KOMUNIKATA-FBKSH.AKSH

 DEKLARATA - KOMUNIKATA

ALBASTRIMA, Posté le mardi 21 avril 2009 23:29

Sqarim nga - FBKSH

JEMI SHUME TE VENDOSUR QE, ASHTU SI KONDOVEN E ZOTIT MENDUH THAÇI,
EDHE BRODECIN E ZOTIT ALI AHMETI TA ZBARDHIM PLOTESISHT..!

SQARIM DHE KERKESE PER FALJE PUBLIKE E ZEDHENESIT POLITIK TE FBKSH PER DESHMORET E KOMBIT, TE RENE NE BRODEC TE TETOVES DHE LUFTETARET E RIBASHKIMIT KOMBETAR SHQIPTAR

Ne materialin e publikuar nga Prof. Kastriot Zajazi, Shef i Sigurimi Kombetar Shqiptar (SKSH) per Luginen e Vardarit (Shqiperia Lindore) me titull:

Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit - Hulumtim

SKSH-se i eshte pervjedhur nje lapsus (gabim ortografik), ku deshmoret e kombit, te rene ne Brodec te Tetoves dhe luftetaret e lirise dhe te ribashkimit kombetar shqiptar jane cilesuar si nje grup kriminal, ashtu sic edhe i kane cilesuar dokumentet dhe dosjet sllavo-maqedonase, te cilat dokumente dhe doseje oficeret madhore te SKSH-se (te infiltruar prej kohesh ne strukturat e pushtetit sllavo-maqedonas, sic jane edhe djelmoshat dhe vashat tona ne Beograd dhe ne Athine) kane arrijtur t'i fusin ne dore, prandej edhe jam i shtrenguar qe, ne emer te Sekretariatit Vendimmarres te Kryesise Qendrore te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) dhe te gjitha strukturave te tij, nder te cilat kane qene dhe jane edhe:
Armata Kombetare Shqiptare (AKSH) dhe
Sigurimi Kombetar Shqiptare (SKSH),

gjithe familjeve te Deshmoreve te Kombit, te rene s'i te manipuluar ne Brodec dhe te gjithe luftetareve te lirise e te ribashkimit kombetar shqiptar,
edhe t'iu kerkoj FALJE PUBLIKE PER KETE LAPSUS ORTOGRAFIK TE SKSH,
si dhe nga ana tjeter edhe te kerkoj qe te gjithe luftetaret e lirise e te Shqiperise Etnike perfundimisht t'i binden FBKSH-se dhe strukturave te tij dhe te mos veprojne si deri me tani, sic kane vepruar ne Kondove dhe ne Brodec,
sepse ne te kunderten, si ne te kaluaren edhe ne te ardhmen do te manipulohen,
sic edhe jane manipuluar nga matrapazet politike te llojit Hashim Thaçi apo te Ramush Haradinaj (ne Kosoven Protektorat) dhe te llojit Menduh Thaçi ne Kondove te Shkupit apo te llojit Ali Ahmeti ne Brodec te Tetoves.

Zedhenesi Politik i FBKSH,
Mr. Gafurr ADILI (d. v.)
Tirane, 18 prill 2009


ALBASTRIMA, Posté le mardi 21 avril 2009 23:27

Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
-Sigurimi Kombëtar Shqiptar-
Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore

Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente

Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami organizuan grupin e armatosur në fshatin Brodec, me qëllim të shkaktojnë një masakër tek shqiptarët dhe me këtë të rikthejnë pushtetin e tyre. Nikolla Gruevski, në grupin e tyre infiltroi informatorë, të cilët siguruan dëshmi të mjaftueshme me të cilat ai sot, i mban peng tre zotërinjtë e lartpërmendur dhe duke i kushtëzuar me burg i kushtëzon që të mbështesin projektet e tija antishqiptare, të dëmtojnë proceset politike kombëtare, të dëmtojnë ish-ushtarët e UÇK-së dhe me një fjalë, të bëjnë ç’të kërkojë Gruevski dhe elita politike sllavo-maqedone. Ky është vetëm një raport fillestar dhe paralajmërim, nëse nuk merret seriozisht pas një javë do të publikojmë dhe argumentet për të gjitha pohimet tona të përmendura në këtë raport.

Sigurimi Kombëtar Shqiptar (shërbimi inteligjent i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) ka ndjekur zhvillimet në të gjitha trojet shqiptare që nga formimi i saj e deri më tani, në suaza të kësaj edhe zhvillimet në Luginën e Vardarit / Shqipërinë Lindore, me vëmendje të veçantë zhvillimet në fshatin Brodec të Tetovës, ku u zhvillua aksioni famëkeq policorë “Stuhia Malore”.

SKSH, si një strukturë vigjilente dhe profesionale ishte paralajmëruar që përpara aksionit për një ngjarje të padëshirueshme në fshatin Brodec ku zëdhënësi i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili aso kohe në një deklaratë për mediumet i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që mos të bëjë gabimin e Menduh Thaçit me Kondovën dhe të njëjtën ta reprizojë në Brodec, ku përsëri parashihej që të viktimizoheshin qytetarët shqiptarë si dhe të rrezikohen të gjitha proceset politike mbarëkombëtare, ndër të cilat ishin dhe zhvillimet në Kosovën protektorat.
Paralajmërimi ynë nuk u mor parasysh dhe ngjarja përfundoi, fatmirësisht më lehtë sesa që rrezikohej, por përsëri më dëme të mëdha për qytetarët shqiptarë, konkretisht banorët e fshatit Brodec dhe u dëmtua mjaft imazhi politik i shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Luginës së Vardarit në veçanti.
Pas hulumtimeve të cilat filluan që përpara aksionit policor “Stuhia malore” e deri më 1 Mars 2009 kemi arritur të grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme të cilat kanë lidhshmëri mes veti dhe zbardhin në tërësi të vërtetën mbi zhvillimet në fshatin Brodec, mirëpo për shkak se në të janë të involvuar personalitete të jetës politike në Luginën e Vardarit dhe meqë atje së fundmi u zhvilluan zgjedhjet lokale dhe presidenciale, nuk deshëm që gjithë puna jonë afro dyvjeçare të keqkuptohej si marketing politik, andaj publikimin e këtij raporti e anuluam deri më tani.
Sigurimi Kombëtar Shqiptar ka arritur të konstatojë (gjithnjë duke u bazuar në argumente) se organizatorë të ngjarjeve në Brodec kanë qenë:

Ali Ahmeti – kryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim,
Abdylaqim Ademi – zv/kryeministër i IRJM-së,
Abdylhalim Kasami – ish-drejtor i financave të BDI-së dhe i dyshuar si bashkëpunëtorë i UDB-së së ish Jugosllavisë për diasporë dhe aktualisht njeri Iibesueshëm për DBK-në në IRJM.

Para dhe pas ngjarjeve në Brodec kërkuam nga zoti Ahmeti që fillimisht të ndërpresë planin e tij, por pasi që ndodhi, kërkuam që ai të zbardh atë dhe jo vetëm të shfrytëzojë për kambanë parazgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 kur dhe hyri në pushtet me gjakun e brodecasve. I dhamë një mundësi vetë organizatorit të kësaj tragjedie që të ndërgjegjësohet, të lirojë të arrestuarit, qofshin ata të involvuar në rast apo jo dhe të mos na detyrojë neve të publikojmë atë që ne kemi arritur të zbulojmë. Meqë z. Ali Ahmeti nuk mendoi në asnjë moment të zbardh të vërtetën, ai vetë na detyroi që për hir të drejtësisë të publikojmë këtë paralajmërim dhe konkluzat nga hulumtimi ynë sipas të cilit:
Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, organizatorët, mbështetësit, financuesit dhe furnizuesit kryesor të grupit kriminel me në krye Lirim Jakupin, Ramadan Shitin, Hebib Ahmetin dhe persona të tjerë të cilët do ti publikojmë më pas, janë fajtorët kryesorë që në mesin e të burgosurve ndodhen jo vetëm personat që ata i manipuluan dhe u veshën uniforma ushtarake dhe u armatosën, por dhe persona të tjerë të pafajshëm, civilë të fshatit Brodec, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të involvuar në grupin e armatosur, por u viktimizuan për aventurat politike të Ali Ahmetit.

E keqja nuk mbaron këtu!

Argumentet të cilat ne i posedojmë, kemi arritur t'i nxjerrim nga arkivat e Gjykatës së shkallës së parë në Shkup, Prokuroria e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, falë punës së palodhshme të agjentëve të AKSh-së të inflirtuar kohë më parë në këto institucione (ashtu si dhe në institucionet e tjera shtetërore në IRJM) dhe të njëjtat argument i posedon dhe vetë z. Nikolla Gruevski - kryeministër i IRJM-së dhe Gordana Jankullovska – Ministre e Punëve të Brendshme. Pas kësaj, z. Gruevski që nga ajo ditë e deri më sot e mban peng Ali Ahmetin duke kërkuar nga ai që të mbështesë çdo projekt antishqiptar të Nikolla Gruevskit, të hesht para shumë padrejtësive, të dënojë ish ushtarët e UÇK-së, të dështojë Marrëveshjen e Ohrit, të manipulojë shqiptarët dhe gjithë këtë duke e kërcënuar se nëse nuk do të veprojë kështu, do të publikojë argumentet dhe do të burgos z.Ali Ahmetin, Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin.

Kërkojmë publikisht nga z. Ali Ahmeti të del dhe të pranojë fajësinë e tij, të zbardh të vërtetën me gojën e tij dhe të lirojë shqiptarët nga pengmarrja e tij dhe të lejojë ecjen përpara të proceseve politike kombëtarë dhe jo ato të ngelin peng i aventurave të z. Ahmeti dhe partisë së tij. Z. Ahmeti me ndërgjegjësimin e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit, duhet të lirojë fillimisht personat e pafajshëm të arrestuar në fshatin Brodec:

Nadi Dauti,
Shkëndim Dauti (invalid me dy kancere),
Tafil Dauti,
Rametullah Dauti,
Hanif Dervishi,
Nevzat Ariani,
Shehir Ziberi,
Bafqar Beqiri

Ndërsa me këtë do të lirojë edhe shqiptarët në Shqipërinë Lindore dhe proceset politik kombëtare nga kushtëzimet e Nikolla Gruevskit. Në këtë raport vendosëm të mos publikojmë të gjitha argumentet por t'i japim një mundësi vetë z. Ali Ahmetit që të lirojë personat e pafajshëm nga burgu, ndërsa po i bëjmë me dije vetëm disa nga të dhënat të cilat ne i kemi të argumentuara se:
në mesin e grupit të armatosur kanë qenë dy pjesëtarë të sigurimit të tij, Megdi Islami dhe Florim Ahmeti (ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, një nga prijësit e grupit të armatosur) si dhe dy kushërinjtë e Abdylaqim Ademit të njohur si Komandant LULI dhe komandant LIFI.
I japim në dispozicion një javë që z. Ali Ahmeti të publikojë hapat konkret në drejtim të lirimit të personave të pafajshëm dhe zbardhjes së rastit të Brodecit, në të kundërtën për një javë fiks (pas 23 Prillit) do të publikojmë një pjesë të argumenteve që vërtetojnë gjithë atë që thamë më lartë dhe nëse edhe kjo nuk do t'i ndihmojë për t'u ndërgjegjësuar, në pjesën e tretë do të publikojmë të gjitha argumentet që kemi, përfshirë këtu, foto, audio dhe video material, ku me keqardhje paralajmërojmë zbardhjen e plotë të rastit, që nënkupton lirimin e personave të pafajshëm dhe në vend të tyre burgosjen e Ali Ahmetit, Abdylaqim Ademit dhe Abdylhalim Kasamit.

Prof. Kastriot Zajazi – drejtor i Zyrës qendrore të SKSH-së në Zonën Nr.3 Lugina e Vardarit/Shqipëria Lindore

Shkup, 16 Prill 2009


ALBASTRIMA, Posté le mardi 21 avril 2009 23:26

TV-ALBASTRIMA në 24-vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës do të shfaq 36 orë program kushtuar prijësit komunist të Shqipërisë

Të nderuar Vllezer dhe Motra,Shok dhe Shoqe,Miq të Dashur.
Sot e 24 vjet më par më 11 Prill 1985 pushoi zemra e Heroit tonë Kombtar ENVER HOXHA . Edhe pse ai nuk është i gjall fizikisht , ai ende vazhdon,dhe do të jet i gjall dhe i përjetshëm me veprat e tij.Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me një figur të ndritur kombtare , ne kemi pregaditur një program të pasur me Dokumentare të ndryshme dhe këngë e reportazhe të ndryshme që i përkasin asaj kohe,Kohës e të Madhit Enver Hoxha.Pra TV-ALBASTRIMA që nga dita e shtun 11-prill 2009,Për nder dhe në përkujtimin e të Madhit Xhaxhit Enver Hoxha do të shfaq për dy dit rrjesht këtë program prej 36 orë e 27 minuta kushtuar enkas Xhaxhit Enver.Edhe pse e patëm shum të vështir që t'i grumbullojm të gjitha kto materiale filmike,sepse shumica e arkivit të Shqipëris tash më është e shkatrruar ose e përvetsuar,ne prap se prap do ju ofrojmë disa dokumentare të pa para më parë.Pra sot do e çajmë terrin informativ dhe do të njifemi me të vërtetën.Ju kisha lut që ky emisjon special të mos keçpërdoret për interesa të ndryshme përveç atij Kombtar.
Lavdi Jetës dhe Veprës e të Madhit ENVER HOXHA
Ju dëshirojmë shiqim të këndshëm


ALBASTRIMA, Posté le mardi 21 avril 2009 23:25

DEKLARATË PUBLIKE E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH :

SHQIPTARËT E SHQIPËRISË LINDORE ( LUGINA E VARDARIT- ILIRIDA) DUHET T’I BOJKOTOJNË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE SLLAVO - MAQEDONASE TË RAUNDIT TË DYTË (BALONTAZHIT),
QË DO TË MBAHEN MË 5 PRILL 2009 NË KRIJESEN ARTIFICIALE ME EMRIN „MAQEDONI“, POR....,

Kudo ku shqiptarët do të duhet të dalin në votime, për të zgjedhur kryetarët dhe këshilltarët e këshillave komunale, duhet që mbi të gjitha fletë-votimet për President të „Maqedonisë“, për Ivanov të VMRO-DPMN dhe për Frckovski të LSDM, të shkruajnë emrin dhe mbiemrin e njërit nga dëshmoret e kombit shqiptar, si për shembull:

JUSUF GËRVALLA, KADRI ZEKA, REXHEP MALA, NUHI BERISHA, BAJRAM BAFTIRI, AFRIM ZHITIA, ENVER HADRI, UKSHIN HOTI, BAHRI FAZLIU, ADEM JASHARI, ZAHR PAJAZITI, MEHË UKA, LUAN HARADINAJ, SADRI ZENELI, ILIR KONUSHEVCI, FEHMI LADROVCI, ISMET JASHARI-KUMANOVA, MUHEDIN ALIU-TETOVA, BEQIR LIMANI-KËRÇOVA, INDRIT CARA-KAVAJA DHE TAHIR SINANI-TROPOJA (TAHIR KOSOVA. TAHIR PRESHEVA, TAHIR TETOVA DHE TAHIR SHQIPËRIA)...

Dhe, assesi nuk duhet të shkruhen emrat dhe mbiemrat e të gjallëve, siç edhe është vepruar me 22 mars të vitit 2009, kur krahas emrit dhe mbiemrit t’im, është shkruar edhe emri dhe mbiemri i Presidentit të Republikës së Shqipërisë - BAMIR TOPI.

Përfundimisht kërkojmë që të gjithë ne shqiptarët të bindemi se nyja gordiane e zgjedhjes fatlume të çështjes sonë kombëtare aktualisht është në „Maqedoni“, prandaj….

Zëdhënësi Politik i FBKSH, Mr. Gafurr ADILI (d.v)
Tiranë, 31 mars 2009.


ALBASTRIMA, Posté le mardi 21 avril 2009 23:22

Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes

Është 84-vjeçar dhe mjafton një bisedë e shkurtër që të kuptohet se rrallëkush si ai në këtë moshë mund të ketë një qartësi dhe agresivitet kurajoz të përcjelljes së mendimeve.

Njeriu në anën tjetër të telefonit quhet Ramiz Alia, i njëjti personazh politik që njihet mirë nga shqiptarët, ndërsa “agresiviteti kurajoz” shfaqet menjëherë pas interesimit për një opinion në lidhje me deklarimin e fundit të Kryeministrit Sali Berisha, në një media të huaj, sipas të cilit Enver Hoxha ka qenë i papërgjegjshëm në 15 vitet e fundit të jetës. “Përkundrazi. Ai ka qenë i përgjegjshëm deri në ditën e fundit të jetës. Kryeministri Sali Berisha lëshoi një budallallëk me qëllim të lig”, ishte thelbi i bisedës pas prezantimit të parë. Më tej ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës, që duhet ta ketë njohur liderin e komunistëve shqiptarë që në moshën 17-vjeçare, duke i’u vendosur pranë deri në ditën e fundit të jetës, 11 prill 1985, rrëfen se si e ka takuar eprorin e vet vetëm 3 ditë para se të vdiste, si dhe përmbajtjen e bisedës që kanë zhvilluar. Ndërkohë këmbëngul se në asnjë rast Enveri nuk i kishte lënë përshtypjen se kishte pasur probleme mendore. Sipas Alisë, ai kishte probleme me sëmundjet fizike, kishte pësuar disa herë infarkt, por menjëherë më pas ishte bërë mirë.
Zoti Alia, a mund të kemi një opinion tuajin lidhur me deklarimin e Kryeministrit Sali Berisha, bërë pak ditë më parë në një media të huaj, për momentin kur thoshte se “Enver Hoxha nuk ishte i përgjegjshëm në 15 vitet e fundit të jetës së tij?”
Po. Ishte një budallallëk i Kryeministrit Sali Berisha, një budallallëk me qëllim të lig. Enver Hoxha ka qenë i përgjegjshëm deri në ditën e fundit të jetës dhe kjo nuk është vetëm bindja ime. Habitem për këtë deklarim. Sali Berishës nuk i lejohet të flasë me këtë gjuhë, jo vetëm si politikan, për më keq akoma ai nuk duhet të flasë në mënyrë të tillë si mjek.
Pra sipas bindjes suaj të palëkundur, Enver Hoxha ishte i përgjegjshëm deri në ditën e fundit të jetës?
Po, deri në ditën e fundit. Unë e kam takuar atë para vdekjes dhe nuk kam parë të ketë shfaqur probleme mendore.
Nëse mundemi po ju sjellim në vëmendje se për shqiptarët janë shfaqur filmime të zhvillimeve të një plenumi, mos gaboj të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ku Enver Hoxha duket qartë se ka probleme të humbjes së memories kur flet. Si do të ishte një përgjigje juaja?
Jam i bindur se Enveri ka qenë i përgjegjshëm deri në fund. Atë që ju thoni e kam vënë re dhe e kam ndjekur edhe unë në televizor, por ato janë lapsuse të rëndomta. Enveri në atë mbledhje ka bërë disa lapsuse që nuk kanë lidhje aspak me probleme mendore. Ishin lapsuse prej moshës së madhe. Lapsuse bëjmë të gjithë. Edhe ju bëtë një lapsus në fillim, kur u prezantuat, edhe unë bëj…
Thatë se e keni takuar Enver Hoxhën para vdekjes. Sa ditë më parë ka ndodhur dhe si ju duk ai?
Duhet ta kem takuar tri apo katër ditë më parë. Ishte krejt normal në gjykim. Kujtoj se kemi folur gjatë për punët e shtetit të asaj kohe. Për të gjitha çështjet më të rëndësishme.
Mund të kujtoni diçka konkrete nga biseda e zhvilluar?
Jo, nuk më kujtohet, por ishin gjëra të zakonshme, pra biseda nuk kishte ndonjë gjë ndryshe në përmbajtje nga bisedat që kishim pasur më parë për punët e shtetit. Ah, për një gjë jam i sigurt, për sport nuk folëm, pasi ai nuk interesohej shumë për këtë temë, ndërsa unë po. Unë merresha me sport (qesh).
Pra nuk keni bërë ndonjë bisedë që t’ju linte të kuptonit se ai ishte duke ikur nga kjo botë?
Jo, absolutisht. Ai nuk e dinte se do të vdiste. Ai nuk e priste vdekjen, përndryshe edhe biseda mes nesh do të kishte pasur tjetër përmbajtje. Por ne folëm për çështjet e vjetra. Për problemet e zakonshme të vendit. Asgjë më tepër.
Përfundimisht ju jeni i mendimit se Enver Hoxha ka vdekur pa paraqitur në asnjë rast probleme mendore?
Shumë i qartë jam. Gjatë gjithë jetës së vet, ai nuk ka paraqitur në asnjë rast probleme mendore. Ka pasur raste kur ka qenë i sëmurë, ose shumë i sëmurë, kur ka kaluar infarkte. Natyrisht që në këto ditë nuk kemi komunikuar, pasi nuk të lejonin edhe mjekët, por me t’u bërë mirë, ai vazhdonte jetën me sjellje krejt normale.

Berisha: Enveri i çmendur, drejtonte Nexhmija
“Enveri ishte i çmendur, Nexhmija drejtoi vendin në 15 vitet e fundit të jetës së tij”. Kjo ishte deklarata e Kryeministrit Sali Berisha, bërë pak ditë më parë në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Më poshtë, në ligjëratë të drejtë, momentet e bisedës me gazetarin kur përmendet Enver Hoxha dhe sëmundja e tij.
…Ju keni qenë kardiologu i diktatorit Enver Hoxha, që vdiq më 1986 pas 40 vjet sundim stalinist. A ju vret ndërgjegjja që keni punuar për zgjatjen e jetës së këtij njeriu dhe vuajtjeve të popullit tuaj?
Faleminderit për pyetjen. Unë kurrë nuk kam qenë mjeku i Enver Hoxhës. Unë kam punuar në spitalin qeveritar dhe atë e kam parë ndonjëherë. Por ai kurrë nuk më ka thirrur për ta vizituar. Nëse unë do të duhej ta trajtoja atë nga ana mjekësore, atëherë unë do ta bëja. Si mjek jam i detyruar të kujdesem për jetën, pavarësisht se e kujt është. Shokë të mi e kanë trajtuar Enver Hoxhën, edhe unë nuk do të refuzoja. Hoxha kishte parkinson, vuante nga demencia (plakje e hershme e trurit, humbje e logjikës) dhe para së gjithash paranoid. Paranoja e tij ishte shkaku i vërtetë për vuajtjet e gjata të shqiptarëve…
…E veja e Hoxhës është sot 87 vjeçe. Ajo ka thënë së fundi se për Shqipërinë nuk ekziston alternativa e anëtarësimit në NATO.
Ajo ishte mentori i tij në 15 vjetët e fundit të jetës. Ajo kishte pushtetin e vërtetë dhe e mbështeste atë në paranojën e tij. Kanë qenë njerëz të tmerrshëm.
Çfarë do të thoshte Hoxha 100-vjeçar për zhvillimet që ka marrë Shqipëria?
Oh, kjo do ta kishte shembur fare. Ai ka qenë edhe atëherë i çmendur. Por nuk do ta kishte mbijetuar dot lidhjen tonë me Perëndimin. (Panorama)


ALBASTRIMA, Posté le mardi 24 mars 2009 20:32

NJOFTIM NGA FBKSH-AKSH

Te nderuar vellezer dhe motra te idealit ton pas shum kerkesave qe kemi nga djemt dhe vashat tona per te njejtin qellim per SHQIPER ETNIKE per antarsim ne FBKSH-AKSH,ne nje mbledhje te delegatve tan si dhe te zedhensit politik te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar z.Gafurr Adili vendosem qe te lansojm ne perdorim apo ta rihapim email adresen per antarsim.Per te gjith ata qe kan deshir te bashkohen ne FBKSH-AKSH vllezer dhe motra te idealit ton e-mail adresa per antarsim eshte.
E-mail: fronti-web@hotmail.com .
Per antarsim ne FBKSH-AKSH ju lutem qe te dergoni ne email te dhenat e juaja si EMRI,MBIEMRI,DHE VENDI KU JETONI SI DHE NR I TEL.
Agjendet tan ne zonen aty ku jetoni ne qytet ne lagje ne fshatra do te vin dhe do te bisedon me ju.

FBKSH-AKSH
e-mail: fbksh-web@hotmail.com - Tiranë-Prishtinë 23.02.2009


ALBASTRIMA, Posté le mardi 24 mars 2009 20:31

KLANET E FSK-së

Flet Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari

Lulzim Jashari nuk do të jetë pjesë e FSK-së. Arsyet për këtë janë të shumta. Ato fillojnë nga parragullësitë që janë bërë në përzgjedhjen e pjesëtarëve të saj dhe përfundojnë në një forcë që nuk ka lidhje me ish-UÇK-në dhe TMK-në. Thotë se ashtu si në TMK, edhe në FSK, ka klane. Një prej tyre është ai i gjeneralëve Sylejman Selimi dhe Rrahman Rama. Për herë të parë, Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, flet për këtë proces.
Express: Pse nuk jeni në FSK?
Lulzim Jashari: Ka shumë probleme që sillen në vazhdimësi, e që unë nuk jam në FSK. Janë disa parregullsi dhe shkelje të kritereve që janë bërë dhe për këtë arsye unë nuk kam aplikuar fare të jem pjesë e FSK-së.
Express: Çfarë shkeljesh?
Lulzim Jashari: ...Kanë të bëjnë me kriteret që kanë qenë dhe shkeljet që u janë bërë atyre kritereve për seleksionimin dhe përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-s në FSK. Aty shkruan se, edhe një dënim të veturës nëse e ka dikush, do të merret parasysh...
Express: Nuk janë marrë parasysh këto kritere?
Lulzim Jashari: Nuk janë marrë parasysh asnjë. Kriteri, mendoj që është shkelur prej së larti e poshtë dhe të mos keqkuptohemi dhe elaborojmë këtë për pjesëtarët me grada të ulëta, por tek ata me grada të larta, janë bërë shkelje të kritereve në rend të parë, e pastaj është vazhduar edhe te të tjerët.
Express: Duke pasur parasysh emrin tuaj, mendoni se pas do t’iu vijnë edhe të tjerë, që do ta zhveshin uniformën dhe do ta lënë FSK-në?
Lulzim Jashari: Ne kemi shumë pjesëtarë të cilët janë pranuar në FSK, e të cilët janë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Të gjithë kanë menduar se do të ndodhë diçka tjetër. Këtu përkundrazi, vlerat e luftës dhe kontributet e njerëzve nuk janë respektuar askund. Kjo që është ndërtuar sot, nuk është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificën që është bërë më herët. Kjo është bërë në interes të bashkësisë ndërkombëtare, për interesa të veta, që është luftuar dhe po luftohet që ashtu siç është shprehur edhe Murati (Murat Jashari), në Kushtetutë, nuk janë përmendur as dëshmorët, asgjë tjetër. Dhe këtu ndodh një eliminim i elementit UÇK, i vlerave të luftës dhe gjithçka të kthehet në favorin dhe interesin e tyre.
Express: Por fakti se FSK-ja nuk do të jetë pasardhëse e TMK-së, është ditur shumë kohë më parë. Pse nuk keni reaguar më herët por tash?
Lulzim Jashari: Këtë nuk e kanë lejuar as ndërkombëtarët dhe as disa klane, që të mos ketë transformim....
Express: Çfarë klanesh?
Lulzim Jashari: Janë grupe të caktuara si udhëheqësit e TMK-së dhe FSK-së, të cilët në bashkëpunim me disa ndërkombëtarë, edhe i kanë krijuar ato klane qysh herët. Ata nuk i kanë treguar asnjëherë para komandantëve të zonave. Pastaj reagimet kanë qenë prej disa komandantëve të zonave që kanë qenë gjeneral brigade me grada dhe të cilët kanë qenë të shqetësuar. E ato shqetësime nuk kanë shkuar asnjëherë jashtë Shtabit të Përgjithshëm.
Express: A kanë emra këto klane?
Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet për rrjedhat se si ka ecur TMK-ja dhe formimi i FSK-së, i cili më vonë ka dhënë dorëheqje, sepse nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e këtyre të tjerëve. Këta që kanë shprehur shqetësimet, janë edhe gjeneral brigade si Bashkimi (Bashkim Jashari) e shumë të tjerë që kanë shprehur shqetësime rreth kësaj force që është duke u ndërtuar.
Express: Por Nuredin Lushtaku në njëfarë forme është vetëdistancuar me largimin tij nga FSK-ja?
Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku, kur e shikon që ka shkelje prej kreut të FSK-së që emërohet nga TMK-ja, dhe se nuk është duke u krijuar një forcë që kemi menduar se do t’i shërbejë vendit, Kosovës dhe qytetarëve tanë, e ka bërë këtë. Atëherë ne në atë moment e kemi parë, edhe klanet, edhe grupet e caktuara që kanë qenë dhe i kemi sot, në krye të FSK-së, e kemi parë se ata janë pjesë e asaj dhe janë përgjegjës për këtë tranzicion që është bërë.
Express: E keni fjalën për gjeneral Sylejman Selimin?
Lulzim Jashari: Rrahman Ramën, Sylejman Selimin..., e rend.
Express: A keni pasur kontakte nga zyrtarët e lartë të vendit që ju të jeni pjesë e FSK-së?
Lulzim Jashari: Unë personalisht kam pasur takime edhe me kryeministrin, z. Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, z. Krasniqi.
Express: Ju kanë bërë ftesë që të jeni pjesë e FSK-së?
Lulzim Jashari: Jo ftesë, por janë interesuar dhe më kanë pyetur Krasniqi dhe Thaçi se ku jam dhe si do të veproj. Unë u kam treguar me kohë se nuk do të jem pjesë e FSK-së.
Express: Reagimi i tyre, cili ishte?
Lulzim Jashari: Ka qenë bukur shqetësues. Por duke parë pozicionin tim personal dhe të familjes sime, ata kanë insistuar që unë të jem në këto procese. Ata ndoshta edhe e kanë ditur se çfarë force po ndërtohet dhe kanë insistuar shumë, se, siç thatë edhe ju, më parë është ditur se kjo nuk do të jetë vazhdimësi e UÇK-së dhe TMK-së.
Express: Tash me çfarë do të merreni?
Lulzim Jashari: Tash jam duke pushuar. Nuk po merrem me ndonjë aktivitet. Rri me shokët e mi, siç kam qëndruar edhe më herët. Po e shoh një situatë jo edhe aq të qetë. Duhet ta shoh situatën se si po rrjedh dhe disa gjëra të bien në vendin e vet. Të shoh nëse koha apo nevoja, mund të jem diku tjetër, por nuk e di.
Express: Jeni ndier keq kur në “Epopenë e UÇK-së” nuk ka parakaluar FSK-ja?
Lulzim Jashari: Tash ‘Epopeja e UÇK-së’ lidhet me familjen. Ndoshta po flas më shumë si qytetar i thjeshtë. Por kur luftohet me një uniformë dhe emblemë dhe mbi të ndërtohet gjithçka tjetër që vjen pas saj dhe i sheh ata djem, vajza, burra e gra që kanë dhënë jetën për Kosovën dhe ne sot nuk i nderojmë, kjo është bukur e rëndë. Ka qenë rëndë për të gjithë njerëzit. Për këtë nuk është faji te një person, por te të gjithë. Asnjë lule nuk e ka qitur mbi varret e dëshmorëve uniforma e FSK-së. Kjo të jep të kuptohet pse nuk jam brenda kësaj FSK-je.
Express: Ka spekulime se ju nuk jeni në FSK, për shkak të mospajtimeve tuaja me kryeministrin Hashim Thaçi?
Lulzim Jashari: Nuk ka të vërtetë këtu. Unë kam raporte shumë të mira me kryeministrin Thaçi. Ndoshta nuk pajtohemi në shumë gjëra, por nuk jam krejt në rrjedha që ta di se si i ka problemet. Por unë nuk kam ndonjë problem pse nuk jam në FSK. Kam raporte të mira të ndërtuara me kryeministrin, jo tash, por vite më parë, që nga koha e paraluftës.

Intervistoi: Jeton Musliu - Prishtinë, 11. 03. 2009


ALBASTRIMA, Posté le mardi 24 mars 2009 20:30

Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”

Mehmet Latifi
Akt vandal ndaj busteve të Dr.Ibrahim Temos dhe Dervish Himës, të vendosur në shetitoren buzë lumit të Drinit të Zi. Në bustet e tyre janë shkruar VMRO me shkronja cirilike dhe kryqe. Akti vandal ka ndodhur të mërkurën mbrëma. Kjo nuk është hera e parë të jenë bërë akte të tilla vandale ndaj këtyre figurave. Që nga koha kur janë vendosur këto buste, më 25 qershor të vitit 2006, ato vazhdimisht kanë qënë të përdhosura. Për këtë akt janë njoftuar organet komunale, ato policore dhe të tjera, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas kësaj kanë pasuar edhe reagimet e para. “Kjo që ka ndodhur nuk është hera e parë me bustet e rilindasve shqiptarë. Kjo nuk është vepër e civilizimit dhe qytetërimit, por është vepër vandale, anticivilizuese dhe antiqytetëruese. Dr.Ibrahim Temo është vënë aty dhe aty do të mbetet përgjithmonë”, tha dr. Shefqet Pollozhani, kryetar i Këshillit organizativ për shënimin e jetës dhe veprës së DR. Ibrahim Temo dhe Dervish Hima. Ndaj këtij akti të turpshëm ka reaguar edhe Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni. “Këto janë akte që etimologjinë e kanë nga periudha e kryqëzatave. Akte të këtilla ne si SHHSHM i dënojmë ashpër dhe kërkojmë që kryesit e veprës të zbulohen, të dalin para organeve të drejtësisë dhe të dënohen. Po ashtu apelojmë deri tek organet e rendit, institucionet përkatëse, të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare në Strugë”, tha dr. Nebi Dervishi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë qytetarë shqiptarë të indinjuar dhe irrituar për këtë akt të tmerrshëm e shqetësues. Të gjithë qytetarët që kanë vërejtur kryqat e vendosur në postamentet dhe në bustet e Dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Hima. Ndryshe, Struga është e njohur për një numër të madh të busteve të personaliteteve të ndryshme nga vendi dhe bota, të vendosura në tërë hapësirën e qytetit.


ALBASTRIMA, Posté le lundi 09 mars 2009 14:05

NJOFTIM NGA FBKSH-AKSH

Te nderuar vellezer dhe motra te idealit ton pas shum kerkesave qe kemi nga djemt dhe vashat tona per te njejtin qellim per SHQIPER ETNIKE per antarsim ne FBKSH-AKSH,ne nje mbledhje te delegatve tan si dhe te zedhensit politik te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar z.Gafurr Adili vendosem qe te lansojm ne perdorim apo ta rihapim email adresen per antarsim.Per te gjith ata qe kan deshir te bashkohen ne FBKSH-AKSH vllezer dhe motra te idealit ton e-mail adresa per antarsim eshte.
E-mail: fronti-web@hotmail.com .
Per antarsim ne FBKSH-AKSH ju lutem qe te dergoni ne email te dhenat e juaja si EMRI,MBIEMRI,DHE VENDI KU JETONI SI DHE NR I TEL.
Agjendet tan ne zonen aty ku jetoni ne qytet ne lagje ne fshatra do te vin dhe do te bisedon me ju.

FBKSH-AKSH
e-mail: fbksh-web@hotmail.com - Tiranë-Prishtinë 23.02.2009


ALBASTRIMA, Posté le lundi 09 mars 2009 14:05

Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”

Pmje nga Vandalizmi Maqedon.

Mehmet Latifi
Akt vandal ndaj busteve të Dr.Ibrahim Temos dhe Dervish Himës, të vendosur në shetitoren buzë lumit të Drinit të Zi. Në bustet e tyre janë shkruar VMRO me shkronja cirilike dhe kryqe. Akti vandal ka ndodhur të mërkurën mbrëma. Kjo nuk është hera e parë të jenë bërë akte të tilla vandale ndaj këtyre figurave. Që nga koha kur janë vendosur këto buste, më 25 qershor të vitit 2006, ato vazhdimisht kanë qënë të përdhosura. Për këtë akt janë njoftuar organet komunale, ato policore dhe të tjera, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas kësaj kanë pasuar edhe reagimet e para. “Kjo që ka ndodhur nuk është hera e parë me bustet e rilindasve shqiptarë. Kjo nuk është vepër e civilizimit dhe qytetërimit, por është vepër vandale, anticivilizuese dhe antiqytetëruese. Dr.Ibrahim Temo është vënë aty dhe aty do të mbetet përgjithmonë”, tha dr. Shefqet Pollozhani, kryetar i Këshillit organizativ për shënimin e jetës dhe veprës së DR. Ibrahim Temo dhe Dervish Hima. Ndaj këtij akti të turpshëm ka reaguar edhe Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni. “Këto janë akte që etimologjinë e kanë nga periudha e kryqëzatave. Akte të këtilla ne si SHHSHM i dënojmë ashpër dhe kërkojmë që kryesit e veprës të zbulohen, të dalin para organeve të drejtësisë dhe të dënohen. Po ashtu apelojmë deri tek organet e rendit, institucionet përkatëse, të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare në Strugë”, tha dr. Nebi Dervishi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë qytetarë shqiptarë të indinjuar dhe irrituar për këtë akt të tmerrshëm e shqetësues. Të gjithë qytetarët që kanë vërejtur kryqat e vendosur në postamentet dhe në bustet e Dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Hima. Ndryshe, Struga është e njohur për një numër të madh të busteve të personaliteteve të ndryshme nga vendi dhe bota, të vendosura në tërë hapësirën e qytetit.


  1    2    3    4    5    6    7    8    9    ... 17    Page suivante »
WWW.ALBASTRIMA.FR.GD
 
 

 RADIO  SHQIP

 
 
Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement