FAQJA KRYESORE

  

 TV  SHQIPËRIA  ETNIKE

 

                PARTNERËT   TANË
ALBANIA-UNITED ALEANCA   KUQ   E   ZI F-D-B-K
U-K-SH F B K SH ALBANIAPRESS
WWW.PKSH.ORG NËNË  SHQIPËRI WWW.ENVERHOXHA.INFO
WWW.ENVER-HOXHA.NET Webfaqja juaj këtu Webfaqja juaj këtu
Rregullat  Për  Partneritet  me  ne
Mirpresim bashkpunimin me të gjith ata që i plotësojn kushtet për partneritet me ne.Një nga kushtet duhet që të jen 100% Shqip dhe nuk përmbajn materiale antikombtare,çorroditëse dhe të pa moralshme.     Ju mirpresim

 

 

Rexhep Qosja në intervist flet për Sali Berishën dhe politikën dhe politikanët në Shqipëri


 

 Gafurr Adili: Ja dosjet origjinale - Ali  
Ahmeti Pjestar i UDB-së 


 Dosje të rreja për të cilat thotë se janë origjinale dhe posedojnë vulë dhe nënshkrime me ngjyrë, ka publikuar kryetari i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtarë, Gafurr Adili. Ai në një intervistë për televizionin ALB akuzon krerët e BDI-së për bashkëpunim me ish UDB-në.
“Bëhet fjalë për dy dosje, realisht për tri, dosja e parë e cila përbëhet nga dy faqe është dokument ku tregon për inkuadrimin e zotit Ali Ahmeti në shërbim të ish UDB-së Jugosllave. Thash se është dy faqe për arsye se aty janë të dhënat për zotëri Ali Ahmeti, emri, mbiemri, datëlindja, gjë të cilën nuk e dija se zoti Ahmeti e ka më 4 Janar dhe pasi e pash dokumentin vendosa që publikimin e kësaj dosje ta bëj pikërisht në ditëlindjen e tij në shenjë urimi për 52 vjetorin e lindjes së tij dhe aty është edhe pseudonimi i zotit Ahmeti tanimë që dihet. Dhe dokumenti i dytë, i cili realisht janë dy dokumente, njëri dokument ku sekretariati i punëve të brendshme edhe aty është edhe eprori me mbiemrin Nikoliq, i kërkon sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë që ta pranojnë gjithë dokumentacionin dhe në këtë dokument është edhe zoti Fazli Veliu”, tha Gafurr Adili, kryetar i FDBK-së.
Gati dhjetë vite pas përfundimit të konfliktit të armatosur, Adili, thotë se disa muaj para fillimit të konfliktit, kreu i BDI-së dhe LSDM-së opozitare janë takuar paraprakisht në Shqipëri. “Pra, del dhe e kam deklaruar se zoti Ali Ahmeti luftën në Maqedoni e ka filluar me një skenar të parapërgatitur. Në letrën që i drejtohem zotit Ali Ahmeti i them që është takuar në nëntor të vitit 2000, disa muaj përpara se të fillonte luftën në Maqedoni, pra është takuar në Pogradec me Branko Cërvenkovskin, atëherë në opozitë.
Sipas informacioneve, nga njerëz që ende janë gjallë, që sot për sot nuk i publikoj, por do vjen koha që të publikohen edhe emrat e atyre njerëzve, aty janë marrë vesh që zoti Ali Ahmeti ta fillojë luftën në Maqedoni”, tha Adili. Intervistën e plotë me kryetarin e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtarë, Gafurr Adili, i cili flet edhe për takimet dhe aktivitetet e tij në ilegalitet, arrestimin dhe vrasjen në rrethana të mistershme të shumë bashkatdhetarëve në diasporë, funksionimin e ilegales dhe zhvillimet gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001, mund ta ndiqni të hënën pas edicionit të lajmeve në televizionin ALB. Arben Zeqiri

http://www.tv-alb.com/
 

 

 GAFURR ADILI: (DEKLARATË PUBLIKE E KRYETARIT TË FDBK)
 

 


 
Dosjet origjinale të ish spiunëve të ish UDB-së dhe të ish KOS-it jugosllav, jo vetëm të shqiptarëve nën ish RSFJ, por edhe më gjerë, edhe të spiunëve të popujve të tjerë të Burgut me emrin ish RSFJ, si dhe edhe të spiunëve sllavo-maqedonas, nuk i ka qeveria e Zotit Boris TADIÇ. Dosjet origjinale, bashkë me 10 (dhjetë) hartat origjinale të të zhdukurve shqiptarë të Kosovës dhe edhe të muslimanëve të Bonjës, në ikje nga pushteti i tyre, i kanë marrë njerëzit e pushtetit të kriminelit (rahmetliut) Sllobodan Millosheviçit. Struktura inteligjente e ish FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), pas 5 (pesë) vjetesh përpjekjesh dhe sakrificash sublime, arriti që të merrte një hartë origjinale të një varreze masive, që ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës, dhe edhe fotokopjet e 9 (nentë) varrezave të tjera, si dhe të gjitha fotokopjet e dosjeve të spiunëve shqiptarë dhe edhe të spiunëve sllavo-maqedonas të ish UDB-së dhe të ish KOS-it jugosllav. Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) nuk kishte mundësi financiare që t'i paguante të gjitha hartat origjinale dhe edhe të gjiitha dosjet e ish spiunëve të ish UDB-së dhe të ish KOS-it jugosllav, prandej edhe vendosi që këtë hartë origjinale të një varreze masive me shqiptarë të Kosovës, të ja dorëzonte Kryetarit të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), dhe unë, më 28 gusht 2010, publikisht edhe deklarova: HARTEN ORIGJINALE TË NJË VARREZE MASIVE E KA FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR ! Këtë deklaratë publike të FDBK-së, mundeni ta gjeni (lexoni) te: web-faqja e FDBK-së: www.fdbk.eu. Tiranë, më 28 tetor 2010

 

GAFURR ADILI:A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O ALI AHMETI !
Fronti Demokratik per Bashkim Kombetar
GAFURR ADILI:
 

A TË KA NGJEL NDONJË PIKË GJAK SHQIPTARI O ALI AHMETI !
 
Zoti Ali AHMETI !
 
Nuk mbahet mend, as në kohën e ish RSFJ-së dhe as në kohën e ish kralevinës, që ti e kupton më mirë në sllavisht se sa me ta thënë shqip: Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene, kur shqiptarët njiheshin s’i banorë të Juzna Srbija (Serbia Jugore),
që sllavët pa identitet gjuhësor, fetar, shtetëror dhe kombëtar, të vetëquajtur sllavo-maqedonas, ta kenë ofenduar dhe denigruar kaq shumë Kombin Shqiptar, sa e kanë ofenduar dhe denigruar, fillimisht përmes Enciklopedisë dhe tani edhe përmes Gjografisë së tyre, gjatë bashkëqeverisjes (kolaborimit) tënd me Qeverinë e antishqiptarit Nikolla GRUEVSKI me Co.
 
Askush, as edhe ish Lidhja Komuniste e Jugosllavisë në Maqedoni, dhe as Partia për Prosperitet Demokratik (PPD),
si dhe as Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), të cilat ti dikur i quaje parti tradhëtare, nuk e kanë denigruar popullin shqiptar të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit – ILIRIDA) nën “Maqedoni” kaq shumë, se e ke denigruar ti dhe partia yte, Bashkimi Demokratik për Integrim (DUI), gjatë gjithë kësaj periudhe të kolaborimit tënd dhe bandës tënde, me emrin DUI (Demokratska Unija za Integracija), fillimisht me LSDM-në e Branko CRVENKOVSKIT dhe tani edhe me VMRO-DPMN-në e Nikolla Gruevskit.
 
Zoti Ali AHMETI !
 
Të heshtësh duke qëndruar edhe në qeveri me sllavo-maqedonasit e ardhur nga Karpatet, kur fyhen shumë rëndë shqiptarët e iliro-pellazgëve, duke na quajtur ne shqiptarët edhe gabelë, nuk mund të ketë asnjë arsye përveç se, sa më poshtë vijon:
 
1. Edhe veprimtaria yte e mëhershme, në kuadër të Lëvizjes Atdhetare (ilegale) të Kosovës dhe trojeve të saj, del shumë e dyshimtë, për çka gjatë luftës së Kosovës (në korrik 1998) nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) je akuzuar për TRADHETI, me dy akuza:
a). Fajtor për rënien e Luan HARADINAJT dhe
b). Fajtor për dështimin e Zonës Nr. 2 të UÇK-osovës, që ishte në trojet shqiptare nën IRJM, Komandant i të cilës ishe ti,
por që asokohe nga dënimi dhe ekzekutimi me vdekje të patën shpëtuar Zoti Ramush HARADINAJ dhe edhe Bardhyl MAHMUTI.
 
Gjatë gjithë veprimtarisë tënde në kuadër të LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), as ti dhe as e gjithë Kryesia e LPK-së, me në krye dajën tënd, Zotin Fazli VELIU dhe Zotin Musa XHAFERRI, asnjëherë nuk keni dhënë llogari për rëniet (vrasjet) dhe arrestimet e bijve dhe bijave më të mira të LPK-së (para vitit 90-të) dhe më pas (pas vitit 90-të) edhe të UÇK-së, gjë kjo që dëshmon se në krye të ish LPK-së, dhe me këtë rast edhe të ish UÇK-së, këmbëkryq ka qenë e ulur ish UDB-ja jugosllave dhe...
 
Gjithashtu, është folur dhe vazhdon të flitet, bile edhe Gazeta SHQIP e Tiranës dhe Gazeta SHQIP e Tetovës, kanë pas shkruar se daja yt, Fazli VELIU (ish Kryetar i LPK-së), ka qenë në shërbim të UDB-së dhe se nga një kolonel serb (në vitin 1994) ka marrë 8.000 USA dollarë për shërbimin e tij ndaj UDB-së.
Dhe, daja yt, Zoti Fazli VELIU, me imunitet (deputet) në Sobranien (Parlamentin) sllavo-maqedonas të Shkupit, nuk e paditi Gazetën SHQIP të Tiranës dhe Gazetën SHQIP të Tetovës.
 
Pse Zoti AHMETI...?!
 
Sepse atëherë edhe do të dilte e vërteta...
 
2. Edhe konfliktin e vitit 2001 e ke filluar me një plan të qarqeve antishqiptare.
Fillimisht (në tetor të vitit 2000) bashkë me dajën tënd, Zotin Fazli VELIU, keni shkuar në Paris, ku bashkë me ju dy është dashur të vinte edhe Shefit Xhaferri (Kravata) nga Gostivari, por që ju nuk e keni marrë “Kravatën” dhe në Paris keni shkuar vetëm.
Pastaj, në nëntor të vitit 2000, pas kthimit tuajë nga Parisi, të vilat rezidenciale në Pogradec, ti je takuar më Zotin Branko CRVENKOVSKI, kryetar i LSDM-së, atëherë (në vitin 2000) në opozitë.
 
Dhe, pas takimit të Pogradecit, pikërisht në dhjetor të vitit 2000, në Chikago të SHBA-ve “vdes” (nga një infarkt në zemër) Profesor Sulejman ELEZI nga Kërçova, i burgosur politik që në kohën e sundimit të kriminelit Aleksander RANKOVIC
dhe edhe më pas gjatë vitit 1981, sepse ju dy (ty dhe Fazliun) Sulejman ELEZI iu quante njerëz të UDB-së.
 
Por, para se të “vdiste” veterani i çështjes kombëtare, Profesor Sulejman ELEZI, nga një aksident (me traktor) në Itali “vdes”
edhe shoku e bashkëluftëtari i Tij dhe i Dëshmorit të Kombit Rexhep MALAJ, atdhetari i shquar Avni ELMAZI nga fshati Sërmovë i Gostivarit, i cili (në vitin 1991) ty të kishte dhënë 100.000 marka gjermane  (që Avniu i kishte grumbulluar nga bashkëfshatarët e tij në Itali, Zvicër dhe Gjermani) për armatim, por që ti dhe banda yte ia grabitët dhe...
 
Kurse, të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ombëtare, përveç Zotit Fazli VELIU, Zotit Musa XHAFERRI
dhe agjentit të KOS – it, Zotit Gëzim OSDRENI, të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë i likuidove fizikisht dhe politikisht...
 
Të gjithë bashkëluftëtarët, me të cilët e fillove konfliktin në IRJM (në vitin 2001) ose i vrave dhe ose po i kalb nëpër burgjet sllavo-maqedonase, si vijon:
 
Zotin Ridvan NEZIRI (Kom. HOXHËN) e vrave atëherë kur kolaboroje dhe e kaloje “muajin e mjaltit” me atë që duartë e tij i ka të lyera me gjakun e shqiptarëve të Ladorishtës, të Bit Pazarit, të Gostivarit, të Haracinës, të Bicincës, të Kondovës..., me Zotin Branko CRVENKOVSKI.
Kurse, Zotin Harun ALIU (Kom. KUSHTRIMIN) e vrave gjatë dashurisë tënde të përjetshme me kriminelin tjetër Nikolla Gruevski, me të cilin bashkarisht i lyet duartë tuaja me gjakun e Brodecit.
 
Zoti Ali AHMETI !
 
Nëse të ka ngelur vetëm një pikë gjak shqiptari dil para popullit shqiptar dhe rrëfeju para tij, se kush ke qenë dhe kush në të vërtetë jë ti, kur dhe kush ta ka shkelur bishtin.
 
Dhe, të jesh shumë i sigurt, që ashtu si populli shqiptar edhe ne, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), do të marrim në mbrojtje dhe as ty dhe as familjen tënde nuk do ta gjejë asgjë e keqe, vetëm e vetëm që ti të mos e denigrojsh Kombin Shqiptar edhe më shumë se sa e ke denigruar dhe je duke e denigruar edhe tani.
 
Në të kundërtën e kësaj, Zoti Ali AHMETI, ne të FDBK-së, po të paralajmërojmë se do të jemi të shtrënguar që ta publikojmë: “DOSJA E ZEZE E ALI AHMETIT...!”; prandej, urgjentisht largohu nga kolaborimi me sllavo-maqedonasit e kriminelit Nikolla GRUEVSKI dhe përfundimisht jepi fund denigrimit të shqiptarëve, se përndryshe shumë rëndë do të ndëshkojë historia....
 
Sinqerisht;
 
Kryetari i FDBK-së, Mr. Gafurr ADILI nga Kërçova
 
Tiranë, më 02 shtator 2010

 

 


 
WWW.ALBASTRIMA.FR.GD
 
 

 RADIO  SHQIP

 
 
Vizitor ON 180308 visiteurs Gjithsejt
Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement