sistem  taktik  luftimi  nga  më  të  përparuarit  e  kohës. Mirëpo ushtria që komandonte Pirroja, ndryshonte nga përbërja dhe fryma luftarake nga ajo e  kundërshtarit. Ajo  nuk  e  kishte  kompaktësinë  e  ushtrisë  romake  të  përbërë  nga nënshtetasit e vet, por i shte një ushtri më tepër mercenarësh, të armatosur më së miri dhe të udhëhequr nga një strateg i talentuar, por që kishte hyrë në një aventurë ushtarake. Pas  dështimit të  fushatës  italike,  Pirroja  u  përpoq të  shfrytëzonte në  favor  të  tij  gjendjen  e krijuar në Ballkan.  Së pari, vendosi të shtinte në dorë Maqedoninë.  Në vitin 274 p.e. sonë ai hyri në luftë me sundimtarin e saj Antigon Gonatën, i cili sa kohë që Pirroja luftonte në Itali, kishte arritur suksese në konsolidimin e pushtetit të tij qoftë në Maqedoni, qoftë dhe mbi një pjesë të Greqisë.  Ai arriti të pushtojë një territor të gjerë të Maqedonisë. Antigoni t i mbeti vetëm pjesa në lindje të lumit Vardar. Ishte e qartë se epirotët nuk mund të bëheshin zot të tërë  Maqedonisë  sa  kohë  që  Antigoni  mbante  akoma  në  dorë  Maqedoninë  bregdetare dhe rrugët e komunikacionit detar. Në këto rrethana Pirroja vendosi ta luftonte kundërshtarin në Peloponez, i  cili gjendej nën kontrollin e tij. Në vitin  272 p.e.  sonë, pa siguruar  ende mirë pozitat  e  tij  në  tokat  e  pushtuara  të  Maqedonisë,  ai  arriti  në  Lakoni. Këtu  iu  desh  të përballonte presionin e forcave spartane dhe maqedone të bashkuara kundër rrezikut epirot. Pasi korri një sërë fitoresh të reja, Pirroja sulmoi më në fund Spartën dhe Argosin, me të cilat zhvilloi luftime të  ashpra,  por pa  rezultate. Gjatë  përleshjeve në rrugët  e Argosit, Pirroja  u plagos dhe ashtu siç ishte i dërrmuar, ra në duart e kundërshtarëve, të cilët e vranë. Ushtria epirote e mbetur pa prijës qe çorganizuar dhe më në fund u shpartallua. Me luftërat e tij pushtuese në Ballkan, Itali dhe në Sicili, Pirroja e rriti shum ë fuqinë politike të shtetit epirot dhe autoritetin e tij në botën mesdhetare. Gjatë sundimit të tij, Epiri arriti të
Faqe - 81
 
bëhet një nga shtetet më të fuqishme të kohës helenistike. Në këto luftëra Pirroja  pati përkrahjen e plotë të aristokracisë e të skllavopronarëve epirotë, gjithnjë të etshëm për pushti me e lavdi, kurse si mbështetje kishte ushtrinë e vet të stërvitur mirë, të  përbërë kryesi sht  nga  fshatarë  të  lirë,  të  gatshëm  për  të  luftuar,  meqë  lufta  për  ta ishte  një  mjet  fitimi,  burim  plaçke  dhe  pasuri e. Në  këto  suksese  të  veprimeve  ushtarake ndikoi  edhe  situata  e  jashtme  e  favorshme  për  të,  dhe  pikërisht  turbullirat  e  anarkia  që krijoheshin herë pas here në shtetet fqinje nga rrethanat e ndryshme politike. Këto suksese të shpej ta luftarake, megjithëse jo të qëndrueshme, i duhen atribuar në një farë mase  dhe  vetë  manovrimit  taktik,  të  përsosur  për  atë  kohë,  të  forcave  ushtarake  gjatë
luftimit, që ishte kryesisht meritë e aftësive të shquara taktiko-luftarake të Pirros. Fitoret  e  njëpasnjëshme dhe guximi  i  tij i  provuar në  beteja  të  shumta, e  rritën  së tepërmi autoritetin e Pirros në sy të bashkëluftëtarëve të vet dhe e forcuan aq shumë pushtetin e  tij, sa që arriti të  sundonte  dhe të vepronte i lirë nga çdo kufizim kushtetues i aleancës epirote mbi territoret e pushtuara.  Në këtë drejtim ai shkoi aq larg sa caktoi, siç duket, edhe fëmijët e tij si mbretër trashëgimtarë në Itali dhe në Sicili. Në  këto  vende  Pirroja  preu,  në  kundërshtim  me  kushtetutën  federative  epirote,  edhe monedha  ari e  argjendi  personale  me  legjendë  «  Mbreti  Pirro  »;  por  ato,  siç  kuptohet  nga mungesa e tyre  në trevat e Epirit, nuk duhet të jenë lejuar të qarkullonin brenda territorit të Aleancës, ku vazhdonin të kishin vlerë vetëm prerjet tradicionale të Federatës së epirotëve. Në qoftë se në territoret e pushtuara Pirroja sillej si monark i pakufizuar, brenda Aleancës ai mbetej  ashtu  si  dhe  më  parë  mbret  i  molosëve  dhe  udhëheqës  me  pushtet  të  kufizuar  i Federatës epirote. Pirroja  qe një  nga  strategët  më  të  mëdhenj  të  kohës  helenistike. Kur  e  pyetën  njërin  nga shokët e Aleksandrit  të Maqedonisë, se kush ishte  tani strategu më i shquar, ai iu përgjigj: « Pirroja kur të arrijë moshën e pjekurisë ». Ndërsa më vonë Hanibali, një ndër komandantët më  të  përmendur  të  botës  antike, i  dha  Pirros  vendin  e  dytë  pas  Aleksandrit, kurse  vetes vendin e tretë.  Pirroja qe njëkohësi sht dhe teoricien i madh në artin ushtarak, por planet e tij të gjera nuk i shin gjithnjë të studiuara dhe kishin karakterin e aventurave ushtarake.Talenti i tij ushtarak nuk plotësohej me largpamjen e një politikani të matur dhe të pjekur. Synimet e tij  ambicioze  u  bënë  pa  llogaritur  mirë  tendencat  e  zhvillimit  të  vrullshëm  ekonomik  dhe politik  të  shtetit  të  ri  romak  dhe  potencialin  ushtarak  të  tij,  si  dhe  mundësitë  e  kufizuara materiale e njerëzore të Aleancës Epirote. Për këtë arsye dhe humbja përfundim tare e Pirros në  këtë  ndërmarrje  të  madhe  përtej  Adriatikut  qe  një  përfundim  i  natyrshëm  dhe  i pashmangshëm. Fundi i sistem it m onarkik në Epir Pas  vdekjes  së  Pirros, Aleanca  Epirote  filloi  gradualisht  të  humbiste  fuqinë  e  saj  të
Faqe - 82
 
mëparshme  politike  dhe  ushtarake. Me  gjithë  përpjekjet  e  bëra  për  të  ruajtur  zotërimet e mëparshme në Maqedoni, në Greqi dhe në Iliri, ajo qe e detyruar më në fund të tërhiqej prej tyre. Trashëgimtarit të Pirros, Aleksandrit, që në fillim iu imponua një luftë e rrezikshme nga mbreti  i  ilirëve  Mytili,  të  cilën  më  vështirësi  mundi  ta  përballonte.Kurse  Demetri  II,  e detyroi atë të hiqte dorë jo vetëm nga Maqedonia, por për një kohë dhe nga vetë Epiri, mbi të cilin vendosi kontrollin e tij.  Pasi qe rikthyer në atdhe me ndihmën e etolëve, Aleksandri u përpoq edhe një herë që të rimëkëmbte fuqinë e dikurshme të Aleancës Epirote por më kot, pasi ajo kishte marrë tatëpjetën. Në  vitet  30  të  shek.  III  p.e.  sonë,  Mbretëria  Epirote  përjetoi  periudhën  e  fundi t  të ekzistencës së saj, e mbërthyer në një krizë të ashpër, e cila rrëmbimthi e çoi deri në brerjen e themeleve të regjimit monarkik.  Depërtimi gjithnjë e më i thellë i skllavopronarisë në fshatin epirot, po shkatërronte dhe po shpronësonte përherë e më shumë prodhuesit e vegjël të lirë fshatarë,  që  dikur  përbënin  masën  kryesore  dhe  më energjike  të  ushtrisë  federative  epirote dhe  çoi  në  dobësimin  e  fuqisë  dhe  të  kompaktësisë  ushtarake. Kjo  krizë  e  brendshme  u acarua dhe më tepër  nga situatat e jashtme jo të  favorshme për Aleancën Epirote.   Përreth saj vepronin tani shtete të tilla të fuqishme, si Maqedonia, Lidhja Etole dhe Shteti  ilir, të cilët kërkonin secili të fusnin nën kontrollin e vet Epirin, meqë ai zinte një pozitë kyçe në planet e politikës  së  tyre  pushtuese.    Në  këto  situata  sundimtarët  epirotë  u  treguan  të  paaftë  të qeverisnin vendin.  Aristokracia epirote, duke parë më në fund se ata nuk ishin më në gjendje të mbronin dhe të përkrahnin si dikur qëllimet e saj, e shfrytëzoi pakënaqësinë e popullit për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë regjimit të vjetëruar monarkik në Epir. Ajo e realizoi këtë  me vrasjen  në  vitin  234/233  p.e. sonë të mbretëreshës  Deidames,  që  ishte  dhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisë së Ajakidëve.

4.  LIDH JA EPIROTE
Organizim i i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj Kur kontradiktat e thella politike çuan në përm bysjen e regjimit monarkik në Epir, Aleanca Epirote që deri në atë kohë ekzistonte si një formë shtetërore federative nën hegjemoninë e mbretërve  molosë,  reformohet  tani  mbi  një  bazë  të  re  republikane,  pak  a  shumë  sipas modelit  të  Lidhjes  fqinje  etole,  duke  u  quajtur  dhe  Lidhja  Epirote. Kjo  ishte  një  lidhje politike  që u  siguronte  të drejta  të gjitha  bashkësive të  veçanta  epirote që  bënin pjesë në  të dhe  që  ruanin,  në kuadrin  e  kësaj  federate,  vetëqeverisjen  e  brendshme  të  tyre. Pra,  edhe këtu si më parë mbetej parimi federativ i shtetit, por tani i bazuar mbi një konstitucion të ri, që nuk njihte më privilegje apo hegjemoni të ndonjërit prej anëtarëve të  saj,  siç ndodhte në Aleancën e mëparshme, ku kryesonte mbreti i molosëve.  Në këtë aspekt Lidhja paraqitej si një formë  më e lartë shtetërore, më kompakte dhe operative. Të gjithë anëtarët e saj kishin një shtetësi dhe njiheshin zyrtarisht me emrin e përbashkët epirotë. Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante të drejtën të merrte vendime në emër të të gjithë epirotëve, pavarësisht se  kishte  edhe  bashkësi  që  qëndronin  ende  jashtë  saj, siç  ishin  p.sh. kasopiasët  dhe
Faqe - 83
 
athamanët. Organi më i lartë i Lidhjes ishte Kuvendi i Përgjithshëm me fuqi të mëdha këshillimore dhe vendimore,  që  nuk  ishte  i  pranishëm,  (të  paktën  nuk  është  provuar  ende),  në  federatën  e mëparshme  monarkike. Këtu  mund  të  merrnin  pjesë  të  gjithë  nënshtetasit  e  saj  të  lirë. Kuvendi  zgjidhte magjistratët  federativë  dhe  vendoste  mbi  çështje  të  karakterit  politik, ushtarak,  ekonomik e shoqëror. Kështu  ai  vendoste  për  luftë  ose  për paqe, për  thirrjen e popullit nën armë, për aleanca me shtetet e tjera, për të zgjedhur dhe për të ftuar delegacione, për  t’u  dhënë  të  huajve  të  drejta  qytetarie,  pronësie  etj..    Ai  ushtronte  dhe  funksionet  e instancës  më  të  lartë  gjyqësore. Organi  më  i  lartë  ekzekutiv  ishte  Këshilli  i  Lidhjes,  që përbëhej  nga  përfaqësues  të  zgjedhur  të  anëtarëve  të  saj. Në  krye  të  këshillit  qëndronte kolegji prej tre strategëve që duhet të përfaqësonin ndoshta të tri grupet më të mëdha etnike të Epirit: molosët, kaonët dhe thesprotët. Por mbi ta dominonte vetëm njëri, i ngarkuar me funksionin e komandantit ushtarak, funksion të cilin e ushtronte më parë mbreti i molosëve. Nëpunës të tjerë të Lidhjes ishin dhe sekretari i këshillit, hiparku, komandanti i kalorësisë etj.. Kryeqyteti i  Lidhjes tani u bë Foinike, kryeqendra e Kaonisë.  Këtu mblidhej zakonisht dhe Këshilli  i  Lidhjes,  megjithëse  të  tilla mbledhje, siç duket,  organizoheshin  edhe  në  qytete  të tjera të Epirit. Zhvillim i  ekonom ik  dhe  politik  i  Epirit  në  kohën  e  Republikës (234/233-168  p.e. sonë) Që  në  fillim  të  veprimtarisë  së  saj  Lidhja  u  ndodh  përpara  vështirësive  të  mëdha  të shkaktuara nga  situata të  brendshme  dhe  të jashtme jo të favorshme  për  të. Territorialisht ajo  qe  rrëgjuar afërsisht në  kufijtë  e  shtetit epirot  përpara sundimit  të  Pirros. Kështu  nuk bënin  më  pjesë  në  të: Ambrakia,  Kasopia  dhe  Athamania. Megjithatë, ajo  mori  një  sërë masash për riorganizimin administrativ dhe ushtarak të vendit.  Lidhja vuri dorë në sistemin e  mëparshëm  monetar të  vendit.   Të gjitha këto  pasqyrojnë qartë ndryshimet  që  u bënë në organizimin  e  brendshëm  politik  dhe  në  zhvillimin  ekonomik  të  vendit. Në  periudhën  e Republikës  së  Epirit  u  vu  në  qarkullim  një  masë  e  madhe  monedhash, më  e  madhe  se asnjëherë  tjetër  në  Epi r, prej  bronzi  dhe  prej  argjendi. Disa  tipa  të  këtyre  monedhave  u përmbahen  simboleve  të  vjetra  të  përdorura  që  më  parë  nga  Lidhja  Molose  apo  Aleanca Epirote,  megjithëqë  ishin  në  përshtatje  edhe  me  një  varg  simbolesh  të  Aleksandrit  dhe  të Pirros  të prera jashtë  Epirit. Por, në  monedhat  e federatës republikane të  Epirit shënohen për të parën herë edhe emrat e nëpunësve të lartë, që ka mundësi të lidhen dhe me strategët eponym të Lidhjes. Nuk dihet gjithashtu me saktësi se ku mund të jenë prerë këto monedha; supozohet të jenë prerë në Dodonë ndoshta dhe në Foi nike, por nuk përjashtohet mundësia që  një  nga  vendprerjet  e  tyre  të  ketë  qenë  dhe  Antigonea, ku  janë  zbuluar  tani  së  fundi monedha  të  pavulosura  si  dhe shufra  bronzi për  nxjerrjen  e  tyre. Përsa  i përket  zonës  së qarkullimit  të monedhave  të  Lidhjes  Epirote, ato  përhapjen  më  të  madhe  e  kanë  pasur brenda  trevave  të  Epirit  dhe  sidomos  në zonat  veriore  të  tij. Pak  prej tyre  janë gjetur  në Greqi  e  në  Maqedoni,  por  kanë  qarkulluar  në  sasira  të  konsiderueshme  në  qytetet  dhe krahinat  e  Ilirisë  së Jugut,  sidomos  në ato  kufitare  me  Epirin. Kjo tregon  se  midis këtyre
Faqe - 84
 
trevave  fqinje  në çerekun e  fundit të shek. III dhe në fillim  të shek. II p.e. sonë  ekzistonin marrëdhënie  të  rregullta  dhe  intensive  tregtare,  që  shprehen  edhe  në  afërsitë  stilistike  dhe tipologjike  të  disa  monedhave  republikane  epirote  me  ato  të  Amantisë,  të  Orikut,  të Apolonisë etj.. Qytetet  epirote,  nga  pikëpamja  e  sistemit  të  fortifikimit,  urbanistikës,  strukturës  së ekonomisë  dhe  tipareve  të  kulturës  ngjanin  shumë  me  qytetet  bashkëkohëse  ilire;  puna  e skllevërve zinte një vend të rëndësishëm. Historiani grek Polibi duke përshkruar me hollësi pushtimin e  Foinikes  nga ilirët  në vitin 228 p.e. sonë, thotë se  sipas marrëveshjes së  paqes, epirotët e lirë qenë liruar me anë  shpërblimesh, ndërsa skllevërit e qytetit, ilirët i morën  me vete së bashku me pasuritë e tjera, prej të cilave Teuta mbeti shumë e kënaqur. Të  dhëna  të  shumta  për  format  klasike  të  skllavopronarisë  në  qytetet  epirote  të  kohës helenistike, ofrojnë  dhe  materialet  epigrafike  të zbuluara  kryesisht  në Dodonë  e  në Butrot. Vetëm  në  hyrjen  perëndimore  të  teatrit  të  Butrotit  janë  afishuar  të  skalitura  në  blloqet  e gurëve,  29 akte lirimi.   Sipas këtyre  dekreteve  shpallen të  lirë  rreth  400 skllevër,  pjesa  më  e madhe e të cilëve vinte nga sferat e prodhimit, midis të cilëve gjysma ishin gra. Në kohën e Republikës një rol të madh në jetën ekonomike dhe politike të vendit filluan të lozin qytetet e trevave veriore të Epiri t.  Foinike, sipas Polibit, dallohet në këtë kohë si qyteti më i fuqishëm dhe më i pasur i Epirit, ndërsa të dhënat arkeologjike të fituara në këto vitet e fundit në Antigone e paraqesin këtë qytet të madh, me një sistem të fuqishëm fortifikimi dhe me  një  planimetri  shumë  të  rregullt  urbanistike  (sistemi  hipodamik). Në  këtë  qytet funksiononin  punishte  të  veçanta  të  specializuara  në  degë  të  ndryshme  të  zejtarisë  dhe zhvillohej një veprimtari e gjerë tregtare, rrezja e shtrirjes të së cilës arrinte deri në  brigjet  e Mesdheut Lindor dhe Perëndimor. Në politikën e jashtme, Lidhja Epirote që në fillim u tregua e paqëndrueshme dhe nuk kishte fuqi  të  mjaftueshme  për të përballuar presionin  diplomatik  dhe  ushtarak  të shteteve fqinje dhe  konkretisht  të  lidhjes  etole  në  jug, të  Maqedonisë  në lindje,  shtetit ilir në  veri  dhe  atij romak në perëndim. E ndodhur në një pozitë tepër kyçe midis këtyre shteteve rivale, me një potencial të madh ekonomik dhe ushtarak, ajo  u tërhoq më tepër pas  politikës së aleancave dhe të qëndrimit asnjanës, që e çuan më vonë Epirin në humbjen e pavarësisë së tij të plotë ekonomike dhe politike. Në fillim Lidhja Epirote pati marrëdhënie të mira me etolët.  Në vitin 230 p.e. sonë, kur asaj iu imponua një luftë e rrezikshme nga ilirët, të cilët për një kohë e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike,  qenë  pikërisht  etolët  ata  që  bashkë  me  akejtë  e  ndihmuan  aleaten  e  tyre  që  të përballonte  këtë  provë  të  vështirë.    Por  kjo  ngjarje  e  tronditi  aq  shumë  Epirin  sa  bëri  që Lidhja  të  ndryshonte  menjëherë  politikën  e  saj  kundrejt etolëve,  duke hyrë  në  aleancë  me kundërshtarët  e  tyre,  me  shtetin  ilir,  të  kryesuar  nga  Teuta  dhe  pak  më  vonë  me  atë maqedon, në krye të  të cilit  qëndronte  Antigon Dosoni. Madje  në vitet  219-217  p.e. sonë, epirotët  e  ndihmuan  aktivisht  pasardhësin  e  Dosonit,  Filipin  V  kundër  etolëve. Por  këtë veprim  ata e paguan shtrenjtë, pasi  etolët duke  kundërvepruar, hynë  në Epir dhe  shkretuan
Faqe - 85
 
pjesë  të tëra të tij duke mos  kursyer as vetë  Dodonën që  ishte  qendër  e  rëndësishme  kulti. Edhe pas këtyre ngjarjeve Epiri e përkrahu Maqedoninë, madje edhe atëhere kur Roma hyri në luftë e vendosur për të zhdukur këta rivalë të fuqishëm  të saj në Ballkan.  Në vitin 205 p.e. sonë,  Lidhja bëhet  ndërmjetëse  midis  palëve  ndërluftuese  për  vendosjen e një  paqeje, që  u nënshkrua në Foinike, për të cilën më tepër ishte e interesuar Maqedonia. Në luftën e dytë maqedono-romake, Epiri u përpoq të ruante asnjanësinë midis Maqedonisë dhe Romës dhe të ndërmjetësonte rishtas në vitin 198 p.e. sonë për një paqe midis tyre, por kësaj radhe pa dobi, meqenëse kërkesat romake qenë të rënda për Filipin. Në këtë kohë tek një pjesë e  epirotëve  filluan  të shfaqeshin tendencat  e para për të  përkrahur  hapur Romën. Ndihma që u dha romakëve Karopsi, një prijës i kaonëve, për të thyer qëndresën e ushtrisë maqedone, e cila kishte zënë grykën e Vjosës mi dis maleve të Trebeshinit dhe Dhembelit, qe mjaft  domethënëse  në  këtë  drejtim dhe i  kushtoi  humbje të  mëdha Filipit.   Këto  tendenca proromake u shfaqën m ë qartë, në prag të luftës së tretë maqedone. Të deleguar nga Roma erdhën në Epir dhe kërkuan nga Kuvendi i epirotëve, që ishte mbledhur në qytetin bregdetar Gitana (akoma  i  paidentifikuar), të  përkrahte  Romën  në  luftën  e  saj  përfundimtare  me Maqedoninë.  Ky presion diplomatik i vuri në  lëvizje përkrahësit e Romës në Epir. Mirëpo këta duke  dashur  t’i  imponojnë këshillit të  Lidhjes politikën e aleancës  me Romën, ngjallën kundërshtimin e një pjese të anëtarëve të saj dhe në mënyrë  të veçantë të molosëve, të cilët kërkonin të ruhej si dhe më parë politika e ekuilibrit midis palëve ndërluftuese, në sajë të së cilës Epiri kishte shpëtuar deri tani pa u dëmtuar. Më vonë këto kundërshtime dhe intriga të brendshme, çuan  në  dobësimin  e  unitetit  të  veprimit  të  Lidhjes. Në  vitin  170  p.e.  sonë molosët qenë hedhur më në fund definitivisht nga ana e Perseut, ndërsa kaonët e thesprotët u radhitën në luftë përkrah romakëve. Në  këto veprime arbitrare dhe të  kundërta, Lidhja  Epirote në  fakt e humbi pavarësinë dhe funksionin drejtues  të  saj. Fatin e  Epirit duhet  ta vendoste tani  lufta  dhe  rrjedhimet  qenë katastrofike sidomos për krahinat që gjatë saj mbajtën qëndrim antiromak.  Në vitin 169 p.e. sonë krahina të tëra të Epirit u shkretuan, rreth 70 qytete të tij u plaçkitën dhe u dogjën nga pushtuesit romakë, ndërsa 150 000 veta u kthyen në skllevër. Një numër i madh epirotësh të shquar u dërguan në Itali. Pas  vitit  168  p.e. sonë, vetëm  disa krahina  që  përkrahën  Romën  në  luftën  e  saj  kundër Perseut  ruajtën një  farë autonomie formale;  ato u riorganizuan  në një  Lidhje  të  re  epirote, gjeografikisht të kufizuar,  të  quajtur sipas  të dhënave  epigrafike  Lidhja  e  epirotëve përreth Foinikes, por që më vonë do të përmendet vetëm si Lidhja Epirote. Qendra e jetës ekonomike dhe politike e kësaj Lidhjeje, qe përqendruar kryesisht në Foinike, por përveç Foinikes kishte edhe qendra të tjera të rëndësishme si Pandosia e Dodona, të cilat prenë në këtë kohë monedhat e tyre me legjendën e « Epirotëve », por pa emra nëpunësish, siç ishin, p.sh. ato të  prera nga Lidhja republikane para  vitit 168 p.e. sonë. Lidhja  Epirote përreth Foinikes u krijua si një njësi kinse autonome politike-administrative dhe ekonomike, por ndër rrethana pushtimi dhe nën kontrollin drejtpërdrejt të Romës, të cilin ajo e ushtronte përmes njerëzve të besueshëm në Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencën e saj, pavarësisht
Faqe - 86
 
se politikisht nuk pati ndonjë rëndësi, deri në vitin 148 p.e. sonë, kur, bashkë dhe me pjesën tjetër  të  Epirit  që  kishte  mbetur  jashtë  kësaj  Lidhjeje,  hyri  më  në  fund  në  sferën  e administrimit  të  provincës  maqedone  të  porsakrijuar,  ashtu  sikurse  dhe  krahinat  e  tjera  të Ilirisë të Jugut, në jug të lumit Mat.
Faqe - 87
 
K R E U    V
SHTETI ILIR - FUQI MESDHETARE. LUFTËRAT KUNDËR ROMËS (231 - 168)

 Në  historiografinë  moderne  është bërë  zakon  që  shtetin  ilir të  mesit  të  shek. III  ta  quajnë  shteti  ardian. Studiuesit që e pagëzuan me këtë emër ia atribuojnë formimin e këtij shteti fisit të ardianëve.  Sipas tyre, ky fis,  i  shtyrë  nga  keltët  që  vinin  nga  veriu  u  bart  gjatë shek. IV  në  bregun  e  djathtë  të Naronës,  përballë ishullit Far, në jug të dalmatëve; pa i braktisur këto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e. sonë në kohën e sundimit  të  Pleuratit,  atit  të  Agronit,  ardianët  zbritën  gjatë  bregdetit  deri  thellë  në  jug. Nën  goditjet  e ardianëve, sipas  këtyre  studiuesve,  ranë  mbretëritë  e  vjetra  të  enkelejve  dhe  të  taulantëve  dhe  ardianët  u imponuan pushtetin e tyre gjithë fiseve të Ilirisë së Jugut; u krijua kështu një mbretëri e re, shumë më e gjerë sesa të parat, që shtrihej nga kufijtë e Epirit deri përtej Naronës në veri. Kjo tezë, ndonëse përfaqësonte mendimin më  të përhapur,  nuk mbeti pa u kundërshtuar. Studiues të tjerë vunë në dyshim rolin e ardianëve në formimin e shtetit dhe u përpoqën që t’i zëvendësonin ata me labeatët, të cilët  kishin  një  pozitë  qendrore  në  mbretëri  ndaj  asaj  periferike  të  ardianëve.  N uk  u  pranua  gjithashtu origjina ardiane e dinastisë  themeluese të Agronit, e cila u  kërkua përsëri  te labeatët; u  vu në  dukje me të drejtë, se Agroni njihej si mbret i ardianëve, vetëm te historiani Dion Kasi, një burim i vonë i shekullit II të erës sonë, kurse autorë të tjerë, më të hershëm e më të besueshëm, e përmendin si një mbret të ilirëve.  M ë në fund  u përjashtua  mundësia  e lindjes  së  këtij  shteti,  si  rrjedhojë  e pushtimeve  të  një  fisi  dhe  u  paraqit  si krijesë e një grupi sundimtarësh, të cilët bashkuan fise që kishin interesa të përbashkëta dhe lidhje afërie me dinastinë pushtuese. M e gjithë ndryshimet që paraqesin pikëpamjet e shqyrtuara, ato bashkohen në vështrimin që i bëjnë thelbit të çështjes: formacioni politik për të cilin bëhet fjalë paraqitet si një shtet fisnor dhe  si një vepër personale e një sundimtari, qoftë ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni. Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 të mbretërisë së enkelejve dhe të taulantëve dhe formimi rreth mesit të shek. III p.e. sonë i një mbretërie ardiane shumë më të gjerë e më të fuqishme se të parat paraqitet sot si një trajtesë mekanike. M e  të  drejtë  është  vënë  në  dukje  se  kësaj  teze  i  mungon  argumentimi  historik  dhe  se  e ashtuquajtura mbretëri e enkelejve është një krijesë e historiografisë moderne. Nga ana tjetër, shteti ilir i mesit të shek. III shihet si një dukuri krejt e re në botën ilire. Sipas autorëve të kësaj pikëpamjeje ilirët nuk njihnin më parë veçse një rend fisnor dhe vetëm pas mesit të shek. III u krijua ky  «  entitet  politik  krejtësisht  i  ri  ». Analiza  objektive  e  burimeve tregon se mbretëria  e  Agronit  është trashëgimtare  e  drejtpërdrejtë  e  shtetit  të  mëparshëm  ilir,  pa  asnjë  ndërprerje  në  traditën  e  vet  politike. Qendra e këtij shteti ka qenë më në jug se sa pranohet dhe bërthamën e tij kryesore e përbënin tokat e shtetit të  vjetër  ilir,  të  cilat  gjatë  konfliktit  me  Romën  u  bënë  teatri  i  veprimeve  më  të  rëndësishme  ushtarake. Ardianët  banonin  gjithashtu  më  në  jug;  sipas  autorëve  antikë  ata  nuk  janë  veçse  një  nga  popullsitë  e rëndësishme që bënin pjesë në  shtetin ilir dhe nuk u njihet ndonjë rol i  veçantë  në formimin  e  mbretërisë së Agronit. Përfshirja e  tyre  në  përbërjen  e  shtetit  ilir  ndodhi,  sikurse  është  vënë  në dukje  me  të  drejtë,  në
Faqe - 88
 
drejtim  të  kundërt nga  ai i  pranuar,  nëpërmjet  shtrirjes  së këtij  shteti  në  veri. Burimet tregojnë  qartë se banorët e këtij shteti quhen si më parë « ilirë », vendi « Iliri » dhe sundimtarët « mbretër ilirë ». M eqë në jetën politike të shtetit ilir nuk ka pasur asnjë ndërprerje, dinastia e Agronit duhet të ketë qenë e re dhe me origjinë veriore.  M idis asaj dhe sundimtarëve të mëparshëm nuk ka pasur asnjë lidhje. Ka të ngjarë që  në  mesin  e  shek.  III  p.e.  sonë  ose  pak  më  parë,  shteti  ilir  të  ketë  njohur  një  periudhë  trazirash  të brendshme, hollësitë e të cilave nuk i dimë.  Nuk është çudi që zhvillimi i vrullshëm i qyteteve të V eriut, të mbetura  jashtë  konflikteve  luftarake  që  prekën  pjesën  jugore të shtetit ilir  bashkë  me qytetet  e tij,  të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqyrohen vetëm  në  ndryshimin  e  dinastisë  sunduese  dhe  në  shkëputjen  e  dy  qyteteve  të  rëndësishme  të  Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisë, nga shteti ilir. Historia  e  60  vjetëve  të  fundit  (231-168  p.e.  sonë)  të  shtetit  ilir  është  kryesisht  historia  e  luftërave  me Romën.  N gjarjet që u zhvilluan në prag të këtyre luftërave janë vetëm një prelud i tyre.  M egjithatë këto janë një dëshmi e rëndësishme  për vendin që zinte ky  shtet  midis fuqive  të tjera të  Ballkanit dhe për  rolin e tij historik në ngjarjet politike të kohës. Burimi  më  i  rëndësishëm për  këto  luftëra  është  vepra  e historianit  grek Polibi. Por, kjo vepër  e shek.  II p.e.s.,  që  përfaqëson  një  histori  të  përgjithshme,  përshkohet  nga  një  tendenciozitet  dhe  subjektivizëm  i theksuar, ku  nuk fshihet  simpatia ndaj  Romës. Historia e  ilirëve,  ashtu  sikurse  në  përgjithësi historia e kundërshtarëve politikë të Romës, paraqitet e shtrembëruar. Qëllimi kryesor i Polibit është të justifikojë në këtë  vepër  pushtimet  romake,  të  cilat  i  quan  të  drejta,  të  nevojshme  dhe  të  dëshirueshme  nga  popullsitë vendase.  Për Polibin këto pushtime ishin të pashmangshme, sepse « fati i kishte caktuar Romës misionin të sundojë  botën  ».   Një pjesë e burimeve  që ka  përdorur  Polibi  vjen  nga historiani më  i lashtë  romak  Fabi Piktor dhe, sipas një mendimi të përgjithshëm, ka karakter thjesht propagandistik. Burimet e tjera për këtë periudhë, duke qenë nën ndikimin e një tradite të korruptuar rëndë paraqiten më të pasakta. Kjo  vihet  re  në radhë  të  parë  tek  Livi,  i  cili  i  kushton  më  tepër  vëmendje  efektit  retorik  e moralizues sesa të vërtetës historike.  Për hir të paraqitjes së bukur dhe tërheqëse të ngjarjeve, ai shpeshherë sakrifikon këtë të vërtetë.  Tregimet e tij janë të veshura me petkun moralizues dhe në mjaft raste me hollësi fantastike. Shumë  të  pasigurta  janë edhe njoftimet  e shkrimtarëve të  tjerë, Dion  Kasi  e  Apiani,  që përfaqësojnë ritransmetime të cunguara, dhe më tepër të pasakta të tradicionit të vjetër.
Faqe - 89
 
1.  NGJARJET NË PRAG TË LUFTËS ME ROMËN

Aleanca iliro-m aqedone Sulmi kundër Medionit Në vitet 30 të shek. III p.e. sonë shteti ilir kishte arritur kulmin e fuqisë së vet.  Polibi thotë se « Agroni,  mbreti i ilirëve dhe i  biri i Pleuratit, kishte një  fuqi detare dhe  tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë ». Kufijtë e shtetit të
tij përfshinin një trevë të gjerë që nga Narona deri në Aoos me përjashtim  të Dyrrahut e të Apolonisë. Qytetet  e  veriut,  Lisi,  Skodra,  Ulqini  e  Rizoni,  me  limanet  e  gjiret  e  tyre  të mbroj tura, strehonin flotën e fuqishme ilire dhe përbënin bazën e shtetit ilir. Ndër  fqinjët  e  shtetit  ilir  vetëm  Mbretëria  Dardane  ishte  në  ngjitje,  ndërsa  vendet  jugore jetonin  ditë  të  vështira. Epiri, Maqedonia  dhe  Greqia  ishin  të  kapërthyera  nga  luftërat  e ashpra socialo-politike dhe rivaliteti midis  tyre.   Në  mesin e shek.  III  pozita e Maqedonisë ishte lëkundur  përsëri. Përpjekjet  e Antigon  Gonatës  për  të  ruajtur  hegjemoninë  e  saj  në
Greqi nuk sollën rezultatet e pritura.  Pasardhësi i tij Demetri II u gjet në një situatë edhe më të vështirë.  Lëvizja antimaqedone ishte forcuar, sepse më në fund dy lidhjet e mëdha greke, ajo Etole dhe Ahease ishin bashkuar kundër Maqedonisë.   Përmbysja  e monarkisë  në Epir (viti 234) dhe dalja e këtij vendi nga aleanca me Maqedoninë për t’u bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rëndoi edhe më  shumë gjendjen. Raporti i forcave ndryshoi në dëm  të  Maqedonisë. Në  vitin  231  të  dy  lidhjet  e  shtuan  presionin  e  tyre  ushtarak  mbi Maqedoninë, duke ndërhyrë me forca të armatosura kundër Akarnanisë, një vend i vogël që gëzonte mbrojtjen e Maqedonisë. Pothuajse në të njëjtën kohë një sul m i furishëm dardan i pavarur  apo i  bashkërenduar, shpërtheu  mbi  Maqedoninë nga  veriu.  I ndodhur  ngushtë, si rrallë ndonjëherë, Demetri kishte nevojë për aleat dhe këtë e gjeti te sundimtari i shtetit ilir, Agroni. Kushtet e marrëveshjes nuk pasqyrohen në burimet historike të kohës.  Versioni i Polibit, që është  edhe  burimi  i  vetëm  për  këtë  çështje,  sipas  të  cilit  se  Demetri  ia  m bushi  mendjen Agronit  me  të  holla  për  të  ndihm uar  qytetin  akarnan  Medionin,  që  mbahej  i  rrethuar  nga etolët, duket se shpreh tendencën e këtij autori për t’u rezervuar ilirëve një pozitë të padenjë. Ngjarjet konkrete që u zhvilluan pas kësaj e sqarojnë më mirë politikën e shtetit ilir, si edhe domethënien e përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Sidoqoftë  një  aleancë  midis  Maqedonisë  dhe  Ilirisë  qe  përfunduar  dhe  ajo  i  vinte  këto  dy shtete kundër koalicionit republikan në Greqi dhe kundër rrezikut që vi nte prej tij. Ky rrezik qe bërë real në Epir dhe mund të ndikonte keq edhe përtej kufijve të tij. Ky ishte shkaku i kësaj  aleance,  për  hir  të  së  cilës  Maqedonia  do  të  sakrifikonte,  siç  do  ta  shohim,  disa  nga interesat e saj në Epir dhe në bri gjet e Jonit, për të kënaqur aspiratat ilire në këto anë. Aleanca  hyri  në  veprim; ndërsa  Demetri  i shte  i  zënë  me  dardanët, një  flotë  ilire  prej  100
Faqe - 90
 
anijesh me 5 000 veta u dërgua nga Agroni kundër etolëve në Medion. Etolët, që e mbanin të rrethuar qytetin, prisnin dorëzimin e tij nga çasti në çast.  Ata ishin aq të sigurt saqë kishin filluar të bënin  llogaritë për ndarjen e  plaçkës. Të  shkujdesur nga çdo problem i karakterit ushtarak, etolët u gjetën përpara të papriturës së hidhur. Ilirët që ishin futur në liman natën pa  u  ndjerë, zbritën me të shpejtë nga  anijet  dhe  pasi  u  rreshtuan  në  formacion  luftarak  u sulën kundër lëmit etol.  Ilirët ditën ta maskojnë mirë lëvizjen e flotës së tyre të madhe dhe të hyjnë në gjirin e Ambrakisë, pa u diktuar. Por edhe sikur të kishte ndodhur ndryshe, asnjëra nga flotat e dobësuara greke nuk qe në gjendje t’u dilte atyre përpara. Duke përshkruar këtë fushatë, Polibi  i  atribuon  një  rol  të  veçantë  befasisë  në  taktikën  ilire  dhe qëndri mit  të shkujdesur të armiqve të tyre.  Në të vërtetë ruajtja e fshehtësisë në lëvizjen e forcave, ashtu sikurse  befasia  janë  elemente  të  domosdoshme  të  taktikës  luftarake. Por  këta  nuk  qenë faktorët  kryesorë që vendosën fatin e betejës. Nga vetë zhvillimi i saj nuk është vështirë të kuptohet se rolin vendi mtar në këtë ndeshje e luajti organizimi më i mirë i ushtrisë ilire dhe epërsia  e  saj  taktike  në  manovrimin  e  forcave. Pesha  që  kishte  «  rreshtimi  i  tyre  »  dhe përqendri mi i forcës goditëse në pikën më të dobët të armikut, pohon Polibi, bënë që ilirët të shkulnin armikun nga pozicionet e tij. Të thyer nga ilirët, etolët u gjetën pas kësaj midis dy zjarreve.  Medionasit, që deri atëherë qëndronin të mbyllur në qytet, dolën dhe i ranë armikut në  shpinë. Të  asgjësuar,  etolët  lanë  në fushën e  betejës  shumë të  vrarë  e  të  plagosur dhe gjithë pajisjet e tyre luftarake. Përshtypja që bëri në Greqi kjo ngjarje qe shumë e madhe.  Ushtria që mbahej si më e forta ndër ushtritë greke, që krenohej me traditat e saj luftarake, për fitoren mbi galët në vitin 270 dhe  që për  gati  10 vjet  me radhë  i kishte shkaktuar kaq telashe Demetrit  II të Maqedonisë, kishte marrë  papritur  një  grusht  dërrmues. Jo  më  i vogël  qe edhe  shqetësimi që  ngjalli  në botën greke kjo ngjarje, që nuk dihej se ç’pasoja mund të kishte.  Por ilirët nuk kishin detyrë tjetër këtë radhë veç  zhbllokimit të  Medionit, gjë  që u dha mundësi të izolonin  Epirin nga kontakti  me  etolët,  duke  përgatitur  kështu  kushtet  për  një  ndërhyrje  të  gjerë  në këtë  vend. Pas përfundimit të betejës ata ngarkuan menjëherë plaçkën në anijet e tyre dhe morën rrugën e  kthimit.  Në atdhe fitorja mbi etolët u kremtua me të madhe dhe Polibi  tregon se mbreti Agron u dha aq shumë pas të pirit dhe dëfri meve saqë ato i shkaktuan vdekjen. Fushata e vitit 230 kundër Epirit Trashëgimi  në fron  i takonte të birit, Pinit, që  Agroni  e  kishte  me  gruan  e  dytë, Triteutën. Meqë ky ishte i mitur, sundimin e mori në dorë bashkëshortja e tij e parë, Teuta. A ishte ky një veprim i ligjshëm apo një uzurpim nuk dihet me saktësi, por ardhja e saj në fuqi paraqet një rast të veçantë në të drejtën e trashëgimisë. Mundet që paaftësia e së ëmës t’i ketë lënë vendin thjeshtrës; mundet gjithashtu që në vijën mashkullore të mos ketë pasur një tjetër më të afërt me trashëgimtarin e  ligjshëm, por më shumë ka të  ngjarë që thjeshtra energjike nuk donte t’ia kalonte këtë të drejtë një dege tjetër të familjes mbretërore, e cila mund të sillte më vonë ndërlikime  në fatin  e  pinjollit  të Agronit. Sidoqoftë ardhja  e  saj në  fuqi nuk  u bë  në rrugë të zakonshme dhe vdekja  e papritur e  Agronit,  ka të ngjarë  të ketë krijuar  në oborrin ilir një gjendje të nderë. Por çështja gjeti zgjidhjen e vet. E përkrahur nga përfaqësuesit më të fuqishëm të shtresës sunduese ilire, « miqtë » e mbretit, ajo u vu në krye të shtetit dhe me
Faqe - 91
 
ta « ushtroi - siç thotë Polibi, - drejtimin e punëve ». Teuta nuk  e  ndryshoi politikën  e  jashtme të  shtetit ilir  dhe vepri mtaria  e mëtejshme e tij  u zhvillua në frymën e aleancës së farkëtuar nga Agroni me Maqedoninë. Në vitin 230, një vit pas  fitores  mbi  Medionin, një  forcë  ushtarake  dhe  detare  ilire,  « jo  më  e  vogël  se  ajo  e Agronit », u vu përsëri në lëvizje drejt jugut. Këtë radhë ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior  të  etolëve  dhe  aheasve, Epirin. Njëkohësi sht  flota  ilire  kishte  marrë  urdhër  të konsideronte troje armike gjithë anëdetjen dhe  t’i shtrinte veprimet  deri thellë në  Elidë dhe në  Meseni, krahina  që  ishin  nën  ndikimin  etol.  Me  këtë  aksion  flota  do  të  mbante  nën presion  armikun deri në  skajet  më  të  largëta dhe  do të përcaktonte qëndrimin  e  shtetit  ilir ndaj  aleatëve  të etolëve e të aheasve, kurse  forcat  kryesore do  të godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin. Forcat detare ilire zbritën në afërsi të kryeqendrës së Lidhjes Epirote,  Foinikes,  dhe  u  drejtuan  kundër  saj. Pasi  bindën  mercenarët  galë  t’u  dorëzonin qytetin, e zunë atë  pa vështirësi. Epirotët  të shqetësuar dërguan  forcat e tyre në ndihmë të Foinikes. Por  pa  arritur  mirë  të vendosin  lëmin  e  tyre buzë  lumit,  që  rrjedh pranë qytetit (Bistrica  e  sotme),  morën vesh  se  një ushtri  tj etër  ilire prej 5 000  vetash, nën  komandën e Skerdilaidit, ishte drejtuar  kundër tyre,  duke  kaluar nëpër ngushticën e Antigonesë (gryka e Tepelenës). Forcat epirote  që  u  dërguan  kundër  tyre  nuk  e  ndaluan  dot  marshimin  ilir. Ndërkaq ilirët që kishin zënë Foiniken ndërmorën një sulm të fuqishëm kundër lëmit epirot që ndodhej në anën e përtejme të lumit (Bistricës). Epirotët u  shpartalluan plotësisht, duke lënë në fushë të luftës shumë të vrarë e të plagosur; vetëm një pjesë mundën të shpëtojnë e të  ikin  tek  atintanët. Por  edhe  këtë  radhë dështimin  e  epirotëve  Polibi  e  shpjegon  me befasinë e goditjes ilire dhe shkujdesjen e armiqve të tyre. Pas këtij dështimi epirotët e humbën çdo shpresë në fuqitë e veta dhe iu drejtuan për ndihmë aleatëve të tyre etolë e aheas.  Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e të dy lidhjeve arritën në  vendin e quajtur Helikanon  (një  vend i  paidentifikuar)  diku në  pellgun e Vurgut. Këtu erdhën dhe pushtuesi t  e Foinikes bashkë me forcat  e Skerdilaidit, që  duhet të kenë  ndjekur rrugën më të shkurtër nga qafa e Skarficës për të arritur në Foinike. Të dyja palët u radhitën përballë njëra-tjetrës, por nuk arritën të përleshen, sepse, siç thotë Polibi, ilirët morën urdhër nga Teuta të tërhiqeshin nga Epiri, për t’u dalë përpara dardanëve që po sulmonin nga lindja dhe për të qetësuar disa nga fiset që ishin bashkuar me ta. Sa qe  real  dhe  serioz ky  rrezik dardan  nuk  mund  të  thuhet,  por  fakti  është  se ilirët  nuk  u shqetësuan  shumë  dhe nuk  u  shpejtuan të largohen  nga  Epiri pa  i  rregulluar  mirë  punët  e tyre. Ata përfunduan më parë një armëpushim me epirotët, në bazë të të cilit u kthenin atyre qytetin  dhe  robërit  që  ishin  qytetarë  të  lirë,  kundrejt  një  shpërblimi,  kurse  skllevërit  dhe plaçkën  i mbajtën  për vete.  Ushtria dhe flota morën rrugën  e kthimit duke marrë me vete, me sa duket, edhe premtimin për një aleancë të ardhme. Dhe me të vërtetë kjo nuk vonoi të përfundohet. Përfaqësuesit epirotë arritën me të shpejtë te mbretëresha ilire dhe përfunduan me të një aleancë, duke marrë përsipër të ndihmonin ilirët dhe të jenë armiq të etolëve dhe të ahejve. Po  këtë  gjë  bënë  edhe  akarnanët,  të  cilët  kishin  ardhur  së  bashku  me  epirotët. Rezultati u arrit: Epiri u  shkëput nga etolët dhe  aleanca me akarnanët krijoi  tani një  kufi  të largët, por të drejtpërdrejtë midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir.
Faqe - 92
 
Shqetësim et në Rom ë. Përgatitjet për luftë Shqetësimet në Greqi qenë të mëdha, por m ë të mëdha ishin ato në Romë.  Reagimi romak është  transmetuar  në  dy  versione. Versioni  i  parë  i  përket  Polibit. Sipas  tij,  në  këtë  kohë senati dërgoi te mbretëresha ilire dy delegatë për t’u ankuar kundër sulmeve të piratëve ilirë,
të cilët prej kohësh u binin në  qafë tregtarëve italikë, por  që  e  kishin tepruar sidomos gjatë fushatës kundër Foinikes.  Bisedimet përfunduan në grindje dhe fyerje, që çuan në  vrasjen, me  urdhrin  e  Teutës,  të  njërit  prej  delegatëve,  gjatë  rrugës  duke  u  kthyer. Bisedi met  janë dhënë  me  hollësi  megjithatë  vërtetësia  e  tyre  është  e  dyshimtë. Teutës,  i  është  veshur  një qëndrim  mendjelehtë  prej  gruaje, që  me të drejtë është konsideruar si  një formulim  tipik  i huajtur nga hi storiografia helenistike e llojit sensacional. Versioni  i  dytë,  ai  i  Apianit,  ndryshon  shumë  prej  atij  të  Polibit. Sipas  tij  Agroni  kishte pushtuar di sa vise të Epirit dhe Korkyrën, pastaj Epidamnin dhe Fari n dhe kishte vendosur garnizone në to.  Por meqë zuri  të sulmojë me flotën e tij edhe vise të tjera, ishulli Isa kërkoi ndihmën e  romakëve.  Këta atëherë dërguan delegatë së  bashku  me isejtë,  por delegatëve  u dolën  në det anijet  ilire dhe vranë  përfaqësuesi n  e  Isës  dhe  një romak. Pra në  versionin  e dytë motivi nuk është aspak pirateria, por mbrojtja e Isës dhe e qyteteve të tjera të bregdetit; delegatët vriten, por pa arritur të zhvillojnë bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak në gojë. Sidoqoftë  në  të  dy  rastet,  sipas  këtyre  burimeve,  Romës  i  bëhej  një  fyerje  dhe  shkelej  «  e
drejta  njerëzore  ». Ky ishte motivacioni me të  cilin  do të  nxitej opinioni  publik dhe do  të justifikoheshin  veprimet  e mëtejshme  të  Republikës,  një  motivacion  banal,  të  cilin  politika romake do ta përsëriste të paktën edhe një herë tjetër  më vonë kundër ilirëve dalmatë. Por këtë herë prej gojës së Polibit mësojmë, për çudi, se romakët u shpallën luftë dalmatëve për t’i nënshtruar, « por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënin këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve kundrejt përfaqësuesve të tyre ». Roma filloi të përgatitej haptazi për luftë. Edhe mbretëresha ilire nga ana e saj nuk vonoi të marrë masa mbrojtëse.  Më parë ajo u kujdes për forcimin e rendit të brendshëm dhe qetësoi fiset  që  qenë  shkëputur  pas  sulmit  dardan. Por  vëmendjen  kryesore  Teuta  ia  kushtoi sigurimit të bregdeti t.  Ajo e dinte se në gjendjen e krijuar një pozitë me rëndësi zinin Isa në veri, Korkyra në jug dhe dy qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu e Apolonia.  Ishte e qartë se këto ishin pikat më delikate  që  do të synonte  armiku dhe  zotërimi i  tyre do të luante një rol të dorës së parë për fatin e luftës.  Prandaj mbretëresha shpejtoi të vërë dorë mbi to. Isa u sulmua e para, por meqenëse nuk u  dorëzua, ilirët vendosën  bllokadën e saj. Pak  më vonë, në pranverë të  vitit  229,  një ekspeditë e madhe  u  vu, njëkohësisht në lëvizje,  kundër Epidamni t dhe Korkyrës.  Ndërsa shumica e flotës vazhdoi lundrimin drejt jugut, një pjesë e saj u ndal në Epidamn. Orvatja për pushtimin e qytetit dështoi. Atëherë ilirët u tërhoqën në anijet  e  tyre  dhe  pasi  dolën  në  det  të  hapur,  u  bashkuan  përsëri  me  forca  të  tjera  për  të vazhduar lundrimin drejt Korkyrës. Sapo mbërritën këtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuanqytetin.  Korkyrasit e rrethuar kërkuan ndihmën e etolëve dhe të aheasve. Në të njëjtën kohë erdhën për të kërkuar ndihmë tek ata edhe delegatë nga Epidamni dhe Apolonia.  Kërkesa u mor  parasysh. Flota ahease  prej  10  anijesh  të  mëdha lufte  nxitoi drejt  Korkyrës. Ilirët, si morën dhe 7 anijet që u kishin dërguar akarnanët, sipas marrëveshjes, u dolën ahejve përpara. Ndeshja u zhvillua afër ishullit Paksos.  Flota ahease u shpartallua.  Katër anije u kapën dhe një e  pestë u fundos, të tjerat u detyruan të sprapsen me shpejtësi për t’i shpëtuar  fatit  të të parave. Lembet  e lehta  e  të  shpejta  ilire  vendosën  fatin  e  kësaj  beteje. Të përdorura  me guxim  e  shkathtësi nga detarët ilirë, ata  triumfuan mbi anijet e rënda  katër e pesërremëshe greke. Pas kësaj Korkyra iu dorëzua ilirëve.  Si morën në dorëzim qytetin, ilirët lanë këtu një garnizon  nën  komandën  e  Demetër  Farit, kurse  forcat  kryesore  u  kthyen  dhe  bllokuan përsëri Dyrrahun. E tillë ishte gjendja kur forcat e paftuara romake u nisën kundër Ilirisë.
Faqe - 93

2.  LUFTA E PARË ILIRO -ROMAKE

Shkaqet e luftës.  Veprim et ushtarake Problemi i ndërhyrjes romake në Iliri ka qenë për historiografinë një tezë e parapëlqyer, rreth së  cilës  janë  zhvilluar  mjaft diskutime. Pikëpamja  që  ka  qenë  për  një  kohë  të  gjatë  më  e pranuar është se shkaku kryesor  i kësaj ndërhyrjeje  ka qenë pirateria ilire, që i  sillte dëme të rënda  tregtisë italike. Duke përsëritur Polibin, kjo ndërhyrje u paraqit  si  një konflikt që  iu imponua  senatit  romak,  në  kundërshtim  me  vullnetin  e  tij,  «  për  të  frenuar  veprimet  e sundimtares mendjelehtë ilire ». Tezës që e shikonte ndërhyrjen romake si pjesë të një plani për një ekspansion më të gjerë në lindje iu kundërvu versioni  se Roma as në këtë kohë  e as më parë nuk ka pasur një politikë orientale.  Më vonë kjo teori u përsërit dhe në ditët tona. Pasues të  saj i  atribuojnë monarkisë  ardiane një  « rol organizues »  që  i dha  piraterisë ilire « pamjen  e  një  imperializmi  fillestar »  dhe  si  pasojë  bëri  që  « zgjerimi  ilir  të  ndeshet  me interesat romake ». Është e rëndësishme të sqarohet në këtë rast nëse ishte pirateria ilire ajo që çoi në konfliktin iliro-romak dhe që bëri të pashmangshme luftën apo shkaqe të tjera më të thella. Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirët, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerë të Mesdheut, në një stad  të caktuar  të  zhvillimit  të  tyre  hi storik. Kështu,  burimet  i  përshkruajnë  etruskët,  në gjysmën e dytë  të shek. IV, si një  popull që terrorizonte lundrimin në Adriatik dhe në Egje; etolët në shek. III kishin gjithashtu një nam të keq si piratë. Edhe vetë romakët, pretenduesit e mbrojtjes së rendit, e kanë ushtruar piraterinë në prag të erës sonë. Tek ilirët ajo luajti një rol të dukshëm qysh  nga  fundi i  shek. IV. Ky mendim  pajtohet si me  njoftimet e  autorëve antikë, ashtu dhe me vetë zhvillimin shoqëror e politik të ilirëve në këtë kohë. Pirateria ishte një  dukuri e  pandarë  e  shoqërisë  skllavopronare,  që  e  shoqëroi  atë  në  forma  të  ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.
Faqe - 94
 
Por veprimet ilire që përshkruan Polibi dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të  armatosur  me  Romën,  nuk  kanë  aspak  karakter piratesk. Ato  ishin  pjesë  e  politikës  së shtetit  ilir  lidhur  me  gjendjen  e  krijuar  në  Greqi. Prandaj  përpjekja  e  studiuesve  për  t’i shpjeguar shkaqet e ndërhyrjes romake  me anë të piraterisë ilire nuk është e përligjur. Nuk kanë  munguar  orvatjet  për  të  kërkuar  shkakun  e  luftës  edhe  te  « frika  e  zakonshme  e romakëve  ndaj fqinjit  të fortë ». Por edhe  ky  nuk është  një shpjegim  i plotë. Ndërhyrja e Romës lidhej në rastin konkret me rrezikun që paraqiste ky fqinjë i fortë, aleati i Maqedonisë për  aspiratat e  saj në kushtet e një Greqie të dobësuar  nga  lufta e brendshme. Sukseset në perëndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bërë më  të fuqishme tendencën për të  mos e  ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e shtetit ilir në arenë u shkonte ndesh këtyre tendencave. Midis kontradiktave të thella që  kishin përfshirë  në  këtë kohë  botën  mesdhetare, ato  të  shtetit  ilir  me  Romën  dolën  në plan  të  parë  dhe  shkaktuan  konfliktin  e  armatosur  të  vitit  229. Në  të  ardhmen  këto kontradikta  do  të  thellohen  e  do  të  shtrihen  gjithnjë  më  në  lindje,  duke  sjellë  me  vete konflikte të reja të armatosura. Që nga sulmi kundër Foinikes deri  tek ardhja e delegatëve kishte kaluar një vit.  Megjithatë, kjo çështje ziente qysh prej 2 vjetësh, nga ngjarja e Medionit. Gjatë kësaj kohe Roma kishte arritur të bënte, siç e pamë, hapat e nevojshëm diplomatikë për përgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca të konsiderueshme ushtarake, të cilat në rastin e rënies së Korkyrës u vunë menjëherë në lëvizje. Një flotë prej 200 anijesh dhe një ushtri prej 20 000 këmbësorësh do të merrte pjesë në këtë operacion, të cilin do ta drejtonin dy konsujt që ishin në fuqi  atë  vit.  Kjo tregon se sa  i madh  ishte preokupacioni  i romakëve  për  fushatën ilire dhe sa të ndërgjegjshëm ishin ata për vlerën reale të kundërshtarit të tyre. Nuk ishte kjo, pra, një çështje kaq e lehtë dhe e thjeshtë, siç është bërë zakon të paraqitet. Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretëresha  nuk arriti t’i dalë rrezikut përpara. Qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, të cilat do të përbënin pikëmbështetjet kryesore të mbrojtjes, kishin mbajtur një qëndrim negativ.  Plani për pushtimin me forcë të tyre  nuk  pati  sukses. Kur  romakët  iu  drejtuan  Korkyrës,  flota  dhe  forcat  ilire  ishin  të shpërndara dhe të angazhuara në bllokadën e Dyrrahut dhe të Isës. Garnizoni ilir i Korkyrës kishte mbetur i izoluar dhe kësaj iu shtua tradhtia e Demetër Farit. Romakët, që edhe kështu kishin ardhur me forca të mëdha  (200 anije), i gjetën portat e  hapura dhe e  zunë  qytetin pa vështirësi.    Forca  të  tjera  të  nisura  nga  Brindisi  dhe  ato  të  Korkyrës,  pasi  u  bashkuan,  iu drejtuan  Apolonisë  e  më  pas  Dyrrahut  dhe i  zunë  po  me kaq  lehtësi. Shtresa  sunduese  e këtyre qyteteve, e cila e kishte përcaktuar pozitën e vet që më parë, i mirëpriti pushtuesit; ajo u  tregua  e  gatshme  të  hyjë  në  ombrellën  romake  mjaft  që  të  ruante  pozitat  e  veta  dhe  të siguronte pasurinë e tregtinë. Këtë politikë ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtë  me interesa ekonomike me qytetet  fqinje,  Dyrrahun  dhe  Apoloninë, ajo  shpejtoi  gjithashtu,  siç  thotë  Polibi,  «  t’u  nënshtrohej  me  dashje  »  romakëve  dhe  të sigurojë « miqësinë e tyre ». Të  mbështetur në planin  fillestar  të mbrojtjes së vijës  bregdetare,  ilirët  nuk qenë në gjendje dhe  nuk  patën  kohë  të  organizonin  një  qëndresë  serioze.    Vetëm  në  krahinat  në  veri  të
Faqe - 95
 
Dyrrahut romakët ndeshën  në kundërshtimi n  ilir. Këtu  ardianët i  pritën  me armë në dorë. Polibi nuk jep hollësira për luftën e tyre, thotë vetëm se i « i nënshtruan », por këtë radhë nuk përdor  më  shprehjen  «  me  dashje  »  si  në  rastin  e parthinëve  dhe  atintanëve. Ai  nuk  ka mundur,  gjithashtu,  të  heshtë  për  qëndresën  e  fortë  të  qytetit  Nutria,  pushtimi  i  të  cilit  u kushtoi  romakëve  shumë  ushtarë  dhe  oficerë  të  vrarë. Duke  përparuar  drejt  veriut  gjatë
bregdetit, thuhet se romakët morën edhe qytete të tjera, por emrat e tyre nuk zihen në gojë. Dimë  që  Isën e bllokuan romakët  dhe ilirët, që e  mbanin të  rrethuar, u strehuan në qytetin Arbone, kurse Teuta me forca të vogla u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rizonit. Fushata e asaj vere thuajse e  kishte zgjidhur përfundimisht fatin e luftës.  Viset e pushtuara në  veri,  konsujt  i  lanë  nën  mbikqyrjen  e  Demetër  Farit  dhe  vetë  u  kthyen  në  Dyrrah  me flotën dhe  forcat  e tyre  tokësore. Njëri  prej tyre  u nis  për  në Romë  duke  marrë  me  vete pjesën më  të  madhe të  forcave;  tjetri  mbeti  në Iliri  me 40  anije dhe  si  rekrutoi  ushtarë  në qytetet  që  ishin  rreth  e  rrotull,  vendosi  ta  kalojë  aty  dimrin  për  të  vigjëluar  ardianët  dhe popullsitë e tjera që ishin vënë nën « mbrojtjen » e Romës. Paqja e vitit 228 dhe pasojat e luftës së parë Ndërkaq Mbretëria Ilire kishte filluar të shpërbëhej.  Duke parë këtë gjendje, në pranverë të vitit 228, Teuta dërgoi në Romë përfaqësuesit e saj që përfundoi paqen me senatin.  Kushtet e paqes qenë të rënda.  Sipas Polibit, Teuta detyrohej: 1.  t’u paguante romakëve një tribut, 2. të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë duke mbajtur për vete vetëm pak vende  dhe 3. të  mos lundronte në jug  të Lisi t  me më shumë  se dy anije, por edhe këto  të paarmatosura. Të  formuluara me terma kaq të përgjithshëm këto kushte janë bërë objekti i diskutimeve të shumta. Përpjekjet  që  janë  bërë  për  të  shpjeguar  ndryshimet  territoriale  që  iu  bënë Mbretërisë Ilire dhe për të përcaktuar gjendjen juridike të tokave të shkëputura prej saj kanë çuar  në  përfundime  të  ndryshme,  të  cilat  në  ndonjë  rast  ishin  të  tilla  që  nuk  mund  të cilësohen as si hipoteza. Për një kohë ka zotëruar  një mendim, sipas të cilit, romakët i ndanë pushtimet e tyre në dy pjesë. Në  veri  krijuan  një  shtet  të  vogël  që  përbëhej  nga  ishulli  i  Farit  dhe  disa  toka  të bregdetit  përballë. Në  krye  të  atij  ata  vunë  tradhtarin  Demetër  Farin, me  qëllim  që  të vëzhgonte dhe të njoftonte për çdo veprim të Mbretërisë Ilire. Me tokat e tjera të pushtuara në  jug  romakët  krijuan  një protektorat,  që  shtrihej prej  Lisit  e deri tek malet  Akrokeraune dhe  ato  Kaone. Në  këtë  protektorat  u  përfshinë,  përveç  Dyrrahut,  parthinëve  dhe atintanëve, edhe  qytetet  Dimale, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia  e  deri Antigonea  e  largët. Këtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra. Ndryshe nga kjo pikëpamje, më realist është mendimi që nuk njeh ndonjë teprim lidhur  me të ashtuquajturin  protektorat  romak në  Iliri. Me  të drejtë është vënë në  dukje se  ai nuk  ka përbërë  kurrë  një rrip të pandërprerë  toke,  që nga  Lisi e deri  te  bregu  kontinental përballë Korkyrës, por  ka  qenë  përbërë, ashtu  si  e  nënkupton  Polibi  dhe  e  shpreh  Apiani,  nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinët e atintanët, pa asnjë territor më  tepër nga ato që i ishin dorëzuar  Romës. Lisi, i cili në bazë  të traktatit
Faqe - 96
 
përbënte  një  kufi  detar,  nuk  pranohet  edhe  si  kufi  tokësor  midis  Mbretërisë  Ilire  dhe protektoratit  romak. Duke  u  nisur nga  kjo  është shprehur mendimi se disa toka  në jug  të protektoratit  mbetën  përsëri  nën  vartësinë  e  Mbretërisë  Ilire,  me  gjithë  vështirësitë  që paraqiste kjo vartësi për të qenë reale.  Me këtë sistem, traktati i siguronte Romës lundrimin e qetë  në  ngushticën  e  Otrantos  dhe  mbikqyrjen me anë  të  protektoratit  të  Mbretërisë  Ilire, duke i hequr kësaj çdo mundësi që të bëhej përsëri një fuqi e madhe. Kohët e fundit janë bërë përpjekje që këto mendime të zëvendësohen me një tezë të re, sipas së  cilës  zotërimet  romake  kufizohen  gjithashtu  me  tokat  e  Dyrrahut,  të  Apolonisë,  të parthinëve dhe të atintanëve, por parthinët shtriheshin në luginën e mesme dhe të epërme të Shkumbinit,  kurse  atintanët  në  Çermenikë. Kështu  protektorati  ngushtohet,  por  shtrihet thellë në lindje. Rreth tij pastaj vendosen një sërë zonash të pavarura,  që shërbejnë, sikurse thuhet, si amortizatorë për zotërimet romake.  Në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës vendoset  zotërimi  i  Demetër  Farit,  që  ndante  protektoratin  nga  Mbretëria  Ilire;  në  lindje zotërimet romake,  duke  depërtuar thellë deri  në  burimet  e  Drinit  të  Zi,  ndanin  mbretërinë ardiane  nga  aleatët  e  saj  maqedonë  dhe  bllokonin  rrugët  nga  Maqedonia  për  në  brigjet  e Adriatikut;  më  poshtë  Dasaretia,  që  zinte  territorin  midis  Devollit  dhe  Osumit,  u  bë gjithashtu  një  zonë  e  pavarur  dhe  formoi  një  amortizator  tjetër  ndaj Maqedoni së;  më  në fund, në  jug  zona  që  hyri  në  vartësinë e Romës  përfundonte  në  territorin  e  Apolonisë,  që takonte bregun e Vjosës, por nuk përfshinte Aulonin, Orikun, Bylisin  dhe Amantien. Këto katër qytete formonin një grup të pavarur ose neutral, me fjalë të tjera një amortizator tjetër ndaj Lidhjes Epirote. Është e pabesueshme që romakët të kenë projektuar dhe realizuar një si stem të tillë mbrojtës, të  paktën  në mënyrë  të  ndërgjegjshme,  siç  na  paraqitet.  Senati  nuk  mund të zbatonte  një politikë jo realiste.  Shtete të tilla të vogla nuk mund të kishin një vlerë reale, sepse fuqitë që qëndronin  pas  këtyre  të ashtuquajturve  amortizatorë  nuk  do  t’i  përfillnin  ato,  nuk  do  t’i konsideronin  si  pengesë.    Në  fakt  të  gjitha  sulmet  që  shpërthyen  më  vonë  prej  Mbretërisë Ilire apo Maqedoni së kundër zotërimeve romake nuk kanë ndeshur në pengesën e këtyre lloj shteteve dhe nuk ka të dhëna që mbrojtja romake të jetë mbështetur në to. Përveç kësaj, disa fakte  të  veçanta  që  përfshihen  në  këtë  tezë  janë  krejt  arbitrare. Kështu,  është  e  pabazuar vendosja e zotërimeve të Demetër Farit në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës dhe, po kështu, nuk qëndron lokalizimi i atintanëve në Çermenikë. Duke  pranuar  si  të  drejtë  mendimin  që  zotërimet  romake  në  tokën  ilire  formoheshin  nga Dyrrahu, Apolonia dhe parthinët e atintanët, mbetet sidoqoftë e paqartë shtrirja territoriale e këtyre zotërimeve.  Përpjekjet për lokalizimin e parthinëve dhe të atintanëve nuk kanë dhënë
përfundime të kënaqshme. Në qoftë se për parthinët ka ardhur duke u saktësuar mendimi që ata,  si  banorë  të  tokave  në  shpinë  të  Dyrrahut,  shtriheshin  prej  Ardaksanit  e  deri  në  Aps (Apsos), për atintanët mendim et e studiuesve ende nuk përkojnë.  Megjithatë, po t’i çlirojmë këto  pohime  nga  ndonjë  interpretim  jo  i  drejtë  i  burimeve  dhe  të  lëmë  mënjanë  si  të dyshimta,  ato  burime  që  i  shtrijnë  atintanët  deri  në  Dodonën  e  largët  apo  në  luginën  e Drinos,  atëherë  do  të  vërejmë  se  burimet  kryesore  e  më  të  besueshme  e  vendosin  këtë popullsi në  shpinë të  Apolonisë, në  Mallakastrën  e sotme. Kështu, parthinët e  atintanët  së
Faqe - 97
 
bashku zinin gjithë bregdetin prej Ardaksanit deri në Aps (Apsos) me nj ë shtrirje në lindje që përfshinte edhe brezin kodrinor të ultësirës bregdetare.  Në këtë territor bënin pjesë një varg qytetesh ilire, midis të cilave ka të ngjarë edhe Dimale, por jo Bylisi, që zinte skajin më jugor. Me vënien nën sundimin e tyre të tokave më të rëndësishme të bregdetit, romakët likujduan kështu zotërimet e Mbretërisë Ilire në jug. Edhe në qoftë se në këto anë mbeti ndonjë zonë që  nuk  u  përfshi  në zotërimet  romake,  siç  mund  të  ishte  Bylisi  me  rrethin  e  afërt  të  tij, Dasaretia apo ndonjë zonë tjetër e brendshme malore, ato në fakt mbetën të shkëputura nga Mbretëria  Ilire, me të cilën edhe  më  parë,  për  vetë natyrën e shteteve antike,  jo  gjithmonë kishin lidhje të forta.  Koinoni i bylinëve, si një bashkim i popullsisë dhe i qendrave të vogla përreth, që na përmendet në burimet epigrafike i takon, me sa duket, kësaj kohe. Nga analiza e pikave të traktatit arrihet në përfundimin se Roma e reduktoi shtetin ilir në një mbretëri  të  vogël  në  veri  të  Lisit. Në  jug  ajo  krijoi një  zotërim  të  vetin  që  formohej  nga Dyrrahu, Apolonia, parthinët dhe atintanët. Këtë zotërim ajo do ta përdorte si një bazë për të  garantuar  respektimin  e  traktatit  dhe  për  të  shtypur  çdo  përpjekje  për  rimëkëmbjen  e shtetit ilir. Zotërimet (dinasteia) e Demetër Farit  përbënin  gjithashtu një kundërpeshë  ndaj Mbretërisë Ilire në veri, kurse krahinat apo qytetet  e tjera të jugut, që mbetën të shkëputura nga kjo mbretëri, u lanë të papërfillura me besimin që, si njësi të vogla, favorizonin pozitën e Romës në  këto anë. Ndalimi, sipas  traktatit, i  lundrimit  në jug  të Lisi t  kishte  për  qëllim  të kufizonte nga ana tjetër fuqinë detare të Mbretërisë Ilire; për këtë do të shërbenin në mënyrë të veçantë zotëri mi i Isës dhe i Korkyrës.  Kështu me anë të këtij traktati Roma siguronte të gjitha masat e mundshme për ta dobësuar shtetin ilir dhe për ta mbajtur atë nën kontroll, por jo për ta asgjësuar plotësisht. Në  marrëdhëniet  me  Romën  Mbretëria  Ilire  mbeti,  pas  përfundimit  të  traktatit,  një  shtet tributar. Është  thënë  se  tributi  ka  qenë  një  dëmshpërblim  që  do  të  paguhej  me  këste, megjithëse masa dhe m ënyra e shlyerjes së tij në traktat nuk përcaktohet.  Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive që u përfshinë në zotërimet direkte të Romës nuk është gjithashtu e qartë.  Marrja e tyre nën të ashtuquajturën mbrojtje nga Roma lejon të nënkuptohet se ato qenë  vënë  nën  një  lloj  varësie. Ka  shumë  të  ngjarë  që  këto  të  jenë  konsideruar  nga  ana formale si « aleatë » apo « miq » që u lejohej e drejta e një vetadministrimi të kufizuar.  Por në fakt ato ishin të varurit e Romës dhe si të tillë nuk mund të hynin në marrëdhënie të lira me shtetet  e tjera. Përveç  kësaj, ata ishin të  detyruar të pranonin  në çdo kohë ushtritë romake dhe  t’i furnizonin ato me ushqime apo t’i plotësonin me kontingjente  ndihmëse tokësore  e detare, siç ndodhi, qysh në vitin e parë të pushtimit, në dimrin e vitit 229/228 dhe më vonë. E njëjta gjë m und të thuhet edhe për Demetër Farin, që u vu në shërbim të Romës, si dinast i varur i një zotërimi të vogël në ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisë. Gjatë  konfliktit  Maqedonia,  Lidhja  Epirote  dhe  Akarnania  kishin  mbajtur  një  qëndrim  që nuk  pajtohej  me  detyrimet  e  tyre  si  aleatë  të  shtetit  ilir  dhe me  interesat  e  tyre  politike  në përgjithësi. Ky qëndrim  shpjegohet me një varg rrethanash. Sado me  rezerva ta kenë parë këta aleatë rritjen e fuqisë  ilire,  dalja e Romës  në brigjet lindore të  Adriatikut nuk  mund  të ishte për ta më e mirë. Por, nga ana tjetër, nuk shohim, të paktën burimet nuk na e thonë, që
Faqe - 98
 
krahas masave mbrojtëse me karakter ushtarak, shteti ilir të ketë marrë edhe masa për vënien në  lëvizje  të  aleatëve  të  tij. Duket  qartë  se  ilirët,  ashtu  edhe  aleatët  e  tyre  nuk  arritën  t’i përfundonin përgatitjet  për  t’i dalë përpara rrezikut  që  po i  kërcënonte. Jo vetëm kaq, por vetë  Maqedonia  u  gjend  në  këtë  kohë  e  rrezikuar  seriozisht  nga  një  sulm  dardan, i  cili  i kushtoi  jetën  sundimtarit  të  saj, Demetrit  II. Ky fakt  nuk ishte  pa rëndësi  në  zgjedhjen e momentit të përshtatshëm për shpërthimin e konfliktit të armatosur kundër ilirëve. Edhe në qoftë se ky sulm ishte krejt i pavarur, nuk mund të mos merret parasysh fakti që ai përkon në kohë me ngjarjet e përshkruara më lart.  Në këto rrethana romakëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse  të  ndanin  dhe  të  paralizonin  aleatët  jugorë,  Lidhjen  Epirote  dhe  Akarnaninë  prej mbretërive  ilire. Këtë  detyrë  ata  e  zgjidhën  duke  drejtuar  goditjen  e  tyre  të  parë  kundër Korkyrës dhe Apolonisë. Pasi  rregulluan  punët në  Iliri, romakët përcaktuan  edhe qëndrimin  e  tyre ndaj aleatëve dhe armiqve të shtetit ilir. Në gjendjen e re të krijuar senati deshi t’u jepte atyre një provë më të qartë të pozitës së Republikës.  Menjëherë  pas  përfundimit  të traktatit  të paqes,  konsulli që mbeti në Iliri u dërgoi një delegacion etolëve dhe ahejve për t’u shpjeguar arsyet e ndërhyrjes dhe  të luftës në  Iliri dhe për  t’u bërë të ditur kushtet  e paqes që u kishin  imponuar  ilirëve. Përfaqësuesit bënë çmos të justifikonin këtë iniciativë të Romës, duke nxjerrë në pah pasojat e « lumtura »  që  rridhnin  prej  saj  për  helenët. Kujdesi t  dhe  mirësjelljes  së  tyre  të  shtirë, lidhjet  e  mëdha  greke  qenë  detyruar  t’u  përgjigjeshin  duke  i  pritur  këto  delegacione  plot respekt dhe duke dhënë kështu, miratimin e tyre për këto veprime të Republikës. Më vonë delegatët vizituan edhe dy qytete të mëdha tregtare, Korinthin dhe Athinën, që përfaqësonin kundërshtarin  më  të  vendosur  të  Maqedonisë  dhe  jo  vetëm  gjetën  të  njëjtën  pritje,  por  si asnjëherë më parë, u lejuan të merrnin  pjesë  në lojërat istmike.   Krenaria  greke ishte thyer dhe  Roma  kishte  bërë  në  këtë  drejtim  hapin  e  parë  konkret. Nga  ana  tjetër, Maqedonia, Epiri dhe Akarnania, aleate të Mbretërisë Ilire, nuk u vizituan. Me këtë qëndrim mospërfillës Roma u dha të kuptojë atyre se në cilën anë ishin sim patitë e saj.
Faqe - 99

3.  LUFTA E DYTË ILIRO-ROMAKE
Përpjekjet për t’u shkëputur nga varësia romake - Lufta e dytë - Në  vështrimin  e  parë  mund  të  duket  se  punët  në  Iliri  u  rregulluan  në  atë  mënyrë  që
garantonin  respektimin  e  traktatit  të  paqes  dhe  një  sundim  të  qetë  për  pushtuesin. Megjithatë,  ngjarjet  politike  treguan  se  as  ilirët,  as  fqinjët  e  tyre  maqedonët,  nuk  donin  të pajtoheshin me gjendjen e krijuar. Në  vitet  që  pasuan luftën  e  parë,  Demetër  Fari  u  bë  regjent  i  Mbretërisë  Ilire,  në vend të Teutës, që thuhet se kishte vdekur apo abdikuar. Nuk dihet nëse ky akt u krye me pëlqimin e  Romës,  por  është  e  sigurt  se  duke  shtrirë  pushtetin  e  tij  mbi  gjithë  Mbretërinë  Ilire, Demetri  u  forcua  mjaft. Nuk  duhet  përjashtuar  që  në  këtë  rast  ai  të  ketë  pasur  edhe përkrahjen e  komandantit  të njohur të Teutës,  Skerdilaidit, me të cilin bashkëpunoi për një kohë. Pas  vitit  225  ose  pak  më  vonë  vihet  re  largi mi  i  Demetrit  nga  miqësia  me  Romën,  që  u pasqyrua  në  veprimet  e  pavarura  të  tij.    Në  vitin  223  ai  mori  pjesë  në  invadimin  e Peloponezit si aleat i mbretit të Maqedonisë, Antigon Dozoni t dhe në vitin pasues forcat ilire të  komanduara  prej  tij  luajtën  një  rol  vendimtar  në  betejën  e  Selanisë. Këto  veprime  të Demetrit,  megjithëse nuk  drejtoheshin haptazi kundër Romës, shprehnin qartë  tendencën  e tij për t’u shkëputur nga varësia romake dhe preknin me këtë pozitën e Republikës në Iliri. Është pohuar se Farosiani mundi të veprojë lirisht për shkak të « indiferentizmit » që treguan romakët  ndaj  ngjarjeve  në  Lindje,  ose  sepse  ekzistonte  një  keqkuptim  në  përcaktimin  e marrëdhënieve  midis  il irëve  dhe  Republikës, që  buronte  nga  mënyra  e  ndryshme  e  të menduari t  dhe  të  kuptuarit  të  këtyre marrëdhënieve  nga  palët. Por  do  të  ishte  gabi m  të hidhej  poshtë  vlerësimi  që  i  bënte  Polibi  situatës  dhe  të  nënvleftësohet  ndikimi  që  patën ngjarjet  në  Itali  dhe  Greqi  ndaj  qëndrimit  të  Demetrit. Nuk  ka  dyshim  se  sulmi  gal  dhe rreziku  kartagjenas  lehtësuan  veprimet  e  Dozonit  në  Greqi  dhe  përcaktuan  pozi tën  e
Farosianit. Para  Romës  së  kërcënuar  në  Perëndim  Demetri  preferoi  aleancën  me Maqedoninë.  Roma në fund të fundit nuk i kishte kënaqur ambicjet e tij pas luftës së parë, kurse  ai  tani  donte  të  forconte  pozi tat  e  fituara si  sundimtar  i  shtetit  ilir,  duke  shfrytëzuar vështirësitë e Republikës. Senati  e  kuptoi  atë  që po ndodhte  në Iliri  dhe provoi  ta  frenonte Demetrin. «  E thirri  në Romë, sepse ishte bërë kryelartë dhe i rëndë... », por pas kësaj ai u tregua edhe më i pabindur dhe  u hodh në veprim të hapur kundër Romës. Në vi tin 221  bëri për vete istrianët dhe  së bashku me ta sul moi anijet italike, kurse më 220 ndërmori veprime edhe  më të guximshme; pushtoi disa  nga  qytetet e Ilirisë që ishin nën vartësinë e Romës  dhe nxiti një kryengritje  të atintanëve,  rezultat  i  së cilës  qe  largimi  i  tyre  prej  romakëve. Më në  fund, në  përkrahje  të veprimeve  maqedone në  Greqi, ai ndërmori së bashku me  Skerdilaidin një ekspeditë detare kundër Pylosit (në Meseni) dhe këndej u hodh me anijet e tij kundër Cykladeve. Për  shumë  vite  me  radhë,  Roma  nuk  qe  në  gjendje  të  merrte  masa  kundër  Demetrit,  por sidoqoftë në vitet e fundit gjendja për  të qe bërë  më e favorshme. Ajo ishte  lehtësuar nga pesha  e  rëndë  e  luftës  me  galët,  kurse  në  Greqi  pas  vdekjes  së  Antigon  Dozonit  ishin riaktivizuar, jo pa nxitjen e  saj, armiqtë  e Maqedonisë, me shpresën se pasardhësi  i tij, Filipi V, për m oshën e re nuk do të ishte në gjendje të mbante frenat e vendit. Ndërsa  Demetri  po  e  forconte  aleancën  me  pasardhësin  e  Dozonit, një  e  çarë  u  vërtetua edhe  në  marrëdhëniet  e  tij  me  Skerdilaidin. Ajo  u  shfaq  pas  dështimit  të  sulmit  kundër Pylosit, por  shkaqet  duhen  kërkuar  më  thellë. Skerdilaidi  nuk  e  ndoqi  Demetrin  në ekspeditën e tij  në  Iliri. Rrugës u ndal në Naupakt. Këtu, me  ndërmjetësinë  e  mbretit  të athamanëve, që  e  kishte  të  tijin, ai  mori  një  vendim  të  papritur:  u  lidh  me  etolët  dhe  i ndihmoi  në  veprimet  e  tyre  kundër  aleatëve  të  Maqedonisë. Shenja  të  mospajtimit  me politikën e Demetrit ishin shfaqur në Iliri edhe më parë. Forca ilire të kundërta me të kishin
Faqe - 100
 
sulmuar Maqedoninë në kohën kur Demetri luftonte përkrah Dozonit në Selasi dhe  mbreti maqedon qe detyruar të kthehej me të  shpejtë  për  të shpëtuar  vendin  nga  ky  rrezik. Edhe më vonë Demetri qe detyruar të merrte masa të rrepta ndaj kundërshtarëve të tij në qytetet e Ilirisë e t’ua jepte pushtetin miqve të besuar. Tani që Skerdilaidi kishte marrë vendim, Filipi V  u  detyrua  të  ndërhynte  vetë  për  ta  neutralizuar  dhe  në  takimin  që  pati  me  të  mundi  ta bindë  që  të  largohej  nga  etolët me premtimin  se  « do  ndihmonte për  të rregulluar  punët e Ilirisë  »;  megjithëse  Skerdilaidi  pranoi  të  li dhte  aleancë  me  Filipin,  marrëdhëniet  me Maqedoninë nuk gjetën në vitet që pasuan terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar e forcuar. Veprimet  e  etolëve  e  kishin detyruar Filipin,  nga ana  tjetër,  t’u shpallte këtyre  luftë,  por si përgjigje  pati  një kryengritje  të « kleomenistëve », miq të Etolisë në  Spartë. I tërhequr nga ngjarjet  në  Greqi,  Filipi  qe detyruar  të  lërë  mënjanë  çështjet  e  Ilirisë  dhe  Farosiani  mbeti  i vetmuar përballë Romës. Gjendja e turbullt në Iliri dhe në Greqi i lejoi senatit të ndërhyjë me forca të armatosura për të rivendosur autoritetin e tronditur në brigjet li ndore të Adriatikut.  Kjo i duhej Romës edhe për një arsye tjetër të rëndësishme: në perëndim kishin filluar të bëheshin gjithnjë më të qarta shenjat e një konflikti të afërt me Kartagjenën. Në  pranverën e  vitit  219  romakët  zbritën  për  të  dytën herë  me  ushtritë  e  tyre në  brigjet e Ilirisë.  Këtë radhë ata e drejtuan  goditjen kundër pikave më të rëndësishme të mbrojtjes së Demetrit  në  jug  kundër  qytetit  Dimale,  kurse  në  veri  kundër  kryeqendrës  së  tij,  Farit. Megjithëse  këto  dy  qendra  ishin  shumë  të  fortifikuara  dhe  me  gjithë  masat  mbrojtëse  që kishte marrë Demetri, Dimale nuk i qëndroi  sulmit romak veçse një javë.  Fari ra gjithashtu shumë shpejt si rezultat i një dredhie taktike të romakëve; konsulli e shkatërroi krejt qytetin. Demetri mundi të shpëtojë duke u larguar fshehurazi me një anije të vogël dhe arriti te Filipi, ku qëndroi deri në fund të jetës së tij si këshilltar i keq i mbretit të Maqedonisë. Polibi tregon se pas kësaj konsulli « pushtoi dhe pjesën tjetër të Ilirisë dhe i rregulloi punët si deshi vetë ».  Ky pohim nuk duhet  të jetë i saktë,  sepse po ky autor e përmend Skerdilaidin ende të pavarur në veprimet e tij dhe si aleat të Filipit në vitin 218. Me sa mund të gjykohet prej Apianit, vetëm Pineu iu nënshtrua romakëve dhe nënshkroi me ta marrëveshje e traktate të  dyta,  kurse Skerdilaidin  ata nuk  e  prekën  dhe  me sa  duket  e kursyen,  megjithëse edhe  ai kishte shkelur  traktatin  e vitit  228. Kjo  mund të mendohet  edhe  për  atintanët  kryengritës apo  për  ndonjë  nga  popullsitë dhe qytetet e tjera. Konsujt  duhet  të kënaqeshin  këtë  radhë me  dëbimin  e  Demetrit dhe  të ktheheshin  me të  shpejtë në  atdhe, sepse  Hanibali  e kishte sfiduar keq Republikën me vepri met e tij në Spanjë.  E konsideruan se me këtë aksion kishin treguar në mënyrë të mjaftueshme forcën  e Romës, pa e zgjeruar luftën në Iliri dhe pa hyrë në  konflikt të hapur  me Maqedoninë; morën  me  vete  skllevër  dhe  pl açkë të  shumtë dhe  u kthyen në Romë ku festuan fitoren mbi Farin me një triumf të bujshëm, megjithëse lufta që kishin bërë nuk e meritonte këtë. Lufta për ribashkimin e shtetit ilir
Faqe - 101
 
Lufta e dytë e la shtetin ilir të përçarë dhe në një kaos të brendshëm politik.  Ndërsa Pineu u mbeti  «  besnik  »  romakëve,  Skerdilaidi  vepron  ende  më  218  si  aleat  i  Maqedonisë,  duke përkrahur  Filipin në  ndërmarrjet  e  tij  detare  të  atij  viti.   Por i  penguar  nga  komplotet dhe trazirat që i kishin shkaktuar dinastët e qyteteve të Ilirisë, nuk mundi të dërgonte më shumë se 15 anije, baras me  gjysmën e atyre që kishte prem tuar.  Nga ana tjetër, kontingjente ilire, nën komandën e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone në Greqi dhe luanin një rol të parëndësishëm në operacionet e mbreti t maqedon kundër etolëve dhe aleatëve të tyre. Gjendja në Iliri ishte shumë e rëndë edhe për shkak të luftës së brendshme, e cila po ziente në  qytete  prej  disa  vitesh.    Polibi e  paraqet  këtë si  një  luftë  që  zhvillohej  në  sferat  e  larta sunduese, midis dinastëve të qyteteve dhe sundi mtarëve të lartë të shtetit ilir.  Megjithatë nuk ka  dyshim  se  ajo  ishte  shumë  më  e  ndërlikuar. Në  situatën  e  rëndë  që  jetonte  Iliria,  ajo shprehte si kontradiktat në gjirin e shtresës sunduese, ashtu edhe ato midis saj dhe shtresave të  tjera  të  ulëta  qytetare. Orientimet  promaqedone  dhe  proromake,  si  edhe  rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin shprehja e jashtme e saj. Ndërkaq, ndërsa në Greqi vazhdonte me furi lufta midi s Maqedonisë dhe Lidhjes  Etole, në të  cilën  qenë  tërhequr  edhe  ilirët  përkrah  aleatëve  të  njërës  apo  tjetrës  palë,  në  perëndim shpërtheu lufta vendi mtare  midis Romës dhe Kartagjenës, e njohur  si  Lufta e Dytë Punike. Kontradiktat midis fuqive të mëdha mesdhetare dhe rezultatet e kësaj lufte patën një ndikim të thellë në orientimet politike të fuqive ndërluftuese në Greqi dhe rënduan edhe më shumë gjendjen  e  Ilirisë.    Kështu  me  gjithë dështimet  që  kishte  pësuar  në  vitin  217,  Roma  nuk ngurroi  të  dërgonte  përfaqësues  në  Iliri  për  të  bërë presion  politik  me  qëllim që  të  ruante pozitat e  saj në  brigjet e Adriatikut dhe të  mënjanonte  një qëndrim  eventualisht të  kundërt nga ana e Pineut.  Ajo nuk la mënjanë  edhe Maqedoninë,  të cilën e  konsideronte  si armike potenciale të saj.  Të dërguarit e senatit i vunë në dukje Pineut se ishte vonuar në shlyerjen e tributit dhe se po të donte ta shtynte duhej të jepte pengje, kurse Filipit i kërkuan dorëzimin e Demetrit pa përfilluar kështu pozitën e tij të pavarur. Por rezultatet e luftës me Hanibalin ishin të tilla që nuk mund të mos errësonin këto hapa të senatit. Në  Maqedoni  ato u pritën  me  entuziazëm dhe  ngjallën  një  shpresë  për  largimin  e rrezikut  romak,  i  cili  qëndronte  pezull  mbi  këtë  vend  qysh  nga  lufta  e  parë  iliro-romake. Lajmi  i  fitores  së  Hanibalit,  pranë  liqenit  të  Trazimeni t  e  bëri  më  të  vendosur  Filipin. I nxitur edhe nga Demetri, ai mori aty për aty vendimin të çlirohej nga  lufta në Greqi për t’u drejtuar kundër Romës. Kur  Filipi nuk kishte përfunduar  ende paqen  me etolët  në Naupakt (verë e vitit 217), ishte hedhur në luftë kundër tij Skerdilaidi.  Polibi tregon se një flotë e tij kishte dalë papritmas në Leukas, sulmoi  dhe rrëmbeu disa anije të Filipit dhe pastaj vazhdoi lundrimin drejt  Maleas, duke zënë e plaçkitur rrugës tregtarët. Në të njëjtën kohë, Skerdilaidi kishte  sulmuar Filipin nga toka, kishte pushtuar Piseun, një qytet i vogël në Pelagoni, dhe, pasi kishte bërë për vete qytetet  e  Dasaretisë, midis  të  cilave  edhe  qytetin  e  rëndësishëm  Antipatrean, kishte  kryer sulme edhe kundër një pjese të Maqedonisë në kufi me këto qytete. Shkakun pse sundimtari ilir, ish-aleat i Maqedonisë, u gjend papri tur në luftë me Filipin dhe u  prish  me  të,  Polibi  e  shpjegon  në  mënyrë  të  thjeshtëzuar. Ai  thotë  se  Skerdilaidi  ishte zemëruar  me  mbretin  maqedon, sepse  «  nuk  i kishte  dhënë  të  hollat  që  i  detyrohej  sipas marrëveshjes ». Një shpjegim i tillë nuk mund të jetë bindës edhe në qoftë se ky fakt është i vërtetë; shkaqe më të thella duhej të kenë tronditur marrëdhëniet e tij me Maqedoninë. Ajo  që preokuptonte  Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapërcimi  i vështirësive të  brendshme që vinin nga trazirat e dinastëve të qyteteve. Në verën e vitit 217 ai i kishte eleminuar ato me sukses  dhe  mbase  përmes  tyre  kishte  arritur  t’i  jepte  fund  përçarjes  politike  që  ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pineut.  Nuk ka dyshi m se pas kësaj ai u bë sundimtar i vetëm i shtetit ilir  dhe është fakt që për Pineun nuk bëhet fjalë më në burimet. Roma duhet të  mos i jetë kundërvënë Skerdilaidit, në veprën e tij të ribashkimit, kurse për Maqedoninë kjo nuk mund të  thuhet.   Përveç  premtimeve,  Filipi,  që përkrahte  Demetrin,  nuk i  kishte dhënë atij  asnjë ndihmë konkrete. Shtrirja e pushtetit të Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisë, që u bashkuan me të vullnetarisht, nuk duhet të jetë mirëpritur në oborrin mbretëror në Pela dhe ka shumë të ngjarë që këtu të ketë zanafillën e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit.
Faqe - 102

4.  LUFTA MAQEDONO  - ROMAKE DHE NGJARJET NË ILIRI

Agresioni i Filipit V kundër Ilirisë Koha  të  cilën  Skerdilaidi  e  kishte  zgjedhur  për  t’i  rikthyer  shtetit  ilir  Dasaretinë  nuk  ishte aspak  e  përshtatshme. Filipi  sapo  ishte  çliruar  nga  lufta  në  Greqi  dhe  nuk  kishte  asnjë vështirësi  për  t’u drejtuar  kundër  tij. Aq  më  tepër  që  kjo  ndërmarrj e  përputhej  edhe  me
planin e tij të madh për të dalë në brigjet e Adriatikut prej nga ëndërronte të hidhej në Itali. Me një fushatë të shpejtë ai pushtoi qytetet rreth liqenit Lyhnid dhe ato të Dasaretisë, deri në Antipatrea. I  vendosur  në  ndërmarrjen  e  tij,  Filipi  e  zgjeroi  vitin  tjetër  ndërhyrjen  në  Iliri,  duke  iu drejtuar asaj  këtë  radhë nga deti.  Pasi ndërtoi në  skelat e Maqedoni së 100  anije, në verë të vitit 216 doli në ishujt e Jonit.  Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi për në brigjet e  Ilirisë. Në  planin  e  tij  ishte  pushti mi  i  Apolonisë,  të  cilën  e  mendonte  si  bazën  më  të përshtatshme për aksionin e tij të ardhshëm.  Por, kur iu afrua grykës së Aosit, mori papritur, lajmin  se  anijet  romake  ishin  drejtuar  për  në  Apoloni. Pa  sqaruar  ende  fuqinë  e kundërshtarit, flota  maqedone u tërhoq  në  panik.   Skerdilaidi që  e kishte  ndjerë rrezikun  e një  sulmi nga deti  ua  kishte  bërë të ditur  këtë  gjë  romakëve dhe kishte  kërkuar ndihmën e tyre. Në  përgjigje  të  kësaj  kërkese  romakët  shkëputën  nga  flota  e  tyre  e  Sicilisë  10  anije pesërremëshe  dhe  i  dërguan  në  Apoloni. Ishte  kjo  skuadër  e  vogël  që  shkaktoi  panik  te maqedonët dhe dështimin e tyre. Pasojat e kësaj ngjarjeje qenë edhe m ë serioze.  I kërcënuar nga Maqedonia, sundimtari ilir qe
Faqe - 103
 
detyruar të kthehej me fytyrë nga Roma, pasi kishte luftuar kaq vjet për të shpëtuar prej saj. Me agresionin kundër Ilirisë, Filipi kishte bërë një hap fatal për vetë fatin e Maqedonisë dhe të  Ballkanit në  tërësi:  kishte bërë  që  interesat  e  sundimtari t  ilir  të  përputheshin detyrimisht me ato  të Republikës. Që nga  kjo kohë Skerdilaidi  do të  vepronte  si aleat i Romës, duke i dhënë politikës së shtetit të tij një kurs të ri që do të ndiqej për rreth katër dekada me radhë. Drejti mi  që  kishin marrë punët qysh  prej vitit 217  u përcaktua edhe më  qartë pas  fitores së Hanibalit në Kanë.  Në vitin 215 Filipi dhe Hanibali përfunduan një traktat aleance sipas të cilit  zotoheshin  të  ndihmonin  njëri-tjetrin  në  luftën  kundër  Romës. Në  traktat  nuk përfilleshin  aspak  interesat  e  shtetit  ilir. Klauzola  sipas  së  cilës  romakët  nuk  duhet  të mbeteshi n « zotër të Korkyrës, as të Apolonisë e Epidamni t, as të Farit, as të parthinëve dhe Dimales, as të Amantisë », i njihte praktikisht Maqedonisë të drejtën e sundimit në Iliri.  Po të  pranojmë  se  përfundimi  i  një  aleance  midis  Kartagjenës  dhe  Maqedonisë  ishte  objekt bisedimesh  qysh  prej  kohës  së  Dozonit  dhe  se  qe  vonuar  për  shkak të pavendosmërisë  së Filipit,  atëherë  në  dritën  e  klauzolës  së  sipërme  ka  arsye  të  mendohet  se  lakmitë  e Maqedonisë kanë qenë prej kohësh një shqetësim për Ilirinë dhe mbase kanë pasur edhe ato ndikimin e tyre në marrëdhëniet midis Skerdilaidit e Filipit. Duke  përcaktuar  sferat  e  interesave  marrëveshja  përcaktonte  edhe  zonat  e  veprimeve ushtarake. Në  frymën  e  marrëveshjes  të  dyj a  palët  ndërmorën  në  vitin  214  veprime  të përbashkëta  në  Itali  dhe  Iliri. Ndërsa  Hanibali  sulmoi  Tarentin,  Filipi  u  drejtua  sërishmi kundër qyteteve bregdetare të Ilirisë.  Me një flotë prej 120 lembesh u fut në Aos dhe provoi të merrte Apoloninë, por shpejt u bind se kjo nuk ishte një punë e lehtë. Atëherë papritmas u  drejtua kundër Orikut,  të cilin e pushtoi me sulmin e  parë, sepse nuk  ishte aq i mbrojtur. Ndërkaq mbante të ngujuar Apoloni në dhe shpresonte ta merrte me qetësi, duke menduar se romakët  nuk  do  të  ishin  në  gjendje  ta  shqetësonin  në  operacionet  e  tij. Por  ndodhi  e kundërta. Reagimi i romakëve  qe i  menjëhershëm: një flotë prej 50 anijesh pesërremëshe  u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun që Filipi e kishte lënë në duart e një garnizoni të vogël. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendën në Apoloni, ku hynë natën pa u diktuar.  Këndej së  bashku me forcat  e  qytetit,  sulmuan në  befasi  kampin e  Filipit,  të  cilin  e  gjetën krejt  të pambrojtur. Afër 3  000  maqedonë  mbetën në  fushën  e  betejës  ose  u  zunë  robër. Mbreti provoi të ikte nga deti, por si e gjeti grykën e lumit të mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tërhoq nga toka për në Maqedoni m e mbeturinat e ushtrisë. Dështimi para mureve të Apolonisë i tregoi Filipit se plani për daljen në brigjet e Adriatikut dhe  kalimi  në  Itali  nuk  ishte  një  punë  e  lehtë. Në  të  dy  vitet  që  pasuan  ai  e  ndryshoi drejtimin e sulmit të tij: nënshtroi atintanët, parthinët bashkë me qytetin e tyre Dimalin dhe u fut në tokat e ardianëve, duke u shtyrë në veri deri në Lis. Mendi mi se atij iu nënshtrua edhe Skodra, madje  se  u  shtri  deri  përtej  lumit  Narona, nuk  qëndrojnë  dhe  kanë  gjetur  pak përkrahje.  Veprimet e dy viteve të fundit dëshmojnë për një strategji të re politike-ushtarake të Filipit, që synonte  të zgjeronte pushtimet  në Iliri. Marrja e Li sit, megjithëse  i siguroi një dalje në det, nuk mund të lidhet me planin e vjetër të kalimit në Itali. Qyteti ishte shumë larg brigjeve  të  përtejme  të  Adriatikut  dhe  sa  kohë  që  Dyrrahu  dhe  Apolonia  ishin  në  duart  e romakëve, çdo kalim përmes detit ishte i paracaktuar të dështonte. Duket më e  besueshme
Faqe - 104
 
që  Filipi  të  jetë  interesuar  në  këto  çaste  në  radhë  të  parë  për  vendosjen  e  një  sundimi  të shëndoshë në Iliri me perspektivën e dëbimit të plotë të romakëve prej këndej, kurse plani i kalimit në Itali të ketë ardhur duke u zbehur.  Pushtimet e tij ishin padyshim një rezultat me rëndësi: ato ngushtuan shumë zotërimet romake në Iliri dhe duke hyrë si pykë midis tyre dhe shtetit ilir, e ndanë këtë të fundit prej romakëve. Koalicioni antimaqedon Në qoftë se më 213 dhe 212 Filipi i kishte duart e lira në Iliri, më vonë punët ndryshuan.  Me marrjen  e  Syrakuzës  dhe  të  Kapuas  (212-211),  romakët  filluan  të  shijojnë  frytet  e  para  të epërsi së së armëve të tyre mbi Hanibalin.  Pas kësaj ata riaktivizuan politikën e tyre në lindje: më 211 përfunduan një aleancë me etolët, në të cilën tërhoqën më vonë edhe disa shtete të tjera greke, Atalin  e Pergamit si dhe shtetin ilir, të përfaqësuar nga Skerdilaidi dhe i biri i tij Pleurati. Duke  shfrytëzuar  me  kujdes  armiqësitë  e  popujve  të ndryshëm  ndaj  politikës pushtuese të  Filipit,  romakët arritën  kështu të krijojnë  në Ballkan  një koalicion të fuqishëm antimaqedon, që ua lehtësoi shumë peshën e luftës përtej Adriatikut. Filipi u njoftua për aleancën në Pela ku ishte duke dimëruar. Duke ditur se gjendja e krijuar në Greqi do ta tërhiqte plotësisht andej, ai vendosi të siguronte më parë shpinën e mbretërisë nga rreziku ilir; ndërmori papritur një ekspeditë kundër tokave të Orikut dhe Apoloni së dhe shkretoi viset fqi nje të Ilirisë me Maqedoninë, me qëllim që të linte pas frikë dhe terror. Në pranverë  iu  kthye  Greqisë,  por  aleatët  ia  kishin  marrë  iniciativën  dhe  duke  e  goditur  në shumë anë e detyruan të vihet në pozita mbrojtëse. Në  209 Filipi  i  mbante ende  tokat  e  pushtuara  në  Iliri,  sepse  në  bisedimet  për  paqe, që  u zhvilluan  midis  tij  dhe  etolëve  në  Falaia  dhe  pastaj  në  Aigon, mbretit  iu  kërkua  t’u  kthejë romakëve  Atintaninë  dhe  Skerdilaidit  ardiej të, pra  pushtimet  e  tij  më  veriore. Bisedimet dështuan  dhe  problemi   në  këtë  rrugë  nuk  gjeti  zgjidhje. Por, po  këtë  vit, Skerdilaidin  e gjejmë në Etoli duke luftuar kundër maqedonëve dhe një vit më vonë, më 208, midis panikut që kishte kapur aleatët e Maqedonisë në Greqi, Filipit i erdhi lajmi shqetësues nga mbretëria: «  Skerdilaidi  dhe  Pleurati  ishin  vënë  në  marshim  ». Hollësitë  rreth  këtij  sulmi  ilir  dhe rezultatet e tij nuk dihen,  por  fakti  që  ky marshim  kishte  ngjallur  shqetësime  në Maqedoni tregon se sundimtarët  ilirë  kishin  zbritur  thellë  në  jug  dhe  si  pasojë  i  kishin  dëbuar  forcat maqedone të paktën nga pushtimet e tyre veriore, Lisi dhe tokat e ardiejve. Ndryshe nga këto përfundime, vitet 207 dhe 206 shënojnë një rënie të l uftës kundër mbretit maqedon. Romakët  që  deri  atëherë  kishin  luftuar  kundër  Filipit  me  forca  të  pakta,  u tërhoqën nga fusha e betejës, duke menduar se ia kishin arritur qëllimit të tyre për të larguar Filipin nga ndërhyrja në  perëndim. Shembullin  e tyre  e  ndoqi dhe Atali, i  thirrur  në atdhe për  nevoja  të  mbretërisë. Pesha  e  luftës  mbeti  kështu  mbi  aleatët  ballkanikë. Duke shfrytëzuar  këtë  gjendje,  Filipi  përqendroi  goditjen  mbi  etolët  dhe  më  206  i detyroi  ata  të bëjnë paqe të veçantë. Në këto rrethana romakët u detyruan të dërgojnë me të shpejtë forca në Iliri. Në pranverë të
Faqe - 105
 
vitit  205  zbritën  në  Dyrrah  me  10  000  këmbësorë  dhe  1  000  kalorës  me  35  anije. Sapo mësuan  ardhjen  e  romakëve,  parthinët  dhe  popuj  të  tjerë  fqinjë  u  ngritën  kundër maqedonëve. Duke pushtuar pa vështirësi tokat e tyre, romakët arritën në Dimale, të cilin e rrethuan. Ndërkohë ata dërguan një pjesë të forcave të tyre me 15 anije në Etoli me shpresë se mund të prishnin paqen. Këtu në Apoloni të dyja palët, nën ndikimin e disa rrethanave, shprehën dëshirën për të mos e vazhduar më tej luftën.  Gjendja në Itali kishte ndryshuar; Hanibali kishte pësuar humbje të rënda  në  Itali  dhe  aleanca  me të  kishte  humbur  çdo  kuptim  për  Filipin. Edhe  romakët  e ndienin veten të lodhur nga lufta e gjatë me Kartagjenën. Të dyja palët ishin të prirura  për një paqe ose të paktën për një armëpushim të gjatë.  Epirotët u vunë në rolin e ndërmjetësit dhe Foinike, kryeqyteti i tyre, u bë qendër e bisedimeve. Paqja u vendos dhe sipas kushteve të marrëveshjes, romakëve u njihej  e drejta  mbi  parthinët e Dimalen dhe dy qytete  të vogla pranë tij, kurse Filipi mbante Atintaninë dhe, kuptohet, Dasaretinë.  Midis aleatëve të Romës është  përfshirë  edhe  sundimtari  i  shtetit  ilir,  Pleurati,  i  cili  tani  përmendet  pa  të  atin, Skerdilaidin.  Në marrëveshje nuk thuhet shprehimisht cilat qenë të drejtat që i njiheshin atij. Paqja,  pa  dyshim,  i  jepte  fund  gjendjes  së  luftës  midis  mbretit  ilir  dhe Maqedonisë  ndërsa çështje territoriale, të pazgjidhura midis tyre, me sa duket, nuk kishte.  Fakti që në bisedimet e  Foinikes  nuk bëhet fjalë më për Lisin dhe  ardianët tregon se çështja  kishte gjetur zgjidhje që më parë, mbase që në vitet 209 ose 208. Lufta e dytë m aqedono-rom ake. Dështim i i Filipit V Paqja  e  Foinikes,  ashtu  sikurse  u  përfundua,  i  la  hapur  kontradiktat  midis  Romës  dhe Maqedonisë. Pozita  që  ruajti  Maqedonia  në  Iliri  nuk  ishte  aspak  e  favorshme  për Republikën, por ajo e bënte këtë hap vetëm e vetëm që të çlirohej dhe të përqendronte forcat për betejat e ardhme vendimtare me Hanibalin.  Filipi nga ana e tij e kishte kuptuar se për të nuk kishte rrugë tjetër, veçse të forconte pozitat në Ballkan dhe në Lindje, ku ai parashikonte ndeshjen e ardhme me Romën. Këtë  drejtim  morën,  në  fakt,  edhe  ngjarjet  në  vitet  që  pasuan. Ndërsa  Roma  ishte  duke përfunduar  luftën  me  Hanibalin,  Filipi  ndërmori  një  varg  veprimesh  diplomatike  dhe ushtarake në Lindje: përfundoi një aleancë me Atalin III të Sirisë, zgjeroi pushtimet në Egje, duke u shtrirë deri në Helespont, shtoi presionin mbi Greqinë dhe u mori disa toka etolëve,goditi në veri dardanët dhe në kundërshtim me traktatin e Foinikes bëri pushtime të vogla në Iliri që i lejuan t’u shkëpuste romakëve parthinët.Ndërkaq në vitin 201 romakët e thyen përfundimisht Hanibalin dhe e detyruan Kartagjenën të përfundonte paqen.  Fitimtarët, që edhe më parë nuk e kishin duruar Filipin, nuk mund të lejonin tani që t’u cenoheshin interesat e tyre në Iliri dhe në përgjithësi nuk mund ta shihnin me sy të mirë forcimin e pozitave të tij në Lindje. Goditjen vendosën t’ia japin nga Iliria.  Në vjeshtë të vitit 200 dy legjione zbritën në Apoloni dhe  ngritën  lëmin  në  afërsi  të  lumit  Aps. Këtej  filloi  sulmi  kundër  pozitave  të  Filipit  në
Faqe - 106
 
Dasareti. U  dërgua  menjëherë  një  ekspeditë  kundër Antipatreas,  sepse  ky  qytet  i rëndësishëm ishte pika më e përparuar e Filipit në Iliri dhe zinte një pozitë kyçe në rrugën që kalonte përmes luginës së Devollit për në Maqedoni.  Me një sulm të shpej të forcat romake zunë tri kështjella në rrethet e qytetit (Karagun, Geruntin dhe Orgesin) dhe sakaq u gjendën para  mureve  të  tij. Komandanti  romak  u  mundua  të  hyjë  në  Antipatrea  me  anën  e marrëveshjes, por paria, duke  pasur besim te  madhësia e  qytetit, te  muret dhe  pozita e  tij  e mbroj tur kundërshtoi të dorëzohet. Atëherë romakëve iu desh ta merrnin me sulm, gjë që u kushtoi  shumë shtrenjtë.  Për  këtë  arësye  komandanti  romak u soll  në mënyrë  barbare. Ai urdhëroi  masakrimin  e  popullsisë  prej  16  vjeç e  lart  dhe pasi  plaçkiti qytetin, e dogji  dhe  i shkatërroi muret mbrojtëse të tij.  Pas kësaj romakët pushtuan edhe dy qytete më të vogla në thellësi: Kodrionin dhe Knidin dhe  pasi  lanë një  garnizon në Kodrion  u  kthyen  në lëmin e tyre në Aps.  Kjo ekspeditë e përmirësoi shumë pozitën e romakëve; ata kishin asgjësuar një bastion  të  Filipit  siç  ishte Antipatrea,  kurse  me  vendosjen  e  garnizonit  në  Kodrion  kishin shtyrë  në thellësi  pikën e kontaktit  me  armikun  dhe  kishin  hapur rrugën  për  operacionet e ardhshme. Gjatë  dimrit  konsulli  romak  u  kujdes  të  siguronte  aleatë. Thirri  në  lëmin  e  tij  në  Aps mbretërit  e  vendeve  fqinje  me  Maqeoninë,  midis  të  cilëve  Pleuratin  e  Ilirisë,  Baton  e Dardanisë dhe Aleksandrin e Athamanisë dhe u mori atyre premtimet për ndihmë në luftën kundër Filipit. Por përpjekjet për  të tërhequr etolët përsëri në  luftë  dështuan, kurse Epiri i mbeti besnik Filipit. Mbreti i Maqedonisë po përgatitej në mënyrë të ethshme për fushatën  e stinës së ardhshme të vitit 199.  I siguruar nga qëndrimi i Epirit dhe i Lidhjes etole në jug ai i përqendroi forcat në veri. Me qëllim që të mënjanonte  rrezikun  e  një depërtimi dardan në Maqedoni, dërgoi forca për të mbyllur grykën e Pelagonisë.  Me forcat kryesore u vendos diku në afërsi të malit Lynkus duke pritur një sulm të konsullit dhe të Pleuratit, që mendonte se do t’i vinte përmes luginës së Genusit në drejtim të Lyhnidi t.  Por u gabua. Konsulli nuk e ndryshoi drejtimin e tij. Duke  rimarrë  operacionin  u  shty  më  tej  në  Dasareti  dhe  nëpër  luginën  e  Apsosit (Devollit)  doli  në  fushën  e  Korçës. Këtu  u furnizua  me  drithë  nga  hambarët  e  pasur  të Dasaretisë dhe prej këndej mbërriti në Oresti dhe Elimioti. Kur mësoi për drejtimin që kishte marrë konsulli, Filipi shpërnguli forcat nga Pelagonia dhe Lynku në drejtim të jugut.  Por me këtë i hapi rrugën Pleuratit i cili, me sa duket, pasi çliroi parthinët, ndoqi luginën e Genusit dhe arriti në Lyhnid. Edhe dardanët vërshuan nga veriu në  Maqedoni. Në  këtë  kohë  romakët  u  kthyen  përsëri  në  Dasareti  dhe  pushtuan  qytetin Peilon. Meqenëse  qyteti  kishte  një  pozitë  të  përshtatshme  për  të  sulmuar  Maqedoninë, konsulli  la  këtu  një  garnizon  dhe  si  mori  me  vete  plaçkën  dhe  skllevërit,  e  solli  ushtrinë përsëri në krahinën e qetë të Apolonisë, aty prej nga ishte nisur. Filipit, përkundrazi,  iu  desh  të  bëjë  përpjekje  të mëdha  për  të  përballuar  pas kësaj, në  veri ilirët e Pleuratit dhe dardanët që kishin hyrë në Maqedoni, kurse në jug athamanët dhe etolët, të cilët pas sukseseve të romakëve kishin vendosur të hynin përsëri në luftë kundër mbretit të Maqedonisë. Kështu  në  dy  fushata  gjatë  viteve  200  dhe  199  Filipi  u  dëbua  nga  tokat  e
Faqe - 107
 
parthinëve  dhe  Dasaretia,  ndërsa kundër tij  u  ngritën  përsëri  etolët dhe  popullsi të  tjera  të vogla fqinjë. Në  vitin e tretë të  luftës (198)  veprimet ushtarake  u shpërngulën në  jug, në luginën e lumit Aos. Operacionet e dy viteve të para u kishin treguar romakëve se rruga për në Maqedoni, përmes Dasaretisë ishte e lidhur me vështirësi serioze përsa i përket furnizimit dhe rezervat e kësaj krahine nuk i përballonin dot nevojat e ushtrisë romake. Duhej kërkuar një rrugë tjetër më e sigurt. E tillë paraqitej lugina e Aosit që të çonte në Maqedoni përmes Thesalisë.  Kjo krahinë ishte një hambar i sigurt për një ushtri që do të shkëputej kaq shumë nga bazat e saj. Përveç  kësaj,  me  hyrjen  e  etolëve  në  luftë  gjendja  në  jug  ishte  bërë  më  e  favorshme  për romakët,  prandaj  depërtimi  në  zemër  të  Greqisë  përmes  luginës  së  Aosit  u  siguronte romakëve bashkimin me aleatët e tyre. Filipi që e kishte ndjerë këtë rrezik dërgoi në pranverë të vitit 198 një pjesë  të forcave që të zinin  grykën  e  Antigonesë,  duke  menduar  se  romakët  mund  të  merrnin  rrugën  përmes luginës së Drinos dhe fushës së Malësisë për të dalë në Thesali.  Mbas disa ditësh arriti edhe vetë  me  forcat  kryesore  dhe,  si  e  pa  gjendjen,  vendosi  t’ia  kushtojë  vëmendjen  kryesore mbroj tjes së ngushticës së Aosit, e cila megjithëse nëpër një rrugë më të vështirë, por më të shkurtër, të çonte gjithashtu në Thesali.  Pa lëshuar grykën e Antigonesë ai vendosi forcat në të dyja anët e lumit Aos. Mbrojtjen e krahut të majtë, nga ana e malit Asnau (mali i Golikut), dhe  grykën  e  Antigonesë  ia  besoi  komandantit  të  tij, Atenagorës,  kurse krahun  e  djathtë, d.m.th. atë  nga  ana e  malit Merop  (mali  i Shëndëlliut)  dhe  rrugën  që kalonte  nga kjo  anë buzë lumi t, e mbajti vetë. Romakët  që  kishin  ngritur  lëmin  e  tyre  përball ë  të  dyja  grykave  qëndruan  për  një  kohë  të gjatë  të  pavendosur  për  të  sulmuar,  sepse  pozitat  e  mbretit maqedon  ishin shumë  të  forta. Gjatë  kësaj kohe  nuk munguan  edhe  përpjekjet për  të arritur  në një  marrëveshje, por Filipi shpresonte në rezultate më të mira dhe nuk i pranoi kushtet e konsullit. Ndërkaq romakët mundën të siguronin një dalje në shpinë të Filipit me ndihmën e njërit prej parisë epirotase.  I zënë në befasi nga mbrapa dhe i goditur me forcë në ballë, Filipi u detyrua të  lërë  pozicionet  e  tij  të  fuqishme  dhe  të  tërhiqej  me  humbje  të  mëdha. Duke  ndjekur armikun, romakët u bënë shumë shpejt zotër të një pjese të mirë të Greqisë Qendrore. Pas  kësaj  Lidhja  Epirote,  deri  tani  aleate  e  Filipit,  por  që  nuk  kishte  hyrë  në  konflikt  të armatosur,  u  afrua  me  romakët. Së  shpejti  edhe  Lidhja  Epirote-Ahease  u  shkëput  nga aleanca me Maqedoninë. Në vitin 197 ushtria romake dhe ajo e aleatëve ishin përqendruar në Thesali. Në betejën që u  zhvillua  në  afërsi  të  Kinoskefales,  Filipi  mori  goditjen  vendi mtare  dhe  u  detyrua  të kërkonte  paqe. Kushtet  e  paqes  qenë  shumë  të  rënda. Filipi detyrohej të  hiqte  dorë  nga gjithë Greqia dhe nga zotërimet e tij aziatike, t’u kthente romakëve tokat e pushtuara në Iliri që ishin njohur nga paqja e Foinikes dhe  të prishte flotën,  duke e zbri tur atë në pesë anije. Për të kënaqur kërkesat e aleatëve të tyre, romakët bënë shumë ndryshi me territoriale dhe u
Faqe - 108
 
njohën  autonominë  disa  krahinave  të  vogla,  të  cilat  ishin  ngritur  kundër  Filipit,  gjë  që  e thelloi  edhe  më  tepër  përçarjen  politike  në  Greqi. Me  pushtimin  e  Dasaretisë  dhe  të Atintanisë, romakët  i  zgjeruan  zotërimet  e  tyre  në  Iliri  dhe  e  shtynë  kontaktin  me Maqedoninë në  thellësi.    Pleuratit  i  njohën  të  drejtën  mbi  parthinët  dhe  Lyhnidin  dhe  me këtë i zgjeruan kufijtë e shtetit ilir nga jugu deri në Genus, kurse në lindje përfshinë penestët deri te liqenet Lynkeste, duke vënë kështu edhe shtetin ilir në kontakt direkt me Maqedoninë në kufijtë e vjetër lindorë. Por duke e detyruar Filipin të kthehej në kufijtë e vjetër e të ngushtë të Maqedonisë dhe duke u  asgjësuar si  fuqi detare,  romakët  nuk kishin  ndërmend  të  asgjësonin tani  për  tani  shtetin maqedon dhe as të shfarosnin vetë Filipin. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të aleatëve grekë lidhur me këtë çështje, konsulli u tha se « ishte e qartë se liria e Greqisë kërcënohej nga forca e  mbretërve maqedonë, por  po  të  shkatërrohej  kjo  mbretëri... trakët, ilirët, grekët... do  të dyndeshin në Greqi ». Pasojat e luftërave rom ako-m aqedone për Ilirinë Luftërat  që  u  zhvilluan  në  truallin  ilir  gjatë  çerekut  të fundit  të  shek. III  p.e.  sonë  patën pasoja të rënda për Ilirinë. Mbretëria e cunguar  dhe e dobësuar ilire, pasi kishte dështuar në përpjekjet e saj për të dalë nga gjendja  e  krijuar  prej  dy  luftërave  të mëparshm e,  u  gjend  këtë  radhë  në  një  aleancë  të detyruar me Romën.  Si e tillë asaj i takoi të mbante një pjesë të peshës së luftës në dobi të Republikës. Krahinat  në  jug,  që  ishin  shkëputur  nga  mbretëria  prej  kohësh, u  kthyen  në rezerva  strategjike  të  Romës;  qytetet  e  parthinëve  dhe  të  atintanëve  qenë  detyruar  të kontribuojnë  në këto  luftëra  pushtuese të  Romës me trupa ndihmëse  dhe të  strehojnë  e  të furnizojnë  ushtritë pushtuese.  Duke  u  kthyer  në  fushë  lufte,  këto  krahina  kaluan  herë  në duar të romakëve, herë të maqedonëve dhe më se një herë u grabitën dhe u shkretuan. Gjatë  luftës  së dytë maqedone u  dëmtua  në  mënyrë  të  veçantë  Dasaretia. Qytetet  e  saj  u plaçkitën  e  u  rrënuan;  Antipatrean  e  shkatërruan  nga  themelet  dhe  popullsia  e  saj  u masakrua;  Pelioni  u  plaçkit  dhe  i  morën  skllevër  banorët  e  qytetit  që  përbënin  forcën prodhuese  kryesore;  fshatarësia  dasarete  u  detyrua  të braktiste  vatrat  e  saj  dhe  të  merrte malet në kohën kur ushtritë pushtuese romake grabisnin hambaret e saj. Luftërat e  vazhdueshme ndikuan  rëndë  edhe  mbi  gjendjen  ekonomike  të  Dyrrahut  dhe  të Apolonisë. Si aleatë të Romës këto qytete qenë detyruar  të përballonin një varg detyrimesh ushtarake  dhe  ekonomike. Dyrrahu,  i  cili  mbeti  pak  i  mënjanuar  nga  teatri  kryesor  i veprimeve luftarake, duket se i përballoi më me lehtësi këto detyri me. Ruajtja e standardeve dhe  e  simboleve  tradicionale  në  prerjet  e  tij  monetare  dëshmon  për  një  farë  stabiliteti  në jetën ekonomike e politike të  qytetit.  Por Apolonia, e cila shërbeu  si kryeura  e zbarkimit të trupave romake në Iliri dhe si pika më e synuar e maqedonëve në kundërveprimet e tyre ndaj Romës,  e  ndjeu  më  shumë  peshën  e  luftës.    Barra  e  rëndë  e  detyrimeve  që  rridhnin  nga aleanca me Romën  dhe shkretimi i tokave nga sulmet e Filipit V e rënduan shumë gjendjen ekonomike  të  këtij  qyteti. Për  ta  përballuar  këtë  gjendje  apoloniatët  u  detyruan  të intensifikojnë  prerjen  e  monedhave  prej  bronzi  dhe  të  hidhnin  në  treg  variante  të  reja monedhash  që  ndryshojnë  herë  pas  here  simbolet  e tyre. Me  detyrime  të  rënda ngarkuan romakët edhe qytetet e afërta  me Apoloninë: Bylisin, Orikun dhe Amantien. Është për t’u shënuar se në këtë kohë monedhat e këtyre qyteteve huazojnë sim bolet e prerjeve apoloniate, gjë që u imponohet me dashje ose pa dashje, nga nevoja për të përballuar së bashku peshën e luftës. Kështu,  paqja  e  viti t  196  e  gjeti  Ilirinë  të  raskapitur  nga  luftërat  e  gjata  dhe  të  dobësuar ekonomikisht e politikisht.
Faqe - 109

5.  LUFTA E TRETË ILIRO-ROMAKE . RËNIA E SHTETIT ILIR

Gjendja politike në Ballkan e në Iliri pas vitit 196 Ardhja në fuqi e Gentit dhe gjallërimi i forcave antiromake në Iliri Pasi fitoi luftën e dytë me Maqedoninë, Roma u kujdes të forconte pozitat e saj në Greqi dhe të zinte këtu vendin e Maqedonisë. Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi me mjeshtëri kontradiktat që  ekzistonin  midis shteteve  greke; duke  përkrahur  Lidhjen  e  Ahesë  asgjësoi  lëvizjen  e Nabisit në Spartë, më pas u dha fund pretendimeve të Lidhjes Etole për hegjemoni në Greqi
dhe njëherësh me këtë u preu rrugën synimeve të Antiohut të Sirisë mbi këtë vend. Në këto ngjarje Mbretëria e dobët Ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romës, veproi si aleate e saj.  Pleurati qe detyruar të dërgonte flotën e tij kundër brigjeve të Greqisë dhe të ndihmonte me këtë për fitoren romake mbi etolët në vitin 189. Edhe Filipi  V  mori anën e romakëve. Ai i  ndihmoi ata kundër  Nabisit  dhe pastaj  edhe në luftën  kundër  etolëve  dhe  Antiohut. Duke  u  përzier  në  këtë  luftë  Filipi  shpresonte  të përmirësonte  pozitat  e  tij  dhe  u  mundua  t’i  kthejë  Maqedonisë  një  pjesë  të  tokave  të humbura, por romakët e detyruan të tërhiqej në kufijtë e vitit 196, duke i dhënë të kuptonte se nuk kishin ndërmend të ndanin me të pozitat e tyre në Greqi. Interesat  e  Maqedonisë  u  ndeshën  përsëri  me  politikën  agresive  të  Romës. Filloi  një periudhë  e  re  marrëdhëniesh  të  acaruara,  që  çuan  dalëngadalë  në  konfliktin  e  fundit  të armatosur midis tyre.   Përgatitjet për luftë gëlltitën për  shumë vite me radhë burimet më  të rëndësishme ekonomike dhe ngritën në këmbë forca ushtarake që nuk kishte njohur më parë
historia e luftërave të këtyre dy vendeve.  Me luftën e ashpër politike  për të bërë aleatë dhe përkrahës ato e shtrinë konfliktin mbi një zonë të gjerë të Ballkanit dhe të Lindjes. Shtetet e kësaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqërore u tërhoqën në konflikt sipas interesave të tyre politike dhe ekonomike.
Faqe - 110
 
Historia  e  shtetit  ilir  në  këtë  kohë  është  e  lidhur  ngushtë  me  përpjekjet  që  bëhen  në Maqedoni  dhe  në  Ballkan  për  të  përballuar  rrezikun  e  ri  romak. Gjendja  që  u  krijua  pas luftës  kundër  etolëve  dhe  Antiohut  dhe  ngjarjet  e  lidhura  me  marrëdhëniet  midis Maqedonisë e Romës gjetën një vlerësim të ri në Iliri.  Politika agresive e Romës që synonte tani  asgjësimin  e  plotë  të  shtetit  maqedon  nuk  mund  të  pritej  mirë  nga  shtetet  e  vogla  të Ballkanit,  duke  përfshirë  këtu  edhe  shtetin  e  dobësuar  ilir. Gjendja  e  ekuilibruar  që  ishte krijuar  nga  prania  përballë  njëra-tjetrës  në  Gadishull  e  forcës  maqedone  dhe  asaj  romake, ishte i vetmi faktor që kishte siguruar, në  një mënyrë  ose në  një tjetër, mbijetesën  e këtyre shteteve.   Prishja e kësaj  gjendjeje nuk  ishte  në  interesin e tyre. Duke  vlerësuar  drejt këtë rrezik u gjallëruan dhe u aktivizuan forcat antiromake në Iliri.  Si pasojë, në vitet e fundit të sundimit  të  Pleuratit  vihet  re  një  kthesë  në  marrëdhëniet  e  mbretit  ilir  me  Romën,  që  u shpreh në afrimin e tij me Maqedoninë.  Të dhënat numizmatike dëshmojnë për vendosjen e
lidhjeve të ngushta ekonomike dhe politike midis shtetit ilir dhe Maqedonisë.  Edhe prania e trupave  ilire  në  përbërjen  e  garnizonit  të  Kasandresë  që  provohet  nga  Livi  dhe  që  sipas fjalëve të tij « i pat dërguar prej kohësh Pleurati », vërteton këtë mendim. Senati reagoi me forcë të madhe kundrejt qëndrimit të ri ilir, veçanërisht pas ardhjes në fuqi të Gentit, i  cili pasoi  Pleuratin në vitin 181.  Politika romake u drejtua kundër mbretit të  ri me tërë ashpërsinë e saj.  Ai u akuzua si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve dhe për trajtimin e keq që po u bëhej gjoja aleatëve të Romës dhe qytetarëve romakë në Korkyra Nigra.  Me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të ruajtur nga flota ilire ujërat midis Ankonës dhe Tarantos. Brenda  vendit  mbreti  u  vu,  jo  pa  nxitjen  e  Romës,  përpara  vështirësi ve  edhe  më  serioze. Kundër tij u ngritën dalmatët,  të cilët u  shkëputën nga mbretëria.   Përpjekje të  tilla u bënë edhe  nga  krerë  të  fiseve  të  tjera.    Gentit  iu  desh  të  bënte  një  luftë  të  ashpër  kundër aristokracisë  së  lartë  me  tendenca  proromake,  e  cila  kishte  përkrahës  edhe  në  oborrin mbretëror. Në  këtë  luftë ai nuk  u  ndal  as përpara  sakrifikimit  të vëllait, Platorit,  që  Roma
synonte ta vinte në fron në vend të tij. Përpjekjet për forcim in ekonom ik e politik të M bretërisë Kërcënimi  i  ri  romak  diktonte  nevojën  e  përgatitjeve  për  t’i  dalë  përpara  një  konflikti  të hapur, i  cili siç  tregojnë ngjarjet,  ishte  i pashmangshëm.  Duke  e kuptuar  qartë këtë detyrë, Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Midis  masave  me  karakter  ekonomik  ajo  që  na dëshmohet më mirë  nga  burimet  është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti.  Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu  të  drejtën  e  prerjes  së  monedhave  edhe  dy  qyteteve  të  tjera  të  mëdha,  Rizonit  dhe Lyhnidit,  si  dhe  dy  fiseve  të  rëndësishme  Labeatëve  e  Daorsëve. Kjo  zgjeroi  shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë. Rëndësi të veçantë patën përpjekjet e Gentit për vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë e tij.  Për këtë qëllim ai  ndërpreu  prerjet e vjetra  të punishtes së  Skodrës dhe në vend  të tyre hodhi në treg monedha të reja. Tani monedha kryesore e Skodrës në vend të Zeusit, mban
Faqe - 111
 
në  faqe  portretin  e  mbretit,  kurse  në  shpinë,  duke  ruajtur  si  simbol  anijen  ilire, vendin  e legjendës së qytetit e zë titulli dhe emri i mbreti t. Monedhën me mburojë përkrenare që u fut në sistemin monetar të Skodrës qysh prej kohës së Pleuratit, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e  vjetër  dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin  e vet.  Kjo  tregonte se Genti i  kishte  hequr Skodrës  autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore. Ndryshe prej Skodrës mbreti u njohu Lisit, Labeatëve dhe Daorsëve të drejtën që monedhat e tyre t’i siglojë me emrin e bashkësi së qytetare apo fisnore (?as????? ), por edhe këta i detyroi të respektojnë standardin shtetëror: të pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe  anijet  ilire,  si  dhe  t’u  japin  të  njëjtën masë  e peshë  që  kishin  monedhat  e  prera  në punishten mbretërore të Skodrës. Më vonë mbreti shtiu në dorë edhe punishten monetare të Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome; që nga kjo kohë ai krijoi për Skodrën, Lisin dhe krahinat qendrore të mbretërisë, një sistem monetar të përbashkët të përbërë  nga  tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura që priteshin  në punishten mbretërore të  Skodrës;  njëra  me  portretin e mbretit - anijen ilire, dhe tjetra me m burojë - përkrenare.  Monedha e tretë ishte monedha e vjetër,  e  vogël  e  Lisit,  e  cila  paskëtaj  do  të  siglohej  me  titullin  dhe  emrin  e  mbretit. Në sistemin e ri monedha e parë përfaqësonte nominalin, kurse dy të tjerat nëndarjet e tij. Sistemi monetar që vendosi Genti në zonën qendrore nuk u shtri edhe në qytetet periferike të mbretërisë.  Monedhat prej argjendi të Rizonit me mburojë - pegas dhe ato prej bronzi të Lyhnidit me mburojë gjysmë anije, të prera në emër të bashkësisë qytetare (?a??s??) dëshmojnë për një farë autonomie në marrëdhëniet ekonomike të këtyre qyteteve me mbretërinë. Gjatë  sundimit të Gentit, Skodra,  Lisi dhe qytete  të  tjera  të  mbretërisë fituan një  gjallëri  të madhe ekonomike. Rrezja  e  qarkullimit  të  monedhave  të  prera në  emër  të  mbretit apo  të qyteteve e të fiseve në punishtet e Skodrës, Lisit, Rizonit, Lyhnidit etj., u shtrinë në skajet më të thella  të Mbretërisë Ilire dhe në  disa raste edhe përtej kufijve  të saj. Në jug monedhat e Gentit zbresin deri në Dyrrah e Apoloni. Vetë  prerjet e  daorsëve  dhe  të  labeatëve  si dhe monedhat e gjetura në Mat, Peshkopi, Malësi e Madhe dhe në krahinat e thella të Malit të Zi, tregojnë se qarkullimi monetar kishte depërtuar dhe në krahinat e brendshme malore. Politika  e  ndjekur  prej  Gentit  në  fushën  e  prerjeve  monetare  mund  të  konsiderohet  një reformë e vërtetë, që i lejoi mbretit të përqendrojë në duart e tij mjete të fuqishme financiare. Dëshmi e qartë e kësaj është përmbajtja e thesarit mbretëror që u kap nga romakët.  Livi na thotë se në arkën e mbretit u gjetën 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarë dhe 120 000  monedha  ilire  argjendi. Kjo  ishte  një  shumë e  madhe  që mbreti  e kishte grumbulluar nga të ardhurat e pronarëve mbretërorë dhe taksat e rënda që u kishte vënë nënshtetasve. Dendësimi i prerjeve monetare dhe përpjekja për të përqendruar në arkën  shtetërore sa  më
Faqe - 112
 
shumë  mjete financiare diktohej  në  radhë të  parë  nga  gjendja ndërkombëtare. Rreziku romak  sa vinte bëhej  më  i qartë dhe mbreti  duhej të  shtonte përpjekjet  e tij për forcimin  e ushtrisë  dhe  të flotës. Fakti që  në kohën e shpërthi mit  të  konfliktit  efektivi i  ushtrisë ilire numëronte  15  000  veta,  me  të  cilët  Genti  u  drejtua  kundër  romakëve  (pa  llogaritur  këtu garnizonet e veçanta të qyteteve) dhe fakti që flota ilire numëronte ende në fund të luftës 220 anije, tregon se sundimtari ilir e kishte vlerësuar drejt këtë rrezik dhe u kishte kushtuar gjithë vëmendjen përgatitjeve për ta përballuar atë. Ato elemente të organizimit shtetëror që në burimet e periudhës së sundimit të Agronit apo të pasardhësve të  tij dol ën në mënyrë sporadike,  tek Genti vijnë e plotësohen dhe problemi bëhet më i qartë në tërësinë e tij. Në kohën e Gentit, edhe pse e cunguar, Mbretëria Ilire shtrihej ende në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e  dytë pas  Maqedonisë, në  pjesën  perëndimore dhe jugore  të Gadishullit.  Pasi i dhanë Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakët i njohën Mbretërisë Ilire si kufi  jugor  Genusin;  në  lindje  ajo  përfshinte  edhe  tokat  e  Penestisë,  kurse  në  veri  pas shkëputjes së dalmatëve nuk shtrihej m ë tej se krahina rreth gjirit të Rizonit. Kryeqytet  i mbretërisë ishte Skodra. Njësitë administrative  të saj duket se përputheshin  me territorin rreth qyteteve.  Ato kishin si qendër një qytet të rëndësishëm dhe rreth tij një varg
kështjellash,  të  cilat  mbronin  kryeqendrën dhe  gjithë  krahinën. Një  nj ësi të tillë formonte Rizoni  me  kështjellat  e  vogla  rreth  këtij  gjiri. Që  nga  koha  që  Skodra  u  bë  kryeqytet  i mbretërisë duket se qendra e Labeatëve kaloi në Meteon.  Në jug, si shembull mund të sillet krahina  e penestëve,  për  të  cilën  burimet  lejojnë  të  nënkuptohet  se formonte  një  tërësi  të tillë. Uskana, qyteti më i madh i penestëve, ishte kryeqendra e krahinës, kurse kështjellat që përmenden rreth saj ishin, me sa duket, qendra me funksione më të ngushta admini strative e mbroj tëse. Burimet nuk sjellin të dhënat e nevojshme për të përcaktuar sa njësi të tilla kishte mbretëria, megjithatë, duhet  menduar  se atje ku kemi  një qytet të rëndësishëm, rreth  tij  kemi  dhe  një krahinë që formonte  një njësi administrative të  mbretërisë. Nuk  mund  të kërkohet  kjo  për krahinat e thella  malore ku  jeta  qytetare nuk  u zhvillua. Rolin  e  qendrave kanë mundur  ta luajnë këtu vetëm fortesat e vogla që shërbenin si seli e aristokraci së së fiseve. E mbështetur  në ekonominë e përparuar skllavopronare të qyteteve Mbretëria Ilire e Gentit paraqitet me tipare të qarta  të  një monarkie  të  tipit  helenistik. Pushteti  më  i lartë  ishte  në duart  e  mbretit. Ashtu  si  dhe  parardhësit  e  tij  ai  mbante  titullin  «  mbret  i  ilirëve  »  dhe sundonte si  një mbret romak dhe nuk njihej në burimet ndonjë  organ tjetër që të kufizonte veprimet e tij.  Anëtarë të veçantë të familjes mbretërore zinin detyra me përgjegjësi në punët e shtetit, por rolin më të rëndësishëm në jetën politike e luanin «miqtë » e mbretit. Ata ishin bashkëpunëtorët më të afërt e më të besuar të tij.  Këtë insti tucion, që ishte tipik helenistik e ndeshim në Mbretërinë Ilire për herë të parë gjatë sundimit të Teutës; « miqve » ajo u besoi drejtimin  e  punëve  të  shtetit. Në  kohën  e  Gentit  «  miqtë  »  e  mbretit  luanin  një  rol  të dukshëm në qeverisjen e vendit dhe ngarkoheshin me misione të rëndësishme diplomatike.
Faqe - 113
 
Mbreti  ishte  kryekomandant  i  forcave  të  armatosura  tokësore  dhe  detare.    Veprimet ushtarake i drejtonte vetë ose ua besonte komandantëve të veçantë.  Bërthamën kryesore të ushtrisë  që  ishte  m bështetja  kryesore  e  pushteti t  mbretëror  e  përbënin  kontingjentet  e rregullta,  të  cilat  sipas  rasti t  qëndronin  si  garnizone  në  qytete  ose  përqendroheshin  për  të ndërmarrë një ekspeditë apo për të përballuar luftimet në një front të caktuar. Burimet nuk bëjnë  fjalë  për  forca  ndihmëse  në  përbërjen  e  ushtrisë  ilire,  por  nuk  duhet  përjashtuar mundësia që fiset malore të kenë ushqyer ushtrinë mbretërore m e forca të tilla, sa herë që i thërriste mbreti, duke qenë të komanduara nga krerët e tyre. Njësi e flotës ilire  është lembi, një  anije  e vogël,  por  e  shpejtë dhe e manovrueshme. Çdo lemb,  përveç  rremtarëve,  kishte  edhe  50  luftëtarë  që  përbënin  njësinë  bazë  të  forcave ushtarake detare dhe mbase edhe tokësore ilire. Mbreti  kishte  nën  kontroll  punishtet  monetare  dhe  autorizonte  prerjen  e  monedhave  në emër  të  vet  ose  të  bashkësisë  qytetare  e  fisnore. Një  aparat  fiskal  vilte  taksat  me  të  cilat Genti kishte ngarkuar shtetasit; kurse burgjet dhe nënkuptohet, një aparat dhune garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe përfaqësuesi i saj më i lartë, mbreti. Në  marrëdhëniet  me  botën  e  jashtme  shtetin  e  përfaqësonte  gjithashtu  mbreti;  ai  shpallte luftën  dhe  përfundonte  paqen,  lidhte  aleanca,  zhvillonte  bisedime  të  drejtpërdrejta  ose përmes përfaqësuesve caktonte pengje për të garantuar një marrëveshje, merrte hua etj.. Administrimi i  qyteteve  dhe  i krahinës  që  lidhej  me  to  u  besohej  dinastëve,  të  cilët  mbreti mund  t’i zëvendësonte. Në  zonën  qendrore  të  mbretërisë  Genti arriti  ta kufizonte  shumë autonominë  e qyteteve  dhe  ta  dobësonte  autoritetin  e dinastëve  lokalë,  të  cilët në  burimet njihen ndryshe dhe si « principa illyriorum ». Siç  shihet,  në  këtë  periudhë  shteti  ilir  paraqitet  me  një  strukturë  të  gjithanshme  dhe  me organe  administrative  që  ishin  ngarkuar  me  funksione  të  ndryshme  në  veprimtaritë  për forcimin  e  pushtetit  qendror  dhe  konsolidim in  e  shtetit. Reforma monetare  ishte  një shprehje e qartë e kësaj politike.  Kontradiktat në plan ndërkombëtar që mplekseshin me ato sociale, të brendshme, e diktonin një politikë të tillë.  Genti e përçoi këtë pa ngurrim dhe me rezultat në zonën qendrore të mbretërisë. Politika e jashtm e e Gentit Duke qenë në marrëdhënie  të ndera me Romën, Genti u kujdes  të vendosë  marrëdhënie të mira me  fqinjët  ballkanikë. Qysh në fillim  të sundimit  të  tij,  ai  ia  arriti të vendoste  lidhje miqësore me fqinjën lindore, Mbretërinë Dardane.  Këto marrëdhënie mbreti i përforcoi me një martesë dinastike dhe sado e ndërlikuar që u bë më vonë gjendja politike në Ballkan, nga burimet nuk del që ato të jenë prishur. Por bazën e politikës së jashtme të shtetit ilir në këtë kohë e përbënin marrëdhëniet miqësore
Faqe - 114
 
me Maqedoninë. Synimet ekspansioniste të Romës kishin diktuar një politikë të tillë qysh në vitet e fundit të sundimit të Pleuratit. Tani në kohën e Gentit, vazhdimi  i kësaj politike bëhej edhe më  i nevojshëm, sepse, në fund të  viteve  80 dhe  sidomos gjatë dekadës  së re,  senati  e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë mbi Maqedoninë dhe Mbretërinë Ilire.  Burimet letrare nuk hedhin dritë mbi  marrëdhëniet e tij me sundimtarin e Maqedonisë  Perseun,  në  vitet  e  para  të  sundimit  të  Gentit,  por  në  to  vihet  re  qartë  një paralelizëm  në  qëndrimin  armiqësor  të  Republikës  (Romës)  ndaj  tyre. Nga  ana  tjetër, materiali  numizmatik dëshmon  për lidhje  të  ngushta  ekonomike  dhe  si  rrjedhim  edhe politike, midis Mbretërisë Ilire dhe Maqedonisë. Marrëdhëniet e Gentit me  Perseun dokumentohen më mirë në  prag të luftës së fundit.  Dy lajme të Livit që lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritë mbi këto marrëdhënie. Njëri  ka  të  bëjë  me  vrasjen  e  Artetaurit,  një  dinasti  të  vogël  që  përkrahte politikën romake diku në Iliri, ndoshta në zonën e pushtuar nga romakët  dhe që në burime paraqitet si një aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit.  Lajmi tjetër bën fjalë për dy sulme të Gentit kundër tokave të Isës dhe përkon në kohë me aktivitetin që zhvillon Perseu për të përmirësuar  pozitat  e  tij  në  jug  dhe  në  lindje.    Këto  ngjarje  që  shkaktuan  shqetësi min  e romakëve  dhe të aleatëve të  tyre  nuk mund të  merren thjesht  si  një produkt  i propagandës romake që synonte t’i paraqiste të dy sovranët si provokatorë.  Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatëve që vijnë nga Lindja me ankesa kundër Perseut, delegatë nga Isa vijnë para senatit për të akuzuar Gentin për atë që « ishte në një mendje me mbretin e Maqedonisë dhe që  të  dy  së  bashku  po  përgatitnin  luftën  kundër  romakëve  ». Gjendja  ishte  e  tillë  që  u impononte  të  dy  sovranëve  nevojën  e  veprimeve  të  bashkërenditura  për  të  përballuar rrezikun romak  që  sa vinte bëhej më kërcënues. Megjithatë  është  fakt  se duke  u përgatitur për  t’i  bërë  ballë  këtij rreziku,  të  dy  sovranët  nuk  donin  një  konflikt  të  hapur  me  Romën, fuqia e së cilës nuk ishte për të mos u përfillur.  Prandaj Genti, ashtu siç bën edhe Perseu, u shpejtua të dërgonte delegatë  në Romë « për të larë nga fajet që i ngarkonin isasit ». Senati nuk pranoi të bisedonte me të dërguarin e mbretit dhe i bëri të ditur pakënaqësinë e tij duke e  shoqëruar me kërcënime. Duke  dashur,  nga ana  tjetër,  që  ta izolonte plotësisht Perseun, senati  provoi  ta  bindë  Gentin  që  të  shkëputej  nga  miqësia  me  mbretin  maqedon  dhe  të bashkonte armët e tij me ato të romakëve.  Genti qëndroi në pozitat e tij dhe delegati romak u kthye në atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me të hollat e mbretit ilir.  Me këtë ndërpriten përpjekjet romake për të tërhequr Gentin nga ana e tyre. Kështu në pragun e luftës kundër Maqedonisë, kur Roma zhvillonte një veprimtari të etshme diplomatike, të shoqëruar me presion të madh politik, për të izoluar Perseun, sundimtari ilir nuk  mori anën  e Republikës. Livi e paraqet Gentin  të lëkundur,  por  faktet tregojnë  se  as këtë radhë, as më pas, mbreti ilir nuk tregon shenja lëkundjeje në qëndrimin e tij ndaj Romës. Ishte  vetëm përgatitja e pamjaftueshme  që  do ta  pengonte  për  të  dalë  në fushën e betejës kundër saj. Lufta e tretë rom ako-m aqedone, veprim et luftarake të vitit 171 Krahas  përgatitjeve  diplomatike,  Roma  po  merrte  edhe  masat  ushtarake  për  të  asgjësuar
Faqe - 115
 
Maqedoninë dhe Mbretërinë Ilire që ishin dy  forcat  kryesore,  të cilat pengonin  planet e  saj ekspansioniste në Ballkan. Në  nëntorin  e  vitit  172  senati  urdhëroi  dërgimin e forcave  të  para  në  brigjet  e  përtejme  të Adriatikut,  të  përbëra  nga  5  000  këmbësorë  dhe  300  kalorës. Ky  kontingjent  i  vogël  që dërgohej  si  pararojë  e  ushtrisë  konsullore,  pasi  zbriti  në  Epir, me  sa  duket  në  Orik,  ngriti lëmin e vet në afërsi të Nymfeut, në tokat e Apolonisë.  Këndej një njësi prej 2 000 vetash u dërgua menjëherë  për  të zënë,  siç na  thuhet,  « fortesat  e  dasaretëve dhe të ilirëve  ».  Po  të gjykojmë nga të dhënat e mëvonshme, forcat romake duhet të jenë vendosur në këtë kohë në Lyhnid, Uskanë dhe në disa kështjella rreth saj, aty ku prania e tyre na del papritur në ngjarjet e  dimrit  të  vitit  170/169. Ky  aksion  kishte  një  qëllim  të  largët  strategjik. Ai  duhet  të siguronte pozitat romake në Iliri, të mbante  të hapura rrugët kryesore  për në Maqedoni dhe të bënte presion mbi Mbretërinë Ilire, duke e ndarë atë territorialisht nga Maqedonia. Më  vonë  forca  të  pakta  u  dërguan në Greqi  dhe  u  vendosën  nëpër  qytete  si  garnizone  të vogla që kishin  më  tepër  karakter  simbolik. Një  kontingjent i  veçantë u dërgua në  Thesali për të zënë Larisën si nj ë pikë me rëndësi strategjike.  Pasi ishin zënë pozitat e përparuara në Iliri  e  Thesali,  në  pranverën  e  vitit  171,  senati  vendosi  të  fillonte  luftën  kundër  Perseut. Goditja do të jepej nga Thesalia.  Ushtria konsullore pasi zbriti në Apoloni, përshkoi Epirin dhe ra në ultësirën thesale; këtu ajo u gjend përpara forcave të Perseut që kishin zënë rrugën e hyrjes për në Maqedoni; 40 000 ishin forcat konsullore përballë 43 000 forcave të Perseut, megjithatë  të  dyja  palët  iu  shmangën  betejave  vendimtare  dhe  stina  e  verës  së  vitit  171  u mbyll  pa  ndonjë  rezultat  të  shënuar,  duke  i  lënë  kundërshtarët  në  pozitat  e  mëparshme, fillestare. Ndërkaq Roma nuk e la krejt pas dore edhe Mbretërinë Ilire.  Ndërsa ushtria konsullore u nis për të zbritur në Apoloni, flota romake vuri dorë mbi 54 anije të Gentit, pa marrë pëlqimin e mbretit  dhe  i  përfshiu  në përbërjen  e forcave  detare që  do  të  zinin  Qefaloninë  dhe  do  të vepronin gjatë bregdetit grek në  mbështetje të forcave tokësore romake. Më vonë romakët duket  se  ndërmorën  një  aksion  të  dytë,  shumë  të  rëndësishëm,  kundër  Mbretërisë  Ilire. Ndërsa  po  zhvillohej  fushata  verore  në  Thesali,  konsulli  urdhëroi  të  nënshtroheshin  disa qytete  në  Iliri. Midis tyre  Karnunti, një  qytet  i paidentifikuar, u bëri një  qëndresë  të  fortë pushtuesve,  prandaj  pretori  që  komandonte  forcat  romake,  urdhëroi  plaçkitjen  e  këtyre qyteteve. Nuk është thënë qartë për ç’qëllim u organizua kjo fushatë,  megjithatë një ngjarje që ndoshta mund të lidhej me të, do të ishte ajo që ka të bëjë me ndryshimet në kufirin jugor të  Mbretërisë  Ilire. Duke  qenë  në  marrëdhënie  të  ndera  me  Gentin  dhe  pasi  dështuan përpjekjet  për  ta  bërë  atë  për  vete,  senati  urdhëroi  aneksimin  e  tokave  dhe  të  qyteteve parthine që i pat njohur Pleuratit më 196 dhe e shtyu kufirin e Mbretërisë Ilire nga Genusi në Ardaksan, aty ku shënohet disa vite më vonë.  Në këtë rast Karnunti dhe qytetet e tjera që u sulmuan  bashkë  me  të  duhen kërkuar  në  veri  të  Genusit. Është  për  t’u  shënuar  se  si  për rastin  e  grabitjes  së  anijeve,  ashtu  dhe  për  ndryshimet  që  ndodhën  në  kufirin  jugor  të mbretërisë, sundimtari ilir nuk jep  asnjë shenjë kundërshtimi,  sepse,  me sa  duket, nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë.
Faqe - 116
 
Fushata e Perseut në Iliri në dim rin e vitit 170/169 Aleanca iliro-maqedone Gjendja  në  frontin  thesal  edhe  në  vitin  170  mbeti  e  pandryshuar. Në  Iliri  përkundrazi  u zhvilluan  ngjarje  të  rëndësishme. Në verën e këtij viti romakët i  shtuan  forcat  e  tyre rreth Mbretërisë  Ilire. Garnizoni  i  Isës  që  kishte  më  parë  vetëm  12  anij e  të  vogla  vendase  u përforcua me 18 anije të tjera pesërremëshe dhe 2 000 ushtarë, që do të ishin të gatshëm për çdo rast kundër Gentit.  Nga ana tjetër, Senati dërgoi në Iliri edhe 4 000 këmbësorë dhe kjo forcë u rrit  më vonë me 8  000 veta, me  trupat ndihmëse që u mobilizuan midis aleatëve  të Romës.  Kështu forcat romake nga 5 000 që ishin në fillim të konfliktit u rritën në vitin 170 në 15  000 veta.  Kjo  forcë e konsiderueshme që ushtronte presionin  e vet të vazhdueshëm mbi Mbretërinë Ilire, kishte krijuar një gjendje lufte të pashpallur. Gjendja e krijuar në Iliri  shqetësonte mjaft edhe Perseun, sundimtarin e Maqedonisë.  Forcat romake që ishin grumbulluar këtu po bëheshin një rrezik gjithnjë më serioz për  të dhe po e ngushtonin Gentin që ai e quante aleatin e tij të natyrshëm. Prandaj, pasi përfundoi fushatën kundër  dardanëve,  Perseu  vendosi  t’i  godiste  pozicionet  romake  në  Penesti  dhe,  duke  u shtyrë  në thellësi  të  Iliri së,  të  vendoste kontaktet me Gentin. Si  kohë  të  përshtatshme  për këtë ekspeditë,  Perseu  zgjodhi mesin  e  dimrit  (dhjetor-janar  170/169), kur  një sulm  romak kundër  Maqedonisë  nga  ana  e  Thesalisë  ishte  pothuajse  i  pamundshëm,  meqenëse  bora  e madhe i bënte të pakapërcyeshme malet që ndanin këto dy vende. Pasi përqendroi një forcë goditëse prej 12 500 vetash në Stuberë u drejtua kundër Uskanës, qytetit më të madh të tokës së  penestëve  dhe  e  rrethoi  atë. Mbas  një  qëndrese  të  vogël  garnizoni  romak  prej  4  000 vetash dhe forcat ndihmëse të mobilizuara tek ilirët u dorëzuan. Romakët i ndanë në grupe të  vogla dhe i  shpërndanë  nëpër  qytete  për  t’i mbajtur në  rojë,  kurse  uskanasit dhe ilirët e zënë rob i shitën. Pas kësaj Perseu u drejtua kundër qytetit Oene, që zinte një pozitë strategjike në rrugën  për në krahinën e labeatëve, qendër e mbretërisë së Gentit.  Por më parë iu desh të nënshtronte një  varg  kështjellash,  midis  të cilave Draudakun,  një qendër e fortë dhe  me  një popullsi  të dendur, që zinte një vend me rëndësi në mbrojtjen e Oenes.  Vetëm pasi zuri këto kështjella dhe bashkë me to edhe garnizonet e vogla romake, gjithsej 1 500 veta, Perseu arriti në Oene. Qyteti ishte vendosur në një vend të mbrojtur mirë nga lumi që i kalonte pranë dhe një mal i lartë në shpinë të tij.  Meqenëse nuk pranoi të dorëzohej, mbreti qe i detyruar ta merrte  me forcën  e  armëve  pas  një  rrethimi  të  gjatë  e  të  lodhshëm. I  zemëruar,  Perseu  urdhëroi  të masakroheshin  të  gjithë  burrat;  gratë  e  fëmijët  i  mori  rob  dhe  qytetin  ua  la  ta  plaçkisnin ushtarakëve. Pas kësaj fitoreje ekspedita i kishte arritur objektivat e saj: kishte larguar njëherë për njëherë rrezikun  e  një  invazioni  romak  nga perëndimi  dhe  kishte  çelur  rrugën  për  tek  Genti. I kënaqur Perseu u kthye në Stuberë dhe menjëherë u kujdes për të hyrë në lidhje me mbretin ilir, aleancën me të cilin në këtë çast e çmonte shumë.  Për këtë qëllim, nisi dy përfaqësues të vet, Adeun nga Maqedonia, dhe ilirin Pleurat,  i cili gjendej pranë  tij  i mërguar dhe që do të shërbente si përkthyes.  Delegatët  u porositën të informonin Gentin  mbi  rezultatet  e luftës
Faqe - 117
 
kundër  romakëve  dhe  dardanëve,  në mënyrë  të  veçantë t’i  vinin  në  dukje  fitoret  që kishte korrur Perseu gjatë fushatës së fundit në Iliri dhe t’i propozonin aleancë. Pasi përshkuan një rrugë të gjatë, përmes krahinave malore të Ilirisë delegatët arri tën në Skodra. Genti ndodhej në Lis, prandaj i ftoi ta  gjenin atje.  Bisedimet që filluan këtu në janar të vitit 169 dhe  që  u rimorën  disa  herë  gjatë  këtij  viti,  përfunduan  vetëm  në  janarin  tjetër  të  viti t  168. Që  në takimin e parë Genti e pranoi idenë e  një aleance, por u  tha të dërguarve  të Perseut  se nuk kishte  armë  dhe  të  holla  të  mjaftueshme  për  t’u  shpallur  luftën  romakëve. Pas  kësaj përgjigjeje  të  Gentit, tradicioni  antik  dhe  pas  tij  gjithë  historiografia  moderne,  kanë  parë gjithmonë lëkundjet dhe pavendosmërinë  e  mbretit ilir për t’u  prishur  haptazi me romakët dhe dëshirën e tij për të përfituar sa më shumë të holla.  Perseu, nga ana tjetër, paraqitet gjatë traktativave si një koprac që do t’ia arrijë qëllimit me një çmi m sa më të lirë, prandaj humbet kohën  me  bisedime  të  zgjatura  dhe  pa  rezultat. Nuk  ka  dyshim  se  qëndrimi  proromak  i Polibit, që i transmeton këto bisedime, ka bërë që të errësohet përmbajtja racionale e këtyre traktativave. Rezerva  që  bën  G enti  në  lidhje  me  mungesën  e  armëve  dhe  të  të  hollave dëshmon vetëm se ai ishte i papërgatitur për të hyrë në luftë.  Kjo vërtetohet edhe me atë që një  vit  më  vonë ai  do  ta bënte  këtë  pa ngurrim.   Fakti  që Genti  nuk iu përgjigj  menjëherë kërkesës  së  Perseut  tregon  se  midis  tyre  kishte,  me  sa  duket,  vështrime  të  ndryshme  të karakterit  taktik për çështjen e luftës. Ndërsa mbreti  maqedon,  mbasi  kishte  hyrë në luftë, donte që me aksionet e tij ushtarake dhe poli tike t’u imponohej romakëve, t’i bindte se ishte e pamundur fi torja mbi maqedonët, dhe t’i bënte të pranonin një zgjidhje kompromisi, Genti që e shikonte ende të balancuar forcën romake me atë maqedone, donte të fitonte kohë për një  përgatitje  të  mjaftueshm e  para  se  të  hynte  në  luftë,  në  qoftë  se  kjo  do  të  ishte  e pashmangshme. Ndërsa këta dy sovranë mendonin dhe vepronin me mënyrën e tyre, romakët merrnin masa për të kaluar në veprime vendimtare.  Në muajt e fundit të dimrit të vitit 169, aksionet e tyre në Iliri ishin ende të parëndësishme: ata ndërmorën një sulm që përfundoi pa sukses, për të ripushtuar  Uskanën  dhe  më  pas  u  kujdesën  që  të  forconin  kontrollin  mbi   krahinat  e pushtuara  të  Ilirisë,  duke  marrë  për  këtë  qëllim  pengje  nga  parthinët  dhe  disa  qytete  të penestëve,  që  kishin m betur  në  duart  e  tyre.   Romakët  nuk  patën  sukses në  një  aksion  që ndërmorën në Epir.   Por në prag të  verës gjendja ndryshoi.  Në frontin thesal romakët,  me një manovër të shkathët kaluan masivin e Olimpit dhe papritur u gjendën në Maqedoni, duke e detyruar Perseun të tërhiqej në pozita të reja mbrojtëse. Ndërkaq forcat romake në Iliri u rritën në 30 000 veta.  Në numrin e përgjithshëm të forcave tokësore  dhe  detare  që  përqendroi  Republika  në  fillim  të  vitit  168, kjo  ishte  një  fuqi  e konsiderueshme. Në kundërshtim me tendencën e historiografisë antike dhe moderne për të minimizuar  rolin  e  Mbretërisë  Ilire,  kjo  shifër  tregon  qartë  se  ç’vend  zë  ajo  në  këtë  luftë vendimtare për fatet e popujve të Ballkanit, sa kohë që Roma qe detyruar të drejtonte kundër saj një forcë të tillë ushtarake. Përpjekjet që u bënë nga Perseu gjatë dimrit 169/168 për të gjetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke përdorur si ndërmjetës shtetet helenistike, dështuan. N ë këto rrethana u bë e qartë se fati i luftës do të zgjidhej vetëm në fushën e betejës.
Faqe - 118
 
Në  janar  të vitit 168  bisedimet  midis përfaqësuesve  të Perseut dhe Gentit  morën fund pasi pala  maqedone  kishte  marrë përsipër  të jepte  një ndihmë  financiare  prej  300  talentesh  për nevojat e luftës dhe  «  gjithë sigurimet e domosdoshme ».   Kjo frazë që mbase nënkuptonte rregullimin e gjithë marrëdhënieve midis dy mbretërive gjatë dhe mbas luftës, mbetet për fat të keq te Polibi e papërfunduar. Menjëherë pas kësaj Genti ratifikoi marrëveshjen në Meteon dhe pasi bëri betimin, u dorëzoi përfaqësuesve të mbretit maqedon pengjet.  Perseu që i jepte një  rëndësi  të  veçantë  kësaj  aleance,  në  këtë  çast  kritik  për  Maqedoninë,  e shpalli përfundimin e marrëveshjes me një solemni tet të veçantë: ai organizoi në Dium ceremoninë e betimit dhe të këmbimit të pengjeve në prani të kalorisë maqedone, duke llogaritur kështu edhe efektin psikologjik që do të kishte kjo ngjarje në trupat e tij. Përveç  delegacionit  që  asistoi në  ceremoninë e  ratifikimit  të marrëveshjes, Genti  dërgoi  në Maqedoni edhe dy përfaqësues, të cilët së bashku me një delegacion maqedon do të shkonin në Rod për ta tërhequr këtë fuqi detare në aleancën e tyre.  Këtij misioni sovranët i jepnin një rëndësi  të  madhe,  sepse  sipas  tyre  po  të  bënin  për  vete  këtë  qytet,  romakëve  nuk  do  t’u mbetej asnjë shpresë për fitore as në tokë, as në det.  Ata ki shin shumë besim në suksesin e këtij  misioni, sepse  edhe  Rodi, me  pozitën  hegjemone  në  Mesdheun  Lindor  nuk  e  donte daljen e Republikës në këto anë. Pas  kësaj  Genti m ori  qëndrimin  e  parë  të  hapur  kundër  romakëve,  të  cilët  kohët  e  fundit kishin riaktivizuar diplomacinë e tyre për ta bërë për vete mbretin ilir. Dy delegatë që senati kishte dërguar për këtë qëllim i arrestoi dhe menjëherë kaloi në masat efektive për fillimin e veprimeve  luftarake. Në  këtë  pikë  tradita  polibiane  i  atribuon  Perseut  një  veprim  të pandershëm  që  e  shpjegon  me  vesin  e  tij  të  kopracisë. Sipas  Polibit,  mbreti  maqedon  i bindur  se  me këtë  hap  Genti  ishte  komprometuar  në marrëdhëniet  me  romakët,  ndërpreu dërgimin e ndihmës  financiare, lejoi  vetëm dërgimin e 10 talenteve, kurse  shumën  tjetër  të parave, të vulosura me simbole ilire, që kishte arritur në kufi, urdhëroi ta kthenin mbrapsht. Ky pasazh i Polibit, për vërtetësinë e të cilit e mbrojnë me forcë edhe autorë modernë, është vënë në  dyshim me të  drejtë, si një  shprehje e qëndrimit të tij, përgjithësisht armiqësor ndaj Perseut,  ashtu  sikurse  edhe  ndaj  Gentit,  figurat  e  të  cilëve  ky  historian  dhe  pas  tij  gjithë burimet antike i paraqisnin në një dritë të rreme. Lufta e tretë iliro-rom ake Kështu në çastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur të hynte në luftë kundër  Romës, duke e zgjedhur këtë  si të vetmen  rrugë për mbrojtjen e pavarësisë politike. Vendimi i tij u prit me entuziazëm në Maqedoni, në Rod dhe duhet menduar edhe në vise të tjera të Ballkanit, sepse ngjallte shpresa për fitoren mbi romakët. Genti nuk  vonoi të vepronte.   Pasi  kishte grumbulluar në  Lis një  forcë të konsiderueshme prej  15 000  vetash, u hodh  në sulm.  Me  forcat  kryesore u  drejtua  kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi.  Ky qytet ishte në aleancë me romakët.  Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi
Faqe - 119
 
të nënshtrohej, e rrethoi. Ndërkaq të vëllanë Karavandin e dërgoi me 1 000 këmbësorë dhe 50  kalorës, në veri  për  të nënshtruar  fisin e Kavëve. Qyteti Durn e priti mirë, kurse qyteti tjetër i mbylli dyert Karavandit.  Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare.  Flota e tij prej  80  anijesh  që  ishte  dërguar  të godiste  tokat rreth  Dyrrahut dhe  Apolonisë  dhe,  me  sa duket, të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut. Pas kësaj romakët, që kishin përqendruar ndërkaq forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania.  Forcat romake, dy herë më të mëdha në numër, mbasi pushtuan qendrat e rëndësishme gjatë rrugës, u gjendën para mureve të Skodrës.  Boshllëku që është krijuar në tekstin e Livit nuk jep m undësi për të njohur hol lësitë e këtyre veprimeve luftarake. Qëndresën e fundit Genti e  bëri në Skodra. Ai shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të  mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një  mbrojtje  të sigurt. Dhe me  të  vërtetë i  rrethuar nga  dy  lumenj,  Klausali  dhe  Barbana  dhe  i  fortifikuar  mirë,  qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë.  Por mbreti nuk diti  ta organizonte mirë mbroj tjen. Në  vend  që forcat ilire të  qëndroni n  brenda  mureve  rrethuese  të qytetit dhe t’i shmangeshin  përleshjes  në  fushë  të  hapur,  u  futën  në  betejë  aty  ku  armiku  kishte  epërsi numerike, dhe i theu keqas.  Pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të tij, Karavandit, për të grum bulluar forca të tjera nga krahinat përqark, Genti u dorëzua. Dhjetë ditë më vonë pas rënies së Skodrës, në  betejën që u zhvillua në  Pydna u  shkatërrua përfundimisht  dhe  ushtria  maqedone.    Njëherësh  me  Ilirinë  dhe  Maqedoninë  romakët nënshtruan  dhe  Epirin. Genti dhe  Perseu  bashkë me  familjet e tyre,  me  plaçkë  e  robër  të shumtë lufte u dërguan në Romë. Kështu  u  nënshtruan  dy  shtetet  e  fuqishme  të  Ballkanit  dhe  u  vendos  në  këto  krahina sundimi romak. Copëtim i i tokave të shtetit ilir Menjëherë pas  mbarimit të  luftës romakët u morën  me  ndarjen  administrative të  tokave  të shteteve  të  mundura. Senati  romak  i  shpalli  « të  lirë » ilirët  e  maqedonët;  në  të  vërtetë, sikurse  e  treguan  ngjarjet  e  mëvonshme,  ai  shpalli  humbjen  e  pavarësisë  së  tyre. Në  një mbledhje  që  u  bë  në  Skodra, në  vitin  167  p.e. sonë,  ku  morën  pjesë  pesë  të  dërguar  të posaçëm  nga  Roma  dhe përfaqësuesit  e  parisë  ilire  proromake,  komandanti  i  ushtrisë  Lue Anici shpalli vendimet e senatit romak.  Tokat e shtetit ilir u ndanë në tri njësi administrative të veçanta.  Në krahinën e parë, me qendër Lisin, qenë përfshirë tokat përreth këtij qyteti deri te lumi Mat në jug.  Njësia e dytë administative përbëhej nga krahina e banuar prej labeatëve, qendra e së cilës ishte Skodra.  Në krahinën e tretë bënin pjesë viset bregdetare ilire në veri të Skodrës  deri  te  lumi  Narona,  duke  përfshirë  qytetet  Rizen  e  Olcin. Pushtuesit  romakë shpallën  gjithashtu  se  të  gjithë  ilirët,  që  nuk  ishin  bashkuar  me  Gentin  në  luftën  kundër Romës  nuk  do  të  paguanin  taksa,  kurse  ilirët  e  tjerë  do  t’i jepnin  shtetit romak  gjysmën  e
Faqe - 120
 
taksave që i kishin paguar mbretit Gent.  Romakët larguan nga qytetet dhe kështjellat ushtritë e  tyre dhe  në krye  të  njësive  administrative  të  formuara  rishtas  vunë  përfaqësues nga  paria ilire, përkrahëse të politikës pushtuese të Romës në Iliri. Çfarë fshihej prapa « Lirisë » së dhënë nga Roma? Për të kuptuar këtë duhet marrë parasysh pohimi i  autorëve  antikë,  që theksojnë  se  Iliria  e  Maqedonia, të  mundura  ishin  vënë  « nën pushtetin e popullit romak » dhe se ilirët e maqedonët  do të jetonin « të  lirë  » vetëm mbasi romakët t’u jepnin atyre kushtetutën, duke rregulluar ligjet dhe duke caktuar taksat.  Pastaj tri krahinat  ilire  të  ndara  dhe  të  bazuara  mbi  autonominë  e  «  civitates-ve  »  bashkësive,  do  të kishin  organet  e  tyre  administrative,  por  nuk  do  të  kishin  të  drejtë  për  të  pasur  asnjë  lloj marrëdhënie  gjinie,  ekonomike e  politike  midis  tyre.    Në  këtë  mënyrë  ndërpriteshin  lidhjet ekonomike, bëhej i pamundur një bashkim ushtarak i tyre dhe shmangej kështu rreziku i një kryengritjeje. Krahinat  e qytetet  ilire  në jug të lumit  Mat,  të  cilat  nuk  kishin  bërë  pjesë  në  shtetin  ilir  të Gentit, sundi mtarët e paria e të cilëve qysh në dy luftërat e para iliro-romake kishte mbajtur krahun e Romës, siç qenë parthinët  e atintanët, romakët i  mbajtën nën protektoratin  e tyre. Të  tjerët  që  nuk kishin  marrë pjesë  në luftë, si bylinët, amantët, dasaretët etj., i  lanë përsëri më vete. Qytetet greke Korkyra, Apolonia e Dyrrahu ruajtën autonominë e tyre, por mbetën baza të  rëndësishme ushtarake për veprimet luftarake  të mëvonshme të Romës në  Ballkan. Për  pjesëmarrjen në  luftën  kundër  shtetit ilir senati romak u ndau  atyre 220 anijet  që ishin pjesë e plaçkës së zënë në Iliri. Në tokat e shtetit të Epirit, ku romakët kishin hasur gjatë veprimeve ushtarake një qëndresë të  fortë,  pas  shkatërrimeve  të  mëdha,  pas  masakrave  që  bënë  legjionet  romake  dhe shndërrimit  në  skllevër  të  një  pjese  të  madhe  të  popullsisë,  u  vendos  një  regjim  i  rreptë ushtarak. Vetëm  qytetit  Foinike,  bashkë  me  një  territor  të  vogël  të  banuar  nga  kaonët, romakët u lanë një farë autonomie, sikurse tregojnë disa mbi shkrime dhe monedhat e prera prej këtij qyteti. Kështu  pas  mbarimit të luftës së tretë iliro-romake, Iliria e Jugut u copëtua  ekonomikisht e politikisht. Të vëna nën protektoratin e Romës ose duke pasur një farë autonomie, krahinat e  qytetet  ilire  nuk  mundën  të  zhvillonin  si  më  parë  ekonominë  e  tyre. Disa  degë  të prodhimit,  si  nxjerrja  e  metaleve  e  ndërtimi  i  anijeve  u  ndërpre  dhe  kaluan  në  duart  e romakëve. Megjithëse  disa  qytete  të  Ilirisë  së  Jugut  vazhduan  prerjen  e  monedhave autonome,  qarkullimi  monetar  dhe  marrëdhëniet  tregtare  nuk  kishin  më  atë  intensitet  që kishin  pasur  para  luftërave  iliro-romake. Në  këtë  kohë  u  forcua  edhe  më  tepër  pozita  e shtresës  së  pasur  ilire,  e  skllavopronarëve  të  mëdhenj,  të  cilët  e  mbështetnin  politikën  e Romës  dhe  kërkonin  të  përfitonin  nga rrethanat  e  reja  ekonomike  e  politike  për  të  shtuar pronat e pasuritë e tyre. Kjo gjendje që u krijua në Ilirinë e Jugut në fund të shek. III dhe gjatë shek. II p.e. sonë nuk zgjati  shumë. Ajo  qe  e  varur  në  përgjithësi  nga  politika  që  Republika  do  të  ndiqte  në Gadishullin Ballkanik  dhe nga synimet pushtuese  të saj. Dy ngjarje që ndodhën brenda një
Faqe - 121
 
kohe të shkurtër,  agresioni romak ndaj krahinave veriore ilire dhe kthimi  i Maqedonisë  në provincë e bënë  të qartë qëndrimin që do të  mbante  Roma kundrej t  ilirëve. Romakët, pas kryengritjes maqedone të vitit 149 p.e. sonë, krijuan provincën e Maqedonisë dhe përfshinë në të të gjitha krahinat ilire në jug të lumit Mat.
Faqe - 122
 
K R E U    VI   ---   MBRETËRIA E DARDANISË
M bretëria Dardane doli në skenën historike në shek. IV  p.e. sonë dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I p.e. sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë Romake.  dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) në vitin 44 e. sonë. M ëvehtësia e dikurshme, që krijoi identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bënë që në vitin 279 e. sonë të krijohej njësia e veçantë administrative-politike romake, Provinca e Dardanisë.
Faqe - 123
 
Territori dhe popullsia Dardania  shtrihej  në  territorin  e  Kosovës  së  sotme,  të  Maqedonisë  Veriperëndimore,  të Serbisë Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut.  Në  gjysmën e  dytë të shek. III p.e. sonë, në kuadër  të  mbretërisë  hyri  edhe  Peonia  dhe  qyteti  me  rëndësi  gjeo-strategjike  Bylazora (Veleshi  i  sotëm ).    Kosova,  duke  përfshirë  edhe  territorin  e  Shkupit,  përbënte  hapësirën qëndrore të kësaj mbretërie. Dardania kishte një pozitë të volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, që mundësoi krijimin e ndërlidhjeve me hapësirat fqinje dhe ato më të largëta. Territori i saj, duke u përshkuar nga luginat  e  lumenjve  Vardar,  Drin,  Moravë,  Ibër  dhe  Sitnicë,  përbënte  një  udhëkryq  të rrugëkalimeve të rëndësishme ballkanike që shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të Zi. Falë edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe të klimës së  përshtatshme, kontinentale  dhe  mesdhetare,  Mbretëria Dardane  në shek. IV-II p.e. sonë njohu lulëzimin më të madh. Në Dardani jetonin një varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelën të njohur vetëm fisi i dardanëve, galabrëve, daunëve dhe i thunatëve Pa dyshim, fisi i dardanëve, pas konsolidimit dhe fuqizimit të aristokracisë fisnore, në shekujt VI-IV p.e. sonë,  mori rolin udhëheqës mbi bashkësitë fisnore duke i dhënë emrin mbretërisë.  Në shek. V p.e. sonë këto fise banonin në hapësirën  midis  lumenj ve  Axios  (Vardar),  Drilon  (Drin),  Margus  (Moravë)  dhe  Timakus (Timok). Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë, lidhet me glosën indoevropiane dardh- a, shqip: dardha, dhe do të thotë vendi i dardhave.  Edhe qytetet antike dardane e përcjellin zhvillimin  fonetik  të  shqipes,  si  Naissus-Nish,  Scupi-Shkup,  apo  emrat  e  maleve  e  të lumenjve në Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.. Dardanët janë një nga fiset e mëdha ilire.  Në epokën e hekurit, ata formuan një kulturë me veçori lokale duke ruajtur tiparet e përbashkëta me kulturën ilire.  Vendbanimet në këtë kohë janë  ngritur  në  kodra  gjeostrategjike,  pranë  burimeve  të  qëndrueshme  ekonomike. Vendbanimet  rrethohen  me  ledhe  prej  dheu,  përforcohen  me  gjerdhe,  apo  me  ledhe  prej gurësh,  të  ngritura  me  teknikë  të  thatë.    Këto  vendbanime  njihen  sot  me  emrat  gradina, gadisha e gradisha, disa  prej tyre  që  banuan  edhe në antikitetin e  vonë  e në  mesjetë,  njihen me toponimet gjytet dhe kala. Deri  në  shek.  IV  p.e.  sonë  varrimi  kryesor  është  bërë  në  nekropole  tumulare,  si  në  gjithë trevën tjetër ilire.  Në fazat e hershme të epokës së hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bërnicë (shek. XI-IX p.e. sonë). Dardania paraurbane Bazat për lindjen e shtetit  dardan  vërehen në protohistorinë dardane gjatë shek. VI-IV p.e.
Faqe - 124
 
sonë. Në  këtë fazë  protourbane  fuqizohet  ari stokracia  fisnore, e  cila  akumulon  pushtetin, duke krijuar kështu bazë për një shtresë të ardhshme skllavopronare.
Lidhjet  me  jugun  e  zhvilluar,  gjatë  shek.  VI-V  p.e.  sonë  shpejtuan  procesin  e  diferencimit shoqëror. Tregtarët  sollën  në  trojet  dardane  importe  të  shumta  luksoze  për  të  plotësuar nevojat e aristokracisë vendëse gjithnjë në rritje. Prodhimtaria  e  mjeshtërve  dardanë  u  intensifikua  nga  mesi  i  shek.  V  p.e.  sonë. Zejtarët poçarë, prodhonin enë me çark sipas traditës vendëse dhe sipas modeleve helene. Vendbanimet e fazës protourbane gjenden ende në kodra, por me elemente më të avancuara arkitektonike,  siç  janë  themelet  me  gurë  e  m e  lidhje  të  thatë. Ato  zgjerohen  në  shpate kodrash, me tendencë të vendosjes së tyre rrëzë kodrave apo në rrafsh, gjë që bëhet tipike në fazën vijuese, me krijimin e qendrave urbane. Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s.  vazhdojnë të jenë të tipit tumular duke qenë pjesë e traditës së hershme ilire. Dardanët në shek. IV p.e. sonë Lindja dhe forcimi i Mbretërisë Dardane Lajmi i parë për dardanët i përket mesit të shek. IV p.e. sonë dhe tregon për një përpjekje të mbretërisë  së  Maqedonisë,  që  ishte  bërë  asokohe  fuqia  politike-ushtarake  më  e  madhe  në Ballkan, për të forcuar kufijtë veriorë.  Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur  të  mposhte  e  të  nënshtronte  dardanët  e  fqinjët  e  tjerë. Kjo  luftë  e  sundimtarit maqedon  lidhet  me  pushtimin  e  Paionisë  dhe  në  përgjithësi  me  veprimet  e  tij  ushtarake kundër ilirëve, sepse në vitin 344 p.e. sonë ai sulmoi edhe shtetin ilir. Gjendja  që  Filipi  II  vendosi  në  kufirin  me  dardanët  qe  e  përkohshme  dhe  më  tepër  një sigurim  i  kufijve  me  fqinjët  ilirë,  të  cilët  e  kundërshtonin  politikën  hegjemoniste  të Maqedonisë  në Ballkan.   Në  kufirin  me  dardanët shteti maqedon  kishte  arri tur  pasi  kishte pushtuar viset e paionëve.  Ngjarjet që ndodhën pas kësaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit  335  p.e.  sonë  tregojnë  qartë  se  dardanët  nuk  u  pajtuan  me  politikën  pushtuese  të Maqedonisë  dhe  me  gjendjen  e  krijuar  në  kufirin  jugor,  prandaj  edhe  u  bashkuan me koalicionin antimaqedon. Duke përshkruar ngjarjet e mësipërme, autorët antikë nuk përmendin asnjë qendër banimi të dardanëve  dhe  nuk  thonë  asgjë  për  organizimin  e  tyre  të  brendshëm. Madje,  ata  nuk përmendin as sundimtarin e tyre.  Por ngjarjet e mëvonshme dhe të dhëna të tjera buri more dëshmojnë  se  në gjysmën  e  dytë  të  shek. IV  p.e.  sonë ishte kryer  bashkimi  i  fiseve në  një bashkësi  të fuqishme. Dardania asokohe  përbënte një  tërësi  gjeografike e politike  më vete. Në bashkësinë e dardanëve ishte  rritur mjaft pushteti i parisë pronare të tokave. Nga gjiri i kësaj parie doli më vonë dinastia mbretërore, që i vazhdoi luftërat me Maqedoninë, shkaku i të  cilave  nuk  qe  vetëm  plaçka. Këto  luftëra  u  nxitën,  në  radhë  të  parë,  nga  politika  e
Faqe - 125
 
sundimtarëve  maqedonë,  të  cilët  duke  m bajtur  të  pushtuar  Paioninë  kishin  ndërprerë marrëdhëniet  miqësore  midis  dy  fqinjëve  dhe  kërcënonin  në  mënyrë  të  vazhdueshme dardanët. Në fillim të shek. III p.e. sonë në trevën qendrore të Ballkanit del Mbretëria Dardane si një organizëm politik i rëndësishëm.  Në vitet 80 të atij shekulli, në trevën e mësipërme ndodhën dy ngjarje të rëndësishme, të cilat lidhen njëra me tjetrën: invazioni i keltëve, kalimi i tyre në drejtim  të  Greqisë  e  të  Maqedonisë  dhe ndihma  që  dardanët  i  ofrojnë Maqedonisë  për  t’u mbroj tur  nga  ky  invazion. Sipas  njoftimit  të  Justinit,  në  vitin  279  p.e.  sonë  «  mbreti  i dardanëve  » kishte  dërguar delegatë  te mbreti  maqedon  Ptoleme  Kerauni  për  t’i ofruar  një ndihmë ushtarake prej 20 mijë luftëtarësh në luftën kundër keltëve.  Por Ptoleme Kerauni e përbuzi ndihmën  dhe  iu  përgjigj  me  fjalë fyese  delegatëve dardanë. Dardanët morën  masa mbroj tëse  kundrejt  keltëve. Pas  disfatës  në  Greqi,  keltët  të  mundur  e  të  shpartalluar  u tërhoqën drejt veriut.  Tepricat e ushtrisë së tyre « u asgjësuan të gjitha në tokën e dardanëve, nëpër  të  cilën  deshën  të  kalonin  »,  kështu  shkruante  Diodori  në  tregimin  e  tij  për përfundimin e invazionit të keltëve. Ngjarjet që lidhen me invazionin  e  keltëve janë  një burim  i çmuar  për të njohur  gjendjen e krijuar te dardanët në fillim të shek. III p.e. sonë. Ndonëse nuk njihet emri i sundimtarit të dardanëve,  dihet  se  këta  të  fundit  kishin  mbretërinë  e tyre,  e  cila tashmë  ishte  një  forcë politike-ushtarake e fuqishme.  Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftëtarësh që mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit të dardanëve duhet parë si një tregues i fuqisë së Mbretërisë së Dardanëve dhe, ndoshta, edhe si një përpjekje për të ndryshuar marrëdhëniet me fqinjët jugorë. Pas këtyre ngjarjeve, në burimet e shkruara antike, për katër dekada nuk ka ndonjë lajm për dardanët. Së  pari  mund  të  mendohet  se  gjatë  kësaj  kohe  dardanët  qenë  të  shtrënguar  të merrnin masa për zhdukjen e pasojave të invazionit kelt.  Duke u mbështetur në përhapjen e onomastikës  dardane  dijetarët  kanë  shfaqur  edhe  një  mendim  tjetër:  gjatë  periudhës  së mësipërme Mbretëria e Dardanëve u forcua edhe më tej duke zgjeruar njëkohësisht kufijtë e saj në veri e në jug. Në  gjysmën  e  dytë  të  shek.  III  p.e.  sonë  rifilluan  luftërat  midis  Mbretërisë  Dardane  dhe shtetit  maqedon. Shkaku  i  fillimit  të  luftërave  duket  se  ka  qenë  politika  pushtuese  e sundimtarëve  maqedonë  kundrejt  fqinjëve  të  tyre  iliro-veriorë  dhe  në  mënyrë  të  veçantë pushtimi  i  truallit  të  paionëve. Paionët  herëpashere  janë  ngritur  kundër  pushtuesve maqedonë  dhe,  duke  u  bashkuar  në  aleanca  antimaqedone, kanë mundur të çlirohen. Një aleancë  e  vjetër,  më  tepër  se  sa  një  pushtim,  duhet  të  ketë  ekzistuar  midis  dardanëve  e paionëve, sepse nuk mund të shpjegohen ndryshe të dhënat e autorëve antikë sipas të cilëve, sa herë që paionët fitonin pavarësinë, dardanët e kishin të hapur rrugën drejt Maqedonisë. Një politikë të tillë ndoqi edhe sundimtari  i parë dardan që njohim me emër, Longari,  i cili,
pasi  çliroi  Paioninë  në  vitin  231  p.e.  sonë,  luftoi  kundër  Demetrit  II  të  Maqedonisë  duke kundërshtuar  kështu përpjekjet e  shtetit maqedon për  të zgjeruar kufijtë veriorë. Mbretëria
Faqe - 126
 
Dardane  ishte  forcuar  shum ë  dhe  prej  kësaj  kohe  sundimtarët  maqedonë  u  detyruan  të angazhonin  forca  të  mëdha ushtarake  në konfliktin me dardanët, çka  ndikoi negativisht  në veprimet e tyre luftarake në Greqi dhe në përgjithësi në dobësimin e shtetit maqedon. Në  këtë periudhë ngritjeje të mbretërisë  së  tyre sundimtarët  dardanë  bënë përpjekje  për  ta forcuar  pozitën e tyre në zemër të Ballkanit edhe kundrejt shteteve të tjera fqinje. Në vitin 229  p.e. sonë, duke përfituar nga  rasti që shteti ilir,  në krye të  të cilit ndodhej  Teuta, ishte i zënë  në  veprime  ushtarake  në  jug,  në  Epir,  «  një  pjesë  e  ilirëve,  -  shkruan  Polibi,  -  ishin shkëputur  dhe ishin  hedhur  nga  ana e dardanëve  ». Teuta dha  urdhër  për të  bërë  paqe  me epirotët dhe për  kthimin e ushtrisë,  e cila duhet të nënshtronte popullsitë  e shkëputura nga varësia  e  shtetit  ilir. Polibi nuk  thotë  nëse  shteti  ilir  i  futi  nën  vartësinë e tij  ata  ilirë që  u bashkuan  me  dardanët. Trazirat,  me  të  cilat,  sipas  tij,  u  ndesh  dhjetë  vjet  më  vonë Skerdilaidi,  të  çojnë  në  mendimin  se  shteti  ilir nuk mund  t’i  mbante  nën  vartësi  këto  fise. Dardanët,  po  atë  vit,  duke  shfrytëzuar  gjendjen  e  vështirë që  kalonte  mbretëria  maqedone sulmuan  tokat e saj. Maqedonia  e  dobësuar e përballoi  me vështirësi  sulmin e  dardanëve, gjatë të cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonisë Demetri II. Luftërat dardano-maqedone vazhduan edhe gjatë sundimit të Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftës kaloi në duart e Maqedonisë, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me shtetin ilir.  Antigon Dozoni mundi të nxirrte dardanët jashtë Maqedonisë e Paionisë dhe nga të gjitha viset që kishin pushtuar në vitet e fundit të sundimit të Demetrit II. Në qytetin paion  Bylazora,  në  luginën  e  lumit  Aksios,  maqedonët  vendosën  një  garnizon  të  fortë ushtarak. Ky qytet kishte një rëndësi të madhe strategjike, sepse duke u ndodhur në luginën e  Aksiosit  u  mbyllte  dardanëve  rrugën  në  drejtim  të  Maqedonisë. Një  forcim  i  tillë  i maqedonëve në kufirin me dardanët ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e hegjemonisë mbi Greqinë,  aq  më  tepër  kur  në  brigjet  perëndimore  të  Adriatikut  kishin  zbarkuar  legjionet romake dhe Republika e Romës kishte ardhur në kontakt me Maqedoninë.  Kjo gjendje herët a vonë do t’i çonte të dyja palët në luftë. Politikën  antidardane  e  zbatoi  më  me  konsekuencë  pasardhësi  i  Dozonit,  Filipi  V. Siç tregojnë  burimet  e  shkruara, Mbretëria  Dardane  edhe gjatë  sundimit  të  këtij  mbreti  nuk  u pajtua me gjendjen e kri juar në Paioni, as me pretendimet hegjemoniste të Maqedonisë.  Në vitin  219  p.e.  sonë,  kur  Filipi  V  ndodhej  në  Peloponez  ushtria  dardane  çliroi  atë  pjesë  të Paionisë që mbanin të pushtuar maqedonët dhe bashkë me të edhe qytetin Bylazora.  Filipi V u  detyrua  të  ndërpriste  luftën  në  Greqi  dhe  ta  dërgonte  ushtrinë  e  tij  në  kufijtë  veriorë. Veprimet  ushtarake  u  përqendruan  përreth  Bylazorës  dhe  luginës  së  Aksiosit.    Forcimi  i kufirit  verior  të  mbretërisë  maqedone  dhe  zotërimi  i  Bylazorës,  që  sipas  Polibit  do  ta vështirësonte hyrjen e dardanëve në Maqedoni, nuk i ndali sulmet e këtyre të fundit.  Në një pasazh  të  Livit  tregohet  se  sundimtari  maqedon  u  kthye  përsëri  në  vitin  211  në  kufirin dardan  dhe  kësaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia në pjesën  jugperëndimore të Dardanisë, dhe  në  veri  të  Pelagonisë  (rrafshi  i  Manastirit)  një  pikëmbështetje  tjetër  e  rëndësishme  e sulmeve të dardanëve. Luftërat  që  Mbretëria  e  Dardanëve  bëri  me  shtetin  maqedon  gjatë  sundimit  të  Filipit  V,
Faqe - 127
 
pavarësisht  që  nuk  arritën  të  zgjidhnin  në  favor  të  tyre  çështjen  e  vartësisë  së  paionëve,  e dobësuan  mjaft  Maqedoninë  dhe  u  bënë  një  pengesë  serioze  për  realizimin  e  ndërhyrjeve ushtarake  që  synonin  rivendosjen  e  hegjemonisë  maqedone  në  Greqi.    Për  Mbretërinë Dardane  u  krijua  një  situatë  e  favorshme  në  konfliktin  me  Maqedoninë  pas  agresionit  të Filipit  V  në  Ilirinë  e  Jugut.    Në  vitin  208  p.e.  sonë,  dardanët  në  aleancë  me  Eropin, sundimtarin e një krahine ilire juglindore, sulmuan Maqedoninë.  Ndërsa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake në qytetin Lyhnid dhe në zonën përreth tij, ushtria dardane zbriti deri në Orestidë,  një  krahinë  në  kufirin  jugperëndimor  të  Maqedoni së.    Kësaj  radhe,  duke bashkëpunuar  me  forcat ilire të Dasaretisë, ushtria dardane  kaloi nëpër Pelagoni  në kufirin perëndimor të  mbretërisë maqedone. Futja e ushtrive ilire në  tokat  e  shtetit maqedon dhe sidomos pushti mi  i Orestidës nga ana e ushtri së së dardanëve e detyruan mbretin maqedon të hiqte dorë nga lufta e Ahesë dhe të kthehej në Maqedoni.  Sulmet e dardanëve, shkruante Livi,  bënë  që  Filipi  «  të  tërhiqej  edhe  nga  lufta  kundër  romakëve  dhe  e  vunë  përpara domosdoshmërisë  që  të  mbronte  mbretërinë  e  vet  ». Me  këto  ngjarje  të  fundit  duhet  të lidhet  edhe  një  lajm  i  Justini t,  sipas  të  cilit  «  dardanët  kishin  filluar  të  shkretojnë  krahinat kufitare të Maqedonisë dhe kishin marrë 20 mijë robër ».  Më pas, vazhdon ai, Filipi V duke analizuar  situatën  e  vështirë  në  të  cilën  gjendej  Maqedonia  dhe  marrëdhëniet  me kundërshtarët  kryesorë të saj, vendosi  që  fushatën e parë ta bënte  kundër dardanëve, sepse ata përbënin një kërcënim serioz dhe zotëronin fuqi të mëdha ushtarake.  Për zbatimin e këtij vendimi ai luftoi kundër dardanëve në vitet 208 e 206 para e. sonë. Bashkëpunim i dardano-rom ak kundër maqedonëve (Shek. II p.e. sonë) Gjendja e krijuar në Ballkan në fund të shek. III p.e. sonë, pas paqes që shteti maqedon bëri me  etolët  dhe  romakët,  që  i  dha  mundësi  atij për  të  sulmuar  dardanët,  nuk  vazhdoi  gjatë. Livi shkruan se në vitin 200 p.e. sonë, pas ekspeditës së suksesshme të romakëve në Dasareti (kundër  Maqedonisë)  tek  lëmi  i  romakëve  erdhën  mbretër  të  ndryshëm  e  prijësa  fqinjë  të maqedonëve, midis të cilëve  Pleurati, i  biri i Skerdilaidit  dhe Batoja,  i biri i Longarit. Ata i ofronin  komandantit  romak  ndihmë  ushtarake  kundër  maqedonëve. Dardanët  u  futën përsëri në koalicionin antimaqedon, por tani të  përgatitur  nga  Roma për  qëllimet e  saj.  Ky koalicion  e  afroi  Mbretërinë  e  Dardanëve  edhe  me  shtetin  ilir. Duke  bashkëpunuar  me ushtrinë romake që kishte arritur në kufijtë  e Maqedonisë dhe duke i bashkërenditur me  të veprimet  luftarake, pari a  sunduese  dardane  shpresonte  se  me premtimet  territoriale  që  i kishte bërë Roma, do të  realizonte aspiratën e  saj të vjetër, futjen e Paionisë  nën varësinë  e saj.  Kështu në luftën e dytë romako-maqedone morën pjesë edhe dardanët. Veprimet  e  para që  ndërmori  shteti  maqedon  në luftën  kundër  romakëve  qenë ato  kundër aleatëve të tyre, dardanëve, të cilët, sipas Livit, bashkë me  etolët  formonin dy mbështetje të mëdha  për  romakët.    Këto veprime  u  përqendruan në  mbylljen  e  në  forcimin  e  grykës  së Pelagonisë, një  rrugë  tjetër  kalimi  e përdorur  nga dardanët  sidomos  pas afrimit  të  tyre  me sundimtarët e Ilirisë së Jugut.  Në vitin 199 p.e. sonë, nën presionin e ushtrive romake Filipi V  i  largoi  forcat  ushtarake  të  komanduara  nga  djali  i  tij  Perseu  që  mbanin  ngushticat  e Pelagonisë dhe në këtë mënyrë u hapi rrugën për në Maqedoni ushtrive ilire të Pleuratit e të
Faqe - 128
 
dardanëve. Edhe në këtë luftë maqedonët i konsideruan dardanët si armiq më të rrezikshëm. Duke u tërhequr para  forcave  kundërshtare, sundimtari maqedon  mori  masa  vetëm  kundër dardanëve,  të  cilët  pasi  kishin  plaçkitur  Maqedoninë  e  Sipërme  bashkë  me  romakët,  u tërhoqën drejt viseve të tyre.  Ushtria dardane që po largohej nga Maqedonia, e sulmuar nga maqedonët u detyrua të rreshtohej për luftim.  Beteja që vuri përballë  ushtrinë  e armatosur rëndë  të  dardanëve kundër kalorisë e këmbësorisë së lehtë  të  stërvitur mirë të  Maqedonisë përfundoi  pa  fitoren  e  asnjërës  palë. Taktika  që  përdori  ushtria  dardane  bëri  që  në  këtë betejë ajo të mos kishte humbje të mëdha dhe të mos mbetej asnjë rob në duart e armikut. Në  vitin  197  p.e.  sonë,  pas  betejës  së  Kinokefalit  që  përfundoi  në  favor  të  romakëve,  u vendos një armëpushim midis Romës e Maqedonisë. Dardanët, megjithëse luftuan përkrah romakëve,  ndryshe  nga  shteti  ilir,  nuk  patën  asnjë  përfitim,  kështu  u  bë  e  qartë  politika  e diferencuar  e  Romës  dhe  synimet  e  qëndri mi  i  saj  ndaj  shteteve  të  ndryshme  ballkanike. Pakënaqësia e krijuar tek paria dardane ndaj romakëve, pas ngjarjeve të mësipërme, shkaktoi një  të çarë të thellë  në  marrëdhëniet  midis  tyre. Ata filluan përsëri  të  bëjnë një  politikë  të pavarur që e provon edhe fakti se etolët në vi tin 190 p.e. sonë, u kërkuan dardanëve ushtarë me pagesë në luftën kundër romakëve. Nga  ana  tjetër,  maqedonët  përfituan  nga  paqja  e  qëndrimi  hakmarrës  i  romakëve  kundër dardanëve,  të  cilëve iu  desh  të  luftojnë  të  vetëm  kundër  një  armiku  të  egërsuar. Për  këtë qëllim, Filipi  V, me forca  të  shumta  sulmoi  dardanët  dhe në  betejën  që  u  bë pranë qytetit Stobi  në  Paioni  e  theu  ushtrinë  e  tyre.    Por  dardanët  m betën  për  maqedonët  gjithnjë kundërshtarë  të  fortë  që  nuk  e  ndërprenë  luftën  kundër  tyre. Duke  e  ndjerë  forcën  e Mbretërisë  Dardane  dhe  mospajtimin  e  saj   me  politikën  maqedone,  sundimtarët  e Maqedonisë  menduan  ta  shkatërrojnë  atë  me  anën  e  forcave  të  treta. Për  këtë  Filipi  V  i shfrytëzoi bastarnët që banonin në krahinën e Danubit. « Qëllimi i Filipit, - thotë Tit-Livi, - ishte që të zhdukte fisin e dardanëve dhe të vendoste në tokat  e  tyre  bastarnët. Ai  [Filipi  V],  mendonte  se  prej  kësaj  do  të  kishte  një  përfitim  të dyfishtë,  nga  njëra  anë,  do  të  zhdukej  fisi i  dardanëve, i  cili  gjithmonë  kishte  qenë  armik  i rrezikshëm i Maqedonisë dhe shqetësonte mbretërit e saj në çaste të vështira, kurse, nga ana tjetër, do të dërgonte bastarnët në Itali që ta shkretonin atë pasi të linin në Dardani gratë dhe fëmijët e tyre ». Bastarnët  invaduan  viset  dardane  në  vitin  179  p.e.  sonë  të  ndihmuar  edhe  nga  trakët  e skordiskët, fqinjë veriorë  e lindorë të  tyre.   Invazionet  dhe qëndrimi i bastarnëve në viset e dardanëve  krijoi  për këta të fundit një  situatë shumë të  vështirë,  kurse Perseu, pasardhësi i Filipit V, mundi ta vazhdonte  i qetë luftën kundër Romës.  D ardanët e pësuan për të dytën herë nga aleatët e tyre romakë.  Roma nuk i dha asnjë përgjigje ankesës së delegatëve dardanë që  njoftonin  senatin  romak  se  invazioni  i  bastarnëve  ishte  i  përgatitur  dhe  i  nxitur  nga Maqedonia.  Të mbetur përsëri vetëm, sundimtarët dardanë grumbulluan ushtrinë e tyre dhe i sulmuan bastarnët.  Beteja përfundimtare, tregon Ti t-Livi, u zhvillua nën muret e një qyteti dardan.  Kjo betejë, të cilën e fituan dardanët, edhe pse Livi nuk e përmend këtë, përfundoi me largimin e bastarnëve nga Dardania në dimrin e vitit 176-175 p.e. sonë.
Faqe - 129
 
Atë  që  shteti  maqedon  nuk  mundi  ta  bëjë  m e  anën  e  bastarnëve,  u  përpoq  ta  bënte  me forcën  e  armëve  të  tij. Në  vitin  172  p.e.  sonë  në  krye  të  ushtrisë  maqedone  që  sulmoi Mbretërinë Dardane u vu vetë mbreti Perseu.  Fitorja e përkohshme nuk i lëkundi dardanët dhe  nuk pati ndonjë  rëndësi të madhe,  sepse në  dy  vitet që pasuan  Mbretëria e Dardanëve përmendet  si  një  fuqi  e  rëndësishme  në  brendi  të  Ballkanit. Në  këtë  kohë  ata  e  forcuan miqësinë me shtetin ilir nëpërmjet një lidhje martesore të Teutës, bijës së mbretit Monun, me Gentin. Kjo  aleancë  u  shoqërua  me  një  veprimtari  ushtarake  të  përkohshme  kundër Maqedonisë në kufijtë perëndimorë  të saj, por sukseset e Perseut  në krahinën e  banuar nga penestët  dhe  politika  antiromake  që  filloi  të  bënte  Genti  e  afruan  shtetin  ilir  me  shtetin maqedon.  Koniunktura politike që u krijua në  prag të luftës së  fundit  të romakëve kundër shtetit  maqedon e  shtetit  ilir  e  detyroi  Mbretërinë Dardane  të afrohej  përsëri me  romakët, etolët  e  penestët  kundër  maqedonëve. Por  me  gjithë  pjesëmarrjen  e  tyre  në  koalicionin
antimaqedon  edhe  pas  mundjes  përfundimtare  të  Maqedonisë,  dardanët  nuk  e  morën Paioninë. «  Dardanëve,  të  cilët  kërkonin  Paioninë,  pasi  ishin  kufitarë  me  tokat  e  tyre, komandanti romak, - thotë Livi, - iu përgjigj se u jepte liri gjithë atyre që qenë nën sundimin e  Perseut. Duke  mos  u  dhënë  Paioninë  e  kërkuar  prej tyre,  u  dha  të  drejtën  të  tregtonin kripë ». Organizim i politik dhe zhvillim i ekonom iko-shoqëror i dardanëve në shek. III-II p.e. sonë Mbretëria Dardane në shekujt III e II p.e. sonë u shfaq në ngjarjet historike të Ballkanit si një formacion  politik  i  fuqishëm  dhe  i  rëndësishëm. Treva  në  të  cilën  u  krijua  kjo  mbretëri ndodhej  në  zemër  të  Ballkanit  dhe  identifikohet  me  truallin  në  të  cilin autorët  antikë kanë vendosur  fisin  e  madh  ilir  të  dardanëve. Kjo  trevë  në  kohën  e  lulëzimit  të  Mbretërisë  së Dardanëve arrinte në veri deri në lumenjtë e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, në kufirin me autariatët e skordiskët.  Në jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke  u  kufizuar  me  Paioninë,  Pelagoninë  e  Penestinë. Në  lindje  lumi  Margos  (Morava Perëndimore) e ndante Dardaninë nga Trakia, kurse në perëndim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin  me  truallin  e  shtetit  ilir. Dardania  e  lashtë  në  vija  të  përgjithshme  i  përgjigjet krahinës së sotme të Kosovës. Për  mungesë  të  dhënash  burimore  nuk  e  njohim  ende  mirë  organizimin  e  brendshëm  të Mbretërisë së Dardanëve. Nga të dhënat  burimore  të derisotme, që janë të pamjaftueshme, arrihet  në përfundimin se dardanët nuk arritën atë zhvillim ekonomik e shoqëror dhe atë organizim politik e shtetëror që patën  shtetet fqinje bashkëkohëse  të Ilirisë së Jugut e të  Maqedonisë.  Por kjo  nuk do të thotë se dardanët qenë në një  shkallë të  tillë të  zhvillimit  që përjashtonte praninë  tek ata  të një  organizimi shtetëror. Nga  pikëpamja  e  strukturës shoqërore dhe ekonomike  Mbretëria Dardane, e  lindur  mbi  bazën  e  një  bashkësie  fisnore, nuk  ka  qenë  thjesht  një  organizëm fisnor, primitiv. Gjatë gjithë ekzistencës së saj Mbretëria Dardane ka  pasur synime politike të qarta dhe me një veprimtari të organizuar, ku vendin kryesor e zënë natyrisht luftërat me
Faqe - 130
 
Maqedoninë. Nuk  është  vetëm « etja  për  plaçkë  »  ajo  që  i  shtynte  dardanët  në  luftë  me maqedonët. Luftëra  plaçkitëse  nuk  ka  bërë  vetëm  Mbretëria  Dardane,  ato  i  kanë  bërë  në reqi  edhe  sundimtarët  maqedonë,sikurse  edhe  më  vonë  komandantët  romakë. Luftërat dardano-maqedone kanë pasur si burim politikën e dy palëve ndërluftuese. Në plan të parë qëndronte politika  hegjemoniste  e  Maqedonisë,  por  duhet  thënë se  në  kohën e lulëzi mit  të saj edhe  Mbretëria Dardane  ka pasur prirje ekspansioniste, kryesisht  kundrejt fqinjës  së saj, Paionisë. Në  marrëdhëniet  me  fqinjët  Mbretëria  Dardane,  ashtu  si  shtetet  e  tjera,  përfaqësohej  nga mbretërit, të cilët janë përpjekur të mbrojnë interesat e shtetit të tyre edhe nëpërmjet lidhjeve martesore. Në Mbretërinë Dardane pushteti mbretëror ishte i trashëgueshëm. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqinë  ushtarake të të  gjithë dardanëve. Nga  ato  pak  burime  që  njihen, del  se ushtria dardane ka qenë një ushtri e rregullt, e organizuar mirë, në bazën e së cilës qëndronte falanga  me tetë  mijë  luftëtarë. Ajo  ishte  një  ushtri e  përbërë nga  këmbësorë të armatosur rëndë, që manovronte në luftë sipas një taktike të veçantë.  Në vitin 199 p.e. sonë kur ushtria dardane po tërhiqej  nga  Maqedonia u sulmua nga  ushtria maqedone;  « dardanët, -  shkruan Tit-Livi,  -  kthyen  flamujt  dhe  u  vendosën  në  radhë  të  rregullta  përballë  armikut,  beteja  u zhvillua  njëlloj  si  në  një  luftë  të  vërtetë  ». Dhe  më  poshtë  ai  shton:  «  Por  sapo  dardanët viheshin në rrugë, njerëzit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorinë e këmbësorinë e tyre të lehtë, kurse dardanët nuk kishin ushtri të këtij lloji dhe ishin ngarkuar me armë të rënda... U vranë pak, të plagosur pati më shum ë, por asnjë nuk u zu, sepse në raste të rralla dalin nga radhët e tyre dhe të shtrënguar të gjithë së bashku luftojnë ose tërhiqen ». Një ushtri e tillë nuk mund të ishte një ushtri fisnore.  Në Mbretërinë Dardane ushtria përbënte  një forcë të madhe. Në vitin 279 p.e. sonë mbreti dardan i ofron si ndihmë Ptoleme Keraunit një ushtri prej  20  mijë  luftëtarësh. Shtatëdhjetë vjet  më  vonë,  pasi kishte  hyrë  në  Maqedoni,  ushtria dardane duke  u tërhequr mori me vete  20 mijë  robër, kurse në betejën e vitit 170 p.e. sonë kundër  Perseut  ajo  humbi  10  mijë  luftëtarë. Këto  shifra  të  larta,  të  cilat  tregojnë  fuqinë ushtarake të  Mbretërisë Dardane, edhe  pse  mund  të duken të  tepruara, bashkë me të  gjitha veprimet luftarake të saj, janë dëshmi e pranisë së një organizimi shtetëror në Dardani. Mbretëria  Dardane,  si  një  organizëm  politiko-ushtarak  i  veçantë  ka  pasur  mënyrën  e  vet antike  të  prodhimit. Jeta ekonomike  në  Dardani  ka  qenë  mbështetur  në  radhë  të parë  në zhvillimin e bujqësisë. Rrafshinat e Dardanisë kanë qenë pjellore dhe të përshtatshme për të gjitha  degët  e  bujqësisë. Bujqësia  duke  qenë  dega  kryesore  e  ekonomisë,  ka  bërë  që  te dardanët  të mbizotërojë  popullsia  fshatare  dhe  njëkohësisht  të  ruhet  karakteri  rural  i popullsisë. Një  burim me  vlerë për të njohur zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe format e pronësisë  tokësore te dardanët  në  shek. III  p.e. sonë janë të dhënat e Agatharkidit. Në veprën  e  tij  «  Evropaikon  »,  ai  shkruan  se  « dardanët  kanë  kaq  shumë  skllevër  sa  dikush kishte një  mijë.. kurse  një  tjetër edhe  më  shumë. Secili nga  këta  [skllevër]  në  kohë paqe punon tokën,  kurse  në kohë lufte  merr pjesë në ushtri, duke pasur si prijës të  zotin e vet ». Duke pranuar  mendi min  e  përgjithshëm  se me termin dulloi =  skllevër, duhet kuptuar  një popullsi  fshatare  e  varur, vërtetohet  prania  te  dardanët e  një shtrese  të  pasur që  zotëronte
Faqe - 131
 
prona  të  mëdha  tokësore  dhe  të  një  popullsie  të  shpronësuar,  e  cila  kishte  detyrime  ndaj parisë ose shtresës  sunduese dardane.  Paria  dardane shfrytëzonte jo vetëm « skllevërit » që përmend Agatharkidi, por edhe robërit e luftës.  Kjo duhet të ketë qenë arsyeja që në luftën e vitit 216 p.e. sonë ushtria dardane mori me vete 20 mijë robër nga Maqedonia. Por kjo nuk ka  qenë  forma e vetme  e pronësisë së tokës në Mbretërinë Dardane. Te dardanët ka  pasur edhe një shtresë të fuqishme fshatarësh të lirë, të cilët bashkë me zejtarët e lirë kanë luajtur një  rol  të  rëndësi shëm  në  jetën  ekonomike  të  vendit. Edhe  gjatë  pushtimit  romak,  kur skllavëria  si  sistem  ekonomiko-shoqëror  u  përhap  në  një  shkallë  të  gjerë,  fshatarët  e  lirë mbetën një forcë e madhe në provincën e Dardanisë. Një degë gjithashtu e rëndësishme në jetën  ekonomike  të  dardanëve  ka  qenë  xehtaria,  nxjerrja  dhe  përpunimi  i  metaleve. Në mungesë të të dhënave të  mjaftueshme të drejtpërdrejta duhet marrë parasysh  shfrytëzimi i madh  i  burimeve  metalifere  në  kohën  e  pushtimit  romak,  përvoja  e  xehtarëve  dhe  e metalpunuesve dardanë. Nga  mesi  i  shek.  IV  p.e.  sonë  disa  nga  vendbanimet  e  fortifikuara  të  tipi t gradina zëvendësohen  me  qendra  urbane. Ato  u  ngritën  pranë  xeherorëve  ose  në  rrafsh e  në udhëkryqet  tregtare. Damastioni  ishte  një  prej qyteteve të  hershme, i  cili  u  ngrit  afër minierave të argjendi t rreth shek. V p.e. sonë.  Në njoftimet fragmentare të autorëve antikë ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni përmend si të tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake, Novobërda  etj.. Qyteti  Sitnia, në  veri  të  Pelagonisë, përmendet  si  qendër  e rëndësishme. Ptolemeu, autor  i  shek. II  e. sonë  përmend  katër  qytete  të  vjetra  dhe  të rëndësishme të Dardanisë: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi. Duke iu referuar burimeve  e  të dhënave  arkeologjike  mund  të mendohet  se në  shek.  III-II ato kishin filluar të merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte të tilla, si vegla pune, stoli e prodhime  qeramike  që  janë  zbuluar  në  disa  qendërbanime  të  fortifikuara  dhe  që  janë prodhime  vendase,  dëshmojnë  për  transformimin  e  tyre  në  qendra  zejtare. Monedhat maqedone,  ato  të  Damastionit  e  të  qyteteve  Dyrrah  e  Apoloni  etj.,  si  edhe  objekte  të ndryshme të importuara duhen marrë si tregues të këmbimit mall-para dhe të një veprimtarie tregtare mjaft të gjerë që arrinte deri në Adriatik e në detin Egje. M bretëria Dardane në luftën kundër Rom ës Pas  pushtimit  të  Paionisë  e  të  Maqedonisë  nga  romakët  marrëdhëniet  e  dardanëve  me  ta ndryshuan. Që nga kjo kohë për parinë  sunduese dardane u bë e qartë se  me romakët nuk kishte vend më për bashkëpunim, i cili nuk u kishte sjellë përveç dëm eve, asnjë përfitim. Në kufijtë jugorë  vendin  e  shtetit  maqedon  e  kishte  zënë  Roma, synimet e së  cilës për nënshtrimin e plotë të ilirëve nuk mund  të  fshiheshin. Tradhtisë  së romakëve dardanët  iu përgjigjën,  në  fillim  me  sulme  kundër viseve  të  pushtuara  prej  tyre  ose  duke  mbroj tur kundërshtarët e Romës.  Më vonë, pas largimit të skordiskëve, të cilët me sulmet e tyre kishin dobësuar  Mbretërinë  Dardane, dardanët  u  radhitën  në  luftë  kundër  romakëve  përkrah fqinjëve të tyre lindorë, medëve.  Veprimet e përbashkëta të medëve e të dardanëve, për disa
dekada  e  penguan  depërtimin  e  ushtrisë  romake  në  viset  e  tyre. Ekspeditat  e  ndryshme romake  të  viteve  97  e  85  p.e.  sonë  gjetën  një  qëndresë  të  fortë  te  medët  e  dardanët  dhe
Faqe - 132
 
përpjekjet për t’i nënshtruar  jo vetëm që nuk patën sukses, por përfunduan me humbje  për Romën. Në  vitin  84  dardanët  bënin  pjesë  në  fiset  ballkanike  që  duke sulmuar provincën romake të Maqedonisë arritën deri në Delf. Për komandantët e mëkëmbësit romakë u bë e qartë  se  dardanët  ishin  kundërshtarë  të fortë dhe  për  nënshtrimin  e tyre  duheshin forca  të mëdha ushtarake dhe një përgatitje e veçantë për luftë në të cilën objekti kryesor i goditjes do të ishin dardanët. Këto  masa i  mori  konsulli romak Gai Skribon  Kurioni,  i  dërguar  në  vitin  76  p.e.  sonë  në provincën  e  Maqedonisë  në  krye  të  pesë  legjioneve. Me  këto  operaci one  luftarake  Roma donte  të  arrinte  nënshtrimin  sistematik  të  fqinjëve  veriorë  të  provincës  maqedone. Kryengri tja  që  bëri  njëri  nga  pesë  legjionet  fill  pas  zbarkimit  në  Iliri  tregon  se  në  qarqet ushtarake  të  Romës  jehona  e  ekspeditave  të  dështuara  kundër  dardanëve  dhe  qëndresa  e këtyre të fundit ishin nj ë fakt tanimë i njohur.  Frontini shkruan në Stratagemat, se « kur në luftën e Dardanisë, njëri nga pesë legjionet, e vendosura në rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu  shmang  shërbimit  ushtarak  dhe  tha  se  nuk  kishte  ndërmend  të  ndiqte  komandantin  e paarsyeshëm  dhe  një ekspeditë  të  vështirë  e  të  rrezikshme,  Konsulli  G. Kurioni,  urdhëroi katër legjionet të  dilnin të  armatosura dhe të  radhiteshin  në formacion luftarak  me armë  të zhveshura  ». Katër legjionet  e  sjella  nga  Kurioni  dhe  ushtria  romake  që ndodhej  në provincën e  Maqedonisë sulmuan Mbretërinë  Dardane dhe u futën në Dardani. Burimet e
shkruara romake  nuk japin të dhëna të drejtpërdrejta për  atë  se si u zhvillua kjo « luftë  me dardanët », që qe një luftë e vërtetë për nënshtrimin e Dardanisë, si dhe për  përfundimin  e saj. Por  dihet  se  ushtria  romake  ka  gjetur  një  qëndresë  të  fortë  dhe  u  soll  mizorisht  me dardanët.  Kujtimi i masakrave romake në Dardani u ruajt për një kohë të gjatë. Në shek. IV e.  sonë  Amian  Marcelini, duke shkruar për dënimet  me  dhjetim që  perandori Valentinian  i dha ushtrisë së tij, e krahasonte atë me mizorinë e Skribon Kurionit në Dardani. Ky i fundit pas kësaj lufte  arriti  me ushtrinë  e  tij deri  në  Danub dhe  më  vonë  festoi edhe  triumfin  në Romë. Por në burimet e shkruara dardanët dalin edhe më vonë si kundërshtarë të romakëve. Në  bazë të  këtyre  të dhënave  kuptohet që edhe  pas  ekspeditës  së Kurionit nuk  ndodhi  një nënshtrim i plotë i Dardanisë, por më tepër një varësi nëpërmjet së cilës dardanët kishin disa detyrime kundrejt  romakëve. Disa ngjarje të mëvonshme  tregojnë se dardanët edhe  pse  të dobësuar nga luftërat kundër romakëve  dhe  nga pasojat e  tyre, vazhduan të  kundërshtonin politikën pushtuese të Romës.
Faqe - 133
 
K R E U    V I I
QËNDRESA E ILIRËVE KUNDËR PUSHTUESVE ROMAKË
Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje.  Në shekullin II p.e. sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore. Objekt i synimeve të Romës u bënë, në radhë të parë Mbretëria Dardane dhe federata e dalmatëve, dy formacione shtetërore ilire, të cilat dolën në skenën politike më vonë.  M bretëria Dardane, siç u pa në kreun e mëparshëm, përmendet në burimet e shkruara edhe para këtyre luftërave dhe del si kundërshtare e fortë e ekspansionit maqedon në Ilirinë V erilindore, duke arritur zhvillimin e saj më të madh në pjesën e dytë të shek. III dhe gjatë shek. II p.e. sonë.  N ë këtë shekull të fundit dardanët u bënë gjithashtu edhe kundërshtarët më të fortë të pushtuesve romakë. Flamurin e luftës e morën dalmatët dhe fiset e tjera të veriut, që u bënë simbol i qëndresës kundër romakëve për një shekull e gjysmë.  Kryengritjet e njëpasnjëshme të ilirëve morën karakter të gjerë duke përfshirë thuaj gjithë trevën ilire nga Danubi në veri deri në skajet jugore të Ilirisë. Në prag të erës sonë shpërtheu kryengritja e madhe e ilirëve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorëzim i të gjitha kryengritjeve të mëparshme dhe i solli dëme të ndjeshme Perandorisë Romake duke e detyruar të hiqte dorë nga politika e saj agresive në Evropën Qendrore.
Faqe - 134
 
1.  FEDERATA E DALMATËVE
Në  veri  të shteti t ilir dhe të Mbretërisë Dardane banonin  popullsi të ndryshme ilire, të cilat me përjashtim të ilirëve të bregdetit të Adriatikut.  dalin vonë në burimet e shkruara antike. Midis tyre ata që përmenden më herët janë « liburnët » të njohur si një nga popullsitë ilire që zhvilluan  detarinë. Por  nga  ilirët  veriorë,  të  cilët  njihen  më  mirë  dhe  që  zënë një  vend  të rëndësishëm në ngjarjet e shekujve II-I p.e. sonë e në qëndresën kundër pushtuesve romakë, kanë qenë dalmatët. Kjo gjendje e trashëguar nga përshkrimet e autorëve antikë për ilirët e veriut është pasqyruar në  një  farë  mënyre  edhe  në  historiografinë  e  sotme. Nuk  mund  të  thuhet  se  mungojnë studimet  për  ilirët  e  veriut,  por  këto  studime  lidhen  më  tepër  me  popullsi  të  veçanta,  me shtrirjen e tyre  gjeografike dhe nuk ka një trajtim  të përgjithshëm të historisë së tyre.  Këto studime  mbështeten  pak  nga  të  dhënat  e  arkeologjisë,  edhe  pse  këto  janë  të  pasura  në krahinat  veriore  ilire  për  periudhat  prehistorike  e  protohistorike  dhe  për  periudhën  e pushtimit romak. Federata e dalm atëve dhe luftërat kundër pushtuesve rom akë Në shek. II p.e. sonë, dalmatët shfaqen në Ilirinë e Veriut si një fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre  deri në  atë  kohë ndodheshin  në  krahinën e brendshme, në jug  të  Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kështjella e Delminit. Në këtë krahinë dalmatët krijuan një federatë të fuqishme, e cila erdhi duke  u shtrirë në drejtim të bregdetit. Në  federatën  e  dalmatëve  u  përfshinë  edhe  disa  popullsi  fqinje. Gjatë  shek.  II  p.e.  sonë territori i saj u zgjerua mjaft, në këtë territor qenë përfshirë jo vetëm tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Në veri treva e federatës arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinjë liburnët.  Në jug, në fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por më vonë kufiri arriti deri  te  rrjedhja  e  poshtme  e  Naronës  (lumi  i  sotëm  Neretva), në  bri gjet  jugore  të  së  cilës banonin  daorsët. Më i  vështirë është  përcakti mi i kufirit lindor, pasi kemi të  bëjmë me një krahinë malore, por ka shumë të ngjarë që ai të arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatët, në Bosnjë. Pjesa m ë e madhe e trevës së federatës  së dalmatëve,  brenda  këtyre kufijve dhe detit  Adriatik  ishte  thuajse  tërësisht  malore,  por  nuk  mungonin  edhe  disa  pllaja  të  mëdha. Kjo  veçori  e  relievit  të  viseve  dalmate  dhe  kullotat  e  pasura  të  rrafshnaltave  favorizonin zhvillimin e blegtorisë, kanë bërë që blegtoria të ishte baza kryesore e ekonomisë dhe që vetë dalmatët  të  njihen  më  tepër  si  blegtorë. Bujqësia vinte  në  rend  të  dytë, kurse  xehtaria ka qenë më pak e zhvilluar. Të dhënat e arkeologjisë tregojnë se edhe te dalmatët sikurse tek ilirët e tjerë, në periudhën e parë  të  hekurit  kishte  filluar  shthurja  e  bashkësisë  primitive  dhe  diferencimi  ekonomik  e shoqëror. Në gjirin e shoqërisë së dalmatëve ishte krijuar një shtresë e veçantë që zotëronte kope të mëdha bagëtish të imta, nga e cila doli paria fisnore, që u vu në krye të federatës dhe e  udhëhoqi në  luftërat e  ndryshme. Kësaj kohe i përkasin edhe  një tok qendërbanimesh të
Faqe - 135
 
fortifikuara, të  quajtura  zakonisht « gradina » të  ngritura  përreth  pll ajave  të  brendshme, rrënojat  e  të  cilave janë ruajtur deri  në ditët  tona. Këto qendërbanime  të  fortifikuara  apo kështjella  ngriheshin në majat e sheshuara  të disa  kodrave  të  ulta  dhe  janë  të  njëkohshme. Ato përveç mbrojtjes natyrore ishin të fortifikuara me ledhe gurësh që dalmatët bënë kundër pushtuesve  romakë. Ndryshonte  prej  tyre  Delmini,  kryeqendra  e  dalmatëve,  të  cilën Straboni  e ka  quajtur një qytet të  madh; sikurse del nga  përshkrimet e  disa autorëve të tjerë antikë, ai  ka  qenë  shumë  i  fortifikuar, i  rrethuar  me  mure  të  larta  dhe  i  vështirë  për  t’u pushtuar. Për  të  njohur  natyrën  e  qendërbanimeve  të  fortifikuara  të  dalmatëve  mund  të ndihmonte  arkeologjia;  por  ato qendërbanime  kanë  mbetur  ende  të  pastudiuara  mirë. Sidoqoftë ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veçse me ndonjë përjashtim të rrallë, por i shërbyen kryesisht popullsisë blegtorale. Duke qenë blegtoria degë kryesore e ekonomisë së viseve  të  brendshme dalmate, në  këto vise  u zhvilluan  ato  zeje që lidhen  me  blegtorinë.
Kështu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit të leshit dhe krijimit të punishteve të tekstilit. Në  popullsinë  blegtorale  të  dalmatëve  pati  një  zhvillim  edhe  punimi  i  drurit,  i ndihmuar nga pyjet e pasura të viseve të tyre. Të  dhënat  burimore  të  shkruara  dhe  arkeologjike,  tregojnë  se  te  dalmatët  e  viseve  të brendshme  u  ruajt  më  gjatë  organizimi fisnor; për marrëdhëniet ekonomike  e  shoqërore  të ruajtura  te  dalmatët  e  brendshëm   bën  fjalë  Straboni  kur  shkruan  se,  ende  në  kohën  e  tij, dalmatët  e  ndanin  tokën  çdo  tetë  vjet  dhe  se  ndryshe  nga  banorët  e  bregdetit,  përdornin monedhat. Nga  kjo  e  dhënë  e Strabonit  kuptohet  se  nuk  ishte  fjala  për  tokat  e kulturave bujqësore, ku ekzistonte prona private, por për kullotat, pyjet etj., të cilat vazhdonin, si edhe tek  ilirë  të tjerë, të  ishin prona të  përbashkëta.  Por,  në të  njëjtin vend Straboni shkruan  se Salona ishte një  skelë  e  dalmatëve  dhe se  në viset e tyre  ka pasur qendërbanime të shumta (sipas tij numri arrinte në 50); qytete të rëndësishme, përveç Salonës e  Delminit,  kanë qenë Propona,  Ninia,  Andetri etj..   Është e qartë se  njoftimi i parë i  Strabonit u përket  viseve  të brendshme, kurse në krahinën bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe.  Në ishujt fqinjë dhe në bregdet ndodheshin kolonitë greke të Farit e të Isës dhe qytetet Tragur e Epeti, të varura prej kësaj  të  fundit. Në  krahinën  bregdetare  ku  ndodheshin  të  gjitha  qendrat  qytetare  që  u përmendën  më  sipër,  janë  gjetur  materiale  arkeologjike  e  monedha,  midis  të  cilave  edhe monedha  të  Dyrrahut  e  të  Apolonisë,  tregues  të  një  zhvillimi  ekonomik  e  shoqëror  të përparuar. Në  këtë  krahinë  të  gjerë  të  federatës  së  dalmatëve  organizimi  fisnor  po  ia lëshonte vendin shoqërisë  skllavopronare.  Ka  qenë  ky  zhvillim që pati treva  e federatës  së dalmatëve, i cili  e bëri  këtë të fundit  një fuqi politike  të rëndësishme në brigjet e Adriatikut Verior në shek. II-I p.e. sonë. Në fillim të shek. II p.e. sonë, gjatë sundimit të Pleuratit dalmatët qenë në vartësinë e shtetit ilir, por për një kohë të shkurtër.  Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit në krye të shtetit ilir në vitin 181 p.e. sonë ata u bënë përsëri të pavarur.  Pas shkëputjes nga shteti ilir federata  e  dalmatëve  u  forcua  shumë.    Në  këtë  kohë  dalmatët  bashkuan  rreth  vetes  edhe popullsi të tjera ilire, të cilat qenë detyruar t’i jepnin federatës si tribut, bagëti dhe grurë.  Në viset  bregdetare  adriatikase,  Traguri  e  Epeti,  dy  qytete  që  ishin  nën  varësinë  e  kolonisë sirakuziane,  Isës, dhe  që  ndodheshin  pranë  Salonës, qenë  detyruar t’i  jepnin  gjithashtu  një tribut federatës së dalmatëve. Dalmatët u përpoqën njëkohësisht të nënshtronin daorsët, të
Faqe - 136
 
cilët zotëronin vetëm krahinat pas bregut të majtë të rrjedhjes së poshtme të lumit Naretva. Daorsët  para  vitit  168  p.e.  sonë  bënin  pjesë  në  shtetin  ilir  dhe  me  rënien  e këtij  të  fundit kishin hyrë nën protektoratin e Romës. Forcimi  i  federatës  së  dalmatëve  sidomos  në  viset  bregdetare  jugore,  nuk  mund  të  mos ngjallte shqetësime në  shtetin romak,  që  ndiqte një  politikë pushtuese  në viset  veriore ilire. Këtë  politikë  pushtuese  shteti  romak  e  justifikonte,  gjoja për të mbrojtur kufijtë  lindorë  të Italisë. Kështu  pati vepruar që  në kohën e luftërave  iliro-romake, ndërsa  në vitin 178 p.e. sonë ushtria romake, pasi kishte thyer qëndresën e istrëve, kishte pushtuar gjithë gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar më tej politikën pushtuese Roma sulmoi edhe federatën e dalmatëve.Për luftën  kundër dalmatëve romakët përdorën si pretekst ankesat e daorsëve  e të Isës, të cilët ishin nën tutelën e Romës, dhe sjelljet e këqija të dalmatëve kundër delegatëve të  tyre. Vepra  e  Polibit, që  është  burimi  kryesor  për  këto  ngjarje,  tregon  se  nuk  qenë veprimet e dalmatëve shkaku i luftës, por plani i Romës, i përgatitur me kohë për të pushtuar trevën  veriore  ilire.  «  Duke  ndërmarrë  një  fushatë  kundër  dalmatëve,  shkruan  Polibi,  në njërën anë do të nxitnin, do të ngrinin shpirtin luftarak të popullit të tyre dhe, në anën tjetër, do  t’u jepnin  një  mësim ilirëve dhe do  t’i detyronin t’i nënshtroheshin  sundimit të Romës. Për këto arsye romakët u shpallën luftë dalmatëve, por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënë këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve ndaj përfaqësuesve të tyre ». Në  vitin  156  p.e.  sonë  ushtria  romake  duke  pasur  si  bazë  rrjedhjen  e  poshtme  të  lumit Naretva filloi sulmin kundër dalmatëve.  Përpjekja e parë e ushtrisë romake për t’u futur në viset  e  dalmatëve  përfundoi  keq  dhe  ajo  u  detyrua  të  kthehej  përsëri  në  bazën  e  nisjes. Konsulli romak  G.  Mark Figuli, duke shpresuar se do  t’i zinte dalmatët në befasi, i sulmoi përsëri ata në  fillim të dimrit.  Dalmatët e përballuan me sukses sulmin që ushtria romake i bëri  kryeqendrës  së tyre Delmini t, por një  vit më  vonë,  pas  përgatitjesh  të mëdha, romakët duke  përdorur  të  gjitha  mjetet  mundën  të  pushtojnë  Delminin. Burimet  e  shkruara  nuk bëjnë fjalë për gjendjen që u krijua pas luftës. Ngjarjet e mëpastajme tregojnë se lufta vërtet përfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nënshtrimin e dalmatëve. Pas kësajlufte romakët  e  zgjeruan  agresionin  e  tyre  në  Ilirinë  e  Veriut  duke  sulmuar  japodët  e  panonët. Kësaj radhe sulmet e romakëve patën si pikënisje kufirin verilindor të Gadishullit Italik dhe si bazë  për  fushatat  e  tyre  kundër  ilirëve  shërbeu  qyteti  Akuilea,  në  Gadishullin  e  Istrisë,  ku shteti  romak  kishte  vendosur  një  koloni  me  qytetarë romakë. Japodët  e  panonët,  ashtu  si dalmatët i vazhduan për një kohë të gjatë luftërat kundër pushtuesve romakë. Me qëndresën që i bënë shtetit romak për më se njëqind vjet - nga gjysma e dytë e shek. II deri në gjysmën e dytë të shek. I p.e. sonë - popullsitë ilire të veriut, e detyruan atë të dërgonte në viset e tyre ushtri  të  reja,  por  pa  arritur  rezultate  të  dukshme. Në  krye  të  popullsive  veriore  ilire,  në luftën  kundër  romakëve,  qëndronin  dalmatët,  të  cilët  për  shumë  vjet  me  radhë  mbetën kundërshtarët m ë të fortë të Romës. Në  gjysmën  e dytë  të  shek.  II  p.e.  sonë  kundër  pushtuesve  romakë  luftuan  edhe  ardianët.Ardianët ishin  një nga  popullsitë e mëdha ilire  që jetonte në  brigjet e Adriatikut  të  Mesëm deri në afërsi të liqenit të Shkodrës. Viset e tyre, që bënin pjesë në shtetin ilir, pas vitit 168 p.e. sonë, ishin futur në njërën  nga  krahinat pseudoautonome  të  krijuara  nga  shteti  romak.
Faqe - 137
 
Nën ndikimin e luftës dhe të qëndresës së federatës së dalmatëve kundër Romës, ardianët e ndryshuan  statusin  e  vendosur  në  vitin  168  dhe  u  bënë  të  pavarur. Në  përpjekjet  për  të forcuar  pozitën e tyre në një krahinë të varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshën së pari  me  «  aleatët  »  e  këtij  shteti. Sipas  Tit-Livit ardianët  e  pleurejtë  « shkretonin  Ilirinë që ishte nën romakët ». Përpjekjet e ardianëve e të pleurejve për të forcuar pavarësinë e tyre, në një kohë kur edhe  fise të tjera ilire luftonin kundër pushtuesve  romakë,  krijuan  për Romën një situatë të vështirë, të rënduar edhe nga kryengritja e skllevërve në Sicili.  Për të dalë nga kjo  situatë  shteti  romak  dërgoi  në  viset  e  ardianëve  e  të  pleurejve  një  ushtri  relativisht  të madhe, të përbërë nga 10  mijë këmbësorë e  600  kalorës. Mënyra  se si u  zhvilluan  luftimet tregon se sul mi  romak  i gjeti ardianët  e pleurej të të  papërgatitur  për një luftë e  qëndresë  të gjatë.  Burim et japin njoftime vetëm për një betejë që u bë në vitin 135 p.e. sonë, ku romakët i thyen ardianët e pleurejtë.  Pas kësaj lufte shteti romak, për të shmangur një kryengritje e re, i shpërnguli me forcë ardianët nga bregdeti në viset e brendshme malore të Hercegovinës së sotme.

2.  KRYENGRITJET E ILIRËVE
Kryengritjet e ilirëve në m esin e shek. I p.e. sonë Megjithëse popullsitë e ndryshme ilire i shin mundur në beteja të veçanta nga ushtria romake, kjo  e  fundit  nuk  e  kishte  thyer  përfundimisht  qëndresën  e  tyre. Pas  luftërave  mbroj tëse filluan  kryengritjet. Mizoritë  e  ushtrive  romake,  veprimet  arbitrare  të  komandantëve  e  të qeveritarëve romakë, taksat e rënda, plaçkitjet e grabitjet e pushtuesve i shtynë në kryengritje ilirët  e  veriut  dhe  të  jugut. Pushtimi  romak  bëhej  përherë  e  më  i  rëndë;  në  krahinat  e pushtuara nuk ishin të siguruara as gjëja, as nderi dhe as jeta e ilirëve. Kjo  bëri  që në  gjysmën e dytë të  shek. I  p.e.  sonë,  gjatë  krizës politike  që  kaloi Republika Romake për shkak të luftës civile, lufta çlirimtare e ilirëve të zgjerohej edhe më shumë. Në krahina të ndryshme të Ilirisë, sidomos në ato bregdetare u krijua një situatë e favorshme, e cila  u  dha  shkas  përpj ekjeve  për  çlirim. Duke  pasur  synime  të  qarta  politike,  ilirët  u përpoqën të përfitonin nga konfliktet që lindën në gjirin e klasës sunduese romake. Kështu në  vitet  50  të  shek.  I  p.e.  sonë një  pjesë  e qyteteve  (ku  ishin  vendosur qytetarë  italikë)  që kishin  filluar  të  zhvilloheshin  ekonomikisht,  morën  anën  e  Cezarit;  paria  ilire,  e  nisur  nga interesat e saj jetësore, përkrahu kundërshtarin e tij, Pompeun. Të parët që morën armët dhe u ngritën kundër romakëve qenë pirustët; në vitin 50 p.e. sonë ata  sulmuan  krahinat jugore të  vëna  nën  administrimin  e  Cezarit.   Shteti romak mori  masa mbroj tjeje kundër  pirustëve kryengritës, dërgoi forca të reja  ushtarake  dhe fortifikoi qytetet. Ne  kemi  dëshminë  e  tri  mbishkrimeve  latine  të  gjetura  në  Lezhë  dhe  të  vetë  Cezarit  për rindërtimin e fortifikimeve të  Lisit, që duhet të ketë qenë një nga qytetet e para të sulmuara nga pirustët.
Faqe - 138
 
Atë që nuk mundën ta bënin pirustët, dëbimin e pushtuesve romakë nga vendi i tyre, e bënë dalmatët.  Në vitet 50 të shek. I p.e. sonë dalmatët rimëkëmbën federatën e tyre. Në kufirin verior me liburnët ata çliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrinë e fortë romake të dërguar kundër  tyre  nga  Cezari. Në  vitet  47-48  në  një  betejë  të  madhe  ata  shkatërruan  tërësisht ushtrinë romake  të përbërë nga 15 kohorta këmbësorësh  e  3 000 kalorës. Më shumë se  2 000 ushtarë, 30 centurionë e 4 tribunë romakë u vranë në këtë betejë. Me disfatë përfunduan edhe operacionet e tjera të ushtrisë romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatët pas këtyre betejave « nga plaçka e shumtë që zunë jo vetëm u pasuruan në të holla, por rritën  fuqi në e tyre  ushtarake ». Dalmatët mbetën të pavarur dhe të fuqishëm edhe pas vdekjes së Cezarit. Kundër pushtuesve romakë u ngritën edhe parthinët, tokat e të cilëve gjatë luftërave u bënë shesh lufte. Me pasoja për  ta qe lufta midis Cezarit e Pompeut që shkatërroi ekonominë  e tyre. Gjatë  kësaj  lufte  ushtritë  romake  grabitën  popullsinë  parthine  dhe  krijuan  aty  një gjendje  pasigurie. Për  herë  të  parë  parthinët  ngritën  krye  në  vitin  48  p.e.  sonë,  por kryengritja  më  e madhe  e  tyre ka qenë  ajo e  vitit 39,  gjatë  së cilës u shkaktuan  pushtuesve romakë humbje të mëdha.  Por në luftimet u vranë rreth 5 000 kryengritës. Sipas tregimit të Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njëri  prej komandantëve romakë, Mark  Antoni, do  të  ndihmonte  ushtrinë  që  kishte  në  tokat  ilire  dhe  me  qëllim  që  ta  bënte  të  pasur  dhe njëkohësi sht ta stërviste, e hodhi këtë ushtri kundër parthinëve. Gjatë  gjysmës së  dytë të  shek.  I fise të tjera kryengritëse ilire të  veriut vazhduan  të luftojnë kundër pushtuesve romakë.  Oktaviani, që ishte  bërë në  vitet 40 sundimtar i vetëm i shtetit romak,  u  detyrua  të  vinte  vetë  në  viset  ilire  të  çliruara  në  krye  të  një  ushtrie  prej  8-10 legjionesh (pothuaj  1/5  e  ushtrisë  së  tij). Me  këtë  fushatë  të  madhe ushtarake  Oktaviani kërkonte të forconte njëkohësisht edhe  pozitën e tij  në Itali.  Në vitin 35 p.e. sonë ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnët, kaonët dhe japodët.  Këta të fundit u bënë legjioneve pushtuese një qëndresë të madhe.  Në qëndresën ilire të kësaj kohe mbetet si një shembull i madh  lufta  për  mbrojtjen  e  Metulit,  qytetit  kryesor  të  japodëve. Romakët  mundën  të pushtonin këtë qytet vetëm kur ai u shkatërrua i tëri dhe kur ishin vrarë mbrojtësit e tij.  Për të  mos  rënë  në  duart  e  armikut,  gratë  metulase  me  fëmijët  e  tyre  u  hodhën  në  zjarrin  që përfshiu  qytetin. Shteti  romak  sulmoi  pastaj  edhe  fise  të  tjera  ilire  si  panonët,  dalmatët  e dardanët. Pas kësaj fushate të përgjakshm e që u kushtoi rëndë romakëve, këta të fundit arritën deri në Danub, duke hapur edhe rrugën tokësore që lidhte krahinat danubiane me detin Egje.  Ilirët kryengritës, që luftonin jo  të bashkuar u  mundën  nga  ushtria e madhe romake e armatosur dhe  e  organizuar mirë.  Por popullsitë ilire nuk iu  nënshtruan pushtuesit as pas fushatës  së viteve 30, me gjithë masat e marra nga shteti romak, largimin me forcë prej vendit të tyre të shumë kryengritësve dhe kthimin në skllevër të robërve të zënë gjatë luftërave pushtuese. Kryengritja e ilirëve e viteve 6-9 të erës sonë Kryengri tja më e madhe ilire kundër pushtuesve romakë ka qenë ajo e  viteve 6-9 të e. sonë.
Faqe - 139
 
Ajo  dallohet nga kryengritjet e tjera për shtrirjen e gjerë të  saj, pjesëmarrjen e popullsive  të tëra ilire, për luftën e paepur të kryengritësve dhe për gjendjen e vështirë që krijoi për shtetin romak. Kryengritja  filloi  në  një  kohë  kur  Perandoria  Romake,  duke  vazhduar  politikën pushtuese  të  saj,  po  përgatitej  për  luftën  kundër  markomanëve  gjermanikë,  të  cilët  kishin krijuar  në  tokat  e  Çekisë  së  sotme  një  federatë  fisnore  të  fuqishme. Shteti  skllavopronar romak  kishte  ngarkuar me tribute  popujt e pushtuar  dhe  i kishte detyruar të  jepnin rekrutë për  luftërat  e  reja pushtuese. Për luftën  kundër markomanëve  ishte  përgatitur  një ushtri  e madhe  prej  12  legjionesh,  e  cila do të plotësohej  me  reparte ndihmëse. Ushtarët  e këtyre reparteve  do  të  rekrutoheshin  kryesisht  tek  fiset  e  mëdha  të  veriut:  dalmatët,  desidiatët, panonët etj..  Rekrutimi i bërë me forcë i shtyti përsëri në kryengritje ilirët, që ishin rënduar edhe nga pagesa e  taksave.  Dalmatët edhe  para  kësaj  kryengritjeje kishin qëndruar  të qetë. Të  parët  u  ngritën  desidiatët  dhe  shumë  shpejt  kryengritja  u  përhap  edhe  tek  popullsitë e tjera ilire, nga lumenjtë Sava e Dava në veri, deri tek lumi  Mat në  jug, ku u ngritën pirustët. Kjo ka qenë kryengritja më e madhe ku, për të parën herë, një tërësi popullsish  ilire  rrokën armët së  toku  dhe u hodhën në luftë kundër  pushtuesve romakë.   Ushtria  kryengritëse ilire përbëhej  nga 200 mijë  këmbësorë  e  9  000  kalorës  dhe  udhëhiqej  nga tre  komandantë: nga Bato  Desidiati  dhe  nga  një  tjetër  Bato  e  Pini  nga  fisi  i  breukëve  panonë. Duke bashkërenditur  veprimet  e  tyre, kryengritësit ilirë  filluan  operacionet në  tri drejtime: 1)  Një grup  kryengri tësi sh  u  drejtuan  nga  krahinat  bregdetare  adriatikase  dhe,  duke  çliruar  mjaft qytete  e  kështjella,  zbritën  në  jug  deri  në  afërsi  të  qytetit  të  Apolonisë,  në  provincën  e Maqedonisë. 2)  Një  grup  tjetër  kryengritësish  u  drejtua  nga  veriperëndimi,  për  të  çliruar krahinat ilire në kufi me Italinë dhe për të forcuar mbrojtjen në këto vise.  3) Një pjesë tjetër e kryengritësve qëndroi në brendësi të viseve dalmate, duke pasur si detyrë jo vetëm çlirimin e plotë të vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes. Lufta çlirimtare e ilirëve dhe fitoret e para të tyre u bënë shqetësuese për romakët, të cilët po humbnin  kështu  tokat  e  pushtuara  në  pjesën  veriore  të  Ballkanit. Vrulli  i  kësaj  lufte  e tronditi  shumë  pushtetin  qendror  romak. Në  Romë  u  shpall  mobilizimi  i  përgjithshëm. Vetë  perandori  Oktavian  lëshoi kushtrimin në  senat,  se « në  dhjetë ditë, po  të mos  merren masa mbrojtjeje, armiku mund të hyjë brenda në Romë ».  Perandori kërkoi që për nevojat e ushtrisë shtresat e pasura të jepnin një pjesë të pasurisë së tyre. U thirrën nën armë veteranët e luftërave të  mëparshme dhe u pranuan në  ushtri  edhe skllevërit e liruar. Me  markomanët shteti  romak  bëri  një  marrëveshje,  e  cila  u  l ehtësua  edhe  nga  fakti  që  nuk  kishin  filluar veprimet  e  luftës. Legjionet  romake,  të  dërguara  kundër  markomanëve  dhe  të  vëna  nën komandën e Tiberit, morën urdhër të drejtohen për në Iliri, ku ziente kryengritja. Me gjithë masat e forta që mori Perandoria Romake, gjatë dy viteve të para të luftimeve me legjionet  romake, iniciativa ishte në duart e kryengritësve, të cilët duke vepruar me shpejtësi dhe  shkathtësi  e  goditnin  ushtrinë  romake  në  befasi  dhe  në  disa  drejtime  në  një  kohë, sulmonin kolonat e furnizimit etj.. Në luftë kundër kryengritësve ilirë, shteti romak solli nga Siria  dy  legjione  nga  më  të  fortat,  kërkoi  ndihmën  e  aleatit  të  tij  Remetalkut, mbretit  të Trakëve  dhe  dërgoi  në  Ilirik  komandantët  më  të  mirë  ushtarakë. Ushtria  romake  gjatë operacioneve  në  viset  ilire  përdori  të  gjitha  mjetet  për  të  mposhtur  qëndresën  e  ilirëve, forcën  e  armëve,  djegien  e  qendërbanimeve  të  ilirëve  kryengritës,  shkatërrimin  e  arave, të
Faqe - 140
 
kopshteve  e  të  pyjeve,  vrasjen  e  kthimin  e  popullsisë  ilire  në  skllevër. Në  vitin  e  tretë  të kryengritjes duke shfrytëzuar  gjendjen  e  vështirë të  krijuar  pas dimrit të fortë në  vitet 7/8, duke përdorur intrigat dhe përçarjet, romakët mundën me anë premtimesh të bënin për vete Baton,  njërin  prej  prijësve  breukë. Megjithëse  Batoja  i  breukëve  u  kap  shpejt  nga kryengritësit dhe  u dënua  si  tradhtar, kryengritësit panonë ishin përçarë dhe ushtria romake mundi ta shtypte qëndresën e fiseve kryengritëse të Panonisë. Në  vitin  9  vatra  kryesore  të kryengri tjes  mbetën krahinat  dalmate. Shteti romak, në  luftën kundër kryengritësve ilirë angazhoi të gjitha forcat ushtarake të grumbulluara.  Kryengritësit ilirë,  ndër  të  cilët  forcën  kryesore  e  përbënin  dalmatët, qenë  të  detyruar  t’u  bënin  ballë sulmeve të një ushtrie armike disa herë më të m adhe dhe që zotëronte mjete të shumta lufte. Kryengri tësit dalmatë treguan në luftimet kundër legjioneve romake një trimëri e vendosmëri të madhe dhe u shkaktuan dëme të shumta armiqve.  Nën muret e kështjellës së Andetrit, në Dalmati romakët nga rrethues u shndërruan në të rrethuar dhe shpëtuan nga një katastrofë e madhe, të ndihmuar përsëri nga tradhtia e disa përfaqësuesve të parisë vendase.  Në mbrojtje të një  kështjelle tjetër, Arbudës, me kryengritësit u bashkuan edhe  gratë, të cilat për të  mos rënë në duart e armiqve u hodhën me fëmijët e tyre në zjarrin që kishte përfshirë kështjellën dhe  në  humnerat  poshtë  saj. Kështjellat  dalmate,  të  mbrojtura  nga  kryengritësit  ranë  në duart e pushtuesve romakë si gërmadha dhe pa banorë. Popullsi të veçanta ilire e vazhduan qëndresën edhe pas rënies së kështjellave dalmate.  Të fundit që u mposhtën qenë desidiatët e  pirustët,  të  cilët  sikurse  shkruan  historishkruesi  romak  Velei  Paterkuli,  pjesëmarrës  në luftën kundër kryengritësve ilirë, « ishin pothuaj të pathyeshëm në sajë të pozitës së vendeve dhe të maleve, të natyrës së tyre të egër, të zotësisë së tyre të çuditshme për të luftuar... ». Kryengri tja e ilirëve e viteve 6-9 të e. sonë, sipas historishkruesit romak Suetonit, « ishte më e tmerrshme nga të gjitha luftërat e jashtme pas luftës punike ».  Gjatë luftës për mposhtjen e kryengritjes  shkruan  një  tjetër  historianshkrues  antik,  «  shumë  njerëz  humbën  dhe  u shpenzua  një  sasi  e  madhe  të  hollash. Sepse  gjatë  kësaj  lufte  u  desh  të  mblidhej  shumë ushtri, ndërsa plaçka e luftës ka qenë shumë e paktë ». Pasojat e kryengritjes së madhe ilire, dobësimi  i  fuqisë  ushtarake  të  Perandorisë  Romake,  që  nuk  dispononte  mjete  të mjaftueshme  për  një  luftë  të  re,  u  dukën  shumë  qartë  në  di sfatën  e  në  humbjen  e  tri legjioneve në pyllin e Teutiburgut në viset gjermane.  Kryengritja e madhe e ilirëve e viteve 6- 9 krijoi në Perandori një situatë të nderë e të vështirë.  Ajo i dha fund periudhës agresive të politikës  së  jashtme  të  Oktavianit. Shteti  romak  u  detyrua  të  hiqte  dorë  nga politika  e  tij pushtuese kundër markomanëve gjermanikë dhe Evropës Qendrore. Raprezaljet  që  bënë  romakët  në  viset  ku  shpërtheu  kryengritja  qenë  të  tmerrshme. Kryengri tësve iu mor toka dhe çdo gjë që kishi n; disave u prenë duart, kurse shumë të tjerë u shitën si skllevër.  Vetëm pas më shumë se një shekulli e gjysmë luftimesh pushtuesit romakë mundën  të  m poshtni n  qëndresën  e  armatosur  të  ilirëve  dhe  t’i  nënshtronin  «  në  një  farë mënyre ». Straboni shkruante asokohe se  shkretimi i  Ilirisë « ka  filluar prej shumë  kohësh dhe në disa vise nuk ka pushuar as sot e kësaj dite për shkak të kryengri tjeve... ».  « Romakët po ngrehin lëmet në shtëpitë e tyre ».
Faqe - 141
 
Pas  kryengritjes  së  madhe  të  viteve  6-9  të  e.  sonë  ndonëse  nuk  pati  lëvizje  të  mëdha  të organizuara  të  ilirëve  kundër  romakëve,  qëndresa  e  ilirëve  ndaj  pushtuesve,  e  sidomos kundër romanizimit e asimilimit vazhdoi gjatë.
Faqe - 142
 
K R E U    V I I I
ILIRIA NË PERIUDHËN  E ZGJERIMIT DHE TË RËNIES SË PERANDORISË ROMAKE - 1. GJENDJA EKONOMIKO - SHOQËRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISË NË SHEK. I-III E. SONË
Shteti  romak  si  gjatë  luftërave,  ashtu  edhe  pas  mbarimit  të  tyre  u  mor  me  organizimin administrativ  të  vi seve  të  pushtuara,  të  cilin  e  kreu  në  disa  etapa  dhe  me  ndryshime  sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi  kryesor i  organizimit administrativ të  Iliri së, ka  qenë përforcimi i  pushtetit romak,  me  anë  të  të  cilit  do  të  kalohej  në  një  administrim  e  shfrytëzim  më  racional  e sistematik të provincave ilire.  Kjo ka ndodhur në periudhën e fundit të Republikës së Romës dhe në mënyrë të veçantë me krijimin e perandorisë. Këtij qëllimi i shërbyen masa të tilla si konfiskimi  i  tokave  dhe  ndryshimet  në  pronësinë  tokësore,  shndërrimi  i  disa  qyteteve  në koloni  romake  dhe  ngulimet  e  një  popullsie  italike  e  orientale,  zhvillimi  i  teknikës  dhe  i prodhimit,  shfrytëzimi  i  minierave  dhe  ndërtimi  e  rindërtimi  i  rrugëve  dhe  në  përgjithësi situata  e  rëndë  që  iu  imponua  ilirëve,  veçanërisht  duke  filluar  nga  shek.  I  e.  sonë. Bashkë  me  këtë  politikë  Roma  bëri  përpjekje  të  mëdha  për  asimilimi n,  «  romanizimin  »  e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme. M arrëdhëniet agrare.  Krijim i i latifondeve Që  në shek. I p.e.  sonë, por në  mënyrë të  veçantë pas shek. I e. sonë, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin në  viset ilire të një politike agrare, në  thelb të së cilës  ishte marrja  me forcë, konfiskimi  i tokave  më të mira e  pjellore, të  cilat i  shpalli « ager  publicus », prona  të shtetit romak.  Një pjesë të madhe të tokave të konfiskuara Roma ua dha qytetarëve romakë, kolonistëve  romakë  e  italikë  dhe  veteranëve  të  ushtrisë,  të  cilët  banonin  në  periferinë  e qyteteve, duke i shndërruar në toka të qyteteve që qenë kthyer në koloni e në municipe. Por nga fondi i tokave të grabitura  morën prona  edhe përfaqësuesit  e aristokracisë tokësore; në këtë  mënyrë  në  Iliri  u  krijuan  ekonomitë  e  mëdha  bujqësore,  latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht në fushat, zonat e ulëta kodrinore dhe në luginat e ulëta të lumenjve, më tepër pranë rrugëve të mëdha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqësore qendërbanimet e mëdha. Nga  burimet  e  shkruara  del  se  zotërime  të  mëdha  tokash,  latifonde  ka  pasur  në krahinat bregdetare dhe në fushat e brendshme.  Përreth Buthrotit ka pasur prona të mëdha tokësore  Pompon  Atiku,  që  i  përkiste  parisë  skllavopronare  romake,  kurse  në  rrethet  e kolonive  të  Ulpianës  e  të  Skupit,  në  Dardani,  zotëronte  prona  të  gjera  tokësore familja patrice romake e Turëve. Me  gjithë  konfiskimet  tokësore  pushtuesit  romakë  i  lanë  toka  edhe  popullsisë  ilire  dhe  në këtë drejtim vepruan si pas qëndrimit që mbanin kundrejt fiseve të ndryshme. Në mënyrë të
Faqe - 143
 
veçantë  pronat  tokësore  të  vendasve  u  ruajtën  në  viset  e  brendshme  ilire, ku  në  shekujt e parë të  erës  sonë,  një pjesë e madhe  e  popullsisë  jetonte,  ende në  fshatra,  e  organizuar  në bashkësi  fshatare. Pjesëtarët  e  këtyre  bashkësive  fshatare,  krahas  pronës  së  përbashkët, kullotave, djerrinave e pyjeve zotëronin ngastra toke, të cilat i punonin vetë, me mjetet e tyre. Skllavopronarët  romakë,  pas  tyre  dhe paria  ilire,  vazhduan të konfiskonin  tokat  duke  bërë përpjekje të reja për t’i rritur pronat e tyre tokësore. Të dhënat mbishkrimore tregoj në se në fillim të shek. II të erës sonë, territori bujqësor i qytetit të Dyrrahut arrinte deri në Skampin (Elbasan) që ishte një fshat « vicus » i varur nga Dyrrahu.  Mbishkrimet latine, të zbuluara në fshatra të ndryshme të fushës së Tiranës dhe që i takojnë shek. I të erës sonë mbajnë emra jo ilire,  çka  do  të  thotë  se  edhe  në  këtë  zonë  pronat  bujqësore  u  ishin  marrë  vendësve. Në lidhje  me  grabitjen  e  tokave  të bashkësive  fshatare  vendëse  me  shumë  interes  është  një mbishkrim  i  shek.  II  të  erës  sonë  i  zbuluar  në  tokat  e  orestëve,  që  banonin  në  krahinat kufitare juglindore ilire.  Në këtë dokument mbishkrimor, i gjetur pranë Vatinës, theksohet e drejta e njohur e orestëve për zotërimin e tokave shtetërore në territorin e qytetit Vatina.  Në mbishkrim  theksohet  gjithashtu  se  nga  kjo  e  drejtë  përjashtohen  «  të  huajt  »,  në  këtë  rast pronarët romakë të tokave që kërkonin të zgjeronin pronat e tyre tokësore.  Një organizim të ngjashëm  me  orestët,  pra  edhe  marrëdhënie  agrare  të  ngjashme  me  ta  kanë  pasur  edhe dasaretët. Një  veçanti  e  krahinave  të  banuara  nga  orestët,  dasaretët  dhe  popullsitë  e  tjera malësore  të  Ilirisë  Juglindore  është  mungesa,  në  gjetjet  arkeologj ike,  e  dokumenteve mbishkrimore në  gjuhën  latine. Kjo  mungesë  mund  të  shpjegohet  vetëm  me  një status  të posaçëm të këtyre krahinave ilire. Marrëdhëniet  e  reja  agrare  të  vendosura  në  Iliri  gjatë  sundimit  romae  e keqësuan  shumë gjendjen  sidomos  të  asaj  pjese  të  fshatarësisë  ilire  që  i  ishin  grabitur  tokat. Fshatarët  e mbetur pa tokë u detyruan të iknin dhe të kërkonin punë si argatë në qytetet dhe në minierat. Ata që mbeteshin në  fshat për të jetuar, u shtrënguan  të punonin  si  mëditës - arrendatorë - në  pronat  tokësore  të  qyteteve  dhe  të  latifondistëve  romakë. N ë  veprën  e  tij  «  Mbi ekonominë  fshatare » shkrimtari  romak  Varroni  shkruan për  ekzistencën  në shek. I  të erës sonë të fshatarëve të varur, të skllavëruar në borxhe, të cilët ai i quan « obaerati », që sipas tij gjendeshin me shumicë në Iliri dhe punonin në vende e në kushte të vështira.  Edhe gjendja e fshatarëve të lirë nuk ishte aspak e mirë; m bi ta rëndonin taksa e detyrime të ndryshme, të cilat i çuan në shkatërri m të plotë.  Shumë prej fshatarëve të shpronësuar, në pamundësi për të përballuar jetën hyni n në borxhe, shpeshherë duke u kthyer edhe në skllevër.  Skllevërit në përgjithësi i bënin punimet bujqësore në latifondet dhe në pronat tokësore të qyteteve. Zhvillimi  i ekonomive  bujqësore në  territoret e konfiskuara nga  qytetet,  rritja e pronave  të mëdha tokësore e shpejtoi procesin e zëvendësimit të pronës së përbashkët (prona kolektive u bë pronë e « shtetit romak ») me atë private dhe pati si pasojë shtrirjen dhe thellimin më tej të marrëdhënieve skllavopronare në fshatin ilir.  Ky proces preku edhe pronat e vogla private në  ato vise që  hynin  nën  administrimin  e  qyteteve  ose  ku  kishte mundësi të zhvilloheshin latifondet. Më pas u bënë përpjekje për t’i shtrirë marrëdhëniet e reja agrare edhe në viset e brendshme. Megjithatë,  në krahinat e brendshme ilire vazhdoi të  ruhej  edhe  prona e vogël tokësore dhe fshatarët e  lirë. Në  këto  krahina blegtoria, krahas bujqësisë,  mbeti  një degë e
Faqe - 144
 
fuqishme e ekonomisë së popullsisë ilire. Qytetet Duke filluar nga shek. I i e. sonë në krahinat ilire ndodhën ndryshime edhe në jetën qytetare. Këto  ndryshime  u  bënë  natyrisht  në  pajtim  me  traditat  vendase  të  urbanizimit  dhe  me kushtet e reja politiko-ekonomike të krijuara në tre shekujt e parë të erës sonë. Kështu  në  Ilirinë  e  Jugut  dhe në  Epir,  gjatë  shekujve  të mësipërm  nuk  u  ngritën  qytete  të reja,  madje  në  krahasim  me  periudhën  pararendëse  numri  i  tyre  u  pakësua. Nuk  kanë  të bëjnë  me  procesin  e  urbanizimit  të  asaj  kohe,  disa  kështjella (castra),  me  karakter  thjesht ushtarak, të cilat u ngritën gjatë rrugëve më të rëndësishme. Me  pushtimin  romak  dhe  me  organizimin  administrativo-ekonomik  provincial  pjesa  më  e madhe e qyteteve autoktone nuk i kishin më funksionet ekonomike e politike që kishin pasur më parë dhe, duke mos pasur mundësi të zhvilloheshin më tej, filluan të bien. Në kushte të tilla banorët e disa qyteteve e qytezave të fortifikuara ilire braktisën vendbanimet kodrinore- malore  dhe  zbritën  në fushë. Disa  prej  tyre,  megjithëse  u  kthyen  administrativisht  në gjendjen e fshatrave, nuk kanë pushuar së qeni qendra qytetare, të tjerat u bënë vendbanime fshatare duke  u  marrë  kryesisht  me  bujqësi. Pati  edhe  ndonjë  qendërbanimi  të  fortifikuar ilire, që  duke  pasur  qysh  në fillim  karakter mbrojtës  u  shndërrua  si  qendër e një  garnizoni ushtarak romak. Shpëtuan nga rrënimi për dy-tre shekuj pak qytete që përfi tuan nga politika e diferencuar që zbatuan  në  fillim  autoritetet  pushtuese  romake. Kjo  politikë  mbështetej  në  qëndrimin proromak të disa qyteteve gjatë periudhës së luftërave iliro-romake dhe ndikohej nga fakti se romakët për një  farë kohe nuk qenë në gjendje të qeverisnin drejtpërdrejt të gjitha krahinat bashkë me të gjitha qytetet e pushtuara.  Në krye të këtyre qyteteve ishte ai i Apolonisë, ku u ruajtën krahas  autonomisë  së  brendshme  edhe  traditat kulturore-artistike  helenistike,  gjuha greke dhe punishtja monetare, ku priteshin monedha deri në fillim të shek. III  të erës sonë. Statusin e vjetër dhe një autonomi të brendshme ruajtën edhe qytetet Amantia e Foinike. Një impuls të ri në zhvillimin e tyre ekonomik e kulturor patën në të gjithë Ilirinë qytetet që morën statusin e kolonisë dhe të municipit. Në Ilirinë e Jugut koloni romake u bënë Skodra, Dyrrahu,  Bylisi  dhe  Buthroti,  kurse  në  Ilirinë  e  Veriut  dhe  të  brendshme  si  koloni  të rëndësishme qenë Narona, Salona, Jader, Epidauri  dhe  Skupi. Të dhënat  që  kemi për këto koloni  tregojnë  se  një  pjesë  e  konsiderueshme  e  popullsisë  së  tyre  përbëhej  nga  italikë  të ardhur  aty, nga  veteranë  të  legjioneve  romake  dhe  banorë  me  prejardhje  nga  Lindja. Kjo popullsi, pavarësisht nga përbërja etnike, kishte të drejtën e qytetarisë romake dhe formonte shtresën më të pasur të qyteteve. Në duart e saj ishin përqendruar postet më të rëndësishme administrative. Mbajtja e tyre, që konsiderohej detyrë nderi, ishte e lidhur edhe me detyrime në  fushën  e  ndërtimeve,  të  zbukurimit  të  qyteteve  etj.. Përfaqësuesit  e shtresës  së  pasur, kalorët, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe luftërat e përgjakshme të gladiatorëve. Të hollat për të gjitha këto nxirreshin nga puna e skllevërve dhe e masës së gjerë të popullsisë
Faqe - 145
 
së varfër. Në  përbërjen  e  shtresave  të  larta  ka  pasur  edhe  ilirë  të  pasur,  përfaqësues  të  shtresës skllavopronare ose të parisë së vjetër fisnore, të cilët kishin marrë qytetarinë romake. Në një situatë  të  tillë,  paria  provinciale  ilire,  si  një  shtresë  e  privilegjuar,  e  cila  më  të  shumtën  i përkiste  shtresës  së  kalorëve  dhe  prej  nga  dilnin  edhe  komandatë  ushtarakë,  u  bë  një përkrahëse  e  shtetit  romak,  sepse  ajo  shihte  te  pushteti  i  fortë  perandorak  mbrojtësin  e interesave të saj. Shtresat e tjera  të popullsisë së lirë, me të drejta qytetare, përbëheshin nga pronarët e vegjël të  tokave,  zejtarët  e  tregtarët. Banorët  vendës  që  në  to  kanë  qenë  të  paktë,  sepse  qenë dëbuar  që në  fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqësore, nuk kishin të drejta  politike dhe kryenin punë të rënda si punëtorë krahu, druvarë, barinj etj.. Kolonitë,  bashkë  me  municipet,  kanë  qenë  baza  ekonomike  të  Romës  dhe  njëkohësisht bërthama  përçuese  të  politikës  së  asimilimit  të  popullsisë  ilire.Veprimtaria  ekonomike  e kulturore e tyre ka  qenë e lidhur ngushtë me Romën e  modelet romake dhe gjuha zyrtare e tyre ka qenë gjuha latine. Institucionet  municipal e  ishin  të  njëjta  në  të  gjitha  qytetet-koloni  të  Ilirisë  dhe  ishin organizuar  sipas  shembullit  të  Romës. Organ  drejtues  ka  qenë  këshilli  i  qytetit  ordo decuriorum, i cili vendoste për çështjet më me rëndësi. Pushteti ekzekutiv ushtrohej nga një kolegj  prej  dy  magjistratësh  të  lartë,  të  zgjedhur  për  5  vjet,  duumviri  quinquennales. Funksionarë të tjerë të qytetit ishin edilet (aediles), të cilët kujdeseshin për ndërtimet publike e  furnizimin  e  popullsisë, kuestorët (questores), që  kishin  nën  kontrollin  e  tyre  arkën  e shtetit. Në  administrimin  e  qytetit  një  detyrë  e  lartë  ka  qenë  detyra  e  mbrojtësit  ose  e patronit të kolonisë (patronus coloniae), i cili ishte i ngarkuar nga perandori për të mbrojtur interesat e saj. Në krahinat ilire, përveç qyteteve-koloni në shekujt e parë të erës sonë nj ë rol të rëndësishëm kanë luajtur disa qendërbanime  të  vogla  të  quajtura  municipe,  të  cilat  kanë  pasur  një vetëqeverisje më të kufizuar. Municipet zotëronin gjithashtu prona tokësore në periferi në e afërt;  zejtaria  e  tregtia  nuk  kanë  qenë  aq  të  zhvilluara  dhe  në  përgjithësi  në  këto qendërbanime nuk  ka  pasur  institucione,  që ishin  karakteristike për kolonitë. Municipe ka pasur  edhe  në  viset  e  brendshme, disa  prej  të  cilave  kanë  qenë  lidhur  me  minierat. Një municip i tillë ka qenë Ulpiana në Dardani (afër Prishtinës), e ngritur në fillim të shek. II të erës  sonë  pranë  një  qendre  minerare, që  u  bë  shpejt  qendra  kryesore  e  krahinës. Në municipet  e  zonave  të  brendshme  popullsia  ishte  thuajse  tërësisht  vendase, në  to  puna  e skllevërve ka  qenë  përdorur  fare pak, për të m os thënë aspak,  kurse  banorët  ilirë  në pjesën më të madhe të tyre kanë qenë marrë me bujqësi e blegtori. Në këto qendërbanime u ruajtën më të forta  traditat  e  lashta  vendëse  dhe  politika  asimiluese  e  shtetit  romak  gjeti  një kundërshtim e një qëndresë më të madhe se në rajonet bregdetare. Burimet e shkruara antike tregojnë për ekzistencën në Iliri të di sa qendërbanimeve të vogla të
Faqe - 146
 
fortifikuara, të cilat  i  quajnë castella  ose oppida (kështjella  apo  qyteza),  banorët  e  të  cilave nuk kishin të drejtën e qytetarisë romake. Këto kështjella e qyteza ilire ishin edhe qendra të njësive krahinore të brendshme civitates-ve, ku qenë vendosur paria vendase dhe autoritetet provinciale të perandorisë që zbatonin politikën sunduese të saj. Zejtaria, tregtia dhe kom unikacioni Zhvillimi i mëtejshëm i qyteteve dhe lulëzimi i jetës qytetare në shekujt e parë të erës sonë në provincat  ilire  ka  qenë  i  lidhur  ngushtë  me  zhvillimin  që  morën  degët  e  ndryshme të ekonomisë,  zejtaria, tregtia dhe bashkë me ta rrjeti  i komunikacioni t. Me gjithë ngritjen që pati në dy shekujt e parë të perandorisë provinca e Maqedonisë, ku qenë përfshirë edhe Iliria e Jugut dhe Epiri, këto nuk arritën gjendjen që kishin pasur në kohën kur qenë të  pavarura. Ndryshe  prej  tyre,  në  krahinat  e  brendshme  e  të  veriut,  në  Dalmati,  Panoni,  Dardani  etj., vendosja  e  mënyrës antike (romake) të  prodhimit u pasua  nga një  zhvillim  ekonomik më i lartë se ai që kishin pasur më parë. Në  këtë  periudhë  u  zhvilluan  në  Iliri  ato  degë  të  zejtarive,  prodhim et  e  të  cilave  ishin  të destinuara për të plotësuar  kërkesat e  një rrethi të gjerë konsumatorësh, në radhë  të parë të vendasve. Në  këtë kategori hynin  veglat  e  punës, orendi të shtëpiake,  enët prej balte,  qelqi dhe  stolitë. Zhvillimi  i metalurgjisë  dhe  i disa zejeve  të rëndësishme  u pasua me futjen në përdorim  të  një  sërë  veglash  të  reja  pune,  të  cilat  e  shtuan  edhe  më  tej  prodhi min. Njëkohësisht  vërehet  edhe  krijimi, sidomos  në  qytetet  e  mëdha, të punishteve,  të  cilat  i zotëronin  skllavopronarë të njohur italikë,  sikurse është rasti  i kandilave prej  balte të pjekur të prodhuar në Bylis nga firmat e njohura FORTIS e FELIX të Italisë së Veriut, të cilat ishin llogaritur  gjithashtu  për  tregun  vendës. Nga  fundi  i shek.  I  dhe  sidomos në  shek.  II  të  e. sonë  bëhet  i  zakonshëm  edhe  në  provincat  prodhimi  i  kandilave  me  firmë,  me  kallëpe  të sjella  nga  Italia. Në  qytetet  e  mëdha  ku  zejtaria  ka  qenë  më  e  zhvilluar  zejtarët  ishin  të bashkuar sipas zejeve në shoqata (collegia).  Disa mbishkri me të zbuluara përmendin kolegjet e zejtarëve që punonin hekurin, gurin e drurin. Shumë qytete të Ilirisë kanë qenë të njohura për prodhimin e tullave e të tjegullave, të armëve, të tekstileve etj.. Një  nga  degët e ekonomisë që mori  një zhvillim  të madh në  krahinat ilire në  shek. I-III  të erës sonë dhe për të cilën pushtuesit treguan një zell të madh ka qenë shfrytëzi mi i minierave. Pas pushtimit të Ilirisë edhe minierat e arit, të argjendit, të bakrit e të hekurit të Dalmatisë, të Dardanisë  e  të  viseve  të  pirustëve u  bënë  prona  të  shtetit  romak  dhe  patën  një  rëndësi  të madhe për perandorinë. Shfrytëzimin e minierave perandorake ose e bënte vetë shteti ose ua jepte  sipërmarrësve  të  vegjël  romakë. Në minierat  punonin,  në  kushte të këqija,  skllevërit dhe  banorët  e lirë  vendës. Minierat  e provincave ilire filluan të shfrytëzoheshin në  mënyrë intensive në shek. II e. sonë. Flori, historian i shek. I-II të e. sonë, tregon se pas kryengritjes së  viteve  6-9  romakët  i  shtrënguan dalmatët «  të  gërmojnë  tokën  dhe të  nxjerrin prej  saj arin ». Më vonë minatorët dalmatë e pirustët u dërguan me forcë për të punuar në minierat e provincës së Dakisë. Një  rol  jo  të  vogël  në  jetën  e  krahinave  ilire  ka  luajtur  edhe  tregtia. Më  e  zhvilluar  ishte
Faqe - 147
 
tregtia që bënin qytetet si qendra të prodhimit  zejtar me  periferinë e tyre bujqësore dhe  me viset e brendshme, në të cilën merrnin pjesë gjerësisht shtresat e gjera të popullsisë vendëse. Një zhvillim të madh mori gjithashtu tregtia tranzite dhe ajo që bëhej në Gadishullin Italik e në  provincat  mesdhetare  të  perandorisë,  që  ishte  në  duart  e  shtresës  së  tregtarëve negotiatores,  të  cilët  u  dukën në  viset ilire  që  në  gjysmën e dytë  të  shek.  I p.e. sonë. Nga tregtia  përfituan  ato  krahina  që  ishin  në  afërsi  të  qendrave  të  mëdha  tregtare  ose  të përshkuara nga rrugët e mëdha  të komunikacionit. Qendra të rëndësishme tregtare të kësaj kohe qenë Dyrrahu, Salona, Jader etj., në skelat e të cilave shkarkoheshin mallra të ndryshme që  drejtoheshin  nga  perëndimi  në  lindje  dhe  anasjelltas. Sipas  një  burimi  të  shkruar,  nga krahinat dardane eksportohej djathë, kurse Dal matia, përveç djathit, eksportonte lëndë druri të përshtatshme për ndërtime dhe hekur. Qytetet dhe qendërbanimet e rëndësishme të provincave ilire të kësaj kohe kanë qenë lidhur me  rrugë. Shteti  romak,  fill  pas  pushtimit  të  tyre,  nisi  ndërtimin  e  rrugëve  të  reja  dhe rregullimin  e  rrugëve  të  vjetra. Një  rrugë  e  njohur  dhe e  rrahur  ka  qenë  rruga  Egnacia  (e ndërtuar fill pas formimit të provincës së Maqedonisë (mesi i shek. II p.e. sonë), mbi rrugën më të vjetër të Kandavisë), e cila duke u nisur nga Dyrrahu e Apolonia dhe duke kaluar nëpër Thesalonik  arrinte  në  Bizant  (Kostandinopojën  e  mëvonshme),  pasi  kishte  përshkuar  një pjesë të mirë të krahinave jugore të Ballkanit. Sipas Strabonit, rruga Egnacia ka qenë e gjatë 553  milje, afërsisht 830 km. Ajo  ishte rruga më  e shkurtër dhe më e sigurt midis  Italisë  së Jugut,  Greqisë  Veriore,  Maqedonisë  e  Azisë  së  Vogël. Një  rrugë  e  rëndësishme transballkanike ka qenë edhe ajo që nisej nga  bregdeti  jugor i Adriatikut, kalonte nëpër Lis, kapërcente Drinin dhe  dilte në Dardani duke arritur në Nais.  Në Nais ajo lidhej me rrugën që  vinte  nga  Veriu  (Danubi),  nga  Singiduni  e  Viminaci  dhe  që  mbaronte  në  Thesalonik. Rrugë të tjera të dorës së parë kalonin gjatë bregdetit për në veri dhe për në jug. Të  dhëna më  të plota për këto rrugë gjenden në itineraret (lista  rrugësh e harta grafike, të hartuara që në  fillim  të  shek.  III  e.  sonë), që  janë  një  burim  i  çmueshëm për rrugët  e lashta, ku  jepen edhe  emrat  e  vendbanimeve dhe  situata  gjeografike. Mjetet  e  nevojshme  për  ndërtimin  e rrugëve dhe  krahët  e punës romakët i  nxirrnin nga popullsia  vendase. Gjatë këtyre  udhëve ka  pasur  vende  për  këmbimin  e  kuajve  (mutatio)  dhe  stacione  të  posaçme  me  bujtina (mansio). Organizim i adm inistrativ i Ilirisë Në fund të shek. I p.e. sonë u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), ku qenë përfshirë krahinat e Ilirisë Veriore. Provinca e Ilirikut përfshinte një territor shumë të gjerë: në veri arrinte deri në Danub, kurse  në jug  deri te lumi  Mat;  në lindje provinca e Ilirikut  shtrihej në  qendër  të Ballkanit, duke  përfshirë  në përbërjen e  saj edhe territorin  e  Serbisë  së sotme. Ndryshimet që ekzistonin midis krahinave perëndimore bregdetare dhe atyre  të brendshme malore bënë të nevojshëm krijimin në pjesën qendrore të Ilirisë të një province tjetër.  Provinca e Mëzi së - me  këtë emër u quajt  provinca e re  -  përfshinte  edhe  Dardaninë, e cila  deri  atëhere kishte bërë pjesë në provincën e Maqedonisë. Kryengri tjet dhe në përgjithësi kundërshtimi që iu bë pushtimit në viset ilire, sidom os në ato
Faqe - 148
 
të provincës së Ilirikut e detyruan shtetin romak të rishikojë marrëdhëniet me provincat dhe të  riorganizojë  aparatin  administrativ. Pas  kryengritjes  së  madhe  të  viteve  6-9  të  e.  sonë provinca  e  Ilirikut  u  nda më  dysh:  në  jug u  krijua  provinca e  Dalmatisë  dhe në  veri  ajo  e Panonisë. Në etapën e fundit të organizi mit administrativ të provincave ilire, nga Perandoria e hershme Romake (shek. II e. sonë), u krijua provinca e Epirit, ku u futën krahinat ilire në jug të Vjosës, i gjithë Epiri dhe Akarnania e Etolia, në jug të tij. Provincat  e  nënshtruara  e  të  qetësuara në  një farë mënyre,  ishin nën  mbikëqyrjen e senatit romak, kurse provincat që kishin rëndësi strategjike, ku gjendja ishte e pasigurt dhe ku ishte e nevojshme  të  mbaheshin  reparte  ushtarake,  vareshin  drejtpërdrejt  nga  perandori. Në  Iliri provinca  perandorake  ishin  Panonia, Dalmatia, Mëzia  e  Epiri,  kurse  Maqedonia  ishte provincë e varur nga senati. Në  krye  të  provincave  qëndronin  sundimtarë  të  posaçëm,  mëkëmbësit, të cilët  sipas rëndësisë  së  provincave  ishin  të  rangjeve  të  ndryshme. Në  provincën  perandorake  të Dalmatisë, mëkëmbësi ishte në rangun e konsullit (legatus) (Augustipropraetore). Provinca e Epirit hynte  në grupin e  provincave  të dorës  së dytë  dhe sundohej  nga  mëkëmbës  që  vinin nga  shtresa  e  kalorëve  romakë. Në  krye  të  provincës  së  Maqedonisë  kanë  qenë  vënë senatorë në rangun e propretorit. Mëkëmbësit  emëroheshin  në  administrimin  e  provincës  për  një  vit,  duke  pasur  edhe funksionin  e  lartë  gjyqësor  dhe  politikën  fiskale.    Në  provincat  ku  mbaheshin  reparte ushtarake ata kishin në dorë edhe pushtetin ushtarak. Mëkëmbësit kanë qenë zotër të vërtetë të  provincave  dhe  kanë  pasur  një  pushtet  të  pakufizuar. Veprim taria  e  mëkëmbësve  në provincat  ka  qenë  jashtë  çdo  kontrolli,  ata  kishin  në  duart  e  tyre  jetën  e  banorëve  të provincave  dhe  shfrytëzonin postin  e tyre  për interesat vetjake, duke shtuar pasurinë e tyre me  anë  të  grabitjeve  sistematike. Në  përgjithësi  veprimet  e  mëkëmbësve  të  provincave karakterizoheshin nga një  arbitraritet i  theksuar. Shembull  i abuzimeve dhe i plaçkitjeve  të sundimtarëve  romakë,  i  shthurjes  dhe  i  paligjshmërisë  së  plotë  në  provincat, ishte  bërë provinca e Maqedonisë, gjatë sundimit të mëkëmbësit romak Kalpurn Pizonit, në vitet 57-55 p.e. sonë. Në një ligjëratë të  mbajtur kundër Pizonit,  oratori i njohur romak Ciceroni, e  ka përshkruar gjendjen e krahinave ilire në provincën e Maqedonisë të asaj kohe me këto fjalë: «  Dyrrahu  e  Apolonia  të  shkatërruara... parthinët  e  bylinët  të  gënjyer,  Epiri  krejt  i shkatërruar...  të  gjithë  kanë  provuar  se  ti  kishe  ardhur  vetëm  për  t’i  vjedhur,  plaçkitur, keqpërdorur dhe trajtuar si armiq... ». Në  provincat ilire mëkëmbësit kishin  mjaft nëpunës  ndihmës,  midis  tyre  ishin kuestorët që merreshin me financat, prokuratorët që drejtonin degë të ndryshme të ekonomisë dhe legatët që kryenin detyrat e tyre në ushtri dhe në gjyqe.  Një detyrë themelore e mëkëmbësve dhe e ndihmësve  të  tyre  ka  qenë  mbledhja  e  taksave  nga  popullsia  ilire. Shteti  romak  kishte përpunuar  një  si stem  të  hollësishëm  të  nxjerrjes  së  taksave  dhe  të  detyrimeve  të  tjera  në popullsitë e viseve të pushtuara. Taksat kryesore kanë qenë ato që paguheshin për tokën dhe ato  për  frymë  (tributum  soli  dhe  tributum  capiti). Baza  e  sistemit  fiskal  romak  ka  qenë regjistrimi i pasurisë.  Me caktimin e taksave janë marrë prokuratorët, të cilët  i caktonin ato
Faqe - 149
 
sipas  të ardhurave, sipërfaqes  dhe  cilësisë  së tokës. Këto  taksa, në  fillim  i paguanin vetëm banorët vendës, të cilët romakët i  quanin  «  peregrini  » (të  huaj).  Më  vonë  taksat  u shtrinë edhe mbi qytetarët romakë të vendosur në provincat ilire. Përveç  taksave  të  drejtpërdrejta,  popull sia  vendëse  ka  qenë  e shtrënguar  të  paguante  edhe taksa  të tjera të  tërthorta, që merreshin pjesërisht në të holla e  pjesërisht  në natyrë, si p.sh. taksën  për  ndërtimin  e  rrugëve,  për  pyllin,  për  peshkimin  dhe  taksën  doganore. Taksa doganore  apo  e  kufirit  paguhej  për  disa  mallra  të  importuara  që  kalonin  nëpër  rrugët tokësore  lumore  ose  detare  nga  një  njësi  administrative-doganore  në  tjetrën. Një  njësi doganore më vete përbënte Iliriku  (portorium Illyrici), në të cilën qenë përfshirë provinca e
Dalmatisë, e Panonisë, e Mëzisë, e Norikut dhe më vonë provinca e Dakisë. Nga banorët e provincave ilire nxirreshin shuma të mëdha në të holla për mbaj tjen e administratës romake dhe  të  reparteve  ushtarake  të  dislokuara  në  to.    Të  gjitha  taksat  e  abuzimet  e  nëpunësve romakë  rëndonin  thuajse  tërësisht  mbi  popullsinë  e  thjeshtë. Përfaqësuesi t  e  pushtetit perandorak, legatët, prokuratorët, fajdexhinjtë e tregtarët italikë i shihnin provincat si objekt grabitjeje. Një  nga  provincat  që  u  shkatërrua  shpejt  nga  veprimtaria  grabitqare  e sundimtarëve romakë ka qenë provinca e Maqedonisë.  Pasiguria e krijuar në këtë provincë,
kundërshtimet dhe  kryengritjet  e  banorëve  të  saj  kundër  qeveritarëve  romakë,  bënë  që  më vonë ajo të kthehej nga një provincë e admini struar nga senati në një provincë perandorake. Grabitjet dhe barra e rëndë e taksave kanë qenë më të theksuara në krahinat bregdetare dhe në ato të përshkuara nga rrugët e mëdha të komunikacioneve, ku kishte gjithfarë nëpunësish romakë. Në  viset  e  brendshme  dhe  në  krahinat  malore  të  provincave  ilire,  pushtuesit romakë  nuk  mund  të  vendosnin  marrëdhënie  të  tilla  vartësie  as  edhe  të  nënshtronin plotësisht  banorët  vendës  ndaj  autoriteteve  shfrytëzuese  të  perandorisë. Shumë  krahina  e bashkësi  territoriale  ruajtën  për  një  kohë  të  gjatë  një  vetadministrim  të  brendshëm. Këto bashkësi, të quajtura civitates, ishin të përbëra nga qendërbanime të vogla e fshatra që kishin përreth tyre një territor bujqësor të gjerë, që shtrihej në kufijtë e vjetër të popullsive ilire dhe që ishte pjesërisht tokë private dhe pjesërisht pronë e përbashkët.  Në krye të civitates-ve ka pasur një prefekt (praefectus civitatis) që zakonisht zgjidhej midis ushtarakëve të reparteve të afërta. Në këto bashkësi prefektët ushtronin autoritetin e  tyre  në emër të shtetit romak, pa pëlqimin  e  të  cilit  nuk  mund  të  merrej  asnjë  vendim. Më  vonë  oficerët  romakë  u zëvendësuan  nga  përfaqësues  të  parisë  vendëse  që  kishin  marrë  qytetarinë  romake. Duke organizuar  bashkësitë vendëse sundim tarët  romakë, mundën të siguronin  një  farë  kontrolli mbi  popullsinë  vendëse  dhe  ta  tërhiqnin  atë  në  jetën  e  shtetit  romak. Në  burimet mbishkrimore përfaqësuesit e parisë ilire të vënë në krye të bashkësive autonome, si p.sh.  te dalmatët, japodët, desi diatët  e  dokleatët,  janë  quajtur  praepositi  (kryetarë). Pranë  tyre  ka pasur  edhe  një  këshill  fisnor, i  përbërë  nga  përfaqësues  të  ndryshëm  të  parisë  vendëse, principes, që  ishin  gjithashtu  njerëz  të  besuar  të  Romës. Kjo  shtresë  e  parisë  ilire  erdhi gjithnjë duke u kufizuar; nga gjiri i saj kanë dalë më vonë ata që bënë përpjekjet e fundit, por pa  rezultat, për  të  mëkëmbur  perandorinë  e  hershme  romake  dhe  për  të  mbajtur  gjallë skllavopronarinë që ishte në shthurje e sipër. Për të lehtësuar sundimin e tyre romakët krijuan krahina të mëdha gjuhësore-administrative, të quajtura kuvende (conventus provinciae). Në provincën e Dalmatisë ka pasur tri kuvende. Në  kuvende merrnin pjesë përfaqësuesit e shtresave sunduese të qyteteve dhe të parisë ilire të bashkësive territoriale;  midis tyre zgjidhej për një vit, kryetari i kuvendit  dhe prifti i kultit të perandorit.
Faqe - 150

2.  ILIRIA NË PERIUDHËN  E RËNIES SË PERANDORISË ROMAKE

Historia  e  ilirëve  gjatë  shek.  IV,  V  e  VI  e. sonë,  një  periudhë  që  ka  të bëjë  me  krizën  e sistemit  antik  të  prodhimit  dhe  me  rënien  e  Perandorisë  Romake,  ndryshe  nga  ajo  e  tre shekujve të parë të erës sonë ka mbetur më pak e studiuar. Vëmendjen e studiuesve për këtë periudhë e kanë tërhequr sulmet e « barbarëve » dhe luftërat që Perandoria Romake dhe më pas  perandoria  e hershme  bizantine  kanë  bërë  për  mbrojtjen  e  kufijve  veriorë. Nuk  ka munguar  interesimi  i  historiografisë  së  huaj  edhe  për  «  perandorët  ilirë  »,  të  cilët  bënë përpjekje për t’ia zgjatur jetën Perandorisë Rom ake dhe njëkohësisht rendit skllavopronar në rënie e sipër. Kjo  është,  në  historinë  e  ilirëve,  një  periudhë  plot  me  ngjarje  të  rëndësishme,  në  të  cilën ndodhën  invazione  e  dyndje  popujsh  të  ndryshëm,  që  u  shoqëruan  me  ndryshime  në përbërjen etnike të popullsive ballkanike.  Shekujt IV-VI janë jo vetëm periudha e përballimit me  sukses  të  invazioneve  barbare,  por edhe  periudha  e rigjallërimit  të  ilirëve  pas rënies  së Perandorisë Romake, rigjallërim  që shfaqet në  shumë  aspekte  të  jetës  e  të  kulturës së  tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qëndroi dyndjeve dhe invazioneve «  barbare  »  duke  ruajtur  fizionominë  e  vet  etnike.    Kjo me të drejtë është  njohur si një premisë  themelore  historike  e  etnogjenezës  së  popullit  shqiptar,  sepse  në  këtë  trevë,  në mesjetën e hershme, u mbrujt kombësia shqiptare. Kriza e sistem it antik të prodhimit dhe e Perandorisë Rom ake Duke  filluar  nga  shek. III  e.  sonë,  në  Perandorinë  Romake  m ënyra  antike  e  prodhimit  i kishte  shteruar  mundësitë  e  saj  për  një  zhvillim  të  mëtejshëm  dhe  filloi  të  shkonte  drejt rënies. Skllavëria  nuk  sillte  të ardhura  si më  parë.    Rendimenti  i skllevërve,  që  nuk  kishin asnjë  nxitje  për  punë,  bëhej  gjithnjë  e  më  i  pakët,  kurse  shfrytëzimi  i  tyre  më  pak  i leverdisshëm  dhe  skllevërit  e  tepërt  ishin  bërë  një  barrë  e  rëndë  për  pronarët  e  tyre. Marrëdhëniet e vjetra po bëheshin një pengesë në rrugën e zhvillimit shoqëror. Filloi kështu kriza e përgjithshme e sistemit antik të prodhimit. Në fushën e ekonomisë kriza u shfaq me rënien e prodhimit, me varfërimin e masave të gjera të popullsisë,  dobësimin  e lidhjeve  tregtare midis krahinave e  provincave  të ndryshme. Në shumë qytete pati një ulje të nivelit të jetës, çka është vërejtur edhe në zbulimet arkeologjike. Me  rënien  e  qendrave  të  mëdha  zejtare  banorët  e  provincave  nisin  t’i  prodhojnë  në  vend sendet për të cilat kishin nevojë, por kësaj radhe për një rreth të ngushtë konsumatorësh. Në gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe më shumë roli i bujqësisë. Ajo u bë
Faqe - 151
 
dega  vendimtare  e  prodhimit  në  gjithë  botën  antike. Ekonomia  e  latifondeve,  që  ishte bazuar  në  punën e  skllavit nuk  sillte  më  të  ardhura ndaj,  ekonomia  e  vogël  u  bë  përsëri e vetmja formë e bujqësisë që sillte fi time. Banorët e provincave mbetën gjithnjë nën presionin e vazhdueshëm të taksave, prej të cilave nëpunësit perandorakë kërkonin të nxirrnin burime të ardhurash sa më të mëdha.  Burimet e shkruara  antike  përmendin  Probin,  sundimtarin  e  Ilirikut,  i  cili  që  nga  fundi  i  shek.  III  e. sonë,  duke  mbledhur  taksat në  mënyrë  të  padrejtë,  i  kishte  dobësuar  krahinat veriore ilire, para se ato të shkatërroheshin nga barbarët. Një  shenjë tjetër e krizës ishte edhe  dobësi mi i  pushtetit qendror  në  perandori.   Gjendja e keqe  e  popullsisë  qytetare  e  fshatare  u  bë  shkak  për  shpërthimin  e  kryengritjeve. Në kryengritjet me skllevërit e kolonët  u bashkuan si fshatarët  e varfër, dhe vegjëlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thellë regjimi n perandorak.  Shpeshherë perandorët e sundimtarët për të  shtypur  kryengritjet  e  popullsive  të  provincave  kërkonin ndihmën  e barbarëve. Kështu veproi  perandori  Honor  me  gotët  e  udhëhequr  nga  Alariku:  në  vitin  395  e.  sonë  kishin ngritur krye taulantët dhe duke mos qenë në gjendje të shtypte « kryengritjen e shtetasve të tij », Perandori dërgoi kundër ilirëve vizigotët që ishin futur asokohe në Ballkan. Në  acarimin e  krizës së  përgjithshme të sistemit  antik të prodhimit një  rol  jo  të vogël kanë luajtur sulmet e « barbarëve ». Kufijtë veriorë e verilindorë që nga shek. III e këtej filluan të sulmoheshin gjithnjë e më shumë nga fise të ndryshme « barbare ». Një  nga  shfaqjet  më të  rënda të krizës që  ndikoi  në dobësimin e  perandorisë ka  qenë edhe prirja e qarqeve sunduese të provincave për t’u shkëputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta  për  pushtet  ose  lufta  midis  senatit  e  ushtrisë,  midis  perandorëve  të  senatit  e perandorëve të ushtrisë, bashkë  me  ta  edhe  ndryshimet  e  shpeshta  në  fron. Mbështetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u bë ushtria.  Në periudhën e krizës dhe pas saj, pjesa më  e  madhe  e  ushtrisë  vinte  kryesisht  nga  popullsia  fshatare  e  provincave. Në  provincat periferike  një vend  të  dorës  së  parë  zinin  provincat ilire,  sidomos  ato  veriore  e lindore  ku ishin përqendruar njësi ushtarake të shumta dhe ku prona e vogël e tokës kishte një peshë të madhe. Ushtria, e cila vinte nga këto shtresa, u bë mburoja e fundit e perandorisë dhe filloi të luajë një rol vendimtar në ngjarjet politike të kohës. Nga gjiri i saj u krijua një pari e fortë provinciale  e interesuar për  ruajtjen e  skllavopronarisë  dhe  e  gatshme  për të luftuar  kundër skllevërve,  kolonëve  dhe  shtresave  popullore,  të  cilat  ngrinin  krye  herë  pas  here Në  vitin  212  e.  sonë,  i  imponuar  nga  fillimet  e  krizës  dhe  situata  e  krijuar  si  pasojë  e  saj, perandori  Karakalla  shpalli  ediktin  e  tij,  me  anë  të  të  cilit  popullsive  të  provincave  të konsideruara  deri atëhere  «  të  huaja  » iu  dhanë  të  drejtat  e qytetarisë  romake. Perandoria Romake e mori këtë masë për të zgjeruar bazën shoqërore mbi të cilën mbështetej  pushteti qendror  dhe  për  rëndësinë që  kishin  provincat e  pasura  të  Gadishullit  Ballkanik. Në  këtë mënyrë  u  thellua  edhe  më  shumë  procesi  i  « provincializmit »  dhe  i  « barbarizmit »  të Perandorisë Romake. Masat e marra nga perandorët në shek. III dhe më vonë nuk mundën të  ndalonin  krizën  e  përgjithshme  dhe  të  ruanin  skllavopronarinë. Këtë  nuk  mundën  ta bënin  as  disa  nga  përfaqësuesit  e  shtresave  sunduese  provinciale, të  cilët  arritën  të  bëhen
Faqe - 152
 
edhe perandorë. Në shekujt III-IV e. sonë, madje deri në shek. IV në krye të Perandorisë Romake kanë qenë disa  perandorë  me prejardhje ilire. Perandorë  « ushtarë  »  ilirë  kanë  qenë:  Deci, Klaudi  II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini.  Burimet e shkruara bashkëkohëse tregojnë se këta  perandorë,  si  përfaqësues  të  qarqeve  sunduese  provinciale,  në  vija  të  përgjithshme ndoqën  një  politikë,  e  cila  synonte  të  forconte  pushtetin  e  perandorit,  të  ruante skllavopronarinë dhe të shtypte lëvizjet kryengritëse.  Ata forcuan ushtrinë dhe me anën e saj u përpoqën të mbronin kufijtë e perandorisë nga sulmet e jashtme.  Figura më kryesore midis perandorëve ilirë ka qenë Diokleciani, një ilir nga qyteti Dioklea (në provincën e Dalmatisë), që sundoi në vitet 284-305.  Diokleciani ndoqi të njëjtën politikë si paraardhësit e tij, por ai bëri  edhe  disa  reforma  administrative  e  ushtarake. Perandoria  Romake  u  nda  në  katër prefektura dhe 12 dioceza.  Në pjesën lindore të saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej në  tri  dioceza  e në  disa provinca. Tokat  shqiptare  që  nga  gjysma  e  parë e  shek. IV, qenë përfshirë në provincën e Prevalit me qendër Shkodrën, ku bënin pjesë Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipëria Veriore, në provincën e Dardanisë me qendër Skupin, ku hynin pothuaj të tëra  krahinat  e  Kosovës  së  sotme,  në  provincën  e  Epirit  të  Ri  me  qendër  Dyrrahun, që përmblidhte krahinat e Shqipërisë Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe në provincën e Epirit  të  Vjetër, me  qendër  Nikopolin, ku  hynin  tokat  në  jug  të  Vjosës  deri  në  gjirin  e Prevezës. Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtarë të zgjedhur njësi  ushtarake të lëvizshme, të cilat në kohë  lufte  shoqëronin sundimtarët dhe në kohë paqeje qëndronin si garnizone në qytetet e kështjellat e provincave. Duke  filluar  nga  gjysma  e  dytë  e  shek. III,  por  në  mënyrë  të  veçantë  gjatë  shek. IV  në provincat  ilire  u bënë  ndërtime me  karakter  fortifikues  dhe u  hapën  e  u riparuan  rrugë  të ndryshme. Në  radhë  të  parë  këto  punime  u  bënë  në  provincat  veriore  dhe  shërbyen  për mbroj tjen e kufijve nga sulmet e « barbarëve ».  Por edhe në provincat e brendshme jugore, po  për  qëllime  ushtarake  u  rifortifikuan  shumë  qytete  dhe  u  ngritën  kështjella  të  reja. Ndryshe  nga  ato  të  veriut,  përveç  detyrës  së  mbrojtjes  së  Perandorisë  nga  invazionet  e  « barbarëve  »,  që  mund  të  hynin  në  Gadishullin  Ballkanik,  ato patën  edhe  një  mision  tjetër, shërbyen për qëndrimin e garnizoneve dhe për të përballuar kryengritjet e vendësve, të cilat u shtuan në situatën e krijuar nga kriza e rendi t skllavopronar. Reformat  administrative  e  ushtarake  dhe  ndërtimet  fortifikuese  të  bëra  nga  Diokleciani  e vonuan pak rënien e Perandorisë Romake, por nuk mundën ta ndalonin. Në këtë drejtim një rol jo të vogël kanë luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kundër sulmeve të barbarëve në kufirin danubian.  Kjo luftë kishte një karakter  të  dyfishtë  për  perandorët  e  komandantët  ushtarakë  ilirë,  ishte  një  luftë  për mbroj tjen  e  vendit  të  tyre,  por  edhe  për  mbrojtjen  e  Perandorisë  me  të  cilin  ishin  lidhur ngushtë i nteresat e tyre. Në sajë  të  disa masave  që mori  paria  e  re provinciale, duke përfshirë edhe  atë  ilire,  u  bë e
Faqe - 153
 
mundur të përballohej për një farë kohe kriza e Perandorisë Romake. Por ato nuk mundën ta shmangnin atë. Tiparet e krizës në provincat ilire Shthurja  e  sistemit  antik  të  prodhimit,  që  përfshiu  gjithë  perandorinë  dhe  që  ishte  arsyeja themelore e  krizës së  saj, nuk pati kudo përpjesëtime të  njëjta.  Në Lindje dhe në Ilirik,  ku prona  private  ishte  zhvilluar  më  ngadalë,  kjo  krizë  nuk  qe  aq  katastrofike  sa  në  provincat perëndimore. Pas shek. III e. sonë edhe në provincat ilire  bujqësia fitoi një rëndësi të madhe. Në  fshatin ilir, deri në fund të shek. IV e. sonë ka pasur një rritje të prodhimit bujqësor.  Sipas burimeve të  shkruara  në  Ilirik  ka  pasur  fshatarë  të  pasur  që  kishin  skllevër,  të  cilët  ishin,  kryesisht, robër lufte me origjinë gote. Në provincat ilire, për një farë kohe u gjallëruan edhe pronarët e  mëdhenj  të  tokave, që  i shtuan pronat  e  tyre pas  rënies së qyteteve. Por  latifondet qenë relativisht të pakta dhe të kufizuara në ultësirat bregdetare.
Me gjithë gjendjen e keqe që u krijua në Perandorinë  Romake, në provincat ilire fshatarët e lirë  mbetën  edhe  për  një  farë  kohe  një  forcë  e  madhe.    Për  ruajtjen  e  popullsisë  së  lirë fshatare  dhe  për  ta  mbrojtur  atë  nga  shkatërrimi  prej  borxheve,  ishin  të  interesuar  edhe perandorët, të cilëve u duhej si rezervë për ushtrinë dhe për taksat e ndryshme. Në zonat e brendshme  malore  ilire  kishte  edhe  bashkësi  fshatare,  pjesëtarët  e  të  cilave  ishin  zotërues tokash. Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për një zhvillim të bujqësisë dhe të vendbanimeve fshatare në Iliri në shek. III-IV. Veglat bujqësore prej hekuri ishin të zakonshme dhe  mbizotëruese në inventaret e varreve të kësaj kohe, që u takonin vendbanimeve fshatare kryesisht të vogla. Vendbanimet  fshatare  u  shtuan edhe  në zonat  e  brendshme;  disa  prej  tyre  qenë  lidhur  me minierat e ndryshme, të cilat në kohën e krizës kishin kaluar në duart e banorëve vendas. Në  pronat  bujqësore  të  provincave  ilire  filloi  të  shtohet  numri  i  kolonëve,  një  dukuri  që njihej edhe më parë. Kolonët në fillim kanë qenë qiramarrës të lirë dhe vinin kryesisht nga radhët e fshatarëve të rrënuar dhe të mbetur pa tokë.  Kolonë zunë të bëheshin edhe robërit e luftës. Borxhet, që erdhën duke u shtuar i shkatërruan kolonët, fillimisht të lirë, dhe i bënë pjesë  të pandarë  të  tokës. Në përgjithësi gjendja  e  kolonëve  edhe në  Ilirik  ka  qenë  e  keqe dhe nuk ndryshonte nga ajo e skllevërve. Në kushte  të tilla kolonët braktisnin shpesh tokat dhe arratiseshin.  Perandori Konstandin, me anë të një dekreti, kishte shpallur se të gjithë ata që fshihnin kolonët e ikur gjobiteshin, kurse kolonët e arratisur duhej të ktheheshin me forcë në vendbanimin e tyre.  Ky ligj u përsërit disa herë, por pa sukses.  Në vitin 371 të e. sonë u lëshua një urdhër i posaçëm për kolonët e Ilirikut. Tani ligjet ndalonin shitjen e kolonëve pa tokën, kështu që këta të fundit u shndërruan në një shtresë shoqërore që lidhej me tokën. Të  gjitha  masat  që  mori  perandoria  në  kohën  e  krizës  në  fushën  e marrëdhënieve  agrare kishin të bënin me politikën fiskale të saj. Taksat që paguanin pronarët e tokave caktoheshin
Faqe - 154
 
jo vetëm sipas sipërfaqes së tokës që ata kishin, por edhe nga numri i frymëve, i njerëzve që punonin në  to. Kolonët mbetën të lidhur me tokën, ata ishin paraardhësit e bujkrobërve të kohës së mesjetës. Pas  shek.  III  e.  sonë  kriza  e  tatëpjeta  e  përgjithshme  pati  përfshirë  edhe  mjaft  qytete  të provincave ilire, sidomos të atyre jugore, duke ndikuar në rënien e jetës qytetare, ndonëse jo në  atë  masë  si  në pjesën  perëndim ore të perandorisë. Qytete të rëndësishme, si Apolonia, Bylisi, Amantia, Foinike, Antigonea e ndonjë tjetër që si koloni, munici p apo qytet « i lirë » i qenë përshtatur organizimit administrativ, me fillimin e krizës së sistemit antik të prodhimit e me rënien e ekonomisë morën tatëpjetën për t’u zhdukur më vonë bashkë me ato qytete ilire që kishin filluar  të binin që në dy shekujt e parë të erës sonë. Disa prej këtyre qendrave  të vjetra  qytetare  nuk  mundën  të  qëndrojnë  si  të  tilla  edhe  pse  u bënë  qendra  peshkopatash.
Një dukuri që nis të duket në shek. IV e. sonë ka qenë ngritja e gjallërimi i disa qytezave të lashta e  të  reja,  të fortifikuara me nismën e  fuqinë e popullsisë  vendase, roli  ekonomik i  të cilave u rrit, i ndihmuar nga kriza ekonomike e politike e perandorisë. Në rrënimin e qyteteve ndikuan faktorë të ndryshëm.  Së pari, duhet theksuar rënia e pronës së vogël e të mesme bujqësore të lidhura me qytetin, të cilat kishin ruajtur deri vonë tiparet e një ekonomie skllavopronare. Gjatë shek. IV pronat tokësore  të qyteteve u fortifikuan nga perandorët  dhe  nga  kleri  kristian  ose  kaluan  në  duart  e  pronarëve  të  mëdhenj. Pronat  e mëdha  tokësore  dhe  fshatrat  me  bashkësi  të  lira  luanin  asokohe  një  rol  të rëndësishëm  në jetën ekonomike të perandorisë. Në këto prona e fshatra u zhvillua edhe zejtaria, me të cilën u  morën  në  latifondet  skllevërit  e  kolonët  dhe  në  fshatrat  zejtarët  e  lirë. Pranë  tyre  u zhvendosën  një pjesë  e  popullsisë së qyteteve dhe u krijuan tregjet. Qytetet  humbën  edhe autonominë  e  privilegjet  e  vjetra  duke  kaluar  nën  vartësinë  e  prokuratorëve,  të  cilët  ishin emëruar  nga  sundimtarët  e  provincave. Edhe  gjendja  e  shtresës  së  lartë  qytetare  ishte keqësuar shumë.  Kuritë që kishin zënë vendin e dekurionëve të mëparshëm, të cilët mbanin ofiqet  administrative  në qytetet, u  pakësuan. Ata  jo  vetëm  që  duhej  të nxirrnin nga qytetet detyrimet  e  taksat,  por ishin  të  detyruar  të  paguanin  edhe  vetë. Detyra  e  kurive  u  bë  një barrë  e  rëndë;  nën  shtrëngimin  e  sundimtarëve,  në  disa  qytete  ajo  u  bë  e  trashëgueshme. Kurialët që  të shpëtonin nga detyrimet e rënda largoheshin  nga qytetet,  duke ikur  në fshat ose duke  u  futur në  ushtri.   Në  gjysmën e dytë  të shek. IV ndonjë perandor bëri përpjekje për të rimëkëmbur kuritë qytetare, por pa sukses. Rendi i kurive e kishte jetuar kohën e tij. Qytetet  mbetën  në  duart  e  nëpunësve  perandorakë,  të  cilët  u  pasuruan  në  sajë  të shpërdorimeve që bënin në kurriz të shtresave të ulëta qytetare. Kjo gjendje vazhdoi në ato qytete që përballuan krizën. Në provincat  jugore  jeta  qytetare  nuk  u  shua;  pati  edhe  qytete,  të  cilat  mbetën  si qendërbanime të rëndësishme,  sidomos  në  ultësirën  bregdetare. Në  një  burim  të shkruar, kur tregohet për pushtimet e bëra nga Teodoriku në provincën e Epirit të Ri thuhet: « askush nuk do të duronte që ai të mbante qytete kaq të mëdha ». Qyteti më i madh në trevën jugore ilire, i cili jo vetëm ruajti fizionominë e tij, por nga shekujt V e VI, sidomos në këtë të fundit, pati  një  zhvillim  e  lulëzim  të  mëtejshëm,  ka  qenë  Dyrrahu. Ai  ishte  njëkohësisht  edhe kryeqendër  e  provincës  dhe  seli  peshkopale. Një  funksion  të  tillë  ka  pasur  edhe  qyteti  i
Faqe - 155
 
Skodrës.  Mbetën si qendra qytetare, edhe pse për një farë kohe u degraduan si kështjella me karakter më  tepër ushtarak, qytetet  e  qytezat  e  lashta të  Lisit, të Antipatresë, të Aulonit,  të Kaninës, të  Adrianopol it, të  Justinianopolit, të  Buthrotit  etj.. Në  shekujt  IV-VI  pati  edhe kështjella ushtarake që u kthyen në qendra qytetare, sikurse ndodhi me Skampinin. Një  tablo  tjetër  kemi  në qytetet e provincave veriore dhe  të  brendshme ilire, të  cilat  kishin reparte ushtarake të shumta.  Në disa qytete, si në Salona, Naisi e ndonjë tjetër ka pasur një ngritje  të  madhe  të  atyre  degëve  të  zejtarisë  që  lidheshin  me  ushtrinë. Për  këtë  qëllim  u zgjerua  punimi  i  hekurit  dhe  punishtet  për  përpunimin  e  tij. Në  provincat  ballkanike prodhohej  rreth 40%  e  armëve  të ushtrisë romake. Qyteti  Nais  i Dardanisë  ishte  njëri nga qytetet  ku  ndodheshin  punishtet  e  mëdha perandorake  për  prodhi min  e  armëve. Nga provincat e  Dalmatisë dhe të  Dardanisë, sipas një  burimi të  shkruar  të kohës,  vazhdonin të tregtoheshin si mallra të kërkuara, hekuri, druri dhe prodhimet blegtorale. Por me gjithë zhvillimin që patën disa qytete, gjendja që u krijua në përgjithësi në qytetet e provincave  ilire  që kishin përballuar  krizën, qe e  rëndë.  Kjo bëri  që  perandorët të  merrnin disa  masa për të shmangur rrënimin e shtresave të ulëta e të  mesme qytetare të përbëra nga zejtarët, tregtarët, pronarët e tokave, sepse ndryshe rrezikoheshin të ardhurat shtetërore. Për këtë  qëllim  në  qytetet  e  Ilirikut  u  krijua  institucioni  për  mbrojtjen  e  shtresave  të  ulëta qytetare, i cili duhej të  kishte pushtet në çështjet policore, juridike dhe financiare. Por këto masa  nuk  u  zbatuan  dhe  gjendja  e  vështirë  e  popullsisë  së  qyteteve  të  Ilirikut  nuk  u përmirësua; nëpunësit perandorakë vazhduan veprimet e tyre grabitëse, sepse më vonë dolën dekrete të tjera që kishin të njëjtën frymë. Ashtu si në pronat bujqësore e në fshatrat, edhe në qytete u lëshuan urdhëresa  perandorake që të siguronin pagesën e rregullt  të taksave dhe furnizimin e ushtrisë me mallra e prodhime të ndryshme. Në shek. IV të gjithë zejtarët qenë shtrënguar  të regjistroheshin  në kolegje  nga  të cilat as fëmijët e tyre që  trashëgonin  zanatin nuk  mund të largoheshin. Por  si  skllevërit,  kolonët e fshatarët e varfëruar, edhe  shtresat  e ulëta  qytetare  nuk  e  duruan  këtë  gjendje,  ndaj  ngritën  krye,  duke  u  bashkuar  edhe  me « barbarët » që invadonin gjithnjë e më shpesh Gadishullin Ballkanik. Provincat ilire Me  ndarjen  e  Perandorisë  Romake  në  fund  të  shek.  IV  provincat  ilire  mbetën  me perandorinë e Lindjes, Bizantin.   Edhe pasi u bënë  pjesë e Perandorisë Bizantine  struktura ekonomiko-shoqërore e provincave ilire nuk ndryshoi.  I vetmi ndryshim ishte se ato u bënë krahina periferike të perandorisë, çka ndikoi më vonë në jetën e tyre. Në Perandori në Bizanti ne, ku bënin pjesë krahina të pasura me qendra të mëdha zejtare dhe ku  ruheshin  fshatarët  e  zejtarët  e  lirë,  kriza e skllavopronarisë  nuk  ishte  ndjerë  aq  shumë. Edhe pse nuk arriti të ndalonte dyndjet e « barbarëve » në Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi të përballonte gjendjen e krijuar gjatë këtyre dyndjeve dhe të qëndronte si një shtet i madh edhe një mijë vjet të tjera.  Kurse perandoria e Perëndimi t nuk mundi të rezistojë para sulmeve të « barbarëve » dhe në vi tin 476 ra në duart e gjermanikëve, të udhëhequr nga Odoakri.
Faqe - 156
 
Në shek. V-VI provincat jugore e juglindore ilire si Prevali,  Dardania, Epiri i  Ri dhe Epiri i Vjetër,  pas  shkatërrimeve  e  dëmeve  të  shkaktuara  nga  invazionet  barbare  u  mëkëmbën, madje në shek. VI patën një farë ngritjeje që u vu re në shumë drejtime. Bujqësia  mbeti  edhe  në  këta  shekuj  një  degë  e  rëndësi shme  e  ekonomisë. Karakteri  i pronave bujqësore mbeti  ai që kishte qenë edhe  më parë.  Në disa  vendime shtetërore që i takojnë vitit 535 duket  shumë qartë  gjendja  e  pronave bujqësore në  Ilirik. Qëllimi i  këtyre vendimeve  ishte  ndalimi  i  përpjekjeve  të  pronarëve  të  mëdhenj  dhe  i  fajdexhinjve  për  t’u marrë fshatarëve borxhlinj tokat e bagëtitë.  Në pronat e mëdha bujqësore figura qendrore ka qenë koloni. Në legjislacionin e asaj kohe flitet për kolonë të lirë e kolonë të varur. Të parët, krahas  tokës  që  merrni n  nga  pronarët,  kishin  edhe  ngastra e  vegla  të  tyre, kurse  të  fundit ishin të lidhur pas tokës; as vetë, as edhe fëmijët e tyre nuk mund të largoheshin nga vendet ku ishin regjistruar. Më vonë, midis kolonëve nuk kishte më asnjë ndryshim çka u pasqyrua më pas edhe në legjislacion. Edhe në shekujt V-VI në provincat ilire nuk qenë zhdukur pronat e vogla tokësore; në viset malore vazhdoni n  të  ruheshin  edhe bashkësitë  e  lira  fshatare. Si  më  parë,  edhe tani  shteti bizantin  duke ruajtur pronat  e vogla fshatare  dhe duke ndaluar  rrënimin e tyre, kërkonte  të siguronte  një  prodhim  sa  më  të  madh  drithërash,  të  mblidhte  taksat  dhe  të  rekrutonte ushtarë.  Fshatarët ishin të detyruar të kryenin edhe angari të shum ta në hapjen e rrugëve, në ndërtimin e urave e të kështjellave.  Për t’u shkëputur nga vështirësitë ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nëpunësve të financave dhe për të mos u kthyer në kolonë, fshatarët kërkuan mbrojtjen e pronarëve të mëdhenj me ndikim që ishin të interesuar të kujdeseshin për  ta (v.  468).  Lindi kështu patronazhi latifondar, i cili u përhap mjaft saqë perandorët nxorën urdhra për ta ndaluar atë. Rrënimi  i  fshatarësi së u  bë  më  i  theksuar,  veçanërisht  në fund  të  shek.  V dhe  në  fillim  të shek. VI, kur ajo u ngarkua me taksa edhe më të rënda.  Fshatarët e provincave ilire qenë të detyruar  t’u  paguanin  pronarëve  të  mëdhenj  të  tokave  një  taksë  të  re  në  të  holla,  ndërsa shtetit në ar. Të  gjitha këto ndihmuan në  ruajtjen në këto  provinca të marrëdhënieve  mall- para,  por  fshatarët  qenë shtrënguar  të  shisnin  në treg  prodhimet e tyre  ose të  merrnin  hua nga fajdexhinjtë. Duke mos qenë  në gjendje  për  të paguar me kohë  borxhet  ata  duhet  t’u dorëzonin atyre gjithçka zotëronin dhe pastaj të kërkonin mjete jetese në qytetet ose të hynin në radhët e ushtrisë. Në këtë mënyrë, në ushtrinë e perandori së së hershme bizantine hynë shumë ilirë. Për  provincat  jugore  ilire  të  asaj  kohe  ka  qenë  karakteristik  zhvillimi  i  bujqësisë  në qendërbanime të  vogla, të fortifikuara, të  cilat,  sikurse tregojnë  të  dhënat  e  arkeologjisë,  të shek. V-VI, ishin bërë qendra të rëndësishme ekonomike.  Por në këta shekuj ekzistonte një ndryshim  midis  provincave  jugore  e  veriore;  këto  të  fundit  i  përballuan  të  parat  goditjet e sulmeve  të  «  barbarëve  ». Në  provincat  jugore  që  nuk  u  prekën  aq  nga  inkursionet  e barbarëve dhe qenë krahina pa trupa të rregullta ushtarake, u ruajt në mënyrë më kompakte popullsia  e  vjetër  fshatare  e qytetare. Burimet  e  shkruara  tregojnë  se  edhe  në  shek. V
Faqe - 157
 
dardanët  përbënin  një  popullsi  të  madhe  e  kompakte,  kurse  nga  burimet  mbishkri more rezulton se  në këtë  provincë edhe  në shek. VI  vazhdonin  të  ruheshin  emra vetjakë e  emra fshatarësh ilirë. Në provincat ilire edhe në shek. V e VI jeta qytetare vazhdoi pa ndërprerje, megjithëse numri i  qyteteve  ishte  pakësuar  edhe  më  shumë. Hierokli,  në  udhërrëfyesin  e  tij  të  shek.  VI përmend  në katër  provincat jugore  ilire,  emrat e 27 qyteteve, disa  prej  të  cilave ishin  edhe qendra  peshkopale. Sidoqoftë,  me  gjithë  numrin  e  pakësuar  të  qyteteve  dhe  krizën  e skllavopronarisë, në  shek.  VI, në  Iliri  kishte  ende  qytete  relativisht të pasura ose qytete  që kishin ruajtur  rëndësinë e tyre. Në këtë kohë, pas  shkatërrimeve të shekujve paraardhës, ka qenë  karakteristike  një  rigjallërim  i  jetës  në  qytet  dhe  në  fshat,  dhe  një  qëndrueshmëri  në raportet mall-para. Që  nga  fundi i shek. V dhe gati  gjatë gjithë shek. VI, kur ndodhi rilulëzimi i  jetës qytetare, numri  i  monedhave  u  shtua  në  mënyrë  të  ndjeshme. Monedha  të  kësaj  kohe,  e  sidomos monedhat e perandori t Justinian, të perandorit Justin qarkullonin gjerësisht; ato gjendeshin jo vetëm  në  qytetet,  por  edhe  në  qendërbani me  të  fortifikuara  e  të  vogla  e  në  zona  të brendshme malore.
Në  pjesën  ballkanike  të  perandori së  së  Bizantit  një  qytet  i  madh  ka  qenë  Dyrrahu. Në Dyrrah  vinin  anije  nga  vende të  ndryshme  të  Mesdheut,  kurse  rrugët  tokësore  që  niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rëndësinë e tyre.  Këtu ndodheshin punishtet dhe arsenalet që furnizonin me  armë e  me mjete të tjera ushtrinë e flotën  perandorake. Qyteti, dy herë i dëmtuar nga tërmetet dhe nga pushtimi i gotëve, ishte mëkëmbur dhe zbukuruar me mure të reja. Perandori bizantin Anastasi (v.  491-518) që ka qenë me origjinë nga ky qytet, e rrethoi Dyrrahun me një kurorë  trefishe muresh mbrojtëse dhe ndërtoi  aty një  hipodrom të  madh. Shkrimtari i shek.  VI, Prokopi nga Gaza,  e  përshkruan Dyrrahun  « si një  qytet  të madh që zgjatet nga toka në det, që ka me tepricë nga ato që mund të prodhojë toka e deti ». Ndërtime  me  karakter  fortifikues  në  provincat  jugore  ilire  janë  bërë  edhe  pas  sundimit  të Anastasit.  Prokopi i Cezaresë, bashkëkohës i perandorit Justinian ka shkruar se ky  i fundit, për të mbrojtur perandorinë e provincat e saj nga sulmet e mundshme të barbarëve, ndërtoi e rindërtoi një varg kështjellash. Vetëm në tri provincat ilire jugore sipas listës së hartuar nga autori  i  mësipërm, numri i  qendërbani meve të fortifikuara arrinte  deri  në  168. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se në shek. V-VI në Iliri janë ndërtuar një tok kështjellash, shumë prej të cilave nuk përfshihen në listën e atyre kështjellave, që sipas Prokopit të Cezaresë janë ndërtuar e rindërtuar nga perandori Justinian.  Përveç qyteteve të rrethuara rishtas me mure, por shpeshherë të kufizuar në sipërfaqe të vogla, vërehen në këta dy shekuj përpjekje të vetë popullsisë  për  të  fortifikuar  qendërbanime  të  reja  ose për t’u  kthyer në kështjellat  e  vjetra. Sikurse  është  provuar  nga  të  dhënat  arkeologjike,  në  këta  shekuj  vihet  re  një  rritje  e  rolit ekonomik  të  qytezave  të  reja  të  fortifikuara,  sidomos  në  ato  krahina  ku  ishte  dobësuar autoriteti  perandorak. Kjo  bëri,  sidomos  në  periudhën  parafeudale,  që  të  rigjallërohet popullsia vendëse dhe që krahinat e brendshme të fitojnë një rëndësi të veçantë, e cila do të shfaqet që nga shek. VII e më tej në vendosjen e feudalizmit si sistem ekonomik.
Faqe - 158
 
Në  shek.  VI  u  krijuan  kushtet  jo  vetëm për  ndërtime me  karakter  mbrojtës, por  edhe  për ndërtime  të  tjera  me  karakter  monumental. Kësaj  kohe  i  përkasin  ndërtime  të  shumta  të kultit të krishterë në qytetin e Bylisit, Butrintit si dhe në qendrat e tjera të vogla.  Këto kanë qenë monumentet e fundit të shoqërisë antike. Në  shek. VI  autoriteti  perandorak ishte ende  i fortë në  krahinat bregdetare  dhe  në qytetet. Qytetet e provincave ilire nuk kishin më magistraturat municipale, as edhe vetadministrimin e vjetër. Ato kishin rënë në duart e funksionarëve perandorakë. Nga paria e vjetër sunduese kishte mbetur një pakicë e vogël e përbërë nga pronarët e mëdhenj të tokave.  Funksionarët shtetërorë dhe të kishës i ruajtën të paprekura pozitat sunduese.  Nga radhët e kësaj shtrese qenë zgjedhur edhe perandorët. I tillë ka qenë edhe Anastasi që vinte nga gjiri i aristokracisë senatoriale  të  Dyrrahut. Por  edhe  në  këtë  kohë  ushtria  vazhdonte  të  luante  një  rol  të rëndësishëm  në shtetin  e Bizanti t  dhe prej  asaj  vazhduan  si  më parë,  të  dilnin  perandorët. Ushtarakë  ilirë,  që  kishin  bërë  karrierë  në  ushtrinë  bizantine  qenë  edhe  perandori  Justin  I (518-527)  dhe ai Justinian (527-565).   Sipas një burimi  të shkruar bizantin perandori Justi n, fshatar  me origjinë nga  Dardania, duke  mos siguruar dot jetesën  në vendlindjen e tij kishte shkuar  në  Konstantinopol  dhe kishte  hyrë  në  radhët e ushtrisë,  ku  arriti  më  pastaj  deri  në postin më të lartë shtetëror. Me kohë, në qarqet sunduese të provincave ilire, si kudo në perandori, një rol të madh filloi të  luante  kisha  e  krishterë  e  përfaqësuar  nga  kleri  i  lartë, i  cili  për  shërbimet  kundrejt perandorisë merrte  si dhuratë  toka  e  pasuri të  ndryshme. Në  shek. VI  kisha  e krishterë ka pasur prona të saj në provincat e Bizantit prej nga nxirrte të ardhura të mëdha. Shek. VI përbën përpjekjen e  fundit  të rigjallërimit  të antikitetit  në Ballkan. Në  gjysmën e dytë të shek. VI dhe në gjysmën e parë të shek. VII do të rifillojnë invazione e dyndje të reja popujsh, të cilat do të sjellin ndryshime në përbërjen etnike të gadishullit dhe do të çojnë në rënien  e plotë të sistemit  antik  të  prodhimit. Në  Perandorinë e  Lindjes,  në  të  cilën  bënin pjesë edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qenë më pak e zhvilluar, procesi i shthurjes së mënyrës antike të prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u bë më me ngadalë.
Faqe - 159
 
3.  KULTURA NË PROVINCAT ILIRE

Kultura në shekujt e parë të erës sonë Në  shek.  I të e. sonë, me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi  të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore  që  ekzistonin  deri  atëherë  midis  krahinave  ilire. Një  rol  të  rëndësishëm  në
përhapjen  e  kulturës  romake  në  provincat  ilire  ka  luajtur  aparati administrativo-ushtarak  i pushtuesve  romakë. Vatra  kryesore  të  përhapjes  së  kulturës  romake  u  bënë  kolonitë  e municipet,  ato  qytete,  të  cilat  si  pasojë  e  organizimit  të  ri  administrativ  u  bënë  qendra  të rëndësishme  ekonomike  dhe  patën  një jetë  të  gjallë  kulturore-artistike. Dukuritë  më  të shumta kulturore, të  ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek  banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse. Në  provincat  ilire,  sikurse  edhe  në  provincat  e  tjera  të  perandorisë  romake  u  zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale. Pushtuesit  romakë  për  nevojat  e  tyre  bënë  ndërtime  të  shumta,  të  cilat  në  disa  raste ndryshuan  planet  e  vjetra  urbanistike  të  qyteteve. Këto  ndryshime në  planin  urbanistik  të qyteteve të vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet të ri.  Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni.  Në njërën nga tarracat e mëdha, të formuara në kodrën ku shtrihej qyteti i Apolonisë, në pjesën perëndimore të saj, gërmimet kanë nxjerë në dritë tepricat e një ansambli godinash me karakter shoqëror të ngritura në fillim të shek. II e. sonë. Këto  ndërtime,  që  i  takojnë  lagjes  qendrore  të  qytetit,  u  bënë  mbi  rrënojat  e godinave  më  të  lashta  ose  duke  i ndryshuar ato që  i përkisnin gjithashtu  qendrës  së qytetit para pushtimit romak. Në  ansamblin  e  godinave  të kësaj pjese qendrore të qytetit, bënin  pjesë  një teatër  i  vogël  i mbuluar (odeon),  një  bibliotekë  dhe  një  godinë  me  një  fasadë  monumentale,  e  quajtur  në literaturën arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka shërbyer si seli e këshillit të qytetit (buleteurion).  Me interes është këtu edhe mbishkrimi i skalitur në arkitekturën e fasadës që tregon, jo vetëm se kush e kishte ndërtuar këtë godinë monumentale, por edhe se me rastin e inaugurimit të saj ishin organizuar dyluftime midis 25 çifte gladiatorësh. Kjo supozon se në atë  kohë  në Apoloni ekzistonte  një  arenë  amfiteatër  i  madh  dhe  se  luftimet e gladiatorëve ishin  shfaqje  të  futura  nga  shtresa  skllavopronare  sunduese  e  italike. Me  kompleksin  e godinave  me  karakter  shoqëror  të  mësipërme  lidhej  edhe  një  hark  triumfi  me  tri  porta,  i ngritur  në  mes  të  sheshit  dhe  një  rrugë  magjistrale, e  cila  nga  godina  e  këshillit  zbriste  në drejtim  të  lagjeve  të  pj esës  perëndimore  të  qytetit,  ku  ndodheshin  edhe  banesat  e  parisë skllavopronare  apoloniate. Të  gjitha  këto  godina  nga pikëpamja  e  planimetrisë  dhe  e teknikës së ndërtimi t  nuk ndryshojnë nga ato  bashkëkohëse  të ngritura në provinca  të tjera ballkanike. Një  plan të  ri urbanistik ka pasur, në shekujt  e parë të erës  së sonë, edhe  qyteti  i Buthrotit. Nuk ka të dhëna që të provojnë nëse në fillim të erës sonë ndryshoi plani urbanistik i qytetit të Dyrrahut. Megjithatë, dihet se në këtë qytet, në shek. II, u ndërtua një amfiteatër i madh, një pjesë e të cilit është zbuluar. Një  zhvillim  të  mirë  ka  pasur  në  tre  shekujt  e  parë  të  e.  sonë  edhe  arti  plastik, skulptura. Skulpturën e  kësaj  kohe e njohim  në  mënyrë  të  veçantë nga  zbulimet  e bëra  në rrënojat e Apolonisë.  Karakteristike për skulpturën apoloniate të kësaj kohe është se një pjesë e mirë e veprave  skulpturore  i  mbetën  besnike  traditave  të  artit  klasik  e  helenistik  ose  riprodhojnë vepra  më  të  njohura  të  artit  grek,  kurse  në  portretet  shpesh  janë  zbatuar  rregullat kompozicionale dhe të  skalitjes karakteristike për  skulpturën romake. Në vargun e gjatë  të skulpturave  apoloniate të tre shekujve të  parë të  erës sonë ka  vepra origjinale, të denja  për
Faqe - 160
 
mjeshtra  të zotë  e  me  përvojë  të madhe, portrete  të stilit augustian  e  më të vona, si busti i Karakallës  e  ndonjë  tjetër,  por  ka  edhe  kopje  të  veprave  klasike,  të  cilat  kanë  një  forcë  të madhe shprehëse, janë shumë të bukura dhe dëshmojnë për një pjekuri artistike të autorëve të  tyre  (portreti  i  Dem ostenit,  busti  i  Filozofit  e  ndonjë  tjetër). Ndryshe  ka  ndodhur  në relievin sidomos atë mortor, ku nuk ndeshen më kompozimet e bukura të stileve sepolkrale apoloniate  dhe  në  vend  të  tyre  skaliten  relieve  me  një  dekoracion  uniform  e  monoton  të marrë nga repertori i stileve romake. Në plastikën e vogël vendin kryesor e zënë figurinat prej bronzi, të gjetura në qytete dhe në lokalitete  fshatare. Në këto figura  bronzi të  vogla,  të prodhuara  më  të shumtën në  seri,  të cilat  lidhen  me  hyjni  ashtu  edhe  me  personazhe  laike  (aktorë,  fëmijë,  atletë  etj.),  ka  edhe modele me vlera artistike të vërteta. Një  përhapje  të  gjerë,  gjatë  periudhës  së  pushtimit  romak  ka  pasur  edhe  arti  i  m ozaikut. Edhe mozaikët dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat më të bukura të arkitekturës dhe të skulpturës,  kanë  qenë  lidhur  me  shtresat  e  larta  të provincave, si të  atyre  të qyteteve, ashtu edhe të vendbanimeve fshatare, të zotëruesve të vilave e latifondistëve. Në këta mozaikë ku mbizotëron dekoracioni gjeometrik ndeshen  edhe elemente e  skena të  marra nga mitologjia greke e tejlashtë (Akili e Pentesilea në mozaikët e Apolonisë etj.). Ndryshime  të  dukshme  ndodhën  edhe  në  kulturën  materiale  e  shpirtërore,  veçanërisht  në qytetet  dhe  në  periferitë  e  tyre. Krahas  me  futjen  në  prodhim  të  një  sërë  veglash  të  reja pune,  gjatë  shekujve  të  parë  të  pushtimit  romak  hyjnë  në  përdorim  edhe  stoli  të  reja,  një pjesë prej të cilave  lidheshin me modele veshjesh të  ardhura. Midis stolive  vendin e  parë e zënë  fibulat, funksioni i  të  cilave  sigurohej nëpërmjet  një thumbi ku  kapej  gjilpëra,  duke  u zënë  vendin  atyre fibulave  ku  mbyllja  sigurohej  nëpërmjet  një spiraleje,  nga  dilte  gjilpëra. Fibula të kësaj kohe të llojit të quajtur « Aucissa », me këmbë përthyer ose të tipit « pincete » përhapen gjerësisht në provincat jugore ilire. Me  forma  e  teknikë  të  re paraqitet  në tre shekujt e parë të erës  sonë  edhe qeramika,  duke përfshirë edhe qeramikën e ndërtimit.  Përveç punishteve të poçarisë vendëse, që prodhojnë forma enësh të  zakonshme, edhe në  provincat e tjera romake, një përhapje të gjerë mori në dy shekujt e parë (në drejtim më tepër si imitacion) qeramika e quajtur « terra sigillata ».  Në këtë kohë zgjerohet më shumë edhe përdorimi i enëve prej qelqi. Në qytetet e në zonat fshatare deri në thellësi hyjnë në përdorim tjegulla - solene e kaliptere - të lakuara, tulla me trajta e përmasa të ndryshuara, ndërsa në ndërtim hynë llaçi e gëlqerja, të cilat sollën ndryshime në teknikën e ndërtimit, në cilësinë dhe në pamjen e godinave. Ajo  që bie në  sy në  gërmimet e zbulimet arkeologjike është  se këto ndryshime  në kulturën materiale  sikurse  shfaqjet  e  tjera  të  kulturës  së  veçantë,  i  takojnë  ultësirës  bregdetare, periferive të qyteteve dhe disa luginave të përshkuara nga rrugë magjistrale. Në këto krahina është  vërejtur  edhe  prania  e  kulteve  të  hyjnive  romake  dhe  më  rrallë  edhe  të  hyjnive  me prejardhje lindore.  Viset e brendshme ilire u prekën shumë më pak nga ndikimet e kulturës
Faqe - 161
 
romake. Në përgjithësi  në këto krahina elementet e kulturës materiale e shpirtërore romake janë të pakta, ndërsa ato vendase më të shumta. Ky raport do të thellohet edhe më tepër në shekujt që pasojnë,  në kohën  e krizës  së skllavopronarisë, kur elementet kulturore vendase, tradicionale e të reja zënë një vend gjithnjë e më të madh në jetën e banorëve të provincave ilire. Kultura në kohën e vonë antike (shek. IV-VI) Gjendja ekonomike e politike që u krijua në provincat ilire në shek. IV të e. sonë ndikoi edhe në zhvillimin e kulturës,  nxiti gjallërimin dhe  vazhdimin  e traditave kulturore  të lashta. Në shekujt që  pasuan, kultura materiale, bashkë me ndikimet bizantine  filloi të  marrë  tipare të qarta anase, mbi bazën e të cilave do të formohet kultura e hershme shqiptare. Ajo nuk pati atë  zhvillim  të  madh  si  më parë, por  në këtë  lindën elemente  të  reja të rëndësishme (si  në kulturën materiale, dhe në marrëdhëniet shoqërore), të cilat në mesjetë u zhvilluan në mënyrë më të plotë. Ndryshe  nga  periudha  pararendëse, në  provincat  ilire  u  zhvilluan  më  tepër  ndërtimet  me karakter fortifikues ushtarak dhe ato me karakter fetar, të krishterë. Në grupin e parë hynin kryesisht  kështjellat  e  reja  dhe  kështjellat  e  lashta  të  fortifikuara  për  qëllime  ushtarake, ndërtimi dhe rindërtimi i të cilave pati filluar që në shekullin IV dhe arriti kulmin në shek. VI në  kohën  e  sundimit  të  perandorit  Justianian, i  cili  sikurse  shkruan  biografi  i  tij,  në  dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetër, ndërtoi dhe rindërtoi 94 kështjella. Nga qytetet, në të cilat u bënë ndërti me të mëdha e të rëndësishme që prekën edhe sistemin e brendshëm  urbanistik  ka  qenë  Dyrrahu. Këto  ndërtime  u  bënë  në  kohën  e  sundimit  të perandorit  bizantin  Anastas,  që  ishte  me  origjinë  nga  ky  qytet. Nga  këto  objekte,  me  të vërtetë  monumentale,  janë  ruajtur  pjesë  të  si stemit  fortifikues:  muret  rrethuese  trefishe  të Dyrrahut të ngritura nga perandori  Anastas, të cilat  llogaritet  të kenë qenë 4  400 m të gjata, rreth  12  m  të  larta  dhe  3,50  m  të  gjera. Me  interes  është  edhe  rrjeti  i  kanalizimeve  që dëshmon gjithashtu për një qytet të madh dhe mjeshtra të aftë. Arkitektura  e  banesave,  siç  kanë  treguar  zbulimet  arkeologjike, nuk  pati  ndryshime  të dukshme. Si në planin, ashtu edhe në ndërtimin e saj u ruajtën traditat e lashta. Monumentet  arkitektonike  që  lidhen  me  fenë  e  krishterë,  dhe  që  ishin  karakteristike  për antikitetin e vonë kanë qenë bazilikat. Këto godina kulti janë me interes për planimetrinë e tyre, plastikën dekorative dhe për dyshemetë me mozaikë. Përsa u përket planimetrive janë gjetur bazilika të  thjeshta me tri  anijata (në Tepe të Elbasanit)  dhe  bazilika të tipit trikonke (në Lin të Pogradecit). Shpesh godinat e kultit paleokristian janë ngritur mbi ndërtime më të lashta, duke ndryshuar planimetritë e tyre (bazilika në Tiranë, pagëzimorja e Butrintit). Rrënojat  e  një  bazilike  monumentale  janë  zbuluar  në  qytetin  e  sotëm  të  Ballshit,  që  në mesjetë u bë një qendërbanim i rëndësishëm shqiptar (në burimet mesjetare është njohur me emrin  Kefalonia-Glavinica). Në  këtë  bazilikë  monumentale  është vërtet  e  pasur  dhe  me
Faqe - 162
 
vlerë  artistike  plastika  dekorative  arkitektonike. Në  plastikë  përveç  kapiteleve,  harqeve, arkitrave, spikasin në mënyrë të veçantë disa pilastra e panele të perdes ndarëse të altarit. Si pilastrat,  dhe  panelet  janë  punuar  në  reliev,  kanë  një  trajtim  të  mirë  artistik  dhe  një dekoracion të pasur ku nuk mungojnë elementet zbukuruese tradicional e vendase. Midis monumenteve të skulpturës të kohës së vonë antike dhe që nuk lidhen me kultet fetare janë disa relieve mortore, të punuara nga artistë vendas.  Këto relieve nga mënyra e trajtimit artistik,  kompozimit,  frymëzimit,  modelimit  e  nga  paraqitja  e  figurave  dhe  veshja  e  tyre, përbëjnë një tërësi që i veçon nga ato relieve sepulkrale të zakonshme për tre shekujt e parë të  erës  sonë. Ajo  që  i  bën  edhe  më  interesante  këto  vepra  artistike  ilire  (sepse  u  takojnë ilirëve),  është  se  ato  janë  gjetur  jo  në  qendra  qytetare,  por  në  lokalitete  të  brendshme, në fshatra  dhe  se  figurat  që  mbajnë  paraqesin  zakonisht  njerëz  të  punës,  fshatarë  e  zejtarë. Karakteristike për këtë kohë janë edhe disa portrete tek të cilët nuk vërehet as idealizmi i  artit grek,  as  natyralizmi  i  skulpturës  romake;  portretet  pasqyrojnë  qoftë  edhe  në  mënyrë  të thjeshtë karakterin burrëror, por edhe të rreptë të popullsisë ilire. Karakteristike për periudhën e vonë antike ka qenë lulëzimi i artit të mozaikut. Duke filluar nga shek. IV e. sonë arti i mozaikut përhapet edhe në viset e brendshme të provincave ilire, duke u lidhur në fillim  me qendërbanimet rurale, « vilat » fshatare dhe  më pas me godinat e kultit, bazilikat paleokristiane.  Në këta mozaikë janë të pranishme, krahas elementeve të reja dekorative,  edhe  ato  tradicionale  më  të  lashta. Kështu  në  dyshemetë  me  mozaikë  të godinave të kultit vërtet mbizotërojnë figurat që përfytyrojnë kafshë, shpendë e peshq tipike për  artin  masiv  paleokristian,  por  krahas  tyre,  në  kornizat  që  rrethojnë  emblemat  vërehen elemente dekorative gjeometrike, figura rombesh, motivi i gërshetës, i rrathëve që priten etj., që lidhen me një traditë të lashtë. Mozaikët e kohës së vonë antike, nga të cilët janë zbuluar mjaft në këto vitet e fundit, tregojnë për një lulëzim të këtij arti, sidomos në shek. V e VI dhe për praninë e atelieve mozaikpunuese vendase. Në antikitetin e vonë ndodhën ndryshime të dukshme edhe në kulturën materiale.  Zhvillimi i  bujqësisë  u  shoqërua  me  futjen  në  përdorim  dhe  përsosjen e  një  sërë  veglash  bujqësore. Shfrytëzi mi  intensiv i vendbanimeve me  metale bëri të nevojshëm shtimin e përmirësimin e veglave  të  minatorëve. Shek.  IV,  sipas  të  dhënave  arkeologjike,  me  gjithë  krizën  e përgjithshme, ka  qenë  periudhë  e  një  gjallëri mi  të  zejtarive,  të  qyteteve  të  mëdha  dhe  të qendrave të brendshme. Kjo vërehet në prodhimin e stolive, ku vendin e parë e zënë fibulat, të cilat edhe në këtë kohë vazhdojnë të kenë një funksion praktik e estetik. Një përhapje të gjerë  kanë  pasur  fibulat  e  gjoksit  të  tipit  të  quajtur  me  koka  qepe  dhe  ato  me  këmbë  të përthyer, pararendëse të fibulave të përdorura nga shqiptarët në mesjetën e hershme. Edhe  qeramika  masive  (tullat  e  tjegullat),  edhe  qeramika  e  përdorimit  të  përditshëm  nuk ndryshon  shumë  nga ajo  e  shekujve  pararendës.  Ndërsa në elementet  dekorative  përdoret pikturimi me breza ngjyrë kafe e të kuqe, trajtat e enëve thjeshtohen. Gjithnjë e më shpesh enët prej balte të pjekur zbukurohen me motivin e gropëzuar, çatalla dhe vija rrethore ose të valëzuara të gërricura, motive këto të traditës ilire.
Faqe - 163
 
Përsa  i përket  kulturës shpirtërore  për antikitetin e vonë  kultet  e  besimit  fetar  të krishterë,përhapen  gjithnjë  e  më  shumë  në  popullsinë  e  provincave  ilire.   Feja  e  krishtere, e  cila  në fillim  lindi  si  një  fe  e  shtresave  të  varfra,  të  cilat  mendonin  të  gjenin  tek  ajo  rrugën  e shpëtimit, u përqafua më vonë edhe nga shtresat e pasura dhe u bë fe zyrtare. Qëndresa e ilirëve ndaj rom anizim it Gjatë gjithë periudhës së pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi në provincat ilire një politikë asimilimi, ose, sikur është cilësuar ndryshe, romanizimi.  Për të realizuar këtë politikë dhe për të  forcuar  pushtimin,  shteti  romak  ka  synuar  që  në krye  të  tërhiqte  dhe  të  bënte  për  vete parinë vendëse.  Për këtë, që herët, kësaj shtrese iu dha e drejta e qytetarisë romake dhe poste të ndryshme në administratën provinciale.  Edhe rekrutimi i të rinjve në ushtrinë romake që Roma ka zbatuar  gjerësisht në  disa  provinca, si në  Dalmati, Panoni e Dardani  ndikonte në këtë politikë të forcimit të sundimit të saj në Iliri. Të rinjtë e rekrutuar, që në fillim kryenin detyrimin  ushtarak  në  formacionet  ndihmëse  të  ushtrisë  romake  (në  burimet  e  shkruara latine përmenden kohortat dalmate e dardane dhe kalorët dalmatë).  Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dërgonte në provincat veriore dhe në ato të Afrikës. Në këtë mënyrë, nga njëra  anë,  zëvendësoheshin  humbjet  e  ushtrisë  gjatë  luftërave pushtuese, ndërsa, nga  ana tjetër, dobësohej qëndresa e popullsisë ilire. Në  tregjet  e  provincave  ilire  shiteshin  asokohe  prodhimet  e  punishteve  të  mëdha  italike e jashtitalike. Në fushat e ndryshme të prodhimit, në metalurgji, në zejtari dhe në bujqësi hynë në  përdorim  një  tok  veglash të  reja  pune më të përsosura e më praktike. Bashkë me  to  u përhapën edhe  stoli e objekte  zbukurimi të reja. Përhapje të  gjerë ka pasur  edhe qeramika romake e kuqe me lustër, e quajtur « terra sigillata », dhe në të njëjtën kohë u bë uniformizimi i shumë prodhimeve të qeramikës.  Në përgjithësi në provincat ilire, sidomos në shekujt I-II të e. sonë, kishin hyrë elemente  të kulturës materiale e  artistike romake, bashkë me to edhe disa  shfaqje  të  kulturës  shpirtërore,  që  kishin  marrë  karakter  kozmopolit  dhe  ndesheshin edhe në provincat e tjera. Duke u nisur nga kjo pamje e përgjithshme që kanë pasur provincat ilire në tre shekujt e parë të  erës  sonë,  disa  dijetarë  kanë  shfaqur  mendimin  se  sikurse  popujt  e  tjerë, dakët, galët, iberët, edhe  ilirët u « romanizuan » plotësisht.  Sipas tyre asimilimi  nga ana e Romës u bë « me  anë  të  gjuhës, të  antroponomisë,  të  fesë  dhe  të  disa  shfaqjeve  shoqërore-politike  ». Mirëpo, argumentet që sjellin dijetarët për « romanizimin » në tërësi të ilirëve, nuk arrijnë ta provojnë këtë. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjerësisht shtresat e  larta  të  popullsisë vendëse,  të cilat për shkak të  pozitës së  tyre të  privilegjuar  ishin  më  të ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por  jo masën e popullsisë ilire. Pastaj ky proces nuk  u zhvillua  njëlloj  në  të gjitha  krahinat e fushat  e jetës dhe  ndikimet  e  tij kanë ndryshuar nga njëra krahinë ose provincë në tjetrën. Kështu p.sh. procesi i romanizimit mori përmasa më të gjera në Ilirinë Veriore, ku  u zhvillua edhe dalmatishtja, një gjuhë romane, e cila u zhduk përfundimisht në shek. XIX. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine
Faqe - 164
 
si gjuha  zyrtare e  kohës. Ka  edhe  gjuhëtarë që i  mbahen  pikëpamjes se përdorimi i  gjerë  i gjuhës  latine  në  të  shkruar  e  në  të  folur,  bëri  që  gjuha  ilire  të  zhduket. Dokumentet mbishkrimore  të  zbuluara  në  provincat  ilire  tregojnë  se  gjuha  latine  ka  qenë  gjuha  e administratës  dhe e kulturës dhe nuk ka pasur në  çdo kohë dhe kudo një përhapje  të gjerë. Në mënyrë shumë të qartë kjo vërehet në provincat e Ilirisë Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine është shumë i vogël dhe i kufizuar, madje edhe në kolonitë romake dhe në periferinë e tyre të afërt. Në shumë krahina të këtyre provincave, sidomos në brendësi të vendi t, nuk ka dëshmi  mbishkrimore  të  përhapjes  së  gjuhës  latine. Gjuha  latine  nuk  mundi  asnjëherë  t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur.  Hieronimi, një ilir  nga Dalmatia dhe që ka jetuar në shek. IV të e. sonë, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e  cila  ndryshonte  nga  gjuha  latine. Për  më  tepër,  vetë  prania  e  gjuhës  shqipe  në  trevat  e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave. Një  fushë tjetër,  ku  del  qartë  gjithashtu,  qëndresa  ilire, është onomastika, ruajtja  e  emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj.. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine të gjetura në provincat e ndryshme ilire.  Emra ilirë ka edhe  në monumentet  mbishkrimore  që u takojnë  edhe  personave zyrtarë  e  ushtarakëve që kishin  marrë  qytetarinë  romake  dhe  ishin  dërguar  për  të  kryer  shërbimin  ushtarak  larg atdheut.  Ilirët ruajtën, bashkë me qendërbanimet, e tyre edhe emrat e lashtë. Si të tilla mund të  përmenden  Skodra,  Lisi,  Dyrrahu,  Aulona,  Skupi,  Naisi  etj.. Të  rralla  kanë  qenë  edhe midis  qendërbanimeve  të  reja,  që  u  zhvilluan  si  qytete,  ato  që  mbanin  emra  romakë. U ruajtën, gjithashtu, edhe  emrat  e  shum ë lumenjve  e  maleve, si Drilon (Drin),  Mathis  (Mat), Skardi (Sharr) e shumë të tjerë, të cilët kanë mbetur si të tillë deri në ditët tona. Ilirët  nuk i  kishin  humbur vetitë  e  tyre  kulturore  e  etnike  dhe  këtë  e tregojnë  riti  i vjetër  i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore  ilire. Studiuesve të këtyre monumenteve u ka  rënë  në sy se shumica  prej tyre, sidomos relievet, janë punuar disi më ndryshe nga ato të njohura si vepra të skulpturës romake. Ato ruajnë disa tradita të artit helenisti k, të gërshetuara me një stil vendës, që është i ngjashëm dhe rrjedh nga ai i gdhendjes së druri t. Një fushë tjetër ku pushtuesit romakë u ndeshën me traditat e lashta vendëse dhe ku hasën qëndresë, ka qenë besi mi, feja.  Romakët nëpërmjet kolonive e qytetarëve romakë përhapën hyjnitë  e  panteonit  të  tyre. Në  të  njëjtën  kohë  ata  mundën  që të  unifikonin  disa  hyjni  të vjetra  vendëse me ato  romake  duke  u  dhënë  edhe  veshjen  e  jashtme,  emrin  latin (interpretatio  romana). Në  këtë  mënyrë  hyu  i  madh  i  parthinëve  u  barazua  me  Jupiterin romak,  por  në  mbishkrimet  ai  do  të cilësohet  Jupiter  Parthinus,  sikurse  hyjnesha  e Kandavëve,  kulti i  së  cilës  ishte  shumë i  përhapur;  ajo barazohej me Dianën  e  do të quhej Diana  Candavensis  - (Diana e Kandavëve). Në  Dalmati hyun  e  vjetër ilir Vidas  romakët e identifikuan  me  Silvanin  e  tyre,  mirëpo  në  relievet  ai  vazhdoi  të  paraqitej  me  atributet  e vjetra. Shumë nga kultet e vjetra ilire, me gjithë interpretimin romak, edhe gjatë tre shekujve
Faqe - 165
 
të parë të e. sonë, vazhduan të zinin një vend të rëndësi shëm në jetën shpirtërore të ilirëve.Të  nisur nga  këto fakte e të  dhëna  të  tjera,  dijetarë  të  ndryshëm  e  gjithnjë më të shumtë ekundërshtojnë  tezën  e  «  romanizimit  »  të  ilirëve. Duke  sjellë  argumente  gjuhësore,arkeologjike e  jashtarkeologjike këta  dijetarë kanë  provuar  se edhe  pas  futjes  nën sundimin romak, ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, u ruajtën si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se « kombësia ilire i qëndroi romanizimit më mirë » në Ilirinë Jugore (pak a shumë tokat e banuara sot nga shqiptarët) dhe  se  gjatë  sundimit  romak,  me  përjashtim  të  disa  qyteteve  bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. në tokat e brendshme populli duhet të ketë folur ilirishten.
Faqe - 166
 
Faqe - 167 - - -  « MESJETA »
 
K R E U    I
SHQIPËRIA NË PERANDORINË BIZANTINE (SHEK. V - X)
1. SHQIPTARËT DHE NDRYSHIMET ETNO -POLITIKE E SHOQËRORE- EKONOMIKE NË MESJETËN  E HERSHME

Shqipëria dhe Bizanti Pas ndarjes  së  Perandorisë  Romake  në  dy  pjesë, më 395,  trevat  iliro-shqiptare  hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht  pas  kësaj  date Perandoria  Romake  e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë. Ashtu  siç  i  kishin  dhënë  në  shek.  III-IV  Perandorisë Romake  një numër  perandorësh  e gjeneralësh  të  shquar,  po  ashtu  gjatë  periudhës  së  hershme  bizantine (shek.  V-IX),  trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I nga  Taurisium i  Shkupit  (527- 565). Me  reformat  dhe  me  masat  e  zbatuara  në  administratën  civile  e  ushtarake, këta  dy perandorë përgatitën kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe hodhën bazat e asaj që do të ishte perandoria më jetëgjatë në historinë e qytetërimit mesdhetar. Pozicioni  skajor në  kufi  me  Italinë,  me  të cilën  interesat e Bizantit  mbetën deri  në  fund  të lidhura  ngushtë,  përcaktoi  rolin  e  jashtëzakonshëm  të  trevave iliro-shqiptare  në  kuadrin  e Perandorisë Bizantine. Ato u kthyen në një nyje komunikimi të Lindjes me Perëndimin dhe anasjelltas.  Një  rol të tillë e favorizonte ekzistenca e porteve të rëndësishme gjatë bregdetit të Adriatikut e të Jonit ose e arterieve rrugore që fillonin prej tyre dhe zgjateshin në thellësi të Gadishullit  duke  lidhur  bregdetin  me  qendra  të  tilla  të  rëndësishme,  si  Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojën  e  vetë  Konstandinopojën. Ashtu  si  në shekujt  e  lashtësisë,  rruga  Egnatia  vazhdoi  ta  luante  rolin  si  vija  kryesore  e  komunikimit midis provincave të Perandorisë  në rrafshin perëndim-lindje. Përgjatë traktit perëndimor të rrugës  Egnatia  (Durrës - Apoloni - Peqin - Ohër) janë  zhvilluar  disa  nga  betejat  më  të përgjakshme  të  historisë  bizantine. Perandorët  bizantinë  i  kushtuan  vëmendje  të  veçantë mbroj tjes  strategjike  të  trevave  iliro-shqiptare. Perandori Justiniani,  sipas  biografit  të  tij, Prokopit  të  Cezaresë,  ndërtoi  nga  e  para apo  rimëkëmbi  168  kështjella në  katër  provincat ilire: të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve.  Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin me mure madhështore që shihen ende sot. Veç Durrësit, pikëmbështetje të  pushtetit  bizantin  në  Shqipëri  përbënin  Tivari,  Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja  etj.. Mbrojtja  e  tyre  dhe  e  territorit  në juridiksionin e tyre,  u ishte besuar  forcave  e  komandantëve  vendas. Trupa  ushtarake  iliro-shqiptare  shërbenin  gjithashtu  në  vise  të  tjera  të  Perandori së,  sa  në  Lindje  aq  edhe  në
Faqe - 168
 
Perëndim.    Në  kohën  e  perandorit  Justinian,  ushtarë  iliro-shqiptarë  shërbenin  në  ushtrinë bizantine me qëndrim në Itali. Në një nga mbishkrimet e asaj kohe të gjetura në Itali, bëhet fjalë  për  «  numrin  e  madh të ilirëve » (numerus  felix Illyricianorum). Edhe  në  shekujt  e mëvonshëm, reparte nga trevat iliro-shqiptare shërbenin në provincat bizantine të Italisë e në provinca të tjera në Evropë e Azi. Përhapja e krishterim it në Shqipëri Shqipëria  është  përcaktuar  si  një  nga  vendet  mesdhetare,  ku  krishterimi  depërtoi  qysh  në shekujt e parë.  Autori i shek. VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në  kohën  e  tij  kishin  përqafuar krishterimin. Durrësi. Nikopoja  ishin  qendrat  kryesore bregdetare, nga ku feja  e re  u përhap  pastaj  në thellësi  të katër provincave ilire:  të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër.  Që në shekujt e parë të erës së re, në qendrat urbane të këtyre trevave përmenden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri.  Të tilla ndërtesa, bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet  Durrës, Shkodër, Lezhë,  Mat, Apoloni, Elbasan, Dibër, Ohër, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Butrint e akoma më në jug. Hershmërinë  e  krishtërimit  shqiptar  e  provojnë  gjithashtu  një  sërë  emrash  vendesh  që  u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shek. IV-VI. Të tilla janë  toponimet Shirgj  (Shën Sergj), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, që ndeshen në Shkodër, Durrës, Himarë e deri poshtë në Çamëri (Shën Vlash, Shën Tekla). Të lidhur me kultin e martirëve në fjalë si dhe me historinë e hershme të krishterimit, janë toponi me të tilla të huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafë (vend në Siri, ku u varros Shën Baku e Shën Serxhi), Barbullush  (Barbalista, vend buzë Eufratit,  ku  u masakrua Shën Baku), Sebaste, Jeriko. Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve regjistruan edhe në Shqipëri martirë të shumtë, kulti i të cilëve u ruajt në shekuj.  Më të shquarit ndër këta martirë janë Shën Asti, peshkop i Durrësit, Shën Terini  nga  Butrinti, Shën Donati, peshkop  i  Evrojës (Paramithi), Lauri  dhe Flori nga Dardania etj.. Po në këtë kohë në toponomastikën e vendit futen emra të krishterë të  tipit Shëngjin,  Shën Gjergj,  Shupal (Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën  Koll apo Shën Nik  (Shën  Nikollë),  Shëmri (Shën  Mëri), Shëndëlli  (Shën  Ilia),  Shëngjergj,  Shtish  -  Shën Matish (Shën Matheu), Shingjon, Shëgjun (Shën Gjon), Shën Ndreu etj., etj..  Të gjithë këta emra bëjnë pjesë në fondin e hershëm të toponomastikës së krishterë (shek. I-VII).  Të tilla toponime,  që  në  Ballkan  në  një  masë  e  në  një  shtrirje  të  tillë  gjenden  vetëm  në  trevat shqiptare,  lidhen  gjithsesi  me  periudhën  para  vendosjes  së  sllavëve  në  shek.  VI-VII. Përhapja e tyre sa  në viset bregdetare, aq edhe  në viset e thella malore larg bregdetit, është një  e  dhënë  më  shumë  që  provon  se  këto  hapësira  mbetën  në  thelb  të  paprekura  nga ngulimet  e  sllavëve  paganë  dhe  se  edhe  pas  dyndjeve  sllave  të  shek. VI-VII,  popullsia vendase autoktone u ruajt e paprekur në pjesën më të madhe të Ilirisë së Jugut. Pavarësisht  nga  përpjekjet  për  mbytjen  e  fesë  së  re,  krishterimi  u  afirmua  në  Shqipëri  në mënyrë përfundimtare. Pas persekutimeve të mëdha të shek. IV, burim et historike flasin për
Faqe - 169
 
një strukturë  kishtare m jaft të konsoliduar. Ajo ishte  e  organizuar mbi bazën e  provincave administrative  të  epokës  së  Dioklecianit. Në  qendrën  e  çdo  province  ndodhej  kisha mitropolitane  dhe aty e  kishte  selinë kryepeshkopi. Nën juridiksionin  e  këtij  të  fundit ndodheshin  peshkopët e dioqezave vartëse  (sufragane). Kështu,  në katër  qendrat  kryesore kishtare  në  trevat  shqiptare  ishin  kryepeshkopatat  e  Shkodrës  (Prevali),  Justiniana  Prima (Dardania), Durrësi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetër). Kryepeshkopi i Shkodrës kishte nën varësi 3 peshkopata vartëse (sufragane), ai i Shkupit 5, i Durrësit  8 dhe i Nikopojës 9. Me përhapjen e krishterimit  në viset  e  brendshme,  numri  i peshkopatave sa  vinte e rritej. Kështu, në  shek. X mitropolia e Durrësit  kishte tashmë  14 peshkopata  vartëse (sufragane) mes  të  cilave: Tivari, Licini (Ulqini),  Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja,  Stefaniaka, Kunavia, Cërniku. Siç  shihet, në atë kohë juridiksioni i mitropolisë së Durrësit ishte shtrirë drejt veriut duke përfshirë brenda saj  provincën  e  dikurshme  të  Prevalit. Siç ndodhte  shpesh, një  përhapje  e  tillë  e  pushtetit fetar kishte  pasuar  shtrirjen në  atë  drejtim të  juridiksionit  politiko-administrativ të  Durrësit (krijimi i temës së Durrësit në shek. IX). Kryepeshkopët kishin për detyrë të emëronin, të shkarkonin, të transferonin e të shuguronin peshkopët e juridiksionit të tyre. Për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që kishin të bënin me administratën  kishtare  të  provincës  së  tij, kryepeshkopi  thërriste periodikisht  sinodin provincial. Nga  ana  e  tyre,  kryepeshkopët,  të  shoqëruar  herë-herë  edhe  nga  peshkopë  të dalluar, merrnin  pjesë  në  koncilet  ekumenike,  ku  mblidheshin  përfaqësuesit  më  të  lartë  të klerit  të  botës  së  krishterë,  për  të  diskutuar  mbi  problemet  e  dogmës  dhe  të  organizimit kishtar. Kështu, në Koncilin e fam shëm të Nikesë, më 431, mitropoliti i Durrësit i shoqëruar nga sufraganët  e tij, nënshkroi  aktin  përfundimtar  që  dënonte  herezinë  nestoriane.Në Koncilin  tjetër  të  rëndësishëm,  në  atë  të  Kalcedonisë  të  vitit  451,  ku  u  zgjidhën përfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrën e Krishtit, morën pjesë edhe Lluka, mitropolit i Durrësit, Evandri, peshkop i Dioklesë dhe Euzebi, peshkop i Apoloni së. Organizim i kishtar i trevave shqiptare Në pikëpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar, kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës.  Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet në trevat shqiptare nëpërmjet mëkëmbësit (vikarit) të tij të përgjithshëm, me seli në Selanik.  Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojës  u  përpoq  t’i  vërë  në  varësinë  e  vet  peshkopatat  shqiptare. Ballafaqimi midis  Romës e Konstandinopojës për hegjemoni kishtare  në  Shqipëri (në  kishën e Ilirikut) doli  veçanërisht  në pah  gjatë  së  ashtuquajturës  «  Kriza  akaciane  »  (484-519). Me  atë  rast, peshkopët  iliro-shqiptarë  konfirmuan  besnikërinë  e  tyre  ndaj  Romës. Veçanërisht  të vendosur në komunionin me Papën ishin kleri i provincave të Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Prevalit. Kurse në provincën e Epirit të Ri qëndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve të të dërguarit të papës Hormisda, më 519, populli dhe kleri i Skampës apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikë të vendosur të Papatit, ndërkohë që peshkopë të tjerë të provincës kishtare të Epirit të  Ri, midis  tyre edhe  kryepeshkopi  i  Durrësit, anonin  nga Patriarkati  i  Konstandinopojës. Perandori  Anastasi I (491-518), me origjinë nga Durrësi, ndikoi  nga ana e tij për të forcuar
Faqe - 170
 
lidhjet  e  mitropolisë  së  Durrësit  me  Patriarkatin  e  Konstandinopojës. Gjithsesi, perandori tjetër  bizantin  me  origjinë  iliro-shqiptare,  Justiniani  I  (527-565),  e  njohu  juridiksionin  e Romës  mbi  kishën  e  Ilirikut,  aq  më  tepër  që,  nën  sundimin  e  tij,  Italia  u  bashkua  me Perandorinë  Bizantine dhe kontrolli i Perandorit përfshiu edhe territoret nën juridiksionin e Papës  së  Romës. Nën sundimin  e  tij  u  krijua  edhe një  vikariat  i  dytë  në Justiniana  Prima (Shkup), që mori nën juridiksion provincat  kishtare të Dardanisë  dhe të Prevalit. Epiri i Ri dhe  Epiri i Vjetër vazhduan të varen nga vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkëpatrioti i tij nga Durrësi, perandori Anastas,  që  u përpoq t’i shkëpuste lidhjet e episkopatit të  Ilirikut me Romën dhe ta vendoste atë nën juridiksionin e Konstandinopojës, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave të Ilirikut me Papën e Romës, duke u vënë fre ambicieve të Patriarkut të Konstandinopojës për t’i shtënë ato në dorë. Ndryshimet politike  që  ndodhën  në trevat  shqiptare dhe  në krejt rajonin  në shek.  VI-X,  u shoqëruan  me  ndryshi me  të  rëndësishme  edhe  në  kuadrin  e  organizimit  kishtar. Në përfundim  të  dyndjeve  të  popujve,  një  sërë  qendrash  peshkopate  u  rrënuan  dhe  nuk përmenden  më; të tilla  qenë: Onkezmi, Skampa,  Amantia, ndërkohë që të tjera  seli peshkopate shfaqen për herë të parë: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.. Në kohën e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojës (Epiri i Vjetër) u zhvendos  më  në  jug,  në  Naupakt,  ajo  e  Dardanisë  nga  Shkupi  kaloi  në  Ohër,  kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi në Tivar. Por ngjarja më e madhe në kuadrin e organizimit kishtar të trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, për t’i  hequr peshkopatat shqiptare nga varësia e Papës së Romës  dhe  për  t’i  kaluar  ato  nën  juridiksionin  e  Patriarkut  të Konstandinopojës. Tashmë  një  pjesë  e  mirë  e  Italisë  bashkë  me  Romën  ndodhej  nën sundimin  e  frankëve,  rivalë  të  rreptë  të  bizantinëve,  kështu  që  pushoi  së  vepruari  edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papën e Romës. Gjithsesi, edhe pas kësaj date vazhdoi ndikimi i Romës në një varg dioqezash të Shqipërisë së Epërme,  në  Preval  e  Dardani  në  mënyrë  të  veçantë. Në  këtë  drejtim  luajtën  rol  lidhjet gjithnjë  të  gjalla  ekonomike,tregtare  e kulturore  midis  dy  brigjeve  të  Adriatikut  (atë  kohë Italia  e  Jugut  ishte  gjithmonë  provincë  bizantine). Por  një  rol  të  veçantë  në  ruajtjen  e lidhjeve  kishtare  me  Romën  luajtën  manastiret  e  mëdha  të  urdhrit  të  Shën  Benediktit,  që shfaqen  në trevat shqiptare që prej shek. VI dhe që  vazhduan të mbijetojnë përgjatë gjithë mesjetës. Dyndjet e popujve, ngulim et sllave në Ballkan Nën  sundimin  e Dioklecianit  e  më  tej  të  Konstandinit, Perandoria  Romake  iu  përshtat  një organizimi  të  ri  administrativ. Njësia  më  e  madhe  administrative  u  bë  prefektura, që përmbante disa dioqeza, të cilat nga ana e tyre ishin të ndara në një numër edhe më të madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum ), përfshinte dioqezat e
Faqe - 171
 
Dakisë e të Maqedonisë. Në këtë të fundit bënin pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që  përfaqësonin  hapësirën  gjeografike  të  banuar  nga  pasardhësit  e  ilirëve,  shqiptarët, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja.  Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti i pretorit për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik. Po këtu ndodhej edhe selia e kryetarit të kishës së kësaj prefekture. Ndonëse nuk ndodhej në kushtet e dëshpëruara ku e kishte zhytur kriza e thellë ekonomike, shoqërore e politike pjesën perëndim ore të Perandorisë Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizës së kapërcimit të dy epokave.  Brishtësia e strukturave të saj shtetërore e ushtarake doli në pah gjatë ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatë shek. IV- VII. Megjithëse  nuk përkonin me  drejtimin  kryesor  të dyndjes së popujve,  trevat  shqiptare  nuk mbetën tërësisht jashtë tyre.  Inkursionet e gotëve, gotëve të  lindjes (ostrogotëve) dhe atyre të  perëndimit (vizigotëve) aty  nga  fundi  i  shek. IV prekën edhe trevat  iliro-shqiptare. Popujt që u dyndën dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dëme e rrënime të mëdha në të cilat u futën. Për periudhën  e  « dyndjes  së  popujve »  burimet  e  shkruara  janë  mjaft  të  rralla  dhe përbëhen  nga  kronikat  bizantine. Historianët  që  janë  marrë  me  këtë  periudhë  e  kanë shpeshherë të vështirë t’i akordojnë këto burime midis  tyre. Edhe materiali tjetër burimor, arkeologjik është i pamjaftueshëm. Sipas burimeve tashmë të  njohura vizigotët,  pas betejës së Adrianopoj ës të vitit 378, arritën deri në  brigjet e Adriatikut. Në marrëveshje me perandorin  Theodhosi I, e me kusht që të kryenin  shërbimin ushtarak, ata u lejuan të vendoseshin në pjesën veriore  e perëndimore të Gadishullit  Ballkanik, dhe  ndërprenë për  një kohë  sulmet  e  tyre. Dyndjet  e  «  barbarëve » vazhduan  edhe pas  ndarjes së Perandorisë Romake në  dy pjesë  të veçanta, në atë të lindjes dhe në atë të perëndimit (395). Të  dyja  pjesët  e  perandorisë  u  detyruan  për  një  kohë  të  gjatë  t’u  bënin  ballë  sulmeve  e invazionit  të  «  barbarëve  ». Për  pjesën  lindore  të  Perandorisë, atë  Bizantine,  një  rrezik  të madh  përbënin  asokohe  gotët  e  perëndimit që  ishin vendosur  në Gadishullin  Ballkanik. Prijësat e  tyre kishin  arritur  të  zinin  poste  të larta  si  komandantë  të  besëlidhur -  foederati, sikurse  u  quajtën  «  barbarët  ». Këta  të  fundit  ishin  të  pakënaqur  nga  marrëdhëniet  me perandorinë.  I  pari u ngrit Alariku, prijësi i vizigotëve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat  e  premtuara  si  të  besëlidhur. Me forcat  e  Alarikut  u  bashkuan  edhe gotë  të tjerë  të vendosur në krahina të ndryshme të Ballkanit; kryengritësit filluan plaçkitjen e Greqisë dhe të trevave iliro-shqiptare.  Perandoria Bizantine mundi të dalë nga kjo gjendje, pas paqes që bëri me Alarikun në vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote në krahinat jugperëndim ore të  Gadishullit si të besëlidhur dhe duke e emëruar prijësin e tyre  si kryekomandant  të ushtrive  bizantine  në Ilirik.  Pas  10 vjetëve Alariku me vizigotët u  largua për në  Itali, ku në vitin 410 pushtoi Romën.
Faqe - 172
 
Sulmet  e  gotëve  shkaktuan  një  rënie  të  mëtejshme  të  ekonomisë  fshatare  e  qytetare, shkretimin  e  shumë  krahinave. Ja  si  e  ka  përshkruar gjendjen  Hieronimi  nga  Stridoni  i Dalmacisë: « Më vjen të rrënqethët kur mendoj të tregoj shkatërrimet në kohën tonë, ka më tepër  se  12  vjet  që  gjaku  shkon  rrëke.    Gotët,  sarmatët,  alanët,  markomanët  shkretojnë, shkatërrojnë  dhe  plaçkitin  Trakinë,  Maqedoninë,  Thesalinë,  Dakinë,  Akajen,  Epirin  dhe gjithë Panoninë.  Kudo dhunë, kudo psherëtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; për këtë dëshmitare është Iliria, dëshmitare është Trakia, dëshmitar është edhe vendi ku kam lerë, ku çdo gjë u shkatërrua, përveç qiellit e tokës, ferrave dhe pyjeve të dendura ». Afërsisht, në mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të komanduar nga Atila, duke  shfrytëzuar rastin  që  ushtria bizantine  ishte  e zënë në  luftë  me  vandalët.   Brenda  pak vjetëve  ai  pushtoi  e  grabiti  shumë  qytete  të  trevave  iliro-shqiptare,  në  mënyrë  të  veçantë, Dardaninë.  Burimet  bashkëkohëse  e përshkruajnë Dardaninë  si  një vend të shkretuar. Me vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan sulmet e tyre kundër Perandorisë Bizantine. Në  vitin  479,  trevat  iliro-shqiptare  të  përfshira  në  provincën  e  Epiri t  të  Ri,  u  goditën  nga sulmi më i rëndë i ostrogotëve të udhëhequr nga Teodoriku. Ostrogotët, rreth 50 mijë veta, ndër  të  cilët  10  mijë  luftëtarë,  u  lëshuan  nga  vendbanimet  e  tyre  provizore  në  Traki  dhe nëpërmjet rrugës Egnatia depërtuan deri në viset bregdetare pranë Durrësit.  Vetë kjo qendër e  rëndësishme  ra  në  duar  të  ostrogotëve. Perandoria  Bizantine  bëri  ç’qe  e  mundur  për  t’i larguar të porsaardhurit nga ato treva, që ishin të një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për  perandorinë. Në  fakt  ostrogotët  shumë  shpejt  u  detyruan  të  tërhiqeshin  prej  andej. Në  periudhën  midis  viteve  500-517  hordhi  hunësh  të  nisura  nga  rrjedha  e  poshtme  e Danubit,  përshkuan  viset  ballkanike  deri  në  Epir  e  Thesali,  duke  shkretuar  gjithë  vendin. Bregdeti  i  Shqipërisë  vuajti  në atë  kohë  edhe  nga  sulme  të  ostrogotëve  të  organizuara  nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit të shek. V. Gjithsesi,  pas  kalimit  të  ostrogotëve  në  perëndim  (488),  në  pjesën  lindore  të  Perandorisë intensiteti i sulmeve të « barbarëve » u ul ndjeshëm.  Kjo gjendje qetësie relative do të zgjaste deri  në  dhjetëvjeçarët  e  parë  të  shek. VI,  kur  në  kufijtë  veriorë  u  shfaqën  popuj  të  rinj: bullgarët,  avarët,  antët,  gepidët,  e  mbi  të  gji tha  sllavët. Inkursionet  e  tyre  u  intensifikuan qysh në kohën e sundimit të perandorit Justinian. Rreth vitit 548 një turmë e madhe sllavësh plaçkiti  e  shkretoi  disa  provinca,  duke  depërtuar  deri  në  afërsi  të  Durrësit. Komandantët ushtarakë  të  Justinianit  nuk  guxuan  t’i  futnin  trupat  e  tyre  në  luftim  dhe  u  mjaftuan  t’i ndiqnin nga larg veprimet e sllavëve. Inkursionet sllave u përsëritën thuajse rregullisht edhe në vitet pasardhëse. Me qëllim që të frenonte  zbritjet e « barbarëve » nga kufijtë veriorë, perandori Justinian  me origjinë  nga  Taurisium  i  Dardanisë,  më  i  madhi  i  perandorëve  të  periudhës  së  hershme bizantine, i kushtoi vëmendje ngritjes së një sistemi fortifikatash në disa breza, që fillonte nga vija  kufitare  e  Danubit,  në  veri,  dhe  zhvillohej  valë-valë  duke  zbritur  në  drejtim  të  jugut. Sipas  Prokopit  të  Cezaresë,  historian  i  oborrit  të Justinianit, vetëm në atdheun e tij, në Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi nga themelet 8 kështjella të
Faqe - 173
 
tjera. Një ndër këto kështjella, e quajtur për nder të tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit në vendlindjen e perandorit, Taurisium. Numri  i  kështjellave  të  ndërtuara  në  të  katër  provincat  e  Ilirisë  së  Jugut  arriti  në  168. Por këto masa mundën t’i frenojnë vetëm  përkohësisht sulmet e popujve « barbarë ». Këto u bënë edhe më kërcënuese, kur me sllavët u bashkuan edhe avarët, një popull luftarak nomad. Pas vdekjes  së Justinianit (565), hordhitë sllave shpeshherë së bashku me avarët ose të prira prej  tyre,  u  lëshuan  në  drejtim  të  jugut. Rrugët  e  rrahura  prej  tyre  zbrisnin  nga  rrjedha e Danubit në drejtim të jugut e juglindjes, ku synonin të godisnin qendra të tilla, si Selanikun, Adrianopojën  e  vetë  Konstandinopojën. Më  586  Selaniku  u  rrethua  nga  sllavët, të  cilët e vazhduan marshi min e tyre në jug, deri në Peloponez. Por sulmi më i fuqishëm avaro-sllav në Ilirik qe ai i vitit 609.  Hordhitë sllave shkretuan vise të  tëra  në Maqedoni, Thesali, Beoci e  deri në  Peloponez, prej nga arritën me anije  edhe në ishujt e Egjeut e deri  në Azinë e Vogël.  Nga kjo valë u prekën edhe provincat e Dardanisë e të Epirit të Vjetër. Atë kohë Selaniku pësoi rrethimin më të gjatë të tij.  Në qytet erdhën dhe u  strehuan  edhe  të  ikur  nga  viset  më  veriore,  ndër  të  cilët  edhe  nga  Nishi. Megjithëse drejti mi kryesor i  dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore të Ballkanit dhe qendrat e  mëdha  si  Selaniku  e  vetë  Konstandinopoja,  inkursionet  shkatërruese  nuk  kursyen  edhe brezin  perëndimor  të  trevave  iliro-shqiptare. Në  radhë  të  parë  prej  tyre  vuajtën  viset dalmatine dhe provinca e Prevalit.  Në vitin 592 një pararojë avaro-sllave arriti të shtyhej deri në qytetin e Lezhës. Disa vjet më vonë prej sllavëve u pushtua dhe u shkretua përfundimisht Salona. Banorët e qytetit dalmatin gjetën shpëtim në ishuj t pranë e në Split.  Në provincën e Prevalit,  u  rrënua  qyteti   i  Dioklesë,  banorët  e  të  cilit  kaluan  në  Tivar. Qendrat  e  tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan  dhe  patën  vazhdimësi  jete  edhe  në  shekujt  e ardhshëm. Ndryshe nga popujt  e  tjerë,  dyndjet e sllavëve në  Ballkan u shoqëruan  me një  dukuri të re, atë  të  ngulimeve. Në  vendet  e  shkelura  prej  tyre, sllavët  u  ngulën  duke  formuar  të ashtuquajturat  «  Sklavini  »  (vende  të  sllavëve). Në  fund  të  shek.  VI  e  fillim  të  shek. VII, Sklavini  të  tilla  ishin  formuar  në Maqedoni, Traki, Thesali,  Beoti e, në një  numër  mjaft  të madh, në Peloponez.  Prej Maqedonie, grupe të veçanta sllavësh arritën të depërtojnë dhe të vendosen  në  lartësitë  përgjatë  lugi nës  së  lumit  Devoll  e  Osum,  por  pa  formuar  bashkësi kompakte. Në  bregdetin  dalmat,  duke  filluar nga gryka  e Kotorrit  e  sipër, u  vendosën tributë  sllave  të trebinjëve,  kanavlitëve, zaklumëve,  narentanëve.    Konstandin  Porfirogjeneti,  perandor  e historian bizantin i shek. X, i numëron këto bashkësi si fise sllave. Por diokleasit, që banonin më  poshtë grykës  së Kotorrit,  ai nuk  i përfshin ndër  popujt sllavë. Në fillim të  shek. VII, perandor  Herakli  lejoi  vendosjen  e  dy  fiseve  të  mëdha  sllave,  të  kroatëve  dhe  të  serbëve. Këta  të  fundit  zunë  vendet  e  përshkuara  nga  lumenjtë  Lim  e  Drina  e  sipërme  bashkë  me Pivën e Tarën, luginën e Ibrit dhe rrjedhën e sipërme të Moravës perëndimore. Në jug dhe në  perëndim  serbët  kufizoheshin  me  diokletë  si  dhe  me trebinjët  e  zaklumët  sllavë,  që ndonjëherë njësohen me serbët. Bërthamën e vendeve serbe e përbënte krahina e Rashës, që
Faqe - 174
 
e  merrte emrin nga kështjella me  të njëjtin em ër, në  veri të  Novi-Pazarit të sotëm. Në  jug vendet e serbëve arrinin deri në buri met e lumit Lim. Në  përfundim  të  dyndjeve  të  popujve  gjatë  shek. IV-VI  e  sidomos  të  kolonizimit  sllav  të shek. VI-VII, përbërja  etnike e trevave ballkanike, pësoi modifikime të ndjeshme.  Në viset danubiane, në ato të Istries, të Dalmacisë e të rajoneve të brendshme u vendosën në mënyrë mjaft intensive popullsitë e reja sllave: trebinjatët, kanavlitët, paganët, serbët, kroatët. Masa sllavësh  u  vendosën  në  zonën e  Nishit  dhe  përgjatë  luginës  së  Vardarit, e  deri  në Selanik. Prej  këndej, grupe  të  veçuara  depërtuan  nëpër  luginat  e  Devollit  e  Vjosës, duke  zënë kryesisht  lartësitë  përgjatë  tyre. Ngulime  sllave  pati  edhe  në  malësitë  midis  Thesalisë  dhe Epirit  (malet  e  Pindit). Vendosje  masive  të  bashkësive  sllave  pati  në  Traki  e  Greqi, veçanërisht në Gadishullin  e  Peloponezit. Historiani  bizantin  i  shek. X,  Konstandin Porfirogjeneti,  thotë  se  në  atë  kohë  Peloponezi  «  ishte  sllavizuar  plotësisht  ». Gjithsesi, burimet historike, të dhënat arkeologjike e ato gjuhësore, i kanë shtyrë studiuesit të dalin në përfundimin  se  brezi  perëndimor  i  Ballkanit  që  përfshihej  në  provincat  diokleciane  të Prevalit, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, me një shtyrje ku më shumë e ku më pak të thellë drejt  brendësisë, është  ndër  rajonet më  pak  të  prekur  nga  kolonizimi sllav. Përkundrazi, popullsia  e  hershme  autoktone iliro-shqiptare  u  përforcua  në  këtë  gjerësi  gjeografike  me grupe të tjera iliro-shqiptare të ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenë masiv. Një  zhvendosj e  e  tillë  e  popullsisë  autoktone  iliro-shqiptare  drejt  zonave  më  të sigurta jugore dëshmohet pas rënies së Nishit, të Dardanisë e të Salonës në bregdetin dalmat pas vitit 612. Gjithsesi,buri met historike të mesjetës  së  hershme, ndërsa  flasin  për krijimin e zonave kompakte të sllavizuara (sklavini)  në viset  fqinje të Dalmacisë, Rashës, Maqedonisë, Peloponezit  etj., nuk përmendin  ekzistencën  e  të  tillave  në  katër  provincat  e  Ilirikut Perëndimor. Mbijetesa,  historikisht  e  dokumentuar,  në  këto  treva  të  qyteteve  antike, e qendrave  dhe  e  strukturave  kishtare, si  dhe  prania ndonëse  e dobësuar  e  pushtetit bizantin flasin përgjithësisht për ekzistencën këtu të kushteve pak a shumë normale të jetës në shekujt e errët të mesjetës. Grupet  e  izoluara sllave që kishin  arritur  të depërtonin drejt  luginave  të Devollit e Osumi t, nuk  arritën  të  organizoheshin  në  bashkësi  kompakte. Për  më  tepër, duke  filluar  me Justinianin II, me qëllim që të siguronte ndërlidhjet jetike me bregdetin adriatik në boshtin e rrugës Egnatia, Perandoria Bizantine  shpërnguli  popullsi të  tëra  sllave  nga viset që  ishin në rrezen e saj duke i çuar në Azinë e Vogël. Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatë sundimit të carëve Simeon e Samuel, në shek. IX-X, u  shoqërua me depërtime grupesh  sllave,  përkatësisht  bullgare, që  u vendosën kryesisht  në vendet e prekura që më parë nga kolonizimi sllav. Por, me rënien e Perandorisë Bullgare dhe me  rivendosjen e  pushtetit bizantin  në këto treva, bashkësi të tëra sllave u shpërngulën nga perandorët bizantinë dhe u vendosën në Traki e në Azinë e Vogël.  Kjo vlen në radhë të parë për  zona  me  rëndësi  strategjike,  siç  qe  Shqipëria. Grupe  të  tjera,  në  marrëdhënie  me popullsinë vendase erdhën vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.
Faqe - 175
 
Përvijim i i hapësirës shqiptare në m esjetë Që  në shek. VII-VIII  situata etnike në Ballkan u stabilizua  dhe  nuk përmenden  më  dyndje popujsh. Kjo  gjendje  etnike  e  shekujve  të  hershëm  të  mesjetës,  në  atë  që  u  konsti tua  si atdheu mesjetar  i  shqiptarëve  (Albania  -  Arbëria),  mbeti  në  thelb  e  pandryshuar  edhe  në shekujt e mëvonshëm, kur nuk ka njoftime për dyndje të reja popujsh, nëse përjashtohen në shek. VIII-IX inkursionet episodike në brigjet shqiptare të arabëve të Sicilisë, të cilët gjithsesi nuk u vendosën në këto anë.  Kronikat e vjetra serbe që përshkruajnë ekspansionin e shtetit serb të Rashës në Kosovë e në Diokle (Gentë) në shek. XII, bëjnë të njohur se serbët gjetën në ato treva një popullsi  që ato e quajnë të huaj (barbare), ndërkohë që burime të tjera qoftë serbe,  raguzane  ose  perëndimore,  flasin  në  mënyrë  më  eksplicite  për  shqiptarë  (Arbanasi, Arbanenses)  në ato treva.  Karvanet e tregtarëve që në shek. XIII-XV  niseshin  nga  Raguza (Dubrovniku)  e  nëpërmjet  Breskovës  e  Rudnikut  (Sanxhak)  mbërrinin  në  Trepçë  e  në Novobërdë,  kalonin  nëpër  vende  të  banuara  nga  shqiptarë  e  ku  flitej  gjuha  shqipe  (lingua albanesca). Shtrirja në këto treva e shtetit serb të Stefan Nemanjës, në çerekun e fundit të shek. XII, solli aty elementë sllavë, që erdhën dhe iu shtuan grupeve të tjera sllave të kohëve të kolonizimit të parë sllav (shek. VI-VII).  Në Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, në disa nga  qytetet  e  bregdetit  mbijetonin  edhe  grupe  të  vogla  popullsish  të romanizuara, të përmendura  edhe  nga  historiani-perandor  Konstandin  Porfirogjeneti  (shek.  X). Për rrjedhojë, në  shek.  XIV  Dioklea-Genta (Zeta), veçanërisht ana  e sipërme e saj, u  shfaqej  të huajve si një vend « me popuj e fe të ndryshme  ».  Gjithsesi, gjatë gjithë  mesjetës krahina e bashkësi  të tëra, si  Kuçi, Markajt (Markoviçët), Pastroviçët, Piprët, Gjurashët (Cërnojeviçët) etj., njihen si shqiptare. Marrëdhëniet  e  diokleasve  me  popullsitë  tashmë  sllave  në  veri  të  tyre,  me  trivunët  dhe kanalitët, u shprehën edhe në ndikime politike të ndërsjella.  Kështu, aty nga mesi i shek. XI Dioklea  kishte  një  sundimtar,  Stefan  Vojisllavin,  që pas  çdo gjase  ishte sllav. Në fakt, historiani bashkëkohës bizantin, Kekaumenos, e cilëson atë « trivunas serb », duke dëshmuar faktin se ai ishte i huaj në Diokle. Në  drejtim të jugut  popullsitë  shqiptare shtriheshin në  Epirin e Vjetër (tema e Nikopojës). Kjo trevë i përjetoi më butë tronditjet etnike të fillimeve të mesjetës. Burimet vërtet të rralla greko-bizantine të shek. VII-XII vazhdojnë traditën e kohëve antike, duke i cilësuar banorët e Epirit si « ilirë » ose « barbarofonë », pra, që flasin gjuhë të huaj.  Nga ai moment edhe këtu filloi  të  përdoret  termi  «  arbëreshë  »  (arbanenses,  arbanitai)  me  të  cilin  tashmë  thirreshin pasardhësit  e  ilirëve  të  lashtë. Burime  bizantine  të  shek  XIV,  si  «  Panegjiriku  i  Manuel Paleologut  »  apo  historiani  Joan  Kantakuzeni,  ndërsa  e  cilësojnë  si  shqiptare  popullsinë  e Epirit, nuk mungojnë të saktësojnë se shqiptarët epiriotë të kohëve të tyre janë pasardhësit e fiseve të dikurshme të tesprotëve, kaonëve e molosëve. Trevat e Epirit ishin ato nga ku më së shumti e pati prejardhjen vala e madhe e shtegtimeve
Faqe - 176
 
shqiptare e shek. XIV-XV drejt  Greqisë.  Megjithatë, edhe pas kësaj hemorragjie të madhe, regjistrimet osmane të shek. XV-XVI  konfirmojnë  praninë  e  një popullsie  të  madhe  e kompakte shqiptare në gjithë shtrirjen e Epirit. Në  kuadrin  e trevave shqiptare,  Arbri  (Arbanon  -  Arbanum  -  Raban)  zinte  në  mesjetë  një vend të veçantë. I vendosur në qendër të tyre, në hapësirën e përfshirë mes Lezhës - Dibrës - Ohrit - Vlorës, dhe i përshkruar mes për mes nga boshti i rrugës strategjike Egnatia, Arbri u bë  bërthama  e  trojeve  shqiptare  në  të  cilën  në  mënyrë  më  konsekuente  e  intensive  u zhvilluan  proceset  ekonomike,  politike,  kulturore  e  psikologjike,  që  plazmuan  qenien historike të kombit shqiptar.  Me të drejtë,  studiues  si M. Shuflai, K. Jireçek, G. Prinzig, M. Angold, e kanë vlerësuar këtë territor si « bërthamën e trojeve shqiptare ». Emri i vendit, Arbër, dhe i banorëve të tij, arbëreshë, trashëgohej nga kohët antike.  Në fakt, në shek. II të erës sonë, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njoftonte praninë në këto territore të një  fisi  me  emrin  albanoi  dhe  të  kryeqendrës  së  tyre, Albanopolis. Këta  etnonimë  iu trashëguan vendit dhe banorëve të tij edhe në mesjetë.  Dhe falë rolit qendror që Arbri dhe arbrit  luajtën  në  fatet  historike  të  universit  shqiptar,  këta emra  etnikë  u shtrinë  dora-dorës edhe  në  viset  e  tjera  në  veri,  në  jug  e  në  lindje  të  tyre,  ku  banonte  e  njëjta  popullsi. Tashmë  në  shek.  XIII,  Shqipëri  (Albania)  dhe  shqiptarë  (Albanenses)  quheshin  trevat  dhe popullsitë  nga  kufijtë  e  Dioklesë  (Gentës)  e  deri  në  gjirin  e  Prevezës.    Udhëtarët  e  huaj dallojnë në të gjithë këtë shtrirje një popullsi me tipare etno-kulturore unitare. Shqiptarët e hershëm  dhe « Kultura e Kom anit » Në vitin 1898 u ra në gjurmë të një varreze të madhe, pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës.  Në vazhdim u zbulua një numër i madh varrezash të ngjashme, rreth 30, të  përhapura  kryesisht  në Shqipërinë e Veriut e në  atë  të Mesme.   Shpërndarja gjeografike, tipologjia, inventari  dhe  kronologjia  e  njëjtë  e  këtyre  varrezave  i  ka  shtyrë  studiuesit  të identifikojnë në to kulturën e hershme mesjetare shqiptare, të quajtur « Kultura e Komanit » (shek. VI-VIII). Në  vitet  e  fundit  zbulime të  «  Kulturës  së  Komanit  »  janë bërë  edhe  në Shqipërinë  e  Jugut  si  dhe  përtej  kufijve  shtetërorë,  në  Mal  të  Zi,  Kosovë,  Maqedoni  e  në Greqi. « Kultura e Komanit » është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare.  Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë  të simbolikës  ilire,  e lidhin « Kulturën e  Komanit » me  të kaluarën ilire të  këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët. Por, përveç elementëve të vazhdimësisë ilire, « Kultura e Komanit » përmban edhe elementë të  rinj,  që  lidhen  me  periudhën  e  hershme  bizantine. Durrësi, baza  më  e  rëndësishme  e Perandorisë  Bizantine  në  perëndim,  ishte  qendra  nga  ku  në  thellësi  të trevave  shqiptare mbërrinin importet dhe, në përgjithësi, ndikimet bizantine.  Këto të fundit shquhen qartë në disa  grupe  stolish, si tokëza rripi, brosha të  praruara, vathë etj.. Por, mbi të gjitha, ndikimi
Faqe - 177
 
bizantin  materializohet në elementë  të artit,  pra dhe të besimit kristian. Të tillë  janë vathët me  motive  palloi,  skena  të  Eukarestisë  ose  unaza  me  formula  e  lutje  të  krishtera. Ndërkohë që në shumë nga  stolitë e  gjetura në varrezat e « Kulturës  së Komanit » dallohet qartë  mbijetesa  e  motiveve  pagane  (p.sh.  disku  diellor), prania  edhe  e  motiveve  kristiane dëshmon  se  bartësit e « Kulturës së Komanit  » kishin  përqafuar, ose i shin  duke  përqafuar, besimin e krishterë. Në këtë kohë, pra në shek. VI-VIII, krishterimi, i përhapur nga qendrat urbane, si  Durrësi, Shkodra,  Ohri  etj.,  kishte  mundur  të  depërtonte  edhe  në  zonat  e
brendshme rurale, ku dëshmohet « Kultura e Komanit ». «  Kultura  e  Komanit  »,  qoftë  në  trashëgiminë  e  saj  të  kulturës  së  lashtë  ilire, qoftë  me elementet e reja të periudhës së hershme bi zantine e, në fund, me shenjat e qarta të besimit të krishterë, është specifike për hapësirën ku dëshmohen shqiptarët në mesjetë.  Ajo i dallon në  mënyrë  të  qartë, bartësit  e  saj, shqiptarët, nga  fqinjët  e  tyre të  rinj  e  të  vjetër, sllavët  e grekët.

2.  RURALIZIMI I JETËS NË MESJETËN  E HERSHME

Kushtet natyrore - Tabloja mjaft  e larmishme e  kushteve  natyrore përcaktoi  në një shkallë të madhe ndarjen  e trevave  shqiptare  në  disa  rajone  bujqësore  me  drejti me  e  karakteristika  të  ndryshme  të prodhimit. Dallohej  pa  dyshim  në  këtë  drejti m  ajo  që  historiania  bi zantine  e  shek.  XI-XII,  Ana Komnena,  e  quan  « fusha ilirike  »  dhe që  njësohej  me  ultësirën  perëndimore  shqi ptare, ku ndodheshin rajonet bujqësore dhe qytetet ndër më të  begatat e  Shqipërisë  mesjetare.  Këto vise ofronin kushte të përshtatshme për zhvillimin e një bujqësie intensive dhe për zbatimin e  një agroteknike të përparuar. I tillë ishte rajoni i  Shkodrës, ai  i Durrësit (fusha e  Skurrisë etj.), zona  e  Karavastasë  si  pjesë  e  fushës së  Myzeqesë  (Myzakia  = vendi i  Muzakëve)  dhe treva tejet e begatë e Vagenetisë (Çamërisë) në skajin jugor.   I gjithë ky rajon karakterizohej nga një pjellori relativisht e lartë e tokës dhe që deri në shek. XIV nuk ishte prekur ende nga
dukuria e moçalizimit,  që erdhi si rezultat i shpyllëzimeve masive  dhe  i braktisjes së tokave në prag të pushtimit osman. Drithërat (gruri, elbi, meli) përbënin produktin kryesor të këtyre zonave. Por  po  aq  të  dëgjuara  ishin  prodhimet  e  kopshtarisë,  vreshtarisë  e  të  blegtorisë. Kultura  e  ullirit  kishte  përhapje  mjaft  të  gjerë,  duke  u  shtrirë  në  veri  deri  në  rrethinat  e Ulqinit, të Shkodrës e të Drishtit, ndërsa kultura e mëndafshit (serikultura) qe e përqendruar në zonën e Shkodrës, Vl orës, Berati t e të Këlcyrës. Në  të  gjithë  ultësirën  perëndimore  shqiptare,  ku  dikur  kishin  lulëzuar  latifondet  e  mëdha, edhe në kushtet e reja prona e madhe tokësore vazhdoi të ekzistonte në zotërim të personave laikë apo të institucioneve  fetare.  Këto të  fundit dalin që herët si grumbulluese  fondesh  të mëdha tokësore. Që  në shek. VI bëhet fjalë për prona të  mëdha  të ki shës (patrimonia) në
Faqe - 178
 
zonën  e  Shkodrës  (të  Prevalitanisë). Një  pjesë  e  mirë  e  këtyre,  bashkë  me  toka  të  tjera, figurojnë  më  vonë  si  pronë  e  manastireve  të  mëdha,  katolike  e  ortodokse,  të  atij  rajoni. Njëlloj të pasura me  toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonës së Durrësit, ato të Beratit apo të Vagenetisë në jug. Njëkohësisht  me  institucionet  fetare,  fonde  të  mëdha  tokash  figurojnë  në  pronësi  të personave laikë, që i përkisnin aristokracisë vendase por që, në ndonjë rast, ishin edhe fisnikë të huaj.  Prania e këtyre të fundit, dhe në përgjithësi kontaktet që bregdeti i Adriatikut dhe ai i  Jonit  patën  me  Italinë,  bënë  që  marrëdhëniet  agrare  të  ndikoheshin  aty  nga  modeli perëndimor i feudalizmi t. Në dokumentet e shek. XIII-XV, që kanë të bëjnë me këto treva, ndeshet vazhdimisht një  terminologji që  flet për praninë aty të institucioneve feudale, tipike perëndimore, siç  qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.. Rajone të zhvilluara dhe dendësisht të banuara qenë edhe ato të rrafshnaltave ose luginave të brendshme  të  Kosovës, Dibrës, Ohrit, Korçës, Devollit, Matit, Këlcyrës, Drinit etj.. Këto përshkoheshin  nga  një  rrjetë  e  dendur  rrugësh  komunikimi  dhe  nuk  përbënin  kurrsesi enklava  të  izoluara. Edhe  këtu, ashtu  si  në  ultësirën  bregdetare  perëndimore,  procesi  i përqendri mit  të  tokave  në pak  duar ndodhi  shpejt  dhe  pjesa më e madhe  e  fondit tokësor ndahej  mes  një  grupi pronarësh  të  mëdhenj  ose insti tucioneve  fetare. Këto  treva qenë  në Shqipëri  trevat  ku  gjeti përhapjen  klasike  feudalizmi  i  tipit  bizantin,  i  mishëruar  në institucionin e pronies.Së fundi, rajoni i tretë ishte  ai i malësive dhe i zonave të thella, që zinte  një pjesë të mirë të territorit.  Këtu peshën kryesore në veprimtarinë ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i  arave  kufizohej  në  lugina  e  në  ngastra  të  ngushta  të  hapura  me  mund  në  sipërfaqet  e pjerrëta apo në pyjet.  Karakteristikë e këtyre zonave ishte mobiliteti (lëvizshmëria) periodike e një pjese të popullsisë të lidhur kryekëput me ekonominë blegtorale dhe që përcaktohej nga ndërrimi  i   kullotave,  nga  mali  në  verë,  në  fushat  bregdetare  gjatë  stinës  së  dimrit (tranzumanca). Ndonëse  banesa e  qëndrueshme e  blegtorëve  ndodhej  në  katundin  malor, ndodhte shpesh që, gjatë shtegtimit me bagëtitë e tyre drejt fushave bregdetare, në dimër, ata të  merrnin  me  vete  edhe  familjet,  me  të  cilat  sistemoheshin  përkohësisht  në  kasolle  të ngritura kryesisht me dru e kashtë. Jo rrallë kjo popullsi blegtorale, e vendosur përkohësisht gjatë  muajve  të  dimrit  në  zonat  fushore  bregdetare,  ngulej  aty  në mënyrë të  qëndrueshme, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturën dhe shpërndarjen e popullsisë. Nga ana tjetër,  me  zhvendosjet  e  saj  të  pandërprera  nga  fusha  në  mal  e  anasjelltas,  kjo  popullsi blegtore  bëhej  një  faktor  ndërlidhës  midis  sektorëve  të  ndryshëm  të  popullsisë  shqiptare duke kontribuar  në  homogjenizimin  e  saj. Kështu, norma, doke  dhe  institucione  të kahershme  shqiptare, të ruajtura në  malësi në  format e tyre  të pastra,  me kohë  zbritën dhe depërtuan  edhe  në  shoqërinë  shqiptare  të  zonave  fushore  bregdetare  dhe  të  qyteteve, ndërkohë që praktika dhe institucione të shoqërisë « së qytetëruar » arritën deri në viset më të largëta malore, duke ndikuar në zhvillimet ekonomike, shoqërore, politi ke e kulturore të tyre. M arrëdhëniet e pronës në fshatin shqiptar në shek. VIII-X
Faqe - 179
 
Bashkësia fshatare dhe ngastrat ushtarake Kalimi në periudhën e mesjetës edhe në Shqipëri e zhvendosi qendrën e gravitetit ekonomik në  fshat, ku  qe përqendruar  edhe  masa  dërrmuese  e  popullsisë. Funksioni  ekonomik  i qyteteve  u  rrudh  dhe  këto,  duke  përjashtuar  Durrësin  edhe  ndonjë  tjetër,  përgjithësisht mbijetuan  si  qendra  administrativo-ushtarake  e  peshkopale. Disa  syresh, si  Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia  etj., pushuan së  ekzistuari si  qendra të banuara që në të dalë të periudhës antike. Qeliza  jetësore  e  shoqërisë  shqiptare  u  bë  bashkësia  fshatare,  një  grupim  njerëzish  i organizuar mbi bazën e një territori të përbashkët dhe të interesave të përbashkët.  Lidhjet e gjakut te bashkësia fshatare ruajnë deri diku rëndësinë e tyre, por ato nuk janë më kryesore, si dikur në bashkësinë fisnore. Organizimi në bashkësi e kapërcente në ndonjë rast kuadrin e një vendbanimi fshatar, duke përfshirë disa të til la.  Kështu lindën bashkimet krahinore, që u njohën si të tilla edhe në kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin.  Duke filluar nga  shek.  VIII,  të  tilla  në  trevat  shqiptare  përmënden:  Kunavia,  Stefaniaka,  Pulti,  Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia. Organizimi  dhe  funksionimi  i  bashkësive  fshatare  në  Perandorinë  Bizantine  në  fazën  e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet në një dokument juridik të kohës, në të ashtuquajturin «  Ligji  bujqësor  »  (nomos  georgikos). Ligji  në  fjalë  kishte  vlerë  për  të  gjitha  territoret ballkanike  të  Perandorisë  Bizantine  dhe,  në  këtë  kuadër,  edhe  për  trojet  shqiptare. Mjaft norma  dhe  institucione,  që  gjejnë  pasqyrim  në  «  Ligjin  bujqësor  »,  u  futën  në  të  drejtën dokesore dhe si të tilla mbijetuan deri në kohët e reja në fshatin shqiptar. Është  e  qartë  që  «  Ligji  bujqësor  »  pasqyron  gjendjen  e  bashkësive  fshatare  në  fazën  e shpërbërjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjë e më shumë marrëdhëniet e pronës. Fshatarët,  të  cilët jo  rastësisht  quhen aty  «  zot  »  (kyrios),  kishin  tokën e  tyre  arë,  vreshtat, kopshtet,  që, së bashku me shtëpinë dhe me bagëtitë, përbënin  pasurinë kryesore  vetjake të familjes fshatare. Mullinjtë, dhe  shpeshherë edhe pyjet, ishin pronë e individëve të veçantë. Si  pronë  vetjake,  arat,  vreshtat,  kopshtet,  bagëtia  etj., mund  të  trashëgoheshin, të shkëmbeheshin, të ndaheshin, të  jepeshin me qira, të liheshin peng, madje më vonë edhe të shiteshin, veç brendapërbrenda bashkësisë. Pra, siç shihet, që në kohën e « Li gjit bujqësor » ekzistonin  premisat  ligjore  për  polarizimin  shoqëror  në  gjirin  e  bashkësisë,  nëpërmjet grum bullimit të mjeteve e pasurive në pak duar. Dhunimi  çfarëdo i pronës individuale ndëshkohej me masa që shkonin nga zhdëmtimi e deri në dënime të ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur të nxehtë, me verbim apo me prerjen e dorës.  S’ka dyshim që ndëshkime të tilla të vrazhda pasqyrojnë ndikimin që ushtroi mbi të  drejtën bizantine  e  drejta  dokesore e  popujve  barbarë,  që  erdhën e  u  vendosën  në territorin bizantin në shek. V-VII. Me  gjithë  konsolidimin  e  pronës individuale, dispozitat  e «  Ligjit bujqësor  »  tregojnë se,  në kohën  e  veprimit  të  tij, pronësia  e  përbashkët  nuk ishte  zhdukur përfundimisht. Kullotat,
Faqe - 180
 
pyjet, ujërat, tokat djerrë, vazhdonin të ishin pronë e bashkësisë dhe të administroheshin nga kjo. Bashkësia kishte nj ë fond tokash të lira e të papunuara, që herë pas here ua ndante sipas nevojave anëtarëve  të bashkësisë duke zbatuar  sistemin e shortit (kleros). Një  mbeturinë e kohëve, kur tokat ishin pasuri e përbashkët, ishte edhe sistemi i « arave të hapura », sipas të cilit,  me  përfundimin  e korrjeve,  bagëtitë  mund  të  kullosnin lirisht  në ngastrat e  njërit apo tjetrit. Po ashtu, arat e  braktisura, pas një  afati të  caktuar, i ktheheshin  përsëri bashkësisë. Kjo mund t’i përdorte për të kompensuar anëtarët e bashkësi së që kishin nevojë për ngastra të  reja  shtesë  ose  që  dëshironin  të  ndërronin  tokën  e  mëparshme. Bashkësia,  gjithashtu, kujdesej  për veprimtari  me  interes të përbashkët,  për  shfrytëzimin  e  ujrave,  për pajtimin e barinjve që kullotnin tufat e fshatit dhe që i shoqëronin ato në shtegtimet nga kullotat verore në  ato  dimërore,  për  pajtimin  e  mjeshtërve  zejtarë  që  kryenin  punime  për  nevoja  të bashkësisë dhe të anëtarëve të veçantë të saj. Njësi bazë shoqërore e bashkësisë ishte familja e madhe patriarkale, që bashkonte disa breza dhe  që  drejtohej  nga  më  plaku. Të  parët  e  familjeve,  pjesëtarë  të  bashkësisë,  formonin « këshillin e  pleqve »,  i cili trajtonte dhe zgjidhte në bazë  të dokeve,  të gjitha problemet që kishin të bënin me marrëdhëniet e brendshme të bashkësisë, si  dhe me marrëdhëniet e saj me bashkësitë fqinje dhe m e pushtetin qendror. Gjithsesi,  bashkësia fshatare pasqyron  periudhën  e  pasigurisë,  që  karakterizoi  kalimin  nga koha  e  vjetër  në  kohën  e  mesme, të  shoqëruar  me  përmbysje  të  mëdha  ekonomike, shoqërore,  etnike  e  kulturore. Duke  u  ofruar  mbrojtje  dhe  solidaritet  antarëve  të  saj, bashkësia  fshatare  përfaqësonte  një zgjidhje  të  përshtatshme për  përballimin  e kushteve  të reja. Por  ajo,  siç  lënë  të  kuptohet  edhe  vetë  nenet  e  «  Ligjit  bujqësor  »,  mbetej  një  formë organizimi shoqëror kal imtare drejt shoqërisë feudale. Farët e diferencimit shoqëror janë të dukshme  në  të. Dokumente  të  shek. VIII-X  provojnë  se  në  gjirin  e  bashkësive  qe diferencuar shtresa  e « të  fuqishmëve » (dynatoi)  apo  e  « të  mëdhenjve » (megistanes). Inventari  arkeologjik  i varrezave  të  ndryshme  të gjetura  në  vendin  tonë,  dhe që  i  përkasin kësaj  periudhe të  vënies  në  lëvizje  të  procesit  të  feudalizimit,  ofron  nga  ana  e  tij  prova  të prekshme, materiale, të diferencimit shoqëror që po përvijohej në shoqërinë shqiptare. Krahas varreve me obj ekte  të çmuara, si unaza  floriri, monedha  e pajisje  luftarake,  gjenden më së shumti edhe varre me inventar të varfër, ku qenë varrosur ata që në « Ligjin bujqësor » quhen  «  të  skamurit  » (aporoi). Këta  punonin  ngastrat e  të  tjerëve  dhe  jepnin  për këta  të dhjetën e prodhimit ose punonin si rrogtarë të thjeshtë (mistotë). Përveç faktorëve  të brendshëm, në  diferencimi n shoqëror  në gjirin e bashkësive  ndikoi  dhe shteti. Duke e  konsideruar bashkësinë një njësi fiskale, përveçse njësi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, të cilat rëndonin jo njëlloj mbi anëtarët e bashkësisë. Për  t’u  shpëtuar  tatimeve,  të  varfërit  e  gjenin  shpesh  herë  rrugëzgjidhjen  në  shitjen  apo braktisjen e ngastrave të tyre.
Faqe - 181
 
Megjithatë,  një  gjë  e  tillë  nuk  sillte  zvogëlimin  e  sasisë  së  rentës,  që  i  jepej  shtetit  nga bashkësia,  sepse  ky  zbatonte  sistemin  e  garancisë  kolektive  (alelengyon),  sipas  të  cilit bashkësia paguante  edhe  për  ata anëtarë që nuk qenë në  gjendje të  paguanin ose  që  kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur të tj erëve.  Në këtë rast të fundit, me qëllim që të mos prishej homogjeniteti i bashkësisë, ligji përcaktonte se të drej tën për blerjen e një ngastre të një anëtari të bashkësisë e  kishte së  pari fqinji i tij e pastaj një pjesëtar çfarëdo i saj. Kjo normë, që  synonte të pengonte depërtimin e pronarëve të huaj në bashkësi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis). Në  kohën ku në Bizant  sunduan perandorët  e «dinastisë maqedone », shek.  IX-XI, njohën një përhapje të gjerë të ashtuquajturat « ngastra ushtarake » (stratiotika ktemata). Këto shteti bizantin  ua shpërndante  bujqve me  kusht  që këta të kryenin shërbimin ushtarak. Sistemi  i « pronave ushtarake » njohu përhapje të gjerë në kohën e riorganizimit politiko-administrativ të  Perandorisë  Bizantine  dhe  të  ndarjes  së  territorit  të  saj  në  provinca  ushtarake  (tema). Sistemi i  temave,  themeli ekonomik e shoqëror i të cilit  ishte prona e vogël e  bujkut-ushtar (stratiotit),  u  bë  shtyll a  kurrizore  e  shtetit  dhe  e  ushtrisë  bizantine. Ndaj  perandorët bizantinë bënë të pamundurën për t’i ruajtur të paprekura «  ngastrat ushtarake » nga sulmi i pronarëve të  mëdhenj. Por nëse për një  farë  kohë  ata  ia  arritën  këtij  qëllimi,  duke  nxjerrë edhe legjislacion të posaçëm në mbrojtje të pronës së vogël, me kalimin e kohës u pa qartë se procesi  i  gllabërimit  të  ngastrave  të  vogla  ishte  i  pandalshëm. Rrënimi  i  këtyre  të  fundit, qofshin  ato  prona  të  stratiotëve apo të anëtarëve të bashkësive  fshatare,  shkaktoi fillimin  e një krize të gjatë e të pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake që përfundoi në fund të fundit me vetë shembjen e Perandorisë Bizantine.

3. ORGANIZIMI SHTETËROR DHE JETA POLITIKE
Regjim i i Tem ave në Shqipëri - Tema e Durrësit Ndonëse  mbetej  gjithnjë  provincë  bizantine,  Shqipëria  i  humbi  lidhjet  e  drejtpërdrejta  me Perandorinë pas dyndjes e kolonizimit sllav në Ballkan.  Strukturat shtetërore-administrative nuk  funksiononin  më,  ndërkohë  që  në  qytete  apo  jashtë  tyre  po  zhvilloheshin  struktura autonome  të  qeverisjes. Në  qendrat  e  mëdha,  si  p.sh.  në  Durrës,  fillon  e  bëhet  fjalë  për njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në zhvillimet politike të vendit. Vetë pushteti bizantin, duke mos qenë në gjendje të vendoste një kontroll të fortë në provincat e tij të skajshme perëndimore, u  detyrua  të  zbatonte  këtu  forma  specifike  organizimi  e  marrëdhëniesh, forma  në  të  cilat elementët lokalë ishin shumë të rëndësishëm.  Shembull tipik të këtyre marrëdhënieve të reja përbën në këtë kohë Durrësi dhe treva e tij (Epiri i Ri). Në shek. VII-VIII treva e Durrësit përfaqësonte një  arkondat, ku pushteti dhe  autoriteti  ushtrohej  nga  arkondët  vendas. Këta ishin bartës  të  autonomisë  lokale dhe të  vetëqeverisjes. Deri në fillim të  shek. IX, Durrësi dhe gjithë prapatoka e tij kaluan një fazë vetëqeverisjeje dhe autonomie. Arkondë të tillë, me
Faqe - 182
 
atribute  pushteti,  ndeshen  në  të  njëjtën  kohë  edhe  gjetkë, si  në Vageneti  (Çamëri),  në Kolonjë etj.. Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe keqësimi i situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor  dhe  në  Italinë  e  Jugut, si rezultat  i  sulmeve  të  sllavëve  e  të  frankëve,  e  shtyu Perandorinë  Bizantine të  kalojë  në një organizim  të ri  administrativ në  këto  treva, në atë të temave. Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi të zbatohej që nga shek. VII në viset me  emergjencë  ushtarake. Ai  bazohej në thelb në  rekrutimin e një ushtrie vendase në radhët e fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak. Në krye të  temës  qëndronte  strategu  i  emëruar drejtpërdrejt  nga  perandori  bizantin,  i  cili përqendronte  në  duart  e  tij  si  pushtetin ushtarak,  ashtu  edhe  atë  civil. Pas  tij  vinin funksionarë vartës, si pretori, nënstrategët, kartularët, klisarkët etj.. Ndër  këto  ofiqe,  pretori  dhe  kartulari kishin  karakter civil:  pretori merrej  me  shqyrtimin e çështjeve  gjyqësore  dhe  dërgohej  nga  pushteti  qendror,  kurse  kartulari  kryente  detyrat  e sekretarit  të  strategut.  Ndër  detyrat  e  tij  kryesore  ishte  ndjekja  e  procesit  të  rekrutimit  të trupave ushtarake, ajo e problemeve financiare të kancelarisë etj.. Nënstrategët e klisarkët, që dëshmohen si pjesëtarë të hierarkisë drejtuese në Temën e Durrësi t, kryenin detyra kryekëput ushtarake në  njësitë  përbërëse të Temës  apo  në sektorët me rëndësi  të posaçme strategjike, siç  qenë  klisurat  (ngushticat)  që  kontrollonin  lëvizjet  në  rrugëkalimet  kryesore. Në  shek. X  në krye të  Temës  së Durrësit  gjejmë një  katepan që  kishte  në juridiksion  edhe zotërimet  bizantine  të  Puljes  (Itali). Në  shek.  XI  komandanti  i  Temës  së  Durrësit  thirret tashmë me ti tullin dukë. Organizimi  i  ri  i  temave  synonte  të  konsolidonte  forcën  ushtarake  bizantine  nëpërmjet krijimit të një ushtrie që  rekrutohej në vend nga radhët e stratiotëve ose bujqve ushtarë, që kishin  të  drejtën  e  shfrytëzimit  të  një  parcele  toke  kundrejt  kryerjes  së  shërbimit  ushtarak. Mjaft  të  dhëna  historike provojnë  se,  në  fakt,  forcat  ushtarake  të  strategut  të  Durrësit përfaqësoheshin nga rekrutët vendas (enkoroi dynameis). Themelimi  i  Temës  së  Durrësit  bie  me  siguri  në  dhjetëvjeçarët  e  parë  të  shek.  IX. Si terminus  ante  quem  mund  të  konsiderohet  një  letër  e  vitit  826  e  patrikut  të Konstandinopojës, Teodor  Studiti, për  kryepeshkopin  e  Durrësit, Antonin, ku  bëhet  fjalë pikërisht  edhe  për  një  funksionar  laik, Thomanë, në  atë  kohë  me  detyrën  e  hipatit  e  të kartularit në Durrës. Juridiksioni i Temës së Durrësit shtrihej prej Tivari në veri, në Gjirin e Vlorës në jug e në një thellësi drejt lindjes,  që kapte  rrjedhën  e  lumit  Drin. Territoret  e  tjera shqiptare,  që dilnin jashtë kuadrit të Temës së Durrësit, u përfshinë në temat fqinje të Nikopojës, që shtrihej në kufijtë  e  provincës  së  dikurshme  të  Epirit  të  Vjetër, të  Selanikut,  e  cila  kishte  nën juridiksionin  edhe  viset  e  Kosovës e të  Maqedonisë  Perëndimore,  dhe  të  Dalmacisë. Të gjitha  këto tema  u krijuan  gjatë  shek. IX. Vonë, në vitet e  para  të  shek. XI, në  viset  e
Faqe - 183
 
Maqedonisë Perëndimore u krijua një temë e re, qendra e së cilës ishte Shkupi. Tema  e  Durrësit  ishte  në  qendër  të  sistemit  mbrojtës  bizantin  në  zotërimet  e  perëndimit. Kjo  është arsyeja që, në  raste  të veçanta,  nën  urdhrat e strategut të  Durrësit viheshin  edhe forcat ushtarake të temave  fqinje, përfshirë ato të Italisë bizantine.  Si rregull, veprimtaria  e ushtrisë  së temës përmblidhej  brenda  kufijve  të  temës  përkatëse. Por,  në raste të veçanta, ushtria apo reparte të veçanta të ushtrisë së temës dërgoheshin të vepronin edhe në fronte të tjera,  siç  ndodhte,  p.sh. me  luftëtarë  nga  Tem a  e  Durrësit  që  dërgoheshin  të  luftonin  në Italinë e Jugut. Një karakteristikë dalluese për temën e Durrësit ishte roli i madh që elementi vendës shqiptar luante  në  strukturat administrative  e  ushtarake të saj. Ushtria  e  temës  bazohej  në rekrutët vendas.  Nga ana tjetër, edhe elementë të aristokracisë vendase luanin një rol të rëndësishëm duke u integruar në sistemin e temës e duke luajtur shpeshherë një rol parësor në drejtimin e saj.  Një rol të tillë ka luajtur p.sh. gjatë shek. X-XI familja e Krisilëve nga Durrësi. Pinjollë të saj u nderuan deri  me titujt e  lartë  proteuon apo patric  nga pushteti bizantin. Në vitet e fundit të shek. X e në fillimet e shek. XI, fati i vetë qytetit të Durrësit e rrethinës së tij ishte në  duart  e  fisnikut  Gjon  Krisili, i  cili  ia  dorëzoi  një herë  qytetin  carit Samuel e ca  vjet  më vonë  ia  kaloi  atë  perandorit  bizantin  Bazili  II. Aty  nga  viti  1040  i  biri  i  Gjonit  arriti  të emërohej nga  perandori bizantin komandant  i  ushtrisë  së  Temës  së  Durrësit  dhe  i  forcave lokale  që  do  të  shkonin  të  shtronin  Dioklenë, që  kishte  ngritur  krye  kundër  sundimit bizantin. Pinjollë  nga  familje  fisnike  shqiptare  të  Temës  së  Durrësit, si  Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj., arritën të zinin poste të rëndësishme në administratën e Temës. Madje, ndonjë syresh ngjiti shkallët e karrierës edhe në administratën qendrore. Duke  lënë  mënjanë  brezin  bregdetar  të  Adriatikut,  bërthamën  e  Temës  së  Durrësit  e përbënte  vendi i  Arbrit  (greQ. Al(r)  banon, lat. Al (r)  banum, sllav. Raban), me një  fjalë treva  e  përfshirë  midis  Lezhës, Vlorës, Ohrit  e  Dibrës. Vendi  i  Arbrit  përfaqësonte mbështetjen  kryesore  të  Temës  së  Durrësit. Prej  andej  vinin  kontingjentet  kryesore ushtarake  të  Temës. Rëndësia  e  Arbrit  ishte  e  tillë  që,  në  një moment  të  caktuar, tema  e Durrësit filloi të quhej « Tema e Durrësit dhe e Arbrit ». Një emërtim  i tillë  veç  rëndësisë shprehte  edhe  individualitetin  dhe  pavarësinë  e  kësaj  krahine  brenda  kuadrit  të  temës  së Durrësit. Në  fakt, Arbri ishte  treva ku më tepër se në  çdo  trevë  tjetër  shqiptare,  proceset politike kishin çuar që herët në krijimin e një autonomie relative ndaj pushtetit bizantin. Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalën pikërisht për trevën e Arbrit kur thotë se marrëdhëniet  e  shqiptarëve (Albanoi) me  pushtetin  bizantin  ishin  ndërtuar  mbi  bazën  e sistemit  të izopolitisë. Por nuk përjashtohet që pohimi  i tij të vlejë, ku më  shumë e  ku  më pak,  edhe  për  treva  të  tjera  shqiptare. Sistemi  i  izopolitisë  ishte  një  sistem  i  privilegjuar marrëdhëniesh të një komuniteti të caktuar me pushtetin bizantin. Në thelb ai përfaqësonte një lloj statusi federimi, që Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe bashkësive të tjera, me  të  cilat  i lidhte  feja  dhe  përbashkësia  e  interesave. Statusi  i izopolitisë iu  akordua  nga Bizanti  për  ca  kohë  edhe  Venedikut. Izopolitia  nënkuptonte  njohjen  e  një  autonomie  të
gjerë, përjashtimin nga taksat e detyrimet kryesore, si dhe privilegje të tjera. Detyrimi kryesor
Faqe - 184
 
i  parashikuar  nga  një  sistem  i  tillë  kishte  të  bënte  me  furnizimin  me  trupa  ushtarake, të drejtuara nga komandantë vendas, që viheshin në dispozicion të strategut bizantin (në rastin tonë të strategut të Durrësit) në rast fushatash ushtarake. Të  përfshira në ushtrinë  bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetëm  në Temën  e Durrësit, por  edhe  jashtë  saj, si  edhe  në  vende  të  tjera, Maqedoni, Greqi,  Itali  etj.. Gjithsesi  ato përbënin  një  strukturë  të  veçantë, që  dallohej  nga  masa  tjetër  e  ushtrisë  bizantine. Forca ushtarake,  që  treva  e  Arbrit  arrinte  të  nxirrte  në  shekujt  e  m esjetës  së  hershme,  përbënte edhe  bazën  e  statusit  të  veçantë  autonom  që  ai  gëzoi  në  marrëdhëniet  me  Perandorinë Bizantine. Lufta kundër ikonave dhe efektet e saj në Shqipëri Në kohën e sundimit të Leonit III (717-741), Perandoria Bizantine u përfshi nga një konflikt i ashpër i brendshëm fetar.  Në thelb të tij qëndronte interpretimi i ndryshëm që i bëhej rolit
që kishin imazhet e shenjta  (ikonat) kishin në  besimin e krishterë.  Duke filluar nga koha e Justinianit kulti i ikonave të shenjtorëve (ikonolatria) njohu një përhapje aq të gjerë në kishën bizantine, saqë u kthye në një  nga format  kryesore të shprehjes së ndjenjës fetare.   Kishat e manastiret  u mbushën aso kohe me  ikona  shenjtorësh  të çmuara e të  kushtueshme, duke  u bërë njëherësh tregues i luksit dhe i pasurisë në të cilin notonin kleri dhe institucionet fetare. Një  gjë e tillë ushqente pakënaqësi në  një masë të gjerë  njerëzish  të çdo niveli  shoqëror,  të cilët mendonin  se kisha  duhej  të  ishte  si  në  kohën  e  apostujve,  e  varfër dhe  e  virtytshme. Nga  ana  tjetër, nuk  mungonin  edhe  në  vetë  gjirin  e  kishës prirje  kundër  kultit  të  ikonave, sipas  të  cilave  një  kult  i  tillë  s’kishte  asgjë  të  përbashkët  me krishterimin,  si  fe  krejtësisht shpirtërore. Këto  prirje  ishin  më  të  forta  në  provincat  lindore  të  Bizantit,  tokë  gjithnjë pjellore për lëvizje fetare, ku vazhdonin të mbijetonin mbeturina të monofizizmi t dhe ku atë kohë  po  forcohej  dhe  po  shtrihej  sekti  i  pavlikanëve,  që  luftonte  kundër  çdo  forme  kulti fetar. Më  në  fund,  lufta  kundër  kultit  të  ikonave  ishte  rezultat  i  ndikimit  që  ushtronin  mbi krishterimin  bizantin  feja  islame  dhe  ajo  hebraike,  me  të  cilat  Bizanti  ishte  në  kontakt  të vazhdueshëm. Të  dyja  këto  fe  janë  prerazi  kundër çdo  forme  të  riprodhimit  në  figurë  të shenjtorëve të vet.  Në këtë mënyrë, lufta kundër kultit të ikonave (ikonoklastia) kishte rrënjë të thella fetare, kulturore e shoqërore. Perandor  Leoni  III,  duke  ndërmarrë  hapur  betejën  kundër  kultit  të  ikonave,  synonte  në radhë  të  parë  të  afirmonte  fuqinë  e  pushtetit  qendror  mbi  pushtetin  e  pakufizuar  të institucioneve  fetare  si  dhe  mbi  provincat,  veçanërisht  ato  periferike,  që  jo  rastësisht  u rreshtuan në krahun e adhuruesve të ikonave.  Ikonoklastia ndeshi në kundërshtim të ashpër në  provincat bizantine  të  Italisë  e  të  Ilirikut,  që  ishin  nën  juridiksionin  kishtar  të  Papës  së Romës. Megjithatë  edhe  këtu  ikonoklastia  nuk  mungoi  të  bëjë  për  vete  përkrahësit  e  vet. Kështu, nga  dy  letra  që  teologu  i  njohur  bizantin,Teodor Studiti,  i  dërgoi  në  vitet  820, kryepeshkopit të Durrësit, Antonit, dhe  një murgu tjetër  po nga Durrësi, Dionisit, mësohet se  ikonoklastia  ishte  përqafuar  në  atë  dioqezë  edhe  nga  përfaqësues  të  klerit  rregullar
Faqe - 185
 
(murgjit), të cilët përgjithësisht qenë kundërshtarët më të rreptë të saj. Nuk ka prova se lufta e ikonave do të ketë marrë në trevat shqiptare format e ashpra që pati në pjesë të tjera të Perandorisë Bizantine.  Megjithatë, në kuadrin e saj ndodhi një ngjarje me rëndësi  të  madhe  për  zhvillimet  jo  vetëm  kishtare, por  edhe  për  ato  politike  në  trevat shqiptare. Perandori  ikonoklast Leoni III  i shkëputi ato nga  juridiksioni i  Papës së Romës dhe i vuri nën varësinë e drejtpërdrejtë të Patriarkatit të Konstandinopojës (732).  Ky hap, i shoqëruar  edhe  me  krijimin,  në  fillim  të  shek.  IX,  të  temës bizantine  të  Durrësit  e asaj  të Nikopojës, ndikoi së tepërmi në forcimin e kontrollit të pushtetit qendror në këto provinca perëndimore të Perandorisë. Trevat shqiptare dhe M bretëria Bullgare (shek. IX-X) Një ndër arsyet kryesore të krijimit të Temës së Durrësit në gjysmën e parë të shek. IX kishte qenë  përballimi  i  presionit  sllav, përkatësisht  i  atij  bullgar. Që  nga  fundi  i  shek. VII,  nga shkrirja e fiseve sllave dhe atyre bullgare (me origjinë turke), u krijua midis Danubit e maleve Ballkan shteti i parë ballkanik sllav, Mbretëria Bullgare, e cila shumë shpejt  u bë një rrezik i madh  për  Perandorinë  Bizantine. Aty  nga  mesi  i  shek.  IX  shteti  bullgar  i  kishte  shtrirë kufijtë e tij në Maqedoni dhe, nën mbretin Boris (852-879), përfshiu edhe brezin midis lumit Devoll e Vjosë. Kështjellat  e Devollit dhe e  Pulkeropolit (Beratit) u bënë baza të pushtetit bullgar  në  këto  anë.    Në  vitin  864  Borisi  përqafoi  së  bashku  me  popullin  e  vet,  fenë  e krishterë, duke marrë emrin Mihal.  Feja e re i dha kohezionin e duhur shtetit sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e mëtejshme në terri toret bizantine.  Në kohën e Simeonit (894-927), Bullgaria arriti shtrirjen e saj më të gjerë. Me përjashtim të Durrësit e të Shkodrës, Simeoni pushtoi krejt viset në Shqipërinë Qendrore e të Poshtme.  Në jug ai mori Vlorën e një pjesë të mirë të Temës së Nikopojës. Në vitin 913 perandori bizantin Konstandini VII u detyrua t’i  njihte Simeonit  titullin « Perandor  i  Bullgarisë »  dhe  të  martohej  me  një  vajzë  të  carit bullgar. Ndërkohë prej vitesh  Perandoria Bizantine ishte e detyruar t’u paguante bullgarëve një haraç të përvitshëm. Por  paqja  bullgaro-bizantine  nuk  vazhdoi  gjatë. Në  vitet  që  ndoqën  ushtritë  e  Si meonit sulmuan  Durrësin  dhe  shkretuan  rrethinat  e  tij. Më  918  bullgarët  u  shtynë  në  jug  nëpër Temën e Nikopojës dhe mbërritën në Gjirin e Korintit. Gjithsesi ëndrra e car Simeonit, për të krijuar një perandori bullgare në vend të asaj bizantine, përfundoi me  vdekjen e papritur  të tij më 27 maj 927.   Trashëgimtarët e  tij, Pjetri  e Borisi,nuk ishin në lartësinë e Simeonit dhe u detyruan të njihnin, kush më  shumë e kush më pak, sovranitetin bizantin. Pushtimi  bullgar  la  shenja të  dukshme  edhe  në trevat  shqiptare, sidomos  në  korridorin  që zgjatej nëpër luginën e lumit Devoll e deri në bregdet, ku ai vazhdoi të ruhet deri në fillimet e shek. XI. Në krye të  krahinave të  veçanta këtu u vunë bujarë  bullgarë,  të cilët shpeshherë sollën me vete njerëzit e tyre, përfshirë edhe kl erikë bullgarë, që ndihmuan për depërtimin e një kulture sllavo-bizantine në këto treva. Në gjysmën e dytë të shek. IX në zonën e Ohrit,
Faqe - 186
 
Korçës, Devollit, Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i O hrit, dishepull i Cirilit e Metodit, i cili punoi për vite me radhë për hapjen e shkollave e të kishave sllave. Nga kjo kohë trevat midis rrjedhës së Devollit e të Vjosës u përfshinë në ndikimin kishtar e kulturor të  Ohrit,  të  cilin  bullgarët  e  kthyen  në  qendër  të  Patriarkatit  të  pavarur  bullgar. Me pushtimin  bullgar  të  shek.  IX-X  lidhet  edhe  lulëzimi  i  disa  qendrave  të  rëndësishme ushtarako-admini strative  e  kishtare,  siç  ishin  Devolli, Glavinica  (Ballshi)  etj.. Në bazilikën madhështore  të  Ballshit  u  gjet  në  fillimet  e  shek.  XX  edhe  një  mbishkrim  i  gdhendur,  që kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe të popullit bullgar në fenë e krishterë më 864. Pas  disa  dekadash  nënshtrimi  ndaj  Perandorisë  Bizantine,  si  rezultat  i  një  kryengritjeje antibizantine  që  pati për  epiqendër  Maqedoninë, në  fronin  bullgar erdhi  car  Samueli  (976- 1014). Nën sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar u zhvendos nga lindja, Preslavi, në Prespë e  në  Ohër. Në  këtë  kuadër  trevat  shqiptare  morën  një  rëndësi  të  dorës  së  parë  dhe  u përfshinë për së afërmi në konfliktin e gjatë mi dis Samuelit dhe Perandorisë Bizantine. Car Samueli bashkoi nën sundimin e tij krejt Maqedoninë deri në Selanik, trevën e vjetër bullgare midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesalinë, Temat e Nikopojës e të Durrësit, si dhe Dioklenë e Rashën në Veri.  Nën sundimin e tij u rimëkëmb Patriarkati i pavarur bullgar, i  cili  vendosi  përfundimisht  selinë  në  Ohër,  kryeqendra  e  Samuelit. Dëshmitë  historike  tregojnë  se  car  Samueli  nuk  synoi  të  sjellë  një  përmbysje  në  strukturat administrativo-ushtarake të trevave  shqiptare të pushtuara  prej tij.   Kështu, në  Diokle, ai  la në pushtet princin Gjon Vladimir, të cilit për më tepër i ofroi dorën e vajzës së tij, Kozarës. Në Durrës, pas vitit 997, Samueli nuk i preku privilegjet dhe pushtetin e parisë së qytetit, që përfaqësohej  nga  familja  e  fuqishme  e  Kri silëve. Gjon  Krisili,  proteuon  i  qytetit, e  kishte favorizuar kalimin e qytetit në duart e Samuelit.  Aleanca e carit bullgar me Krisilët e parinë durrsake u vulos edhe me martesën e tij me të bijën e Gjon Krisilit.  Në trevën e Vlorës e të Beratit, Samueli  ia  besoi  komandën  pinjollit  të  një  familjeje  fisnike  vendase, Elinagër Frëngut. Po  kështu  veproi  në  Devoll, Kolonjë, Vageneti  e  gjetkë. Shtrirja  e  pushtetit  të Samuelit në këto vende u lehtësua edhe për faktin se ai zbatoi një sistem të ri detyrimesh ndaj fshatarësisë, i cili mbështetej mbi kontributet në natyrë e në lehtësira të tjera. Kundërshtar i car Samuelit, që në fillim të sundimit të tij, ishte perandori i ri bizantin, Bazili II, i mbiquajtur « Bullgarovrasësi», (976-1025). Përpjekja e parë serioze e tij për të  goditur perandorinë e Samuelit përfundoi me disfatë më 986 në afërsi të Sofjes (Serdika).  Pas kësaj, perandor Bazili II kërkoi të gjejë aleatë në vetë trevat e pushtuara nga cari bullgar.  Në vitin 1001 shpërtheu kundërofensiva e madhe bizantine e Bazilit II. Në  vitin  1004  Shkupi  u  kthye  në  duart  e  bizantinëve  e  pas  një  viti,  si  rezultat  i  një marrëveshjeje  të  fshehtë  me  proteuonin  Gjon  Krisili,  edhe  Durrësi  iu  dorëzua  perandorit Bazili  II. Qeveritari  i  vënë  aty  nga  Samueli, Torona,  dhëndër  i  carit  bullgar, u  arratis  në oborrin  bizantin. Me  anë  premtimesh e të  marrëveshjeve  paraprake , Bazili  II arriti  të bëjë për vete edhe qeveritarë e fisnikë të tjerë lokalë në Berat e në Devoll. Pak nga pak rrethi u shtrëngua rrotull Ohrit, kryeqendrës së Samuelit.   Në  qershor 1014, Bazili II i shkaktoi një disfatë  të  rëndë  ushtrisë  bullgare  në  ngushticat  e  malit  Belashik, në  rrjedhën  e  sipërme  të Strumës. Rreth  15  000  luftëtarë  të  Samuelit  u  zunë  robë. Vetë  Samueli  i  shpëtoi  me
Faqe - 187
 
vështirësi  kapjes  dhe  u  strehua  në  kështjellën  e  Përlepit. Bazili  II  urdhëroi  të  verbohen robërit bullgarë dhe t’i dërgoheshin carit të tyre në Përlep. Pamja makabër e kësaj ushtrie të verbër e tmerroi Samuelin që vdiq në vend (6 tetor 1014).Vdekja e Samuelit shoqëroi edhe shpërbërjen e perandorisë ballkanike të tij.  Ivan Vladislavi (1015-1018) u përpoq të vendoste përsëri hegjemoninë bullgare në provincat perëndimore të Dioklesë, Durrësit e  të Nikopojës. Por, në shkurt të viti t 1018, gjatë një sulmi mbi Durrës, cari i  fundit  i Perandorisë Bull gare  mbeti i vrarë.   Pas  kësaj, Bazili  hyri triumfues në  Ohër, ndërkohë që ushtria e tij i shuajti vatrat e fundit të qëndresës bullgare në lartësitë e Tomorrit, në Vlorë e në Thesali. Pavarësisht  nga  egërsia  me  të  cilën  Bazili  II  asgjësoi  Perandorinë  Bullgare  ndaj  vendeve  e popullsive, që futi përsëri nën sundimin bizantin, ai ndoqi një politikë të matur.  Kështu, ai la këtu  në  fuqi  edhe  paskëtaj  sistemin  e  detyri meve  në  natyrë,  të  vendosur  gjatë  sundimit bullgar. Bujqit  edhe  paskëtaj  i  detyroheshin  shtetit  një  mod  grurë,  një  mod  miell dhe  një shtambë verë.  Patriarkati i Ohrit vërtet u ul prej tij në shkallën e kryepeshkopatës, por edhe kështu Bazili II i njohu kësaj një sërë privilegjesh që kisha e Ohrit i kishte fi tuar në kohën e sundimit  bullgar. Po  kështu  nuk  u  prek  juridiksioni  i  kryepeshkopatës  së  Ohrit,  e  cila  me gjithë  protestat  e  kryepeshkopatave  fqinje,  veçanërisht  asaj  të  Durrësit,  vazhdoi  të  ketë  në varësi  mjaft  peshkopata  që  s’kishin  qenë  sufragane  të  sajat  dhe  që  ishin  bërë  të  tilla  nën sundimin  bullgar. Këto  të  fundit  perandori  Bazili  II  i  pajisi  me  toka  e  bujq  me  anë diplomash  të veçanta.   Me  toka,  privilegje,  tituj  dhe  me  ofiqe  Bazili  II pajisi edhe  ata krerë shqiptarë,  që  gjatë  luftërave  me  Samuelin  kishin  qëndruar  në  krah  të tij. Njërit  prej  tyre, patricit  David  Arianiti,  që  llogaritej  ndër  komandatët  më  të  shquar  të  tij  në  betejat  me bullgarët,  perandori  i  besoi  postin  e  rëndësishëm  e  delikat  të  strategut  të  Temës  së porsakrijuar  të  Shkupit. Kjo  Temë  së  bashku  me  Temën  tjetër  të  Paradunavit  (Bullgari) kishin  për  detyrë  të  kontrollonin  territoret  e  mbretërisë  së  dikurshme  bullgare  dhe  të shtypnin që në embrion çdo përpjekje të re për shkëputje nga Bizanti. Në krye të Temës së Durrësit, pikëmbështetja kryesore e bizantinëve në bregdetin Adriatik, u vu një dukë, njëlloj si në Temën e Selanikut, gjë që nënvizonte rëndësinë e veçantë të saj.  Po kështu u veprua më vonë edhe me Temën e Shkupit. Kriza e regjim it  të tem ave  dhe  revoltat e dukëve bizantinë  të Durrësit  në gjysm ën  e dytë të shek. XI Kryengri tja  e  madhe  panballkanike  e  viteve  1040-1041,  si  dhe  ajo  e  vitit  1073,  që  patën jehonë  të  thellë  edhe  në  trevat  shqiptare,  paralajmëruan  një  periudhë  të  tërë  trazirash  e revoltash,  që  tronditën  nga  themelet  Perandorinë  Bi zantine. Krahas  lëvizjeve  masive fshatare, periudhën 1040-1081 e karakterizojnë edhe një varg rebelimesh ushtarake të nxitura dhe  të  drej tuara  nga  komandantët  (strategët) e  temave  të  veçanta. Shqipëria  e posaçërisht Tema e Durrësit u bë në ato vite një nga pikat më të nxehta të Perandorisë Bizantine. Revoltat  ushtarake  të  gjysmës së dytë  të  shek. XI, mes  të  cilave  edhe  revoltat  e  strategëve
Faqe - 188
 
(dukëve)  të  Durrësi t, qe  një  pasqyrim  i  drejtpërdrejtë  i  ndryshimeve  të  brendshme  që  po pësonte  në  atë  kohë  Perandoria  Bizantine  dhe  që  lidhen  kryesisht  me  zhvillimin  e marrëdhënieve feudale. Pas vdekjes së Perandorit Bazili II dhe fundit të dinastisë maqedone me  Konstandinin  IX  Monomahos (1042-1055), mori  fund  edhe epoka e  karakterizuar nga prona  e vogël e lirë e  bujkut-ushtar (stratiotit).  Deri në  atë kohë, e  mbrojtur me  fanatizëm prej  perandorëve  bizantinë,  që  hartuan  për  këtë  qëllim  edhe  një  legjislacion  të  posaçëm, prona e vogël u la paskëtaj në mëshirën e pronarëve të mëdhenj, që në kurriz të saj filluan të zgjerojnë  zotërimet  e  tyre. Një  proces  i  tillë  i  gllabërimit  të  pronës  së  vogël  të  lirë  dhe  i ekspansionit  të  pronës  së  madhe  feudale,  kërcënonte  me  rrënim  klasën  e  madhe  të ushtarëve-bujq, të  cilët për më se një shekull kishin qenë shtylla kurrizore e shtetit  bizantin, përsa kohë bujqit  shqiptarë qenë furnizuesit kryesorë të financave dhe të ushtrisë bizantine. Por bashkë me rënien e klasës së bujqve-ushtarë binte roli edhe i kastës së krerëve ushtarakë, strategëve,  ndërkohë  që  rritej  pesha  e  pronarëve  të  mëdhenj  të  tokave  dhe  e aristokracisë burokratike të kryeqytetit bizantin, Konstandinopojës. Këto zhvillime të reja në gjirin e perandorisë Bizantine prekën nga afër Shqipërinë, që ishte vendi klasik i fshatarësisë së lirë dhe i stratiotëve.  Ndaj, disa nga kryengritjet ushtarake më të fuqishme të shek. XI patën si teatër kryesor pikërisht trojet shqiptare. Në  vitin  1043  ngriti  krye  kundër  pushtetit  qendror  Georg  Maniaku,  komandat  bizantin  i shquar  nga  luftimet  kundër  arabëve dhe  normanëve në Sicili  dhe  Italinë  e Jugut. Rritja e autoritetit  të  Maniakut  nuk  shihej  me  sy  të  mirë  nga  strategu  i  ri  bizantin  i  Italisë, Mihal Dokianos, dhe  nga  vetë  perandor  Konstantini  IX,  i  cili  e  shkarkoi  atë  nga  detyra. I mbështetur nga repartet e tij besnike, midis të cilave shquheshin kontingjentet e ardhura nga Arbri, Maniaku dha sinjalin  e  kryengritjes  në Sicili, ku trupat  e tij  e shpallën perandor. Në krye të tyre ai zbarkoi në Durrës dhe i përkrahur nga vendasit, që iu bashkëngjitën ushtrisë së tij  bizantino-shqiptare, iu  drejtua  Selanikut  nëpër  Rrugën  Mbretërore (Egnacia). Ushtria e kryengritësve  përparoi në  Maqedoni  pa hasur  pengesa, derisa në vendin e quajtur Ostrov  u ndesh me ushtrinë perandorake.  Vrasja aksidentale e Georg Maniakut, në kohën kur fitorja për kryengritësit i shte e sigurt, solli shuarjen e lëvizjes. Megjithatë, ecuria e kryengritjes  së Georg  Maniakut  tregoi qartë  se Shqipëria, e veçanërisht Tema e Durrësit në vendin e Arbrit (Arbanon) ishin kthyer tashmë në një terren pjellor për ngjarje  të  tilla. Historiani  bizantin  i  shek.  XI,  Mihal  Ataliati,  shprehet  se  në  atë  kohë shqiptarët,  dikur  aleatë  të  Perandorisë  Bizantine  (symmachioi),  u  bënë  «  papritur  » kundërshtarë  të  saj  (polemioi). Një  zhvillim  i  tillë  në  marrëdhëniet  e  shqiptarëve  me Bizantin,  posaçërisht  i  atyre  të  trevës  së  Arbrit,  nuk  vonoi  të  pasqyrohej  edhe  në  vetë marrëdhëniet  e  Temës  së  Durrësit  m e  pushtetin  qendror. Me  pakënaqësitë  e  popullsisë shqiptare  bashkoheshin  shpeshherë  edhe  vetë  dukët  e  Temës  së  Durrësit. Këta  po shqetësoheshin  gjithnjë  e  më  shumë  nga  rrudhja  e  vazhdueshme  e  kompetencave  sa  në fushën ushtarake  aq  edhe në atë civile. Në fakt, pas vdekjes  së Bazilit II,  ushtria bizantine filloi të mbështetej gjithnjë e më shumë në angazhimin e trupave mercenare të dërguara nga qendra, gjë që e dobësonte rolin e ushtrisë së Temës të rekrutuar tek elementi vendas dhe të drejtuar  nga strategu  i  Temës. Nga  ana  tjetër,  edhe  kompetencat  e  strategut të Temës  në
Faqe - 189
 
lëmin e pushteti t civil u rrudhën në favor të nëpunësve, siç ishte gjykatësi i Temës (krites apo pretor), që  varej  drejtpërsëdrejti  nga  qendra  dhe  që  tani  trajtonte  çështjet  e  administratës civile. Tronditjet e mëdha shoqërore të atij shekulli, si dhe vështirësitë e jashtme në lindje të Perandorisë Bizantine  në marrëdhëniet  me  Perëndimin dhe me turqit  selxhukë, kontribuan për  të  krijuar terrenin  e  përshtatshëm  për  kryengritjet  e  mëdha  të  strategëve  ushtarakë  të Durrësit të gjysmës së dytë të  shek. XI. Tem a e Durrësit  u bë në atë kohë njëra nga  vatrat kryesore të kryengritjeve ndaj pushtetit qendror bizantin. I pari ndër strategët e Durrësit, që ngriti  krye  kundër  Konstandinopojës,  ishte  proedri  Niqifor  Brieni. Ky  kishte  qenë  më përpara strateg i Temës së Shkupit, ku kishte shtypur kryengritjen e vitit 1073. I transferuar në Temën e Durrësit nga mesi i viteve 70, Brieni ishte dalluar në mbrojtjen e kufijve veriorë në  luftë  me  sllavët  kroatë  si dhe me diokleasit. Njëherësh  ai  u  ballafaqua  edhe  me  sulmet pirateske  të  anijeve  të  normanëve  të  Italisë, të  cilët  tashmë  synonin  të  shtriheshin  drejt Lindjes, në territoret e Perandorisë Bizantine. Në  tetor  të vitit  1077, strategu  Niqifor  Brieni  dha  sinjalin  e  kryengritjes kundër perandorit Mihal VII Dukas.  Kronistët bizantinë të kohës pohojnë njëzëri se me kryengritësin Niqifor u  bashkua popullsia  vendase e Temës së  Durrësit si dhe mjaft  fisnikë vendas, në  mes të  të cilëve  Bazil Kurtiqi nga  Arbri. Niqifori  e deklaroi  të  rrëzuar  perandorin  Mihal dhe, pasi  e shpalli  veten  perandor, iu  drejtua  Konstandinopojës  me  një  ushtri   që  rrugës  vinte  e zmadhohej me  vullnetarë  të  rinj. Në  Adrianopojë  Brienin  e prisnin  kryengritës  të  tjerë  të organizuar  nga i  vëllai, Johani.   Por në  të  dalë  të  qytetit  forcat  kryengritëse  u  ndeshën me ushtrinë  perandorake, të  cilën tashmë  e  komandonte  Aleks  Komneni,  një  ndër  gjeneralët bizantinë më të  shquar  të të  gjitha kohërave. Ushtria kryengritëse  u thye dhe mbeturinat e saj u shpërndanë. Ndërkohë  që  Brieni  me  kryengritësit  e  tij  ishin  nisur  në  drejtim  të  Konstandinopojës,  në Durrës kishte hyrë Niqifor Baziliaku, i emëruar dukë i Durrësit pas rebelimit të të parit. Por edhe duka i ri i Durrësit nuk vonoi dhe, vetëm pak muaj  pas Brienit,  u vetëshpall perandor dhe ngriti krye kundër qendrës. I  mbështetur  nga  paria  dhe  kleri  vendas,  ku  u  shqua  peshkopi  i  Devollit, Teodori,  ai grum bulloi  forca  të  shumta  shqiptaro-bizantine, ku  nuk  mungonin  edhe  mercenarë  nga perëndimi. Në krye të tyre ai u nis nga Durrësi, kaloi Ohrin dhe iu drejtua qytetit të dytë të Perandorisë, Selanikut. Fillimisht  perandori  Niqifor  III  Botoniati  u  përpoq  ta  bindte kryengritësin  të  hiqte dorë  nga  marshimi mbi  kryeqytet,  duke  i premtuar  falje e tituj  të rinj finikërie. Baziliaku  e  refuzoi  ofertën  dhe  kështu  u  arrit  në  një  betejë  të  përgjakshme  me forcat qeveritare, të cilat i komandonte përsëri Aleks Komneni. Kryengritësit u shpartalluan dhe vetë Baziliaku u çua në pranga në Konstandinopojë. Kryengritjet e m ëdha antibizantine të shek. XI Bazili  II  ishte  perandori  i  fundit  i  dinastisë  maqedone  që  mundi  të  ruajë  ekuilibrin  e brendshëm shoqëror e politik midis interesave të shtetit, atyre të aristokracisë feudale dhe të fshatarësisë së lirë, si dhe të stratiotëve që përbënin shtyllën kurrizore të shtetit bizantin. Me
Faqe - 190
 
vdekjen e tij (1018) ky ekuilibër u prish: aristokracia feudale, civile apo ushtarake filloi t’i rrisë në mënyrë të pakontroll uar pronat e veta duke gllabëruar pronën e vogël. Pronarët e vegjël e humbën pak nga pak statusin  e mëparshëm të l irisë dhe u kthyen në fshatarë të varur. Për një kohë të  gjatë shteti  bizantin, e në radhë  të parë perandorët e  dinastisë maqedone (shek. IX-XI) ishin përpjekur t’i vinin fre procesit të krijimit të pronës së madhe dhe të zhdukjes së pronës  së vogël  të  fshatarit.   Fshatari i  lirë  si dhe stratioti,  që merrte  nga shteti  një parcelë toke kundrejt përmbushjes  së detyrimit  fiskal  e  atij  ushtarak, kishin  përfaqësuar  për  shumë kohë burimin kryesor të të ardhurave të arkës perandorake dhe njëherësh elementin bazë të ushtrisë  bizantine. Por  në  kushtet e  reja që  u  krijuan pas  vdekjes  së  Bazilit  II,  pronarët e vegjël u gjendën përballë një sulmi të dyfishtë: të aristokracisë feudale të tokës, nga njëra anë, dhe  të shtetit bizantin që rëndoi në mënyrë galopante barrën e  taksave në dëm  të tyre.  Për rrjedhojë u krijua një  gjendje  shpërthyese, e  cila  jo rastësisht arriti kulmet e  saj në territoret ballkanike të goditura rëndë nga luftërat e fundit bullgaro-bizantine. Në vitin 1040 shpërtheu këtu një kryengritje e fuqishme kundër pushtetit qendror e udhëhequr nga Pjetër Deljani, një bujar  bullgar  që  e  mbante  veten  për  nip  të  car  Samuelit  dhe  që  e  shpalli  sakaq  veten  car. Kryengri tja prej Beogradit u përhap me shpejtësi drejt  Nishit e Shkupit.  Strategu bizantin i Durrësit,  Bazil  Sinadeni,  mblodhi  ushtarakë  të  temës  së  tij  dhe  shpejtoi  t’u  zërë  rrugën kryengritësve të Pjetër Deljanit « përpara se e keqja të përhapej », siç shprehet kronisti Johan Skilice që përshkruan këtë ngjarje.  Por revolta preku edhe vetë radhët e ushtrisë së Temës së Durrësit dhe një ushtarak me emri n Tihomir ngriti flamurin e kryengritjes në zonën e Dibrës, ku ishin dislokuar forcat e strategut të Durrësit. Këtu kryengritësit i arriti Pjetër Deljani me të  vetët. Forcat  e  kryengritësve  u  bashkuan  nën  drejtimin  e  Pjetër  D eljanit,  që  ndërkohë kishte  hequr  qafe  Tihomirin. Paskëtaj  forcat  kryengritëse  iu  drejtuan  Durrësit,  të  cilin  e morën, dhe  më  tej  m orën  Selanikun. Flakët  e  kryengritjes  përfshinë  sakaq  edhe  temën  e Nikopojës,  popullsia  e  së  cilës  ishte  tejet  e  pakënaqur  nga  arbitrariteti  i  nëpunësve perandorakë. Bizantinët mundën të mbanin këtu vetëm kështjellën e Naupaktit mbi Gjirin e Korintit. Megjithatë,  si  rezultat  i   kontradiktave  që  vazhduan  të  ekzistojnë  në  gjirin  e  drejtuesve  të kryengritjes edhe pas vrasjes së Tihomirit, lëvizja u shua më shpejt nga çka pritej po të kihen parasysh përmasat e saj.  Këtu luajti rolin e vet edhe një djalë i carit bullgar Ivan Vladisllav, Alusiani, që u arratis nga Konstandinopoja ku mbahej rob dhe u bashkua  me kryengritësit. Pasi  eliminoi  Pjetër  Dejlanin,  Alusiani u  vu  në krye të  kryengritësve. Por  pas një  beteje  të pasuksesshme  me  trupat  perandorake,  Alusiani  iu  dorëzua  perandorit  bizantin  duke shpejtuar  kështu  edhe  fundin  e  kryengri tjes. Megjithatë  kryengritja  e  madhe  e  vitit  1040- 1041 ishte si njali i parë i fuqishëm i tensioneve shoqërore që do të mbërthenin Perandorinë Bizantine. Në  të  njëjtën  kohë,  ajo  qe  një  tregues  i  hendekut  të  madh  që  ishte  krijuar ndërkohë midis pushtetit qendror bizantin dhe provincave perëndimore të tij, ku bënin pjesë edhe trevat shqiptare. Rreth 30 vjet pas kryengritjes së Pjetër Dejlanit, një tjetër lëvizje shpërtheu në Kosovë, nga ku  u  hap  me  shpejtësi  në  viset  fqinje. Kryengritësit  kërkuan  t’i  printe  princi  i  Dioklesë, Mihali, i cili dërgoi për këtë qëllim të birin, Konstandin Bodinin. Në Prizren kryengritësit e shpallën Bodinin mbret të tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj,
Faqe - 191
 
Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vetë në Prizren. Në Prizren kryengritësit thyen keqas edhe forcat e dukës bizantin të Shkupit, që u dërguan kundër tyre. Pas kësaj kryengritësit morën Nishin, Ohrin,Devollin  dhe  vetëm  në  Kostur  forcat  e  riorganizuara  bizantine  mundën  të thyenin grupin  kryesor  të  kryengritësve. Pjesa  tjetër  e  kryengritësve, me « mbretin » Bodin,  ishte përqendruar  në  Nish. Në  përpjekje  për  të  sulmuar  e  për  të  pushtuar  Shkupin,  forcat  e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e dërguar me ngut nga perandori bizantin « për të shuar  flakën,  përpara  se  ajo  të  merrte  dhenë », siç  është  shprehur  një  kronist  bizantin, dëshmitar i ngjarjes. Gjatë betejës Bodini u zu rob dhe u dërgua në Konstandinopojë ku u mbyll në manastirin e Serxhit  e  të  Bakut  derisa  i ati  i tij,  Mihali  i Dioklesë, organizoi arratisjen  e  kthimin  e  tij  në atdhe. Marrëdhëniet  e  Perandorisë  Bizantine  me  Bodinin  e  Dioklesë  vazhduan  edhe  më  tej  të tensionuara. Pas  betejës  së  vitit  1082  në  rrethinat  e  Durrësit,  kur  Bodini  nuk  u  erdhi  në ndihmë  ushtrive  bizantine  të  angazhuara  në  një  betejë  vendimtare  me  normanët  e  Robert Guiskardit, princi i Dioklesë i shfaqi hapur ambicjet për ta shtrirë sundimin e vet sa në viset e  Dalmacisë,  në  veri,  aq  edhe  në  territoret  e  Temës  së  Durrësit, në  jug. Madje,  sipas Kronikës së Priftit të Dioklesë, për një periudhë të shkurtër Bodini mundi të pushtojë dhe të mbajë  temën në  fjalë, së bashku me kryeqendrën e  saj,  Durrësin  (tulit atque obtinuit  totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dërgoi atëherë si strateg të Durrësit një kunatin e tij, Johan Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temën e Durrësi t dhe e mbajti Bodinin larg territoreve të saj.
Faqe - 192
 
K R E U     II
SHQIPËRIA MIDIS BIZANTIT DHE PERËNDIMIT (SHEK. XI - XIV)
1.  NORMANËT NË SHQIPËRI
Shqipëria në luftërat e Komnenëve m e norm anët e Italisë Shekulli XI solli  ndryshime  thelbësore  në strukturën e brendshme  ekonomiko-shoqërore  të
Perandorisë Bizantine  si  dhe  në  marrëdhëniet  e  saj me  botën e jashtme. Hipja  në  fron  e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shënon ardhjen në fuqi të aristokracisë ushtarake. Fillon  epoka  e  artë  e  feudalizmit  ushtarak,  që  karakterizohet  nga  ekspansioni  i  pronës ushtarake të kushtëzuar (pronies) dhe që në Shqipëri u shfaq me ngritjen e një sërë familjesh shqiptare,  pjesëtarë  të  të  cilave  fitojnë  prona,  tituj  dhe  funksione  të  larta  nga  pushteti qendror. Në  planin  e  jashtëm,  Perandoria  Bizantine  merr një  orientim  të  qartë  perëndimor  që do  të ruhet  përgjatë gjithë  sundimit të dinastisë  Komnene  (1081-1185). Më  1071  Bizanti humbi kështjellën e tij  të fundit në Italinë e Jugut,  Barin.  Nga ai  çast, kundër territoreve bizantine filluan sulmet e paprera të normanëve dhe të kryqtarëve perëndimorë. Kjo dinamikë e re në marrëdhëniet  Lindje-Perëndim i vendosi  trevat  shqiptare  në  qendër  të  ngjarjeve. Ato përbënin  tashmë  kufirin  skajor perëndimor  të  Bizantit,  ndërkohë  që  për  fuqitë  e  reja  të perëndimit  Shqipëria,  me  portet  dhe  me  rrugët  gjatësore  të  saj,  ku  vazhdonte  të  shquhej Rruga  e  vjetër  Mbretërore  (Egnatia),  ishte  ura  ideale  që  bënte  të  mundur  avancimin  e ushtrive  pushtuese  drejt  Konstandinopojës. Për  rrjedhojë,  trevat  shqiptare u  bënë vendi  i përplasjeve të mëdha ushtarake, kulturore e fetare, që ndikuan së tepërmi zhvillimin historik të tyre. Pas  pushtimi t  të  Bari t,  më  1071,  Robert  Guiskardi  arriti  të  bashkojë  të  gjitha  zotërimet  e princërve  normanë  të  Italisë  së  jugut  dhe  krijoi  një  mbretëri  të  fuqishme,  që  menjëherë  i hodhi  sytë  në  anën  tjetër  të  Adriatikut. Në  pranverën  e  vitit  1081,  një  ushtri  e  madhe normane u nis nga  portet  e  Brindizit e të  Otrantos  nën drejtimin  e  vetë  Guiskardit  dhe  të djalit  të  tij, Boemundit. Ky i  fundit me një  pj esë  të flotës zbarkoi në  brigjet e Vlorës dhe, brenda  një  kohe  të  shkurtër,  pushtoi  këtë  qytet  dhe  qendrat  e  rëndësishme  strategjike  të Kaninës e të Jerikos (Orikumit).  Pjesa kryesore e ushtrisë normane, nën drejtimin e Robert Guiskardit,  zbarkoi  më  në  jug, në  zonën  e  Butrintit. Atë  e  bir iu drejtuan  Durrësit,  i  pari nëpërmjet detit, kurse i dyti me anë të një marshimi në rrugë tokësore.  Një furtunë e befasoi Guiskardin  në  Kepin  e  Gjuhës,  duke  mbytur  pjesën  më  të  madhe  të  flotës  normane. Mbeturinat  e  ushtrisë  së  tij  arritën  të  bashkohen  me  forcat  e  Boemundit  në  Glavinicë (Ballsh),  ku  mbërri tën  dhe  përforcime  të  reja  nga  Italia. Pasi  pushtuan  krejt  «  fushën  e Ilirikut » në qershor 1081 ushtritë normane arritën të mbyllin rrethimin e Durrësit.
Faqe - 193
 
Perandori bizantin, Aleksi I Komnen, me çdo mënyrë kërkoi të shmangë pushtimin e qytetit kryesor  të  Adriatikut, që  hapte  rrugën  drejt  Selanikut  e Konstandinopojës. Ai  dërgoi  si komandant  të  qytetit  të  afërmin  e  tij,  Gjergj  Paleologun. Me  qëllim  që  të  ndërpriste komunikimin e forcave të Robert Guiskardit me brigjet e Apulisë, Komneni lidhi një aleancë me  Venedikun,  i  cili  vuri  në  dispozicion  të  perandorit  bizantin  flotën  e  tij  të  fuqishme, kundrejt  njohjes  së  privilegjeve  tregtare  në  territoret  e  Perandorisë  Bizantine. Kjo marrëveshje,  që u përtëri  disa  herë në  vitet  e  mëvonshme,  vendosi bazat e hegjemonisë  së Venedikut në detet e në tregjet bizantine. Si  rezultat  i  bashkëpunimit  midis  ushtrisë  kryesore  bizantine  të  dislokuar  në  lindje  të Durrësit, garnizonit të qytetit nën gjeneralin Gjergj Paleologu dhe flotës veneciane në ujërat e Durrësit, normanët pësuan disa disfata, në tokë e në det.  Por në një betejë vendimtare jashtë mureve të Durrësit, ku mori pjesë vetë perandori bizantin Aleks Komnen, normanët korrën një  fitore  të  madhe. Në  këtë  betejë  bizantinëve  u  mungoi  ndihma  e  princit  Bodin  të Dioklesë, aleat i tyre, i cili në momentin e fundit  refuzoi të përfshinte  trupat e tij në betejë. Aleksi I bashkë me mbeturinat e ushtrisë së tij u tërhoq nëpër luginën  e Erzenit, në qafën e Kërrabës e grykën e Shkumbinit dhe mbërriti në Ohër. Ndërkohë  normanët  e  Robert  Guiskardit  iu  kthyen  qytetit  të  Durrësit, të mbetur  pa mbështetje  nga  jashtë. Komandanti  Gjergj  Paleologu,  që  kishte  marrë  pjesë  në  betejën  e fundit, nuk kishte mundur të rifutej në qytet dhe qe larguar bashkë me perandorin. Në këtë mënyrë ky i fundit ia besoi mbrojtjen e Durrësit komandantit të trupave të Arbrit.  Kronistja bizantine, Ana Komnena, e cila njëherësh ishte vajza e perandorit Aleks Komneni dhe që i përshkruan  me  hollësi  ngjarjet  në  fjalë,  sqaron  se  prijësi  shqiptar  ki shte  titullin  e  lartë  të komiskortit.  Me gjithë qëndresën e durrsakëve, qyteti u mor nga normanët në prag të dimrit. Tregtarë nga qyteti i Amalfit e i Venedikut, që banonin në Durrës, ua hapën tradhtisht portat e qytetit normanëve. Pas rënies së Durrësit ushtritë normane u lëshuan drejt lindjes dhe në pak kohë zunë trevat e Dibrës, Pologut e  të Devollit. Por në  pranverë të vitit 1082 Robert Guiskardi  u detyrua  të kthehej  në  Itali,  ku  kishin  shpërthyer  revolta  të  princërve  normanë,  të  nxitura  edhe nga Aleksi  I  Komneni. Djali  i  Guiskardit, Boemundi, nuk  mundi  t’i  mbajë  për  shumë  kohë pozicionet  e  fi tuara. Nën  goditjet  e  ushtrisë  së  rimëkëmbur  bizantine  dhe  të  popullsive vendase, normanët filluan tërheqjen. Më 1084 bizantinët, të ndihmuar nga banorët e vendit, rimorën  Durrësin. Po  atë vit Robert  Guiskardi vdiq në  zotërimet  e tij në Itali dhe trupat e fundit normane u tërhoqën nga Shqipëria. Deri në fund të sundimit të perandorit Aleksi I Komnen, më 1118, brigjet shqiptare u prekën edhe  dy  herë  të  tjera  nga  ushtri  të  ardhura nga  perëndimi. Më  1096  në  portet  e  Durrësit, Vlorës  e  të  Butrintit  zbarkuan  ushtritë  e  Kryqëzatës  së  parë, të  drejtuara  nga  sovranë  e princër të ndryshëm të Evropës. Midis tyre ishte dhe Roberti i  Flandrës dhe vetë Boemundi, sundimtari  norman  i  Italisë  së  Jugut. Një  tjetër  grupim  kryqtarësh,  nën  komandën  e Rajmondit  të  Tuluzës, mbërriti  në  Durrës  në  rrugë  tokësore, nëpërmjet  Dalmacisë  e
Faqe - 194
 
Dioklesë. Në Diokle, kryqtarët ishin pritur « miqësisht » nga princi Bodin, i cili tashmë ishte në  luftë  të  hapur  me  pushtetin bizantin. Mbërritja  e  luftëtarëve perëndimorë në  trevat, që vite  më  parë  kishin qenë  fushëbetejë mes  normanëve  e  bizantinëve, e  shqetësoi  së tepërmi Aleks Komnenin. Ai i porositi komandantët e tij të Durrësit, Vlorës e të viseve të tjera që të ndiqnin me  vëmendje l ëvizjet e  kryqtarëve  dhe  të parandalonin çdo përpjekje të  tyre për  të sulmuar e plaçkitur territorin bizantin. Megjithatë, Aleks Komneni iu shmang një përplasjeje të  drejtpërdrejtë  me  ta  dhe  bëri  gjithçka  për  të  përshpejtuar  largimin  e  kryqtarëve  drejt lindjes. Ana  Komnena  dhe  historianë  perëndimorë, që  shoqëruan  kryqëzatën  e  parë, tregojnë  se kryqtarët  e  lodhur  e  të  rraskapitur  nga  lundrimi në  Adriatik, gjetën  në tregjet  e panairet  e  begata  të  Durrësit,  Glavinicës  e  të  Adrianopojës  (Gjirokastër)  prehjen  dhe furnizimet e nevojshme për të vazhduar marshimin e tyre drejt vendeve të shenjta. Megjithatë kontradiktat  midis perandorit bizantin dhe prijësve të kryqëzatave,  sidomos pasi këta  krijuan  principatat  e  tyre  në  lindje, erdhën  e  u  ashpërsuan  derisa  përfunduan  në përleshje  midis  ushtrive  të  krishtera. Veçanërisht  të  mprehta  qenë  përplasjet  e  Aleks Komnenit  me  armikun  e  tij  të  vjetër,  Boemundin,  që  kishte  ngritur  në  Siri  një  principatë normane  me  qendër  në  Antioke. Në  pamundësi  për  të  përballuar  perandorin  bizantin  në principatën e  largët të Lindjes, më 1107 Boemundi u kthye në Itali dhe filloi përgatitjet  për një invazion të ri të territorit bizantin. Flota e madhe normane zbarkoi po atë vit në viset e Vlorës, nga ku ushtritë e Boemundit iu drejtuan  nëpër tokë Durrësit. Qyteti  mundi  t’u  qëndrojë përpjekjeve  të  përsëritura  të normanëve, të cilët përdorën të gjitha mjetet dhe teknikat e kohës për pushtimin e tij. Pa e hequr rrethimin e qytetit, Boemundi vazhdoi marshimin e tij drej t Lindjes.  Perandori Aleks Komneni u përpoq  të ndalte përparimin  e  ushtrive  normane  duke  bllokuar vendkalimet që çonin drejt Ohrit e Dibrës. Krahina e Arbrit, e papushtueshme për nga pozicioni strategjik e sistemet  e  fortifikuara  të  saj,  u  bë  teatri  kryesor  i  veprimeve  luftarake. Drejtimin  e  tyre perandor  Aleksi  ua  besoi  komandantëve  të  shquar  vendas,  ndër  të  cilët  shquheshin Aleksandër  Kabashi  (Kabasilla)  e  Eustath  Kamizi. Vetë  ai,  me  forca  të  shumta  ishte pozicionuar  më  në  thellësi,  në  zonën  e  Ohrit,  Devollit  e  të  Kolonjës,  nga  ku  mbështeste njerëzit e tij të angazhuar në luftimet me norm anët në Arbër, Vlorë e në Glavinicë. Pas disa muaj luftimesh rraskapitëse, ushtria normane, e bllokuar në Ultësirën Perëndimore, u detyrua të heqë dorë e të kthehet në Itali.  Boemundi nënshkroi në kampin e perandorit bizantin në Kolonjë një marrëveshje poshtëruese për të, sipas së cilës ai hiqte dorë nga çdo sulm kundër territorit  bizantin, prej  zotërimeve  të tij  në Itali e në  Siri  (Antioke), si dhe e njihte veten si vasal të Aleksandrit I Komnen. Nën  sundimin  e  djemve  të  Aleksit  I, Johanit II  (1118-1143) e  Manuelit I  Komnen (1143-1180), normanët dhe bizantinët bënë secili nga një përpjekje për të kapërcyer Adriatikun. Më 1149  mbreti Ruxheri II i  Sicilisë pushtoi Korfuzin dhe  prej andej, pasi zbarkoi  në sterenë  e Epirit, vazhdoi në drejtim të Tebës e të Korintit. Por normanët u detyruan të tërhiqen shpejt nga  këto  qytete,  qendra  të  industrisë  së  mëndafshit  dhe  çuan  në  Palermo,  kryeqytet  i mbretërisë së  tyre, teknologjinë  e  prodhimit të  mëndafshit. Perandor  Manueli  I  Komeni ishte  i pari  sovran bizantin që imitoi Justinianin  duke tentuar pushtimin e Italisë. Më  1155
Faqe - 195
 
një  flotë  bizantine  e  nisur  nga  portet  shqiptare  pushtoi  qytetin  e  Ankonës. Në  pak  kohë bizantinët kapën gjithë vijën  bregdetare  nga Ankona në  Taranto.   Por  menjëherë perandori bizantin  u  ndodh  përballë  një  koalicioni  fuqish  armike,  të  drejtuara  nga  mbreti  norman Guljelmi I. Edhe Venediku, aleati  i  vjetër  i Bizantit, u  rreshtua  kundër  tij. Shumë  shpejt trupat bizantine u larguan nga trevat italiane të pushtuara prej tyre. Në vitin 1185 mbreti Guljelmi I bëri përpjekjen e fundit të dinastisë normane të Italisë për të pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga një revoltë e banorëve të viseve të  Vagenetisë (Çamëri)  kundër  pushtetit të  perandorit  Androniku I Komneni  (1182-1185).  Me një shpej tësi të pazakontë ushtritë normane pushtuan Durrësin, strategu i të cilit, Jan Vrana, parapëlqeu të dorëzohej.  Pas Durrësit ushtritë normane u derdhën nëpër Rrugën Mbretërore (Egnatia)  dhe  mbërritën  para  qytetit  të  Selanikut. Garnizoni  i  kështjellës,  i përbërë prej luftëtarësh  nga Kunavija e Arbrit ua dorëzoi qytetin perëndimorëve. Por kësaj radhe, normanët  nuk  arritën  të  konsolidojnë  fitoret  e  tyre. Më  shumë  se  për  meritë  të ushtrisë bizantine, ata u tërhoqën  për  shkak të  dobësive  të organizimit  e  të furnizi meve  në vende aq të largëta nga bazat e tyre. Gjithsesi, Durrësi e disa ishuj të Jonit mbetën edhe për disa  kohë  në  zotërim  të  normanëve. Me  vdekjen  e  Guljelmit  I  në  krye  të  Mbretërisë  së Sicilisë erdhi sovrani gjerman Henriku VI, që inauguroi sundimin e dinastisë Hohenshtaufen në Italinë e Jugut.  Sovranët e rinj, bashkë me mbretërinë, trashëguan nga paraardhësit e tyre normanë  politikën  e  pushtimeve  lindore. Jo  më  kot  mbreti  Henriku  VI  Hohenshtaufen, sipas kronistit bizantin Niketa Konjati, e konsideronte veten « zot të tokave që shtri hen nga Durrësi në Selanik ».

2.  JETA POLITIKE NË SHQIPËRI NË SHEK. XII-XIII
Principata e Arbrit Ballafaqimi  i  Perandorisë  Bizantine  me  normanët  e  Italisë dhe  me  kryqëzatat  në  shek.  XI-XII,  nxori  në  plan  të  parë  rolin  e shqiptarëve  dhe  të  tokave  shqiptare  që  u  ndodhën  në qendër të këtij ballafaqimi. Qëndrimi i shqiptarëve përcaktoi dukshëm zhvillimin e fushatave ushtarake të Perëndimit, ndaj  pushteti  qendror  bizantin  u  përpoq ta  mbante në  anën  e  vet fisnikërinë shqiptare, duke e joshur atë me privilegje e tituj deri dhe me ofiqe të lakmueshme
në  ushtrinë  dhe  administratën  bizantine. Duke  filluar  nga  gjysma  e  dytë  e  shek.  XI  në burimet  historike  përmenden  familje  fisnike  shqiptare,  si  Skurra,  Arianiti,  Muzaka,  Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, që mbanin  tituj  të lartë bizantinë. Veçanërisht në shek. XII, shumë  i   përhapur  ishte  titulli  sebast, që  lidhet  me  periudhën  e  sundimi t  të dinastisë  Komnene  e  posaçërisht  me  atë  të  Manuelit  I  (1147-1181). Luftërat  e  këtij perandori sa  në Itali  aq  edhe në Ballkan,  kryesisht  kundër  serbëve të  Rashës, e rritën rolin dhe  peshën  ushtarake  të  faktorit  shqiptar. Fisnikët  shqiptarë  ishin  fuqizuar  mjaft. Ndërkohë, ata shfrytëzuan privilegjet dhe ekskusitë e akorduara nga pushteti qendror, për të rritur shkallën e autonomisë së tyre. Ky proces zhvillimi politik autonom i feudalëve dhe i krahinave të veçanta eci më shpejt në trevën qendrore të Arbrit, me rol strategjik e ushtarak
Faqe - 196
 
të  posaçëm. Në  gjysmën  e  dytë  të  shek. XII  këtu  kishte  ndodhur  me  siguri  një  proces përqendri mi  pushteti. Në  vitin  1166  përmendet, në  fakt,  një  prior  Arbanensis  (princ  i Arbrit). Së bashku me disa klerikë të lartë nga Arbri ky mori pjesë në përurimin e kishës së re të Shën Trifonit në Kotorr. Në ceremoni merrte pjesë dhe « duka e komandanti » bizantin për  Dalmacinë, Dioklenë  e  për Arbërinë, Isaku. Kjo  tregon  se  priori  i  Arbrit, Andrea, e njihte  ende  formalisht sovranitetin  bizantin. Megjithatë, në  këtë kohë  autonomia  politiko-administrative  e  Arbrit  ishte  rritur  së  tepërmi,  siç  tregojnë  edhe  privilegjet  e  vitit  1153  të perandorit Manuel për kryeqendrën e Arbrit, Krujën. Duke u nisur edhe nga marrëdhëniet e mira  që  vendosi  me  Papatin, perandori  Manuel  u  tregua  liberal  edhe  përsa  u  përket marrëdhënieve  kishtare; në  kohën  e  tij  riti  katolik njohu një  përhapje  të  gjerë  jo  vetëm  në Shqipërinë e Epërme, por dhe në atë Qendrore, posaçërisht në Arbër. Këto  zhvillime  në Shqipëri, që  përkonin  në një  plan  më  të gjerë  me  thellimin e procesit  të feudalizimit të Perandorisë Bizantine, me dobësimin e pushtetit qendror dhe decentralizimin e tij, në fundin e  shek. XII, çuan në krijimin e një strukture  me tipare të qarta shtetërore në trevën e Arbrit dhe në kristalizimin e një dinastie sunduese vendase. Duke u nisur nga titulli « princ » (princeps), që papa Inocenti  III i dha më 1208 njërit prej krerëve të saj, Dhimitrit, kjo strukturë shtetërore është quajtur zakonisht në historiografi « Principatë e Arbrit », njëlloj siç është quajtur « Despotat i Epirit », formaci oni fqinjë me Principatën e Arbrit, me qendër në Artë, i cili kishte në krye një despot. Pas rënies së dinastisë së Komnenëve dhe me ardhjen në fronin bizantin të dinastisë së dobët të  Engjëllorëve,  treva  e  Arbrit  fitoi  tiparet  e  një  shteti  të  pavarur. Themelues  i  tij  ishte Progoni (1190-1198), pushtetin e të cilit e trashëguan të bijtë, Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Dokumentet  e  rralla  të kohës nuk thonë  se cilës  familje  të  Arbrit i  përkisnin këta. Ka shumë  gjasë  që sundimtarët  e  Arbrit  në kapërcim  të  shek. XII-XIII t’i  përkisnin familjes  Skurra  nga  malësia  e  Tiranës, ku  emri  Skurrë  ndeshet  ende  në  toponiminë  dhe antroponimi në e vendit.  Emri i kësaj familjeje ndeshet vazhdimisht në burimet e shek. XII-XIII  si  ndër  më  kryesoret  e  Arbrit.    Për  pozitën  e  lartë  shoqërore  të  saj  flet  edhe  varri familjar  i  sebastit  Mihal  Skurra  në  kishën  e  Shën  Mërisë  së  Brrarit i  vitit  1201, apo  varri  i fisnikut tjetër nga kjo familje, Anton Skurrës, në kishën e Shën Ndout në Lezhë. Për pozitën e  veçantë  që  kjo familje  kishte  në shek.  XII-XIII  në  gjirin  e  fisnikërisë  shqiptare, flet  dhe fakti  që  pinjollë  të  saj  lidhën  krushqi  deri edhe  me  familjen  perandorake  bizantine. Edhe princi  Dhimitër  i  Arbrit  u  martua  me  mbesën  e  perandorit  bizantin  Aleksi  II  Engjëlli, Komnenën, lindur  nga  martesa e vajzës  së këtij të  fundit,  Eudokisë, me mbretin  e Serbisë, Stefan  Nemanjën  e  Kurorëzuar.    Princesha  Komnena,  që  kishte  lindur  jo  para  vitit  1191, ishte në moshë të mitur kur aty nga viti 1202, iu blatua princit Dhimitër të Arbrit, gjë që në vetvete  flet  për  karakterin  politik  të  kësaj  martese. Martesa  e  Dhimitrit  të  Arbrit  me Komnenën synonte edhe të normalizonte marrëdhëniet me Stefan Nemanjën e Serbisë, i cili në vitet e fundit të shek. XII kishte mundur të pushtonte mjaft toka në Kosovë e në Diokle (Gentë). Nemanja  e  vazhdoi  përparimin  në  thellësi  të  tokave  shqiptare,  duke  marrë  edhe trevën e Pultit (malësia në të dy anët e lumit Drin të bashkuar) që bënte pjesë në Principatën e Arbrit. Pas lidhjes familjare me Nemanjët e Serbisë, Principata e Arbrit ruajti në mënyrë të qëndrueshme shtrirjen Drin-Shkumbin, të përfshirë midis Lezhës, Durrësit, Ohrit e Dibrës.
Faqe - 197
 
Principata  e  Arbrit  e  arriti  kohezionin  e  saj  më  të  madh  nën  sundimin  e  Dhimitrit. Nën autoritetin e tij  u  vunë  atë  kohë edhe  familje të  shquara  të Arbrit,  siç qenë  Jonimët,  Plitët, Shtëpanët, Kamonat  etj.. Në  një  traktat  paqeje  të  nënshkruar  prej  tij  më  1210  me Republikën e Raguzës, Dhimitri i quan këta, sipas së drejtës feudale perëndimore, « njerëzit e mi » (homines mei).  Edhe titujt « gjykatës » (iudex) apo « princ » (princeps) që i atribuohen Dhimitrit  prej  papës  Inocenti III, flasin  për pozitën e tij  të dalluar në  gjirin e  fisnikërisë  së Arbrit.  Ato tregojnë gjithashtu se familja e princërve të Arbrit në kapërcim të shek. XII-XIII ishte  e  ndikuar  nga  kultura  dhe  feudalizmi  perëndimor. Këtë  e  konfirmon  edhe  hapi  i ndërmarrë  më  1208  nga  princi  Dhimi tër  për  të  kaluar  në  ritin  katolik,  duke  u  lidhur  me kishën  katolike  të  Romës. Me  gjithë  ndikimet  që  modelet feudale  perëndimore  patën  në organizimin dhe në ndërtimin e Principatës së Arbrit, tradita bizantine mbetej ende shumë e fuqishme. Vetë  Dhimitri  parapëlqente  të  përdorte  titujt  bizantinë  me  prestigj panhypersebast apo megas  arhond,  ashtu  si bujarët e tjerë mbanin titujt po bizantinë sebast ose  protosebast. Qendra  e  Principatës  së  Arbrit  ishte  në  qytetin  e  Krujës. Në  kohën  e Dhimitrit,  Princi pata zotëronte  edhe  një dalje  në  det,  në pjesën  bregdetare midis Bishtit  të Pallës dhe derdhjes së lumit Mat. Principata e Arbrit, D ukati i Durrësit dhe Despotati i Epirit Kryqëzata  IV  (1204)  solli  një  ndryshim  rrënjësor  të  kushteve  politike  në  Perandorinë Bizantine e posaçërisht në viset e saj perëndimore. « Traktati i ndarjes  së tokave  »,  i nënshkruar  nga Venediku  e fuqitë e  tjera  pjesëmarrëse në Kryqëzatë në prag të sulmit përfundimtar mbi Konstandinopojën, parashikonte që një pjesë e mirë e bregdeti t shqiptar, prej Durrësi t deri poshtë në Prevezë, të kalonte nën sundimin e Venedikut.  Në fakt, venecianët arritën ta merrnin Durrësin dhe rrethinat e tij dhe të krijonin një zotërim të tyre  të quajtur  «  dukati i Durrësit ».  Por  në jug të  tij,  në temën e dikurshme bizantine të  Nikopojës (Epir), venecianët nuk arritën  të vendosnin pushtetin e  tyre. Që  në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XII një degë e familjes perandorake bizantine të Engjëllorëve kishte  siguruar  në  Epir,  veçanërisht  në  provincën  e  Vagenetisë (Çamëri),  prona  të  mëdha tokësore dhe kishte ngritur aty një pushtet thuajse të pavarur nga Konstandinopoja. Në këtë mënyrë, menjëherë pas pushtimit të Perandorisë Bizantine nga kryqtarët më 1204, një pinjoll i Engjëllorëve bizantinë, Mihal Engjëlli, djali i  qeveritarit  të dikurshëm  të Epirit,  krijoi këtu një  zotërim  të  pavarur. Dokumentet  e  kohës  e  quajnë  këtë  «  Despotat  i  Artës  »,  sipas kryeqendrës së tij. Në historiografi është bërë  zakon të  quhet  «  Despotat i  Epirit ». Gjatë historisë  së  tij  më  se  dy  shekullore,  Despotati  i  Epirit  e  ndryshoi  disa  herë  shtrirjen  e  tij. Sidoqoftë,  bërthama  e  qëndrueshme  territoriale  përfaqësohej  nga  shtrirja  e  temës  së dikurshme bizantine të Nikopojës, e përkufizuar nga malet Akrokeraune (Vetëtimës) në veri, nga gjiri i Artës (Ambrakisë)  në jug  dhe  nga rrjedhja e  lumit Vjosa e vargmalet  e Pindit në lindje. Deti Jon lagte krahun perëndimor të Despotatit. Përveç kryeqendrës, Artës, qytete e kështjella të tjera të rëndësishme ishin Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe për një farë kohe (1213-1253) edhe Durrësi.  Shqiptarët përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë  së Despotati t  në  shtrirjen  klasike  të  tij. Po  veç shqiptarëve  kishte  edhe  popullsi
Faqe - 198
 
vllahe, greke  e sllave të  vendosura kryesisht në  viset e Thesalisë, të Maqedonisë e të Etolo-Akarnanisë, që u aneksuan nga despotët e Epirit pas vitit 1216. Nga pikëpamja e organizimit shtetëror, Despotati i Epirit ishte një shtet bizantin. Në krye të tij  qëndronin  despotët  e  familjes  perandorake  Engjëlli. Këta  në  aktet  dhe në  dokumentet zyrtare  të  tyre  shfaqen  me  emrin  e  përbërë  Engjëll-Duka-Komnen,  duke  kujtuar  kështu lidhjet e Engjëllorëve me dinastitë e tjera bizantine. Vetë sundimtarët e Epirit nuk u pajtuan me statusin e sundimtarit të një province. Ata e mbanin veten për trashëgimtarë të ligjshëm të fronit bizantin dhe në këtë kuptim e konsideronin pushtetin e tyre në Epir si një pikënisje për të restauruar Perandorinë Bizantine, duke dëbuar kryqtarët nga vendet bizantine. Vitet  e  para  të  sundimit  despoti  Mihali  I  Engjëlli  (1204-1216)  ia  kushtoi  konsolidimit  të brendshëm  të  shtetit  të  posalindur. Nuk  munguan  në  këtë  kohë  edhe  konfliktet  me principatat kryqtare, të krijuara pas vitit 1204 në kufijtë e Despotati t, në mbretërinë lombarde të  Selanikut, në  dukatin  e  Athinës  dhe  në  Principatën  frënge  të  Akesë. Me  t’u  krijuar  një gjendje e qëndrueshme në kufijtë me këto formacione, iu vu punës për shtrirjen e Despotatit në  drejtim  të  veriut. Në  vitin  1210  Despotati  i  Epirit  i  ishte  afruar  së  tepërmi  dukatit venecian të Durrësit. Ndërkaq  sundimi  i Venedikut  në  Durrës  ishte  treguar  i  paqëndrueshëm. Përpjekjet  për  ta shtrirë juridiksionin venecian përtej qytetit kishi n hasur në kundërshti min e princit Dhimitër të  Arbrit. Fisnikë  të  Arbrit  ishin  tashmë  zotër  të  tokave  në  rrethinat  e  Durrësit,  gjë  që shqetësoi  jo  vetëm  pushtetin  venecian  të  Durrësit,  por  dhe  kryepeshkopatën  katolike  të qytetit,  e  cila  pretendonte  se  Dhimitri  dhe  njerëzit  e  tij  kishin  okupuar  pronat  e  saj. Me qëllim që  të ushtronte presion  mbi princin e Arbrit,  duka i  Venedikut lidhi  një  aleancë  me princin  e  Dioklesë  (Gentës),  Gjergjin,  i  cili  zotohej  ta  ndihmonte  Venedikun  kundër Dhimitrit.  Por ky ndërkaq kishte arritur të bënte për vete papën e fuqishëm Inocenti III, të cilit i premtoi konvertimin e tij, të bujarëve e të popullit të tij në fenë katolike. I  brejtur  nga  konfliktet  me  princin  e  Arbrit, Papatin  e  me  vetë  kishën  vendase,  dukati venecian i  Durrësit  u  tregua  i pafuqishëm  të përballonte  mësymjen  nga  jugu  të  despotit  të Epirit, të Mihalit  I  Engjëlli. Në  vitin  1210  kufiri  midis Despotatit  dhe  Dukatit  venecian  të Durrësit ishte vendosur në rrjedhjen e lumit Shkumbin. Atë vit duka Marin Valaresi u takua me despotin Mihal për të biseduar lidhur me vendosjen e një paqeje. Paqja u nënshkrua në verë të atij viti nga duka i Venedikut Pietro Xian dhe despoti Mihali I.  Në bazë të saj njihej edhe de jure kufiri i Shkumbinit si caku verior i zotërimeve të Despotatit.  Ndërkohë, despot Mihali zotohej të lejonte tregtarët venecianë të tregtonin lirisht, pa taksa e doganë, në tokat e tij dhe t’i mbronte ata nga shtetasit e tij, në rast konflikti me si përmarrësit venecianë. Në  muajin  shtator 1210 venecianët  sheshuan  edhe mosmarrëveshjet  me  kishën  e  Durrësit, duke  vënë  në  krye  të  saj  venecianin  Manfred. Në  marrëveshjen  që  nënshkroi  me  dukën Pietro Xian në shtator të vitit 1210, kryepeshkopi Manfred u betua se do t’i qëndronte besnik Republikës së Venedikut dhe se do të punonte që qytetarët si dhe bashkësia e Durrësit dhe e zonave përreth t’i bindeshin pushtetit venecian.
Faqe - 199
 
Megjithatë,  shpresat  e  Venedikut  për  të  ruajtur  një  minimum  pranie  në  Durrës  dhe  në rrethinat e tij, pësuan goditjen e fundit më 1213, kur despot Mihali I Engjëlli ia shkëputi atë Republikës së Shën Markut dhe e bashkoi me zotërimet e tij.  Ushtria e tij përparoi thellë në veri e më 1215 pushtoi Shkodrën, por shpejt u tërhoq prej andej për t’u vendosur në vijën e Durrësit. Pushtimi  jetëshkurtër  i  Shkodrës  ishte  ndërmarrja  e  fundit  ushtarake  e  despotit  Mihali  I. Në rreth 10 vjet të sundimit të tij, shteti i vogël e i dobët epirot, arriti të zgjerohet duke zënë pak a shumë shtrirjen  e  temave të dikurshme  bizantine të  Nikopojës e të  Durrësit. Përveç kryeqendrës,  Artës,  despot  Mihali  parapëlqente  si  rezidencë  të  zgjedhur  të  tij  kështjellën  e Beratit. Ende  sot aty ruhen dëshmi të  shumta  të punimeve fortifikuese e të  ndërtimeve  të kultit të ndërmarra në kohën e sundimit të tij. Despot Mihali I vdiq pikërisht në kështjellën e Beratit  në vitin 1216 pas një  komploti  të  organizuar nga njerëz të  afërt të  tij. Pas kësaj në krye të Despotatit u vu i vëllai, Teodori. Nën sundimin e tij Despotati i Epirit arriti shtrirjen e tij më të gjerë. Politika e despotit të ri u orientua kryekëput nga lindja dhe synoi asgjësimin e  principatave  latine  të  kryqtarëve  në  Greqi, në  Maqedoni  e  në  Traki,  rimëkëmbjen  e Perandorisë  Bizantine  dhe  kurorëzi min  e  tij  si  perandor  i  Bizantit. Në  këtë  kuadër  fi toi rëndësi të posaçme kontrolli mbi Durrësin dhe mbi boshtin e Rrugës Mbretërore (Egnatia), i cili hapte rrugën drejt kështjellave të Maqedonisë e Selanikut dhe njëherësh shkëpuste lidhjet jetësore të  perandorisë  latine të  Konstandinopojës  ose  të mbretërisë  lombarde të Selanikut me  fuqitë-mëmë  të  perëndimit. Duke  pasur  parasysh  rëndësinë  strategjike  të  këtij  boshti rrugor  e  veçanërisht  të  pikënisjes  së  tij, Durrësit,  mitropoliti  i  Korfuzit, Gjergj  Bardhami, shprehej atë kohë se « despoti derdh pa kursim për Durrësin para, ushtri e çdo gjë tjetër, në mënyrë që të mos lejohen egërsirat nga Perëndimi të vënë këmbë në atë qytet, që ai e do mbi të tjerët ». Në  fakt,  që  në  fillim  të  sundimit  të  tij,  Teodorit  iu  desh  të  përballonte  një  përpjekje  të latinëve për të shtënë në dorë korridorin e rrugës Egnatia.  Në verën e vitit 1217, perandori i ri  latin  i  Konstandinopojës,  Pier  dë  Kurtëne,  në  krye  të  një  ushtrie  të  nisur  nga  porti  i Brindizit,  zbarkoi në  Durrës  me  destinacion  Konstandinopojën. Pasi mori  qytetin, ushtria latine  e  vazhdoi  marshimin  përgjatë  rrugës  Egnatia  në  drej tim  të  Selanikut. Historiani bizantin  Gjergj Akropoliti rrëfen se  despoti Teodor i kishte  ngritur pritë ushtrisë latine « në vendet  e  ashpra  të Arbrit  », diku  në luginën  e  Shkumbinit. Në  betejën  e  zhvilluar  këtu, ushtria  frënge u  shpartallua  keq  dhe  vetë perandori  Kurtënè u  zu  rob. Një  kronist  frëng, vazhduesi  i  Robert  Autissiodorensis,  ia  atribuon  katastrofën  e  perëndimorëve  qëndrimit armiqësor të popullsisë vendase (malicia indigenorum) që bashkëpunoi me despotin e Epirit. Pas kësaj fitoreje, Teodori e ripushtoi Durrësin. Në qytet u përforcua sistemi i mbrojtjes dhe u  kryen punime të  ndryshme fortifikuese. Në  vitet që pasuan, Teodor Engjëlli  i zhvendosi veprimet luftarake në lindje. Këtu ai mori njërën pas tjetrës kështjellat e Ohrit, të Përlepit, të Pelagonisë (Manastir) etj..  Por objektivi kryesor ishte  Selaniku,  të cilin Teodori ua shkëputi baronëve lombardë në vitin 1224.  Këtu ai u kurorëzua « perandor e autokrat i bizantinëve » nga kryepeshkopi i  fuqishëm i  Ohrit,  Dhimitër Komatiani. Selaniku u bë qendra e  re ku  u zhvendos Teodori e oborri itij. Qeverisjen e zotërim eve shqiptare Teodori ia besoi të vëllait,
Faqe - 200
 
Konstandinit, të  cilit i akordoi  titullin  despot. Duke  ndjekur shembullin e perandorëve  të Bizantit, ai u shpërndau  tituj fisnikërie  si  sebastokrator, domestik  i  madh, protovestiar  etj., bashkëpunëtorëve  të  tij  të  afërt, midis  të cilëve edhe  mjaft  bujarëve  shqiptarë. Në administrimin  e  punëve  të  «  perandorisë »  së  tij, Teodori  ndihmohej  nga  një  « këshill  i  të zgjedhurve ». Një mbështetje të fortë i jepnin politikës së tij prelatët e lartë të kishës, ndaj të cilëve Teodori tregoi vazhdimisht kujdes të veçantë. Mitropoliti i Naupaktit, Jan Apakauku, kryepeshkopi i Korfuzit, Gjergj Bardhani, ai i Ohrit, D himitër Komatiani, si dhe peshkopi i Kaninës i shin disa nga bashkëpunëtorët e këshilltarët më të afërt të Teodorit. Pas  marrjes  së  Selanikut, objektivi  i  dytë  i  madh  mbetej  për Teodorin  pushtimi  i Konstandinopojës, që do të shënonte fundin e Perandorisë Latine e rimëkëmbjen e Bizantit. Midis viteve 1225-1230 ushtritë e tij arritën suksese  të mëdha në Maqedoninë Lindore e në Traki, ku pushtuan Adrianopojën. Por në vendin e quajtur Klokotnica, në vitin 1230, trupat e  Teodorit  pësuan  një  disfatë të rëndë nga  ushtritë  e  carit  bullgar, Ivani  II  Aseni,  që ishte shqetësuar  nga  forcimi  i  shtetit  epiriot  e  nga  përparimi  i  T eodorit  në  zonën  e  interesave bullgarë. Lufta  m idis  Despotatit  të  Epirit  dhe  Perandorisë  së N ikesë  për hegjem oni  në Shqipëri Beteja  e  Klokotnicës, ku  vetë  Teodori  u  zu  rob, goditi  rëndë  aspiratat  panbizantine  të despotëve  të  Epirit. Paskëtaj, zotërimet  epirote  u  ndanë  në  shumë  pjesë. Në  Selanik  e Thesali vazhdoi të sundojë i vëllai i Teodorit, Manueli.  Gjithë territori, prej Adrianopoje në Durrës, u  pushtua nga  Ivani II Aseni i Bullgarisë. Cari bullgar filloi paskëtaj ta quajë  veten « perandor e autokrat, zot i krahinave prej Adrianopoje në Durrës » dhe të shpalosë me forcë pretendimet për Konstandinopojën e për fronin bizantin. Krahinat  e Epirit nuk  u përfshinë  në  kufijtë e  rinj të  mbretërisë  bullgare. Këtu  shfaqet  si sundimtar Mihali II  Engjëlli, djali i  Mihalit I. Për  10 vjet ky  punoi për të  forcuar pozitat e lëkundura  të  Engjëllorëve. Rrethi  i  bashkëpunëtorëve  të  tij  u  zgjerua  me  elementë  të aristokracisë  vendase, të  cilëve  u  ishte  besuar  drejtimi  i  krahinave  dhe  i  kështjellave  të ndryshme të despotatit. Ashtu  si  dhe  i ati,  Mihali  II  i ruajti  lidhjet  e ngushta me  Beratin, Vlorën e  me  parinë  e  këtyre  dy  qyteteve. Me  qeveritarin  e  tyre, Jan  Frëngun,  pinjoll i  një familjeje të vjetër fisnike vendase, despoti kishte edhe lidhje familjare. Shthurja e Mbretërisë së Bullgarisë, pas vdekjes së Ivanit II Aseni (1241), e lejoi Mihalin II të zgjerojë kufijtë e Despotatit. Durrësi u bë përsëri pjesë e tij, ndërkohë që kështjella të tjera u aneksuan  në  Maqedoni  e  në  Thesali. Por  edhe  kësaj  radhe  Despotati  ndeshi  në  një kundërshtar  të  fuqishëm, që  në  atë  kohë  ishte  bërë  një  faktor  i  rëndësishëm  politik  në Ballkan. Kjo ishte Perandoria e Nikesë, një formacion i ngjashëm me Despotatin e Epirit, që lindi  pas  vitit  1204  në  Azinë  e  Vogël. Luftërat  me  Nikenë  përbëjnë  fazën  e  dytë  të rëndësishme në historinë e Despotatit të Epirit. Ashtu si despotët e Epirit, edhe perandorët e  Nikesë  e  mbanin  veten  për  trashëgimtarë  të  ligjshëm  të  fronit  bizantin. Marrja  e Konstandinopojës e rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine përbënin vijën kryesore të politikës
Faqe - 201
 
së  tyre, nga  ku  buronte  edhe  armiqësia  me  rivalët  e  tyre  të  Epiri t. Pas  dobësimit  të Mbretërisë së Bullgarisë, Perandoria e Nikesë fitoi epërsi në ngjarjet në Ballkan. Brenda vitit 1246  perandori  i  Nikesë, Joan  Vatatze  (1222-1254),  pushtoi  Trakinë,  Maqedoninë  dhe qytetin e Selanikut. Sukseset  e  rrufeshme  të  nikeasve  zbuluan  mangësitë  ushtarake  e  politike  të  shteti t  epiriot. Tashmë  ishte  dobësuar  aleanca  e këtij  shteti  me  krerët  lokalë  të  krahinave  të  ndryshme  të Despotatit, në të cilën bazohej forca e tij.  Politika e zbatuar nga Teodori e nga Mihali II në funksion  të  pushtimeve  kishte  goditur  drejtpërsëdrejti  format  e  qeverisjes  në  rajone  të caktuara  të  Despotatit  të  Epirit  me  Principatën  e  Arbrit, e  cila  ishte  kthyer  tashmë  në  një shtet vasal. Çarja  midis  dy  aleatëve  të  dikurshëm  u  pa  gjatë  konflikteve  ushtarake  që  u  zhvilluan  në zonën  e  Maqedonisë  Jugperëndimore  midis  forcave  të  Nikesë  dhe  atyre  të  Epirit  në  vitin 1253. Atë  kohë  princi  i  Arbrit, Gulami,  bashkë  me  forcat  e  tij,  kishte  zënë  pozicion  në zonën e  Kosturit për t’u prerë rrugën nikeasve që kërkonin të  çanin në drejtim  të Devollit. Por perandori i Nikesë, Jan Vatatze, arriti të tërheqë në anën e tij princin Gulam, që tashmë ishte ftohur me Mihalin e Epirit.  Premtimet joshëse të perandorit të Nikesë u konkretizuan me nënshkrimin e një traktati, që vuloste aleancën e re midis Nikesë dhe Arbrit dhe që njihte autonominë e këtij të fundit. Krahas  Gulamit  të  Arbrit, me  nikeasit u bashkuan  edhe  krerët  e  Kosturit  e  të  Devollit,  të cilët gjithashtu ishin të pakënaqur nga Mihali  II i Epirit.   Në këto kushte, despoti i Epirit  u detyrua  të  kërkonte  paqe,  e  cila  u  nënshkrua  në  Larisë  (1253). Mihali  II  hiqte  dorë  nga kështjellat e Maqedonisë Perëndimore dhe nga kështjella e Krujës.  Kësaj të fundit, perandori Jan  Vatatze i  njohu qysh atë vit një  sërë privilegjesh  të  rëndësishme  që kishin  të  bënin me sigurimin e pronave të fisnikëve, të klerit dhe të qytetarëve të saj, si dhe me heqjen e tatimeve të  caktuara. Të  njëjtat  privilegje  u  konfirmuan  pas  dy  vjetësh  nga  perandori  i  ri  i  Nikesë, Teodori II Laskari (1254-1258).  Ato iu konfirmuan vazhdimisht krutanëve nga perandorët e mëvonshëm  të Bizantit. Humbja e mbështetjes  që kishte  patur në Principatën e  Arbrit ia bëri të pamundur despotit Mihal  ruajtjen  e  zotërimit  të  rëndësishëm  të  Durrësit. Në  vitin  1256  qyteti  iu  dorëzua perandorit  të Nikesë. Paqja e nënshkruar atë vit midis dy rivalëve sanksiononte tërheqjen e Despotatit  të  Epiri t  në  kufijtë  e  tij  fillestarë. Në  viset  e  zbrazura  nga  epirotët  u  vendos administrata e Nikesë. Kryengritja e shqiptarëve kundër Perandorisë së N ikesë (1257-1258) Vendosja  e  pushtetit  të  Nikesë  në  viset  shqiptare  nuk  e përmirësoi  gjendjen  e  tyre, përkundrazi,  një  administratë  e  rreptë  ushtarake  e  civile  u  vendos  në  trevat  shqiptare, përfshirë  edhe  Principatën  e  Arbrit,  që  kishte  luajtur  një  rol  vendimtar  në  suksesin  e nikeasve. Në  krye të saj u vu një qeveritar bizantin, Konstandin Habaroni, i cili së bashku me  qeveritarët  e  krahinave  të  tjera  të  Shqipërisë  e  të  Maqedonisë,  u  vu  nën  urdhrat  e
Faqe - 202
 
komandantit epror, pretorit Georg Akropoliti që kishte selinë në Selanik. Që të nesërmen e vendosjes së sundimit të Nikesë në Shqipëri filluan të duken shenjat e një pakënaqësie  të  thellë.    Këto  qenë  më  të  forta  në  trevat  e  Principatës  së  Arbrit,  e  cila  në kundërshtim  me  premtimet  e  dhëna,  u privua  nga çdo  lloj  autonomie  prej  regjimit  nikeas. Qeveritari nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, nuk ishte në gjendje të mbante nën kontroll gjendjen  shpërthyese,  ndaj,  në  dimrin  e  vitit  1257-1258,  kryekomandanti  i  forcave perëndimore  të  Nikesë,  pretori  Gjergj  Akropoliti,  vendosi  të  organizonte  një  ekspeditë demonstrative në Arbër. Prej Selanikut, ekspedita  e drejtuar prej tij përparoi nëpër  Kostur, Ohër,  Durrës,  ku  Akropoliti  u  takua  me  krerët  dhe  autoritetet  e  vendit. Marshimi  i Akropolitit vazhdoi nëpër krahinat e thella të Matit e të Dibrës. Kudo ku kaloi Akropoliti u mundua të forcojë bazat e  sundimit të  Nikesë,  duke  riorganizuar administratën ushtarake  e civile të saj.  Pas tre muajsh misioni të vështirë në zonën shpërthyese të Arbrit, në shkurt të vitit  1258, Akropoliti  mbërriti  në  Përlep. Këtu  atij  i  erdhi  lajmi  se  «  mbarë  populli  i arbëreshëve  ishte  hedhur  në  kryengritje ». Për  rrjedhojë  edhe  despoti  Mihali  II  Engjëlli  i Epirit e prishi paqen me Nikenë.  Vetë qeveritari Nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, u zu rob prej tij gjatë një prite që iu ngrit në Kaninë dhe ku pati dorë e fejuara e tij, Maria Frëngu, kunatë e despotit Mihal dhe pinjolle e familjes më të shquar të zonës së Vlorës në shek. XI-XIII. Gjendja  e  re  e  detyroi  Akropolitin  të  ndërmerrte  një  fushatë  të  vërtetë  ushtarake  për  të shtypur kryengritjen.  Goditja kryesore e nikeasve u drejtua kundër vatrës së trazirave, Arbrit. Ushtria e tyre, nën komandën e vetë Akropolitit pushtoi Ohrin dhe vazhdoi marshimin drejt Durrësit.  Por qëndresa e kryengritësve shqiptarë e detyroi Akropolitin të bënte prapaktheu në O hër. Paskëtaj, kryekomandanti nikeas u përpoq të hynte në Arbër nga ana e Dibrës, por edhe këtu ushtria e  tij u rrezikua  të asgjësohej  nga kryengri tësit, ndaj u tërhoq  në drejtim të Përlepit. Ndërkaq, i inkurajuar nga kryengritja  e shqiptarëve, despoti Mihali II  Engjëll i  Epirit rifilloi veprimet luftarake  në Maqedoni. Ushtria  e  tij, e përkrahur nga  popullsia  vendase, pushtoi Ohrin dhe kështjella të tjera të  Maqedonisë  Perëndimore. Pothuaj  të gjithë komandantët  e forcave të Nikesë u hodhën në anën e despotit të Epirit. Edhe kështjella e Përlepi t, ku ishte i rrethuar  kryekomandanti, Georg  Akropoliti, u  hapi  portat  epirotëve. Akropoliti  dhe ushtarakë  të  tjerë  ranë  robër  të  Mihalit  II. Në  këtë  mënyrë,  gjithë  këto  treva  u  përfshinë përsëri në kufijtë e Despotatit të Epirit. Sukseset  e  arritura  në  Maqedoni  zgjuan  te  Mihali  II  i  Epirit,  ashtu  si  te  paraardhësi  i  tij, ëndrrën e pushtimit të Konstandinopojës e  të rimëkëmbjes së Perandorisë  Bizantine, duke i paraprirë në këtë gjë rivalit të tij, perandorit të Nikesë. Në funksion të këtij qëllimi despoti i Epirit i hodhi sytë nga një aleancë e re me sovranin e Mbretërisë së Sicilisë, mbretin Manfred nga dinastia gjermane Hohenshtaufen, pavarësisht se ky kishte përfituar nga ngjarjet e fundit për të shtënë në dorë një pjesë të bregdetit shqiptar. Aleanca me Manfredin u bë fakt i kryer me  martesën e këtij të fundit me vajzën e  despotit Mihal, Helenën. Megjithatë përforcimet që  mori  nga  Manfredi  e  dhëndri  tjetër  i  tij,  princi  Guljelm  II  Vilëharduen  i  Akesë,  nuk  i
Faqe - 203
 
mjaftuan  despotit  të  Epirit  për  të  ndalur  ofensivën  e  filluar  në  pranverën  e  viti  1259  nga perandori i ri i Nikesë, Mihali VIII Paleolog. Ohri qe një nga kështjellat e para që despoti i Epirit  u  lëshoi  nikeanëve. Kësaj  radhe  ish-kryepeshkopi durrsak  i  qytetit,  Konstandin Kabasilla,  që  erdhi  bashkë  me  ushtrinë  nikeane, ndikoi  me  autoritetin  e  tij  për  t’i  bindur mbroj tësi t t’ia  dorëzonin kështjellën perandorit të Nikesë.  Pas Ohrit,  ushtria e  Nikesë, nën komandën e sebastokratorit Jan, vëlla i perandorit Mihali VIII Paleolog, rrethoi kështjellën e Devollit, të cilën e mori pas luftimesh të ashpra. Në  verë  të  atij  viti, Mihali  II  Engjëlli  pësoi  di sfatën  përfundimtare  në  fushën  e  Pelagonisë (Manastir). Fitorja  e  Perandorisë së Nikesë mbi Despotatin  e  Epirit në  Pelagoni u pasua  nga  një tjetër fitore  e  madhe e saj. Në verë të vitit 1261 nikeasit  ua morën  me  sulm  Konstandinopojën latinëve. Në këtë mënyrë, konflikti i gjatë për të korrur trashëgiminë e Perandorisë Bizantine u  zgjidh  në  favor  të  Nikesë. Mihali  VIII  Paleologu  u  bë  perandori  i  parë  i  Perandorisë Bizantine të rimëkëmbur. Rivali  i  tij  i  dikurshëm,  despoti  Mihali  II  i  Epirit,  pas  disfatës  në  Pelagoni  i  humbi  krejt zotërimet  e  tij. Ushtritë  e  Paleologut  përparuan  deri  thellë  në  kufijtë  e  Epirit  hi storik  e morën  dhe  qendrat  e  fundit  të  qëndresës  epirote, Janinën  e  Artën. Mihali  II  Engjëlli  u strehua në Korfuz, zotërim i dhëndrit të tij Manfred. Por ashtu si më 1257, administrata e re bizantine hyri që në fillim në konflikt me popullsinë vendase. Rritja  e  pakënaqësisë  gjeti  shprehjen  më  të  lartë  në  shpërthimin  e  kryengritjeve antibizantine në gjithë territorin shqiptar të Perandorisë.  Këto kryengritje krijuan kushte që despoti Mihali II Engjëll të kthehej në Epir e pak nga pak të rikrijonte Despotatin e Epirit në kufijtë e ngushtuar të temës së dikurshme të Nikopojës. Përsa u përket territoreve në  veri të  lumit Vjosë, kryengritjet  anti bizantine  të  shqiptarëve  u mpleksën aty me një sërë rrethanash të tjera, të cilat krijuan një gjendje krejtësisht të re.
Faqe - 204
 
3.  SH QIPËRIA DH E M BRETËRIA E SICILISË N Ë SH EK. XIII

M anfred H ohenshtaufeni në Shqipëri Kapërcimi i  shek. XII-XIII solli në Mbretërinë e Sicilisë një ndryshim të dinastisë sunduese. Vendin e dinastisë  normane Altavila,  e zuri dinastia  perandorake  gjermane  Hohenshtaufen. Bashkë  me  froni n  e Sicilisë,  sovranët  e  rinj  gjermanë  trashëguan  dhe  planet  pushtuese  në Lindje të paraardhësve të tyre. Henriku VI Hohenshtaufen që me ardhjen e tij në pushtet i shpalli hapur pretendimet e tij në bregun lindor të Adriatikut. Sipas historianit  bizantin Niketë Koniati, Henriku pretendonte të ishte zot i gjithë territorit që shtrihej prej Durrësit e deri në Selanik, territor i pushtuar për një kohë të shkurtër nga paraardhësi i tij norman, Guljelmi II, gjatë fushatës së vitit 1185. Por  as  Henriku  VI,  as  pasardhësi  i  tij  i  madh,  Frederiku  II  Hohenshtaufen,  nuk  qenë  në gjendje të  organizonin ndonjë ekspeditë  si  ato  të  normanëve në  Shqipëri. Një gjë  të tillë  e bëri djali i Frederikut, Manfred Hohenshtaufeni. Duke përfituar nga konflikti midis despotit Mihali  II  i  Epirit  dhe  perandorit  të  Nikesë,  Teodorit  II  Laskari,  si  dhe  i  inkurajuar  nga pakënaqësia  e  thellë  që  kishte  pushtuar  popullsinë  shqiptare  kundër  këtyre  dy  rivalëve bizantinë, në mesin e dimrit të vitit 1257-1258 flota e Manfredit e komanduar nga admirali i tij, Filip Kinardi, zbarkoi në  bregdetin  shqiptar  dhe  pushtoi Durrësin, Vlorën, Spinaricën e Beratin. Ndonëse këto kështjella juridikisht i shin në atë kohë nën sundimin e perandorit të Nikesë (Durrësi), apo të despotit të Epirit (Vlora, Berati e Spinarica), as njëri e as  tjetri nuk ushtronin pushtet real në to. Kryengritja e fundit e vitit 1257 e shqiptarëve i kishte detyruar garnizonet  dhe  administratën  e  perandorit  apo  të  despotit  të  tërhiqeshin  dhe  ta  linin qeverisjen  e  atyre  vendeve  në  dorë  të  pari së  lokale,  e  cila,  me  sa  duket,  ishte  marrë  vesh paraprakisht me Manfredin e Sicilisë për ndërmarrjen e tij. I ndodhur para faktit të kryer, despoti Mihali II i Epirit e pa m e vend mos të ndizte armiqësi të  reja  me  mbretin  e  Sicilisë. Përkundrazi, me  qëllim  që  ta  tërhiqte  atë  në  një  aleancë ushtarake kundër rivalit të tij kryesor, perandorit të Nikesë, ai ia njohu Manfredit pushtimet e reja në  bregdetin  shqiptar.  Madje  i ofroi atij  dhe  dorën  e  së bijës, Helenës,  bashkë me  një sërë zotërimesh të tjera në cilësinë e pajës: Himarën, Sopotin (Borshin), Butrintin e Korfuzin. Në  këtë  mënyrë  ndër  të  gjithë  sovranët  e  mbretërisë  së  Sicilisë  të  dy  shekujve  të  fundit, Manfredi  qe  i  pari  që  zuri  një  pjesë  të  mirë  të  brezit  bregdetar  të  Shqipërisë  në  pritje  të kushteve të përshtatshme për të zgjeruar pushtimet në thellësi të Ballkanit. Por  beteja  e  Pelagonisë (Manastirit), në  pranverë  1259,  ku  bashkë  me  forcat  e  despotit,
Mihalit II të Epirit, u shpartallua edhe reparti i vogël prej 300 luftëtarësh që Manfredi i kishte dërguar  për  ndihmë  vjehrrit  të  tij,  i vuri  në  pikëpyetje  vetë  zotërimet  siciliane  në  Shqipëri. Ngadhënjyesi i Pelagonisë, perandori i ri i Nikesë, Mihali VIII Paleologu (prej 1261 perandor i Bizantit), e vazhdoi mësymjen deri në bregdet, duke marrë të gjitha zotërimet e Manfredit, me përjashtim të Durrësit. Gjithsesi, në shtator të vitit 1261 Manfredi organizoi një fushatë të re në Shqipëri dhe arriti përsëri zotërimet e bregdetit, të cilat i mbajti deri në fund të jetës së tij (1266). Baza e qeverisjes së zotërimeve të Manfredit në Shqipëri ishin kështjellat. Këtu u vendosën garnizonet siciliane nën  komandën e kështjellarëve. Kështjellari i Kaninës, që kontrollonte dhe  zonën  e  Vlorës,  në  vitet  1258-1274  ishte  Jakob  Balsiniani,  pas  çdo  gjase  një  fisnik gjerman. Juridiksioni  i  tij  shtrihej  në  një  perimetër  të  gjerë rreth  kështjellës,  që  përfshinte edhe fshatrat e Orikumit, Vranishtit, Vonicës etj.. Krerët feudalë vendas  ishin përfshirë në sistemin e mbroj tjes  së kështjellës së Kaninës dhe të territorit të  saj. Përveçse në rast lufte, ata,  normalisht,  të  shoqëruar  nga  njerëzi t  e  tyre,  kryenin  për  një  muaj  në  vit  shërbimin  e garnizonit brenda në kështjellë.
Faqe - 205
 
Manfredi  e  respektoi  traditën  përsa  i  përket  organizimit administrativ  të Durrësit  dhe  të krahinës fqinje të  Arbrit. Ato  u ruajtën si një  njësi e  vetme  administrative, nën  drejti min e një  qeveritari  ushtarak  me  titullin  e  kapitenit  që  e  kishte  selinë  në  Durrës. Duke  pasur parasysh forcën dhe  rol in e parisë feudale  të Arbrit në fatet e kësaj treve, Manfredi ia  besoi postin e kapiteni t të Durrësit e të Arbrit një fisniku nga një shtëpi e  njohur feudale, Andrea Vranës. Në vitin 1185, në kohën e fushatës normane, një tjetër pinjoll i kësaj familjeje kishte kryer funksione të ngjashme në atë trevë si strateg i Bizantit. Rasti i njohur i kapitenit Andrea Vrana tregon  se Manfredi diti të tërhi qte në  administratën civile e ushtarake  të zotërimeve të tij shqiptare edhe fisnikë vendas. Madje, trupa shqiptare nën komandën e  krerëve vendas  u  integruan  edhe  në forcat  e  Manfredit  të  angazhuara  në Itali kundër kundërshtarëve të tij. Si mëkëmbës të përgjithshëm të zotërimeve të tij në Shqipëri, Manfredi caktoi njeriun e tij të besuar, admiralin  Filip  Kinardi. Megjithatë,  pushteti  i  tij  realizohej  në  zotërimet  jugore. Treva  Durrës-Arbër,  si  zonë  me  rëndësi  të  posaçme  strategjike,  ishte  nën  vëzhgimin  e drejtpërdrejtë të mbretit Manfred. Fillimisht, selia e admiral Kinardit ndodhej në Korfuz, por me kohë u zhvendos në Kaninë. Këtu  ai  u martua me  të  venë e  një  fisniku  nga  familja  e  vjetër  Frëngu,  që ishte  njëherësh
kunata e despot Mihalit II të Epirit. Miqësia që Filip Kinardi kishte me peshkopin ortodoks të  Kaninës  është  një  tjetër  tregues  i  lidhjeve të ngushta,  që  Kinardi,  e  në  përgjithësi gjithë administrata e Manfredit, vendosi me mjedisin, e veçanërisht me parinë vendase. Me këtë shpjegohet  fakti   që, pas  vrasjes  së  Manfredit  në  Betejën  e  Beneventit  (1266),  disa  nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, midis tyre dhe konti  Frederik Lançia, dajë i Manfredit dhe personi numër një në oborrin e tij, erdhën dhe u strehuan në Shqipëri. Fundi i  mbretit  Manfred  në Betejën fatale  të  Beneventit, shkaktoi pështjellim në  zotërimet shqiptare  të  Hohenshtaufëve  të  Sicilisë. Menjëherë  pas  Manfredit,  edhe  mëkëmbësi  i  tij admiral Kinardi ra viktimë e një komploti të kurdisur në Kaninë nga despot Mihali II Engjëlli i Epirit në  bashkëpunim me të shoqen e njeriut të Manfredit, Maria Frëngun, që ishte edhe kunatë  e  tij. Por,  pavarësisht  nga  kjo,  despoti  nuk  arriti  t’i  shtinte  në  dorë  zotërimet  e Manfredit. Njerëzit  e  këtij, si  këshilltari  i  Kaninës, Jakob  Balsiniani, ai  i  Korfuzit, Verner Alamani, dhe  kapiteni  i Durrësit-Arbrit,  Andrea  Vrana, refuzuan  t’ia  dorëzojnë despotit  të Epirit  viset  nën  juridiksion  të  tyre. Të  njëjtën  gjë bënë  edhe  më  1267, kur  ngadhënjyesi  i Beneventit e vrasësi i Manfredit, francezi Karl Anzhu, u çoi fjalë funksionarëve të ish-mbretit Hohenshtaufen në Shqipëri që ta njihnin atë si mbret i ri i Sicilisë. Anzhuinët dhe « M bretëria e Arbrit » Sovrani i  ri i  mbretërisë së  Sicilisë, Karli I Anzhu, trashëgoi synimet e vjetra të dinastive  të Altavilëve normanë e të Hohenshtaufëve gjermanë.  Në qendër të politikës së tij të jashtme u vu  pushti mi  i  Lindjes  e  marrja  e  Konstandinopojës. Kjo  politikë  u  nxit  e  u  ushqye vazhdimisht  nga kisha  e  Romës, e cila  llogariste  të  organizonte, nëpërmjet anzhuinëve, një
Faqe - 206
 
kryqëzatë  të  re  kundër  Bizantit  dhe  të  realizonte  kështu  bashkimin  me  dhunë  të  kishave. Pikërisht  në  praninë  e  papës  Klementit  IV  u  nënshkrua  në  maj  të  vitit  1267  në  Viterbo marrëveshja  midis  Karlit  I  Anzhu  e  perandorit  të  shfronëzuar  latin  të  Konstandinopojës, Balduinit II, në bazë të së cilës ky i fundit ia kalonte të drejtat e tij në Lindje mbretit anzhuin. Marrëveshja në fjalë përcaktonte si fazë të parë të ndërmarrjes anzhuine zënien e një kryeure në bregdetin shqiptar, në zotërimet e ish-mbretit Manfred. Karli  I  Anzhu  u  mundua  të  afirmonte  të  drejtat  e  tij  në  vijë  trashëgimije  mbi  zotërimet shqiptare  të  Manfredit, duke  i shndërruar  në  vasalë  të  tij  bashkëpunëtorët  e  Manfredit  në Shqipëri. Në  këtë  kuadër,  më  1267,  Karli  I  emëroi  si  mëkëmbës  të  tij  në  Shqipëri  Gaco Kinardin,  një  i  afërm  i  mëkëmbësit  të  vrarë  të  Manfredit, Filipit. Por  as  kështjellari  i Korfuzit, as ai i Vlorës, i Butrintit e i Sopotit dhe as kapiten Vrana e qytetarët e Durrësi t nuk dëgjuan të kalojnë nën sovranitetin anzhuin. Përkundrazi,  marrëdhëniet  e  mbretit Karl  me bregun përballë m betën të ndera deri në vitin 1271.  Atë kohë, vetë ai shprehej në një letër se shqiptarët e « urrenin emrin e tij » (in odium nostri nominis). Gjithsesi,  anzhuinët  nuk  ndërmorën  ndonjë  fushatë  të  armatosur. Karli  I  u  përpoq  të tërhiqte me  anë premtimesh  krerët shqiptarë  dhe në vitin 1271  ai duket  se kishte vendosur një dialog me aristokraci në e Arbrit si edhe me bashkësinë qytetare të D urrësit.  Gjatë atij viti dy  priftërinj  katolikë  shqiptarë,  Gjoni  nga  Durrësi  dhe  Nikolla  nga  Arbri,  si  të  besuar  të mbretit Karl dhe të aleatit të tij të madh, papës Gregori X, bënë disa udhëtime midis Napolit e Durrësit, duke përcjellë mesazhet e mbretit te krerët  shqiptarë.  Në fillim të shkurtit  1272 mbërriti  në oborrin anzhuin në Napoli një përfaqësi e fisnikërisë së Arbrit dhe e bashkësisë qytetare  të  Durrësit.    Në  përfundim  të  traktativave  me  Karlin  Anzhu  u  shpall  bashkimi  i «  Mbretërisë  së  Arbrit  »  (Regnum  Albaniae)  me  mbretërinë  e  Sicilisë  nën  sovranitetin  e mbretit Karl (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae). Kthesa  e  fisnikëve  shqiptarë  në  marrëdhëniet  me  mbretin  anzhuin  ndodhi  për  një  sërë arsyesh  të  jashtme  dhe  të  brendshme. Në  atë  kohë  bizantinët  dhe  serbët  e  kishin  rritur presionin  në  trevat  shqiptare  që  ishin  ende  jashtë  kontrollit  të  tyre. Serbët  i  ishin  afruar tashmë zonës së Dibrës, kurse Perandoria Bizantine e kishte rivendosur sundimin e saj në një pjesë  të  mirë  të  Shqipërisë  së  brendshme. Marrja  e  Beratit  menjëherë  pas  fitores  së bizantinëve  në  Pelagoni  (Manastir), më  1259, i  jepte  Bizantit  një  bazë  strategjike  mjaft  të rëndësishme për të shtrirë më tej zonën e kontrollit të vet deri në vijën bregdetare. Vështirësive  të aristokracisë  shqiptare në  marrëdhëniet me këto fuqi  të  huaja, u shtoheshin edhe  ndarjet  e  konfliktet  midis  vetë  fisnikëve  shqiptarë. Në  këtë  kohë  edhe  Principata  e dikurshme e Arbrit e kishte humbur shkëlqimin që kishte patur në kohën e princit Dhimitër. Në vend të një familjeje feudale, në trevën e Arbrit ushtronin ndikimin dhe pushtetin e tyre disa  familje,  shpesh  herë  në  konflikt  me  nj ëra-tjetrën, siç ishin  familjet  Skurra, Vrana, Blinishti, Topia, Arianiti etj.. Në këtë mënyrë, njohja  e një sovrani të huaj u pa edhe si një mjet për të qetësuar rivalitetet midis tyre. Së fundi, jo pa rol ishte edhe fakti që në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Durrësit dhe të Arbri t, ekzistonte tashmë një grupim filo-anzhuin, që përfaqësohej kryesisht nga kleri katolik i Durrësit dhe i Arbrit, që nën sundimin e Manfredit,
Faqe - 207
 
armikut të egër të Papatit, kishte pësuar përndjekje nga më të ashprat. Për rrjedhojë, ky ishte i  prirur  të  bashkëpunonte  me  sovranin  e  ri  të  Sicilisë, Karlin  Anzhu,  që  ndryshe  nga Manfredi, ishte beniamin dhe krahu i djathtë i kishës katolike të Romës. Pavarësisht nga motive  të tilla  që flisnin  në  të mirë të anzhuinëve, kompromisi i  vitit  1272 midis  anzhuinëve e  aristokracisë  shqiptare  u  bë  i  mundur vetëm  pasi  Karli  I  Anzhu  u  dha krerëve shqiptarë garancitë e kërkuara.  Në dy diploma të dala nga kancelaria e tij më 20 e 21 shkurt 1272, u  premtonte atyre mbrojtjen  e  tij  (protectionem  suam) dhe njohjen e të  gjitha
privilegjeve, normave e dokeve « të mira » të mëparshme. Teksti i tyre tregon qartë që njohja e  sovranitetit anzhuin nga krerët shqiptarë nuk  qe  një « dorëzim » pa kushte,  por një  ujdi  e arritur,  siç  shprehej  vetë  mbreti  Karl,  «  pa  kurrfarë  dhune  e  shtrëngi mi  »  (absque  aliqua violentia  seu  cohactione). Anzhuinët  kënaqnin  në  thelb  dy  kërkesat  themelore  të shqiptarëve:  kërkesën  për  një  angazhim  të  anzhuinëve  në  marrëdhëniet  e  ndera  të shqiptarëve  me  fuqitë  e  tjera,  kryesisht  Bizantin  e  Serbinë,  dhe  kërkesën  për  njohjen  e autonomisë  politiko-administrative  të  fisnikëve  vendas  brenda  kuadrit  të  «  Mbretërisë  së
Arbrit ». Pavarësisht  nga  premtimet  joshëse  të  anzhuinëve,  jo  menjëherë  e  jo  të  gjithë  fisnikët shqiptarë u tërhoqën prej tyre. Koha e gjatë, që iu desh Karlit I Anzhu për të realizuar planin e vet, ishte prova më e mirë se në  gjirin  e aristokracisë shqiptare  kishte  ngurrime  lidhur  me  një  orientim proanzhuin. Në
fakt,  anzhuinët  përcaktuan  qysh  në  fillim  hapësirën  midis  Durrësit  e  Vlorës  ose  më  saktë midis  Matit  e Seman-Devollit, si  zonë  e  interesave të tyre  jetike në  Shqipëri. Tokat  jashtë tyre  anzhuinët  i  panë  para  së  gjithash  në  funksion  të  marrëdhënieve  me  shtetet  aleate ballkanike, në radhë të parë me mbretërinë e Serbisë.  Kjo vijë politike e anzhuinëve i pri shi këta  qysh  në  fillim  me  një  krah  të  rëndësishëm  të  aristokracisë  shqiptare. Aleanca  me Mbretërinë  Serbe  pati  gjithmonë  përparësi  për  Karlin  Anzhu  dhe  ky  refuzoi  të  merrte  në mbroj tje fisnikët shqiptarë, si Gropajt e Dibrës, tokat e të cilëve ndodheshin nën kërcënimin e pushtimit serb. Por  marrëdhëniet  e  anzhuinëve  nuk  vonuan  të  prishen  edhe  me  fisnikët-vasalë  të  tyre  të «  Mbretërisë  së  Arbrit  ». Premtimet  lidhur  me  njohjen  e  autonomisë  e  të  privilegjeve  të vjetra,  që  Karli  I u  kishte  dhënë  krerëve  shqiptarë  në fillim,  u treguan  se  ishin  demagogji. Fisnikët  shqiptarë  u  detyruan  të  kryejnë  « betimin  dhe  homazhin  feudal »  (ligii  homagii iuramentum). Këtu  u  vendos  një  administratë  e  fortë  ushtarake, ku aristokracia  shqiptare nuk  përfaqësohej  në  asnjë  instancë  të  saj. Të  gjithë  funksionarët, që  nga  « kapiteni  e mëkëmbësi i Mbretërisë së Arbërisë », te mareshali, kështjellarët, intendentët e postet më të ulëta, ishin me kombësi franko-italiane. Shqiptarët  ishin përjashtuar nga çdo rol  efektiv në këtë « Mbretëri të Arbërisë ». Fisnikët shqiptarë, që njohin për kryezot Karlin I Anzhu e që u përfshinë  në « Mbretërinë  e  Arbërisë »,  u  organizuan prej  anzhuinëve  në një  lloj  «  këshilli regjence ». Karli I u vinte atyre kufirin e të drejtave e detyrave, kur i këshillonte se « duhej t’i bindeshin mëkëmbësit e kapitenit të përgjithshëm të Mbretërisë së Arbrit dhe ta ndihmonin atë  me të  gjitha  forcat  e për çdo  punë, qoftë  me  këshilla, qoftë  me  mjetet  e  nevojshme ».
Faqe - 208
 
Dokumentet anzhuine lënë  të kuptohet  qartë se  ku konsistonte  ndihma e  krerëve shqiptarë për kryezotin anzhuin.  Në radhë të parë ata duhet të shoqëronin trupat anzhuine në fushatat ushtarake. Ky  shërbim  i tyre  përputhej  me  thelbin  e  regjimit anzhuin e të  « Mbretërisë  së Arbrit », të cilën anzhuinët e projektuan dhe e ndërtuan si një bërthamë të një perandorie të tërë ballkanike. Shqiptarët duhet të luftonin, kështu, për një qëllim që s’qe i tyre e që ata nuk e  ndienin. Kjo i  zhgënjeu  shpresat fillestare të tyre, të  ushqyera nga  prem timet  e  Karlit I Anzhu, që  ua  serviri  atyre  « Mbretërinë  e  Arbrit »  si  një  pasardhëse  të  natyrshme  të Principatës së Arbrit, ku fisnikët shqiptarë do të ruanin autonominë e tyre e do të luani n rol parësor. Por  regjimi  i  ri  anzhuin  nuk  pati  pasoja  negative  vetëm  në  planin  politik. Anzhuinët vendosën në zotërimet  e tyre një  regjim të rreptë shfrytëzimi.  Fonde të mëdha tokësore  iu rrëmbyen  pronarëve  vendas,  në  radhë  të  parë  kundërshtarëve  të  regjimit  anzhuin,  e  u shpërndanë  në  të  mirë  të  kurorës,  të  funksionarëve  e  feudalëve  anzhuinë  dhe  të  kishave, kuvendeve  e  manastireve katolike të  themeluara me shumicë  nga  klerikët  e  huaj,  të  ardhur bashkë me anzhuinët e që përfaqësonin një mbështetje shoqërore e mjet diversioni ideologjik të tyre. Fshatarësia shqiptare, që punonte në këto toka, iu nënshtrua një shfrytëzimi intensiv e  të  panjohur  deri  atëherë. Të  ardhura  të  mëdha  hynin  në  arkën  mbretërore  e  të funksionarëve anzhuinë  nga taksat  e detyri met që shpeshherë  këta ia impononin në mënyrë arbitrare popullsi së vendase. Vendosja  e  regjimit  anzhuin  pati  reflekse  negative edhe  në  jetën  e  qyteteve. Autonomia e tyre  u  ngushtua, organet  bashkiake  të  qeverisjes  pushuan  së funksionuari  e  u  zëvendësuan nga administrata anzhui ne.  Interesat ekonomikë të shtresave tregtare-zejtare e të vegjëlisë u dëmtuan  rëndë  nga  politika  e  monopolit shtetëror  mbi  prodhimin  e  shitjen  e  produkteve kryesore,  si  dhe  nga  detyrimet  nga  më  të  ndryshmet  që  nëpunësit  anzhuinë  ngarkonin  në kurriz  të  popullsisë  qytetare. Të  ardhurat  e  shumta  që  vinin  nga  prodhimi  dhe  tregtia  e kripës shkonin në dobi të mbajtjes së trupave dhe të administratës anzhuine në Shqipëri. Në  këtë  mënyrë  regjim i  anzhuin  ngjalli  që  në  muajt  e  parë  zhgënjim  e  pakënaqësi  midis shtresave  më  të  ndryshme  të  shoqërisë  shqiptare. Zëdhënëse  e  kësaj  pakënaqësie  u  bë aristokracia  shqiptare,  brenda  e  jashtë  kuadrit  të  «  Mbretërisë  së  Arbrit  »,  e  cila  e  pa  se anzhuinët i shkelën pa ngurruar aspiratat e saj politike.  Për t’i detyruar krerët shqiptarë që t’i rrinin besnikë e mos të ngrinin krye, Karli I filloi të marrë peng fëmijët e tyre, të cilët i çonte e i ruante në kështjellat e Itali së së Jugut, ku këta trajtoheshin si të ishin robër, aq sa në mjaft raste ata të tentonin të arratiseshin. Përplasjet  e  shqiptarëve  me  anzhuinët,  që  në  fillimet  e  vendosjes  së  këtyre  të  fundit  në Shqipëri,  favorizuan  lojën  e  bizantinëve. Duke  filluar  nga  vera  e  vitit  1272,  perandori bizantin  Mihali  VIII  Paleolog  ishte  vënë  në  kontakt  me  fisnikët  shqiptarë  dhe  përpiqej  t’i bënte ata për vete e t’i hidhte kundër anzhuinëve. Përpjekja e tij mbështetej në premtimet e garancitë që u paraqiste shqiptarëve e s’ka dyshim që në këtë pikë ai nuk mbeti pas, madje e kapërceu rivalin e tij,  Karlin  I  Anzhu, përderisa  arriti  qysh  në fillim  të  bënte për vete  (« të mashtrojë », sipas shprehjes së Karlit I) mjaft prej tyre.
Faqe - 209
 
Në verën e viti t 1274, vetë dokumentet anzhuine bëjnë fjalë për një aleancë operative midis bizantinëve e fisnikëve shqiptarë. Në  gusht të  atij viti aleatët kishin arritur një fitore të parë mbi anzhuinët, duke u  shkaktuar atyre  mjaft  të  vrarë  e  duke  zënë  shumë  të  tjerë  robër. N ë  muajin  nëntor  komandantët anzhuinë  në  Shqipëri  i  raportonin  mbretit  anzhuin  Karl  se «  arbëreshët e  bizantinët  kishin rrethuar Durrësin  ». Informatat  e  mëvoshme  konfirmonin  se  luftimet  tashmë  ishin përqendruar në afërsi të kështjellave bizantine. Shpërthimi i konfliktit të hapur me shqiptarët bëri  që  fronti  i  luftimeve  të  zhvendosej  me  shpejtësi  në  afërsi   të  kështjellave  anzhuine  të bregdetit. Forca tërheqëse e këtij orientimi të ri të aristokracisë shqiptare kundër anzhuinëve u bënë ata fisnikë që kishin mbajtur  një qëndrim të rezervuar ndaj anzhuinëve e që nuk ishin përfshirë në  «  Mbretërinë  e Arbrit  ». Të  tillë  qenë  Pal  Gropa  e  Gjin  Muzaka, zotër  përkatësisht  të zonës së Dibrës dhe asaj të  Beratit.  Me kohë me këta fisnikë u  bashkuan edhe të tjerë, nga ata  që  ishin  njohur  vasalë  të  mbretit  Karl. Në mënyrë  mjaft  domethënësë  Karli  I  Anzhu fillon  t’i quajë me  emri n « tradhtarët  e mi » (proditores  nostros) fisnikë të tillë si Blinishtët, Skurrajt, Jonimët etj., që deri atëherë kishin qenë « besnikët e tij » (fideles suos). Ky qëndrim i ri qe me pasoja fatale për sundimin anzhuin. Zotërimet shqiptare të Karlit Anzhu apo, siç preferonte  t’i  quante  ai , « Mbretëria  e  Arbrit »,  që  s’ishte  veçse  një  shumë  zotërimesh  të fisnikëve shqiptarë, vasalë të tij, u reduktua, pas armiqësimit me ta, në kështjellat bregdetare të Durrësit, Vlorës e Kaninës. Rrjedhja  e re,  që  morën  marrëdhëniet  e shqiptarëve  me  anzhuinët, dhe  aleanca  shqiptaro-bizantine, që  pasoi, i përmbysi  planet e mëdha  të  Karlit I  Anzhu, i  cili  kishte  shpresuar  t’i çonte  ushtritë  e  tij  deri  në  Konstandinopojë. Për  më  tepër  planet  e  mbretit  anzhuin u komprometuan  edhe  nga  afrimi  i  perandorit  bizantin, Mihalit  VIII  Paleolog,  me  Papën. Ujdia  që  këta  të  dy  arritën  në  Koncilin  e  Lionit,  më  1274,  për  të  realizuar  bashkimin  e kishave,  e  izoloi  Karlin Anzhu  duke  i  hequr atij përkrahjen e pakushtëzuar  të Papatit. Në vend  që  të  vazhdonte  mësymjen  drejt  Lindjes,  Karli  u  detyrua  të  nënshkruante  një armëpushim  me  Mihalin  VIII  Paleolog  (1276). Ndërkohë  «  bizantinët  »  e  kishin  kthyer Beratin  në qendrën ku së bashku me fisnikët  shqiptarë organizoheshin  operacionet  kundër kështjellave anzhuine.   Komandën e kësaj kështjelle  ata ia kishin  besuar  një fisniku vendas, sebastit Stano, që kryente funksionin e qefalisë (qeveritarit) të qytetit.  Në atë kohë bizantinët  kishin arritur të rrëmbenin edhe Spinaricën, lokalitetin bregdetar midis Vlorës e Durrësit.  Në këtë  mënyrë,  zotërimet  jugore  të  anzhuinëve  ishin  ndarë  nga  Durrësi  nëpërmjet  këtij pykëzimi bizantin nga Berati në bregdet.  Ndërlidhjet midi s zotërimeve anzhuine dhe  midis tyre e Mbretërisë  së Sicilisë  kryheshin  vetëm me anën  e  detit.   Por  edhe komunikimi  detar ishte bërë i rrezikshëm, sepse një flotë bizantine me bazë në Spi naricë e në Butrint sulmonte anijet anzhuine. Duke parë gjendjen katastrofike të trupave të tij në Shqipëri, mbreti Karli I Anzhu mendoi të organizonte një fushatë të re, gjatë së cilës të nënshtronte krerët kryengritës shqiptarë dhe të
Faqe - 210

merrte  kështjellat  e  pushtuara  ndërkohë  nga  perandori  bizantin  Mihali  VIII  Paleolog.   Në këtë  kuadër  rëndësi  e  posaçme  iu  dha  kështjellës  së  Beratit,  kundër  së  cilës  u  përqendrua goditja  kryesore  anzhuine.Marrja  e  Beratit  do  të  çlironte  nga  presioni  bizantin  bazat bregdetare  të  anzhuinëve  (Vlorën,  Durrësin)  dhe  do  të  krijonte  kushtet  për  përparimin  e ushtrive  të Karlit Anzhu në brendësi të  vendit.  Është për këto arsye që Karli I  i shkruante komandantit  të ushtrisë anzhuine në Shqipëri se « nuk mund ta shprehte me fjalë rëndësinë që i jepte pushtimit të kështjellës së Beratit  » (ad captionem castri Bellgradi, que ultra quam dici valeat cordi nostro residet ).Në  prag  të  mësymjes,  Karli  I  Anzhu konfirmoi  aleancat  me  Serbinë  e  me  Despotatin  e Epirit.Despot  Niqifori  I  i  Epirit  u  shpall  vasal  i  mbretit  anzhuin  dhe  i  dorëzoi  këtij kështjellat e Butrintit, të Sopotit e  të  Porto-Palermos.   Por  para  së gjithash Karli I bëri një përpjekje  të  re  për  t’i  rregulluar  marrëdhëniet  me  shqiptarët  e  për  t’i  shkëputur këta nga bizantinët. Në  këtë  kuadër  Karli  I  liroi  nga  burgjet  italiane  një  numër krerësh  shqiptarë kryengritës, mes të cilëve Gjin  Muzakën, i cili mbahej « i lidhur me  pranga  të forta hekuri » në  burgun  e  kështjellës  së  Brindizit  së  bashku  me  Dhimitër  Zogun,  Kasnec  e  Guljelm Blinishtin.  Karlit I Anzhu i erdhën kërkesa të përsëritura nga fisnikët shqiptarë për ta liruar Muzakën.  Me sa duket, Gjin Muzaka gëzonte pozitë e autoritet të veçantë dhe nëpërmjet tij mbreti anzhuin u përpoq të ndikonte mbi krerët shqiptarë.Në gusht të vitit 1280 ai urdhëroi lirimin e  robit Muzaka, « pasi  të kishte dhënë peng  gruan e fëmijët e  pasi  të ishte  betuar se nuk do  të bashkohej  më  me armiqtë e  mbretit Karl  e nuk  do të  fliste e do  të vepronte më kundër  tij  ».Në  kushtet  e  përgatitjes  së  mësymjes  anzhuine  mbi  Beratin, neutralizimi  i Muzakajve, zotër të vendit, merrte kuptim të veçantë. Megjithatë, përpjekjet  e  anzhuinëve  për  diversion  në  radhët  e  aristokracisë  shqiptare  nuk dhanë  rezultat. Në  prag  të  betejës  vendimtare  për  Beratin  lajmet  që  i  vinin  Karlit  I  nga komandatët e tij në Shqipëri e njoftonin se « arbrit kishin ngritur përsëri krye dhe sulmonin trupat  anzhuine  ». Qëndrimi  i  vendosur  antianzhuin  i  shumicës  së  fisnikëve  shqiptarë kushtëzoi në mënyrë vendimtare ecurinë e mësymjes anzhuine.Ndërkohë që ushtria e Hygo de  Sylit,  e  përforcuar  nga  kontingjentet  e  ardhura  nga  Durrësi,  Vlora  e  Butrinti,  kishte mbyllur  rrethimin  e  Beratit,  shqiptarët  sulmonin  kështjellat  anzhuine  të  bregdetit  duke  e detyruar komandantin anzhuin  t’i shpërqendronte forcat e  të ni ste  përforcime në  drejti m të atyre kështjellave.Rrethimi anzhuin  i Beratit  zgjati disa muaj.   Në dhjetor  të vitit 1280  anzhuinët mundën  më në fund të zinin lagjet e jashtme të qytetit (suburbia).  Por në betejën finale, që u zhvillua në pranverën e vitit tjetër buzë Osumit, mbrojtësit e kështjellës i shkaktuan një disfatë të rëndë kalorisë frënge, duke zënë rob edhe vetë komandantin e ushtrisë anzhuine. Pas disfatës së Beratit anzhuinët u tërhoqën me shpejtësi në skajin bregdetar, ku mundën të ruajnë  edhe  për  ca kohë  kështjellat e rëndësishme  të Durrësit, Vlorës e Kaninës.Në vitin 1282  Karli  I  projektoi  një  fushatë  të  re kundër  Bizantit, por  po  atë  vit  në  Sicili  shpërtheu kryengritja  e  madhe  anti-anzhuine  e  «  Mbrëmjeve  siciliane  », në  të  cilën  kishin  dorë  edhe perandori bizantin, Mihali  VIII  Paleologu,  e  mbreti i Aragonës.Paskëtaj nisi  një  periudhë
Faqe - 211
 
20-vjeçare luftërash midis aragonasve e anzhuinëve për zotërimin e Sicilisë.  Në kushte të tilla ekspedita e  re  kundër  Bizantit  mbeti  e  parealizuar.Kështjellat  që anzhuinët  mbajtën  edhe për disa vjet në bregdetin shqiptar mbetën si ishuj të izoluar nën rrethimin e vazhdueshëm të shqiptarëve e të bizantinëve.  Brenda vitit 1285 anzhuinët braktisën edhe Durrësin, Vlorën e Kaninën.  Fortesat e Butrintit, Sopoti t e Porto-Palermos, që ata mundën të mbajnë në jug, në territoret  e  Despotatit  të  Epiri t,  ishin  pika  mbështetëse  pa  ndonjë  rëndësi  strategjike  të veçantë.    Në  këtë  mënyrë,  pas  rreth  15  vjetësh  përpjekjesh  për  të  fituar  e  për  të  mbajtur pozitat e  tyre në Shqipëri,  anzhuinët  u  detyruan  të  tërhiqen  e  t’ia  lënë vendin Perandorisë Bizantine, që sakaq rivendosi autoritetin e saj në një pjesë të mirë të tokave shqiptare.

4.  GJENDJA KISHTARE NË SHQIPËRI NË SHEK. XI-XIV
N darja e kishave (1054).  Përparim et e katolicizm it në Shqipërinë e Epërm e Në  kapërcim  të  shek.  X-XI,  trevat  shqiptare  ishin  nën  juridiksionin  kishtar  të  tri kryepeshkopatave, të cilat drejtonin një numër të madh seli sh peshkopale vartëse (sufragane).Këto  qenë kryepeshkopata  e  Naupaktit, ajo  e Durrësi t  dhe  kryepeshkopata e Ohrit.   Kjo e fundit, e krijuar dhe e fuqizuar si e tillë nga carët bullgarë, mundi të tërheqë nën juridiksionin e vet një numër peshkopatash, deri atëherë sufragane të dy mitropolive fqinje.Të tilla qenë peshkopatat  e  Himarës,  Butrintit,  Drinopojës  e  Kozilit  (pranë  Prevezës),  që  iu  shkëputën Naupaktit, apo selitë e Vlorës, Glavinicës e Cernikut që deri atë çast i përkisnin Durrësit.  Në këtë  mënyrë  kryepeshkopata  e  Ohrit  përmblodhi  numrin  më  të  madh  të peshkopatave shqiptare. Përveç selive që iu shkëputën Durrësit e Naupaktit, ajo kishte nën vete edhe selitë peshkopale  të  Nishit,  Prizrenit,  Shkupit,  Dibrës,  Kërçovës,  Përlepit,  Devollit,  Kolonjës, Manastirit etj..  Kryepeshkopata e Ohrit e ruajti  këtë shtrirje edhe pas rënies së Perandorisë Bullgare  (1018).    Perandori  Bizantin  Bazili  II  ia  rikonfirm oi  kishës  së  Ohrit  të  gjitha sufraganet që i ishin akorduar nga carët bullgarë, përfshirë selitë e shkëputura nga Naupakti e Durrësi, me gjithë protestat e kryepeshkopëve të këtyre të fundi t. Juridiksioni i Durrësit, që fillimisht shtrihej prej Tivari në Vlorë vazhdoi të zvogëlohej derisa aty  nga  viti  1143, nga  14  sufragane që  kishte më  parë,  i  kishin  mbetur  vetëm  4 sufragane: Kruja,  Kunavia,  Stefaniaka  dhe  Lezha. Rëndësi  të  madhe  pati  shkëputja  prej  tij  e  selive peshkopale të Dioklesë (Gentës), të cilat përpiqeshin të krijonin një dioqezë kishtare më vete me  qendër Tivarin.   Në  kuadrin e  luftës  për  një  autonomi  politike  nga  Bizanti, princërit  e Dioklesë i  shfrytëzuan  dhe i  inkurajuan përpjekjet e  klerit  të tyre për një shkëputje  kishtare nga Konstandinopoja.  Rezultati i përpjekjeve të tilla ishte shkëputja më 1022 e peshkopatave të  Ulqinit  e  të  Tivarit  nga  Durrësi  dhe  rikthimi  i  tyre  në  sferën e  kishës  së  Romës.Papa Benedikti VIII i shpalli në atë kohë dy peshkopatat shqiptare si sufragana të kryepeshkopatës së Raguzës.Shembulli i Tivarit dhe i Ulqinit u ndoq në vitet e mëvonshme edhe nga peshkopatat e tjera shqiptare  të  veriut.    Në  këtë  mënyrë,  ndarja  zyrtare  e  kishës  (1054),  në  kishë  katolike  të
Faqe - 212
 
Perëndimi t, me  qendër  në  Romë,  e  në  kishë  ortodokse  të  Lindjes,  me  qendër  në Konstandinopojë,  i  gjeti  trojet  shqiptare  të  ndara  midis  dy  qendrave  të  mëdha  të  botës  së krishterë. Pjesa  më  e  madhe  e  tyre  vazhdoi  të  qëndrojë  e  lidhur  me  Patriarkatin  e Konstandinopojës. Por  në  skajin  veriperëndimor  ishte  kristalizuar  një  enklavë  katolike  e përfaqësuar nga peshkopatat diokleate të Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Pultit, Drishtit që njohën autoritetin kishtar të Papës së Romës. Një funksion të rëndësishëm, si bërthama të besimit katolik, zhvillonin në Diokle e në trevat e  tjera  veriore  të  Shqipërisë  manastiret  e  mëdha  benediktine, ndër  të  cilat  shquheshin manastiri i  Shën  Serxhit e Bakut (Shirgjit) në  derdhjen e Bunës, ai i Shën Mërisë së  Rotecit afër  Tivarit,  si  dhe  manastiret  e  Shën  Lleshit  në  Orosh  (San  Alexandro  in  monte),  i Shelbuemit  në  Rubik,  i  Shën  Mërisë  së  Ndërfandes  (Mirditë),  e  të  Shën  Kollit  (Mat). Pushteti jo vetëm shpirtëror, por edhe ekonomik i këtyre abacive qe aq i madh, sa që Papati i shkëputi ato nga juridiksioni i kryepeshkopit të Tivarit dhe i vuri nën administrimin e vet të drejtpërdrejtë. Në  çështje  të  organizimit  të  kishave  katolike  shqiptare  të  veriut  Papati,  ashtu  si  dikur Patriarkati  i  Konstandinopojës,  u  përpoq  të  evitonte  një  autonomi  të  madhe  të  tyre. Ndonëse më 1077  papa  Grigori VII shpalli krijimin  e kryepeshkopatës  së Tivarit, kësaj nuk iu  dhanë kompetencat  e një mitropolie, në radhë  të parë nuk iu  njoh e drejta e  emërimit  të peshkopëve  në  selitë  varëse. Së  bashku  me  kishat  e  Ulqinit, Shkodrës, Shasit (Suaçi t), Drishtit e Pultit, kryepeshkopata e re e Tivarit u vu në varësi të kishës së Raguzës.  Për më se një shekull peshkopatat shqiptare luftuan për t’u shkëputur nga varësia e Raguzës, duke hyrë në konflikt  jo vetëm me këtë, por edhe me  vetë Papatin.  Papa Anastasi IV më 1153 e, pas tij,  papa  Aleksandri  III  më  1167  kaluan  deri  në  masa  ekstreme,  duke  shkarkuar  nga funksionet  peshkopët e Ulqinit, Tivarit,  Drishtit e duke kërcënuar  me të njëjtën masë edhe prelatët e tjerë, që refuzonin të njihnin si autoritet epror kryepeshkopin e Raguzës. Kjo  luftë  e  gjatë  e  peshkopatave  katolike  shqiptare  për  një  autonomi  nga  qendrat  e  huaja kishtare, përkatësisht nga Raguza, u kurorëzua më në fund me sukses në kohën e pontifikatit të papës Inocent III (1199-1211). Kjo  kthesë në  politikën  e  Papatit ndaj  kishës  katolike  shqiptare  përkonte  me  një  fazë  të re zhvillimi për Kishën Katolike në përgjithësi. Dobësimi i Perandorisë Bizantine nga gjysma e dytë e  shek. XII, që çoi në  shembjen e saj më 1204 nga kryqtarët perëndimorë, i hapi rrugë strategjisë  së  Papatit  për  shtrirjen  e  ndikimit  të  vet  në  trevat  ballkanike,  që  ishin  nën juridiksionin e Patriarkut ortodoks të Konstandinopojës. Në kuadrin e një strategjie të tillë, këndi i peshkopatave katolike shqiptare në veriperëndim të vendit  fitoi  rolin  e  një baze operacionale të  katolicizmit  kundër  ortodoksisë. Duke u  nisur nga  kufijtë  e  dioqezës  së  Tivarit,  kisha  katolike  depërtoi  në  thellësi,  në  drejtim  të  Lindjes (Kosovë) e të  Jugut (Principata e Arbrit). Në  fillim  të shek. XIII,  më saktë  në  vitin  1204, burimet  historike  flasin  për  herë  të  parë  për  ekzistencën  e  selive  peshkopale  katolike  në Kosovë, si në Prizren e në Shkup. Në vitet e mëvonshme kisha katolike dëshmohen edhe në
Faqe - 213
 
qendra  të  tjera,  si  në  Graçanicë, Trepçë,  Novobërdë,  madje  edhe  në  lokalitete  e  deri  në fshatra të vogla, gjë që flet për një përhapje të gjerë të ritit katolik në ato treva, që 5-6 shekujt e fundit, të paktën administrativisht, kishin qenë të lidhura me kishën ortodokse të Lindjes. Shtrirja  e  ritit  katolik  në  viset  e  Dardanisë  së  vjetër  (Kosovë),  të  banuara  kryesisht  nga popullsi shqiptare, përkon me kalimin e tyre dhe të  Dioklesë (Gentës)  nga sundimi bizantin nën pushtimin e shtetit serb të Rashës.  Politika kishtare e mbretërore serbe synonte që kisha ortodokse serbe, qysh prej vitit 1219 autoqefale, të zinte në këto hapësira vendin e Kishës së Konstandinopojës. Themelimi  dhe  kthimi në ritin serb i  një sërë  manastiresh  e kishash në Kosovë, Maqedoni  e  në  Diokle  (Gentë),  si  dhe  zhvendosja  në  Pejë  e selisë  së  Patriarkatit serb i shërbenin pikërisht këtij qëllimi. Megjithatë, të  ndodhur  nën  presionin  dhe  kërcënimet  e  Papatit  e  të  fuqive  katolike  të Evropës, mbretërit  dhe  kisha  serbe  u  detyruan  së  paku  fillimisht  ta  tolerojnë  deri  diku praninë  e  kishës  katolike  në  viset  e  pushtuara  sërishmi. Kjo  vlen  sidomos  për  viset  e Dioklesë, tradicionalisht të lidhura me Romën. Për të shmangur ballafaqimin me popullsinë vendase dhe me botën katolike të përtejdetit, mbretërit e parë serbë të dinastisë Nemanja ua njohën për ca  kohë atyre autonominë kishtare që  kishin gëzuar  edhe më  parë,  në kohën e sundimit bizantin. Në këtë kuadër, për gjithë gjysmën e dytë të shek. XIII, edhe pushteti laik në Diokle iu besua një princeshe katolike, gruas franceze të mbretit Stefani I Urosh, Helenës. Në kujtesën e popullsisë shqiptare të Dioklesë, emri i mbretëreshës Helena u ruajt për shumë kohë si bamirëse e mbrojtëse e besimtarëve dhe e objekteve të kultit katolik. Një mbishkrim mbi gur nga manastiri benediktin  i Shën  Serxhit e Bakut (Shirgjit), që  ruhet sot e kësaj  dite, kujton se në vitin 1290 mbretëresha Helenë e rindërtoi nga them elet këtë vend të shenjtë për besimtarët e zonës. Sidoqoftë, qëndrimet tolerante ndaj katolikëve shqiptarë në viset e pushtuara përbënin vetëm një  përjashtim  në  politikën  e  Nemanjëve  serbë  dhe  lidheshin  me  rolin  dhe  ndikimin  e mbretëreshës franceze, Helenës. Qysh kur  serbët  e  Stefan  Nemanjës  u  shfaqën  në  viset  e  Kosovës  e të Dioklesë (Gentës), fillojnë të duken dëshmitë e para historike mbi « persekutimet e Zhupanit të madh » (1173), si dhe  për « ankthet e  vuajtjet e katolikëve të robëruar » (1199). Politika e shtetit serb  ndaj popullsive  katolike  të  viseve  shqiptare  të  pushtuara  u  kristalizua  sidomos  në  kohën  e sundimit të mbretërve Stefan Uroshi II (1282-1321), Stefan Uroshi III (1322-1331) e Stefan Dushani (1331-1355). Koha  e  sundimit të  këtyre  sovranëve  është periudha  e  përqendrimit dhe  e  konsolidimit  më  të  madh  të  mbretërisë  serbe. Ajo  përkon  gjithashtu  me  pri shjen përfundimtare  të  marrëdhënieve  të  kësaj  me  Papatin  dhe  me  fuqitë  katolike,  siç  ishin Hungaria  dhe  anzhuinët  francezë. Duke  i  konsideruar  shqiptarët  katolikë  si  një  element destabilizues  dhe  aleat  i  natyrshëm  i  këtyre  fuqive, mbretërit  serbë  zbatuan  një  politikë  të tërë, që  erdhi duke u përpunuar  dora-dorës e që  gjeti shprehjen  më  të  qartë në  «  Kodin e Stefan  Dushanit  » (1349).   Disa  nga nenet  më  të rëndësi shme  të  këtij  kodi, i  kushtoheshin « shkuljes së herezisë katolike » dhe vepri meve kundër besimtarëve dhe klerikëve katolikë, që nuk  dëgjonin  të konvertoheshin në  ortodoksinë  serbe. Për këta shpallej  hapur përvetësimi
Faqe - 214
 
dhe  prishja e kishave, sekuestrimi i pasurisë, damkosja me hekur të nxehtë, dëbimi dhe deri ndëshkimi  me  vdekje. Dokumente  të  shumta  të  asaj  kohe  provojnë  se  këto  masa  të parashikuara kundër katolikëve në kodin e së drejtës mesjetare  serbe, u zbatuan në praktikë me egërsinë më të madhe, duke shkaktuar kryengritjet e popullsisë shqiptare si dhe protestat e ashpra të Papatit, që më se një herë shpalli deri organizimin e kryqëzatave perëndimore për të shpëtuar popullsitë katolike që vuanin nën shtypjen e mbretërve « skizmatikë » të Rashës. Kisha e Arbrit në shek. XII-XIII Drejti m  tjetër  i  përhapjes  së  ritit  katolik  në  trevat  shqiptare  qe  ai  i  territoreve  në  jug  të rrjedhës  së  lumi t  Drin,  ku  në  kapërcim  të  shek.  XII-XIII  fillonin  kufijtë  e  Principatës  së
Arbrit. Ashtu  si  në  trevat  më  veriore  shqiptare,  edhe  në  shtrirjen  e  Principatës  së  Arbrit, përhapja  e  ritit katolik  u kushtëzua  së  tepërmi nga  rrethanat  politike  që  u  krijuan  këtu pas mesit  të  shek.  XII  e  që  lidhen  me  krizën  e  përgjithshme  të  Perandorisë  Bizantine  dhe tronditjen  e  pozitave  të  shtetit  e  të  kishës  bizantine  në  Shqipëri. Nuk  përjashtohen  këtu ndikimet  që  vinin nga  Durrësi. Prania e kolonive  tregtare italiane, siç qe ajo e venecianëve dhe  e  amalfitanëve, nënkuptonte  dhe praninë  e  kishave  të  posaçme,  rreth  të  cilave grum bulloheshin dhe organizoheshin këto komunitete të huaja.  T ë tilla kisha përmenden që më  1081,  si  kisha  e  Shën  Mërisë  së  Amalfitanëve  dhe  ajo  e  Shën  Andresë,  kjo  e  fundit ndërtuar nga venecianët.  Pas venecianëve dhe amalfitanëve, në Durrës nuk vonoi të shfaqej edhe një komunitet katolik vendas.  Por,  nga ana tjetër,  ndryshimi i orientimit fetar në këtë trevë ishte shprehje e ndryshimit të orientimit politik të aristokracisë së Arbrit, që pas mesit të shek. XII merr nuanca të qarta properëndimore. Ndikimet  e  katolicizmit  në  trevën  e  Arbrit  përcilleshin,  pra,  nëpërmjet  kishës  së  Dioklesë (Gentës), nga veriu, dhe nëpërmjet kishës katolike të Durrësit, nga perëndimi. Për më tepër, ashtu  si  në  Dioklenë  fqinje,  në  Arbër  ekzistonin  prej  kohësh  shumë  të  vjetra  një  numër abacish të urdhrit të benediktit të themeluar nga misionarë perëndimorë. Ndonëse nën hije, këto  vazhduan  të  funksionojnë  edhe  pas  ndarjes  së  kishave, më  1054,  duke  mbajtur  gjallë orientimin roman (katolik) të tyre e duke shërbyer si  pikëmbështetje e Papatit në këto treva. Të tilla manastire qenë, p.sh., manastiri i Shën Lleshit në derdhjen e poshtme të Matit, i Shën Pavlit në Blinisht, i Shën Mërisë së Ndërfanit buzë Fanit të Madh, manastiri i Shën Lleshit në Orosh, i Shën  Kollit  në  Breg-Matë, i Shënepremtes  në  Kurbin  e  së fundi, manastiri  i Shelbuemit  në  Rubik. Këto  abaci  nuk  përmenden  përpara  vitit  1166, por  elementë  të veçantë, si  shtresat me  mozaikë, afresket  apo mbishkrimet  e  mureve, dëshmojnë  qartë për një  hershmëri  shumë të  madhe të  tyre.   Pas  ndarjes së  kishave, më 1054, këto  manastire  u kthyen në avanposte të katolicizmit roman në sferën ortodokse, duke luajtur  rolin e tyre në ndryshimin e raportit të forcave midis ritit ortodoks dhe atij katolik në zonën e Arbrit.  Aty nga mesi i shek. XIII, kisha ortodokse kishte humbur tashmë mjaft terren në këtë zonë.  Në vitin 1143 arkimandriti Nil Doksopatri kumton se mitropolisë ortodokse të Durrësi t i kishin mbetur vetëm 4 sufragane nga 14 që kishte pasur dikur. Nga këto, tre i përkisnin territorit të Arbrit  dhe  qenë  peshkopatat  e  Krujës,  Kunavisë  dhe  Stefaniakës,  që  edhe  gjeografikisht ndodheshin  më  pranë Durrësit. Ndërkaq,  më  19  qershor  të  vitit 1166,  titullari  i  kishës  së Arbrit, peshkopi Lazar, i shoqëruar nga abati i  manastirit benediktin të  Shelbuemit (Rubik),
Faqe - 215
 
Gjergji, mori pjesë në ceremoninë e përuri mit të kishës katolike të Shën Trifonit në Kotorr, ku iu rezervua nderi i veçantë i konsakrimit të njërit prej altareve të kishës. Në ceremoninë në  fjalë  ndodheshin  edhe  përfaqësues  të  peshkopatave  dhe  të  abacive  të  tjera  katolike shqiptare nga Drishti, Shirgji, Ulqini, Tivari, Shasi si dhe « priori Andrea i Arbrit » që me sa duket përfaqësonte pushtetin laik të asaj krahine.  Një vit më  vonë, papa Aleksandri III, në një letër dërguar peshkopit Llazar të Arbrit, lëvdon angazhimin e tij për ta shkëputur kishën e  tij  nga ortodoksia bizantine e për  ta lidhur atë me Romën.  Me atë  rast e  fton Llazarin të njohë si epror të tij, të caktuar nga Selia e Shenjtë, mitropolitin e Raguzës. Ashtu si selitë e tjera peshkopale shqiptare, edhe peshkopata e Arbrit nuk pranoi të vihej nën urdhërat e kryepeshkopatës dalmatine.  Por ajo nuk u shpall as sufragane e kryepeshkopatës së  Tivarit,  kur  kjo  e  fundit  fitoi  atribute mitropolitane  dhe  grumbulloi  rreth  vetes qendrat peshkopale të Dioklesë. Një dokument papal i vitit 1188 bën të ditur se peshkopata e Arbrit ishte vendosur  në atë  kohë  nën  varësinë e drejtpërdrejtë  të Selisë së Shenjtë. Emërimi dhe shugurimi i kreut të saj bëhej vetëm nga Papa i Romës. Peshkopata e Arbrit ishte e vetmja ndër të gjitha peshkopatat katolike të pellgut dalmato-shqiptar që gëzonte një status të tillë. Është jashtë çdo dyshimi se lëvizjet e kishës së Arbrit përcaktoheshin në një masë të madhe nga vullneti politik i krerëve të Arbrit. O rientimi i ri i kishës së Arbrit nga Roma katolike, si dhe  organizimi i saj i pavarur nga  qendrat fqinje, i përgjigjej drejtimit të ri properëndimor e autonomist të politikës së tyre. Akti  i  fundit  i  këtij  orientimi  ishte  edhe  braktisja  e  ritit  ortodoks  dhe  konvertimi  në katolicizëm nga vetë krerët  e Principatës së Arbrit.  Një hap  i tillë u  ndërmor  në vitin  1208 nga princi Dhimitër.  Në  një letër  për papën Inocenti III,  Dhimitri i  shfaqte kreut të kishës katolike vendimin për t’u futur bashkë  me vasalët e tij, në gjirin e kishës katolike.  Papa nisi që atë vit  në drejtim  të Arbrit  dy emisarë  të tij,  ndër  të  cilët  njëri  ishte  arkidhjaku  katolik i Durrësit, që do të merreshin me përgatitjen doktrinale të princit të Arbrit e të njerëzve të tij. Ceremonia solemne  e  bashkimit të tyre  me  kishën  e Romës  do  të zhvillohej  në një  fazë  të dytë, në praninë e një legati apostolik, të dërguar posaçërisht nga Papa. Traktaktivat midis Papatit  e princërve të  Arbrit  u  ndërprenë  si rezultat i  rrethanave  të  reja politike  që u  krijuan  në krejt  zonën  e Durrësit  e  të Arbrit pas vitit 1210. Këto  u përfshinë përsëri  për  rreth  gjysmë  shekulli  në  sferën  e  ndikimit  bizantin  e  gjatë  kësaj  kohe  kisha  e Arbrit u lidh sërish me botën ortodokse. Megjithatë, prirjet pro-katolike mbetën gjithmonë të  fuqishme  si në  Arbëri,  ashtu  dhe  në  Durrës.   Këtu,  krahas kishës  ortodokse, vazhdoi  të funksionojë pandërprerë edhe kisha katolike, që, në mungesë të kryepeshkopit, drejtohej nga një arkidhjak i zgjedhur nga mbledhja e  klerit vendas. Në këtë kohë në Durrës duken edhe
shenjat e para të mbërri tjes së misionarëve të urdhrave të rinj, dominikanë e françeskanë. Në zonat periferike të Arbrit, në kufi me Pultin e  Shkodrën, kisha katolike i  ruajti të paprekura pozitat  e  saj. Vetë  peshkopi  i  Arbrit,  i  përsëriti  më  1250  papa  Inocentit  IV  dëshirën  për futjen e dioqezës së tij nën tutelën e Romës. Kësaj iu paraqit një rast ideal për konsolidimin e  pozi tave  të katolicizmit në një  zonë kaq të kontestuar nga  të dy kishat rivale, atëherë kur anzhuinët  e  Napolit  morën  Durrësin  dhe  e  shtrinë  juridiksionin  e  tyre  në  të  gjitha  viset  e
Faqe - 216
 
Principatës së Arbrit (1272). Në atë kohë u derdhën në Shqipëri një numër i madh fretërish dominikanë  e  françeskanë,  që  u  vendosën  në  abacitë  e  vjetra  benediktine  ose  themeluan qendra  të  reja  manastirore. Ata  u  kthyen  në  një  mjet  aktiv  të  propagandës  papale,  e  cila ndikoi  mjaft  në  konsolidimin  dhe  në  shtrirjen  e  mëtej shme  të  pozitave  të  katolicizmit  në Shqipëri. Megjithatë, përsa i përket shtrirjes së ngushtë të Arbrit, këtu riti katolik nuk arriti të zhvendoste plotësi sht besimin ortodoks.  Qoftë për traditë, qoftë si rrjedhojë e ndikimit, që kisha ortodokse ushtroi vazhdimisht në këtë bërthamë qendrore të trojeve shqiptare, këtu u arrit të realizohej një simbiozë e deri një përzierje e të dy riteve, për të cilën papët e Romës u ankuan më se një herë. Një simbiozë e përzierje e tillë u shpreh materialisht në ekzistencën e funksionimin paralel të kishave e manastireve katolike e ortodokse në gjithë zonën e Arbrit si dhe  në  Durrës. Nuk janë  madje  të  rralla rastet kur  brenda të  njëjtit tempull  të  gjenden  së bashku elementë simbolikë, ikonografikë, ritualë e kulturorë që i përkasin njërit apo tjetrit rit. Shembull tipik në këtë drejtim ishte kisha e hershme e Shën Mërisë në Brrar afër Tiranës, një themelim i  bujarëve Skurra, ku skenat biblike në afresket e  mureve, ose mbishkrimet  latine apo greke, dëshmojnë për një pozitë të papërcaktuar të gjithë kësaj treve midis katolicizmit e ortodoksisë  e  në  një  kuptim  më  të  gjerë  midis  qytetërimit  perëndimor  e  atij  bizantin. Pikërisht  për  këtë  arsye,  një  misionar  katolik,  që  vizitoi  Arbërinë  më  1308,  konstatonte  se banorët  e  këtij  vendi  qenë  «  sa  katolikë, aq  edhe  ortodoksë  ». Edhe  më  kuptimplote  për çështjen e prirjeve  kulturore e fetare që mbizotëronin  në atë kohë në  trevën e  Arbrit është shembulli  i  Karl  Topisë, princ  i Arbrit  në  vitet  1350-1385.   Edhe  pse  botërisht  shpallej  si princ katolik e ithtar i Papës, Karl Topia në praktikë u shqua si themelues (ktitor)  kishash e manastiresh  ortodokse  e  në  përgjithësi  si  mbrojtës  e  përkrahës  i  kulturës  bizantine  në principatën e tij. Kristalizim i i sferës ortodokse në shek. XIII-XIV Pavarësisht nga  dobësimi apo humbja  e  pozitave në  treva  të caktuara,  fakti  është  se përtej brezit  Durrës-Ohër  pozitat  e  kishës  ortodokse  në  Shqipëri  nuk  u  rrezikuan  asnjëherë seriozisht nga mësymja e katolicizmi t roman. Aty  ndihej  fuqishëm   veprimi  i  qendrave  të  mëdha  të  ortodoksisë  bizantine,  siç  qenë kryepeshkopatat e Durrësit, Naupaktit, dhe sidomos ajo e Ohrit. Një numër i madh kishash e  manastiresh bizantine, të  ndërtuara që në  shekujt e hershëm  të mesjetës e që ruhen ende sot në  vende të  tilla, si në  Ohër, Korçë, Elbasan, Pojan, Berat, Ballsh, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, dëshmojnë për ndikimin e plotfuqishëm që kisha ortodokse bizantine ushtronte në këto  vise. Disa  nga  këto  manastire  administroheshin  e  drejtoheshin  drejtpërdrejt  nga Patriarku i Konstandinopojës e gëzonin kështu statusin e lakmuar të manastirit stavropegjiak. Të  tillë  dëshmohen  të  kenë  qenë  manastiri  i  Shën  Kollit  në  Mesopotam  (Delvinë),  një fondacion  i  hershëm  i   perandorit  bizantin  Konstandini  IX  Monomak  (1042-1054),  apo manastiri i Labovës së Kryqit dhe ai i Hoteahovit (Çamëri). Ndryshe  nga  viset  e  tjera  shqiptare  në veri  të  vijës Durrës-Ohër,  në territoret  në jug të  saj kriza  e  Perandorisë  Bizantine në  shek. XII  dhe shembja e saj  më  1204  nga  kryqtarët nuk  i tronditi  pozitat  e  ortodoksisë  bizantine. Për  më  se  gjysmë  shekulli  pas  rënies  së
Faqe - 217
 
Konstandinopojës, e gjithë shtrirja prej Durrësit në Prevezë u përfshi në kufijtë e Despotatit të  Epirit,  një  formacion  që  në  pikëpamje  shtetërore e  kishtare  qe  një  imitim  i Perandorisë Bizantine. Nën  tutelën  e  Despotëve  të  Epirit,  peshkopatat  e  Durrësit,  Ohrit,  Kaninës, Beratit, Devollit, Drinopojës, Himarës, Butrintit, Eurojës etj., njohën një periudhë lulëzimi të veçantë.  Pas vitit 1260, pjesa më e madhe e këtyre trevave u përfshi edhe për gati një shekull tjetër (deri më  1346) në  kuadrin e Perandorisë së rindërtuar Bizantine, gjë  që  ndikoi akoma më shumë në forcimin e karakterit ortodoks të besimit në to.  Rrethanat politike bënë shpesh që  familjet  fisnike  Matrënga,  Muzaka,  Zenebishi,  Spata,  Losha  të  kishin  marrëdhënie  me fuqitë katolike si anzhuinët e Napolit ose Venediku, madje dhe me vetë Papatin.  Si rezultat ndodhi që në pikëpamje kishtare ndonjë pinjoll i tyre të kthehej në katolik. Një dokument i vitit 1290 jep  pikërisht  emrat e  një  grupi «  neofitësh  »  katolikë  që  u  përkisnin  familjeve  në fjalë.  Pavarësisht nga episode të tilla, trevat jugore shqiptare dhe banorët e tyre qëndruan, në përgjithësi, të lidhura m e ritin ortodoks. Pavarësisht nga fakti që ndarja kishtare që prej shek. XI  u bë një realitet në jetën shoqërore në  Shqipëri,  ajo  nuk  arriti  asnjëherë të  ushqejë  shfaqje  të intolerancës e të  fanatizmit fetar. Përgjatë gjithë mesjetës këtu s’ka asnjë të dhënë që të pohojë ekzistencën e ballafaqimeve e të konflikteve  fetare  midis  shqiptarëve  ortodoksë  dhe  atyre  katolikë. Kjo  bashkëjetesë  e  ky mirëkupti m u  ruajt  edhe  kur struktura  fetare në  Shqipëri  ndryshoi  në  mënyrë  radikale  dhe kur pjesa më e madhe e popullsisë u konvertua në islamizëm.

5.  PRONA FEUDALE NË SHQIPËRI GJATË SHEK. XI-XIV
Prona feudale dhe evoluim i i saj në Shqipëri (shek. XI-XIV) Shekulli X ofron dëshmitë e para historike për format fillestare të pronës feudale në Shqipëri. Ato kanë të bëjnë kryesisht m e pronat kishtare, dokumentacioni i të cilave mundi të ruhej më mirë  nëpër  arkivat  e  biblotekat  e  manastireve  dhe  institucioneve  të  tjera  kishtare. Konkretisht, për vitet 1018 e 1020 ruhen dy akte dhurimi  të perandorit bizantin Bazili II për disa  nga  peshkopatat  shqiptare. Në  aktet (diplomat) në  fjalë  bëhet  fjalë  për  numra  të ndryshëm klerikësh e parikësh, që përfaqësojnë kategori të ngjashme bujqish, të cilët bashkë me  tokën  e  tyre  lidheshin  pas  peshkopatave  në  fjalë  me  detyrimin  që  t’u  dorëzonin  atyre tatime të caktuara, të cilat më parë i dorëzoheshin shtetit bizantin.  Kështu, kryepeshkopit të Ohrit i akordoheshin 30 klerikë e po aq parikë, njëlloj sa edhe peshkopit të Kosturit.  Kurse peshkopi i Glavinicës do të kishte në viset nën juridiksion të tij, në Mallakastër e Kaninë, 40 klerikë  e  40  parikë,  po  aq  sa  dhe  peshkopi  i  Beratit. Peshkopë  të  eparhive  më  pak  të rëndësishme,  si  të  Cernikut  (Cërrikut), e  Dropullit  (Adrianopolit)  do  të  kishin  nga  15  për secilën  nga  të  dy kategoritë,  kurse ai i  Himarës  12  për  çdo  kategori. Në  aktet  e  Bazilit  II përcaktohet  se  peshkopatave  në  fjalë  u  jepej  e  drejta  e  nxjerrjes  për  vete  (ekskusia)  të  të ardhurave që më parë i dorëzoheshin shtetit bizantin. Lidhja e një numri të caktuar fshatarësh, bashkë me ngastrat e tyre, pas personave fetarë ose
Faqe - 218
 
laikë me qëllim shlyrjen në favor të këtyre të fundit të atyre detyrimeve, që fshatarët në fjalë deri atëherë ia kishin  dorëzuar shtetit,  përbën një shenjë paralajmëruese për marrëdhëniet e reja që po  përvijoheshin në fshati n shqiptar.  Megjithatë, një lidhje e tillë qe ende e  brishtë, qoftë  për  faktin  se  numri  i  ekonomive  fshatare  që  i  atashoheshin  një  personi  a  një institucioni  fetar  të  caktuar  qe  i  ulët,  qoftë  për  faktin  se  pjesa  e  rentës  që  këta  të  fundit merrnin  nga  këto  ekonomi  fshatare  qe  ende  e  vogël  në  krahasim  me  sasinë  e  rentës  që shkonte  në  favor  të  shtetit.    Nga  ana  tjetër,  ky  sistem  linte  krejtësisht  në  duart  e  shtetit atributet  e  pushtetit  gjyqësor,  duke  i  dhënë  atij  një pozitë  mbisunduese si  ndaj  bujqve «  të dhuruar », ashtu dhe ndaj beneficiarit që tash e tutje përfitonte një pjesë të rentës së tyre. Gjithsesi, aktet e dhurimit të  perandorit bizantin  Bazili II  të  viteve  1018-1020 zbulojnë  një fazë embrionale të sistemit të pronies (pronoia), i cili nga shek. XI u bë forma tipike e pronës feudale në  Bizant.  Institucioni  i pronies pati një  përhapje të gjerë  edhe në trevat shqiptare, aq sa fjala « pronie » u trashëgua në fjalorin e shqipes, duke marrë në dallim nga kuptimi që kishte fillimisht, kuptimin e çdo forme zotërimi të pakushtëzuar (pronë). Në fakt, pronia ishte një sasi e caktuar toke e përfaqësuar nga një numër ekonomish fshatare, që  perandori  bizantin  me  anë  të  një  diplome  të  posaçme  (krysobull)  ua  shpërndante personave laikë apo institucioneve fetare për t’i pasur në zotërim të kushtëzuar. Pronia nuk ishte kurrsesi një zotërim me të drej ta të plota.  Duke marrë pronien, titullari i saj, proniari, fitonte  të  drejtën  të  vilte  nga  ekonomitë  fshatare,  që  përbënin  pronien  e  tij,  një numër  të  caktuar  detyrimesh  që  deri  atëherë  shkonin  në  dobi  të  arkës  perandorake. Në këmbim  ai  ishte  i detyruar t’i  përgjigjej  thirrjes së perandorit për shërbim  ushtarak,  duke  u paraqitur  me  një  numër  kalorësish  e  këmbësorësh  të  armatosur  me  shpenzimet  e  veta. Kështu  në  fund  të  shek.  XIV  një  proniar  nga  familja  Dukagjini  i  përgjigjej  thirrjes  së kryezotit për  luftë  duke u paraqitur me 40 kalorës e 100 këmbësorë. Në pikpamje juridike, pronia ishte, pra, e ngjashme me stratiotika ktemata, d.m.th. me ngastrat e ushtarëve-bujq të periudhës  paraardhëse. Si  njëra  dhe  tjetra  jepeshin  për  shfrytëzi m  me  kusht  dhe  kushti kryesor ishte kryerja e shërbimit ushtarak.  Por në pikëpamje shoqërore ndryshimi mes njërës dhe  tjetrës qe i  madh. Zotëruesit  e ngastrave ushtarake i përkisnin klasës  së fshatarësisë së lirë, që merreshin vetë  me punimin dhe shfrytëzimin e tyre. Në  të  kundërtën, zotëruesit  e pronies  i  përkisnin  klasës  së  pronarëve  të  mëdhenj,  që  përdornin  punën  e  të  tjerëve, të bujqve parikë (paroikoi). Pronia lidhej ngushtë me personin të cilit i jepej. Ajo nuk shitej, nuk ndahej, nuk dhurohej. Pas vdekjes së titullarit, proniarit, ajo i kthehej përsëri pushtetit qendror dhe me një krysobull të  re  perandori  ia  kalonte  atë  një  proniari  të  ri,  që  sigurisht  merrte  përsipër  detyrimin ushtarak. Pronia  mund  të  trashëgohej  nga  i  ati  tek  i  biri  në  rast  se  ky  merrte  përsipër  të
kryente  detyrimet  ushtarake  si  i  ati.    Por  dhe  në  këtë  rast  nevojitej  miratimi  i  pushtetit qendror, përkatësisht i perandorit. Instituti i pronies e përshpejtoi edhe në Shqipëri procesin e feudalizimit, sidomos nëpërmjet krijimit të  një shtrese të re të pasurish, të fisnikërisë ushtarake.  Në shek. XII vendi gëlonte
Faqe - 219
 
nga fisnikë të tillë që mbanin tituj bizantinë, si sebastos, kaballarios etj..  Për shumë nga këta, pajisja me pronia e me tituj nga pushteti qendror bizantin shënoi  edhe fillimin e një procesi integrimi në shtetin dhe administratën bizantine. Me kalimin e kohës pronia pësoi ndryshime thelbësore. Në shek. XIII-XIV proniarët fituan një  numër  të  madh privilegjesh  e  atributesh, duke  e  zhvendosur  gjithnjë  e  më  shumë pushtetin qendror. Sasia e rentës që shkonte në dobi të proniarit u rrit së tepërmi në raport me  atë  që  i  shkonte  arkës  qendrore. Proniarët  filluan  të  merrnin  për  vete  edhe  taksën  e tokës, që  ishte atribut i pandashëm i  pushteti qendror. Proniarët  ngritën një aparat tëtyrin administrativ,  që  zëvendësoi  atë  shtetëror,  me  nëpunës,  roje,  ushtarë,  ndonjëherë  edhe  me
gjykatës të vetët. Në fakt, pas  shek. XIII, ndodhte  shpesh  që  proniarët  të  përvetësonin  edhe  të  drejtën  e gjykimit  fillimisht  për çështjet  e  vogla, më  vonë  edhe  për  krimet  e  rënda,  duke  i  hequr pushtetit qendror një nga prerogativat kryesorë të ushtrimit të sovranitetit. Në shek. XIV, pronia i ishte afruar së tepërmi statusit të një zotërimi feudal të pavaruar. Ajo tanimë  mund  të  trashëgohej,  të  ndahej,  madje  dhe  të  shitej. Gjithnjë  e  më  rrallë  proniari përmbushte detyrimin kryesor ndaj shtetit, atë ushtarak, madje kjo shpjegon përse në ndonjë rast del se zotërues dhe administratorë të proniave të ishin edhe gra. Megjithatë, në fund të shek. XIV dhe gjatë gjithë shek. XV, në përputhje me intensifikimin e veprimtarive  ushtarake  si  pasojë  e  sulmeve  të  turqve  osmanë,  vihet  re  një  rigjallërim  i institucionit  të  tokave  ushtarake  (stratiotika  ktemata),  qoftë  në  formën  e  mirëfilltë  feudale (pronia),  por  sidomos  në  formën  e  vjetër  të  parcelave  të  vogla  ushtarake  të  periudhës  së perandorëve «  maqedonë  » (shek.  IX-XI). Shumë  nga  shqiptarët  e  emigruar  në  Greqi, në shek. XIV-XV, u  vendosën bashkë  me familjet e tyre në  zotërimet  e feudalëve bizantinë, të cilët u dhanë atyre në përdorim toka, vreshta e kullota kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak në mbroj tje të zotërimeve në fjalë.  Burimet e kohës i quajnë ata rëndom stratiotë (ushtarë). Institucioni  i  pronies  njohu një përhapje  të  madhe në  zonën e Shkodrës, ku  në shek.  XIV dëshmohet  një  numër  i  madh  proniarësh,  të  cilët  me  mirati m  të  Venedikut  administronin fonde të caktuara tokash nën juridiksionin e Shkodrës kundrejt detyrimit për t’i shërbyer me luftëtarë qeveritari t venecian të atij qyteti.  Nga ana tjetër, në zotërimet e saj të Peloponezit, të Eubesë e të Dalmacisë, Republika e Venedikut tërhoqi masa të tëra emigrantësh shqiptarë, të  cilëve  u  premtonte  ngastra  toke,  vreshta,  kullota  etj.,  kundrejt  angazhimit  të  tyre  në mbroj tje të kështjellave e zotërimeve veneciane nga sulmet e turqve osmanë.  Për më se një shekull,  këta  pronarë-luftëtarë  shqiptarë  (stratiotë),  qenë  shtylla  kurrizore  e  ushtrive  të Venedikut  sa në  zotërimet  e  tij  të  Shqipërisë,  ashtu dhe  në  ato  të  Greqisë  e  të  Dalmacisë. Reparte stratiotësh  shqi ptarë u përdorën nga  Venediku edhe në Itali,  në luftërat  me  shtetet rivale  të tij. Fama  e  stratiotëve shqiptarë, si  Mërkur  Bua, Manol Blesi  etj., i  kapërceu edhe kufijtë e Italisë e u përhap në Gjermani, Francë, Poloni, ku këta stratiotë ofruan shërbimet e tyre. Ndonëse  pronia  u  bë  dukuri  mbizotëruese  në  shek. XI-XIV, krahas  saj  vazhduan  të
Faqe - 220
 
ekzistojnë forma të tjera të pronës.  Kjo vlen në radhë të parë për bashtinën apo pronën më të  drejta  të  plota  e  të  pakushtëzuara, që  posedohej  mbi  bazën  e  titujve  të  pronës (titulus possessionis). Kishte  bashtina që i përkisnin përfaqësuesve të aristokracisë  dhe që si të tilla kishin  shtrirje  të  madhe  dhe  punoheshin  nga  bujqit.    Këto  njiheshin  në  Bizant  me  emrin « paraspor  ». Por  kishte  edhe  bashtina  të  vogl a, prona të bujqve,  që  punoheshin  nga vetë pronari.  Kategorisë së bashtinës i përkisnin edhe pronat e qytetarëve të Durrësit, Shkodrës, Drishtit etj., në rrethinat e qyteteve në fjalë. Në Durrës qytetarët zotëronin në pronë të plotë edhe  kullotat  në  malin  e  afërt  të Temalit. Ndarja, trashëgimia  apo  shitblerja  e bashti nave ishte një dukuri e zakonshme, që ndeshet herët në Durrës, Dibër, Devoll, Vageneti e gjetkë. Bashtina ishte e vetmja  kategori e  pronës që paraqitej lirisht në tregun  e tokës.  Shitblerja e saj pasqyrohej në ndryshime të shpejta e të thella të statusit shoqëror. Një shitje e shpejtuar e tokës apo edhe një përjashtim nga e drejta e trashëgimisë mund ta kthente sakaq një pronar në një bujk të varfër (paroikos), siç ndodhi  më 1223 me Tanushin, birin e Gjinit, nga Dibra, i cili u detyrua të punonte si bujk (poroikos) në tokat e të tjerëve, pasi e ëma dhe vëllezërit nuk i dhanë pjesën e tokës që i përkiste si trashëgim nga i ati. Afrimi  i  statusit  të pronës  së  kushtëzuar  (pronies)  me  atë  të  pronës  së  pakushtëzuar (bashtinës) pas shek. XIII, i dha vrull të papërmbajtur procesit të përqendrimit të tokave në pakduar, rrjedhimisht dhe rrënimit të pronarëve të vegjël.  Ky proces u shoqërua me rritjen e  të  drej tave  (imuniteteve)  dhe  të  atributeve  sovrane  të  pronarëve  të  veçantë  dhe  me fuqizimin e pozitës  së tyre ekonomike, juridike e politike si ndaj  masës së fshatarëve të vet, ashtu  edhe  ndaj  pushtetit  qendror. Kjo  është  koha  kur  mund  të  flitet  për  marrëdhënie feudale të zhvilluara në Shqipëri. Zotërimi  feudal  në  Shqipëri,  si  kudo  në  Bizant  apo  në  Perëndi m, përbëhej  nga  dy  pjesë kryesore: toka e fshatarëve-parikë e ndarë në ngastra (stases) dhe  toka e zotërisë që ishte në zotërim  të  drejtpërdrejtë  të  tij. Toka  e  fshatarit  përfaqësohej  nga  shtëpia  e  tij  (zjarri)  me anekset dhe me arën, vreshtin, kopshtin etj..  Zotërimi i fshatarit nuk ishte i përqendruar: ai ndahej në shumë ngastra të vogla, shpeshherë larg njëra-tjetrës. Pjesa tjetër e fondit të tokës në një zotëri m feudal ishte pronë e drejtpërdrejtë e fisnikut dhe si e tillë administrohej prej tij (paraspori). Kjo  pjesë  e  zotërimit  feudal  (ekonomia  demaniale)  erdhi  vazhdimisht  duke  u shtuar, paralelisht me  fuqizimin e aristokracisë.  Karakteristike është që, në një fazë të parë, ishin  ngastrat  e  fshatarëve  ato  që  realizonin  pjesën  kryesore  të  prodhimit  feudal. Por  në shek. XI pjesa e tokave në admi nistrim të drejtpërdrejtë të fisnikut i kaloi të parat si nga sasia, ashtu dhe nga prodhueshmëria.  Shtrirja  e madhe e tyre lejonte përdorimin e metodave e të teknikave  të  përparuara, siç  qe  qarkullimi  bujqësor  3-vjeçar,  si  dhe  shfrytëzimin  intensiv  i tokave nëpërmjet ujitjes, plehërimit etj.. Edhe  më  i  shpejtë  ishte  procesi  i  përqendrimit  të  tokave  në  duart  e  institucioneve  fetare, manastireve e peshkopatave.  Ndryshe nga ç’kishte ndodhur deri në shek. XII, kur sipërfaqet në zotërim të tyre ishin rritur si rezultat i dhurimeve të bëra nga ana e pushtetit qendror, tani, pas shek. XII, dhuruesit e mëdhenj të manastireve e të peshkopatave janë fisnikët e mëdhenj apo  të vegjël,  pa përjashtuar dhe kategorinë e njerëzve të thjeshtë  të fshatit e të qytetit. Në fillim  të  shek. XIV  manastiret  e  peshkopatat  kishin  arritur  të  grumbullonin  sasi  të  pamasa
Faqe - 221
 
fondesh tokësore. Një pjesë e  konsiderueshme e  viseve të Kosovës ishin atë kohë  pronë  e manastireve  të mëdha,  si  ai  i Hilandarit në  malin Athos, ai i  Deçanit  (në rrethin  e  Pejës), i Vranjës (Shkodër), i  Kryeëngjëllit (Prizren), i  Shën Gjergjit  (Shkup) etj.. Vetëm manastiri  i Deçanit  zotëronte  në  shek.  XIV  rreth  20  000  ha  tokë,  që  zinin  një  zonë  pak  a  shumë kompakte  në Rrafshin  e  Dukagjinit. Toka  i  dhurohej  manastirit bashkë  me  bujqit,  të cilët çliroheshin  nga  detyrimet  ndaj  feudalit. Këto  i  kalonin  manastirit  tërësisht,  në  formën  e detyrimeve në natyrë, në të holla e në punë angari. As  feudali, pronar  i  dikurshëm, as  njerëzit  e  tij  nuk  mund  të  shkelnin  në  atë  tokë  e  të mblidhnin  detyrimet. Në  aktdhurimin  e  dy  fshatrave  të  zonës  së  Dibrës  për  manastirin e Hilandarit, më 1426, Gjon Kastrioti deklaronte se fshatrat në fjalë do të ishin të lirë nga çdo lloj detyrimi që i kishin dhënë deri atëherë atij; këto të drejta ai ia kalonte të plota manastirit. Të ardhurat e manastireve ishin kryesisht në produkte bujqësore.  Por një pjesë, sigurisht më e vogël, vinin nga veprimtaria zejtare dhe nga aktivitete të tjera.  Kështu, manastiri i Prizrenit merrte  falas  nga  zona e Pultit  një sasi fshikëzash mëndafshi, verë  e  kripë, kurse  manastiri i Deçanit  përpos këtyre merrte edhe  një sasi  hekuri (50 nade). Manastiri i Prizrenit merrte 1 mijë hyperperë në vit nga doganat e Prizrenit. Të ardhura të mëdha manastiret nxirrnin nga panairet të organizuara në territorin e tyre.  Shpeshherë në panaire të tilla, si p.sh. në panairin e  Shën  Gjergjit  në  Shkup, ishte  e  ndaluar  të  tregtoheshin  produkte  të  tjera,  që  s’ishin  të manastirit në fjalë. Një  burim  i  qëndrueshëm  të  ardhurash  për  kishën  m betej,  në  fund,  taksa  për  kishën (kanonikon), e paguar në  natyrë e  në të  holla. Një  pjesë e mirë e  saj merrte rrugën për në Romë  e  Konstandinopojë. Dorëzimi  i  detyrimeve  (prebenda)  ishte  një  nga  shkaqet  e fërkimeve që lindnin herë pas here midis klerit vendas shqiptar, nga njëra anë, dhe Papatit të Romës e Patriarkatit të Konstandinopojës, nga ana tjetër. Në përpjekje për të gjetur mjete financiare plotësuese, veçanërisht në kohë luftërash, pushteti qendror  vendoste  tatime  të jashtëzakonshme  mbi  popullsinë. Kështu, në  vitet  e fundit  të shek. XII,  perandori  bizantin  vendosi  mbi  popullsinë  e  provincave  perëndimore  të perandorisë të ashtuquajturin alamanikon (taksa gjermane), për të përballuar nevojat e luftës me  perandorin  gjerman,  Henrikun  V  të  Sicilisë. Në  shek.  XV  Venediku  u  impononte banorëve  të  zotërimeve  të  tij  në  Shqipëri mbledhjen  e  herpashershme  të  detyrimeve  të jashtëzakonshme  (recollecta),  me  të  cilat  siguronte  paqen  me  komandantët  osmanë  të krahinave fqinje. E  gjithë  piramida  e  shoqërisë  feudale  mbështetej  në  shfrytëzimin  e  punës  së  bujqve (parikëve).  Kategori të tjera bujqish ishin edhe  « të  huajt  » e « të lirët » (ksenoi, eleutheroi). Këta  ishin  të  privuar  nga  toka  e  nga  çdo  lloj  prone,  pra  të  parregjistruar  nga  fisku  dhe vendoseshin në feud në cilësinë e punëtorit me  mëditje. Por me kohë edhe këta pajiseshin me  një copë tokë për  të cilën  paguanin detyrimet përkatëse, duke u shkrirë, kështu, dhe  ata në masën e parikëve.
Faqe - 222
 
Detyrim et feudale - Sistemi  i detyrim eve  feudale  që  rëndonin mbi fshatarin  nuk ishte i  njëjtë për të  gjitha viset shqiptare. Ai ndryshonte sipas konfiguracionit të terrenit, por edhe sipas sferave politike në të  cilat  përfshihej  kjo  apo  ajo  zonë. Edhe  raporti  midis  llojeve  të  ndryshme  të  rentës, në natyrë, në të holla e në angari, ndryshonte nga vendi në vend e nga koha në kohë.  Fuqizimi i fisnikëve kundrejt pushtetit qendror  bëri që nga shek. XIII, pjesa e  rentës në angari e në  të holla  të  rritej  në  krahasim  me  rentën  në  natyrë. Njëherësh  ndryshoi  edhe  raporti  midis rentës që shkonte në favor të shtetit dhe asaj në dobi të fisnikut, në fitim të këtij të fundit. Detyrimet  për  shtetin  përfshinin  detyrimin  mbi  tokën  (soku),  që  në  trevën  e  Shkodrës përbëhej nga pagimi i një dukati dhe të një modi grurë (afër 250 kg) në vit nga çdo ekonomi fshatare.  Krahas sokut paguhej dhe taksa « për tym » (zjarr, shtëpi) e barabartë me një dukat flori, e ashtuquajtura « e dhjeta e melit », taksa e obrokut, baras me 4 grosh argjendi në vit, që paguhej si kontribut  për mbajtjen e  ushtrisë dhe  të nëpunësve qeveritarë gjatë  qëndrimit në një  vend  të  caktuar  etj.. Një  vend  të  rëndësishëm zinte aerikoni,  që në  fillimet  e  tij kishte qenë thjesht një gjobë e parashikuar për  një numër shkeljesh e krimesh (vrasje,  përdhunim, gjetje  thesari). Me  kalimin  e  kohës  aerikoni  u  kthye  në  një  detyrim  të  përhershëm. Kontribute të tjera të bujkut për shtetin kishin të bënin me punë angari në ndërtime rrugësh, urash, kështjellash (kastroktisia) apo  në  transporte  të  ndryshme, me  taksa  të  veçanta  si  e dhjeta e derrave, taksa e verës, e vajit etj.. Nga ana e tij, fisniku merrte si rregull 1/10 e prodhimeve, por kjo nuk përjashtonte që duke shfrytëzuar pushtetin, ai të kërkonte sasi më të madhe.  Në rastet kur pronari jepte me qira ngastra nga paraspori i tij për bujq nevojtarë, ai kërkonte deri në 1/4 e 1/2 e prodhimit. Për raste  festash  fshatarët  ofronin  gjithashtu  dhurata  në  natyrë  (kaniske),  të  cilat  ishin  të detyruara dhe aspak me dëshirë, siç e thotë emri i tyre. E madhe ishte gama e punëve angari që bujqit kryenin gjatë vitit në pronat e fisnikut: nga lërimi i tokës, mbjelljet, korrjet, vjelje e vreshtave,  e  deri  te  transportimi  i  produkteve  nëpër  depo,  prerja  e  transporti  i  druve  të zjarrit, i kripës etj.. Në shek. XIV angaritë zinin një peshë të madhe të detyrimit të fshatarit. Në disa zona të Shqipërisë ato zinin deri në 2 ditë pune në javë në pronat e fisnikut apo në shërbime të ndryshme. Në shek. XII-XIV vertikalizimi feudal i shoqërisë shqiptare u thellua edhe më tepër. Lidhjet e varësisë ekonomike e juridike përfshinë sektorë gjithnjë e më të gjerë të popullsisë fshatare. Burimet  flasin  për  kthim  në  pronë  feudale  jo  vetëm  të  zonave  fushore, por  dhe  të  atyre kodrinore e madje malore. Në pronësi feudale po kalonin edhe bastionet e fundit të pronës së  bashkësisë, pyjet,  kullotat,  korijet,  peshkoret  etj.. Ky  proces  feudalizimi  mori  vrull sidomos  në  periudhën  e  dobësimit  të  Perandorisë  Bizantine, që  përkon  me  sundimin  e dinastisë së Perandorisë Paleologe (shek. XIII-XV). Atë kohë edhe prona e përkohshme dhe e kushtëzuar (pronia) përmbylli evolucionin e saj të kthimit në një pronë të vërtetë feudale të përhershme, të  trashëgueshme  e  të  pakushtëzuar. Shitblerja  e  lirë  e  tokave  e  favorizoi  së tepërmi përqendrimin e tokës në duar të një numri të kufizuar pronarësh.
Faqe - 223
 
Por masën dërrmuese njerëzore, mbi të cilën ngrihej pushteti i fisnikut, e përbënin pa dyshim bujqit,  që  banonin  dhe  punonin  në  zotërimet  e  tij. Tashmë  lidhjet  feudale  të  varësisë  po ktheheshin  në  një  karakteristikë  themelore  të  marrëdhënieve  të  tyre  me  «  të  fuqishmit  ». Burimet historike  i  përmendin  shpesh herë  bujqit  me  termat  servi, villani  apo  paroikoi, që dëftejnë bujkrobin e mirëfilltë. Të njëjtat burime japin të dhëna të mjaftueshme, që tregojnë se  në  zona  të  gjera  të  Shqipërisë  popullsia  e  fshatit  kishte  rënë  realisht  në  statusin  e bujkrobërisë. Një udhëtar anonim tregon, në  vitin  1308,  se  fshatarët  në krahinat  kryesisht malore të  Këlcyrës,  Tomorricës,  Stefaniakës,  Kunavisë, Pultit  e  Dibrës,  punonin  tokat dhe vreshtat e fisnikëve të veçantë, u dorëzonin atyre detyrime të caktuara dhe kryenin shërbime të tjera shtëpiake për ta.  Historiani bizantin Kantakuzeni, nga ana e tij, dëshmon se fuqia e krerëve  të  këtyre  krahinave  mbështetej  së  tepërmi  në  bagëtitë  e  imta  e  të  trasha  që  ata zotëronin në kope të panumërta. Ky  përqendrim  i  pasurisë  në  pak  duar,  kishte  pa  dyshim  anën  tjetër  të  shpronësimit  e  të varfërimit të masës së bujqve.

6.  QYTETET E SHQIPËRISË
Zhvillim i urbanistik dhe popullsia - Qytetet qenë ato që pësuan më shumë gjatë periudhës kalimtare të kapërcimit nga lashtësia në mesjetë.  Si  rezultat i shthurjes së plotë të sistemeve të vjetra të qeverisjes, të ekonomisë, të  komunikimit  qytetet shqiptare  shënuan  një dobësim  e tkurrje në funksionet e tyre. Nga ana e tyre, sulmet « barbare » që u përsëritën rregullisht në shek. V-VII, i dhanë dhe ato një goditje  të  pandreqshme  pjesës  më  të  madhe  të  qyteteve  të  Ilirikut  Perëndimor. Nishi, Doklea, Skampa, Amantia, Onkezmi, Euroia  nuk i  mbijetuan dot kësaj periudhe  të trazuar. Qytete  të  tjera,  si  Apolonia,  Butrinti,  Adrianopoli,  Bylisi (Glavinica)  humbën  shkëlqimin e dikurshëm dhe mbijetuan vetëm si qendra të thj eshta peshkopale e ushtarako-administrative. Në fakt, edhe burimet e kohës i emërtojnë pjesën më të madhe të qyteteve të hershme, jo më si  qytete  (polis), por  si  kështjella  (kastellia, polismata), duke  nënvizuar  me  këtë  rënien  e funksionit  ekonomik  e  shoqëror  të  tyre. Shkodra, Lezha, Ulqini,  Liknidi (Ohri)  arritën  të mbeten  qendra  të  banuara,  ndonëse  dhe  ato  u  goditën  rëndë.    Në  mjaft  raste,  qytetet  e dikurshme u shpërngulën në lartësitë e afërta, ku popullsia ndihej më e sigurt brenda mureve të rindërtuara ose të ndërtuara rishtas.  I tillë qe rasti i Krujës, i Kaninës, i Petrelës.  Edhe në Lezhë, qendra e gravitetit u zhvendos nga qyteti i poshtëm i zhvilluar rreth portit (Lissus), në pikën e afërt mbizotëruese, ku ndodhej kështjella e vjetër. Një  rast  të përveçëm  përbën  qyteti i  Durrësit, i  cili  edhe në  shekujt e mesjetës  së  hershme vazhdoi  të  jetë  « metropoli  i  Ilirikut » (Niqi for  Brieni). Qyteti-port,  pikënisje  e  rrugës Egnatia, ishte nyja kryesore  që lidhte Perandorinë Bizantine me zotërimet e saj në Itali dhe, në përgjithësi, me Perëndimin. Në  shek. V perandor Anastasi I, me origjinë nga ky qytet, e qarkoi atë  me mure  solide që u qëndruan  të gjitha kohërave. Rëndësi e veçantë iu  kushtua
Faqe - 224
 
fortifikimit  të  Durrësit  nga  krahu  i  veriut  (Kepi  i  Pallës),  ku  një  istëm  me  gjerësi  7  km  e bashkonte  qytetin  me  pjesën  tjetër  të  kontinentit. Në  këtë  krah,  ku  priteshin  goditjet kryesore kundër qytetit, gjendej e ashtuquajtuara « Porta e Kalorësit », e përmendur më 1246 dhe  që  e  mori  emrin  nga statuja e  bronztë  e kalorësit,  e vendosur  s’dihet kur  mbi traun e portës. Po  në  këtë  krah  ngrihej  një  kullë  e  fuqishme,  e  restauruar  më  1225  nga  despoti Teodor Engjëlli i Artës.  Rreth vitit 1280 anzhuinët ndërtuan në mbrojtje të portit një kullë të re në  krahun  jugor, buzë  deti t,  që  u  lidh  me  kështjellën bizantine  me  anë  të një  muri. Në këtë  anë  të  kështjellës ekzistonte  qysh  në  shek. XI  një  lagje  e  banuar  prej  tregtarësh  nga Venediku  dhe  Amalfi.    Në  pjesën  më  të  lartë  të  qytetit  ndodhej  fortesa  (castrum, praetorium), ku qëndronte garnizoni i qytetit. Në shek. XIII edhe qendra të tjera shqiptare, si Drishti, Deja, Shasi, Prizreni, Lezha,  Kruja, Berati,  Kanina  etj., bënë  një  hap  të  rëndësishëm  drejt  kthimi t  të  tyre  nga  kështjella  me fizionomi  kryesisht  ushtarake,  në  qendra  urbane  të  zhvilluara. Në pamundësi  për  t’u zhvilluar  brenda  rrethit  të  mureve  të trashëguara  nga  e  kaluara, qytetet  në fjalë  u  shtrinë jashtë tyre. U formuan kështu lagjet e jashtme (proastion, suburbium), të cilat shumë shpejt u  kthyen  në  qendra  të  jetës  ekonomike  të  qytetit. Këtu  zhvilloheshin  tregjet  dhe  ishin përqendruar dyqanet e punishtet. Në mjaft raste, si p.sh. në Berat, këto lagje u rrethuan edhe ato me  mure për t’u  mbrojtur në  rast rreziku.   Për  të siguruar  furnizimin  me  ujë  të  qytetit, përveç  burimeve  natyrore,  shfrytëzoheshin  ujërat  e  mbledhura  në  cisterna  të  posaçme  të hapura në vendin më të sigurt të qytetit.  Në raste të veçanta, si p.sh. gjatë rrethimit të gjatë të  Beratit  nga  anzhuinët, më 1280-1281, shfrytëzohej  edhe uji  i lumit, me  të cilin  kështjella lidhej me sisteme të fshehta e të mbrojtura vendkalimesh. Duke filluar nga shek. XIII, qendra të reja, me drejtim kryesisht tregtar e doganor, lindën në grykëderdhjet  e  disa  prej  lumenjve  kryesorë  të  Shqipërisë. Të  tilla  qendra  ishin:  Shirgji (Bunë), Shufadaja (Mat), Bregu (Shkumbin), Pirgu (Seman), Spinarica (Vjosë) etj.. Zakonisht qytetet kishin nën jurisdiksionin e tyre edhe një territor pak a shumë të shtrirë, që përfshinte  fshatra,  toka  buke,  vreshta,  ullishte, pyje,  kullota  si  dhe  kripore  apo  peshkore. Kështu, më  1274, në  juridiksionin  e  Vlorës  ishin  dy  distrikte  (arkondi)  me  një  numër fshatrash  (casalia). Në vitin  1343  rreth 17 fshatra  përreth  Krujës, mes të  cilëve Zalli, Shën Vlashi, Vilëza, Çerkeza, Kallmeti, i shin  pronë e  banorëve të qytetit dhe figuronin si pjesë e territorit  të  tij. Situatë  e  ngjashme  dëshmohet  edhe  në  Shkodër  e  në  Durrës. Për shfrytëzimin e  pronave e të  pasurive  në territoret  përreth, banorët e qyteteve punonin vetë ose  pajtonin  vendas  me  pagesë  (villici,  villani). Kufijtë  e  juridiksionit  ishin  të  përcaktuara historikisht  dhe  çdo  përpjekje  për ndryshimin  e  tyre bëhej  shkak për konflikte, shpeshherë edhe të armatosura, me qytetin fqinjë. Probleme të tilla juridiksioni pati qyteti i Ulqinit  meatë të Shasit (Suatium), Shkodra me Sardën (Shurdhahun). Grindja për disa fshatra, që dikur kishin qenë  nën  juridiksionin  e  Drishtit, u  bë shkak për marrëdhënie të acaruara midis  tij  e Shkodrës, që më 1399 degjeneruan në një përplasje të armatosur. Në gjysmën e parë të shek. XIV, popullsia e qyteteve u rrit mjaft. Durrësi llogaritej të kishte atëherë  rreth 25 mijë  banorë. Qyteti  u bë  një qendër që thithte  vazhdimisht banorë të rinj
Faqe - 225
 
nga  zonat  fshatare. Durrësi  dhe  Shkodra  në  shek. XIV  njohën  një  dyndje  të  madhe banorësh të rinj të ardhur nga fshatrat përreth. Në shek. XV, një pjesë e mirë e popullsisë së Pargës përbëhej nga të ardhur prej fshatrave fqinje Aja e Rapëzi.  Në mjaft raste, autoritetet e mirëprisnin  këtë  imigracion  të  brendshëm. Përveçse  sillnin  gjak  e  fuqi  të  reja,  të porsaardhurit paraqitnin edhe leverdi të tjera; në shumë raste, si në Durrës, bujqit e vendosur në  qytet  detyroheshin të derdhnin një  shumë  të caktuar parash  ose  ta  shlyenin  këtë  shumë me  punë  angari  në  tokat  e  komunës. Por  krahas  masave  fshatare,  popullsisë  së  qyteteve  i shtoheshin  edhe  fisni kë  të  rrethinave  që  për  një  arsye  apo  tjetrën  vendosnin  të shpërnguleshin  përfundimisht  ose  ta  kalonin  aty  një  pjesë  të  mirë  të  kohës  për  të  ndjekur interesat e tyre ekonomikë, ose për të shijuar kënaqësitë që jepte jeta qytetare (pro factis suis vel pro placere). Shumë prej tyre kishin prona, magazina dhe kishin bl erë edhe shtëpi të tyre në qytet. Në shek. XIV urbanizimi i  zotërve  të tokës u bë  një dukuri  normale. Me kohë, këta  përfaqësues  të  aristokracisë  së  tokës  u  integruan  në  jetën  e  qytetit,  morën  në  dorë veprimtari  të  ndryshme  ekonomike,  fituan  statusin  e  «  qytetarit  »  (civis)  dhe  shpeshherë  u përfshinë në organet drejtuese bashkiake. Nëse  rryma  e  banorëve  të  ardhur  prej  fshatit  jepte  ndihmesë  në  rritjen  e  popullsisë  së qyteteve, faktorë të tjerë  shkaktonin  bjerrjen  e saj.   Këtu  vijnë  në vështrim  të  parë  luftërat dhe pasojat e tyre shkatërrimtare.  Rrethanat e shekujve të parë të mesjetës, kur mjaft qytete u  rrënuan  për  të  mos  u  rimëkëmbur  më,  u  përsëritën  herë  pas  here  edhe  në  mesjetën  e mesme  dhe  në  atë  të  vonë,  duke  çuar  drejt  rrënimit  dhe  zhdukjes  së  plotë  qytete  të  tëra. Kështu,  nga  sulmet  e  tartarëve, në  vitin  1242,  e  pësoi  keq  qyteti  i  Shasit  (Suatium ),  i  cili paskëtaj  mbulohet  nga  heshtja. Në  vitin  1356,  si  rrjedhim  i  sulmeve  të  serbëve,  qyteti  i Drishtit dhe ai i Ballecit përshkruhen si « tërësisht të rrënuara » (totaliter dissipatum).  Po atë vit një ushtri  serbe sul moi Beratin, duke  djegur e shkatërruar me  themel lagjet e  jashtme  të qytetit. Duke filluar nga çereku  i fundit të  shek.  XIV,  shumë nga qytetet  shqiptare u bënë pre e inkursioneve osmane, me pasoja të rënda për to. Përballë  sulmeve  të ushtrive  të huaja,  forcimi i  sistemit të m brojtjes përbënte  një shqetësim kryesor  të  autoriteteve  dhe  të popullsisë  së  qyteteve. Meremetimi  i  mureve  dhe  i  kullave mbroj tëse përbënte në  këtë  kupti m një veprimtari të rëndomtë. Ndërkohë, në  momente të jashtëzakonshme rreziku,  siç  qe ai që  u  shfaq  nga  dhjetëvjeçarët  e  fundit  të  shek. XIV  me inkursionet osmane, u  ndërmorën masa të pashembullta mbrojtëse. Kështu, për të penguar inkursionet  osmane  drejt  Butrintit,  pak  kilometra  në  veri  të  tij, u  ngrit  një  mur, i  quaj turi Heksamil,  sipas  shembullit  të  murit  që, po  për  të  njëjtën  qëllim,  ishte  ngritur  në  istmin  e Korintit. Për të shmangur goditjet e ushtrive osmane në vitet e para të shek. XV, në Durrës u konceptua një projekt madhështor, që parashikonte hapjen e një kanali në krahun lindor të qytetit dhe kthimin e tij  në një ishull.  Rrallimi i popullsisë së qyteteve për shkak të luftërave dhe  epidemive  të  ndryshme  i  detyronte  autoritetet  e  ndonjë  qyteti  të  urdhëronin ripërkufizimin  e  zonës  urbane,  duke  ngritur  mure  të  reja  rrethuese  brenda  peri metrit  të mureve të dikurshme. Përpos  luftërave,  dukuri  të  tjera  të  zakonshme  për  kohën,  si  zia  e  bukës,  epidemitë  dhe fatkeqësitë natyrore, ndikonin në uljen e numrit të banorëve të qyteteve. Epidemitë, si ajo e
Faqe - 226
 
murtajës, bënin kërdinë posaçërisht në qytete, ku kishte  një dendësi të madhe popullsie dhe kushte  të  papërshtatshme  sanitare. Qyteti  i  Durrësit  përjetoi  epidemi  vdekjeprurëse  më 1362, 1401 e 1481. Murtaja e vitit 1481 goditi rëndë edhe Vlorën, e cila, siç thonë burimet, u braktis krej tësisht nga banorët që kërkuan shpëtim në fshatrat përreth.  Murtaja e vitit 1348, e ashtuquajtura vdekja e zezë, që u përhap në të gjithë Evropën, shkaktoi viktima të shumta edhe  në  Shqipëri. Përveç  murtajës,  edhe  epidemi  të  tjera, si  kolera  e  malarja, mbillnin vdekjen në qytetet shqiptare. Pasoja  të  rënda  për  qytetin  kishin fatkeqësitë e ndyshme natyrore. Përmbytjet,  zjarret dhe tërmetet goditnin herë pas here, duke shkaktuar pasoja të rënda e duke ndryshuar deri edhe fizionominë  e  tyre. Tërmeti  i  viti t  1269  e  shkatërroi  thuajse  krejtësisht  qytetin  e  Durrësit dhe, me atë rast, një pjesë e mirë e banorëve që mbijetuan gjetën strehë në qytete fqinjë, si në Berat, ose emigruan në Itali.  Një tërmet shkatërrues goditi, më 1356, edhe qytetin e Beratit, kurse më 1452 ishin rrufetë ato që dogjën e shkretuan qytetin e Dejës. Për të shmangur rrezikun e rënies së zjarreve e të epidemive, autoritetet bashkiake në qytete, si  Durrësi, Shkodra, Tivari  etj., nxirrnin  urdhëresa  që  di siplinonin  ndërtimin  e  shtëpive, hedhjen e plehrave në vende të caktuara dhe derdhjen e ujërave të zeza në kanale e gropa të posaçme. Problemet  e  higjienës  qytetare  gjeni n pasqyrim  edhe  në  Statutet  e  qyteteve,  siç provojnë  Statutet e  qytetit  të  Shkodrës. Megjithatë  kushtet  e  jetesës,  veçanërisht  në  lagjet popullore mbeteshin shumë të rënda dhe shtëpitë e ulta me dërrasë e kashtë të ngjitura njëra pas tjetrës, rrugët e ngushta e të errëta, që ktheheshin në depozita plehrash e ujërash të zeza, bëheshin vatra zjarri e epidemish vdekjeprurëse. Problemi i sigurisë ishte gjithashtu një shqetësim i vazhdueshëm dhe që nuk lidhej vetëm me situatat  e  jashtëzakonshme  të  konflikteve  të  jashtme. Rastet  e  sulmeve  dhe  të  plaçkitjeve ndaj  qytetarëve dhe pronës  së tyre ishin të  shpeshta,  veçanërisht  në orët e vona. Statutet  e Shkodrës  i  detyronin  qytetarët  që  lëviznin  natën  të  mbanin  pishtarë  të  ndezur,  për  t’u identifikuar  nga  rojet e qytetit. Nëse  ndokush  kapej  duke lëvizur pa pishtar « pas rënies  së kambanës  së tretë  », atij  i viheshin  në  ngarkim vjedhjet  që rastësi sht ndodhnin  atë natë  në qytet. Edhe më e  rrezikshme  ishte dalja  jashtë  qytetit. Punëtorët e  kriporeve të Durrësit  shkonin në punë të armatosur me shkopinj, çekiçë e shpata nga frika e plaçkitësve (1436). Banorët  e  qyteteve,  që  kishin  statusin  e  qytetarit  (civis),  ndaheshin  në fisnikë (nobiles)  e popullorë (popolares). Fisnikët  përfshinin sipërmarrësit  e  mëdhenj, pronarët  e  anijeve, tregtarët,  nëpunësit  e  lartë  komunalë,  si  dhe  pronarët  e  mëdhenj  të  tokave  që  jetonin  në qytet. Zakonisht shtëpitë e tyre ndodheshin në pjesën më të lartë e më të mbrojtur të qytetit (castrum), që izolohej nga pjesa tjetër me mure dytësore. Në aktet mesjetare përfaqësuesit e fisnikërisë  qytetare  dallohen  nga  titulli « zot  » (kyr,  ser)  që  shoqëron  emrin  e  tyre. Në shtresën  e  popullorëve  përfshiheshin  zejtarët  e  tregtarët  e  zakonshëm, çirakët, kallfët, marinarët,  punëtorët  e  krahut  në  përgjithësi. Në  qytete  kishte  edhe  një  masë  të  madhe banorësh, kryesisht të  ardhurit  rishtas  nga  fshatrat, që ende  nuk e kishin  fituar të drejtën e
Faqe - 227
 
qytetarisë. Këta  ishin  të  përjashtuar  nga  një  sërë  të  drejtash dhe  nga  pjesëmarrja  në  jetën politike e shoqërore të qytetit. Banorët  e  qyteteve  kishin  një  sërë  detyrimesh  ndaj  kryezotit  ose  komunës. Si  dëshmi  të njohjes  së  sovrani tetit  mbi  tokën,  ata  u  paguanin  atyre  një  shumë  të  prerë  për  sokun  e obrokun apo siç quhej ndryshe akrostiku. Detyrime të tjera paguheshin për masat e peshat, për  tregun,  për  therrjen  e  bagëtisë,  për  peshkimin,  për  mirëmbajtjen  e  mureve  të  qytetit (maldenar). Në  raste  të  veçanta,  qytetarët  detyroheshin  të  kryenin  edhe  shërbim  roje  në muret e qyteti t ose të merrnin pjesë në punime mbrojtëse. Dallimet ekonomike dhe pakënaqësitë shoqërore, marrëdhëniet shpeshherë problematike me rrethinën bujqësore dhe me aristokracinë e saj,  ndërhyrjet e ndikimet e huaja, ishin disa nga faktorët që ushqenin konfliktualitetin në qytetet shqiptare në mesjetë.  Shprehja më e lartë e tyre ishin revoltat popullore,  si  ato  të kapërcimit të  shek.  XIV-XV në  Shkodër  e në  Drisht, revolta  që  bashkuan  masa  të  gjera  të  qytetit  e  të  fshatit  kundër  «  kryezotit  »  të  huaj  dhe fisnikëve  vendas  të  lidhur  me  të. Por  edhe  kur  shumë  nga  qytetet  ranë  nën  sundimin  e fisnikëve vendas, në gjysmën e dytë të shek. XIV, konfliktet me ta nuk munguan. Me të tilla u  shoqërua  hyrja  e  Balshajve  në  Shkodër,  në  Tivar  apo  në  Vlorë,  sundimi  i  Topiajve  në Durrës  apo  i  Dukagjinëve  në  Lezhë. Konfliktet  në  fjalë  ishin  shprehje  e  një  dukurie  të përgjithshme  për  Ballkanin  e  mbarë  Evropën  feudale. Qytetet  detyroheshin  t’u  paguanin kryezotërve ose fisnikëve një shumë të caktuar (akrostik, census, dacium, tributum).  Në vitin 1363,  Durrësi u detyrua të rrisë doganat  e portit,  për të  siguruar tributin për  fisnikët  fqinjë. Komuna e Tivarit duhej t’i paguante Balshës 2 000 dukate në vit. Pavarësisht  nga  lidhjet  e  ngushta  dhe  nga  fakti  që  marrëdhëniet  qytet-fshat  rregulloheshin nga tradita, doket e deri te normat statutore, nuk mungojnë rastet e konflikteve të ashpra deri të përgjakshme mes banorëve të qytetit dhe të fshatit.  Domethënës për shkallën e armiqësisë që ndizej herë pas here është rasti i vitit 1438, kur qytetarët e egërsuar të Tivarit sulmuan një fshat në rrethin e Ulqinit, duke djegur shtëpi e duke vrarë e masakruar banorë. Krahas  qytetarëve  me  të  drejta  të  plota  (cives), që  merrnin  pjesë  pa  kufizim  në  jetën ekonomike, shoqërore e politike  të qytetit, në  qytetet  tona përmenden shpesh edhe banorët me  qëndrim  e  status  të  përkohshëm  (habitantes,  morantes), të  cilët  jo  rrallë  herë  ishin artizanë, tregtarë  e  sipërmarrës  të  huaj. Në shek. XI  në  Durrës  dëshmohen dy  koloni  me qytetarë nga Venediku e nga Amalfi, që kishin lagjet si dhe kishat e tyre, përkatësisht kishën e Shën  Andresë  dhe  kishën  e  Shën  Mërisë  së  amalfitanëve. Venecianët  e  Durrësit,  sipas kronistit italian Malaterra, ishin « nga familje fisnike » (de nobili genere). Ashtu si venecianët në Durrës, edhe raguzanët kishin në Shkodër, në Tivar e në Vlorë kolonitë e tyre tregtare me lagje e kisha të veçanta. Në Durrës, në vitin 1401, dëshmohen edhe disa banorë hebrenj, të varfër e të paktë në numër. Ata merreshin kryesisht me tregtinë e vogël, dhe, siç del, ishin të detyruar të paguanin një taksë shtesë. Një prani e vogël hebrenjsh dëshmohet edhe në Vlorë, në fund të shek. XIV. Të  huajt  nuk  kishin  të  drejtë  të  zgjidhnin  e  të  zgjidheshin  në  organet  bashkiake, porse
Faqe - 228
 
gëzonin mbrojtje të veçantë për jetën e pasurinë e tyre. Venediku e Raguza kishin konsujt e tyre  në  qytete, si  Durrësi, Vlora, Spinarica,  që  mbronin  interesat  e  qytetarëve  të  tyre. Ndonëse  midis  masës së  qytetarëve  dhe  këtyre  banorëve  të huaj të  qytetit lindnin  herë pas here  keqkuptime,  këto  nuk  dëshm ohet  të  jenë  shndërruar  ndonjëherë  në  pogrome  e raprezalje  kundër  tyre. Marrëveshje  të  rregullta dypalëshe  garantonin  jetën  e  pasuri në  e qytetarëve  venecianë  apo  raguzanë  në  Durrës  ose  në  Vlorë. Megjithatë,  ndodhte  që  në kohën  e  krizave  politike  midis  qyteteve  shqiptare  dhe  shteteve  të  Venedikut,  Raguzës, Napolit  etj.,  tregtarët  e  sipërmarrësit  e  ndryshëm  me  origjinë  nga  këto  shtete,  të  bëheshin objekt  i  armiqësisë  dhe  i  sulmeve  të  popullsisë  vendase. Në  raste  të  tilla,  Republika  e Venedikut ose ajo e Raguzës, kanë hyrë në traktativa të gjata me perandorin bizantin apo me princërit e zotërit shqiptarë, për të siguruar dëmshpërblime për qytetarët e vet. Në  qytetet  e  zhvilluara  të  bregdetit,  veçanërisht  në  Durrës,  kishte  një  rreth  tregtarësh  e
sipërmarrësish vendas të lidhur ngushtësisht me interesa ekonomikë me Raguzën e sidomos me  Venedikun. Ata  eksportonin  dhe  importonin  prej  andej  mall ra  të  ndryshme  dhe shpeshherë kishin aty magazina, dyqane, madje dhe shtëpi të tyre.  Sipas burimeve të kohës, për  shkak  të  interesave  ekonomikë,  por  edhe  të  një  formi mi  kulturor  kozmopolit,  kjo kategori njerëzish në marrëdhëniet e përditshme shpeshherë « hiqej sikur të ishte me origjinë veneciane » (pro Venetis expediantur). Kjo shtresë kishte mbështetjen e Venedikut.  Në fakt, në momentin e kalimit të Durrësit në duart e Venedikut, më 1392, u duk qartë roli vendim tar i këtij krahu « filo-venecian », ku bënte pjesë edhe kryepeshkopi durrsak Dhimitër Nesha, si dhe ndonjë feudal i fuqishëm i rrethinave. Institucionet qeverisëse në qytetet shqiptare Në  pikëpamje  të  strukturës  shoqërore  e  të  organizimit  politik,  në  Shqipërinë  mesjetare ndesheshin  dy  lloje  qytetesh:  qytetet  e  llojit  italo-dalmatin  dhe  ato  të  tipit  bizantin.   Q ë  të dyja këto gëzonin një traditë të gjatë vetëqeverisëse, bartëse e së cilës ishin fillimisht një grup
familjesh, që shquheshin për pasuri, prona e pushtet. Të tilla qenë në Durrës gjatë shek. X-XIII familjet Krisili e  Kabasilla (Kabashi), pinjollë të të cilave shfaqen  herë  pas  here  si  «  të parë » të vendit (proteuon) dhe si mbajtës titujsh e dinjitetesh të larta bizantine, përfshirë ato të  arkondit  e  të  patricit. Fuqia  ekonomike  e  këtyre  familjeve  mbështetej  në  ndërtesat, dyqanet,  depot  e  në  anijet  që  ato  zotëronin  në  qytet,  e  sidomos  në  sipërfaqet  e  mëdha  të tokave që kishin sa në rrethet e Durrësit, aq edhe në Lezhë, Mat, Myzeqe e deri në Dibrën e në Kolonjën e largët.  Në Vlorë e në krahinën e saj, prej shek. XI e deri vonë në shek. XVII, familja Frëngu është vazhdimisht protagoniste në qeverisjen dhe në ngjarjet që lidhen me atë zonë. Gjatë  gjithë  periudhës  së  sundimit  bizantin  apo  të  sundimeve  të  tjera  të  huaja,  të  drejtat sovrane  mbi  qytetet  i  përkisnin  kryezotit,  që  sipas  rastit  mund të i shte  perandori  bizantin, mbreti  serb, mbreti  i  Napolit  apo  Republika  e  Venedikut. Këta  e  ushtronin  sovranitetin nëpërmjet zyrtarëve të caktuar enkas prej tyre dhe që ishin njëherësh komandantë të ushtrisë dhe  gjykatës. Në  viti n  1166  në  Krujë  funksione  të  tilla  kryeshin  nga  një  prior, kurse  në Durrës nga një proteuon (të dyja fjalët, njëra latine e tjetra bizantine, përkthehen « i pari  »).
Faqe - 229
 
Në  shek. XIII  Ulqini dhe Tivari  kishin në  krye një  kont. Në  periudhën e fundit bizantine dhe  gjatë sundimit serb të  Stefan Dushanit (1332-1355)  mjaft qytete kishin në krye sebastin ose  qefalinë,  që  u  korrespondojnë  ofiqeve  napolitane  e  veneciane  të  kontit  e  të  kapitenit (shek.  XIII-XIV). Në  kohën  e  sundimit  të  despotëve  serbë  Llazareviçë  (1421-1443),  në Drisht,  në  Tivar  e  në  Novobërdë  kryezoti  përfaqësohej  nga  vojvoda. Funksioni  i  tij, kryekëput  ushtarak,  flet  për  një  kufizi m  të  të  drejtave  tradicionale  vetëqeverisëse  të  këtyre qyteteve. Me shembjen e Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit (1355), mjaft nga qytetet ranë në dorë të  krerëve  feudalë  shqiptarë:  Balsha  (Shkodra,  Drishti,  Tivari,  Vlora),  Zaharia  (Deja), Dukagjini  (Lezha), Topia  (Durrësi, Kruja),  Gropa  (Ohri,  Dibra), Muzaka  (Berati,  Kosturi ), Zenebishi (Gjirokastra,  Parga),  Shpata (Arta) etj..   Në ndonjë  qytet,  si  në Dri sht, në Shas  e diçka më përpara në Prizren, pushteti laik ushtrohej në mënyrë të pazakontë nga peshkopi i qytetit.  Shenja për një përfshirje të klerit në qeverisjen e qytetit ekzistojnë edhe në Tivar, ku
më 1372 përmendet « burgu i kryepeshkopit ». Venediku solli një nomenklaturë të re në qeverisjen e qyteteve shqiptare pas vitit 1392, kur ai u bë zot i tyre. Në Durrës u vu të qeveriste bail-kapiteni, në Shkodër kont-kapiteni, kurse në Tivar  e  në  Drisht  qeveritari  venecian  quhej  podesta. Në  Lezhë  pushteti  venecian përfaqësohej nga kështjellari (castellanus) i qytetit. Gjithsesi, edhe  në kohën e sundimeve  të  huaja, posti  i qeveritarit u besohej në  ndonjë  rast edhe vendasve. Kështu, më  1251  konti i  Drishtit  ishte  një fisnik  vendas;  po  përfaqësues  i parisë  lokale  ishte më  1266  edhe kapiteni  i  Durrësit,  Andre  Vrana,  që  ishte caktuar  në atë post nga kryezoti i radhës, mbreti Manfred Hohenshtaufen i Sicilisë. Përgjithësisht,  sundimtarët  e huaj përpiqeshin të fitoni n simpatitë e parisë dhe të popullsisë së qyteteve, duke u përpjekur të harmonizonin interesat e veta me interesat dhe ndjeshmëritë e vendasve. Megjithatë, që një harmonizim i till ë ishte i pamundur, këtë e tregojnë ankesat e vazhdueshme  të  përfaqësive  qytetare  ndaj  shkeljeve  dhe  abuzimeve  që  qeveritarët  e  huaj bënin  gjatë  ushtrimit të  mandatit  të  tyre. Kështu, në  shek.  XV,  banorët e  Tivarit  ishin aq shumë të zemëruar nga përvetësimet e paligjshme, nga detyrimet e  angaritë arbitrare si dhe në  përgjithësi  nga  sjelljet  e  vrazhda  të  podestasë  venecian Xhakomo  Delfin, saqë  e  kishin bërë zakon ta quanin atë me emrin « Neron ». Një  nga  lëshimet  themelore,  që  kryezotët  e  ndryshëm  u  detyruan  t’u  bënin  qyteteve shqiptare,  ishte  njohja  deri  në  një farë shkalle  e  kuadrit juridik e institucional,  që  përbënte thelbin  e  autonomisë  tradicionale  të  tyre. Në  çastin  e  vënies  në  zotërim  të  Durrësit, përkatësisht në 1272 e 1392, Karli I Anzhu dhe Republika e Venedikut nxituan të deklaronin qëllimin e tyre për  të respektuar pronat, privilegjet si dhe statutet e « doket e mira » (bonos usus)  të  durrsakëve. Një  pjesë  e  të  ardhurave,  që  merreshin  nga  doganat  komunale (në Shkodër dogana e peshkut, në  Drisht  ajo e mi shit dhe  e  barit), edhe  paskëtaj  vazhduan  të shkonin  në  dobi  të  bashkisë. Mbi  të  gjitha,  u  ruajtën  deri  diku  institucionet  tradicionale vendase,  që  vazhduan  të  funksiononin  krahas  pushtetit  të  kryezotit  të  përfaqësuar  nga
Faqe - 230
 
qeveritarët e tij.   Në Durrës, Vlorë  e gjetkë dëshmohet mbijetesa e  bashkësisë së qytetarëve (universitas,  communitas),  që ishte forma më e gjerë  e  organizimit  qytetar.  Ishin pikërisht banorët  e  qytetit  me  status  të  qytetarit,  që  në  një  ditë  të  caktuar  të  vitit  mblidheshin  dhe zgjidhnin  nëpunësit  komunalë. Në  Shkodër  mbledhja  e  qytetarëve  bëhej  ditën  e  Shën Markut, më 25  prill. Atë ditë kambanat e  Shën Stefanit ftonin popull in të grumbullohej në sheshin para katedrales, ku në praninë e peshkopit dhe të parisë së qytetit bëhej përzgjedhja e gjyqtarëve (tre), e këshilltarëve (tetë) dhe e financierëve (dy) të komunës.  Mandati i tyre ishte për  një vit. Gjykatësi t, këshilltarët, financierët bashkë me  më të  shquarit e qytetarëve (boni homines) ishin anëtarët e një asambleje më të ngushtë, Këshillit komunal.  Ky mblidhej nën drejtimin e gjykatësit të parë, që në Durrës e në Vlorë quhej me emrin bizantin prokathemen, dhe  trajtonte  çështje  që  kishin  të  bënin  me  besnikërinë  dhe  me  integri tetin  moral  të qytetarëve  e  të nëpunësve komunalë. Veç kësaj, Këshilli  komunal kishte detyrë  të zgjidhte një  radhë  tjetër  nëpunësish, mes  të  cilëve  noterët  dhe  sekretarët  e  gjyqit  (cancellarius). Noterët  në  mjaft  raste  parapëlqeheshin  me  kombësi  të  huaj,  për  të  shtuar  shkallën  e besueshmërisë  së  tyre. Për  këtë  qëllim,  noterët  rekrutoheshin  jo  rrallë  edhe  nga  radhët  e klerit. Në  Durrës  dualizmi  kulturor-fetar  pasqyrohej  edhe  në  ekzistencën  paralele  të  dy noteriateve:  noterë  që  i   përpunonin  aktet  e  tyre  në  latinisht  dhe  ata  që  i  përpunonin  në greqishten bizantine. Në  Vlorë, si   nën sundimin  bizantin  e  serb,  ashtu  edhe  në  kohën  e  sundimit  të  Balshajve (1371-1418), ndër postet më të rëndësishme komunale ishte ai i admiralit, që tradicionalisht mbulohej nga një fisnik vendas.  E njëjta gjë ndodhte në Durrës me postin e protontinit. Si admirali, ashtu edhe protontini, ishin komandantë të flotës së qytetit. Caktimi i vulës së qytetit, i njësive të matjes e të peshave ishin disa nga prerogativat kryesore të organeve bashkiake. Ato ishin të patjetërsueshme. Çdo qytet kishte vulën, masat e peshat e veta. Një nëpunës i posaçëm ishte caktuar për të verifikuar çdo muaj saktësinë e tyre.  Në Durrës  masat  dhe  peshat  e  autorizuara  mbanin  vulën  e  qytetit. Statutet  e  Shkodrës parashikonin dënime të rënda për ata që përdornin masa e pesha të falsifikuara. Në Durrës vula e qytetit vihej edhe mbi thasët e kripës, prodhimi i së cilës ishte monopol i bashkisë.  Në Shkodër letrat që mbanin vulën e qytetit (charta sigillata) kishin vlerën e dokumentit autentik, njëlloj si aktet noterike. Statutet  ishin  shprehja  më  e lartë  e  organizimit komunal të qyteteve  shqiptare  në  mesjetë. Ato  përmblidhnin  aktet  normative  që  rregullonin  në  tërësinë  e  tyre  organizimin  e funksionimin  e  qytetit,  si  dhe  marrëdhëniet  midis  qytetarëve,  midis  tyre  dhe  shtetit,  midis vetë  qytetit  dhe ambientit  rrethues. Nga  të  dhënat  e  deritanishme  del  se  me  statute  ishin pajisur  Durrësi, Shkodra, Drishti, Tivari  e  Ulqini. Statutet  e  Durrësit  u  nxorën  jashtë përdorimit  dhe  humbën  gjatë  sundimit  të  Topiajve  në  qytet  (1368-1392). Disa  vite  pas kalimit të qytetit nën sundimin e Venedikut, më 1398, u gjetën 35 kapituj të këtyre statuteve, që ruheshin në kuvendin françeskan të qytetit.  Statutet e Drishtit, të quajtura « Statutet dhe urdhëresat  e  kapi tullit  të  kishës katedrale  të  Drishtit  »,  pasqyrojnë  jetën  e  një  qyteti  që identifikohej me fenë dhe ku kleri, posaçërisht peshkopi i qytetit, kishin një rol mbizotërues. Ato që ruhen të plota janë pikërisht « Statutet e Shkodrës », një kopje e të cilave u zbulua së
Faqe - 231
 
fundi në fondet e Muzeut Korrer në Venedik. « Statutet e Shkodrës », siç thuhet në Kreun IV  të  tyre, ruheshin  në  dy  kopje  autentike, njëra  në  dhomën  e  thesarit  dhe  tjetra  pranë gjykatës  së  qytetit. Ato  përbëhen  nga  279  kapituj  shkruar  në  venecianishten  e  shek.  XV. Edhe pse të ngjashme me statutet e qyteteve italo-dalmatine,  statutet e Shkodrës përmbajnë mjaft elementë origjinalë, që i referohen ambientit specifik shqiptar. Mjafton të përmenden në këtë suazë referencat ndaj institucionit të « besës » dhe të « hakmarrjes », që nuk gjenden në statute të tjera. Tregtia dhe zejet Për  shkak  të  pozitës  së  saj  të  favorshme  strategjike  si  urë  midis  Lindjes  e  Perëndimit, Shqipëria vazhdoi të jetë në mesjetë një  vend  i përfshirë  në trajektoret kryesore të lëvizjeve tregtare, posaçërisht  të  atyre me drejtim  Perëndim-Lindje e anasjelltas. Një  numër  i  madh rrugësh  zinin  fill  nga  pikat  bregdetare  të  Tivarit, Ulqinit, Shirgjit, Meduës  (Shëngjinit), Shufadasë, Durrësit, Bregut, Pirgut, Spinaricës, Vlorës, Butrinti t, Sajadhës, Pargës  etj.. dhe zgjateshin  drejt  brendësisë,  duke  u  ndalur  në  qendrat  e  njohura  të  Breskovës, Zveçanit, Nishit, Pejës, Prizrenit, Shkupit, Dibrës, Ohrit, Manastirit, Janinës, Kosturit, Selanikut e deri në Konstandinopojë. Durrësi  dhe  rruga  e  vjetër  Egnatia  qenë  dy  nyje  thelbësore  në  rrjetin  ndërkombëtar  të shkëmbimeve tregtare. Që në shek. XI dhe akoma më shumë në shekujt pasardhës, tregtarë venecianë sillnin në Durrës produkte të ndryshme, një pjesë të të cilave e çonin drejt Lindjes nëpërmjet rrugës Egnatia. Veprimtari e ethshme zhvillohej edhe  në krahun e  kundërt, nga Konstandinopoja e Selaniku për në Durrës, e prej këndej, me anije, për në Venedik.  Bartës të tregtisë në një i tinerar të tillë ishin shpeshherë edhe tregtarët durrsakë, të cilët vazhdimisht përmenden  me  anijet  e  tyre  në  Venedik. Rëndësinë  e  tyre  e  evidenton  qysh  më  1155 gjeografi  arab  Al  Idrizi. Në  këtë  qark  tregtar, midis  Venedikut  e  Konstandinopojës, Shqipëria  futej  natyrshëm  me  eksportet  dhe  me  importet  e  saj. Gruri, kripa,  produktet  e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mëndafshi, lëkurët, lënda e drurit ishin zërat kryesorë të tregtisë e të eksporteve shqiptare. Mes tyre, një vend të rëndësishëm zinte edhe eksporti i bagëtisë së gjallë. Një  objekt  luksi  veçanërisht  të  kërkuar  përfaqësonin  kuajt,  posaçërisht  ata  të Kolonjës. Më 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit të tij, Georg Mazalon, « kalë arbërie » (albanos hyppos), duke e quajtur atë « një dhuratë të shkëlqyer për një burrë të  shkëlqyer  ». Për  të  shkuar  nga  prodhuesi  te  konsumatori  produktet  e  ndryshme rëndoheshin me dogana e taksa të ndryshme, që shpeshherë bëheshin objekt kontestimi mes tregtarëve  dhe  autoriteteve. Dhënia  e  privilegjeve  doganore  ishte  kërkesa  kryesore  që Republika  e  Venedikut  dhe  ajo  e  Raguzës  u  kërkonin  autoriteteve  në  Shqipëri. Të  tilla privilegje jepeshin me marrëveshje të veçanta, siç ishte ajo e Dhimi trit të Arbrit me Raguzën (1208), ose ato  të qyteteve  të Durrësi t  e  Vlorës me qytetet italiane të Adriatikut: Ankonën, Riminin etj.. Privilegjet tregtare,  të akorduara  më 1208 nga Princi Dhimitër i  Arbrit, zbulojnë që në këtë kohë  Republikën  tregtare  të  Raguzës  si  një  partner  të  rëndësishëm  për  qytetet  dhe sundimtarët  lokalë  shqiptarë. Në  fakt, tregtarët  raguzanë  u  shquan  për  një  prani  të
Faqe - 232
 
kudondodhur të tyre në  trevat shqiptare, në kërkim të produkteve jetike  për qytetin-shtet të Adriatikut,  veçanërisht  të  grurit  e  të  kripës. Aktet  raguzane  të  shek.  XIII-XV  dëshmojnë qartë se  Republika e Raguzës në  luftë  të përhershme me zotërinjtë sllavë të prapatokës dhe me  Republikën  rivale  të Venedikut,  e  bazonte mbijetesën  e  vet  edhe tek importet që  vinin nga Shqipëria. Tregtarët raguzanë importonin me  shumicë  lëndë druri  nga limanet e vogla, që duke filluar nga  shek. XIII,  lindën  në  grykëderdhjet  e  lumenjve  kryesorë  të  Shqipërisë. Si  pasojë  e prerjeve  masive  të  porositura  prej  tyre,  sipërfaqe  të  tëra  pyjore  që  mbul onin  fushën perëndimore, veçanërisht në derdhjet e Matit, Bunës e Drinit, erdhën duke u zhdukur. Produkte  të  tjera  të  eksportit  shqiptar  drejt  Raguzës  ishin  vera,  dylli,  mëndafshi,  velanija, lëkurët  e  deri  armët dhe plum bi  e  argjendi,  që  mbërrinin nga  qytetet  e Kosovës. Nga  ana tjetër, një  numër  produktesh  të  zgjedhura  vinin  në  Shqipëri  nga  jashtë,  kryesisht  nga Venediku, Raguza e qytetet e tjera italiane.  Të tilla ishin cohërat e shtrenjta, armë, stoli prej ari, xhama, enë e orendi shtëpie prej xhami e fajance etj..  Vlora ishte bërë në shek. XIII-XIV një qendër për tregtinë  e beharnave, që mbërrinin  këtu  nga  vendet  e  Lindjes  dhe  prej këtej rishpërndaheshin për në Venedik e qendra të tjera të Italisë e të Dalmacisë. Vëllimi  i  madh  i  shkëmbimeve  tregtare  diktoi  qysh  herët  praninë  e  përfaqësuesve  të Venedikut  ose  të  Raguzës  në  qytetet  kryesore  shqiptare, ku  ata  përfaqësonin  dhe  mbronin interesat  e shtetasve të tyre.  Njoftimi i parë mbi ekzistencën e një « konsulli » venecian në Durrës i përket vitit 1249 (Nicolaus Mauro, consultor Venetorum in Durachio). Më 1277 dëshmohet për herë të parë prania e një « konsulli » venecian edhe në Spinaricë, gjë që në vetvete flet për lulëzimin e  kësaj qendre të re  tregtare në bregdetin në  veri  të Vlorës. Spinarica  ishte  porti kryesor nga  ku  niseshin  për  në  Raguzë  eksportet  e grurit  dhe,  për  të mbështetur veprimtarinë e tregtarëve raguzanë, një konsull i Raguzës u caktua të vepronte në këtë  qendër  tregtare  (1301). Edhe  në  Prizren  Raguza  kishte  vendosur  konsullin  e  saj, të paktën nga viti 1332.  Konsuj të Venedikut e të Raguzës kishte edhe në Shkodër e në Ulqin. Qytetet shqiptare u kthyen në qendra  të zhvilluara të prodhimit  zejtar. Në Durrës dhe,  në një masë më të  vogël në  Vlorë, një  masë e madhe  njerëzish  e kishin  lidhur jetën  me  detin. Përveç  pronarëve  të  anijeve,  të  kapitenëve  (nauclerius)  dhe  të  detarëve  të  thjeshtë,  kishte edhe grupe të tëra që m erreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripës. Karpentierë e ndërtues anijesh  merreshin  drejtpërsëdrejti  me  prodhi min  e  barkave  dhe  të  anijeve. Në  fushën  e përpunimit të druri t shquheshin edhe  prodhuesit e vozave (botarii). Në Durrës përmenden gjithashtu  zanate  të  tjera:  lëkurëtarë,  këpucarë,  bukëpjekës,  kasapë  (macellarius). Gurskalitësit (petrarii) e këpucarët përmenden pak a shumë në të gjitha qytetet, ndërkohë që prodhimi i mëndafshit  zinte mjaft forca pune  në Shkodër, Prizren,  Pult, Drisht, Vlorë e në Berat. Në  Prizren, në  Durrës e në Shkodër  punohej metali për  prodhimin e armëve,  të veglave  të punës dhe të orendive shtëpiake.  Në Ulqin e Shkodër njiheshin prodhuesit e kambanave, në
Faqe - 233
 
Vlorë përmenden prodhuesit e shpatave (spadarius), kurse farkëtarët (ferrarii) gjendeshin pak a  shumë në çdo qytet të  Shqipërisë. Shqiptarët shquheshin  në mbathjen  e  kuajve, aq sa në disa qytete italiane veçohej mënyra shqiptare e mbathjes së kuajve (ferrare al modo albanese). Qytete të Kosovës, si Novobërda, Zveçani, Janjeva, përveçse për nxjerrjen, dalloheshin edhe për  punimin  e  mjaft  xeherorëve,  si  arit,  argjendit, plumbit. Prizreni  gëzonte  një  famë  të pakrahasueshme për aftësitë e argjendarëve të tij. Ndër  mjeshtëritë  që  kërkonin  një  përgatitje  të  veçantë  ishin  ato  të  mjekut,  piktorit  e  të arkitektit.   Mjeshtër të këtyre  zanateve i  gjejmë  të ushtrojnë  veprimtarinë e  tyre edhe jashtë vendit,  siç qe rasti  i një piktori nga Durrësi  që më  1388 punonte për  llogari të  komunës  së Raguzës,  ose  rasti  i  arkitektit  Andre  Aleksi  po  nga  Durrësi,  i  cili  midis  viteve  1448-1477 ndërtoi  një sërë kishash e altaresh  në qytetet  dalmatine të  Arbes, Traut e Splitit. Në Berat kishte mjeshtër të shquar në pikturë, në punimin e arit e të argjendi t, në gdhendjen e drurit. Porositës  i veçantë i  punëve  të tyre ishte kisha, për  llogari të së  cilës  ata punuan  miniaturat elegante të  kodikëve,  afresket,  ikonat,  ikonostasët,  pajisjet  e  orenditë e  çmuara  të  kultit, që pjesërisht ruhen  deri  sot.   Porositës të  veprave me  vlerë  artistike  ishin gjithashtu  komunat qytetare si dhe përfaqësues të aristokracisë. Në  qytetet kryesore zejtarët ishin  të  organizuar në  korporata. Në  Prizren  këpucarët  kishin shoqatën  e  tyre  të  drejtuar  nga  kryemjeshtri  (protomaistor). Në  Durrës  një  kryekasap (protomacellarius)  drejtonte shoqatën e kasapëve  të qytetit. Shoqatë kishin në  Durrës edhe noterët.  Organizimet zejtare merrnin shpeshherë ngjyra fetare.  Në Shkodër, Drisht, Ulqin e në  Tivar  organizime  të  tilla  quheshin  «  shkollë  »  ose  «  vëllazëri  »  (scuola,  frataglia). Ato mbanin  emrin  e  një  shenjtori,  patroni. Kështu,  në  Shkodër  njihen  «  shkolla  e  Shën Barbarës  »,  « shkolla  e  Shën  Mërkurit »  dhe  « shkolla e Kryqit të Shenjtë  ». Në  Drisht  tri shkollat më me  emër (scuole maiores) i shin  e  Shën  Gjergjit, e Shën Mërisë dhe e  Kryqi t  të Shenjtë. Ndikimi i kishës në këto organizata zejtare shfaqet edhe nga emri me të cilin thirrej mbledhja e anëtarëve të tyre, kapitull (capitulus). Përveçse mbronin interesat  e anëtarëve të tyre,  organizatat  në  fjalë  merreshin  edhe  me  vepra  bamirësie, duke  ofruar  ndihmë  për  të vobektët e të sëmurët. Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes së vëllimit të tregtisë në qytetet e Shqipërisë është edhe qarkullimi i madh i monedhave.  Përdoreshin që nga monedhat me vlerë të veçantë prej ari,  si  ato  të  Bizantit  (hyperper,  nomisma,  emmanuelata),  dukati  i  Venedikut  e  fiorini  i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj..  Rritja e autonomisë së qyteteve dhe krijimi i principatave të pavarura shqiptare në shek. XIV-XV u pasqyrua  edhe  në  prerjen  e  monedhave  vendase. Monedhën  e  vet  e  kishin  në  këtë  kohë Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia).   Monedha e  Shasit paraqet, në  njërën  anë, kështjellën  e  qytetit  me  shkrimin  latini sht  Civitas  Souacia,  kurse  në  krahun  tjetër  mban figurën  e  padronit  të  qytetit,  Shën  Gjoni t. Monedha  të  tyre  prenë  edhe  sundimtarë  të fuqishëm shqiptarë, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodrës.  Monedha e Gjergjit II Balsha ka në njërën anë padronin e qytetit të Shkodrës, Shën Stefanin, kurse në anën tjetër simbolin e Balshajve, ujkun, të rrethuar nga emri në latinisht i Gjergjit.
Faqe - 234
 
 K R E U    I I I
FUNDI I SUNDIMEVE TË HUAJA. FORMACIONET SHTETËRORE SHQIPTARE NË SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV
1.  SHKËPUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB NË TREVAT SHQIPTARE

Fundi i pranisë anzhuine dhe shtrirja e depërtim it serb në Shqipëri Me  thyerjen  përfundimtare  të ushtrive anzhuine në  Berat  më 1281, Perandoria  Bizantine  e
rivendosi edhe një herë autoritetin e vet në Shqipëri, por kontrolli i saj kufizohej tani në një zonë më të ngushtë në krahasim me fundin e shek. XII.  Në krahun verior bizantinët morën Durrësin dhe  Krujën, por nuk arritën të  shtriheshin më tutje.   Atë kohë mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur një mësymje në front të gjerë në gjithë vijën Mat- Ohër. Madje, më 1296 ai mundi të pushtonte përkohësisht  edhe Durrësin, ndërkohë që në krahun lindor ushtritë serbe nuk mundën t’i afrohen Ohrit, të mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon  Skurra.  Një mbishkrim  mbi  murin e kishës  së Shën Klementit në Ohër, rindërtuar prej tij në vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e lartë bizantin të heteriarkut të madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbesë e perandorit Androniku II Paleolog. Gjithsesi paqja e arritur më 1299 midis perandorit Androniku II të Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbëve territoret e pushtuara në veri të Durrësit e të Ohrit.  Megjithatë, ato vazhduan të  jenë një  zonë  jo e qetë. Nga njëra  anë,  inkursionet  serbe  vazhduan  edhe paskëtaj  në  jug  të  Matit,  por,  nga  ana  tjetër,  në  vitet  e  para  të  shek.  XIV  vihet  re  një riaktivizim i anzhuinëve të Napolit në Shqi përi.  Vërshimi i serbëve në trevën e Durrësit dhe të  Arbrit të hershëm prekte  edhe interesat e  anzhuinëve e të Papatit,  të  cilët  vazhdonin  ta konsideronin veten si titullarë të pushtetit laik e fetar në ato treva.  Rikthimi i anzhuinëve në Shqipëri  u  mirëprit  edhe  nga  vetë  fisnikëria  shqiptare,  e  cila  shpresat  e  një  ndalimi  të mësymjes serbe i varte tashmë te bashkëpunimi me botën perëndimore katolike. Në shtator 1304  bashkësia  qytetare  e  Durrësit  dhe  krerët  shqiptarë  nga  familjet  Matrënga,  Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohën për kryezot princin Filip të Tarentit, djalin e mbretit  Karli  II  Anzhu.   Nga  ai  çast  trashëgimtari i  fronit  të  Napolit  mori dhe  titujt  zot  i Mbretërisë së Arbrit dhe despot i Romanisë (Epirit). Në pranverë të vitit 1305 princi Filip i Tarentit  zbarkoi  me  një  ushtri  në  Durrës  dhe  me  ndihmën  e  vendasve  e  mori  qytetin. Megjithatë, ofensiva e  re anzhuine u shua shumë  shpejt.  Marrëdhëniet  e princit të  Tarentit me fisnikët shqiptarë u prishën dhe po atë vit ky u kthye në Itali me synim që të vinte përsëri në pranverën e ardhshme me një ushtri më të madhe. Megjithatë, edhe paskëtaj anzhuinët nuk mundën ta shtrijnë kontrollin e tyre përtej Durrësit. «  Vasalët  »  e  tyre  shqiptarë  nuk  mungonin  të  ngrinin  krye  dhe  të  këputnin  çdo  lidhje  me
Faqe - 235
 
kryezotin e përtejdetit, sa herë që ky kërkonte ta ndërtonte një pushtet real në Durrës dhe në « Mbretërinë e Arbrit ». Në pamundësi të realizonin synimet e tyre në Shqipëri, në vitin 1311 anzhuinët  e Napolit  menduan  për  një  çast  t’i  ndërronin  zotërimet  e  tyre  me  Sicilinë. Por titullari  i  kësaj  të fundit,  Frederiku  i Aragonës,  i informuar  se anzhuinët nuk  zotëronin  një pushtet  real  në  Durrës  dhe  në  trevën  e  Arbrit,  nuk  e  pranoi  ofertën,  megji thëse  këto territore, siç shprehej ai, « ishin shumë të pasura dhe bujare » (que es molt noble e rich). Në  këtë  mënyrë,  në  Durrës  dhe  në  prapashpinën  e  tij  vazhdoi  të  ruhej  edhe  paskëtaj  një sovranitet gjithnjë e  më  formal  i  anzhuinëve.   Për  bashkësinë  qytetare  të  Durrësit dhe  për fisnikërinë  feudale  të  Arbrit,  mbajtja  e  lidhjeve  me  anzhuinët  konsiderohej  e  dobishme, sidomos  tani  kur  serbët  po  mësynin  gjithnjë  e  më  fort  drejt  jugut. Midis  anzhuinëve  dhe serbëve vazhdonin të ekzistonin marrëdhënie aleance, që këta të fundit hë për hë nuk donin t’i  prishnin. Në  fakt  marrëveshja  e  arritur  më  1308  kishte  rikonfirmuar  zonat  e  ndikimit anzhuin e serb në Shqipëri edhe për vitet e ardhshme. Anzhuinët dhe  Papati filluan t’u përgjigjen  realisht ftesave të  aristokracisë shqiptare për t’iu kundërvënë  ofensivës  serbe  në  dhjetëvjeçarin  e  dytë  të  shek.  XIV,  kur  plasën  hapur kundërshtitë  serbo-anzhuine  mbi  sundimin  në  Shqipëri  e  në  Dalmaci  dhe  kur  u  fik  çdo shpresë e Romës lidhur me një kthim të mbretërve serbë në fenë katolike. Aty nga viti 1318 serbët  shpërthyen  një ofensivë  të re në Shqipëri, duke pushtuar Durrësin dhe Arbrin bashkë me  Krujën.  Atë kohë u krijua një koalicion antiserb i fuqive katolike, të bashkërenduara  nga  papati,  në  të  cilin  kishin  një  rol  të  rëndësishëm  edhe  shqiptarët. Në pranverën  e  vitit  1319  një  numër  fisnikësh  shqiptarë  nga  dyert  Blinishti,  Jonima,  Arianiti, Matrënga, Muzaka etj., nëpërmjet peshkopit të Krujës, Andreas, i bënin të ditur papa Johanit XXII  se  ishin  gati  «  të  ngrinin  krye  dhe  të  hidhnin  tej  zgjedhën  e  mbretit  të  Rashës (Serbisë)  ». Ata  premtonin  gjithashtu  të  braktisnin  ritin  ortodoks  dhe  të  përqafonin katolicizmin, duke u ndarë edhe kishtarisht nga pushtuesit serbë. Si  rezultat  i  kësaj  qëndrese  të  organizuar  dhe  të  bashkërenduar  me  Papatin  dhe  me  fuqi katolike  të Evropës, si  Napoli,  Hungaria,  Kroacia  etj., serbët  u  bllokuan edhe  për  disa  vjet përtej Durrësit dhe krahinës së tij, ku anzhuinët vazhduan të ushtronin një sovranitet përherë e më të vakët. Shqipëria « bizantine » në gjysm ën e parë të shek. XIV.  Shkëputja nga Bizanti Nën presionin serb dhe përballë ujdisë së krerëve shqiptarë me anzhuinët e Napolit, qysh në vitet e para të shek. XIV Perandoria Bizantine u  detyrua të  braktiste Durrësin,  Krujën dhe territoret e tyre, duke mbajtur viset në jug të rrjedhës së lumit Shkumbin. Pushteti bizantin u ruajt  pak  a  shumë  në  mënyrë  të  qëndrueshme  në  trevën  që  përfshinte  viset  e  Myzeqesë, Vlorës, Beratit, Tomorricës,  Këlcyrës, Skraparit,  Ohrit,  Korçës, Kolonjës e Kosturit. Viset poshtë Vlorës e rrjedhës së Vjosës vazhduan, kur më shumë e kur m ë pak, të bëjnë pjesë në Despotatin e Artës (Epirit).  Territoret e fituara rishtazi në veri të tij, Perandoria Bizantine i organizoi në  një njësi  të  veçantë politiko-administrative, Despotatin  e  Beratit. Qyteti  buzë
Faqe - 236
 
Osumit, përveçse qendër e rëndësishme strategjike, fitoi tani një profil të plotë edhe  përsa i përket  zhvillimit  ekonomik. Roli  i  tij  u  rrit  së  tepërmi  pas  shkëputjes  të  rrugës  së  vjetër Egnatia  nga  sfera e  sundimit  bizantin. Berati u  bë  pika kulmore  e  arteries së re  që  lidhte pellgun  e  Ohrit  me  portin  e  Vlorës,  e  cila  u  bë  porti  kryesor  bizantin  në  Adriatik. Gjatë fundit  të  shek. XIII  dhe  gjysmës  së  parë  të  shek.  XIV,  në  Vlorë  shënohet  një  lëvizje  e pazakonshme  mallrash. Kanina  vazhdonte  të  luante  edhe  tani  rolin  e  një  kështjelle  në mbroj tje të  Vlorës. Por Kanina  ishte  njëherësh rezidenca e parapëlqyer  për aristokracinë  e krahinës  si  dhe  qendër  peshkopale,  së cilës perandor  Androniku II  Paleologu  i rikonfirmoi më 1307 të drejtat dhe privilegjet e vjetra. Përfaqësues i drejtpërdrejtë i pushtetit bizantin në Despotatin e Beratit ishte qefaliu, që ishte para  së gjithash  një funksionar  ushtarak. Në  dokumentet  e kohës ai cilësohet  si  «  qefaliu  i Beratit », por edhe « qefaliu i Vlorës ».  Në fakt, edhe rezidenca fikse e tij luhatej midis këtyre dy qendrave, që ishin më të rëndësishmet e despotatit.  Me qëllim që qefaliu të mbahej sa më shumë nën kontroll,  pushteti qendror  e  vuri  atë  nën  vartësinë e një  funksionari epror, i  cili ushtronte  pushtet  të  pakufizuar  në  despotat.    Të  tillë  «  guvernatorë  të  përgjithshëm  »  në Despotatin  e  Beratit  dëshmohen  që  nga  viti  1277. Ata  zgjidheshin  gjithmonë  nga  rrethi familjar  i  perandorit  dhe mbanin tituj  të  lartë,  si  megas  dukas,  despot,  protovestiar. Nëse këta  zgjidheshin  gjithmonë  nga  rrethi  më  i  afërt  familjar  i  perandorit,  qefalitë  ishin shpeshherë përfaqësues të aristokracisë lokale.  Shqiptarë ishin, p.sh., qefaliu i parë i Beratit, me emrin Stano (1277), ose Gjon Pikerni (1314).  Nivelet më të ulëta të administratës dhe të ushtrisë së despotatit përfaqësoheshin në pjesën dërrmuese nga elementi  vendas.  Fisnikë nga familjet  Matrënga,  Skurra,  Muzaka,  Ganxha,  Frëngu  etj.  përmenden  vazhdimisht  në  jetën politike të Despotatit të Beratit.  Por tashmë shumë prej këtyre po e shfrytëzonin postin dhe autoritetin për të ndërtuar pushtetin e tyre të pavarur. Despotati i Beratit fitonte një  rol  specifik në kuadrin e Perandorisë  Bizantine të shek. XIII-XIV.  Përveçse përfaqësonte « portën » e vetme bizantine drejt Perëndimit, ai formonte edhe barrierën kryesore përballë ekspansionit të Serbisë drejt jugut.  Por, nga ana tjetër, Despotati i  Beratit  ishte  edhe  pikëmbështetja  nga  ku  Perandoria  Bizantine  ushtronte  presion  mbi Despotatin fqinjë të Artës (Epirit).  Ky vazhdonte të ishte, qysh nga viti 1204, një formacion i pavaruar.  Despotët e tij bizantino-italianë nga familjet Engjëlli e Orsini, gjatë gjithë viteve 1270-1330  u  përpoqën  të  ruanin  pushtetin e  tyre kundrejt  perandorëve  të  Bizantit, të cilët këmbëngulnin ta quanin Despotatin  si « tokë të tyre », ndërsa  despotët e  tij si « vasalë » të perandorëve bizantinë.  Për të siguruar mbështetje ndaj presionit bizantin, despoti Niqifori I Engjëlli  pranoi,  më 1294,  të  bëhej vasal i  anzhuinëve  të  Napolit. Më  1320,  despoti tjetër, Nikolla Orsini, kërkoi t’i  vinte  tokat  e  tij  nën  mbrojtjen  e Venedikut,  duke  njohur këtë  për kryezot.  Nga ana tjetër, despotët e dobët të Epirit nuk ishin në gjendje të mbyllnin çdo portë dhe  të kërkonin ballafaqim me Bizantin.  Pothuaj të gji thë ata, pas Mihalit II Engjëll (1230-1268), ishin martuar me princesha nga oborri bizantin. Sidoqoftë kjo lojë e despotëve të  Artës, për  ta mbajtur mirë sa me anzhuinët  e  Napolit, aq edhe  me  perandorët e Bizantit, shpehherë  rezultoi të ishte  e  rrezikshme. Në  vitin 1303 e 1306 anzhuinët u shfaqën  me  ushtri  nën  muret  e  Artës  për  të  kërkuar përmbushjen  e
Faqe - 237
 
detyrimeve që rridhnin nga vasaliteti i despoti t Thoma (1296-1318). Po ashtu, në vitin 1314ushtria  dhe  flota  e  Despotatit  të  Beratit,  nën  komandën  e  qefalisë  Gjon  Pikerni  dhe protontinit  të  Vlorës,  Gjergj  Ganxha,  kryen  një  inkursion  mbi  Artën  nga  toka  e  nga  deti. Disa vjet më vonë, më 1308, Janina bashkë me pjesën më të madhe të Vagenetisë (Çamërisë) iu aneksua Despotatit bizantin të Beratit. Si qeveritar të këtij territori të ri bizantin, perandori Androniku II Paleolog caktoi komandantin shqiptar, sebastin Skurra. Dhjetëvjeçarët  e  fundit  të  pranisë  bizantine  në  Shqipëri,  përkatësisht  në  Shqipërinë  e Poshtme,  karakterizohen  nga  dy  dukuri  që  e  bënin  gjithnjë  e  më  formale  lidhjen  e  saj  me Bizantin. Nga njëra anë, ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjë e më shumë me  elementin  vendas,  kurse,  nga  ana  tjetër,  po  zgjerohej  vazhdimisht  numri  i  zonave autonome, ku  pushtetin real e ushtronin krerët  dhe zotërit e vendit.   Njoftimet  historike  të viteve 30 të shek. XIV bëjnë  të ditur se atë kohë Perandoria Bizantine vazhdonte  të ruante kontrollin e  saj  kryesisht  nëpër  qytetet  dhe  kështjellat  e  Despotatit  të  Beratit. Rrethinat e tyre, sidomos zonat e brendshme dhe malore, qeveriseshin tashmë  nga fisnikët vendas.  Me qëllim që  t’i  mbante të  lidhur pas vetes  krerët  shqiptarë, Perandoria B izantine u detyrua  ta njihte edhe  me marrëveshje të veçanta (synthekai) pushtetin e  tyre,  madje duke i  shpërblyer edhe me tituj  të  lartë  bizantinë. Atë kohë, Andrea  I  Muzaka,  zoti i  fuqishëm  i viseve  mes Ohrit, Kolonjës e Beratit, u shpërblye me titullin e lartë bizantin të « despotit », që ishte i dyti në hierarkinë e titujve bizantinë, pas atij të  perandorit.  Të tjerë fisnikë shqiptarë u nderuan me të tjerë tituj të lartë, si sebastokrator etj.. Megjithatë tensioni midis  pushtetit bizantin dhe  aristokracisë vendase shqiptare  doli në  pah gjatë  luftërave  civile  në  Bizant  (1321-1328)  dhe  shpërtheu  hapur  pas  ardhjes  në  fuqi  të perandor Andronikut  III Paleolog (1328-1341). Midis viteve 1328-1333 Andronikut III  iu desh  të drejtonte vetë  disa  fushata ushtarake për të  nënshtruar shqiptarët e Ohrit, Devollit, Kolonjës,  Epirit  e  të  Thesalisë. Sipas  fjalëve  të  historianit  bizantin  Johan  Kantakuzeni, pjesëmarrës dhe kryekomandant në ato operacione, shqiptarët jetonin në autonomi dhe nuk e njihnin pushtetin e perandorit. Por  kryengritjet shqiptare  shpërthenin në  vatra të  reja, sapo  që ushtritë  bizantine arrinin  të shuanin  të mëparshmet. Aty nga mesi i  viteve  30  ato  mbërritën  në  shkallën  më  të lartë  të
pjesëmarrjes dhe të organizimit të tyre.  Atë kohë të pakënaqur nga politika e re centralizuese e këtij perandori dhe të vendosur të shkëputeshin njëherë e mirë nga Bizanti, krerët shqiptarë ngritën në këmbë krahina të tëra.  Në Vlorë, Berat, Këlcyrë, Skrapar, Kolonjë e në Ohër, në Epir  dhe  në  Thesali,  kryengritësit  shqiptarë  sulmuan  qytetet  dhe  kështjellat  bizantine  dhe pjesërisht i morën ato. Kryengri tja shqiptare e shtyu perandorin Androniku III Paleolog të ndërmerrte një fushatë të madhe  ushtarake  në  Shqipëri. I  shoqëruar  nga  domestiku  i  madh, Johan  Kantakuzeni, perandori bizantin hyri në  tokat  e  Despotatit  të Beratit në  pranverën  e  vitit  1336. Ushtria bizantine,  bërthamën  e  së  cilës  e  përbënin  repartet  e  zgjedhura  me  mercenarë  osmanë,  i shtypi me ashpërsi flakët e kryengritjes.  Fshatra të tëra u dogjën, ndërkohë që popullsisë iu rrëmbyen pasuri të paçmueshme në të holla, në produkte e në  bagëti.  Kantakuzeni flet  për
Faqe - 238
 
300  mijë  kokë  qe,  5  mijë  kuaj  e  1  milion  e  200  mijë  krerë  dhen  të  rrëmbyera  pronarëve shqiptarë. Shtypja  e  kryengritjes  shkaktoi  valën  e  parë  të  madhe  të  eksodit  shqiptar  drejt jugut. Mjaft  familje  fisnike  shqiptare  u  detyruan  të  lënë  gjënë  dhe  pronat  e  tyre  dhe  të vendoseshin në Peloponez.  Të tjera u përpoqën të gjejnë shpëtim në Durrësin anzhuin dhe të marrin rrugën e Italisë. Shtypja e dhunshme e kryengritjes në Despotatin e Beratit përcaktoi rënien e lëvizjes edhe në trevat e  tjera. Despina  e Epirit,  Ana,  dhe  bashkësitë  shqi ptare të Thesalisë  pranuan më  në fund të njihnin pushtetin bizantin. Megjithatë, rivendosja  e pushteti t  bizantin në trevat e Despotatit të Beratit, të Despotatit  të Epirit dhe të Thesalisë nuk e pati jetën e gjatë.  Tensioni antibizantin në këto vise vazhdoi të mbetej  i  gjallë,  dhe me  vdekjen  e perandori t  Androniku  III  (1341),  kryengritjet  morën  një hov  të ri.  Tashmë  pasardhësit  e Andronikut  III,  të angazhuar  në një  luftë të  re  për fronin dhe të ndodhur përballë një ofensive të re të Serbisë drejt Jugut, nuk mund të merreshin me kryengritjen shqiptare. Për rrjedhim,  bizanti nët  u detyruan të lënë  në duart  e kryengri tësve shqiptarë edhe kështjellat e tyre të fundit në Shqipëri. Shqipëria gjatë sundim it të car Stefan Dushanit (1331-1355) Qëndresa e organizuar e fisnikëve shqiptarë, herë-herë e bashkërenduar edhe me anzhuinët e me  fuqi  të  tjera  evropiane,  kishte  mundur  t’i  mbajë  serbët  për  mjaft  kohë  larg  Durrësit  e Principatës  së Arbrit.   Por pushtimi i këtyre  të fundit si dhe i gjithë tokave shqiptare, njohu një shkallëzim të ri në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Që në verën e vitit 1336, në ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleolog, i cili në atë kohë drejtonte  ekspeditën  ndëshkimore  në  Shqipërinë  e  Poshtme,  mbreti  serb  organizoi  një fushatë të madhe, në përfundim të së cilës pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbinit. Pushtimi  serb  u  bë  shkas  për  riorganizimin  e  krerëve  shqiptarë. Për  t’i  dhënë  më  tepër gjerësi qëndresës së tyre, këta iu drejtuan për aleancë mbretit Robert Anzhu të Napoli t, i cili ishte  i  interesuar  së  tepërmi  për  Durrësin  e  prapatokën  e  tij  që  anzhuinët  vazhdonin  t’i konsideronin feud të tyre.  Në fakt, mbreti Robert dërgoi që atë vit në Shqipëri një ushtri të vogël nën komandën e djalit të tij, Luigjit, e cila duhej të bashkëpunonte me forcën kryesore të kryengritësve shqiptarë.  Në muajin dhjetor midis Luigjit, që përfaqësonte mbretin Robert, dhe  despoti t  Andre  II Muzaka,  përfaqësuesit  të krerëve  feudalë shqiptarë, u nënshkruan në Durrës paktet e aleancës që hapeshin me premtimin anzhuin për t’u ofruar ndihmë ushtarake fisnikëve shqiptarë.  Paktet në fjalë numëronin edhe një sërë të drejtash e privilegjesh, të cilat anzhuinët ia njihnin posaçërisht despotit Andre Muzaka dhe familjes së tij.  Të tilla të drejta e privilegje kishin  të bënin me pronat  e  pasuritë  e  tundshme e të  patundshme të Muzakajve, me titujt, nderet e ofiqet, që u ishin dhënë atyre që së hershmi nga perandorët e Bizantit e që do t’u jepeshin në të ardhmen nga mbretërit anzhuinë  etj..  Kundrejt këtyre, despoti Andre Muzaka  duhej  të  konfirmonte  bindjen  dhe  besnikërinë  e  tij  ndaj  oborrit  anzhuin  e  t’i garatonte ato duke dërguar peng në Napoli njërin nga djemtë e tij.
Faqe - 239
 
Një traktat të ngjashëm anzhuinët e nënshkruan dy vjet më vonë, më 1338, edhe me kontin Tanush Topia, të cilit i konfirmuan zotërimin e tokave midis Matit e Shkumbinit bashkë me dhënien e një shpërblimi vjetor prej 1 000 grosh. Përmbajtja  e  pakteve  në  fjalë,  si  dhe  ecuria  e  deriatëhershme  e  marrëdhënieve  të  oborrit anzhuin me krerët  shqiptarë, tregojnë  se pozita e tyre kundrejt  njëri-tjetrit  kishte  ndryshuar në  favor  të  të  dytëve. Anzhuinët  jo  vetëm  nuk  ishin  në gjendje të impononin  me  forcë sundimin  dhe  vullnetin  e  tyre,  por  në  të  kundërtën,  ata  përpiqeshin  t’i  joshnin  me  tituj  e privilegje  zotërit  e  plotfuqishëm  shqiptarë  për  të  ruajtur  sovranitetin  e  tyre  formal  mbi Durrësin e mbi prapatokën e tij. Mobilizimi i ri i fisnikëve shqiptarë  nuk mundi t’u bënte ballë për një kohë të gjatë sulmeve të  përsëritura  të  serbëve. Brenda  vitit  1343  forcat  eprore  të  Dushanit  kishin  mundur  të shtronin  territoret  e  Arbrit  të  hershëm,  me  kryeqendër  Krujën. Po  atë  vit  qyteti i  Beratit pësoi sulmin e parë nga një ushtri serbe që vinte nga ana e Ohrit. Në verën e vitit 1346 ishte vetë Stefan Dushani, që në krye të një fushate të madhe, pushtoi njërën pas tjetrës kështjellat e  Kosturit,  Beratit  dhe  të  Kaninës. Në  2-3  vjetët  që pasuan,  Stefan  Dushani,  i cili që  prej vitit 1346 filloi të quhej « perandor i Romanisë, i Sklavonisë dhe i Arbërisë », aneksoi Epirin e Thesalinë, duke krijuar një perandori të re ballkanike, kufijtë e së cilës fillonin nga Danubi e përfundonin në  gjirin  e  Korintit  dhe  në detin  Egje. Një  numër  popujsh  të huaj, shqiptarë, bullgarë, grekë, vllehë hynë në përbërje të Perandorisë Serbe. Perandoria e Stefan Dushanit qe konkretizimi i ambicieve pushtuese të klasës feudale serbe. Në vendet e pushtuara feudalët serbë u pajisën me fonde të mëdha tokësore që iu rrëmbyen popullsisë  vendase. Burimet  historike  dëshmojnë  masat  veçanërisht  të  ashpra  që  Stefan Dushani zbatoi në  dëm të popullsisë shqiptare. « Arbrit janë të shtypur  keq  nga zgjedha e padurueshme  dhe  tepër  e  rëndë  e  sunduesve  të  urryer  sllavë....Klerikët  poshtërohen  e persekutohen, fisnikët shpronësohen  e  burgosen », shkruhet  në një relacion  të vitit 1332  të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës. Pushtimi  serb  solli  ndryshime  të  mëdha  përsa  i  përket  përbërjes  së  elitës  sunduese. Në krahinat apo në qytetet e pushtuara u vendos një administratë serbe, në krye të së cilës qenë njerëzit m ë të afërt të carit, të cilët mbanin sipas rastit titujt despot, cezar, qefali etj..  Kështu, në krye të provincës së Beratit u vu despoti Ivan Aseni, kunati i carit serb, në Epir u zgjodh Simeon Uroshi, vëllai i tij, kurse në Thesali Qezar Preljubi, i cili në vitin 1355 u vra gjatë një revolte të shqiptarëve të atyshëm. Pushtimi  serb  solli  ndryshime  të  reja  nëpërmjet  intensifikimit  të  shtypjes  ekonomike  e shoqërore  të  popullsisë  shqiptare.    Kodi  i  Stefan  Dushanit,  dokumenti  kryesor  që sanksiononte  marrëdhëniet  ekonomike,  politike  e  juridike  të  shtetasve  të  Perandorisë  me pushtetin e carit  e të  klasës sunduese serbe, përfshinte në sistemin  e marrëdhënieve feudale edhe bashkësitë e lira fshatare e blegtorale, duke i dhënë ato si pronë feudale për manastiret e për feudalët serbë. Një masë e tillë godiste rëndë fshatarësinë e lirë shqiptare, posaçërisht atë të zonave malore, që kishte mundur t’i shpëtonte deri atëherë shfrytëzimit feudal e të ruante
Faqe - 240
 
një  farë  autonomie  politike  ndaj  pushtetit  qendror. Kodi  i Stefan Dushanit mbështetej  në institucionet  juridike  dhe  dokesore serbe dhe  si  i tillë  ai  në shumë aspekte  binte  ndesh me institucionet dhe traditën e popujve të tjerë që u përfshinë në suazën e shtetit serb. Në mjaft raste  ai  shpallte  ndalimin  e  institucioneve  tradicionale  vendase,  siç  qe  ai  i  mbledhjeve (kuvendeve) të fshatit, ku vendosej e gjykohej për probleme të ndryshme, që tani kalonin në kompetencë të feudalëve të veçantë e të vetë carit serb. Pasoja  sidomos  negative  pati  pushtimi  serb  në  viset  veriore  shqiptare  e  veçanërisht  në Kosovë, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Të pasura me  toka  buj qësore, me qendra të zhvilluara  minerare,  zejtare  e  tregtare,  këto  territore kishin qenë  një  joshje  e  vazhdueshme për  mbretërit  serbë. Duke  filluar  nga  shek.  XIII,  mbretërit  serbë  nga  dinastia  Nemanja punuan  për  ta  zhvendosur  epiqendrën  e  shtetit  të  tyre  nga  Rasha  në  drejtim  të  viseve  të pasura  të  Kosovës  e  të  Gentës. Qytetet  e  këtyre  të  fundit,  Shkodra,  Prizreni,  Prishtina  e Shkupi, u bënë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb.  Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës,  Peja,  prej  mesit  të  shek.  XIII  u  kthye  në  qendër  të  kishës  autoqefale  serbe. Zhvendosja e qendrave të gravitetit të shtetit serb drejt jugut u shoqërua me dukuri të tjera të natyrës shoqërore e etni ke, të cilat qenë më të dukshme në Kosovë. Një pjesë e aristokracisë vendase u shpronësua e  u zëvendësua nga aristokracia serbe e  tokës, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytë  e  shek.  XIII  serbizohen  kishat  e manastiret  e  Kosovës dhe ndërtohen  shumë  syresh,  të  cilat  u  pajisën  me  fonde  të  mëdha  tokësore. Në  kohën  e sundimit të Stefan Dushanit, aty nga gjysma e shek.XIV manastiret, tashmë të serbizuara, të Deçanit, Greçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit,  manastiri  i Hilandarit në  Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj., zotëronin një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Kosovës e të viseve të tjera veriore shqiptare. Shtrirja e shtetit serb në drejtim të Kosovës u shoqërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj  nga  territoret  e  Serbisë  së  mirëfilltë  (Rashës). Të  porsaardhurit  populluan  fshatrat  e braktisura (selishtë) ose u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo ki shat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car Stefan Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara.  Si më të efektshme në këtë drejtim  u  zgjodhën represioni dhe persekutimet  në  lëmin fetar. Kapituj  të  tërë të  kodit  të Stefan  Dushanit  dhe  urdhëresa  të  veçanta  të  carit  serb  parashikonin  masa  të  rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e  deri dënim  me vdekje për të  krishterët katolikë e ortodoksë, që  nuk pranonin  të konvertoheshin  në ortodoksinë serbe  e  nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë.  Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari  anonim i  vitit 1308, kryepeshkopi frëng i  Tivarit,  Guljelm  i  Adës  (1332),  kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve  serbë  ndaj popullsive të  pushtuara  josllave, e  cila  ishte  sanksionuar  në të  drejtën mesjetare  serbe,  kodin  e  Stefan  Dushanit  (1349). Masa  të  tilla  goditnin  në  radhë  të  parë popullsitë  shqiptare  të  besimit  katolik  e  të  atij  ortodoks-bizantino  të  viseve  veriore  e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja
Faqe - 241
 
që midis shek. XIII-XIV, krahas  shqiptarëve  gjithsesi  të  shumtë, që  mbanin emra, si  Gjin, Dedë, Gj on, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që m banin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav,  Radomir, Vladislav  apo  mbiemrat  Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të  trevave  veriore,  nën  presionin  e  dhunshëm  të  pushtuesve  serbë,  gjendej  në  një  fazë kalimtare të  një asimilimi kulturor e  fetar. Në mjaft treva ky  proces asimilimi u  ndërpre në kushtet  e  reja  që  u  krijuan  me  shkatërrimin  e  shtetit  serb  e  mbërritjen  e  turqve  osmanë (gjysma e  dytë e shek. XIV).   Pikërisht  në këtë  kohë  vihet re  aty  një  kthim  i popullsisë  në onomastikën  karakteristike  shqiptare,  krahas  dukurisë  së  re  të  marrjes  së  emrave  osmanë. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i  sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare. Pushtimi  serb  i  Stefan  Dushanit,  i  ngarkuar  me  pasoja  të  rënda  ekonomike,  shoqërore  e etnike, ndeshi në qëndresën e ashpër të popullsisë shqiptare.  Që në vitin e parë të sundimit të Stefan Dushanit, në trevat veriperëndimore shpërtheu një kryengritje antiserbe, në krye të së  cilës  u  vu  bujari  Dhimitër Suma  (1332). Zgjerimi  i  saj  e  nxiti  kryepeshkopin e  Tivarit, Guljelmin e Adës, të projektonte organizimin e një kryqëzate të Perëndimit kundër serbëve, e  cila  do  të  mbështetej  në  kontributin  vendimtar  të  kryengritësve  shqiptarë  të  zonave  të veriut.  Në letrën që i dërgonte për këtë qëllim dukës së Burgonjës, Filipit VII Valua, prelati frëng pohonte se për organizimin e kësaj kryqëzate antiserbe nuk mund të gjendej vend më i përshtatshëm  sesa zonat  kryengritëse  në fjalë, «  ...ku populli  arbër mund të  nxirrte  në luftë më se 15 000 kalorës, burra të shëndetshëm, trima e luftëtarë të mirë, të aftë për çdo betejë ». Qëndresa e shqiptarëve kundër pushtimit serb nuk qe karakteristikë vetëm për viset e veriut, por për të gjitha trevat shqiptare deri thellë në Epir.  Ajo doli akoma më në pah pas vdekjes së carit serb, Stefan Dushanit (1355).  Kryengritjet e zonës së Beratit (1356) dhe të Himarës (1358), e reduktuan pushtetin e despotit sllav Ivan Komnen Asenit vetëm në qytetin e Vlorës e  në rrethinat e tij.  Më  1356 dështoi një përpjekje  për të ripushtuar Beratin me  ndihmën  e ushtrisë së Simeon Uroshit, sundimtarit serb të Epirit.  Megjithatë, sipas një shënimi të kohës në një nga kodikët e Beratit, serbët me atë rast u sollën aq mizorisht « saqë edhe të vdekurit i nxorën nga  varri  ». Një  vit  më  parë, më  1355, shqiptarët  e  Thesalisë  ngritën  krye  kundër qeveritarit  serb, Qezar  Preljubit,  dhe  e  vranë  atë. Pak  kohë  pas  ekspeditës  së  tij  kundër Beratit,  edhe  Simeon  Uroshi,  vëllai  i  Dushanit,  u  detyrua  nga  shqiptarët  e  Epirit  t’i  linte zotërimet e veta.  Në këtë mënyrë që nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose  u ringjallën  formacione  politike  të  dyerve më të shquara  shqiptare, Balshët,  Gropaj t,  Topiajt, Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj.. Zhvillimi  i  pavarur  politik  i  trojeve  shqiptare  hynte  tani  në  një  fazë  vendimtare, duke  i orientuar ato gjithnjë e më shumë drejt krijimit të një shteti të përqendruar shqiptar.
Faqe - 242
 
2.  FORMACIONET SHTETËRORE SHQIPTARE NË SHEK. XIV DHE NË FILLIM  TË SHEK. XV

Despotati shqiptar i Artës - Aty nga fundi i shek. XIII në Epir fillon të shquhet familja fisnike Shpata.  Në vitin 1304 një dokument anzhuin i rendit Shpatajt midis aristokratëve më në zë të Shqipërisë. Ashtu si dhe për shtëpitë e tjera fisnike shqiptare, edhe për Shpatajt procesi i fuqizimit dhe i emancipimit politik kishte ndjekur një rrugë vazhdimisht në ngjitje, derisa gjeti shprehjen më të plotë pas shembjes së Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit (1355). Në atë çast Shpatajt e fisnikë  të  tjerë  shqiptarë  e  shtrinë  sundimin  e  tyre  politik  në  krejt  Epirin  dhe, në  vitet  që pasuan, filluan  të zgjerohen në  krahinat fqinje  jugore të Akarnanisë e të Etolisë. Qeveritari serb  i  Epirit, mbreti  Simeon  Uroshi, u  detyrua  të  largohej  në  Thesali, ku  zuri  vendin  e komandantit  serb  Qezar  Preljubit, i  vrarë  gjatë  një  përpjekjeje  me  shqiptarët  e  atyshëm. Përfaqësues  të  tjerë  të  aristokracisë  dhe  të  administratës  së  vjetër  bizantino-serbe  gjetën strehim në qytetin e Janinës. Shtrirja e pushtetit të fisnikëve shqiptarë në Epir ndeshi pengesë te pinjolli i fundit i  dinastisë së  vjetër  sunduese  të  Epirit,  despoti  Niqifori  II  Engjëlli. Në  verën  e  vitit  1358  ky  u  doli përpara  forcave  shqiptare  në  vendin  e  quajtur  Akelou  (Akarnani ). Ushtria  e  tij, e  përbërë pjesërisht prej mercenarëve osmanë, u asgjësua në betejën e përgjakshme që u zhvillua aty e ku vetë despoti bizantin humbi jetën. Pas  betejës  së  Akelout  krahinat  jugore  të  Epirit,  të  Akarnanisë  e  të  Etolisë  u  përfshinë  në kuadrin  e dy  formacioneve shtetërore shqiptare. I pari,  me  qendër  në Artë, kishte në  krye fisnikun  Pjetër  Losha,  kurse  i  dyti,  me  qendër  në  Angjelokastër  (Akarnani),  drejtohej  nga despoti Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes së Pjetër Loshës më 1374, Despotati shqiptar i Artës dhe  ai i Angjelokastrës u bashkuan nën sundimin e  despotit  Gjin Bua Shpata.  Zotërimet  e këtij të fundit  përbënin  tani një vazhdimësi territoresh prej gjiri t  të Korintit, në jug, deri në derdhjen  e  lumit  Akeront  (Glyki),  në  veri,  ku  puqeshin  me  zotërimet  e  Gjon  Zenebishit. Megjithatë në  pjesën lindore të  Epirit  mbeti  një territor i  ngushtë  me  qendër Janinën, i  cili nuk  u  përfshi  në  kufijtë  e  këtyre  dy  formacioneve  shqiptare  fqinje. Këtu  përfaqësuesit  e fisnikërisë  e  të  administratës  së vjetër  serbo-bizantine  të  Epirit u  përpoqën  të  organizojnë qëndresën  kundër  hegjemonisë  së  krerëve  shqiptarë. Të  mbështetur  edhe  nga  qeveri tari  i deriparadokohshëm  serb i  Epirit,  Simeon Uroshi, ata mundën  të i mponojnë  si  qeveritar  të Janinës despotin serb Thoma Preljuboviç. Si djalë i Qezar Preljubit,  qeveritarit të Thesalisë të  vrarë  më  1355  nga  shqiptarët,  Thomai  trashëgoi  një  armiqësi  dhe  urrejtje  të  pashuar kundër tyre. Despotati i Janinës ishte mbeturina e fundit e sundimit serb në Epir. Qenia e tij përbënte një rrezik  real  për  formacionet  fqinje  shqiptare  të  Gjirokastrës  e  të  Artës, pasi  Thoma Preljuboviçi vështronte t’i zgjeronte kufijtë e despotatit të tij pikërisht në dëm të zotërimeve
Faqe - 243
 
të  Shpatajve  e  të  Zenebishëve. Nga  ana  tjetër, despoti  serb  nuk  ngurroi  të  thërriste  për ndihmë  kundër  sundimtarëve  shqiptarë  reparte  serbe,  italiane  e,  ç’ishte  më  keq,  osmane, duke e kthyer Epirin në një fushë beteje ku mercenarët e huaj mbillnin terror e shkatërrime të pafundme. Këto arsye, si dhe arsye të tjera të natyrës ekonomike (Janina i shte një qendër mjaft e pasur ekonomike  e  tregtare),  i  futën  sundimtarët  shqiptarë  të  Epirit  në  një  konflikt  të  gjatë  të armatosur  me  despotin  e  Janinës.    Për  tre  vjet  rresht  (1370-1373)  kështjella  e  Janinës  iu nënshtrua rrethimit  e  sulmeve  të  njëpasnjëshme  të  despotit  të  Artës,  Pjetër  Losha,  e  të aleatëve  të  tij, bashkësive  shqiptare  të  mazarakëve  e  të  malakasëve  që  banonin  përreth Janinës. Megjithëse  u  detyrua  të  kërkonte  paqe, Thoma  Preljuboviçi  nuk  pushoi  së përndjekuri e  së tiranizuari popull sinë  shqiptare të  Janinës e të fshatrave  përreth,  nga  e cila tërhiqte  robër  e  pengje  që  i  mbyllte  në  burgje  të  posaçme.    Për  këtë  zell  të  tij  kundër shqiptarëve,  bashkëkohësit  i  ngjitën  despotit  serb  nofkën  «  shqiptarovrasës  » (alvanitoktonos). Pas  vdekjes  së  Pjetër  Loshës,  më  1374,  në  krye  të  despotatit  të  Artës  u  vu  zoti  i Angjelokastrës,  Gjin  Bua  Shpata. Në  kohën  e  sundi mit  të tij,  konfli kti  me  despotin  serb, Thoma  Preljuboviçin, u ashpërsua edhe më. Që në vitin 1375 Gjin  Bua Shpata u shfaq me ushtrinë e tij nën muret e Janinës.  Qyteti mundi të qëndrojë edhe kësaj radhe falë mureve të tij  të papushtueshme. Gjithsesi,  i  interesuar  për  pushimin  e  armiqësive, Thomai  i  ofroi Shpatës dorën e së motrës, Helenës. Por martesa nuk e fashiti konfliktin midis Gjin Bua Shpatës dhe Thomait.  Për më tepër, në vitet  që  vijuan  Janina  u  bë  pre  e  sulmeve  të  bashkësisë  shqiptare  të  malakasëve. Nën komandën e Gjin Fratit këta e sulmuan kështjellën më së pari në vitin 1377, por pa mundur ta merrnin atë.  Dy vjet më vonë, më 1379 malakasët arritën të zinin ishullin në liqen si dhe kullën  e  brendshme  të  kështjellës  së  Janinës. Kësaj  radhe  në  anë  të  tyre  qëndronin  edhe pjesëtarë të parisë vendase, përfshi  mitropolitin  Mateo, përkrahës i  Gjin Bua Shpatës. Por edhe kësaj radhe shqiptarët dështuan në qëllimin e tyre. Mungesa e mjeteve të mjaftueshme ua bëri atyre  të pamundur që të shpërthenin muret e kështjellës, qoftë nga toka e  qoftë nga liqeni. Mitropoliti  Mateo u detyrua  të  linte  Janinën  bashkë  me të  tjerë  dhe  të  strehohej  te Gjin Bua Shpata. Krahas despotit  serb të Janinës,  formaci oni i  Shpatajve  të  Artës  u  fut  në këtë  kohë në  një konflikt të ashpër me anzhuinët e Napolit, të cilët qysh prej një shekulli vazhdonin të ngulnin këmbë  në  pretendimet  e  tyre  m bi  bregdetin  epirot.    Ky  konflikt  u  shpreh  më  së  pari  në përleshjet  e  armatosura  me  forcat  e  kontit  Leonard  Toko,  që  sundonte  mbi  ishujt  e Qefalonisë  e Leukadës  si  vasal  i mbretëreshës  Xhovana  të  Napolit. Dokumentet  e  kohës informojnë se qysh në vitin 1360 « konti i Qefalonisë bënte luftë të madhe me Despotatin e arbërve  ». Në  vitet që  pasuan  ndeshja me anzhuinët u ndez  edhe  më  keq. Në  vitin  1378 mbretëresha e Napolit organizoi një fushatë të madhe për asgjësimin e Despotatit shqiptar të Artës. Bërthama e ushtrisë së grumbulluar prej saj përbëhej nga Urdhri i Joanitëve të Rodit, një formacion i famshëm për bëmat e tij luftarake, që ishte futur në shërbim të anzhuinëve të
Faqe - 244
 
Napolit.
Ekspedita  anzhuine  filloi  me  marrjen  e  Naupaktit  (Lepantos),  kështjella  më  jugore  e Shpatajve, e vendosur  mbi bregun verior të gjirit të Korintit.  Prej këndej  ajo  përparoi drejt veriut  e  brenda  pak  kohe  qendra  e  Despotatit  shqiptar,  Arta,  u  ndodh  nën  rrethimin  e ushtrisë napolitane.  Gjatë betejës vendimtare që u zhvillua nën muret e Artës, despoti Gjin Bua Shpata korri një fitore të madhe.  Vetë kryekomandanti i ekspeditës anzhuine, Mjeshtri i Madh Huan Fernandez Heredia i Urdhri t të Joanitëve, u zu rob prej shqiptarëve. Në pranverë të po atij viti, Gjin Bua Shpata fitimtar mbi anzhuinët, rifilloi sulmet sistematike mbi Janinën.  Thoma Preljuboviçi kësaj radhe gjeti një aleat të fuqishëm kundër shqiptarëve te turqit osmanë, të cilët kishin filluar të vendoseshin në Thesalinë fqinje.  Disa herë brenda viteve 1380-1384 reparte osmane, të thirrura  nga  Thomai, kryen inkursione shkatërruese në zotërimet e Gjin  Bua  Shpatës  e  në ato  të Gjon Zenebishit, duke lehtësuar  presionin e  tyre mbi  Janinën. Me  ndihmën  e osmanëve,  despoti  Thoma  pushtoi  përkohësisht  një  numër fshatrash  rreth  Janinës  si  dhe  kështjellën  e  Paramithisë  (Shën  Donati t). Gjithsesi,  tirani  i Janinës ra pre e një komploti dhe, i urryer nga të gjithë, vdiq në dhjetor 1384.  Në vend të tij paria  e  Janinës  e  mbreti  serb  i  Thesalisë,  Joazaf,  thirri e  vuri  italianin  Izau  Buondel monte Açajuolin, kunat i kontit Leonard Toko të Qefalonisë.  Ky gëzonte njëherësh mbështetjen e perandorit  të Bizantit, të Venedikut, Firences dhe të Mbretërisë së Napolit.  Marrëdhëniet e shqiptarëve me Despotatin e Janinës mbetën të tendosura edhe në kohën e sundimit të Izaut, ndonëse aty nga viti 1394, ky mori për grua të bijën e Gjin Shpatës, Irenën, i nxitur edhe nga arkondët  e  qytetit.    Inkursionet  e  reparteve  osmane,  të  thirrura  nga  despoti  i  ri  i  Janinës, vazhduan edhe paskëtaj, madje për të siguruar mbështetjen më të madhe të sulltanit osman, despoti  Izau  u  shpall  vasal  i  tij  (1387). Ndërkohë  mbi  Despotatin  shqiptar  të  Artës  qenë intensifikuar edhe sulmet e kontit të Qefalonisë Karl Tokos, nip i Izaut. Në rrethana të tilla të vështira, më 29 tetor të vitit 1399 vdiq despoti Gjin Bua Shpata « burrë i fuqishëm, i admirueshëm e lavdi e Arbërisë », siç e quan atë një kronikë e kohës.  Me emrin e  tij  është  e  lidhur  periudha  më  e  lulëzuar  e  historisë  së  Despotatit  shqiptar  të  Artës. Zotërimet e Shpatajve u ndanë midis të afërme të tij, që shpeshherë ishin në armiqësi e mëri me njëri-tjetrin.  Një mëri e tillë ekzistonte dhe midis Muriq Shpatës dhe Sguro Bua Shpatës, që  qeveriste  zotërimet  jugore  të  Shpatajve. Si  vëlla  i  Gjinit, këtij  i  takonte  të  ishte trashëgimtar i ligjshëm i fronit.  Por Muriqi, i ri dhe ambicioz, mundi ta mënjanojë kushëririn e tij plak dhe të marrë në dorë drejtimin e principatës. Me  ardhjen  në  pushtet vëmendja  e  Shpatës  së  ri  u  zhvendos  nga  Lindja,  ku  despotët  e Janinës dhe osmanët e Thesalisë kishin qenë kujdesi kryesor i paraardhësit të tij të madh.  Me komandantët osmanë të Thesalisë Muriqi nuk e pati të vështirë të gjente një modus vivendi, sidomos  pas  katastrofës  që sulltan  Bajaziti  pësoi nga mongolët  e  Timurlengut në  betejën  e Ankarasë  (1402).  U shtensionuan edhe marrëdhëniet me despotin Ezau të Janinës, që ishte njerk i Muriqit dhe që për më tepër kërkoi dorën e vajzës së Muriqit për djalin e tij të lindur nga martesa me shqiptaren Evdoqia Balsha, vajzë e Gjergjit I Balsha.
Faqe - 245
 
Në këtë mënyrë vëmendja e Muriq Shpatës u përqendrua nga rreziku që i vinte zotërimeve të tij nga konti i Qefalonisë Karl Tokoja.  Për sa kohë në  krye të principatës kishte qenë Gjin Bua  Shpata,  Tokoja  kishte  dalë  gjithnjë  i  mundur  nga  ballafaqimi  me  shqiptarët. Këta, madje,  ishin  në  gjendje  të  organizonin  me  anije  sulme  mbi  ishujt  e  tij  të  Qefalonisë  dhe Leukadës,  gjë  që  e  kishte  shtyrë  kontin  të  kërkonte  ndihmën  e  Napolit  e  të  Venedikut. Por  në vitet  e para  të sundimit  të Muriq  Shpatës,  raporti i  forcave paraqitej  i ndryshuar  në favor  të  Tokos. Grindjet  dhe  pakënaqësitë  ndaj  sundimtarit  të  ri  të  Artës  shtynë  mjaft feudalë  shqiptarë dhe krerë bashkësish nga Parga,  Paramithia,  Margëlliçi e Janina  (përfshirë bashkësitë  e  mëdha  të mazrekëve  e  malakasëve)  të  dorëzoheshin  përpara  dhuratave  dhe premtimeve që  u drejtoi atyre  me  bollëk  konti Karl  Toko. Në këtë  mënyrë, me  një ushtri, lulen e së cilës e përbënin luftëtarët shqiptarë, ku shquheshin vëllezërit Muriq e D himo Bua, si dhe me ndihmën e një flote të ofruar nga mbreti i Napolit, Karl Tokoja, filloi t’i rrëmbejë Muriq  Shpatës  njërin  zotëri m  pas  tjetrit. Si  pasardhës  i  kontëve  nga  familja  Orsini  të Qefalonisë, ai pretendonte të bëhej, ashtu siç qenë bërë ata një shekull më parë, despot i krejt Epirit. Në  këtë  mënyrë, me luftë dhe më shumë  me dredhi, Karl  Tokoja  u rrëmbeu Shpatajve një sërë  kështjellash, fillimisht  në  jug  të  gjirit  të  Artës,  si  Katohinë, Varnakun, Kandilen, Anatolikon  e  Dragomestin  (1401-1404). Prej  këndej  ai  filloi  sulmet  dhe  plaçkitjet  në territorin  e  Angjelokastrës  e  të  Artës. Shumë  shpejt  Muriq  Shpata  u  detyrua  të  lëshojë kështjellat e Riniasës e  Ajtoit, që siguronin mbrojtjen e Artës. Gjatë  një beteje me  forcat e Tokos, u plagos rëndë e më tej vdiq edhe vëllai i legjendarit Gjin Bua Shpata, Sguroj, i cili të paktën në çastet e fundit gjeti ngushëllim kur pa se Muriq Shpata me forcat e tij po vraponte t’i vinte në ndihmë. I biri  i Sguros,  Pal  Shpata, në  pamundësi  t’i ruante  zotërimet që i  la  i  ati në  jug të gjirit  të Artës, nxitoi t’ia ofrojë ato Venedikut.  Më 1402 ai i propozoi këtij  lëshimin e kështjellës së rëndësishme bregdetare të Lepantos si  dhe vetë kryeqendrën e vet, Angjelokastrën. Ndërsa mori në dorëzim të parën (1407), kundrejt një shpërblimi, Republika e Venedikut u mor vesh me  Karl Tokon që e dyta, Angjelokastra, t’i kalonte këtij të fundit  (1408).  Në këtë  mënyrë Shpatajt humbën përfundimisht zotërimet në jug të gjirit të Artës, në Etoli e në Akarnani. Në  kushtet  e  dobësimit  e  të  përçarjes  së  krerëve  shqiptarë,  konti  Karl  Toko  nuk  e  pati  të vështirë  të  zinte  vendin  e  despotit  Ezau  të  Janinës,  kur  ky  i  fundit  vdiq  (1411). Krahas elementëve të parisë së qytetit, ku u shqua greku Simon Stratigopulos dhe dhëndri i tij, serbi Stefan  Vojsllavi, dorëzi min e Janinës në duar të Karl Tokos e përkrahën edhe mjaft krerë  e bashkësi shqiptare, brenda e jashtë qytetit, të cilët ai i kishte joshur me dhurata e premtime. Tashmë  i  pafuqishëm  ndaj  ngjitjes  së  rivalit  të  tij,  Muriq  Shpata  nuk  qe  në  gjendje  të shfrytëzonte  momentin  e favorshëm pas thyerjes së ushtrive  të  Tokos nga Gjon Zenebishi në  betejën  e  Kranesë, afër  Mesopotamit  (1411). Më  1415  ai  vdiq,  duke  ia  lënë  barrën  e drejtimit, të asaj që ki shte mbetur nga Principata e dikurshme e Gjin Bua Shpatës, vëllait të tij, Jakupit, që kishte kaluar në fenë islame. Jakupi tregoi që në fillim një dinamizëm e trimëri që s’e kishin karakterizuar vëllanë e tij.  Me
Faqe - 246
 
të u bashkuan mjaft edhe nga krerët apo bashkësitë shqiptare që ishin hedhur në anën e Karl Tokos, siç qe, p.sh., prijësi i shquar Muriq Bua. Në  pamundësi  për  ta  thyer  sundimtarin  e  ri  shqiptar  në  fushë  të  hapur,  Karl  Tokoja  i përgatiti atij  një  pritë në  kështjellën e Vombljanës,  afër  Artës. I  ftuar nga  kështjellari  i saj, njeri  i  Karl  Tokos,  gjoja  për  ta  marrë  në  dorëzim  kështjellën, Jakup  Shpata  u  sulmua tradhtisht  nga  forcat  e Tokos  ndërsa  u qe  afruar me trupat  e tij mureve të  saj. Jakupi vdiq me  shpatë në  dorë  mes  luftëtarëve  të  tij. Me  vrasjen  e tij  u  shënua  dhe  fati  i  Artës  dhe  i gjithë zotërimit të Shpatajve. Më 4 tetor 1416 Karl Tokoja hyri në Artë. Pinjollët e fundit të Shpatajve  ose pranuan  të  hyjnë në  shërbim të  Karl  Tokos, ose  emigruan  drejt  Moresë  dhe ishujve të Jonit. Principata e Zenebishëve Emri  i  Zenebishëve,  si  një  ndër  familjet  fisnike  më  të  shquara  të  Shqipërisë  së  Poshtme, përmendet krahas dyerve më në zë shqiptare në një dokument të vitit 1304. Shkëlqimin më të  madh  kjo  familje  e  arriti  pas  gjysmës  së  dytë  të  shek.  XIV, kur  në  krye  të  saj  ishte
sebastrokratori  Gjon  Zenebishi  (?-1418). Kryeqendra  e  këtij  të  fundit  ishte  kështjella  e Gjirokastrës,  e  cila  përmendet  për  herë  të  parë  pikërisht  në  këtë  kohë  si  rezidencë  e Zenebishëve.  Në vitet 70 të shek. XIV zotëri mi i Zenebishëve përfshinte, veç  Gjirokastrës dhe  rrethet  e  saj,  luginën  e  Drinos,  Delvinën  dhe  një  pjesë  të  mirë  të  zonës  së  pasur  të Vagenetisë (Çamërinë e Sipërme), deri në derdhjen e poshtme të lumit Gliki, ku zotërim et e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato të vjehrrit dhe aleati t të tij, Gjin Bua Shpatës së Artës. Së bashku me këtë të  fundit, Gjon Zenebishi ndërmori  inkursione  të  vazhdueshme kundër kështjellës  së  Janinës,  ku  sundonte  despoti  serb  Thoma  Preljuboviçi,  armik  i  betuar  i shqiptarëve, i cili, siç është theksuar tashmë, i thirri për herë të parë osmanët në këto anë më 1380 kundër shqiptarëve.  I mbështetur dhe nga një pjesë e pari së serbo-bizantine të Janinës, Thomai m undi ta ruante sundimin brenda mureve të Janinës, deri në vrasjen e përgjakshme të tij, në vitin 1386. Despoti i ri i Janinës, italiani Ezau Buondelmonti Açajuoli (1386-1411), i cili mori pushtetin në Janinë si përfaqësues i interesave të huaja në atë qytet e në krejt Epirin, ndoqi që në fillim një  politikë  agresive  ndaj  sundimtarëve  shqiptarë  të  kësaj  treve,  veçanërisht  ndaj  Gjon Zenebishit. Me  ndihmën  e  reparteve  osmane  ai i  mori  këtij  të  fundit portet  dhe  tregjet  e rëndësishme të Sajadhës e Kastrovilës, buzë deti t Jon (Çamëri e sotme).  Por në pranverën e vitit 1399, ushtria e Zenebishit u shkaktoi forcave të despotit Ezau një disfatë fatale gjatë një beteje në Dhivër (Mesopotam), ku vetë despoti i Janinës u zu rob nga sundimtari shqiptar, që sakaq e mbylli  në burgun e kështjellës  së  tij të Gjirokastrës. Të  gjithë  aleatët e Ezaut, nga komuna e Firences, që e kishte qytetar të vetin, Mbretëria e Napolit, Republika e Venedikut e deri  te komandanti  osman  i Thesalisë,  ndërhynë te  Gjoni  për  lirimin e tij. Të  njëjtën gjë  i kërkoi Zenebishi  edhe  aleati e vjehrri i tij, Gjin Bua Shpata i Artës.  Ezau u lëshua kundrejt një  shpërblimi  të  majmë  prej  10  mijë copë  florinjsh. Gjithsesi, ai  pushoi  së  qeni  një shqetësim  për  zotërimet  e  Zenebishit,  i  cili  shtiu  përsëri  në  dorë  limanet  dhe  tregjet bregdetare nga Sajadha e Kastrovila e deri në Pargë. Porse mbajtja e këtyre vendeve bëri të pashmangshëm  një  konflikt  të  ri  me  Republikën  e  Venedikut. Përleshjet  e  para  të  Gjon
Faqe - 247
 
Zenebishit me Venedikun ishin regjistruar që në vitin 1386, kur ky i fundit, pasi shtiu në dorë ishullin  e  Korfuzit,  i  rrëmbeu  Zenebishit  edhe  disa  nga  qendrat  kryesore  ushtarake  e ekonomike  të  bregdetit,  si  Butrintin,  Ksamilin  dhe  Sajadhën. Kjo  e  fundit  u  rimor  prej Gjonit aty nga viti 1400. Për Sajadhën, veçanërisht për kriporet me fam ë të atij vendi, të cilat konkurronin rëndë kriporet veneciane të Korfuzit, u luftua me këmbëngulje si nga Venediku, ashtu edhe nga Zenebishi.  Në një letër, që i çonte për këtë çështje Senatit të Venedikut në qershor  1401, Gjon Zenebishi bënte të qartë se  « paqja e tij  me Republikën  do të sigurohej vetëm kur Venediku të hiqte dorë nga përpjekjet për të shtënë në dorë kullën dhe kriporet e Sajadhës, që ai i kishte trashëguar nga të parët dhe që ishin buka e tij ». Megjithatë, rrethanat e krijuara  në vitet  e  para  të  shek.  XV e detyruan  Gjon Zenebishin  të hiqte  dorë  si  nga  Sajadha,  ashtu  dhe  nga Kastrovila  e  Parga  dhe të  kërkonte  rregullimin e marrëdhënieve me Republikën e fuqishme të Venedikut. Vdekja  e  despotit  Ezau, më  1411, nxori  përsëri  në  plan  të  parë  problemin  e  pushtetit  në Janinë. E veja e Ezaut, Evdokia Balsha, vajzë e të famshmit  Gjergjit I Balsha,  iu kundërvu përpjekjeve  të një pjese të  parisë së  qytetit, që donte  t’ia dorëzonte qytetin  nipit të despotit Ezau, kontit  të  Qefalonisë, Karl  Toko. E mbështetur  kryesisht  nga  shtresat  e  ulta  dhe  të mesme të qytetit, « despina e Arbërisë » hyri në traktaktiva me Gjon Zenebishin, gjë që vuri në  lëvizje  përkrahësit  e  Karl  Tokos. Pas  një  komploti  të  organizuar  prej  tyre,  despina Evdokia  u  detyrua të braktiste  qytetin  dhe  të  strehohej  përkohësisht  te  Gjon Zenebishi  në Gjirokastër. Ambiciet  e  despotit  të  ri  të  Janinës, Karl  Tokos, që  synonte  të  vinte  nën  sundimin e tij  të gjitha  territoret  e  Despotatit  të  dikurshëm  të  Epirit, e  çuan  atë  drejt  një  ndeshjeje  të pashmangshme me zotin e fuqishëm të Gjirokastrës. Në verën e vitit 1411 Gjon Zenebishi i zuri rrugën në Kranesë (Mesopotam) ushtrisë së Karl Tokos, që kishte depërtuar në thellësi të zotërimeve të tij dhe synonte  të kapte  Gjirokastrën. Në betejën  e  ashpër  të zhvilluar në atë  vend,  forcat  e  Zenebishit  arritën  një  fitore  të  bujshme  duke  e  asgjësuar  krejtësisht ushtrinë  e  Tokos. Paskëtaj, ky  u  përpoq  t’i  bënte  ballë  sundimtarit  shqiptar  duke  u mbështetur kryekëput tek aleanca që  lidhi me osmanët dhe që u  vulos  edhe me  martesën  e vajzës së tij me Musa Beun, pretendentin e fronit. Presioni osman, i cili ishte veçanërisht i fortë në zotëri met e Zenebishëve dhe të Shpatajve të Epirit,  e  shtyu Gjonin  të  kërkonte  aleancën  e  Republikës  së  Venedikut.   Në  korrik të vitit 1414  ai i kërkoi  kësaj të fundit t’i vinte në dispozicion 30  balestrierë, me të cilët të mund të mbronte këshjellat e tij dhe njëherësh të ndalte vërshimin e osmanëve në brigjet e Jonit. Në të njëjtën kohë, sundimtari shqiptar kërkonte nga Venediku që të lejohej të blinte disa prona në Korfuz, ku të mund të strehohej në rast se do të detyrohej të largohej nga vendi i tij. Në  fakt,  deri  në  atë  kohë, në  Korfuz  ishin  vendosur  mjaft  familje  shqiptare  të  ikura  nga zotërimet  e  Zenebishit  për  shkak  të  kushteve  të  rënda  të  krijuara  nga  inkursionet  e osmanëve. Në verën e vitit  1418  një ushtri osmane prej 30 000 vetash, e thirrur nga  Karl Tokoja,  hyri  në  zotërimet  e  Zenebishit. Pasi  pushtoi  mjaft  vise  e  kështjella, Hamza  Beu,
Faqe - 248
 
dhëndër i  Tokos, rrethoi Gjirokastrën. Sundimtari plak i  Gjirokastrës mundi t’i  bënte  ballë këtij sulmi të parë mbi  kryeqendrën e tij, por, kur osmanët ndërmorën në vjeshtën e parë të atij  viti,  një  fushatë  të  re  akoma  më  të  fuqishme, ai  nuk  jetonte  më  dhe  djemtë  e  tij  ua lëshuan  atë  osmanëve  dhe  u  strehuan  në  Korfuz. Nga  Korfuzi  trashëgimtarët  e sebastokratorit  të  shquar, Gjon,  të  mbështetur edhe  nga Venediku,  Papati  dhe  Mbretëria e Napolit, nuk i reshtën  përpjekjet  për të çliruar zotërimet atërore, duke organizuar e duke  u vënë në krye të kryengritjeve të fuqishme antiosmane. Principata e Topiajve Në  kapërcim  të  shek.  XIII-XIV,  roli  i  familjes  së  shquar  fisnike  të  Skurrajve  në  trevën  e Arbrit u kishte kaluar fisnikëve të familjes Topia.  Emri i kësaj familjeje nuk përmendet para shek. XIII. Në  vitet  70  të  shek.  XIII  bëhet  fjalë  për  një  pinjoll  të  saj,  përfaqësues  i  aristokracisë ushtarake me titullin miles.  Në atë kohë Topiaj t ditën t’i bënin vend vetes, duke u shkëputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje  të ngushta me  anzhuinët e Napolit  si  dhe  me Papatin  e Romës.  Këtij të fundi t Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks në atë katolik.  Për rrjedhojë, kisha e Romës u njohu Topiajve si zotërim të familjes tokat midis rrjedhës së Matit dhe  asaj  të  Shkum binit, të  cilat  përputheshin  pak  a  shumë  me  shtrirjen  e  Principatës  së dikurshme të  Arbrit.  Të drejtat e Topiajve mbi këto  vise u konfirmuan më 1338 edhe nga anzhuinët  e  Napolit,  të  cilët  e  konsideronin  veten  kryezot  të  Durrësit  e  të  Arbrit  si  dhe Topiajt vasalë të tyre. Topiajt ishin shpallur vasalë të m bretit  të Napolit, Karli I Anzhu, që në vitin 1272. Megjithatë varësia e tyre nga oborri i Napolit mbeti thjesht formale. Si mbreti Karli  I, ashtu dhe pasardhësit e tij, Karli  II e  Roberti I Anzhu, ankoheshin vazhdimi sht në aktet e tyre për « mosbindjen » madje edhe për « rebelim et » e vazhdueshme të Topiajve dhe të krerëve të tjerë shqiptarë kundër pushtetit sovran të tyre. Megjithatë, të ndërgjegjshëm se s’do të mund ta ruanin autoritetin e tyre mbi Durrësin dhe Arbrin, anzhuinët këmbëngulnin t’i mbanin afër  Topiajt, qoftë duke u  falur herë pas here « fajet », qoftë duke  u dhënë edhe provizione (para) të mëdha vjetore, siç vepruan më 1338 me kontin Tanush Topia.  I vëllai i këtij të fundit, Domeniku, ishte klerik i lartë dhe në vitin 1336 mbreti Robert Anzhu e kishte tërhequr në oborrin e Napolit si kapelan e këshilltar të tij. Marrëdhëniet  e  Topiajve  me  anzhuinët  e  Napolit  pësuan  një  ngrirje  të  fortë  në  kohën  e sundimit të Andreas, djalit të Tanushit.  Ndonëse qe martuar me një vajzë jashtë martese të mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerëz dhe e vrau. Zotërimi i  Topiajve arriti fuqinë  dhe  shkallën  më  të lartë  të organizimit  në kohën e princit Karl Topia, djali i madh i Andreas, që erdhi në fuqi në vitin 1359. Brenda viteve 50 të shek. XIV ai arriti të konsolidonte në luftë me rivalët e shumtë pushtetin e vet në trevën e Arbrit. Ashtu si paraardhësit e vet, Karli shfrytëzoi mjeshtërisht për këtë qëllim lidhjet e hershme të familjes së tij me anzhui nët e Napolit. Ai nuk ngurronte të vinte në dukje «lidhjet e gjakut » që kishte me këta të fundit nga e ëma. Në këtë kuptim ai i shtoi stemës familjare të Topiajve,
Faqe - 249
 
që paraqiste një luan, edhe simbolin e anzhuinëve, zambakun. Pavarësisht  se  u  mëshonte  lidhjeve  të  veçanta  të  Topiajve  me  kryezotërit  e  Napolit,  Karli kishte  vendosur  t’u  shkëpuste  këtyre  qytetin  e  Durrësit. Më  1362  forcat  e  tij  sulmuan Durrësin nga toka dhe nga deti. Ndonëse nuk u mor dot, qyteti u detyrua t’i paguajë Topisë një tribur vjetor, i cili nxirrej nga rri tja e taksave mbi tregtarët e huaj që vizitonin Durrësin. Sulmi  i  Karl  Topisë  mbi  Durrësin  ngjalli  shqetësim  sa  në  bashkësinë  e  këtij  qyteti,  që  i trem bej  pushtetit  feudal,  aq  dhe  te  mbretëresha  Xhovana  e  Napolit,  dhe  te  Republika  e Venedikut.  Kjo e fundi t nuk mund të pajtohej me faktin që princi shqiptar zotëronte tashmë një  flotë  ushtarake,  të  ankoruar  në  Kepin  e Rodonit  në  veri dhe  në  Kepin  e  Melit  (caput Meliarum) në jug të Durrësit, me të cilën ai mund të kontrollonte ose të dëm tonte trafikun e anijeve veneciane nëpër Adriatik.  Ndaj në maj të vitit 1364 Senati i Venedikut e urdhëronte kapitenin  e  flotës  së  Adriatikut  që të  pengonte çdo aksion të  flotës  së  Karl Topisë dhe, në rastin ekstrem, t’i kapte anijet shqiptare dhe t’i digjte ato, si dhe të shkatërronte bazën e tyre në Kepin e  Melit. Të gjitha këto  duhet  të  bëheshin në  mënyrë të  fshehtë pa  rënë  në sy  të princit shqiptar, me të  cilin gjithsesi  Republika  ishte  e  interesuar  të mbante marrëdhënie  të mira. Në fakt  Topia pati rastin të tregonte se nuk ishte një sundimtar i zakonshëm, kur po atë  vit theu të fuqishmin Gjergj Balsha. Ndaj, me qëllim që të  ndikonte  sa më  shumë mbi princin  shqiptar,  në  prill  të  vitit  1366  Senati  i  Venedikut  e  shpalli  Karl  Topinë  qytetar  të Venedikut. Megji thatë kjo nuk e ndali këtë të fundit të forcojë flotën e tij dhe të intensifikojë sulmet mbi Durrësin.  Më në fund, në muajt e parë të viti t 1368, qyteti ra në duart e Topisë. Nga ai  çast sundim tari shqiptar i shtoi titullit të  tij si « princ  i Arbrit » edhe titullin tjetër të « zotit të Durrësit ». Në  jug  Principata  e  Topiajve  u  bë  fqinje  me  atë  të  Muzakëve, të  cilët, aty  nga  viti  1370, aneksuan  zotërimin  e sebastokratori t  Vlash  Matrënga,  që  shtrihej  midis  derdhjes  së Shkumbinit  dhe  Semanit. Gjithsesi  aleanca  e  Muzakajve  me  Balshaj t  e  veriut  e  keqësoi gjendjen  e  principatës  së  Karl  Topisë,  duke  shtrënguar  darën  rreth  saj. Ishte  keqësuar ndërkohë edhe pozi ta ndërkombëtare e saj. Sovranët e  Napolit nuk ia  falën « vasalit » Karl Topia  marrjen  e  Durrësit  më  1368.    Plot  moskuptime  e  përplasje  paraqiteshin  edhe marrëdhëniet  me  Venedikun,  pavarësisht  që  Republika  e  detrave  e  kishte  shpallur  Karl Topinë qytetar të saj.  Marrëdhëniet ishin ftohur dukshëm edhe me Papatin e posaçërisht me papën Gregori XI, i cili nuk i falte princit shqiptar prirjet « heretike » duke e akuzuar atë për patarin (ithtar i lëvizjes antipapale  patarine). Edhe miqësia me Raguzën dhe me  Hungarinë nuk i sillte ndonjë avantazh të madh Karl Topisë në planin politik. Raguza ishte në fakt një fuqi tregtare,  por ajo  s’kishte  ndonjë  peshë në ngjarjet  politike  e ushtarake. Përsa  i përket afrimit  me  Mbretërinë  Hungareze,  në  sfond  të  saj  qëndronte  thjesht  armiqësia  e  kësaj  të fundit me Venedikun, pra kishte karakter koniunktural pa ndonjë ndikim në planin praktik. Në  kushte  të  tilla, kur  dhe marrëdhëniet  me  bashkësinë qytetare  të  Durrësit  qenë  acaruar, Karl Topia e humbi qytetin, i cili kaloi përsëri për pak kohë nën sovranitetin e anzhuinëve të Napolit.  Madje këta të  fundit në fillim  të vitit 1372 vendosën të organizonin një fushatë të madhe  për  të  shtrirë  pushtimet  tej  Durrësit  dhe për  të rikrijuar  «  Mbretërinë  e  Arbrit  »  të
Faqe - 250
 
kohës së Karlit I Anzhu.  Në planet e organizatorëve ishte edhe zënia rob e Karl Topisë dhe e  Gjergj Bal shës,  për  të cilët  premtohej një  çmin  prej  1 000 dukatë  ari.   Por fushata  që  iu besua  Gjergjit  të  Navarës  dhe  që  m ori  edhe  bekimin  e  papës  Gregori  XI  nuk  arriti  të realizohej. Karl Topia mbeti zot i plotfuqishëm i « gjithë vendit të Arbrit ». Madje, ai mundi t’u  marrë  Muzakëve  edhe  zotërimet  e  dikurshme  të  Vlash  Matrëngës,  midis  derdhjeve  të lumenjve Shkumbin e Seman. Tashmë principata e Karl Topisë kapte gjithë hapësirën midis Drinit  e  Semanit. Vetë  Durrësi,  ndonëse  formalisht  mbeti  në  zotërimin  e  anzhuinëve  të Napolit,  në  të  vërtetë  e  ndiente  gjithnjë  e  më  shum ë  pushtetin  e  princit  shqiptar. Me  sa duket ky i fundit, i ndërgjegjshëm për interesat e shumtë që ndërthureshin në Durrës, kishte vendosur ta merrte qytetin në mënyrë « të ligjshme », duke shmangur përdorimin e armëve. Në fakt aty nga viti 1383 ai e bleu atë nga anzhuinët kundrejt një shume të madhe të hollash. Sundimi i  Karl Topisë  mbi  qytetin  e dëshiruar buzë  Adriatikut  nuk zgjati shumë. Marrja  e qytetit  prej  tij  ndodhi  në  një  kohë  kur  ishte  rindezur  konflikti  i  hershëm  me  Balshajt, ndërkohë zotër edhe të Vlorës. Me  një  sulm  të  befasishëm  në  vitin  1384  Balsha  II  e  pushtoi  Durrësin. Tashmë  në  aktet zyrtare ai filloi t’i atribuojë  vetes titullin « dukë  i Durrësit ».  Por nuk e gëzoi  gjatë.  Më  18 shtator 1385 forcat osmane të Hajredin Pashës shpartalluan në Savër të Myzeqesë ushtrinë e Balshës II  dhe  të aleatëve  të tij. Karl  Topia  hyri përsëri  në Durrës, por  tashmë edhe  ai, si mjaft sundimtarë të tjerë shqiptarë, u detyrua  t’i nënshtrohej hegjemonisë së osmanëve. Në përpjekje për t’i shpëtuar kësaj të  fundit, Topia  u  kthye  nga  Venediku. Midis viteve  1386-1387  ai  bëri  disa  përçapje  pranë  Republikës, duke  i  ofruar  kësaj  vendosjen  e  një  lloj protektorati mbi  zotërimet  e tij. Duke  iu  shmangur një  angazhimi  të  drejtpërdrejtë në  një zonë  që  tashmë  ishte  në  vëmendjen  e  osmanëve,  Venediku  u  mjaftua  t’i  premtonte  Karl Topisë  ndihma  modeste ushtarake, sigurisht  kundrejt  privilegjeve  tregtare. I  ndodhur  nën trysninë e vazhdueshme të osmanëve, Karl Topia tentoi në maj të 1387 një ujdi të fundit me Republikën. Propozimi  i  tij  i  ri  kishte  të  bënte  me  shitjen  e  Durrësit,  me  largimin  e  vetë Karlit dhe vendosjen e tij në ndonjërën nga kolonitë veneciane në Kretë ose në Eube. Por  edhe kësaj radhe  nuk  u  përfundua  gjë, qoftë për shkak të heziti meve  të  Venedikut, që tashmë i shte  i bindur  se  marrja  e  Durrësit do të  thoshte luftë  me  osmanët, qoftë edhe  se, shumë  shpejt  pas  paraqitjes  së  këtij  propozimi  të  ri,  princi  Karl  Topia  ndërroi  jetë. Trashëgimtari i dobët i Karl Topisë, Gjergji, mundi të ushtrojë pushtetin e tij në Durrës e në rrethinat e tij.  Kruja dhe krahina përreth saj i kaluan motrës së tij, Helenës, që ishte martuar me fisnikun venecian Mark Barbadigun.  Konti Niketa Topia, një kushëri i Gjergjit, sundonte ultësirën në jug të Durrësit.  Feudalë të tjerë, që s’i përkisnin familjes fisnike Topia, sundonin tashmë të pavarur në viset e Tiranës, në luginën e Shkumbinit e gjetkë. Marrëdhëniet e tyre me Gjergj Topinë ishin shpeshherë armiqësore. Në këtë mënyrë juridiksioni i trashëgimtarit të Karl Topisë kufizohej në qytetin e Durrësit dhe në rrethinat e afërta të tij. Në fakt, edhe
në burimet e kohës Gjergji cilësohet thjesht « zot i Durrësit », ndryshe nga paraardhësi i tij i madh, princi Karl Topia, që quhej « zot i gjithë vendit të Arbrit ». Ardhja  në  pushtet  e  Gjergj  Topisë  përkoi  me  intensifikimin  e  sulmeve  osmane  në  viset bregdetare  dhe,  për  rrjedhojë,  edhe  me  politikën e  re  të Venedikut,  për  të  shtënë  në  dorë
Faqe - 251
 
qytetet  bregdetare  shqiptare.   Herë  me  premtime  dhe herë  me  presione  Venediku  arriti  të bindte Gjergjin që fillimisht t’i  lëshonte kullën e poshtme  të qytetit, atë që ruante pjesën e portit. Më tej, Venediku arriti të fuste në kontroll gjithë qytetin, duke shfrytëzuar vështirësi të e zotit të Durrësit, si dhe lidhjet e veta me një sërë fisnikësh shqiptarë nga familjet Muzaka, Skurra, Nesha  e  vetë  Topia,  të  cilëve  u  shpërndante  provizione  vjetore. Me  marrëveshjen  e nënshkruar  me  Venedikun  në gusht  të vitit 1392, Gjergj  Topia  pranonte që, pas vdekjes  së tij, i  gjithë  qyteti  të  kalonte  edhe  de  jure  nën  sundimin  e  Venedikut. Një  kalim  i  tillë  i pushtetit në Durrës ndodhi vetëm ndonjë muaj më vonë, kur sundimtari shqiptar vdiq. Vitet që pasuan shënuan zhdukjen nga skena edhe të Topiajve të fundit. Në vitin 1403 konti Niketë  Topia  mori  kështjellën  e  Krujës  nga  duart  e  kushërirës  së  tij,  Helenës. Në  këtë mënyrë  Niketa  bashkoi nën  sundimin  e  tij territoret  pjellore rreth e rrotull Durrësit  prej  të cilave  nxirrte  fitime  të  mëdha. Venediku  ia  njohu  zotërimet  sundimtarit  shqiptar, aq  më tepër  që  ato  formonin  një  perde  midis  Durrësit  dhe  posteve  të  përparuara  osmane  në Maqedoni. Nga ana tjetër, nga zotërimet e Niketës mbërrinin në Durrës produktet bujqësore e  blegtorale  të  domosdoshme  për  mbijetesën  e  qytetit. Megjithatë  zotërimi  i  të  fundit  të Topiajve nuk pati jetë të gjatë. Më  1412 kontit  Niketa  iu desh ta paguajë me një  disfatë të bujshme  dhe m e burgimin e tij rivalitetin  me  Teodor Muzakën  e  Beratit  për  zotëri min  e  fushave  rreth  Shkumbinit. Falë ndërhyrjes  së  Republikës  së  Raguzës, Niketa  u  lirua nga  burgu  i  Muzakës. Por  paskëtaj  ai duhej të matej me sulmet e osmanëve, që pikërisht në atë kohë njohën një intensifikim të ri. Me  vdekjen  e  Niketës, osmanët  pushtuan  kryeqendrën  e  vjetër  të  Arbrit  dhe  të Topiajve, Krujën. Në fillim të vitit 1415  qyteti kishte një komandant turk, Ballaban Beun, i cili quhej « subash i Krujës dhe i Arbrit ». Principata e M uzakajve Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Kom nena, përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandor Aleksi I  Komneni. Origjina  e  familjes  ishte  nga  zona  e  Oparit,  ku  Muzakajt  kishin  zotërimet fillestare të tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj.. Kronisti  Gjon  Muzaka  (1510)  kujton  se  varret  e  të  parëve  të  familjes  ndodheshin  pranë kishës  së  Shën  Triadhës  në  Lavdar  të  Opari t. Autoriteti  dhe  roli  politik  i  Muzakajve dëshmohet qartë që në shek. XIII. Gjatë  luftërave  me  anzhuinët  e  Napolit  (1273-1281), i  pari  i  derës  së  Muzakajve, Gjoni  I Muzaka, u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës. I zënë rob gjatë një beteje, në tetor të vitit 1279, Gjoni u burgos në kështjellën e Brindizit bashkë  me tre bashkëpunëtorët e tij, Dhimitër Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nën presionin e krerëve shqiptarë, mbreti Karli I  Anzhu u detyrua ta lironte atë vitin tjetër, kundrejt premtimit  se « nuk do të fliste e nuk do të vepronte më kundër tij ».
Faqe - 252
 
Në fund të shek. XIII, duke përfituar nga marrëdhëniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt  mundën të siguronin  prona të shumta në  krahinat fqinje të Tomoricës, Skraparit, Këlcyrës  e  Beratit  në  perëndim  dhe  në  ultësirën  e  Korçës  në  lindje. Atë  kohë  Muzakajt afrohen me anzhuinët, që vazhdonin të  mbanin Durrësin, dhe nëpërmjet tyre me Papatin, i cili ishte vënë në krye të koalicionit të fuqive evropiane e ballkanike kundër mbretërisë serbe. Në  vitin  1319  papa  Johanit  XXII  i  njoftuan  gatishmërinë  e  tyre  për  t’iu  bashkuar  frontit antiserb shumë fi snikë shqiptarë, mes të cilëve edhe tre vëllezërit Muzakaj, zotër në Këlcyrë. Qëndresa  e  organizuar  nga  bujarët  Muzaka  kundër  ekspansionit  të  serbëve  në  trevat shqiptare, ende  nën sundimin bizantin, u  vlerësua edhe nga  perandorët e  Bizantit, të  cilët  i shpërblyen  ata  me  pronia  të  reja  e  me  tituj  fisnikërie. Dikur  para  vitit  1335, i  pari  i Muzakajve, Andrea II, mori titullin e lartë despot, i cili vinte i dyti, pas atij të perandorit, në shkallën e hierarkisë  bizantine.  Ndërkohë, pinjollë të Muzakajve vazhduan të qëndronin në poste të rëndësishme në Konstandinopojë, si epistrati Muzaka në vitet 1320. Krijuesi i një principate të vërtetë të kësaj familjeje ishte pikërisht despot Andrea II Muzaka (1335-1372). Nën drejtimin e tij, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341, që  përfshiu  trevat  shqiptare jugore. Me  atë  rast, despot  Muzaka  lidhi edhe  një aleancë me anzhuinët e Napolit.  Në paktet e nënshkruara në Durrës më 30 dhjetor 1336 me Luigj  Anzhunë, nip  i  mbretit  Robert,  Andrea  II  Muzaka  njohu  për  kryezot  mbretin  e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt e gradat e dhuruara nga perandorët e Bizanti t.  Si peng të besnikërisë ndaj sovranit anzhuin, Andrea II Muzaka duhej të linte në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin prej djemve të tij. Shtypja e kryengritjeve antibizantine të jugut më 1336 u shoqërua me shpronësimin dhe me dëbimin  e  mjaft  fisnikëve të  familjes Muzakaj, të  cilët u strehuan  në  Greqi,  posaçërisht  në Peloponez. Edhe në kohën e pushtimit serb të Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymëzuesit  e  qëndresës  dhe  ishin  vazhdimisht  në  luftë  me  qeveritarin  sllav  të  zonës  së Beratit  e  të  Vlorës, despotin  Ivan  Kom nen  Asenin. Aty  nga  viti  1350  Andrea II  Muzaka mori  Beratin,  duke  e  detyruar  qeveritarin  e  Stefan Dushanit  ta  zhvendoste  selinë  e  vet  në Kaninë. Pushteti i  Muzakajve  u  shtri  ndërkohë  në  Myzeqe,  që e  mori këtë  emër pikërisht prej  tyre  (Muzakia=vendi  i  Muzakajve). Ndikimi  i  Muzakëve  u  bë  i  ndjeshëm  edhe  në qytetin e Durrësit, ku  despot Andrea zotëronte pasuri të  patundshme dhe ku marrëveshja e vitit 1336 me anzhuinët e lejonte të qëndronte dhe të lëvizte lirisht në atë qytet. Pas vdekjes së car Dushanit dhe shthurjes së Perandorisë Serbe, despot Andrea II Muzaka i zgjeroi  më  tej  kufijtë  e  zotërimeve  të  tij  në  drejtim  të  zonës  së  Korçës  e  Devollit,  duke dëbuar  prej  andej sundimtarët serbë të vendosur rishtazi. Nga  fundi i  viteve  60 ai aneksoi zotërimet  e  zotit  të  Karavastasë, sebastokratorit  Vlash  Matrënga,  pushtoi  kështjellën  e rëndësishme  të  Bregut, doli  mbi  Shkumbin  e  mori  tokat  e  Gosës  e  të  Garunjës, duke  u ballafaquar  drejtpërsëdrejti  me  princin  e  fuqishëm të Arbrit,  Karl  Topinë. Po  në atë kohë Andrea II Muzaka mori Vlorën e Kaninën nga duart e sebastit Aleksandër, që sundonte aty pas vdekjes së despotit Ivan Komnen.
Faqe - 253
 
Megjithatë, despot Muzaka shumë shpejt ia kaloi në formë paje këto dy qytete vëllait të vogël të Balshajve, Balshës II, pas martesës së këtij me vajzën e tij, Komitën. Siç duket, në bazë të aleancës midis këtyre dy familjeve fisnike shqiptare qëndronte rivaliteti i tyre i përbashkët me Topiajt  e  veçanërisht  me  sundimtarin  serb  Vukashin,  atë  kohë  zot  i  Kosovës  e  i  gjithë Maqedonisë  Perëndimore, deri  në  Kostur. Pikërisht  me  ndihmën  e  Balshajve, despot Andrea  II  Muzaka  theu  më  1370 pranë Kosturit ushtrinë  e  krajl  Vukashinit. Kjo fitore  u përshëndet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me këtë rast i konfirmoi Andrea  II  Muzakës  titullin  e  despotit,  duke i  dhuruar  fronin  bashkë  me  shenjën  përkatëse dalluese, shqiponjën me dy krerë e me yll në mes. Kjo zëvendësoi emblemën e hershme të Muzakajve, e cila paraqiste një burim që shpërthente nga toka duke u ndarë më dysh. Bashkë  me  konfirmimi n  e  titullit  despot,  perandor  Johani  V  Paleologu  i  kaloi  Andrea  II Muzakës edhe të drejtat mbi Kosturin. Ndonjë vit më vonë, me ndihmën e Balshajve e të bujarëve të tjerë shqiptarë, despot Andrea i  rrëmbeu  Mark  Krajleviçit, të  birit  të Vukashinit, qytetin e  Kosturit. Në këtë  mënyrë,  në fund  të  jetës  së  tij,  despoti  plak,  Andrea  II  Muzaka,  kishte  përfshirë  në  principatën  e  tij Myzeqenë, Beratin, Tomoricën, Skraparin, Këlcyrën, Përmetin, Oparin, Devollin, Kolonjën e Kosturin. Megjithatë,  në  krahun  perëndimor  të  zotërimeve  të  Muzakajve,  ndihej  fort hegjemonia e Balshëve të fuqishëm, të cilët nga Vlora e Kanina ushtronin ndikim të madh në zonat  përreth,  deri  në  Berat,  siç  e  dëshmon  edhe  mbishkrimi  i  të  ashtuquajturit  «  Epitaf  i Glavinicës  » i vitit 1372. Aty nga viti 1374, Muzakajt ishin detyruar të  tërhiqeshin edhe nga tokat  që kishin  zënë para pak  vjetësh përtej Shkumbinit,  si  dhe  nga kështjella  e  nga  tregu  i Bregut, në derdhje të Shkumbinit. Këto vende i kaluan rivalit të tyre, pri ncit Karl Topia. Vdekja e despot Andrea II Muzakës menjëherë pas marrjes së Kosturit (ai u varros në kishën e Shën Ndoit në Durrës) ndikoi gjithashtu në dobësimin e zotërimit të Muzakajve.  Ky u nda midis  tre  bijve  të  tij: Gjonit, Teodori t  e  Stojës. I  pari  trashëgoi  zotërimet  stërgjyshore  të familjes, i dyti Beratin e zonën e Myzeqesë, kurse i treti viset nga Devolli në Kostur. Shumë shpejt, në vitin 1375, Stojë Muzakës iu desh të përballonte një sulm të Mark Krajleviçit, i cili me  një  ushtri  mercenare  osmane  u  përpoq  pa  sukses  të  rimerrte  Kosturi n. Deri  në pushtimin  përfundimtar  nga  osmanët,më  1385, qyteti  mbeti  në  duar  të  Muzakajve, siç  e vërteton  edhe  një  mbishkrim  ktitorial  në  kishën  e  Shën  Thanasit,  të  ngritur  më  1382  nga vëllezërit Stojë e Teodor Muzaka.  Stoja vdiq në vitin 1384, kurse vëllai i dytë, Teodori, mbeti i vrarë në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, ku kishte shkuar me forca të shumta bashkë me  fisnikë të  tjerë  shqi ptarë. Vëllai i  madh Gjini, pasi kishte kaluar  mjaft vjet  në burgun e Kaninës, ku  e  kishte  mbyllur  i  kunati,  Balsha  II,  vdiq  edhe  ai  para  vitit  1390  në  një  çast rrëmuje e  shthurrjeje  të principatës. Osmanët tashmë shfaqeshin rregullisht në zotërimet  e tyre dhe në  zonën e Korçës  ata  ishin bërë  zotër  realë  të  vendit. Zotërimet e Muzakajve  u rrudhën kryesisht në viset malore. Mjaft pinjollë të tyre, si djali i madh i Gjinit, Andrea, ishin vendosur në Durrës ku ishin vënë në shërbim të Venedikut. Periudha e  shkurtër  e  rimëkëmbjes  së  zotërimit  të  Muzakajve pas  disfatës  së  osmanëve  në betejën e Ankarasë (1402) lidhet me emrin e Teodorit III Muzaka, djalit të Andresë. Ky për
Faqe - 254
 
disa vjet arriti ta shtrijë përsëri zotërimin e Muzakajve në fushën e Myzeqesë, duke ringjallur për  këtë konfliktin e vj etër  me Topiajt, posaçërisht  me kontin Niketë Topia, i cili gjatë  një përpjekjeje më 1412 ra rob i Muzakës. Me rifillimin e sulmeve osmane zotërimi i Muzakajve u prek rëndë.  Më 1417, njëherësh me Vlorën,  ra  edhe  Berati.    Teodor  Muzaka  u  kthye  nga  ajo  kohë  në  vasal  të  sulltanit  dhe pasardhësit  e  tij  me  përkrahjen  e  osmanëve  apo  të  Venedikut,  mbajtën  një  minimum  të principatës  së  dikurshme  derisa  pas  rënies  së  Shkodrës, më  1478, i  fundi  i  Muzakajve  të krishterë, Gjon  Muzaka,  autori  i  njohur  i  Gjenealogjisë  së  shtëpisë  Muzaka  (1510),  e  la vendin dhe u vendos në Mbretërinë e Napolit. Shteti i Arianitëve Arianitët  ishin një  familje  e  vjetër  fisnike. Zotërimet  e  tyre shtriheshin  përgjatë  luginës  së Shkumbinit  e  Rrugës  Mbretërore (Egnatia)  dhe  në  lindje  arrinin  së  paku  deri  në  afërsi  të Manastirit. Në burimet historike emri  i familjes fisnike të  Arianitëve haset për herë të parë në  shek. XI në veprën e Gjergj Kedrenit Përmbledhje Historish.  Ai tregon se në fillim të shek. XI (1001- 1018) perandori i Bizantit emëroi patricin David Arianitin si strateg të Selanikut dhe, më pas, si strateg  të Shkupit. Ai  luftoi kundër  bullgarëve në  Strumicë  e  në Shkup.   Edhe djali i  tij, Konstandini, përmendet në vitet 1049-1050 si ushtarak në shërbim të Perandorisë Bizantine. Në  një marrëveshje që Karli  I  Anzhu  lidhi me  disa  fisnikë shqiptarë, në  fund  të shek. XIII (1274), përmendet ndër këta edhe sebast Aleks Arianiti.  Emri i Arianitëve do të vazhdonte të ishte i pranishëm edhe  më shumë  nëpër dokumente  të shek. XIV.   Në dy  dokumente të vitit 1304 të princit të  Tarentit, Filipit, dhe të mbretit të Sicilisë, Karlit II, ndër emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, që u njiheshin privilegjet e mëparshme, është shënuar edhe emri i Arianitëve.  Në një letër të viti t 1319, që papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikëve shqiptarë, është shënuar emri i protolegatorit  Guljelm Arianiti.  Në Epitafin  e Glavinicës, të  qëndisur në vitin 1373, gjendet edhe emri i qëndistarit Gjergj Arianiti. Për këto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund të krijohet një lidhje e sigurt dhe të pohohet se  domosdo  ata  i  përkisnin  të  njëjtit  trung familjar. Sidoqoftë,  nëpërmjet  tyre del  qartë  së Arianitët ishin një familje fisnike e vjetër e Shqipërisë Qendrore, nga më të njohurat dhe me ndikim  të veçantë  në jetën  politike  të vendit.   Rol pozitiv në  këtë drejtim kishte  zotërimi  e kontrolli prej Ariani tëve i segmenteve të rëndësishme të  Rrugës Mbretërore (Egnatia)  nëpër të cilën lëviznin karvane të shumta për tregtimin e drithit, të kripës e të mallrave të tjera.  Për zotërimin e kësaj rruge tregtare shumë të rëndësishme, Arianitët duhet të kenë bashkëpunuar me Pavël Kurtikun, zotërimet e të cilit gjendeshin në krahinat përgjatë rrjedhjes së mesme të lumit  Shkumbin,  si  dhe  me  Andre  Gropën,  sundimtarin  e  qytetit  të  Ohrit. Pozicioni mbizotërues i kështjellës së  Ohrit, mbi tërë rajonin e një liqeni shumë të pasur me peshk të cilësisë  së  lartë,  kishte  bërë  që  zotërimi  i  tij  të  ishte  në  qendër  të  aksioneve  politike  e ushtarake të zotërve të rajoneve pranë tij.
Faqe - 255
 
Veprimtaria politike e Arianitëve  do të pasqyrohet më mirë në  dokumentet e shek. XV, kur ata,  prej  pushtimeve  osmane,  humbën  rajonet  e  pasura  lindore  dhe  filluan  të  ndiqnin  një politikë  më  aktive,  sidomos  qysh  nga  vitet  30  e  më  pas,  kur  Gjergj  Arianiti  korri  një  varg fitoresh kundër ushtrive osmane. Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike përmendet në burimet historike edhe me emra të tjerë  familjarë, si  Komneni, Golemi, Topia, Shpata  e  Çermenika, si  dhe  me  disa  tituj fisnikërie. Titujt  ishin  të trashëguar  dhe  dëshmonin  për lidhjet krushqore  që  kishin  krijuar Arianitët  me  familjet  e  tjera  fisnike, duke  përfshirë  edhe  atë perandorake  të  Bizantit,  siç  e tregon  mbiemri  Komneni. Si  familje  sundimtare  Ariani tët  kishin  edhe  simbolet  e  veta. Shqiponja  dykrenare ishte në  stemën e  tyre.  Në një  dokument të  kohës tregohet  se Gjergj Arianiti kishte porositur në Raguzë që të thurej flamuri i tij. Pema gjenealogjike e Arianitëve nuk mund të  ndërtohet saktësisht,  që nga periudhat  më  të hershme,  kur  ata  përmenden  për  herë  të  parë. Sipas  autorëve  të  vjetër  shqiptarë, Marin Barlecit e Gjon Muzakës, i ati i Gjergj Arianitit ka qenë Komnen Arianiti.  Ky qe martuar me vajzën  e  Nikollë  Sakatit,  që  kishte  edhe  mbiemrin  Zaharia, zot  i  qytetit  port  të  Buduas. Komnen  Ariani ti  pati  tre  djem  (Gjergjin,  Muzakën  dhe  Vladanin),  si  dhe  një  vajzë  që  u martua me Pal Dukagjinin. Muzakë Arianiti kishte vetëm një djalë, Moisiun, bashkëluftëtarin e njohur të Skënderbeut, që njihet  kryesisht  me  mbiemrin  Golemi  (Moisi  Golemi).    Ky  u  martua  me  Zafinë  Muzakën, ish-gruan e Muzakë Topisë, i cili u rimartua me të motrën e Skënderbeut, Mamicën. Vëllai  i vogël i  Gjergj  Arianitit, Vladani, u  martua me vajzën e Gjon  Kastriotit,  Angjelinën, shumë kohë përpara se Skënderbeu të dilte në krye të luftës antiosmane të shqiptarëve.  Djali i  tyre  Muzaka  (i  cilësuar  si  Muzaka  i  Angjelinës,  për  t’u  dalluar  nga  i  ungji)  do  të  ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës të vitit 1444. Veprimtaria  politike  dhe  ushtarake  e  djalit  të  madh  të  Komnen  Arianitit,  Gjergjit,  i  dha familjes  fisnike  shqiptare  të  Arianitëve  emër  e  peshë  të  veçantë  në  jetën  politike  të Shqipërisë. Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakën, me të cilën pati tetë vajza.  Vdekja e saj bëri që, më  pas,  Gjergji  të  martohej  me  italianen  Despina  (ose  Petrina)  Frankone,  vajzë  e guvernatorit  të  qytetit  Leçe  të  Mbretërisë  së  Napolit. Me  të  Gjergj  Arianiti  pati  tre  djem (Thomanë, Kostandinin dhe Arianitin) dhe një vajzë. Zotërimet  e  Arianitëve,  ashtu  si  dhe ato  të  fisnikëve  të  tjerë  shqiptarë, gjatë periudhave  të ndryshme kanë njohur zgjerime e ngushtim e. Pavarësisht nga këto, duke zotëruar segmente të  rëndësishme  të  Rrugës  Mbretërore  (Egnatia)  dhe  të  degëzimeve  të  ndryshme  të  saj, Arianitët kanë gëzuar një pozitë  të veçantë në  jetën ekonomike e politike të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e lidhjet që mund  të krijoheshin midis rajoneve të ndryshme  të vendit  dhe forcave  politike të tyre. Dëshmi e kësaj janë edhe lidhjet e shumta m artesore  të Arianitëve
Faqe - 256
 
me  zotërit e tjerë  të  viseve shqiptare,  që i shin  kufitare me  ato  të  Arianitëve,  si  Muzakajt e Kastriotët, apo edhe më të largëta si Dukagjinët e deri me despotin serb, Stefan Brankoviçin, kur  ky,  pas  pushtimit  të  Despotatit  të  Rashës  prej  osmanëve,  u  vendos  në  vi tin  1459  në Krujë,  ku  qëndroi  për  disa  vjet  pranë  Skënderbeut  dhe  u  martua  me  një  vajzë  të  Gjergj Arianitit. Për  rëndësinë  politike  dhe  ekonomike  të  shtetit  të  Gjergj  Arianitit  dëshmon  më  së  miri martesa e dytë  e  tij  me  vajzën e guvernatorit të  qytetit  të  Leçes  në Italinë e Jugut, që ishte porti  më  jugor i  krahinës  së Puljes  dhe,  në rrugë detare, më i  afërti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikë në Shqipëri e kanë shtyrë guvernatorin e Leçes  të martonte vajzën larg vendit  të  tij  e  përtej  detit  Adriatik,  së  pari  në  Korfuz, dhe, pasi  mbeti  e  ve, me  Gjergj Arianitin në  Shqipëri,  që  ka  qenë  eksportuese e  rëndësishme  drithërash. Shtrirja lindore e shtetit të Gjergj Arianitit ka qenë e thellë. Ajo i ka përfshirë, ose së paku ka qenë kufitare me fushat e Manastirit e të Follorinës, që ishin rajone të prodhimit të bollshëm të drithërave, ku çmimi i shitjes së tij ka qenë më i ulëti se në rajonet e tjera të prodhimit të tij në Shqipëri dhe shumë më i ulët se çmimi i shitjes në Itali.  Gjithashtu nën zotërimin e Arianitëve ka qenë, në mos tërësisht, pjesërisht, rajoni i liqenit të Ohrit, prej të cilit si guroheshin të ardhura shumë të  mëdha  nga  peshkimi  dhe  nga  eksportimi  i  gjerë  i  peshkut  të  thatë  të  cilësisë  së  lartë, artikull ushqimor ky që ishte shumë i parapëlqyer nga banorët e rajoneve të tjera. Nën zotërimin e  Arianitëve mund  të kenë qenë për një kohë  edhe qytetet e Manastirit e  të Follorinës, para  se  të  binin  nën  pushtimin osman. Në  këtë  rajon  Arianitët  kanë  zotëruar kështjellën  e  Sopotnicës (Sfetigradi), që osmanët  e  ripagëzuan  me  emrin  Demir  Hisar, kështjellë  në  një  pozicion  kyç,  nga  mund  të  kontrolloheshin  disa  rrugë  tregtare  shumë  të rëndësishme.  Si kufij natyrorë jugorë të shtetit të Gjergj Arianitit kanë qenë lumi Devoll dhe zotërimet e Muzakajve, kurse në veri shteti i Kastriotëve.  Në perëndim Arianitët kanë pasur dalje të gjerë në detin Adriatik në jug të Durrësit dhe në rajonin e Myzeqesë. Gjergj Arianiti kërkonte të kishte nën zotërimin e tij edhe Vlorën e Kaninën bashkë me rrethinat e tyre, që formonin  rajonin  bregdetar  shqiptar,  i  cili,  në  rrugë  detare,  ishte  më  afër  bregdetit  italian. Këto  syni me të  Gjergj  Arianitit  kanë zënë  vend në aktet zyrtare  të marrëdhënieve  të tij  me Mbretërinë e Napolit.  Gjurmë të tyre mbetën edhe pas vdekjes së Gjergjit.  Një djalë dhe një nip  i  tij  ushtruan  detyrën  e  funksionarëve  të  lartë  osmanë  në  rajonin  e  Vlorës. Në  një dokument  të fundit të  shek.  XV,  ky  rajon  është shënuar  si  pjesë e « Arbërisë së  Arianitit  », emërtim i përdorur krahas « Arbërisë së Skënderbeut ». Balshajt dhe përpjekjet për një shtet të bashkuar shqiptar Ndër principatat e pavarura shqiptare, që lulëzuan pas mesit të shek. XIV, më e rëndësishmja ishte  ajo  e  familjes Balsha  me origjinë  nga  qyteza  e  Balëz,  në  afërsi të  qytetit  të  Shkodrës. Gjatë  pushtimit  serb të atyre anëve, emri i  kësaj familjeje mbetet në errësirë. Megjithatë ka arsye  të  mendohet  se  Balshajt  qenë  një  ndër  dyert  e  shumta  fisnike  shqiptare,  të shpronësuara  dhe  të  keqtrajtuara  të  kësaj  treve, për  të  cilat  flet  më  1331  kryepeshkopi  i Tivarit,  Guljelmi  i Adës.   Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit  Balsha,  Strazimiri, Gjergji  I  dhe  Balsha  II,  e  vunë  këtë  familje  në  ballë  të  politikës  dhe  të  proceseve
Faqe - 257
 
shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin  e përshtatshëm  që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit.  Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës për ta  kthyer  Gentën (Zetën),  ashtu  si  Dioklenë  e  dikurshme,  në  një  shtet  të  pavarur  nga mbretëria  serbe. Për  këtë  qëllim, ata  prenë  çdo lidhje me oborrin  e  carit të  ri  serb, Stefan Uroshit, i  cili  i  konsideronte  Balshajt  «  rebelë  »  dhe  i  trajtonte  si  kundërshtarë  të papajtueshëm  të  tij. Kundër  sundim tarëve  shqiptarë  të  Gentës,  ai  u  përpoq  të  nxiste sundimtarët sllavë si  dhe Republikën e  Venedikut,  e cila i druhej fuqizimit të  Balshajve dhe sidomos  kthimit  të principatës  së  tyre  në  një principatë  detare. Me  zotërimin e Ulqinit,  të Tivarit e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në dorë përfundimisht të Buduës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrolloni n lëvizjet tregtare nëpër Adriatik. Në  duart  e  tyre  ndodheshin  rrugët  tregtare  që  zgjateshin  prej  bregdetit  drejt  viseve  të brendshme.  Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin  rrugët  që  vinin  nga  portet  e  Shëngjinit, të  Ulqinit  e  të  Tivarit,  dhe vazhdonte  nëpër  luginën  e Drinit për të  arritur në  Rrafshin e  Dukagjinit, nga  ku degëzohej në qendërbanimet kryesore të Kosovës. Gjithë pushtetin e Balshajve në këto treva nxitoi ta shfrytëzonte  në  të  mirë  të  tregtisë  së  vet  Republika  e  Raguzës,  e  cila  më  1361  u  dha  tre vëllezërve  sundimtarë  qytetarinë  raguzane. Të  njëjtin  hap  e  kreu  një  vit  më  vonë  edhe Republika e Venedikut, e cila Strazimirin, Gjergj in I dhe Balshën II i pranoi si qytetarë të vet. Megjithatë, Republika  e  Shën  Markut  vazhdoi të ndiqte  me  mosbesim  fuqizimin  e  zotërve shqiptarë  të  Gentës  dhe  u  mundua  të  krijonte,  fshehurazi,  një  grupim  kundërshtar  të Balshajve,  me  krerët  shqiptarë  nga  familjet  Gjurashi  (Cërnojeviçi),  Dukagjini,  Zaharia, Dushmani,  Shestani,  të  cilët  Balshajt  i  kishin  privuar  nga  pushteti  dhe  nga  privilegjet  e dikurshme. Gjithashtu,  Venediku  nxiti  dhe  mbështeti  kundër  tyre  sundim tarët  sllavë,  si Stefan  Uroshin  e  Vojsav  Vojnovin,  që  kishin  arsye  të  shqetësoheshin  nga  fuqizimi  dhe shtrirja  e  zotërimit  të  princërve  shqiptarë. Përpjekjet  për  t’i  shtrirë kufijtë  e principatës  drejt jugut,  i çuan Balshajt  drejt  përplasjes  me fisnikë të  tjerë  shqiptarë, Dukagjinët, Zahariajt  e sidomos T opiajt, zotër të Arbrit dhe, qysh nga  viti  1364, zotër  edhe  të  Durrësi t. Përplasja  në  mes  dy  principatave  më  të  fuqishme shqiptare u bë e pashmangshme për  sa kohë që edhe vetë Topiajt luftonin për të vënë nën kontroll qendrat,  që  tradicionalisht  bënin  pjesë  në  sistemin  administrativo-ushtarak  të Durrësit, në radhë të parë  Lezhën. Në  një  betejë  të  zhvilluar  aty nga  muaji shtator i  vitit 1364  Balshajt  u  thyen  nga  zotërit  e  Durrësit  dhe  vetë  Gjergji  I  Balsha  u  zu  rob. Me ndërhyrjen e Republikës së Raguzës, mike e dy shtëpive fisnike shqiptare, Gjergj Balsha u la i lirë  dhe  armiqësisë  iu  dha  fund  me  martesën  e  Karl   Topisë  me  Katerinën,  motrën  e Balshajve. Një qëndresë të fortë ndeshën edhe përpjekjet e Balshajve për  t’u zgjeruar në veri të grykës së  Kotorrit,  dhe  sidomos  për  të  pushtuar  këtë  qytet  të  fundit. Republika  e  Venedikut, Mbretëria e Hungarisë, Papati, sundimtarët sllavë të Kanalit, Zaklumjes e të Bosnjës dhe vetë Republika e Raguzës u bashkuan për t’i detyruar Balshajt të hiqnin dorë nga një ndërmarrje e tillë. Në  këtë  mënyrë, pas  vitit  1368  veprimet  e  vëllezërve  Balsha  u  përqendruan  në zgjerimin  e  zotërimeve  të  tyre  drejt  viseve  të  Kosovës  dhe  thellë  në  jug,  në  despotatin  e Vlorës. Duke  hequr  dorë  përkohësisht  nga  Kotorri,  Balshajt  arritën  një  zbutje  të marrëdhënieve të tyre me të gjitha fuqitë e interesuara.  Me Republikën e Venedikut Balshajt
Faqe - 258
 
i forcuan lidhjet në fushën tregtare dhe ushtarake.  Në vitin 1369 Balshajt shpallën kalimin e tyre në ritin katolik për forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitë katolike të Perëndimit, si dhe  në vazhdën e lidhjeve që princërit e  hershëm të  Gentës (Dioklesë) kishin me këta  të fundit. Një  vit më vonë papa Urbani V, duke  i pranuar vëllezërit  Balsha në  gjirin  e  kishës apostolike të Romës, u rekomandoi atyre peshkopët e porsaemëruar të Arbrit, Pultit, Sardës (Shurdhahut), Lezhës e të Vlorës. Nëpërmjet këtij fakti, kuptohet  se Balshajt ishin  bërë atë kohë zotër të Vl orës.  Rrethanat e zbritjes së Balshajve në Vlorë mbeten ende të errëta.  Por është  e  sigurt  që  në  themel  të  kësaj  ngjarjeje  qëndronte  aleanca  e  Balshajve  me  zotin  e fuqishëm të Beratit, despot Andrea II Muzaka, i cili në atë kohë e zotëronte, ose të paktën e kishte  nën  kontrollin  e  tij,  qytetin  e  Vlorës  bashkë  me  kështjellën  e  Kaninës. Aleanca  e Balshajve me Muzakajt e Beratit u vulos me martesën e Komnenë Muzakës, vajzës së despot Andresë, me më të voglin e sundimtarëve të Gentës, Balshën II. Pavarësisht nga mbështetja që  gjetën sidomos në  gjirin  e  fisnikërisë  feudale, Balshajt hasën në Vlorë edhe në armiqësinë dhe qëndresën e shtresave të caktuara zejtare-tregtare, të lidhura ekonomikisht e politikisht  me  interesat  veneciane. Pas  hyrjes  së Balshajve  në Vlorë,  mjaft nga  këta  përfaqësues  të  fisnikërisë  qytetare  dhe  bashkë  me  ta  edhe  tregtarë  venecianë  të Vlorës, e  braktisën qytetin dhe u  vendosën përkohësisht në  Sazan  e  në zotërime  të  tjera  të Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi një krizë të re në marrëdhëniet e Balshajve me Republikën e Venedikut. Zotërimi i Balshajve në Vlorë  u bë nyja e një aleance  të sundimtarëve shqiptarë të viseve të Vlorës, të  Beratit, të  Përmetit, të  Ohrit  e  të  Korçës  në  luftë  me  princërit  e  fundit  sllavë, trashëgimtarë  të  Perandorisë  së  dikurshme  të  Dushanit,  në  radhë  të  parë  me  mbretin Vukashin, sundimtar i viseve të Kosovës e të Maqedonisë deri poshtë në Kostur. Pas vrasjes së  këtij  të  fundit, koalicioni  i  krerëve  shqiptarë,  të  drejtuar  nga  Balsha  II  dhe  nga  Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Një  përpjekje  e Mark Krajleviçit, më  1375, për ta rimarrë qytetin me ndihmën e osmanëve, dështoi. Kosturi mbeti edhe për disa vjet të tjerë nën qeverisjen e vëllezërve Stojë e Teodor Muzaka, djem të despot Andresë dhe kunetër të Balshës II.  Tashmë jo vetëm Muzakajt, por edhe familje të tjera fisnike të trevave të Shqipërisë së Poshtme kishin hyrë nën sovranitetin e Balshajve. Këta të fundit arritën, po në fillim të viteve 70, të shtrijnë sundimin e tyre deri në rrjedhën  e  lumit  Mat,  duke  shkaktuar përsëri  pakënaqësinë e Karl Topisë,  dhe në  Kosovë, prej  Prizreni  dhe  Pejë  deri  në  Kriva  Reka (pranë  Novobërdës). Në  këtë  mënyrë,  përveç zotërimit të tyre të parë të Gentës, vëllezëri t Balsha kishin bashkuar atë kohë, nën sundi min e tyre, viset  e  Lezhës, Matit, Kosovës,  Dibrës, Ohrit  e  Kosturit. Autoriteti  i  tyre  shtrihej në Vlorë  dhe,  nëpërmjet lidhjeve  të  vasalitetit  apo aleancave  familjare, në  mbarë  Shqipërinë  e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtët e Gjirokastrës apo te Shpatajt e Çamërisë e të Artës. Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të parë kishin bashkuar në një zotëri m të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare. Republikat e fuqishme të Venedikut e të Raguzës përpiqeshin të mbanin marrëdhënie të mira me  Balshaj t. Ato u kishin dhënë atyre qytetarinë e  vet. Raguza u  paguante atyre  haraçin e
Faqe - 259
 
përvitshëm të Shën Dhimitrit, që dikur ua jepte mbretërve të Serbisë.  Tribut të tillë u jepte Balshajve  edhe  qyteti  i  Kotorrit. Mbreti  serb  i  Rashës  apo  ai  i  Bosnjës  u  ndodhën shpeshherë në vështirësi përballë fuqisë së princërve shqiptarë të Gentës dhe  nuk munguan t’u kërkojnë atyre paqe me kushte shpeshherë të rënda. Qeverisja e zotërimeve të Balshajve realizohej njëherësh nga tre vëllezërit: Strazimiri, Gjergji dhe  Balsha  II. Aktet  zyrtare  firmoseshin  njëherësh  prej  tyre  dhe  vuloseshin  me  vulën  e përbashkët. Në bisedimet e traktativat me  fuqitë e huaja ishin si rregull të pranishëm të tre vëllezërit Balsha. Balshajt nuk kishin një rezidencë të ngulur. Ata lëviznin së bashku ose veç e veç nga Ulqini, në Tivar, në Shkodër e në Vlorë. Për muajt e verës ata shpërnguleshin në rezidencën e tyre verore, që ndodhej në malësinë e Tivarit. Institucioni i bashkëqeverisjes, që ishte karakteristikë si për Balshajt, ashtu edhe për fisnikë të tjerë  shqiptarë,  ishte  një  institucion  me  rrënjë  të  thella  në  tradi tën  e  familjeve  të  mëdha partiakale  shqiptare  të  mbështetur  në  vëllazëritë. Marrëdhëniet  midis  vëllezërve rregulloheshin në bazë të moshës.  Strazimiri, si vëllai më i madh, kishte gjithmonë privilegjin e  moshës në marrëdhënie me vëllezërit.  Kur ai vdiq, më 1373, në këmbë  të tij erdhi dhe  u bashkua me  Gjergjin I dhe Balshën  II djali  i tij, Gjergji II.   Emri  i tij, si  më  i riu, në  aktet zyrtare përmendet pas xhaxhallarëve.  Pas vdekjes së Gjergjit I Balsha, më 1378, Balsha II e mënjanoi  nga  pushteti  nipin  e  tij  dhe  mori  në  duart  e  veta qeverisjen  e  gjithë zotërimit  të Balshajve. Balshajt kishin një  administratë  të tyre  në bazë  dhe në  qendër,  të përfaqësuar nga njerëz  të besuar me tituj fisnikërie, si protovestiar, vojvodë, logotet etj.. Ata kishin kancelaritë e tyre, me  shkrues,  noterë,  sekretarë,  kishin  vulën  dhe  shenjat  e  tyre  dalluese, që  shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre. Aleanca e përkohshme  e  Balshajve m e  Karl Topinë nuk  mundi  t’i largojë për shumë  kohë projektet e tyre për t’u shtrirë në kufitjtë e Arbrit të vjetër dhe në Durrës. Tashmë Principata e  Topisë  krijonte  një  ndërprerje  të  zotërimeve  të  tyre  veriore  me  ato  jugore  dhe  i  ndante Balshajt nga vasalët dhe aleatët e tyre të  jugut.   Në këtë  mënyrë, në vi tin 1383, Balsha II  u përpoq dhe  ia doli mbanë të shtinte në dorë qytetin dhe rrethinat  e Durrësit, duke realizuar një  ëndërr  të  vjetër, që  qysh në  shek. X-XI  ishin  përpjekur ta  realizonin  përpara  Balshajve edhe  princëri t  e  hershëm  të  Gentës  (Dioklesë). Sundimtari  i  Durrësit  dhe  i  Arbrit,  princi Karl Topia, u detyrua të tërhiqej në kështjellën e Krujës. Balsha II këtej e tutje i shtoji emrit të  tij  edhe  titullin  e  « dukës  së  Durrësit » (dux  Dyrrachii), duke  ringjallur  kështu  një institucion të vjetër bizantino-venecian.  Në këtë mënyrë, zotërimet veriore të Balshajve dhe ato jugore u lidhën midis tyre me një vazhdimësi territoriale, duke krijuar formacionin më të madh mesjetar shqiptar që ishte deri në atë kohë. Principata e Shkodrës në kohën e brezit të dytë të sunduesve Balshaj Në  çastin  e  fuqizimit  dhe  të  shtrirjes  së  tij  më  të madhe, shtetit  të  Balshajve  iu  desh  të ballafaqohej me mësymjen gjithnjë e më intensive të sulltanëve osmanë.
Faqe - 260
 
Në  vjeshtë  të vitit  1385, një  ushtri osmane, nën  komandën  e  Hajredin Pashës,  depërtoi  në zotërimet jugore të Balshajve dhe  iu drejtua Vlorës. Në Savër forcat  e mbledhura  me ngut nga Balsha II u ndeshën me osmanët, duke pësuar një humbje katastrofale. Vetë Balsha II ra në fushën e betejës. Nën goditjet e vazhdueshme të osmanëve dhe si rezultat i shkëputjes së zotërimeve të  vogla të vasalëve të  dikurshëm  shteti  i  Balshajve  u  rrudh së  tepërmi. Nipi  i Balshës II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi të shpëtojë pjesërisht zotërimet e Gentës.  Ato të Kosovës, në pjesën më të madhe, ranë në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit.  Në Vlorë dhe në territorin e  saj vazhdoi të sundojë e veja e Balshës  II, Komnenë Muzaka-Balsha,  e  cila  nuk  kishte  lidhje  varësie  me  Gjergjin  II  Balsha. Durrësin  e  shtiu përsëri në dorë princi Karl Topia, por edhe ky, tashmë nën presionin e vazhdueshëm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshëm.  Përpjekjet e Gjergjit II, në fillimet e sundimit të tij, për të shtrënguar lidhjet me Republikën e Venedikut ndeshën në ftohtësinë e kësaj të fundit. Për  rrjedhojë,  princi  shqiptar  u  afrua  me  Republikën  fqinje  të  Raguzës, që  i rikonfirmoi qytetarinë  raguzane, dhe me  princ  Llazarin e Rashës. Vajza  e  këtij  të  fundit  u  bë  gruaja e Gjergjit. Në  betejën  e  Fushë-Dardanisë, më  1389, Gjergji  II  Balsha  mori  pjesë  krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas. Tre vjet më vonë, më 1392, në një përpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit të tij, u lëshoi Shkodrën. Një vit më vonë, më 1393, Radik Gjurashi (Cërnojeviçi) i mori Balshës Buduën. Tashmë Gjergjit II i  mbetën  vetëm Ulqini  dhe  Tivari. Psikoza  e pushtimit  të  afërm osman shtyu  në atë kohë masa  të  tëra  njerëzish  të brakti snin  qytetet  e Shkodrës,  Lezhës,  Tivarit  e  të  Ulqinit  dhe  t’i drejtoheshin bregdetit dalmat. Gjithnjë e më shumë i izoluar  nga  fuqi të e huaja dhe nga njerëzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut  dorëzimin  e  Shkodrës. Republika  që  nuk  deshi  të  impli kohej  hapur  me  këtë ndërmarrje, e inkurajoi Balshën në  këtë  drejtim, duke e bërë edhe qytetar të saj  (maj 1395). Në fillim të shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi përsëri  nën  sundimin  e  Gjergjit  II  Balshës.    Këtë  qytet,  bashkë  me  kështjellat  e  afërta  të Drishtit, Dejës  e  Shasit  (Suaçit), si  dhe  territorin  e  tyre,  Gjergji  II  i  dorëzoi  në  duart  e Venedikut (prill  1396). Pinjolli  i Balshajve mbajti  për  vete viset  e Tejbunës, me  Ulqinin e Tivarin. Për  viset  e lëshuara ai do  të  merrte  një  provizion (shpërblim  në  para)  vjetor  nga Republika e Venedikut. Heqja dorë nga territore të rëndësishme në dobi të Republikës së Venedikut, në një moment të  vështirë  për  të,  u  duk  se  të  paktën  i  siguroi  Gjergjit  II  Balsha  më  në  fund  miqësinë  e Republikës  së detrave. Gjergji u pranua në  gjirin  e fisnikërisë veneciane dhe  të Këshillit  të Madh të Republikës. Me këmbënguljen e tij, atij iu lejua që  të ngrinte flamurin venecian në zotërimet e mbetura Tejbunës, gjë që do të thoshte se ato viheshin nën mbroj tjen veneciane. Venediku  gjithashtu  hoqi  dorë  nga  përkrahja  që  u  kishte  dhënë  deri  atëherë  rivalëve  të Gjergjit II, në radhë  të parë Radik Gjurashit (Cërnojeviçit). Në këtë mënyrë, Cërnojeviçi  u ndodh i vetëm përballë hakmarrjes së Balshës, i cili që në fund të muajit prill 1396 e sulmoi në  zotërimet  e  tij, duke  e  lënë  edhe  atë  vetë  të  vrarë. Po  ashtu,  ai  vuri  nën  trysni  edhe kundërshtarët  e  tjerë të rrezikshëm të  tij, si Dukagjinët,  Jonimët e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviç, që synonte t’i rrëmbente  zotërimet  Balshës. Të  gjithë  këta zotër, kush
Faqe - 261
 
më shumë e kush më pak, ishin kthyer në vasalë të sull tan Bajazitit I. Afrimi  i  Venedikut  nuk  e  ndaloi  Gjergjin  II  të  vazhdonte  lidhjet  tradicionale  me kundërshtarët  e  Republikës  detare, me  Raguzën  dhe  Mbretërinë  e  Hungarisë. Si njëra dhe tjetra  vazhduan  ta  mbështesin  princin shqiptar (princeps  Albaniae), si ç  e  quante  atë  mbreti Sigizmund i Hungarisë. Nga  ana  tjetër, Gjergji II  u mundua  deri  në  fund të ruante  një  farë  distance  nga  osmanët. Ndryshe nga mjaft fisnikë shqiptarë dhe shumë të tjerë ballkanikë, ai nuk shkoi të ndihmojë sulltan  Bajazitin  I  në  betejën  e  Ankarasë  kundër  mongolëve  të  Timurlengut. Gjergji  II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 në qytetin e tij të Ulqinit. Më i shquari nga brezi i dytë i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Një  nga  aktet  e  para  të  këtij, pasi  mori  frenat  e  pushtetit,  ishte  pikërisht  rifitimi  i Shkodrës  dhe  i  qendrave  të  tjera  të  principatës,  tashmë  në  dorë  të  Venedikut. Në  tetorin  e  vitit  1404  Shkodra  dhe  Drishti  u  morën  me  sulm  nga  Balsha. Republika  e Venedikut  u  detyrua  të  mobilizonte  flotën  e  saj  dhe  ta  dërgonte  urgjentisht  në  Shkodër. Njëherësh ajo joshi dhe shkëputi nga Balsha III aleatë e vasalë të tij, si Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Gjurashët  e  Gentës  së  Sipërme. Në  këtë  mënyrë, kundërmësymja  e  Venedikut përfundoi në korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrës e të Drishtit, si dhe të Ulqinit, Tivarit e të  Buduës. Megjithatë,  të  ndërgjegjshëm  për  mbështetjen  që  kishte  në  të  gjithë  atë  trevë Balsha  III,  i  cili  në  shkurt-mars  1407  rifilloi  sulmet  kundër  tyre,  venecianët  u  treguan  të gatshëm  t’i  ofronin  atij  një  paqë. Me  ndërmjetësinë  e  Niketë  Topisë, vjehrrit  të  Balshës, paqja u  nënshkrua  në qershor 1408 në  kishën  e  Shën Laurentit,  jashtë mureve të  Durrësit. Garantë të paqes ishin ndër të tjerë Niketë Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha  i Vlorës. Venediku  pranoi t’i lëshonte  Balshës  Buduën me rrethina, si dhe viset e Tejbunës. Venediku pranoi t’i jepte Bal shës III një provizion vjetor prej 1 500 dukatesh. Të dyja  palët  u  morën  vesh  të  bënin një  amnisti  të  përgjithshme  dhe  të  shkëmbeni n  robërit e luftës. Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqës.  Në vitin 1410 ai nënshkroi një paqe të shumëkërkuar me osmanët.  Provizionin që i paguante si  Gjergjit II Balshës, edhe Balshës III për qytetin e Shkodrës Venediku ua kaloi osmanëve.  I mbështetur nga popullsia e pakënaqur e viseve të Shkodrës, të Ulqinit e të Tivarit dhe nga mjaft krerë shqiptarë, që u bashkuan me të, Balsha  III  rifilloi  sulmet  mbi  zotërimet  e  Venedikut. Një  flotë  e  tij  arri ti, madje, të depërtonte  në  Bunë  dhe  të  futej  në  liqenin  e  Shkodrës  në  mars  1410. Megjithëse  të mbështetur  nga  komandanti  osman  i Shkupi t, Bajaziti, venecianët  nuk  ishin në  gjendje  t’u bënin ballë sulmeve të Balshës, që mbështetej nga kryengritja që kishte përfshirë gjithë trevat veriperëndimore  shqiptare. Me  porosi  të  Senatit, kapiteni  i  flotës  së  Adriatikut, Pjetër Loredani, i ofroi Balshës kushtet e paqes të vitit 1408. Por ndërkohë pozitat e këtij të fundit ishin  forcuar  së  tepërmi. Mjaft  nga krerët  shqiptarë  të  malësive të  Buduës,  të  Tivarit e  të Shkodrës qenë bashkuar me të. Njëherësh, sundimtari i fuqishëm i Bosnjës, Sandali, që ishte bërë  njerku  i  tij  pas  martesës  me  nënën  e  Balshës, Helenën  (dhjetor  1411), filloi  të  bënte presion mbi Venedikun që t’i kthente zotërimet atërore thjeshtrit të tij. Si rrjedhim, brenda
Faqe - 262
 
vitit  1412 Balsha  mundi  të  shtinte  në  dorë  qytetet  e  Tivarit  e  të Shkodrës. Venedikut  s’i mbetej  tjetër  veçse  të  ulej në  tryezën  e  bisedimeve  me sundimtarin  shqiptar. Në  paqen e arritur midis tyre në nëntor 1412 Balshës i njihej e drejta e zotërimit të Buduës, të Ulqinit e të Tivarit  (por  duhej   të  linte  Shkodrën)  kundrejt  dhënies  së  provizionit  vjetor  prej  1  000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej të hiqte dorë nga çdo pretendim tjetër territorial, të pushonte  sulmet  mbi  kështjellat  dhe  njerëzit  e  Venedikut  dhe  të  mos  hakmerrej  ndaj shtetasve të tij që kishin bashkëpunuar me këtë të fundit. Në fakt, Balsha II nuk iu përmbajt kësaj  klauzole  të  fundit. Ai  zuri,  vrau,  gjymtoi  dhe  torturoi  mjaft  burra  nga  bashkësitë  e Hotëve, Tuzëve,  Bitidosëve,  Matagushëve. Nga  ana  tjetër,  ai  ndihej  aq  i  fuqishëm  sa  të vazhdonte  të sul monte  anijet, karvanet e deri  forcat  e kështjellat  e  Venedikut. Në fillim  të vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veç kështjellës së sipërme, u mor prej tij në qershor  të po  atij viti.   Ndihma që  osmanët i  dërguan sakaq garnizonit venecian të  Drishtit (rreth  8 mijë  ushtarë) nuk  luajti  rol. Më  25  gusht  1419  garnizoni  venecian  i  qytetit  me podestan Korrer në krye iu dorëzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskëtaj mësymjen në Shkodër, duke shtënë në dorë territorin jashtë qytetit.  Oferta që ai i bëri Republikës për të  nënshkruar  një  paqe  kundrejt  lëshimit  të Shkodrës  nuk  u pranua  nga kjo  e fundit. Në fund të  vitit 1420 Balsha  III  sulmoi Kotorrin,  rival  i  përhershëm i  Balshajve,  që po  atë  vit kishte  pranuar  sundimin  e  Venedikut. Ndihma  që  Balsha  priste  t’i  vinte  nga  veriu  prej njerkut të tij, Sandalit të Bosnjës, nuk u duk dhe, në betejën e ashpër që u zhvillua në janarin e  vitit  1421  jashtë  mureve  të  qytetit,  ushtria  e  Balshës  u  thye  keqas. Disa  muaj  më  vonë pinjolli i fundit i Balshëve vdiq (26 prill 1421) pa mundur të rikrijonte zotërimin e pavarur të paraardhësve të tij të mëdhenj. Dukagjinët dhe shtrirja e tyre Burimet historike, ndonëse japin të dhëna fragmentare, tregojnë se gjatë mesjetës Dukagjinët kanë qenë një familje fisnike e rëndësishme, prandaj emrin familjar të tyre e trashëguan ndër shekuj  rajone të gjera fushore e malore  të Shqipërisë së Epërme, si edhe  e  drejta dokesore shqiptare  e  këtyre  viseve. Për  ta  kanë  qarkulluar  edhe  gojëdhëna  mesjetare, të  cilat, pavarësisht  nga  sfondi  fantazist  i  tyre  dhe  kronologjia  e  gabuar  që  kanë,  dëshmojnë  se Dukagjinët kanë qenë një familje e vjetër fisnike, e cila ka ndikuar në jetën politike shqiptare, madje edhe më tej. Në  një kronikë  raguzane  është dhënë një  gojëdhënë, sipas së  cilës  në shek. VII  Dukagjinët kishin  shkaktuar  kryengritje  në  Bosnjë  dhe  dy  herë  kishin  ndërhyrë  në  Raguzë. Një gojëdhënë e dytë gjendet në Përkujtesën e Gjon Muzakës.  Sipas saj Dukagjinët rridhnin nga një njeri me prejardhje trojane i vendosur në Francë, që quhej Dukagjin.  Ky ishte nisur me kryqtarë  të  tjerë  nga  Franca  për  të  çliruar  Jeruzalemin,  por,  me  të  arritur  në  Shqipëri, Dukagjini pushtoi Zadrimën,  krahinat  rreth saj dhe u bë sundi mtar i tyre.  Gojëdhëna  vijon me vrasjen e Dukagjinit  prej vasalëve të vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh për të rimarrë më pas zotërimet atërore. Mbiemri Dukagjin përbëhet nga dy emra vetjakë: Dukë dhe Gjin.  Këta emra gjatë mesjetës kanë  qenë  shumë  të  përhapur  te  shqiptarët  si  emra  vetjakë  e  familjarë,  gjithandej  ku  ata
Faqe - 263
 
banonin. Ka studiues  që mbiemrin  Dukagjin e lidhin me titullin e lartë fisnik dukë dhe  me emrin  vetjak  Gjin. Sipas  tyre  mbiemri  Dukagjin  lidhet  me  një  personazh  historik, me « dukën arbër Gjin Tanushin » (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili në një dokument të vitit 1281 përmendet  si kundërshtar  dhe  i burgosur politik  i  pushtetit anzhuin  në  Shqipëri. Vetëm  pas  një  shekulli  shfaqet  për  herë  të  parë  emri  familjar  Dukagjini. Këtë  mbiemër (llagap)  e  kanë  mbajtur  gjatë  shek.  XV  një  varg  njerëzish  të  rëndësishëm  të historisë  sonë kombëtare. Dukagjinët  kanë  pasur  edhe  një  mbiemër  të  dytë,  Perlati,  që  është  përdorur vetëm një herë, në një dokument të vitit 1402. Nëpërmjet shqyrti mit të burimeve historike njihen dy degë fillestare të pemës gjenealogjike të Dukagjinëve, të cilave ende nuk u dihet prindi i përbashkët. Emri familjar Dukagjini del për herë të parë në  një dokument  raguzan të  vitit  1377 për një njeri  me  di sa  mbiemra  « Nikollë  Stefan  Tuderoviç  Dukagjini » (Nicolaus  Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund të jetë paraardhësi i njërës degë fillestare të Dukagjinëve. Përfaqësuesi i sigurt  i njërës degë  është Gjergji, që përmendet  në vitin 1403 si  proniar  i dy fshatrave  pranë  Lezhës  (Balldre  dhe  Kakarriq)  dhe  si  komandant  i  një  trupe  prej  40 kalorësish  dhe  njëqind  këmbësorësh. Gjergji  ka  vdekur  para  vitit  1409  dhe,  sipas  Gjon Muzakës, ka pasur  tre  djem  (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollën). Dokumentet  e kohës japin vetëm njërin prej tyre, Nikollën. Emri i Nikollës del  në vitin 1409.  Ai në fillim të viteve 30 u ngrit në luftë kundër serbëve dhe osmanëve dhe i dëboi ata nga Deja.  Më pas mori pjesë në kryengritjen çlirimtare të  vitit 1443 dhe në  Kuvendin e Lezhës, ku u bë personazh  politik i rëndësishëm  i  vendit. Nikollë  Dukagjini  ka  vdekur  gjatë  viteve  1452-1454. Djemtë  e  tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritën të kishin  veprimtari  politike, sepse në vitin 1462 u vranë. Si pasardhës  i  vetëm  i  tyre  mbeti  djali  i  mitur  i  Gjergjit, Nikolla,  i  cili  hyri  në  shërbim  të Venedikut. Emrat e  paraardhësve  të degës tjetër të Dukagjinëve janë shkruar në një dokument raguzan të vitit 1387.  Në të është treguar se vëllezërit Lekë e Pal Dukagjini ishin zotër të Lezhës dhe se ata u siguronin raguzanëve kalimin nëpër trevat e tyre shqiptare. Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesë djem: Tanushin e Vogël, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali përmendet vetëm  në një dokument të vitit 1402, ku dëshmohet se gjatë  kthimit  nga  Venediku,  ai  është  vrarë  në  Dalmaci. Kurse  emrat  e  Progonit  dhe  të Tanushit të Vogël janë shënuar për herë të parë në të njëjtin  dokument (1393). Progoni ka vdekur  në  vitin  1394,  kurse  Tanushi  i  Vogël  para  vitit  1433. Ky  ka  qenë  së  bashku  me Gojçin  Gjurashin  dhe  Kojë  Zaharinë  për  të  mbrojtur  tokat  shqiptare  nga  pushtimi  serb  i Despotatit  të  Rashës. Andrea  del  në  vitin  1406, kur  Venediku  i  riktheu  një  dajlan  në Shkodër, që e kishte marrë me ankand.  Po me koncesion të Venedikut ai kishte edhe prona tokësore në rrethinat e Shkodrës.  Në fillim të vitit 1416 Andrea përmendet si i vdekur, kurse vëllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokësore në rrethinat e Shkodrës. Emri i Gjonit përmendet  për  herë  të  fundit  më  1446. Koncesionet  e  Venedikut  për  pronat  zakonisht trashëgoheshin. Prandaj  Andrea duhet  të ketë  pasur  djalë  sipërmarrësin  Budomir, i  cili  në vitet 20 të shek. XV ishte qiramarrës i dajlaneve të Shkodrës dhe, krahas tregtimit të peshkut,
Faqe - 264
 
merrej edhe me tregtinë e metaleve që prodhoheshin në Kosovë dhe që përdoreshin gjerë në jetën e përditshme. Kështu, me argjendin e Kosovës, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bëheshin edhe  objekte të  tryezës  së ngrënies, si  lugë, kupa, poçe, tasa  etj..  Një pasardhës i tyre, Budomiri, mori pjesë në luftën për mbrojtjen e Shkodrës më 1478. Pas rënies së qytetit gruaja dhe tre fëmijët e tij u strehuan në Venedik. Të  dhënat  buri more  të  drejtpërdrejta  për  degët  gjenealogjike  të  Dukagjinëve, mund  të plotësohen  edhe  me  të  dhëna  të  tërthorta. Gjatë  viteve  30  të  shek. XV  shfaqet  Vukë Dukagjini  si  figurë  e  rëndësishme  e  qytetit  të  Shkodrës, të  cilit  iu  bënë  dhurata  nga administrata  shtetërore  e  Raguzës  në  vitin  1433. Veç  këtij,  dalin  edhe  banorë  të  tjerë  të qytetit  të  Shkodrës  me  mbiemrin  Dukagjini,  që  janë  dërguar  herë  pas  here  në  Venedik  si përfaqësues  e  mbrojtës  të  interesave  të  bashkësisë shkodrane pranë  autoriteteve shtetërore veneciane. Njëri  përmendet  në  vitin  1431  vetëm  me  emrin  familjar  Dukagjini,  një  tjetër, Teodor Dukagjini, në vitin 1458 është dërguar në Venedik etj.. Ngarkimi i Dukagjinëve me misione të  tilla të rëndësishme nga bashkëqytetarët tregon se ata respektoheshin shumë prej tyre dhe se ishin të arsimuar dhe njohës  të mirë të gjuhëve të  huaja. Dy Dukagjinët  e parë (që  mund  të  jenë  i njëjti njeri, Vuku), duhet  të jenë djem  të Budomirit. Për Teodorin  nuk dihen  lidhjet  familjare;  ai  mund  t’i  përkiste  edhe  degës  së  mësipërme  ose  një  dege  tjetër, sepse mund të ishte  nip  i Tanushit të  Madh. Teodori  është vrarë në  luftë  për  mbrojtjen  e Shkodrës gjatë vitit 1478. Dega  gjenealogjike e  Lekë Dukagjinit  ka  lënë  shumë gjurmë  në jetën politike të Shqipërisë gjatë shek. XV. Vetë Leka ka të njëjtin vend në burimet historike sa edhe vëllai i vogël i  tij, Pali. Të dy këta përmenden bashkë si zotër të Lezhës (1387) dhe si të vdekur (1393). Leka la  pas  dy djem dhe një  vajzë: Progonin, Tanushin e Madh  dhe  Boksën, e cila u martua  me zotin e Dejës, Kojë Zaharinë. Progoni dhe Tanushi i Madh, në  emër të tyre  dhe të  dy  djemve të  xhaxhait të vdekur,  Palit (djem të  të cilit  ishin Tanushi i  Vogël  dhe  Progoni), i  dorëzuan Lezhën Venedikut  në vitin 1393. Progoni  u  martua  me  vajzën  e  Karl  Topisë,  Gojsllavën,  dhe  u  vu  në  shërbim  të Venedikut si kështjellar  i Shasit, ku mbeti i vrarë para  vitit 1402. Tanushi i Madh  u vendos familjarisht  në  Shkodër, u  emërua  vojvodë  i rrethinave  të  saj  dhe  më  pas  pati mosmarrëveshje me autoritetet veneciane të qytetit.  Për këtë shkak dhe me akuza të trilluara për  bashkëpunim  me  osmanët,  edhe  pse  ishte  një  personalitet  që  gëzonte  autoritet  në Shqipëri, Tanushi  i  Madh  u  burgos,  u  torturua,  u  dërgua  si  i  dënuar  në  Venedik  dhe, për mungesë  provash  fajësie,  iu  rikthyen  pasuritë  e  konfiskuara. Megjithatë,  më  1438,  ai  u internua në Padovë dhe pas këtij viti nuk ka të dhëna për jetën e tij. Tanushi  i  Madh  ka  pasur  në  vitin  1435  katër  fëmijë,  dy  djem  dhe  dy  vajza:  Palin,  Lekën, Kalen dhe  një vajzë  të  vogël 14-vjeçare, emrin  e  së  cilës  nuk  e  përmend. Dy  djem të e tij, edhe pse ishin fëmijë të ligjshëm, janë cilësuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinë « jo të vërtetë » për shkak të kundërshtive që lindën në gjirin e Dukagjinëve.  Më i vogli i djemve, Leka, nuk del  si  figurë  politike  e  rëndësishme. Ai  ka  lindur  në  vitin  1420  dhe  për  herë  të  fundit
përmendet  në  vitin  1451  si  kundërshtar  i  Venedikut. Nuk  dihet  nëse  ka  lënë  pasardhës.
Faqe - 265
 
Vëllai  i  tij, Pali  (1411-1458), për  të cilin  Gjon  Muzaka  rrëfen  se është  edukuar  pranë  Gjon Kastriotit, ka qenë aktiv në jetën politike.  Ai ka marrë pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe që në  fillim  është  bashkuar  me  Skënderbeun. Pali  ka  pasur  katër  dj em:  Lekën,  Nikollën, Progonin dhe Gjergjin.  Emri i Gjergjit del vetëm në Përkujtesën e Gjon Muzakës.  Progoni përmendet në vitin  1471  si  i vdekur.  Leka u  bë personazh i  rëndësishëm  i jetës politike  të Shqipërisë. Në  vitin  1456  ai  i  dëboi  qeveritarët  venecianë  nga  Deja  e  nga  Shasi,  u  bë bashkëpunëtor  i  Skënderbeut  dhe  vijoi  luftën  kundër  osmanëve  edhe  në  vitet  70. Pas pushtimit të Shkodrës nga osmanët (1479), Leka dhe vëllai i tij, Nikolla, mërguan në Itali dhe u rikthyen në vitin 1481 për të çliruar zotërimet e Dukagjinëve nga pushtuesit osmanë.  Leka ka  pasur  ndikim  të  madh  te banorët  e  Shqipërisë  së  Epërme. E drejta dokesore  shqiptare lidhet  me emrin e  tij. Një pasardhës i vëllezërve Dukagjini, që  jetonte  në Itali, Progoni, në vitin  1501 është kthyer në atdhe për të udhëhequr  kryengri tjen antiosmane që shpërtheu në Shqipërinë e Epërme.  Më  pas ai bëri  marrëveshje  me osmanët dhe mori prej  tyre titullin e pashai t, si edhe qeverisjen e një pjese të zotërimeve të Dukagjinëve. Krahas  Dukagjinëve  të  mësipërm,  të  cilëve  drejtpërdrejt  ose  tërthorazi  u  njihen  degët gjenealogjike, në dokumentet e  shek. XV dalin edhe njerëz të tjerë m e mbiemrin Dukagjini. Në Durrës jetonte Rask Dukagjini, për të cilin dokumente të vitit 1408 dhe 1410 tregojnë se ishte  rrogëtar i Venedikut dhe me një  trupë kalorësish të  vet ruante dhe mbronte Durrësin. Në Raguzë ka banuar Stipan Dukagjini, i cili në vitin 1408 ka lënë testamentin e vet.  Stipani duhet të ketë qenë pronar kopshtiesh në Raguzë, sepse në vitin 1406 përmendet një pronar i tillë  vetëm  me  mbiemrin  Dukagjini,  që  mbante  shërbyese  në  shtëpi.    Në  letra  të  papës përmenden  gjatë  vitit  1492  Luka  dhe  Stefan  Dukagjini,  kurse  në  vitin  1499  del  një  tjetër Dukagjin si pronar i një anijeje që transportonte drithë nga Pirgu në Kotorr. Vetëm një  herë fjala Dukagjin  është  gjetur si emër vetjak në një dokument të vitit 1446  për një  banor  të  fshatit  Mogulsi, Dukagjin  Mogulsi. Gjatë  shekujve  që  pasuan  emri  familjar Dukagjini vijoi të përdorej te shqiptarët e besimeve të ndryshme fetare. Disa anëtarë të familjes së madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe në shek. XV ata arritën të zinin poste shumë të larta në administratën osmane.  Gjatë shek. XVI në tërë Perandorinë Osmane  shkëlqyen  edhe  dy  poetë, Jahja  Beu  dhe  Ali  Beu,  që  i  shkruan  veprat  e  tyre osmanisht. Në  këto  vepra  ata  kanë  shënuar  edhe  emrin  familjar  të  tyre, Dukagjini, që dëshmon edhe përkatësinë e tyre kom bëtare shqiptare. Dukagjinët kanë pasur si stemë të tyre një shqiponjë të bardhë njëkrenore.  Ata kanë gëzuar vend parësor në radhët e fisnikërisë vendase dhe janë respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatë  shekujve  të  mesjetës. Këtë  e  dëshmojnë  lidhjet  martesore,  edhe  pse  njihen  pak  prej tyre. Djali i Lekë Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzën e Karl Topisë, Gojsllavën, ndërsa vajza e Lekës, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejës, Kojë Zaharinë. Në Përkujtesën e Gjon Muzakës  përmenden  disa  lidhje  martesore  të  Dukagjinëve  me  Muzakajt  dhe  me  Arianitët. Gjon Muzaka ka shkruar se  kishte për grua Marie  Dukagjinin, por nuk  ka treguar atësinë e saj. Motra  e  tij, që ishte  martuar  tek  Arianitët, Suina, e ka martuar  vajzën  e  saj, Jelën, me
Faqe - 266
 
«  Lekë  Dukagjinin, të  quajtur  Kolë D ukagjini  », pa  treguar  atësinë  e  këtij. Po  sipas  GjonMuzakës, tri  vajza  të  Gjergj  Ariani tit, Kiarina, Elena  dhe Dhespina, ishin  martuar përkatësisht me Nikollë Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Një motër e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin. Trojet  e  Dukagjinëve  shtriheshin  në  Shqipërinë  e  Epërme. Ato  kanë  ndryshuar  duke  u zgjeruar  ose  duke  u  ngushtuar,  në  varësi  të  jetës  së  trazuar  politike  të  shek.  XIV-XV. Dukagjinët kanë qenë një familje e madhe fisnike.  Në krye të tyre kanë qëndruar një ose dy persona, të cilët janë zëvendësuar nga pinjollë të tjerë më energjikë. Trojet e tyre Dukagjinët i  kanë  administruar  herë  si  zotër  të  pavarur  dhe  herë  si  vasalë  të  sundimtarëve  më  të fuqishëm. Për  sa  kohë  që  në  shtetin  e  Balshajve  janë  përfshirë  trojet  e  Dukagjinëve,  këta  nuk përmenden në dokumentet e kohës.  Pas betejës së Savrës të vitit 1385, që çoi në rrudhjen e shtetit të Balshajve, Dukagjinët dalin si zotër të pavarur në Lezhë dhe zhduket anonimiteti i tyre. Në  vitin  1387  ata  kanë  ftuar  tregtarët  raguzanë  të  kalonin  nëpër  trojet  e  tyre. Kjo dëshmon  se  nën  pushtetin  e  Dukagjinëve  ishin  krahinat  përgjatë  rrugës  së  rëndësishme Lezhë-Prizren, si edhe të  dy  këto  qytete.  Praninë e pushtetit  të tyre në Prizren e  dëshmon, sipas rrëfimit  të Marin Barlecit, përmendorja e ngritur në këtë qytet në përkujtim të Nikollë Dukagjinit. Në  veri  të  trojeve  të  Dukagjinëve  kanë  qenë  trojet  e  dhëndrit  të  tyre, Kojë Zaharisë.  Kështu Dukagjinët kanë zotëruar për një periudhë kohe, ndonëse me ndërprerje, rrugën që  kalonte  nga Deja, përpjetë rrjedhjes së D rinit  për  në Rrafshin e Dukagjinit  e  më tutje. Ata duhet të kenë zotëruar edhe Pejën. Vërshimi i ushtrive osm ane në Shqipërinë e Epërme dhe pushtimi përkohësi sht prej tyre në vitin 1393 i Krujës, i Ulqinit, i Shkodrës dhe i Dejës, ndonëse Dukagjinët arritën ta mbronin Lezhën  dhe  dolën  kështu  si forcë  antiosmane, i  dobësoi  pozitat  e  tyre  si zotër  të  pavarur. Prandaj  Lezhën  ata  ia  dorëzuan  Venedikut  në  vitin  1393  dhe  bashkë  me  të  Dukagjinët humbën  kontrollin  e  rrugës  Lezhë  -  Prizren,  por  jo  ndikimin  e  tyre  në  këtë  rajon. Rruga e mësipërme dhe krahinat përgjatë saj, m e miratimin e pushtuesve osmanë, kaluan në duart  e  Dhimitër  Jonimës,  i cili  i kishte  ndihmuar  ata  për pushtimin  e  Shkodrës.   Jonimët ishin një familje e vjetër fisnike.  Një pinjoll i saj përmendet për herë të parë në fillim të shek. XIII si vasal i princit Dhimitër të Arbrit dhe nj ë Jonimë i dytë shfaqet në fund të atij shekulli si  sebast  që,  bashkë  me  disa  fisnikë  të  tjerë  shqiptarë,  kishte  nënshkruar  një  marrëveshje (1274)  me  mbretin  e  Sicilisë, Karlin  I  Anzhu. Pas  një  shekulli, në  vitin  1394, burimet historike na japin fisnikun  e fuqishëm me em rin  Dhimitër Jonima. Ky  kishte  dy  kështjella, emrat e të cilave nuk njihen, portin dhe  qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e Matit dhe  një forcë ushtarake prej  dyqind kalorësish e  katërqind e më  shumë këmbësorësh. Në veri zotërimet e Dhimitrit ishin në kufi me trojet e Kojë Zaharisë. Duke njohur ndikimin që kishin Dukagjinët në këtë rajon, Dhimitër Jonima krijoi marrëdhënie të mira me ta dhe u bë  shprehës  edhe  i  kërkesave  të  tyre  pranë  kancelarive  të  huaja,  sidomos  ndaj  Venedikut. Gjithashtu ai kishte marrëdhënie të mira edhe me fqinjin e tij të fuqishëm, Gjon Kastrioti n. Për herë të fundit, Dh. Jonima përmendet si zot i Shufadasë më 1409, vit kur ai duhet të ketë vdekur. Paskëtaj  Shufadaja  dhe  krahinat  përgjatë  rrugës  Lezhë-Prizren  janë  përfshirë
Faqe - 267
 
tërësisht në shtetin e Gj on Kastriotit. Ky e ruajti bashkëpunimin me ata anëtarë të familjes Jonima që mbetën  në zonën e Lezhës,  sepse shumica  e  tyre jetonin në rajonin  e  Shkodrës. Dhimitër  Jonima  është  përmendur  edhe  pas  vdekjes. Një  pjesë  e  zotërimeve  të  tij  janë regjistruar në kadastrat osmane të mëvonshme me emrin vilajeti i Dhimitër Jonimës. Një  vit pas  vdekjes së  Dhimi tër Jonimës, më 1410,  janë bërë përpjekje  të pasuksesshme që Lezha  të  kalonte  në  duart  e  Tanush  Dukagjinit. Pas  kësaj  veprimtaria  politike  dhe ekonomike e Dukagjinëve është përqendruar kryesisht në rajoni n e Shkodrës, ku gjendeshin edhe familje të tjera fisnike, si Spanët, Jonimët, Zahariajt etj.. Në veprimtarinë politike të Zahariajve ka pasur një peshë të veçantë Boksa Dukagjini, gruaja e  Kojë  Zaharisë. Për herë  të parë emri i  familjes fisnike Zaharia del  në vitet  1318-1320 te peshkopi i Shasit.  Pas peshkopit, burimet historike na njohin në fund të shek. XIV me Kojë Zaharinë.  Veprimtaria politike e Kojës është e ngjashme me atë të Dhimitër Jonimës dhe të dy këta kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.  Koja përmendet në vitin 1396 si zot i kështjellës së Shasit, dhe,  më pas, si zot i  Dejës e i ngushticave  të rrugës përgjatë Drinit. Zotërimet e Kojë Zaharisë kufizoheshin në lindje me viset e pushtuara nga osmanët. Koja ka qenë vasal i tyre dhe kundërshtar i despotëve serbë të Rashës. Koja ka pasur një djalë, Lekën. Në  këto  treva  shqiptare  janë  ndërthurur  interesat  e  Zahariajve  me  ato  të  Dukagjinëve,  që kufizoheshin  me  njëri-tjetrin. Ndërmjet  këtyre  dy  familjeve  fisnike, që  jo  rastësisht  kanë qenë në krushqi, përgjithësisht ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë. Pas vdekjes së Lekë Zaharisë në vitin 1444, meqenëse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e këtij, Boksa, doli në krye të familjes.  Ajo kërkoi mbështetjen e Venedikut, duke i dorëzuar Republikës së Shën  Markut  Dejën, Shasin  etj.. Zotërimet  që  mbetën  nga  trashëgimia  e  Lekë  Zaharisë kaluan në duart e Dukagjinëve.  Këta morën në zotërim rrugën tregtare dhe krahinat përgjatë luginës  së  lumit  Drin,  si  edhe  një  pjesë  të  konsiderueshme  të  Rrafshit  të  Dukagjinit. Përkohësi sht këto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashës dhe, pas shembjes së tij më 1439, u rimorën nga Zahariajt e Dukagjinët. Në  veri  të  Dukagjinëve  dhe  të  Zahariajve  shtriheshin  trojet  shqiptare të Spanëve,  që  kanë qenë familje fisnike shumë  e  madhe. Emri  familjar i  tyre shfaqet për  herë të  parë  në vitin 1322  te  një  shkodran. Në  radhët  e  Spanëve  kishte  pronarë  tokash,  tregtarë,  klerikë  etj.. Mbiemrin  e  tyre  e  mbanin  edhe  një  varg  familjesh  të  thjeshta. Si   veçori  e  përbashkët  e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte  se thuajse që të gjitha ato banonin në krahinat pranë Rrugës së Gentës.  Spanët kanë jetuar në qytetet dhe në krahinat e Shkodrës, Drishtit, Pultit, Pejës, Trepçës  etj..  Një trevë në veri të lumit Drin del në dokumentet e fundit të shek. XV me emrin e përfaqësuesit më  në zë të kësaj familjeje, Pjetër Spanit (nahija e Pjetër Spanit), i cili ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës. Krahas Balshajve, Kastriotëve, Dukagjinëve, Jonimëve, Zahariajve e Spanëve, në Shqipërinë e  Epërme  ka  pasur  edhe një  numër familjesh  të  tjera  me peshë në  jetën  politike  shqiptare, veçanërisht gjatë shek. XV.  Këto familje kanë qenë Gjurashët (Cërnojeviçët), Dushmanët e Drishtit, Hotët, Shestanët etj..
Faqe - 268
 
Të  gjitha  këto  familje  shqiptare  kanë  dalë  në  skenën  politike  në  një  periudhë  shumë  të trazuar,  të  shkaktuar  prej  ndërhyrjeve  e  pushtimeve  të  shteteve  të  huaja. Gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XV, për jetën politike të Shqipërisë së Epërme kanë qenë si më rrënimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashës, që ishte shtet vasal i të parit, madje një nga gratë e sulltan Muratit II ka qenë edhe vajza e despotit serb.  Pas vdekjes së Balshës III (1421), sundimtarët serbë, deri më 1439 kur u shkatërrua Despotati i Rashës, i zhvendosën  kufijtë dhe  dolën në  bregdetin shqiptar, nga  Kotorri  deri  në  Tivar, si edhe  në rrethinat  e  Shkodrës,  ku  pushtuan  Drishtin. Përballë  fuqisë  ushtarake  të  papërballueshme osmane një pjesë e fisnikëve shqiptarë  ngurruan në  fillim të rrëmbenin armët, kurse kundër pushtuesve  serbë  ata  u  ngritën  të  gjithë, Gjurashët  në  radhë  të  parë  (zotërimet  e  të  cilëve shtriheshin në rrethinat e Grykës së Kotorrit dhe në të gjithë Gentën), Zahariajt, Dukagjinët, Kastriotët etj.. Shteti i Gjon Kastriotit Kastriotët  ishin familje fisnike  dhe  dinastia drejtuese  më  e rëndësi shme  e  jetës politike dhe ushtarake të Shqipërisë në shek. XV. Për  pemën  gjenealogjike, vend-origjinën  dhe  veprimtarinë  e  Kastriotëve  gjatë  shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, për këto çështje, mendimet e historianëve kanë qenë të ndryshme. Për herë të parë përmendet një Kastriot në vi tin 1368 si kështjellar i Kaninës. Ka studjues që shohin  te  ky  kështjellar  një paraardhës  të  Kastriotëve të mëvonshëm,  që  është  dëbuar  nga pronat e veta. Një mendim i tillë duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me të dhënat për Kastriotët që japin më pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me një mbiemër të dytë: Mazreku. Sipas dy historianëve më të hershëm shqiptarë, Marin Barlecit e Dhimitër Frëngut, Kastriotët ishin nga Mati që, sipas mendimit të kohës, shtrihej deri në bregdet. Në këtë përfundim ata janë  nxitur  nga  pozicioni  gjeografik  kyç  i  trevës  së  Matit, si  vend-kryqëzimi  i  rrugëve  që lidhnin  krahinat  e  ndryshme  të  shtetit  të  Kastriotëve  si  në  kohën  e  Gjon Kastriotit, ashtu edhe  në  atë  të  Skënderbeut.    Kurse  periudhave  më  të  hershme  të  veprimtarisë  së  familjes Kastrioti autorët  e sipërpërmendur  nuk i kanë kushtuar vëmendje, aq sa  në veprat e  Marin Barlecit  e  të Dhimitër  Frëngut nuk  përmendet as  emri i  gjyshit  të Skënderbeut. Kurse  një autor  tjetër  shqiptar, bashkëkohës  me  dy  të  parët, Gjon  Muzaka, ka  rrëfyer  se  gjyshi  i Skënderbeut  quhej  Pal  dhe  se,  sipas  tij,  kishte  qenë  proniar  i  dy  fshatrave  të  Dibrës  së Poshtme, Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm,  rrëfim ky  që mund të merret me një farë rezerve. Tregi mi i mësipërm i Gjon Muzakës ka shërbyer si argument kryesor për ndonjë historian të ditëve  tona  që  Dibrën  ta  konsiderojë  si  vendorigjinën  e  Kastriotëve. Po  ashtu,  si  Marin Barleci,  edhe  Gjon  Muzaka  ka  shënuar  se  Gjon  Kastrioti  ka  pasur  në  zotërim  Matin. Dhimitër Frëngu ka shkruar se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin.  Tre autorët e mësipërm i shkruan veprat e tyre në fillim të shek. XVI dhe larg Shqipërisë, kur jetonin si emigrantë në Itali. Më  pas, në  vitin  1553, një  tjetër  shqiptar, Andre  Engjëlli, ka  shkruar  në  Romë  se
Faqe - 269
 
paraardhësit  e  Gjon  Kastriotit, përveç  Matit,  kanë  zotëruar  Kastorien  dhe  Ymenestrien. Sipas këtij  autori, Gjon Kastrioti ka  qenë i  biri i  «  Gjergj  Kastriotit »  dhe ky i  « Kostandin Kastriotit, të mbiquajtur Mazreku » që kishte vdekur në vitin 1390. Vepra e Gjon Muzakës është më e saktë dhe më e besueshme se ajo e  A. Engjëllit, prandaj thuajse të gjithë studiuesit e sotëm mendojnë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal. Përveç  autorëve  të  mësipërm,  është  edhe  një  autor  tjetër  i  mëvonshëm,  por  shumë  i rëndësishëm, sepse ka  jetuar në Shqipëri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang  Bardhi. Në  vitin 1636  ai  botoi  një  vepër  polemizuese  për  të  mbroj tur  origjinën  shqiptare  të  Skënderbeut, kundër  përpjekjeve  të  J. Marnoviçit për ta nxjerrë  atë me origjinë  sllave. Në  veprën  e  tij Frang  Bardhi  i ka  kushtuar  një vend  të veçantë  përcaktimit  të vendorigjinës  së Kastriotëve. Pas një parashtrimi polemik të çështjes ai arrin në përfundimin se Kastriotët ishin nga Hasi i Prizrenit, se kështu është në « pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm  i kombit tonë ». Kjo frazë  e  veprës  së  F. Bardhit  i  jep mendimit  të  tij  për Hasin  si  vendorigjinën  e  Kastriotëve vlerën e  një burimi historik  të dorës  së parë.  Për më tej ai  shpjegon edhe origjinën e emrit familjar të  Kastriotëve, duke  e lidhur atë me emrin e fshatit  Kastrat,  që  gjendej  buzë lumit, dhe  tregon se në  kohën  e tij  një familje  vendase  kishte  si mbiemër  emrin  e  fshati Kastrat. Për  vendorigjinën  e  Kastriotëve  nga  Hasi  i  Prizrenit  dëshmojnë  gjithashtu  edhe  kronisti raguzan Lukari (vepra e të cilit është botuar në vitin 1605), si dhe shënimet e fundi t të shek. XV të një kleriku  boshnjak, të botuara  për herë të parë në vitin 1892.  Po kështu  mbiemri i dytë, Mazreku, i Kastriotëve  si  dhe  pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, që përmend A. Engjëlli,  gjenden  në  mikrotoponiminë  e  shek.  XVII  dhe  të  sotme  të  Hasit (Kastrat  dhe Mazrek) dhe  të  Lumës (Ujmisht  që  përmendet  edhe  nga  Dh. Frëngu). Në  përforcim  të këtyre  vjen  edhe  një  dëshmi  e  fillimit  të  shek. XIX  se  në  qytetin  e  Gjakovës  jetonte rrobaqepësi Mihal  Kastrioti, që flet  për  praninë  e  ruajtjen  ndër shekuj  të këtij  mbiemri  në krahinën  e  Hasit  nga  e  kishin  origjinën  Kastriotët.    Edhe  tiparet  fizike  të  Kastriotëve,  siç ishin  ato  të  Skënderbeut  dhe  të  nipit  të  tij  Ferrandit,  të  cilëve  u  njihen  deri  diku  mirë, mbështesin origjinën hasiane të tyre. Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bën të pashpjegueshme pse më pas përfaqësues të kësaj familjeje, si degë të pemës gjenealogjike të saj, do të shfaqen si proniarë e zotër në viset e tjera të Shqipërisë, si në Dibër, në Mat etj..  Gjatë shek. XV e më pas, edhe në këto krahina kishte banorë me mbiemrin Kastrioti.  Çështja e origjinës së  Kastriotëve ka të bëjë me një periudhë më të hershme nga ajo që nis me gjyshin e që vazhdon me të atin e Skënderbeut. Të  shtrira  gjatë  një  harku  kohorë  të tillë mendimet  për  vendorigjinën  e Kastriotëve, që japin autorët e hershëm shqiptarë si M. Barleci, Dh. Frëngu, Gj. Muzaka, A. Engjëlli  dhe  F. Bardhi, si dhe burime  të tjera historike, nuk  kanë  kundërshti  ndërmjet tyre, por  shfaqen  si  dëshmi  në  vijim  që  flasin  për  kohë  të  ndryshme  dhe  që  plotësojnë  njëra- tjetrën.  F. Bardhi flet për periudhën më të hershme, për trungun gjenealogjik të familjes kur ishte  në  Has,  Gjon  Muzaka përmend  emrin e  gjyshit  të  Skënderbeut, Pal  Kastriotin,  duke treguar dy fshatrat që kishte si pronia në Dibër, kurse  M. Barleci dhe Dh. Frëngu flasin për pasardhësin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotërimet që kishte ky.
Faqe - 270
 
Pozita  shoqërore  e  familjes  Kastrioti  u  fuqizua  si  rrjedhojë  e  përpjekjeve  të  pinjollëve  të ndryshëm të  saj,  disa  prej  të  cilëve  kjo rrugë i  shtriu përtej  vendorigjinës  së tyre. Gjyshi  i Skënderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakës, kishte dy fshatra si feud në Dibër.  Kurse i biri  i  Pal  Kastriotit,  Gjoni,  krijoi  një  nga  shtetet  më  të  rëndësishme  në  Shqipëri  që,  në hapësirat e tij, përfshiu edhe krahinat e përmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frëngu etj.. Dëshmitë  historike  për  fillimet  e  shtetit  të  Kastriotëve  thuajse  mungojnë,  një  realitet  i përgjithshëm ky për historinë tonë mesjetare, sidomos për viset lindore shqiptare. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XIV në krye të zotërimeve të Kastriotëve duhet të ketë dalë Gjon Kastrioti .  Në këtë periudhë zotërimet e tij duhet të jenë zgjeruar, sidomos në drejtim të lindjes, në  rajonet e Prizrenit,  të Gostivarit e të Tetovës,  sepse, sipas  M.  Barlecit dhe  Gj.  Muzakës,  Gjon  Kastrioti  qe  martuar  në  atë  kohë  me  Vojsavën  (Jellën,  sipas  një dokumenti raguzan të vitit 1439), vajzë e një dere fisnike të rëndësi shme pranë Shkupit.  Nga nëntë fëmijët që lindi Vojsava dhe që arritën moshën madhore, shtatë kishin lindur para vitit1405. Zgjerimi e fuqizimi i shtetit të Gjon Kastriotit përkoi me rënien e dy shteteve kufitare me të, të  Balshajve  e  të  Topiajve,  dhe  sidomos  pas  dobësi mit  të  fuqisë  ushtarake  të  Perandorisë Osmane, kur  ushtria  e  saj  pësoi  një  disfatë  të  rëndë  prej  trupave  mongole  në  betejën  e Ankarasë  të  vitit  1402. Gjatë  këtij  viti  (1402), zotërimet  e  Gjon  Kastriotit  u  shtrinë  në drejtim të viseve bregdetare dhe u bënë kufitare me ato të Venedikut.  Që nga viti 1406 Gjon Kastrioti  shfaqet  si  një  partner  i  rëndësishëm  në  marrëdhëniet  me  shtetet  e  huaja, ambasadorët e tij shkonin në Venedik, Raguzë e në vende të tjera dhe ai cilësohej prej tyre si zot  «  shumë  i  fuqishëm  »,  « i madhërishëm  » etj.. Ndërkohë  edhe  ambasadorë  të  tyre dërgoheshin  pranë  Gjon  Kastriotit. Pushteti  dhe  ndikimi  i  tij  mbi  zotërit  e  tjerë  ishin  të fuqishëm, prandaj më 1408 ai ishte i pranishëm  si garant i paqes, që u nënshkrua në rrethinat e Durrësit, midis Venedikut dhe Balshajve. Shtetin  e Gjon Kastriotit  e përshkonin  rrugë  tregtare  shumë  të  rëndësishme. Ndër  to,  në rrafshin  perëndi m-lindje  më  të  rrahurat  ishin  dy. Njëra  rrugë  lidhte  viset  bregdetare  me Prizrenin, që duhet  të ketë  qenë qendra administrative e shtetit  të Gjon Kastriotit. Në këtë qytet të  lashtë  kryqëzoheshin rrugë  tregtare shumë  të rrahura dhe që shkonin në drejtim  të Prishtinës, të  Pejës, të Tetovës  etj.. Traseja  e  rrugës  së  dytë  kalonte  nga  bregdeti  nëpër krahinën e Matit, vijonte në drejtim të Dibrës dhe ndiqte rrjedhjen e sipërme të lumit Vardar për  të arritur në  Shkup. Në dokumentet  mesjetare këto  dy rrugë  janë  shënuar me emra  të ndryshëm të  qyteteve  nga  ato kalonin: rruga  e  Lezhës,  rruga  e  Prizrenit,  rruga e Prishtinës dhe  rruga  e  Shkupit. Interesat  ekonomikë  e  tregtarë  të  Gjon  Kastri otit  shtriheshin  edhe
përtej zotërimeve të tij, në Fushë-Dardani, madje edhe përtej Shkupit, ku mund të bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithë me çmime  më të ulëta  se në rajonet e tjera, prodhime bujqësore të viseve të ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj..  Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hi landarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigj et e detit Egje.  Këtij manastiri,  Gjon  Kastrioti  i dhuroi  në  viti n  1426  dy  fshatra  nga  pronat  e  veta  në  rajonin e
Faqe - 271
 
Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën  si  murg derisa vdi q më  25 korrik 1431. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik dukë. Për  jetën ekonomike  e  politike  të  shtetit  të Gjon Kastriotit, ashtu  si edhe  të  zotërimeve  të fisnikëve  të  tjerë  shqiptarë  si  dhe  ato  të  Republikës  së  Venedikut, rëndësi parësore  kishin raportet e tyre me  kryekomandantin  osman të Shkupit dhe, nëpërmjet  tij, me sulltanin. Në marrëdhëniet me fqinjin e vet lindor e shumë të fuqishëm ushtarakisht, Gjon Kastrioti  duhej të  ndiqte  një politikë  shumë  të  kujdesshme. Edhe  bejlerbeut  të  Rumelisë  i interesonte  që deri diku të kishte mirëkuptim me Gjon Kastriotin, sepse në shtetin e tij, nëpër një terren të vështirë  e  me prita  të  shumta, kalonin  rrugët tregtare më të shkurtra  për  në  brigjet e  detit Adriatik, të cilat,  në atë kohë, nuk mund të mirëmbaheshin e të ruheshin nga askush tjetër, veçse  nga  vendasit.    Në  rrethana  të  tilla,  gjatë  dhjetëvjeçarëve  të  parë  të  shek.  XV,  Gjon Kastrioti  arriti  të  fuste  nën  bindjen  e  tij  disa  familje  fisnike  të  njohura  të  Shqipërisë  së Epërme dhe u bë figura politike kryesore e botës shqiptare të këtyre rajoneve. Zgjerimet  e  pushtimeve  osmane  në  viset  lindore  shqiptare  bënë  që  Gjon  Kastrioti  dhe familje  të tjera  fisnike  shqiptare të mos ndiheshin  të  sigurta,  prandaj  filluan të  përforconin veprimtarinë  politike  të  tyre  në  viset  perëndimore,  si  dhe  të  zgjeronin  lidhjet  me  forcat antiosmane  e  shtetet  e  huaja. Qysh  në fillim  të  shek.  XV burimet  historike  tregojnë se  në kufijtë e shtetit  të Gjon Kastriotit ishin përfshirë qyteti i rëndësishëm i Prizrenit bashkë  me rrethinat e tij, krahinat përgjatë rrugëve Prizren - Prishtinë dhe Prizren - Tetovë, ato të Matit e të Mirditës dhe se ai kishte siguruar dalje në detin Adriatik në afërsi të zotërimit venecian të Lezhës. Në grykëderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti m ori në zotërim portin dhe qendrën doganore  të  Shufadasë,  kriporet  e  rëndësishme  të  Shën  Kollit,  që  më  parë  kishin  qenë  në duart e Dhimitër Jonimës, si edhe të gjithë zotërimin e këtij, ku gjendeshin edhe dy kështjella. Gjon Kastrioti synonte të shtrihej në vijën bregdetare së paku deri në grykëderdhjen e lumit Bunë, rajon bregdetar që kontrollohej nga Venediku.  Në vitin 1410 Gjoni arriti të siguronte banesë në Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kërkesat  e tij të vitit 1417 për t’i  dhënë fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shëngjinin), ku dëshironte të ngrinte një kështjellë.  Më pas  arriti  ta  merrte  Shëngjinin. Zotërimet  e  tij  u  bënë  kufitare  në  veri  me  Despotatin  e Rashës dhe në verilindje me  rajonin e Prishtinës, banorët e  së cilës  njihnin taksat  doganore që  paguheshin  për  kalimin  nëpër  shtetin  e  Gjonit. Në  jug  zotërimet  e  Gjon  Kastriotit kufizoheshin  me  ato  të  Arianitëve  dhe  të  Topiajve, kurse  në  lindje  me  viset  që  ishin  nën pushtuesit  osmanë,  të  cilët,  përveç  Shkupit,  zotëronin  në  perëndim  të  tij  kështjellën  e Tetovës. Pjesa  më  e  madhe  e  fushës  përgjatë  rrjedhjes  së  sipërme  të  lumit  Vardar  e  në perëndim të Tetovës për një kohë mbeti nën zotërimin e Gjon Kastriotit, të cilën M. Barleci e  ka  emërtuar  Dibra  e  Poshtme. Edhe  rajonet  më  në  jug  ishin  pjesë  e  shtetit  të  Gjon Kastriotit, kufijtë e të cilit në atë drejtim shtriheshin  deri në afërsi të qytetit  të Kërçovës, që kishte rënë nën pushtimin osman qysh në fund të shek. XIV. Shtrirja  e  gjerë  gjeografike  e  shtetit  të  Gjon  Kastriotit  është  pasqyruar  edhe  në  burimet historike osmane. Në një dokument të muajit maj të vitit 1438 përmendet regjistri kadastral « i tokave  të Gjonit » (Juvan-ili) dhe si pjesë e tyre vilajeti i Dhimitër Jonimës. Ky regjistër
Faqe - 272
 
nuk  është  zbuluar  deri  tani,  sepse,  si  shumë  kadastra  të  tjera  të  asaj   kohe,  mund  të  jetë zhdukur. Regjistri  kadastral « i  tokave të  Gjonit » duhet të  jetë  hartuar në pranverë  të vitit 1430,  gjatë  fushatës  ushtarake  të  Isak-bej  Evrenozit,  ose,  më  së  shumti, njëkohësisht  me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, në vitin 835 h. (1431-1432).  Administrata  osmane hartonte nga një regjistër kadastral të  veçantë për çdo sanxhak, të cilët  po ashtu si « tokat e Gjonit » kishin  disa  vilajete  si  njësi  administrative  më  të  vogla. Prandaj  edhe  shtrirja  gjeografike  e « tokave të Gjonit » ishte përafërsisht me atë të një sanxhaku. Pasuritë  e  shumta  që  kishin  viset  e  Dibrës  së  Poshtme  e  të  Prizrenit  dhe  numri  i  madh  i banorëve që jetonin në to e bënin këtë rajon, i cili formonte pjesën lindore të shtetit të Gjon Kastriotit, të  kishte  rol vendimtar  në veprimtarinë ekonomike,  politike  dhe  ushtarake  të tij. Prandaj  edhe  fëmijët  e  tij  përgjithësisht  mbanin  emrat karakteristikë  të  këtij  rajoni.    Pjesën lindore  të  shtetit  të  vet  Gjon  Kastrioti  e  zotëronte  si  funksionar  i  administratës  osmane, sepse  vetë ai  deklaronte  në  vitin  1411  se  kishte  në  gatishmëri  të përhershme  një  ushtri  të përbërë nga « dy mijë kalorës shqiptarë dhe treqind kalorës turq » dhe kohë pas kohe është shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Për të gjallëruar sa më shumë lëvizjen e mallrave e të njerëzve në rrugët tregtare që kalonin nëpër zotërimet e Kastriotëve, Gjoni nënshkroi akte me qeveritarët e vendeve të ndryshme, duke  u garantuar siguri në e qarkullimit të mallrave e të  tregtarëve  të tyre nëpër  shtetin  e tij. Për të nxitur sa më shumë ardhjen e tyre, ai thjeshtësoi sistemin tatimor dhe vendosi vetëm një  taksë  doganore  për  mallrat  që  tregtarët  e  huaj  do  të  transportonin  nëpër  zotërimet  e Kastriotëve. Për  të  garantuar  sigurinë  e  lëvizjes  së  njerëzve  dhe  të  karvaneve  të  mallrave nëpër  rrugët tregtare, Gjoni  vendosi roje  nëpër to si dhe nëpër kështjellat që shërbenin  për mbroj tjen e tyre, si në ato të Prizrenit, të Gurit të Bardhë, të Stelushit etj.. dhe rriti shërbimet për mirëmbajtjen e rrugëve. Pozicioni  gjeografik  kyç  i  shtetit  të  Gjon  Kastriotit  e  ki shte  bërë  atë  një  urëlidhje  në Shqipërinë Qendrore për të kaluar në rajonet e tjera të Shqipërisë së Epërme e të Poshtme si dhe në rajonet lindore të Shqipërisë, si në Fushë-Dardani dhe në Shkup nëpërmjet rrugës më të shkurtër. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që Gjon Kastrioti të kishte lidhje të shumta familjare  e  martesore  me  sundimtarë  të  tjerë  shqiptarë, si  me  Arianitët, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët). Lufta e përhershme e Stefan Gjurashit (Cërnojeviçit) dhe e  paraardhësve të  tij  në rajonin e Gentës kundër despotit  të Rashës,  Gjergj Brankoviçit, pa dyshim  ka  qenë e  mbështetur  dhe  e  bashkërenduar me  aksionet ushtarake  të vjehrrit  të tij, Gjon  Kastrioti t, që  ky  detyrimisht  ka  ndërmarrë  edhe  për  interesat  e  veta  në  rajonet  e Shkodrës, të  Rrafshit  të  Dukagjinit  dhe  të Fushë-Dardani së kundër  armikut  të  përbashkët, despotit  Gjergj. Përballë  një  lufte  me  dy  fronte  të  shqiptarëve, Gjergj  Brankoviçi  dhe paraardhësit e tij kanë qenë të detyruar të tërhiqen dhe të rrudhin kufijtë jugorë të Despotatit të Rashës. Gjon Kastri oti hyri në lidhje ekonomike e politike edhe me vende të huaja, si me Venedikun, Raguzën etj.. Gjon  Kastrioti  zotëronte  një  potencial  të  ndjeshëm  ekonomik  dhe  ushtarak. Të  ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal që nënshtetasit e tij tradicionalisht ishin të detyruar
Faqe - 273
 
t’i jipnin kryezotit të tyre me prodhime në natyrë, me të holla dhe me punë angari. Ky sistem tatimor  është  shprehur  në  një  akt-dhuri mi  të  vitit  1426,  që  Gjon  Kastrioti  së  bashku  me djemtë  e  tij  i  bënë  manastirit  të  Hilandarit  për  fshatrat  Radostushë  dhe  Trebisht. Në  të thuhet: « duke dhuruar në dobi  të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ato nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të  gjitha detyri met për haraçin mbretëror dhe  taksat  e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë: të mos ketë as qefali, as zot, as psarë e të mos japin të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë, as dhuratë në para, as para për kullotë, as për të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t’i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit ». Krahas sitemit tatimor të mësipërm, Gjon Kastrioti si guronte të ardhura të rëndësishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripës etj.. Gjon  Kastrioti ndoqi një  politikë  aktive  për  zgjerimin e fuqizimin  e  shtetit të tij, me gjithë kushtet e  vështira që ishin  krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai  forcoi lidhjet  me Republikën  e  Venedikut  dhe  qysh  në  vitin  1407  arriti  të  siguronte  prej  saj  qytetarinë veneciane, e cila, bashkë me fëmijët e tij, iu rinjoh edhe në vitin 1413.  Në fillim të vitit 1410 Venediku pranoi kërkesën e Gjon Kastriotit që të kishte banesë në Ulqin dhe, në  rast se do të dëbohej nga zotërimet e tij prej osmanëve, ai bashkë me familjen të banonte në atë qytet. Këto  lidhje  me Venedikun Gjoni i  shfrytëzoi  për  zgjidhjen  e  mosmarrëveshjeve që  pati  në vitin 1407 me peshkopin e Lezhës, i cili kishte gjetur mbështetjen e papës që peshkopatës së Arbrit t’i shkëpuste 12 kisha.  Ndërhyrja e Venedikut pranë papës qe efikase për Gjonin. Në vitin  1411  Gjon  Kastrioti,  kundrejt  një  shpërblimi  të  përvitshëm  prej  një  mijë  dukatësh,  i ofronte Venedikut ndihmë ushtarake me « dy  mijë kalorës të  tij dhe treqind kalorës turq », madje edhe më shumë në rast nevoje. Si  çështje parësore e aktivitetit politik  të Gjon  Kastriotit  ishin marrëdhëniet e tij me  fqinjët lindorë,  pushtuesit osmanë, fuqia  ushtarake e  të cilëve ishte  e papërballueshme prej tij. Siç del nga fraza e dokumentit  të vitit 1411, të cituar  pak më sipër, Gjon  Kastrioti ishte afruar me  komandantin osman  të Shkupit, Bajazitin, aq sa mund të komandonte edhe 300 kalorës osmanë, e  dhënë  kjo  që  lejon  të  supozohet  se  ai  mund  të  ketë  qenë  së  paku  në  postin  e subashit të Tetovës. Në kushte të tilla, për të mbajtur në këmbë shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrënguar të pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t’i paguante, siç ka shkruar vetë në vitin 1426, « haraçin mbretit ». Si garanci për pranimin e vasalitetit osman, të paktën qysh në vitin  1409, Gjon  Kastrioti  qe  detyruar  të  dorëzonte  peng  një  nga  djemtë  e  tij,  që,  me  sa kuptohet, ka qenë djali i madh, Stanisha. Në  betejën e  Ankarasë,  që  u  zhvillua  gjatë  vitit  1402  midis  trupave  mongole  dhe  ushtrive osmane, këta të fundit pësuan një disfatë të rëndë dhe jeta politike e Perandorisë Osmane u përfshi nga  konflikte të  brendshme  për  trashëgimin  e  fronit osman, konflikte që  vazhduan afër  një  dhjetëvjeçar. Gjatë  këtyre  viteve  u  dobësua  përkohësisht  presioni  osman,  për  t’u riaktivizuar  pas  ardhjes  në  fron të sulltan  Mehmetit  I  (1413-1421). Ndërkohë  zotërimet e Gjon  Kastrioti t  arri tën  një  zgjerim  e  fuqizim  të  madh.    Këtë  e  favorizoi  edhe  qëndrimi  i komandantit  osman të Shkupit, Bajazitit, i  cili nuk ndoqi një politikë pushtimesh,  por atë të marrëveshjes  me  fisnikët shqiptarë. Pas vdekjes  së tij  në vitin 1414, ai  u  zëvendësua  nga  i
Faqe - 274
 
biri,  për  veprimtari në e  të  cilit  është  vështirë  të  thuhet  diçka. Gjatë  viteve në  vijim  rol  të veçantë në drejtimin e veprimtarisë politike e ushtarake  të Pashasanxhakut të Shkupit do  të kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu.  Evrenozët ishin një familje shumë e pasur. Vetëm  në Shkup  ata kishin  mbi  njëqind  dyqane. Gjatë disa  dhjetëvjeçarëve si  ushtarakë  të lartë  osmanë, Evrenozët  u  përpoqën  të  kontrolloni n  rrugët  tregtare  të  vendit  që  të fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjë e më shumë. Në  fillim  të  vitit  1415  kaloi  në  duart  e  osmanëve  Kruja, e  cila  kishte  një  pozicion  shumë strategjik  dhe  kontrollonte  segmente  të  rrugëve  tregtare  që  lidhnin  Shkupin  me  bregdetin shqiptar  si  dhe  viset  perëndimore  të  vendi t. Prandaj  pushtimi  i Krujës  dëmtoi  rëndë interesat e fisnikëve të Shqipërisë Qendrore  dhe të Epërme, sepse tani zotërimet e tyre nga çasti  në  çast  mund  të  pushtoheshin  prej  osmanëve. Rëndë  u  goditën  edhe  zotërimet  e Gjonit, sepse osmanët mund të zotëronin rrugën tregtare që kalonte nëpër Mat e Dibër për të  arritur  në  Shkup,  e  kontrolluar  deri  në  atë  kohë  prej  Kastriotëve. Sidoqoftë, Gjoni  u tregua  mjaft  i  kujdesshëm  në  marrëdhëniet  e  tij  me  osmanët. Për  të  mbrojtur  interesat  e shtetit të tij dhe për të mënjanuar përplasjen me ta, kur Kruja ra në duart e osmanëve, Gjoni dërgoi djalin e tij të vogël, Gjergjin, si iç-ogllan (pazh) pranë oborrit osman. Në këtë mënyrë ai evitoi për disa vjet konfrontimet me osmanët. Kurse Republika e Venedikut vendosi që t’i jepte  një  tribut  vjetor  prej  200  dukatësh  subashit  turk  të  Krujës, që  ky  të  mos  sulmonte Durrësin dhe të mos prekte kriporet e shumta të këtij qyteti. Me  gjithë  përpjekjet  e  Gjonit për të pasur marrëdhënie  sa  më  të  mira  me  sulltanin, ai  nuk hoqi dorë nga masat mbrojtëse. Në nëntor të vitit 1417 Gjoni i kërkoi më kot Venedikut që të përballonin së bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshëm të vinte në dispozicion të një aksioni të përbashkët të gjithë luftëtarët dhe kështjellat e veta. Në këto  rrethana  Gjon  Kastrioti  i  kushtoi  vëmendje  të  veçantë  bashkëveprimit  me  fisnikët shqiptarë. Kur  në  vitin  1418  Balsha  III  i  shpalli  luftë  Republikës  së  Shën  Markut  për  të  rimarrë Shkodrën  dhe  Drishtin,  Gjoni  mbajti  anën  e  tij  dhe  qenë  të  paefektshme  përpjekjet  e Venedikut gjatë viteve 1419-1420 për ta larguar atë nga Balsha. Konflikti midis Balshës III dhe  Venedikut  në  rajonin  e  Shkodrës  pengoi lëvizjen  e  tregtarëve  shqiptarë,  raguzanë  etj. dhe  qarkullimin  e  mallrave  në  drejtim  të  Kosovës,  ku  nxirrej  e  përpunohej  ari, argjendi  e plumbi  dhe  ku  çmimi  i prodhimeve  të  shumta  bujqësore  ishte  më  i  ulët  në  krahasim  me çmimet që ato kishin në viset perëndimore.  Këto rrethana i shfytëzoi Gjon Kastrioti për të intensifikuar  qarkullimin  e  mallrave  në  drejtim  të  Kosovës  nëpër  rrugën tregtare  Shufada  - Prizren  - Prishtinë dhe në  atë të Shkupit të  kontrolluara prej tij. Në shkurt të vitit 1420  ai nënshkroi  një  akt-tregtar  me  Republikën  e  Raguzës,  nëpërmjet  së  cilës  u  garantonte tregtarëve të saj lëvizje të sigurt nëpër rrugët e sipërpërmendura. Në mars të viti t 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe  miratimin e  Venedikut për  të lejuar  tregtarët raguzanë, që  në vend të Shkodrës të vinin në Lezhë për të rrahur rrugët e zotërimeve të tij. Pas vdekjes së Balshës III, Gjon  Kastrioti ndërmori masa të menjëhershme për  të mbrojtur interesat  e veta politike  dhe ekonomike. Në rajonin e  Shkodrës, ku kishte zbritur ushtria  e
Faqe - 275
 
Stefan  Lazareviçit dhe mbante të  rrethuar qytetin, Gjoni dërgoi trupat e veta.  Në një letër, që i shkroi Venedikut në nëntor të vitit 1422, ai ka rrëfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb të  Rashës  të  merrte  Lezhën  dhe  shprehte me  këtë  rast  gati shmërinë  e  tij  për  të  ndihmuar venecianët që të dëbonin ushtrinë serbe nga rajoni i Shkodrës. Ndërkohë, krahas  Gjonit,  edhe  djemtë e tij  kishin  filluar  të aktivizoheshin në  vepri mtarinë politike  dhe  ushtarake të  familjes  së tyre. Burimet historike tregojnë  se gjatë vitit 1422 një nga djemtë  e  tij komandonte trupat e Kastriotëve  në  rrethinat e Shkodrës. Kurse  në vitin 1428  përmendet  një  djalë  i  Gjon  Kastriotit  «  i  bërë  turk  e  mysliman  »,  që  kishte  trupa ushtarake pranë zotërimeve të Venedikut po në rajonin e Shkodrës. Interesat  ekonomikë  dhe  politikë  të  shtetit  të  Kastriotëve  e  nxitën  Gjon  Kastriotin  që  t’u kushtonte vëmendje edhe rajoneve të tjera shqiptare, të cilat nuk ishin kufitare me zotërimet e tij. Jo lidhjet familjare që Kastriotët kishin me Balshajt, po pikërisht interesat ekonomikë e shtynin Gjon Kastriotin t’i përkrahte vazhdimisht ata, madje duke dërguar edhe ushtrinë e tij në  ndihmë  të  tyre. Edhe  pas  vdekjes  më 1421  të  Balshës  III, që  ishte kushëri  i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet  me  fisnikët e tjerë shqiptarë  të  zotërimeve  të  Balshës  III,  si  me  Gjurashët (Cërnojeviçët), që i kishin zotërimet fillestare në rrethinat e grykës së Kotorrit dhe që më pas i  shtrinë  edhe  në  Gentë,  me  të  cilët  lidhi  krushqi. Gjurashët  u  angazhuan  në  një  luftë shumëvjeçare kundër përpjekjeve të Despotati t të Rashës  për pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, që shtriheshin në veri të lumit Buna. Ndërkohë edhe Gjon Kastrioti kundërshtoi synimet e despotëve serbë për  marrjen  e  Lezhës dhe për  zgjerimin e  pushtimeve të  tyre në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Fushë-Dardani. Pesha  dhe  roli  i  shteti t  të  Gjon  Kastriotit  në  jetën  e  vendit  erdhi  gjithnjë  duke  u  rritur. Fuqizimin më të madh ai e arriti në kohën kur në krye të tij doli djali i vogël i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

3.  VEN EDIKU N Ë SH QIPËRI (SH EK. XIV-XV)
Shtrirja e zotërim eve veneciane në Shqipëri Pas dështimit të përpjekjeve për  të krijuar edhe në Shqipëri një zotërim të vetin në kohën e Kryqëzatës  IV  dhe  shkrirjes  së  Dukatit  venecian  të  Durrësit,  më  1213,  Republika  e  Shën Markut  ishte  mjaftuar  të  mbronte  interesat  e  saj  tregtarë,  duke  rënë  për  këtë  në  ujdi  me sundimtarët e me  bashkësitë  e  qyteteve. Tregtarë  venecianë përshkonin  me karvane rrugët që lidhnin portet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit etj., me viset e brendshme duke çuar e duke tërhequr  mallra  prej  andej. Prania  e  konsujve  venecianë  në  qendra  të  tilla,  si  në  Durrës (1249), në Spinaricë (1276) apo në Vlorë (1359), nënvizonte praninë e shkëmbimeve tregtare midis porteve shqiptare dhe Venedikut. Ashtu si në shek. XI, edhe në shek. XIV në Durrës vazhdonte  të  kishte  një  koloni  tregtare  veneciane, të  përqendruar  në  një  lagje  të  veçantë, buzë  detit, dhe  të  organizuar  përreth  kishës  së  hershme  të  Shën  Mërisë  së  Amalfitanëve.
Faqe - 276
 
Përfaqësuesit e kësaj kolonie, edhe pse nuk gëzonin statusin e qytetari t (civis), kishin statusin e rezidentit (habitator) që u siguronte lirinë e jetës, të pronës, të aktivitetit ekonomik, krahas detyrimeve përkatëse.  Në shek. XIV përmenden edhe mjaft fisnikë venecianë nga familje të shquara, si Kontarenët, Maurot, Barbadigot  etj., që kishin  blerë  toka  e bagëti  në rrethinat e Vlorës, Durrësit  apo  Butrintit, duke  ngritur  aty  fermat  (casale)  të  bazuara  në  shfrytëzimin intensiv të tokës e të bagëtisë. Në  përgjithësi,  deri  në  dhjetëvjeçarët  e  fundit  të  shek. XIV,  angazhimi  i  Venedikut  në Shqipëri  mbeti  kryekëput  në  lëmin  ekonomik  dhe  synonte  m bajtjen  hapur  të  arterieve kryesore  tregtare,  tokësore  e  detare,  dhe  mbrojtjen  e  interesave  të  qytetarëve  venecianë. Venediku  s’mund  të  luante  veçse  një  rol  politik  të  kufizuar  edhe  për  faktin  se  nga fundi  i shek. XII, por veçanërisht  në shek. XIV, në Dalmaci e në Shqipëri  ushtronte një sovranitet formal  m bretëria  e  Hungarisë, rivale  e  Venedikut. Interesat  hungareze  në  krejt  vijën bregdetare  që  shtrihej  nga  Kuarnaro (Istrie)  e  deri  në Durrës  u  njohën  më  1358  dhe  u konfirmuan edhe në paqen e Torinos, më 1381. Por shfaqja e turqve osmanë dhe dalja e tyre eventuale në bregdet, rrezikonte të këpuste rrugët tregtare të Venedikut.  Një gjë e tillë e bëri të pashmangshëm angazhimin e këtij të fundit në ngjarjet që zhvilloheshin në Shqipëri. Për t’i mbajtur osmanët larg nga qytetet-porte të Adriatikut ose të Jonit, Republika e Venedikut u përpoq  të  forconte  marrëdhëniet  me  krerët  feudalë  shqiptarë  që  kontrollonin  rrugët  dhe shtigjet  që  çonin  drejt  tyre, duke  inkurajuar  qëndresën  e  atyre  krerëve  kundër  sulmeve osmane. Në  gjysmën  e  dytë  të  shek. XIV, sundimtarët  shqiptarë  Balshajt, Dukagjinët, Zahariajt, Topiajt, Muzakajt, Shpatajt, Zenebishët  kishin  marrëdhënie  të  rregullta  me Republikën e Shën Markut. Kjo e fundit i kishte shpallur shumë prej tyre qytetarë venecianë dhe  u  kishte  njohur  privilegjet  që  lidheshin  me  këtë  status. Në  mjaft  raste  venecianët  i furnizonin zotërit shqiptarë edhe me armë dhe madje me anije luftarake, por kjo vetëm kur bëhej fjalë për mbrojtjen e viseve bregdetare nga sulmet e flotës osmane. Deri në çerekun e fundit të shek. XIV, Republika e Venedikut ishte mjaftuar me sigurimin e interesave  të  saj  ekonomiko-tregtarë,  pa  u  angazhuar  drej tpërsëdrejti  në  Shqipëri  edhe  kur për një gjë të tillë pati ftesa nga grupe e bashkësi shqiptare. Kështu, në vitin 1350, bashkësia qytetare  e  Durrësit,  ku  një  rol  të  madh  luanin  tregtarë  e  sipërmarrës  të  lidhur  ngushtë ekonomikisht  me  Venedikun,  i  kërkoi  këtij  të  fundit  ta  merrte  në  dorëzim  qytetin. E ndërgjegjshme se një hap i tillë ishte i parakohshëm, pasi do ta fuste atë në konflikte me fuqi të tjera të interesuara, si Mbretërinë e Napolit, mbretërinë serbe apo atë hungareze, Venediku nuk  e  pranoi  në atë rast  ofertën. Por  situata  e  re  e  krijuar  pas  betejës  së Fushë-Dardanisë (1389), kur ushtrive osmane iu  hap  rruga drejt  viseve  bregdetare, e  bënte  të domosdoshme për Venedikun shtënien në dorë të qendrave kryesore bregdetare për të shmangur daljen në det  të  osmanëve  dhe  për  rrjedhojë,  paralizimin  e  trafikut  detar  përgjatë brigjeve  shqiptare. Kjo  politikë  e  re  e  Venedikut  në  Shqipëri  favorizohej  tashmë  edhe  nga  fakti  se  mjaft sundimtarë  shqiptarë, të  pafuqishëm  ndaj  sul meve  osmane,  tregoheshin  të  gatshëm  t’ia dorëzonin  atij pjesërisht ose tërësisht zotërimet e tyre kundrejt kushtesh krejt të  favorshme për këtë të fundit.  Në vitin 1386, pasi mori Korfuzin, Venediku ishte tashmë i pranishëm në truallin  shqiptar  duke  shtënë  në  dorë, në  marrëveshje  me  Gjon  Zenebishin, sistemi n  e fortifikuar  të  Butrintit  e  të  Ksamilit, me  rëndësi  thelbësore  për  kontrollimin  e  Kanalit  të
Faqe - 277
 
Korfuzit. S’ka  dyshim  që  në  qendër  të  planeve  veneciane  në  Shqipëri  qëndronte  qyteti  i  Durrësit, avantazhet strategjike dhe ekonomike të të cilit venecianët i njihnin mirë.  Që në maj të vitit 1387  princi  Karl  Topia,  i  ndodhur  nën  presionin  e  vazhdueshëm  të  sulmeve  osmane,  i propozoi  Republikës  lëshimin  e  Durrësit  kundrejt  një  shpërblimi  dhe  një  lejeje  për  t’u vendosur në kolonitë veneciane të Kretës ose të Negropontit (Eube).  Në atë rast Venediku i qëndroi besnik politikës së  tij të  shmangies  së hyrjes në  konflikt  drejtpërdrejt  me  osmanët, ndaj  e refuzoi butësisht  ofertën e Karlit, edhe pse i  premtoi  ndihmën e  vet ushtarake. Por vetëm një vit më vonë situata e Durrësit ishte bërë aq e brishtë, saqë Senati i Venedikut mori vendim që qyteti të shti hej në dorë sapo të shihej se rrezikohej të binte në duar të osmanëve. Projekti  parashikonte  si  dorëzimin  vullnetarisht  të  qytetit  nga  ana  e  Gjergj  Topisë (Karli ndërkohë kishte vdekur), ashtu dhe marrjen e qytetit jashtë vullnetit  të tij, në  bashkëpunim me  qytetarë  durrsakë, përkrahës  të  Republikës. Fillimisht, Gjergj  Topia  u  bind  që  t’u lëshonte venecianëve kullën e poshtme të qytetit, atë pranë portit.  Por në prill të vitit 1392, i ndodhur  sa  nën  presionin  e  osmanëve, aq  edhe  të përfaqësuesve  më  të  lartë  të  parisë durrsake, përfshirë  dhe  kryepeshkopin  Dhimitër  Nesha,  të  cilët  kishin  rënë  në  ujdi  me Venedikun, Gjergj  Topia  nënshkroi  aktin  e  dorëzimit  të  krejt  qytetit  Republikës  së  Shën Markut.  Më 1393 vëllezërit Progon e Tanush Dukagjini i kaluan Venedikut kështjellën e tyre të Lezhës. Në  dhjetor 1395  një tjetër sundimtar  shqiptar  i ndrydhur nga  osmanët, Gjergji II Strazimiri Balsha, i ofroi Venedikut qytetet bashkë me territoret e Shkodrës e të Drishtit.  Marrëveshja u nënshkrua në pranverën e vitit 1396 e në bazë të saj Balsha i lëshonte Venedikut, kundrejt shpërblimit dhe kushteve të tjera, qytetet e Shkodrës, të Drishtit, të Shasit e të Dejës, bashkë me  rrethina. Me  këtë  rast  Gjergj  II  Balsha bashkë  me  trashëgimtarët  e tij  pranoheshin  në Këshillin e Madh dhe në radhët e fisnikërisë veneciane.  Më 1395 Venediku u mori Balshajve qytetet e Ulqinit, Tivarit e të Buduës. Përsa  i  përket  Vlorës,  sundimtarja  e  saj  Komnenë  Balsha,  e  veja  e  Balshës  II, i  kishte propozuar  që  më  1386  Venedikut  dhënien  e  qytetit, bashkë  me  kështjellat  e  Kaninës, Himarës dhe të Pirgut (në derdhje të Semanit). Besnik ndaj politikës së tij të mosangazhimit aty ku nuk e gjykonte të domosdoshme, Venediku nuk e pranoi ofertën as të Komnenës dhe as  të  pasardhësve  të  saj,  Merkshës  e  Ruginës.    Zotërimi  i  Durrësit  dhe  i  Butrintit konsiderohej i mjaftueshëm për të kontrolluar krejt krahun jugor të bregdetit shqiptar. Nga  ana  tjetër,  duke  ditur  interesimin  e  jashtëzakonshëm  të  osmanëve  për  këtë  qytet, venecianët  e  dinin  se  shtënia  në  dorë  e  tij  do  ta  ndërlikonte  Republikën  në  konflikte  të pashmangshme  me  osmanët. Ndaj  për  Vlorën  u  zbatua  një  politikë  tjetër:  të  pritej  derisa qyteti të pushtohej nga  osmanët e mandej t’u kërkohej këtyre blerja  e tij qoftë edhe me një çmim më të lartë nga sa ofronin zotërit e ligjshëm të saj. Por llogari të e Republikës në këtë pikë  nuk  dolën, pasi  me  të  pushtuar  Vlorën  e  Kaninën  në  qershor  të  vitit  1417, osmanët treguan se jo vetëm nuk kishin ndërmend t’ia shisnin atë Venedikut, por e kthyen në bazën e tyre  kryesore  detare  nga  ku  kontrollonin  lundrimin  në  Adriatik  dhe  nga  ku  filluan  të
Faqe - 278
 
përgatisnin invazionin e Italisë. Disa vjet pas marrjes së Butrinti t (1386), duke shfrytëzuar vështirësitë e zotërve Zenebishi e Shpata, Venediku shtiu në dorë në bregdetin e Vagenetisë (Çamërisë), edhe skelat e Sajadhës, Pargës, Fanarit, si dhe portin e rëndësishëm të Naupaktit (Lepantos) në gjirin e Korintit. Në  këtë mënyrë,  Venediku realizonte  një synim që  kishte  qenë në  themel të  politikës  së tij qysh  nga  koha  e  Kryqëzatës  IV  (1204):  shtënien  në  dorë  të  porteve  e  të  skelave  kryesore përgjatë vijës bregdetare për të siguruar kontrollin e rrugëve detare drejt Lindjes. Megjithatë, realizimi  i  këtij  synimi  bëhej  në  kushtet  kur  osmanët  po  ushtronin  trysni  gjithnjë  e  më  të madhe në këtë krah.  Venediku nuk ishte në gjendje t’u bënte ballë sulmeve osmane kundër kështjellave të tij.  Për këtë qëllim, ai u mundua të nxiste, pa rënë në sy, qëndresën e krerëve shqiptarë, që  zotëronin  territoret  midis  bazave  osmane  në  Maqedoni  dhe  zotërimeve veneciane  të  bregdetit. Në  fillim  të  shek. XV,  ndër  klientët  e  Venedikut  num ëroheshin Cërnojeviqët (Gjurashët), Hotët, Tuzët, Bitidosët, Jonimët e Zaharitë  e Gentës, Dushmanët e  Pultit, Gjon Kastrioti e Niketë Topia  në Shqipërinë Qendrore, Teodor  Muzaka  i  Beratit, Gjon Zenebishi i  Gjirokastrës e Muriqi Shpata i Artës. Në këmbim të ruajtjes së shtigjeve, që  lidhnin  bazat  osmane  në  Maqedoni  me  viset  bregdetare, Venediku  u  ofroi  krerëve  të mësipërm  provizione në të  holla, tituj fisnikëri e, prona dhe strehim  në  zotërimet  e  veta  në rast të pamundësisë për të qëndruar më në tokat e veta. U premtoi gjithashtu përfshirjen e
tyre në çdo traktat paqeje, që eventualisht do të nënshkruante me osmanët, premtim që nuk e  mbajti  kurrë. Në  fakt,  në  vend  të  politikës  së  konfrontimit  me  osmanët,  Republika  e Venedikut filloi të zbatojë gjithnjë e më shumë politikën e ujdisë me ta, aq më shumë kur pas disfatës së  Ankarasë,  më 1402, osmanët  në  paqet  veneto-osmane të  viteve  1411, 1430  apo 1446, treguan gatishmëri për t’u njohur venecianëve zotërimet në Shqipëri.  Pikërisht atëherë, Republika e Venedikut dhe qeveritarët e saj në  Shqipëri jo vetëm u pajtuan me  pushtimin e Krujës, Vlorës, Beratit e të Gjirokastrës nga osmanët në vitet 1415-1418, por filluan edhe ta shkurajojnë  qëndresën  e  krerëve shqiptarë, duke  i këshilluar ata të  mos  ndërmerrnin sulme kundër  këtyre  të  fundit. Në korrik  të  vitit  1433  Republika  i porosiste  shkoqur  qeveritarët venecianë  në  Shqipëri  që të anullonin  marrëveshjet me cilindo princ  shqiptar, i  cili  ngrihej kundër osmanëve dhe despotit serb Stefan Llazareviç, me të cilët Venediku ishte tashmë në paqe. Ky  qëndrim  i   ri  i  Venedikut  çoi  në  acarimin  e  marrëdhënieve  me  krerët  kryesorë shqiptarë, si  Balshajt,  Dukagjinët, Topiajt,  Kastriotët  etj.. Madje,  puna  arriti  deri  aty  saqë qeveritarët  venecianë të paguanin komandantët  osmanë  për  të goditur « aleatët  »  shqiptarë, që shpeshherë gëzonin  edhe të  drejtën e qytetarisë  veneciane. « Venecianët e kontrollojnë gjithë Arbërinë  me  anë të turqve » raportonin në tetor  të vitit 1422 të  dërguarit e  Raguzës. Dhe  duke  iu  referuar  politikës  pa  moral  e  pa  parime  të  Republikës  së  Shën  Markut  në Shqipëri, shtonin: « Gjithë  bota  e  di  se  sa  zgjatin  miqësia  dhe  premtimet e  venecianëve ». Këta e treguan këtë qëndrim edhe në rastin e nënshkrimit të paqeve të sipërpërmendura me osmanët,  ku në  kundërshtim me sa  kishin premtuar vazhdimisht,  nuk i  përfshinë  aty krerët shqiptarë  deri  atëherë  « klientë » të  Venedikut. Në  këtë  mënyrë  shqiptarët mbetën  vetëm përballë hakmarrjes së osmanëve. Qytetet shqiptare nën adm inistratën e Venedikut
Faqe - 279
 
Ndikimi  i  madh  që  Venediku  ushtronte  prej  shekujsh  në  jetën  ekonomike  e  kulturore  të qyteteve bregdetare  shqiptare, e lehtësoi kalimin e këtyre të  fundit  nën sundimin  e  tij. Në Durrës, Lezhë, Shkodër, Ulqin e  në Tivar  kishte  grupe të  tëra  shoqërore që ishin  të lidhura ngushtë me Venedikun.  Këta mund  të ishin tregtarë, pronarë anijesh, detarë, artizanë.  Por rrethi  i  marrëdhënieve  me  Venedikun përfshinte  gjithashtu  edhe  sektorë  të  popullsisë joqytetare,  fisnikë  dhe  bujq, sidomos  të  rrethinave,  që  eksportonin  produktet  e  tyre  në Venedik, ose që garantonin lëvizjen e tregtarëve venecianë në brendësi të vendit.  Republika diti  të  tërhiqte  në  orbitën  e  vet  edhe  mjaft  fisnikë  të  vegjël  rrotull  qyteteve,  të  cilëve  u paguante provizion të përvitshëm në këmbim të sigurimit të qetësisë në rrethinat dhe në vetë qytetet. Në  shek.  XIV  elementë  të  veçantë  të  parisë  së  qyteteve  bregdetare, por  edhe  të aristokracisë së tokës, kishin fituar qytetarinë veneciane, madje ndonjëri kishte arritur edhe të pranohej  në Këshillin e Madh të  Republikës.  Pas tyre kishte edhe shumë të tjerë, kryesisht tregtarë e artizanë, që gëzonin privilegje të veçanta dhe që, siç thuhej, «  e mbanin veten  për venecianë » (pro  Veneto expediantur). Në mjedise  të  tilla Venediku  gjeti mbështetjen e tij shoqërore para dhe gjatë sundimit të tij në Shqipëri. Republika  e  Venedikut  e  realizonte  qeverisjen  në  zotërimet  e  saj  shqiptare  me  anën  e nëpunësve  të  dërguar  enkas  nga  Venediku  (rektorët). Një  flotë  e  posaçme  bënte  roje  të përhershme pranë brigjeve shqiptare, e gatshme të ndërhynte sa herë që cenoheshin interesat e  Venedikut. Bajl-kapedani  i  Durrësit  dhe  kont-kapedani  i  Shkodrës,  ishin funksionarët e nivelit  më  të  lartë  në  Shqipëri. Nën  urdhrat  e  tyre  ishin  një  numër  zyrtarësh  të  tjerë, si komandanti  i  kështjellës (castellanus), komandanti  i  flotës  lokale (admirali),  komandanti  i trupave të kalorisë (comestabilis), ruajtësi i thesarit (camerarius), gjykatësi (magister iuratus), sekretari  (cancellarius). Në  Drisht  autoriteti  më  i  lartë  venecian  ishte  podesta,  kurse  në Lezhë kështjellari. Në rastet kur vendi i qeveri tarit në një qytet të caktuar mbetej i  zbrazët, Venediku  dërgonte  aty  proveditorët, funksionarë  me  një  mandat  të  kufizuar. Konsujt venecianë, që  vepronin  si  përfaqësues  tregtarë  dhe  shpesh  si  informatorë, vepronin  prej kohësh  në qytetet kryesore dhe që luajtën rol  të  rëndësishëm  në përgatitjen  e kushteve  për kalimin  e  këtyre  qyteteve  nën  flamurin  e  Venedikut, në  mjaft  raste  morën  poste  të rëndësishme në administratën veneciane. Qendra i çmonte veçanërisht njohuritë dhe lidhjet e tyre me vendin dhe me njerëzit. Në kushtet e zhvillimit të invazionit osman, Venediku ishte tejet i interesuar që në zotërimet e  tij  shqiptare  të  ruhej  paqja  shoqërore. Një  gjë  e  tillë  parakuptonte  pjesëmarrjen  e aristokracisë  qytetare  në  qeverisje,  si  dhe  njohjen  e  strukturave  dhe  të  institucioneve tradicionale  bashkiake, gjë  që binte ndesh  me  interesat e Venedikut. Në fakt,  institucionet bashkiake, siç  qe, p.sh., ai  i  magister  iuratus, i  kancelarit  apo  i  admiralit  në  Durrës, ose  u uzurpuan  nga  shtetas  venecianë,  ose  u  dubluan  apo  u  zhvleftësuan,  duke  iu  nënshtruar vullnetit  të  qeveritarit. Megjithëse  në  çastin  e  marrjes  në  dorëzim  të  qyteteve  shqiptare, Republika e Venedikut u kishte premtuar bashkësive vendase se do të respektonte ligjet dhe doket e vjetra të vendit, administrata veneciane nuk vonoi të krijojë pakënaqësi e të bjerë në konflikt  me  popullsinë vendase. Në Durrës, Shkodër, Drisht, Ulqin  e  në  Tivar  qeveritarët venecianë  shpërfillnin statutet e vendit dhe udhëhiqeshi n  nga  praktika  koloniale. Qytetarët
Faqe - 280
 
duhej të kryenin një  sërë shërbimesh e punësh angari për  shtetin venecian,  të  punonin  për meremetimin e mureve të qytetit, shpeshherë duke e paguar me shpenzimet e veta lëndën e parë  të  ndërti mit  dhe  duke  e  transportuar  po  vetë  në  vendin  e  duhur. Me  shërbime  dhe angari të tilla ngarkohej edhe popullsia e fshatrave përreth, nën juridiksionin e kështjellave. Qytetarët detyroheshin gjithashtu të kryenin shërbimin e patrullimit të qytetit dhe të rojes në portat  e  tij, me  kohëzgjatje  e  kushte  mjaft  më  të  rënda  nga ç’e  përcaktonin  këto  shërbime statutet e qytetit. Këto  të fundit  përcaktonin  gjithashtu që qytetarët të  kryenin shërbime  të caktuara ushtarake, por vetëm brenda qytetit, megjithatë qeveri tarët venecianë nuk ngurronin të  nxirrnin  trupat vullnetare të  qytetarëve  edhe jashtë. Qeveritarët venecianë abuzonin  me statutet deri në atë masë saqë në Drisht, p.sh., ua kërkonin kryerjen e shërbimit të rojës edhe klerikëve, gjë që ishte në kundërshtim flagrant me dispozitat statutore të atij qyteti. I  vendosur  në  politikën  e  tij  për  t’i  mbrojtur  zotërimet  e  veta  në  Shqipëri  me  sa  më  pak shpenzime e forca, Venediku u mundua të përfshinte në sistemin e mbrojtjes së qytetit edhe krerët  feudalë  të  rrethinave,  duke  i  bërë  këta  për  vete  me  të  holla  e  privilegje. Ruajtja  e Durrësit dhe e prapatokës së tij mbështetej së shumti edhe në aleancat me krerë nga familjet fisnike Topiaj, Skurraj, Muzakaj  etj.. « njerëz  me  pushtet  e  fuqi  të  m adhe  ushtarake », të cilëve  Venediku u paguante provizion të përvitshëm, u akordonte liri e privilegje të veçanta dhe u lejonte hyrje-daljen e lirë në qytet, ndërkohë që përgjithësisht zotërit feudalë shiheshin si rrezik për qytetet në fjalë.  Në zonën e Shkodrës, ku vazhdonte të mbijetonte një shtresë e fuqishme  proniarësh,  qeveritari  venecian  arriti  të  sigurojë  një  mbështetje  të  rëndësishme shoqërore, për sa kohë mundi t’i bëjë për vete ata.  Por, edhe pse u pranua si një alternativë e pushtimit osman, në përgjithësi sundimi i Venedikut në qytetet shqiptare dhe rrethinat e tyre u  shoqërua  me  pakënaqësi,  konflikte  e  deri  kryengritje  të  vendasve,  siç  qenë  ato  të  viteve 1399, 1405, 1410  e  1418-1419. Në  sfond  të  tyre qëndronin  arsye  të ndryshme,  por  ato ekonomike  zinin  vendin  qendror. Republika  e  Venedikut  parashikonte  që  barra  e shpenzimeve për m brojtjen e bregdetit shqiptar nga rreziku osman të përballohej me burimet e  vendit,  ndaj  që  në  fillim ajo  nxitoi t’i shtjerë në  dorë këto  burime. Nën administrimin e drejtpërdrejtë  të  qeveri tarëve  venecianë  kaluan  të  ardhurat  nga  taksat,  doganat,  tregjet, peshkoret,  dajlanet,  kriporet,  që  shpesh  u  jepeshin  në  sipërmarrje  personave  të  veçantë, kryesisht shtetas venecianë, të cilët prireshin t’i rrisnin ato duke rënduar popullsinë vendase. Të  ardhura  të  mëdha Venediku  nxori  nga  vendosja  e  monopolit  të  vet  mbi  produkte  të caktuara  shqiptare, siç  ishin  drithërat  dhe  kripa. Lidhur  me  drithërat,  tregtimi  i  tyre  u orientua  kryekëput  drejt  tregut  venecian. Akoma  më  i  rreptë  ishte  kontrolli  që  Venediku vendosi  mbi  kripën. Ai  përfshinte  edhe  prodhimin  e  saj. Republika  e  ndaloi  në  mënyrë kategorike ndërtimin e kriporeve dhe prodhimin e kripës nga sipërmarrës privatë shqiptarë. Tregjet shqiptare, nga Tivari deri në Pargë e në Prevezë, duhej të furnizoheshin me kripën e prodhuar në kriporet e Sinjorisë në Korfuz e në Durrës, kuptohet me çmime të caktuara nga shteti venecian. Edhe ky monopol venecian mbi tregtinë e kripës u bë burim konfliktesh të ashpra me  bashkësitë shqiptare dhe me mjaft krerë shqiptarë, të cilët e  konsideronin kripën një burim të  rëndësishëm  të ardhurash:  « kripa  është  buka  ime », do t’i shkruante  më 1401 Gjon Zenebishi senatit të Venedikut, duke shtuar se midis tij dhe Venedikut do të mund të kishte paqe e mirëkuptim vetëm në rast se ky i fundit hiqte dorë nga përpjekjet për të shtënë
Faqe - 281
 
në dorë ose për të shkatërruar kriporet e tij të Sajadhës, në Çamëri.Gjithsesi, bashkësitë qytetare e fshatare shqiptare  që hynë  nën sundimin e Venedikut kishinshumë  arsye  për  të  qenë  të  pakënaqura  nga  qeverisja  e  tij. Kjo  pakënaqësi  pasqyrohet  në ankesat  e shumta  që  ato bashkësi  i drejtuan pushtetit  qendror venecian, ku demaskoheshin arroganca  dhe  praktikat  shfrytëzuese  të  qeveritarëve  venecianë  në  Shqipëri. Shpeshherë pakënaqësia  ndaj  qeverisjes  shpërthente  në  formën  e  sulmeve  e  të  raprezaljeve  kundër zyrtarëve  e  shtetasve  venecianë  apo  deri  edhe  në  kryengritje  të  vërteta  popullore. Këto fitonin  më  shumë  mbështetje,  kur  drejtoheshin  nga  fisnikë  po  aq  të  pakënaqur  vendas. Kështu  ndodhi  në  kryengritjet  e  viteve  1399,  1405,  1410  e  1418-1419  në  trevat veriperëndimore  të  udhëhequra  nga  Balshajt,  që  e  rrezikuan  seriozisht  sundimin  venecian dhe  që  përfunduan  edhe  me  humbjen  e  përkohshme  të  qyteteve  të  Shkodrës,  Drishtit, Ulqinit e të Tivarit.
Faqe - 282
 
K R E U    I V
SHOQËRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NË MESJETË 1.  SHOQËRIA SHQIPTARE
Fisnikëria - Lindja  dhe  zhvillimi  i  fisnikërisë  shqiptare  të  tokës  u  krye  në  kushte  specifike  nëpërmjet veprimit  të  shumë  faktorëve  kontradiktorë. Së  pari,  në  kushtet  kur  vendi  mbeti  përgjatë gjithë  kohës  nën  sundimin  e  perandorive  e  të  mbretërive  të  huaja, kuptohet  që  procesi  i rritjes  së klasës  feudale shqiptare  mbartte kufizimet  e veta drejt  arri tjes së një  fizionomie  të plotë nacionale të saj. Larmia  e gjerë  e titujve të  fisnikërisë që m banin krerët  shqiptarë tregon shkallën e ndikimit dhe  të integrimit të  mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetërore. Në hierarkinë  shqiptare ndeshen  sa  tituj  bizantinë  (despot,  sebastokrator,  sebast,  heteriark,  protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perëndimorë (kapiten,judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavë  (zhupan, kasnec, vojvodë  etj). Në  fakt,  mjaft  fisnikë  shqiptarë ishin  të  integruar  në  administratat  e  huaja,  qendrore  e provinciale,  në  atë  masë  saqë dobësoheshin  lidhjet me mjediset  e tyre.  Qysh në  fillimet e  shek.  XI ka dëshmi për fisnikë shqiptarë  nga familjet  Skurra,  Arianiti  etj.,  që ishin  përfshirë  në  fisnikërinë  e  Mbretërisë  së Sicilisë  apo  të  Perandorisë  Bizanti ne. Por  kjo  nuk  do  të  thotë  se  shumica  e  ari stokracisë shqiptare, ndonëse nën ndikim e tutelë të huaj, të mos orientohej ku më shpejt e ku më vonë drejt emancipimit të vet, siç e provoi në fund të fundit edhe krijimi i Principatës së Arbrit që në shek. XII,  apo i  principatave e formacioneve të tjera shtetërore  shqiptare në shek. XIV-XV. Karakteristikë  e  përbashkët  është  se  vatrat  e  këtyre  formacioneve  ndodheshin  thuajse gjithmonë larg qyteteve e kështjellave, ku qe përqendruar administrata e pushteti i huaj, qoftë ky bizantin, anzhuin apo serb.  Familjet që ishin në krye të principatave të shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtët, Jonimët, Arianitët, Topiajt, Gropajt, Muzakajt, Matrëngët,  Buat etj., vinin  kryesisht nga zonat  malore. Pushteti  i tyre mbështetej  në lidhjet  që këta krerë kishin me  popullsinë e  vendi t,  duke përfshirë edhe  lidhjet e gjakut,  në madhësinë e  «  fisit » e,  për rrjedhojë, në  numrin  dhe në cilësinë  e forcës së  armatosur  që  këta  krerë kishin mbas  vetes. Kjo  përbënte në thelb bazën  e  autoritetit të tyre. Sunduesit e radhës, bizantinët,  anzhuinët apo  serbët,  detyroheshin  t’i  llogaritnin  këta  krerë,  që  zotëronin  një  potencial  luftarak  të konsiderueshëm. Ndaj kërkuan t’i tërhiqnin ata duke u njohur, në një farë mase, pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhënë tituj e prona dhe duke i përfshirë kështu në sistemin e qeverisjes.  Ky raport i pushteteve të huaja me aristokracinë shqiptare u shoqërua edhe me joshjen  nëpërmjet  dhënies  së  pronave  dhe  zhvendosjes  së  mjaft  krerëve  drejt  viseve  ku ndodheshin qendrat e pushtetit. Kështu, në shek. XIV, Skurrajt e  malësisë së  Tiranës ishin
Faqe - 283
 
bërë zotër të një pjese të madhe të ultësirës, që për hir të tyre u quajt « Skurrje ». Mjaft prej Skurrajve u vendosën në Durrës e u bënë qytetarë të tij. E njëjta gjë ndodhi me Muzakajt e malësisë  së  Oparit,  të  cilët  po  atë  kohë  shtinë  në  dorë  një  pjesë  të  mirë  të  ultësirës  midis Beratit,  Vlorës  e  Karavastasë, e  cila  për  hir  të  tyre  filloi  të  quhet «  Muzakje »  (Myzeqeja  e sotme). Dhurimin  e  pronave  apo  të  feudeve  në  zonat  fushore,  rreth  e  rrotull  qendrave  të mëdha, si  në Shkodër,  Lezhë,  Dibër, Durrës,  Vlorë,  Vageneti, Janinë,  Kolonjë, Devoll etj., krerët  shqiptarë  duhet  ta  shpërblenin  duke  u  ofruar  shërbimet  e  tyre,  kryesisht  shërbimin ushtarak, strategëve bizantinë apo mëkëmbësve e kështjellarëve anzhuinë.  Kështu, qoftë në epokën bizantine,  qoftë  edhe  në  atë  anzhuine,  në  kështjellat  kryesore  të  Durrësit  e  Vlorës përmenden  krerë  të  ndryshëm  nga  krahinat  fqinje,  të  cilët  qëndronin  brenda  mureve  të kështjellave në  fjalë për një  periudhë  të caktuar  bashkë  me  suitën  e  tyre (familia). Atyre  u besohej  ruajtja  e  objekteve  të veçanta,  zakonisht  e kullave përgjatë  murit  rrethues. Pjesën tjetër  të  vitit  krerët  feudalë  e  kalonin  në  zotërimet  e  tyre  ku  ndodhej  banesa  e  fortifikuar (fortis  domus),  në  të  cilën  ata  strehoheshin  bashkë  me  familjen  e  me  njerëzit  e  tyre  të armatosur. Sipas shtrirjes së zotërimeve të tyre, feudalët mund të kishin disa vendqëndrime të tilla të fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidenca verore, ku kalonin muajt e nxehtë të vitit, si, p.sh. Balshajt në malësinë e Tivarit apo Muzakajt në atë të Skraparit. Që nga shek. XIII feudalët shqiptarë fillojnë të tërhiqen pas qyteteve të mëdha, si Durrësi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin një pjesë të kohës « për punë ose për t’u zbavitur » (pro suis factis vel  pro  placere). Shumë  prej  tyre  blenë  aty  edhe  banesa. Emrat  e  disa  prej  familjeve aristokrate  të  qyteteve  tona,  si  Skurraj,  Vranajt,  Neshat  në  Durrës,  Sumat  e  Spanët  në Shkodër, flasin  për  një proces  urbanizimi të aristokracisë  së  tokës  në  shek. XIII-XIV. Në kohën  e  emancipimit  të  plotë  të  tyre,  në  shek.  XIV,  mjaft  krerë  shqiptarë  e  shpërngulën selinë e tyre kryesore në qytetet e kështjellat e mëdha.  Kështu, Topiajt kaluan nga Kruja në Durrës, Balshajt e vendosën rezidencën kryesore në Shkodër, Zahariajt në Dejë, Dukagjinët në  Lezhë, Gropajt  në  Ohër, Muzakajt  në  Berat, Shpatajt  në  Artë, e  kështu  me  radhë. Vendqëndrimi i tyre në qytet ngrihej në pjesën mbizotëruese të tij (castrum), aty ku më parë qëndronte  qeveritari  bizantin,  serb  apo  anzhuin. Ai  formonte  një  sistem  të  fortifikuar  të mëvetshëm  brenda  kështjellës,  shpeshherë  e  ndarë  prej  saj  me  mure. Rezidenca  e sundimtarit përfaqësohej nga banesa për të dhe për familjen, si dhe kazerma për gardën e tij të  armatosur. Në  të  përfshiheshin  depot  e  drithit  e  të  armëve,  pusi  ose  cisterna  e  ujit, farkëtaria e  deri burgu  i kështjellës,  pra  gjithçka që  lejonte funksionim in  e  pavarur  të kësaj pjese të qytetit në rast rrethimi. Zona rezidenciale e kështjellës përbënte në çdo rast pjesën më të mbrojtur të saj dhe bastionin e fundit të qëndresës në rast sulmi. Objekte  të  rëndësishme  ushtarake,  siç  i shin  kullat  përgjatë  mureve  rrethuese  të  qytetit, merreshin në mbrojtje nga njerëz të besuar të feudalit me trupat e tyre. Veçoritë që karakterizuan zhvillimin e fisnikërisë shqiptare gjetën pasqyrim edhe në mënyrën e  organizimi t  e  të  funksionimit  të  oborrit  feudal  e,  në  një  kuptim  më  të  gjerë,  të
formacioneve  feudale  shqiptare. Edhe  këtu, ndikimi  i  traditës  ishte  mjaft  i  fuqishëm. Nëse lihet  mënjanë  një shtrirje  e  kufizuar  e  territorit  bregdetar shqiptar, ku në  periudha  të veçanta u  ndie  fort ndikimi  i feudalizmit perëndimor, në përgjithësi në Shqipëri vepronte  e drejta  bizantine, por  dhe  kjo  ishte  efektive  në  viset  fushore,  pranë  qendrave  të  mëdha
Faqe - 284
 
administrative. Kjo e drejtë njihte si zot e pronar të vetëm shtetin, në personin e perandorit, ndërsa feudalët e veçantë s’ishin veçse përdorues të tokës, të cilën vetë perandori ua kalonte me  dekret  të  veçantë,  për  një kohë  të  kufizuar  dhe  me  kushte  të përcaktuara, ndër  të cilat shërbimi ushtarak në favor të perandorit përbënte kushtin kryesor.  Ky qe thelbi i sistemit të pronies,  që  përbënte  bazën  e  feudalizmit  bizantin  në  shekujt  XI-XIV. Kuptohet  që  një sistem i tillë,  ndërsa  krijonte  një shtresë fisnikësh të  lidhur  me pushtetin  qendror, i krijonte tej mase pengesa fuqizimit dhe emancipi mit të tyre politik, për sa kohë ata nuk ishin pronarë me  të  drejta  të  plota  të  tokës  së  tyre. Në  rast  se  proniari  ose  pasardhësi  i  tij  nuk  u përmbaheshin  detyrimeve  ndaj  perandorit,  përkatësisht  detyrimit  ushtarak, ata  privoheshin nga  pronia,  e  cila  po  me  dekret  perandorak  (krysobullë)  i  jepej  një  personi  tjetër. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillë që nuk nxiste fuqizimin e feudalëve të veçantë, qoftë nëpërmjet kufizimit e kushtëzimit të institucionit të trashëgimisë. E drejta dhe jeta feudale në Shqipëri Është  e  vërtetë  se  veprimi i  së  drejtës  bizantine  paraqitej i  kufizuar  në  Shqipëri, qoftë për statusin e veçantë që kj o kishte në kuadrin e Perandorisë Bizantine, qoftë dhe për  faktin  se këtu, për  kushtet  e  terrenit,  kishte  peshë  deri  vonë  në  shek.  XIV  prona  e  vogël  e  lirë  e fshatarit. Kjo  e  fundit  i  nënshtrohej  më  së  shumti  veprimit  të  së  drejtës  tradicionale dokesore,  e  cila,  nga  ana  e  saj,  nuk  mungoi  të  ndikojë  fuqishëm  edhe  në  marrëdhëniet  që ndërthurreshin  përreth  familjeve  dhe  oborreve  feudale, aq  më  shumë  që  këto  e  kishin prejardhjen  e  tyre  nga zona  ku  bashkësia fshatare  dhe  prona  e  vogël e  lirë mbeteshin  tipar mbizotërues i marrëdhënieve të pronës dhe i atyre shoqërore. Një nga veçoritë thelbësore të së drejtës dhe praktikës dokesore shqiptare ishte ajo që kishte të  bënte  me  institucionin  e  trashëgimisë. Në  Shqipëri  ishte  zakoni  që  askush  nga  fëmijët meshkuj nuk përjashtohej nga e drejta e trashëgimisë. Një gjë e tillë pengonte përqendrimin dhe  favorizonte  copëzimin  e  vazhdueshëm  të  pronave. Ky  copëzim  pasqyrohej  edhe  në lëmin  e autoritetit  dhe  të  pushtetit. Qoftë familja  fisnike e zakonshme, qoftë principatat e mëdha apo të vogla drejtoheshin në bazë të parimit të bashkëqeverisjes (konregjencës). Në fakt, institucioni i bashkëqeverisjes njihej dhe zbatohej sa në Bizant, aq edhe te popujt fqinjë të shqiptarëve. Por tek ata ky institucion realizohej nëpërmjet kooptimit në pushtet nga ana e babait sovran, e njërit prej bijve, zakonisht më të madhit, me qëllim trashëgimin e plotë e të pandarë të pushtetit. Përkundrazi, te  shqiptarët  si drejtimi i ekonomisë familjare,  ashtu dhe qeverisja  e  shtetit  (principatave)  realizohej  nëpërmjet  bashkëpjesëmarrjes  së  të  gjithë vëllezërve. Kështu,  Principatën  e  Balshajve  në  gjysmën  e  dytë  të  shek. XIV  e  qeverisnin njëherësh  tre  vëllezërit,  Strazimiri, Gjergji  e  Balsha  II. Po  atë  kohë,  Despotati  shqiptar  i Artës (Epirit) qeverisej nga vëllezërit Gjin e Sguro Bua Shpata.  Vëllezërit Lekë e Pal qenë në krye të Dukagjinëve të Lezhës, në kohën kur tre vëllezërit, Gjin, Stojë e Teodor, drejtonin po ashtu Principatën e Muzakajve. Asnjë vendim që kishte të bënte me principatën nuk mund të  merrej  në  një  mënyrë  të  njëanshme  nga  njëri prej vëllezërve. Deri  edhe  kancelaria dhe vula zyrtare ishte e përbashkët. Në planin praktik, secili nga vëllezërit sundimtarë merrej me administrimin dhe qeverisjen e
Faqe - 285
 
një pjese të  zotërimit  feudal. Vëllait  të madh, i  cili gjithsesi  gëzonte privilegjin  e  moshës, i takonte të drejtonte zotërimet tradicionale të familjes. Lidhjet e veçanta historike, njerëzore e shpirtërore që familja sundimtare kishte me to, e bënin këtë pjesë tradicionale të principatës elementin  bazë  e  të  qëndrueshëm  të  saj. Kështu  në  vitet  70  të  shek. XIV,  më  i  madhi  i vëllezërve Muzaka, Gjini, administronte zotërimet e hershme të familjes në malësitë e Oparit, ndërkohë  që  të  vëllezërit  qeverisnin  vendet  më  të  buta  e  më  të  pasura  të  Myzeqesë  e  të fushës  së  Korçës  e  të  Kosturit. Por  fakti  që  në  Opar  e  në  viset  përreth  Muzakajt  kishin fillimet  e  historisë së  tyre, njerëzit më besnikë, vatrat dhe varret e hershme  të tyre, e bënte këtë krahinë qendrën shpirtërore të principatës. Gjithsesi, bashkadministrimi dhe bashkëqeverisja e zotërimit familjar apo e principatave sillte shpërqendrimin e copëzimin e pronës e të pushtetit, për rrjedhojë edhe dobësimin e tyre, aq më  tepër  që  kjo  ndarje nuk  i shmangte, por përkundrazi  i nxiste  grindjet  e rivalitetet. Nuk është e rastit që  zotëri met feudale  shqiptare njohën  kulmet  e  zhvillimit kur në  krye  të tyre, për një arsye apo tjetrën, qëndroi vetëm një person. Kështu ndodhi me Balshajt në kohën e sundimit të Balshës II, me Topijat në kohën e princit Karl Topia, apo me Muzakajt në kohën e sundimit të gjatë të despotit Andrea II (1335-1371). Krijimi i zotërimeve e i principatave të pavarura shqiptare në shek. XIV kurorëzoi një proces të  gjatë  zhvillimi,  gjatë  të  cilit  klasa  feudale  shqiptare  fitoi  gjithnjë  e  më  shumë  atribute  e pavarësi ekonomike, politike e së fundi dhe ato gjyqësore.  Sunduesit bizantinë, serbë etj., e mbajtën  me  fanatizëm  deri  në  fund  pushtetin  gjyqësor, si  tregues  kryesor  i  sovranitetit. Proceset  dhe  çështjet  gjyqësore  zgjidheshin  nga  gjykatës  të  dërguar  nga  qendra  dhe  që vepronin  në  bazë  të  ligjeve  të  mishëruara  në  përmbledhjet  zyrtare  ligjore,  siç  qenë  kodet bizantine  ose  «  kodi  i  Stefan  Dushanit  ». Megjithatë  normat  dhe  praktikat  dokesore  në marrëdhëniet e përditshme ishin aq shum ë të rrënjosura, saqë ato shpeshherë mbizotëronin mbi ligjet e shtetit. Në  marrëveshjet  e  nënshkruara  me  krerët  shqiptarë  dhe  në  privilegjet  e  lëshuara  për bashkësitë  shqiptare,  perandorë  të  ndryshëm  bizantinë, mbretër  serbë  e  anzhuinë  apo qeveritarë  venecianë  angazhoheshin  të  qeverisnin  sipas  « normave  dhe  dokeve  të  vjetra ». Kjo përbënte një element të rëndësishëm të  njohjes së autonomi së gjyqësore administrative të bashkësive e të njësive të caktuara lokale. Me rënien e perandorive ballkanike, siç qenë ajo bizantine dhe ajo serbe, edhe privilegji i gjykimit u kaloi feudalëve të veçantë, të cilët tashmë mund të gjykonin e të vendosnin për të gjitha çështjet civile e penale që lindnin në zotërimet e  tyre  (rationen  et iustitiam  in civilibus  et  cri minalibus  dare). Marrja  në dorë  e  gjykimit  të çështjeve  gjyqësore  në  juridiksionin  e  vet,  shënonte  hapin  e  fundit  të  kthimit  të  fisnikëve shqiptarë në  zotër  të pavarur. Megjithatë pushteti  gjyqësor  i fisnikëve vazhdoi  të kufizohej nga veprimi i së drejtës dokesore apo asaj kanonike. Kjo e fundit mbizotëronte sidomos në çështjet që  kishin të  bënin  me martesën, me të  drejtën e trashëgimisë  etj.. Mjaft çështje  të tjera zgjidheshin në bazë të « kodit të nderit ». Ky i fundit shprehej më së pari në fushën e betejës. « Kronika e Janinës » e shek. XIV na bën të ditur se luftëtarët e Gjin Bua Shpatës i sulmonin  armiqtë  me  thirrjen  kalorësiake « ruaju » për  t’u  dhënë  atyre  mundësinë  që  të mbroheshin. Kjo  ishte  normë  e  së  drejtës dokesore. Sado  të  ashpër që  tregoheshin  gjatë
Faqe - 286
 
luftimit, shqiptarët fitimtarë nuk hakmerreshin mbi të m undurit  në mënyra të vrazhdëta, siç ndodhte  me  shumë popuj  të  huaj. Robërit  e  luftës  nuk u  nënshtroheshin  ndëshkimeve e gjymtimeve  trupore. Shumë-shumë,  në  shenjë  zhburrërimi  atyre  u  pritej  mjekra.    Shpesh robërit  e luftës, sidomos  kur qenë personalitete  me  emër, mbaheshin  peng  si  mjet presioni ndaj  kundërshtarit.    Në  mjaft  raste,  siç  e  donin  praktikat  e  kohës,  ata  liroheshin  kundrejt pagesës. Nuk mungonin edhe rastet kur një martesë në kohën e duhur kthente paqen midis familjeve rivale, siç  ndodhi me Balshajt  dhe Topiajt në vitet  60 të shek. XIV.  Ndërkohë që çmonte trimërinë e fisnikërinë,  qoftë edhe të kundërshtarit, morali  shqiptar  dënonte  ashpër paburrërinë dhe tradhtinë.  « Tradhtar » ishte sharja më e rëndë që mund t’i drejtohej dikujt. Më 1436 në Fano të Italisë u bë gjyqi i një shqiptari me emër Gjergj, i cili në zemërim e si për kishte  tentuar  të  vriste  një  banor  vendas  duke  e  thirrur  atë « tradhtar ». Në  statutet  e Shkodrës kishte një  dispozitë  të  veçantë për fyerjen me fjalën «  tradhtar ».   Kundravajtësit gjobiteshin  me  një  shumë  të  jashtëzakonshme  prej  500  hyperperësh,  ndërkohë  që  prerja e mjekrës, e konsideruar edhe kjo fyerje e rëndë, dënohej me 50 hyperperë. Nga po të njëjtat statute mësohet se sharj a « tradhtar » ishte mënyra më e mirë për të grishur dikë në dyluftim. Tradhtarët e frikacakët meritonin ndëshkimet  më të rënda. Ky moral nuk bënte përjashtim as për bashkëpunëtorët më të afërt, as për njerëzit e familjes madje as dhe për njerëzit e fesë. Balshajt,  Kastriotët,  Dukagjinët, Muzakajt  e  të  tjerë  fisnikë  shqiptarë  nuk  ngurronin  t’i dënonin  me  burgim, madje  dhe  me  vdekje, njerëzit  e  tyre,  që  në  një  moment të caktuar  i kishin « tradhtuar ».  Tradhtarëve gjithashtu u sekuestrohej pasuria. Normat  e  së  drejtës  dokesore  vepronin  fort  edhe  në  fushën  e  marrëdhënieve  martesore, ndonëse  këtu  pretendonte  të  mbizotëronte  e  drejta  kishtare  (kanonike). Kurorëthyerja paguhej me jetë: një fisnik nga dera e Dukagjinëve nuk ngurroi të vrasë të dashurin e gruas së tij edhe pse ky ishte klerik i lartë.  Në rast se një grua e martuar braktiste të shoqin, detyrën për ta gjetur dhe  për ta risjellë e kishte sa burri i mashtruar, aq edhe « vëllazëria ». Në vitin 1198 një fisnik nga Kolonja, Aleks Kapandriti, pasi kishte vrarë gruan e parë, u martua për së dyti me  gruan  e  një  arkondi  nga Durrësi  me emrin  Bardh. Por  nuk e gëzoi  këtë  martesë, sepse  vëllai  i  kurorëthyeses  e  zuri  e  pasi  i keqtrajtoi  që të  dy,  ia  dorëzoi  përsëri  të  motrën burrit të parë. Gjakmarrja dëshmohet që  në atë  kohë, vinte në  luftë familje dhe bashkësi të tëra. Prej saj nuk  shpëtonin  as  përfaqësuesit  e  elitës  drejtuese. Kështu  në  vitin  1416  pas  një  vrasjeje, Balshajt kishin hyrë në gjak me bashkësinë e Hotëve.  Në emër të « nderit » përziheshin në akte dhune e gjaku  edhe vetë njerëzit e fesë.« Kronikat  e zeza » të shekujve XII-XV japin raste jo të pakta, kur klerikë të thjeshtë e deri peshkopë e kryepeshkopë, bëheshin autorë ose viktimë krimesh për fyerje ose për çështje nderi. Fuqia  dhe  pushteti  i  familjeve  aristokrate  shqiptare  matej  me  madhësinë  e  cilësinë  e zotërimeve të tyre, me sasinë e njerëzve që ata mund të armatosnin, por edhe me lidhjet dhe aleancat e tyre  të  jashtme. Këto të fundit ishte  zakon të sanksionoheshin, përveçse  me traktate e marrëveshje të  përkohshme,  edhe me lidhje familjare  të  qëndrueshme. Në shek. XIV  të  gjitha familjet  fisnike  shqiptare ishin  të  grupuara  në  aleanca  të  caktuara  ushtarako- familjare. Kështu, nëpërmjet krushqive Muzakajt qenë lidhur në aleanca të qëndrueshme me
Faqe - 287
 
Arianitët, Balshajt, Zenebishët, Gropajt  e  deri  Dukagjinët  e  veriut. Po  ashtu,  përreth Balshajve  në  veri, apo  Shpatajve  në  jug, qenë  krijuar  aleanca  politiko-ushtarake, të  cilat mbështeteshin edhe në lidhjet familjare. Roli  i këtyre aleancave dilte në  pah në rast se  njëri nga  pjesëtarët  përfshihej  në  ndonjë  konflikt  ushtarak. Në  atë  rast, pjesëtarët  e  tjerë  i gjendeshin në krah me forca e mjete. Kështu, në luftërat e shumta që pati me despotin serb të  Janinës,  Thoma  Preljuboviçin, despoti i Artës,  Gjin  Bua  Shpata, u  ndihmua  vazhdimisht nga dhëndri  i tij, Gjon Zenebishi  i Gjirokastrës. Po ashtu, në  betejën  e  Kosturit  më  1371 kundër Mark Krajleviçit, despotit Andrea Muzaka i shkuan në ndihmë Balshajt, Gropajt e të tjerë fisnikë, aleatë e familjarë të tij. Lidhja familjare midis familjeve të mëdha, përveç anëve politike e ushtarake, përmbante edhe elementin ekonomik, për sa kohë që shoqërohej edhe me dhënien e feudeve në formë paje. Një  gjë e tillë  u jepte  shkas  fisnikëve  të caktuar që në  momente të  përshtatshme të ngrinin pretendime mbi zotërimet e  familjeve me të cilat kishin krushqi,  sidomos kur këto binin në vështirësi  dhe  nuk  ishin  në  gjendje  t’u  dilnin  zot  pronave  të  tyre. Në  këtë  rrugë, Gjon Muzaka pretendonte të ishte nga fundi i shek. XV, zot i ligjshëm sa i zotërimeve atërore, aq edhe i atyre të Zenebishëve, të Gropajve, të Balshajve (Vlorë), Ariani t-Komnenëve etj.. Nga ana e tij, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mëtonte se ishte trashëgimtar i ligjshëm i zotërimeve të Topiajve  e  të  Balshajve  dhe  si  për  të  theksuar  këtë, i  shtoi  emblemës  së  familjes  edhe simbolet e këtyre dy familjeve, luanin dhe yllin.  Por zakonisht, pretendime të tilla mbi bazë trashëgimie mbi zotërimet e familjeve të tjera, realizoheshin nëpërmjet aneksimit me forcë të tyre. Jo rrallë herë aleancat familjare shtriheshin edhe me familje fisnike e princore të huaja, gjë që sillte  një  rritje  të  veçantë  prestigji  dhe  mbështetje  të  jashtme. Kështu, Gjon  Zenebishi  e kishte martuar një vajzë të tij me Petro Altavilën, pinjollin e dinastisë së famshme normane, që mbretëroi në Italinë e Jugut në shek. XI-XII. Po ashtu, Gjin Bue Shpata një vajzë të tij ia kishte dhënë fisnikut nga  Firencja, Ezau  Buondelmonte Açajuoli, që  u  bë despot  i Janinës. Nga ana e  tij  konti Andre Topia u martua  me një  princeshë nga anzhuinët e  Napolit. Kjo lidhje  familjare  me  dinastinë  frënge  të  anzhuinëve  ndihmonte  në  forcimin  e  pozitave  të jashtme  por  dhe  të  brendshme  të  Karl Topisë  kundrejt  rivalëve  të  tij. Jo  pa  arsye  ai shfrytëzonte  çdo  rast,  siç  bën  edhe  në  mbishkrimin  ktitorial  të  manastirit  të  Shën  Gjon Vladimirit  të  vitit  1381,  për  të  vënë  në  dukje  këto  marrëdhënie  të  veçanta « gjaku » (eks haimatos) me  anzhuinët. Në  këtë kuadër  ai  i  shtoi  stemës së familjes  Topia, që  kishte  në qendër figurën e luanit, edhe motivin e zambakut, simboli i anzhuinëve francezë. Për  konsolidimin  e  pushtetit  të  tyre, feudalët  shqiptarë  nuk  nënvleftësonin  edhe  faktorët fetarë  e  kulturorë. Të  shumtë  qenë  ata  që,  sipas  koniunkturës  politike,  ndërruan  edhe besimin. Duke lënë mënjanë konvertimin në masë të fisnikëve shqiptarë në fenë islame prej shek. XV, edhe më përpara shumë syresh bënë kapërcime nga besimi ortodoks në atë katolik e  anasjelltas,  për t’iu përshtatur rrethanave politike.  Përmasa të  mëdha mori veçanërisht në shek. XIV kalimi në katolicizëm i mjaft dyerve fisnike, siç qenë Balshajt, Matrëngët, Skurrajt, Muzakajt, Zahariajt e shumë  të tjerë, që me këtë hap kërkonin para së gjithash të si guronin aleancën e fuqive katolike të Evropës të kryesuara nga Papati kundër rrezikut të ekspansionit
Faqe - 288
 
serb  në  tokat  shqiptare. Në  këtë  kuadër  edhe  mjaft  pinjollë  të  familjeve  Skurraj,  Topiaj, Kamonaj, Matrënga, Muzakaj  etj., mbushnin  radhët e  klerit  dhe të urdhrave fetarë katolikë, siç qenë ai françeskan e  dominikan. Kuptohet  se mjaft prej tyre edhe pse veshën petkun e klerikut,  vazhduan  të  merrnin  pjesë  gjallërisht  në  ngjarjet  dhe  në  intrigat  politike,  duke mbroj tur interesa të caktuara. Peshkopët e Durrësit, p.sh., luajtën një rol të dorës së parë në fatet e qytetit.  Sipas rastit, ata përgatitën kalimin e qytetit sa te Bizanti, aq tek anzhuinët, te venecianët e deri te Topiajt shqiptarë. Në  shek. XIII-XIV  oborret  e  fisnikëve  shqiptarë  morën  pamjen  e  plotë  të  qendrave  të pushtetit, me  funksione sa  ushtarake, aq  dhe  civile. Përveç  krerëve  ushtarakë, aristokrati  i fuqishëm  mbante  në  kështjellën  e  vet  një  personel  të  tërë  « civil »  të  përfaqësuar  nga llogaritarë, intendentë, doganierë, gjykatës, ambasadorë, shkrues, kronikanë, arkitektë, piktorë, muzikantë etj.. Person mjaft  i afërt me fisnikun ishte  kleriku i  familjes, tek i cili ai dhe  familja e  tij merrte  këshilla e mësime në  punët  e  fesë, si dhe  rrëfente « mëkatet »  e tij. Por, përveç rolit të këshilltarit intim, kleriku në fjalë luante shpesh edhe rolin e mësuesit dhe të  edukatorit  për fëmijët  e  aristokratit,  atë  të  një  sekretari  e  ambasadori  të  posaçëm  për misione  delikate, të shkruesit, të  kronistit etj.. Futja  në çështjet  më  intime  të shtetit dhe  të familjes së fisnikut i bënte këta klerikë persona me pushtet të jashtëzakonshëm, por edhe të ekspozuar ndaj zemërimit të padronëve të tyre.  Karakteri i rezervuar dhe i përvuajtur bënte që  klerikët  në  fjalë  ta  kryenin  besnikërisht  detyrën  e  njeriut  të  besuar  të  fisnikut. Por ndodhte  edhe  që  për  një  fjalë  apo  një  gjest  të  pamatur,  që  binte  ndesh  me  natyrën  e rezervuar  të detyrës së  tyre, edhe  kleriku  «  i  familjes »  ta pësonte  keq, siç  e  pësoi  më  1408 murgu  Theodotir, sekretar e  këshilltar  i  Teodor  Muzakës  së  Beratit,  të cilin,  s’dihet  se  për ç’mëkat, i zoti i tij e mbylli me pranga në burgun e kështjellës së Skraparit. Aristokratët  shqiptarë  ndërhynin  deri  te  Papa  ose  Patriku  për  t’i  emëruar  këta  klerikë  të oborri t peshkopë e kryepeshkopë në krahina, ku fisnikët në fjalë synonin të shtrinin ndikimin dhe kontrollin e  tyre. Në dokumentet e shek. XIII-XIV bëhet fjalë vazhdimisht për prelatë të tillë, të cilët ishin vënë në krye të dioqezave nën presionin e pushtetit laik(per potentiam laicalem).  Me ndërhyrjen dhe rekomandimin e krerëve shqiptarë, një klerik shqiptar, murgu dominikan Domenik  Topia,  arriti  të  bëhet  rreth vitit 1340, këshilltar  e  kapelan  i mbretit  të Napolit, Robertit I Anzhu. Fuqizimi ekonomik e politik i fisnikëve nga shek. XIII, bëri që të rritej edhe funksioni i tyre shoqëror. Ata  filluan  të  merrnin përsipër  veprimtari  të  tilla  me  interes  të  përgjithshëm, si ndërtime kishash  e manastiresh, hapje  e meremetime rrugësh, ndërtim veprash  me karakter mbroj tës, veçanërisht në dobi të qyteteve e manastireve të mëdha. Oborret e aristokratëve të tillë  të  mëdhenj, si  Balshët, Topiajt, Ariani tët  etj., filluan  të  konkurrojnë  shkronjëtoret (skriptoria) e manastireve  për  sa i përket realizimit të kodikëve e dorëshkrimeve  të çmuara, me  të  cilat  merreshin  mjeshtër  të  kualifikuar  që  pajtoheshin  nga  qytetet  e  zhvilluara  të Shqipërisë  ose  edhe  nga  vende  të  tjera. Për  t’u  lënë  pasardhësve  kujtimin  e  tyre  dhe  të familjeve  të  tyre, fisnikët  shqiptarë  morën  zakonin  të  porosisnin  shkrimin  e  kronikave  e gjenealogjive, apo bërjen e portreteve të tyre në pikturë (afreske e miniaturë) nëpër fasadat e kishave ose në faqet e dorëshkrimeve.
Faqe - 289
 
Aristokratët linin porosi të varroseshin në kisha ose në manastire të ngritura nga ata vetë apo nga  paraardhësit  e  tyre. Varret, shpeshherë  monumentale, shoqëroheshi n  gjithnjë  nga mbishkrime  të  pikturuara  ose  të  gdhendura, që  thuajse  gjithnjë  i  thurrnin  lavd përshpirtmërisë  së  të vdekurit. Këtë  zakon  e  ruajtën  edhe  shumë nga  fisnikët  shqiptarë  të emigruar  në  Itali  pas  pushtimit  të  vendit  nga  osmanët. Në  këto  mbishkrime  thuajse asnjëherë  nuk  harrohet  të  shënohet  atdheu  i  të  vdekurve,  si  dhe  rrethanat  që  detyruan largimin e tyre nga Shqipëria. Mjaft nga këto sjellje dhe praktika të fisnikëve shqiptarë u përftuan pas kontakti t me qytetet, sidomos  me ato  të  bregdetit perëndimor. Këtu  këta blenë prona, shtëpi,  troje dhe  lidhën kontrata me tregtarë vendas për import-eksport mallrash. Mjaft prej tyre qëndronin një pjesë të vitit në qytet për të ndjekur vetë veprimtaritë ekonomike. Por shpeshherë qyteti ishte për ta edhe një vend zbavitjeje.  Kishte edhe të tillë që vizitonin, për qëllime pune apo argëtimi, edhe qytetet e Italisë e të Dalmacisë. Krushqitë dhe miqësitë, që thurrnin aristokratët e tokës me familje të patriciatit qytetar, i bënin edhe më të ngushta lidhjet me qytetin. Mjaft pinjollë familjesh fisnike u  vendosën përfundimisht  në qytet dhe me kalimin e kohës me  ta ndodhi dukuria e asimilimit shoqëror e kulturor dhe shkrirja e tyre në rrethin e aristokracisë qytetare. Kleri dhe roli i tij në jetën shoqërore e politike Në  institucionet  kishtare  të shpërndara  në të gjithë vendin vepronin klerikë shqiptarë  të  të gjitha  niveleve. Për  nga  prejardhja  dhe  nga  formimi  këta  përbënin  një  masë  tepër heterogjene. Klerikët  e  niveleve  të  ulëta, famulltarë, murgj, dhjakë  etj., rekrutoheshin  nga  shtresat  e vobekta të popullsisë. Për shumë prej tyre, shërbimi fetar ishte veç të tjerash një mjet jetese. Megjithatë  futja  në  karrierën  fetare  nuk  e  zgjidhte  gjithmonë  problemin  e  ekzistencës. Burimet  historike  përmendin  priftërinj  shqiptarë  të  katandisur  në  gjendjen  e  lypësit,  që shpeshherë detyroheshin  të  braktisnin  vendin  e  tyre  e  të kërkonin  fatin  e  tyre  gjetkë. Në shekujt XIII-XV Raguza e qytetet e tjera dalmatine buisnin nga klerikë të thjeshtë shqiptarë të ardhur nga Drishti, Baleci, Deja etj.. Një pjesë e tyre arrinte të gjente njëfarë sistemimi në kishat  e  manastiret  e  këtyre  qyteteve. Të  tjerë  detyroheshin  të  merreshin  me  veprimtari jashtëkishtare, si tregti, artizanat  etj..  Nuk mungojnë  të dhënat edhe për  ngatërrimin e tyre në akte kriminale. Klerikët e lartë, në të kundërtën, si rregull vinin nga  radhët e aristokracisë  së  tokës dhe  të qytetit. Nga një familje e shquar qytetare durrsake rridhte kryepeshkopi  Kostandin Kabasilla që, aty nga mesi i shek. XIII, ishte në krye të kishës ortodokse të Durrësit e më tej të asaj të Ohrit. Dominik Topia, vëlla i kontit Tanush Topia nga Arbri, bëri një karrierë të shquar në Urdhrin Dominikan. Në shek. XIV-XV vetëm qyteti i Lezhës pati një sërë peshkopësh nga dyert  Suma, Jonima  e  Kamona. Bujarë  të  tjerë  nga  familjet Dushmani, Zaharia, Skurra drejtuan  selitë  peshkopale  të  Pultit, Sapës, Krujës, Stefaniakës. Më  1422  Pjetër  Spani  nga Drishti  emërohet  kryepeshkop  i  Tivarit,  ndërsa  vite  më  vonë,  drishtiani  tjetër  Pal  Engjëlli
Faqe - 290
 
ishte kryepeshkop i Durrësit. Formimi i klerikëve të rinj bëhej në shkollat fetare që funksiononin pranë kishave katedrale ose pranë manastireve të mëdha në Durrës, Tivar, Shkodër, Ohër, Drisht, Berat, Mesopotam etj..  Këtu merreshin njohuritë doktrinare e teologjike më të domosdoshme për t’iu kushtuar profesionit  të  priftit  ose  të  murgut.    Për  shumë  klerikë  shqiptarë  periudha  e  formimit vazhdonte  edhe më tej, me ndjekjen e shkollave më të  larta  në vende  të tjera. Për  klerikët ortodoksë ishin mjaft të parapëlqyera manastiret e mëdha të Thesalisë (Stagoi, Meteorët) apo ato  të  Malit  Athos (Lavra,  Hilandari). Klerikët  katolikë  nga  ana  e  tyre  frekuentonin institucione  të njohura në  Dalmaci e  në Itali.  Mjaft  prej këtyre klerikëve që  i konsolidonin njohuritë e  tyre  jashtë,  arritën  të  zënë  poste  të  rëndësishme  kishtare  jo vetëm  në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.  Kështu, p.sh., rreth vitit 1250, Nikolla nga Durrësi, u tërhoq nga papa Inocenti IV në Dhomën  Apostolike me detyrën  e sekretarit  e më tej u emërua  prej tij peshkop  i  Krotonës. Një  tjetër  klerik  katolik  nga  Durrësi, Andrea, u  emërua  më  1379 Provincial i  Urdhrit  Dominikan; Dominik  Topia, nga  familja e  njohur  e  bujarëve  të Arbrit,ishte për mjaft vjet kapelan personal i mbretit Robert Anzhu të Napolit e më 1345 vepronte si mëkëmbës i përgjithshëm i Urdhrit Dominikan për Dalmacinë e për Durrësin. Edhe më i madh qe numri i klerikëve të thjeshtë katolikë që qenë sistemuar në vende të tjera, kryesisht në Itali e Dalmaci. Veçanërisht i lartë ishte numri i klerikëve shqiptarë në qytetin e Raguzës.  Ata vinin kryesisht nga Drishti, Ulqini, Pulti, Tivari, Baleci e nga Durrësi. Në vitin 1374 kuvendi i fretërve dominikanë në Raguzë ishte thuajse plotësisht me murgj shqiptarë. Anasjelltas,  edhe  në  Shqipëri  gjendeshin  me  shumicë  klerikë  të  huaj. Duke  e  quajtur Shqipërinë një  zonë tepër  delikate  të konfrontimit me ortodoksinë bizantine, Papati dërgoi këtu, që  me krijimin  e tyre në  shek. XIII, misionarë të urdhrave  dominikanë e  françeskanë, që u bënë propagandistë të vijës së parë të çështjes katolike në Lindje. Pjesëtarët e këtyre dy urdhrave  u  vunë  deri  në  krye  të  peshkopatave  e  kryepeshkopatave  shqiptare,  siç  qenë kryepeshkopët  e  Tivarit,  françeskani  Giovanni  de  Plano  Kaprino (1249-1252), dominikani Guljemi i Adës (1324-1344) ose françeskani tjetër, Antoni II, kryepeshkop i Durrësit (1269-1316). Duke  përjashtuar  rastet  kur  emërimi  bëhej  drejtpërsëdrejti  nga  Selia  e  Shenjtë,  krerët  e dioqezave katolike në Shqipëri, përkatësisht kryepeshkopët e Durrësi t e të Tivarit, zakonisht zgjidheshin  nga  këshilli  i  klerit (capitulum) që  mblidhej  në  kishën  katedrale  të  qytetit. Të njëjtën  procedurë  ndiqte  edhe  zgjedhja  e  arkidhjakut. Në  Durrës  arkidhjaku  kryente funksionet  e kryepeshkopit,  kur posti  i  tij qe  i  zbrazët. Në  çdo rast, për kryepeshkopët e porsazgjedhur ishte i detyrueshëm shugurimi (consacratio) nga Papa i Romës.  Ky bëhej gjatë një ceremonie solemne, gjatë  së cilës të  dërguarit  e Papës, në prani  të klerit e të popullit  të qytetit, i dorëzonin kryepeshkopit të ri tunikën (pallium). Emërimi  i  peshkopëve  bëhej  nga  kryepeshkopët  e  dioqezës  përkatëse. Në  çdo  rast, konfirmimi  i  Selisë  së  Shenjtë  ishte  edhe  këtu  i  domosdoshëm. Vetëm  njëra  ndër peshkopatat  shqiptare, ajo  e  Arbrit, fitoi  aty  nga  fundi  i  shek. XII  statusin  e  veçantë  të
Faqe - 291
 
sufraganes  së  drejtpërdrejtë  të  Selisë  së  Shenjtë. Peshkopi  i  saj  emërohej  e  shkarkohej drejtpërdrejt nga Papa.  Këtë status e fitoi në gjysmën e dytë të shek. XV edhe peshkopata e Drishtit, që kishte konflikte të ashpra me kryepeshkopatën e Tivarit. Sidoqoftë  emërimi i  klerit  të  lartë në Shqipëri  mbeti një  çështje ku  përplaseshin  interesa e kompetenca  të ndryshme, gjë  që  shkaktoi konflikte  të herëpashershme midi s  përfaqësuesve të hierarkisë kishtare në Shqipëri, si dhe midis këtyre e Papatit. Në  çështjen  e  emërimit  të  klerit  përzihej  shpesh  edhe  pushteti  laik, gjë  që  e ndërlikonte akoma  më  tepër  problemin. Zakonisht  pas  konfirmimit  formal  nga  ana  e  Papës  apo  e Patriarkut  të  Kostandinopojës,  këta  u  dërgonin  «  letra  rekomandimi  »  pushtetarëve  lokalë, me  të  cilat  i  lutnin  të  ndihmonin  prelatët  e  rinj  në  ushtrimin  e  funksioneve  të  tyre. Por sundimtarët lokalë shpesh pretendonin të kishin dorë të lirë edhe në çështjet kishtare, përsa u përket zotërimeve të veta. Në gjysmën e parë të shek. XIII, papa Grigori IX ankohej se në dioqezat  katolike  të  Shqipërisë  së  Veriut  nën juridiksionin  e  kryepeshkopatës  së  Tivarit, «  ofiqet  kishtare  shpërndaheshin  nga  pushtetarë  laikë  ». Po  atë  kohë  patriarku  i  kishës ortodokse, Manueli, protestonte  ndaj  despotëve  të  Epirit  për  emërimet  e  paligj shme  të peshkopëve të rinj në selitë e Durrësit, Ohrit, Kaninës, Gjirokastrës e të Janinës. Problemi u bë më i mprehtë pas shek. XIV, kur pushteti i princërve dhe i feudalëve shqiptarë u forcua së tepërmi. Në vitet 70 të atij shekulli, Gjergj Balsha shkarkoi peshkopët e një sërë qendrave në zotërimet e tij dhe emëroi aty njerëzit e vet, pa përfillur protestat e papës Grigori IX. Në të njëjtën  mënyrë  vepronin  me  klerikët  e  tyre  edhe  fisnikë  të  tjerë  shqiptarë, si  Dukagjinët, Topiajt e Shpatajt. Me gjithë përkushtimin fetar, që përgjithësisht karakterizonte klerin shqiptar, ai  nuk mbeti i paprekur  nga  dukuri  që  përbënin  një  largim  e  shkelje  nga  normat  e  kishës  e  nga  morali kristian. Në koncilin  e  Tivarit,  në  vitin  1199,  disa nga  këto  shkelje, si  shitblerja  e  ofiqeve kishtare  (sim onia),  m artesa  e  klerikëve  (konkubinati), përvetësimi  i  të  dhjetave, u stigmatizuan  fort nga  përfaqësuesit  e  papa  Inocentit  III. Megjithatë  « reformimi i  sjelljeve dhe  i  zakoneve  të  klerit  katolik shqiptar » mbeti  një  problem  i  pazgjidhur  për  Selinë  e Shenjtë. Situata nuk ndryshonte shumë përsa i përket klerit ortodoks. Edhe te ky ndodhnin shpesh shkelje flagrante të moralit kristian dhe të statusit të klerikut. Kështu, në vitin 1160 Sinodi i Shenjtë në Konstandinopojë u mblodh për të gjykuar rastin e një murgu shqiptar, me emrin Muzaka,  që  jetonte  i  martuar  dhe  që  qarkullonte  gjithnjë  i  armatosur. Në  vitin  1305  në kryeqytetin e Perandorisë  Bizantine  u  bë i  njohur për bëmat  e tij  një tjetër  klerik shqiptar, Gjon  Trimi, që fillimisht arriti të fitonte  miqësinë  e  perandorit  Andronik  II Paleologu, por më vonë organizoi kundër tij një kryengritje, ku u implikuan edhe bashkatdhetarë të tjerë të tij, me pozitë në admi nistratën qendrore bizanti ne.  I tillë qe epistrati  Muzaka dhe një fisnik tjetër me emrin Matrënga.  Historiani bizantin bashkëkohës,  Niqifor Gregora, e përshkruan murgun Gjon Trimi si një tribun popullor, që i hipur mbi një karro dhe me shpatë zhveshur thërriste popullin e Konstandinopojës në kryengritje.
Faqe - 292
 
Figura  e  klerikut-luftëtar  është  një  figurë  tipike  e  mjedisit  shqiptar,  që  ndeshet  gjatë  gjithë mesjetës. Barleci  rrëfen  se  mbrojtjen  e  kështjellës  së  Sfetigradit  më  1448  e  drejtonte  një murg nga abacia e Shën Lleshit në Mat.  Në fillim të shek. XIV peshkopi i Krujës, Andrea, qe në ballë të organizimi t të qëndresës së fisnikërisë shqiptare kundër pushtimit serb. Përveç ushtrimit të armëve, që gjithsesi gjykohej si amoral nga ana e kishës, klerikët shqiptarë përfshiheshin  edhe në  veprimtari  të  tjera  jofetare,  që  me kohë  u  bënë  atribut i  njerëzve  të fesë. Fjala është në radhë të parë për përfaqësi min diplomatik të pushtetit laik, një fushë kjo ku  çmoheshin  shumë  cilësi  të  tilla  si  erudicioni, inteligjenca, përm bajtja, gjakftohtësia, besueshmëria, që  ishin  karakteristike  për  njerëzit  e  fesë. Ndaj  ishte  e  kuptueshme  që,  në shek. XIV, të  gjithë  princërit  e  sundimtarët  shqiptarë  ua  besonin  misionet  delikate diplomatike brenda dhe jashtë vendit peshkopëve të dioqezave të tyre. Të tilla misione kryen për Bal shajt peshkopët e Shkodrës, Tivarit e të Drishtit, për Zahariajt peshkopi i Shasit, për Dukagjinët  peshkopi  i  Lezhës, për  Topiajt  peshkopi  i  Durrësit,  për  Komnenë  Bal shën  e Vlorës  peshkopi  i  Arbrit,  për  Shpatajt  peshkopi  i  Janinës  etj.. Vetë  Gjergj  Kastrioti- Skënderbeu  ua  ngarkonte  misionet  diplomatike  në  oborret  e  Evropës  klerikëve  të  besuar, sidomos mikut të afërt  të tij, kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit. Shërbimet e klerikëve shqiptarë i vlerësonin si të çmuara edhe mbretërit serbë, anzhuinë apo qeveritarët venecianë, që i mbanin ata vazhdimisht pranë vetes në cilësinë e këshilltarit ose të emisarit për çështjet shqiptare. Klerikët  shërbenin  gjithashtu  si  noterë, shkrues  ose  përkthyes  në  qytete  e  në  oborret  e princërve  shqiptarë. Aktivitete  të  tilla  si  ai  i  mësuesit  (preceptorit), i  mjekut,  i  mjeshtrit piktor  e skulptor plotësojnë rrethin  e veprimtarive shoqërore, jashtëfetare të klerit shqiptar. Vlen të përmendet roli i madh i klerit jo vetëm si krijues vlerash kulturore, por dhe si ruajtës i tyre.  Kishat e manastiret u bënë vendet ku u shkruan, u kopjuan dhe u ruajtën në shekuj jo vetëm  tekste  fetare  filozofike  e  letrare,  por  edhe  kronika  të  gjalla  të  historisë  së  popullit. Ruajtja dhe transmetimi i tyre kërkoi shpeshherë sakrificat e vetëmohimin e klerit të thjeshtë. Në  një  shënim  të  vitit  1356,  në  një  kodik  të  Beratit,  përshkruhet  vetëmohimi  i  priftit Theodul, i cili, gjatë rrethimit të qytetit nga serbët, transportoi në krahë në një vend të sigurt bibliotekën e manastiri t  të Shën  Gjergjit për ta  shpëtuar nga  djegia e  sigurt.   Të  njëjtën  gjë bëri, më 1399, igumeni i manastirit të Shën Kollit në Perondi, Danaili, i cili nxori bibliotekën e pasur të manastirit e ia dorëzoi për ta ruajtur fisnikut Teodor Muzaka. N djenja fetare te shqiptarët Gjithçka  flet  për  atë që  feja dhe ndjenjat  fetare qenë rrënjosur  dhe  qenë pjesë  e  pandarë e jetës  dhe  e  ekzistencës. Por  duke  folur  për  ndjenjën  fetare (besimin) të  shqiptarëve  në mesjetë, duhet  thënë  se  ajo  trashëgoi  edhe  një  dozë  të  madhe  të  besimeve  e  riteve tradicionale  pagane, gjë  që  i  jepte  asaj  edhe  tipare  specifike. Rite  të  tilla  shoqëronin  çdo aspekt të jetës: lindjen, vdekjen, punën,  martesën,  madje  ato  kishin  depërtuar edhe  në vetë kultin e shenjtorëve të krishterë. Kështu, kulti i Shën Gjergjit, i Shën Ilias, i Shën Martinit, i Shën  Nikollës, i  Shën  Vlashit  etj., ishin  të  mpleksur  me  plot  m otive  pagane. Të  tillë shenjtorë, më tepër se  simbole të krishtera,  nderoheshin e festoheshin si luftëtarë kundër së
Faqe - 293
 
keqes,  mbrojtës  të  njerëzve  e  të  bagëtive, begatues  të  tokës,  shërues  të  sëmundjeve,  pra, njëlloj siç ishin nderuar perënditë pagane të lashtësisë. Në jetën e përditshme vazhdonin të kryheshin praktika pagane, siç ishte ajo e flijimit, e therjes së një kafshe, sa herë që ndërtohej një shtëpi,  një urë apo një  kështjellë. Akti  i flijimit  shpeshherë  bëhej nga  dora  e  një prifti. Shqiptarët i besonin Zotit të të krishterëve, por njëherësh tregonin nderim e frikë edhe ndaj « zotave »  të  tjerë, demonëve, shpirtrave  të  këqinj, zanave,  vitores (gjarprit  mbrojtës  të shtëpisë  e  të  familjes), hajmalive  etj., etj.. Gjithë  kjo  trashëgimi  pagane  në  besimin  e shqiptarëve  shihej  me  sy  të  keq  dhe  luftohej  nga  kisha  zyrtare. Në  fakt  këto  i  jepnin krishterimit shqiptar tiparet  e një  krishterimi popullor, jodoktrinor, dhe si të tillë  e bënin të prekshëm nga lëvizjet kontestuese (herezitë), që trondi snin herë pas here kishën zyrtare.  Një ndër këto herezi, që njohu përhapje të gjerë në Shqipëri nga shek. X dhe që aty-këtu mbijetoi deri në shek. XIV, është ajo e bogomilizmit, e quajtur kështu prej priftit bullgar Bogomil, që njihet si frymëzuesi i saj.  Bogomilizmi, si çdo lëvizje dualiste, e quante botën të ndërtuar mbi bazën  e dy  parimeve:  të  së  mirës  dhe  të  së  keqes. E mira  përmblidhte  botën  shpirtërore, kurse  e  keqja  identifikohej  me  natyrën  e  pasurinë. Në  këtë  të  dytën  përkrahësit  e bogomilizmit  përfshinin  edhe  institucionet  e  shtetit  dhe  të  kishës,  simbole  të  pushtetit, dhunës e të pasurisë,  krijesa të Satanait.  Kështu, idetë  bogomile e kapërcenin kuadrin e një disidence  të  thjeshtë  fetare  dhe  merrnin  formën  e  lëvizjeve  të  vërteta  shoqërore. Kjo shpjegon masivitetin e jashtëzakonshëm që njohu bogomilizmi, si dhe ashpërsinë me të cilën perandorët bizantinë u përpoqën ta mbytnin këtë lëvizje. Në Shqipëri « herezia » bogomile pati një përhapje mjaft të gjerë dhe këtu ishte një nga vatrat kryesore  të  saj. Domethënës  është  fakti  se  i  pari  shqiptar,  që  na  përcillet  me  emër  tipik kombëtar nga burimet mesjetare,  është një farë  Leka, drejtues  rreth vitit 1070 i një lëvizjeje bogomile  në  rrethet  e  Sofjes,  ku  ai  kishte  shërbyer  deri  atëherë  si  funksionar  bizantin. Shqipëria ishte gjithashtu një nga vatrat, nga ku herezia bogomile u përhap drejt Italisë.  Në shek.  XIII  përkrahësit  e  bogomilit  (patarinët)  kishin  krijuar  në  Itali  një  kishë  të  tyre,  në opozitë me Romën, e cila në disa vende të Italisë së Veriut quhej « kisha shqiptare » (ecclesia Albanensis), duke treguar kështu vendin e origjinës nga ku kjo herezi kishte ardhur në Itali. Problemi i devocionit dhe i ndjenjave fetare te shqiptarët është po aq i ndërlikuar si dhe vetë problemi i fesë dhe i kishës. Është e vërtetë se burimet historike nuk mungojnë të shënojnë herë-herë mungesën e pasionit fetar, shfaqje të sinkretizmit apo raste të shkeljeve flagrante të normave e të  moralit të kishës jo vetëm nga laikët, por dhe nga vetë klerikët.  Ndërkaq më shumë ato dëshmojnë për të kundërtën, për përshpirtshmërinë e devocionin fetar të tyre. Në këtë kuadër është një tregues vetë numri i madh i kishave dhe i institucioneve të tjera fetare, të ndërtuara prej sundimtarëve vendas dhe shtetasve të tyre. Pothuaj të gjitha familjet fisnike shqiptare  u  dalluan në  ndërtime  të  këtij  lloji.   Kështu, me emrin e Skurrajve lidhet  kisha e Shën  Mërisë  së  Brrarit (1201) ose  ajo  e  Shën  Klementit  në  Ohër (1295). Kjo  e  fundit  u ristrukturua  vite  më  vonë  nga  fisniku  tjetër  shqiptar, Andrea  Gropa. Muzakajt  e  Beratit ndërtuan një sërë faltoresh, si p.sh., kishën e Shën Mërisë së Oparit dhe atë të Shën Thanasit në  Kostur (1385). Nj ë  ndërtim  i  Topiajve  është  manastiri  i  Shën  Gjon  Vladimirit  afër Elbasanit (1381). Kisha e Shën Mërisë në ishullin e vogël të Maligradit, që ruhet mjaft mirë edhe  sot, në  Liqenin  e  Prespës, u  ndërtua  në  vitin  1369  nga  një  sundimtar  i  vogël  lokal,
Faqe - 294
 
Qesar Novaku. Si  themelues kishash  përmenden  gjithashtu  fisnikë nga  familjet  Dukagjini, Balsha, Zaharia etj.. Të gjithë këta, bashkë me dhuratat, u njihnin kishave të tyre të drejta e privilegje të ndryshme. Portretet e ktitorëve (themeluesve) të kishave të tilla paraqiteshin në afresket  që  zbukuronin  muret  e  tyre. Dokumente  testamentare  të  klerikëve  e  të  laikëve, qofshin këta fisnikë apo njerëz të thjeshtë, tregojnë se në shumë raste këta ua linin trashëgim pasuritë e tundshme apo të patundshme, pjesërisht ose tërësisht, institucioneve fetare. Braktisja e jetës mondane është një tjetër tregues i ndjenjave fetare të shqiptarëve në mesjetë. Pasioni  fetar  i  shtyu  shumë  njerëz  të  thjeshtë  të  zgjedhin jetën  e  heremitit  apo të  murgut, kushtuar  tërësisht lutjeve dhe përsosjes  morale nëpërmjet asketizmit. Në  shek. XIV murgu Nifon  nga  Lukova  u  mbyll  në  një  manastir  në  malin  Athos, ku  u  shqua  aq  shumë  për përshpirtshmërinë e  tij, saqë  u  kanonizua  e u  shpall  shenjt  nga  kisha  ortodokse  bizantine. Ashtu  si  Nifoni, në  manastiret e Athosit  apo  të Thesalisë  kishte  edhe shumë  murgj  të tjerë shqiptarë. Jetës monastike iu përkushtuan  edhe pinjollë të  familjeve fisnike, siç ishte  rasti i Reposhit, vëllait  të  Skënderbeut,  që u mbyll  në  një  manastir të malit  Athos. Një  shprehje kolektive  e  devocionit  fetar  qenë  edhe  pelegrinazhet  në  vendet  e  shenjta.    I  tillë  qe  për shqiptarët e Dioklesë (Gentës) manastiri i Shën Mërisë i Rotecit, afër Tivarit, apo ai i Shirgjit, në derdhjen  e Bunës. Manastiri i Shën Mërisë së Krajës në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ku ruheshin reliket e princit Gjon Vladimir të Dioklesë (vdekur më 1018), ishte një vend pelegrinazhi  për  popullsinë  e  rretheve çdo  22  maj, kur  kremtohej festa  e  Shën  Gjon Vladimirit. Shqiptarët  ortodoksë  ndërmerrnin  pelegrinazhe  në  manastiret  e  Shën  Gjon  Vladimirit (Elbasan),  në  atë  të Shën  Naumi t  (Ohër), Shën  Kollit (Mesopotam), Shën  Teodorës (Artë) etj.. Klerikë  e  laikë  shqiptarë  katolikë  e  ortodoksë  ndërmerrnin  udhëtime  të  gjata  e  të rrezikshme  për  të  vizituar  vende  të  shenjta  jashtë  Shqipërisë, si  në  Monte Gargano, Kampostellë, Assizi, Bari  e  në  Romë  (Itali), ose në  malin  Athos, Konstandinopojë  apo  në Palestinë, me shpresë se kjo do t’i ndihmonte të shlyenin mëkatet e tyre. Shtrati  popullor  e  tradicional  dhe  karakteri  jodogmatik  i  krishterimit  shqiptar, bëri  që  te shqiptarët  të  mos  kultivohej  kurrfarë  fanatizmi  e  intolerance  fetare. Ai  ofronte  një  pikë referimi të  përbashkët për të  gjitha besimet, besimin katolik, atë  ortodoks  e  më  vonë  edhe me besi min mysliman.  Prandaj Marin Barleci, që vetë ishte prift, ka shkruar për shqiptarët se janë « më shumë luftëtarë sesa fetarë ».  Kjo është arsyeja që në festa e në ceremoni fetare, siç qenë  ato  për  Shën  Gjon  Vladimirin  apo  Shën  Gjergjin, merrnin  pjesë  sa  të  krishterët (katolikë e ortodoksë), aq edhe myslimanët.
Faqe - 295

2.  KULTURA MESJETARE NË SHQIPËRI

M ënyra e jetesës Të  dhënat  për  mënyrën  e  jetesës  në  shek.  XII-XV  janë  mjaft  të  kufizuara. Ato  vijnë   kryesisht  nga  gërmimet  e pakta arkeologjike  të  kësaj  periudhe, nga  ato  pak  monumente  të ruajtura, si dhe nga dokumentacioni i shkruar i kancelarive mesjetare. Vjetërsia  e  vendbanimeve  dhe  vendndodhja  e  tyre  dëshmohet  me  një  varg  qendrash  të banuara, të njohura që në antikitet, të cilat e  vazhdojnë jetën e tyre  edhe në mesjetë. Edhe regjistrimet  osmane  të  shek. XV-XVI  flasin  për  një  numër  të  madh  fshatrash,  vendin  ku ndodheshin  dhe  madhësinë  e  përafërt  të  secilit. Shumica  e  vendbanimeve  gjendeshin  në zonat kodrinore, në shpatet e maleve a rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve.  Ka zona në Shqipëri ku mjaft fshatra janë shtrirë me kohë në dy ose tri nivele banimi, gjithnjë brenda kufijve të fshatit të tyre ose  të malit a të vrrinit që u përkiste, p.sh. Bresti i Epërm e Bresti i Poshtëm (Dibër), Domja e malit e Domja e Poshtme (Shëngjergj-Tiranë), Gojani i Epërm e Gojani i Poshtëm (Mirditë), Lufaj i Epërm e Lufaj i Poshtëm (Mat), Preçi i Poshtëm e Preçi i Sipërm (Elbasan)  etj.. Në  mesjetë  këto  fshatra  kishin  vetëm  një  nivel  banimi,  që  ishte zakonisht atje ku ka pasur një kishë ose atje ku janë ose kanë qenë varret, ose atje ku ka një toponim « katund plak » a « katund i vjetër » etj..  Me moshë nga mesjeta e hershme, në mos edhe  më  përpara, duhen  konsideruar  fshatrat që  mbajnë  emrin  e  një  shenjti, si  Shëngjergj, Shëmri, Shënjak, Shënkoll  etj., ose  thjesht  një  emër  të  krishterë,  si  Damian,  Dedaj, Gjonomadh, Kolgecaj, Lekas, Lukan, Lleshan, Marinë, Marjan, Markaj, Martanesh, Matogjin, Mërtin, Mërtur, Nënmavriq, Nikas, Petran, Petrelë, Simon, Sotirë etj.. Përveç  vendbanimeve  të  hapura, në  mesjetë  ka  pasur  edhe vendbanime  të  fortifikuara  ose kështjella. Sipas arkeologëve të kësaj periudhe, në Shqipëri njihen rreth 70 kështjella që nga mesjeta e hershme deri në pushtimin osman. Ato gjenden kryesisht nëpër luginat e lumenjve kryesorë, si  Drini, Shkumbini, Osumi, Devolli, Vjosa etj., dhe  lehtësonin lidhjet  e  viseve  të brendshme me vijat e mëdha të komunikacionit, pra edhe lidhjet ekonomike e shoqërore të kohës.  Di sa  prej tyre kanë qenë kështjella të trashëguara nga antikiteti, të ngritura kryesisht në  vende kodrinore, në  bregdet  ose  afër  tij,  me sipërfaqe  disi  të  mëdha,  brenda  mureve  të tyre të trasha. Të tjerat ishin kështjella të lindura rishtas në afërsi të burimeve të ujit ose buzë lumenjve në pika zotëruese prej ku mund të kontrollohej i gjithë territori. Mesjeta  ishte  një  periudhë  shumë  e  turbullt  në  Ballkan  e  në  Evropë, me  luftëra  dhe  me grindje të shumta midis zotërve feudalë, që kërkonin të zgjeronin zotërimet e tyre, me dyndje popujsh të ardhur nga larg, me lëvizjet e kryqtarëve, që përshkuan territorin e vendit, të nisur nga di sa drejtime, për të shkuar në vendet e shenjta ose në Konstandinopojë.  Pra jeta ishte e pasigurt dhe njerëzit parapëlqenin të  banonin  brenda mureve të kështjellave,  megjithëse  në kushte jo fort të përshtatshme.  Në trojet brenda kështjellave ka pasur edhe shumë ndërtesa banimi, me mure të ndërtuara me gurë mesatarë, të mbuluara me tjegulla ose me lëndë druri. Rrënojat e Shurdhahut (shek. XII-XIV) tregojnë se ato ishin shtëpi me dy ose me më shumë të  ndara. Për  shkak  të  sipërfaqes  së  kufizuar  që  ndodhej  brenda  mureve  rrethues  të kështjellave, njerëzit banonin të ngjeshur në një hapësirë të vogël. Shtëpitë ishin të vogla, të ulëta, të  errëta  e  me lagështi,  ku duhej  shfrytëzuar mirë çdo pëllëmbë  e sipërfaqes. Rrugët ishin të ngushta e dredhuese, që dukeshin edhe më të ngushta, kur katet e sipërm e dilnin mbi rrugë pak përtej mureve, për të shtuar sipërfaqen e banimit, duke penguar ajrosjen e mirë të rrugëve. E  kështu  jeta  rridhte  brenda  një  horizonti  të  ngushtë  për  sa  kohë  banorët
Faqe - 296
 
detyroheshin  të  qëndronin  në  kështjellë,  ngaqë  nuk  ishin  të  sigurt  jashtë  saj. Dendësia  e popullsisë, lagështia por edhe vështirësia për të mbajtur pastërti, krijonin kushte të dëmshme për shëndetin; epidemitë e shpeshta e rëndonin edhe më tej gjendjen.  Përmirësimi erdhi me ndërtimin e lagjeve të banuara jashtë mureve të kështjellave. Shtëpitë e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, nga cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre.  Kështjellat monumentale dhe kishat e hijshme që u ngritën me shpenzimet e fisnikëve shqiptarë dhe që kanë arritur deri në ditët  tona,  dëshmojnë  për  mundësitë  materiale  të  fisnikëve  shqiptarë  gjatë  shekujve  të mesjetës për të pasur kushte jetese sa më optimale. Guri  i  latuar  dhe  druri  i  gdhendur  kanë  qenë  materialet  kryesore  që  hijeshonin  pamjen  e jashtme e të brendshme të banesave të familjeve fisnike, krahas përdorimit të tullës së pjekur si dhe të tjegullës si mbulojë për çatitë.  Banesa, oborri, magazinat dhe stallat e kafshëve (që ngriheshin larg banesës), madje edhe kopshti bashkë me gropën e gëlqeres, zakonisht i shin të qarkuara  me një  mur të përbashkët  e të lartë guri.  Kur  burimet  e ujit të pijshëm ishin  larg vendbanimeve, në oborrin e banesës hapej një  pus. Paretet e tij visheshin me gurë cilësorë dhe  puset lartësoheshin  nga  niveli i tokës me një  grykë guri, që  mbulohej  me kapakë  druri. Në mjediset e banesës ose në oborrin e saj ishte edhe furra familjare për pjekjen e bukës, të mishrave etj..  Në oborrin e banesës kultivoheshin trandafila dhe lule të tjera. Muret  e  brendshm e  të  banesës  ishin  të  suvatuara. Krahas  lyerjes  së  shpeshtë  të  tyre  me gëlqere, që  përdorej  gjerësisht  edhe  si  material  kryesor  dizinfektimi, muret  e  dhomave  të veçanta ishin të zbukuruara me  afreske dhe ishin të pajisura  me vatra  të mëdha me oxhakë shumë të gjerë, të ngjashëm me  ato që  shihen në kuzhinat  e manastireve  të vjetra të vendit tonë. Natën  ato  ndriçoheshin me qirinj dylli, të  vendosur  në shandanë  argjendi, me  dy, tri ose me më shumë llambadha.  Shandanët ishin të zbukuruar me gdhendje artistike. Banesat  fshatare  ndërtoheshin  me  gurë  të  lidhur  ose  jo  me  llaç dhe nuk kishin  dritare por vetëm frëngji.  Në shtëpitë përdhese dyshemeja përbëhej nga trualli i ngjeshur mirë; ato nuk kishin ende  tavanë dhe mbuloheshin ose me tjegulla, ose me  rrasa guri ose me  fluga  pishe, atje ku kishte lëndë të mjaftueshme drusore. Shumica e fshatrave ishin të ndërtuara në terren të thyer, kështu që pjesa përdhese përdorej për kafshë dhe në katin e sipërm banonte familja. Muret ishin të pasuvatuara,  dritaret të ngushta si  frëngji nga jashtë, por të  gjera nga brenda. Në mure nuk kishte dollapë me flegra, por kishte kamare si në antikitet (p.sh. në Kamenicë). Vatra e zjarrit nuk ishte krejt në mes, por disi më pranë njërit mur. Banesa e vjetër e Tiranës, në format e saj më fshatarake, duket se ruante mjaft tipare nga banesa mesjetare. Në banesat e zakonshme tymtarët ishin të rrallë, por ata nuk mungonin në banesat e zotërve feudalë, madje atje edhe vatrat ishin të mëdha e me oxhakë shum ë të gjerë. Në  të  dyja  anët  e vatrës  kishte, përveç shkambeve  të  thjeshtë, karrige  ose frona druri, me forma  mjaft  të  zhvilluara, me  mbështetëse  për  shpinën  e  për  parakrahët. Format  e  tyre shihen në disa skena afreskesh dhe si një fazë e thjeshtuar e tyre mund të konsiderohen disa
Faqe - 297
 
nga  format  më  origjinale  të  karrigeve  prej  druri  të  përdorura  në  rrethet Pukë, Mirditë  etj.. deri në shek. XIX. Në përdorim të fisnikëve të kohës përmenden edhe frona ose poltrona të dërguar nga Venediku.  Dhe kështu Noli, jo rastësisht thotë për Vojsavë Kastriotin: « rrinte pranë zjarrit  mbi një poltron venecian… » (në prozën e shkurtër « Kthimi i Skënderbeut në Krujë »). Edhe bujari Gjon Muzaka, në kujtimet e tij, përmend « një poltronë despotale », të zbukuruar me një stem gurësh të çmuar të Andre Muzakës, rreth vitit 1372. Shembuj të tjerë luksozë të këtyre poltronave janë fronat e dhespotëve në disa nga kishat ortodokse të vendit, në të cilat shumë pajisje janë ruajtur me konservatorizëm të madh. Orendi  të  përhershme  ishin  arkat  ose  sëndyqet  e  vogla  prej  druri  për  sendet  e  imta  e  të mëdha  dhe  për  rrobat  e  trupit. Ato  punoheshin  prej  zdrukthtarëve  dhe  marangozëve vendës, por, për bujarinë e lartë, silleshin edhe  nga  jashtë, sidomos nga Venediku. Arkat  e punuara më  mirë  ishin arkat e pajës. Në zonat me pyje  shumë, kishte fshatarë  vendës që i punonin  vetë  orenditë  shtëpiake prej druri, duke  përdorur teknika tradicionale, pa përdorur gozhda  metalike. Ndër  këto  orendi  mund  të  përmenden  fronat  e  gjatë  e  të  thjeshtë  pa mbështetëse, tryezat masive me dhoga të trasha, govata e magje, shtretër etj.. Për  t’u çlodhur,  malësori  mund  të  ulej  thjesht  mbi  një postiqe  pranë  zjarrit, kurse  banori  i fushës, për një pushim të shkurtër ulej gjysmë i shtrirë mbi një rrogoz, shtruar në një qoshe të freskët brenda shtëpisë ose në hije në oborr. Sidoqoftë, përsa u përket pajisjeve të fjetjes, në  dokumente,  sidomos  në  testamente, përmenden shtretërit prej druri, e  në disa raste  ata shihen  edhe  në  skena  ikonash. Krerët  e  shtretërve  mund  të  ishin  të  zbukuruar  edhe  me gdhendje  të  thjeshta. Pajisjet  e  tjera  të  fjetjes  ishin  dyshekët  ose  më  mirë  shtresat  dhe jastëkët a përkresat, që bëheshin me pëlhurë liri ose leshi, në formën e një këllëfi që mbushej me  lesh  ose  kashtë. Për  fisnikërinë  e  lartë  dyshekët,  sidomos  jastëkët,  duket  se  ishin  të mbushur me pupla (siç dëshmon Gjon Muzaka). Ushqimi e  rregullat e të ngrënit njihen  më mirë, sepse shumë  artikuj ushqimorë shfaqen në mallrat tregtare të kohës. Për pjesën më të madhe të vendit, artikulli kryesor ishte buka prej gruri, sidomos  në  zonat ku toka  punohej  mirë, siç  ishte  rrethi  i  Tiranës, por edhe  pllajat  e kultivuara  me  grurë, thekër, mel  etj.. Drithi, si  artikull  i  rëndësishëm  eksporti, duket  se  i plotësonte mirë kërkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona në luginat e thella ku nuk  mjaftonte  gruri dhe kështu  hahej edhe  meli, megjithëse  prej  tij dilte një  bukë  shumë e qullët. Në  di sa dokumente, krahas  artikujve  të  tjerë  për  eksport,  përmendet  edhe  buka. Këtu është fjala për bukë të thekur (peksimadhe), artikull shumë i nevojshëm për detarët sa kohë  ishin  në  lundrim, sepse  i  qëndronte  më  mirë  lagështirës, dhe  ky  ishte  një  zakon  i përhapur gjithandej në brigjet e Mesdheut. Drithi bluhej  në  mullinj,  që  punonin tashmë  me  forcën  e  ujit,  megjithatë mokrat prej guri vazhduan të bëjnë pjesë në orenditë shtëpiake, duke bluar në to edhe grurin për trahan etj.. Të tjera orendi për të grimcuar ose shtypur sende ushqimore ishin shtypësat e ndryshëm prej druri ose prej guri. Gruri i bluar trashë e i zier është padyshim  një nga gatimet e hershme, që i paraprin  bukës. Me kohë ai mbeti në  përdorim jo si ushqim  i përditshëm, por  si  ushqim ritual për të kremtet e motmotit e sidomos për rastet e përkujtimit të të vdekurve.
Faqe - 298
 
Krahas bukës e  gatimeve të tjera me bazë mielli (si qulli, mëmëliga, përsheshi, pitet, petullat etj.) në shekujt e mesjetës vinte përdorimi i bulmeti t dhe i yndyrnave.  Në dokumentacionin e kohës, krahas djathit përmendet në eksportet edhe qumështi.  Në gjelltarinë e kohës është i pranishëm  shpesh  vaji  i  ullirit  e  kokrrat  e  tij,  artikuj  ushqimorë  tipikë  mesjetarë  por  që njiheshin  që  në  antikitet. Mullinj  vaji  kishte  tashmë  jo  vetëm  pranë  banesave  të  zotërve feudalë, por edhe pranë manastireve që kishin ullishte. Mishi konsumohej  më shumë në dimër se në  verë. Në qytet ai konsumohej veçanërisht në tryezat e fisnikëve e të kështjellarëve të kohës.  Baza ishte mishi i pjekur, për të ftuarit më të nderuar  edhe  mish  shpendësh  e  zogjsh  gjahu.    Përdorej  shumë  edhe  vera. Në  kushtet  e kohës mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumë, prandaj para gatimit duhej lënë në ujë që t’i dilte kripa.  Edhe peshku konsumohej mjaft sidomos në qytetet e bregdetit, i freskët ose i tharë. Në dokumente të kohës përmenden ngjalat, krapi e putargat e Shkodrës por  dëshmon  edhe  ekzistenca  e  dajlaneve, përveç  mënyrave  të  tjera  të  peshkimit. Pak  a shumë  këto  ishin  ushqimet  që  konsumoheshi n  edhe  në  tavernat  e  qyteteve  kryesore,  si Durrësi, Vlora, Shkodra. Llojet më të përdorura  të perimeve ishin  qepët, preshët, hudhrat, specat  djegës, të  freskëta  dhe  të  regjura (turshi). Gjithashtu  gjerësisht përdoreshin fruta  të freskëta, të thata dhe shurupe, si kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, fiqtë etj.. Në gjellët e ndryshme të  kësaj kohe  përdorej  shumë edhe  uthulla,  për  të  shtuar  shijen,  gjë që  vazhdon edhe në shekujt e mëvonshëm. Mjalti ishte gjithashtu një artikull i përdorur gjerësisht. Nëse në tryezat e fisnikëve të kohës mbizotëronin enët prej argjendi masiv, në forma disqesh e pjatancash të mëdha, si edhe potirët me fron dhe kupat po ashtu prej argjendi, në tryezat e shtresave të mesme qytetare përdoreshin  gjerësisht  tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, të  glazuruara  me  kujdes e hijeshi  si brenda, ashtu  edhe jashtë, format e të  cilave shihen  në gjetjet arkeologjike të mesjetës së hershme. Në  mënyrën  e  jetesës  zinin  vend  edhe  ngrohja  e  ndriçimi. Lënda  djegëse  në  këta  shekuj duket  se  ishin  shkarpat  e  drutë. Është  përdorur  edhe  qymyri  i  drurit, i  cili  njihej  që  në lashtësi, por në një masë shumë m ë të kufizuar. Lënda djegëse sigurohej që gjatë verës dhe vendosej  në  stiva  pranë  banesës. Drutë  digjeshin  në  vatër  dhe  për  të  lehtësuar  djegien mbështeteshin te një almise e thjeshtë prej hekuri, që quhej « kali i druve ». Rreth këtij zjarri i kalonte familja fshatare orët e gjata të mbrëmjeve gjatë dimrit. Në  banesat  qytetare,  sidomos  në  kështjellat  e  zotërve  feudalë, kishte  vatra  e  oxhakë  të mëdhenj (ndoshta të ngjashëm  me ato që  shihen në kuzhinat e  manastireve më të vjetra  të vendit). Në  banesat e  vogla fshatare mjetet e ndriçimit ishin, copat  e  pishës, të  vendosura mbi një pishtar të thjeshtë hekuri, pranë vatrës. Sipas një tradite që vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri përdornin për ndriçim kandilat me vaj. Ndriçimi me këto kandila me vaj është ruajtur deri në shek. XX në kishat ortodokse të
Faqe - 299
 
vendit.  Kandilat me vaj, në format e tyre kryesore, bëheshin krejtësisht prej argjendi dhe të mbuluara me gdhendje artistike, që u jepnin një shkëlqim  të veçantë mjediseve që ndriçonin. Këta kandilë të kushtueshëm janë pjesë e artit dhe e kulturës bizantine të këtyre shekujve dhe janë përdorur gjithandej në viset e Bizantit. Përdorim të gjerë kishin edhe qirinjtë prej dylli, me trashësi të ndryshme, që vendoseshin në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shum ë lambadha, që vendoseshin  mbi tryezat a në vende të tjera të ngritura, për të ndriçuar më mirë. Të  dhënat  për  veshjet  në  shek. XII-XV  janë  të  pakta  e  mjaft  fragmentare. Për  shkak  të ngjarjeve historike  të njohura,  vendin e përshkuan  turma të  mëdha njerëzish nga  dyndjet e barbarëve, nga kryqtarët, nga ushtri të vendeve fqinje etj.. Në anën tjetër, këta janë shekujt e një zhvillimi mjaft të  shpejtë të zejtarive. Veshj et nuk i prodhonte vetëm zejtaria shtëpiake, por edhe zejtarët e vendosur në qytetet e kohës. Ndikoi në prodhi min e veshjeve me cilësi të lartë edhe importimi i  vazhdueshëm  i cohërave  të ndryshme. Përmirësimi  i disa  proceseve teknike, siç ishin  avlemendi horizontal, që dha mundësinë e punimit  të  pëlhurave me  katër lisa, ose përhapja e dërstilave që punonin me forcën e ujit ishin arritje që solli përmirësime të dukshme. Pjesë të veçanta të veshjeve popullore të mëparshme, si linjat e gjata e me mëngë të gjera, tirqit, hlamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnë të mbahen rregullisht. Në një dokument të vitit 1335, përmenden pjesët e veshjes së një detari, ndër të cilat  edhe  këmisha, fustani  e  fustanella (camisia, fustanum  etc.). Gjatë  shek. XIII  e  pastaj edhe  në  shekullin  pasues, importohej  rregullisht  një  lloj  pëlhure  e  pambuktë, mjaft  e qëndrueshme, e quajtur fustan, me të cilën filluan të bëhen edhe ato funde këmishe të gjera për burrat që u quajtën fustanella.  Por familjet princore dhe aristokracia e lartë vazhduan të ndjekin  në  veshje  modën  bizantine, duke  përdorur  sako  brokartesh  të  kushtueshme  apo kadife e stofra, të zbukuruara rëndë me qëndisje me fije ari e me gurë të çmuar. Edhe stolitë e  tyre, si  kurora  e  diadema, vathë e tëmthore, gjerdanë  me  medalione  të  mëdha, breza  etj. ishin  prej  ari, me  perla  e  me  gurë  të  çmuar. Në  shek. XIV-XV  përmenden  më  shpesh hlamidat  e dyfishuara,  domethënë  me  dy  faqe  dhe  mantelet  e  veshur përbrenda  me gëzof. Është  interesant  fakti  se  në  fillim  të  shek. XV  të  tilla  hlamida,  në  dokumentet  veneciane, cilësohen me fjalët ad modum Albanesibus ose secundum eorum ritum. Së fundi, mund të kujtojmë se nga shek. XV deri në shek. XVIII, në shtresa të ndryshme të shoqërisë është mbajtur një lloj  kapele mjaft e lartë dhe me strehë rreth e qark, që cilësohet në Francë si kapelë shqiptare (« chapeau albanois » ose thjesht « albanois », nga F. Rabelais). Krahas rrobaqepësve e gëzoftarëve, si zeje më vete, përmenden në qytetet e Shqipërisë edhe këpucarët, çizmarët e papuçinjtë. Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikëve vazhdoi të zhvillohet jo vetëm nën ndikimin  e qytetërimit bizantin, por edhe nën ndikimin perëndimor, që hynte te ne kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve  me  qytetet  më  të  zhvilluara  italiane  të  kohës. Këtu  nuk  duhet  harruar  se shumë  nga  familjet  bujare  të  kohës, si  Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Gropajt, Muzakët, Zahariajt, Arianitët,  Kastriotët, Jonimajt  etj. ishin  të  përzier  midis  tyre  me  lidhje  të
Faqe - 300
 
shumëfishta gjaku e  krushqie. Madje disa prej tyre kishin të tilla lidhje edhe me dinastitë e mëdha  të  kohës  si  paleologët, asienët, anzhuinët, si  edhe  me  aristokracinë  kroate,  serbe  e boshnjake, pra e mbanin veten të barabartë me ta, madje edhe me fisnikët e Italisë së Jugut. Këto  familje  fisnikësh  kishin  secila  oborrin  e  vet,  ku  vinin  rrotull  një  varg  zotërinjsh  e fisnikësh,  kancelarësh,  qefalinjsh  e  vojvodësh  të  rangjeve  të  ndryshme,  si  edhe  një  mori kalorësish, kasnecësh e shërbëtorësh, si edhe të ftuar të shumtë. Kjo  fisnikëri nga kontaktet me fisnikët e Perëndimit, synonte  të jetonte e të  zbavitej  si  ata. « Për një kohë shumë  të gjatë, -  thotë Shuflai, - fisnikët dhe  zotërinjtë e hinterlandit, kishin zakon të  shkonin në Durrës shumë herë në vit, për punët e veta dhe për dëfrim (« pro suis factis, vel  pro  placere ») ». Në  një  marrëveshje  midis anzhuinëve  dhe  despotit  shqiptar Andre Muzaka, në vitin 1336, u jepej liri anëtarëve të kësaj familjeje që të vinin në Durrës sa herë  dëshironin  dhe  ata  mbetën,  deri  në  shpërnguljen  e  tyre  në  Itali  më  1476,  në  raporte miqësore  me  familjet  fisnike  të  Durrësit.    Këto  lidhje  miqësie,  që  favorizonin  shtrirjen  e modës veneciane në gjithë mënyrën e jetesës, duket se vazhduan edhe në shek. XVI. Nën ndikimin perëndimor, sidomos të anzhuinëve, fisnikët e vendit tonë fillojnë të përdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole të veçanta.  Stema e gdhendur në gur vendosej, zakonisht, në hyrjen kryesore të kështjellës.  U bë zakon gjithashtu që familjet fisnike të hartonin edhe gjenealogjitë e tyre, më fort për të konsakruar prejardhjen e tyre, por edhe  për  t’u  treguar  pinjollëve  pasardhës  ku  shtriheshin  pronat  e  zotërimet  e  tyre. Një shembull  i  mirë  për  këtë  është  Gjon  Muzaka,  i  cili  në  vitin  1510  hartoi  gjenealogjinë  e familjes së vet, duke na dhënë kështu një dokument shumë të vlefshëm për kohën. Koha e kalim it nga ilirishtja në shqipen e lashtë (arbërishten) Përfshirja e trevave të banuara nga  stërgjyshërit e shqiptarëve në Perandorinë Bizantine  më 395 solli si pasojë, ndër të tjera, edhe dobësimin e shkallëshkallshëm të ndikimit perëndimor (romak). Për  më  tepër, duke  qenë  në  periferi  të  Perandorisë  Bizantine, edhe  pushteti qendror i Bizantit mbi këto treva erdhi duke u dobësuar dalëngadalë. Këto rrethana bënë të mundur  që  popullsitë  vendëse  të  këtyre  trevave  t’i  shtonin  e  t’i  forconin  kontaktet  dhe marrëdhëniet  e  drejtpërdrejta  midis  tyre. Si  rrjedhim, jo  vetëm  që  u  ndërpre  procesi  i romanizimit të mëtejshëm të atyre popullsive, por u zhvillua edhe një rrymë konvergjence, e cila çoi në riafrimin dhe konsolidimin e të folmeve të tyre.  Kështu, u zhvillua më tej, ndër të tjera, edhe prirja për ndryshime me karakter të përgjithshëm dhe dialektor, që kishte ni sur të shfaqej qysh në  periudhën e  fundit të  lashtësisë  në të  folmet  e stërgjyshërve të shqiptarëve. Është  fjala  për  ndryshime  të  tilla,  që  hapën  rrugën  për  kalimin  e  shkallëshkallshëm  nga parashqipja  a ilirishtja  jugore  në një  gjuhë cilësisht  të re, që  po e quajmë shqipja e lashtë  a arbërishtja.  Ky kalim, pas gjithë gjasash, është  kryer gjatë shek. IV-VI të e.  sonë, kur ishin përfunduar di sa dukuri me karakter të përgjithshëm apo dialektor, që  janë karakteristike  për gjuhën  shqipe  dhe  dialektet  e  saj. Ndër  këto  dukuri  me  karakter  mbarëshqiptar  mund  të përmenden  shfaqja  e  zanores  /y/  dhe  e  zanores /ë/  të  patheksuar, krijimi i  kundërvënies lakim i pashquar ~ lakim i shquar me shfaqjen e nyjës së prapme shquese etj.. Po gjatë asaj
Faqe - 301
 
periudhe në dialektin jugor është shfaqur zanorja /ë-/ e theksuar para një bashkëtingëlloreje hundore (khs.  nanë ~ nënë, banj ~ bënj etj.), si edhe rotacizmi, d.m.th. ndërrimi /-n-/ > /- r-/ në pozicion ndërzanor (khs. venë ~ verë, danë ~ darë etj.).  Që të dyja këto dukuri janë shfaqur  qysh  para  dyndjeve  sllave, d.m.th. para  shek.  VII  e  kjo  dëshmon  se  në  kohën  e ardhjes së sllavëve  në këto anë ata gjetën aty një popullsi, që fliste një  gjuhë të  ndarë në dy dialekte kryesore. Por pyetjes se që kur flitej kjo gjuhë në këto treva,i janë dhënë përgjigje të ndryshme. Disa dijetarë  kanë  shprehur  mendimin  se  stërgjyshërit  e  shqiptarëve  janë  vendosur  në  brigjet lindore  të Adriatikut dhe të Jonit, duke u shpërngulur, pa  u vënë re, nga vise më lindore  të Ballkanit pak para apo pas ardhjes së sllavëve në Ballkan. Por shumica e studiuesve nuk janë pajtuar  me  këtë  mendim  dhe  kanë  parashtruar  një  varg  argumentesh,  që  në  vija  të përgjithshme  u  vunë  në  dukje  te  Gjuha  e  ilirëve. Mjafton  të  përmendet  këtu  fakti  që  në gjuhën  shqi pe  kanë  mbijetuar  edhe  huazime  nga  greqishtja  e  vjetër,  si  mokën/mokër, lakën/lakër  etj.;  këto  huazime  e  kanë  burimin  në  dialektin  dorik,  që  flitej  në  Greqinë Veriperëndimore si edhe në kolonitë greke të Adriatikut.  Në gjuhën shqipe ka edhe huazime shumë të hershme nga latinishtja, gjë që dëshmon për pushtimin shumë të hershëm romak të trevave të banuara nga stërgjyshëri t e shqiptarëve. Prania e huazimeve nga greqishtja e vjetër dhe  nga latinishtja  e  hershme dëshm on qartë  se  stërgjyshërit e shqiptarëve qysh  në lashtësi kanë  qenë  fqinjët e grekëve të  vjetër  dhe  nga  të nënshtruarit më të hershëm të Perandorisë Romake në Ballkan. Rrethanat e reja që u krijuan pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, sollën si pasojë edhe  ndryshime  të  rëndësishme  në  emërtimin  e  popullsive  të  Ilirisë  Jugore  si  midis  tyre, ashtu  edhe  nga  të  huajt. Kështu, nisi  të  përgjithësohej  dalëngadalë  midis  popullsive autoktone  emri  Arbën/Arbër  dhe  fjalët  e  prejardhura  (i)  arbën-esh/arbër-esh  dhe  arbën- isht/arbër-isht, për  të  emërtuar  përkatësisht  vendbanimin, banorin  dhe  gjuhën  e  tyre  të përbashkët. Mbi  këtë  bazë  edhe  të  huajt  nisën  të  përdornin  emërtimet  Arbania/Albania, arban-ensis/albanen-sis (latinët), Arvan-on, arvan-it-is  (grekët), Raban <  Arban  dhe  Arë- banas (sllavët), kurse turqit më vonë, nën ndikimin e greqishtes, përdorën trajtat arnaut dhe Arnautlluk. Të gjitha këto emërtime e kanë burimin tek emri i popullsisë ilire të Alban-ëve, a më saktë të Arban-ëve, që në dokumentet e shkruara dëshmohet për herë të parë në shek. II të erës së re, kur Ptolemeu  i Aleksandrisë  në veprën e  tij  Geografia, libri  III, 12, shkruan:  « Në tokën e albanëve (Albanoi), Albanopolis ». Popullsia ilire e albanëve a arbanëve banonte në një trevë në  lindje  të  Durrësit. Por  pas  Ptolemeut  emri  Arban  a  Alban  në  burime  të  shkruara  del vetëm në shek. XI, kur përmendet nga Mihal Ataliati (1040) dhe  Ana Komnena (1081),  për të  emërtuar  treva  të  Shqipërisë  së  Mesme  (shih  Acta  et  Diplomata  Res  Albaniae  mediae aetati s illustrantia, I). Madje, në këtë vepër, (I, faqe III) pohohet: « Në burimet bizantine të shek.  XI  Alvanon/Arvanon  shenjon  krahinat  malore,  që  gjenden  ndërmjet  Shkodrës, Durrësit, O hrit dhe Prizrenit… ».  Kuptohet vetiu që një shtrirje e tillë e këtij emri gjeografik duhet të jetë më e hershme se shek. XI.
Faqe - 302
 
Pra, emri Arban a Alban,  i shqiptuar nga  banorët  vendës  Arbën(ë)  me theksin  mbi  rrokjen nistore, në përputhje me rregullsitë e theksimi t të emrave shumërrokësh në shqipen e lashtë, ashtu si  Durrës < Dyrrhachion, Ishëm < Isamnus etj., duhet të jetë shtrirë qysh mjaft kohë para shek. XI në viset në veri edhe në jug të trevës së banuar në lashtësi nga popullsia ilire e Arbanëve  a Albanëve. Për këtë dëshmojnë, ndër  të tjera: 1. K. Jireçeku pohon se  trevat  e Shqipërisë së sotme në kohë të mesme sllavët i kanë quajtur Raban < Arban a Arëban-as dhe gjuhën  përkatëse rabënë-ski. Të kihet parasysh  edhe një  dokument i  shek. XIII, ku  bëhet fjalë për një ndodhi në një fshat afër Raguzës dhe ku një dëshmitar pohon: « Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën albanesca. » 2.  Në dialektin jugor emri Arbën(ë) del në trajtën Arbër(ë) me shndërrimin e /-n-/-së ndërzanore në /-r-/, ashtu si te Vlonë ~ Vlorë, venë ~ verë etj..  Dhe në përgjithësi është pranuar që ky ndërrim fonetik (rotacizmi) nuk i ka prekur huazimet sllave të shqipes, pra, është vërtetuar para depërtimit të sllavizmave në shqipe. 3. Në  dokumentet  e  gjuhëve  fqinje  të  shekujve  të  parë  të  mijëvjeçarit  të  dytë  të  erës  sonë shqiptarët, pa dallim krahine, përmenden me trajta fjalësh, që lidhen me emrin e lashtë Arban a Alban (shih këtu më sipër). Shtrirja  dhe  përgjithësimi  i  hershëm  i  emri t  Arbën/Arbër  në  trevat  e  ndryshme, ku  flitej arbënisht/arbërisht, dëshmon  për  një  vetëdij shmëri  të  atyre  që  flisnin  këtë  gjuhë, se  i përkisnin  një etnosi  të  vetëm. Siç pohon  A. Buda, « Kjo ishte një  dukuri që nuk  kishte  të bënte me pushtime, por me krijimin e një bashkësie ekonomiko-shoqërore dhe kulturore të përbërë nga trevat historike të shqiptarëve.  Fakti se me emrin e njëjtë etnik Arbën shqiptarët emërtohen  në m ënyrë të njëjtë  si nga  burimet  mesjetare  të  hershme  greko-bizantine (shek. XI e këndej), nga burimet perëndimore të së njëjtës periudhë, si edhe nga ato serbe e bullgare (shek. XII-XIII), pavarësisht nëse ishte fjala për trevat më jugore apo më  veriore  e lindore shqiptare, tregon tashmë për konsolidimin e tipareve të kësaj bashkësie etnike në etapën e saj më të lartë, si « kombësi », proces i pasqyruar pikërisht në këtë emërtim të përbashkët ». Faktorët që do të kenë ndikuar në përhapjen dhe përgjithësimin e emrit Arbën/Arbër dhe të fjalëve  të  prejardhura (i) arbënesh/arbëresh  dhe  arbënisht/arbërisht  në  veri  dhe  në  jug  të viseve ku banonte fisi ilir i Arbanëve, mbeten të paqartë. Ndër këta faktorë mund  të kenë qenë ndoshta edhe pozicioni gjeografik i atij fisi dhe marrëdhëniet e tij me banorët e trevave të tjera, ku popullsia flisnin të njëjtën gjuhë.  Por fjalët  Arbën/Arbër, i  arbënesh/i arbëresh dhe arbënisht/arbërisht gjatë shekujve të fundit kanë dalë jashtë përdorimit në Shqipëri dhe kanë mbetur në përdorim pothuaj vetëm tek arbëreshët e Itali së dhe në një numër të kufizuar fshatrash të krahinave të Vlorës e  të Kurveleshit.  Edhe arbëreshët e Greqisë  gjatë shekullit të  fundit  po  quhen  arvanit-as,  sipas  greqishtes  arvanit-is, që  e  ka  burimin  tek  Arban  (me shndërrimin e rregullt /-b-/ > /-v-/ të greqishtes). Gjithsesi, tek autorët e vjetër veriorë të shek. XVI-XVII, fjalët  Arbën  dhe  i  arbënesh/e  arbënesh-e  ndeshen  rregullisht  dhe  vetëm gjatë  shekujve  të fundit ato kanë ardhur duke  u zëvendësuar gjithandej në trevat e banuara nga shqiptarët me fjalët shqip, shqip-tar, Shqip-ëni/Shqip-ëri. Krijim taria gojore e shqiptarëve në shekujt e m esjetës Deri në  fillim  të periudhës së  pushtimit  osman tradita  kulturore  shqiptare  ishte  kryesisht e
Faqe - 303
 
karakterit  parashkrimor. Forma  më  e  rëndësishme  e  saj  ishte  krijimtaria  gojore,  eposi shqiptar. Në  eposin  shqiptar  ka  edhe  zëra  të  periudhës  osmane,  që  shfaqen  sidomos  në ligjërim dhe në emërtime, por në thelbin e vet ai  është një përmendore kulturore shekuj më e hershme. Në  këtë  krijimtari  njihen  rapsoditë  historike  e  tregimet  legjendare, që  përbëjnë  epikën heroike, si dhe proverbat, të cilat u fiksuan të shkruara vetëm në shek. XVII. Vendin kryesor në epikën heroike e zënë rapsoditë kushtuar kreshnikëve si Muji e Halili, Gjergj Elez Alia etj.. Me  gjithë  numrin e  shumtë të motiveve e  varianteve  ekzistuese, këto  rapsodi kanë një  farë përbashkësie  që  u  jep  atyre  karakterin  e  një  cikli  unitar  epik. Në  qendër  të  këtij  cikli qëndrojnë bëmat e çetës së kreshnikëve, si edhe kundërshtarët e tyre, « kralë » e « kapedanë » veçanërisht nga viset bregdetare. Lufta  e  kreshnikëve  është  vendosur  në  një kohë  e  në një  ambient  që  s’njeh  ende  armët  e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botëkuptimi shoqëror, nga elementët artistikë që përmbajnë, këngët e kreshnikëve të çojnë në një periudhë më të hershme se shekujt e invazionit osman. Sikurse shumica e popujve evropianë, në këtë kohë (në shek. XV) shqiptarët e kishin kaluar « shekullin  e  epopesë  legjendare », e  cila  me  kohë  ishte  formuar  si  gojëdhënë  letrare kombëtare, që  qarkullonte  gojë  më  gojë  e  brez  pas  brezi, duke  marrë  nga  koha  në  kohë gjurmë, dëshmi e jehona të tyre. Hershmëri  të  thellë  historike  dëshmojnë  veçmas  dy  tipare  të  rëndësishme  të  figurave mitologjike  të  ciklit  verior:  karakteri  i  tyre  matriarkal,  nga  njëra  anë,  dhe  ktonik,  nga  ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktoni së së popullit që i ka krijuar.  Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale.  Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Për herë të parë në epos babai shfaqet me fi gurën e Mujit në raport me Omerin (ose « shtatë Omerat  »). Figurë  qendrore  është  Ajkuna  që  ka  një  autoritet  të  madh. Muji  dhe  Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Tipari  matriarkal  i  figurave  mitologjike  të  epikës  legjendare  theksohet  nga  fryma  e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë.  Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi « tim për tim » (oxhak për oxhak). Por, në  thelbin  e  vet,  burimi  tragjik  i  rapsodisë  së  Gjergj  Elez  Alisë  është  mbarimi  i  epokës  së flijimit  të  njeriut (gruas)  për  një  vepër, për  një  fushatë  apo  për  haraç. Gjergj  Elez  Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi. Karakteri  ktonik  (tokësor)  i  hyjnive  të  eposit  shqiptar  thekson  karakterin  autoktonik  të popullit. Ndryshe  prej  poemave  homerike,  ku  hyjnitë  kanë  një  hierarki  shumëshkallëshe (nëntokësore), në  eposin shqiptar  figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin  rrëfimtar, duke përfshirë  eposin  dhe  përrallat, nuk  ekziston  «  e bukura  e  qiellit ». Krahas me « të bukurën e dheut » (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i « shtojua zot vallet »), shtojzorreshtat
Faqe - 304
 
(« shtojua zot rreshtat »), « ato të lumet », shita. Cikli  shqiptar  i  kreshnikëve  përmban  një  ndërthurje  tiparesh  të  eposeve  antike  dhe  atyre evropianë  të  periudhës  mesjetare. Por  ka  më  shumë  tipare  të  eposeve  antike  se  të  atyre mesjetare. Një  varg  argumentesh  folklorike  janë  në  të  mirë  të  një  përcaktimi  kronologjik relativ të burimit  të eposit në  periudhën  e  kalimit prej ilirëve  te  shqiptarët,  prej  ilirishtes  te shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave. Eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan,  ai mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi  shqiptar  nuk u krijua  qysh në  kontaktet e para  me  popullsinë  e  ardhur. Vetë  rapsoditë  e  këtij  cikli  bëjnë  të  njohur  se  të  tjera  gjëra ndodhnin  « kur  kem’ pas’  besë  me  krajli ». Këto  fakte  e  arsyetime  lejojnë  të  mbrohet mendimi  se  në  epos, pavarësisht nga  karakteri i  tij shumështresor,  megjithatë, ekziston  një « kohë e parë ». Ajo  përkon me shek. VII-VIII, kur  ndodhin  proceset  më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur  vërtetohen shndërrimet  cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja  te shqipja. Pikërisht në  këtë periudhë  vendësit  përballen  me  dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre. Faktet folklorike  të eposit çojnë  në  kultin  e  dheut të  të parëve, në  mitin e  vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë « land ». Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin « të vetët - të  tjerët », që është nga shenjat më të hershme të  ndërgjegjes së bashkësisë. Ndonëse  më shumë mund të flitet për një nocion  landi, vendlindjeje, sesa për një  hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre « të vetët » del aty-këtu. Eposi  shqiptar në  mesjetë  kishte  formën e vet artistike  të kryer. Prej shekujve të sundimit osman ai mori me vete një shtresë të re ndikimi, që preku pjesën më të dukshme të tij: emrat e heronjve dhe, deri diku, dekorin e ngjarjeve.  Kjo shtresë, më në sipërfaqe të eposit, ngjan më e pranishme sa është në të vërtetë.  Pjesa më e madhe e emrave të heronjve mendohet të mos  jenë  huazi me  të  drejtpërdrejta  prej  osmanishtes, por  kalime  kuptimore  të  emrave  të mëhershëm, përkthime strukturore të tyre.  Emri i Halilit, që i kthyer në shqip do të thotë « i bukur », i përgjigjet thelbit të personazhit, që trashëgohet prej kohësh shumë më të hershme. Në emrin e Gjergj Elez Alisë gjymtyra e tij e tretë do të thotë « i lartë, fisnik », që gjithashtu vlen për të theksuar një tipar që personazhi e kishte para kontakteve me botën e Perandorisë Osmane. Me frymëzimin e tyre poetik, me mjetet e trajtimit artistik, me vargun e tyre të rrjedhshëm e me gjuhën e pastër, rapsoditë e kreshnikëve përbëjnë një thesar të poezisë sonë popullore. Bashkë  me  eposin, deri  në  kohën  e  kontakteve  të para  me rrezikun  e  ri  që po  shfaqej nga Orienti, me invazionin osman, shqiptarët kishin krijuar gjithashtu fondin  e baladave, të cilat vinin  si kujtime tronditëse  të epokave  të shkuara. Njëra prej tyre është ajo që njihet  në jug
Faqe - 305
 
me emrin e Konstandinit dhe Doruntinës, kurse në veri me emrin « Kënga e Halil Garrisë ». Koha  e  lindjes  së  baladës  së  ringjalljes  përkon  me  ata  shekuj, kur  dija  biblike  e  quante  të papranueshëm  rikthimin  nga  bota  tjetër, qysh  prej  ringjalljes  së Krishtit. Balada  e Kostandinit dhe  Doruntinës  shpesh  është  trajtuar  si  kryevepër  që  ngre  lart  kultin  e  besës, shenjtërinë e fjalës së dhënë, për hir të së cilës mallkimi mund të të ndjekë në këtë jetë dhe në tjetrën. Mesazhi i besës është i pranishëm në frymën e baladës, por para këtij mesazhi është fryma e fuqisë së njeriut për të riardhur në këtë jetë. Në  mesjetë e para saj funksiononin edhe gjini e  zhanre  të tjera të folklorit, duke  filluar prej atyre më të shkurtrave, si proverbat, deri te rrëfimi popullor. Me  pushtimin  e  Shqipërisë  nga  dyndjet  osmane  u  krijua  mjedisi  kulturor  për  shfaqjen  e epikës historike. Kësaj periudhe  i përket  cikli i Skënderbeut, i cili përmban 10-15  këngë, të
ruajtura  kryesisht  tek  arbëreshët  e  Italisë. Këngë  historike  të  periudhës  së  qëndresës  së arbërve madje para Skënderbeut janë ruaj tur edhe në Shqipëri.  Në një prej këtyre këngëve i këndohet trimërisë së Milosh Kopiliqit, i cili vrau sulltanin në betejën e ballkanasve të Fushë- Dardanisë. Ai  paraqitet  duke  udhëtuar  me  kokën  e  vet  të  prerë  nën  sqetull  dhe  motivi  i kokës  së  prerë  që  merr  e  jep  mesazhe  nga  bota  tjetër,  është  ballkanizuar  në  një  shkallë relativisht të gjerë. Cikli i Skënderbeut në poezinë popullore të arbëreshëve bashkon historicitetin e figurave dhe ngjarjeve  reale  me  legj endarizimin  e  trashëguar  prej  epikës  heroike. Skënderbeu  në  këto këngë bën të njëjtat mrekulli si Shën Gjergji në letërsinë biblike dhe vdekja e tij përshkruhet me  të njëjtin  vajtim të  botës, natyrës,  qiellit, tokës dhe njerëzve si kryqëzimi i  Kri shtit. Me këtë  cikël  ka  studiues  që  bashkojnë  edhe  këngën  e  Gjorg  Golemit (Gjergj  Arianitit), bashkëkohës i Skënderbeut, mbledhur e botuar për herë të parë në vitet 30 të shek. XX. Këngët epike  dhe legjendat që i ruajnë arbëreshët  e Italisë, të larguar nga  Shqipëria  qysh në shek. XV,  të  cilat  me  pak  ndryshime  i  gjejmë edhe  te  fshatarët  e  malësorët  e vendit  tonë, dëshmojnë se ato kanë qenë thurrur nga rapsodët shqiptarë para shek. XV. Tradita e arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë, e cila përputhet me atë të mëmëdheut, tregon se  poezitë  epike  dhe lirike  rituale  këndoheshin,  përcilleshin  me  muzikë  dhe  shoqëroheshin me lëvizje ritmike.  Këto valle bashkë me kostumet e mrekullueshme të valltarëve, përbënin së bashku një  shprehje  të lartë artistike që mishëronte  gëzimin e jetës dhe shijen estetike  të shqiptarëve. Kultura popullore shqiptare  e mesjetës nuk u zhvillua e shkëputur nga kontaktet me popujt fqinjë  ballkanas. Ajo  ndikoi  me  një  varg  elementesh  të  saj, veçanërisht  në  veshje, me muzikën, vallet dhe m e tiparet e saj shpirtërore, në kulturën e  popujve  fqinjë në  Maqedoni, në  Mal  të  Zi, në  Serbinë  Jugore  dhe  në  Greqi. Nga  ana  e  tyre, shqiptarët  e  pasuruan gjithashtu kulturën e vet me ndikime të marra prej fqinjëve të tyre që i shkrinë në tërësinë e trashëgimit të vet kulturor.
Faqe - 306
 
Kultura, letërsia e shkruar dhe arsim i në tokat shqiptare Rol  të  rëndësishëm  në  veprimtarinë  kulturore  dhe  arsimore  në  mesjetë  luajti  kisha  e krishterë. Roli  i  saj  si  udhëheqëse  shpirtërore  shpjegohet  nga  fakti  se  krahas  burimeve ekonomike, kisha pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjencies së kohës. Shumica e njerëzve  të kulturës, veçanërisht në  shekujt e mesjetës së  herët, ishin thuajse  pa përjashtim klerikë, qoftë si prodhues, qoftë edhe si porositës të prodhimit artistik e kulturor. Në duart e klerikëve ishin filozofia e letërsia, arsimi dhe artet.  Si qendra të propagandimit të doktrinës  fetare, të  arsimit  dhe  të  veprimtarisë  kulturore-artistike  shërbyen  manastiret ortodokse  e  katolike,  krahas  të  cilave  vepronin  aktivisht  edhe  «  kurjet  »  peshkopale. Me ashpërsimin e marrëdhënieve  shoqërore e  politike në mesjetë, kur u forcua më tepër lufta e kishës  për  të  ruajtur  ndikimin  e  vet,  krahas  urdhrave  murgëtarë  të  benediktinëve  e dominikanëve që kishin pasur në dorë arsimin, qysh nga shek. XIII dhe në Shqipëri  filluan të përhapeshin  urdhrat murgëtarë të « lypësve », minoritët françeskanë. Me  predikimet e tyre për nevojën e « reformave » të kishës në frymën e « varfërisë », këta mundën të ndikonin më lehtë mbi shtresat popul lore. Duke filluar nga shek. XIII  pranë  klerikëve në  veprimtarinë kulturore të  zhvilluar  në tokat shqiptare shfaqen edhe përfaqësues të aristokracisë vendase, më shpesh si ktitorë (themelues) ndërtimesh  monumentale kishtare. Fuqizimi  ekonomik  e  politik  i  jepte  asaj  mundësinë  të pajtonte artistë e mjeshtër dhe të ndërmerrte ndërtime të kushtueshme. Në  sajë  të  pozi tës  mbizotëruese  të  kishës,  në  kushtet  e  sundimit  bizantin  dhe  të  atij  të feudalëve perëndimorë në tokat shqiptare, gjuhët greke e latine mbajtën për një kohë shumë të gjatë pozitën si gjuhë kulturore mbisunduese. Gjatë mesjetës u shtua në mënyrë të ndjeshme numri i veprave të shkruara që qarkullonin në duart  e  njerëzve  të  mësuar. Përmbajtja  e  shumicës  së  tyre ka karakter  krejt  kishëtar. Ato janë  tekste ungjillore, vepra  liturgjike, aty-këtu ndonjë traktat teologjik. Një pjesë e tyre ka mundur të ruhet në Berat. Nga  shekujt  e  mesjetës  vjen  koleksioni  i  kodikëve  që  përbën  një  prej  pasurive  më  të rëndësishme  kulturore  të  popullit  shqiptar. Ky  koleksion  përmban  mbi  100  vëllime,  që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente.  Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa  dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë manastirit të Shën  Gjon Vladimirit, mitropolisë së Drinopolit  e  arkipeshkvisë  së  Shkodrës. Kodikët  ruhen  në  Arkivin  Qendror  të  Shtetit Shqiptar. Kodikët  e  Shqipërisë, nga  të cilët  më  i  vjetri  është  «  Kodiku  i  Purpurt  i Beratit  », janë  një fond  me  rëndësi  për  historinë  e  zhvillimit  të  letërsisë  së  vjetër  biblike, liturgjike. Këta kronologjikisht ndjekin njëri-tjetrin  gjatë 13  shekujve  me radhë (prej shek.  VI deri  në shek.XVIII). Pjesa  më  e  madhe  e  teksteve  të  tyre  janë  greqisht, por, duke  ardhur  më  pranë
kohërave të reja, shtohet prania e shqipes.
Faqe - 307
 
« Kodiku  i  Purpurt  i  Beratit » është  një  dorëshkrim  me  rëndësi  historike  për fillimet  e letërsisë biblike dhe renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor. Sipas teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shek. VI pas erës sonë.  Ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe  sipas Markut. Është shkruar me  shkronja të  derdhura prej argjendi. Lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të cilin janë derdhur këto shkronja  është  e  kuqe  e  thellë  (e  purpurt),  prej  nga  ka  marrë  edhe  emrin. Disa  pjesë  të rëndësishme  të  tekstit  të  kodikut  janë  të  derdhura  në  ar. Kapaku  i  dorëshkrimit  është metalik, me zbukurime biblike, disa shekuj më i vonshëm se vetë vepra (jo më i hershëm se shek. XVIII). Për  herë  të  parë  për  « Codex  Purpureus Beratinus  » bëhet  fjalë  në « Diptikun  e  kishës  së Shën  Gjergjit », që  gjendej  në  kështjellën  e  Beratit. Në  një  shënim  të  cituar  nga  ky
dorëshkrim flitet për rrezikun që i vinte rrotull  këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe të Stefan Uroshi t rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t’u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së Shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore (kur u fsheh nga atdhetarët beratas për të mos rënë në duart e pushtuesve) « Kodiku i  Purpurt i  Beratit » ishte jo vetëm një  libër  (dorëshkrim) për bibliotekën, por edhe tekst liturgjie. Një herë në vit mesha mbahej sipas ungjijve të këtij teksti. « Kodiku  i  Purpurt  i  Beratit » vlerësohet  gjithashtu  për historinë  e  shkrimit, për  vlerat kaligrafike, si  përmendore  e  trashëgimisë  së  përbotshme  të  dijes, si  objekt  shkencor  i paleografisë, bibliologjisë, gjuhësisë, historisë së besimeve. Duke u nisur prej faktit se në arkivat shqiptarë ruhen mbi 100 dorëshkrime të tipit kodik, në të cilat janë kopjuar gjatë 12 shekujve me radhë shkrimet e  shenjta, « Testamenti i  Vjetër », ungjijtë dhe tekste  të tjera  të shërbesës  ekleziastike,  mendohet se  ato  mund  të jenë shkruar nga murgj  vendës. Veç  faktit  se  këto dorëshkrime  krijojnë  një  tradi të të letërsisë  kishtare, vijnë  në  ndihmë  të  këtij  përfundimi  edhe  të  dhëna  të  tjera. Kryelutja  mijëvjeçare  e krishtërimit perëndimor Ty zot të lavdërojmë - Te Deum Laudamus, e cila u kompozua nga Shën  Niketa  i  Dardanisë  (ose  Shën  Niketa  i  Remesianës), u  përhap  në  disa  variante  në Evropën  Perëndimore  pas  vitit  525  «  Beratinus-1 » dhe  kodikët  e  tjerë  të  Shqipërisë  janë vepra  me  rëndësi  për  historinë  e  kulturës  e  të  shkrimit  të  shenjtë, por  dhe  të  letërsisë  në përgjithësi. « Kodiku  i  Purpurt  i  Beratit »  është  i  regjistruar  në  listën  e  veprave  më  të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin « Memoire du Monde » (Kujtesa e Botës) dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë të UNESCO-s. Kodiku i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur « Beratinus-2 » ose « Kodiku i Anthimit » (Codex Aureus Anthimi)  - për shkak  të shkronjës  prej  ari që  është  përdorur,  i  takon shek. IX. Ai përmban katër ungjijtë (sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Mateut). Figurat e ungjillorëve kanë korniza  dekorative,  që  janë  ndërtuar  me  motive  floreale dhe  gjeometrike (rrathë  dhe  lule). Në fondin e  pasur të kodikëve  të Shqipërisë, përveç «  Beratinus-1 » e  « Beratinus-2 », bëjnë
Faqe - 308
 
pjesë  edhe  dhjetëra  dorëshkrime  të  tjera, që  kanë  marrë  emrat  e  qyteteve  ku  janë  zbuluar « Kodiku  i  Vlorës  », afërsisht  shek. X; «  Kodiku  i  Përmetit  », i  shek. XIV; « Kodiku  i Shkodrës », i të njëjtit shekull. Në  kodikët  që  i  takojnë  periudhës  prej  shek. XII  e  këndej  ka  dhe  të  dhëna  etnografike, rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, të dhënies të së drejtës, të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës ose prej ndarjes, të ndryshimit të së drejtës në rastin e konvertimit të fesë. Duke  filluar  nga  shek. XII  shënohet  një  rritje  e  zgjeri m  në  përdorimin  e  shkri mit  dhe  në zhvillimin e  letërsisë  e  të  arsimit  në  tokat  shqi ptare, duke çuar m ë  përpara traditat  në këtë fushë. Huazimet  me  prejardhje  latine si: « shkruaj », «  këndoj » etj.,  me  evolucionin e  tyre fonetik e kuptimor dëshmojnë se populli shqiptar njihte shkrim e këndim pa ndërprerje qysh prej një kohë të lashtë. Zhvillimi  ekonomiko-shoqëror  e  poli tik  që  karakterizon  shek.  XII-XIV  krijoi  kushte  për përdorimin më të gjerë të shkrimit. Konsolidimi i formacioneve shtetërore vendase shtruan nevojën e redaktimit të akteve me karakter juridik e politik.  Kësaj nevoje i shërbenin tani jo më  rastësi sht  njerëz  të  ditur  si  klerikë  e  murgj  të  manastireve,  por  profesionistë  të specializuar. Këta  formonin kancelaritë  pranë  oborreve feudale dhe  në qytetet  kryesore  të vendit. Rrethi i njerëzve të kulturës u shtua edhe me banorë të komunave qytetare. Në shek. XIV e në fillim të shek. XV numri i intelektualëve klerikë shqiptarë me origjinë qytetare ishte mjaft i madh; ata gjenden të përhapur edhe jashtë Shqipërisë, në shumë qytete dalmatine ku kryenin funksione kancelarësh, mësuesish, famulltarësh etj.. Nuk  munguan  edhe  vepra  të  shkëputura  deri-diku  nga  përmbajtja  kishtare. Të  tilla  janë, p.sh., kronika e peshkopit Mihail nga Devolli (shek. XI-XII), e cila trajton ngjarje të luftës së bizantinëve  kundër  mbretërisë  bullgare  në  Maqedoni  e  pjesërisht  në  tokat  shqiptare, letërkëmbimi  i  peshkopit  Teofilakt  të  Ohrit, me  disa  të  dhëna  interesante  m bi  jetën  e banorëve  të  peshkopatës  së  tij  në  fillim  të  shek. XII, disa  jetëshkrime  shenjtorësh  që zhvilluan  veprimtarinë e  tyre edhe në  tokat  shqiptare, si ato të Klementit e Naumit hartuar në  shek. XIII  etj.. Ndryshe  nga  këto  vepra  të  shkruara  greqisht, është  shkruar  latinisht kronika  e  një  prifti  nga  Dioklea, e  cila  përshkruan  ngjarjet  që  u  zhvilluan  në  Shqipërinë e Epërme  në  kapërcim  të  shek. X-XI. Në  territor  të  banuar  prej  shqiptarësh  në  Epir,  janë hartuar në fund të shek. XIV e në fillim të shek. XV dy kronika greke që japin të dhëna me interes  për  historinë  e  Principatës  shqiptare  të  Artës. Shënime  historike  për  shek. XIV gjenden edhe në disa nga dorëshkrimet e Beratit. Megjithëse  nuk  shkëputen  nga  fryma  teologjike, këto  prodhime  përbëjnë  hapat  e  para  të historiografisë  në vendin tonë, sepse një  pjesë e këtyre është hartuar  pa dyshim  nga autorë vendas dhe i përket historisë së tokave shqiptare. Shkëputjen nga ndikimi kishtar dhe kalimi në  historiografinë  laike,  këtë  hap  në  historinë  e  kulturës  shqiptare,  e  bënë  humanistët shqiptarë  në fund të  shek. XV e në  fillim të  shek. XVI, por  tanimë në  kushtet e  pushtimit osman të vendit, jashtë Shqipërisë.
Faqe - 309
 
Nën ndikimin mbizotërues të kishës lindore dhe të asaj romane, gjuha kishtare shërbeu edhe si  gjuhë  shkrimi  për  administratën  shtetërore. E  tillë  ishte, sipas  rrethanave  politike, greqishtja  dhe  latinishtj a dhe në  një masë më  të  vogël, me  vendosjen e sundimit serb edhe sllavishtja. Si  gjuhë  shkrimi  këto  u  përdorën  edhe  nga  paria  sunduese  shqiptare, në veprimtarinë  shtetërore. Disa  nga  sundimtarët  shqiptarë, si  Muzakajt, përdorin  në korrespondencën e tyre greqishten, kurse Balshajt latinishten dhe sllavishten, të tjerë si Karl Topia  dhe  Kastriotët  i  përdorën  të  tria  këto  gjuhë. Dëshmi  për  këtë  janë  mbishkrimet  e rëndësishme  të  vendosura  më  1383  prej  Karl  Topisë  në  manastirin  e  Shën  Gjonit  pranë Elbasanit. Këto  gjuhë  mësoheshin  në shkollat  që  vepronin  gjithmonë nën  mbikëqyrjen  e  kishës. Në shkollat pranë manastireve, mësimi jepej në fillim në formë individuale vetëm me lexim e me këngë kishtare, kurse më vonë jepej me forma më të organizuara duke përfshirë një rreth më të  gjerë  lëndësh. N ë  të  tilla  shkolla  që  i  hasim  edhe  në  qytetet  pranë  kurjeve  peshkopale, mësohej  kursi  tradicional  mësimor  që  jepej  edhe  në  shkollat  e  vendeve  perëndimore. Ai përbëhej nga cikli i ulët që përfshinte lëndët letrare (gramatikë, retorikë, didaktikë) dhe cikli i lartë me lëndë shkencore (aritmetikë, gjeometri, astronomi e muzikë). Për mësimin e këtyre lëndëve pajtoheshin me kontratë klerikë të ditur. Të tillë mësues shqiptarë vepruan edhe në një  varg  qytetesh  dalmatine  ku  ishin  pajtuar  me  shërbim  si  specialistë  të  njohur. Me zhvillimin e  qyteteve, shkollat pranë nxënësve klerikë filluan t’i  frekuentonin aty-këtu  edhe nxënës nga shtresat e larta tregtare dhe zejtare të qyteteve. Themelimi i shkollave në trojet shqiptare gjatë mesjetës u bë me nismën e urdhrave kishtarë, sidomos  të urdhrit dom inikan, si dhe të  administratës komunale e  princërore të  qyteteve  të njohura. Një aktivitet i këtillë filloi së pari në Ulqin rreth vitit 1258, në Kotorr më 1266, në Durrës më 1278, në Shkodër më 1345 dhe në Tivar nga gjysma e dytë e shek. XIV. Gjuha  shqipe, si  gjuhë  e  shkruar,  në  këtë  kohë  ende  nuk  ishte  në  gjendje  t’i  bënte  ballë shkrimit  greqisht, latini sht  dhe  sllavisht, gjuhë  kishtare  me  rëndësi, të  cilat  për  më  tepër kishin mbështetjen e institucioneve kishtare dhe të administratës shtetërore. Ajo shërbente si gjuhë  e  komunikimit  të  përditshëm  si  për  shtresat  popullore,  ashtu  dhe  për  fisnikërinë  e klerin vendas.  Kështu, në shek. XIV shqipja përdorej në administratën e bashkësisë qytetare të Ulqinit, ku në mbledhje të Këshillit të Madh ajo ishte gjuha e shërbimit. Një  ndryshim  me  rëndësi  shumë  të  madhe  për  historinë  e  kulturës  shqiptare  shfaqet  në gjysmën e parë të shek. XIV, kur dokumentohet për herë të parë se shqipja, përdorej si gjuhë shkrimi. Ky hap  i rëndësishëm lidhet me ngritjen  e  përgjithshme  ekonomike-shoqërore  të vendit dhe veçanërisht të qyteteve. Me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë shkrimi, viheshin bazat për zhvillimin e mëtejshëm  të saj si gjuhë e kulturës dhe e letërsisë shqipe. Fillim et e letërsisë shqiptare. Dokum entet e para të shqipes së shkruar
Faqe - 310
 
Libri i parë shqip që njihet deri më sot është Meshari » i Gjon Buzukut, i vitit 1555.  Por ka « të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që flasin se fillimet e shkrimit  shqip e të letërsisë shqiptare duhet të jenë më të hershme se shek. XVI. Vetë trajta e ngulitur e shkrimi t dhe e gjuhës në veprën e Gjon  Buzukut dëshmon se ajo duhet të ketë trashëguar  një traditë para saj. Një dëshmi tjetër e tërthortë vjen prej klerikut frëng Gulielmi i Adës (1270-1341), i cili shërbeu  për  shumë kohë (1324-1341) si kryepeshkop  i Tivarit  dhe  e  njohu nga afër  jetën e banorëve të këtyre trojeve. Në një relacion me titull « Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam », dërguar mbretit të Francës, Filipi VI Valua, në vitin 1332, Guljelmi ndër të  tjera  shkruan: « Sado  që arbrit kanë gjuhë  të  ndryshme  nga  latinishtja,  prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine ». Po  ashtu  Marin  Barleci  në  veprën  e  tij  « Rrethimi  i Shkodrës »  (De  obsi-dione Scodrensi), botuar në Venedik më 1505, thotë se ka pasur në dorë kronika që flasin për rindërtimin e atij qyteti të shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th. në gjuhën e vendit.  Kurse hi storiani kalabrez  Xhakomo  Marafioti  njofton  më  1601  se  në  Kalabri  arbëreshët  i  kanë  arbërisht shërbesat  fetare  dhe  as  latinisht,  as  greqisht. Kuptohet  se  këtë  traditë  ata  duhet  ta  kenë marrë  me  vete  nga  Shqipëria,  sepse  nuk  mund  ta  krijonin  vetë  aq  shpejt  në  kushtet  e mërgi mit të tyre të rëndë. Deri më  sot  njihen  vetëm  tri  dokumente të shqipes  së  shkruar  në  shek. XV  ose  diçka  më herët. I pari dokument i shkruar në gjuhën shqipe është « Formula e pagëzimit » dhe i  takon vitit 1462. Është  një  formulë  e  shkurtër fetare  e  shkruar  shqip, brenda  një  teksti  latini sht, të hartuar prej kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engj ëllit, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Në  qarkoren  që  u  dërgon  vartësve  të tij  të klerit  katolik,  ai  lejon  që prindërit shqiptarë, në rast  nevoje, kur  nuk  mund  t’i  pagëzonin  fëmijët  në  kishë,  mund  t’i  pagëzonin  vetë  duke përdorur këtë formulë: Unte paghesont premenit Atit et biri t et spertit senit. (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të birit e të shpirtit shenjtë). Kjo frazë është shkruar në alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht). Dokumenti i dytë  i shkruar në gjuhën shqipe është « Fjalorthi » i Arnold  Von  Harfit, i vitit 1496. Ky  udhëtar  gjerman,  gjatë  një  udhëtimi  në  viset  shqiptare,  për  nevoja  praktike  të rrugës  shënoi 26  fjalë shqipe, 8 shprehje dhe  numërorët 1  deri  10, dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. I  treti  dokument  i  shqipes  së  shkruar  që  njihet  me  emrin  «  Perikopeja  e  ungjillit  të pashkëve  »,  është  gjetur  në  Bibliotekën  Ambroziane  të  Milanos  brenda  një  mbishkrimi greqisht  të  shek. XIV. Fragmentet  shqip  s’kanë  lidhje  me  dorëshkrimin  greqisht  dhe dijetarët mendojnë se ky dorëshkrim mund të jetë i fundit të shek. XV ose i fillimit të shek. XVI.  Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabetin grek. Shqipja dokumentohet kështu e shkruar që në shek. XV në dy dialektet e saj kryesore dhe me dy  alfabete, me  alfabetin  latin  dhe  me  alfabetin  grek. Kjo  është  një  dëshmi  se  kultura
Faqe - 311
 
shqiptare  dhe  jeta  shpirtërore  konfesionale  në  Shqipëri  zhvillohej  nën  ndikimin  e  kulturës latine-katolike, dhe të kulturës bizantine-ortodokse. Arkitektura në shek. VI-XV Veprat  më  të  rëndësishme  të  artit  që  njihen  në  Shqipëri  nga  shekujt  e  mesjetës  i  përkasin arkitekturës. Kjo  shpjegohet  me  faktin  se  arkitektura  ishte  e  lidhur  me  nevojat  e  jetës  së përditshme, me banimi n, mbrojtjen  e vendit si  edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale. Përveç kësaj monumentet e arkitekturës kanë mundur t’u qëndronin  më  mirë  dëmtimeve  të  kohës  sesa  veprat  e  tjera  të  artit, që  u  shkatërruan  nga luftërat e shumta. Gjatë  periudhës  së  mesjetës,  përgjithësisht, në  fushën  e  arkitekturës  u  bë  një  përparim  i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit.  Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve avaro-sllave. Perandori bizantin Anastasi I (491-518) fortifikoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin, me tri radhë muresh, ndërtoi kështjella dhe riparoi mure qytetesh. Periudha  e  Justinianit  I  (527-565)  ishte  më  intensivja  në  fushën  e  ndërtimeve,  sidomos  të atyre  me  karakter  ushtarak. Përveç  tyre  ai  ndërtoi  shumë  kisha, ujësjellësa  etj.. Këtë veprimtari  e  bën  të  njohur  në veprën  e  tij Mbi  ndërtimet  historiani  i  Justinianit, Prokopi  i Qezaresë. Por gjithë këto ndërtime pjesërisht nuk janë ruajtur, ndërkaq shumica e emrave të vendeve të përmendura nga Prokopi është vështirë të identifikohen me emrat e rinj. Fortifikimet  më të rëndësishme të shek. VI janë pa dyshim muret rrethuese të Durrësit që i takojnë periudhës së sundimit të perandorit Anastasi I. Ato janë ndërtuar krejtësisht me tulla dhe  kanë  një  gjerësi  prej  3,50  metrash. Çdo  60-65  metra  janë  ndërtuar  kulla  të  fuqishme pesëkëndëshe, të cilat kanë patur një lartësi prej 18 m dhe ndaheshin në tri kate me dysheme druri. Kati përdhes kishte një lartësi të dyfishtë dhe shërbente si depo.  Kati i parë përbëhej nga një hapësirë e vetme e pajisur me frëngji për katapulta.  Kati i dytë mbulohej nga qemere mbi  të  cilat  ndodhej  tarraca  e  rrethuar  nga  parapeti  me  frëngji. Muret  e  qytetit përshkoheshin  nga  një  numër  i  madh  portash, prej  të  cilave  ruhen  vetëm  dy  prej  tyre  në murin jugperëndimor. Hyrja kryesore e qytetit, e cila nuk ekziston më, duket se ndodhej nga verilindja. Sipas përshkrimit të  Ana Komnenës, para  kësaj  porte qëndronte  një statujë  prej bronzi, e  cila  me  sa  duket  kishte  mbetur  aty nga  koha  romake  dhe  i  kushtohej perandorit Adrian. Në  shumë drejtime vlerat  arkitektonike të  Durrësit në fushën e artit të fortifikimit i kalojnë kufijtë krahinorë. Para se  gjenerali i Justinianit, Belizari, të ndërtonte në Romë një  tip të  ri bedenash, që siguronin një  mbrojtje  anësore, dhe që  sipas  Prokopit  bëri  përshtypje  në atë kohë, ato i gjejmë të zbatuara në kështjellën e Durrësit. Gjatë periudhës së Justinianit vërehet një tendencë për ndërtimin e kështjellave mbi lartësinë
Faqe - 312
 
e kodrave, përdorimi i akropoleve dhe nënndarje të tjera, që s’ishte gjë tjetër veçse kthimi në format e vjetra të periudhës helenistike apo të fortifikimeve më të hershme ilire.  Shembuj të tillë ndeshen në kështjellën e Zvezdës, Zaradishtës, Çukës së Ajtojt etj.. Frëngjitë fillojnë të bëhen  gjithnjë  e  më  të  ngushta, hyrjet  e  vjetra  m urosen  ose  ngushtohen  duke  e  bërë mbroj tjen gjithnjë e më pasive. Një  vend  të  rëndësishëm  midis  monumenteve  të  arkitekturës  mesjetare  zënë  ndërtesat  e kultit  të  krishterë. Ndërsa  banesat  brenda  kështjellave  ishin  të  thjeshta, përgjithësisht njëkthinëshe, ndërtimet  e  kultit  të  krishterë  përbëheshin  nga  godina  të  mëdha, të  tipit bazilikal ose me planimetri qendrore, prej të cilave mbizotëronte tipi i parë. Këto ndërtime ndoqën  në  vija  të  përgjithshme  skemat  arkitekturale  të  shekujve  të  fundit  të  arkitekturës romake. Mjaft monumente kulti të kësaj periudhe janë nxjerrë në dritë nga gërmimet arkeologjike në Ohër, Amantia, Bylis, Butrint, Elbasan, Lin (Pogradec), Tiranë,  Paleokastër (Gjirokastër), Tushemisht  (Pogradec), Polenë (Korçë), Karbunarë (Vlorë),  Pluk (Fier)  etj.. Deri  tani  janë zbuluar  gjurmët  e  rreth  30  bazilikave,  dyshem etë  e  të  cilave  në  pjesën  më  të  madhe  kanë qenë  shtruar  me  mozaikë. Vetëm  në  qytetin  antik  të  Bylisit,  brenda  mureve  rrethuese  të ngritura nga Justiniani I, janë zbuluar pesë bazilika të mëdha. Numri  i  madh  i  këtyre  monumenteve, cilësia  artistike  e  realizimit  të  tyre  si  dhe  përmasat shpesh gjigante tregojnë se në trevat iliro-shqiptare, arkitektura kishtare, veçanërisht në shek. VI, kishte marrë një zhvillim të madh. Bazilikat  ishin  ndërtime  që  kishin  një  shtrirje  të  theksuar  gjatësore. Ato  ndaheshin  në  tri hapësira  kryesore  (nefe)  nëpërmjet  një  sistemi  arkadash  mbi  pilastra  apo  mbi  kolona  dhe mbuloheshin  me  çati  mbi  kapriata  druri (varianti  helenistik) ose  me  qemere  (varianti oriental). Në  anën  lindore  ndodhej  absida  ku  vendosej  altari, ndërsa  hyrja  kryesore  ndodhej  nga perëndimi dhe paraprihej zakonisht nga një parasallë (narteksi). Në bazilikat e mëdha kishte dhe  një  oborr  të  hapur  me  kolona (atrium)  si  dhe  ambiente  të  tjera  ndihmëse (Bazilika  e Arapajt -Durrës). Më  të  rralla  janë  ndërtesat  e  kultit  me  planimetri  qendrore. Karakteristikë  e  tyre  është ndërtimi  rreth  një  ambienti  kryesor, që  ndodhet  në  qendër  të  ndërtesës. Ndryshe  nga bazilikat,  në këto ndërtime  mbizotëron boshti vertikal kundrejt  atij gjatësor.  Këto ndërtesa që  mbuloheshin  në  të  shumtën  e  rasteve  me  kupolë,  përbëjnë  veçoritë  themelore  të arkitekturës  bizantine  në  shekujt  në  vazhdim. Në  vendin  tonë  deri  tani  janë  zbuluar  dy ndërtime  të  mirëfillta  me  planimetri  qendrore:  kisha  e  Linit  (Pogradec)  dhe  Baptisteri  i Butrintit, të cilat shquhen dhe për vlerat e mëdha artistike të mozaikëve të dyshemesë. Gjatë  shekujve  të  parë  të mesjetës, që  u  karakterizuan  nga  pushtimet  avaro-sllave,  të  cilat sollën si pasojë shkatërrimin e shumë qyteteve dhe  kështjellave si dhe shndërrime të mëdha
Faqe - 313
 
etnike  në  Ballkan, vihet  re  një  rënie  ekonomi ke  dhe  për  pasojë  edhe  rënie  në  fushën  e ndërtimeve civile apo të kultit. Në ndonjë rast shpenzimet kalojnë në favor të fortifikimeve, si në Butrint ku një pallat peshkopal  mbeti i papërfunduar, ndërkohë që rindërtohet një mur mbroj tës  në  shek. VII. Gjurmë  të  tjera  ndërtimesh  mbrojtëse  të  mesjetës  së  hershme hetohen  gjithashtu  në  kështjellën  e  Lezhës  dhe  të Pogradecit. Për dy  shekuj vazhduan  të përdoren të njëjtat monumente  kulti  në zonat  që  i qëndruan pushtimeve sllave. Riparimet apo rindërtimet janë realizuar me një teknikë të varfër, që tregon për vështirësitë ekonomike të  kohës. Bazilika  e  madhe  e  Butrintit  e  ndërtuar  në  shek.  VI  rindërtohet  në  shek. IX. Gjithashtu, në shek. XI vazhdon të përdoret bazilika e Ballshit, ku mbreti Boris i bullgarëve, në vitin 865, kthehet në fenë e krishterë. Gjatë  shek. X vërehet në  përgjithësi  një rritje e nivelit  të ndërtimeve. Kriza  që  u  shkaktua nga  inkursionet  arabe  në  detin  e  Jonit  dhe  shfaqja  e  frankëve  në  kufijtë  perëndimorë  rriti rolin  e  Temës  së  Durrësit  në  fortifikimin  e  qyteteve  bregdetare  të  Shqipërisë. Mure mbroj tëse  të  kësaj  peri udhe,  të  pajisura  me  kulla  trekëndëshe  dhe  kontraforta, hetohen  në Kaninë  dhe Butrint.  Në shek. X u fortifikuan gjithashtu një radhë  qytetesh rreth  Shkodrës, si Sarda (Shurdhahu), Drishti (Drivast) dhe Deja.  Në fushën e ndërtimeve të kultit vazhdimi i traditës bazilikale hetohet në kishën e Shën Kollit në Perondi të Beratit, si dhe në bazilikën nën xhaminë e Fatihut në Durrës.  Arkitektura e kultit arrin kulmin me kishën e Shën Mërisë në  Labovë  të  Kryqit  të  Gjirokastrës  e  tipit  kryq  i  brendashkruar  me  kupolë. Kjo  kishë  e ndikuar  nga  arkitektura kryeqytetase  shquhet për ngritjen e  saj vertikale (lartësia 17 m), për tamburin masiv mbi të cilin mbështetet kupola, si dhe për dekoracionin e pasur me tulla.
Këto elemente si dhe konceptimi i hapësirës së brendshme krijojnë ndjenjën e madhështisë. Arkitektura  kishtare  bizantine  gjatë  shekujve  X-XV  në  Shqipëri  dallohet  për shumëllojshmërinë e tipave arkitektonikë duke filluar nga kishat njënefëshe, bazilikat, tipat në formë kryqi me kupolë si dhe nga tipa të tjerë ndonjëherë unikalë. Përveç këtyre monumenteve për vlerat e tyre të veçanta arkitektonike shquhen edhe objekte të tjera të stilit bizantin, që u përkasin shekujve XIII-XIV, si: kisha e  Ristozit në  Mborje  të Korçës,  manastiri  i  Apolonisë,  kishat  bizantine  të  Beratit (Shën  Mëria  Vllaherna, Shën
Triadha,  Shën  Mëhilli  i  ndërtuar  në  shkëmb), manastiri  i  Mesopotamit  (Sarandë),  ai  i Zvernecit, kishat në fshatin Perondi të Beratit, në Kurjan të Fierit, ajo e Marmirojt në Orik të Vlorës, e  Labovës  në  rrethin e  Gjirokastrës  etj.. Vlera  të  veçanta  artistike  paraqet  kisha  e manastirit të Pojanit, e ndërtuar në shek. XIII nga perandori bizantin Androniku II. Shtyllat në oborrin e saj përbëjnë elementë të huaj që nuk gjenden në asnjë ndërtesë tjetër të këtij stili dhe  që  janë  dëshmi  e  stilit  romanik të përhapur  në  viset  Veriore të  Shqipërisë  dhe në  ato Perëndimore të bregdeti t ballkanik. Në Shqipërinë Qendrore, por më tepër në atë të Epërme lulëzoi në mesjetë edhe arkitektura romaniko -gotike, kjo  sepse  krahinat  veriore  mbetën  të  lidhura  më  shumë  me kishën perëndimore, ndërsa  në  Durrës  dhe  krahinat  rreth  tij  vepronin  të  dyja  kishat, por  kishte përparësi  kisha  lindore. Në  kushte  të  tilla  përveç tipave arkitektonikë  të  pastër  kemi  dhe ndikime  të  ndërsjellta  të  arkitekturës  bizantine  dhe  asaj  perëndimore. Ndikimet  e
Faqe - 314
 
arkitekturës  perëndimore  vërehen  dhe  në  ato  krahina  ku  për  periudha  të  shkurtra  erdhën sundimtarë perëndimorë. Shembujt më të shquar nga arkitektura romaniko-gotike datohen në shek. XII-XIII. Kishat e këtij tipi në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore karakterizohen  nga  planimetritë kryesisht njënefëshe  me  theksim  të  boshtit  gjatësor  perëndim-lindje  me  absida  rrethore  ose drejtkëndëshe, nga  përdorimi  i  frantonive  në  anët  më  të  ngushta, nga  çatitë  mbi  kapriata druri me rrathë mbi qemere cilindrike, si dhe nga prania e këmbanave. Prej tyre dalloheshin për trajtimin e tyre arkitektonik monumental dhe për kërkesat artistike, kisha  e  Shën  Serxhit  dhe  e  Bakut  pranë  fshatit  Shirgj  të  rrethit të  Shkodrës, kisha  e  Shën Mërisë në Vaun e Dejës, kisha e Rubikut etj., prej të cilave dy të parat ndërtuar në shek. XIII mbi bazën e ndërtimeve më të hershme, ndërsa e  fundit në shek. XII. Pjesa më e madhe e këtyre kishave ka qenë zbukuruar me piktura murale. Elemente  arkitektonike  karakteristike  romaniko-gotike  ishin  të  përhapura  prej  bregdetit  të Shqipërisë  së  Epërme  deri  në  Kosovë, ku  kjo  arkitekturë  pati  një  lulëzim  të  veçantë  në ndërtimet e kultit në shek. XIV, siç është kisha e manastirit të Deçani t pranë Pejës. Banesat  mesjetare  i njohim  më  tepër  nga  të dhënat burimore. Ato  ndërtoheshin  me  gurë, dru apo të ndërthurura. Çatitë mbuloheshim me furde ose me kashtë. Tjegullat përdoreshin në godinat e kultit dhe në ato të shtresave të pasura.  Banesat e Shurdhahut (Sarda) të datuara në shek. XI, janë përgjithësisht dykthinëshe, si dhe të tilla me një ambient qendror midis tyre. Shtrimi i dyshemeve me pllaka guri tregon se ato duhet të kenë qenë nj ëkatëshe. Gjatë  shekujve  XIII-XIV  morën  gjithashtu  një  zhvillim  të  dukshëm  ndërti met  mbrojtëse, zgjerohen dhe rindërtohen muret e qyteteve dhe në disa raste rrethohen me mure edhe lagjet e  jashtme (varoshet). Në këtë veprimtari  u  dalluan despotët e Epirit dhe më  vonë fisnikët shqiptarë, si  Topiajt, Balshajt, Muzakajt  etj.. Kështu  Topiajve  me  qendër  në  Krujë  dhe Pertelë u atribuohet nga Barleci ndërtimi i kështjellës së Petrelës, ndërsa Balshajve kështjella e Shkodrës.  Rreth  mesit  të shek. XIV Karl Topia rindërton kështjellën e Krujës, ndërsa në vitin 1389 Muzakët ndërtuan Kullën e Pirgut në derdhje të Semanit. Monumentet kryesore të arkitekturës civile në Shqipëri janë kështjellat. Tipa më interesantë paraqesin  kështjellat  e  Beratit, Shkodrës, Lezhës, Shurdhahut, Krujës, Rodonit, Petrelës, Kaninës etj.. Për një pjesë të mirë ato janë ndërtuar mbi themelet e kohës antike të herët ose të  vonët, por  janë  ri ndërtuar  gjatë shekujve  të  mesjetës. Kështjellat  kryesore  të  vendit  në gjendjen e tyre të sotme në themel u përkasin shek. XII-XV. Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të  shek. XIII-XIV, kur  ato  u  ndërtuan  apo  patën  periudhën  e  lulëzimit  më  të  madh  gjatë mesjetës. Shembulli  më  tipik  është  kështjella  e  Beratit, muret  e  sotm e  të  së  cilës  janë rindërtuar në fillim të shek. XIII prej despotit Mihail Engjëll Komneni, monogrami i të cilit qëndron mbi portën e parë të hyrjes. Muret rrethuese që ndjekin konturin e terrenit kanë një
Faqe - 315
 
gjatësi  prej  1  400  m dhe  përforcohen  nga  24  kulla  me  forma  planimetrike  dhe përmasa  të ndryshme. Në  pjesën  më  të  mbrojtur  të  platformës  së  kodrës  ndodhet  kështjella  e përforcuar  nga  pesë  kulla. Vetë  kështjella  përmban  edhe  një  ndarje  tjetër  më  të  vogël, të përforcuar  me  dy  kulla  që  shohin  nga oborri  i  kështjellës. Kjo  ndarje  shërbente  si vend  i qëndresës  së  fundit, por  më  tepër  për  të  veçuar  selinë  e  fortifikuar  të  sundimtarit  nga garnizoni. Kështjella  ka  një  hyrje  kryesore  nga  veriu,  e  cila  mbrohet  nga  një  barbakan. Përveç ndërtimeve  të  mësipërme, në  shpatin  jugor  të  kodrës  zbritnin  dy  mure  nga  qyteti  deri  në lumë, duke  përfshirë  brenda  tyre  një  sipërfaqe  prej  6  ha  nga  16  ha  që  zë  krejt  sistemi  i fortifikimit të Beratit. Brenda mureve të kështjellës ndodhej bërthama kryesore dhe më e vjetër e qytetit. Edhe sot në kështjellë ndodhet një lagje e tërë me emrin « Kala », më e vjetra e qyteti t të Beratit. Duke u zgjeruar, qytetet mesjetare dolën jashtë mureve të kështjellës, ku u formuan te këmbët e saj lagje  të jashtme, « varoshet », të fortifikuar  me mure  shumë të  dobëta. Nganjëherë varoshi lidhej me mure me kështjellën, siç ndodhte në Lezhë, në Drisht e në vende të tjera. Një  nga  fortifikimet  që  ka  marrë  traj tën  themelore  gjatë  shek. XIII-XIV  është kështjella e Shkodrës, e cila me gjithë ndërtimet dhe rindërtimet që ka njohur gjatë sundimit osman, ruan strukturën  e  saj  të brendshme  dhe  të  jashtme  që  ka  pasur  në  ata  shekuj. Sipërfaqja  e brendshme  e kështjellës, ndahet nëpërmjet muresh në  tri oborre  që  komunikojnë  me porta midis tyre. Oborri i tretë që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle. Gjatë shekujve XIII-XIV vihet re rritja e lartësi së së mureve dhe sidom os të kullave. Këtë e tregojnë  sidomos  kullat  e kështjellës  së  Beratit. Deri  në  shfaqjen  e  armës  së  artilerisë  ato duhet të  ishin sa  më të larta, për  të vështirësuar ngjitjen  në to me  shkallë, dhe me mure  të fuqishme  për  t’u  rezistuar  makinave  gurëhedhëse. Kullat  ndaheshin  në  disa  kate  me dysheme  druri  ose  me  qemere. Zakonisht  kati  i  sipërm  mbulohej  me  qemer, mbi  të  cilin krijohej  një  platformë  e  rrethuar  me  bedena. Përveç  kullave  të  zakonshme  në  kështjella ndërtoheshin dhe kryekulla (donzhone), që mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe  të zinin një vend qendror  në kështjellë, mund të i shin  të lidhura me muret apo krejt  të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t’i qëndronte një rrethimi të gjatë. Ato i hasim kryesisht gjatë periudhës së Despotatit të Epirit, si në Durrës, Butrint etj.. Gjatë  shek. XIII-XIV  u  ndërtuan  edhe  kështjella  më  të  vogla. Të  tilla ishin  kështjellat  në grykat e disa lumenjve që mbronin skelat tregtare, si kështjella e Pirgut në grykën e Semanit, e Bregut në atë të Shkumbinit, e Rodonit në grykën e Ishmit etj.. Nga këto ruhet ende sot në gjendje të mirë kështjella e Bregut. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet. Muret e trasha kanë përsipër bedena dhe, sikurse kullat, janë pajisur  me  frëngji  për  t’u  përdorur  për  mbrojtjen. Brenda mureve  ndodheshin  ndërtesa banimi, depo ushqimesh etj..
Faqe - 316
 
Një  tjetër  tip  kështjellash  qenë  ato  që  u  ndërtuan  në  formë  kullash  në  viset  malore  nga feudalë  shqiptarë. Zakonisht  të  ndërtuara  në  vende  strategjike, nga  ana  arkitektonike  ato ishin të thjeshta. Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në Guribardhë (Mat), në Kalanë e Lekës (Va-Spas), në kullën e Turanit (Korçë) etj.. Shek. XV shënon një epokë të re në zhvillimin e fortifikimeve, e cila lidhet me periudhën e përdorimit të armës së artilerisë dhe të përsosjes së saj. Në territorin e Shqipërisë fillojnë të gjejnë  zbatim  parimet  moderne  të  fortifikimit, siç  janë  kullat  për  artileri  që  u  quajtën « Rondelo », të ulëta dhe me mure të fuqishme, të barabarta me lartësinë e kullave, hendeqet e  fortifikuara  etj.. Kjo  ndodhte  në  një  kohë  kur  në  disa  vende  të  Evropës  Perëndi more vazhdonin  të  ndërtonin  gjithnjë  e  më  tepër  në  lartësi  për  të  vendosur sa  më  lart  artilerinë mbroj tëse.  Frymëzimet, më tepër teorike se praktike vinin nga Gadishulli Apenin.  Në këtë fushë konkurruan Skënderbeu, venecianët  dhe turqit, prej të cilëve këta të fundit nuk patën zhvillime  të  shënueshme  të  teorive  moderne  të  fortifikimit  në  territorin  e  Shqipërisë. Ndërmjet  shumë  fortifikimeve  të  realizuara  në  këtë periudhë,  përmenden  fortifikimi  në Kepin e Rodonit, të cilin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ndërtoi në vitin 1463 dhe  kulla  për artileri në kështjellën e Durrësit etj.. Artet figurative. Piktura m esjetare Krahas degëve të tjera të kulturës, në mesjetë morën zhvillim edhe artet figurative. Skulptura si gjini kryesore e arteve figurative, ashtu si në vendet e  tjera të Europës Juglindore edhe në tokat  shqiptare  pati  një  zhvillim  të  kufizuar,  qoftë  për  numrin,  qoftë  për  vendin  që  zinin prodhimet  e  saj. Skulptura  nuk  mori këtu  funksion  të  pavarur. Ajo i  shërbeu  si  element dekorativ arkitekturës, në formë elementesh zbukuruese të lidhura me ballina ndërtesash, me porta e dritare,  shtylla  e gurë  varresh. Edhe  atje  ku  gjenden  dekoracione plastike  mjaft  të zhvilluara, si në kishën e Mesopotamit pranë Sarandës, në kishën e manastirin e Deçanit, ato nuk  dalin  nga  karakteri  i  një  relievi  të  vendosur  në  muret  e  jashtme  dhe  nuk  mund  të qëndrojnë më vete. Po kështu kishte funksion ndihmës edhe skalitja e drurit, e argjendit etj.. Por në skulpturën ornamentale dhe në elementet e saj zbukuruese gjetën shprehje më shumë se në gjinitë e tjera të artit mesjetar elementet e artit popullor, që zhvillonin traditat e vjetra të njohura  nga  veshjet, nga  shkorsat  dhe  nga  qeramikat  popullore. Këto  ornamente  ishin zbatuar në mënyrë më të përsosur e më të ndërlikuar, në materiale më të kushtueshme, si në orendi  kishtare, potire, kapakë  ungjijsh, në arka druri, në veshje të  kushtueshme dinjitarësh, kishtarë e laikë etj.. Këto janë  pajisur me  zbukurime të pasura në formë lulesh, nganjëherë edhe kafshësh e shumë më pak njerëzish. Zhvillim të madh si gji ni e pavarur e  artit mesjetar morën artet figurative e sidomos piktura që pati një përhapje më të gjerë. Por  pjesa  më  e  madhe  e krijimtarisë  artistike  të  mesjetës  së  hershme  e  të  vonë, si  ajo  e mozaikëve, e miniaturës së dorëshkrimeve, ikonostasëve, ikonave, afreskeve dhe skulpturave,
Faqe - 317
 
për  shkak  të  rrethanave  tepër  të  vështira  që  kaloi  Shqipëria,  të  luftërave  e  pushtimeve  të shumta, nuk ka mundur të arrijë deri në kohën tonë. Piktura  si  gjini  u  nxit  nga  kisha  e  krishterë  sidomos  nëpërmjet  veprave  ikonografike. Krijuesit e pikturës  mesjetare ishin  në përgjithësi klerikë  e murgj, që kishin punishtet e tyre pranë  manastireve  ose  kishave. Por  edhe  kur  ishin  laikë, ata  ishin  lidhur  pas  kishës  si porositës kryesorë. Nuk njihen emra piktorësh deri në shek. XV, sepse ata zakonisht nuk e vinin emrin në veprat e veta. Nën udhëheqjen e piktorit mjeshtër punonin disa ndihmës ose nxënës, të cilët merrnin pjesë në pikturimi n e veprës, duke plotësuar hollësitë e dorës së dytë. Gjini kryesore  të  pikturës  mesjetare  ishin në shekujt  e  parë mozaikët.   Më  vonë zhvillohet gjerësisht piktura monumentale murale (afresket), si dhe piktura në tablo, ikonat. Teknika  e  mozaikut  në  vendin  tonë  ishte  trashëguar  që  në  kohën  antike. Shek. IV-VII paraqiten  me  disa  vepra  të  rëndësishme, si  Bazilika  e  Ohrit,  Bazilika  e  Linit  (Pogradec), Bazilika  e  Arapajt (Durrës), Bazilika  e  Bylisit (Ballsh), mozaiku  i Baptiserit  të  Butrintit  etj.. Piktura  e  mozaikëve  paraqiste  tematikën  e  zakonshme kishtare e bashkë  me  të edhe  figura perandorësh, princash etj., me familjet e  tyre  si  ktitorë të kishave. Një vepër e bukur është ruajtur në  mozaikun mural të gjetur në kishën e amfi teatrit të Durrësit. Duke shkuar përtej karakterit  thjesht  ornamental  të  m ozaikëve  antikë, mozaiku  i  Durrësit  krijon  komplekse skenash  me figura  njerëzore,  me  një  ndërthurje  të  bukur  gurësh  prej  qelqi  të  ngjyrosur,  të përzier  me  copëza  guri  natyror  e  tulla. Figurat  njerëzore  janë  veshur  me  petka  të kushtueshme  të  ngrira  pa  respektuar  format  reale  të  trupit, kurse  fytyrat  e  njerëzve  ruajnë karakterin individual. Mozaikët e  Durrësit përfaqësojnë veprat më të  hershme mesjetare  të njohura në  vendin  tonë  që  trajtojnë figurën njerëzore, qofshin këta shenjtorë abstraktë ose njerëz realë. Po nga fusha e  mozaikut janë  ato  të  periudhës së  shek. VI-VII, si  mozaikët  e  manastiri t  të Shën Nikollës në Mesopotam të Delvinës etj.. Janë miniaturat, dorëshkrimet fetare, të cilat i gjejmë në kodikët  si ai i shek. VI, të njohur me emrin « Kodiku i  Purpurt i Beratit ». Këto dorëshkrime  janë  të  ilustruara  me  figura  të  vizatuara  e  të  pikturuara  si  Evangjelistë  që shkruajnë ungjillin, me ornamente të ndërthurura me shpendë dhe dekore lulëzore etj.. Ato janë të realizuara nga piktorë profesionistë të asaj kohe d.m.th. nga ikonografë dhe shquhen
për  kaligrafi  të  përkryer  me  shumë  hijeshi  dhe  me  ngjyra  të  kultivuara. Miniatura  e dorëshkrimeve mesjetare  shihet më e përpunuar  nga  fundi  i shek. XI ose në  fillim  të shek. XII  me  miniaturën  e  kodikëve  të  Vlorës, ku  bie  në  sy  një  sintetizim  i  elementeve  të  stilit bizantin që sapo kishte arritur formimin e tij të plotë me ato të traditës së artit antik. Po  në  këtë  kohë  zhvillohen  gjini  të  tjera  në  artet  figurative  me  pikturën  në  teknikën  e afreskut. Në  shpellën  eremite  të  Bllashtojës  si  dhe  në  atë  të  liqenit  të  Prespës, të  cilat ndodhen larg qendrave  të banuara, por në  vende shumë  të bukura,  gjenden  piktura  murale në  teknikën  e  afreskut  dhe  që  kanë  interes  për  origjinalitetin  ikonografik  me  paraqitjen  e shumë skenave të pazakonshme për Bizantin dhe me një stil të lartë e të pastër bizantin. Po kështu në këto shpella janë gjetur ikona me vlerë që i takojnë po këtij shekulli, si ajo e Shën
Faqe - 318
 
Mërisë  me  Krishtin  dhe  dyert  e  bukura  të  Bllashtojës  (Prespë-Korçë), ku  skena  e ungjillëzimit është e realizuar vetëm me paraqitjen e figurës së Gabrielit përballë Shën Mërisë duke mënjanuar çdo gjë përreth. Një  fragment  afresku  që  i  përket  shek. XII,  në  të  cilin  paraqitet  martiri  Eufemi, të  hasur shumë  rrallë  në ikonografinë  tonë, ruhet  mbi një  shkëmb të  fshatit Kallmet  pranë  Lezhës. Realizimi  i  miniaturës  së  nivelit të lartë  në Shqipëri, përkon  në  kohë  edhe  me  zhvillimin e pikturës monumentale  të  shek. XII, si  të  Rubikut  dhe  me  atë  të  Shën  Marisë  së  Cerkës (Leskovik), si dhe me afresket e kishës së Marmi rojt në Orikum të Vlorës. Piktura  murale  u  zhvillua  në  lidhje  të  ngushtë  me  destinacionin  e  saj  si  pjesë  përbërëse  e monumenteve arkitektonike. Fillimet e saj hetohen qysh nga shek. IX-X, ajo zhvillohet  me ritme më të shpejta në shek. XIII-XIV. Zhvillimi ekonomik e politik i vendit krijoi rrethana më  të  përshtatshme  për  një  zhvillim  më  intensiv  të  këtij  arti. Duke  u  larguar  nga  tiparet universale  karakteristike  për  stilin  bizantin  në  përgjithësi, tani  fillojnë  të  krijohen  veçori dalluese me ngjyrë vendase. Ndër veprat e shumta të krijuara nga gjysma e dytë e shek. XIII dallohen veçanërisht afresket e  kishës  së  Rubikut, ato  të  manastirit  të  Pojanit, të  kishës  së  Shën  Triadhës  në  Berat, të Maligradit në liqenin e Prespës, të kishës së Mborjes etj.. Si punë të kualifikuara shumica prej tyre qëndrojnë në nivelin e monumenteve më me rëndësi të vendeve fqinje, duke dëshmuar për një shkallë zhvillimi të barabartë. Në afresket e kishës së Rubikut që mbajnë datën 1272 bie në sy në mënyrë të veçantë skena e kungimit të apostujve. Ndërmjet shenjtorëve tradicionalë, të paraqitur këtu, për herë të parë është përfshirë edhe figura e një shenjti vendas, Shën Asti. Në pikturën e Rubikut, ndonëse në  një  formë  ende  jo  plotësisht  të  përcaktuar, kanë  gjetur  fillimin  e  tyre  disa  tipare  që dëshmojnë një orientim deri-diku drejt traditës antike. Kjo  prirje, duke  u  zhvilluar më tej, u  dha  monumenteve  tipare  të veçanta  që  dallohen prej monumenteve  bashkëkohëse të Ballkanit. Këtë orientim e gjejmë  të dokumentuar  sidomos në afresket e trapezarisë së manastirit të Pojanit.
Elemente  laike  dhe  më  realiste  shfaqen  në  pikturën  m esjetare  veçanërisht  në  paraqitjet  e portreteve  të  ktitorëve  në  fasadat  e  faltoreve,  siç  i  ndeshim  në  Pojan  e  në  Maligrad. Në hajatin  e kishës së Pojanit (Apolonisë) gjejmë portretin familjar  të perandorit Andronik.  Ai paraqitet  në  qetësi  të  plotë, me  fytyrë  energjike  dhe  të  pushtetshme.    Rreth  kokës  së  tij vërehet një brerore me ngjyrë të artë për t’i dhënë figurës së tij karakter hyjnor. Një vlerë të madhe  kanë  edhe  afresket  e  kishës  së  Maligradit,  ku  në  anën  e  jashtme  të  portës  është paraqitur Qezar Novaku, fisnik i kësaj krahine, bashkë me familjen e tij. Si princi, ashtu edhe e  shoqja  dhe  të  bijtë  janë  veshur  me  stoli  princore; sakoja  e  Qezarit  është  e  stolisur  me zhgaba dykrenare të përfshira brenda medalioneve. Në  shek. XIII-XIV  në  vendin  tonë  u  krijuan  vepra  të  shumta  artistike, si  ato  të  kishës  së
Faqe - 319
 
manastirit  të  Apolonisë  (Fier)  1260-1328,  ku  pranë  apsidës  është  pikturuar  portreti  i perandor Mihal Paleologut, të mbiquajtur  Konstandini  i Ri, si  çlirimtar i Konstandinopojës nga  latinët. Ai  është  paraqitur, së  bashku  me  familjen  e  tij,  me  fytyrë  energjike, e  i pushtetshëm. Po të  kësaj periudhe ishin afresket e kishës së Vaut të Dejës, ndërtesë e stilit romanik (të shkatërruara në vitet 60 të shek. XX). Një  përhapje  shumë  të  gjerë  pati   edhe piktura  e  tablove, ikonografia. Shumica  e  ikonave ruajnë vlera artistike. Midis tyre ka edhe ikona të trajtuara në mënyrë më të gjerë në formë monumentale, por përgjithësisht ato japin skena të kufizuara nga ana tematike, shpeshherë i janë  kushtuar  vetëm  paraqitjes  së  një  shenjti. Ikonat  janë  pikturuar  drejtpërsëdrejti  në dërrasë ose në pëlhura të ngjitura në dërrasë. Ikonat e pikturuara në dru në shek. XII, tre shekuj para pushtimi t osman, që kanë mundur të ruhen deri më sot  janë të pakta.  N ë këto ikona pasqyrohet stili i pastër bizantin,  ku figurat pothuajse janë me qëndrim ballor dhe monumental, me lëvizje të kursyera dhe me stolisje në veshje. Ikona më të bukura të kësaj periudhe janë Shën Maria me Krishtin e tipit Odigitria, që  do të thotë se Maria  parandien  dhe  parashikon  atë  që do t’i  ndodhë  birit  të  saj, si dhe ikonat  Dyert  e  Bukura  që  janë  gjetur  në  kishën  e  Bllashtojës (Prespë-Korçë). Skena  e ungjillëzimit te dyert e bukura është paraqitur tepër e thjeshtë, Shën Gabrieli në njërën dorë dhe në tjetrën Shën Maria.  Këtu përveç dy figurave përballë njëra-tjetrës nuk është pikturuar gjë tjetër. Lulëzimi dhe zhvillimi  i Konstandinopojës në  gjysm ën e  dytë  të shek. XIII  dhe  gjatë shek. XIV  pati  një ndikim të thellë në  ikonografinë  në përgjithësi dhe në monumentet e kulturës shqiptare. Veprat  që  u realizuan në  këtë periudhë, karakterizohen  nga një  kanun i  rreptë i  stilit  bizantin të shkollës së  Konstandinopojës,  si  dhe ai i Shkollës së Ohrit. Arti  i Bizantit gjatë kohës së Komnenëve, por sidomos ai i kohës së Paleologëve, filloi të marrë tiparet e një arti të konsoliduar të një rryme artistike përparimtare që u quajt « Rilindja e artit Bizantin ». Kjo  rrymë përkon  në  Shqipëri me  zhvillimin e  fuqisë  ekonomiko-shoqërore  të  vendit, me fuqizimin  e  aristokracisë  shqiptare, me  rritjen  e  fuqizimi n  e  qyteteve  dhe  me  krijimin  e principatave shqiptare. Kjo i dha dorë ndërtimit të shumë kishave të zbukuruara me afreske dhe ikona. Një vepër me vlera historike dhe artistike e shek. XIV është Epitafi i Glavinicës (manastiri i Shën Marisë në Ballsh), realizuar më 1373 prej qëndistarit Gjergj Arianitit. Aty është dhënë figura e Krishtit të shtri rë (të vdekur) që është qëndisur e tëra me ar dhe ka përmasat 1m dhe 70 cm. Ikonat që u përkasin shekujve XIII-XIV janë më të shumta, si ajo e tre Jerarkëve e kishës së Shën Vlashit në Vlorë etj.. Një prej përfaqësuesve të kësaj epoke është ikona me përmasa të mëdha, ajo  e  Shën  Mëhillit. Mendohet  të  jetë  bërë në  një  nga atelietë  e rrethit  të  Korçës. Kritikë  të huaj të  artit bizantin e kanë quajtur « Xhokonda shqiptare ». Kjo ikonë  evokon traditën  e  pasur  të  shkollës  së  Ohrit. Engjëlli  Mihali  kompozuar  në  plan  ballor  e
Faqe - 320
 
monumental  është  i  veshur  me  atributet  e  strategut të forcës  qiellore  dhe  mban në  njërën dorë globin e  kristaltë, imazhin  e Kozmosit, shënuar nga monogrami  i Krishtit dhe i kryqit ortodoks. Pikturimi  i  kësaj  ikone  lidhet  dhe  ngjason  shumë  me  afresket  e  kishës  së  Shën  Marisë (Ristozi)  në  fshatin  Mborje të Korçës, pikturuar  më 1390  nga  piktorë  anonimë, si  dhe  me afresket e kishës së Shën Marisë në shpellën e liqenit të Prespës pikturuar më 1369. Mundet që një atelje e shquar  të ketë pikturuar shumë ikona dhe afreske në  këto zona të Shqipërisë Juglindore, si dhe në Maqedoni, Serbi dhe në Greqinë e veriut. Veprat e kësaj periudhe, duke përfshirë dhe ato të kishës së Trapezarisë (Apoloni) si dhe atë të  Shën  Triadhës  në  kështjellën  e  Beratit, dëshmojnë  për  konsolidimin  e  një  arti  në  këto zona, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm për piktorët e shek. XVI. Kultura e Bizantit qe burim kryesor për artin e krejt botës së krishterë të Lindjes. Por krahas ndikimit të tij, gjendet kudo edhe kultura vendase ku artistët e ndërthurën mirë artin bizantin me atë lokal. Si rezultat qe formimi i shkollave, secila prej tyre kishte traditat e saj specifikike e lokale, ndërsa të gji tha ishin të lidhura ndërmjet tyre me këtë tërësi bizantine. Në shek. XV Shqipëria pushtohet  nga osmanët pas betejash të njëpasnjëshme. Prandaj nga ky shekull nuk ruhet asnjë dokument ikonografik. Rënia e Konstandinopojës dhe dobësimi i  lidhjeve me këtë qendër, bënë që arti ikonografik, krahas lidhjeve të vjetra, të hyjë në një fazë të re, ku filluan të krijoheshin hapësira të mëdha drejt  novatorizmit  të  ikonografisë  kishtare  deri  në  krijimin  e  shkollave  dhe  të individualiteteve. Krahas  rënies  së  përgjithshme ekonomike  bie  influenca  e  fuqishme  e Bizantit  dhe, nga  ana  tjetër,  rritet  ndikimi  i  vendeve  perëndimore. Si  rrjedhim,  arti ikonografik i mesjetës në vendet e Bizantit, si G reqia, Bullgaria, Rumania, Serbia e Shqipëria, dalëngadalë  zhvillohet  tani  në  formën e  një arti  pasbizantin  në këto  vende. Veprat  e  artit pasurohen  me  elemente kombëtare  të  shoqëruara  me  elemente  etnografike  popullore, si veshjet  në  pasqyrimin  e  tipave  krahinorë  si  dhe  në  pasqyrimin  e  figurave  të  ktitorëve (dhuruesve  të  kishës) me  tipare  realiste  dhe  origjinale. Por  megjithatë  kjo  veprimtari ikonografike vazhdoi të ishte e lidhur m e traditën e vjetër bizantine dhe të Ohrit, si edhe me artin e Rilindjes Evropiane  të asaj kohe, veçanërisht  me  atë  të Venedikut dhe të  ishujve  të Mesdheut: Korfuzi, Kreta etj..
Faqe - 321
 
K R E U    V
SHQIPËRIA PËRBALLË PUSHTIMIT OSMAN (1385 - 1443) 1.  PUSHTIMET E PARA OSMANE NË SHQIPËRI

Shtrirja e pushtim eve osm ane në Ballkan Osmanët ishin  pasardhës të turqve  oguzë. Këta u shpërngulën si tribu  nga  Azia  Qendrore dhe  u vendosën  në  Anadoll  në fund  të  shek. XI, pas  disfatës  së  rëndë  ushtarake  që  turqit selxhukë i shkaktuan Perandorisë  Bizantine (1071), së cilës i  morën  pjesën më  të  madhe  të zotërimeve që kishin në Azinë e Vogël. Turqit  oguzë  hynë  në  histori  kur  prijësi  i  tyre  Ertogrulli  mori  si  shpërblim  prej  sulltanit selxhuk  një  zotëri m  të  vogël  në  brigjet  e  lumit  Sangaria (Sakaria). Ndërkohë  shteti  i selxhukëve  u  shpërbë  në  shumë  principata  të  vogla  pas  disfatës  ushtarake  që  i  shkaktuan mongolët (1243). I biri i Ertogrullit, Osmani I (1290-1323), e zgjeroi zotërimin atëror dhe e ktheu në një shtet të  pavarur  me emrin  Emirati O sman,  që  u  bë  bërthama  e  Perandorisë O smane. Në vitin 1299  Osmani  I  m ori  titullin  e  sulltanit  dhe  nënshtetasit  e  tij  u  quajtën  turq-osmanllinj. Ushtria e tij  përbëhej  nga feudalë  të vegjël  spahinj (sipah  - kalorës), që ishin  të  detyruar  të merrnin pjesë në luftë si kalorës sa herë të thirreshin nga komandantët eprorë të tyre. Në  vitin  1317 Osmani  I  ngarkoi  të  birin, Orhanin,me  detyrën  e  komandantit  të ushtrisë. Sulltan  Orhani (1323-1362)  në vitin  1326  pushtoi Bursën dhe e  bëri kryeqytet. Ai i zgjeroi kufijtë  e  shtetit  të  tij, krijoi  aleancë  me  Perandorinë  Bizantine  dhe  u martua  me  vajzën  e Perandorit Johani VI Kantakuzen. Burimet historike, rrjedhimisht  edhe historianët  e  sotëm,  kanë  disa  ndryshime  kronologjike për  vitet e para të pushtimeve  osmane  në  Ballkan. Në  vitet 1347, 1349  dhe  1352  trupat e sulltan  O rhani t  zbarkuan  në  Ballkan  për  të  luftuar  përkrah  vjehrrit  të  sulltanit  kundër serbëve, bullgarëve  dhe  kundërshtarëve  të  brendshëm  politikë  të  Johanit  VI. Në  këto rrethana  në  vitin  1352  osmanët  krijuan  zotërimin  e  parë  të  tyre  në  Evropë, duke  marrë kështjellën Cimpes pranë qytetit të Galipolit dhe, pas dy vjetësh (1354), pushtuan edhe këtë qytet bashkë me rajonin e Dardaneleve e më gjerë. Sulltan  Orhani  fuqizoi  organizimin  e  brendshëm  të  Perandorisë  Osmane. Ai  preu  një monedhë  të veçantë  për shtetin  e tij  dhe rreth vitit 1330 krijoi ushtrinë  e përhershme elite, korpusin  e  jeniçerëve (jeniçer  - ushtar  i  ri). Krahas  spahinjve  dhe  jeniçerëve, Perandoria Osmane kishte edhe repartet ushtarake të akënxhinjve (akën - sulm), që ishin kalorës, të cilët
Faqe - 322
 
zakonisht grumbulloheshin kur ndërmerreshin fushata pushtuese.I  biri  i  Orhanit,  sull tan  Murati  I  (1362-1389), vuri  nën  pushtetin  e  tij  rajone  të  tëra  të Ballkanit. Në  mes  të  viteve  60  ai  pushtoi  Adrianopojën, të  cilën  e  bëri  kryeqytet  të Perandorisë dhe  e ripagëzoi me emrin  Edrene. Pushtimi i  saj ndikoi shumë  për shtrirjen  e pushtimeve osmane në Traki. Rrugën e pushti meve masive osmane në Ballkan e hapi fitorja e  vitit  1371  pranë  lumit  Marica, ku  trupat  osmane  u  shkaktuan  një katastrofë  ushtarake sundimtarëve sllavë, vëllezërve Vollkashin dhe Uglesha  Mërnjavçeviqit, në krah të  të  cilëve qe  edhe  Aleksandri  i  Vlorës. Pas  betejës  së  Maricës, perandorët  bizantinë  dhe  shumë sundimtarë të tjerë të Ballkanit u bënë vasalë të Perandorisë Osmane. Si vasalë ata filluan t’i paguanin tribut të përvitshëm dhe, bashkë me trupat e tyre, merrnin pjesë në luftime përkrah ushtrive  osmane  sa herë  thirreshin prej  sulltan  Muratit I  dhe  pasardhësve  të  tij. Aleatë  të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të kishës greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg privilegjesh prej sulltanëve. Zhvendosja e kryeqytetit nga Azia (Bursa) në Evropë (Adrianopojë -Edrene) dhe krijimi për herë të parë këtu dhe jo në Anadoll i bejlerbejllëkut (Ejalet i Rumelisë), dëshm ojnë se që në kohën  e  sulltan  Muratit  I, Ballkani  po  merrte  më  shumë  peshë  në  jetën  e  Perandorisë Osmane  se  Anadolli. Në  mes  të  shek. XV  sulltanët  osmanë  arritën  të  grumbullonin  më shumë  ushtarë  dhe  të  ardhura  prej  sistemi t  tatimor  nga  Rumelia (pjesa  evropiane  e Perandorisë Osmane) sesa nga Anadolli. Gjatë vi teve e dhjetëvjeçarëve që vijuan, në qendër  të veprimtarisë politike dhe ushtarake të sulltan Muratit I dhe të pasardhësve të tij, ishte zgjerimi i kufijve të Perandorisë Osmane në drejtim të Ballkanit dhe të rajoneve të tjera të Evropës. Pushtim et e para osm ane në Shqipëri Sulmet  e  ushtrive  osmane  për pushtimin  e  viseve  shqiptare nisën  në  mesin  e  viteve  80  të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe  të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe  osmane  të shek. XIV-XV  për qytetet  e  Shkupit, të  Manastirit, të  Kosturit, të  Jani nës  etj., si  dhe  për  Fushë-Dardaninë  shprehimisht është shënuar se ato ishin « në Shqipëri » apo « në tokat shqiptare ». Në muajin gusht të vitit 1385 Balsha II i shkruante Republikës së Venedikut se zotërimet e tij ishin nën sulmet e përditshme të ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar një pështjellim të madh te  nënshtetasit e  tij.   Kur Balsha II ishte  i zënë në  konflikt me mbretin e Bosnjës, Tvërtkon (1376-1391), për çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane, e komanduar  nga  Timurtash Pasha, në shtator të vitit  1385  u fut  me  shpejtësi  në  thellësi  të tokave  shqiptare. Balsha  II  së  bashku  me  një  grup  fisnikësh  të udhëhequr  prej  tij, mobilizuan  me  shpejtësi  një  pjesë  të  ushtrisë  dhe  u  dolën  përpara  osmanëve  në  fushën  e Savrës  (pranë  Lushnjës). Në  betejën  e  Savrës, që  u  zhvillua  më  18  shtator  1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetë Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi
Faqe - 323
 
ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat i mbajti përkohësi sht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Inkursionet e tyre u shtrinë edhe në Shqipërinë e Epërme deri në Lezhë, si dhe në Shqipërinë e Poshtme. Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin dhe pas një viti Selanikun, që e mbaj tën përkohësisht në duart e tyre, deri më 1403. Për disa familje fisnike të njohura, si Balshajt, Muzakajt etj., beteja e  Savrës shënoi rënien  e tyre nën vasalitetin osman, i cili në fillim qe i dobët dhe herë-herë formal. Pa kaluar shumë kohë  nga  disfata  që  pësuan  në  fushën e  Savrës, Balshajt  rifilluan të  ndiqnin  një  politikë  të pavarur. Në  vitin  1388, Gjergji  II  Balsha,  krahas  forcave  ushtarake  të  sundim tarëve  të Rashës e të  Bosnjës, mori pjesë në betejën që  u zhvillua  në Beliqë (Bosnjë) dhe forcat e tij luajtën  një  rol  të  rëndësishëm  në  thyerjen  e  ushtrive  osmane,  të  komanduara  nga  L’alla Shahini. Kjo  fitore  nxiti  Karl  Topinë  dhe  Muzakajt  që  të  shkëpusnin  lidhjet  e  tyre  të vasalitetit ndaj osmanëve. Intensifikimi i sulmeve  të ushtrive  osmane  dhe zgjerimi  i vrullshëm  i pushtimeve të  tyre në Ballkan  bënë  që  sundimtarët  ballkanas  të linin  mënjanë  grindjet  e  konfliktet  ndërmjet  tyre dhe  të  mendonin  e  të  projektonin  aksione  të  përbashkëta  ushtarake  për  të  mbroj tur zotërimet e veta. Në vitin 1387 u krijua një koalicion i gjerë ballkanik, ndërkohë që më 1388 sulltani përqendroi forca të shumta në Plovdiv për të vijuar pushtimet në Ballkanin Qendror. Knjazi  serb  i  Rashës, Llazari  Hrebelanoviçi  mori  nismën  dhe  ftoi  sundimtarët  e  tjerë ballkanas  që të  bashkonin  forcat  e  tyre  për  të  ndalur  marshimin  osman. Thirrjes  së  tij  iu përgjigjën  disa  prej  sundimtarëve  shqiptarë, si  Gjergji  II  Balsha, sundimtar  i  Shkodrës, Teodor  II  Muzaka, zot  i  Beratit  dhe  i  Myzeqesë, Dhimitër  Jonima, zot  i  trevave  përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarë të  Shqipërisë  së  Poshtme  etj.. Me  ta  u  bashkuan  edhe  sundimtarë  të  tjerë  ballkanas,  si vojvoda  rumun  Mirçea, bani  kroat  Ivan  Horvat, mbreti  Tvërtko  I  i  Bosnjës, sundimtari  i Kosovës Vuk  Mlladenoviqi,  që zakonisht  njihet me mbiemrin B rankoviçi (Vuk  Brankoviçi) etj.. Zotërimet familjare i kishte në pjesën veri ore të Drenicës dhe të Fushë-Dardanisë.  Pas vdekjes së Vukës në tetor 1398, jeta politike në zotërimet e tij u decentralizua. Trupat shqiptare kishin një peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane,  që  përshkruajnë  këtë  ngjarje,  theksoj në  numrin  e  madh  të  ushtrisë  së  Gjergjit  II Balsha dhe e cilësojnë  atë  si  njërin prej  tre  sundimtarëve  kryesorë  të koalicionit antiosman, krahas  knjazit  Lazar  dhe  vojvodës  Vllatko  Vukoviqit,  komandant  i  ushtrisë  së  mbretit Tvërtko I të Bosnjës. Në  qershor  të  vitit  1389  ushtritë  e  koalicionit  ballkanik  u  bashkuan  në  Fushë-Dardani (Fushë-Kosovë). Në  çastin  e  fillimit  të  betejës, V. Brankoviçi  i  largoi  trupat  e  veta  nga koalicioni.  Më 15 qershor ballkanasit zhvilluan një betejë të përgjakshme me focat osmane të komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve të para të ushtrive të koalicionit, fitorja në këtë  betejë  anoi  përfundimisht nga osmanët, por me humbje  njerëzore  të  mëdha  nga  të dyja  palët. Gjatë  zhvillimit  të  betejës  luftëtari  Milosh  Kopili  vrau  sulltan  Muratin  I. Për hakmarrje  osmanët  vranë  robërit  e  luftës, duke  përfshirë  knjaz  Llazarin  e  Milosh  Kopilin.
Faqe - 324
 
Në  këtë  betejë  mbeti  i  vrarë  Teodori  I  Muzaka, si  dhe  shumë  bashkëluftëtarë  të  tij  dhe shqiptarë të tjerë. Beteja e Fushë-Dardanisë dhe akti heroik i Milosh Kopilit lanë mbresa të fuqishme te shqiptarët e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në këngë popullore. Disfata  e  koalicionit  ballkanik në  betejën  e  Fushë-Dardanisë të  vitit 1389 pati rrjedhime  të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit. Ajo i dha fund krijimit të koalicioneve ballkanike të gjera kundër pushtuesve osmanë dhe sulltanit pasardhës, Bajazitit I (1389-1402), të njohur me cilësimin Rrufeja (Jël ldërëm), i lehtësoi rrugën për pushtime të reja në Ballkan. Pushtuesit  osmanë  e kthyen  në  vasal  të  tyre sundimtarin e Kosovës,  Vukë  Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392, e detyruan t’u dorëzonte Shkupin, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj.. Me marrjen e Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore  të  Shqipërisë  Qendrore  (Maqedonia  e sotme), veçanërisht  nëpër  rajonet  fushore  të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i  Shkupit, ku  kryqëzoheshin  rrugët  më  të  shkurtra  që  lidhnin  kryeqytetin  e  Perandorisë Osmane  me  të  gjitha  tokat  shqiptare  dhe  me  rajonet  e  tjera  të  Ballkanit,  nxitën  sulltanët osmanë që  ta bënin atë  bazë  ushtarake  shumë  të fuqishme, duke  e  shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencë e bejlerbeut të Rumelisë. Ndërkaq  osmanët  ishin  përpjekur  për  zgjeri min  e  pushtimeve  të  tyre  në  Shqipërinë Qendrore. Qysh  në  vitin  1385  ata  u  kishin  marrë  Muzakajve  qytetin  e  rëndësishëm  të Kosturit, kurse rreth vitit 1394 u morën Gropaj ve Ohrin, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë të gjatë. Ky  qytet buzë  liqenit  kishte  fortesë  të  fuqishme  dhe një  pozicion  shumë  të favorshëm për kontrollin e peshkimit në liqen e në dajlanet e shumta të lumit Drin në Strugë, ku  tregtohej me  shumicë peshku i  thatë  që përgatitej aty. Për  zotërimin e rajonit të  liqenit dhe  dobësimin  e  pranisë së fisnikëve shqiptarë  aty, osmanët  vendosën administratën e  tyre në Ohër dhe rrënuan tri kështjellat e tjera, të Strugës, të Pogradecit e të Starovës, që ishin në roje të liqenit dhe të rrugëve që gjendeshin pranë tij. Në  kushtet  e  mungesës  së  një  kishe  kombëtare  shqiptare, që  do  të  ndikonte  shumë  në ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarët, një pjesë e konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave të  tjera,  që  jetonin  në  Shkup,  Manastir  dhe  në  qytete  të  tjera  të  viseve  lindore, filluan  të përqafonin masivisht islamizmin. Që në fund të viteve 60 të shek. XV mbi 60%  e banorëve të  Shkupit  e  të  Manastirit  ishin  myslimanë. Kurse  te  sllavët,  që  kishin  kishën  e  tyre kombëtare, nuk u përhap procesi i islamizimit. Në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV thuajse asnjë spahi nuk ka të shënuar cilësimin se është serb apo sllav, ndryshe nga shumë të tjerë që mbajnë mbiemrin Shqiptari (Arnauti). Konvertimi  në  islamizëm  i  shqiptarëve  i  shkëputi  shumë  prej  tyre  nga  ndikimi  i  kishave ortodokse sllave e greke (që liturgjinë e mbanin në gjuhën sllave dhe greke), duke ndërprerë kështu  vrullin  e procesit  shekullor  të sllavizimit  e  të  greqizimit  të  shqiptarëve. Gjithashtu islamizimi  u  dha  mundësi  shqiptarëve  që  të  integroheshin  në  jetën  e  Perandorisë  Osmane dhe të ruanin, deri në një farë mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.
Faqe - 325
 
Pasi e konsoliduan pushtetin osman në viset lindore të Shqipërisë Qendrore, trupat osmane nisën  sulmet  në  drejtim  të  rajoneve  perëndimore  e  bregdetare, si  dhe  të  Shqipërisë  së Epërme  dhe asaj të  Poshtme, sulme që i vazhduan pa ndërprerë  nga  viti 1385  deri në  vitin 1402 për t’i rifilluar pas një dhjetëvjeçari. Pasi morën Zveçanin, më 1393 osmanët arritën të pushtonin  po  përkohësisht  Shkodrën, Ulqinin, Dejën  e  Krujën,  të  cilat  i  mbajtën  deri  më 1395. Po  në  fund  të  shek. XIV  ata  morën  përkohësisht  Janinën  dhe  pushtuan  krahinat  e Korçës e të Përmetit. Zgjerimi i pushtimeve osmane në Shqipëri u ndërpre përkohësisht pas betejës së Ankarasë, të zhvilluar më 20 qershor 1402, ku trupat osmane pësuan një disfatë të rëndë  dhe  sulltan  Bajaziti  I  (1389-1402)  ra  rob  në  duart  e  ushtrive  fitimtare  mongole  të udhëhequra  nga  Timurlengu. Pas  kësaj  beteje,  për  një  dhjetëvjeçar, jeta  politike  e Perandorisë O smane u përfshi nga konflikte të ashpra ndërmjet tre djemve të Bajazitit I për trashëgimin e fronit, konflikte  që përfunduan  me  ardhjen në  pushtet  të  Mehmetit I  (1413-1421). Sulltani  i  ri  riaktivizoi  politikën  pushtuese  edhe  në  drejtim  të  Ballkanit  dhe  të Shqipërisë. Para  se  sulltan  Mehmeti  I  të  vinte  në  pushtet,  në  vitin  1412  ushtritë  osmane  sulmuan Novobërdën  dhe  e mbajtën  të  rrethuar  për  një  kohë  të  gjatë, por  nuk  e  morën  dot, sepse mbroj tësi t  e  saj  luftuan  me  guxim. Ushtritë  e  sulltan  Mehmetit  I, me  vdekjen  e  Niketë Topisë, në  fillim  të  vitit  1415  pushtuan  Krujën, gjatë  vitit  1417  i  morën  Beratin  Teodor Muzakës  dhe  Kaninën  bashkë  me  Vlorën  Rugina  Balshës,  kurse  në  vjeshtë  të  vitit  1418 pushtuan Gjirokastrën, kryeqendrën e zotërimeve të Zenebishëve.
Fitorja  e  trupave  osmane  në  betejën  e  Fushë-Dardanisë  të  vitit 1389  dhe konsolidimi  i pushtetit të tyre në fund të shek. XIV në qytetin e Shkupit, në rajonet e lumit Vardar si dhe pushtimi i Krujës, i Beratit, i Gjirokastrës etj., lehtësuan pushtimet  e mëtejshme osmane në Ballkan e në Shqipëri dhe shtuan panikun në radhët e sundimtarëve ballkanas, shumë prej të cilëve u bënë vasalë të sulltanëve. Në Shkup u vendos selia e bejlerbeut të Rumelisë, që ishte komandanti  i  përgjithshëm  i  ushtrive  osmane  për  pjesën  evropiane  të  saj. Me  një personalitet  të  tillë  ushtarak  e  politik  shumë  të  fuqishëm  të  Perandori së  Osmane  duhej  të përballeshin  vazhdimisht  fisnikët  shqiptarë. Krahas  tij  ata  duhej  të  përballeshin  edhe  me pinjollët e shumtë të familjes së fuqishme të Evrenozëve. Qysh kur nisën pushtimet e  para osmane në Shqipërinë Lindore, në fund të shek. XIV, e deri në fund të  shek. XV, kur ranë në duart e tyre edhe kështjellat e  fundit në tokat shqiptare, ato  të viseve perëndimore, në të gjitha  betejat  e  aksionet  e  rëndësishme  ushtarake  të  ushtrive  pushtuese  u  shquan  si
komandantë ushtarakë osmanë një varg pinjollësh të familjes Evrenozi që jetonin në Shkup. I pari i tyre ishte Evrenoz-Beu (Pasha Jigit beu), i cili kishte pushtuar Thesalinë; emrin e tij e përdorën gjatë shekujve si mbiemër djemtë, nipërit e pasardhësit e tjerë të tyre.
Faqe - 326

2.  REGJIM I FEUDAL USH TARAK O SM AN  N Ë SH QIPËRI
Regjistrim et e para kadastrale osmane në Shqipëri . Organizimi i Perandorisë Osmane dhe funksionimi i aparatit të saj shtetëror mbështetej mbi pronën  feudale  ushtarake,  sistemin  e  timarit. Kjo  lloj  prone  u  vendos  në  Ballkan  dhe  në Shqipëri gradualisht, që me  pushtimet e  para osmane të shek. XIV. Por mungojnë burimet historike të shek. XIV për të pasqyruar dinamikën e shtrirjes në kohë e hapësirë të sistemit të timarit. Dokumenti  më  i  hershëm  i  zbuluar  der  tani,  për  të  njohur  sistemin  agrar  që  vendosën pushtuesit  osmanë  në  Shqipëri  dhe  në  Ballkan, është  një  regjistër  kadastral  i  vitit  835  h. (1431-1432), i emërtuar « Regjistri i Sanxhakut Shqiptar » (Defter-i Sancak-i Arvanid). Në të janë përfshirë një pjesë e viseve të Shqipërisë Perendimore, që shtriheshin nga Çamëria deri në lumin Mat.  Krahas pasqyrimit të shpërndarjes së timareve në çasti n e hartimit të regjistrit, në të ka edhe shënime që u referohen periudhave më të hershme, kohës së sulltan Bajazitit I (1389-1402) dhe të sulltan Mehmetit I (1413-1421). Të  dhënat  e  regjistrit  të  vitit  1431-1432  për  praninë  e  sistemit  të  timarit  në Shqipëri  që  në fund të shek. XIV janë fare të pakta dhe kanë të bëjnë me krahinën e Korçës e të Përmetit. Kurse për kohën e sulltan Mehmetit I janë më të shumta.  Ato tregojnë se pas pushtimit prej osmanëve në vitet 1417 e 1418 të kështjellave të Gjirokastrës, të Beratit, të Kaninës etj., ishte bërë një regjistër kadastral dhe ishte formuar Sanxhaku Shqiptar po me atë shtrirje të përafërt që do të kishte edhe në regjistrimin e mëvonshëm të vi tit 1431-1432. Në  kohën  e  sulltan  Mehmetit  I  pushtuesit  osmanë  kryen  regjistrimin  themeltar  të vendbanimeve, të shtëpive, të pronave tokësore, i grupuan ato nëpër timare të madhësive të ndryshme  (si pas  funksionit  e  influencës  që  ki shin  spahinjtë), caktuan  llojet  e  taksave  dhe sasinë e  detyrimeve  që  familjet e  regjistruara  duhet t’i  paguanin  shtetit  dhe  spahiut të  tyre. Ata synonin të zbatoni n sistemin  e tyre feudal ushtarak  dhe, në radhë të parë, të  vendosnin pronësinë feudale osmane mbi tokën, e cila ishte mjeti kryesor i prodhimit. Të gjitha tokat e punueshme, arat, livadhet, kullotat, pyjet, korijet, pavarësisht  në  duart  e  kujt  ndodheshin, konsideroheshin  pronë  mirie, d.m.th. pronë  shtetërore (araz-i  mirye)  dhe  vetëm  një fond  i kufizuar  tokash  u  jepej  si  pronë  private (araz-i  mulk)  komandantëve  të  shquar  ushtarakë. Toka  vakuf (erz-i  vakfe - tokë  e  shenjtë)  formonte  një  kategori  të  veçantë  prone, atë  të institucioneve fetare. Nga  ana  formale  juridike  pronari  i  tokave  të  shpallura  mirie  konsiderohej  Zoti, por  ajo administrohej prej sulltanit, i cili konsiderohej halif (mëkëm bës i profetit Muhamed). Me  shpalljen e  tokave të regjistruara si  pronë  mirie, fshatarëve, që  ishin pronarë tokash, iu kufizua e drejta në pronat e tyre, kurse fisnikët shqiptarë u zhveshën nga zotërimet e tyre dhe nga favoret që kishin në bazë të së drejtës feudale. Tani tokat e pushtuara hynë në fondin e përgjithshëm  tokësor  të  shtetit  osman. Në  vartësi  me madhësinë  e  të  ardhurave  që,  sipas funksioneve, rëndësisë e njohjeve, u caktoheshin feudalëve të rinj osmanë, tokat u pjesëtuan në  feude  të  vogla,  të  mesme  dhe  të  mëdha, që  administrata  osmane  i  emërtonte  timare, ziamete  e  hase. Këto  prona  u  shpërndaheshin  me  kusht  ushtarakëve  të  quajtur  spahinj (d.m.th. kalorës), subashë  e  sanxhakbejlerë, si  dhe  funksionarëve  civilë. Këta  i  mbanin
Faqe - 327
 
pronat për aq kohë sa ishin në funksionet përkatëse dhe përmbushnin detyrimet e tyre. Në  fillim  administrata  osmane  në  Shqipëri, në  pjesën  më  të  madhe  të saj,përbëhej  nga  të huaj. Krahas  tyre kishte një numër të  konsiderueshëm spahinjsh shqiptarë  të islamizuar, të cilët përgjithësisht vinin nga radhët e fëmijëve të fisnikëve që sulltani i kishte marrë si pengje. Kishte  edhe  një  numër  të  kufizuar  spahinjsh  shqiptarë  të  krishterë. Timaret  e  këtyre  të fundit përgjithësisht ishin në zona të thella, mbi të cilat administrata osmane e kishte shumë të vështirë të vepronte. Krahinat e pushtuara osmanët i ndanin në njësi të ndryshme administrativo-ushtarake. Këto njësi nuk ishin krijesa arbitrare, por  mbështeteshin  në lidhjet historike e  traditën vendase të ndarjeve kishtare e administrative. Sanxhakët ishin njësitë më të rëndësishme administrativo- ushtarake të Perandorisë O smane. Sipas  burimeve  historike,  që  njihen  deri  tani,  në  tokat  shqiptare  u  krijuan, në  periudha  të ndryshme  të  shek. XV, disa  sanxhakë:  pashasanxhaku  i  Shkupit,  sanxhaku  i  Janinës, Sanxhaku Shqiptar (Sancak-i Arvanid) etj.. Më i rëndësishmi prej tyre ishte pashasanxhaku i Shkupit, që  kishte  22  nahije  gjithsej  dhe  një shtrirje shumë  të  gjerë:  nga  Selaniku  në lindje dhe  arrinte në perëndim deri në Gostivar e Kërçovë. Burimet më të  hershme historike  për organizimin e tyre, që kanë arritur të ruhen deri në ditët tona, i përkasin Sanxhakut Shqiptar. Sanxhaku  Shqiptar  pati si  kryeqendër Gjirokastrën dhe  shtrihej  nga  Çamëria deri në  lumin Mat.  Ai bënte pjesë në ejaletin e Rumelisë, ku përfshiheshin të gjithë sanxhakët e Ballkanit. Sanxhaku  Shqiptar ishte  i ndarë  në njësi të  vogla, në vilajete,ku përfshiheshin  disa  krahina (nahije). Në  krye  të  sanxhakut  qëndronte  sanxhakbeu,  komandanti  i  ushtrisë  së  sanxhakut  që formohej nga disa qindra spahinj. Në krye të vilajetit ishte subashi, komandanti  i spahinjve që i kishin timaret në vilajetin përkatës. Subashët vareshin nga sanxhakbeu dhe kishin vetëm funksione ushtarake. Në çdo vilajet, pranë subashëve ishin kadilerët, kryetarët e zyrës së Sheriatit (Ligji i Shenjtë), të  cilët  kryenin  funksione administrative, civile, gjyqësore dhe  fetare. Ata  si  kryetarë  gjyqi, vendosni n jo vetëm në proceset juridike, por edhe ndërhynin në çështjet e shfrytëzimit dhe të  ndarjes  së  timareve. Pranë  kadilerëve  kishte  edhe  funksionarë  të  tjerë  të  administratës shtetërore  osmane. Këta  ishin naibët, zëvendësit  e  kadilerëve, dhe  imamët, funksionarët e kultit osman.  Në çdo qytet ishte edhe dizdari, komandanti i rojeve të kështjellës. Të gjithë ata  ishin  të  pajisur  me  timare. Popullsia  jo  myslimane  (e  krishterë, etj.)  cilësohej  raja  (e nënshtruar). Regjistrim i kadastral i vitit 835 h. (1431-1432) Aparati  shtetëror qendror  e  lokal i Perandorisë Osmane kujdesej për  zbatimin e  sistemi t  të timarit, mbi  bazën  e  të  cilit ishte ngritur  e  funksiononte tërë  ngrehina politike, ushtarake e
Faqe - 328
 
administrative  e  Perandorisë  Osmane. Të  ardhurat  që  vileshin  nga  tatimet  e sistemit  të timarit  mbanin  në  këmbë  gjithë  aparatin  shtetëror  dhe  mbulonin  shpenzimet  e  tij. Gjithashtu  ushtria  e  spahinjve, e  zotëruesve  të  timareve, ishte  pjesa  më  e  rëndësishme  e forcave ushtarake osmane që zbatonte sistemin e timarit, që mbante  në këmbë Perandorinë Osmane dhe që, nëpërmjet luftërave pushtuese, zgjeronte kufijtë e saj. Kujdesin e veçantë, që  kishte aparati shtetëror  për  zbatimin  e  sistemit të  timarit, e tregojnë më  së  miri  procesi  i  regjistrimeve  kadastrale  të  herëpashershme  dhe  shënimet  e  shumta anësore  me  të  cilat  janë  pajisur  regjistrat  përkatës. Hartuesit  e  kadastrave  (eminët) dërgoheshin  nga  kryeqyteti  për  të  bërë  regjistrimet. Në  bazë  të  dekreteve  (berateve),  që sulltani u kishte lëshuar spahinjve, eminët shkonin fshat më fshat për të regjistruar shtëpitë, pronat  e  tatimet  që  duhej  të  vileshin. Në  përfundim  të  këtij  procesi  eminët  hartonin regjistrat  e hollësishëm  (mufasal  defteri). Gjithashtu  ata bënin edhe kopje të përmbledhura të tyre, siç është edhe regjistri kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), që është zbuluar në arkivat turke. Ai  është i  pajisur me shëni me anësore që  janë bërë vazhdimisht,  deri në  vitin  1455, për të pasqyruar zëvendësimin e spahinjve të mëparshëm me të rinj, ndryshimet që pësonin timaret, duke  i zmadhuar  ose  zvogëluar  ato, si dhe krijimin  e  timareve  të reja  me  fshatra e grupe familjesh që zbul oheshi n si të paregjistruara e të fshehura etj..  Prandaj herë pas here ndërmerreshin  regjistrime  të  reja,  nëpërmjet  të  cilave  administrata  qendrore  e  ajo  lokale siguronte  pasqyra  më  të  plota  e  të  sakta  për  funksionimin  e  sistemit  të  timarit. N ë  këtë kuadër u ndërmor edhe regjistrimi i vitit 835 h. (1431-1432), nga i cili është zbuluar një kopje e  përmbledhur  e  tij. Ai  është  regjistri  kadastral  më  i  hershëm  për  Ballkanin  i  hartuar  nga administrata osmane  dhe  i  zbuluar  deri  më  tani. Kjo  kopje është  e ndarë  rastësisht në  dy pjesë, nga  të cilat vetëm  njëra  është botuar  në  vitin  1954 prej historianit  turk  Halil Inalçik. Në  të  janë  shënuar  emrat  e  ndarjeve  administrative  e  të  qendrave  të  banimit, emrat  e spahinjve, llojet  e  tatimeve  që  paguheshin  e  madhësia  e  tyre  e shënuar  në  akçe  (monedhë osmane) etj.. Ashtu si gjatë regjistrimit të kohës së sulltan Mehmetit I, edhe me regji strimin e ri të vitit 835 h. (1431-1432), Gjirokastra  vazhdoi  të  ishte  kryeqendra  e  Sanxhakut  Shqiptar  dhe  në  këtë sanxhak  ishin  përfshirë  krahinat  nga  Çamëria  deri  në  lumin  Mat. Ai  ishte  i  ndarë  në  11 vilajete,  të  cilat  më  vonë  do  të  quhen  kaza:  vilajeti  i  Gjirokastrës, i  Këlcyrës, i  Kaninës, i Beratit, i  Tomoricës, i  Skraparit, i  Pavël-Kurtikut, i  Çartallozit, i  Krujës, i  Përmetit  dhe  i Korçës. Dy vilajetet e  fundit janë  përfshirë  në pjesën e  pabotuar  të regjistri t osman të vitit 835 h. Si sanxhakbe i Sanxhakut Shqiptar u caktua Ali bej Evrenozi. Krahas krahinave që ishin përfshirë në Sanxhakun Shqiptar, shënimet anësore  të regjistrit të vitit 835 h. (1431-1432) tregojnë se ndërkohë osmanët kishin regjistruar edhe rajone të tjera shqiptare. Sipas  tyre,  në  një  regjistër  të  veçantë  e  të  panjohur  deri  tani  ishin  shënuar zotërimet  e  Gjon  Kastriotit. Në  këto  regjistra  nuk  u  përfshinë  zotërimet  veneciane  në Shqipëri. Sipas regjistrit të  vitit 835 h. në  Sanxhakun  Shqiptar ishin  rreth  475  timare, duke përfshirë
edhe shtesat e bëra gjatë viteve të mëvonshme. Shumica e timareve, afro 80%  e tyre, u ishte
Faqe - 329
 
dhënë  spahinjve  myslimanë  të  huaj, midi s  të  cilëve kishte  edhe  osmanë. Pjesa tjetër  ishin spahinj shqiptarë  myslimanë  apo  të  krishterë. Këta, veçanërisht  spahinjtë e krishterë, ishin caktuar në rajone të thella, ku administrata osmane e kishte vështirë të vepronte. Në raste të tilla eminët nuk shkelnin fare nëpër fshatra dhe i regjistronin banorët e tyre formalisht, sipas regjistrit të mëparshëm ose deklarimi t të spahinjve. Kështu u veprua për fshatrat e rajonit të Këlcyrës, për fshatrat e viseve përgjatë rrjedhjes së lumit Shkumbin etj.. Rrjedhim et e sistem it të tim arit Vendosja  e  sistemit  të  timarit  ndryshonte  raportet  e  pronësisë  mbi  tokën, që  ishte  çështja themelore për jetën ekonomike, shoqërore e politike të vendit dhe që përcaktonte shkallën e zhvillimit të marrëdhënieve feudale. Si trashëgi m nga e drejta bizantine, për shekuj të tërë toka në tërësi konsiderohej se i përkiste sovranit  (perandorit,  mbretit  etj.). Në  këtë  mënyrë  ishin  motivuar  detyrimet  që  popullsia kishte ndaj  pushtetit  shtetëror qendror  për  prodhimet e  tokës dhe që përbënte atë pjesë  të rentës që merrte shteti bizantin (renta qendrore). Pjesa tjetër e rentës u përkiste individëve të veçantë, përfaqësuesve  të  shtresës  së  pasur,  që  ishte  në  krye  të  jetës  ushtarake, politike  e ekonomike në  provinca. Një  rentë  e  tillë, e  ndarë  në dy pjesë,  krijonte marrëdhënie  që  në njërën apo tjetrën form ë kufizonin të drej tat e pronësisë private mbi tokën.  Mbi këtë formë të  rentës  qe  ngritur  e  kishte  vepruar  institucioni  feudal  bizantin  i  pronies. Me  kalimin  e kohës kornizat kufizuese mbi të drejtat e pronësisë mbi tokën erdhën duke u shkelur gjithnjë e  më  shumë, derisa  institucioni  i pronies në fakt pushoi  së vepruari dhe përgjithësisht toka kishte kaluar në pronësi private të plotë deri në shitblerjen e saj. Me  zbatimin e  sistemit  të  timarit, pushtuesit  osmanë  realisht  rivendosën  pronien  bizantine dhe  prekën  shtresat  e  ndryshme  shoqërore, sidomos  fisnikërinë  shqiptare, e  cila përgjithësisht u zhvesh nga pronat e veta. Vetëm një pjesë e përfaqësuesve të saj u integruan në radhët  e spahinjve e të drejtuesve të shtetit  osman. Këta, si dhe individë nga  shtresat e tjera, qofshin  edhe të ulëta, që  futeshin  në radhët  e  luftëtarëve osmanë  dhe  dalloheshin  në luftime, merrnin timare dhe poste të ndryshme, madje edhe në viset shqiptare.  Si vendas ata
duhej të  zbusnin  pakënaqësinë e shqiptarëve ndaj pushtuesve  të huaj dhe të  ndihmonin  në vendosjen e sistemit të timarit. Edhe di sa familje që ishin caktuar për ruajtjen e mirëmbajtjen e  kështjellave  e  të  ngushticave  nga  kalonin  rrugët, osmanët  i  lironin  nga  një  pjesë  e detyrimeve për t’i lidhur me pushtetin e tyre. Elementë të  tjerë  nga  radhët e fisnikërisë shqiptare u përfshinë në shtresën e  spahinjve e të funksionarëve  osmanë  nëpërmjet  institucionit  të  iç-ogllanit  (pazhë) dhe  të  gulamit  (djalë  i  rritur). Dokumentet  dëshmojnë  se, qysh  kur  nisën  sulmet  për  pushtimin  e  tokave  shqiptare, osmanët  i  kushtuan  vëmendje  shtresës  së  fisnikëve. Krahas  prirjes  për  mënjanimin  e
përfaqësuesve  të  pabindur  të  kësaj  shtrese, aty  ku  qëndresa  ishte  e  dobët, në  rajonet  ku
vendosja  e  pushtetit  osman  ishte  e  vështirë, pushtuesit  u  përpoqën  të  përdornin  elementë
Faqe - 330
 
nga radhët e fisnikërisë shqiptare për të neutralizuar pakënaqësinë dhe qëndresën e tyre. Për këtë  ata  përdorën  marrëdhëniet  e  vasalitetit  dhe  i  detyronin  fisnikët  shqiptarë  të  dërgonin bijtë  e  tyre  të  vegjël  si  pengje  në  oborrin  e  sulltanit, si  iç-ogllanë  (pazhë). Këtu  ata konvertoheshin në fenë islame dhe edukoheshin me frymën e besnikërisë ndaj sulltanit. Pas një dekade, kur mendohej se ishin formuar si osmanllinj të vërtetë, ata pajiseshin me timare të  mëdha  dhe  ofiqe  të  larta, sipas  aftësive  që  tregonin. Nëpër  institucionin  e  iç-ogllanit kaluan i biri i Gjon Kastriotit, Skënderbeu, i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu, i biri i Gjon Zenebishit, Hamza Beu etj.. Elementë  të  tjerë  nga  radhët  e  fisnikëve  shqiptarë  qëndronin  pranë  bejlerbeve  e sanxhakbejlerëve si gulamë (djalë i  rritur), jetonin e shërbenin pranë tyre që të  përgatiteshin për karrierën e feudalit osman. Pas kësaj, gulamëve të islamizuar mund t’u jepeshin si timare dhe  pronat  e  baballarëve  ose  të  afërmve  të  tyre. Institucioni  i  gulamit  u  zbatua  edhe  në Shqipëri. Iç-ogllanë  e  gulamë  me  origjinë  shqiptare  morën  timare  e  poste  jo  vetëm  në Shqipëri, por edhe në rajone të tjera të Perandorisë Osmane. Këto  masa  nuk  e  dobësuan  pakënaqësinë  dhe  qëndrimin  e  fisnikëve  shqiptarë, të  cilët përgjithësisht pushtimi osman i  shkatërroi si shtresë shoqërore, duke u marrë  pronat dhe  të drejtat ekonomike, politike, gjyqësore e administrative që rridhnin nga e drejta feudale. Sistemi i timarit preku thellë edhe shtresën e gjerë të fshatarësisë pronare tokash, së cilës deri diku iu kufizua shitblerja e tokës si e drejtë thelbësore e pronësisë reale mbi të. Nën sistemin e timarit toka konsiderohej pronë e shtetit dhe fshatari nuk mund ta braktiste atë. Vetëm me lejen e spahiut ai mund t’ia shiste atë një personi tjetër me kusht që blerësi të punonte tokën, të  përmbushte  të  gjitha  detyrimet  ndaj  shtetit  e  spahiut  dhe  t’i  paguante  këtij  të  fundit  një taksë  të  veçantë, atë  të  tapisë, që  lidhej  me  aktin  e  blerjes. Sistemi  i  timarit  e  përkeqësoi gjendjen  e  fshatarësisë  si  pronare  tokash, e  vendosi  atë  nën  detyrime  të  shumta  dhe  nën varësinë  e  feudalëve  të  huaj  osmanë. Duke  u  shpallur  të  gjitha  tokat  si  pronë  shtetërore
(mirie), fshatarët ish-pronarë ndiheshin si të zhveshur nga pronat e tyre. Para  pushtimit  osman  fshatarët  përgjithësisht  i  paguanin  kryezotit  të  tyre  të  dhjetën  e prodhimeve bujqësore,  një  dukat dhe  obrokun (që  ishte 4  grosh = 2/9  e  dukatit) për çdo shtëpi. Kurse tani nën  sistemin e timarit u rrit llojshmëria dhe madhësia e detyrimeve  ndaj shtetit  dhe  timarlinjve (spahinjve). Këta  të  fundit  u  merrnin për vete  fshatarëve yshyrin (e dhjeta), si taksë në natyrë për të gjitha prodhimet bujqësore  e çdo  aktivitet tjetër ekonomik, ispenxhën, taksë në  të  holla  që  ishte  25  akçe  për  familje  fshatare jomyslimane  (të krishterë etj.), 22 akçe për familje myslimane (e njohur me emrin resmi-çift) dhe  ishte më e vogël për beqarët e moshës madhore, si dhe për familjet e drejtuara nga gra që u kishin vdekur burrat. Gjithashtu  spahinj të  merrnin  taksën  e  tapisë  së  tokës,  kur  ajo  shitej   apo  trashëgohej  nga fëmijët, taksën  e  martesës, gjoba  të  ndryshme etj.. Kurse  shteti  merrte  xhizjen, taksë  që  e paguanin  për familje  popullsitë  jomyslimane (rajatë) që  ishte  në  masën  e  45  akçeve  në vit, xhelepin, taksë e blegtorisë, të dhjetën e gjakut, që ishte një tribut vjetor me djem të vegjël, të cilin  ishte  e  detyruar  ta  jepte  çdo  qendërbanim  për  të  mbushur  radhët  e  ushtrisë  së jeniçerëve. Çdo familje, pavarësisht nga besimi, paguante avarizin e divanit, që ishte detyrim
Faqe - 331
 
në  të  holla  për  Këshillin  e  Lartë  të  shtetit  turk. Gjithashtu  ato  kishin  edhe  një  varg detyrimesh  specifike, si  p.sh. mbulimin  e  shpenzimeve të  ushtrisë  kur ajo  shkonte  në luftë etj.. Pesha e detyrimeve të mësipërme rëndohej edhe më shumë prej abuzimeve që bëheshin gjatë vjeljes  së  tyre  me  dhunë  nga  aparati  i  fuqishëm  ushtarako-administrativ  i  Perandorisë Osmane  që, për  nga  ashpërsia, ishte  i  pakrahasueshëm  me  atë  të  sundimtarëve  vendas  të mëparshëm. Sa kohë që  Perandoria O smane vazhdonte  të zgjeronte kufijtë e saj, spahinjtë nuk i kushtonin vëmendjen e duhur mbarëvajtjes së timareve, sepse të ardhurat që vilnin prej tyre ishin më të vogla nga ato që siguronin nëpërmjet grabitjeve gjatë luftërave pushtuese apo shtypjes së kryengritjeve e revoltave të ndryshme.  Kur dalloheshin nëpër luftime, spahinjtë e ushtarët  e tjerë  osmanë  në  viset e  sapopushtuara  merrnin timare  më  të  mëdha  nga ato  që kishin pasur më parë. Sipas së drejtës feudale osmane, spahiu e mbante timarin për aq kohë sa  përmbushte  detyrimi n  e  pjesëmarrjes  në  luftë  bashkë  me  pajisjet  personale  luftarake  sa herë ta thërrisnin eprorët e tij. Kur timari i siguronte spahiut deri në 5 mijë akçe të ardhura në vit, duhej të shkonte në luftë vetëm dhe, për çdo 5 mijë akçe të ardhura më tepër, ai duhej të merrte me vete nga një ushtarak të armatosur (xhebeli). Pozita e spahinjve, si zotërues timaresh, konsiderohej e përkohshme dhe e pasigurtë, prandaj veprimtaria  e  tyre  karakterizohej  nga  abuzimet,  grabitjet  e  krime  të  shumta,  po  ashtu  siç vepronin edhe gjatë fushatave ushtarake. Vetë  kronistët osmanë bashkëkohës me ngjarjet e mësipërme  dëshmojnë  për  dhunën  e  spahinjve, për  shkretimin  e  krahinave  të  tëra  gjatë fushatave  ushtarake  të  tyre,  për  grabitjen  e  pasurive  të  tundshme  e  të  patundshme  të banorëve të viseve që sulmoheshin, të gjësë së gj allë, si dhe të fëmijëve e të të rriturve, të cilët shiteshin si skllevër.

3.  KRYEN GRITJET AN TIOSM AN E N Ë SH QIPËRI (VITET 30 TË SH EK. XV)
Qëndresa antiosm ane në Shqipëri. Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore shqiptare në fillim të shek. XV, osmanët vendosën  edhe  në  këtë  rajon  të  Shqipërisë  administratën  e  tyre  pushtuese. Nëpërmjet regjistrimeve  të  herëpashershme  të  banorëve  e  të  tokës  dhe  të  ndarjes  së  saj  në  prona  të vogla feudale (timare), pushtuesit vendosën  sistemin feudal ushtarak osman  të  timareve, që ishte i ngjashëm me sistemin e pronies bizantine.  Kjo lloj prone ishte në shpërbërje të plotë në  prag  të  pushtimit  osman  dhe  shoqëria  shqiptare  ndodhej  në  fazën  e  zhvilluar  të feudalizmit, ku prona tokësore shitej e blihej lirisht.  Nëpërmjet këtyre regjistrimeve osmanët i zhveshën fisnikët shqiptarë  nga  pronat e  mëdha tokësore dhe  nga  pozitat e tyre drejtuese. Përveç kësaj, sulmet e  njëpasnjëshme të ushtrive osmane për  pushtimin  e trojeve shqiptare, të  shoqëruara  me dhunë  të  egër  e  me  shkatërrime  masive, me  rrëmbim  të  fëmijëve  për  të mbushur  repartet  e  jeniçerëve  si  dhe  me  rrëmbimin  e  të rriturve  për t’i  shitur  si skllevër, e
Faqe - 332
 
dëmtuan rëndë jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë në të gjitha shtresat  shoqërore, duke  i  bashkuar  e  duke  i  ngritur  këta  në  luftë  kundër  armikut  të përbashkët,pushtuesit të huaj osman. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve shpërtheu kudo në forma të ndryshme deri në kryengritje të fuqishme. Përballë një pushtuesi shumë të fuqishëm e të organizuar mirë, siç ishte Perandoria Osmane, një pjesë e shqiptarëve braktisnin përkohësisht vendbanimet  e veta, duke u strehuar në vise të  thella  e  malore,  ku  mund  të  përballohej  më  lehtë  dhuna  e  pushtuesve. Të  tjerë  morën rrugën e mërgimit dhe u vendosën në Itali e në vende të tjera të huaja. Braktisja  e  fshatrave  nga  banorët  u  bë  një  dukuri  e  përhapur  në  rajonet  ku  zhvilloheshin luftime ose  që  gjendeshin pranë rrugëve  nga kalonin  ushtritë  pushtuese. Kjo  dukuri  është pasqyruar në  regjistrin kadastral osman të  vitit 835  h. (1431-1432), në të cilin  janë  shënuar me dhjetëra fshatra e qendërbanime  të braktisura plotësisht e toka buke të bëra djerrina, që gjendeshin  në  rajonet  pranë  qendrave  ushtarako-administrative, si  Gjirokastra, Kanina, Berati, Kruja etj.. Qëndresa  e  shqiptarëve  ndaj  pushtuesve  osmanë  shfaqej  në  forma  të  ndryshme. Shumë familje  përpiqeshin  t’u shmangeshin  regjistrimeve  kadastrale  që  administrata  osmane ndërmerrte herë pas here. Gjatë regjistrimeve ato largoheshin përkohësisht nga vendbanimet e  tyre e fshiheshin. Spahinjtë, nga ana  e  tyre, përpiqeshin  t’i  zbulonin  familjet  e  fshatrat e fshehura dhe  të  vilnin  prej  tyre  rentën. Në  regjistrin  kadastral  të  vitit  835  h. (1431-1432) gjenden mjaft shënime për zbulimin e familjeve, e deri të fshatrave të tëra, që ishin fshehur e kishin mbetur të paregjistruara. Kështu, p.sh., në krahinën e Korçës e të Përmetit vetëm dy spahinj (Sunkurxhe Beu dhe Abdullahu)  kishin zbuluar dhe  regjistruar për herë të  parë  212 familje. Qëndresa  e  shqiptarëve  ndaj  pushtuesve osmanë  shpërthente  edhe në  forma  më  të ashpra. Masa  të  tëra  fshatarësh  nuk  pranonin  të  shkonin  para  komisioneve  të  regjistrimit  dhe  me armë në dorë i kundërshtonin ato, duke krijuar situata të rrezikshme për jetën e personave që duhej të shkelnin nëpër fshatra për të kryer regjistrimin e banorëve e të tokave. Përballë një qëndrimi të  tillë, në shumë raste zyrtarët e kryenin regji strimin formalisht e në kundërshtim me  ligjet  e  tyre, pa  shkuar  në  fshatrat  përkatëse. Kështu  p.sh.  gjatë  regjistrimit  të lartpërmendur, për një numër të madh fshatrash të krahinave të Këlcyrës, të Kurveleshit etj.. ai  u  bë  formalisht,  sipas  të  dhënave  që  ishin  shënuar  në  regjistrat  e  mëparshëm. Kurse shumica  e  fshatrave, që  gjendeshin në krahinat ndërmjet lumenjve  Shkumbin  dhe  Erzen, u regjistruan sipas deklarimit goj or të spahinjve të tyre.  Me dhjetëra e dhjetëra fshatra të tjera nëpër krahina të ndryshme nuk iu dhanë menjëherë spahinjve, por u shënuan nëpër regjistra si mevkuf (të  bllokuar) për  t’ua  shpërndarë  atyre  më  vonë. Numri  i familjeve  të fshehura arrinte në qindra. Sanxhakbejlerët dhe funksionarët e tjerë osmanë përdorën gjerësisht  e vazhdimisht  forcat e tyre ushtarake për  të zbatuar sistemin e  timarit. Ata ndërmerrnin sulme të herëpashershme mbi fshatrat e  pabindura  dhe i shndërronin ato në gërmadha.   Dhunës së tyre shqiptarët  iu
Faqe - 333
 
përgjigjën  me  luftë  të  armatosur, duke  vepruar  në  bazë  fshati,  madje  edhe  banorët  e  disa fshatrave  bashkëvepronin  kundër  pushtuesve. Në  regjistrin  e  vitit  835  h. (1431-1432)  ka shënime që  cilësojnë fshatra apo timare  të formuara me disa fshatra si  « çerdhe  qafirësh », « të hedhur në revoltë » etj..  Për fshatin Luzat të Kurveleshit është vënë shënimi se « është fshat tradhtar, tre-katër herë dërguan njerëz, por nuk u kthyen ». Objekt i luftës së fshatarësisë u bënë edhe feudalët spahinj.  Shënimet e regjistrit të vitit 835 h. (1431-1432) përmendin mjaft raste të vrasjes së spahinjve dhe të zhdukjes së tyre pa lënë gjurmë. Në  rrethana  të  tilla  shumë  spahinj  osmanë  i  braktisën  timaret.    Rrjedhimisht pushteti  osman  detyrohej  t’i  zëvendësonte  spahinjtë  me  persona  të  tjerë. Kështu p.sh.  në vilajetin  e  Pavël  Kurtikut,  të  Çartallozit, të  Tomoricës,  të  Këlcyrës  etj., gjatë  regjistrimit  të vitit 835  h. (1431-1432), asnjë  timar nuk  ishte  më nën  zotërimin e spahinjve me  origjinë  të huaj, që kishin qenë gjatë regjistrimit të mëparshëm. Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429-1430) Pushtimi  osman  i  vendit  dëmtoi  rëndë  interesat  e  të  gjitha  shtresave  shoqërore, duke përfshirë edhe elitën drejtuese shqiptare.  Një pjesë e fisnikëve të Shqipërisë së Poshtme, që i humbën  plotësisht  pronat  e  tyre, emigruan  nga  Shqipëria. Të  tjerë  në  viset  e  Shqipërisë Qendrore e të Epërme, si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Dukagjinët, Zahariajt, Spanët etj.. u  përpoqën  të  shmangnin  rrënimin e  plotë  të  tyre, duke  u  dhënë garanci,  tribute  e  pengje osmanëve,  si  dhe  duke  forcuar  lidhjet  me  Venedikun  dhe  vendet  e  tjera  me  prirje antiosmane. Sulmet  e  ushtrive  osmane  mbi zotërimet  e  fisnikëve  shqiptarë  nxiteshin  edhe nga  vjehrri  i  mëvonshëm  dhe  vasali  besnik  i  sulltan  Muratit  II, që  ishte  sundimtari  i Despotatit të Rashës, Gjergj Brankoviçi, i cili ishte në luftë me fisnikët shqiptarë jo vetëm në rajonin  bregdetar  të  Shqipërisë  së  Epërme. Nën  trysninë  edhe  të  fisnikëve  shqiptarë, Gj. Brankoviçi u detyrua në vitin 1428  të zhvendoste kryeqytetin në veri të Despotatit të tij, në Smederevë, në brigjet e lumit Danub. Kur  presioni  i  pandërprerë  osman  përshkallëzohej  aq  shumë  mbi  fisnikët  shqiptarë,  sa  që rrezikonte tërësisht ekzistencën e tyre, ata nuk ngurronin të rrëmbenin armët.  Pakënaqësia e shtresave  të  gjera  shoqërore  ndaj  pushtimit  osman  u  kishte  krijuar  fisnikëve  shqiptarë mundësi  të  reja  e  të  panjohura  më  parë  për  krijimin  e  ushtrive  të  mëdha  e  pa  pagesë, të karakterizuara  nga  një  shpirt  i  lartë  vetëmohimi, që  nuk  njihet  në  kushtet  e  luftërave  të zakonshme feudale dhe tek ushtritë mercenare. Kryengri tja e parë në shkallë krahinore, që njihet deri tani, i përket kohës së sulltan Mehmetit I dhe duhet të jetë zhvilluar gjatë  viteve 1419-1421.  Burimet historike, që e përmendin atë, nuk  japin  hollësi  për  zhvillimin  e  saj,  veçse  tregojnë  që  banorët  e  krahinës  së  Vagenetisë (Çamërisë) u hodhën në kryengritje. Në  fund  të  viteve  20  të  shek. XV  dy  ngjarje  të  rëndësishme  ndikuan  në  jetën  politike  të fisnikëve  shqiptarë: fuqizimi  në  drejtimin  e  pashasanxhakut  të  Shkupit  i  familjes  së Evrenozëve (veçanërisht dy përfaqësues të saj Isak Beu dhe, pas vdekjes së tij, i biri, Isa Beu,
Faqe - 334
 
arritën të fuqizoheshin shumë ekonomikisht duke shfytëzuar zgjerimin e pushtimeve osmane në Ballkan) dhe sidomos lufta e ushtrive osmane për pushtimin e qytetit të Selanikut, që në vitin 1423 kishte kaluar nën zotëri min e Venedikut. Konfliktin e armatosur ndërmjet sulltan Muratit II dhe Republikës së Venedikut për qytetin e Selanikut, që  zgjati  afro  tre  vjet  (1428-1430), disa  prej  fisnikëve  shqiptarë  e  panë  si  një mundësi  për  shtrirjen  e  pushtetit  të  tyre  mbi  viset  që  ishin  nën  zotërimet  veneciane  dhe osmane. Kurse për Venedikun dhe sidom os për pushtuesit osmanë lufta e mësipërme i vinte në provë fisnikët shqiptarët nëse  do të përm bushnin apo jo  angazhimet ushtarake që kishin ndaj tyre. Qysh në gusht të viti t 1428 njoftohej se Gjon Kastrioti ishte nën presionin e pandërprerë të sulltanit  që  të  sulmonte  zotërimet  veneciane  dhe  se  një  djalë  i  tij, që  ishte  « bërë  turk  e mysliman », i  mbante  trupat  ushtarake  pranë  rajonit  venecian  të  Shkodrës. Kurse  Stefan Spani, Kojë Zaharia dhe Stefan Maram onti, sipas dokumenteve të fillimit të vitit 1430, kishin ndërmarrë aksione të pasuksesshme kundër zotërimeve të Venedikut në rajonin e Shkodrës. Ndërkohë Gojçin Gjurashi (Cërnojeviçi) kishte çliruar zotërimet e tij në Gentë, duke dëbuar prej tyre forcat e despotit serb të Rashës, Gjergj Brankoviçit, djalë i Vukut. Edhe  marrëdhëniet  e  fisnikëve  shqiptarë  me  osmanët  acarohen  shumë  dhe  pozitat  e pushtetit  osman  në  tokat  shqi ptare  qenë  dobësuar, ndonëse mungojnë  të dhënat burimore për  aksionet  antiosmane  të  shqiptarëve. Nëpërmjet  tyre  tërthorazi  del  se  ushtria  e  Gjon Kastrioti  ka  rrethuar  Krujën  dhe  është  përpjekur  ta  pushtojë  atë, kështjellë  që  nuk  është marrë  ndonjëherë  me  forcën  e  armëve. Sidoqoftë, pushteti  osman  në  tokat  e  Shqipërisë Perëndimore ishte  tronditur thellësisht. Prandaj, pa  pritur  nënshkrimin e traktatit  të  paqes më  Venedikun  (4 shtator 1430), por  sapo  pushtuan  Selanikun  (29  mars  1430), ushtritë osmane  të  komanduara  nga  Isak  Evrenozi  dhe  me  pjesëmarrjen  e  trupave  serbe, të komanduara nga djali i Gjergj Brankoviçit, iu drejtuan shtetit të Gjon Kastriotit. Sulmi i tyre qe  i  papërballueshëm. Gjatë  muajve  prill-maj  1430  ushtritë  osmane  shkatërruan  disa kështjella të Gjon Kastriotit dhe arritën në Prishtinë. Prej këtu morën rrugën në  drejti m të Gentës dhe në fund të muajit qershor, pasi thyen qëndresën e Gojçin Gjurashit, zbritën deri në rrethinat e Shkodrës, duke plaçkitur vendin, dhe morën Dejën. Përballë  një situate të tillë Gjoni  kërkoi  marrëveshje  me Isak Beun.  Edhe me ndërhyrjen e Skënderbeut  dhe  të  Stanishtës  pranë  autoriteteve  osmane, u  rimëkëmb  shpejt  shteti  i Kastriotëve. Gjatë gjysmës së parë të viteve 30 sërish ai u bë kufitar me zotërimet veneciane të Lezhës e të Shkodrës, siguroi dalje në det dhe kishte nën kontrollin e vet rrugët tregtare që lidhnin bregdetin me Prishtinën dhe Shkupin. Gjon  Kastrioti  vdiq  në  fillim  të  muajit  maj  të  vitit  1437 (2  ose  4 maj). Emri  i  tij  do  të përmendet edhe në dy dokumente të mëvonshme (mars 1438 dhe korrik 1439) në kuadrin e përpjekjeve  të Stanishës e të Skënderbeut, si drejtues të rinj të  shtetit të Kastriotëve, për  të vijuar me Venedikun  dhe me Raguzën po ato marrëdhënie që kishte pasur i  ati i tyre, Gjon Kastrioti.
Faqe - 335
 
Fitoret e Gjergj Arianitit (1432-1435) dhe zgjerimi i luftës antiosm ane Regjistrimi  kadastral  osman  i  vitit  835  h. (1431-1432)  u  shoqërua  me  dhunë  të  ashpër  të forcave  pushtuese. Dokumente  të  kohës  tregojnë  se  gjatë  verës  së  vitit  1432  shqiptarët masivisht  emigruan  në  drejtim  të  Puljes  e  të  Venedikut.    Pakënaqësi a  e  përgjithshme  nga regjistrimi kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), nxitja e revol tës së tyre nga Selia e Shenjtë dhe oborri hungarez, si dhe lajmi i pasaktë për vdekjen e sulltan Muratit II bënë që shqiptarët të hidheshin në luftë kundër pushtuesve osmanë. Në  ballë  të kësaj vale  të re e  të fuqishme kryengritjesh u vu Gjergj Arianiti. Shqiptarët,  të udhëhequr prej tij, i dëbuan spahinjtë osmanë prej një pjese të konsiderueshme të zotërimeve të  Arianitëve. Qysh  në  fund  të  viteve  20,  gjatë  luftës  veneto-osmane  për  zotërimin  e Selanikut, kufijtë  lindorë të shtetit  të Gj. Arianitit  duhet të  jenë  shtrirë  në atë kohë deri në Manastir. Ndërkohë  kryengritje  shpërthyen  edhe  në  krahina  të  tjera  të  vendit  dhe  i paralizuan forcat osmane që ishin në tokat shqi ptare. Ato ndodheshin përballë asgjësimit të plotë, prandaj sulltan Murati II vendosi të merrej vetë me shtypjen e kryengritjeve shqiptare. Gjatë  dimrit  të  vitit  1432-1433  sulltani  u  vendos  në  Serez. Këtu  u  grumbulluan  ushtritë osmane dhe, duke ndjekur rrugën Egnatia, do të marshonin e do të sulmonin forcat e Gjergj Arianitit për ta nënshtruar atë. Në  Serez  sulltani  organizoi  një  ushtri  prej  10  mijë  vetash  dhe  në  krye  të  tyre  vuri sanxhakbeun e  Sanxhakut  Shqiptar, Ali  bej  Evrenozin. Ushtria osmane  hyri  në  thellësi  të shtetit  të  Gj. Arianitit  dhe  arriti  në  luginën  e  Shkumbinit  pa  u  ndeshur  me  luftëtarët shqiptarë. Por, kur përparuan në thellësi të luginës, forcat e Gj. Arianitit u shfaqën befasisht dhe  menjëherë  e  sulmuan  ushtrinë  osmane  pranë  burimeve  të  Bushekut. Shumë  ushtarë osmanë  u  vranë  ose  ranë  robër  në  duart  e  shqiptarëve, ndërsa  të  tjerët, bashkë  me komandantin e tyre Ali bej Evrenozin, morën arratinë. Kjo  ishte fitorja  e  parë e  rëndësishme  e  shqiptarëve  kundër  ushtrive  të  fuqishme osmane. Ajo pati jehonë edhe në vendet e tjera dhe i dha hov luftës antiosmane në Shqipëri.  Fitorja, siç  ka  shkruar  një  bashkëkohës  i  saj,  kronisti  bizantin  Halkokondili, i  solli  «  lavdi  të shkëlqyer » Gjergj Arianitit, që u bë personazhi kryesor i jetës politike shqiptare të viteve 30. Vala e kryengritjeve antiosmane u përhap edhe në rajonet e Shqipërisë së Poshtme, edhe pse pozitat  e  osmanëve  i shin  fuqizuar  atje  me  pushtimin  prej  tyre,  në  tetor  të  vitit  1430,  të kryeqendrës së atyre viseve, të Janinës. Kryengritësit thirrën nga emigrimi në Korfuz dhe e vendosën  në krye të tyre  Depë Zenebishin, djalin e  ish-sundimtarit  të  vdekur të tyre. Pas kthimit  të  D. Zenebishit  kryengritësit  rrethuan  dhe  sulmuan  kryeqendrën  administrative  të Sanxhakut  Shqiptar, Gjirokastrën. Për  dëm timin e mureve të  kështjellës dhe çlirimin e  saj, sulmuesit  përdorën  makina  gurëhedhëse. Ndërkohë  kryengritësit  i  shtrinë  veprim et  e  tyre edhe në krahinat fqinjë dhe arritën të pushtonin kështjellën e Këlcyrës.
Faqe - 336
 
Kjo situatë i alarmoi osmanët. Prandaj, në kushtet e vështira të dimrit, u organizua një ushtri e  re  osmane  e  komanduar  nga  Turhan  Beu. Në  fillim  të  vitit  1433, duke  marshuar  me shpejtësi  nëpër  dëborë, ushtria  e  Turhan  Beut  në  bashkëpunim  me  garnizonin  osman  të Gjirokastrës  i  sulmuan  befasisht  rrethuesit  e  kështjellës. Shqiptarët,  të  vënë  ndërmjet  dy zjarreve, nuk e përballuan  dot goditjen dhe  me  humbje të rënda  u  tërhoqën  nga  rrethimi  i Gjirokastrës. Osmanët e zunë rob Depë Zenebishin dhe e varën. Valët e kryengritjeve antiosmane u përhapën edhe në rajone të tjera të vendit.  Në Shqipërinë e  Epërme, Nikollë  Dukagjini  mori  në  duart  e  tij  kështjellën  e  Dejës. Por  këtë  kështjellë Nikollë  Dukagjini  e  mbajti  për  pak  kohë  dhe  ajo  kaloi  sërish  në  duart  e  osmanëve.    Në Shqipërinë  Qendrore  kryengritësit  e  udhëhequr  nga  Andre  Topia  sulmuan  kështjellën  e Krujës, por nuk e morën dot.  Edhe në zonën e Vlorës dokumentet e kohës  tregojnë se në vitin 1434 krerët e vendit donin që « turqve t’ua hiqnin nga duart kështjellën e Kaninës ». Gjatë  viteve  30  të  shek. XV  zotërimet  e  Gjergj  Arianitit  mbetën  rajoni  kryesor  i  luftës antiosmane, prandaj sull tan Murati II, gjatë verës së vitit 1434, u vendos në Manastir. Këtu u grum bulluan  ushtritë  osmane  të  Rumelisë  dhe  nën  komandën  e  bejlerbeut  të  tyre, Sinan Pashës, në fillim të gushtit 1434 sulmuan zotërimet e Arianitëve. Pasi hynë në thellësi të tyre, trupat  osmane  u  rrethuan  dhe  u  goditën  rreptë  nga luftëtarët  shqiptarë. Në  këtë  betejë, shkruante ato ditë Senati i Raguzës, shqiptarët « dolën fitues në fushën e nderit dhe shumë turq u vranë ». Pas  fitores së shkëlqyer të  shqiptarëve në  gusht të  vitit  1434, u ngarkuan  Isak bej  Evrenozi dhe sanxhakbejlerët e rajoneve kufitare që të vazhdonin luftën për shkatërrimin e forcave të Gj. Arianitit.  Në dhjetor të vitit 1434 ushtria e Isak Beut iu drejtua zotërimeve të Arianitëve. Shqiptarët  i  dolën  përpara  ushtrisë  osmane  dhe  zhvilluan  me  të  nj ë  betejë  të  rreptë,  që përfundoi me një fitore të shkëlqyer të tyre.  Për këtë betejë Senati i Raguzës do të shkruante ato  ditë: « Isaku  vetëm  me  një  numër  shumë  të  vogël  ushtarësh  mundi  të  shpëtojë. Nga ushtria e tij shumë turq, nga më kryesorët e të rëndësishmit, u vranë në luftë e mbetën robër. Që prej asaj dite turqi t mbetën të tmerruar, duke mos pasur guxim kundër arbërve ». Luftimet  ndërmjet  shqiptarëve  dhe  forcave  osmane  vazhduan  edhe  në  vitin 1435. Më  20 prill  të  këtij  viti  luftëtarët  e  Gj. Arianiti t  u  ndeshën  rreptë  me  një  ushtri  osmane, duke  e shpartalluar atë dhe, siç shkruhej ato ditë, « e mbajtën fushën e betejës si ngadhënjyes ». Pas  disfatave  të  njëpasnjëshme,  që  pësuan  trupat  osmane  prej  luftëtarëve  të  Gj. Arianitit, sulltan Murati II ndërpreu dërgimin e ushtrive të tjera kundër shtetit të Arianitëve dhe gjatë viteve 1435-1437 i angazhoi forcat e veta  në Anadoll  kundër emirit  Ibrahim të Karamanisë. Përkohësi sht në  Shqipëri  u  krijua  një  gjendje  e  tillë  që,  siç  shkruhej  në  fund  të vitit  1435, « turqit e arbërit po qëndrojnë të qetë në kufijtë e tyre pa ndonjë trazim ose përleshje ». Kryengri tjet  e viteve  30  të  shek. XV  dhe  fitoret  e  forcave  të Gj. Arianitit patën  jehonë  të madhe si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të ndryshme të Evropës. Përpara bashkëkohësve të  huaj  shqiptarët  dolën si  një  nga  popujt  më  aktivë në  luftën kundër  pushtuesve osmanë.
Faqe - 337
 
Rëndësia e luftës së tyre i kalonte kufijtë e botës shqiptare dhe me kohë tërhoqi vëm endjen e shteteve  evropiane, interesat e të  cilëve  lidheshin me ngjarjet  e  Ballkanit. Gj. Arianiti u  bë personalitet i njohur evropian, sepse fitoret e tij erdhën në një kohë kur Evropa ishte mësuar të  dëgjonte  për  disfatat  që  pësonin  forcat  antiosmane. Për  këto  fitore  atë  e  përgëzuan personalitetet më të shquara të kohës, si papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, që  ishte  njëkohësisht  edhe  mbret  i  Hungarisë. Këta  i  dhanë  luftës  së  shqiptarëve  një përkrahje të gjerë morale. Lufta  e  shqiptarëve  përkonte  me  interesat  e  Hungarisë,  që  gjendej  përballë  sulmeve  të ushtrisë osmane. Drejtuesit e kryengritjeve shqiptare si Gjergj Arianiti e Andre Topia krijuan lidhje të ndërsjella me mbretin e Hungarisë, Sigismundin, dhe dërguan përfaqësuesit e tyre te njëri-tjetri. Ata  projektuan  që, duke  u  mbështetur  në  viset  e  çliruara  të  Shqipërisë,të organizonin  një  kryengritje  të  përgjithshme  antiosmane  në  Ballkan. Për  këtë  qëllim, në pranverë të vitit 1435, mbreti i Hungarisë dërgoi në Shqipëri Fruzhinin, pasardhës i mbretit bullgar  Shishman, dhe  në  pranverë  të  vitit  1436  princin  Daut, pretendent  i fronit  osman  i strehuar në  oborrin hungarez, me synimin që kundërshtarët  politikë  të sulltan Muratit II  të ngriheshin  kundër  tij  dhe  ta  rrëzonin  nga  froni. Me  gjithë  këto  përpjekje  nuk  u  arrit  të organizohej një aksion i përbashkët ballkanik. Jehona e luftës antiosmane të shqiptarëve u ndie edhe në vendet e tjera evropiane. Situatën e trazuar politike të viteve 30 në Shqipëri, Republika e Venedikut u përpoq ta shfrytëzonte për interesat  e  veta. Ajo  arriti  t’u  merrte  shqiptarëve  Dejën  dhe  më  pas,  nën  presionin  e osmanëve, ua  dorëzoi  këtyre. Ndërkohë  Venediku  udhëzonte  qeveritarët  e  saj  në  tokat shqiptare që të  respektonin traktatet e paqes me sulltanin, të  mos i ndi hmonin kryengritësit shqiptarë, të lejonin kalimin e qëndrimin e trupave osmane në zotërimet veneciane etj.. Gjendja politike në Shqipëri pas kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV Gjatë  viteve  30  të  shek. XV  shqiptarët  për  herë  të  parë  i  thyen  ushtritë  osmane  në  disa beteja. Me  gjithë këto  fitore, lufta e tyre  nuk dha përfundimet  e  dëshiruara, sepse mungoi bashkimi i të gjitha forcave shqiptare, mungoi bashkërendimi efikas i veprimtarisë ushtarake të  tyre  dhe  aksionet  luftarake  në  rajonet  kryengritëse  u  zhvilluan  të  veçuara, prandaj përgjithësisht qenë të pasuksesshme. Kjo situatë e përgjithshme ndikoi negativisht  edhe në shtetin e Gj. Arianitit, duke i bërë të paqëndrueshme rezultatet e fitoreve ushtarake të tij. Situata politike në Shqipëri mbeti shpërthyese edhe gjatë gjysmës së dytë të viteve 30 të shek. XV, kur luftimet kishin pushuar. Në viset e Gjirokastrës e të Vlorës si dhe në  zonat  pranë qendrave ushtarake të pushtuara etj., qëndresa antiosmane vazhdoi në forma të tjera.  Për të vendosur në to plotësisht pushtetin e vet, sulltan Murati II iu drejtua për ndihmë Venedikut. Kështu, në tetor të vitit 1436, një përfaqësues i sulltanit i kërkoi Republikës së Venedikut të ndëshkonte  ata  shqiptarë  që,  nga  zotërimet  e  saj  të  Shkodrës, Pargës  etj., sulmonin  forcat osmane, si dhe të mos lejohej në to strehimi i dezertorëve të ushtrisë osmane. Gjendja  e  rëndë  politike  në Shqipëri  për  pushtuesit  osmanë  dhe  pamundësia  e  tyre  për  të
Faqe - 338
 
dërguar  aty  vazhdi misht  ushtri  të  mëdha,  ndërkohë  që  kishte  fronte  të tjera  lufte  edhe  në rajone të tjera kufitare me Perandorinë Osmane, e detyruan sulltan Muratin II të ndryshonte përkohësisht qëndrimin e vet ndaj shqiptarëve. Ai ndërpreu sulmet ushtarake mbi zotërimet e Arianitëve e të viseve të tjera shqiptare dhe i largoi forcat osmane nga zonat, ku pozitat  e tyre ishin shumë të dobëta. Osmanët  i  braktisën  krahinat  në  veri  të  lumit  Mat  dhe  kështjellën  e  Dejës  ia  dhanë  Lekë Zaharisë. Me aktivizimi n energjik të djemve të Gjon Kastriotit, Stanishës e Skënderbeut, që ishin funksionarë osmanë, shteti i Kastriotëve u rimëkëmb shpejt, siguroi përsëri dalje në det, duke  rimarrë skelën  e  Shufadasë  në grykëderdhjen e lumi t  Mat, si dhe kontrollin e rrugëve për  në Prishtinë  dhe në Shkup. Zotërimet  e  tij u  bënë kufitare në  perëndim me zotërimet veneciane  të  Lezhës e të Shkodrës. Edhe  në rajone të  tjera të brendshme  e  larg  qendrave osmane, si  në  krahinat  malore  e  fushore  që  shtriheshin  ndërmjet  lumenjve  Devoll-Seman dhe  Erzen u rivendosën pozitat  e  zotërve  vendas,  ndonjë  prej  të cilëve  i mori  zotëri met e veta në formën e timareve. Për të ruajtur  në viset  shqiptare pushtetin  e  tronditur osman,  sulltan Murati II  u përpoq  të mbështetej  te  ata  fisnikë  vendas  që  ishin  të  lidhur  me  administratën  vendore  osmane. Krahas Evrenozëve, që vazhduan të ishin në krye të pashasanxhakut të Shkupit, gjatë viteve 1437-1438  sulltani  emëroi  sanxhakbe  të  Sanxhakut  Shqiptar  të  birin  e  Teodor  Muzakës, Jakup Beun, dhe subash të Krujës Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Kurse qysh në  verën e vitit 1434 ishte emëruar në postin e dizdarit të Krujës Ballaban Beu, i njohur sipas rrëfi mit të M. Barlecit me titullin pashë, titull që realisht nuk e ka pasur asnjëherë. Gjatë  qeverisjes  së  Sanxhakut  Shqiptar  prej  Jakup  Beut  dhe  të  vilajetit  të  Krujës  prej Skënderbeut, sipas  rekomandi meve  të  tyre  u  bënë  shumë  ndryshime  në  shpërndarjen  e timareve  e  të  fshatrave  në  të  mirë  të  elementit  shqiptar,  duke  shprehur  kështu  vijimin  e lidhjeve  familjare  që  ata  mbanin  me  elitën  drejtuese  shqiptare. Sa  kohë  që  Skënderbeu qëndroi në postin e  subashit të vilajetit të  Krujës edhe  këto  vise  mund  të  konsiderohen si pjesë  e  shtetit  të  Kastri otëve. Por  Jakup  bej  Muzaka  dhe  Skënderbeu  nuk i  mbajtën  gjatë pozitat drejtuese në Sanxhakun Shqiptar. Në  fund  të  vitit  1438  qenë  të  pasuksesshme  aksionet  e  trupave  osmane  kundër  ushtrisë hungareze  në  Transilvani. Më  pas  veprimet  luftarake  osmane  u  shtrinë  pranë  viseve shqiptare, në  Rashë  e  në  Bosnjë. Në  vitin  1439  ata  pushtuan  kryeqyteti n  e  Despotatit  të Rashës, Smederevën, dhe e nënshtruan atë. Ndërkohë  sulltan  Murati  II  largoi  Skënderbeun  dhe  Jakup  Beun  nga  funksionet  e  larta drejtuese  që  kishin  në  Sanxhakun  Shqiptar  dhe  i  ngarkoi  me  funksionet  e  larta  të sanxhkbejlerëve në rajone të tjera më pak shpërthyese, me sa duket larg viseve shqiptare. Në vend të  tyre për  drejtimin  e Sanxhakut Shqiptar  u emëruan persona të huaj, që  ishin më  të besueshëm. Këta  bënë  ndryshi me  të  shumta  nëpër  timaret  e  Sanxhakut  Shqiptar, duke favorizuar  elementin  e  huaj. Pas  një  rrethimi   të  gjatë  njëvjeçar, në  qershor  të  vitit  1441, osmanët  pushtuan Novobërdën, qendra më e rëndësishme e prodhimit të arit e të argjendit
Faqe - 339
 
në Ballkan, të cilin nuk arritën ta mbanin në duar për një kohë të gjatë. Pas kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV jeta politike në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë të tillë  që  çoi  në  forcimin  shkallë-shkallë  të  pozitave  të  pushtuesve  osmanë  në  dëm  të shqiptarëve, gjë  që  rriti  pakënaqësinë  e  tyre. Elita  drejtuese  shqiptare  u  vu  në  pritje  të rrethanave  më  të  favorshme  për  të  rifilluar  luftën  kundër  pushtuesve  osmanë, siç  do  të ndodhte  në  nëntor  të  vitit  1443  në  Shqipëri, kur  në  krye  të  saj  u  vu  Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu.
Faqe - 340
 
K R E U    V I
SHQIPËRIA NË KOHËN  E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT (1443 - 1468) 1.  RIMËKËMBJA E SHTETIT TË KASTRIOTËVE DHE FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE TË LEZHËS

Jeta dhe veprim taria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri m ë 1443 Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të  Gjonit  e  të  Vojsavës. Këta  kishin  katër  djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin  e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën). Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat  e  Prizrenit e të Tetovës në lindje deri  në detin  Adriatik  në perëndim. Qendra  administrative  e  tij  duhet  të  ketë  qenë  Prizreni. Këtu  duhet  të  ketë  lindur  edhe Gjergji. Që  kur  Gjergji  ishte  fëmijë,  familja  e  Kastriotëve  i  ndjeu  rrjedhimet  shkatërrimtare  të pushtimeve osmane. Dokumentet tregojnë se në vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte detyruar t’u dorëzonte peng osmanëve një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky  u  dorëzua  si  peng  rreth  moshës  nëntëvjeçare, kur  osmanët  pushtuan Krujën (në fillim të vi tit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve. Dërgi min  e  Gjergjit  të  vogël  në  oborrin  osman  rreth  moshës  nëntëvjeçare, e  dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja.  Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme  për  njohjen  e  historisë  së  Shqipërisë  të  shek. XV, si  Marin  Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të  hartuar  rreth  viteve 1481-1482  prej  Martin Segonit, tregohet  se  ai  u  dërgua  i vogël  peng, u  rrit  dhe  u  edukua  pranë  oborrit  të  sulltanit. Të  njëjtën  gjë  njoftojnë  edhe kronistë e hi storianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I.  Potani, R. Volaterani,  bizantini  L. Halkokondili,  shumica  e  autorëve  osmanë  të  shek. XV  e  XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.. Gjergji, pasi  u  mor peng rreth moshës  nëntëvjeçare, u  dërgua në kryeqyteti n  e Perandorisë Osmane, në  Edrene. Ai  u  edukua  këtu  gjatë  një  periudhe  dhjetëvjeçare  në  shkollën  e  iç- ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët. Në këtë shkollë futeshin zakoni sht djemtë e zotërve të nënshtruar për t’u përgatitur e edukuar në frymën osmane si komandantë të zotë e feudalë të
Faqe - 341
 
bindur. Këta  zakonisht  shërbenin  si  spahinj  në  vendet  ku  pushtimi  osman  ndeshte  në qëndresën e popullsisë, si dhe në vendet nga ata kishin ardhur. Gjergj  Kastrioti  nga  natyra  ishte  i  pajisur  me  dhunti  të  veçanta,  shumë  të  çmuara. Sipas dokumenteve  të  kohës  dhe  njoftimeve  të  Marin  Barlecit, Gjergj  Kastrioti  kishte mendjemprehtësi  të veçantë  dhe arriti të zotëronte  disa gjuhë  të  huaja. Ai  ishte  shtatlartë, shpatullgjerë e shumë i fuqishëm. Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera. Gjergji u shqua gjatë viteve të shkollës, kur iu vu emri mysliman Skënder, dhe mori pjesë në fushata  të  ndryshme  ushtarake, në  Ballkan  dhe  në  Azi  të  Vogël, gjatë  të  cilave  fitoi  një përvojë  të  madhe  ushtarake. Pasi  mbaroi  shkollën  e  iç-ogllanëve, Skënderbeu  hyri  në kuadrot ushtarake të  sistemit feudal osman  dhe  përparoi shpejt në  karrierën  shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut. Funksionet si kuadër osman për vite të tëra Skënderbeu i ushtroi në Shqipëri, duke u lidhur me  mjedisin vendas dhe  interesat e  familjes së  tij. Emri i Gjergj  Kastriotit  për herë të parë përmendet  në  Shqipëri  bashkë  me  ata  të  vëllezërve  të  tij  në  dokumente  të  vitit  1426  për çështje pronësie. Në këtë kohë Skënderbeu kishte mbaruar shkollën e iç-ogllanëve dhe ishte në Shqipëri si spahi, më pas u bë subash i Krujës dhe qëndroi në këtë post zyrtarisht deri në fund të vitit 1438, kur në  zeametin përkatës  është shënuar se  i rijepej  Zaganoz  Beut. Qysh në fillim, kur u  hartua regjistri kadastral osman i vitit 835  h.(1431-1432), zeameti i subashit të Krujës është regjistruar me emrin e Zaganoz Beut. Pas riemërimit zyrtar në fund të vitit 1438 në postin e subashit të Krujës, Zaganoz Beu duhet të jetë rikthyer me vonesë në Krujë, sepse Skënderbeu përmendet në Shqipëri edhe më 7 dhe 10 korrik të vitit 1439. Nuk dihet se  cilët  fshatra  formonin  timarin  e  tij  në  Shqipëri, kur  ai  ishte  në  postin  e  një  spahiu. Ndoshta kanë qenë disa fshatra të vilajetit të Dhimitër Jonimës, diku midis Lezhës e Rubikut, ku  në mes  të  viteve  30  Skënderbeu  pati në zotërim  një timar të  madh, me të  paktën nëntë fshatra. Skënderbeu  konsiderohej  si  bashkësundimtar  me  të  drejta  të  plota  me  anëtarët  e  tjerë  të familjes në veprimtarinë politike të Kastriotëve. Prandaj emri i tij është shënuar gjatë viteve 20 e 30 në aktet zyrtare që rregullonin marrëdhëniet e Kastriotëve me vendet e tjera, si p.sh. në vitin 1426 në një aktblerje nga Kastriotët të një pirgu pranë manastirit Hilandar në malin Athos  dhe  në një  aktdhurimi  të  dy  fshatrave  të  Kastriotëve  për  manastirin  e  Hilandarit, si dhe  në mars të vitit 1438 kur Stanisha dhe Gj ergji kërkuan qytetarinë e Venedikut dhe  më vonë (korrik 1439) edhe atë të Raguzës. Qytetaria veneciane e raguzane kërkohej që, në rast shkatërrimi e dëbimi nga zotërimet e veta prej osmanëve, familjarët e Gjonit të strehoheshin në këto vende. Gjatë  viteve  të  qëndrimit  në  Shqipëri  si  kuadër  osman  Skënderbeu  punoi  aktivisht  për mbroj tjen  e  interesave  të  familjes  së  tij. Kështu, sipas  një  dokumenti  osman  pa  datë, kur Gjon  Kastrioti  ra  në  konflikt  me  osmanët  dhe  humbi  krahinën  e  Ishmit  (Mysjen), Skënderbeu u kërkoi autoriteteve osmane që ta merrte  si zeamet këtë  krahinë. Gjatë këtyre
Faqe - 342
 
viteve  ai  kishte  një  ti mar  të  madh  në  trevën  Lezhë-Rubik,  që  përshkohej  nga  udha  e karvaneve  që  lidhte  bregdetin  me  Prizrenin. Kjo  rrugë  ishte  shumë  e  rëndësishme  për veprimtarinë ekonomike e tregtare të shtetit të Kastriotëve. Më 1437-1438 Skënderbeu u bë qeveritar (subash) i  vilajetit  të  Krujës  dhe  siguroi  për  këtë  një  feud  të  madh  prej  dhjetëra fshatrash. Ky  gradim  ndikonte  shumë  në  forcimin  e  pozitave  ekonomike  e  politike  të zotërimeve të Kastriotëve që shtriheshin në lindje e në veri të vilajetit të Krujës. Pas  vdekjes  së  Reposhit  (1431), që  i  qe  kushtuar  jetës  fetare, dhe  të  Konstandinit, dy vëllezërit e tjerë drejtuan shtetin e Kastriotëve, sepse ati i tyre, Gjon Kastrioti, ishte i sëmurë dhe  vdiq  në  maj  të  vitit  1437. Të  dy  vëllezërit  i kushtuan  vëmendje  ruajtjes  e  forcimit  të marrëdhënieve me Venedikun e Raguzën, prej të cilave arritën më 1438 e 1439 të siguronin të drejtat e privilegjet që kishte patur ati i tyre me ato dy vende. Ata vepruan bashkërisht deri kur vdiq Stanisha më 1446. Pas vitit 1439 Skënderbeu nuk përmendet më në tokat shqi ptare. Në këtë kohë në  Ballkan po fillonin trazira të reja, si rrjedhojë e aksioneve ushtarake antiosmane të Janosh Huniadit. Prandaj sulltan Murati II e largoi Skënderbeun nga posti i subashit të Krujës, duke e emëruar sanxhakbej  me  sa  duket  larg  tokave  shqiptare, ndoshta  në  Nikopol  të  Bullgarisë. Gjatë  viteve  të qëndrimit  në Shqipëri si funksionar osman, Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu del me  emrin  mysliman  (Iskënder)  në  dokumentet  osmane, kurse  në  ato  perëndimore  ka përdorur  vetëm  emrin  e  krishterë  Gjergj, gjë  që  shpreh  lidhjet  e  tij  me  parinë  drejtuese shqiptare. Sigurimi i privilegjeve dhe i qytetarisë së Venedikut e të Raguzës në fund të viteve 30, në një kohë kur  Skënderbeu po përparonte  në  karrierën  politike si kuadër  i  Perandorisë  Osmane, tregojnë  se  ai  e  shikonte  të  ardhmen  jo  në  kuadrin  e  karrierës  së  një  funksionari  osman. Përkundrazi, praninë  e  tij  në  radhët  e  kuadrove  osmane, ai  e  gjykonte  si  diçka  të përkohshme. Në kushtet  kur së  bashku me të  vëllanë, Stanishën, kishin marrë drejtimin e zotërimeve  të  Kastriotëve, largimin  e  tij  nga  posti  i  subashit  të  Krujës  dhe  emërimin  si sanxhakbej  larg  Shqipërisë, Skënderbeu  nuk  mund  ta  shikonte  si  një  « gradim », por  si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij. Ndonëse  kaloi një  kohë të  gjatë  në shkollën  e  iç-ogllanëve  e  në  vende të  huaja  si kuadër  e komandant i shquar i ushtrisë osmane, Skënderbeu mbajti lidhje të ngushta me familjen e tij, me interesat e zotërimeve të tyre. Ai jetoi për vite të tëra në atdheun e vet, ku u brumos dhe u  formua  në  mjedisin  e  luftës  së  shqiptarëve  kundër  pushtuesit  të  huaj  osman  dhe  të disfatave  të  para  që  osmanët  pësuan  në  Shqipëri  gjatë  kryengritjeve  të  viteve  30. Kthesa rrënjësore e Skënderbeut  në nëntor të vitit 1443, duke ardhur në Shqipëri për të ngritur  lart flamurin  e  luftës  kundër  pushtuesve  osmanë,  ishte  rrjedhojë  e  përvojës  jetësore  shumë  të pasur të tij dhe e luftës së shqiptarëve. Kryengritja e Përgjithshme Çlirim tare (nëntor 1443) Shqiptarët  e  vazhduan  luftën  kundër  pushtuesve  osmanë  në  forma  të  ndryshme  edhe  pas
Faqe - 343
 
kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV. Nëpër dokumente të gjysmës së dytë të viteve 30 dhe fillimit të viteve 40 përmenden në viset shqiptare spahinj të vrarë, spahinj që, për të shpëtuar kokën, kishin braktisur timaret etj.. Qëndresa e përhershme kundër pushtuesve osmanë dhe rrethanat e favorshme ndërkombëtare që u krijuan në fund të viteve 30 e në fillim të viteve 40 të shek. XV nxitën disa nga fisnikët shqiptarë të ngriheshin në luftë kundër pushtuesve të huaj. Ndërkaq në jetën kishtare e politike të Shqipëri së ndikuan pozitivisht vendimet e Koncilit të Ferrarës, që  u  mbajt  gjatë  viteve  1438-1439. Krahas  papë Eugjenit  IV, në të  morën  pjesë edhe përfaqësuesi t më të lartë të universit ortodoks, si perandori i Bizantit, Johan Paleologu, patriarku i Konstandinopojës, Jozefi, dhe peshkopët bizantinë e sllavë më në zë. Në korrik të vitit 1439 përfaqësuesit e  të dy palëve nënshkruan tekstin e  bashkimit shpirtëror të  të dy kishave  nën  supremacinë  e  Papatit. Ky  vendim  ndikonte  pozitivisht  për  zbutjen  e mosmarrëveshjeve  ndërmjet  kishave  ortodokse  e  katolike  në Shqipëri  dhe  për  rritjen  e bashkëpunimit  ndërmjet  sundimtarëve  shqiptarë të  besimit  katolik dhe  ortodoks, si dhe  të këtyre  me  forcat  politike  të  huaja. Vendimet  e  Koncilit  të  Ferrarës  ndihmonin bashkëpunimin  ndërmjet  vendeve  evropiane, që  politikisht  ishin  shumë  të  copëtuara  e  të përçara, në  luftën  kundër  armikut  të  përbashkët,  pushtuesve  osmanë, luftë  që  filloi  të propagandohej si një kryqëzatë e të krishterëve kundër pushtuesve aziatikë e besimit të tyre islam. Në  fillim  të  viteve  40  të  shek. XV  rrethanat  ndërkombëtare  favorizonin  shpërthimin  e kryengritjeve  antiosmane  në  Shqipëri. Me  vendosjen  në  froni n  e  Hungarisë  të  mbretit  të Polonisë, Vladislavit, trupat hungareze, të  komanduara nga  vojvoda  i Transilvanisë, Janosh Huniadi, kaluan  nga  veprimet  mbrojtëse  në  mësymje  dhe  përkohësi sht  arritën  të  ndalnin përparimin e osmanëve drejt Evropës Qendrore.  Pasi grumbulloi një ushtri të fuqishme, të përbërë prej hungarezësh, polakësh, rumunësh etj., J. Huniadi kaloi Danubin, u fut në thellësi të  Ballkanit  dhe  në  shtator  të  vitit  1442  u  shkaktoi  një  disfatë  të  rëndë  trupave  osmane. Fitorja e ushtrisë së J. Huniadit ngjalli shpresa te popujt e shtypur të Ballkanit, nxiti lidhjet e sundimtarëve  ballkanas  me Hungarinë e me forca  të tjera  politike  të kohës për zgjerimin e fronti t  të  luftës  antiosmane. Aktivisht  veproi  në  këtë  drejtim  papa  Eugjeni  IV,i  cili nëpërmjet peshkopëve të vet nxiste elitën drej tuese shqiptare e ballkanike të rrëmbente armët kundër  osmanëve  sapo  trupat  e  J. Huniadi t  të  marshonin  sërish  në  drejtim  të  Ballkanit Qendror. Këtë  situatë  ndërkombëtare  disa  fisnikë  shqiptarë,  midis  tyre  edhe  Gjergj  Arianiti,  e vlerësuan  të  përshtatshme  për  fillimin  e  luftës. Në  kuadrin  e  përgatitjeve  Gjergj  Arianiti forcoi lidhjet me vendet e tjera, duke dërguar përfaqësuesit e vet në Romë e në Bosnjë. Në gusht të vitit 1443 ai siguroi qytetarinë e Raguzës, që të strehohej familjarisht në atë qytet po qe se do thyhej prej trupave osmane. Në  shtator  të  vitit  1443  Gjergj Arianiti  sulmoi  forcat  osmane në  lindje të zotërimeve të tij dhe  i dëboi pushtuesit nga shumë krahina të Shqipërisë Qendrore. Fitoret e tij ndikuan në jetën  politike  të  Shqipërisë  dhe  patën  jehonë  edhe  në  vendet  e  tjera. Vetë  ai  vazhdonte
Faqe - 344
 
përgatitjet  për  vijimin  e  luftës  kundër  osmanëve. Më  21  tetor  përfaqësuesit  e  tij,  sipas porosisë që kishin bërë në Raguzë, morën këtu flamurin e Arianitëve, që t’u printe luftëtarëve të  tij  në  betejat  e  ardhshme. Në fund të muajit nëntor Gjergj Arianiti  i kërkoi  Raguzës t’i shiste bombarda, armë këto që i duheshin për çlirimin e kështjellave. Lufta  çlirimtare  u  përhap  edhe  në  trevat  e Shqipërisë  së Poshtme.   Gjin Zenebishi,  i  biri i Depës, u  kthye  nga  m ërgimi  duke  zbarkuar  në  bregdetin  shqiptar  pranë  Butrintit.  Me ushtrinë që organizohej  këtu marshoi nëpër  rrethinat  e Gjirokastrës në  drejtim të  Kosturit, ku  forcat e tij  u sulmuan  në befasi dhe u shpartalluan nga një ushtri osmane dhe vetë Gjini mbeti i vrarë. Në  fund  të  vitit  1443  lufta  çlirimtare  e  shqiptarëve  mori  hov të  mëtejshëm nga  zhvillimi  i ngjarjeve në Ballkan. Në  tetor  të  viti t  1443  trupat  hungareze  të  komanduara  nga  Janosh  Huniadi, pasi  kaluan Danubin, u futën në thellësi të Ballkanit dhe filluan « Fushatën e Gjatë » që vazhdoi deri në fillim  të  vitit  1444. Ato  marshuan  në  drejtim  të  viseve  verilindore  shqiptare. Kudo  ato gjetën  gati shmërinë e banorëve  të krahinave  ku  kalonin  për  të  luftuar  së bashku  kundër  të njëjtit arimik. Vetë Huniadi shkruante ato ditë se ushtria e tij po « rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, arbër, serbë, boshnjakë ». Beteja  u  zhvillua  më  3  nëntor  1443  në  afërsi  të  Ni shit,  ku  trupat  osmane  u  thyen  dhe  u tërhoqën të shpartalluara. Ushtria e J. Huniadit vazhdoi marshimin në thellësi të zotërimeve osmane  gjatë  një  dimri  të  ashpër  dhe  u  fut  në  Bullgari,  duke  zbritur  deri  në  juglindje  të Sofjes. Gjatë 5 dhe 6 dhjetorit 1443 ushtria e J. Huniadit pësoi disfatë në Vasilicit dhe filloi tërheqjen. Pas një muaj, më 5 janar 1444 ajo pësoi një disfatë të dytë në Pirot (në juglindje të Nishit). Me  humbje  të  ndjeshme  të  shkaktuara  edhe  prej  kushteve  natyrore  të  stinës,  në
fillim të shkurtit të vitit 1444, ushtria e J. Huniadit arriti në Budapest m e një efektiv disa herë më  të  vogël  nga  numri  fillestar  i  luftëtarëve, kur  nisi  fushatën  në  tetor  të  vitit  1443. Sidoqoftë, ngjarjet e mësipërme ndikuan në jetën politike të Ballkanit. Në gusht të vitit 1444, me miratimin e sulltan Muratit II dhe me kufij të rrudhur, u rimëkëmb Despotati i Rashës. Në betejën e Nishit, të 3 nëntorit 1443, ndodhej edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që kishte detyrën  e  funksionarit  të  lartë  osman,  atë  të  sanxhakbeut  të  Nikopolit.    Shpartallimin  e forcave  osmane  në  betejën  e  3  nëntorit  1443  dhe  vazhdimin  e  marshimit  të  trupave  të  J. Huniadit  në  drejtim  të  Bullgarisë,  Skënderbeu  e  gjykoi  si  çastin  më  të  përshtatshëm  për çlirimin  e  tokave  shqiptare. Pasi  grumbulloi  rreth  vetes  disa  qindra  bashkatdhetarë pjesëmarrës  në  betejën  e  Nishit, dhe  i  shoqëruar  nga  i  nipi  Hamza  Kastrioti, Skënderbeu mori rrugën në drejtim të atdheut. Në  fillim  Skënderbeu  hartoi  planin  për  ringritjen  e  shtetit  të  Kastriotëve, që, siç  është shprehur në fillim të vitit 1445, formohej nga dy pjesë të mëdha « nga Dibra dhe Mati », që i ndante  lumit  Drin. Di bra, sipas  konceptit  të  kohës  për shqiptarët, të  shprehur, p.sh., nga Marin  Barleci  dhe  nga  Gjon  Muzaka,  shtrihej  në  lindje  deri  në  masivin  malor  të  Mokrës
Faqe - 345
 
(malet Jakupice), kurse Mati deri në Detin Adriatik. Gjatë kthimit nga Ni shi, Skënderbeu arriti në Fushë-Dardani, vijoi rrugën Prishtinë-Prizren, që ishte e lirë nga osmanët, dhe më tej zbriti në rajonin e Dibrës.  Kjo ishte pjesa më e begatë dhe  më  e  populluar  e  zotërimeve  të  Kastriotëve,  prandaj  ai  e  përmend  atë  të  parën  kur e cilëson  veten  dhe  të  vëllanë, Stanishën, si  « zotër  të  Dibrës  dhe  të  Matit ». Dibra përbëhej nga dy rajone: nga Dibra e Poshtme dhe Dibra e Sipërme. E para ishte zonë fushore dhe shtrihej përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar dhe arrinte në lindje, duke i përfshirë ato, deri  te ngushticat  e  Dervenit  në afërsi  të Shkupit.  Burimet  historike  të shek. XV, madje edhe më të hershme, tregojnë  se afër Gostivarit e në veriperëndim të tij gjendej qendërbanimi më i madh i atij rajoni, fshati Dibrishë (Debrishë), që është edhe sot, emrin e të cilit  ka pasur për  një kohë edhe rajoni në rrjedhjen e  sipërme të lumit Vardar. Rruga që lidhte  Kërçovën me  rajonin  e Gostivarit  në  dokumentet  mesjetare del  e emërtuar  « Rruga Kërçovë-Dibër » dhe banorët e fshatit Llopushnik, në juglindje të Gostivarit, përmenden në to  si ruajtës  të saj. Edhe në  krahinën e Dervenit, që  shtrihet në  lindje të  Tetovës, gjendet mikrotoponimia Dibër,që në sllavishten e vjetër kishtare (dëbër) ka kuptimin luginë, grykë. Ky  duhet  të  ketë  qenë  emërtimi  i  vjetër  i  kësaj  krahine,  të  cilin  pushtuesit  osmanë  e zëvendësuan  me  fjalën  përkatëse  të  tyre  derven (derbend). Kjo shërben  si  një  e  dhënë  që tregon  se  shtrirja  lindore  e  Dibrës  së  Poshtme  arrinte  deri  në  afërsi  të  Shkupit. Prandaj osmanët  në  shek. XV, kur  bënë ndarjen  e  tyre administrative, për  rajonin  Gostivar-Tetovë përdorën  një  emërtim  osman (vilajeti  ose  nahija  e  Kalkandelenit) për  ta  dalluar  nga  njësia administrative  në  perëndim  të  saj  (nahija  e  Dibrës). Në  këtë  të  fundit, edhe  pse  mbante emrin e Dibrës, gjatë shek. XV nuk kishte asnjë qendërbanimi ose mikrotoponimi tjetër  me këtë emër. Në jug të Dibrës së Poshtme shtrihej Dibra e Sipërme, që ishte kryesisht një rajon malor me shtrirje të gjerë. Këtu, në pjesën verilindore të Dibrës së Sipërme, në veri të Krushevës e në segmentin  rrugor  Përlep - Kërçovë, ishte  qyteti  mesjetar  Debërshtë,  emër  që  vazhdon  ta mbajë edhe sot. Kurse në veri të liqenit të Ohrit ishte qyteti mesjetar e nahija Debërc, emër që e mban ende sot krahina e luginës së lumit Sasheska në verilindje të Strugës, nëpërmjet së cilës  kalon  rruga  nga  Struga  dhe O hri  për në  Kërçovë. Martin Segoni, Gjon  Muzaka  etj., kanë rrëfyer se qyteti i Ohrit ishte në Dibër. Këto dëshmojnë për shtrirjen e gjerë të rajonit të Dibrës së Sipërme gjatë shek. XV dhe mesjetës në përgjithësi. Në Dibër Skënderbeu qëndroi disa ditë, ku në fshehtësi mblodhi krerët e vendit dhe u tregoi planin  e  veprimeve. Së pari  ai  vuri nën kontroll  Dibrën e Poshtme, e cila  vetëm  në lindje ruhej nga dy garnizone të  vogla, të vendosura në kështjellën e Kalkandelenit (Tetovës) dhe, në lindje të saj, në kështjellën e  Sobrit, që ngrihej në krahinën e  Dervenit për të kontrolluar ngushticat e rrugës Tetovë - Shkup.  Sobri ka qenë në fshatin e sotëm O rashko Gradishte, ku edhe  sot  ruhen  rrënojat  e  një  kështjelle. Të  dyja  këto  kështjella, e  Tetovës  dhe  e  Sobrit, duhet të kenë kaluar në duart e Skënderbeut. Me këto masa Skënderbeu vuri në kontroll një rrugë tregtare shumë të rëndësishme, që  kalonte  në rajonin  më të pasur të zotërimeve të tij dhe që lidhte viset perëndimore me Shkupin, ku kishte selinë e vet bejlerbeu i Rumelisë. Në këtë  mënyrë  ai  ndërpreu  lidhjet  e  kryeqendrës  së  Rumelisë  me  garnizonet  osmane, që
Faqe - 346
 
gjendeshin  të  shpërndara  në  viset  e  tjera  shqiptare, të  cilat  shtriheshin  në  perëndim  të Shkupit. Për t’u  mbrojtur nga ndonjë  sulm i  papritur i  forcave osmane, Skënderbeu  vendosi roje në pozicionet kyçe të rrugëkalimeve dhe dërgoi në drejtim  të Krujës një grup luftëtarësh, duke i fshehur në pyjet dhe grykat pranë saj. Kurse më pas Skënderbeu, i shoqëruar nga një numër i  vogël  luftëtarësh, u  nis  vetë  për  në  Krujë. Duke  e  ditur  se  me  forcën  e  armëve  ishte  i pamundur  pushtimi i  kështjellës  së  saj, Skënderbeu  u  paraqit pranë autoriteteve osmane  të Krujës  si i riemëruar  në detyrën e  subashit  të saj, funksion që  e kishte  ushtruar në fund  të viteve 30 të shek. XV. Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat  e  saj dhe,  në bashkëpunim  me krutanët, paralizoi garnizonin osman. Ai i la të lirë  ushtarët  osmanë  që  të  largoheshin  nga  Shqipëria, duke  përfshirë  edhe  dizdarin  e kështjellës, Ballabanin, i cili pas dy dhjetëvjeçarësh do të vihej në krye të trupave osmane për të rimarrë Krujën. Kur  zbardhi  dita, më  28  nëntor  të  vitit  1443, krutanët  i  kishte  pushtuar  një  gëzim  i papërmbajtur dhe, siç shprehet Barleci, « të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë ». Në prani të gjithë krutanëve mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i lirisë, ai i Kastriotëve. Me këtë rast, sipas Marin Barlecit, Skënderbeu u mbajti banorëve të Krujës një fjalim të zjarrtë e plot patos patriotik.  Duke vlerësuar lart gatishmërinë e madhe të  shqiptarëve  për  të  luftuar, sipas  M. Barlecit, Skënderbeu  iu  drejtua  krutanëve  me  fjalët lapidare: « Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur!  Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja ». Lajmi i  fitores historike, i  çlirimit  të Krujës, u përhap  me shpejtësi dhe  u prit  me  gëzim  të papërshkruar  në  mbarë  vendin. Ai  i  dha  hov  të  paparë  luftës  çlirimtare  dhe  i  paralizoi plotësisht forcat osmane, duke i vënë ato në gjendje frike e paniku. Pasi  mori  Krujën, Skënderbeu  në  bashkëpunim  edhe  me  të  vëllanë, Stanishën, hyri menjëherë në bisedi me me banorët e zotërimevë të Kastriotëve si dhe me fisnikët shqiptarë që  kishin  lidhje  farefisnie  ose  krushqi  me  Kastriotët. Këtyre  ai  u  parashtroi  planin  e veprimeve të mëtejshme për çlirimin e kështjellave dhe të krahinave të tjera të Shqipërisë. Forcat e  Skënderbeut pa humbur  kohë nisën  sulmet për çlirimin  e një  vargu kështjellash  të tjera në  afërsi  të Krujës. Së  pari morën  Petrelën  dhe  pas saj  iu  drejtuan  dy kështellave  në lindje të Krujës, Gurit të Bardhë dhe Stelushit, të cilat kontrollonin rrugët tregtare që lidhnin viset  bregdetare  me  ato  lindore. Luftëtarët  e  Skënderbeut  ndërkohë  kaluan  në  Dibrën  e Sipërme, ku në bashkëveprim me trupat e Gjergj Arianitit e të Zahari Gropës çliruan qytetin e  Ohrit  dhe kështjellën  e  Sopotnicës (Sfetigradit), të  ngritur  në  veriperëndim  të  Manastirit dhe  që  kishte një  pozicion  shumë  strategjik  për  kontrollin e  rrugëve  që  lidhnin  Përlepin e Manastrin  me  rajonet  në  perëndim  të  tyre. Bashkë  me  Ohrin  dhe  Sopotnicën  në  duart e shqiptarëve ranë edhe Struga, Kërçova, si dhe  kështjella më të  vogla  që  kontrollonin rrugët
Faqe - 347
 
tregtare në hapësirat e Dibrës së Sipërme. Gjithashtu Skënderbeu në jug të Shkupit mori për herë të parë në zotërim të Kastriotëve rajonin malor të Mokrës (malet Jakupice). Ai vuri nën kontroll rrugën e rëndësishme Shkup - Kërçovë, traseja e së cilës kalonte përgjatë luginës së lumit Treska. Po  kështu  vepruan  fisnikët  shqiptarë  në  viset  e  tjera  të  vendit. Në  Shqipërinë  e  Epërme kështjellën  e  Jeliçës (Jenipazarit - Pazari t  të  Ri)  dhe  atë  të  Zveçanit  duhet  t’i  kenë  marrë Spanët, kurse  rajonin  e  Pejës Dukagjinët. Edhe Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi) nuk qëndroi duarkryq. Më  parë  me  ndihmën  e vjehrrit të tij, Gjon  Kastriotit, dhe  tani  me  përkrahjen  e Skënderbeut, Stefani u  fuqizua, zgjeroi  kufijtë  e zotërimeve  të tij  dhe  si  kryeqendër  të  tyre bëri Zhabiakun. Në jug të vendit viset e çliruara arritën deri në brigjet e lumenjve Devoll e Seman. Revolta e përgjithshme  antiosmane  u  shtri  edhe  në  Shqipërinë  e  Poshtme. « Turqit, - shkruante  në dhjetor të vitit 1443 bajli venecian i Korfuzit, - i ka pushtuar një tmerr i madh dhe me nxitim ata  të  Vlorës, të Janinës  dhe  të  Gjirokastrës  po  përpiqen të  fortifikohen ». Por, me gjithë situatën shumë të favorshme, për mungesë organizimi  të qëndresës antiosmane nga fisnikët vendas, kështjellat kryesore të Shqipërisë së Poshtme, që nga Berati e më në jug, mbetën në duart e osmanëve. Me  çlirimin  e  një  vargu  kështjellash,  shqiptarët  u  hoqën  osmanëve  qendrat  kryesore ushtarake në viset e çliruara, të cilat i shndërruan në baza të fuqishme për mbrojtjen e tyre. Në  hapësirat shqiptare  që  u çliruan  me kryengritjen  e përgjithshme të  vitit  1443 gjendeshin zotërimet  e  shumë  fisnikëve  shqiptarë. Më  të  rëndësishmet  prej  tyre  i  përbënte  shteti  i Kastriotëve, që u ringrit shumë shpejt nën drejtimin e Skënderbeut e të vëllait të madh të tij, Stanishës. Ai gjendej në qendër të viseve të lira, shtrihej në vijën detare Lezhë - Durrës dhe arrinte  në  lindje  deri  në  afërsi  të  Shkupit. Në  veri  të  shtetit  të  Kastriotëve  shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve, të Gjurashëve etj..  Në gjirin e tyre përfshihej Rrafshi i Dukagjinit e Drenica, krahinat e Plavës e të Gucisë, të Jeliçës (Sanxhakut), të  Gentës (Zeta)  etj.. Në  veri  të  kësaj  hapësire, disa  muaj  më  pas, do  të rikrijohej Despotati i Rashës me kryeqytet Smederevën. Në  jug të  Kastriotëve  ishin  zotërimet  e  katër  familjeve  të  rëndësishme: të  Arianitëve, të Topiajve, të  Gropajve  dhe  të  Muzakajve, që  ishin  kufitare  me  viset  e  pushtuara  prej osmanëve, prandaj  mbi  to  do  të  binte  edhe  pesha  kryesore  e  luftës  kundër  pushtuesve osmanë. Zotërimet e tyre arrinin në jug deri te lumenjtë Devoll dhe Seman, kurse në lindje shtriheshin deri në afërsi të Manastirit. Çlirimi i viseve të gjera në Shqipërinë Qendrore e të Epërme në vitin 1443 shënonte ngjarjen më të rëndësishme në luftën e gjatë e të ashpër që shqiptarët kishin zhvilluar deri në atë kohë kundër  Perandorisë  Osmane. Çlirimi  u  krijoi  mundësinë  një  pjese  të  rëndësishme  të shqiptarëve  të  jetonin  të  lirë,  kurse  vitet  që  vijuan, të  luftës  kundër  pushtuesve  të  huaj, forcuan  përgjithësisht  te  shqiptarët  tiparet  e  luftëtarëve  të  lirisë, si  dhe  vetëdijën  e  tyre
Faqe - 348
 
kombëtare. Kuvendi i Lezhës dhe krijim i i Besëlidhjes Shqiptare (2 m ars 1444) Çlirimi  i  vendit  me kryengritjen  e  përgjithshme  të  vitit  1443, ishte  një  fitore  historike  që duhej  mbrojtur  e  çuar  më  tej. Përvoja  e  deriatëhershme  shqiptare  e  ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë  O smane, nuk  mund  t’i  bëhej  ballë  pa  bashkimin  e  forcave  të  brendshme politike, ushtarake  dhe  ekonomike, si  dhe  pa  bashkëpuni min  me  vendet  e  tjera. Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Më mirë se kushdo tjetër ai e kuptoi se për shqiptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, duke qëndruar në pozitat e vjetra, pa kapërcyer copëti min politik të vendit në një  varg  zotëri mesh  të  pavarura  dhe pa  një  bazë  organizative  të qëndrueshme, e  cila  do  të bashkërendonte  burimet  njerëzore, ushtarake  e  ekonomike  të  vendit, si  dhe  gjithë veprimtarinë  e  zhvilluar  në  rrafsh  të  brendshëm  me  atë  të  ndërmarrë  në  rrafsh ndërkombëtar. Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm Skënderbeu gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të përfaqësoheshin drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Për këtë ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një kuvend i fisnikëve shqiptarë. Kuvendet krahinore e ndërkrahinore të fisnikëve, të klerikëve apo të pleqve, ishin një traditë e  njohur  kombëtare  e  shqiptarëve  e  trashëguar  ndër  shekuj, nëpërmjet  të  cilave  realizohej  dhe  bashkimi  i  shqiptarëve. Një  kuvend  me  një  përfaqësi  kaq  të  gjerë kombëtare, që u vendos të mbahej në Lezhë nga shqiptarët, është i pari që njihet deri tani në historinë e tyre. Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi  me  zotërimet  e  pjesëmarrësve  kryesorë  të  Kuvendit, ishte  e  veçuar  nga  zotërimet  e tjera  të  Venedikut  dhe  kishte  lidhje  të  ngushta  ekonomike  me  viset  e  çliruara  shqiptare, veçanërisht  me  ato  të  Kastriotëve. Për  më  tej, duke  qenë  Lezha  nën  zotërimin  venecian, mënjanoheshin mosmarrëveshjet  e pakënaqësitë  që  mund të  lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë  për  vendin  ku  duhej të  mbahej  Kuvendi, si dhe në  drejtim  të marrëdhënieve  me Republikën  e  Venedikut. Mbajtja  e  tij  në  Lezhë  ishte  si  një  thirrje  miqësore  për bashkëpunim  në  luftën  kundër  osmanëve, që  fisnikët  shqiptarë  i  drejtonin  me  këtë  rast Republikës së Shën Markut. Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të tjerë  të aristokracisë shqiptare. Midis tyre  ishin: Skënderbeu, Gjergj  Arianiti, Andre Topia (bashkë  me  dy  djemtë, Kominin  e  Muzakën  dhe  të  nipin  Tanushin), Gjergj  Stres  Balsha, Nikollë  e Pal Dukagjini, Pjetër  Spani (bashkë  me  katër djemtë, Aleksi n, Bozhidarin, Vruon dhe  Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor  Muzaka  i Riu (dhe  pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje),
Faqe - 349
 
Zahari  Gropa, Lekë  Dushmani  bashkë  me  Pjetrin  e  fisnikë  të  tjerë  fqinjë  me  ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.. Skënderbeu  mbajti  fjalën  e  hapjes  në  Kuvend  dhe  u  ndal  në  domosdoshmërinë  dhe rëndësinë  e  bashki mit  politik  të  shqiptarëve. Pjesëmarrësit  diskutuan  format  e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të besës. Ata institucionalizuan Kuvendin si forumin politik më të lartë vendi mmarrës të fisnikëve shqiptarë. Kuvendi  vendosi  që  bashkimi  i  shqiptarëve  të  bëhej  në  formën  e  një  besëlidhjeje  politike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e  Lezhës. Ajo ishte një aleancë politike  e ushtarake. Si kryetar i saj  u zgjodh Skënderbeu, kurse si institucioni më i lartë vendimmarrës u bë Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes, i  cili  do  të  mblidhej  herë  pas  here  për  çështje  të  rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarëve. Vendim  tjetër  shumë  i  rëndësishëm  i  Kuvendit  ishte  krijimi  i  ushtrisë  së  përbashkët  dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria e Bësëlidhjes përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshmet që mobilizoheshin vetëm në rast lufte. Ushtria e përhershme formohej me luftëtarët që fisnikët shqiptarë dërgonin pranë komandantit  të  përgjithshëm  sipas  një  kuote  të  caktuar  për  secilin, si  dhe  nga  ushtarët  që mobilizonte  vetë  Skënderbeu. Këta  formonin  bërthamën  kryesore  të  ushtrisë  së përhershme, e cila vazhdimisht ishte në gatishmëri luftarake dhe në  mbrojtje të kështjellave, veçanërisht  atyre  të  brezit  kufitar  lindor  nga  vinin  zakonisht  ushtritë  osmane. Detyra kryesore  e  ushtrisë  së  përhershme  ishte  mënjanimi  i  sulmeve  të  befasishme  të  trupave osmane mbi viset e lira shqiptare dhe pengimi i depërtimit të tyre në thellësi të vendit, derisa të  mobilizohej  ushtria  e  përkohshme. Kjo  formonte  pjesën  më  të  madhe  të  ushtrisë  së Besëlidhjes  dhe  përbëhej  nga  luftëtarët  që  mobilizoheshin  përkohësisht, kur  parashikohej fillimi  i  sulmeve  të  ushtrive  armike. Në  ushtrinë  e  përkohshme  përfshiheshin  të  gjithë banorët  e  viseve  të  lira  që  ishin  në  gjendje  të  përdornin  armët. Në  rast  nevoje  ushtria  e përbashkët  m bronte  vendin  nga  pushtuesi t  osmanë  e  veprimet  armiqësore  të  vendeve  të tjera, si dhe interesat e zotërimet e secilit anëtar të Besëlidhjes. Për të përballuar shpenzimet e mbajtjes së ushtrisë, të armatimit të saj, etj., Kuvendi vendosi që  pranë  Skënderbeut  të  krijohej  një  arkë  e  përbashkët. Fondet  monetare  të  saj  do  të formoheshin nga ndihmat në të holla që secili anëtar i Besëlidhjes do të jepte sipas një kuote të caktuar nga Kuvendi, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumi t Mat, nga taksat doganore, si dhe nga tregtia e drithit, e metaleve etj.. Besëlidhja  e  Lezhës  u  krijua  si një  aleancë politike  dhe  ushtarake  e  luftës  së  përbashkët  të fisnikëve  shqiptarë  kundër  pushtuesve  osmanë. Në  krye  të  Besëlidhjes  dhe  të  organeve ushtarake  e  financiare  të  saj  u  caktua  një  udhëheqje  e  vetme,  e  kryesuar  nga  Skënderbeu. Prandaj, edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake, me vendimet e  Kuvendit  të  Lezhës  u  bë  një  hap  i  madh  e  vendimtar  përpara  drejt  bashkimit  politik  të
Faqe - 350
 
vendit  dhe krijimit të  një  pushteti  qendror  për  të  gjitha  viset  e  lira shqiptare, pushtet  që  u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Anëtarët  e  Besëlidhjes Shqiptare  synonin  që,  në  kuadrin e saj,  të ruanin autonominë  e  tyre dhe Skënderbeu, si kryetar i saj, të mos ndërhynte në zotërimet e të tjerëve, por të ishte si «i  parë ndërmjet  të  barabartëve ». Secili  prej  anëtarëve  të Besëlidhjes  kishte  trupa  të  veçanta për  të  mbrojtur  zotërimet  e  interesat  e  veta  dhe  ruante  të  drejtën  të  kishte  marrëdhënie vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes. Realisht vendimet e Kuvendit i dhanë  Skënderbeut  një  pozitë  të  veçantë  ndaj  fisnikëve  të  tjerë  shqiptarë,  dhe  këta,  siç shprehej  Gj on  Muzaka,  në  kushtet  e  rrezikut  të  pushtimit  osman, ishin  të  detyruar « t’i bindeshin » atij. Kryengri tja  fitimtare  e  vitit  1443  dhe  Kuvendi  i  Përgjithshëm  Shqiptar  i  2  marsit  1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesi t të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare. Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu doli në krye të  jetës poli tike e  ushtarake të vendit jo  rastësisht. Për  këtë  ndikuan:  roli  i  veçantë  i  tij në  organizimin  e  Kryengritjes së Përgjithshme  të vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit të Kastriotëve (që ishte në qendër të viseve të lira dhe nëpër të kalonin rrugët  më të rëndësishme që lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret  me perëndimoret), zotërim i  prej  tij  i  Krujës,  kështjellës  me  pozicionin  gjeografik  më  të përshtatshëm për administrimin e të gjitha viseve të çliruara, dhe për  të hyrë në kontakte të shpejta  me  shtetet  e  huaja  antiosmane, si  dhe  lidhjet  e  shumta  farefisnore  e  martesore  të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera, si Muzakajt, Arianitët, Stres Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët), Balshajt  etj.. Mbi  të  gjitha  ishte  personaliteti  i  vetë  Skënderbeut  që  bëri  të mundur  daljen  e  tij  në  krye  të  jetës  politike  e  ushtarake  të  Shqipërisë. Më  tepër  se  cilido
anëtar  tjetër  i  Besëlidhj es  Shqiptare, Skënderbeu  kishte  të  gjitha  cilësitë  për  drejti min  me sukses  të  luftës. Ai  i  njihte  shumë  mirë  mundësitë  ekonomike, financiare  e  ushtarake  të vendit  të  vet. Ndërsa  karriera  e  tij  në  radhët  e  kuadrove  ushtarakë  osmanë  e  kishte  bërë Skënderbeun njohës po aq të mirë të fuqisë, organizimit dhe të arti t ushtarak të osmanëve.

2.  FITORET E BESËLIDHJES SHQIPTARE NËN  UDHËHEQJEN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT
Fitoret e para ushtarake (1444-1447) Vendimet e Kuvendit të Lezhës i dhanë një bazë të gjerë e të fuqishme organizative, juridike e  morale  forcimit  të  aftësisë  mbrojtëse  dhe  të  gatishmërisë  luftarake  të  vendit.    Barrën kryesore për realizimin e saj Kuvendi ia ngarkoi Skënderbeut. Pas  mbylljes  së  Kuvendit  Skënderbeu  iu  përkushtua  organizimit  të  ushtrisë  dhe  sistemit
Faqe - 351
 
mbroj tës të vendit. Ai  udhëtoi  nëpër të gjitha  fshatrat  e  zotërimeve të  Kastriotëve për  të regjistruar  ushtarë, vëzhgoi  shtigjet, grykat e  luginat  nga  mund  të sulmonte ushtria osmane, caktoi  informatorë  që  të  vëzhgonin  e  të  njoftonin  menjëherë  lëvizjet  e  armikut,  ndërmori meremetimin e kështjellave dhe pajisjen e tyre me luftëtarë e armatime. Vëmendje të veçantë i  kushtoi  mbrojtjes  së  ballit  lindor  të  viseve  të  çliruara,  prej  nga  mund  të  futeshin  për  në thellësi  të  tyre  ushtritë  osmane. Në  fund  të  pranverës  së  vitit  1444  mbaruan  përgatitjet ushtarake dhe Skënderbeu kishte mobilizuar m e  mijëra  luftëtarë  që ishin  të  gatshëm  për  të mbroj tur vendin. Çlirimi i rajoneve të  gjera të  Shqipërisë  Qendrore e të  Sipërme, që formonin  një nga zonat më  strategjike  të  Ballkanit  Perëndimor, si  dhe  bashkimi  politik  dhe  ushtarak  i  fisnikëve shqiptarë,  përbënin  një  ngjarje  shumë  të  rëndësishme, e  cila  i  kalonte  kufijtë  e  botës
shqiptare. Zhvillimet politike në Shqipëri tërhoqën kudo vëmendjen  e qarqeve  drejtuese të vendeve evropiane dhe shkaktuan shqetësim në oborrin osman. Për të rivendosur sa m ë shpejt pushtetin osman në tokat shqiptare, tregon Marin Barleci, që është  burimi  kryesor  për  njohjen  e  këtyre  ngjarjeve, sulltani  ngarkoi  Ali  Pashën,  një  nga komandantët e tij më të shquar. Ky duhet të ketë qenë subashi i Shkupit, Ali Beu. Në krye të disa mijëra vetave, në qershor të vitit 1444, ai iu drejtua rajonit më të pasur të çliruar nga Skënderbeu dhe që ishte më afër Shkupit, Dibrës së Poshtme. I informuar me kohë për lëvizjen e trupave osmane, Skënderbeu, sipas M. Barlecit, përgatiti një  ushtri prej  afro  8  mijë  kalorësish  e  7  mijë  këmbësorësh  dhe  e drejtoi  për  në  Dibrën  e Poshtme. Në afërsi  të tyre  erdhën dhe u vendosën  trupat e Ali  Beut. Ishte  beteja  e  parë, guri  i  provës  për  forcat  e  bashkuara  shqiptare  dhe  për  komandantin  e  tyre. Beteja  u  zhvillua në  formacion  të  rregullt  luftimi  në  një  fushë  të  palokalizuar  të  Dibrës  së Poshtme. Qysh nga shek. XVIII nëpërmjet veprës së Xh. Biemit, ajo njihet në historiografi me emrin simbolik beteja e Torviollit dhe po kështu si datë të saj ai përmend 29 qershorin e vitit 1444. Skënderbeu e vendosi ushtrinë në fushë të hapur dhe e rreshtoi në formë harku të ndarë në tri  pjesë. Në rreshtat e parë  të  çdo  grupimi  vendosi kalorësinë  dhe  pas  tyre  këmbësorinë. Për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndroi me luftëtarët e grupimit të qendrës.  Forcat e grupimit  të  djathtë  i  komandonte  Moisi  Arianiti  (Golemi), kurse  ato  të  grupimit  të  majtë Tanush Topia. Mbrapa trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin  e  Ajdin Muzakës dhe të Kont Uranit. Në pyjet aty pranë  qëndronin  të fshehura forcat e rezervës të komanduara nga Gjin Muzaka e Hamza Kastrioti. Beteja filloi me sulmin e luftëtarëve shqiptarë të dy grupimeve anësore, të cilët u përpoqën ta çanin  ushtrinë  osmane  në  dy  pjesë, në  kohën  kur  forcat  e  grupimit  të  qendrës  me Skënderbeun  në krye  sulmuan  trupat  e  Ali  Beut. Kur  armiku ende  nuk  kishte  hedhur  në betejë  të  gjitha  forcat, trupat  e  tij  u  sulmuan  befasishëm  nga  pas  prej  luftëtarëve  të  Gjin Muzakës  e  të  Hamza  Kastriotit. E  goditur  nga  të  gji tha  anët, së  fundi  edhe  nga  forcat  e freskëta  të komanduara nga Kont  Urani, ushtria osmane u  copëtua, pësoi  humbje të  rënda
Faqe - 352
 
dhe  u shpartallua  plotësisht.  Ajo  la në fushën e betejës shumë  të vrarë  e robër. Shqiptarët luftuan heroikisht  dhe  arritën  një  fitore  të  shkëlqyer. Në  atë  betejë, shkruante M. Barleci, « luanët komanduan luanët ». Fitorja e Torviollit pati  jehonë  të thellë  në Shqipëri si  dhe  në vendet e  tjera. Ajo përforcoi besimin  e  shqiptarëve  te  Skënderbeu e  ushtria  e  Besëlidhjes  dhe  te lufta e drejtë e tyre  për mbroj tjen  e  lirisë. Ajo  i  dha  shtysë  luftës  antiosmane  të  popujve  të  Ballkanit, që  filloi  të fuqizohej, dhe shkaktoi shqetësi m të madh në oborrin e sulltanit. Në këto rrethana Murati II u përpoq të rregullonte marrëdhëniet  me mbretin e Hungarisë e të  Polonisë, Vladislavin  IV, të  cilit  i  kërkoi  paqe,  dhe  më  12  korrik  1444  u  nënshkrua  në Seged  traktati i  saj me një afat dhjetëvjeçar. Por  paqja vazhdoi  vetëm  gjashtë  javë, sepse, i nxitur nga  papa  dhe  forca të  tjera  antiosmane, Vladislavi  IV e shkeli  traktatin  e  paqes. Ky përgatiti një ushtri prej 14 000 vetash dhe në krye të tyre marshoi në thellësi të Ballkanit deri në Varna. Vladislavi IV e filloi betejën në kundërshtim me mendimin e Janosh Huniadit dhe më 10 nëntor 1444 ushtria e tij u shpartallua prej trupave osmane. Vladislavi mbeti i vrarë në këtë betejë, kurse J. Huniadi mundi të shpëtonte me mbeturinat e ushtrisë hungareze. Fitorja pranë  Varnës  i  dha  mundësi  sulltanit  t’i  përdorte  ushtritë  e  veta  për  të  shtypur  lëvizjet antiosmane të Ballkanit. Në  vjeshtë  të  vitit  1445, sipas  M. Barlecit, kundër  Shqipërisë  u  sulën  njëra  pas  tjetrës  dy ushtri osmane, të cilat u pritën prej shqiptarëve në një luginë të ngushtë në rajonin e Mokrës, me sa duket në luginën e lumit Treskë, përgjatë të cilit kalonte traseja e një prej rrugëve më të shkurtra  për  lëvizjen  e  ushtrive  osmane  nga  Shkupi  në  thellësi  të  tokave  të  lira  shqiptare. Skënderbeu lejoi ushtrinë e parë osmane, që sipas M. Barlecit e komandonte Ferizi, të hynte në luginë dhe pastaj e sulmoi befasisht dhe e shpartalloi. Pa kaluar shumë kohë erdhi po në atë luginë një ushtri e dytë e komanduar nga Mustafai. Pasi ngritën fushimin, trupat osmane filluan plaçkitjen dhe shkretimin e vendit. Në kohën kur një pjesë e tyre ishte larguar për të plaçkitur, Skënderbeu  goditi  kampin  armik, ku  ndodhej  shumica  e  ushtarëve  osmanë  dhe arriti një fitore të re të shkëlqyer. Po këtë fat pësoi në vitin 1447 një ushtri tjetër osmane, e komanduar po nga Mustafai, të cilën forcat e Skënderbeut, të  radhitura përballë saj, e thyen në Oronik të Dibrës së Sipërme, në lindje të Strugës, dhe zunë rob komandantin osman. Fitoret  e  para  ushtarake  të  Besëlidhjes  Shqiptare  nën  udhëheqjen  e  Skënderbeut  patën rëndësi  të  madhe  për  jetën  politike  të  vendit. Ato  forcuan  besi min  e  shqiptarëve  se  të bashkuar  mund  të  përballonin  me  sukses  fuqinë  ushtarake  të  Perandorisë  Osmane, rritën autoritetin  e  Skënderbeut si  komandant i  talentuar, si  dhe  dashurinë  e  shqiptarëve ndaj tij. Në  rrafsh ndërkombëtar ato  i dhanë  Skënderbeut  dhe qëndresës së tij  një rol të  veçantë në luftën  kundër  pushtuesve osmanë dhe e vunë atë në  lidhje  me  forcat  e  tjera  antiosmane  të kohës, si me Hungarinë, me shtetet italiane dhe me vende të tjera. Jehona e luftës fitimtare
të shqiptarëve filloi të ndihej kudo, duke zënë vend edhe në letërkëmbimin e personaliteteve politike të larta të kohës, si papa Nikolla V, mbreti Alfonsi V i Napolit etj.. Konflikti m e Venedikun (1447-1448)
Faqe - 353
 
Republika e Venedikut ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e  Mesdheut  dhe  zotëronte  një  numër  qytetesh  e  qendrash  të  rëndësishme  ekonomike  të Ballkanit  e  më  gjerë. Në  këtë kuadër  një  vend  të  veçantë  e  rol parësor kishin  zotërimet e Republikës së Venedikut në Shqipëri. Rëndësia ekonomike, politike dhe strategjike e zotërimeve që kishte në tokat shqiptare, bënte që Republika e  Venedikut t’i kushtonte në çdo  kohë vëmendje  të veçantë  ruajtjes së  këtyre zotërimeve dhe  forcimit  të  pozi tave  të  veta  në  to. Për  këtë  qëllim  ajo  shfrytëzoi  gjendjen politike  të  krijuar  në  Shqipëri  pas  vitit  1443. Nga  fundi  i  këtij  viti  e  më  pas,  Senati  i Venedikut shqyrtoi mundësinë e kalimit në duart e Republikës të Gjirokastrës, të Janinës e të Kaninës, që ende mbaheshin nga osmanët. Duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara nga vdekja e  sundimtarit  të  kështj ellës  së  Dejës,  Lekë  Zaharisë,  nëpërmjet  nënës  së  këtij,  Boksës,  që ishte motër e Tanush Dukagjinit, në shtator të vitit 1444 Venediku mori Dejën, Shasin si dhe ndonjë kështjellë tjetër të paidentifikuar të tij. Zotërimi i Dejës kishte për Venedikun rëndësi të  shumanshme. Nga  ana ekonomike  jepte  të  ardhura  jo  të  pakta  si  qendër  doganore  në kryqëzim të rrugëve të rëndësishme tregtare. Në  plan  strategjik e  ushtarak, si kështjellë ajo mbronte  zotërimet veneciane në rajonin e Shkodrës dhe ishte për Republikën, siç shprehej vetë Senati, « hapi i parë » për të hyrë në viset e çliruara shqiptare. Për të mënjanuar kërkesat e herëpashershme të zotërve vendas për dëbi min e Venedikut nga viset shqiptare, Republika lejoi mbajtjen e Kuvendit Shqiptar në qytetin e Lezhës, që e kishte nën  zotërim, dhe  në  vitin  1445  Skënderbeut  dhe  të  vëllait, Stanishës, i  dha  të  drejtat  e privilegjet  e  qytetari së  veneciane. Interesat  ekonomikë, politikë, ushtarakë  e  strategjikë  të Republikës  së  Venedikut  në Shqipëri  ishin  pjesë  e  interesave  jetikë të  saj  në tërë  pellgun e Mesdheut Lindor,  ku  kishte  një  numër  të madh  zotërimesh  dhe  që  vazhdimisht  ishin  nën kërcënimin  e  pushtimit  osman. Prandaj  marrëdhëniet  me  sulltanët  osmanë  kishin  për Republikën e Venedikut rëndësi të dorës së parë dhe herë pas here ajo nënshkruante traktate paqeje  me  ta, si  më  1446  etj.. Një  politikë  e  tillë  inkurajonte  veprimtarinë  pushtuese  të sulltanëve dhe dëmtonte luftën  e  ballkanasve  kundër  pushtuesve osmanë. Prandaj ishin  të pashmangshme kundërshtitë midis Besëlidhjes së Lezhës dhe Venedikut. Pasi çliroi Krujën dhe viset e tjera shqiptare, Skënderbeu qysh në fund të vitit 1443, deklaroi se « ishte trashëgimtar i Balshës dhe donte vendet që kishin qenë të tij », një pjesë e të cilave tashmë ishin  nën  zotërim venecian. Që në  fillim të  shek. XV  interesat  e  Kastriotëve ishin shtrirë  edhe  në rajonin verior  të bregdetit shqiptar. Krahas  qendrës  tregtare e doganore  të Shufadasë, Gjon Kastrioti zotëroi në bregdet Shëngjinin, si dhe shtëpi në Ulqin. Prandaj ai e martoi një  vajzë të tij me  sundimtarin e rajoneve të Kotorrit e të  Gentës, Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin). Gjoni   tregtonte  drithë  në  Kotorr. Në  kuadrin  e  këtyre  interesave, Skënderbeu  do  t’i  kërkonte  më  pas  Venedikut  Shëngjinin  e  Velipojën  dhe, bashkë  me  to, rajonin bregdetar përkatës, që  të ishte sa më afër zotërimeve të kunatit të tij. Në  këtë kohë zotërimet  e  Stefan  Gjurashit  njohën  një  zgjerim  të  madh  dhe  shtriheshin  nga  rrethinat  e Kotorrit  deri  në  Medun. Dëbimin  e  Venedikut  prej  këtyre  viseve  nuk  e  kërkonte  vetëm Skënderbeu,  por  përgjithësisht  e  gjithë lëvizja  politike  shqiptare  e  kohës. Nevojat  e luftës
Faqe - 354
 
antiosmane  për  mjete  ekonomike, për  forca  njerëzore  e  për  zotërimin  e  kështjellave, që kishin rol  parësor në  mbrojten e vendit,  kërkonin  që  edhe qytetet e kështjellat shqiptare, të cilat ishin nën Venedikun, të integroheshin me viset e lira shqiptare. Skënderbeu u përpoq të shfrytëzonte kundër Venedikut edhe rrethanat ndërkombëtare. Për fillimin  e  konfliktit  me  të  ai  zgjodhi  kohën  kur  forcat  ushtarake  të  Venedikut  luftonin  në Lombardi kundër trupave të dukës së Milanos, që ishte aleat i mbretit të Napolit, Alfonsit V. Në kuadrin e përgatitjeve ushtarake, Skënderbeu i kërkoi Alfonsit V, në vitin 1447, anije lufte që t’i përdorte për rrethimin e qyteteve bregdetare që ishin nën zotërimin e Venedikut, si të Durrësit etj., por kërkesa e tij nuk u plotësua. Si shkas për fillimin e luftës kundër Venedikut duhet të ketë shërbyer kështjella e Dejës. Ajo kishte qenë nën zotërimin e Lekë Zaharisë dhe me vdekjen e këtij në fund të vitit 1444, Deja kaloi  në  duart  e  Venedikut. Çështja  e  zotërimit  të  Dejës  kishte  futur  në  mosmarrëveshje Nikollë Dukagjin, që përkohësisht e mori atë gjatë kryengritjeve të viteve 30 të shek. XV, me Lekë Zaharinë, që e mori atë më pas, dhe me nënën e këtij, Boksën e dy nipërit  e saj, Pal e Lekë Dukagjinin, që ia dorëzuan kështjellën Venedikut. Qysh  në  verë  të  vitit  1446  Nikollë  Dukagjini  ndërmori  sulme  të  ashpra  për  pushtimin  e Dejës, gjë që  çoi  në  acarimin  e  marrëdhënieve  me  Venedikun. Ai m ori  Shasin. Në  këto rrethana, në vjeshtë të vitit 1447, Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare dhe u  kërkoi  anëtarëve  të  saj  që  t’i  shpallej  luftë  Republikës  së  Venedikut  në  rast  se  nuk dorëzonte Dejën. Anëtarët e Besëlidhjes e miratuan kërkesën e Skënderbeut. Në nëntor të vitit 1447 « ushtria e fuqishme e Skënderbeut », siç shpreheshin qeveritarët venecianë, filloi luftën  dhe  sulmoi Durrësin, Dejën dhe  kështjella  të tjera  në rajonin e Shkodrës. Aksioni  i
tyre qe i fuqishëm dhe e detyroi Senatin  e Venedikut që, për të përballuar gjendjen, të vinte në  përdorim  mjete  të  shum ta. Ai  dërgoi  përforcime  ushtarake  në  zotërimet  e  veta  në Shqipëri dhe shpalli se, personit që mund të vriste Skënderbeun, do t’i jepte një shpërblim të lartë  e  të  përjetshëm. Gjithashtu  udhëzoi  qeveritarët  e  vet  të  përçanin  forcat  vendase, sidomos  të  shkëpusnin  Pal  e  Lekë  Dukagjinin  nga  Skënderbeu  dhe  të  nxitnin  ushtrinë osmane të sul monte shqiptarët për t’i futur këta në një luftë në dy fronte njëkohësisht. Gjatë  verës  së  vitit  1448, duke  mbajtur  të  rrethuar  Durrësin  e  Dejën, forcat  ushtarake  të Besëlidhjes  Shqiptare  iu  drejtuan  zonës  së  Shkodrës, që  ishte  zotërimi  më  i  rëndësishëm  i Venedikut  në  tokat  shqiptare. Në  sulmin  mbi  rajonin  e  Shkodrës  mori  pjesë  edhe  Gjergj Arianiti  me  forcat  e  tij. Pasi  kaluan  lumin  Drin, në  brigjet  e  tij  shqiptarët  u  ndeshën  me ushtrinë mercenare veneciane të komanduar nga Daniel Juriç Sebençini dhe korrën një fitore të shkëlqyer. Pas kësaj ata iu drejtuan Shkodrës dhe Drishtit.  Për të mbështetur vazhdimin e veprimeve  luftarake shqiptarët  ndërtuan një  kështjellë  mbi  gërmadhat  e  Ballecit, që gjendej në rrëzë të malit Maranaj. Kalimi  i  ushtrisë  shqiptare  në  thellësi  të  zotërimeve  veneciane, u  përkrah  fuqishëm  nga banorët  e  këtyre  viseve, të  cilët  shpërthyen  në  kryengritje  dhe  u  bashkuan  me  ushtrinë  e Lidhjes. Zotërimet  veneciane  në  Shqipëri, siç  shprehej  Senati  i  Venedikut  për  situatën  e
Faqe - 355
 
krijuar, ishin  në «  flakën  më  të  madhe ». Kjo  i  dha  mundësi  ushtrisë  shqiptare  t’i  shtrinte veprimet luftarake dhe të futej në thellësi të këtyre zotërimeve. Në  kohën  që  vazhdonin  veprimet  luftarake  në  zonën  e  Shkodrës, rreth  10  mijë  luftëtarë shqiptarë  kaluan  lumin  e  Bunës  dhe  sulmuan  në  drejtim  të  qytetit  të  Tivarit,  duke bashkërenduar veprimet  me  disa  mijëra  ushtarë  të  Stefan  Gjurashit (Cërnojeviçi), si dhe  të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit, të komanduara nga Stefan Maramonti. Skënderbeu me pjesën kryesore të ushtrisë nuk qëndroi gjatë në zonën e Tivarit. Ai kaloi në krahinat  lindore  të  vendit  për  të  përballuar  ushtrinë  osmane  që, edhe  nën  nxitjen  e Venedikut, erdhi në këto çaste në Shqipëri për t’i vënë forcat shqiptare midis dy zjarreve. Në zonën e Shkodrës Skënderbeu la  Hamza Kastriotin  me një pjesë të forcave për të vazhduar rrethimin mbi Dejën e Drishtin. Pas largimit të tij Venediku nxiti mosmarrëveshjet ndërmjet Stefan  Maramontit dhe Stefan Gjurashit  dhe  arriti të  ruante pushtetin  e  vet  mbi  qytetet që shtriheshin në bregun e djathtë të lumit të Bunës. Kalimi i forcave ushtarake kryesore të Skënderbeut në lindje të vendit e lehtësoi Venedikun nga  trysnia  ushtarake  e  shqiptarëve  dhe  i  dha  mundësinë  të  përforconte  mbrojten  në zotërimet e veta. Lufta e shqiptarëve për m brojtjen e Sopotnicës (Sfetigradit) gjatë verës së vitit 1448 Disfatat  e  njëpasnjëshme  të ushtrive osmane  në Shqipëri gjatë viteve 1444-1447 shkaktuan shqetësim të madh në oborrin osman. Për këtë arsye sulltan Murati II vendosi të vihej vetë në krye të ushtrisë osmane për shkatërrimin e forcave shqiptare. Me nxitjen e Venedikut, ai e  filloi  fushatën  në një  çast  shumë të përshtatshëm  për  të,  kur shqiptarët  ishin  të  zënë  në luftën me Republikën e Shën Markut. Me pjesën kryesore të ushtrisë shqiptare, Skënderbeu bashkë me Gjergj Arianitin kaluan nga zona e Shkodrës në krahinat lindore dhe përforcuan me të shpejtë kështjellat e vendit, si dhe grykat nga mund të vinte armiku. Në  qershor  të vitit 1448 ushtritë  osmane  të  Rumelisë dhe të  Anadollit, të komanduara nga vetë sulltan Murati II, të cilin e shoqëronte edhe i biri 21-vjeçar, sulltani i ardhshëm Mehmeti II, iu afruan brezit kufitar të viseve lindore me qëllim që të hynin në thellësi të viseve të lira shqiptare, të rivendosnin në to pushtetin osman dhe t’i jepnin fund njëherë e mirë qëndresës shqiptare. Ushtria  e  sulltan  Muratit  II  i  përqendroi  operacionet  e  saj  mbi  kështjellën  e  Sopotnicës (Stefigradit), që  ishte  baza  kufitare  më  e  rëndësishme  në  pjesën  jugore  të  ballit  lindor  të viseve shqiptare të çliruara, e cila do hapte rrugën për ripushtimin e O hrit. Osmanët qysh në fillim, kur në fund të shek. XIV e pushtuan për herë të parë Sopotnicën, e riemërtuan Demir Hisar.
Faqe - 356
 
Nëpërmjet zotërimit të kështjellës së Sopotnicës shqiptarët kishin futur nën kontrollin e tyre rrugë ndërkrahinore  shumë  të  rëndësishme (që  lidhnin  luginën  e  Vardarit  dhe  rajonet  e Përlepit  e  të  Manastirit,  të  cilat  ishin  nën  pushtimin  osman, me  viset  e  lira  shqiptare  në perëndim të tyre) si rruga Velesh - Kërçovë - Rahovnik (Dibër) - Deti Adriatik, rruga Përlep -  Kërçovë - Rahovnik -  Deti  Adriatik, rruga  Përlep - Resnjë - Ohër - Strugë - Lugina  e Shkumbinit, si  dhe  rruga  Manastir - Resnjë - Ohër - Strugë - Lugina  e  Shkumbinit. Gjithashtu Sopotnica gjendej jo larg rrugës Shkup - Kërçovë. Pozicion  gjeografik  kyç  i Sopotnicës  për  zotërimin  e rrugëve  ndërkrahinore  bëri  që  sulltan Murati  II  të  përdorte  gjithë  fuqinë  e  vet  ushtarake  për  rimarrjen  e  saj. Prandaj  lufta  për Sopotnicën është  pasqyruar  gjerësisht në veprën e M. Barleci t  për Skënderbeun, si dhe nga kronistë e historianë bi zantinë e osmanë, madje edhe në këngët popullore shqiptare e sllave. Kronisti  bizantin  Laoni k  Halkokondili,  si  burimi  më  i   hershëm  që  flet  për  këtë  ngjarje,  e përmend  kështjellën  m e  emrin  Sfeti, qendërbanim  mesjetar (Sveta)  pranë  kështjellës  së Sopotnicës. Kurse M. Barleci e emërton Sfetigrad (sllavisht: Qytet i Shenjtë), emër që lidhej me  manastiret e kishat e shumta që ishin  në rajonin e  Sopotnicës. Kurse tek Oruçi, e nën ndikimin  e  tij  edhe  te  kronistët  e  historianët  e  tjerë  osmanë, emri  i  kështjellës  është ngatërruar  me  atë  të  Koxhaxhikut.    Kështjella  e  Koxhaxhikut  gjendej  në  rrugën  përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Drini i Zi dhe ruante një rrugë dytësore krahinore, atë Strugë - Rahovnik (Dibër) dhe për marrjen e një kështjelle të tillë, pa rëndësi strategjike, nuk mund të angazhoheshin  të  gjitha  forcat  ushtarake  të  Perandorisë  Osmane. Ngatërrimi  i  emrit  të Demir Hisarit me  atë të Koxhaxhikut nga Oruçi e autorë të tjerë  osmanë  nuk është thjesht vetëm një rastësi, por ky ngatërrim është bërë sepse emrin e Demir Hisari e mbante edhe një vilajet e kështjellë tjetër  që ishin  në afërsi  të  kryeqytetit të Perandorisë  Osmane, Edrenesë. Nuk  duhet  përjashtuar  mundësia  që  në  fillim  me  emrin  e  Koxhaxhikut  osmanët  të  kenë emërtuar përkohësisht edhe vetë kështjellën e Sopotnicës. Pasi trupat osmane  rrethuan  kështjellën e  Sopotnicës,  sulltan  Murati II u kërkoi mbrojtësve dorëzimin e  saj. Por garnizoni i kështjellës, i drejtuar nga prifti matjan Pjetër Perlati, hodhi poshtë kërkesën  për  dorëzimin e saj  dhe  e  mbrojti atë me heroizëm, duke i  thyer  sulmet  e njëpasnjëshme të trupave osmane. Detyrën luftarake të mbrojtësve të kështjellës  e lehtësoi shumë  ushtri a shqiptare, e cila nën komandën  e  Skënderbeut  e  të  Gjergj  Arianitit  vepronte  në  rrethinat  e  saj. Skënderbeu organizoi  sulme  të  befasishme  e  të  vazhdueshme  kundër rrethuesve  të  kështjellës  dhe luftëtarët  shqiptarë  depërtuan  edhe  në  kampin  e  ushtrisë  osmane, duke  i  shkaktuar  asaj humbje të ndjeshme. Qëndresa e garnizonit të Sopotnicës vazhdoi për aq kohë, sa osmanët arritën të zbulonin dhe të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm, gjë që e përkeqësoi gjendjen e të rrethuarve. Etja e detyroi garnizonin e kështjellës të hynte në bisedime me sull tanin dhe të  pranonte  ofertën e  tij për  t’u larguar  i lirë  bashkë  me  armët, me  kusht që  të  dorëzonte kështjellën. Pas  gati  tre  muaj  rrethimi, në  gusht  të  vitit  1448  Sopotnica  kaloi  në  duart  e osmanëve. Sipas  kronistit  bizantin  L. Halkokondili, banorët  e  Sopotnicës  u  masakruan,
Faqe - 357
 
prandaj, rrëfen  ai, Getia  iu  dorëzua  vetë  osmanëve, pa  bërë qëndresë. Emri  i  Getias  nuk gjendet në burimet e tjera historike, prandaj duhet të jetë Ohri. Ky qytet disa herë ka kaluar në duart e shqiptarëve dhe të osmanëve gjatë shek. XV dhe vetëm në fund të viteve 60 do të pushtohej  përfundimisht  nga  sulltan  Mehmeti  II, i  cili  do  t’u  njihte  banorëve  të  tij  disa privilegje. Rënia  në duart e osmanëve e Sopotnicës, e  bashkë  me të e Ohrit, ishte një humbje e  rëndë për shqiptarët dhe dobësonte sistemin e fortifikimeve mbrojtëse të viseve të lira. Megjithatë, bllokimi  për  një  kohë  relativisht  të  gjatë  i  trupave  osmane  në  Sopotnicë  dhe  lajmet  për përgatitjen ushtarake kundër osmanëve, që kishte filluar J. Huniadi, e detyruan Muratin II të ndërpriste  luftën  kundër  shqiptarëve. Ai  u  largua  pa  realizuar  synimin  e  fushatës  së  vet ushtarake, marshimin  në  drejtim  të  Shqipërisë  Perëndim ore  dhe  mposhtjen  e  qëndresës shqiptare. Lufta  për  mbrojtjen  e  Sopotnicës  la  gjurmë  të  pashlyeshme  në  vetëdijen  historike  të shqiptarëve që  banonin  në zotërimet  e  Arianitëve. Toponimia dhe antroponimia  e  këngës « Gjorgj  Golemi » (Gjergj  Ariani ti)  dhe  e  tregimeve  popullore  për  këtë  personazh  të lavdishëm të shek. XV dëshmojnë se sfondi i përgjithshëm historik i  tyre përkujton luftën e Sopotnicës. Mishëri mi  i  saj  në  krijimtarinë  popullore  është  një  përmendore  për  luftën heroike të shqiptarëve gjatë shek. XV. Paqja m e Venedikun (tetor 1448) Pas  largimit  të  trupave osmane,  Skënderbeu  u  kthye në  frontin  e  luftës  kundër  Venedikut. Për të  shqyrtuar qëndrimin që duhej të  mbanin ndaj  përgatitjeve  ushtarake antiosmane të J. Huniadi, anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare mblodhën Kuvendin dhe vendosën që një ushtri e fuqishme e tyre të bashkohej me forcat e Huniadit për të organizuar një fushatë ushtarake të përbashkët kundër pushtuesve osmanë.  Për realizimin e këtij projekti të përbashkët, ushtria e J. Huniadit do të marshonte drejt viseve verilindore shqi ptare, ku të bashkohej me rreth 20 mijë luftëtarë shqiptarë që do t’i komandonte vetë Skënderbeu. Përballë  perspektivës  që  hapte  zhvillimi  me  sukses  i  një  fushate  ushtarake  të  përbashkët shqiptaro-hungareze, Skënderbeu hyri në bi sedime me Republikën e Venedikut për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur dhe për të normali zuar marrëdhëniet me të. Bisedi met me  përfaqësuesit  e Venedikut  u zhvilluan në  kampin  ushtarak të Skënderbeut, të vendosur pranë  Lezhës. Besëlidhjen  Shqiptare  e  përfaqësonin  Skënderbeu  dhe  Nikollë Dukagjini, ndërsa  Republikën  e  Venedikut  e  përfaqësonte  qeveritari  i  Shkodrës, Paulo Loredani, dhe i dërguari i posaçëm i saj, Andrea Venerio. Në  përfundim  të  bisedimeve  u  nënshkrua  më 4 tetor 1448  traktati  i  paqes. Sipas  tij Republika e Venedikut do të mbante zotërimet e saj në tokat shqiptare, duke përfshirë edhe Dejën, me  disa  kushte:  Skënderbeut  do  t’i  paguante  çdo  vit  1  400  dukate, disa  anëtarë  të Besëlidhjes Shqiptare  do  të  kishin prej Republikës  privilegje  e  favore  të  ndryshme, si p.sh.
Faqe - 358
 
përjashtimin e Skënderbeut e të Gjergj Arianitit nga taksat doganore për kripën e stofrat që mund të blinin në Durrës etj.. Por disa pika  të këtij traktati nuk u respektuan nga Venediku.  Kështu, Skënderbeut nuk  iu dhanë  1  400  dukatet  e  vitit  të  parë, që  sipas  traktatit  do  t’i  merrte  brenda  15  ditëve  që  të përgatitej për fushatën ushtarake të përbashkët me J. Huniadin. Ai iu drejtua edhe Raguzës për një hua në të holla që të përgatitej ushtarakisht, por kërkesa e tij nuk u plotësua. Me  gjithë  përgatitjet  intensive  për  luftë  të  përbashkët  me  hungarezët  kundër  osmanëve, forcat shqiptare nuk arritën të merrnin pjesë në betejë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, nuk lejoi ushtrinë shqiptare që të kalonte nëpër rrugët e zotërimeve të tij. Rrjedhimisht trupat e J. Huniadit  u  gjendën  vetëm  përballë  ushtrisë  osmane  në  betejën  që  u  zhvillua  më  18  tetor 1448 në afërsi të Prishtinës, të cilën e humbën. Pas  nënshkrimit  të  traktatit  të  paqes  të  4  tetorit  1448  konflikti  ndërmjet  shqiptarëve  e Venedikut nuk  u  shua. Ai u rindez nga Lekë  Dukagjini në  mesin  e  viteve  50. Forcat  e  L. Dukagjinit, duke  pasur  mbështetjen  e  pashpallur  të  Skënderbeut (i  cili  ndërkohë, sipas qeveritarëve venecianë në Shqipëri, synonte për vete Drishtin dhe Tivarin), arritën të merrnin kështjellën e Dejës dhe atë të Shasit dhe i mbajtën ato për disa vjet, deri kur L. Dukagjini dhe Venediku nënshkruan traktatin e paqes të 19 shkurtit 1459. M brojtja e Krujës gjatë Rrethim it I (korrik-tetor 1450) Fushata  ushtarake  e  sulltan  Muratit  II  kundër  Shqipërisë  gjatë  vitit  1448  nuk  dha përfundimet  e  dëshiruara  prej  tij. Ishte  e  natyrshme  që, pas  fitores  së  vitit  1448  kundër ushtrisë  së Huniadit, sulltani  do të kërkonte shkatërrimin  e forcave shqiptare. Në  mars  të vitit 1449 ai pushtoi qytetin e Artës dhe zotërimet e despoti t të Artës, Leonardit I (IV) Toko (1448-1479), që  kishte  lidhje  me  Skënderbeun, u reduktuan  në  Shqipërinë  e  Poshtme  në Angjelokastër, Vonicë  e  Varnacë, si  dhe  në  ishujt  Leukadë,  Qefaloni  e  Xantë. Prandaj Skënderbeu i përshpejtoi masat për forcimin e mbrojtjes së vendit. U riparuan kështjellat, të cilat u përforcuan edhe me luftëtarë e armatime. Për fuqizimin e mbrojtjes së viseve lindore, ushtria shqiptare e komanduar nga Skënderbeu u përpoq  të  çlironte  kështjellën  e Sopotnicës  (Sfetigradin). Në  këtë  aksion  morën  pjesë  me repartet  ushtarake  të  tyre  edhe  Gjergj  Arianiti,  Moisi  Arianiti  (Golemi)  e  Zahari  Gropa. Sopotnica u sulmua nga forcat shqiptare gjatë vitit 1449, por nuk e morën dot. Përpjekjet e
sundimtarëve shqiptarë për të rivendosur pushtetin e tyre në rajonet e Sopotnicës e të Ohrit nuk reshtën. Për forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit, rëndësi kishin edhe marrëdhëniet me Venedikun. Në prill të vitit 1449 Skënderbeu dërgoi në Venedik përfaqësuesit e vet për t’i kërkuar Senatit të  Republikës  ratifikimin  e traktatit  të  paqes  të  tetorit  1448, si  dhe  autorizimin  që  ai  të mobilizonte  luftëtarë  nga  banorët  e  zotërimeve  veneciane  në  Shqipëri. Gjithashtu Skënderbeu i kërkoi Republikës së Shën Markut të përforconte Shkodrën e zotërimet e tjera
Faqe - 359
 
për të penguar kalimin nëpër to të ushtrive osmane që të mos sulmonin prapa krahëve forcat shqiptare. Këto  kërkesa  Senati  i  Venedikut  i  pranoi, kurse  nuk  pranoi  bashkëpunimin ushtarak  me Skënderbeun, që do të  çonte në prishjen  e traktatit  të paqes  së nënshkruar  me sulltan Muratin II. Sulmi  i  trupave  osmane  kundër  Shqipërisë  nuk  vonoi. Në  vitin  1450  sulltan  Murati  II ndërmori një  fushatë  ushtarake shumë të  fuqishme, duke  angazhuar  në të  gjithë ushtrinë e Perandorisë. Sipas burimeve të kohës, që përmendin Rrethimin I të Krujës, numri i trupave osmane arrinte në l00 mijë veta.  Por, sipas rrëfimeve të bashkëkohësve që kanë njohur nga afër organizimin e ushtrisë osmane, numri maksimal i trupave të rregullta që mund të merrte pjesë nëpër beteja larg viseve të tyre ishte rreth 30 mijë veta. I njoftuar  me kohë  për  lëvizjen  e  ushtrisë armike, Skënderbeu  përfundoi masat  mbrojtëse. Në  vende  të  sigurta  malore  dhe në  qytetet  e  fortifikuara  bregdetare  ai  strehoi  popullsinë e paaftë  për  luftë,  grumbulloi  bagëtinë  dhe  prodhimet  bujqësore  në  vende  të  sigurta. Në vjeljen, grumbullimin  dhe  transportimin  e  prodhimeve  bujqësore  në  ndihmë  të  popullsisë vuri ushtrinë. Prodhimet bujqësore të paarrira u asgjësuan, që armiku të mos kishte mundësi furnizimi me to. Skënderbeu mobilizoi popullsinë e aftë për luftë dhe organizoi një ushtri të fuqishme.  Forcat ushtarake  ai  i  ndau  në  tri  pjesë. Nën  komandën  e  Kont  Uranit  vendosi  në  kështjellën  e Krujës 1 500 luftëtarë vullnetarë të sprovuar. Mijëra të tjerë i organizoi në formë çetash që të vepronin në të gjithë vendin, sidomos pranë rrugëve për të penguar furnizimin e trupave armike  me  ushqime  e  mallra  të  tjera, duke  sulmuar  sidom os  karvanet  e  furnizimit  të  tyre. Nga  këto  më  të  rëndësishmet  ishin  forcat  e  Gjergj  Arianitit, që  do  të  vepronin  kryesisht përgjatë Rrugës Mbretërore (Egnacia). Detyra më e rëndësishme iu caktua 8 mijë luftëtarëve që u vunë nën komandën e drejtpërdrejtë të Skënderbeut. Këta do të qëndronin kryesisht në rrethinat e Krujës dhe do të sulmonin pa ndërprerë ushtrinë osmane që të mos e lejonin atë të përqendrohej me të gjitha forcat kundër mbrojtësve të kështjellës së saj. Gjatë  verës  së  vitit  1450  u  grumbulluan  në  Manastir  rreth  30  mijë  veta, që  ishte  numri maksimal  i  të  gjitha  forcave  ushtarake  të  Rumelisë  e  të  Anadollit, të  cilat  mund  të grum bulloheshin dhe të merrnin pjesë në luftim e larg vendbanimeve të tyre. Ata u vunë nën komandën  e  sulltan  Muratit  II, i cili,  ashtu si  para  dy vjetësh  në Sopotnicë, kishte me vete edhe të birin 23-vjeçar, sulltanin e ardhshëm, Mehmetin II.  Në  fund të muajit korrik 1450, sulltan Murati II iu drejtua viseve të lira shqiptare.  Trupat osmane ishi n të pajisura me mjete ushtarake të shumta e nga m ë modernet për kohën, duke përfshirë edhe metal për derdhjen e topave. Ushtria osmane ndoqi Rrugën Mbretërore (Egnacia). Gjatë  marshimi t  në drejtim  të viseve perendimore  trupat  osmane  u  gjendën  nën  sulmet  e  pandërprera  të  luftëtarëve  të  Gjergj Arianitit  që  vepronin  në  formën  e  çetave. Ushtria  osmane  kudo  ku  kaloi, vinte  në  dukje kronisti  bashkëkohor  bizantin  L. Halkokondili, « dogji, duke  i  vënë  zjarrin  çdo  gjëje  që takonte ». Ajo depërtoi në thellësi të vendit, iu drejtua Krujës  dhe i ngriti çadrat në fushën
Faqe - 360
 
që shtrihej në perëndim  të saj. Nënkuptohet  se një  pjesë e viseve lindore të  zotërimeve  të Kastriotëve e të Arianitëve, nëpër të cilat lëviznin ushtritë pushtuese, përkohësi sht kaloi nën kontrollin osman. Përballë ushtri së së fuqishme osmane, sulltan Murati II mendoi se shqiptarët ishin ligështuar, prandaj u kërkoi mbrojtësve të kështjellës së Krujës dorëzimin e saj pa luftë. Ai i propozoi Kont Uranit një shumë të madhe të hollash dhe mbrojtësve paprekshmëri gjatë largi mit nga kështjella. Por  këto  oferta  u  refuzuan  prej  shqiptarëve. Atëherë  Murati  II  urdhëroi pushtimin me luftë të kështjellës  së  Krujës. Pranë  mureve  të saj  osmanët  derdhën  topa  të fuqishëm. Me  to  u  rrahën  muret  kështjellës, një  pjesë  e  të  cilave  së  bashku  me  portën  e hyrjes  u  dëmtua. Pas  bombardimit  osmanët  u  vërsulën  drejt  mureve  të  dëmtuara, por ndeshën në « murin » e pamposhtur të mbrojtësve të saj, të cilët me luftën dhe qëndresën e tyre, nuk i lanë të hynin në kështjellë. Nga  jashtë  Skënderbeu  me  luftëtarët  e  vet  godisnin  pareshtur  dhe  befasishëm  ushtrinë armike, nga drej time të ndryshme, ditën e natën, dhe shpesh e sulmoni n atë njëkohësisht në disa  drejtime. Me  ta  bashkëvepronin  edhe  mbrojtësit  e  Krujës. Shpesh  këta  dilnin  nga kështjella dhe sulmonin befasishëm ose u kundërpërgjigjeshin goditjeve të trupave osmane. Duke parë humbjet e mëdha të ushtrisë së tij prej luftëtarëve të Skënderbeut, sulltan Murati II urdhëroi asgjësimin e tyre, duke i ndjekur kudo edhe nëpër male. Por ekspeditat malore u shkaktuan trupave osmane humbje të rënda. Gjendja e tyre filloi të përkeqësohej gjithnjë e më  shumë  edhe  nga  mungesa  e  ushqimeve  dhe  e  mallrave  të  tjera,  sepse  karvanet  e furnizimit që vinin  nga  Lindja  nuk mund të qarkullonin për shkak  të sulmeve shfarosëse  të çetave të shumta shqiptare. Nevojat e ushtrisë për ushqime e mallra të tjera, sulltan Murati II u  përpoq  t’i  plotësonte  duke  u  furnizuar  prej  tregtarëve  venecianë  nëpërmjet  Durrësit  e Shkodrës. Skënderbeu  protestoi  pranë  qeveritarëve  të  Republikës  së  Venedikut  dhe,  pasi tregtarët e saj vazhduan të furnizonin me mallra trupat osmane, atëherë ushtria shqiptare nisi sulmet kundër karvaneve të tyre. Lufta  nën  muret e Krujës vazhdoi  gjatë katër  muajve. Osmanët  e  mbajtën  vazhdimisht  të rrethuar kështjellën e Krujës dhe e sulmuan shumë herë atë për ta pushtuar, por mbrojtësit e saj qëndruan deri në fund.  Ushtria osmane, sipas burimeve historike, pati me mijëra të vrarë. Pasi humbi shpresat për mposhtjen e shqiptarëve, Murati II kërkoi të arrinte një marrëveshje paqeje  me  Skënderbeun, por ajo  u  refuzua. Duke  pasur  një  ushtri  të  demoralizuar dhe  të lodhur, në  mesin e  muajit  tetor  1450, me  fillimin  e stinës  së shirave  dhe  afrimit të dimrit, sulltan Murati II e ndërpreu fushatën ushtarake. Gjatë rrugës së kthimit, derisa kaluan tokat shqiptare, ushtritë osmane u shoqëruan nga  goditjet  e pandërprera  të luftëtarëve  shqiptarë. Me disfatën e rëndë ushtarake që pësoi nën muret e Krujës, mbylli jetën në vitin 1451 Murati II, një  nga  sulltanët  m ë  të  shquar, që  me  luftëra  të  vazhdueshme  zgjeroi  mjaft  kufijtë  e Perandorisë Osmane. Lufta për mbrojtjen  e  Krujës më 1450  ishte  një nga fitoret më të  shkëlqyera  të shqiptarëve kundër fuqisë ushtarake  më të madhe e  më agresive të kohës. Fitorja pati jehonë të madhe
Faqe - 361
 
në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Evropës. Brenda vendit ajo forcoi më tej besimin e shqiptarëve për  vazhdimin me sukses  të luftës çlirimtare dhe ndikoi  në rritjen autoritetit  të Skënderbeut si udhëheqës ushtarak e  politik i  vendit që  po mbronte lirinë e  tyre. Nga  ana tjetër, ajo tregoi domosdoshmërinë e zgjerimit të fronti t të luftës antiosmane, duke përfshirë edhe  shtetet  e  tjera  evropiane. Në  rrafsh  ndërkombëtar  ngjarjet  e  vitit  1450  ndikuan  në rritjen  e  vlerësimit  për  rolin  e  shqiptarëve  si  faktor  parësor  në  kuadrin  e  përgjithshëm  të luftës  antiosmane  që  zhvillohej  nga  vende  të  ndryshme. Në  opinionin  e  përgjithshëm evropian Skënderbeu vlerësohej si një nga personalitetet më të shquara të kohës.  Ky opinion gjendet  i shprehur  edhe në  një letër  që, me  rastin e  fitores  së vitit 1450, Senati  i Raguzës  i dërgoi  heroit  shqiptar: « nuk  gjejmë  fjalë  të  mjaftueshme  për  të  lavdëruar  e  admiruar madhështinë  e  pabesueshme  të  shpirtit  tuaj, mençurinë  e  burrërinë  tuaj  të  pashoqe.. Ju qëndruat  me  forca  të  pakta  kundër  një  armiku  të  panumërt  turqish.. Qofshi  pasqyrë  e shembull për  të gjithë princat, për  të gjithë kombet  e emri juaj le  të konsakrojë një famë  të përjetshme! » Përpjekjet për çlirim in e viseve jugperëndim ore në bashkëpunim  m e M bretërinë e N apolit.  Beteja e Beratit (26 korrik 1455) Luftimet e  vitit  1450  për  mbrojtjen  e  Krujës  sollën  dëme  e  vështirësi  të  ndryshme, të cilat duheshin  kapërcyer. Pas  largimit  të  ushtrive  osmane, Skënderbeu  ndërmori  masa  për rivendosjen  e  pushtetit  të  tij  në  viset  lindore  të  vendit, ku  kishte  potencialin  kryesor ekonomik  e  njerëzor. Realizimi i  një detyre  të  tillë kërkonte mbështetjen e gjithanshme  të Gjergj  Ariani tit  dhe  bashkërendimin  e  veprimeve  ushtarake  me  të. Prandaj  Skënderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij në vitin 1451. Skënderbeu  i  kushtoi  vëmendje  forcimit  të  mëtejshëm  të  sistemit  mbrojtës  të  vendit. U ndërmorën  punime  për  riparimin  e  përforcimin  e  kështjellave. Përpara  hyrjes  kryesore  të kështjellës së Krujës u bënë ndërtime të veçanta parapritëse për të mbrojtur muret e saj prej goditjeve të artilerisë. Në vijim të punimeve në sistemin mbrojtës dhe rreth 20 km (30 mijë hapa  sipas  M. Barlecit) larg  Sfetigradit,  diku  në  rajonin  e  Mokrës, ndoshta  në  rrjedhjen  e mesme të lumit  Treska dhe në jug  të krahinës  së Poreçes, shqiptarët  ndërtuan kështjellën e Modrishës (Modrishta) për  të  penguar  kalimin  e  trupave  osmane  në  thellësi  të  vendit nëpërmjet  rrugës  Shkup-Kërçovë. Ndërkaq  shqiptarët  kishin  arritur  të  rimarrin  qytetin  e Ohrit  dhe  rajonin  e tij. Gjatë  periudhës  së  Skënderbeut,  më  të shumtën  e  viteve  Ohri  ka qenë  nën  zotërimin  e  shqiptarëve, prandaj  një  lagje  e  tij  për  shekuj  ka  mbajtur  emrin  e Skënderbeut. Ekspeditat ushtarake osmane kundër Shqipërisë nuk vonuan të rifillonin.  Sulltan Mehmeti II që hipi në fronin osman në vitin 1451, pas vdekjes së babait të tij, dërgoi kundër Shqipërisë dy ushtri gjatë vitit 1452. Ushtria e parë  e përbërë prej  disa mijë luftëtarësh nën komandën e Hamza Beut, pasi kaloi Mokrën u fut  në luginën e  Modrishës  dhe  filloi të ngjitej e lodhur  në drejtim të kështjellës, lartësi të  rreth  së  cilës  ishin  zënë  natën  në  fshehtësi  prej  ushtrisë  shqiptare. Kur  pjesa
Faqe - 362
 
kryesore  e  ushtrisë  osmane  ishte  në  ngjitje, Skënderbeu  urdhëroi  këmbësorinë  e  vet  që  ta sulmonte. Pozicioni  i  favorshëm  i  luftimit  për  shqiptarët, që  sulmonin  nga  lart  poshtë, i dëmtoi  rëndë  forcat  armike. Ndërkohë  kalorësia  shqiptare  me  Skënderbeun  në  krye  dhe Hamza Kastriotin  kaloi me të  shpejtë në  luginë  dhe  u  ndërpreu  rrugën e tërheqjes  forcave armike, të cilat pësuan një  katastrofë të vërtetë. Shumica e tyre u  vranë  dhe shumë  të tjerë ranë robër bashkë me komandantin e tyre Hamza Beun. Disa  muaj  më  vonë  kundër Shqipërisë  u  dërguan  mijëra  ushtarë  të  tjerë  osmanë  të komanduar nga Debrea. Skënderbeu vendosi t’i sulmonte befasisht. I shoqëruar nga Hamza Kastrioti  e  Moisi  Golemi (Arianiti), në  krye  të  6  mijë  kalorësve  marshoi  gjatë  natës  me shpejtësi  drejt  vendndodhjes  së  kampit  armik. Meqë  forcat  osmane  diktuan  afrimin  e shqiptarëve, Skënderbeu i sulmoi ato menjëherë e nga drejtime të ndryshme dhe i shpartalloi keqas, duke vrarë dhe komandantin e tyre, Debrenë. M. Barleci rrëfen se beteja u zhvillua në fushën  e  Pollogut  që,  sipas  tij,  kufizohej  me  qytetin  e  Shkupit  dhe  me  Mokrën. Sipas përshkrimit të tij, vendbeteja duhet kërkuar diku në rrjedhjen e poshtme të lumit Treskë ose në  pjesën  veriperëndimore  të  fushës  së  Shkupit  që  kufizohet  me  Dervenin. Në  burimet historike të shek. XV emri i Pollogut ndeshet vetëm për një fshat të vilajetit të Manastirit. Mbrojtja  e viseve  shqiptare  të çliruara  dhe e ardhmja  e tyre  vareshin  në një  farë  mase  nga situata politike dhe ushtarake në Shqipërinë e Poshtme dhe Lindore, që ishin nën pushtimin osman. Dëbimi  i  pushtuesve  nga  këto  rajone  ishte  një  kërkesë  e  domosdoshme  dhe  e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, kudo që banonin në vise të çliruara apo edhe të pushtuara. Pas luftimeve të vitit 1450, Skënderbeu dhe fisnikët e tjerë shqiptarë u përpoqën energjikisht
të gjenin rrugët sa më të frytshme për të përballuar kërcënimin osman. Në këtë drejtim ata u përpoqën të forconin lidhjet me vendet e tjera, që t’i angazhonin këta në luftën antiosmane. Skënderbeu i kërkoi Republikës së Venedikut që, nën komandën e tij, të vendoste në Krujë një  numër  ushtarësh  të  saj. Por  kjo  kërkesë,  që  e  angazhonte  Venedikun  në  luftën antiosmane, nuk u pranua prej Senatit të tij, i cili, për më tej, më 1451 ripërtëriu me sulltanin e ri, Mehmetin II, traktatin e paqes që ishte nënshkruar me Muratin II. Synimi i shqiptarëve për çlirimin e viseve jugore të vendit, gjeti mbështetjen e mbretërisë së Napolit, e cila nëpërmjet tokave shqiptare mund të sulmohej lehtësisht prej trupave osmane. Prandaj mbreti Alfonsi V synonte të shtrinte influencën e vet në Ballkanin Perëndimor. Ai u lidh me shumë sundimtarë të këtyre viseve dhe u premtoi atyre përkrahje materiale, me kusht që të njihej si kryezot i krahinave që do të çliroheshin me ndihmën e tij. Si forcë kryesore për dëbimin e osmanëve nga Ballkani, Alfonsi V shihte shqiptarët. Në një projekt drejtuar Papës në vitin 1451, ai e konsideronte të mjaftueshëm dërgimin prej tij të një mijë ushtarëve për të ndihmuar Skënderbeun e fisnikët e tjerë shqiptarë për çlirimin e viseve jugperëndimore  që  ishin  nën  pushtimin  osman. Shqiptarët  u  përpoqën  të  siguronin  nga mbreti Alfonsi V ndihma në ushtarë dhe në mjete luftarake tepër të nevojshme sidom os për marrjen e kështjellave dhe çlirimin e viseve të pushtuara.
Faqe - 363
 
Për  të  konkretizuar  bashkëpunimin  shqiptaro-napolitan, fisnikët  shqiptarë  nënshkruan  me oborrin napolitan di sa traktate bashkëpunimi, siç ishte  ai i 26 marsit 1451, i nënshkruar nga përfaqësuesit  e  Skënderbeut, traktati  i  7  qershorit  1451, i  nënshkruar  nga  përfaqësuesit  e Gjergj  Arianitit, si dhe traktate  të tjera  të nëshkruara nga përfaqësuesit  e Muzak Topisë, të Gjon  Muzakës  etj.. Në  të  gjitha  këto  traktate  si  problem  qendror  ishte çlirimi  i  viseve  të Shqipërisë  së  Poshtme. Sipas  tyre,  viset  që  do  të  çliroheshin  me  ndihmën  e  trupave napolitane, do  të  njihnin  si  kryezot  të  tyre  mbretin  Alfonsi V (traktati  i  26  marsit). Në traktatin e 7 qershorit ishin shënuar gjithashtu mënyra se si do të ndaheshin viset shqiptare, pasi  të  çliroheshin. Gjergj  Arianiti  do  të  merrte  Kaninën,  Vlorën  me  rrethinat  dhe  do  të gëzonte  një  sërë  të  drejtash  mbi  qytetin  dhe  krahinën  e  Beratit. Përfaqësuesi  i  Gjergj Arianitit, që nënshkroi traktatin, do të merrte krahinën e Vagenetisë (Çamërisë). Në kuadrin e  këtyre  përpjekjeve  u  përfshinë edhe  Simon  Zenebishi  me  të birin, Alfonsin, të  cilët qenë kthyer nga emigracioni dhe u vendosën në zonën bregdetare pranë Butrintit. Shqiptarët që banonin në viset e pushtuara e vazhduan në forma të ndryshme luftën kundër osmanëve edhe nën ndikimin e fuqishëm të ngjarjeve që zhvilloheshin në pjesën e çliruar të vendit. Në dokumentet osmane të atyre viteve përmenden në rajonet e pushtuara fshatra të tëra  shqiptare  si  kryengritëse  e  rebele, spahinj  të  zhdukur  e  që  kishin  braktisur  timaret, spahinj  që  nuk  pranonin  të  merrnin  pjesë  në  fushatat  ushtarake  kundër  tokave  të  lira shqiptare, spahinj shqiptarë të cilësuar si « tradhtarë » që ishin bashkuar me luftëtarët dhe me prijësat shqiptarë, si me Gjergj Arianitin etj.. Si  rrjedhojë  e  qëndresës  që  zhvillohej  në  Shqipërinë  e  Poshtme,  disa  krahina  malore  si Kurveleshi, Himara, Këlcyra, Leskoviku  e  ndonjë  tjetër, prej  kohësh  qëndronin  thuajse krejtësisht të lira.  Në vitet 50 u çlirua zona bregdetare pranë Butrintit, me qendër kështjellën e  Kastrovilës  (Çamëri). Në  të  u  vendosën  trashëgimtarë  të  familjes  sundimtare  të Zenebishëve  që  përpiqeshin  të  zgjeronin  zonën  e  lirë. Gjatë  viteve  1452  e  1453  Stefan Gjurashi  (Cërnojeviçi)  organizoi  disa  aksione  të  suksesshme  kundër  ushtrisë  së  Gjergj Brankoviçit, zgjeroi zotërimet e tij deri në Moraçë dhe shtiu në dorë Medunin. Për të lehtësuar zbarkimin e trupave napolitane, që do të merrnin pjesë në luftë për çlirimin e viseve  shqiptare, u  krijua  një  lidhje  detare  e  veçantë  me  mbretërinë  e  Napolit. Për  këtë qëllim në  jug të  Durrësit u rindërtua kështjella e  Kepit  të Lagjit (kalaj a e Turrës). Pas  disa vitesh, po  për  të  lehtësuar  komunikimin  nëpërmjet  detit  me  vendet  e  tjera, Skënderbeu ndërtoi një kështjellë në Kepin e Rodonit. Si qendër e parë për t’u çliruar në bashkëpuni m me forcat napolitane u mendua jo rastësisht Berati, që ishte kufitar me krahinat e lira. Çlirimi i tij, si qendër shumë e fortifikuar, krijonte rrethana  shumë  të  favorshme  për  dëbimin  e  pushtuesve  nga  krahinat  e  tjera  në  lindje, në perëndim e në jug të Beratit dhe do të sillte izolimin e një baze tjetër shumë të rëndësishme ushtarake e administrative të pushtuesve, Kaninën, duke  i prerë kësaj rrugët  e komunikimit tokësor me viset e tjera që ishin nën pushtimin osman. Aksioni  për  çlirimin  e  Berati t  jo rastësisht  përkoi dhe  u  zhvillua i  ndërvarur  me përpjekjet
Faqe - 364
 
energjike  të  sulltan  Mehmetit  II  dhe  të  administratës  qendrore  osmane  për  shtrirjen  e konsolidimin e pushtimit osman në rajonet lindore e veriore të viseve të lira shqiptare, si dhe në rajonin e Fushë-Dardanisë dhe të pjesës jugore të luginës së Moravës. Përpjekje intensive për  pushtimin e këtyre  rajoneve  osmanët i  ndërmorën  sidomos gjatë viteve  1454-1455, pasi ata  kishin  marrë  më  29  maj  1453  Konstandinopojën, e cila  konsiderohej e  papushtueshme prej  fortifikimeve  të  fuqishme  që  kishte. Rënia  e  saj  trondi ti  forcat  antiosmane  të  kohës, kudo që ato vepronin, dhe shënoi fundin e Perandorisë  Bizantine. Përkrah forcave osmane në luftën për pushtimin e Konstandinopojës mori pjesë edhe ushtria e Gjergj Brankoviçit. Në  vitin 1454  sulltan  Mehmeti  II  rrethoi  qytetin më  të  rëndësishëm  e  më  të  fortifikuar  të Kosovës  pas  Shkupit, Novobërdën,  emri  i  së  cilës  njihej  mirë  në  vendet  e  tjera  për prodhimin  e  arit  e  të  argjendit. Pas  një  bombardimi  40-ditor  me  topa  të  mëdhenj  dhe premtimit  se  mbrojtësve  e  banorëve  të  saj  u  garantohej  jeta, Novobërda  u  dorëzua  më  1 qershor  1455  dhe  me  këtë  mori  fund  periudha  e  lulëzimit  të  saj  si  qytet. Novobërda  u braktis masivisht dhe një pjesë e banorëve ndoshta u vranë. Sipas një regjistri osman të vitit 1455, në roje  të fortesës  së Novobërdës si specialistë armësh  të ndryshme, si hekurpunues, marangozë e muratorë, që kujdeseshin për mirëmbajtjen e saj, ishin gjithsej 27 kryefamiljarë të  krishterë  dhe  60  familje  myslimane. Këta  të fundit ishin  vendosur  në N ovobërdë, duke ardhur nga rajone të ndryshme të Rumelisë, për të garantuar praninë e pushtetit osman aty. Lajmi  për  rënien  e  Novobërdës, një  qytet  ky  që  njihej  shumë  edhe  jashtë  kufijve  të Shqipërisë, qe  tronditës dhe  u prit me shqetësime edhe  në vende të  tjera,  si në  Hungari, në Itali  etj.. Pas  marrjes  së  Novobërdës, osmanët  pushtuan  edhe  qytete  të  tjera  të  Fushë-Dardanisë. Gjatë verës së vitit 1455, 12 mijë luftëtarë shqiptarë dhe 500 ushtarë të mbretërisë së Napolit rrethuan  Beratin  dhe  nisën  sulm et  për  marrjen  e  tij. Forcat  osmane, që  gjendeshin  në kështjellë, hynë në bisedime me shqiptarët për dorëzimin e saj dhe kërkuan paraprakisht një armëpushim prej një muaji, kërkesë që u pranua vetëm për 15 ditë. Ata shpresuan jo më kot që  ushtritë  osmane  do  t’u  vinin  në  ndihmë, sepse  ato  tashmë  ishin  të  lira  pas  marrjes  së Novobërdës. Duke vlerësuar  pozitën  kyçe të Beratit dhe  rrjedhimet  që do të kishte humbja e tij, sulltani largoi nga Fushë-Dardania mijëra ushtarë osmanë dhe i nisi  për të  sulmuar forcat  shqiptare që  kishin  rrethuar  kështjellën  e  Beratit. Në  krye  të  tyre  vuri  tre  komandantë  të  shquar, njohës shumë të mirë të viseve shqiptare, të cilët më parë kishin qenë këtu si sanxhakbejlerë: Isa  Beun, Ham za  Beun  dhe  Sebalian. Për  të  mos  u  diktuar  prej  luftëtarëve  shqiptarë  që mbanin  të  rrethuar  kështjellën  e  Beratit, ata  nuk  i  kaluan  trupat  nga  rruga  e  zakonshme e luginës  së  Shkumbinit, por  u  grumbulluan  në  Manastir dhe  ndoqën  rrugën që  të  çonte  në fushën  e  Korçës. Duke  udhëtuar  nëpër  lugina  e  rrugë  që  ishin  larg  qendrave  kryesore  të banimit  dhe që  thuajse  nuk  përdoreshin  më, trupat  osmane  u  futën natën  në  kështjellën e Beratit, pa  u  vënë  re  prej  luftëtarëve  të  Muzak  Topisë  dhe  ushtarëve  napolitanë  që  ishin vendosur në atë drejtim nga kalonte rruga e marshimit të osmanëve.
Faqe - 365
 
Në  pasditen  e  26  korrikut  1455  pesë  mijë  luftëtarët  e  Muzak  Topisë  dhe  500  ushtarët napolitanë, kur ishin fare të shkujdesur e të shpërndarë, u sulmuan prej  ushtrisë osmane dhe u  asgjësuan  thuajse  tërësisht. Sapo  u  njoftuan  për  sulmin  e  papritur  të  ushtrisë  osmane, Skënderbeu  dhe  Gjergj  Arianiti,  që  me  7  mijë  luftëtarët  e  tyre  ishin  larg  e  në  drejtimin  e kundërt  me  vendin  e  betejës,  shkuan menjëherë në  ndihmë  të  Muzak  Topisë,  por,  kur  ata arritën në fushën e luftës, gjithçka kishte përfunduar. Për më tepër trupat e Skënderbeut e të Gjergj  Arianitit  u  gjendën  të  rrethuara  dhe  beteja  rifilloi. Në  sajë  të  heroizmit  masiv  të luftëtarëve të  tyre  dhe sidomos të Skënderbeut, që u  sul i pari mbi rrethuesit dhe veproi në betejë njëkohësisht  si komandant e si ushtar, shqiptarët përballuan sulmin osman, arritën të çanin rrethimin dhe u larguan nga fusha e betejës. Shfarosja e ushtrisë së Muzak Topisë në betejën  e  Beratit  ishte humbja  më  e  rëndë  që pësuan  shqiptarët gjatë luftës 25-vjeçare nën udhëheqjen e Skënderbeut. Edhe pas ngjarjeve të Beratit, shqiptarët nuk hoqën dorë nga synimet për çlirimin e viseve të pushtuara. Në dokumentet e vitit 1456  del  se Skënderbeu i vazhdoi lidhjet me Zenebishët, që përpiqeshin të zgjeronin zonën e çliruar në viset bregdetare të Shqipërisë së Poshtme, me qendër  Kastrovilën, ndërkohë  që  forcat  e  Mbretërisë  së  Napolit, pasi  dëbuan  osmanët, morën Himarën. Skënderbeu ndërmori aksione për çlirimin  e  kështjellave  të tjera, që  kanë mbetur anonime në dokumentet e kohës.  Dy vjet pasi e kishte humbur, Skënderbeu u rimori osmanëve me forcën e armëve, në vitin 1457, qendrën e rëndësishme doganore e tregtare të Myzeqesë, Pirgun, që gjendej në grykëderdhjen e lumit Seman. Bashkëpunimi i Skënderbeut me banorët e viseve të pushtuara ishte tepër i ngushtë dhe vazhdoi deri në fund. Në mesin e viteve  60  përmenden  lidhjet  e  Skënderbeut  me  despotin  e  Artës. Marrëdhënie  të  tilla Skënderbeu vendosi edhe me shqiptarët e viseve të largëta, duke përfshirë edhe ata të Moresë (Peloponezit), të cilët, kur  kaluan  në Italinë  e Jugut e në Sicili edhe këtu,  në vendbanimet e reja, ruajtën ndër shekuj kujtimin për Heroin Kombëtar dhe për ngjarjet e lavdishme të shek.XV, dëshmi  kjo  e  lidhjeve  të  tyre  me  luftën  e  bashkëkombësve  të  udhëhequr  nga Skënderbeu. Fitorja e ushtrisë shqiptare në Ujëbardhë (1457) Pas  betejës  së  Beratit  të  vitit  1455, gjendja  e  brendshme  politike  e  Shqipërisë  u  keqësua përkohësisht. Asgjësi mi i forcave të Muzak Topisë në Berat shkaktoi lëkundje e frikë te disa fisnikë  shqiptarë, ndonjë  prej  të  cilëve  kaloi  edhe  në  anën  osmane,  siç  ishte  rasti  i   Moisi Golemit (Arianitit) dhe i Hamza Kastriotit. Moisi  Golemi  (Arianiti)  i  kishte  zotërimet  në  Dibrën  e  Sipërme  dhe  kufitare  me  viset  e pushtuara. I trembur nga disfata e Beratit dhe i bindur se bashkëpunimi me pushtuesin nuk do  të  mbështetej  prej  banorëve të  zotërimeve të veta, ai iku  fshehurazi në  oborrin  osman. Për këtë akt Moisiu u shpronësua dhe zotërimet e pasuria e tij kaluan në duart e Skënderbeut. Sulltan  Mehmeti II  i  ngarkoi  atij drejtimin  e një  ushtrie  për  t’i  dhënë  Skënderbeut goditjen përfundimtare pas ngjarjeve të Beratit, të cilat ishin dobësuar fuqinë ushtarake të shqiptarëve. Në  fund  të pranverës së vitit 1456, ushtria osmane e  drejtuar nga Moisiu arriti në fushën  e Oronikut  pranë  Ohrit  dhe  në  betejën  që  u  zhvillua  aty, u  thye  keqas  prej  forcave  të
Faqe - 366
 
Skënderbeut. Pa  kaluar  shum ë  kohë, i penduar për  bashkëpunimin  me  osmanët, Moisiu  u kthye në  Shqipëri për të luftuar besnikërisht deri në vdekje përkrah Skënderbeut, i  cili e  fali dhe i riktheu menjëherë pronat e pasuritë e konfiskuara. Lëkundje të tilla  u  shfaqën  edhe  tek  anëtarë  të  rrethit familjar të  Skënderbeut, të cilët  ky  i ndëshkoi  ashpër. Ai  shpronësoi  Gjergj  Stres  Balshën, djalë  i  motrës  së  tij, i  akuzuar  për bashkëpunim  me osmanët.  Kulmin  kjo  veprimtari  e arriti me bashkëpunëtorin e ngushtë e nipin e Skënderbeut, Hamza Kastriotin. Me sa duket, në këtë qëndrim ndikoi edhe humbja e shpresave prej tij për të qenë trashëgimtari i Kastriotëve, meqenëse Skënderbeut i lindi djalë. Hamzai  kaloi  në  anën e osmanëve  në  një  nga  vitet  më  kritike  të  peri udhës  së  luftërave  të Skënderbeut. Me vdekjen e J. Huniadit në vitin 1456 u shua qëndresa e hungarezëve, një nga vatrat më të fuqishme të luftës antiosmane në  Ballkan.  I çliruar  nga presioni hungarez, sulltan Mehmeti II e përqendroi vëmendjen kundër Shqipërisë, i nxitur edhe nga premti mi i Hamza Kastriotit se me një ushtri të fuqishme mund t’i jepte grushtin përfundimtar Skënderbeut. Në  korrik  të  vitit  1457  u  fut në  tokat  shqiptare  një ushtri  e  fuqishme  osmane (për  të cilën burimet e kohës japin një numër të ekzagjeruar prej 80 mijë vetash) nën komandën e Isa bej Evrenozit, i cili sapo  kishte fituar  një pozitë krejt të  veçantë administrative për  kontrollin  e drejtpërdrejtë  të  rajoneve  periferike  lindore  e  veriore  të  viseve  që  ishin  nën  kontrollin  e Skënderbeut  dhe  të  fisnikëve të tjerë  shqiptarë. Në  këtë  fushatë  atë e  shoqëronte  Hamza Kastrioti, që  ishte  një  njohës  shumë  i  mirë  i  ushtrisë  shqiptare  dhe  i  artit  të  saj  luftarak. Prandaj Heroi shqiptar ndoqi kësaj here një taktikë krejt të re. Skënderbeu me luftëtarët e vet si zakonisht zuri shtigjet në trevat lindore  të Dibrës, ku priti afrimin  e  ushtrisë  osmane. Pas  disa  ndeshjeve  të  parëndësishme  me  të, ai  e  shpërndau përkohësisht  masën  kryesore  të  luftëtarëve  shqiptarë  dhe  u  tërhoq  në  mënyrë  të  tillë  që armiqtë të bindeshin se i kishin shpartalluar shqiptarët dhe se Skënderbeu ishte braktisur prej luftëtarëve të vet.  Kjo manovër e tij pati sukses të plotë aq sa, më 31 korrik 1457, qeveritari venecian i Durrësit e njoftonte dukën e Republikës se: « i madhërishmi Skënderbe ka m arrë malet për të shpëtuar kokën dhe e kanë braktisur të gjithë ». Trupat  osmane  u  futën  në  thellësi  të  vendit,  zbritën  në  zonën  e  Matit  dhe  nuk  ranë  në gjurmët e  luftëtarëve  shqiptarë, gjë që  i  bindi  se ushtria shqiptare vërtet  ishte  shpartalluar. Më  2  shtator  të  vitit  1457, kur  ushtarët  osmanë  po  pushonin  të  shkujdesur  në  fushën  e Ujëbardhës, pranë Mamurasit, Skënderbeu, pasi grumbulloi dhe organizoi me shpejtësi forcat e  veta, e  goditi  befasi sht  ushtrinë  armike  në  disa  drejtime. Të  ndodhura  në  gjumin  e mesditës, pa  armë  e  me  kuaj  të  pashaluar, trupat  osmane  pësuan  një  katastrofë  të plotë. Shumica e tyre u vranë e ranë robër në duart e shqiptarëve. Fitorja  i  befasoi  bashkëkohësit, të  cilët  shkruanin  ato  ditë  se « Skënderbeu  me  një  grusht ushtarësh theu, mposhti dhe dërrmoi një ushtri të pamasë turqish », « thuhet se më tepër se 30 mijë turq u  vranë  ose  u zunë rob prej tij » etj., etj.. Midis robërve  të shumtë ishte edhe
Faqe - 367
 
Hamza  Kastrioti, të  cilin  Skënderbeu  e  futi  në  burgjet  e  Italisë  dhe  më  vonë  e  lejoi  që  të shkonte për të banuar në Turqi. Fitorja  në  betejën  e  Ujëbardhës  pati  rrjedhime  pozitive  të  shumanshme  politike  dhe ushtarake  në  Shqipëri. Ajo  ishte  një  goditje  vendimtare  kundër  l ëkundjeve  në  gjirin  e aristokracisë shqiptare dhe ndikoi në  forcimin e pushtetit  politik të Skënderbeut mbi gjithë viset  e  lira  shqiptare. Pas  disfatës  së  rëndë  të  vitit  1457  në  betejën  e  Ujëbardhës, sulltan Mehmeti  II  ndërpreu  përkohësisht  sulmet  kundër  Shqipërisë  dhe  vetëm  në  vitet  60  do  të dërgonte kundër saj ushtri të fuqishme. Regjistrim et kadastrale osm ane të viteve 50 Angazhimi gjatë viteve  1448 dhe 1450 kundër Skënderbeut i të gjithë potencialit ushtarak të Perandorisë Osmane nën drejtimin e vetë sulltan Muratit II bashkë me të birin e tij, sulltanin e ardhshëm Mehmetin II, synonte nënshtrimin me çdo kusht të viseve të lira shqiptare. Në këto rrethana ai  ngriti mbi lumin Vardar urën e gurtë të Shkupit. Masa energjike ndërmori në këtë drejtim, pas ardhjes në pushtet, sulltani i ri, Mehmeti II. Ekspeditat  ushtarake  kundër  viseve  të  lira  shqiptare  gjatë  viteve  1452-1455, ky  sulltan  i bashkëshoqëroi  edhe  me  regjistrimet  kadastrale  të  rajoneve  të  gjera  shqiptare. Madje  në luftën  për  nënshtrimin  e  viseve  shqiptare  gjatë  vitit  1455  u  angazhua  edhe  vetë  sulltan Mehmeti II, kampi i të cilit, në mesin e muajit qershor 1455, ishte vendosur në fshatin Reçan të Prizrenit, por  këtë  qytet  nuk  e  mori  dot. Në  fillim  të  vitit  1456  osmanët  pushtuan përkohësisht Medunin. Për të mbajtur viset e lira shqiptare nën goditje ushtarake të pandërprerë, sulltan Mehmeti II krijoi një njësi administrative të veçantë në një pjesë të  konsiderueshme të tyre me afro 240 hase e timare përgjithësisht të mëdha dhe i shënoi në një regjistër kadastral të veçantë. Në të u përfshinë rajonet e Gostivarit e të Tetovës, të Kaçanikut bashkë me një pjesë të rajonit të Shkupit, të Rrafshit të Dukagjinit (pa qytetet e Prizrenit e të Pejës, sepse osmanët nuk kishin mundur t’i pushtonin), të Zveçanit (Mitrovicës), të Plavës e Gucisë, të Jeliçes (Sanxhaku) etj., duke përfshirë edhe një pjesë të Bosnjës Jugore. Me këtë organizim të veçantë, që nuk pati jetë të gjatë, synohej të shkëputeshin e nënshtroheshin rajonet lindore e veriore  të viseve të lira  shqiptare, duke  ia  dhënë  ato  nën  zotërim  Isa  Beut, që  ky  të  vepronte  energjikisht  për zotërimin e tyre. Zeameti  i  Isa  Beut  prej  rreth  150  fshatrave  shtrihej  në  të  gjitha  krahinat  e  njësisë administrative të drejtuar prej tij, që duhej t’i jepnin afro 800 000 akçe. Me zeamete të tjera u pajisën familjarët e tij, madje edhe gruaja.  Pjesa dërrmuese e timareve iu shpërnda personave të afërm me Isa Beun  dhe  që  i shërbenin atij. Ky  ishte  apogjeu zyrtar i  fuqisë ekonomike, politike e ushtarake të Isa Beut si funksionar i lartë osman. Faktikisht  pushteti  i  tij  nuk  u  shtri  mbi  viset  e  sipërpërmendura,  madje  as  në  vilajetin  e Kalkandelenit  (Tetovës)  që  ishte  më  afër  Shkupit  dhe  më  i  begati  nga  rajonet  e  tjera,
Faqe - 368
 
popullsia  e  të  cilit i  paguante  afro  500  000  akçe  tatime Isa  Beut  e  njerëzve të tij. Në këtë vilajet, ndër të  tjerë,  kishin haset  e  tyre gruaja  e tij  dhe  djali  i tyre, Mehmet Çelebiu, si  dhe përfaqësues të famijeve të njohura fisnike shqiptare, si Hasan bej Zenebi shi, që ishte subash i vilajetit të  Kalkandelenit, Jusuf çelebi Muzaka (të cilit  për pak kohë iu dha  në zotërim hasi i djalit  të Isa Beut), Kasem Dukagjini  etj.. Megjithëkëtë  detyrat e tyre si funksionarë osmanë ata nuk i ushtruan dot për ndonjë kohë të gjatë, sepse ai rajon mbeti thuajse vazhdimisht nën kontrollin  e  Skënderbeut. Banorët  e  rrjedhjes  së  sipërme  të  lumit  Vardar  kanë  ruajtur  në kujtesë faktin  se osmanët i  pushtuan  këto vise  pas shumë  luftimesh që  zgjatën  vite të tëra. Mbrojtësit  e  kështjellës  së  Sobrit, që  kontrollonte  rrugën  Shkup-Tetovë, përmenden vazhdimisht si të vrarë. Si rrjedhojë, edhe numri i familjeve myslimane të qytetit të Tetovës erdhi duke u pakësuar, ndërkohë që rritej numri i tyre në Shkup, i cili mbeti nën pushtimin e pandërprerë  osman. Në  këtë  kohë  në  Shkup  u  bënë  shumë  ndërti me, midis  të  cilave  u dalluan mjaft vepra të  rëndësishme arkitekturore  dhe  artistike.   Gjatë  shek. XV u ndërtuan vepra  monumentale  të  gjinive  të  ndryshme,  si  ndërtime  mbrojtëse  dhe inxhinierike, ndërtimet e kultit dhe ndërtime  të arkitekturës popullore si çarshi, hane, banesa etj.. Midis këtyre veprave shquhen Ura e gurtë në lumin Vardar (Shkup), xhamitë e sulltan Muratit II, të Isa  Beut, Mustafa  Pashës  etj., banjat  publike  të  Isa  Beut  e  të  Daut  Pashës, ujësjellësi  i Mustafa Pashës, hanet e Sulës e të Kapanit etj.. Për  të  kompensuar  pozitën  administrative, politike  dhe  ekonomike  të  projektuar  për  Isa Beun, por  që  nuk  pati  sukses, ai  u  emërua  subash  i  vilajetit  të  Shkupit,  siç  e  tregon  një shënim  i  shkruar  në  muajin  qershor  të  vitit  1457  në  regjistrin  kadastral  përkatës. Ndërsa subashi  i mëparshëm  i Shkupit kishte  një has që i jepte më  pak se 100 000 akçe të ardhura vjetore, Isa  Beut  iu  dha  një  has  që  i  siguronte  afro  240  000  akçe  në  vit, të  ardhura  këto shumë më të vogla nga ato të postit të mëparshëm. Krahas njësisë administrative në zotërim të Isa Beut, sulltani krijoi gjatë vitit 1455 në rajonin e Fushë-Dardanisë e më gjerë një njësi administrative të dytë, të emërtuar « Vilajeti i Vukut », sipas  emrit  të  ish-sundimtarit,  Vuk  Brankoviçit. Ky  vilajet  kishte  8  nahije  dhe  afro  180 timare. Nahijet  më  të  mëdha  për  nga  numri  i fshatrave  ishin Labi (Llapi)  me  229  fshatra, Vuçiterni me 137, Morava me 128, Topolnica me 81, Klopotniku me 42 dhe Prishtina me 40 fshatra. Gjatë vitit 1455 u ndërmorën regjistrime kadastrale osmane edhe në rajone të tjera, si në Sanxhakun Shqiptar etj.. Regjistrimet e mësipërme mbetën për shumë vjet akte formale. Prandaj më 1458, 1459 dhe 1463  u angazhua  sërish vetë  sulltan  Mehmeti  II  për  nënshtrimin  e  rajoneve  të  mësipërme, duke  pushtuar, ndoshta  përkohësisht, Prizrenin  në  vitin  1458, më  pas  Lipjanin, Vuçiternin dhe në vitin 1463 Pejën. Gjatë  viteve  1454-1456 pushtohet  thuajse  krejtësisht  Despotati  serb  i  Gjergj  Brankoviçit, i cili  ishte  lidhur  ngushtësisht  me oborrin osman, si  nëpërmjet  vasalitetit ashtu  edhe  lidhjeve martesore. Në dhjetor të vitit 1456 vdiq si i mërguar në Hungari Gj. Brankoviçi dhe pas dy vjetësh, në  janar të  vitit 1458, vdiq  edhe  djali e trashëgimtari  i  tij  Llazari. Në  mars  të vitit 1458 osmanët pushtuan kryeqytetin e Rashës, Smederevën, por po atë muaj banorët i dëbuan
Faqe - 369
 
pushtuesit nga qyteti i tyre. Djali i mbretit Thoma Tomasheviq të Bosnjës, Stefani, u martua me vajzën e Llazar Brankoviçit dhe, me ndihmën e oborrit hungarez e si vasal i tij, u shpall despot i Rashës në mars të vitit 1459.  Kundërveprimi osman qe i menjëhershëm dhe despoti Stefan në qershor të atij viti e braktisi përfundimisht shtetin serb të Rashës dhe në vitin 1461 u bë mbret i Bosnjës. Gjatë  vitit  1463  sulltan  Mehmeti  II  ndërmori  fushata  ushtarake  shumë  të  fuqishme  për nënshtrimin  e  Ballkanit;  pushtoi  Bosnjën, Morenë (Peloponezin)  dhe  emëroi  masivisht timarlinj të rinj në viset shqiptare për t’i rivendosur ato nën pushtetin e tij.  Për të mbajtur të nënshtruar  Bosnjën,  sulltani  u  përpoq  të  vendoste  nën  kontrollin  e  tij  kështjellat  pranë rrugëve kryesore që të çonin në Bosnjë, si Zveçanin, Jeliçën (Pazarin e Ri) etj.. Edhe pse për ruajtjen e këtyre kështjellave sulltan Mehmeti II caktoi spahinj të rinj, ai realisht nuk arriti t’i fuste nën kontroll të pl otë rajonet e ish-njësisë administrative, që në vitet 50 ia kishte dhënë Isa Beut për t’i administruar. Skënderbeu vazhdoi të përkujdesej për viset veriore shqiptare. Në fillim të muajit shtator të vitit 1464, ai i nisi trupat e veta në drejtim të Sjenicës, në viset e ish-Despotatit të Rashës, dhe u  ndesh  me  trupat  osmane,të  cilat  i  shpartalloi  përfundimisht. Ky  aksion  ushtarak  i suksesshëm  i Skënderbeut  u  ndërmor  në  kuadrin  e  rigjallërimit  të  bashkëpunimit  të  tij  me Hungarinë. Nga fundi i vitit 1463 deri më 1465 mbreti Matia Korvini i Hungarisë ndërmori një  varg  aksionesh  luftarake  kundër  osmanëve  në  Bosnjë  dhe  arriti  të  çlironte  Bosnjën Veriore.

3.  FORMIMI I SHTETIT TË BASHKUAR SHQIPTAR NËN  DREJTIMIN  E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT
Forcim i i pushtetit qendror të Skënderbeut Kryengri tja fitimtare e  nëntorit të vitit 1443 dhe  Kuvendi  i fisnikëve  shqiptarë i mbajtur në mars të vitit 1444 në Lezhë, sollën ndryshime rrënjësore në organizimin administrativ, politik e ushtarak të viseve të çliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhës realizoi të parin bashkim të gjerë politik  e  ushtarak  të  vendit  në  formën  e  një  aleance  ndërmjet  përfaqësuesve  kryesorë  të aristokracisë shqiptare. Organi më i lartë qendror i këtij bashkimi u bë Kuvendi i fisnikëve. Organe të  përhershme  të  Besëlidhjes ishin  kryetari  i saj, ushtria  dhe  arka  e përbashkët, në krye të të cilave u caktua një njeri i vetëm, Skënderbeu. Vendimet e Kuvendit i dhanë mbështetje ligjore e morale pozitës së veçantë të Skënderbeut, si  kryetar  i  Besëlidhjes, në  marrëdhëniet  me  fisnikët  e  tjerë  shqiptarë. Këtë  pozitë  ai  e shfrytëzoi  për  të  bashkuar  sa  më  organikisht  viset  e  lira  shqiptare, nëpërmjet  forcimit  të pareshtur të autoritetit të pushtetit të tij. Si kryetar i Besëlidhjes ai ushtronte të drejtën për t’i thirrur ose jo në Kuvend anëtarët e saj.
Faqe - 370
 
Për  nevojat  e  mbrojtjes  e  të  vijimit  të  luftës, anëtarët  e  Besëlidhjes  pranuan  krijimin  e organeve qendrore, të përqendruara në një dorë të vetme, në atë të Skënderbeut. Vendimet e  Kuvendit i  ngarkonin ata  me  detyrime politike, ushtarake  e  ekonomike. Kështu,  në luftë kundër Venedikut gjatë viteve 1447-1448 morën pjesë edhe personalitete drejtuese, të cilëve nuk u ishin cenuar drejtpërdrejt interesat nga pushtimi venecian, si Gjergj Arianiti. Në këtë luftë dhe në bisedimet për nënshkrimin e traktatit të paqes, Skënderbeu ishte figura qendrore e  palës  shqiptare,  edhe  pse  nën  pushtetin  e  Venedikut  nuk  ishin  përfshirë  zotërime  të Kastriotëve, siç kishte ndodhur me ato të disa fisnikëve të tjerë. Në  kuadrin e  Besëlidhjes,  fisnikët  i ruanin të  gji tha të drejtat e mëparshme  mbi zotërimet  e veta. Kjo bënte që në qëndrimin e tyre të shfaqeshin edhe dukuri të tilla, si mospërmbushj a e  detyri meve  të  caktuara  në Kuvend, mospjesëmarrje  në  luftë, lëkundje ndaj vështirësive e presioneve të pushtuesve osmanë, mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, mbajtja e ushtrive jashtë kuadrit të Besëlidhjes etj.. Me kalimin e viteve u bë gjithnjë e më e domosdoshme të kapërceheshin sa më parë dobësitë e brendshme, të cilat pengonin zhvillimin me sukses të luftës. Detyra e mbrojtjes së viseve të lira  shqiptare  kërkonte  që  mobilizimi  i  banorëve  në  to  dhe  ruajtja  e  kështjellave  të  mos mbeteshi n  në  duart  e  zotërve  të  veçantë. Përshpejtimin  e  procesit  të  bashkimit  politik  të shqiptarëve e favorizonte shumë  autoriteti i madh gjithnjë në  rritje që Skënderbeu kishte te bashkëkombasit e vet, tek i cili këta shihnin drejtuesin e aftë dhe komandantin e talentuar, që vazhdimisht po u sillte fitore. Lufta e suksesshm e nën udhëheqjen e  Skënderbeut  ndikoi pozitivisht për  integrimin  në një shtet të përbashkët të fisnikëve shqiptarë, të cilët i kishin fituar dhe i mbanin zotërimet e tyre në sajë të  fitoreve që po korrte ushtria  e Besëlidhjes. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike  feudale, zotërimet  e  tyre  e  humbën  gradualisht  autonominë  politike  dhe  u njësuan  me  ato  të  Kastriotëve. Duke  kujtuar  këto  ndryshime, Gjon  Muzaka  shkruante  se shkrirja dhe aneksimi i  zotërimeve të fisnikëve shqiptarë nga Skënderbeu  ndodhte ngaqë ky « kishte në dorë ushtrinë, dhe ata kishin gjithnjë turkun  mbi  krye ». Ata  ishin të  varur nga Skënderbeu, sepse nuk ishin të fuqishëm dhe pa përkrahjen e tij nuk mund të përballonin dot furinë osmane. Integrimi në  një  shtet  të  përbashkët  nuk  i dëmtonte  rëndë  interesat  e  tyre ekonomike. Duke përmbushur  detyrimet  ndaj  pushtetit  qendror  të  Skënderbeut, fisnikët  ruanin  të  drejtën  e  administrimit  të  pronave  të  veta  po  nëpërmjet  aparatit  të  tyre  të mëparshëm  administrativ dhe ekonomik, i cili tani  konsideroj  si pjesë  e aparatit  shtetëror të përbashkët, të  drejtuar  nga  Skënderbeu. Fisnikët  shqiptarë  kaluan  kështu  në  vartësinë  e zakonshme feudale ndaj kryezoti t të tyre, Skënderbeut. Heroi  shqiptar  përdori  mjete  të  ndryshme  për  afrimin  e  bashkimin  sa  më  të  ngushtë  e  të qëndrueshëm të zotërve të fuqishëm shqiptarë e rrjedhimisht, të të gjithë vendit. Ndër to më të rëndësishmet ishin lidhjet martesore ndërmjet familjeve fisnike, dukuri të zakonshme këto në  shoqërinë  feudale. Martesa  të  tilla  ishin  bërë  që  në  kohën  e  Gjon  Kastriotit, që  ishte martuar  me  Vojsavën, familja  e  së  cilës, sipas  M. Barlecit, jetonte  në  Pollog (me  këtë  ai emërtonte  rajonin  që shtrihej nga qyteti  i Shkupit në  lindje  deri  në krahinën  e  Dervenit  në
Faqe - 371
 
perëndim, ndoshta edhe  rajonin  në  rrjedhjen  e  poshtme  të lumit Treskë). Që  në kohën e Gjon Kastriotit motrat e Skënderbeut ishin martuar me anëtarë të familjeve më të fuqishme të  kohës: Mara  me  Stefan  Gjurashin (Cërnojeviçin), Jella  me  Stres  Balshën, Angjelina  me Vladan  Arianitin, vëlla  i  Gjergj  Arianitit, Vlajka  me  Gjon  Muzakën. Veç  këtyre, Heroi shqiptar, i  cili  qysh  në  vitin  1443  e  kishte  cilësuar  veten  si  trashëgimtar  të  Balshajve, bëri lidhje  martesore  të  tjera. Vetë  u  martua  me  Donikën, vajzën  e  Gjergj  Arianitit, kurse  të motrën, Mamicën e martoi me Muzak Topinë. Zotërimet e Arianitëve e të Topiajve kishin një  rëndësi  të  veçantë  strategjike  për  mbrojtjen  e  vendit, sepse  nëpër  to  kalonte  Rruga Mbretërore (Egnacia) dhe degëzimet e saj në drejtim të viseve të Shqipërisë së Epërme e asaj të Poshtme, nëpërmjet të cilave trupat osmane mund të futeshin në  thellësi të tokave të lira shqiptare për të sulmuar kryeqendrën e tyre, Krujën.  Lidhjet martesore të shumta lehtësuan veprimtarinë  politike  të  Skënderbeut për integrimin  sa  më  të  plotë  të  viseve shqiptare  nën pushtetin qendror të tij. Edhe në radhët e këtyre familjeve kishte individë të pakënaqur nga forcimi  i  pushtetit  qendror  të  Skënderbeut. Kështu,  p.sh.,  në  vitin  1455  Muzak  Topia ankohej për mosmarrëveshjet që kishte me kunatin e vet, Skënderbeun. Shprehje  e  qëndrimeve  divergjente  ndaj  procesit  të  forcimit  të  pushtetit  qendror  të Skënderbeut  ishin  edhe  përpjekjet  e  ndonjë  përfaqësuesi  të  familjeve  aristokrate  shqiptare për të pasur lidhje vetjake me vende të tjera, si me Napolin, Venedikun etj..  Këto qëndrime shfaqeshin sidomos  kur tek ata  dobësohej besimi se shqiptarët  mund  të përballonin vetëm luftën me ushtrinë osmane. Kështu, p.sh., pas rënies së Sopotnicës (1448) dhe Rrethimit të Parë  të  Krujës (1450), disa  nga  anëtarët  e  Besëlidhjes  së  Lezhës  kërkuan  individualisht mbështetjen  e përkrahjen  e  vendeve  të  tjera, duke  nënshkruar  me  ta  një numër  traktatesh. Krahas traktatit të 26 marsit 1451, që dy ambasadorë të Skënderbeu e nënshkruan në emër të tij dhe të «  familjarëve të tij e të  baronëve të Shqipërisë » me mbretin  Alfonsi  V  të Napolit, traktate  të  ngjashme  lidhën  pas  disa  muajsh  me  mbretin  e  Napolit  ambasadori  i  Gjergj Arianitit  (7  qershor  1451),  përfaqësuesit  e  Muzak  Topisë, Gjon  Muzakës  etj.. Për  të neutralizuar  prirjet  decentralizuese  që  po  rishfaqeshin  në  radhët  e  fisnikëve  shqiptarë  pas fushatave ushtarake osmane  të viteve  1448 dhe 1450 dhe për të ruajtur bashkimin politik të vendit,  Skënderbeu  forcoi  lidhjet  familjare  m e  personalitetin  politik  më  të  rëndësishëm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij, Donikën. Krahas  lidhjeve  vetjake  me  shtetet  perëndimore,  pati  edhe  raste  që  ndonjë  nga  fisnikët shqiptarë  hyri  në marrëveshje m e  osmanët,  siç vepruan  Muzakajt më 1451  dhe  Dukagjinët më  1452 e  më  pas. Zotërimet e  Muzakajve,  si  kufitare  në  jug  me  viset  e  pushtuara, ishin vazhdimisht  të  konfrontuara  me  osmanët,  kurse  ato  të  Dukagjinëve  kontrollonin  rrugët tregtare që sillnin të ardhura të mëdha nga qarkullimi i mallrave ndërmjet rajoneve bregdetare dhe  fushave  verilindore  (të  Rrafshit  të  Dukagjinit  e  të  Fushë-Dardanisë),  që  ishin vazhdimisht  nën  kërcënimin  e  sulmeve osmane, derisa më 1455 filloi  ripushtimi i  rajoneve verilindore e veriore të viseve të lira shqiptare. Lëkundjet në gjirin e aristokraci së shqiptare u thelluan edhe më tej pas disfatës së vitit 1455 në betejën e Beratit. Duke e gjykuar si të pashpresë vazhdimin e mëtejshëm të luftës kundër osmanëve, Moisi  Arianiti (Golemi), Gjergj Stres Balsha (djalë  i motrës së  Skënderbeut) dhe
Faqe - 372
 
Hamza Kastrioti (djali i vëllait të tij ) kaluan në bashkëpunim të hapur m e osmanët. Shpartallimi  prej  Skënderbeut  i  lëkundjeve  dhe  tendencave  separati ste, që  arritën  deri  në bashkëpunim  të  hapur  me  pushtuesit  osmanë, u  bë  faktor  i  rëndësishëm  për  ruajtjen  dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në këtë proces u përfshinë edhe rajonet periferike jugore e veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e Arianitëve dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e Skënderbeut u bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim të viteve 60 mund të quhej i kryer. Forcimi i pushtetit  qendror të Skënderbeut mbi zotërimet e Arianitëve eci më lehtë  se mbi ato të Dukagjinëve. Në  këtë  proces  ndikonin  lidhjet  martesore  të  familjes së  Skënderbeut me  Arianitët  dhe  sidomos  fakti  që  zotërimet  e  këtyre  ishin  kufitare  dhe  qenë  vazhdimisht nën  kërcënimin  e  pushtimit  osman. Pushteti   qendror  shtetëror  u  forcua  aq  shumë  mbi Arianitët  saqë,  pas  vdekjes  së  Gjergj  Arianitit, më  1461, djemtë  e  tij  ishin  të  detyruar  të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut.  Djali i madh i Gj. Arianitit, Thom ai, në emër të tij dhe të  dy  vëllezërve  më  të  vegjël,  në  qershor  të  vitit  1461,  u  pranua  në  audiencë  nga  duka  i Venedikut me letërekomandimin e Skënderbeut.  Ndaj një  vartësie të  tillë të plotë, e  ëma  e tyre, që ishte edhe vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit 1463 do t’u shprehte pakënaqësinë e saj shteteve të tjera. Më e vështirë qe rruga e përfshirjes së zotërimeve të Dukagjinëve në shtetin e Skënderbeut. Deri  më  1455, kur  sulltan  Mehmeti  II  filloi  veprimet  intensive  për  pushtimin  e  Fushë- Dardanisë  e  të  Rrafshit  të  Dukagjinit, zotërimet  e  Dukagjinëve  nuk  i  kishin  ndier  dhe  aq pasojat  shkatërrimtare të sulmeve osmane, sepse ende  kufizoheshin  me  vise të  papushtuara dhe  lidheshin  me  to  me  rrugë  tregtare  që  sillnin  të  ardhura  të  rëndësishme  doganore. Prandaj  Dukagjinët, veçanërisht  gjatë  viteve  1450-1455, ndoqën  një  politikë  deri  diku  të veçuar  nga  ajo  e  Besëlidhjes, duke  u  afruar  edhe  me  osmanët  për  shkak  të  interesave ekonomike  e  tregtare. Skënderbeu  përdori  mjete  të  ndryshme  që  t’i  largonte  ata  nga osmanët, duke kërkuar  edhe  ndërmjetësinë  e  shteteve  të  huaja,  si  të  Papatit  etj.. Në  vitin 1452 ai nënshkroi një akt bashkëpuni mi me Pal e Nikollë Dukagjinin. Me pushtimin prej turqve të Fushë-Dardanisë dhe të një pjese të Rrafshit të Dukagjinit gjatë viteve 1455-1462 edhe zotërimet e Dukagjinëve u dëmtuan rëndë dhe iu ekspozuan tërësisht të njëjtit rrezik.  Në këto kushte Dukagjinët i ndërprenë  lidhjet me osmanët dhe në fund të viteve 50 ata dalin të  lidhur  plotësisht  me  pushtetin  qendror të Skënderbeut. I  pakënaqur nga  kjo  vartësi,  Lekë  Dukagjini  do  të  ankohej  më  1463  se  «  nuk  donte  të  ishte  nën Skënderbeun ». Por një proces i tillë ishte i pashmangshëm dhe i domosdoshëm në kushtet e luftës kundër rrezikut të përbashkët, pushtimit osman.  Në dokumentet e viteve 60 gjithnjë e më shumë flitet për « shtetin e Skënderbeut ». U  arrit  kështu  të  përfshiheshin  në  një  shtet  të  vetëm  të  gjitha  viset  e  lira  shqiptare. Ato shtriheshin në jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe përfshinin në veri kështjellat e Jeliçës  (Pazarit  të  Ri)  e  të  Zveçanit  (Mitrovicës)  bashkë  me  rajonet  e  tyre. Në  perëndim shtriheshin  nga brigjet  e  detit  Adriatik dhe përfshinin në  verilindje  Rrafshin  e  Dukagjinit  e
Faqe - 373
 
Drenicën  dhe  në  lindje  rajonin  e  Dervenit  në  perëndim  të  Shkupit  dhe  atë  të  Mokrës  në jugperëndim po të këtij qyteti. Integrimi  politik  dhe  organizativ  i  viseve  të  lira  shqiptare  në  një  shtet  të  përbashkët  u pasqyrua  edhe  në  raportet  publike  midis  fisnikëve  shqiptarë,  si  dhe  me  vendet  e  tjera. Ndërprerja e veprimtarisë së pavarur politike të fisnikëve shqiptarë ka gjetur shprehjen e vet edhe në dokumentet e kohës, ku emrat e tyre, me kalimin e viteve, dalin gjithnjë e më rrallë dhe,  që nga fillimi i  viteve  60,  thuajse nuk  do të përmenden  më. Në dokumentet  e kohës Skënderbeu del si e vetmja figurë drejtuese e jetës politike të vendit.  Nga « zot » i Krujës, që përmendet në vitet 40, ai do të cilësohet më pas « zot i Arbërisë » dhe më 1464, me rastin e ardhjes së papa Piut II në Ballkan, ai do ta kurorëzonte mbret Skënderbeun.  Përfshirja e të gjitha viseve të lira shqiptare në një shtet të vetëm u pasqyrua edhe në marrëdhëniet e tij me oborrin osman.  Prandaj në vitin 1463 sulltan Mehmeti II nënshkroi traktat paqeje vetëm me Skënderbeun dhe  ai  ishte i  detyrueshëm  edhe  për  fisnikët  e  tjerë  shqiptarë,  siç  dëshmojnë p.sh.  mirë  dokumentet  e  kohës  që  kanë  shënuar  pakënaqësinë  e  trashëgimtarëve  të  Gj. Arianitit për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej tij. Rreziku i përhershëm osman mbi jetën e shqiptarëve ndikoi që, në procesin e formimit të një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira, të vepronin kryesisht faktorët e mirëkuptimit. Bashkimi  dhe përfaqësimi  i  familjeve  të  mëdha  aristokrate  shqiptare  në  një  shtet  të përbashkët u shpreh edhe  në lidhjet martesore  ndërmjet tyre, veçanëri sht me  Kastriotët, në simbolet  shtetërore  që  lidheshin  me  të,  si  dhe  në  individualitetin  kombëtar  të  tij  dhe  në traditën historike vendase. Organizim i shtetëror Organet drej tuese të Besëlidhjes Shqiptare, që u krijuan me vendimet e Kuvendit të Lezhës, qysh  në fillim  u  ndërthurën me aparatin shtetëror  administrativ,  ushtarak  dhe  ekonomik  të Kastriotëve dhe me kalimin e viteve u njësuan natyrshëm me të, sepse në krye të tyre ishte i njëjti  personazh  historik, Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu. O rganet  drejtuese  të  Besëlidhjes Shqiptare u shfaqën me tiparet e një pushteti qendror, ndikimi i të cilit erdhi duke u forcuar gjithnjë  e  më  tepër  mbi  të gjitha viset  e  lira  shqiptare, aq  sa edhe  aparati  administrativ dhe ekonomik  i fisnikëve të tjerë  shqiptarë u  bënë pjesë  e tij.  Viset e lira shqiptare u përfshinë kështu në një administratë të vetme shtetërore, që kishte tiparet e një monarkie feudale. Organet  qendrore  drejtuese,  vendimmarrëse,  këshillimore  dhe  ushtarake  të  shtetit  shqiptar ishin: Kryetari i Shtetit, Kuvendi i Fisnikëve, Këshilli i Lartë dhe Këshilli i Luftës. Kryetari i Shtetit drejtonte të gjitha organet e mësipërme dhe qëndronte në krye të piramidës shtetërore.  Për pushtetin e tij do të flitet më poshtë. Kuvendi i Fisnikëve shqiptarë ishte institucioni më i lartë vendimmarrës i shtetit shqiptar.  Si organ pushteti ai mblidhej herë pas here për çështje shumë të rëndësishme dhe që  kishin të
Faqe - 374
 
bënin kryesisht  me pjesëmarrjen e shqiptarëve  në luftë përkrah apo kundër vendeve të tjera dhe me nënshkrimin me to të traktateve të paqes. Kuvendi i Fisnikëve qëndroi si institucion deri në fund të jetës së Skënderbeut dhe nëpërm jet tij ruhej bashkimi i shqiptarëve. Këshilli  i  Lartë  ishte  organ i  përhershëm  këshillimor  pranë  kryetarit të  shtetit, që shprehte interesat  e  fisnikëve  shqiptarë. Anëtarët  e  tij  ishin  bashkëpuntorët  më  të  ngushtë  të Skënderbeut, si  Pal  Engjëlli, Kont  Urani, Tanush  Topia, Moisi  Golemi  (Arianiti)  etj.. Këshilli  i  Lartë  shqyrtonte  çështje  të  rëndësishme  të  jetës  së brendshme  të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënieve të tij me vendet e tjera. Këshilli  i  Luftës  kishte  një  veprimtari  të  kufizuar  dhe  mblidhej  kryesisht  gjatë  aksioneve luftarake për të ndihmuar  komandantin  e  përgjithshëm  të  ushtrisë  shqiptare, Skënderbeun. Në të bënin pjesë komandantët e reparteve ushtarake. Krahas organeve të mësipërme, që formonin pjesën vendimmarrëse dhe drejtuese të aparatit shtetëror,  vepronin  edhe  organe  të  tjera  shtetërore,  që  merreshin  më  çështje  organizative, ushtarake, ekonomiko-financiare  dhe të politikës së jashtme.  Aparati  shtetëror ishte  shtrirë në të gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte sipas ndarjeve administrative të vendit, të cilat, si kudo në mesjetë, ishin tradicionale si ndarje krahinore e kishtare. Emërtesat  e  funksionarëve  e  të  nëpunësve  të  administratës  shtetërore  përgjithësisht  ishin trashëguar  prej  terminologjisë  së  administratave  shtetërore  lindore (bizantine  e  sllave) dhe perëndimore  (anzhuine  e  veneciane), që  ki shin  vepruar  më  parë  në  Shqipëri. Po  kështu ndodhte  edhe  me  hierarkinë  kishtare  dhe  aparatin  administrativ  të  saj  në  Shqipëri, ku ushtronin veprimtarinë e tyre kisha katolike dhe ajo ortodokse bizantine e sllave. Në shtetin e bashkuar shqiptar fisnikët i ruajtën deri në një farë mase të drejtat e mëparshme mbi  zotërimet  e  tyre  dhe  kryenin  detyrën  e  logothetëve  të  dikurshëm  të  administratës shtetërore  bizantine,  duke  vepruar  si  mëkëmbës  të  kryetarit  të  shtetit, Skënderbeut. Ata kishin nën varësinë e tyre aparatin administrativ e ushtark të krahinave që ishin përfshirë nën juridiksionin e tyre. Aparati admini strativ i një krahine zakoni sht kishte në krye një vojvodë. Nën varësinë e  tij ishin: qefalitë, që ishin komandantët e garnizoneve të kështjellave, psarët, që ishin nëpunës të administratës, si dhe proniarët e krerët, të cilët si feudalë të vegjël, kishin për detyrë të vilnin taksat për vete e për pushtetin qendror dhe të shkonin në luftë. Pranë  kryetarit  të  shtetit,  Skënderbeut, ishte  edhe  një  aparat  ekonomiko-financiar  për administrimin  e  të  ardhurave dhe  të shpenzimeve të shtetit, që  drejtohej  nga  protovestiari dhe ndihmësi i tij, ruajtësi i thesarit (thesaureri). Për marrëdhëniet  me vendet e tjera Skënderbeu kishte një aparat të  veçantë të  përbërë nga kancelarët dhe nga ambasadorët apo të ngarkuarit (oratorët). Kancelarët përpilonin në gjuhë të  huaj  shkresa  të  ndryshme,  si  traktate  që  do  të  nënshkruanin  me  vende  të  tjera,  akte përfaqësimi për personat e ngarkuar me misione të ndryshme, diploma dhe akte publike etj.. Shkresat  e dala  nga administrata  e  shtetit shqiptar, disa  prej të  cilave janë ruajtur  në arkivat
Faqe - 375
 
evropiane deri në ditët tona, dëshmojnë për kulturën e lartë humaniste të Skënderbeut dhe të oborrtarëve  të  tij. Ambasadorët  dhe  oratorët  e  tij  Skënderbeu  i  pajiste  me  autorizime  të veçanta  dhe  kështu  ata  kishin  të  drejtë  ta  përfaqësonin  atë  dhe  të  përfundonin  e  të nënshkruanin në emër të tij, si kryetar shteti, traktate të rëndësishme m e mbretërit e kryetarët e  shteteve  të  huaja. Ambasadorët  dhe  oratorët  e  Skënderbeut  ishin  klerikë  e  laikë  të kulturuar, që njihnin me themel gjuhët e huaja, si latinishten, italishten, turqishten, greqishten etj.. Kryetari i Shtetit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, qëndronte në krye të piramidës shtetërore me të drej tat e një monarku feudal.  Titulli zyrtar i  tij ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae). Në vitin 1464 Skënderbeu do të kurorëzohej mbret prej papa Piut II, një e drejtë ekskluzive kjo  e  kreut  të  kishës. Ceremonia  për  marrjen  e  skeptrit  mbretëror  nga  Skënderbeu  ishte parashikuar  të  organizohej  me  rastin  e  ardhjes  në  Shqipëri  të  vetë  papa Piut  II  në  krye  të ushtrive evropiane, si kryekomandant i së cilës do të ishte Skënderbeu. Të  drejtat  e  një  monarku  si  kryetar  shteti  Skënderbeu  i  ushtronte  në  të  gjitha  fushat  e veprimtarisë  shtetërore, si  në  marrëdhëniet  me  nënshtetasit  e  vet, ashtu  edhe  në marrëdhëniet  e  Shqipërisë  me  vendet  e  tjera. Ai  ishte  në  krye  të  të  gjitha  strukturave  të aparatit  shtetëror, të cilat zbatonin  urdhrat  e  tij. Ashtu  si monarkët  e  tjerë  të kohës  së tij, Skënderbeu  shpallte  dekrete, si  akte  normative,  për  shpërndarjen  e  pronave  tokësore  e  të pasurive  të  tjera  personave  që  dalloheshin  në  veprimtarinë  ushtarake  dhe  civile, për shpronësimin  e  atyre  që  dëmtonin  interesat  shtetërorë  etj.. Skënderbeu nxirrte urdhra  për sistemin tatim or, regjimin e doganave dhe detyrime të tjera që, sipas së drejtës feudale, kishin nënshtetasit e tij. Po ashtu si organet e mësipërme shtetërore vendimore, këshillimore, ushtarake, ekonomiko-financiare dhe të marrëdhënieve me vendet e tj era, edhe aparati gjyqësor ishte nën varësinë e kryetarit të shtetit, Skënderbeut. Ai ushtronte të drejtën e dënimit me burgim, me konfiskim pasurie, me gjoba etj., si dhe të faljes së nënshtetasve të vet për fajet dhe shkeljet e ligjeve. Si një monark pushteti i Skënderbeut ishte i trashëgueshëm.  Kur ai largohej nga atdheu dhe shkonte me misione  të rëndësishm e në  vendet  e  tjera,  meqenëse djalin e  kishte  të mitur, të drejtat  e  tij  si  kryetar  shteti  i  ushtronte  e  shoqja, Donika. Ajo  ndihmohej  në  kryerjen  e detyrave  shtetërore  prej  këshilltarëve  të  oborrit. Edhe  pas  vdekjes  së  Skënderbeut  dhe emigrimi t në Itali të pasardhësve të tij, atyre iu ruajt e drejta e  trashëgi misë për shumë kohë në  Shqipëri. Kur  djali  i  Skënderbeut, Gjoni, dhe  më  pas  i  nipi, Gjergji, arritën  moshën madhore, u  mirëpritën  nga  bashkëkombasit  e  tyre, si  trashëgimtarë  të  ligjshëm, kur  u rikthyen në Shqipëri dhe nisën luftën për rimëkëmbjen e shtetit të Skënderbeut. Gruaja dhe pasardhës të  tij  u  trajtuan  si familje  mbretërore  në  oborret italiane dhe  në atë  spanjoll pas emigrimi t nga Shqipëria. E drejta dhe sim bolet shtetërore Shteti  shqiptar  mbështetej  mbi  të  drejtën  feudale,  që  ishte  një  e  drejtë  privilegji, laike  e
Faqe - 376
 
kishtare, e  një  shoqërie  të  shtresëzuar  e  të  diferencuar  nga  ana  ekonomike, politike  e kulturore. E drejta në Shqipëri ishte një trashëgimi historike  që kishte individualitetin e  vet kombëtar. Korpusi i legjislacionit të saj nuk ka ardhur i plotë deri në ditët tona. Janë ruajtur fragmente nga statutet e qyteteve shqiptare dhe kohët e fundit është zbuluar i plotë Statuti i Shkodrës. I  shkruar  gjatë  shek. XV,  ky  statut  na  njeh  me  normat  që  rregullonin  jetën  e brendshme  të  qyteteve  dhe më gjerë  me  organizimin  e  shoqërisë shqiptare gjatë epokës  së Skënderbeut. E  drejta  që  vepronte  në  Shqipëri  gjatë  periudhës  së  Skënderbeut  i shte  e  zhvilluar  dhe përfshinte një varg normash në fusha të ndryshme të jetës së asaj shoqërie. Sipas tyre prona, veçanërisht ajo  mbi tokën, trashëgohej në vijën mashkullore dhe, në mungesë të djemve, në vijën femërore. Kur vajza martohej, asaj i jepej si prikë një pjesë e pasurisë atërore, në para ose si prona, të cilat noterizoheshi n në  emër të saj. Krahas  kësaj trashëgimie ligjore, njihej edhe trashëgimia  me  testament. Në  fushën  e  pronësisë  mbi  tokën, nëpërmjet  akteve normative  e  kontratave  përcaktoheshin  llojshmëria  dhe  sasia  e  detyrimeve  në  të  holla,  në prodhime në natyrë dhe në punë angari që kishin fshatarët pa tokë ndaj pronarëve, pronarët ndaj  zotërve  të  tyre  si   dhe  ndaj  shtetit  etj.. Po  kështu,  me  punëtorët  dhe  specialistët  e mjeshtërive  të  ndryshme, të  ndërtimit, të  armëve  etj., bëheshin  kontrata  sipërmarrjeje, ku përcaktoheshin afatet kohore të shërbimeve dhe pagesat e tyre. Normat  e  së  drejtës  në  kohën  e  Skënderbeut  parashikonin  edhe  masa  shtrënguese  ndaj veprave  penale  kundër jetës, shëndeti t, pasurisë dhe  interesave  të  individëve  të  veçantë, të bashkësive  shoqërore  dhe të  institucioneve  shtetërore. Masat  ndëshkimore  ndaj  veprave penale  ishin  të  larmishme  e  të  shkallëzuara. Personat  që  drejtpërdrejt  ose  tërthorazi dëmtonin  pronën  e  të  tjerëve, që  nuk përmbushnin  detyrimet  ndaj  zotërve  të  tyre  dhe  që braktisnin  pronat  e  këtyre, detyroheshin  të  zhdëmtonin, ndryshe  ndëshkoheshin  edhe  më rëndë. Në  kushtet  e  jetës  së  trazuar  poli tike  dhe  ushtarake  të  Shqipërisë  gjatë  shek. XV parashikoheshin  dënime  të  rënda,  si  shpronësime,  burgime  dhe  dënime  me  vdekje  ndaj personave  që  braktisnin luftën apo që kalonin në  anën  e  kundërshtarëve të  zotërve të tyre. Mbartësit  e  qëndrimeve  të  tilla  Skënderbeu, i  cili  si  Kryetar  shteti  ishte  njëherazi  edhe gjykatësi më i lartë i vendit, i ndëshkoi rëndë edhe kur ato u shfaqën në gjirin e familjarëve të tij. Kështu, p.sh., një nipin e vet, që u bashkua me osmanët, e  burgosi, kurse një  të dytë  e ekzekutoi. Krahas  masave  ndëshkimore, njihej  edhe  falja  e  dënimit. Kur  Moisi  Golemi (Arianiti)  u  kthye  i  penduar  pranë  Skënderbeut,  ky  i  riktheu  pronat  që  i  kishte konfiskuar Moisiut, kur u bashkua me osmanët. Shtresëzime të legjislacionit mesjetar gjenden edhe në të drejtën dokesore shqiptare, që është një trashëgimi shumë e lashtë, ku janë ndërthurur tradita e vetorganizimit shoqëror lokal, në shkallë  fshati  e  më  gjerë, me  legjislacionin  shtetëror  të  kohës, i  cili  mbarte  norma  të trashëguara edhe nga e drejta romake dhe ajo bizantine.  Prandaj e drej ta dokesore njihet me emërtimin  osman  kanun, që  do  të  thotë  ligj. Edhe  në  vendet  e  tjera  ballkanike, siç  e dëshmon  kodi  i Stefan Dushanit, e  drejta dokesore e popujve  të tyre  ka qenë  në themel  të
Faqe - 377
 
Korpusit legjislativ shtetëror të shkruar, që sanksiononte marrëdhëniet juridike ekonomike e politike të nënshtetasve me shtetin dhe kryetarin e tij. Disa norma të së drejtës dokesore kanë evoluar gjatë shekujve në përshtatje me zhvillimin e shoqërisë  shqiptare. E  drejta  dokesore  gjithnjë  ka  qëndruar  si  bosht  për  ruajtjen  e  unitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo qëndronte e  vepronte në moralin  dhe  në jetën e shqiptarëve mbi  dallimet  shoqërore,  mbi  besimet  e  ndryshme  fetare  që  ata  kishin,  kurse  elementin  jo shqiptar e drejta  dokesore e  përjashtonte  nga  një barazi  e  tillë. Në  të nuk  mungonin  edhe elementë lokalë dallues, por ishin dytësorë në krahasim me normat e përbashkëta kombëtare të së drejtës dokesore.  Kësaj i nënshtrohej kushdo në Shqipëri, madje edhe e drejta kishtare (kanonike), që njihej mirë për konservatorizmin e saj dhe për masat e ashpra ndëshkimore, të cilat  i  kërkonte  të  merreshin  ndaj  personave  që  shmangeshin  nga  normat  kishtare. Nuk mungojnë  dokumentet mesjetare dhe  të  periudhave  më  të  vonshme  që përmendin raste  të shumta, kur klerikët  shqiptarë të  të gjitha besimeve fetare, të ndodhur përballë çështjeve  të tilla, zgjidhja e të cilave nuk përputhej me normat e të dy të drejtave (dokesore dhe kishtare), gjithnjë kanë respektuar e vepruar sipas së drejtës dokesore, duke shkelur atë kishtare. Në rajone të gjera të Shqipërisë, që gjatë shek. XV kanë qenë pjesë e viseve të lira shqiptare, e drejta dokesore jo rastësisht ka arritur të njihet deri në ditët  tona me emërtimet « kanuni i Skënderbeut », « kanuni  i Lekë Dukagjinit » etj..   Kjo dëshmon  se e drejta dokesore, si një trashëgimi  historike,  ka  qenë  natyrshëm  në  themel  të  veprimtarisë  shoqërore  dhe  të legjislacionit  shtetëror  të  shqiptarëve  gjatë  shek.  XV. Prandaj,  edhe  për  këtë  arsye, veprimtaria politike dhe legjislative e Skënderbeut gjeti mbështetje të gjerë shoqërore, përpos faktit  që  pushtimi  osman  u rrezikonte interesat ekonomikë  e  pronësorë, fetarë  e  kulturorë, politikë etj., të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare. Vend të  veçantë në të drejtën dokesore shqiptare kishte institucioni i besës. Besa ishte kult kombëtar  aq  sa  ka  zënë  vend  edhe në  korrespondencën  e fisnikëve shqiptarë  me shtetet e huaja dhe  fjala shqipe « besë  » e  këtij  institucioni  është huazuar edhe  nga gjuhët e popujve fqinjë. Në një  letër  të  vitit  1420  drejtuar  Republikës  së Raguzës,  në vend të emrave Zot e Krisht që përdoreshin si formulë përbetimi, Gjon Kastrioti ka vënë fjalën besë: « Besa ime, e zotit Gjon, dhe  e bijve të  mi për çdo  tregtar.. i kam dhënë  besën kujtdo që vjen  në tokën time në Shufada se, në rast se i bëhet ndonjë dëm ose ndonjë e keqe,... do të paguaj unë, zoti Gjon, ose bijtë e mi ».  I biri i tij, Skënderbeu, ka shkruar në vitin 1460: « Të mbajmë besën, për mbrojtjen e së cilës kemi përballuar rreziqe të mëdha, edhe pse gjithnjë kam qenë përpara një vdekjeje të si gurt ». Organizimi  shtetëror  i  shoqërisë  shqiptarë  gjatë  epokës  së  Skënderbeut  dhe  shekujve  të mëparshëm të mesjetës ka qenë ngritur mbi bazën e një korpusi legjislativ të shkruar. Pjesë e këtij korpusi legjislativ  kanë qenë edhe statutet  e qyteteve shqiptare, të  cilat, sipas  burimeve historike  të  kohës, kanë  qenë  të  shkruara. Këto  dëshmojnë  më  së  miri  se  veprimtaria shoqërore e shtetërore në Shqipëri zhvillohej mbi bazën e një korpusi legjislativ të shkruar. Shteti  shqiptar, i  bashkuar  nën  drejtimin  e  Skënderbeut, kishte  simbolet  e  veta, që
Faqe - 378
 
mbështeteshin në traditën vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij. Skënderbeu krenohej me historinë  e  lavdishme  të  kombit  shqiptar. Prandaj, ai  mbajti  si  emër  të  dytë  vetjak përgjegjësen  e  em rit  të  Aleksandrit  të  Madh  të  Maqedonisë,  që  te  osmanët  ishte  Iskander (Skënder  në  gjuhën  shqipe). Siç  e  dëshmon  edhe  M. Barleci,  emërtimet  gjeografike Maqedoni dhe Epir janë përdorur në mesjetë si sinonime të emërtimit etnogjeografik Arbëri. Për  më  tej, krahas evokimit  të  lavdisë së Pirros dhe të epirotëve të lashtë  (sinonim  i emrit «  arbër  »  gjatë  mesjetës), Skënderbeu  përdori  edhe  simbolet  shtetërore  të  Pirros  së  Epirit (shqiponjën  dhe  përkrenaren  e  zbukuruar  me  një  kokë  dhie), të  Aleksandrit  të  Madh  të Maqedonisë  (shenja  e  Diellit), si  dhe  simbole  pellazgjike. Simbolet  dhe  evokimet  e mësipërme dëshmojnë për formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnë se ai mbështetej në traditën  vendase  për  t’i  dhënë  një  frymë  sa  më  kombëtare  shtetit  të  tij  dhe  luftës  së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Shtetin  e  tij  Skënderbeu  e  emërtoi  me  emrin  etnogjeografik  kombëtar  mesjetar  Arbëria (Albania) edhe  pse  në të  u përfshi një  pjesë e viseve shqiptare. Titulli zyrtar  i Skënderbeut ishte Zot i Arbërisë (Dominus Albaniae), të cilin e gjejmë të shënuar në vulën e në shkresat zyrtare  të tij, si  dhe  në letrat e kancelarive  të huaja që  i janë  drejtuar atij  si kryetar i  shtetit shqiptar. Shkresat zyrtare të Skënderbeut, që njihen deri tani dhe që kanë dyllin me gjurmën e vulosjes së  tyre, tregojnë  se  kryetari i  shtetit  shqiptar  ka pasur dy  vula zyrtare,  që  kishin madhësi  e simbole të ndryshme. Vula  e  madhe  zyrtare  e  Skënderbeut  ishte  në  formë  rrethore  me  di ametër  41  mm  dhe perimetër  afro  125 mm. Në  qendër  ajo kishte  shqiponjën  dykrenore  dhe  yllin  me  gjashtë cepa, të vendosur ndërmjet krerëve të saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja të mëdha - GEO RGIVS  CASTRIOTIVS  SCENDARBIC. - Në  krye  të  rrethit  të  vulës  ishte  shenja  e diellit  me  tetë  rreze,  që  ndante  fillimin  dhe  mbarimin  e  emërtimit  GEORGIVS CASTRIOTIVS SCEN DARBIC. Shenja e diellit  me  tetë  rreze ka qenë  simbol shtetëror  i Aleksandrit  të  Madh  të  Maqedonisë. Nën  krerët  e shqiponjës  dhe  mbi krahët  e  saj kishte inicialet  D AL  të fjalëve  Dominus Albaniae. Këto iniciale të  fjalëve  Dominus Albaniae, që përbënin titullin  zyrtar të  Skënderbeut,  tregonin  pozi tën  juridike  të  tij  (Dominus) si kryetar shteti, si dhe emrin e shtetit (Albania), ku ai ushtronte pushtetin e tij. Vula  e  vogël e Skënderbeut  ishte  skalitur  në  gurin e çmuar të  unazës  personale të  tij. Ajo kishte formë tetëkëndëshe me përmasa maksimale 9 mm gjatësi dhe 7 mm gjerësi.  Simbolet e saj  ishin marrë nga mitologjia e lashtë pellazgjike.   Në gurin e  vulës së vogël ishin skalitur dy figura të mitologjisë pellazgjike: mbretëresha  Leda  dhe  Zeusi  i Dodonës i shndërruar në mjellmë. Si  simbole  më  përfaqësuese  për  shtetin  shqiptar  Skënderbeu  përdori  shqiponjën dykrenore me  krahë  të  ulur  dhe  yllin  me  gjashtë  cepa,  simbole  këto  që  ishin  mjaft  të  njohura  në mjedisin  shqiptar. Këto  simbole  ishin edhe  në  stemën dhe  në flamurin  shtetëror. Në  një
katolog venecian stemash është vizatuar në mes të viteve 60 të shek. XV stema e Kastriotëve,
Faqe - 379
 
kur  djali  i  Skënderbeut, Gjoni, mori  titullin « fisnik  venecian ». Gjithashtu  stema  ruhet  e gdhendur  në  varrin  m onumental  të  nipit  të  Skënderbeut, Konstandinit, që  gjyshja  e  tij, Donika, ia  ngriti  në  Napoli  të  Italisë  në  vitin  1500. Shqiponja  e  zezë dykrenore,  siç  e ka treguar M. Barleci, ka qenë e vendosur edhe në qendër të flamurit të Skënderbeut që fushën e kishte të kuqe. Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetëror i Perandorisë Bizantine dhe i familjes së Muzakajve,  që  kishin  krushqi  me  Kastriotët. Edhe  Arianitët  dhe  Gjurashët  kishin shqiponjën dykrenore si simbol të tyre.  Kurse ylli me gjashtë dhe shtatë cepa ishte përdorur si simbol nga Muzakajt  dhe nga Balshajt.  Ylli me  gjashtë  cepa  duhe të ketë qenë vendosur edhe  ndërmjet  krerëve  të  shqiponjës  në  flamurin  e  Skënderbeut,  si  një  element  dallues kundrejt flamurit të Perandorisë Bizantine. Vula me shqiponjë, si simbol shtetëror i Skënderbeut, del se është përdorur për herë të parë në letra që janë shkruar gjatë mesit të viteve 50 dhe ndoshta jo rastësisht. Në të njëjtën kohë me vulën duhet të jetë përdorur edhe flamuri me fushë të kuqe dhe shqiponjën dykrenore në mes, që e ka patur Perandoria Bizantine. Nëpërmjet këtyre simboleve synohej që të shprehej uniteti  i viseve  të  lira  shqiptare  dhe  të  tregohej se  pas  pushtimit të Konstandinopojës  prej turqve  më  1453, shqiptarët  ishin  forca kryesore  antiosmane  që  luftonte  në  ish  zotërimet  e Perandorisë  Bizantine. Këto  si mbole  të  reja  pushteti  të  përdorura  nga  Skënderbeu pasqyrojnë procesin e krijimit të një shteti të vetëm në tokat e lira shqiptare. Kryeqytet i shteti t të bashkuar shqiptar u bë Kruja. Ndonëse në hapësirat e këtij shteti kishte qytete të tjera më të mëdha e më të rëndësishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, për shkak  të  pozicionit  të  vet  gjeografik  shumë  të  favorshëm  Kruja  u  bë  kryeqendra administrative e viseve  të lira  shqiptare. Nëpërmjet rrugëve të shumta  tokësore e detare që kryqëzoheshin pranë saj, Kruja, si qendër administrative, kishte komunikimin më optimal me të gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja. Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake. Si  njohës  i mirë  i  ushtrisë osmane,  i organizi mit  dhe i  armatimit të saj, Skënderbeu, që  në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një kundërshtar aq të fuqishëm.
Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u vendos që, me kontributin e pj esëmarrësve të tij, të krijohej  një  ushtri  e  përbashkët. Bërthamën  kryesore  të  saj  e  formuan  luftëtarët  që  i mobilizonte  vetë  Skënderbeu,  si  komandant  i  përgjithshëm  i  ushtri së. Në  fillim  forcat ushtarake  të  Besëlidhjes  Shqiptare  kishin  karakter  federal, sepse  fisnikët  shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e Skënderbeut, mbani n një numër jo të vogël forcash  ushtarake. Këto  trupa, gjatë  procesit të formimit  të shtetit  të  bashkuar  shqiptar,  u
Faqe - 380
 
shkrinë me forcat e ushtrisë së përbashkët. Masa  e  luftëtarëve  vinte  kryesisht  nga  radhët  e  fshatarësisë. Ajo  mbante  një  qëndrim  të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë të përhershme luftarake aq sa, siç  shprehej  Barleci,  «  burrat  me  njërën  dorë  lëronin  arat  dhe  me  tjetrën  mbanin shpatën ». Fshatarësia  u  bë  burim  i  pashtershëm  forcash  njerëzore  për  formimin  e  një ushtrie  të  madhe  popullore, të  fuqishme, me  shpirt  të  lartë  vetëmohimi, të  panjohur  në kushtet e luftërave të zakonshme feudale. Ushtria  shqiptare  përbëhej  nga  trupat  e  përhershme  dhe  nga  luftëtarë  që  mobilizoheshin vetëm gjatë  kohës së  luftës. Trupat e  përhershme ishin  ndarë në  dy njësi  kryesore. Njëra përbëhej  prej  2  mijë  deri  3  mijë  kalorës  të  armatosur  lehtë, të  cilët  stërviteshin  prej Skënderbeut dhe shërbenin si gardë personale e tij. Pjesa tjetër ruante fortesat dhe kështjellat e  vendit, si  dhe  brezin  kufitar lindor. Trupat  në viset  kufitare lindore i  komandonte  Moisi Arianiti (Golemi) dhe,  sipas  M. Barlecit,  përbëheshin  nga  2  mijë  kalorës  dhe  1  mijë këmbësorë. Masën  kryesore  të  ushtrisë  shqiptare  e  formonin  luftëtarët  që m obilizoheshin gjatë  kohës  së  luftës  sipas  parimit  « burrë  për  shtëpi ». Kur  rreziku  ishte  tepër  i  madh, mobilizoheshin të gjithë banorët që mund të luftonin.  Kur bëhej mobilizimi i përgjithshëm, forcat  ushtarake  shqiptare  arrinin  nga  20  mijë  deri  në  30  mijë  luftëtarë,  duke  formuar  një ushtri të madhe për kohën. Komanda e ushtrisë i shte në dorën e Skënderbeut, që ishte komandant  i përgjithshëm.  Për t’u konsultuar gjatë veprimeve ushtarake pranë tij  qëndronte Këshilli i Luftës, i përbërë nga komandantët  më  të  shquar, të  cilët  zakonisht  dilnin  nga  radhët  e  fisnikëve. Kishte  edhe komandantë  që  dilnin  nga  radhët  e  njerëzve  të  thjeshtë, të  cilët  drejtonin  formacionet  e ndryshme luftarake, sidomos kur shpallej mobilizimi i përgjithshëm. Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në taktikën dhe armatimin  e  saj. Në  kushtet  e  vendit  tonë  mori  përhapje  të  gjerë  lufta  guerile, formë tradicionale  kjo  e  luftës  së  fshatarësisë  në  epoka  e  vende  të  ndryshme. Ushtria  shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga  këmbësoria. Luftëtarët  e  saj  përgjithësish  kishin  armatim  të  lehtë  dhe  nuk  mbanin armatime  të  rënda  si  ato  që  përdoreshin  në  ushtrinë  feudale  të  kohës. Skënderbeu  e mbështeti  strategjinë dhe taktikën  ushtarake në  trimërinë  dhe  heroizmin  e luftëtarëve  të tij, në  traditën  luftarake  të  shqiptarëve, në njohjen  prej  tij të organizimit  e të artit ushtarak  të armikut etj.. Ushtria  shqiptare  kishte  si  detyrë parësore  moslejimin  e trupave  osmane  që  të  futeshin  në thellësi të viseve të lira për të grabitur e shkatërruar vendin.  Këtij qëllimi i shërbente sistemi mbroj tës  i  brezit  kufitar, të  cilit  iu  kushtua kujdes  i  veçantë. Pasi trupat osmane pushtuan Stefigradin, shqiptarët, pa  vonesë,  ngritën  në  viset  lindore  një  bazë  tjetër  ushtarake  e  të fortifikuar, kështjellën  e  Modri shës. Zakonisht  ushtritë  armi ke  sulmoheshin  e shpartalloheshin  në  zonat  kufitare. Kur  ushtritë  osmane  ishin  shumë  të  mëdha  dhe  nuk mund  të  shkatërroheshin  në  brezin  kufitar, Skënderbeu  ndërmerrte  masa  energjike  për  të
Faqe - 381
 
përballuar  zhvillimin e  luftimeve  në  thellësi  të  vendit. Popullsia  e  paaftë  për  luftë  largohej prej  zonave  që  mund  të  shkeleshi n  prej  ushtrive  armike  dhe  strehohej  përkohësi sht  nëpër vende  malore  e  të  sigurta,  duke  marrë  me  vete  bagëtinë,  rezervat  ushqimore  e  sende  të ndryshme. Materialet  e  prodhimet, që  nuk  mund  të  transportoheshin, asgjësoheshin  me qëllim që  trupave pushtuese  t’u  hiqej  mundësia  e  përdori mit  të  tyre. Ndërkohë  kështjellat përforcoheshin, duke i furnizuar me luftëtarë,armatime e rezerva ushqimore. Kur  trupat  osmane  arrinin  të  futeshin  në  thellësi  të  vendit,  luftëtarët  e  brezit  kufi tar tërhiqeshin  të  organizuar  dhe  bashkoheshin  me  pjesën  tjetër  të  forcave  shqiptare. Gjatë tërheqjes  ata  sulmonin  pareshtur  trupat  osmane, ngadalësonin  marshimin  e  tyre, duke  u shkaktuar dëme të mëdha. Kur  arrinin  të  depërtonin  në  thellësi  të  vendit,  synimi  kryesor  i  trupave  osmane  ishte pushtimi i Krujës, që i shte kryeqendra administrative dhe ushtarake për viset e lira shqiptare. Në  këto  raste  Skënderbeu  i  organizonte  veprimet  luftarake  në  mënyrë  të  tillë,  që  pesha kryesore e luftimeve  të binte jo mbi mbrojtësit  e kështjellës, por mbi luftëtarët  që  vepronin jashtë  saj. Me  shumicën  e ushtrisë  ai  qëndronte  jashtë kështjellës dhe  organizonte me  to, ditën  dhe  natën,  sulme  të  pandërprera  e  të  befasishme,  që  u  shkaktonin  dëme  të  rënda forcave pushtuese.  Vëmendje të veçantë i kushtonte Skënderbeu edhe prerjes së rrugëve të furnizimit  të  armikut. Sulmoheshin  karvanet  që  vinin  nga  lindja  për  të  furnizuar  ushtrinë osmane me ushqime e sende të tjera të nevojshme, si dhe ato që vinin nga drejtime të tjera. Këtë detyrë e kryenin sidomos çetat e armatosura. Skënderbeu  i  kushtoi  kujdes  edhe  organizimit  të  zbulimit. Zbuluesit  shqiptarë  gjendeshin kudo, në krahinat fqinjë, në zonën ku  marshonte, qëndronte e  vepronte ushtria armike dhe në  qendër  të  Perandorisë  Osmane,. Nëpërmjet  tyre  siguroheshin  të  dhëna  të  karakterit strategjik,  operativ  e  taktik  që  kishin  të  bënin  me  kohën  e  ardhjes  së  ushtrisë  armike, me madhësinë  e  organizimin,  si  dhe  me  lëvizjen  e  veprimet  luftarake  të  saj  etj.. Zbuluesit  i
paraprinin  ushtrisë  shqiptare, kur  kjo  futej  në  vise  të  pushtuara. Ata  organizoheshin  në grupe, lëviznin  në  largësi  të  caktuara  ndërmjet  tyre  dhe  kontrollonin  mirë  terrenin  për  të shmangur  pritat  e  armikut, dërgonin  shpejt  në  drejtim  të  Skënderbeut  informacionin  e grum bulluar. Variantet  taktike  që  përdorte  Skënderbeu  për  të  shpartalluar  ushtrinë  armike  ishi n  të larmishme  e  mbështeteshin  në  bashkërendimi n  e  mbrojtjes  me  sulmin,  të  mësymjes  së ushtrisë së rregullt me goditjen e çetave, të ndeshjeve ballore  me sulmet e befasishme, duke futur  në përdorim si  këmbësorinë ashtu  edhe kalorësinë e armatosur  lehtë. Në  çdo  luftim Skënderbeu  përpiqej  ta  parashikonte  ecurinë  e  tij,  sulm onte  e  hapte  beteja  në  kushte  që  i dukeshin  më  të  përshtatshme. Ai  gërshetoi  dhe  përdori  gjerësisht  manovrën  e  shpejtë  të forcave  të veta me sulmet  e  befasishme mbi ushtritë  armike në  çdo  kohë, ditën dhe natën, duke i shoqëruar këto në mënyrë të përsosur me prita e kurthe të ndryshme. Skënderbeu kishte  aftësi  të jashtëzakonshme  ushtarake. Ai  ishte  në të njëjtën kohë  strateg dhe  ushtar,  hartonte  e  ndryshonte  në  përshtatje  me  situatat  planin  e  luftës, udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë.
Faqe - 382
 
4.  MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE TË SHQIPËRISË NË KOHËN  E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT

M arrëdhëniet e Skënderbeut m e vendet e Evropës Juglindore Shtetet  e  Evropës  Juglindore, të  prekur  nga  i  njëjti  agresor, kishin  detyrë  të  përbashkët përballimin  e  rrezikut osman. Lufta  kundër  të njëjtit  armik  i  afroi  ato  dhe  i  bëri  aleatë  të natyrshëm. Si  rrjedhim, me  kohë  u  vendosën  lidhjet  ndërmjet  shteteve, principatave  e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të Evropës. Krijimi nga Skënderbeu i një fronti lufte të organizuar e të fuqishme, e nxori vendin tonë në ballë të forcave antiosmane. Shqipëria gjithnjë e më tepër shikohej nga bashkëkohësit si një fuqi e rëndësishme, e dorës së parë, që ushqente shpresa për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës.  Prandaj me kohë u krijuan lidhje ndërmjet vendeve të kërcënuara nga i njëjti rrezik, pushtimi osman. Në këtë kuadër dallohen marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë. Deri më 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmëri kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Të dyja palët, duke goditur  të njëjtin armik, secila në sektorin e vet, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin  ndërmjet tyre  Skënderbeu dhe  Huniadi  u  përpoqën  ta  shtrinin  deri  në  organizimin  e  fushatave  ushtarake  të përbashkëta, me gjithë vështirësitë që rridhnin nga largësia e m adhe që ishte midis vendeve të tyre. Kështu ndodhi më  1448, me  ekspeditën ushtarake të Huniadit në Fushë-Dardani dhe më 1456 me atë të Beogradit. Burimet historike të kohës  tregojnë se Skënderbeu ndërmori masa energjike për të marrë pjesë në ato dy beteja përkrah Huniadit, respektivisht me 20 mijë dhe  30  mijë  luftëtarë. Por  vështirësitë  që vinin nga  largësia  e  madhe  ndërmjet vendeve  të tyre  dhe  nga qëndrimi  i sundimtarëve  fqinjë,  vasalë  të  sulltanit, që nuk e  lejuan  ushtrinë  e Skënderbeut  të  kalonte  nëpër  rrugët  e  zotërimeve  të  tyre, penguan  realizimin  e  këtyre projekteve. Pas vdekjes së Huniadit, Hungaria përkohësisht u tërhoq nga veprimtaria aktive ushtarake  dhe  rrjedhimisht  u  dobësuan  lidhjet  e  saj  me  Shqipërinë. Ato  u  rigjallëruan  në mesin e viteve 60, kur trupat hungareze arritën të çlironin B osnjën Veriore. Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë të shteteve fqinjë qenë më të kufizuara se me Hungarinë. Një bashkëpunim pati me ta kryesisht gjatë luftës kundër Venedikut në vitin 1448,  kur  krahas  shqiptarëve  vepruan  edhe  reparte  ushtarake  të  mbretit  të  Bosnjës, Stefan Tomasheviqit. Kundër  rrezikut  kryesor, pushtuesve  osmanë, nuk  u  arrit  ndonjë bashkëpunim  i  shqiptarëve  me  ta, sepse  synonin  të  ruanin  vasalitetin  e  tyre  me  sulltanët osmanë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, pengoi kalimin nëpër zotëri met e tij të luftëtarëve të  Skënderbeut që  të  bashkoheshin  me  forcat  hungareze. Pas  betejës  që  trupat  hungareze zhvilluan më 18 tetor 1448 në Fushë-Dardani, despoti  serb përndoqi ushtrinë e shpartalluar
Faqe - 383
 
hungareze  dhe  arrestoi  Huniadin. Kurse  mbreti  i  Bosnjës, Stefan  Tomasheviqi, bashkoi trupat  e  veta  me  ushtrinë  osmane, që  në  prill  të  vitit  1456  u  dërgua  kundër  Skënderbeut. Nuk do të vononte që vetë ata, më parë se të tjerët, t’i ndienin pasojat negative të vasalitetit nënshtrues  të  tyre. Megjithëkëtë  duke  vlerësuar  rrjedhi met  negative  që  sillte  zgjerimi  i pushtimit osman, Skënderbeu i  ndihmoi ata në  çastet më të  vështira. Me rënien e plotë  të Despotatit të Rashës  në duart  e  osmanëve, despoti i  saj, Stefani,  djalë  i Gjergj  Brankoviçit, erdhi në vitin 1459 në Shqipëri dhe  u strehua disa vjet pranë Skënderbeut, me  të cilin u bë edhe baxhanak, duke u martuar me vajzën  e Gjergj Arianitit, Angjelinën.  Vendosja e tij në Krujë dhe lidhjet martesore që krijoi me drejtuesin kryesor të qëndresës shqiptare dëshmojnë më  së  miri  se  lufta  e  shqiptarëve  i  mbante  të  gjalla  shpresat  e  ballkanasve  për  dëbimin  e osmanëve nga viset e tyre. Në pranverë të vitit 1463, kur ushtritë osmane filluan pushtimin e Bosnjës, Skënderbeu  u  tregua  i  gatshëm  ta  ndihmonte  atë. Por  ndërsa  pritej  miratimi  i Republikës së Venedikut për të lejuar kalimin e luftëtarëve shqiptarë nëpër rrugët e zotërimet e saj, ushtritë osmane e pushtuan Bosnjën. Me  qytetin  e  Raguzës, që  kishte  lidhje  të  ngushta  me  Hungarinë  dhe, për  të  ruajtur paprekshmërinë  e  qytetit  prej  osmanëve,  e  cila  u  paguante  një  tribut  të  madh  vjetor sulltanëve, shqiptarët  kishin  lidhje  tradicionale  e  të  vazhdueshme. Si  qytet-shtet  tregtar kryesor i brigjeve lindore të  detit Adriatik, Raguza kishte një veprimtari të gjallë  tregtare në viset e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë etj.. Tregtarët raguzanë vinin në bregdetin shqiptar për  të shitur  mallrat  e  tyre dhe për  të  marrë prodhime  të ndryshme  bujqësore  e  blegtorale, metale, lëndë  ndërtimi, kripë  etj.. Shqiptarët blinin  në Raguzë kryesisht  armë  dhe  mjete  të tjera  luftarake. Me  pozitën  gjeografike  dhe  qëndrimin  politik  të  saj, Raguza  ishte  një  pikë shumë  e  rëndësishme  ndërlidhjeje  ndërmjet  shqiptarëve  dhe  vendeve  të  tjera  të  Evropës. Prandaj ajo mbante një qëndrim të pavendosur ndaj pushtuesve osmanë dhe në ndonjë rast, të pafavorshëm për  forcat  antiosmane. Skënderbeu  gjeti në Raguzë një  mbështetje  të gjerë morale për luftën e popullit të vet, si dhe një përkrahje të vogël ekonomiko-financiare. Dhe, për  më  tej,  për  të  mos  zemëruar osmanët, në  çastet më  të vështira për shqiptarët, Senati  i Raguzës  nuk pranoi kërkesën e Skënderbeut  për  të zbritur  në këtë  qytet,  në nëntor  të vitit 1466 dhe në prill të vitit pasues, gjatë nisjes e kthimit të tij nga Italia. Pa dyshim edhe me shtete e  zotërime të  tjera  të Gadishullit Ballkanik, Skënderbeu ka patur marrëdhënie, por për shkak të mungesës së dokumenteve ato kanë mbetur të panjohura. Lidhjet e Shqipërisë m e shtetet italiane Lufta  e  popujve  të  Evropës  Juglindore, në  ballë  të  së  cilës  qëndronin  shqiptarët, pengoi vërshimin  osman  në  drejtim  të  Evropës  Qendrore  e  Perëndimore  dhe  mbrojti  kështu zhvillimin ekonomik, shoqëror, poli tik e kulturor të këtyre vendeve.  Për këtë rol të luftës së shqiptarëve, si  pengesë e  fuqishme  për kalimin e osmanëve  në Evropën Perëndimore, ishte plotësisht i  ndërgjegjshëm  edhe vetë Skënderbeu. Më  1460 ai i shkruante  një princi italian: « në qoftë se unë do të thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është juaji do të ishte i turqve ».
Faqe - 384
 
I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i përbashkët, si për vendet e Evropës Juglindore, të kërcënuara  drejtpërdrej t  nga pushtimi osman, ashtu edhe  nga  vendet  e  tjera  evropiane, dhe duke  vlerësuar  drejt  rëndësinë  e  bashkëpunimit  ndërkombëtar, Skënderbeu  u  kushtoi vëmendje  marrëdhënieve me vendet që ende nuk ishin rrezikuar drejtpërdrejt  nga  osmanët. Vëmendje  të  veçantë  u  kushtoi  Skënderbeu  marrëdhënieve  të  tij  me  Venedikun, Papatin, Napolin  etj., si  për afërsinë e këtyre shteteve  me tokat shqiptare, ashtu dhe për interesat e synimet që këto vende kishin në drejtim të Ballkanit. Duke  shfrytëzuar  gjendjen  e  vështirë  të  krijuar  në  vendet  që  ishin  në  luftë  me  osmanët, Republika e Venedikut  shtiu  në  dorë një sërë  qytetesh e krahinash  në Ballkan, nga  të  cilat siguronte të ardhura të rëndësishme dhe kushte të favorshme për zhvillimin e tregtisë në tërë pellgun e Mesdheut e më gjerë. Ajo përdori rrugë e mjete të ndryshme për ruajtjen dhe për forcimin  e  pozitave  të  veta  në  këto  rajone, prandaj  herë  pas  here  nënshkruante  traktate paqeje me sulltanët osmanë (si më 1419, 1430, 1446, 1451, 1454), duke u dhënë atyre tribut të  përvitshëm, për  të  siguruar  paprekshmërinë  e  zotërimeve  të  veta  në  Ballkan, duke përfshirë edhe  ato  që  kishte  në  tokat  shqiptare. Më  vonë, sidomos  gjatë  viteve  60, kur  u dëmtuan  rëndë  zotërimet  e  interesat  tregtarë  të  Republikës  së  Venedikut  nga  pushtimet osmane  në  Peloponez, qe  vendosur  një  afrim  e  bashkëpunim  më  i  madh  ndërmjet Skënderbeut  dhe  Venedikut. Shprehje  e  këtij  afrimi  është  edhe  dhënia  e  titullit « fisnik venecian », më  1463,  prej  dukës  Kristofor  More, djalit  të  Skënderbeut, Gjonit, i  cili  ende ishte fëmijë. Papati u përpoq aktivisht të ruante pozitat e besimit kristian në Ballkan që po dëm toheshin rëndë  prej pushtuesve  osmanë, bartës të një besimi fetar  tjetër. Veprimtarinë shpirtërore e politike  të  Papatit  në  drejtim  të  Ballkanit  e  lehtësoi  Koncili  XVII  ekumenik,  i  mbajtur  në fund të viteve 30 të shek. XV, në Ferrarë, ku u vendos bashkimi i të dy kishave kristiane nën drejtimin e Papës. Në  Shqipëri  mungonte  një  kishë  kombëtare, që  predikimi  të  bëhej  në  gjuhën  shqipe. Në Shqipërinë  e  Epërme  dhe  Qendrore  ushtronin  veprimtarinë  e  tyre  kishat  katolike,  ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse të ritit sllav dhe, në një hapësirë më të kufizuar, ato bizantine. Kurse në Shqipërinë e Poshtme ushtronin veprimtarinë e tyre kishat bizantine, në të cilat meshohej greqisht. Gjuha që përdorej në kishat e Shqipërisë ishte e  pakuptueshme për banorët vendas, prandaj në përgjithësi pozitat e besimit fetar ishin të dobëta dhe për këtë Barleci,  që  vetë  ishte  prift  katolik, shkruante  se  « shqiptarët  janë  më  tepër  luftëtarë  sesa fetarë ». Mungesa e shërbimit fetar ishte aq e theksuar  në Shqipëri sa që në Krujë, vihej në
dukje  më  1453, nuk  kishte « as  prift  dhe  as  diakon  katolik ». Në  këto  rrethana  një  nga bashkëpunëtorët më  të ngushtë të Skënderbeut, peshkopi i  Durrësit, Pal Engjëlli, shkroi në gjuhën shqipe më 8 nëntor të vitit 1462 formulën e pagëzimit, që prindërit t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre. Në  kushte  të  tilla  të  pafavorshme  të  veprim tarisë  fetare  në  Shqipëri, bashkimi  politik  i shqiptarëve  nga  Skënderbeu  vlerësohej  pozitivisht  prej  Papatit, si  një  proces  që  fuqizonte frontin e luftës antiosmane dhe lehtësonte shërbimin fetar e përhapjen e katolicizmi t. Papët
Faqe - 385
 
e  vlerësuan  shumë  luftën  antiosmane  të  shqiptarëve, e  mbështetën  moralisht, e propaganduan gjerësisht atë, i dhanë Skënderbeut titujt Mbrojtës i krishterimit dhe Kapiten i përgjithshëm  i  Selisë  së  Shenjtë. Papët  kërcënuan  me  shkishërim  çdo  prirje  separatiste  e afrimi me osmanët, që u shfaq te  disa  fisnikë shqiptarë, si te  Dukagjinët  në vitin 1452 etj.. Nuk  mungoi  përkrahja  financiare  e  Papatit  për  luftën  shqiptare,  sidomos  në  vitet  60,  por gjithsesi ajo qe larg kërkesave të mëdha për mbajtjen në këmbë të qëndresës së shqiptarëve. Vend qendror dhe rol të veçantë i dhanë papët rolit të ushtrisë së Skënderbeut në projektet e tyre  për  organizimin  e  një  lufte  të  përbashkët  në  shkallë  evropiane  për  shkatërrimin  e Perandorisë Osmane, që ata e propagandonin si një kryqëzatë fetare. Skënderbeu  u  përpoq  që  vendet  e  tjera  të  merrnin  pjesë  aktive  në  luftën  antiosmane, të siguronte  përkrahje  e  ndihmë  ushtarake  e  materiale  për  luftën  e  popullit  të  tij. Për  këtë qëllim  ai  i  kërkoi  Republikës  së  Venedikut  më  1451  të  vendoste  në  Krujë  një  garnizon ushtarak  për  ta  përfshirë  atë  në  luftën  antiosmane. Kjo  kërkesë  në  atë  kohë  ishte  në kundërshtim me politikën veneciane, prandaj Senati e hodhi poshtë atë. Në këtë drejtim disa përfundime pozi tive arriti Skënderbeu në marrëdhëniet e tij me mbretin e Napolit, Alfonsin V.Ky mendonte se duke u dhënë shqiptarëve e ballkanasve të tjerë një përkrahje  të  vogël  ushtarake  e  materiale,  do  të  dëboheshin  osmanët  nga  Ballkani  dhe  nën kurorën e tij mund të krijohej një shtet i madh mesdhetar. Për këtë qëllim, në fillim të viteve 50  Alfonsi  V  lidhi  një  numër  traktatesh  me  përfaqësuesit  e  disa  zotërve  shqiptarë  dhe  të viseve  të  tjera  të  Ballkanit. Në  bazë  të  këtyre  ai  zotohej  se  do  të  dërgonte  ushtarë  që  të luftonin për çlirimin e viseve të Ballkanit, me kusht që, pas çlirimit të tyre, si kryezot të njihej Alfonsi V, kurse fisnikët vendas do të qeverisnin në to si vasalë të tij. Në  zbatim  të  traktateve  të  nënshkruara  gjatë  vitit  1451, Alfonsi  V  dërgoi  në  Krujë  një garnizon  të  vogël  ushtarak  dhe  në  vitin  1455  disa  qindra  ushtarë  për  çlirimin  e  viseve shqiptare  që  i shin  nën  pushtimin  osman. Trupat  napolitane  u  vunë  nën  urdhrat  e Skënderbeut, i  cili  ishte  komandant  i  përgjithshëm  i  tyre  dhe  zot  i  qytetit  të  Krujës. Pas betejës së Beratit të viti t 1455, i informuar mirë për vështirësitë e mëdha që kishte zhvillimi i luftës  kundër  ushtrive osmane, Alfonsi  V  hoqi dorë nga synimet  e  tij  në drejtim  të Lindjes dhe tërhoqi nga Shqipëria ushtarët dhe përfaqësuesit e vet.  Meqenëse me ndihmën e trupave napolitane nuk u çlirua asnjë zonë e Shqipërisë, Skënderbeu nuk bëri ndonjë homazh ndaj tij, siç  e  parashikonte  traktati  i  vitit  1451. Skënderbeu dhe  Alfonsi  V  qëndruan  deri  në  fund aleatë. Pas  vdekjes së Alfonsit V, në vitin 1458, i biri, Ferranti I, hoqi dorë plotësisht nga ideja  për  t’u  shtrirë  në  drejtim  të  Ballkanit  dhe  për  rrjedhim  marrëdhëniet  e  Mbretërisë  së Napolit me Shqipërinë përkohësisht u dobësuan. Ndihm a ushtarake e Skënderbeut për M bretërinë e N apolit Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit Skënderbeu e gjykoi të nevojshme t’i jepte  ndihmë  ushtarake  mbretit  Ferdinand  në  luftën  që  kishte  shpërthyer  midis  tij  dhe kundërshtarëve të vet politikë, që ishin  baronët e Italisë së  Jugut. Këta ishin  bashkuar  me princin francez Rene të Anzhuinëve, i cili pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit.
Faqe - 386
 
Me këtë hap Skënderbeu shihte mundësinë  për të siguruar më pas ndihmë për qëndresën e shqiptarëve  prej  mbretit  Ferdinand  dhe  aleatëve  të  tij, papa  Piu  II  dhe  dukës  së  Milanos, Françesk  Sforcës, të  cilët  formonin  bllokun  politik  më  të  fuqishëm  në  Itali. Këta  ishin propaganduesit  kryesorë  të  idesë  për  organizimin  e  një  fushate  ushtarake  antiosmane  me pjesëmarrjen e shumë shteteve, duke përfshirë edhe vendet e tyre. Në  shtator  të  vitit  1460,  pasi  bëri  armëpushim  me  osmanët, Skënderbeu  dërgoi  në  Itali grupin e  parë  të  luftëtarëve  të drejtuar  nga i  nipi, Koiko  Stres  Balsha. Zbarkimi i  trupave shqiptare  në  Itali  shkaktoi  tronditje  të  thellë  në  radhët  e  kundërshtarëve  të  mbretit Ferdinand. Një nga kundërshtarët kryesorë të mbretit, princi i Tarantit, Xhovan Antonio de Orsini,  i  kërkoi  Skënderbeut  të  hiqte  dorë  nga  përkrahja  për  mbretin  Ferdinand, duke  i shkruar me një farë ironie se lufta në Itali do të ishte për të e pasuksesshme. Në përgjigjen e tij të 31 tetorit 1460, me kulturë të gjerë prej humanisti, duke evokuar historinë e lavdishme të popullit  të vet, Skënderbeu  i ka shkruar princit të Tarantit se « në  qoftë se  kronikat  tona nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë.  Duhet ta dini se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën bërë luftime të mëdha me romakët dhe, nga sa dimë, në të shumtën e herës u ndanë me nder sesa me turp ». Në fund të gushtit të vitit 1461, në krye të 2-3 mijë luftëtarëve, Skënderbeu u nis vetë për në Itali dhe  zbarkoi në  Barletë, ku  gjendej  i rrethuar mbreti Ferdinand, bashkë m e një pjesë të
ushtrisë  së  vet. Luftëtarët  shqiptarë, me  Skënderbeun  në  krye, me  të  zbritur  në  tokën italiane, filluan sulmet energjike e shumë të shpejta, duke shkaktuar panik në radhët e forcave kundërshtare. Këta hoqën dorë nga rrethimi  i Barletës, filluan tërheqjen  drejt jugut, arritën në Andria dhe, pasi lanë pas Barin, u vendosën në Akuaviva. Skënderbeu organizoi  sulme  të njëpasnjëshm e për të  shtënë në  dorë  qendrat  e  fortifikuara, që mbaheshin nga kundërshtarët e mbretit Ferdinand.  Pasi la në roje të Barletës një pjesë e trupave,  me  të  tjerët  Skënderbeu  marshoi  në  veri  të  saj, çliroi  Sant  Anxhelon  dhe  San Xhovani  Rotondon  dhe  u  rikthye  në  Barletë. Pas  kësaj, të  përforcuar  edhe  me  reparte italiane  dhe  duke  ndjekur  forcat  kundërshtare, luftëtarët  shqiptarë  zbritën  deri  në jugperëndim të  Bari t, në  Altamurë, dhe  u futën në  zotërimet  e princit  të Tarantit.   Përballë gjendjes  shumë  të  vështirë  ushtarake, Xhovan  Antonio  de  Orsini  hyri  në  bisedime  me Skënderbeun dhe kërkoi që ky të ndërmjetësonte  për të lidhur paqe me mbretin Ferdinand. Ndërkohë udhëheqësi shqiptar organizoi arrestimin e komandantit të  qytetit  të Tranit, i  cili nuk pranoi të bashkohej me mbretin Ferdinand, dhe, pas kësaj, i gjithë garnizoni i atij qyteti iu dorëzua Skënderbeut. Luftëtarët  shqiptarë  i  dhanë  një  ndihmë  të  vyer  ushtarake  mbretit  Ferdinand  për  të shpartalluar  kundërshtarët  e  vet  dhe  ajo  ndikoi  në  gjallërimin  e  marrëdhënieve  të Skënderbeut me Mbretërinë e Napolit dhe aleatët e saj. Duke vlerësuar ato ditë rëndësinë e kësaj ndihme, duka i Milanos, Françesk Sforca, i ka shkruar Skënderbeut në fund të shtatorit të  vitit  1461  se  «  ne  kemi  po  atë  detyrim  ndaj  madhërisë  suaj, siç  e  ka  edhe  ajo  madhëri (Ferdinandi)... dhe që tani e  përgjithmonë po afrohemi për  të gjitha kënaqësitë, nevojat dhe
Faqe - 387
 
nderet e të sipërthënit zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt ». Në shenjë mirënjohjeje për këtë ndihmë, mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut feudet e Monte Sant Anxhelos e të San  Xhovani  Rotondos, si  dhe  një  pension  vjetor  prej  1  200  dukatesh. Për  të  kryer formalitetet e nevojshme feudale për pronat  që  iu  dhuruan dhe  për  të nxitur  interesimin  e shteteve italiane për fillimin e një lufte të përbashkët antiosmane, gjatë muajve mars e prill të vitit 1464 Skënderbeu shkoi vetë në Napoli. Skënderbeu krijoi lidhje edhe me shtete të tjera italiane, si me Dukatin e Milanos, Mantovën, Sienën etj., madje edhe me vende të largëta evropiane si me dukatin e Burgonjës, por ato nuk ishin  aq  intensive  si  me  Napolin, Venedikun  e  Papatin. Marrëdhëniet  me  Milanon  e  me Burgonjën  lidheshin  kryesisht  me  projektet  për  organizimin  e  një  fushate  të  përbashkët antiosmane, pjesëmarrës të së cilës parashikohej se do të ishin edhe ato. Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimi t në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht edhe në Napoli dhe në Hungari. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan edhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende  të ndryshme, deri  nga Franca  e nga Anglia, dhe luftuan në ushtrinë  e Skënderbeut. Ndër ta përmendet më 1457 anglezi Xhon Njupor. Lidhje  krijoi  Skënderbeu  edhe  me  vende  përtej  kufijve  të  Evropës. Dokumentet  e  kohës përmendin  p.sh. marrëdhëniet  e  tij  me  emirin  Ibrahim  të  Karamanisë  në  Azinë  e  Vogël. Ibrahimi  në një  projekt të  tij për  luftë të  përbashkët kundër Perandori së Osmane  një vend qendror i dha aksionit të shqiptarëve. Vendi i shqiptarëve në projektet e fushatave ushtarake evropiane Politika  pushtuese  e  sulltanëve  osmanë  gjatë  shek. XV  shkaktoi  në  Evropë  një  shqetësim gjithnjë  në rritje. Përballë këtij  rreziku forcat  largpamëse  të  kohës  kërkuan  organizimin  në shkallë evropiane  të një lufte të përbashkët për të  ndalur vërshimin e mëtej shëm të  ushtrive osmane dhe  për t’i dëbuar  ato nga viset e pushtuara  të Ballkanit.  Këto kërkesa u përhapën sidomos pas pushtimit më 29 maj 1453 prej sulltan Mehmetit II të kryeqytetit të Perandorisë Bizantine,  Konstandinopojës, të  cilën  e  bëri  kryeqytet  të  Perandorisë  Osmane  dhe  i  vuri emrin  Istanbul (Stamboll). Tani  frika  ndaj  rrezikut  të  pushtimit  osman  u  bë  më  e përgjithshme  dhe  përfshiu  edhe  sundimtarët  e  disa  vendeve  evropiane. Në  këto  rrethana filluan të hartoheshin projekte për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, nëpërmjet një lufte të përbashkët, me pjesëmarrjen e shumë vendeve.  Papët e propaganduan këtë ide gjithnjë e më shumë, duke  i  dhënë  një veshje  fetare  si  një  « kryqëzatë kundër  të  pafeve ». Por në  këtë periudhë kushtet për nj ë veprim të tillë nuk ishin të favorshme, sepse shtetet e Evropës dhe sidomos  ato  italiane  ishin  të  përçara  e  në  grindje  me  njëra-tjetrën. Në  projektet  që hartoheshin  barra  kryesore  për  realizimin  e  tyre  u  lihej  popujve  që  luftonin  dhe  kryesisht shqiptarëve dhe hungarezëve. Në planet strategjike të mbretit të Napolit, Alfonsit V, parashtruar papa Nikollës V me rastin e konferencës  së shteteve italiane, që u zhvillua nga vjeshta e vitit 1453 deri në pranverën e
Faqe - 388
 
vitit 1454, si dhe në projektet e  mëvonshme, luftëtarëve  të Skënderbeut u caktohej  një rol i rëndësishëm në  fushatën e përbashkët kundër osmanëve. Po kështu  u  vlerësua  qëndresa  e shqiptarëve  edhe  në  dietat  perandorake  të  shteteve  gjermane  të  mbajtura  në  Ratisbonë, Frankfurt  dhe  Viner-Noishtad, si dhe në  dietat hungareze,  të  mbledhura  gjatë viteve  1454-1455. Edhe emiri i Karamanisë, Ibrahi mi, në projektin  e tij për luftë të përbashkët  kundër sulltan Mehmetit II, drejtuar  në  mesin  e  viteve 50 papës dhe  mbretit të  Napolit, u  jepte  një vend qendror  shqiptarëve, të  udhëhequr  nga  Skënderbeu. Ai  kishte  projektuar  një  ofensivë  të madhe,  që  do  të  shpërthente  njëkohësisht  në  tokë  dhe  në  det, si  në  Azi  ashtu  edhe  në Evropë. Kundër  ushtrive  osmane,  sipas  projektit  të  tij,  do  të  angazhoheshin  me  forca tokësore  në  Evropë  shqiptarët  dhe  hungarezët, në  Azi  vetë  Ibrahimi,  kurse  në  det  do  të vepronte një flotë e fuqishme evropiane. Ibrahimi i jepte veçanërisht rëndësi bashkërendimit të  operacioneve  që  do  të  zhvilloheshin  në  frontin  shqiptar  dhe  në  atë  danubian  prej hungarezëve për t’i vënë forcat osmane, që gjendeshin në Ballkan, ndërmjet dy zjarreve. Idesë për  organizimin e një  «  kryqëzate kundër të  pafeve » në  shkallë  evropiane iu dha një vend i gjerë në propagandën e Papatit pas vitit 1455, kur u bë papë Kaliksi III dhe sidomos në kohën e pasardhësit të tij, Piut II.  Me nxitjen e këtij të fundit, në vitin 1459, u organizua në  Mantovë  të  Italisë  një  kongres  ndërkombëtar. Në  të  m orën  pjesë  një  numër  i konsiderueshëm sundimtarësh evropianë dhe u vendos që të fillonin përgati tjet për fillimin e një luftë të përbashkët kundër pushtuesve osmanë.  Por ndryshe nga deklaratat e premtimet, pjesëmarrësit nuk u angazhuan seriozisht në organizimin e kësaj fushate dhe rrjedhimi sht ajo u shty nga viti në vit. Në  projektin  e  papa  Piut  II,  që  u  parashtrua  me  atë  rast, ushtria  e  përbashkët  evropiane parashikohej të kishte 40 mijë veta. Gjysma e tyre, 20 mijë ushtarë, do  të grumbulloheshin në  Itali  e  në  vende  të  tjera  evropiane  dhe  me  papën  e  dukën  e  Burgonjës  në  krye  do  të zbarkonin në Raguzë për t’u  bashkuar me forcat shqiptare. Kurse  pjesa tjetër prej 20  mijë vetash do të përbëhej nga luftëtarët e Skënderbeut. Të gjitha këto trupa prej 40 mijë vetash do  të  formonin  frontin  qendror. Si  komandant  i  përgjithshëm  i  ushtrisë  së  përbashkët shqiptaro-europianoperëndimore papa shpalli  Skënderbeun, të cilit  me  këtë  rast do  t’i  jepte skeptrin mbretëror si dhe zotërimin e Maqedonisë, pasi ajo të çlirohej. Në projektin e papës parashikohej  që  në  frontin  e  Danubit  të  vepronin  hungarezët, kurse  në  Greqi  dhe  në  det flota ushtarake e shteteve italiane. Vendimet e Kongresit të Mantovës Skënderbeu i pa me interes të veçantë. Por shpresat për realizimin  e  projektit  të  papa  Piut  II  nuk  vazhduan  gjatë, sepse  pjesëmarrësit  kryesorë  të Kongresit  të  Mantovës  kishin  mosmarrëveshje  dhe  nuk  u  angazhuan  seriozisht  për  të. Shumë prej tyre e propaganduan fushatën e përbashkët antiosmane, me qëllim që të nxirrnin sa më shumë përfitime materiale  për vete. Për këtë, një vëzhgues i këtyre ngjarjeve Gerard de Kolis, në  mesin e  viteve 60, shkruante se « zotërinjtë kanë nxjerrë  të holla nga popujt  e tyre me pretekstin e kësaj ndërmarrjeje dhe pastaj i kanë  futur në xhep për  dobinë  e tyre ». Në këto rrethana, kur nuk po bëhej asnjë përgatitje për organizimin e luftës së përbashkët në
Faqe - 389
 
shkallë evropiane, Skënderbeu pranoi propozimin e sulltan Mehmetit II dhe në pranverë të vitit 1463 lidhi me të një paqe me afat 10-vjeçar, e cila nuk vazhdoi gjatë. Menjëherë pas saj, vetë  sulltan  Mehmeti  II  u  vu  në  krye  të  trupave  osmane  për  pushtimin  e  rajoneve  të Shqipërisë së Epërme e të Ballkanit. Në  fund të  vitit  1463 Skënderbeu veproi  energjikisht për të  nxitur  përgatitjet për fillimin  e fushatës së përbashkët antiosmane. Për këtë qëllim, në pranverë të vi tit 1464 ai shkoi vetë në Napoli dhe dërgoi ambasadorë në Romë dhe te duka i Milanos, i cili kishte deklaruar se për të filluar luftën do të dërgonte në Shqipëri 2 mijë kalorës dhe 1 mijë këmbësorë. Skënderbeu kthehet në Shqipëri me përshtypjen se më në fund lufta e përbashkët do të shpërthente. Në gusht  të  viti t  1464  ai  u  nis  në  Raguzë  për  të  pritur  ushtritë  evropiane  që  do  të  vinin  nga Ankona. Por në Ankonë u grumbulluan pak forca dhe me vdekjen aty të papa Piut II, më 14 gusht  të  viti t  1464, dështoi  përfundimisht  organizimi  i fushatës  ushtarake  të përbashkët  në shkallë evropiane kundër pushtuesve osmanë. Në  këto  rrethana  po  bëhej  gjithnjë  e  më  i  përgjithshëm  mendimi  se  me  luftën  e  tyre shqiptarët mbronin jo vetëm vendin e tyre, por edhe lirinë e vendeve të tjera, sepse, siç është shprehur në vitin 1464 mbreti i Hungarisë, Matia Korvini, sulltani ndërmjet Shqipërisë donte të  kalonte  « si  nëpër  një  urë » për  të  pushtuar  vendet  e  tjera. Personalitete  të  shquara  e largpamëse të kohës kërkuan fuqizimin e qëndresës së shqiptarëve, duke i ndihmuar ata nga ana  financiare. Humanisti  i  shquar  italian  Françesk  Filelfo, në  shtator  të  vitit  1464, i shkruante  papës  se Skënderbeu dhe mbreti i Hungarisë duheshin ndihmuar me të  holla, që ata të përgatisnin ushtri të fuqishme tokësore për shkatërrimin e Perandorisë O smane. Por këto kërkesa largpamëse nuk u realizuan. Në  fund  të  vitit  1464  papa  Pali  II  hartoi  një  projekt  financiar  në  «  përkrahje  »  të  luftës antiosmane. Papa nëpërmjet tij kërkonte që vendet e ndryshme, sipas premtimeve që i kishin bërë në Kongresin  e Mantovës paraardhësit të tij, papa Piut  II, të derdhin mjetet financiare. Për  të  nxitur realizimin e projektit financiar  të  tij,  papa  Pali  II  deklaroi  me  këtë  rast  se  po vinte 100 mijë dukate në përkrahje të atyre që luftonin. Pas dështimit të përpjekjeve për organizi min e fushatës së përbashkët evropiane, Skënderbeu u përpoq që të fuqizonte mbrojtjen e vendit dhe të vinte nën drejtimin e tij, një front sa më të  gjerë  antiosman. Ai  iu  drejtua  vendeve  që  rrezikoheshin  drejtpërdrejt  prej  sulmeve osmane po të mposhtej qëndresa shqiptare. Skënderbeu i kërkoi Republikës së Venedikut të vinte nën komandën e tij forcat ushtarake që ajo kishte në zotërimet e saj në Shqipëri. Qysh nga  fillimi  i  viteve  60, Venediku  ishte  angazhuar  në  luftë  me  osmanët,  prandaj  tani  u kushtonte  vëmendje  të  veçantë  përpjekjeve  të  Skënderbeut  për  forcimin  dhe  mbrojtjen  e vendit, duke  përfshirë  edhe zotërimet  veneciane. Republika  pranoi  që Skënderbeu  të ishte komandant  i  përgjithshëm  edhe  për  trupat  e  saj  në  Shqipëri. Në  përforcim  të  garnizonit shqiptar  të  kështjellës  së  Krujës, Skënderbeu  vendosi  aty  një  numër  të  kufizuar  ushtarësh venecianë si dhe ushtarë napolitanë, të cilët mbreti Ferdinand i dërgoi në ndihmë të tij. Përpjekje bëri Skënderbeu që të merrte një pjesë nga 100 mijë dukatët që papa Pali II i kishte deklaruar se  i kishte  vënë  në dispozicion të luftës antiosmane. Gjatë  viteve  1465-1467, që ishin vite kul more e më të  vështirat e luftës së  shqiptarëve,  papa Pali II  i dha Skënderbeut rreth  6  650  dukate, që  realisht  ishte  një  shumë  e  vogël  parash  në  krahasim  me  nevojat  e mëdha të luftës së shqiptarëve. Kurse nga shtetet e tjera evropiane kjo ndihmë qe edhe më e paktë.
Faqe - 390

5. BETEJAT E MËDHA SHQIPTARO - OSMANE TË VITEVE 60. QËNDRESA E SHQIPTARËVE TË MORESË

Fitoret e ushtrisë shqiptare në vitet 1462-1465 Pas  humbjes  së  rëndë  që  pësuan  në  betejën  e  Ujëbardhës  të  vitit  1457, ushtritë  osmane  i ndërprenë  për  disa  vjet  sulmet  e  tyre  mbi  viset  e  lira  shqiptare. Në  vitin  1460, para  se Skënderbeu të dërgonte grupin e parë të luftëtarëve të tij në ndihmë të mbretërisë së Napolit, ndërmjet tij dhe oborrit osman u nënshkrua një armëpushim që vazhdoi dy vjet.  Pas kthimit të  Skënderbeut  më  1462  nga  ekspedita  ushtarake  e  Italisë, luftimet  me  ushtritë  osmane rifilluan me intensitet. Ndërkohë sulltan Mehmeti ndërmori veprime intensive për zgjerimin  e pushtimeve osmane në  Ballkan  dhe  gjatë  vitit  1463  i  udhëhoqi  vetë  trupat  për  nënshtrimin  e  Bosnjës  dhe  të Moresë (Peloponezit). Madje, për rivendosjen e zgjerimin  e pushtimeve  në Fushë-Dardani, Rrafshin  e  Dukagjinit, Jeliçe (sanxhak) etj.,  qysh  gjatë viteve  1458-1462  ushtritë  osmane  u futën  në  Rrafshin  e  Dukagjinit  dhe,  ndoshta  përkohësisht, morën  Prizrenin  (1458), Pejën (1463)  dhe  qendra  të  tjera  të  rëndësishme. Sipas  dokumenteve  autentike, kur  ushtritë osmane pushtuan Bosnjën më 1463, po këtë vit në kështjellat e Fushë-Dardanisë, Rrafshit të Dukagjinit dhe të Jeliçes (sanxhaku), si mbrojtës të tyre u caktuan persona të tjerë, sepse nuk ekzistonte  më  asnjë  nga  mbrojtësit  që  ishin  vendosur  në  vitin  1455. Ato  rajone  kishin qëndruar  të lira. Edhe pas vitit 1463 pushteti  osman  mbeti  formal  dhe i pakonsoliduar  në rajonet e Shqipërisë së Epërme. Gjatë  viteve 60  sulltan Mehmeti  II  angazhoi  në  luftime  kundër shqiptarëve  komandantët  e zonave kufitare, duke i përforcuar ato edhe me trupa të tjera. Gjatë vitit 1462, sipas M. Barlecit, shqiptarët shpartalluan njëra pas tjetrës tri ushtri osmane. Së pari ato u ndeshën në të njëjtën kohë me dy ushtri osmane. Ushtria e parë e komanduar nga Sinan Beu, pasi hyri në Mokër, u sulmua befasishëm në të gjitha drejtimet, prej ushtrisë së Skënderbeut dhe u shpartallua. Pa humbur kohë, shqiptarët iu drejtuan ushtrisë së dytë, të komanduar nga Hasan Beu, që ishte vendosur  në afërsi të qytetit të  Ohrit,  e goditën atë në befasi  dhe  e  thyen, duke  zënë  rob  edhe  komandantin  e  saj. Kur  luftëtarët  shqiptarë  po merrnin rrugën e kthimit për në Krujë, ata u njoftuan se një ushtri e tretë e komanduar prej Isuf Beut po marshonte nga  Shkupi në drejtim të  Shqipërisë. Skënderbeu  vendosi të hynte menjëherë në betejë dhe ta sulmonte ushtrinë osmane atje ku ajo nuk e priste. Me shpejtësi
Faqe - 391
 
luftëtarët  shqiptarë largohen nga rajoni  i Ohrit, i drejtohen Kërçovës dhe vijojnë rrugën që kalonte përgjatë  lumit  Treska  për  të  arritur  në  afërsi të  Shkupit, ku e  sulmojnë  befasishëm ushtrinë osmane dhe e shpartallojnë atë. Në  të dalë të vjeshtës së vitit 1462, një ushtri e katërt e komanduar nga Karaxha Beu u nis
kundër  viseve  të  lira  shqiptare  dhe  e  vendosi  fushimin  e  vet  në  fushën  e  Livadhit, pranë qytetit  të Ohrit. Skënderbeu e sulmoi atë në  çastin kur gjendej e papërgatitur për luftë, por moti me shi bëri që të ndërpritej zhvillimi i betejës. Kjo u  dha mundësi trupave osmane të tërhiqeshin pa pësuar humbje të rënda.
Pas  disfatave  të  njëpasnjëshme  gjatë  vitit  1462, sulltan  Mehmeti  II  i  propozoi  paqe Skënderbeut, në  një  kohë  kur  ky  i  kishte  humbur  shpresat  për  organizimin  e  një  lufte  të përbashkët  antiosmane  në  shkallë  evropiane. Prandaj,  në  pranverë  të  vitit  1463,  ndërmjet tyre u nënshkrua në Shkup traktati i paqes me afat 10-vjeçar.  Por paqja nuk pati jetë të gjatë, sepse sulltani gjatë vitit 1463  u përpoq  të rivendoste pushtetin  e  tij  në rajonet e Rrafshi t  të Dukagjinit, të  Sanxhakut, si  dhe  arriti  të pushtonte  Bosnjën dhe Morenë. Skënderbeu  nuk mund të pajtohej me veprime të tilla që rrezikonin të ardhmen e tij si sundimtar i pavarur, gjë që është  pasqyruar  edhe në  dokumente  të  vitit  1463  që  flasin  për  gatishmërinë  e  tij  për  të ndihmuar Bosnjën. Luftimet rifilluan në gusht të vitit 1464, kur një ushtri e komanduar nga Sheremeti u vendos pranë qytetit të Ohrit. Luftëtarët shqiptarë iu drejtuan Ohrit dhe kur arritën në afërsi të tij, Skënderbeu dërgoi 500  kalorës në  drejtim të ushtrisë  osmane  për ta m ashtruar që  t’i ndiqte nga pas, deri  në vendin  ku  qëndronin të  fshehur  luftëtarët shqiptarë.  Sipas  parashikimit  të Skënderbeut, ushtria osmane u vu në ndjekje të kalorësve shqiptarë dhe kur arriti në pritën, që  shqiptarët  e  kishin  ngritur  mjeshtërisht, ajo  pësoi  një  katastrofë  të  plotë, duke  humbur shumicën  e  ushtarëve. Në  fillim  të  muajit  shtator  të  vitit  1464, ndërkohë  që  ushtria hungareze kishte çliruar rajone  të tëra të Bosnjës  Veriore, Skënderbeu  i nisi trupat e veta të drejtim të viseve të ish-Despotatit serb të Rashës dhe, në rajonet pranë Sjenicës, u ndesh më 11 shtator me një ushtri osmane, të cilën e shpartalloi. Pas  këtyre  disfatave  sulltan  Mehmeti  II, sipas  M. Barlecit, ngarkoi  Ballaban  Beun  që  të drejtonte  ushtritë  osmane  për  mposhtjen  e  qëndresës  shqiptare. Nisur  nga  posti  real ushtarak  i  tij,  Ballaban  Beu  duhet  të  ketë  qenë  shoqëruesi  kryesor  dhe  krahu  i  djathtë  i komandantëve të ushtrive  osmane,  sepse  si  vendas ai njihte  mjaft  mirë  rrugëkalimet  nëpër
viset shqiptare dhe mjedisin shqiptar. Ballaban Beu, i njohur sipas rrëfimit të M. Barlecit, me titullin pashë (Ballaban  Pasha), ishte shqiptar dhe kishte një  karrierë  ushtarake të  gjatë  në shërbim  të Perandorisë Osmane. Në regjistrin kadastral osman të Sanxhakut Shqiptar të vitit 835 h.  (1431-1432) ai përmendet si
timarli i katër fshatrave të vilajetit të Krujës, kurse dy vjet më pas  emërohet dizdar i saj dhe gjatë vi teve 1437-1439  do të ishte vartës i Skënderbeut kur ky u  emërua si  subash i  Krujës. Ballabani përmendet aty si « gulam-i mir » dhe me cilësimin « i vogël » (Ballaban-i kyçyk), që është  në  përshtatje  me  përshkrimin  që  M.  Barleci  i  bën  fizikut  të  tij: « nga  shtati  ishte  i shkurtër  dhe  i  pakët  ».
Faqe - 392
 
Pas  çlirimit  të  Shqipërisë  në  vitin  1443  Ballaban  Beu  emigroi familjarisht. Në mesin e viteve 60 dy djem të tij, Hamzai dhe Hiziri, përmenden si timarlinj në Maqedoninë Lindore (në lindje të Serezit). Ballabani përm endet ndërkohë si « ish-dizdar i Krujës  », gjë  që  tregon  se  sulltani, kur  e  ngarkoi  me  detyrën  që  të  shkatërronte  forcat  e Skënderbeut, i kishte premtuar së paku edhe postin që kishte pasur në vitet 30. Më pas, në tetor të vitit 1466, Ballabani përmendet si zotërues i një timari të madh në rajonin e Tetovës. Para se të vendosej këtu, Ballaban Beu duhet të ketë pasur në zotërim prona diku në rajonet që shtriheshin në lindje të Ohrit, sepse në afërsi të këtij qyteti ai do të zhvillonte luftimet me forcat e Skënderbeut. Ballaban  Beu  ishte  njohës  shumë i  mirë  i  terrenit, prandaj  atij iu besua shoqëri mi,  ndoshta për raste të veçanta edhe drejtimi i forcave osmane për shkatërrimin e Skënderbeut, ish-epror i  dikurshëm  i  tij. Ai  u  përforcua  vazhdimisht  me  trupa  të  freskëta  dhe  në  luftimet  e pandërprera përdori gjerësisht sulme të befasishme dhe dredhi të shumta.  Si detyrë kryesore ai duhet të ketë pasur pushti min e qytetit të O hrit. Ndeshjen e parë me trupat e Ballabanit, sipas M. Barlecit, shqiptarët e zhvilluan në fushën e Falkalit (Valkalit) pranë malit Bigë (Furkë) në afërsi të Ohrit në vitin 1464. Plani i tij fillestar, që  t’i  sulmonte  natën  e  në befasi  shqiptarët, dështoi. Me  gjithë  dëmet  e  rënda  që  pësuan forcat  e  tij, nëpërmjet  pritave  që  kishte  ngritur  Ballabani,  arriti  të  dëmtonte  komandën  e ushtrisë  shqiptare. Në  kundërshtim  me  porositë  e  Skënderbeut, komandantët  e  reparteve shqiptare, duke  ndjekur  ushtrinë  e  shpartalluar  osmane, u  shkëputën  shumë  nga bashkëluftëtarët  e  tyre  dhe  ranë  në  pritën  e  armikut. Tetë  komandantë  të  shquar, duke përfshirë edhe  Mosi Golemin (Arianitin)  u  kapën prej ushtarëve  osmanë. Skënderbeu  bëri përpjekje të  mëdha për  lirimin e  tyre  duke  i propozuar  sulltanit shuma të mëdha  të hollash dhe lirim të robërve osmanë. Por ai nuk pranoi dhe urdhëroi që, komandantët shqiptarë, pas torturave të tmerrshme, të ekzekutoheshin duke i rrjepur të gjallë. Pak më parë, në fillim të vitit 1461, kishte vdekur edhe Gjergj Ariani ti që, pas Skënderbeut, kishte qenë personazhi më i rëndësishëm i luftës antiosmane të shqiptarëve. Edhe pas humbjes së këtyre personaliteteve të jetës politike e ushtarake të vendit, shqiptarët e vazhduan me vendosmëri luftën kundër trupave osmanë. Në Oronik të Dibrës së Sipërme, pa u parë nga rojet shqiptare, Ballabani e afroi ushtrinë e vet pranë luftëtarëve shqiptarë për t’i gjetur në  befasi. Në  sajë  të vigjilencës së Skënderbeut, i  cili i  zbul oi  vetë  forcat  armike, luftëtarët shqiptarë u hodhën  menjëherë në luftë dhe e fituan betejën. Pas kësaj, në  krye të një ushtrie të re, Ballabani u përpoq gjatë tre muajve t’i zinte në befasi shqiptarët, por kur u bind se një sulm i tillë ishte i pamundur, u ndesh me ta në fushën e Falkalit (Valkalit) pranë malit Bigë të Ohrit dhe trupat e tij u thyen keqas. Pas këtyre luftimeve, Ballabani u përpoq t’i shkatërronte forcat shqiptare, duke i goditur ata njëkohësi sht nga dy drejtime të kundërta. Prandaj në verë të vitit 1465 u nisën në të njëjtën kohë kundër Shqipërisë dy ushtri, njëra në drejtim të Ohrit dhe tjetra kundër Krujës. Duke u informuar me kohë për lëvizjen e tyre, luftëtarët shqiptarë marshuan me shpejtësi, së pari në drejtim të ushtrisë që  komandohej nga vetë Ballaban  Beu dhe  e  shpartalluan krejtësisht atë
Faqe - 393
 
po  në  fushën  e  Falkalit  (Valkalit). Pas  kësaj  shqiptarët  u  kthyen  në  drejtim  të  viseve perëndimore për t’u ndeshur me ushtrinë e dytë, të komanduar nga Jakupi, një tjetër shqiptar ky, që e njihte mirë  vendin. Për  të mos u diktuar nga  trupat e Skënderbeut, gjithnjë  sipas rrëfimit  të  M. Barlecit,  ushtria  e  Jakupit  mori  rrugët  e  Shqipërisë  së  Poshtme, që  ishte  e pushtuar, kaloi  nëpër  Berat  dhe  vijoi  marshimin  në  drejtim  të  Krujës, e  cila  veç  rojeve  të kështjellës, nuk  kishte  luftëtarë  të  tjerë  shqiptarë  që  të  ndesheshin  më  ushtrinë  e  Jakupit. Skënderbeu, pasi  shpartalloi  më  parë  forcat  e  Ballabanit  i  drejtoi  luftëtarët  e  tij  kundër ushtrisë  së  Jakupit, që ishte  vendosur  në  fushën  e  Tiranës. Në  luftimet  që  u  zhvilluan  në rajonin  e  Kasharit, forcat  osmane  pësuan  një  disfatë  të  rëndë, duke  mbetur  i  vrarë  edhe komandanti i tyre. Pas  pesë  betejave të  ashpra, që  luftëtarët  e  Skënderbeut  zhvilluan gjatë  një  viti  me  ushtritë osmane  të  drejtuara  nga  Ballaban  Beu,  edhe  pse  shqiptarët  kishin  dalë  fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se tashmë ata ishin të lodhur e të dobësuar në një m asë të tillë, sa që nuk do  të  mund  të  përballonin  një  goditje  vendimtare  të  të  gjitha  forcave  ushtarake  të Perandorisë Osmane. M brojtja e Krujës gjatë Rrethim it II (1466). Kërkesat e Skënderbeut ndaj shteteve italiane Në  gjysmën  e  parë  të  viteve  60  kufijtë  e  Perandorisë  O smane  në  Gadishullin  Ballkanik  u zgjeruan. Brenda  saj  u  përfshinë  Bosnja  Jugore  dhe  Peloponezi. I  ndodhur  në  kushte  të favorshme si asnjëherë tjetër, sulltan Mehmeti II, i mbiquajtur « Pushtuesi » (Fatihu), kërkoi të  mposhtej  me  çdo  kusht  qëndresa  heroike  shqiptare  dhe  të  dilte  në  detin  Adriatik. Ai parashikoi ta bënte atë nëpërmjet një fushate ushtarake të tillë, që do të ishte më e fuqishmja nga të gjitha ato që ishin organizuar deri atëherë kundër shqiptarëve. Me  kohë  erdhën  në  Shqipëri  njoftimet  për  përgatitjen  që  po  bënte  oborri  osman  për organizimin  e  një  fushate  ushtarake  shumë  të  fuqishme  kundër  Shqipërisë. Ndërkohë shqiptarët  ndërmorën  masa  energjike  për  fuqizimin  e  mbrojtjes  së  vendit, përforcuan kështjellat, fortesat  etj.. Kujdes  të  veçantë  ata  i  kushtuan  mbroj tjes  së  qyteti t  të  Krujës. Garnizoni i kështjellës u vu nën komandën e Tanush Topisë dhe u pajis me mjete të shumta luftarake  dhe  me  ushqimet  e  nevojshme  për  të  përballuar  një  rrethim  sa  më  të  gjatë. Popullsia e  paaftë për luftë, bagëtitë,  pasuritë e ndryshme u vendosën nëpër malësi e vende të sigurta. Në  pranverë  të  vitit  1466, në  krye  të  të  gjitha  forcave  ushtarake  të  Perandorisë  Osmane, sulltan Mehmeti  II  mori  rrugët  në drejtim  të  Krujës. Pasi  arriti  në  fillim  të  muajit  maj  në Manastir, iu  drejtua  viseve  të  lira  shqiptare, duke  marshuar  nëpër  Rrugën  Mbretërore (Egnacia). Kur ushtria osmane hyri në viset e lira u gjend nën sulmet e pandërprera të çetave të  shumta shqiptare, të  cilat  kishin  zënë grykat  dhe  shtigjet. Me vështirësi  të  mëdha e  me humbje të ndjeshme, ajo arriti të vendosej në fushën pranë Krujës. Përballë  taktikës së Skënderbeut, sulltani e  ndau ushtrinë e vet në dy pjesë. Njëra e  pajisur
Faqe - 394
 
me të gjitha mjetet luftarake të kohës, duke përfshirë edhe topa, rrethoi Krujën. Tjetra mori urdhër  të  ndiqte  e  të  asgjësonte  ushtrinë  shqiptare  që  vepronte  jashtë  kështjellës  nën komandën e Skënderbeut, si dhe çetat e shumta që sulmonin karvanet e furnizimit. Sulltan  Mehmeti II u kërkoi mbrojtësve të  kështjellës së Krujës dorëzimin e menjëhershëm dhe, pas  kundërshtimit  të  tyre, ai  urdhëroi  marrjen  e  saj  me  luftë. Sulmet  e  furishme  që ndërmorën  trupat  osmane, mbrojtësit  e  Krujës  i  përballuan  me  sukses. Detyrën  atyre  ua lehtësonin goditjet e  furishme dhe shpartalluese të luftëtarëve që vepronin jashtë kështjellës nën  komandën  e  Skënderbeut. Ata  i  bashkërendonin  veprimet  e  tyre  me  kundërsulmet  e mbroj tësve të Krujës. Duke përshkruar këto luftime, M. Barleci shkruante se « Skënderbeu me forca e ushtri të fuqishme e sulmonte çdo ditë fushimin e Mehmetit II dhe nuk i linte për asnjë  çast  të  qetë.. lëshohej  pa  pushim  mbi  të  dhe, si  një  përrua  që  zbret  nga  malet  pas shirave të mëdha mbyt dhe rrëmben çdo gjë me vete, po ashtu edhe Skënderbeu lëshohej pa pushim  mbi  fushi min  turk, herë  nga njëra  anë,  herë  nga  ana  tjetër, e  trondiste atë  kudo,  i shkaktonte armikut vrasje, dëme dhe humbje shumë të mëdha ». Kudo që vepronin luftëtarët shqiptarë, si sulmues nën drejtimin e Skënderbeut, nëpër çetat, apo si mbrojtës të kështjellave, treguan trimëri të papërshkruar, që la gjurmë të pashlyeshme edhe te armiqtë dhe u përjetësua në veprat e historianëve të vjetër osmanë. Njëri prej këtyre, Idriz Bitlisiu vinte në dukje me këtë rast se shqiptarët « janë nga natyra trima e guximtarë sa nuk ka ku të vejë më. Në sulm e në qëndresë janë shumë të rrëmbyeshëm e të patundshëm. Shigjetat e shiut  të vuajtjeve e të fatkeqësive  ata i  presin  me  kraharorët e tyre të  hapur dhe nuk vënë kurrë para armikut mburojën e dobësisë e të përuljes ». Kurse Qemal pasha Zade ka  shkruar  për  këto  ngjarje  se  edhe « luftëtari  më i  dobët  i  arbërve  është  nga  më  trimat e fushës së luftës, tamam sikur të ishte kalorës i  hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalë, as mjete lufte, por ka  në vend të kuajve shtiza që fluturojnë si vetëtima,  ka ushta maja e  të cilave është plot helm si thumbi i grerëzave, ka edhe një hark prej druri e bashkë me të disa shigjeta, por megjithatë ai është më i fortë se hekuri ». Pas  më  se dy muaj  luftimesh të  ashpra, sulltan Mehmeti  II u  bind edhe  këtë  herë  se Kruja nuk mund të pushtohej me forcën e armëve.  Prandaj ai mendoi nënshtrimin e saj nëpërmjet një  rrethimi  të  vazhdueshëm  derisa  uria  t’i  detyronte  mbrojtësit  e  Krujës  të  dorëzoheshin. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Beut, duke i lënë nën komandë një pjesë të ushtrisë.  Krahas rrethimit të kështjellës së Krujës, ata do të ushtronin një presion të pandërprerë mbi të gjitha viset  e  lira  shqiptare. Për  të  mbështetur  veprimtarinë  luftarake  të  trupave  të  Ballabanit, furnizimin e tyre me mjete lufte dhe me ushqime, si dhe për të shkëputur nga trungu i shtetit
shqiptar një pjesë të tij, Mehmeti II vendosi që të rindërtohej plotësisht e të fuqizohej fortesa e  lashtë  e  Valmit  në luginën  e  lumit  Shkumbin. Punimet u  bënë  në prani  të  sulltanit  dhe vazhduan me vrull një muaj të tërë. Ato përfunduan në korrik të vitit 1466. Për të shprehur rëndësinë e  veçantë  që  kishte kjo fortesë për zhvillimin e mëtejshëm të luftës,  sulltani i vuri emrin Ilbasan (Elbasan) d.m.th. « vend që sundon ». Në  korrik të vitit 1466  sulltan  Mehmeti II  bashkë  me pjesën  më të madhe të  ushtrisë mori rrugën e largimit nga Shqipëria. Në fund të korrikut ata ishin në Manastir dhe vijuan rrugën
Faqe - 395
 
në drej tim të Përlepit, Shtipit e Plovdivit për të arritur në Stamboll. Pas largimit nga Elbasani ushtria osmane pushtoi përfundimisht qytetin e Ohrit. Banorët e tij luftuan për mbrojtjen e qytetit të tyre, prandaj sulltan Mehmeti II arrestoi dhe i internoi në Stamboll kryepeshkopin e Ohrit, Dorotheun, bashkë  me  shumë fisnikë  e  klerikë  të  tjerë të  qytetit. Me premtimin  se nuk do t’i trazonte, sulltan Mehmeti II arriti të shtinte në dorë me mijëra e mijëra njerëz që ishin strehuar në një  rajon malor të  quajtur Kidna. Gjithnjë sipas  rrëfimit të M. Barlecit, si hakmarrje për disfatën  e pësuar, sulltani masakroi  barbarisht afro 8 mijë veta  të strehuar në atë  rajon  malor. Por  edhe  masakra  të  tilla  nuk  i  ligështuan  shqiptarët. Këta  i  vazhduan luftimet  edhe  pas  largimit  të  sulltanit, duke  mbrojtur Krujën dhe u përpoqën të  shtinin  në dorë  kështjellën  e  Elbasanit, e  cila  bashkë  me  Ohrin  u  krijoi  mundësi  osmanëve  të kontrollonin lëvizjet nëpër Rrugën Mbretërore (Egnacia). Gjendja ekonomike e vendit ishte përkeqësuar dhe uria po i kërcënonte shqiptarët.  Duheshin siguruar ndi hma në ushqime, në armë etj.. Luftimet e vitit 1466 në Shqipëri, ishin të përmasave të mëdha dhe të një rëndësie të veçantë edhe për fatin e Italisë e të  vendeve  të tjera  evropiane. Prandaj ato  tërhoqën vëmendjen  e tyre, sepse, siç  thuhej  ato  ditë, trupat  osmane « ishin  në  dyert  e  Italisë » dhe  po  të  binte qëndresa shqiptare, ajo do të ishte viktimë e tyre. Në  këto  rrethana,  në  fund  të  majit  1466  u  mblodhën  në  Romë  ambasadorët  e  shumë shteteve italiane. Me këtë rast Papa u kërkoi që të bashkoheshin jo vetëm  forcat e shteteve italiane, por  edhe  të  vendeve  të  tjera  evropiane, për  të  përballuar  sulmin  e mundshëm  të ushtrisë osmane mbi  Italinë. Kjo  situatë e rrezikshme për shtetet evropiane duhej  t’i nxisteato që t’u dërgonin shqiptarëve ndihma ekonomike dhe ushtarake. Për të përballuar gjendjen shumë të rëndë të vendit të vet, Skënderbeu iu drejtua për ndihmë shteteve italiane. Ai dërgoi në Venedik të birin, Gjonin, ndërsa në nëntor të vitit 1466 u nis vetë  për  në  Napoli  e  në  Romë. Ai  qëndroi  në  Itali  deri  në  fund  të  marsit  të  vitit  1467, ndërkohë që trupat osmane mbanin të rrethuar Krujën. Misioni i djalit të Skënderbeut në Venedik nuk dha përfundimet që pri teshin, sepse ndihmat për shqiptarët shiheshin atje si shpenzime të shumta e të paleverdisshme. Megjithëkëtë, për të  ndihmuar  Skënderbeun  Republika  e  Shën  Markut  kishte  dërguar  pranë  tij  një  numër ushtarësh, ndërkohë përpiqej të rifillonte bisedimet për paqe me osmanët. Komandanti i  trupave osmane  në Shqipëri, Ballaban  Beu, ndoqi  me vëmendje veprimtarinë diplomatike  të  Skënderbeut  në  Itali  dhe  u  përpoq  që  ky  të  dështonte  në  misionin  e  vet. Osmanët i kërcënuan vendet e tjera dhe e detyruan Senatin e Raguzës të ndalonte ardhjen e Skënderbeut  në këtë  qytet  gjatë  udhëtimit  për  në  Itali. Ndërkohë  përfaqësues  të  Ballaban Beut  shkuan  në  oborrin  napolitan  për  të  penguar  ndihmat  për  shqiptarët. Me  sa  duket Ballabani  deri  diku  ia  arriti  këtij  qëllimi, sepse  gjatë  muajve  nëntor-dhjetor 1466, kur Skënderbeu  ishte  në  Napoli, nuk  siguroi  ndonjë  ndihmë  të  rëndësishme  prej  oborrit napolitan.
Faqe - 396
 
Pas  Napolit, i  shoqëruar  me  pak  kalorës, Skënderbeu  shkoi  në  Romë. Banorët  e  saj  i rezervuan atij një pritje  aq masive, madhështore e triumfale, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në  atë  qytet. Kjo pritje ishte  shprehja  më e  qartë  dhe  e  sinqertë  e  ndjenjave  të  vërteta  të popullit  italian  për  luftën  e  popullit  shqiptar  dhe  udhëheqësin  e  tij. Papa  organizoi  për Skënderbeun ceremoni zyrtare, por ndihma materiale e tij qe e vogël për nevojat e ngutshme të shqiptarëve, gjë që e  bëri të pakënaqur  kom andantin  shqiptar. Në  çastet e largimi t  të tij nga Roma, shkruanin  ato  ditë  bashkëkohësit, Skënderbeu  u shpreh  plot sarkazëm  se « më parë do të  donte  të bënte luftë me kishën  sesa me  turkun », dhe « nuk besonte  se mund  të gjendej shpirtvogëlsi më e madhe në botë sesa te këta priftërinj ». Pas një qëndrimi dymujor Skënderbeu  u  largua  nga  Roma  dhe  u  kthye  sërish  në  Napoli, ku  qëndroi  gjatë,  por  nuk siguroi  ndonjë  ndihmë  efektive. Edhe  mbreti  Ferdinand  i  Napoli t, ashtu  si  Venediku, përpiqej të shmangte  rrezikun  osman mbi shtetin e  tij, jo aq me  veprime efektive ushtarake sesa me anën e bi sedimeve sekrete për paqe me sulltan Mehmetin II. Rrethim i III i Krujës (1467). Vdekja e Skënderbeut (17 janar 1468) Në mars të vitit 1467, kur Skënderbeu gjendej në Itali, nëpunësit osmanë kryen regjistrimin e popullsisë e të tokave në një rajon të kufizuar të viseve të shkelura prej  tyre për të vendosur në  to  sistemin  feudal  ushtarak  të timareve. Ky  regjistri m dëshmon  mirë  për  pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në luftë.  Sipas tij, dhjetëra fshatra ishin shkatërruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave të tjera kishin mbetur me pak banorë dhe kishin nga një familje deri në dhjetë.  Kjo pamje  e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrënimet e  luftës dhe masakrat e pushtuesve. Ajo lidhej edhe me largimin e popullsisë shqiptare, të paaftë për luftë, në  vende  të  sigurta e  të paarritshme  për  armiqtë, ndërkohë  që  të  tjerë  gjendeshin  në radhët e njësive luftarake të Skënderbeut. Për më tej dhuna e pushtuesit dhe uria detyroi të emigronin nga Shqipëria në vendet e tjera, kryesisht në Itali, me mijëra e mijëra shqiptarë. Regjistri  tregon  se  osmanët  kishin  arritur  përkohësisht  të  shtinin  në  dorë  një  numër kështjellash  të  Skënderbeut,  që  kontrollonin  rrugët  e  komunikimit  të  Krujës  m e  viset  që shtriheshin  në  lindje  të  saj, si  Stelushin, Gurin  e  Bardhë, Koxhaxhikun  e  Rahovnikun (Dibrën). Gjithashtu ai dëshmon se, në atë kohë, ndërmjet shqiptarëve dhe osmanëve ishin zhvilluar  luftime  të  ashpra  në  tri  rajone  kryesore:  në  atë  të  Krujës,  të  Koxhaxhikut  (në luginën e Drinit të Zi dhe në juglindje të Dibrës) dhe të Rekës (në verilindje të Dibrës). Në këto  rajone  shumë  fshatra  ishin  braktisur  tërësisht  nga  banorët  për  shkak  të  luftimeve  të ashpra që ishin zhvilluar pranë tyre. Ndërkohë osmanët u përpoqën të vinin nën kontrollin e plotë  të tyre  edhe  rajone  të tjera, prandaj vijuan  riregjistrimin kadastral të  tyre,  në rajonet e Tetovës, të Kërçovës etj.. Krahas premtimit për postin e dizdarit të Krujës, në tetor të vitit 1466 sulltani i kishte dhënë në zotërim Ballaban Beut një timar të madh në rajonin e Tetovës, me qëllim që të luftonte sa më energjikisht për nënshtrimin e atyre viseve. Në  ditët  e  para  të  prillit  të  vitit  1467, Skënderbeu u kthye në  atdhe  nga Italia. Në gjirin e popullit  të  vet, si  gjithnjë, ai  gjeti  besimin  e  patundur,  dashurinë  e  pakufishme  dhe gatishmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë e vendit të tyre.
Faqe - 397
 
Skënderbeu organizoi menjëherë një ushtri të fuqishme prej  16 mijë luftëtarësh. Rradhët  e saj  vazhdimisht  shtoheshin, sepse, siç  tregonte  një  raguzan, « arbërit  vërshonin  drejt Skënderbeut ». Me  këto  forca, më  19 prill  1467, Skënderbeu sulmoi papritur dhe shpartalloi  krejtësisht  një ushtri  që  shkonte  në  përforcim  të  trupave  osmane  që  m banin  të  rrethuar  Krujën. Komandanti i saj, i cili ishte vëllai i Ballabanit, Jonima, bashkë me të birin, ranë rob në duart e shqiptarëve. Pas katër ditësh, më 23 prill, luftëtarët e Skënderbeut marshuan me shpejtësi në  drejtim  të  Krujës. Këta, duke  bashkërenduar  veprimet  e  tyre  me kundërsulmet  e garnizonit  të  kështjellës, e  futën  ushtrinë  osmane  ndërmjet  dy  zjarreve  dhe  e  shpartalluan keqas. Gjatë betejës Ballaban Beu u vra nga një mbrojtës krutan i kështjellës, Gjergj Aleksi. Ai u varros në Petrelë. Trupat  osmane  u  tërhoqën të  shpartalluara dhe shqiptarët  çliruan kështjellat  që  u  pushtuan gjatë rrethimit të dytë të Krujës. Skënderbeu rrethoi edhe kështjellën e Elbasanit, por, duke mos pasur artileri, nuk e mori dot. Me këto fitore shqiptarët i dhanë fund rrethimit të dytë të Krujës, duke u shkaktuar humbje të  rënda  forcave  ushtarake  të  Perandorisë  Osmane. Megjithëkëtë  sulltan  Mehmeti  II  nuk hoqi dorë nga synimi i tij për ta mposhtur sa më shpejt qëndresën shqiptare. Pa  kaluar  një  muaj  nga  shpartallimi  i  trupave  të  Ballabanit,  në  fund  të  majit  të  vitit  1467, sulltan Mehmeti  II erdhi  përsëri  në Shqipërinë me të  gjitha forcat ushtarake  të Perandorisë Osmane. Kur  u  futën  në  luginën  e  Shkumbinit, trupat  armike  u  goditën  prej  luftëtarëve shqiptarë. Duke përshkruar zhvillimin e kësaj beteje, historiani osman Ibn Kemal shkruante se  pranë  Bushekut (në  juglindje  të  Elbasanit) « arbërit  e  ndezën  zjarrin  e  luftës, morën  në duart  e  tyre  ushtat, të  cilat  u  ngjajnë  gjarpërinjve  helmues  dhe  qëndruan  në  grykat  e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrëmjes... Kur lufta pushoi, u grumbulluan të gjithë  në  një  vend  dhe  në  mëngjes dolën si  një  lumë  nga lugina  dhe  u vërsulën  menjëherë mbi ushtrinë e Anadollit ». Beteja ishte e ashpër. Asnjëra palë nuk mundi të sigurojë fitoren. Lidhur  me këtë  ngjarje kronisti  bizantin  Kritobuli  vinte në dukje se « sulltani  pasi  urdhëroi ushtarët që të  grabisnin e  të plaçkisnin... la maleve pjesën më të  madhe dhe më luftarake të ushtrisë... kurse ai duke qëndruar bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë, plaçkiste vise të tjera të vendit, duke marshuar me ndalesa dhe duke ngritur fushime ». Pas këtyre veprimeve, sulltani me  pjesën  kryesore  të  ushtrisë  rrethoi Krujën duke  menduar  se  mbrojtësit  e  saj, të  lodhur nga  rrethimi i mëparshëm  njëvjeçar, nuk  do  t’u  bënin  dot  ballë  goditjeve  të  reja. Trupat osmane sulmuan gjithashtu Durrësin dhe qendra të tjera të fortifikuara. Ashtu  si  në  rrethimet  e  mëparshme  të  Krujës, Skënderbeu  me  pjesën  kryesore  të  trupave shqiptare  qëndroi  në rrethinat  e  saj dhe prej andej organizoi  vazhdimisht sulme mbi forcat osmane, që mbanin të rrethuar kështjellën, e cila mbrohej si edhe më parë nga garnizoni i saj nën komandën e Tanush Topisë. Përballë  vendosmërisë  së  patundur  të  shqiptarëve  për  të  mbrojtur  me  çdo  kusht  lirinë  e
Faqe - 398
 
vendit, i bindur plotësisht se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan  Mehmeti  II  vendosi  të  përdorte  tani, me  përmasa  shumë  më  të  gjera  se  më  parë, mjetin më ekstrem: shfarosjen në masë të popullsisë. Jo  vetëm  te  kronistët  bizantinë  e  osmanë, si  bashkëkohës  të  këtyre  ngjarjeve,  por  edhe  në letërkëmbimin e  atyre ditëve  dhe në  dokumente të tjera të kohës, përmenden në mënyrë  të veçantë  masakrat  e  ushtrive  osmane  gjatë  vitit  1467  në  Shqipëri. Në  to  vihen  në  dukje « mizoritë e pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri e as për dhimbje nuk të fal dhe nuk ka  mëshirë », që «  po  bën  në  Arbëri  një  mijë  dhunime, vrasje  e  mizori  dhe  po  djeg  e shkatërron  një  popull  të  tërë ». Këto  veprime  shtazarake  shfarosën  me  mijëra  e  mijëra njerëz, mijëra e mijëra të tjerë u detyruan të linin trojet e tyre e të merrnin rrugët e mërgimit, por, megjithëkëtë, ai  nuk  arriti  të  thyente  vullnetin  dhe  qëndresën  e  një  populli  të  tërë,  që luftonte për të mbrojtur lirinë e vendit të vet. Në  mbarim të verës, trupat  osmane me sulltan « fitimtarin » në krye, të rraskapitura dhe pa asnjë  shpresë  fitoreje, morën  rrugën  e  kthimit  të  ndjekura  këmba-këmbës  prej  luftëtarëve shqiptarë. Si  rrjedhojë  e  humbjeve  të  rënda, që  pësuan  trupat  osmane  gjatë  viteve  1466-1467, sulltan Mehmeti II u detyrua të hiqte dorë për disa vjet nga plani i tij për pushtimin e Shqipërisë nëpërmjet fushatave të mëdha ushtarake. Pas  largimit të  trupave osmane, si  detyrë e  ngutshme përpara  vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në  këtë  drejtim, në janar  1468  Skënderbeu thirri  në  Lezhë  Kuvendin  e  fisnikëve  të  vendit. Ndërkohë  një  ushtri  osmane  e  ardhur  nga  Kosova, sulmoi  viset  e  Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u  zhvillua  pranë  lumit  të  Kirit. Këtë  herë  shqiptarët  luftuan  pa  komandantin  e  tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, m ë 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së  rrahuri  zemra  e  tij. Lajmi  i  vdekjes  së  Skënderbeut  shkaktoi  një  pikëllim  të  rëndë  e  të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. « Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe ». Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare. Qëndresa antiosm ane e shqiptarëve të M oresë në shek. XV Si rezultat i emigrimeve masive, që vazhduan gjatë gjithë gjysmës së parë të shek. XV, Morea (Peleponezi) kishte në këtë kohë një popullsi shqiptare mjaft të dendur. Ngulimet shqiptare qenë të shpërndara  në të  gjitha hapësirat  e  Moresë, në Akne, Korint, Argi, Arkadi, Meseni, Bardhuni, Majnë  e  në Lakoni. Dokumentet veneciane  dhe  regjistrat osmanë të kësaj kohe japin  të  dhëna  mjaft  interesante  për  shpërndarjen  e  ngulimeve  shqiptare  në  More, për organizimin e bashkësive  shqiptare, veprimtarinë prodhuese të  tyre, për marrëdhëniet  e tyre me  autoritetet  vendase  etj.. Sipas  tyre  në  mjaft  zona  shqiptarët  përbënin  popullsinë dërrmuese. Kështu, sipas  një  regjistri  osman  të  gjysmës  së  dytë  të  shek.  XV, del  se  155
Faqe - 399
 
qendërbanime  ndër  198  që  kishin  nahijet  e  Kallandricës, Sandamerit, Grebenesë  e  të Hllamucit, në  Morenë  veriore  e  të  mesme, ishin  të  banuara  nga  shqiptarë. Raporte  të ngjashme  demografike  ndeshen  edhe  në  zona  të  tjera, në  Korint, Arkadi, Majnë, Meseni, Lakoni  etj.. Mbi  bazën  e  një  pranie  të  tillë  masive  të  banorëve  shqiptarë, zona  të  tëra  në More cilësohen shpesh nga burimet e kohës si vende të arbërve. Qendërbanimet  e  shqiptarëve  të  Moresë  kishin  në  shumicën  e  tyre  emra karakteristikë shqiptarë  që  pasqyronin ose emrin  e  origjinës  së banorëve ose emrin e familjes kryesore  të bashkësisë. Ndër emrat më tipikë të këtyre qendërbanimeve përmenden të tilla  si: Lëndina, Mali, Lumi, Ripësi, Balta, Buzë-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Këmbëthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj.. Qendërbanimet  shqiptare  të  Moresë  ishin  të  karakterit  bujqësor  dhe  blegtoral. Ato përbëheshin nga territori i banuar dhe nga sipërfaqja e arave, ullishteve, kullotave, pyjeve etj.. Për shfrytëzimin  e  tyre, ashtu  si  banorët  e  tjerë, shqiptarët  duhej  t’u  paguanin  detyrimet përkatëse  zotërve  ligjorë  të  tokës, që  ishin  sipas  rastit  Perandoria  Bizantine, despotët  e Moresë, princët  latinë  të  Akesë  apo  të  Athinës, Republika  e  Venedikut  ose, në  fund, edhe sulltani osman. Gjithsesi  detyrimi  kryesor që  shqiptarët  duhej  t’u  ofronin  sundimtarëve  të vendit, ishte shërbimi ushtarak, që kryhej nga burrat e aftë për luftë, kryesisht në mbrojtjen e kështjellave në rast rreziku. Nga shek. XV fillojnë të bëhen gjithnjë më të shpeshta në More repartet  e  luftëtarëve  profesionistë  shqiptarë  (stratiotët). Këto  ishin  njësi  të  kalorësisë  së lehtë  që  ndonjëherë  përfshinin  disa  mijëra  luftëtarë. Nën  komandën  e  një  kreu  stratiotët shqiptarë  siguruan  për  një  kohë  të  gjatë  mbrojtjen  e  kështjellave  nga  sulmet  osmane. Repartet e stratiotëve ngriheshin mbi bazën e përkatësisë së njëjtë etnike, por në to luanin rol edhe  lidhjet  familjare. Pjesëtarët  e  tyre  ishin  shpeshherë  anëtarë  të  një  ose  më  shumë grupeve  familjare. Një gjë  e  tillë  i bënte  repartet  e  stratiotëve  njësi  vërtet të qëndrueshme dhe  koherente. Moment  i  rëndësishëm  i  këtij  kohezioni  qe  figura  e  komandantit  të stratiotëve (capo  stratioti). Ky  gëzonte  një  autoritet  të  padiskutueshëm,  që  rridhte  si  nga prejardhja ashtu dhe nga virtytet dhe lavdia e tij luftarake. Stratiotët  shqiptarë  u  bënë  kështu  protagonistët  e  qëndresës  kundër  invazionit  osman  në More. Në  fillim  të  shek. XV  Peloponezi  vazhdonte  të  ishte  i  copëtuar  politikisht  midis sundimtarëve  të  ndryshëm. Pjesa  veriore  e  tij  ndahej  ndërmjet  princit  gjenovez  Asani  II Açajuoli, kurse  pjesa  jugore  qeverisej  nga  despotët  bizantinë  të  familjes  perandorake  të Paleologëve. Nga  ana  e  vet,  Republika  e  Venedikut  kontrollonte  një  numër  kështjellash strategjike të  shpërndara gjatë  bregdetit, siç ishin  ato  të  Koronës, Modonit, Nauplionit etj.. Burimet e kohës njoftojnë se në zona të gjera të Peloponezit, si në Arkadi, Bardhuni, Mainë etj., kishte bashkësi të tëra shqiptare që qëndronin më vete e qeveriseshin nga krerët  e tyre. Një  numër  akoma  më i  madh  fshatrash  shqiptare ishin  nën  juridiksionin e  sundimtarëve  të huaj  të  Peloponezit. Shqiptarët  përbënin  gjithsesi  forcën  kryesore  ushtarake  të  këtyre sundimtarëve. Kjo është arsyeja që shqiptarët e Peloponezit, pavarësisht nga statusi i tyre, u bënë këtu faktori kryesor i qëndresës antiosmane.
Faqe - 400
 
Ballafaqimi i parë i shqi ptarëve të Peloponezit me osmanët u bë në vitin 1432. Komandanti turk  i  Thesalisë, Turhan  Pasha, kreu  atë  vit  një  inkursion  që  preku  deri  viset  qendrore  të Peloponezit. Ndërkohë që despotët bizantinë dhe sundimtarët e tjerë të Peloponezit nxituan të binin në ujdi me Turhan Pashën, shqiptarët i bënë këtij një qëndresë të ashpër. Qendra e saj u bë Davi, lokaliteti i Arkadisë së banuar nga popullsi e dendur shqiptare. Pas betejash të përgjakshme, forcat  osmane  mundën  të  fitojnë  epërsi  e  t’i  thyejnë  shqiptarët  në  një  sulm vendimtar. Shumë prej këtyre mbetën të vrarë. Turhan Pasha urdhëroi të thereshin deri tek i fundit kryengritësit shqiptarë, që u zunë rob e që ishin rreth 800 veta, dhe me kokat e prera të tyre u ngritën pirgje. Në  vitin 1444 shënohet  një  tjetër  moment  i  rëndësishëm  i  qëndresës antiosmane  të shqiptarëve  të  Moresë. Kësaj  radhe  kundër  osmanëve  u  ngrit  edhe  despoti  Konstantin Paleologu, i  cili  shpresonte  të  shfrytëzonte  rastin  për  të  shtrirë  sundimin  e  tij  në  krejt Peloponezin, madje  edhe  përtej  tij. Në  fakt  tentativa  e  tij  gjeti  përkrahje  jo  vetëm  te shqiptarët e Peloponezit, por edhe tek ata të Beocisë, Atikës e Thesalisë. Autoriteti i sulltanit në këto vende u godit rëndë dhe në fund të vjeshtës vetë sulltan Murati II u nis me një ushtri të  madhe  kundër  kryengritësve. Pasi  shkatërruan  murin  mbrojtës  të  istmit  të  Korintit (Eksamilin) që ndante Peloponezin nga kontinenti, ushtritë osmane u derdhën duke e shtruar vendin në zjarr e hekur. Despoti Konstandin i trembur nga reagimi i egër i Sulltanit nxitoi të kërkojë  ujdi  me  të,  duke  pranuar  të  bëhej  vasal  i  tij  si  dhe duke  dhënë  një  tribut  tepër  të rëndë. Sidoqoftë edhe pas kësaj fushate, osmanët ende nuk vendosën të instalonin garnizone ushtarake në Peloponez, në Atikë e në Beoci, siç kishin bërë në Thesali e Maqedoni. Ballafaqimi me osmanët nxori në pah edhe kontradiktat midi s shqiptarëve dhe sundimtarëve greko-bizantinë të Peloponezit. Ndërsa të parët i tërhiqte në qëndresën antiosmane dëshira për  të ruajtur lirinë dhe pronat e  veta, të  dytët  bashkoheshin me të për të ruajtur e zgjeruar privilegjet e zotërimet e tyre. Qëllimet egoiste i shtrëngonin këta të kërkonin me rastin më të parë kompromis me pushtuesin. Kundërshtia  e  motiveve  dhe  e  interesave  çoi  pashmangërisht  në  konflikt  të  hapur  midis despotëve  greko-bizantinë  dhe  shtetasve  të  tyre  shqiptarë. Në  viti n  1453  shqiptarët  e Peloponezit të udhëhequr nga Pjetër Bua dhe Teodor Buhali, ngritën krye kundër despotëve Dhimitër  e  Thoma  Paleologu. Me  kryengritësit  shqiptarë  u  bashkua  dhe  princi i  Akesë, Centurion Zakaria. Shqiptarët i ofruan shërbim Venedikut nëpërmjet qeveritarit venecian të Koron-Madonës. Senati e urdhëroi këtë që « t’i mbante arbërit me shpresë, duke i nxitur e dhënë  kurajo  për të  luftuar trimërisht ». Por vetë nuk u  angazhua, përkundrazi. Në  korrik 1454 Venediku dërgoi një legat në More, i cili kishte për detyrë që të paqëtonte shqiptarët me despotët. Megjithatë, shqiptarët nuk dëgjuan të merreshin vesh me despotët Paleologë. Ata vendosën të njihnin si sundimtar të vendit Manuel Kantakuzenin, rival i të parëve. Burimet duan të thonë se Manueli dhe gruaja e tij për të vendosur këtë aleancë u detyruan të merrnin emrat shqiptarë  Gjin  e  Kuqe. Pavarësisht  se Buhali  u  zu rob gjatë  një beteje, kryengritësit shqiptarë e rrezikuan rëndë pushtetin e despotëve Paleologë.  Të dëbuar nga një pjesë e mirë e  zotërimeve  të  tyre, këta  iu  drejtuan  për  ndihmë  Turhan  Pashës, i  cili  dërgoi  menjëherë
Faqe - 401
 
trupat  e  tij  në  Peloponez. Forcat  e  bashkuara  osmano-greke  u  drejtuan  më  së  pari  në kështjellën e Bardhunies, ku shqiptarët ishin strehuar bashkë me familjet e tyre. Pas disa ditë luftimesh, këta u përpoqën të çajnë rrethimin, por pa sukses. Sipas historianit Halkokondili, turqit  zunë rob  rreth 10 mijë veta, më të shumtët  ishin gra e fëmijë. Në  Leondari, në luftë me  forcat  osmane, ra  komandanti  shqiptar  Petro  Buziqi. Paskëtaj  forcat  greko-osmane morën  edhe  fortesat  e  Itonit  e  të  Aetosit, duke  shtypur  edhe  kësaj  here  shqiptarët kryengritës. Një pjesë e mirë e këtyre u detyruan të pranojnë përsëri sundimtarët e vjetër. Pas  kësaj fushate u pa qartë  se pengesa kryesore që u kundërvihej  osmanëve në  Peloponez ishin  popullsitë  e  atjeshme  shqiptare. Despotët bizantinë, në  grindje  me  njëri-tjetrin e  me sundimtarët e  tjerë, ranë përfundimisht në  gjendjen e vasalit të sulltanit. Ky i  la ata akoma për ca kohë në krye të zotërimeve të tyre me kusht që të paguanin një haraç të rëndë dhe të mbanin nën fre shqiptarët e pabindur. Dhimitër e Thoma Paleologu nuk ishin në gjendje të plotësonin as njërin e as tjetrin nga këto kushte.  Në prill të vitit 1458 vetë sull tan Mehmeti II u  vu  në  krye  të  një  ushtrie  që  në  15  maj  kaloi  fortifikimet  e  Heksamilit,  të  cilat  mbronin kalimin e istmit  të  Korintit  e  u derdhën në  Peloponez. Despotët  Paleologë nisën me ngut një  ambasadë  për  te  sulltani,  për  t’i  dorëzuar  një  pjesë  të  haraçit  e  për  t’i  dhënë  provë  të besnikërisë  së  tyre. Por  kësaj  radhe  Mehmeti  II  kishte  vendosur  ta  nënshtronte përfundimisht  Peloponezin e t’i jepte fund sundimit  të  despotëve  bizantinë. Prej Korintit, ushtria osmane depërtoi drejt jugut dhe u ndal nga shqiptarë vendas të prirë nga kreu i tyre, Dhoksi. Pas  një qëndrese  të  ashpër, mbrojtësit shqiptarë  pranuan  ta dorëzojnë  kështjellën kundrejt premtimit se ata dhe familjet e tyre nuk do  të pësonin gjë. Megjithatë sulltani vuri një garnizon osman në kështjellë dhe mori me vete 300 fëmijë si pengje. Prej  Tarsit  ekspedita  osmane  iu  drejtua  kështjellës  së  Fliundi t,  ku  ishin  grumbulluar shqiptarët  dhe  grekët  e  rrethinave.    Përballë  qëndresës  së  pamposhtur  të  të  rrethuarve, osmanët  tentuan  t’i  bindin  ata  të  dorëzohen  duke  u  prerë  burimet  e  ujit. Historiani Halkokondili tregon se gjendja e të rrethuarve u bë aq e rëndë, saqë ata u detyruan të therin kafshët në  mënyrë që  me gjakun e  tyre të  shuanin etjen  dhe  të gatuanin bukën.   Ndërkohë trupat  jeniçere  zbuluan  një shteg të mureve  të  paruajtur, u derdhën  nëpër  të  dhe  dogjën e
plaçkitën qytetin. Pothuaj krejt popullsia vendase u masakrua. Paskëtaj  osmanët  iu  drejtuan  kështjellave  Akriv  dhe  Rupel; dy  ditë  me  radhë  mbrojtësit  e Rupelit, që ishin gjithashtu shqiptarë, u mbrojtën me vendosmëri.  Por më në fund, përballë epërsi së absolute të forcave osmane ata vendosën të dorëzohen.   Gjithë popullsia e Rupelit, me gra e fëmijë, u shpërngulën me forcë në Stamboll. Vetëm 20 shqiptarë që kishin luftuar më  parë në  Tars kundër sulltanit e që me të njëjtin  qëllim kishin  ardhur  edhe në  Rupel, iu nënshtruan  hakmarrjes  së  Mehmetit  II. Ky  urdhëroi  që  t’u  thyheshi n  gjymtyrët  me  gjyle hekuri. Prej  këndej  trupat  osmane  vazhduan  marshimin  e  tyre  drejt  jugut  dhe  rrethuan  fortesën malore  të Pazenikit. Fillimisht  ata  u  përpoqën  ta  marrin  me  forcë  këtë  fortesë, por mbroj tësi t  shqiptarë  të  saj  i  thyen  sulmet  e  njëpasnjëshme  të  osmanëve. Paskëtaj  sulltani mendoi  t’i  bindë  shqiptarët  ta  dorëzojnë  me  dëshirë  fortesën  e  për  këtë  qëllim  përdori  si
Faqe - 402
 
ndërmjetës  Manuel  Kantakuzenin, që  gjatë  kryengritjes  së  vitit  1454  ishte  njohur  nga shqiptarët si despot, në vend të Thomait e Dhimitrit. Por shqiptarët deklaruan se nuk kishin ndërmend  t’i  venin  pas  ish-prijësit  të  tyre  në  rrugën  e  bashkëpunimit  me  sulltanin. Përfundimisht, Mehmeti  II  u  shtrëngua të  hiqte  rrethimin  e  Pazenikit e të  merrte  rrugën e kthimit  drejt veriut. Përpara  se të kapërcente  istmin, Mehmeti  II vendosi  të  pushtonte  me çdo  kusht  fortesën  e  Korintit, të  cilën  trupat  e  tij  e  mbanin  të  rrethuar  që  nga  fillimi  i fushatës. Mbrojtësit  e  kështjellës, ndër  të  cilët  shumë  shqiptarë, u  rezistuan  trimërisht bombardimeve e sulmeve të pafund të osmanëve. Kur sulltani u bë gati të ngrinte rrethimin e të kthehej në Stamboll, disa fisnikë të qytetit me peshkopin grek në krye i çuan atij fjalë se mbroj tësi t  ishin  në  pikën  e  fundit  të  qëndresës, duke  qenë  se  tashmë  u  ishin  mbaruar  të gjitha  rezevat  ushqimore. Ky  lajm  e  bëri  sulltanin  të  kthejë  mendje  e  të  sulmojë  më  me egërsi  kështjellën  e  rrethuar. Më  6  gusht  1458  komandanti  i  kështjellës  Mateo  Asanes  ua dorëzoi  atë  osmanëve, pasi  u  këshillua  me  zotërit  e  tij,  despotët  Thoma  e  Dhimitër Paleologu. Bashkë me Korintin këta u detyruan t’i lëshojnë sulltanit pjesën më të madhe të zotërimeve të  tyre, Patrasin, Voshticën, Kalavriten etj., si  dhe  t’i japin atij  një  tribut  vjetor prej  3 mijë  dukatesh. Ndërkohë Mehmetit  II i  ishte dorëzuar edhe  qyteti  i Athinës. Gjatë kthimit për në Stamboll, sulltani bëri një vizitë në qytetin e famshëm, i pritur me nderi m nga kleri që i dorëzoi në mënyrë solemne çelësat e qytetit. Ngjarjet  e  viti t  1458  e  prishën  përfundimisht  aleancën  e  shqiptarëve  me  despotët  e paqëndrueshëm të Peloponezit, të cilët këtej e tutje sundonin si vasalë të thjeshtë të sulltanit në zotërimet  e pakta  që ky u  la në  Peloponez. Madje  shumë shpejt dy vëllezërit Paleologë hynë në  luftë me  njëri-tjetrin për shkak të këtyre zotërimeve. Në këtë luftë civile Dhimitri kërkoi  bashkëpunim  me  krerët  shqiptarë  me  ndihmën  e  të  cilëve  mori  kështjellat  e Karitanicës, Bardhunies, Kastricës, Kallamatës, Zarnatës, si dhe gjithë krahinën e Mainës, në ekstremin jugor të gadishullit.  Mehmeti II dërgoi qeveritarët e Thesalisë dhe të Peloponezit për  të  shuar  kryengritjen, por  këta  s’mundën  përveçse  arritën  disa  fitore  të  pjesshme  e  të paqëndrueshme. Edhe  paskëtaj  krerët  shqiptarë  të  kështjellave  vazhduan  të  mos  t’i bindeshin  as  sulltanit  e  as  despotëve  bizantinë. Ndaj  në  prill  1460  Mehmeti  II  iu  drejtua përsëri Peloponezit me një ushtri të madhe. I shoqëruar nga trupat e komandantit osman të vendit, shqiptarit  Hamza Zenebishi, në  maj  të atij  viti ai  pushtoi kryeqytetin e saj, Mistran. Despoti  Dhimitër  Paleologu  u  dorëzua  te  sulltani. Prej  këndej  sulltani  pushtoi  me  sulm kështjellat e Bardhunies e të Kastricës, ku humbi shumë jeniçerë. Mbrojtësit e Kastricës, 300 shqiptarë, u  zunë  e  u  therën  deri  tek  i  fundit,  ndërsa  komandanti  i  tyre, Primo  Koka, u sharrua dy copësh. Përballë  barbarisë  së  ekspeditës  osmane,  banorët  e  Leondarit  dhe  të  viseve  të  tjera  të Lakonisë  u  grumbulluan në  fortesën  e  papushtueshme  të  Gardhiqit. Gardhiqi  ishte  feud  i familjes  shqiptare  Bakali. Nën  udhëheqjen  e  Manuel  Bakalit, shqiptarët  i  hodhën  poshtë ofertat e Mehmetit II për  të dorëzuar pa luftë kështjellën. Por mungesa e ushqimeve dhe e ujit në kushtet e një popullsie të mbingarkuar e të një vape rraskapitëse i detyroi mbrojtësit e kështjellës  t’u  dorëzohen  osmanëve. Sulltani  i  përsëriti  edhe  këtu  në  Gardhiq  skenat  e tmerrit të  Kastricës. 6 mijë veta  të lidhur  këmbë  e  duar  u  therën  në  sheshin  e  kështjellës. Kësaj radhe nuk u kursyen as gratë e fëmijët. Vetë kështjella u rrafshua me tokën. Historiani
Faqe - 403
 
bizantin  Kritobuli  pohon  se  me  këtë  ndëshkim  makabër, Mehmeti  II  synonte  t’i  trembte shqiptarët  e  Peloponezit  në  m ënyrë  që  të  mos  ngriheshin  më  kundër  tij. Manuel  Bakali, Krokodejl  Klada  e  disa  krerë  të  tjerë  të  qëndresës  mundën  t’i  shpëtojnë  masakrës  e  të strehohen  gjetkë. Ndërkaq në  dorë  të  osmanëve  ranë  edhe  kështjella  të  tjera, si Kiparisia, Karytaina, Andrusa e Itome. Ekspedita osmane përshkoi gjithë pjesën jugore të Peloponezit, duke  kursyer vetëm  zotërimet  e  Venedikut, me të cilin  sulltani kishte  nënshkruar  atë  kohë paqe. Përfaqësuesi i fundit i pushteti t të vjetër në More, despoti Thoma Paleologu e braktisi vendin dhe u strehua në Korfuz. Paskëtaj  ekspedita  osmane  iu  drejtua  viseve  veriperëndimore  të  Moresë, ku  mori  fortesën Klumacion dhe rrethoi kështjellën e Kalavrites. Komandant i kësaj ishte shqiptari Doksja, i cili sipas kronistit Sfrance « nuk pyeste as për despotin, as për sulltanin e as për vetë Zotin ». Por në fund edhe kjo kështjellë u mor dhe mbrojtësit  e saj shqiptarë me Doksjen në krye u masakruan  mizorisht. Pas  përleshjesh  të  përgjakshme  Mehm eti  II  pushtoi  dhe  kështjellat Grevenon,  Kastrimenon, Salmenikion  e  së  fundi  dhe  Korintin,  ku  ndërkohë  kishin  gjetur strehim  shumë  shqiptarë  të  ikur  nga  zonat  e  tjera  të  Peloponezit. Këta  u  mashtruan  nga premtimi i sulltanit se do t’u falte jetën e pasuri në dhe ia dorëzuan atij kështjellën. Po ashtu si  dhe  më  parë, Mehm eti  II  e  shkeli  fjalën  e  dhënë  dhe  urdhëroi  të  ekzekutohen  të  gjithë luftëtarët shqiptarë.Në  përfundim  të  kësaj  fushate  Mehmeti  II  e  ktheu  Peloponezin  në  një  tokë  të  pushtuar.Turqit  proceduan  në  regjistri min  e  tokave  dhe  në  vendosjen  e  sistemit  të  ti marit. I  kësaj kohe është  një regjistër  osman i  Peloponezit, që  pasqyron regjistrimin  e  një sërë  zonave  të Peloponezit verior  e qendror, si Kallandrica, Sandemiri, Grebenea, Hlumca e Vomiro. Në regjistër figurojnë listat e 198 qendërbanimeve, nga të cilat 155 janë përcaktuar shprehimisht si shqiptare. Regjistri në fjalë është i pari i natyrës së tij që dëshmon intensitetin e ngulimeve shqiptare në Peloponez. Për  të shuar çdo tentativë kryengritjeje, ata bënë  rrafsh  me  tokën një  numër  fortesash dhe detyruan  të  vendoseshi n  në  fushë  mjaft  bashkësi  shqiptare  që  jetonin  në  vise  malore. Megjithatë, në Peloponez vazhduan të qëndrojnë edhe paskëtaj të ndezura vatrat e qëndresës antiosmane, sidomos në krahinat e mbrojtura malore, si qe ajo e Manit. Sidoqoftë, në  pikëpamj e  të  sovranitetit  shtetëror, pas  shkatërrimi t  të  Despotatit  bizantin pothuajse gjithë Moreja hyri nën sundimin osman. Mbeteshin vetëm një numër kështjellash, të cilat vazhdonin të ishin zotërim venecian. Midis Venedikut e sulltanit ishte akoma në fuqi paqja  e  vitit  1454. Por  ndryshimi  i  situatës  luftarake  në  More  ashtu  si  dhe  gjetkë  i  vuri zotërimet e Venedikut nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të invazionit osman. Ndaj Republika e  Lagunave  filloi  të  merrte  masa  serioze  për  mbrojtjen  e  zotërimeve  të  saj  moreate. Një numër i madh stratiotësh shqiptarë u pajtuan në shërbim të Venedikut, duke iu shtuar atyre që  ishin  rekrutuar  nga  komandantët  venecianë  qysh  më  parë. Atyre  iu  besua  m brojtja  e kështjellave të Koronit, Modonit, Argosit, Nauplionit etj.. Të tillë qenë Krokodejl Klada dhe Pjetër  Bua, të cilët ishi n  dalluar  në betejat  e  mëparshme  kundër osmanëve. Përveç  tyre  në shërbim të  Venedikut hynë  formacionet e stratiotëve  shqiptarë të  komanduara  nga  krerët  e
Faqe - 404
 
familjeve Bakali, Menalja, Rali, Buziqi, Manasi. Familjeve të stratiotëve shqiptarë Venediku u dha  toka  e  kullota  në  afërsi  të  kështjellave, ku  ata  mund  të  strehoheshin  në  rast  rreziku. Atyre iu krijuan edhe lehtësira fiskale. Akti i parë i konfrontimit midis osmanëve dhe venecianëve në More filloi me sulmin kundër
zotërimit  venecian  të  Argosit në  prill  1463. O smanët  e  morën  thuajse  pa luftë  kështjellën falë tradhtisë së  një prifti grek. Pas luhatjeve të gjata, më 28 korrik 1463 Venediku i shpalli luftë Portës. Trupat  veneciane  ripushtuan  Argosin e  rrethuan  Korintin,  por  shumë  shpejt sulltani  dërgoi  në  More  një  ushtri  të  madhe  nën  vezirin  e  madh  Mahmud  Pashën. Ky ripushtoi  një  numër  kështjellash  që  kishin  kaluar  nën  venecianët. Inkursionet  osmane  u shtrinë  deri  në kështjellën  e  Koronit e Modonit, por  këto  mundën të  rezistojnë. Mahmud Pasha  me  anë  të  premtimeve  arriti  të  tërheqë  me  vete  edhe  një  pjesë  të  shqiptarëve  të Lakonisë  e  të  Mainës  në  jug  të  vendit  e  t’i  bindë  të  vendoseshin  në  zonën  osmane. Në Nauplion  ndeshën  gjithashtu  në  një  qëndresë  të  ashpër  të  garnizonit  të  kështjellës, bërthamën e të  cilit e përbënin stratiotët shqiptarë të udhëhequr nga Pjetër Bua. Por edhe këtej  osmanët  u  detyruan  më  në  fund  të  tërhiqeshin  pa  mundur  ta  pushtojnë. Angazhimi i Venedikut  në luftë me sulltanin  bëri që shqiptarët  e  Peloponezit të afroheshin në masë e të luftonin nën flamurin e tij. Në  zotërimet  e  Venedikut  erdhën  shqiptarë  nga  zonat  e  tjera  të  Moresë  që  ishin  nën pushtimin  osman. Kështu, në  mars  1466,  fisniku  shqiptar  i  myslimanizuar  Hamza  Bua Shpata, nga  fisi  i  njohur  i  Shpatajve, kaloi në  anën e Venedikut, duke  u  rikthyer  në fenë  e krishterë e duke dorëzuar kështjellën e Oksivunit dhe territoret përreth. Bashkë me të kaluan në anë të Venedikut edhe 50 familje të tjera shqi ptare. Gatishmëria  e shqiptarëve të  Moresë për të luftuar për  mbrojtjen e  lirisë kundër osmanëve, dëshmohet  më  së  miri  nga  një  raport  i  proveditori t  venecian  për  Morenë, Xhakomo Barbarigo, i shkruar në muajin korrik 1465: « ... Së fundi u takova me të nderuarin Mihal Rali Trimin (djalin) e  me  fjalë  të  zgjedhura i  bëra  të  ditur  se  nëse  do  të  vinte  të  shërbente  me njerëzit e tij te ne, do t’i  jepeshin 80 dukatë në vit si provizion. Por ai m’u përgjigj se babai i tij  ishte  ndër  fisnikët  kryesorë të  Moresë  dhe  se  ai, i  biri, nuk  binte  më  poshtë të ati t  nga karakteri. Ndaj,  edhe  pse  ishte  në  ngushticë  ekonomike, kishte  vendosur  t’i  shërbente Sinjorisë me shpenzimet e veta pa shpërblim derisa kjo luftë të merrte fund ». Stratiotët  shqiptarë  të  Moresë  u  angazhuan  në  veprimet  luftarake  kundër  osmanëve  edhe jashtë  Moresë. Kështu, në  verën  e  vitit  1477, nën  komandën  e  Dhimitër  Bokalit,  300 stratiotë shqiptarë nga viset e Koronës, u dërguan  në Shqipëri për mbrojtjen e Krujës. Një tjetër  stratiot  i  shquar  shqiptar  nga  Morea, Krokodejl  Klada, mori  pjesë  më  1481  në kryengritjen e fuqishme antiosmane të Himarës dhe u shqua si një ndër krerët kryesorë të saj në krah të Gjon Kastriotit. Paqja e 25 janarit 1479 midis Venedikut e Portës së Lartë ndikoi në keqësimin e gjendjes së
shqiptarëve në  përgjithësi dhe  të  marrëdhënieve  të  tyre me Republikën  e  Venedikut. Kjo, nga  njëra  anë, nuk  përfshiu  në  paqe  edhe  gjithë  ata  fisnikë  shqiptarë  që  gjatë  konfliktit
Faqe - 405
 
veneto-osman  kishin  mbajtur  barrën  kryesore  të  luftës. Nga  ana  tjetër, pa  pyetur  fare vendasit, ajo  u dorëzoi osmanëve një numër zotërimesh si në Shqipëri, ashtu  dhe  në More. Në këtë të fundit, në bazë të Traktatit të Paqes, osmanët duhet të merrnin krahinën malore të Mainës, që kishte qenë një nga vatrat kryesore të qëndresës shqiptare. Në  kushtet  e reja,  Venediku nuk ngurroi  t’i  braktiste luftëtarët  shqiptarë e  të miqësohej  me osmanët.  Në verën e vitit 1480 komandanti osman i Moresë i propozonte Venedikut hapur të përzinte stratiotët shqiptarë në shërbim të tij: « Nëse ju i dëboni arbërit nga ky vend, midis nesh nuk do të ketë më grindje »,  i shkruante ai proveditorit venecian.  Edhe pse një gjë të tillë  Venediku  s’mund  ta  bënte  për  shkakun  se  që  të  gjitha  kështjellat  e  tij  në  More mbroheshin nga  stratiotë shqiptarë, ai i udhëzoi vazhdimisht proveditorët e vet në More që të shmangnin çdo lloj konfrontimi të stratiotëve shqiptarë me forcat osmane. Kjo politikë e re e Venedikut ndaj Portës së Lartë nuk u pranua nga mjaft krerë shqiptarë, që ishin  rekrutuar  në  trupat  e  Sinjorisë  pikërisht  për  të  luftuar  kundër  invadorëve  osmanë. Pavarësisht nga paqja e re midis Venedikut e Portës, ata vazhduan të luftojnë kundër forcave osmane. Pati ndër ta që e brakti sën shërbimin për llogari të Venedikut.  Kështu veproi p.sh. kreu  stratiot Teodor B ua, që  braktisi kështjellën  e  Nauplionit e në  krye të stratiotëve  të  tij, sulmoi osmanët në afërsi të Argosit. Paskëtaj ai i bashkoi forcat e tij me ato të stratiotëve të njohur Krokodejl Kladës në Mainë. Së bashku, ata formuan një forcë të madhe goditëse që i shqetësoi  si  venecianët, ashtu  dhe  osmanët. «Ata  po  turbullojnë  paqen  që  kemi  me sulltanin », i relatonte atë kohë qendrës qeveritari venecian i Moresë. Venecianët  u  angazhuan  përpara  qeveritarit  osman  të  Moresë  se  do  të  bënin  çmos  për  të kapur « rebelët ». Dy krerët shqiptarë u dënuan me vdekje në mungesë. Qeveritari venecian dërgoi për këtë qëllim reparte me stratiotë të tjerë shqiptarë. Por në fund ai i raportoi Senatit në Venedik se shqiptarët rebelë qe e pamundur të kapeshin, qoftë sepse ata gjenin strehim të sigurtë ndër fshatrat shqiptare, qoftë se stratiotët e tjerë, që ai dërgoi në ndjekje të rebelëve, refuzuan të ndesheshin me ta, pasi siç thoshin « qenë të një kombi ». Sidoqoftë, shumë strati otë shqiptarë, ndër ta dhe Krokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane të vitit 1479 u detyruan ta brakti snin Morenë. Një pjesë e të ikurve u vendos në ishujt Hidra, Specia, Poros, Kulluri (Salamina) etj., ku ende sot flitet gjuha shqipe. Të tjerë u vendosën së bashku  me  familjet e  tyre në Mbretërinë  e  Napolit. Kujtimi  i këtij  eksodi  drejt  Italisë,  që përkoi dhe me eksodin masiv  nga Shqipëria  të po  kësaj kohe, ruhet akoma  sot në  vargjet  e këngës  së  hershme  të  arbëreshëve  të  Italisë: « O  e  bukura  More ».Të  tjerë  stratiotë  të zotërimeve të Venedikut në More u tërhoqën prej këndej dhe u përdorën prej saj në frontet e tjera, sidomos në  Italinë  e Veriut.  Në betejat e atjeshme, stratiotët shqiptarë  shkëlqyen  për virtytet e tyre luftarake. Kronisti frëng Filip de Komini, që shoqëroi m bretin Karl VIII gjatë fushatës  në  Itali, më  1495,  pati  rast  të  njohë  në  fushën  e  betejës  stratiotët  shqiptarë  që luftonin në anën e Venedikut. « Ata janë luftëtarë të guximshëm, që u hapin  punë ushtrive armike », - shkruan ai në kujtimet e tij. Mjaft stratiotë shqiptarë hynë në shërbim të komunave të ndryshme italiane e të sovranëve të
Faqe - 406
 
ndryshëm të Evropës, duke kontribuar kështu në përforcimin e një imazhi heroik të luftëtarit shqiptar  të  krijuar  në  Evropë  falë  luftërave  të  shqiptarëve  nën  udhëheqjen  e  Skënderbeut. Figura  të  tilla  stratiotësh, si  ajo  e  Merkur  Buas  apo  e  Manol  Bleshit  u  kënduan  edhe  në epikën historike. Me gjithë eksodin e  madh të shqiptarëve nga Morea e nga viset e tjera greke  gjatë fazave të ndryshme të pushti mit osman, dokumentet e mëvonshme të shek. XVI-XVIII dëshmojnë, se popullsia shqiptare në More m beti mjaft e dendur.  Ende në fund të shek. XVIII, një autor e quan Morenë « Arbëria greke » (Albania Greca).
Faqe - 407
 
 K R E U    V I I
PËRPJEKJET PËR RIMËKËMBJEN  E SHTETIT SHQIPTAR. RËNDËSIA E EPOKËS SË GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT (1468 - 1506)  1.  SHQIPËRIA NË VITET 1468-1479

Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut Gjergj Kastrioti-Skënderbeu vdiq në një kohë kur Shqipëria ndodhej përballë vështirësive të mëdha ekonomike të papara  ndonjëherë. Luftimet e ashpra të viteve 1466-1467 dhe prania për  dy  vjet  radhazi  e  trupave  të  shumta  osmane  në  tokat  e  lira  shqiptare,  rrënuan  shumë
ekonominë e vendit dhe nuk lejuan të mbillej drithi e kulturat e tjera  bujqësore. Masakrat e padëgjuara  dhe  uria  detyruan m e  mijëra  shqiptarë  të  linin  atdheun  dhe  të  emigronin. Një pjesë e rajoneve lindore, si ato të Tetovës, Kërçovës, Ohrit e të Elbasanit iu shkëputën viseve të lira dhe kaluan nën pushtimin osman. Vdekja e Skënderbeut i tronditi thellë shqiptarët dhe ndikoi shumë në jetën politike të vendit. Disa  javë  pas  vdekjes  së  tij, e  shoqja, Donika, dhe  i  biri  13-vjeçar  Gjoni, u  përfshinë  në eksodin e madh shqiptar dhe u vendosën në pronat që kishin në Itali (Monte Sant Anxhelo dhe San Xhovani Rotondo). Humbja e Skënderbeut, e këtij gjeniu të artit ushtarak, i hoqi botës shqiptare udhëheqësin e jashtëzakonshëm, personalitetin  më  të  shquar  të  historisë  kombëtare,  që  kishte  ndikuar fuqishëm  në  tërë  veprimtarinë  politike  të  vendit. Nuk  kishte  në Shqipëri  një  personalitet tjetër që t’i afrohej këtij Heroi  nga aftësitë si burrë  shteti dhe udhëheqës ushtarak. Prandaj jeta  politike filloi të  decentralizohej. Familjet  e mëdha aristokrate dolën  përsëri  si  zotër më vete dhe  disa prej tyre filluan të mbështeteshin te Republika e Venedikut, që, me vdekjen e Skënderbeut, veproi energjikisht për të vënë nën kontroll jetën politike të Shqipërisë. Senati i Venedikut  vendosi që  të dërgonte  në Shqipëri Pal Engjëllin, i cili  prej shumë vitesh qëndronte atje si përfaqësues i Skënderbeut. Sapo erdhi në Shqipëri, Pal Engjëlli bisedoi me gruan  dhe  djalin e Skënderbeut, si dhe me të  afërm të  familjes  së Kastriotëve  dhe  u kërkoi atyre  që  t’i  dorëzonin  Venedikut  Krujën  dhe  zotërimet  e  tjera. Kur  gruaja  dhe  djali  i Skënderbeut u larguan nga Shqipëria, Kruja kaloi në duart e Venedikut. Vëmendje u kushtoi Republika  e  Venedikut  edhe  marrëdhënieve  me  fisnikët  e  tjerë  shqiptarë, që  i   kishin zotërimet në kufi me të dhe me Krujën. Prandaj më 1469 i dërguari i posaçëm (proveditori) i Venedikut në Shqipëri, vizitoi Gjin Stres Balshën, Vuk Skurën e Bendës e fisnikë të tjerë që i kishin zotërimet në afërsi të Krujës. Ndërkohë  disa  nga  fi snikët  shqiptarë  ishin  kundër  forcimit  të  pozitave  të  Venedikut  në
Faqe - 408
 
Shqipëri dhe marrëdhëniet u acaruan aq shumë, saqë u ndërmorën edhe masa ndëshkimore. Më  1469  Senati  i  Republikës  vendosi  që, në  qoftë  se  i  biri  i Mamicë  Kastriotit  nuk  do  t’i bindej  Venedikut, nëna  e  tij  të  dëbohej nga qyteti  i Durrësi t, ku  ajo banonte. Edhe  më  të acaruara u  bënë marrëdhëniet e  Venedikut me  Lekë Dukagjinin. Për të  ruajtur zotërimet e veta  nga  sulmet  osmane,  Leka  hyri  në  bisedime  me  osmanët, gjë  që  e  shqetësoi  shumë Republikën e Venedikut.  Prandaj më 1469 Senati i saj vendosi të mos lejohej Lekë Dukagjini që  të  merrte  pasuritë  që  kishte  në  Shkodër, duke  shpresuar  se  me  një  masë  të  tillë  do  ta largonte atë nga bisedimet me osmanët. Por ky sanksion i acaroi edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe e detyroi Lekë Dukagjinin të përdorte armët kundër Venedikut. Pas marrjes së Krujës, në duart e Republikës së Venedikut kishin kaluar të gjitha kështjellat e rëndësishme të viseve të Shqipërisë Qendrore e të Sipërme, që ende ishin të papushtuara prej osmanëve. Edhe pse  këto kështjella  mbroheshin  kryesisht nga  luftëtarë  shqiptarë, ruajtja e tyre varej shumë tani nga qëndrimi që do të mbante Venediku ndaj pushtuesve osmanë. M brojtja e Shkodrës gjatë Rrethim it I (1474) Humbjet e rënda të trupave osmane në Shqipëri gjatë dy fushatave ushtarake të viteve 1466-1467 dhe angazhimi i tyre në fronte të tjera lufte, deri në fillim të viteve 70, e detyruan sulltan Mehmetin II që për disa  vjet të ndërpriste sulmet mbi viset e lira shqiptare  dhe vetëm  më 1474  të  vendoste  për  organizimin  e  një  fushate  të  re  ushtarke  për  pushtimin  e  rajoneve perëndimore të Shqipëri së Qendrore e të Epërme. Ndryshe nga fushatat ushtarake të mëparshme që kishin për detyrë të shkatërronin ushtrinë e Skënderbeut dhe i  drejtoheshin kryeqendrës  shqiptare, Krujës,  tani trupat  osmane duhej  të luftonin  me  Venedikun, prandaj  iu drejtuan kryeqendrës  së  zotërimeve veneciane në tokat shqiptare, Shkodrës. Krahas  kështjellës  së  Rozafës, qyteti  i  Shkodrës  dhe  rrethinat mbroheshin edhe prej kështjellave të tjera, si ajo e Drishtit, e Dejës, e Zhabjakut. Pushtimi i Shkodrës  u  hapte  rrugën  osmanëve  që  të  merrnin  edhe  qendra  të  tilla  të  rëndësishme, si Krujën e Lezhën. Marshimi i trupave osmane në drejtim të Shkodrës ishte i papritur për qeveritarët venecianë dhe shkaktoi një shqetësim të përgjithshëm. Banorët e paaftë për luftë të fshatrave të fushës së  Shkodrës  u  larguan  nga  vendbanimet  e  tyre  dhe  u  strehuan  nëpër  male  e  vende  më  të sigurta. Në m brojtje të kështjellës, krahas banorëve të qytetit, ishin edhe luftëtarë të ardhur nga krahinat  dhe nga  vise  të largëta  të  vendit,  si  dhe një  repart i  vogël  venecian. Numri  i përgjithshëm i mbrojtësve të kështjellës së Shkodrës arrinte deri në 2 mijë luftëtarë. Në kështjellën e Rozafës u strehuan edhe banorët e paaftë për luftë të qytetit dhe të fshatrave të afërt.  Mbrojtjen e kështjellës e drejtonte qeveritari venecian i Shkodrës, Anton Loredani. Më  15  maj të vitit  1474  shtatë  sanxhakbejlerë, në  krye  të  disa  mijëra  ushtarësh, arritën  në fushën  e  Shkodrës. Pasi  rrethuan  kështjellën, një  pjesë  e  tyre  filloi  plaçkitjen  e  krahinave rreth  saj. Më  4  qershor  arritën  trupa  të  tjerë  me  bejlerbeun  e  Rumelisë  në  krye, Sinan Pashën, duke  e  rritur  numrin  e  përgjithshëm  të  tyre. Burimet  e  kohës  japin  një  shifër  të
Faqe - 409
 
ekzagjeruar, 80 mijë veta. Për pushti min  e kështjellës Sinan Pasha  vuri në përdorim  artilerinë. Pranë  mureve  të saj  u derdhën  gjatë  muajit  qershor  4  topa  shumë  të  fuqishëm. Pas  një  bombardimi  të vazhdueshëm  muret  e  kështjellës  u  dëmtuan  rëndë, por  shqiptarët  i  meremetonin  ato vazhdimisht duke punuar edhe natën. Mbrojtësit  dhe  të  strehuarit  në  kështjellën  e Rozafës  u  gjendën  përballë  vështirësive  të shumta. Uria, etja dhe sëmundjet shkaktuan ndër ta vdekje në masë. Sipas një relacioni mbi rrethimin e Shkodrës, të shkruar e të botuar ato ditë prej humanistit venecian Gjergj Merulës, vdiqën  gjysma  e  të  strehuarve  në  kështjellë, rreth  3  mijë  veta. Mbrojtësit  e  Shkodrës  iu drejtuan për ndihmë  dukës së Venedikut. Komandanti  i flotës  veneciane Trinidat Griti, që ndodhej në këtë kohë në detin Egje, kur e njoftuan për rrethimin e Shkodrës, me iniciativën e  vet  u  nis menjëherë në  ndihmë  të  saj. Në krye të 8  anijeve  luftarake  ai  hyri  në  lumin  e Bunës, por për shkak të cektësisë së ujit nuk mundi të lundrojë sipër Shirgjit. Si rrjedhim, ai nuk  arriti  të  krijojë  lidhje  me  mbrojtësit  e kështjellës së  Shkodrës, as  të ndërmerrte ndonjë aksion  kundër  forcave  osmane. Përkundrazi, sapo  e  zbuluan  flotën  veneciane, osmanët e sulmuan atë dhe e detyruan të largohej menjëherë në det të hapur nëpërmjet lumit të Bunës. Ndihmë të rëndësishme u dhanë mbrojtësve të kështjellës shqiptarët që vepronin jashtë saj, në rrethinat e Shkodrës dhe në vise të tjera më të largëta, si edhe luftëtarët e Gjon Gjurashit. Këta  vinin  nga  kështjellat  e  papushtuara, nga  liqeni  i Shkodrës, nga  ngushtica  e  gryka  të rrezikshme dhe sulmonin pandërprerë trupat osmane dhe karvanët e furnizimit të tyre, duke u shkaktuar dëme të rënda. Pas një muaji bombardi mi të pandërprerë të mureve të Rozafës, Sinan Pasha urdhëroi më 18 korrik  që të sulmohej kështjella, duke përdorur gjerësisht të gjitha mjetet e mundshme.  Me besim të plotë se do ta merrnin kështjellën, osmanët vërshuan me tërbim drejt mureve të saj, por  sulmi  i  tyre  ndeshi  në  qëndresën  e  pam poshtur  të  mbrojtësve  të  kështjellës. Këta kundërsulmonin  me  heroizëm  dhe  largonin  forcat  osmane, duke  u  shkaktuar  humbje  të rënda. Sipas  një  letre  të  shkruar ato  ditë nga  qeveritari  venecian i  Shkodrës, A. Loredani, ushtria  osmane  la  në  këto  luftime  mbi  7  mijë  të  vrarë  dhe  një  numër  shumë  të  madh  të plagosurish. Trupat  osmane  nga  dita në  ditë  po ndesheshin  në vështirësi gjithnjë e  më të  mëdha, si  prej sulmeve  të  luftëtarëve  shqiptarë  që  vepronin  në  viset  përreth, ashtu  dhe  nga  mungesa  e furnizimit me ushqime e materiale të tjera të nevojshme për ushtarët dhe kuajt e tyre. Këto vështirësi  e  bindën  Sinan  Pashën  se  ishte  e  kotë  që  të  vazhdonte  më  tej  luftën,  prandaj vendosi  që  t’i  largonte  ushtritë  nga  rajoni  i  Shkodrës. Më  9  gusht  ushtritë  osmane  hoqën rrethimin nga Shkodra dhe gjatë largimit  dogjën e  shkatërruan  çdo gjë, duke përfshirë edhe kështjellën  e  Dejës, pas  një  qëndrese  të  fuqishme  të  popull sisë  së  saj  të  udhëhequr  nga vëllezërit  Lekë  e  Nikollë  Dukagjini. Largimi  i  tyre  prej  tokave  shqiptare  shkaktoi  një  valë gëzimi  jo  vetëm  në  Shqipëri, por  edhe  në  shtetet  italiane  e  në  vende  të  tjera, sepse, siç shkruante  Gj. Merula, kur  osmanët  sulmonin  muret e kështjellës  së Rozafës  thirrja e tyre e
Faqe - 410
 
luftës  ishte « Roma! Roma! », gjë  që tregonte  se  ata  synonin  që, pas  pushtimit  të  qyteteve shqiptare, të fillonin pushtimin e Italisë. Rënia e Krujës, e Shkodrës dhe e kështjellave të tjera Luftimet  e  vitit  1474  treguan  se  luftëtarët  shqiptarë  ishin  ata  që  mbrojtën  me  gjakun  dhe jetën  e  tyre  qytetin  e  Shkodrës,  duke  përballuar  me  heroizëm  sulmin  e  forcave  osmane. Shqiptarët luftonin me vetëmohim kudo që ndodheshin, si mbrojtës të kështjellës, si sulmues në rrethinat e Shkodrës etj.. Prandaj Republika e Venedikut u kujdes të forconte lidhjet  me ta, duke  u  kushtuar  vëmendje  sidomos  marrëdhënieve  me  fisnikët  shqiptarë, si  me Dukagjinët, Gjurashët, Stres Balshajt, Arianitët etj.. Pas rrethimit të parë të Shkodrës, sulltan Mehmeti II i angazhoi ushtritë osmane kryesisht me pushtimin  e  brigjeve  të  Detit  të  Zi  dhe  pas  dy  vjetësh  i  drejtoi  ato  kundër  Shqipërisë Qendrore e të Epërme. Dështimi  i  fushatës ushtarake  të  vitit  1474  e  bindi sulltan Mehmeti n  II  se për pushtimin e kështjellave shqiptare duhej përdorur i gjithë potenciali ushtarak i Perandorisë Osmane dhe se ato duhej të sulmoheshin radhazi. Për zbatimi n e këtij  plani  trupat osmane erdhën përsëri në  Shqipëri  në vitin 1476, rrethuan Krujën,që ishte për ta pengesa më e rëndësishme në drejtim të Shkodrës. Republika  e  Venedikut  duke  vlerësuar  rëndësinë  strategjike  të  Krujës  për  mbrojtjen  e zotërimeve te saj në Shqipëri, u përpoq të lidhej sa më shumë me shqiptarët dhe kërkoi që të kthehej  në  Shqipëri  djali  i  Skënderbeut, Gjon  Kastrioti, i  cili  jetonte  në  pronat  që  kishte trashëguar  në  Mbretërinë  e  Napolit. Për  mbrojtjen  e  Krujës  Venediku  vendosi  këtu  300 stratiotë shqiptarë të sjellë nga Moreja. Për të liruar Krujën nga rrethimi u formua një ushtri e përbashkët shqiptaro-veneciane, e cila në  vitin  1477  sulmoi  trupat  osmane, që  mbanin  të  rrethuar  Krujën, dhe  u  shkaktoi   atyre humbje  të  rënda. Në  vend  që  fitorja të çohej në  fund, ushtria shqiptaro-veneciane  ra pas plaçkës  së  madhe  të  kampit  armik,  veprim  ky  që  u  dha  mundësi  forcave  kundërshtare  të riorganizoheshin  menjëherë  dhe  të  ndërmerrnin  një  sulm  të  befasishëm. Trupat  osmane siguruan një fitore të plotë mbi ushtrinë shqiptaro-veneciane dhe vazhduan kështu rrethimin e Krujës. Në pranverë të vitit 1478 trupa të freskëta osmane filluan të marshonin mbi tokat shqiptare dhe më 14 maj kontingjentet e para të tyre rrethuan Shkodrën. Brenda një kohe të shkurtër, deri më 15 qershor, ato u përforcuan m e ardhjen e ushtrive të tjera të drejtuara nga bejlerbeu i  Rumelisë, nga  bejlerbeu  i  Anadollit,  si  dhe  nga  vetë  sulltan  Mehmeti  II. Pas një rrethimi dyvjeçar mbrojtësit heroikë të Krujës dhe banorët e strehuar në kështjellë, të mbetur  pa  asnjë  lloj  ushqimi, u  detyruan  të  pranonin  kërkesën  e  sulltanit  për  dorëzimin e kështjellës me kusht  që  të largoheshin të  lirë  nga  qyteti.   Më 16 qershor të vitit 1478 trupat
Faqe - 411
 
osmane  hynë  në  kështjellën  e  Krujës, por  sulltani  nuk  e  mbajti  premtimin  dhe  ata, me përjashtim të  qeveritarit venecian, vranë të  gjithë  meshkujt e rritur  që  gjendeshin në Krujë, ndërsa gratë e fëmijët i kthyen në skllevër. Pasi mori  Krujën, sulltani kërkoi pushtimin  e menjëhershëm të  Shkodrës. Prandaj të  gjitha forcat ushtarake osmane u përqendruan në luftë për pushtimin e saj. Ashtu si gjatë rrethi mit të vitit 1474, krahas qytetarëve shkodranë, në luftën për mbrojtjen e Shkodrës në 1478 morën pjesë edhe banorë të rrethinave e të viseve të tjera shqiptare, duke përfshirë  edhe  bashkëluftëtarë  të  Skënderbeut. Në  radhët  e  tyre  i shin  edhe  anëtarë  të familjes  së  njohur  shkodrane  Dukagjini, nga  të  cilat  ranë  në  fushën  e  nderit  Teodori  dhe Budomiri. Për  të  mposhtur  mbrojtësit  e  Shkodrës,  si asnjëherë  më  parë, osmanët përdorën  gjerësisht artilerinë, të cilën e vendosën rreth kështjellës. Vetëm topa të rëndë ishin mbi 10. Prej më se një  muaji  mijëra  predha  goditën  vazhdimisht  muret  e  Rozafës,  të  cilat  i  dëmtuan  rëndë. Edhe pse  në shumë  vende  muret  u  rrafshuan, mbrojtësit  e  kështjellës u përleshën  trup  me trup  me  forcat  osmane  dhe  i  zbrapsën  e  i  thyen  sulmet  e  vazhdueshme  të  tyre. Në  këto luftime të rrepta krahas burrave morën pjesë edhe gratë e strehuara në kështjellë. Humbje  të  rënda  trupave  osmane  u  shkaktuan  edhe  luftëtarët  që  vepronin  në  rrethinat  e Shkodrës. Këta sulmonin vazhdimisht nga drejtime të ndryshme, sidomos duke ardhur  me varka nga liqeni i Shkodrës dhe nga bregu i përtejmë i Bunës. Deri në fillim të muajit gusht të vitit 1478 trupat osmane e sulmuan vazhdimisht kështjellën e Rozafës, por pa ndonjë përfundim dhe me humbje të rënda për ta. Prandaj sulltan Mehmeti II  vendosi t’i mposhtte mbrojtësit  e  saj  nëpërmjet urisë duke forcuar rrethimin  e tyre. Për këtë  ai  ndërmori  sul me  mbi  të gjitha  kështjellat  e  tjera  në  afërsi të  Shkodrës,  si Zhabjaku, Drishti  e  Lezha, që  shërbenin  si  baza  të  rëndësishme  strehimi  e  furnizimi  për  luftëtarët shqiptarë që vepronin jashtë kështjellës së Rozafës. Detyra për pushtimin e kështjellës së Zhabjakut, që ishte në brigjet e  liqenit të Shkodrës, iu ngarkua ushtrisë së bejlerbeut të Rumelisë. Mbrojtësit e Zhabjakut, ku e kishte  selinë Gjon Gjurashi (Cërnojeviçi), djali  i  Stefanit  që  kishte  vdekur  rreth  vitit  1465, nuk  bënë  asnjë qëndresë dhe ua dorëzuan kështjellën trupave osmane. Pushtimi i Dri shtit, ku po përhapej sëmundja e murtajës, iu ngarkua ushtrisë së bejlerbeut të Anadollit. Për tri javë mbrojtësit e Drishtit përballuan me burrëri sulmet e trupave osmane. Vetëm  pasi  shkatërruan  me  artileri  nga  të  gjitha  anët  muret  e fortesës  (muret  rrethuese  të qytetit), më  1  shtator  ushtritë  osmane  u  futën  në  qytetin  e  shkretuar  të  Drishtit, kurse kështjella  e  tij  mbeti ende  e  papushtuar. Rreth  300  drishtianë të  zënë  rob, ata i  vranë nën muret e  Rozafës për të ligështuar mbrojtësit e  saj. Disa ditë më  vonë, pasi morën  më parë Lezhën, osmanët pushtuan edhe kështjellën  e Drishtit. Edhe me mbrojtësit e  kështjellës së zënë rob ata vepruan si me të tjerët, duke i vrarë nën muret e kështjellës së Rozafës.
Faqe - 412
 
Më 5 shtator trupat e bejlerbeut të Rumelisë u futën lehtësisht në kështjellën e Lezhës, sepse ajo  u  braktis nga  komandanti venecian  që  drejtonte  mbrojtjen  e saj. Banorët  e  qytetit, që ishin  strehuar  në  ishullin  e  Lezhës, u  kapën  dhe  u  vranë  para  mureve  të  kështjellës  së Shkodrës. Pas  pushtimit të kështjellave  të mësipërme, që  e  përforconin mbrojtjen e Shkodrës, sulltan Mehmeti  II  me  pjesën  më  të  madhe  të  ushtrisë, më  8  shtator  të  viti t  1478, mori  rrugën  e kthimit në Stamboll. Trupat që mbetën në Shqi përi kishin për detyrë të vazhdonin rrethimin e Shkodrës derisa uria të mposhtte qëndresën heroike të shqiptarëve.
Ndërkohë, pas  përpjekjeve  shumëvjeçare, më  25  janar  1479, Venediku  arriti  të  siguronte nënshkrimin  e  paqes  me  sulltan  Mehmetin  II. Në  traktatin  e  paqes, ndër  të  tjera, ishte përfshirë  edhe  çështja  e  Shkodrës. Në  bazë  të  tij  Shkodra  kalonte  në  duart  e  osmanëve, kurse mbrojtësit e banorët e saj mund të largoheshin të lirë prej qytetit të tyre. Më 25 prill të vitit  1479  forcat  osmane  hynë  në  Shkodër. Banorët  e  Shkodrës  e  të  rrethinave  të  saj  i braktisën  ato  masivisht  dhe  u  vendosën  kryesisht  në  rajonin  e  Venedikut. Bashkë  me  ta emigruan edhe personazhe të shquara të jetës politike shqiptare, si Lekë e Nikollë Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cërnojeviçi) etj.. Po  gjatë  vitit  1479, Republika  e  Venedikut  u  dorëzoi  osmanëve  në  Shqipërinë  e  Poshtme kështjellat bregdetare të Himarës, të Sopotit (Borshi) e të Kastrovilës. Osmanët morën edhe zotërimet  e  fundit  që  despoti  Leonard  I (IV) Toko  kishte  në  Shqipërine  e  Poshtme. Edhe pas  rënies  së  këtyre  kështjellave  në  duart  e  osmanëve, lufta  e  shqiptarëve  kundër pushtuesve  nuk  u  shua, ajo  mbeti  gjithnjë  e  gjallë  dhe  iu  përshtat  rrethanave  të  reja,  kur qytetet e kështjellat e vendit kishin rënë përfundimisht në duart e pushtuesve.

2.  PËRPJEKJET PËR RIM ËKËM BJEN  E SH TETIT SH QIPTAR

Kthim i në Shqipëri i djalit të Skënderbeut, Gjon Kastriotit (1481-1484) Rënia gjatë viteve 1478 e 1479 e Krujës, e Shkodrës, e Lezhës, e Himarës dhe e kështjellave të tjera i forcuan pozitat e pushtuesve osmanë në Shqipërinë Perëndimore dhe u krijuan atyre prapavija  deri diku të  sigurta për  të realizuar synimet e  sulltan  Mehmetit  II për  pushtimin e Italisë dhe të vendeve të tjera të Evropës Perëndimore. Pas  marrjes  së  qyteteve  të  mësipërme  dhe  përgatitjeve  intensive,  trupat  osmane  u grum bulluan në Vlorë dhe në rrethinat e saj. N ë pranverë të vitit 1480 rreth 10 mijë ushtarë me Ahmet Gjedik pashën në krye u nisën nga Vlora dhe zbarkuan në tokën e Mbretërisë së Napolit. Këtu  ushtritë  osmane  rrethuan  kështjellën  e  Otrantos, të  cilën  e  pushtuan  më  11 gusht të atij viti.
Faqe - 413
 
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e kështjellave të tjera të Mbretërisë së Napolit qenë të pasuksesshme, prandaj gjatë dimrit osmanët filluan përgatitjet për të hedhur në Itali trupa të  tjera. Por  ndërkohë, me  vdekjen  në  maj  të  vitit  1481  të  sulltan  Mehmetit  II,  ndërmjet djemve  të tij, Bajazitit dhe Xhemit, shpërtheu lufta për  trashëgimin e fronit, gjë që  pezulloi dërgimin  e  përforcimeve  ushtarake  osmane  në  Itali. Pasi  siguroi  fronin,  sulltan  Bajaziti  e drejtoi vëmendjen  nga  Italia dhe komandën e trupave  të reja  për  në  Gadishullin Apenin  ia ngarkoi bejlerbeut të Rumelisë, Sulejman pashë Eunukut. Pushtimi  i  kështjellës  së  Otrantos  prej  osmanëve  i  kishte  tronditur  qarqet  drejtuese  të shteteve  evropiane  dhe  i nxiti ato që  të krijonin  një  koalicion  të përbashkët  nën  kryesinë e Mbretërisë  së  Napolit. Forcat  e  koalicionit  evropian  e  detyruan  ushtrinë  osmane  të qëndronte  e  rrethuar  në  kështjellën  e  O trantos. Në  këto  luftime,  në  radhët  e  ushtrisë napolitane mori pjesë edhe djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Lufta e koalicioni t evropian  kundër ushtrisë osmane në  Itali, interesimi i mbretit Ferdinand të Napoli t për të krijuar në Shqipëri një prapavijë të pasigurt për trupat osmane që vepronin e  që  dërgoheshin  në  Itali,  si  dhe  kriza  politike  që  shpërtheu  në  Perandorinë  Osmane  me vdekjen  e  sulltan  Mehmetit  II,  u  ngjalli  shpresa  shqiptarëve  për  t’u  çliruar  nga  zgjedha osmane dhe i hodhi ata në aksione të fuqishme. Në  këto  rrethana  në  Shqipërinë  Perëndimore  shpërtheu  një  valë  kryengritjesh,  të  cilat  e detyruan bejlerbeun e  Rumelisë që ushtritë  e  destinuara  për  në Itali t’i  angazhonte  në luftë kundër  shqiptarëve. Për  shpërthimin  dhe  organizimin  e  këtyre  kryengritjeve  rol  parësor patën disa  nga  drejtuesit  e  mëparshëm  të vendit dhe  trashëgimtarë të  tyre,  që  u kthyen  në Shqipëri nga mërgimi për të rimëkëmbur zotërimet e tyre. Në  fillim  të  verës  së  vitit  1481, pas  vdekjes  së  sulltan  Mehmetit  II, filluan  të  kthehen  në Shqipëri Nikollë Dukagjini, Lekë Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cërnojeviçi)  dhe, pak më  vonë, Gjon Kastrioti e  Konstandin Muzaka. Gj. Gjurashi hyri  në marrëveshje me  osmanët, u bë vasal i tyre dhe ringriti kështu shtetin e tij. Gjon Kastrioti jetonte në Mbretërinë e  Napolit, në pronat që i kishte trashëguar prej babait të  tij, Skënderbeut. Ai ishte duke  luftuar  kundër osmanëve në Otranto, kur  përfaqësues  të kryengritësve  shqiptarë i  kërkuan  Gjon Kastriotit që  të kthehej  në Shqipëri dhe ai  e  pranoi kërkesën e tyre. Duke përfituar nga i nteresimi që  kishte  në  këtë  kohë oborri napolitan  për  zgjerimin  sa  më shumë të frontit  të luftës kundër pushtuesve osmanë, Gjon Kastrioti arriti  të siguronte nga mbreti  Ferdinand  mjetet e nevojshme të  lundrimit  për  të ardhur në  Shqipëri  së bashku me një numër luftëtarësh. Në katër anije (galera) napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis në drejtim të atdheut bashkë me kushëririn e tij, Konstandin Muzakën. Pasi  Gjon  Kastrioti  zbarkoi  në  jug  të  Durrësit, anijet  napolitane  iu  drejtuan  Shqipëri së  së Poshtme dhe zbarkuan Konstandin Muzakën në zonën e Himarës, ku ishte krijuar një vatër
Faqe - 414
 
tjetër  kryengritjesh  antiosmane. Ndërkohë  në  Shqipërinë  e  Epërme, në  rajonet  malore  të Lezhës  e  të  Shkodrës  vepronin  forcat  e  Nikollë  e  Lekë  Dukagjinit. Këta  sulmuan  edhe qytetin e Shkodrës, gjë që e detyroi Sulejman Pashën të dërgonte përforcime ushtarake edhe në këtë zonë. Gjon  Kastrioti  u  mirëprit  nga  banorët  e  Shqipërisë  Qendrore  si  trashëgimtar  i  ligjshëm  i vendit. Me  ardhjen  e  tij  kryengri tësi t  e  këtyre  rajoneve  e  fuqizuan  luftën  për  dëbimin  e pushtuesve osmanë. Në  këto kushte, Sulejman pashë Eunuku nisi  kundër  tyre  një pjesë  të ushtrisë osmane, e cila po përgatitej në rrethinat e Vlorës për të shkuar në Itali. Për të  përballuar  sulmin  e ushtrisë  osmane  Gjon Kastrioti  dërgoi  një pjesë  të luftëtarëve  të vet në mbrojtje të një shtegu nga do të kalonin trupat armike. Por luftëtarët shqiptarë nuk e përballuan  dot  sulmi n  e  forcave  osmane  dhe  thuajse  të  gji thë  ranë  robër. Kjo  humbje  ia lëkundi  besimin  Gjon  Kastriotit  për  suksesin  e  kryengritjes,  prandaj  ai  mendoi  të  largohej nga Shqipëria dhe të kthehej në Itali. Por banorët e zotërimeve të Kastriotëve shprehën një gatishmëri masive për të vazhduar luftën kundër pushtuesve osmanë.  Rreth 7 mijë luftëtarë u  grumbulluan  rreth  Gjon  Kastriotit  dhe  në  gjysmën  e  parë  të  muajit gusht të vitit  1481  i sulmuan  dhe i  shpartalluan trupat osmane.   Krahas  kësaj  fitoreje  u  arrit  të liroheshin  edhe shqiptarët që ishin zënë rob prej osmanëve në betejën e mëparshme. Po  gjatë  muajit  gusht  të  vitit  1481  edhe  në  viset  perëndimore  të  Shqipërisë  së  Poshtme, sidomos  në  rajonin  e  Himarës, u  zhvilluan  luftime  të  ashpra  ndërmjet  shqiptarëve  dhe trupave  osmane. Nën  drejtimin  e  Konstandin  Muzakës  luftëtarët  shqiptarë  rrethuan  dhe sulmuan  kështjellën  e  Himarës  dhe  të  Sopotit  (Borshit). Gjendja  shumë  e  vështirë  që  u krijua për forcat osmane, që vepronin në këto vise, e detyroi Sulejman Pashën të ni sej vetë në krye  të  3  mijë  ushtarëve  në  drejtim  të  Himarës. Por  rrugës  këta  u  shpartalluan  prej shqiptarëve  dhe  lanë  mbi  1  mijë  të  vrarë  e  robër. Midi s  robërve  ishte  edhe  bejlerbeu  i Rumelisë, Sulejman Pasha, të cilin himariotët ia dhanë si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave të tyre të thella për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe të respektit që ata tregonin për veprimtarinë e djalit  të tij. Për  të tërhequr vëmendjen e përkrahjen e shteteve evropiane  për luftën  e  shqiptarëve, Gjoni  i  dërgoi  mbretit  të  Napolit  si  trofe  bejlerbeun  e Rumelisë. Pas  fitores  së  himariotëve  mbi  trupat  e  Sinan  Pashës,  në  viset  bregdetare  të  Shqipërisë  së Poshtme u çliruan kështjella e Himarës më 31 gusht 1481 dhe më pas ajo e Sopotit. Shpartallimi i ushtrisë së Sulejman Pashës në Shqipëri, i lehtësoi së tepërmi aksionet luftarake antiosmane që zhvilloheshin në  mbretërinë e Napolit. Më 10 shtator të vitit 1481 ushtria e Napolit çliroi kështjellën e Otrantos dhe i dëboi kështu osmanët nga Italia. Pas  fitoreve  të  shqiptarëve  gjatë  muajit  gusht  të  vitit  1481  kundër  ushtrisë  së  Sulejman Pashës, u  zgjeruan  veprimet  e  tyre  luftarake  për  çlirimin  e  qyteteve  dhe  të  kështjellave  të vendit. Luftëtarët e Gj on Kastriotit iu drejtuan Krujës dhe ndërmorën sul me për çlirimin e saj. Megjithëse nuk arritën ta merrnin atë, sepse kështjella e Krujës ishte shumë e fortifikuar
Faqe - 415
 
dhe  e  papushtueshme  me forcën e armëve, deri  në fund të  vitit  1481 shqiptarët  çliruan një pjesë  të  konsiderueshme  të  zotërimeve  të  Kastriotëve, duke  përfshirë  edhe  kështjellën  e Stelushit, si dhe krahina të tjera rreth saj.  Si kryezot i viseve të çliruara u njoh Gjon Kastrioti. Pas  marrëveshjes  së  paqes  të  vitit  1483  ndërmjet  Perandorisë  Osmane  dhe  Mbretërisë  së Napolit,  ushtritë  osmane  fuqizuan  veprimtarinë  e  tyre  për  ripushtimin  e  zotërimeve  të Kastriotëve dhe të viseve të tjera të lira shqiptare. Edhe pse në janar të vitit 1484 luftëtarët e Gjon  Kastriotit  shpartalluan  një  ushtri  osmane  pranë  lumit  Erzen,  qëndresa  dhe  lufta  e organizuar  e  shqiptarëve  përkohësisht  filloi  të  dobësohej  prej  presionit  të  madh  e  të pandërprerë  të  trupave pushtuese. Në  verë  të  vitit 1484 osmanët  ripushtuan  kështjellën e Himarës. Rënia e qëndresës antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin të largohej nga Shqipëria dhe  të  vendosej  përsëri në  pronat  që  Kastriotët  kishin  në  Itali. Të  njëjtën  gjë  bënë  edhe sundimtarët  e  tjerë  shqiptarë, që  kishin  emigruar  dhe  që  në  fillim  të  viteve  80  erdhën  në Shqipëri për të udhëhequr kryengritjet antiosmane. Gjon  Kastrioti  vdiq  pas  vitit 1502 dhe  la  pesë  fëmijë:  Gjergjin (Skënderbeu  i  Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias që vdiq në vitin 1500 në moshën 20-vjeçare, Ferrantin (të cilit M. Barleci i ka kushtuar  një parathënie  te « Historia e  Skënderbeut » dhe  që  ka vdekur më  1561), Federikon, që vdiq  më 1503 në  moshën 15-vjeçare në  Valencie  të Spanjës, ku  u varros me nderime mbretërore, dhe Marien, e cila iu përkushtua artit. Kryengritja e vitit 1492 në Shqipërinë e Poshtm e Edhe pas luftimeve të shqiptarëve me ushtritë osmane gjatë gjysmës së parë të viteve 80, vala e kryengritjeve antiosmane vazhdoi më tej. Një  nga vatrat e  qëndresës  antiosmane  u  bë Labëria. Për  nënshtrimin  e  banorëve  të  saj  u ngarkua sanxhakbeu i Vlorës, Komjan Arianiti, që kishte origjinë shqiptare. Më 1486 forcat e tij u dërguan kundër Labërisë, por ato pësuan disfatë edhe vetë Komjan Arianiti ra rob dhe u  vra prej shqiptarëve,  të cilët ndërkohë çliruan edhe kështjellën e  Him arës. Për të shtypur kryengritjen erdhi vetë bejlerbeu i Rumelisë, Sinan Pasha, në krye të një ushtrie të fuqishme. Gjatë  vitit  1486  trupat  e  tij  kaluan  nëpër  bregdetin  e  Himarës  dhe  e  shkretuan  atë. Gjatë  vitit  1488  lëvizja  antiosmane  u  shtri  edhe  në  viset  e  Shqipërisë  Qendrore. Kryengri tësit e këtyre rajoneve dërguan përfaqësuesit e vet në Itali dhe kërkuan rikthimin në atdhe  të  Gjon  Kastriotit  që  të  vihej  në  krye  të  tyre. Por  prej  Mbretërisë  së  Napolit  dhe vendeve të tjera evropiane me sa duket, ai nuk gjeti përkrahjen materiale dhe mjete lundrimi për të realizuar transportimin e forcave të tij. Viti 1492 do të shënonte një nga pikat kulmore të luftës antiosmane, për shtypjen e së cilës u angazhua vetë sulltan Bajaziti II. Pas  përgatitjeve  ushtarake  intensive, në  pranverë të vitit  1492  ushtria  perandorake  osmane me  sulltanin në  krye  mori  drejtimin  për  në  Shqipërinë  e Poshtme. Gjatë muajit  maj  1492 ushtria  osmane  arriti  në  Tepelenë, ku  vendosi  kampin  e  vet. Ndërkohë, me  qëllim  që
Faqe - 416
 
kryengritësve  mos  t’u lihej  shteg ikjeje, një flotë osmane prej 300 anijesh, nën  komandën e Sinan Pashës, kishte dal ë në bregdetin e Shqipërisë së Poshtme më parë se sulltani të arrinte në Tepelenë. Veprimet  ushtarake  kundër  shqiptarëve  sulltan  Bajaziti  II  i  filloi  në  muajin  korrik. Mbasi shtinë  në dorë  kështjellat e Himarës e të  Sopotit (Borshit), të  cilat  me  urdhër  të  sulltanit  u shkatërruan si çerdhe të kryengritësve, forcat ushtarake të sulltanit u orvatën të hyjnë në viset e  brendshme, për  të  shpartalluar  kryengritësit  shqiptarë, të  cilët  bashkë  me  pleqtë, gratë  e fëmijët, kishin kaluar në malet e Labërisë. Që nga lart shqiptarët lëshonin mbi ushtarët armiq shkëmbinjtë e malit.  Armët e tyre ishin të thjeshta, shtizat në trajtën e gjuhës së gjarprit dhe shigjetat  me  majë  të  hekurt  që  ata  i  hidhnin  me  harqe  druri. Megjithatë  qëndresa  e shqiptarëve ishte  heroike. « Aq të shkathët janë ata në kohën e luftës, sa që shpata nuk ua cenon dot dorën dhe shigjeta nuk u prek as gishtin », shkruan kronisti turk bashkëkohës Ibn Kemali, pjesëmarrës në këtë luftë. Pas  sulmesh  të  vazhdueshme  të  forcave  të  shumta  osmane, kryengritësit  e  Labërisë  u detyruan të  përqendroheshin  në  dy maja mali, ku ata kishin  ngritur  kulla mbrojtëse. Njëri grup, me gjithë qëndresën heroike kundër ushtrisë së Rumelisë të komanduar prej bejlerbeut Jahja  Pashës, u  shtrëngua të  dorëzohej  me  kusht  që të lihej  i lirë të ikte. Por pushtuesit e shkelën marrëveshjen dhe mbi kryengritësit e dorëzuar bënë kërdinë, burrave u prenë këmbë e  duar  dhe  pastaj  i  hodhën  tatëpjetë  malit,  gratë  dhe  fëmijët,  që  u  gjetën  në  atë  mal, i bashkuan  me  vargun  e  8  000  robërve  që  kishin  kapur  gjatë  këtyre  operacioneve  dhe, nëpërmjet skelës së Vlorës, i nisën për në tregjet e Lindjes që t’i shisnin si skllevër. Nga ana  tjetër, garda perandorake dhe ushtria  e Anadollit nën komandën  e Daut Pashës, u përpoqën  të  asgjësonin  qëndresën  që  vazhdoi në  malin  tjetër. Luftimet  vazhduan  deri  në fund të gushtit pa asnjë përfundim. Afrimi i vjeshtës, vështirësitë e mëdha e shpenzimet që bëheshin për të  mbajtur  në këmbë një ushtri  aq  të madhe  kundër një  pakice  shqiptarësh, e detyruan sulltan Bajazitin II të kërkonte dhe të arrinte një marrëveshje me kryengritësit. Në bazë  të  saj  kryengritësit  do  të  njihnin  sundimin  osman  dhe, në  shenjë  bindjeje, do  t’i paguanin  sulltanit  një  tribut  të  vogël  vjetor, kurse  sulltani  u  njihte  atyre  të  drejtën  të vetëqeverisnin  vendin në  bazë  të dokeve tradicionale, të  kishin gjyqet e tyre dhe të  mbanin
armët lirisht.  Kjo marrëveshje u dha mundësi kryengritësve të largonin rrezikun e vendosjes në krahinën e tyre të qeveritarëve osmanë dhe të sistemit të timareve. Në  fund  të  fushatës  ushtarake  osmane, kur  ushtritë  po  largoheshin  nga  Tepelena, sipas kronistit  osman  të  shek. XVI, Aliut, një  kryengritës  i  veshur  si  dervish, iu  vërsul  në  rrugë sulltan Bajazitit II, por nuk arriti ta vrasë.  Pas këtij episodi, sulltani la një pjesë të ushtrisë në Shqipërinë e Poshtme për të rivendosur aty administratën osmane. Kthim i në Shqipëri i Skënderbeut të Ri (1501-1503) Në  fund të  shek. XV  sulltanët osmanë  i shtuan përpjekjet  për  të zgjeruar  pushtimet  e  tyre drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
Faqe - 417
 
Për  të  përballuar  këtë  rrezik, shtetet  evropiane  u  përpoqën  të  organizonin  operacione ushtarake  të  përbashkëta  kundër  Perandorisë  Osmane  dhe  të  nxitnin  popujt  e  Gadi shullit Ballkanik  të  hidheshin  në  kryengritje. Në  këto  rrethana, Shqipëria  kishte  një  rëndësi  të veçantë edhe për vetë pozitën gjeografike të saj si vendi që e përshkoni n rrugët tokësore më të  shkurtra  për të kaluar  nga Evropa  Perëndim ore në  qendër  të Perandorisë  Osmane. Ajo formonte krahun  perëndimor  të kësaj Perandorie  dhe  ishte si  një urë  kalimi  për  t’i hedhur ushtritë osmane në Itali. Për  të  penguar  përgatitjet  ushtarake  të  osmanëve  kundër  Italisë, ato  projektuan  fushata  të përbashkëta  kundër Perandorisë O smane dhe menduan t’i nisnin  nga  bregdeti i Shqipërisë. Iniciativën për  të  zbarkuar  në Ballkan e  mori mbreti  i Francës, Karli VIII, i cili bashkë me ushtrinë  e  tij  kishte pushtuar  një  pjesë  të  madhe  të  Italisë  dhe  në  fund  të  vitit 1494  mori Napolin. Përgatitjet  e Karlit  VIII  ngjallën  entuziazëm në popuj t  e shtypur  të Ballkanit dhe qenë një nxitje për shqiptarët që të rrëmbenin përsëri armët. Në planet e këtij mbreti lëvizja shqiptare ishte llogaritur si një faktor politik shumë i rëndësishëm. Kryengri tja  që  filloi  në  Shqipëri  mori  përpjesëtime  të  mëdha  veçanërisht  në  krahinën  e Himarës dhe në viset pranë Durrësit. Shqiptarët ishin të gatshëm të sulmonin forcat osmane dhe të përkrahnin zbarkimin e ushtrive frënge.  Ato riaktivizuan lidhjet me fisnikët shqiptarë të mërguar në Itali për t’i vënë në krye të luftës së tyre. Për këtë qëllim  si dhe për të krijuar lidhje  me Karlin VIII, shkoi në  Itali kryepeshkopi  i Durrësit, Martin Firmano. Por, kur  po kthehej nga Italia, ai u kap në  det prej venecianëve, të cilët nuk e shikonin me sy të mirë as ardhjen  e  ushtrive  frënge  në  Itali, as  zbarkimin  e  tyre  në  Ballkan  dhe  as  kryengritjen  në Shqipëri. Kundërshtimet që gjeti në Itali e detyruan Karlin VIII të hi qte dorë nga ekspedita dhe  të kthehej në Francë më 1495. Me largimin e rrezikut frëng, në  verën  e vitit 1495  disa sanxhakbejlerë  osmanë, që  nga  Vlora  ku  kishin  sjell  forcat  e  tyre, filluan  ekspeditat ndëshkimore  kundër  shqiptarëve, për  të  rivendosur  sundimin  e  tyre  në  rajonet  e kryengritjeve. Por edhe këto ekspedita nuk e shuan dot qëndresën shqiptare. Për shkak se Perandoria Osmane kishte filluar të  ndërtonte një flotë të madhe në kuadrin e përgatitjeve për të sulmuar Italinë, marrëdhëniet e saj me Venedikun u acaruan në vitin 1498. Në  këto  rrethana, duke  pasur  nevojë  për  qëndresën  antiosmane  të  shqiptarëve, Senati  i Venedikut u përpoq  të lidhej  me të.  Për këtë qëllim ai  e nxori nga burgu Martin Firmanon dhe në qershor të vitit 1499 e nisi për në Shqipëri bashkë me emisarët e vet. Midis  krerëve  shqiptarë  dhe  të  dërguarve  venecianë  lindën  mosmarrëveshje  për  qëllimet, vendin  dhe  për  shtrirjen  që  do  të  kishte  kryengritja  në  Shqipëri. Senati  ishte  kundër shpërthimit  të  një  lëvizjeje  të  përgjithshme  dhe  kërkonte  vetëm  një  kryengritje  lokale  në rajonin  e  Lezhës. Këtu  Venediku  parashikonte  të  zbarkonte  forcat  e  veta  për  të  ruaj tur zotërimin e Durrësit.  Kurse shqiptarët ishin për një kryengritje sa më të gjerë për çlirimin e vendit. Në  takimin  që  bënë  krerët  shqiptarë  me emisarët  venecianë  në  shtëpinë  e  Martin Firmanos  në  afërsi  të  Durrësit, mosmarrëveshjet  midis  tyre  u  acaruan  në  atë  shkallë, saqë Republika me anën e bajlit të saj të Durrësit e helmoi Martin Firmanon.
Faqe - 418
 
Një muaj më vonë, në shtator 1499, shpërtheu kryengritja në rrethin e Lezhës. Rrugët për në Shkodër dhe në Dukagjin u prenë dhe funksionarët osmanë u dëbuan. Kryengritësi t kërkuan që pasardhësit  e  Skënderbeut  të  viheshin në krye të  lëvizjes antiosmane. Në vend të  Gjon Kastriotit, që  ishte  i  sëmurë, ata  iu  drejtuan  birit  të  tij, Gjergj  Kastriotit, të  mbiquajtur Skënderbeu i Ri. Për  të  pasur  nën  kontroll  zhvillimin  e  ngjarjeve  në  Shqipëri, Senati  i  Venedikut  shpalli  se merrte përsipër dërgimin e Gjergj Kastrioti t dhe të forcave të tij në Shqipëri. Nga Mbretëria e Napolit Gjergj Kastrioti shkoi në Venedik, ku me premtime të ndryshme, u mbajt gjatë, për më tepër se një vit. Gjergji  u  nis  për  në  Shqipëri  vetëm  në  pranverë  të  vitit  1501  kur Durrësi, që  ishte  nën zotërimin  venecian, u  rrezikua  seriozisht  nga  sulmet  e  ushtrive  osmane. Nisjen  e  Gjergj Kastriotit në  Shqipëri  e  organizoi  Venediku. Me këtë  Senati kishte për qëllim të fuqizonte kryengritjen e shqiptarëve në rajonin e Lezhës për t’i detyruar osmanët të largonin ushtritë e tyre nga rrethimi i Durrësit dhe t’i angazhonin ata në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Ekspedita, e  përbërë  prej  150-200  stratiotësh, e  kryesuar  nga  Skënderbeu  i  Ri  dhe  e shoqëruar nga një  emisar  venecian, zbarkoi më 5 mars 1501  në Ishullin e  Lezhës, të çliruar qysh më parë nga kryengritësit shqiptarë. Por, ndihmat veneciane që ai solli me vete ishin të pakta. Në  përpjekjen  e  parë  që  patën  me  forcat  osmane, ushtarët  e  Skënderbeut  të  Ri  u thyen  dhe  ekspedita  do  të  kishte  dështuar, sikur  më  pas  kryengritësit  shqiptarë  të  mos  i përballonin sul met e osmanëve. Ndërkohë mi dis emisarit venecian dhe Skënderbeut  të Ri, që  mbante  anën  e  krerëve  shqiptarë, lindën  mosmarrëveshje  që  ndikuan  negativisht  në zhvillimin e kryengritjes. Më  13  gusht  1501  ushtria  osmane, e  komanduar  nga  sanxhakbeu  i  Elbasanit,  pushtoi
Durrësin.  Për  të mënjanuar  humbjen  e Ishullit të Lezhës, të Ulqinit  e  të Tivarit, Venediku filloi bisedimet për paqe  me  pushtuesit  osmanë  dhe, më  14  dhjetor 1502, nënshkroi  me  ta marrëveshjen përkatëse dhe i braktisi kryengritësit shqiptarë. Në  këto  rrethana  Skënderbeu  i  Ri  dhe  Progon  Dukagjini,  i  cili gjithashtu  ishte  kthyer  nga mërgi mi, kërkuan  të  hynin  në  marrëveshje  me  autoritetet  osmane. Më  1503  shkuan  në Shkodër  dhe  i  kërkuan  sanxhakbeut  Feriz  Beut  që  ata  të  vendoseshin  në  ish-zotërimet  e familjeve të tyre dhe t’i qeverisnin ato nën sovranitetin e sulltanit. U pranua vetëm kërkesa e Progon Dukagjinit, të cilit iu dha titulli i pashës dhe, në formë timari, një pjesë e zotërimeve të Dukagjinëve. Kurse kërkesa e nipit të Skënderbeut nuk u pranua. Pas këtij refuzimi dhe një  qëndrimi  dyvjeçar  në  Shqipëri, në  shkurt  të  vitit  1503  Skënderbeu  i  Ri  u  detyrua  të mërgonte  përsëri  në  Itali. Nuk dihet  data e vdekjes  së  tij. Thuhet  se vdiq  në Qipro  duke lënë  pas tre djem. Më  1506 turqit pushtuan Ishullin  e  Lezhës, kurse  Ulqini  e  Tivari  do  të vazhdonin edhe  për  disa  dhjetëra  vjet  të qëndronin  në duart e Venedikut  e  të papushtuara prej osmanëve.
Faqe - 419
 
Me përpjekjet që u bënë gjatë fundit të shek. XV dhe fillimit të shek. XVI për rimëkëmbjen e shteteve mesjetare  shqiptare  u  mbyll  periudha  e  luftës  së  gjatë  më  se  njëshekullore  e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë për të mbrojtur lirinë dhe jetën e pavarur politike. Mërgim et m asive të shqiptarëve gjatë shek. XIV-XV Lëvizjet migruese nga tokat shqiptare drej t vendeve të tjera, janë një dukuri që ndeshet gjatë gjithë mesjetës. Në grupe apo si individë, shqiptarët dëshmohen të kenë lëvizur të paktën qysh në shek. XI. Kryesisht si ushtarakë ose si funksionarë të administratës bizantine, shqiptarë të veçantë apo grupe shqiptarësh ndeshen në atë kohë në viset më të ndryshme të Perandorisë, sa në Italinë e Jugut, në Dalmaci e në Bullgari, aq dhe në Peloponez e në vetë Konstandinopojë, ku  dhe shumë prej tyre me kalimin e kohës u integruan. Por, në  krahasim  me këto  mërgime të  para, për shkak të  jetës politike të  trazuar emigrimet shqiptare të shek. XIV-XV morën përmasat e eksodeve të vërteta, që lanë gjurmë të thella si në vendin e origjinës, ashtu dhe në vendbanimet e reja. Valët e emigracionit shqiptar të shek. XIV-XV ndoqën  dy  drejtime  kryesore: atë  verior, që  preku  Raguzën (Dubrovnikun)  dhe qytetet e tjera të Dalmacisë, Venedikun dhe qytetet e fshatrat e provincës italiane të Markës, si dhe  drejtimin  e krahut perëndimor të Adriatikut (Fano, Ankona, Rimini, Pezaro). Vendi nga vinin emigrantët shqiptarë drejt veriut të Ballkanit Perendimor e të Italisë Lindore ishin përgjithësisht  viset  veriore  dhe  qytetet  e  atyshme  të  Ulqinit, Tivarit, Shkodrës, Drishtit, Lezhës  e  deri  të  Durrësit. Ata  u  përkisnin  shtresave  nga  më  të  ndryshme:  bujq, zejtarë, marinarë, punëtorë, tregtarë të vegjël, mjeshtër, artistë etj.. Klerikë  të  shumtë  nga  Ulqini, Lezha  e  sidomos  nga  Durrësi  e  nga  Drishti  dëshmohen  në kishat e manastiret e Raguzës, ku shpesh shërbenin edhe si shkrues, sekretarë e noterë. Në Raguzë  dhe  në  qytetet e  tjera  dalmatine, mjaft  emigrantë  shqiptarë  mundën  të  sistemohen dhe të fitojnë statusin e banorit të përhershëm (habitator), ndonjë syresh edhe atë të qytetarit me  të  drejta  të  plota  (civis). Në  Raguzë, Venedik  ose  në  Rimini  e  Rekanati (Markë) shqiptarët  organizoheshin  në  shoqëri  fetaro-kulturore, të  quajtura  shkolla  ose  vëllazëri (scuola, confraterni tas). Autoritetet e vendit jo gjithnjë i shihnin me sy të mirë këto shoqëri me  bazë  etnike, që  gji thsesi  pengonin  integri min  e  emigrantëve. Megjithatë, emigracioni shqiptar në Dalmaci e në qendrat  italiane të Adriatikut  verior  nuk arriti të krijojë ngul mime kompakte  masive, e  në  krye  të  2-3  shekujve  bashkësitë  shqiptare  të  atjeshme  u  tretën  në popullsinë vendase. Mërgimet  shqiptare  në  krahun  tjetër, atë  jugor, qenë  shumë  më  intensive  se  ato  veriore. Vatra  e  nisjes  së tyre qenë  territoret në jug të  lumit Shkumbin, veçanërisht trevat e Vlorës, Beratit, Korçës dhe sidomos të Epirit e të Moresë. Këto shtegtime prekën fillimisht viset e Greqisë. Prej këndej, një pjesë e tyre kaloi në Sicili e në Italinë e Jugut. Një  valë e parë e emigracionit shqiptar  dëshmohet  në T hesalinë  Lindore, në vitet  20-30  të
Faqe - 420
 
shek. XIV. Ajo  mori  shkas  nga  shtypja  e  kryengritjeve  shqiptare  në  zonën  e  Vlorës, të Devollit  e  të  Thesalisë  veriperëndimore  nga  ana  e  Perandorit  bizantin  Androniku  III. Fluksin  e  popullatave  shqiptare  drejt  jugut  e  ushqeu  në  atë  kohë  edhe  rritja  e  presionit  të shtetit  serb  në  trevat  shqiptare. Si rezultat, viset  e  Thesalisë  lindore, në  jug  të  rrjedhës  së Peneut, u  kol onizuan  dendur  nga  shqiptarët. Të  joshura  nga  qeveritarët  vendas,  mjaft bashkësi shqiptare e vazhduan shtegtimin e tyre dhe u vendosën në ishullin e Eubesë, si dhe në krahinat e Beotisë, të Atikës e të Korintit. Nëpërmjet istmit të Korintit, valë shtegtarësh që  vinin  sa  nga  Thesalia  aq  edhe  nga  Epiri  invaduan  në  fillim  të  shek. XV  krahinat  e Peloponezit. Në  vitin  1405, një  dëshmitar  okular  shkruan  se  vetëm  në  një  valë, 10  mijë mërgi mtarë shqiptarë, me familjet, me pasuritë e me bagëtitë e tyre kaluan Istmin dhe me leje të despoti t Teodor Paleolog u sistemuan në krahinën e Akesë. Këtë valë e pasuan në vitet e mëvonshme  flukse të tjera  që  vinin  nga  Atika, Beotia, Thesalia  ose  drejtpërdrej t  nga trevat shqiptare, të kërcënuara nga invazioni osman. Me shterimin e këtyre prurjeve emigruese, aty nga  mesi  i  shek. XV,  krahina  të  tëra  të  Peloponezit  (Moresë),  si  Korinti,  Akea,  Elida, Arkadia, Argolida, Mesenia  e  Lakonia,  ishin  kolonizuar  në  mënyrë  mjaft  intensive  nga popullsi  shqiptare. Një  defter  osman  i  viti t  1458, që  bën  regjistri min  e  popullsisë  së Peloponezit  qendror, ndër  198  fshatrat  e  regjistruara  155  i  cilëson  shprehimisht  si  fshatra shqiptare. Një  tjetër  regjistër  i  vitit  1461  veçon  si  shqiptare  16  ndër  20  qendërbanime  që kishte  zona  e  Korintit. Akoma  në  vitin  1668, udhëtari  turk  Evlija  Çelebi  konstatonte  se « banorët  e  krahinave  që  shtrihen  nga  Kalavrita, Voshtica  e  Tripolica  deri  në  Korint  janë arbër që flasin  arbërisht ». Prej  Pel oponezit, shumë kolonë shqiptarë  u  hodhën në  ishujt e afërt të Egjeut, në Salaminë (Kullur), Hidra, Poros, Specia etj.. Vendosja e kolonëve shqiptarë u inkurajua në shumë raste nga qeveritarët e krahinave greke, që  u  premtonin  atyre  toka, kullota  dhe  përjashtimin  nga  taksat. Vendosja  e  kolonëve shqiptarë ndihmoi në ripopullimin dhe në rigjallërimin e trevave të tëra greke të braktisura e të lëna djerrë. « Arbërit », shkruan një autor i shek. XV, « u vendosën në zona të shkreta; ata i shpyllëzuan ato dhe i bënë të banueshme. Shumë vende të egra, që deri atëherë kishin qenë strehë  banditësh,  u  pastruan  dhe  dora  e  këtyre  bujqve  me  përvojë  i  mbolli  dhe  i  kultivoi ato ». Dhënia e lejes së vendosjes për ardhësit shqiptarë, akordimi i tokave të bukës dhe i kullotave, thuajse gjithmonë u kushtëzua nga qeveritarët vendas me detyrimin e shërbimit ushtarak. Në shek. XIV-XV, luftëtarët  shqiptarë  mbushnin  repartet  ushtarake  sa  të  dukëve  katalanë  të Athinës, aq edhe të despotëve bizantinë të Moresë apo të kështjellarëve venecianë të Eubesë, të  Koronit, Modonit  e  Nauplionit (Peloponez). Të  inkuadruar  ose  jo  në  trupat  e sundimtarëve të huaj, shqiptarët u bënë protagonistë të qëndresës kundër invadimit të këtyre viseve  nga  pushtuesit  osmanë. Kronistët  bizantinë  të  shek. XV, Kritobuli, Dukas  dhe Halkokondili  vënë  në  dukje  se  në  atë  kohë,  përveç  Shqipërisë,  një  tjetër  kështjellë  e qëndresës shqiptare  qe  ngritur  në  Peloponez. Në  luftërat  e  shqiptarëve  të  Peloponezit kundër  osmanëve  u  shquan  kapedanët Pjetër  Bua, Teodor  Buhali,  Primo  Koka,  Krokodejl Klada, Manuel Bokali etj.. Invazioni osman i Ballkanit jugperëndimor, që hyri në një fazë vendimtare pas mesit të shek.
Faqe - 421
 
XV, shkaktoi  valë  të  papara  mërgimesh  shqiptare, që  konvergonin  drejt  Italisë. Këtu popullsitë  e  ikura  shqi ptare  iu  shtuan  ngulimeve  të  mëparshme  shqiptare, duke  e  forcuar elementin  shqiptar  në  Italinë  e  Jugut  dhe  në  Sicili. Ngulimet  shqiptare  të  kësaj  kohe  u vendosën  kryesisht  në  provincat  Abruco, Molize, Kampanie, Bazilikatë, Kapitanatë, Pulje, Kalabri. Ngulimet  kryesore  shqiptare  të  Sicilisë  u  bënë  Piana  deli  Albanezi, San  Kristina Xhela, Mexojuso, Kontesa Entelina, Palaco Adriano. Kolonët  shqiptarë  erdhën  drejtpërsëdrejti  nga  Shqipëria, por  shumë  syresh  erdhën  nga kolonitë shqiptare  të Greqisë, veçanërisht  nga  Moreja. Vala më e  madhe  migruese i përket vitit  1479, kur  pas  rënies  së  Shkodrës  dhe  paqes  veneto-osmane, që  e  pasoi  atë, shumë luftëtarë shqiptarë, sa në  Shqipëri aq dhe  në More, u  detyruan të largohen  për  t’i  shpëtuar hakmarrjes  osmane. Midis  tyre  ishin  pinjollë  të  shquar  të familjeve  Kastrioti, Gjurashi (Cërnojeviçi), Dukagjini, Arianiti, Muzaka, Bua etj.. Mbreti Ferdinand i Napolit u dha këtyre feude e poste zyrtare në mbretërinë e tij, kurse masave të të ikurve u caktoi për banim vende kryesisht  të  pabanuara. Valët  e  emigracionit  shqiptar, ndonëse  me  intensitet  më  të  vogël, vazhduan edhe në vitet e mëvonshme. E fundit njihet ajo e vitit 1744, kur u themelua Vila Badesa në Abrucie. Numri i fshatrave arbëreshe arrin sot në rreth 100 me një popullsi afër 150 000 banorë. Për shumë nga ngulim et shqiptare ekzistojnë aktet e themelimit (capitula) të nënshkruara me autoritetet  civile  dhe  kishtare  të  vendit. Në  to  fiksohen  detyrimet  por  dhe  të  drejtat  dhe privilegjet e banorëve të rinj, midis të cilave figuron shpesh dhe e drejta për të pasur drejtues dhe priftërinj (papas) të tyre, jo katolikë. Ruajtja e ritit ortodokso-bizantin luajti një rol mjaft të  rëndësishëm  për  konservimin  e  kolonive  arbëreshe  të  Italisë. Këtu  luajtën  rolin  e  tyre
edhe kompaktësia e këtyre ngulimeve si dhe klima e tolerancës që, ndryshe nga ç’ndodhi me ngulimet  arbëreshe  të  Greqisë,  karakterizuan  marrëdhëniet  e  ardhësve  shqiptarë  me popullsinë dhe me autoritetet civile e kishtare vendase.  Edhe sot, arbëreshët e Italisë ruajnë gjuhën si dhe traditat, këngët e zakonet e hershme shqiptare.
Faqe - 422

3.  RËNDËSIA E EPOKËS SË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT

Rrjedhim et e luftës dhe të pushtim it osm an në Shqipëri Lufta  më  se  njëshekullore  e  Perandorisë  Osmane  për  pushtimin  e  trojeve  shqiptare  dhe vendosja  e  pushtetit  osman, sollën  rrjedhime  të  thella  në  të  drejtat  e  pronësisë, në veprimtarinë  ekonomiko-shoqërore, në  jetën  politike  dhe  në  atë  fetare-kulturore  të shqiptarëve. Veprimtaria e pavarur politiko-shoqërore e botës shqiptare ishte arritja më e rëndësi shme në historinë  kombëtare  të  shqiptarëve  gjatë  shekujve  të  mesjetës. Që  në  shek. XII  dhe  në shekujt që vijuan, deri me pushtimin osman, në viset shqiptare lindën formacione shtetërore të  pavarura, të  cilat  ndikuan  fuqishëm  në  të gjitha fushat e  veprimtarisë  shoqërore  dhe, në tërësi, për zhvillimin e  gjithanshëm  të vendi t. Në kuadrin e këtyre formacioneve shtetërore lindi  dhe  u  fuqizua  aristokracia  vendase  dhe tradita  shqiptare  e  drejtimit  dhe  e  aparatit administrativ shtetëror. Elita  drejtuese  shqiptare, si  ajo  laike  ashtu  edhe  fetare, pati  një  rol  të  madh  historik  për zhvillimin  e  gjithanshëm  të  vendit. Ishte  meritë  e  saj  ndryshimi  i  orientimit  të  lidhjeve ndërkombëtare  të  Shqipërisë, duke  e  larguar  atë  gjithnjë  e  më  shumë  prej  Perandorisë Bizantine  e  vendeve  të  tjera  fqinje  e  të  prapambetura  të  Ballkanit  dhe  duke  e  afruar Shqipërinë  me  vendet  e  përparuara  të  Evropës  Perëndimore. Lidhjet  politike, tregtare- ekonomike  dhe  fetare-kulturore  me  Italinë  dhe  vendet  e  tjera  të  Evropës  Perëndimore ndikuan që në të gjitha këto fusha të përshpejtoheshin ritmet e zhvillimit. Pushtimi osman i dha fund  jetës së pavarur  politike e shtetërore të shqiptarëve dhe i mbylli rrugët  zhvillimeve  të  mësipërme,  ndërpreu  l idhjet  intensive  të  Shqipërisë  me  vendet  e Evropës  Perëndimore  dhe  i  kaloi  ato  në  drejtim  të  Lindjes. Këto  rrjedhime  negative  u shfaqën  në  Shqipëri  jo  vetëm  gjatë  viteve  të  luftës,  por  ato  vepruan  fuqishëm  edhe  gjatë gjithë periudhës së gjatë të sundimit osman. Pushtimi osman i tokave shqiptare u  bë gradualisht, duke nisur me fundin e shek. XIV, me marrjen  prej  osmanëve  të qendrave  kryesore  të  viseve lindore, dhe  duke  vijuar në  fillim  të shek. XV me pushtimin e disa qyteteve e kështjellave të viseve perëndimore shqiptare. Pas këtyre pushtimeve dhe veçanërisht me periudhën e luftës nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe deri  në  rënien  e  kështjellave  në  fund  të  viteve  70  të  shek. XV, një  pjesë  e  rëndësishme  e viseve qendrore e veriore shqiptare u gjend në kushtet e një lufte të gjatë e të vazhdueshme. Që  me  pushtimet  e  para  të  fundit  të  shek. XIV  të  qendrave  të  tilla  si  Nishi, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kosturi  etj., u  dëmtuan  rëndë marrëdhëniet  dhe  shkëmbimet  e  ndryshme ekonomike  e  tregtare  ndërmjet  viseve lindore  me  ato  perëndi more, aq  të  domosdoshme e jetike  për  banorët  e  tyre. Ekspeditat  e  njëpasnjëshme  të  ushtrive  osmane  dhe  luftimet  e vazhdueshme  e  të  ashpra, që  ato  zhvilluan  me  forcat  shqiptare, dëmtuan  rëndë  jetën ekonomike të vendit. Gjatë ekspeditave ushtarake dhe luftimeve të shumta  për të dobësuar qëndresën  shqiptare  dhe  burimet  ekonomike, aq  të  domosdoshme  për  vazhdimin  e  saj, ushtritë  osmane  rrënonin  të  mbjellat, dëmtonin  objektet  ekonomike, rrëmbenin  bagëtinë. Vështirësitë  e  shumta  ekonomike  dhe  zjarri  i  luftës  detyruan  me  mijëra  e  mijëra  vetë  të braktisnin  vendin  dhe  kështu  bashkë  me  të  vrarët  në  luftë  pakësuan  ndjeshëm  numrin  e banorëve, por edhe dëmtuan jetën ekonomike, sepse ishin nga forcat më aktive të shoqërisë shqiptare. Në kushtet e luftës dhe të pushtimit osman, ekonomia fshatare u bë edhe më e mbyllur dhe përkohësisht  i dobësoi  lidhjet me  qytetin, aq  të  domosdoshme  për  zhvillimin  ekonomik  të vendit. Qytetet  shqiptare, gjatë  shekujve  të  mesjetës  kishin  njohur  të  gjitha  tiparet  e zhvillimit ekonomik,  shoqëror  e  organizativ  të  qyteteve  të  pellgut  të  Mesdheut, që  ishte rajoni  më  i  zhvilluar  i  Evropës, kurse  me  pushtimin  osman  pësuan  ndryshime. Që  me sulmet e para osmane filluan të largohen banorët nga qytetet dhe disa prej tyre u shndërruan
Faqe - 423
 
në qendra të vogla administrative  e ushtarake. Pjesa  më e madhe e banorëve në disa qytete iu kushtuan kryesisht ekonomi së bujqësore, dobësuan lidhjet me zonat fshatare dhe thuajse i ndërprenë  marrëdhëniet  ekonomiko-tregtare  e  kulturore  me  Evropën  Perëndimore. Rrjedhimisht,  qytetet  shqiptare  në  përgjithësi  u  shndërruan  gradualisht  në  qendra administrative ekonomike dhe fetare-kulturore të tipit lindor, osman.  Nga qytetet nisi dhe u përhap procesi i islamizmit, i cili jo vetëm solli ndryshime të rëndësishme në besimin fetar të shqiptarëve, por edhe ndikoi dukshëm përgjithësisht në botëkuptimin e mënyrën e jetesës së tyre. Me  ndryshimet  e  mësipërme Shqipëria  nga një  vend  që kishte  tërhequr  vëmendjen  e Evropës Perëndimore, gradualisht u shndërrua në një vend thuajse të harruar prej saj. Ndonëse pushtimi osman i dha fund copëtimit politik dhe anarkisë që ekzistonte në Ballkan dhe në Shqipëri, prapambetja ekonomike që i karakterizoi vendet ballkanike më pas e kishte burimin e vet në ndryshimin në fushën e pronësisë që solli ai pushtim. E drejta feudale mbi tokën  në Shqipëri,  në prag të  pushtimit  osman, ishte në fazën e zhvilluar  edhe  pse  aty-këtu mund  të  shfaqeshin  mbeturina  të  formave  arkaike  të  saj. Në  zonat  fushore  të  Shqipërisë kishte mbizotëruar prona  e  madhe  feudale  dhe e drejta  e pakufizuar  e shitblerjes  së tokës. Pushtimi  osman  ligjërisht  i  dha  fund  kësaj  forme  feudale  të  përparuar  të  pronësisë  mbi tokën, zhduku  pronën e madhe e zotëruesit e saj, që  përbënin  shtresën  drejtuese të  vendit. Ai vendosi pronën feudale ushtarake osmane, sistemin e timarit, që në thelb ishte rivendosje e pronies bizantine, një formë pronësie që përgjithësisht ishte kapërcyer nga vetë zhvillimi i gjithanshëm i shoqërisë shqiptare. Sistemi i timarit, i vendosur  dhe i mbajtur në këmbë  me dhunë  për  shekuj  të  tërë,  konsideronte  si  pronar  të  tokës  shtetin,  ua  kufizoi  fshatarëve pronarë  deri  diku  të  drejtat  mbi  tokën  dhe  feudalët  e  rinj (ti marlinjtë  apo  spahinjtë) konsideroheshin  si  zotërues  të  një  pjese  të  rentës  feudale, por  jo  pronarë  të  tokës  me  të drejtën e shitblerjes së saj. Do të kalonin shekuj që në Shqipëri ligjërisht të njiheshin pronat e  mëdha  feudale  dhe  zotëruesit  e  tyre. Kurse  në  Evropën  Perëndi more  ndërkohë  ishin shkatërruar marrëdhëniet  feudale  dhe  atje lulëzonte  prona  kapitaliste. Pozicioni gjeografik periferik (në kuadrin e Perandorisë Osmane) i pjesës më të madhe të viseve shqiptare ndikoi negativisht  për  zhvillimin  e  tyre. Shqipëria  u  gjend  kështu  disa  shekuj  larg  Evropës Perëndimore  jo  vetëm  në  zhvillimin  ekonomik, por  edhe  në  fusha  të  tjera  të  vepri mtarisë shoqërore. Rëndësia e luftës antiosm ane të shqiptarëve Lufta  e  gjatë  dhe  e  ashpër  kundër  pushtuesve  osmanë  ishte  rrjedhojë  e  ndërgjegjësimit  të shqiptarëve, e  në  radhë  të  parë  e  elitës  drejtuese  të  tyre, për  pasojat  e  rënda  dhe shkatërrimtare  që  sillte  pushtimi  osman  në  të  gjitha  sferat  e  veprimtarisë  shoqërore. Ky pushtim  godiste  më shumë  se  këto,  deri  në asgjësimin  e  plotë, shtresat  e  larta  të  shoqërisë shqiptare, duke u marrë pushtetin politik, si dhe  pasuritë etj.. Prandaj përfaqësues të tyre e udhëhoqën me vendosmëri luftën kundër pushtuesve osmanë. Në këtë luftë morën pjesë të gjitha  shtresat  e shoqëri së shqiptare, sepse pushtimi  osman të  gjithëve u prekte të drejtën  e pronësisë, interesat ekonomikë dhe mënyrën e jetesës. Lufta e shqiptarëve kundër pushti mit osman në jetën e përditshme zhvillohej si një luftë për
Faqe - 424
 
mbroj tjen e pronës e të marrëdhënieve të përparuara shoqërore kundër shpronësimit, si dhe kundër formave të prapambetura të pronës feudale e të marrëdhënieve shoqërore që rridhnin prej saj. Ishte një luftë kundër dhunës, shkatërrimit e grabitjes së njerëzve e të pasurisë dhe që mbronte mënyrën e jetesës, doket, kulturën dhe besimin fetar të shqiptarëve, të cilat ishin cilësisht të  ndryshme  me  ato  të pushtuesit lindor osman. Rrjedhimisht, lufta e shqiptarëve mbronte  zhvillimin  dhe  raportet  e  përparuara  shoqërore  kundër  formave  arkaike  të  një shoqërie  feudale  të prapambetur  dhe  tashmë  të  perënduar në  viset shqiptare. Për  të  gjitha këto,  në  sintezë,  përmbajtje  themelore  e  luftës  ishte  mbrojtja  e  jetës  së  pavarur  politiko- shtetërore të shqiptarëve, pra e lirisë kundër pushtimit osman të vendit. Përballë  rrjedhimeve të  tilla të  thella për  të gjitha shtresat e shoqërisë  shqiptare, periudha e sulmeve  të  ushtrive  osmane  për  pushtimin  e  vendit  dhe  e  qëndresë  së  fuqishme  të shqiptarëve  kundër  tyre, sidomos  gjatë  viteve  të  luftës  nën  udhëheqjen  e  Skënderbeut, përbën  ngjarjen  më  të  rëndësishm e  e  më  kulmore  të  historisë  së  popullit  shqiptar, që  la gjurmë  të  pashlyeshme  në  vetëdijen  kombëtare  të  të  gjithë  shqiptarëve. Ajo  u  dha  atyre traditën historike të luftës kundër pushtuesve osmanë dhe mbi këtë bazë ndjenjat e fuqishme kombëtare, përpara se të vendosej mbi shqiptarët pushti mi i plotë pesëshekullor osman dhe të bëhej islamizimi masiv i tyre. Ndjenja kombëtare, që  i ka  mbrojtur popujt nga asimilimi dhe zhdukja, bëri që, gjatë gjithë periudhës  së  gjatë  pesëshekullore  të  pushtimit  osman, shqiptarët, edhe  pse  do  të islamizoheshin  masivisht, të  ruanin  identitetin  e  tyre  kombëtar  pa  dallime  fetare. Kur  e kërkoi koha, si  shqiptarët  katolikë  e ortodoksë, ashtu dhe  ata  myslimanë,  nuk  ngurruan  të ngriheshin kundër pushtimit  të huaj  osman dhe të qëndronin  në ballë të luftës  për pavarësi kombëtare. Ndjenja kombëtare, si  një  tregues identiteti, i  ka  shoqëruar  popujt gjatë gjithë historisë  së  tyre. Edhe  protagonisti  kryesor, që  e  udhëhoqi  luftën  e  shqiptarëve  kundër pushtuesve osmanë, Skënderbeu, në veprimtarinë e tij politike e ushtarake, iu referua traditës së  lavdishme  historike  të  popullit  të  vet. Kështu, p.sh., duke  iu  përgjigjur  plot  krenari kombëtare  një  kundërshtari  politik  në  Itali, Skënderbeu  do  t’i  shkruante  atij  për  aksionet ushtarake të epirotëve e të Pirros kundër romakëve në Itali do të përdorte si simbole të veta shtetërore  elementë  nga simbolet e Pirros, të Aleksandrit  të Madh  të Maqedonisë  dhe  nga mitologjia pellazge. Idetë  dhe  fryma  e  lëvizjes  humaniste  evropiane, që  ishte  përhapur  në  atë  kohë  edhe  te shqiptarët, ndikuan  që  lufta  e  tyre titanike  kundër pushtimit  osman  dhe, sidomos, figura  e Skënderbeut të çimentoheshin në vetëdijen kombëtare shqiptare dhe të materializoheshin në krijimtarinë e tyre jo vetëm nëpërmjet gojëdhënave, tregimeve e këngëve popullore, por edhe nëpërmjet  veprave  të  para  të  historiografisë  kombëtare, të  cilat  i  përshkon  një  patos  i fuqishëm patriotik, siç janë veprat e M. Barlecit, Dh. Frëngut, F. Bardhit etj.. Një tipar i rëndësishëm dallues i luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman ishte zhvillimi i  saj  mbi  dallimet  fetare. Në  radhët  e  ushtrisë  shqiptare  qëndronin  përkrah  njëri-tjetrit luftëtarët  e  besimit  katolik, ortodoks, si  dhe  shqiptari  i  islamizuar, siç  ishte, p.sh., vetë Skënderbeu dhe  nipi i tij, Hamzai.  Besime të ndryshme fetare kishin edhe bashkëpunëtorët
Faqe - 425
 
më  të  ngushtë  të  Skënderbeut,  edhe  familjet  me  të  cilat  lidhën krushqi  Kastriotët. Krahas klerikëve katolikë, Skënderbeu dërgoi si përfaqësues të  vet në shtetet italiane  edhe  priftërinj ortodoksë. Shembull i tolerancës fetare dhe i mirëkuptimit ndërmjet shqiptarëve me besime fetare  të ndryshme  ishte  vetë  familja  e  Kastriotëve. Shumica  e  fëmijëve  të Gjon  Kastriotit kishin emra ortodoksë, një djalë dhe një  nip i tij (Skënderbeu dhe  Hamzai)  mbaj tën deri në fund  të  jetës  emra  myslimanë, kurse  veprimtaria  politike  e  Kastriotëve, e  sidomos  e Skënderbeut, ishte  e  lidhur  me  botën  katolike. Vetë  Heroi  Kombëtar, pasi  u  kthye  në Shqipëri më  1443 dhe  derisa vdiq, përdori  emrin e dyfishtë, të  kristianit  dhe  të myslimanit, Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu,  si  shprehje  kjo  e  tolerancës  fetare  dhe  e  kujdesit  të  tij  për ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve që kishin rite fetare të ndryshme. Shqiptarët, duke përfshirë  edhe  shtresat  e  larta  shoqërore, konvertonin  lehtësisht  besimin  e  tyre  fetar. Balshajt, p.sh., në fund  të shek. XIV u  kthyen nga ortodoksë  në katolikë, në përshtatje  me besimin fetar të shumicës së banorëve të zotërimeve të tyre. Pjesëmarrja  masive  e  shqiptarëve  të  të  gjitha  besimeve  fetare  dhe  të  krahinave  në  luftën kundër  pushtuesve  osmanë  ndikoi  shumë  në  zbutjen  e  sheshimin  e  dallimeve  e  të mosmarrëveshjeve, që  mund të lindnin  nga  bindjet e  ndryshme  fetare si dhe nga përkatësia krahinore. Rrjedhimisht, një  nga  arritjet  më  të  rëndësishme  të  luftës  antiosmane  ishte kompaktësimi  dhe  forcimi  i  unitetit  të  shqiptarëve  pa  dallime  fetare  e  krahinore, duke përfshirë  edhe  banorët  e  viseve  të  largëta  që  kishin  mbetur  jashtë  shteti t  të  Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë është e drejta dokesore, përballë së cilës ishin të barabartë të  gjithë shqiptarët, pavarësisht  nga  pozita  shoqërore  dhe  besimi  fetar  i  tyre. Dëshmi   e  unitetit kombëtar  të  shqiptarëve  janë  edhe  legjendat,  tregimet  dhe  këngët  popullore  për  figurën  e Skënderbeut,  të  cilat  u  ruajtën  pa  dallime  fetare, te  shqiptarët  katolikë, ortodoksë  e myslimanë të të gjitha viseve kombëtare, madje edhe jashtë tyre, si te arbëreshët e Italisë e të Greqisë. Këngët  popullore për  Skënderbeun  lindën qysh  në shek. XV dhe ato vijuan ndër shekujt  të  këndohen  me  krenari  nga  shqiptarët. Kronisti  venecian  Antonio  Sabeliko  ka shkruar  në  vitin  1487  se  shqiptarët  «  me  këngë  solemne...  këndonin  lavdinë  e  princit  të vdekur (Skënderbeut) ashtu siç e ki shin zakon të moçmit në gostitë e heronjve të mëdhenj ». Në  fillim  të  shek. XX  Edit  Durham  rrëfen  për  dy  krutanë  që  një  ditë  të  tërë  i  kënduan trimëritë e Skënderbeut në një këngë të gjatë pa mbarim. Lufta kundër pushtimit osman kaliti guximin, trimërinë dhe heroizmin masiv të shqiptarëve, i bëri ata të dalloheshin nga popujt e tjerë dhe të vlerësoheshin shumë në vendet e huaja për cilësite e vyera  ushtarake. Gjatë  shekujve që  vijuan, nga  radhët e shqiptarëve  dalin  shumë komandantë e udhëheqës ushtarakë të shquar që vepruan në kuadrin e Perandorisë Osmane apo edhe nëpër vende të tjera evropiane. Gjatë  viteve të luftës kundër pushtuesve osmanë  u  intensifikuan, si  asnjëherë tjetër, lidhjet politike, ushtarake, ekonomike, fetare  e  kulturore  të  Shqipërisë  me  vendet  e  Evropës Perëndimore, lidhje që nxitën zhvillimet e brendshme në të gjitha ato fusha dhe e bënë botën shqiptare  të  ndihej  më  shumë  se  çdo  rajon  tjetër i  Ballkanit  si  pjesë  përbërëse  e  Evropës Perëndimore. U krijuan lidhje të ndërsjellta shpirtërore me shtetet ital iane dhe me vendet e tjera të  Evropës  Perëndimore, sepse  me luftën e tyre  heroike  shqiptarët i  detyruan  ushtritë
Faqe - 426
 
osmane  të  luftonin  për  një  periudhë  shumë  të  gjatë  në  viset  shqiptare  dhe  u  bënë  kështu pengesë  e  pakapërcyeshme  për  kalimin  e  tyre  drejt  Perëndimi t. Lufta  e  shqiptarëve  të udhëhequr  nga  Skënderbeu  propagandohej  në  vendet  e  Evropës  Perëndimore  si  pjesë  e luftës  së  tyre shpirtërore për  mbrojtjen  e  krishterimit  kundër i slamizmit dhe prandaj  Heroi shqiptar  cilësohej  në  Perëndim  si  « luftëtar  i  Krishtit » (Athleta  Christi). Mbështetja  e vendeve  të  Evropës  Perëndimore  ishte  një  nxitje  dhe  inkurajim  për  luftën  e  shqiptarëve kundër  pushtimit  osman. Me luftën  e tyre  shqiptarët  penguan  për një  kohë  shumë të gjatë kalimin e ushtrive osmane në Evropën Perëndimore dhe me këtë ata dhanë një ndihmesë të vyer për mbrojtjen dhe përparimin e qytetërimit evropian, e cila është vlerësuar jo vetëm nga personalitetet e  shquara evropiane të asaj periudhe, por edhe  gjatë  shekujve  që  pasuan  me botimin e  dhjetëra veprave historike, letrare e artistike kushtuar  figurës së Skënderbeut dhe epopesë  shqiptare  të  udhëhequr  prej  tij.  U  krijua  kështu  një  traditë  e  vyer  e  lidhjeve shpirtërore të ndërsjellta ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore. Edhe  popujt e Evropës Juglindore  dhe  ata  fqinjë  kurrë  ndonjëherë  nuk  janë  ndier  më  afër shqiptarëve sesa gjatë periudhës së  luftës  kundër pushtuesve  osmanë. Lufta e Skënderbeut dhe  e  Huniadit kundër të  njëjtit armik, krijoi  lidhje  të ngushta  jo  vetëm  ndërmjet këtyre dy personaliteteve  të  shquara  evropiane,  por  edhe  një  traditë  miqësie  e  respekti  të  ndërsjelltë ndërmjet  popujve  të  tyre. Lufta  e  shqiptarëve  nën  udhëheqjen  e  Skënderbeut  ndikoi  te popujt e Ballkanit  që  shpirtëri sht të  ndiheshin pranë njëri-tjetrit  si kurrë  ndonjëherë. Ajo i mbante  të  gjalla  shpresat  e  ballkanasve  për  t’u  çliruar  nga  zgjedha  osmane, prandaj  edhe sundimtari i fundit i Despotatit të Rashës qëndroi disa vjet në Krujë dhe u bë baxhanak me Skënderbeun. Për popujt  e  Ballkanit  Heroi shqiptar  u  bë  edhe si një  hero  popullor i  tyre, prandaj ata do ta përkujtonin Skënderbeun nëpërmjet tregimeve e këngëve popullore dhe në shekujt që pasuan do t’i kushtonin figurës së tij një numër të madh veprash historike, letrare, artistike, në disa prej të cilave cilësohej me origjinë greke apo sllave, duke e paraqitur kështu si simbol të krenarisë së tyre kombëtare. Figura e Gjergj Kastrioti t-Skënderbeut, mbeti ndër shekuj, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te popujt e tjerë, si një simbol i luftëtari t të lirisë dhe u  shërbente  si  burim  frymëzimi  në  luftën  e  tyre  për  të  mbroj tur  e  për  të  fituar  lirinë  dhe pavarësinë kombëtare. Epoka  e  Skënderbeut  në veprat e  M arin  Barlecit  dhe  të  autorëve  të  tjerë  shqiptarë bashkëkohës Figura  e  Gjergj  Kastriotit-Skënderbeut, epopeja  e  shqiptarëve  nën  udhëheqjen  e  tij  dhe  e gjithë  periudha e luftës  së tyre  kundër vendosjes  së pushtimit osman, ndikuan  fuqishëm  në jetën shpirtërore të shqiptarëve, në rritjen dhe në konsolidimin e vetëdij es kombëtare të tyre. Epopeja shqiptare e shek. XV frymëzoi intelektualë të shquar shqiptarë që ta përjetësonin atë në  vepra  historike monumentale  e nga më  të shquarat  e  kohës  dhe që  patën  një jehonë  të gjerë ndërkombëtare, m e të cilat nisi jetën  e vet  historiografia shqiptare. Themeluesi i  saj u bë Marin Barleci, historian humanist i shquar i përmasave ndërkombëtare. Për jetën e Marin Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit të viteve 50 të shek. XV ndoshta në Shkodër, qytet  ky  me  tradita  arsimore  për  formimin  e  shkollimin  e  klerikëve  të  besimit
Faqe - 427
 
katolik. Nuk  përjashtohet  mundësia  që  ai  të  ketë  lindur  në  Medun  (në  verilindje  të Podgoricës), meqenëse  në  burimet  historike  bashkëkohëse  është  gjetur  një  banor  i  tij  me emrin familjar Barleci, mbiemër ky që deri më tani nuk është hasur te ndonjë person i tretë. M. Barleci i  përjetoi ngjarjet  dramatike  të Shkodrës të viteve 70 të shek. XV, qytet ky ku  ai padyshim ka jetuar për vite e vite të tëra, ndaj në veprat e tij shpesh e cilëson veten shkodran. Gjatë  rrethimit të  parë  të saj prej turqve, në  vitin 1474, ai ka shkruar se ka qenë i ri dhe  se ende nuk kishte arritur moshën për të rrëmbyer armët, kurse në vitin 1478, gjatë rrethimit të dytë  të  Shkodrës, M. Barleci  rrëfen  se  ishte  rreshtuar  përkrah  luftëtarëve  që  luftuan  për mbroj tjen e qytetit të tyre. Me rënien e Shkodrës në duart e osmanëve, si shumë bashkëqytetarë, M. Barleci mori rrugët e  mërgimi t  dhe  u vendos  në Itali. Këtu  ai  plotësoi shkollimin e vet, u bë  njohës  i thellë  i letërsisë antike e i  gjuhës  latine dhe  u  shfaq  si  një  intelektual  humanist  nga  më  të  shquarit evropianë  të  kohës. Që  në  fund  të  shek. XV, M. Barleci  ishte  figurë  e  njohur  në  jetën kishtare të Padovës. Në  një dokument të  muajit janar të vitit 1497 ai përmendet si rektor i kishës  parokiale  të Shën Stefanit në fshatin  Plovenar të dioqezës së  Padovës dhe  si  abat në kishën  Shën  Justina  të  Padovës. Për  vitin  e  vdekjes  së  M. Barlecit  mungojnë  njoftimet. Nëpërmjet të dhënave të tërthorta është arritur në përfundimin se ai ka vdekur më 1512. Vepra  e  parë  e  Marin  Barlecit  është « Rrethimi  i  Shkodrës » (De  obsidione  Scodrensi), e botuar latinisht në  Venedik  më 10  janar 1504, sipas  kalendarit vendas, datë që i përket vitit 1505. I  mbështetur  në  shënimet  e  në  kujtimet  e  veta  si  dhe  të  pjesëmarrësve  të  tjerë  në ngjarjet  që  rrëfen, libri  i  kushtohet  jetës  politike  e  ushtarake  gjatë  rrethimit  të  dytë  të Shkodrës më 1478. Ngjarjet dramatike të Shkodrës gjatë viteve 70 kishin nxitur edhe pena të tjera të shquara që t’i  pasqyronin  ato. Humanisti  i  njohur  Gjergj  Merula  botoi  më  1474  një  rrëfim  prej  24 faqesh mbi zhvillimet politike dhe ushtarake në Shkodër gjatë rrethimit të parë. Kjo ngjarje si  dhe  rrethimi  i  dytë  i  Shkodrës, vendosja  e  shkodranëve  në  Venedik, episode  nga  jeta politike  e  këtij  qyteti  gjatë  shekujve  të  mesjetës  dhe  lidhjet  e  shkodranëve  me  Venedikun kanë zënë vend në panegjerikun e humanistit shkodran Marin Beçikemi, të botuar më 1503 (ose më 1504) dhe që i drejtohej dukës Loredan Loredanit dhe Senatit të Republikës së Shën Markut. Edhe  pse  bashkëkohësi  dhe  bashkëqytetari  i  të  njëjtit  fat  me  M. Barlecin, M. Beçikemi, po  ashtu  si  Gj. Merula,  ishin  humanistë  me  emër  për  kohën; veprat  e  tyre  për ngjarjet e Shkodrës gjatë viteve 70 të shek. XV mbetën të harruara. Këtyre  ngjarjeve  u  bëri  jehonë  të  gjerë  nëpër  Evropë  vepra  e  Marin  Barlecit « Rrethimi  i Shkodrës ». Deri  në  mesin  e  shek. XVII  ajo  njohu 17 botime  në  gjuhë  të  ndryshme, si latinisht (5), italisht (7), frëngjisht (4) dhe polonisht  (1), shumica e të  cilave janë botime  në vëllime të përbashkëta me vepra të tjera. Megjithëkëtë  vepra  që  e  ngri ti  figurën  e  M. Barlecit  në  piedestalin  e  pavdekësisë  është  pa dyshim « Historia  e  jetës  dhe  e  bëmave  të  Skënderbeut » (Historia  de  vita  et  gestis
Faqe - 428
 
Scanderbegi), e  botuar në  Romë  gjatë viteve  1508-1510. Deri në  mesin  e  shek. XVIII kjo vepër njohu  jo më  pak  se 21  botime, në  disa  gjuhë  të Evropës,  si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), kataloni sht (2), portugalisht (1), polonisht (1), si dhe, nëpërmjet një përkthimi të lirë dhe adoptimi të Lavardenit, frëngjisht (4) dhe anglisht (1). Vepra  e  fundit  e  M. Barlecit « Shkurtesë  e  jetës  së  papëve  dhe  të  perandorëve » (Compendium  vitarum  pontificum  et  imperatorum), botuar  në  Romë  më  1555, nuk  pati ndonjë jehonë. Autorësia e tij mbi këtë vepër është e dyshimtë. Vetëm pjesa deri më 1512 e kësaj vepre i është atribuar M. Barlecit, kurse vazhdimi i saj është hartuar nga Andre Engjëlli. Ky duhet të jetë autori i vërtetë i veprës. Është pikërisht kufiri kohor ndërmjet dy pjesëve të veprës  që  na  lejon  të  caktojmë  1512  si  vit  të  vdekjes  së  M. Barlecit, themeluesit  të historiografisë shqiptare. Veprat  e M. Barlecit « Historia  e  jetës  dhe  e  bëmave  të  Skënderbeut » dhe « Rrethimi  i Shkodrës », me botimet e shumta në gjuhë të ndryshme të Evropës, dëshmojnë për nivelin e lartë me të cilin e nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Veprat e M. Barlecit ishin fryt i një pune të gjatë shumëvjeçare. Ato kanë vlera sa historike aq edhe letrare dhe janë shkruar me një stil të shkëlqyer prej humanisti. Për hartimin e tyre ai u mbështet në shënimet e në kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve dhe të dëshmitarëve të tjerë  në  ngjarjet  që  rrëfen. Ky  material  autentik shumë  i  pasur  u  ka  dhënë  veprave  të M. Barlecit vlerën e buri meve historike  të dorës së parë e të pazëvendësueshme. Dëshmitë që M. Barleci mblodhi nga burimet e shumta, si një historian i mirëfilltë, i shoshiti dhe i plotësoi me  literaturën, që  ai  gjeti, për  t’i  lidhur  dhe  shpjeguar  ngjarjet. Megjithëkëtë  veprat  e  M. Barlecit  kanë  një  varg  dobësish, që  janë  karakteristike  në  përgjithësi  për  historiografinë humaniste, siç është fryma panegjirike, fjalimet e sajuara që u vihen në gojë heronjve, imitimi i historianëve antikë, si p.sh. i  Tit-Livit etj.. Por vlerat e veprave  të tij, si burime  historike, janë shumë më të mëdha se dobësitë  e tyre. Këtë e  dëshmojnë dokumentet  e shek. XV, si dhe  jetëshkrimi  më  i  hershëm  për  Skënderbeun, i  shkruar  gjatë  viteve 1481-1482 prej peshkopit  të  Ulqinit, Martin  Segonit  nga  Novobërda. Jetëshkrimi « Tregim  për  Gjergj Kastriotin, i quajtur në gjuhën turke Skënderbe, d.m.th. Aleksandri i Madh » (Narrazione  di Giorgio  Castriotto,  da  i  Turchi  nella  lingua  loro  chiamato  Scanderbeg, cioè  Alessandro Magno)  është  hartuar  nga M. Segoni  në  disa  faqe  dhe  është  shfrytëzuar  si  dorëshkrim nga disa  autorë  të vjetër, bashkëkohës me autorin apo m ë të vonë. Ai u botua  për herë të parë më 1981 nga studiuesi italian Agostin Pertusi. Atdhedashuria  e  thellë, ndjenja e detyrës  për  të  përjetësuar  epopenë shqiptare  të  shek. XV dhe  figurën  legjendare të Gjergj  Kastriotit-Skënderbeut, e për t’i përdorur ato si  shembull  e burim  frymëzimi  në  luftën  për  liri, ishin  arsyet  që  e  shtynë  M. Barlecin  t’i  përkushtohej hartimit të veprave mbi historinë kombëtare. Ngjarjet politike e ushtarake të  Shqipërisë së shek. XV, jetën e veprimtarinë  e Skënderbeut, rrethimet e Shkodrës etj ., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin e zhvillimit kronologjik të  tyre. Megjithëkëtë  në  veprat  e  tij  nuk  mungojnë  edhe  digresionet  për  të  pasqyruar  e
Faqe - 429
 
treguar  psikologjinë  e  botës  shpirtërore  të  shqiptarëve, legjendat  e  folklorin  e  tyre, veprimtarinë ekonomike dhe rajonet kryesore të banuara prej shqiptarëve në Ballkan etj. etj.. Edhe  fjalimet  e  shumta  që  janë  vënë  në  gojë  të  figurave  historike, ndonëse  nuk  janë autentike, tërthorazi  pasqyrojnë realitetin historik  dhe mendësitë e shqiptarëve  bashkëkohës të M. Barlecit. Veprat  e  M. Barlecit  u  bënë  drejtpërdrejt  ose  tërthorazi  burimi  më  i  rëndësishëm  nga  ku patriotët  shqiptarë  mësonin  historinë  e  epopesë  së  shek. XV. Ato  vazhdojnë  të  jenë përmendore kushtuar luftës për liri të shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Krahas vlerave të shumanshme buri more e letrare të veprave të veta, M. Barleci ka meritën e madhe  që, bashkë  me  përshkrimin  e  portretit  fizik e  moral  të  Skënderbeut te « Historia  e jetës  dhe  e  bëmave  të Skënderbeut », na ka  dhënë  edhe një  gravurë  me  portretin  e  tij. Ky portret duhet të përmbajë tiparet karakteristike të fytyrës së Heroit, sepse Barleci këtë vepër ia  kushtoi  ni pit  të  Skënderbeut, Ferrant  Kastriotit,  dhe  e  hartoi  në  bazë  të  kujtimeve  të bashkëluftëtarëve  që  ende  jetonin, në  mendjen  e  të  cilëve  ishin  të  ngulitura  mirë  tiparet  e Gjergj  Kastriotit-Skënderbeut. Pranë  portretit të  Skënderbeut,  në këtë vepër  M. Barleci  ka dhënë në një gravurë të vogël edhe portretin e vet. Epopeja  shqiptare  e  shek. XV  u  përjetësua  edhe  në  vepra  historike  të  tjera  prej bashkëkohësve  të  Gjergj  Kastriotit-Skënderbeut. Njëra  ndër  to  është  vepra  e  Dhimitër Frëngut (1443-1525): « Komentar për punët e  turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, princ i Epirit » (Commentario  de  le  cose  de  Turchi, et  del  S. Georgio  Scanderbeg,  principe  di Epyrro). Dhimitër  Frëngu  lindi  në  qytetin  e  Drishtit  dhe ishte  kushëri  i parë  me familjen  e  njohur fisnike  Engjëlli  të  këtij  qyteti. Ai  u  rrit  gjatë  epopesë  legjendare  të  Skënderbeut  dhe  u shkollua si klerik. Dh. Frëngu u lidh ngushtë me Heroin Shqiptar, e shoqëroi atë gjatë viteve 1466-1467  në  udhëtimin  që  bëri  në  Romë  e  në  Napoli. Me  pushtimin  e  Drishti t  prej osmanëve  më  1478, Dh. Frëngu emigroi  dhe u strehua në Itali. Ai u vendos  në rajonin e Venedikut  dhe  për  një  periudhë  të  gjatë  shërbeu  si  famulltar i  nderuar  në  fshatin  Brainë, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë ia liroi detyrën të nipit të tij, Pal Pjetër Engjëlli. Dh. Frëngu vdiq më 1523, në moshën 82 vjeç. Veprën  për  jetën  e  Skënderbeut  Dh. Frëngu  e  shkroi  latinisht  dhe  në  frymën  e  ideve humaniste të kohës. Kjo ishte një përmbledhje, me disa ndryshime të vogla e « Historisë së Skënderbeut » të  M. Barlecit, gjë  që  dëshmon  se  vepra  e  themeluesit  të  hsitoriografisë shqiptare  kishte  pasqyruar  drejt  një  realitet  historik  të  njohur  e  të  pranuar edhe  nga bashkëluftëtarët  e  afërt  të  Skënderbeut, siç  kishte  qenë  Dh. Frëngu. Pas  vdekjes  së  këtij, veprën e përktheu italisht i nipi i autorit, Pal P. Engjëlli, dhe ajo u botua anonime për herë të parë më 1539 në Venedik. Interesimi i veçantë, që u tregua për subjektin e kësaj vepre, bëri  që ajo të njihte shumë ribotim e. Deri më 1679 pati 18 botime italisht, që u bënë në Venedik (me  tre  tituj  të  ndryshëm), dhe  në  mesin  e  shek. XVI  u  botua  e  përkthyer  frëngjisht  dhe anglisht. Një përkthim rumanisht, i bërë prej një të burgosuri rumun në Milano  (1763) dhe
Faqe - 430
 
që ruhet në dorëshkrim, dëshmon se vepra lexohej me interes edhe gjatë shek. XVIII. Në  krahasim me « Historinë e  Skënderbeut » të M. Barlecit, vepra  e Dh. Frëngut u përhap më shumë në Itali (sidomos në Venedik, ku u shtypën të  gjitha botimet  e saj italisht), sepse ishte shumë më e shkurtër, si « një libër xhepi », botimi i të cilit kërkonte shpenzime të pakta, dhe se për të u interesuan pjesëtarë të familjes Engjëlli. Familja Engjëlli ishte nga të paktët drishtanë që arritën t’u shpëtonin masakrave osmane dhe të vendoseshin në Itali pas pushtimit  më 1478 të qytetit  të tyre prej  osmanëve. Ata jetonin në  Venedik, ku  kishin  zënë  një  pozi të  të  dalluar  në  rrethet  kishtare  e  intelektuale  të  këtij qyteti dhe ishin vënë në krye të urdhrit fetar të Shën Gjergjit, të lidhur m e emrin e familjes së tyre. Ashtu  si te shqiptarët  e  tjerë  të  emigruar, edhe te  pinjollët  e  familjes Engjëlli  u ruajt ndër  breza  vetëdija  kombëtare, ndjenja  e  atdhedashurisë  dhe  dëshira  për  t’u  kthyer  në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjesëtarë të kësaj familjeje të interesoheshin gjatë shek. XVI  e  XVII për  botimin e  ribotimin e  veprave  kushtuar  epopesë  shqiptare të shek. XV, si dhe të veprave të tjera për të drejtën e trashëgimisë që mëtonin se kishte familja Engjëlli në Shqipëri. Me nxitjen e interesimin e pjesëtarëve të kësaj familjeje u botuan dhe u ribotuan në Venedik e në Romë vepra të tilla, si « Komentari » i Dh. Frëngut (1539), « Shkurtesa e jetës së  papëve »  e  Marin  Barlecit  (1555), « Privilegjet  perandorake  për  familjen  Engjëlli » e Françesk  Malvecos (Pri vilegi  imperiali.. a  favore  della  Famiglia  Angela,  1626)  etj.  si  edhe « Historia  e  turqve » e  historianit  venecian  Françesk  Sansovinos, (Historia  universale dell’origine  et Imperio de Turchi, 1560), në të  cilën u  përfshinë  dhe u ribotuan shumë herë gjatë  shek. XVI  e  XVII « Komentari » i  Dh. Frëngut  dhe « Rrethi mi  i  Shkodrës » i  M. Barlecit. Krahas përkujdesjes dhe interesimi t për veprat e mësipërme, Engjëllorët botuan edhe vepra të hartuara prej tyre.  Pal Pjetër Engjëlli, shumë vite më parë se ta përkthente italisht dhe ta botonte « Komentarin » e  Dh. Frëngut, kishte  botuar  në  Venedik  më  1522  një  broshurë latinisht  të  titulluar « Letër  drej tuar  saracenëve... » (Epistola  Pavli  Angeli  ad  Saracenos...), kurse i vëllai, Andrea Engjëlli, botoi në Rom ë më 1553 veprën « Gjenealogjia e perandorëve romanë dhe konstantinopolitë... » (Genealogia d’imperatori romani et constantinopolitani...), e cila me disa ndryshime u ribotua shumë herë gjatë shek. XVI e XVII prej tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes Engjëlli.  Vepra i është kushtuar kryesisht gjenealogjisë së familjes Engjëlli (duke krijuar lidhje të pavërteta të saj me familjet perandorake romake e bizantine), si dhe të familjeve  të  tjera  fisnike  shqiptare. Në  tërësi  veprat  e  Engjëllorëve  kanë  vlera  të  pakta  si burime hi storike për njohjen e shoqërisë shqiptare të shek. XV. Gjon Muzaka i shte anëtar i njërës prej familjeve më të njohura aristokrate shqiptare. Ashtu si anëtarë të tjerë  të  familjes  Muzaka,  ai  kishte  marrë pjesë aktive  përkrah Skënderbeut  në luftën  kundër  pushtuesve  osmanë. Pas  pushtimit  prej  osmanëve  të  kështjellave  të  fundit shqiptare, si  shumë  bashkatdhetarë  të  tjerë, Gj. Muzaka  emigroi  në  Itali  dhe  u  vendos  në Napoli. Dëshira për kthimin e familjes së tij në atdhe e nxitën Gj. Muzakën të hartonte më 1510 përkujtesën « Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve » (Historia e Genealogia della  casa  Musachia)  për  t’u  dhënë  bijve  të  vet  njoftime  për  historinë  e  familjes  dhe  për
Faqe - 431
 
zotërimet që kishin  në Shqipëri. E botuar  për herë  të parë më  1873, kjo  përkujtesë, me  të drejtë është cilësuar prej zbuluesit të saj, historianit gjerman Karl Hopf, si një « margaritar » për  vlerën  e  veçantë  që  ka  për  njohjen  e  historisë  mesjetare  shqiptare. Në  të  gjenden njoftime  të rëndësishme për veprimtarinë e aristokracisë shqiptare dhe  për marrëdhëniet në gjirin  e  saj, për  organizimin  e  administratës  shtetërore  të  Shqipërisë  gjatë  shek. XV  dhe formimin  e  shtetit  të  Skënderbeut, për  toponiminë  e  shek. XV  etj.. Ajo  dëshmon  për njohuritë historike  dhe  nivelin  kulturor  relativisht  të  lartë që  kishte pasur aristokracia laike shqiptare e shek. XV, pjesëtar i së cilës kishte qenë Gjon Muzaka. Fryma atdhetare ka përshkuar tej e mbanë veprat historike të M. Barlecit, Dh. Frëngut dhe të autorëve  të tjerë të  hershëm shqiptarë. Këto vepra  dëshmojnë  që periudha e luftës  kundër pushtuesve  osmanë  nën  udhëheqjen  e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe  vetë figura  e tij  i pasuruan  dukshëm  traditat  tona  historike  dhe  u  shndërruan  në  simbol  të  luftës  për  liri  e pavarësi. Ato mbetën gjithnjë të gjalla dhe gjatë shekujve që pasuan shërbyen si një burim i pashtershëm  frymëzimi  në  luftën  dhe  përpjekjet  e  shqiptarëve  për  mbrojtjen  e  interesave kombëtarë. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, H ero Kom bëtar i shqiptarëve (1405-17 janar 1468) Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë  të historisë kombëtare  të  shqiptarëve,  që  mori  emrin  e  tij:  luftën  më  se  njëshekullore  të  tyre  kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të  lirisë. Nën  udhëheqjen  e  tij  lufta  e  shqiptarëve  u  ngrit  në  një  shkallë  të  lartë  e  të organizuar, shënoi  një kthesë  vendimtare në  zhvillimin  politik të vendit  dhe  në  forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. Figura  e  tij  paraqet  një  nga  ato  raste,  jo  të  shpeshta  në  histori, kur  shtresat  e  ndryshme shoqërore të një kombi takohen m e një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet  aspiratat  e  vetitë  e  tyre  më  të  mira  dhe  që  për  këtë  arsye  bëhet  simbol  i  bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët. Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu  ishte  përfaqësuesi  më  konsekuent  dhe  më  i  shquar  i  elitës drejtuese  shqiptare, që  udhëhoqi  me  vendosmëri  frontin  e  luftës  së  shqiptarëve  kundër pushtuesve  osmanë. Ai  e  kuptoi,  më  qartë  se  kushdo  tjetër,  detyrën  që  shtronte  çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të  gjitha  shtresave  shoqërore, të  pasura  e  të  varfra, të  kërcënuara  tashmë  prej  pushtuesve osmanë në çështjet jetike. Njohja e thellë e jetës, e botëkuptimit, e traditës dhe e luftës së shqiptarëve kundër pushtimit të huaj  si dhe e organizimit  të shtetit e  të ushtrisë osmane, i  dhanë mundësi Skënderbeut të ndërtonte  me  efektivitet  të  lartë  gjithë  veprimtarinë  e  tij  si  burrë  shteti  dhe  udhëheqës ushtarak  i shquar. Ai arriti në  përfundimin  se, përballë një pushtuesi  të fuqishëm, siç ishte Perandoria Osmane, shqiptarët nuk mund të arrinin në fitore, pa kapërcyer copëtimin politik të  vendit  në  një  varg  zotërimesh, pa  një  bazë  organizative  të  qëndrueshme, pa
Faqe - 432
 
bashkërendimin e mjeteve  dhe të  burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e  materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve që zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm e të këtyre me veprimet  e  ndërmarra  në rrafsh  ndërkombëtar. Një  nga  hapat  e  parë  në  këtë  drejtim  qe themelimi, me nismën e nën drejtimin e tij, i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve. Duke njohur zhvillimin  e  ngjarjeve  e  perspektivën e tyre, Skënderbeu  e  kuptoi  me  kohë  se nuk mund të  mbrohej  vendi,  të çliroheshin  viset e  pushtuara dhe të  zhdukej  përfundimisht rreziku  i  pushtimi t  osman, duke  qëndruar  mbi  bazën  e  Besëlidhjes  Shqiptare  si  aleancë politike  vullnetare, karakteristikë  që  ajo  e kishte  pasur në  fazën  e  saj  fillestare. Prandaj  në gjirin  e  koalicionit  të  fisnikëve  shqiptarë  u  krye  dora-dorës  një  zhvendosje  në  raportin  e forcave (që karakterizon etapën e dytë të vepri mtarisë së Skënderbeut si burrë shteti), dhe që çoi në fund të viteve 50 në krijimin e një pushteti të vetëm shtetëror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bë themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së  burimeve të brendshme ekonomike, mbi të  cilat  u  mbështet lufta. Duke  fuqizuar  mbrojtjen  në  brezin kufitar, në  lindje  e  në  jug  të viseve të lira, ai u dha  mundësi nënshtetasve të  tij të zhvillonin një veprimtari ekonomike e tregtare  deri  diku  normale. Prandaj,  ashtu  si  më  parë,  edhe  në  këto  vite  vazhduan  të eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithëra e prodhime të tjera. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu u kushtoi vëmendje viseve të pushtuara. U mbajtën kështu  të  gjalla  dhe  u  forcuan  më  tej lidhjet  me banorët  e  këtyre  viseve, gjë  që  ndikoi  në forcimin e bashkimi t  shpirtëror të shqiptarëve dhe në  konsolidimin  e  mëtejshëm të  kombit shqiptar, duke i dhënë mundësi të mbijetojë e të zhvillohet më pas në kuadrin e Perandorisë Osmane. Procesin  e  bashkimit  të  shqiptarëve  e  favorizoi  shumë  edhe  toleranca  e  lartë  fetare  e Skënderbeut. Si i krishterë i rritur në ambientin mysliman, ai qëndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkëpunoi ngushtë dhe pa asnjë paragjykim  me klerin e  riteve të ndryshme dhe dërgoi si ambasadorë të tij në vendet e huaja priftërinj katolikë dhe ortodoksë. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht në procesin e bashkimit të shqiptarëve. Bashkimi  shpirtëror  i  të  gjithë  popullit  shqiptar  dhe  forcimi  i  vetëdijes  kombëtare  të  tij, shënonin  fitoren  më  të  madhe të epopesë  së  lavdishme të shek. XV  dhe  të  tërë veprës  së Skënderbeut. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ai e vlerësoi  drejt  rëndësinë  e  bashkëpunimit  ndërkombëtar, si  kusht  i  nevojshëm  për  të përballuar agresionin osman. Duke patur të qartë se rrezikut osman mund t’i bëhej ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kërkoi pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër arm ikut të përbashkët, si dhe përkrahje materiale për luftën e popullit shqiptar.
Faqe - 433
 
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti është i pandarë nga veprim taria e tij si udhëheqës ushtarak i talentuar. Në kushtet e pabarazisë, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Këtë parim, të ndjekur prej tij, e  shprehin me  vërtetësi edhe fjalët që Barleci ka vënë në gojë të Skënderbeut, se « kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej  8 deri 12  mijë  vetash, nuk  do të  mund  ta  bënte  këtë edhe m e një  ushtri shumë  më  të madhe ». Në kushtet e epërsisë së theksuar të ushtrive osmane në luftëtarë e në armatime, Skënderbeu për t’i mposhtur ato i mbante në alarm të përhershëm, i shqetësonte me sulme të vogla e të papritura. U priste rrugët e furnizimit dhe, pasi i kishte futur në kurth, i godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe i shkatërronte përfundimisht.  Skënderbeu zbatoi një strategji të  mbrojtjes  aktive  sipas  parimit « mbrohu  duke  sulmuar ». Në  betejat  e  ndryshme  ai ndërthuri mjeshtërisht operacione  të mëdha taktike-strategjike me tërheqje e sulme, me pusi e befasi të luftës guerile. Personaliteti  i  Skënderbeut  si  burrë  shteti,  strateg  e  mjeshtër  i  artit  ushtarak  dallonte  me mbretërit  e  me  princët  evropianë  të  kohës. Ndryshe  nga  veprimtaria  ushtarake  e  tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë  që  kishi n  gatishmëri  luftarake  dhe  shpirt  vetëmohimi. Edhe  ai  vetë  luftonte  i pangarkuar me armatime të  rënda e me krah  të  shpërvjelur si një  ushtar i  zakonshëm. Në betejë  ai  ishte, në  të  njëjtën  kohë, komandant  i  talentuar  dhe  ushtar  i  guximshëm, që  me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari. Skënderbeu gëzonte dashurinë nga bashkëkombësit e vet, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes.  Figura e tij mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i  asaj lufte që habiti botën me fitoret e saj legjendare dhe u bë  krenaria për një të kaluar, të cilën donin ta përsërisnin. Këngët që shqiptarët i thurën Skënderbeut, të cilat i këndonin me krenari edhe përpara pushtuesve, goj ëdhënat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise të tjera të banuara prej tyre, i dhanë atij tiparet e një luftëtari me forca vigane, të pajisur me trimëri të pashoqe, i  cili  i  kalonte  caqet  e  realitetit  dhe  merrte  cilësitë  e  një  figure  që  mishëronte aspiratat e një populli të tërë për liri e pavarësi. Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën  e popullit që e lindi. Ai pati një shtrirje që kalonte kufijtë e Gadishullit  të Ballkanit, kishte një rëndësi evropiane. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisni n për të. Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit e  në  përgjithësi  të  opinionit  publik  evropian,  të  cilët  kanë  kërkuar  të nxirrnin  mësime  nga përvoja  luftarake  e  shqiptarëve,  sidomos  kur  vendet  e  tyre  luftonin  kundër  pushtuesve  të huaj. Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i është kushtuar
Faqe - 434
 
figurës së këtij Heroi, në të katër anët e botës.  Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi  Evropën  Qendrore, kur  në  Gadishullin  e  Ballkanit  shpërthyen  lëvizjet  për  çlirimin kombëtar  etj., historianët, shkrimtarët  e  poetët  e  përdornin  figurën  e  Heroit  shqiptar  si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri. Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku janë vendosur monumente e buste të tij ose që
mbajnë emrin « Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. »
Faqe - 435

WWW.Alba-Strima.tk

WWW.ALBASTRIMA.FR.GD
 
 

 RADIO  SHQIP

 
 
Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement